STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njė tregim Novel nga Suzana Kuqi

Faqja 1 e 4 1, 2, 3, 4  Next

Shko poshtė

Njė tregim  Novel nga Suzana Kuqi Empty Njė tregim Novel nga Suzana Kuqi

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 12:54 pm

Atij ju errėn sytė nga dhėmbja. Ajo qėnie qė dergjej mbi atė shtrat nuk kish asgjė tė ngjashme me bijėn e tij tė dashur. Kėrkoi sytė e saj por ata nuk shiheshin nė atė fytyrė tė enjtur e tė shtrembėruar, ku vende tė enjtura e tė nxira kishin zėnė vendin e tipareve tė ėmbla. Me dorė tė dridhur tėrhoqi pak ēarēafin e vėreu se edhe trupi nuk ish nė gjendje mė tė mirė. Dėnesat e sė shoqes ju pėshtollėn si peshqirė tė akullt nė shpirt dhe ai u kthye nga ajo dhe e pėrqafoi me kujdes sikur tė ishte prejqelqi, pasi e dinte se ē’forcė tė madhe dėrrmuese kish kjo pamje pėr tė dhe priti derisa dėnesat u shuan ngadalė mbi krahėrorin e tij. Kur hyri doktori nė dhomė e largoi ngadalė tė shoqen por duart e tij ishin tė forta e agresive kur kapėn jakėn e bluzės sė tij dhe ja afroi aq shumė fytyrėn pranė vetes sa ndjeu frymėn e tij qė binte erė duhan e kafe dhe kjo e acaroi edhe mė shumė. Si kish mundėsi qė e bija e tij dergjej aty nė atė gjendje ndėrsa ai nė vend qė tė rrinte pranė saj e ta mjekonte shkonte e pinte kafe. Ndjeu sytė t’i digjnin nga lotė zemėrimi dhe nuk e njohu zėrin e tij tek i ulėriti: “E dua gjallė doktor…Dua vajzėn time gjallė, ndryshe mjerė ti…” Pastaj sytė ju errėn dhe pati ndjesinė se po rrėshqiste poshtė nė humnerė.


Edituar pėr herė tė fundit nga Hene@ nė Thu Feb 12, 2009 1:27 pm, edituar 1 herė gjithsej
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė tregim  Novel nga Suzana Kuqi Empty Re: Njė tregim Novel nga Suzana Kuqi

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 12:54 pm

Ai dergjej atje poshtė nė humnerėn e lagėsht e tė errėt qė i ngjante qelisė sė burgut tė tij. Ftohtė, terr, tmerr. Ai pak shpirt i mbetur nė atė trup tė dobėt e tė rraskapitur klithte: “Ndihmė o Zot, ndihmė, tė paktėn njė rreze drite”. Atėherė njė engjėll i vogėl zbriste nga lart me njė qiri nė dorė, e ky engjėll kish fytyrėn e vajzės sė tij. Atij i drithėrohej zemra kur mendonte se atje jashtė ndodhej ajo krijesė e pafajshme nė njė botė tė pamėshirėshme dhe ai nuk mund ta mbronte. E kishin futur nė burg kur ajo gjėndej ende brenda barkut tė ngrohtė tė sė ėmės dhe nuk e kish parė as kur kish lindur. Kish munguar nė ditėlindjet e saj pėr tetėmbėdhjetė vjet me rradhė. Kujtimi i ēasteve te pakta kur i linin t'i vinin pėr vizitė, ata sy qė ibuzėqeshnin ėmbėl e bėnin tė kuptonte se nuk i mbanin mėri qė i kish lėnė vetėm. Jo, ai nuk ishte kriminel, nuk kish vrarė njeri, nuk kish vjedhur, nuk i kish bėrė keq askujt
nė jetė tė tij por ai kish bėrė krimin mė tė tmerrshėm qė mund tė bėhej nė atė kohė, kish folur kundėr regjimit. Ah ē’po them dhe unė, kujt rregjimi, thjesht kish thėnė se nuk mund t’i siguronte fėmijės qė priste tė lindte ato qė ai do tė dėshėronte, pasi tregjet ishin bosh. Se nuk kish as rroba dhe as ushqim as edhe fruta… po ku i kish thėnė, kujt, ah po kolegut tė zyrės qė i tmerruar nga shkurtimi i personelit dhe frika se mos i binte gėrshėra e kish hequr qafe pa ngurruar… Dhe atė natė tė bekuar kur gruan e kishin kapur dhimbjet e lindjes, e kish ēuar nė maternitet dhe nė kthim kish gjetur nė shtėpi dy policė qė pa i dhėnė asnjė sqarim i kishin vėnė prangat, e kishin hipur nė njė makinė dhe e kishin zbrazur si njė thes bosh nė njė qeli, e kishin lėnė nė errėsirė… Dhe njė qenie hije qė rrėshqiste ngadalė nga muri, zvarritej nė dysheme drejt tij… oh sa neveri…Po ėshtė shumė errėsirė, ku ėshtė engjėlli im… ku je o bijė, ku ke humbur. I alarmuar brofi mė kėmbė duke dihatur dhe pa se gjendej nė njė dhomė spitali. Doli me vrap nga dhoma dhe nė fund tė korridorit pa dy policė qė rrinin para njė dere. U kujtua se atje ndodhej vajza e tij e masakruar dhe u drejtua drejt tyre. Njė polic i doli pėrpara dhe i tha se nuk mund tė hynte pasi do tė vinte oficeri ihetuesisė e do t'a merrte vajzėn nė pyetje. Ai e shtyu me forcė por ndėrkohė ndėrhyri polici tjetėr dhe i bllokuan derėn. Kur po bėhej gati tė fuste nė punė grushtet, u afrua njė djalė i ri, veshur me njė kostum gri dhe u bėri shenjė policėve tė largohen.

- Ju lutem, - i tha duke i bėrė shenjė nga dera, - hymė bashkė.

- Jo, dua tė hyj vetėm.
Tjetri e vėshtroi njė ēast nė sy dhe pastaj orėn.

- Dhjetė minuta, pastaj do tė hyj unė pėr ta pyetur. Mjeku tha se ėshtė nė gjėndje tė pėrgjigjet.
Shtyu derėn dhe hyri me hap e zemėr tė dridhur. Pra ka shpresė, nėse mund tė flase e tė pėrgjigjet, ka shpresė. O Zot, ti vetėm shpėtoje se hakun do t’ja marr unė… tė lutem!

- Baba!- njė fill zėri e bėri tė fėrgėllonte.
Ai ju afrua edhe me pranė e u pėrkul sipėr saj aq sa fytyrat gati u cekėn. C’nuk do tė jepte pėr tė ndėrruar vend me tė.

- Fol moj bijė, fol moj e mira ime. Tregoji babait kush ishte dhe ē’tė ka bėrė.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė tregim  Novel nga Suzana Kuqi Empty Re: Njė tregim Novel nga Suzana Kuqi

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 12:55 pm

Njė pėshpėrimė u ngrit nga ato buzė tė enjtura e tė deformuara dhe ai afroi veshin edhe mė shumė pėr t'a dėgjuar. Kur mbaroi i foli ngadalė pranė veshit me ton urdhėrues:-“Askujt bija ime, askujt, as edhe vetes tėnde nuk dua t’ja pėrsėritėsh mė kėto fjalė. Ti nuk ke parė njeri, ti nuk e ke idenė se kush ishin. ” Pastaj u pėrkul edhe njė herė pėr t’i dhėnė njė tė puthur me kujdes mbi ballė, aty ku mendoi se do t’i dhimbte mė pak e doli. Tek dera hasi oficerin e hetuesisė.

- Eshtė e tėra jotja. Pyete!
Kur u gjend jashtė ndezi njė cigare. U ul tek shkallėt e hyrjes sė spitalit duke fiksuar njė pikė nė hapėsirė pa vėnė re se kush hynte e dilte nga porta e spitalit. Diku ju afrua e shoqja dhe i foli diēka por ai nuk u pėrgjigj biles nuk i luajti as edhe njė qerpik. Ajo me hap tė trishtėm hyri pėrsėri brenda pėr t’i qėndruar pranė sė bijės. Ai djali simpatik qė ishte hetues i kaloi pėrpara por pastaj siē duket ndėrroi mendje, u kthye e u ul pranė tij. Ndenji disa ēaste nė heshtje.

- Mė vjen keq pėr ē’ka i ka ndodhur vajzės suaj, por doktori tha se ėshtė jashtė rrezikut. Por ajo pėr tė cilėn mė vjen mė shumė keq ėshtė se tani pėr tani nuk kemi as edhe njė pistė. Vajza nuk ka arritur ta shohė nė fytyrė personin qė e ka sulmuar…Por tė siguroj se do tė bėj ē’tė jetė e mundur pėr ta gjetur.
Ai nuk i ktheu pėrgjigje. Djali i ri ndenji dhe pak e u ēua, edhe ai i kredhur nė mendime duke u pėrpjekur tė provonte se ē’farė do tė ndjente ai po tė ish nė vendin e atij burri. U rrėnqeth pėr atė qė hamendėsoi por ishte i vetėdijshėm se edhe kjo ishte shumė, shumė larg realitetit, pasi ai ishte djale i ri, nuk ishte i martuar e nuk kishte fėmijė...
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė tregim  Novel nga Suzana Kuqi Empty Re: Njė tregim Novel nga Suzana Kuqi

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 12:55 pm

Tani themi se ka ardhur momenti tė bėjmė prezantimin e disa personazheve. Vajza qė gjendet nė shtratin e spitalit quhet Vesa, ėshtė pėrdhunuar dhe e rrahur gati pėr vdekje, tani ėshtė jashtė rrezikut dhe ndoshta me kalimin e kohės ē’do gjė do tė shkojė mirė ose nuk di sesi do tė mund tė thuhet mirė nė kėto raste kur mbetesh e sakatuar nė shpirt pėr gjithė jetėn, por megjithatė do tė ishte njė farė soji “mirė” nėse nuk ka mbetur shtatzėnė, gjė tė cilėn nuk e dime ende dhe nėse do tė jetė e vėrtetė do tė duhen akoma edhe shumė ditė pėr ta marrė vesh. Ajo ėshtė pak mė shumė se tetėmbėdhjetė vjeē, sa ka mbaruar gjimnazin dhe po pėrgatitet pėr tė konkuruar pėr drejtėsi. E bukur, e edukuar dhe mbi tė gjitha tepėr inteligjente me pak fjalė njė vajzė qėe ka tė ardhmen pėrpara. Tė fejuar akoma asnjė, ndonjė simpati tek tuk, njė herė qė i pėlqeu vėrtet njė djalė dhe qė mendoi se e dashuronte, hoqi dorė sapo mori vesh se ishte i biri i personit qė kish futur nė burg babanė e saj. I ati, Shpendi, ish inxhinier nė uzinėn e traktorėve, ish i burgosur politik pėr agjitacion e propagandė, banues jo pak por pėr tetėmbėdhjetė vjet nė burgun e Spaēit, burgosur natėn qė lindi e bija. Rita, e shoqja, ish mėsuese nė njė shkollė tetėvjeēare, mė pas puntore magazine pasi dihej qė nuk mund tė vazhdonte tė punonte nė arėsim pas burgosjes sė tė shoqit, bile ishte fat i madh qė nuk e internuan sė bashku me vajzėn e vogėl. Themi fat por nė fakt qe njė miku i babait tė saj i cili ndėrhyri aty ku duhej pėr tė mos e internuar. Grua fjalėpakė e me karakter mjaft tė fortė qė bjen nė kundėrshtim me pamjen e saj tė brishtė e delikate, i bėri ballė vėshtirėsive e nuk e ndau tė shoqin as edhe formalisht siē kėmbėngulėn tė afėrmit e miqtė e saj pėr t'i shpėtuar pėrndjekjes e bezdive tėdegės sė brendėshme dhe qė jetėn ja kushtoi vajzės. Besim quhet oficeri i hetuesisė qė nė tregimin tonė nuk luan ndonjė rol kushedi se ēfarė por gjithsesi do tė jetė mjaft prezent pasi ėshtė i pranishėm nė jetėn e qytetit. E lėmė kėtu prezantimin e personazheve qė do tė vazhdojmė t'a bėjmė mė vonė, po tė shohim se ēfarė do tė ndodhė tani me kėtė familje qė i ka rėnė kjo fatkeqėsi mbi kokė.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė tregim  Novel nga Suzana Kuqi Empty Re: Njė tregim Novel nga Suzana Kuqi

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 12:55 pm

Shpendi ndenji orė tė tėra i ulur tek shkallėt e hyrjes qėndrore tė spitalit e refuzoi tė hante e tė pinte por vetėm thithte cigaret me shikimin ngulur hapėsirės qė ndėrronte ngjyrė sipas orėve derisa u kthye nė errėsirė tė plotė pasi nata ishte e vranėt e nuk kish as hėnė dhe as yje. Afėr mėngjesit ju afrua doktori qė e njoftoi se gjendja e sė bijės ishte nė pėrmirėsim dhe pasi u largua ai, i shkoi pranė e shoqja. Ai i bėri shenjė tė ulej pranė tij. Folėn me zė shumė tė ulėt edhe pse nuk kish asnjė aty rrotull pėr t'i dėgjuar apo pėrgjuar, folėn gjatė. Nė fillim u duk sikur Rita nuk ishte dakord por ai kėmbėnguli dhe nėse dikush do tė ishte aty pranė do tė shikonte se ai mundohej tė shprehej me tėrė mimikėn e duart e tij bėnin gjeste ngalutėse deri kėrcėnuese. Mė nė fund gruaja u duk sikur ju nėnshtrua vullnetit tė tij dhe kokėulur e ngadalė, me gjunjė tė prerė u fut brenda nė spital. Ja tek u ndal njė ēast tek porta, u kthye duke e parė me sy tė pėrlotur e pėrgjėrues por ai as nuk e ktheu kokėn drejt saj. Ajo u zhduk brenda ndėrtesės ndėrsa ai mbeti atje, tashmė pjesė e shkallėve si njė statujė qė dikush e kish harruar padashje. Ndenji kėshtu deri nė orėn e ndėrrimit tė turneve tė natės me tė mėngjesit dhe kur shkallėt filluan tė gjallėroheshin nga lėvizjet e personelit, me rrezen e parė tė diellit shpėrtheu dhe ulėrima e tij e parė ējerrėse e cila u pasua nga njė tjetėr e tė tjera akoma, e vazhduan pa pushim derisa erdhi njė mjek me dy infermierė tė cilėt e ngritėn peshė dhe e futėn brenda pa ja vėnė shumė veshin kundėrshtimeve, grushtave e shkelmave tė tij. Ndėrkohė mjeku i nguli njė shiringė nė rrugė e sipėr. Mė vonė u hap fjala se Shpendi ishte ēmendur dhe e kishin shtruar nė psikiatri.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė tregim  Novel nga Suzana Kuqi Empty Re: Njė tregim Novel nga Suzana Kuqi

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 12:55 pm

Kush i dėgjoi kėto fjalė nė qytet dhe nuk i erdhi keq. U hap edhe njė herė historia se si kish hyrė nė burg dhe tėrė qyteti dėnoi, themi dėnoi nėse do tė quhet kėshtu, tė shprehėsh ndonjė mendim me gjysėm zėri dhe prapa krahėve kundrejt dikujt qė pėr momentin ėshtė bėrė goxha i fuqishėm, qoftė ekonomikisht po ashtu edhe me pushtet. Arifi, kėshtu quhet ish kolegu i Shpendit i cili e spiunoi se bėnte agjitacion e propagandė, gjė e cila e futi brenda. Ky kish qenė vetėm fillimi, pasi e bėri edhe pėr njė tjetėr mė vonė e do ta bėnte pambarimisht po t'i jepej rasti por, meqėnėse nuk dihet se si u mor vesh kjo, tė gjithė i ruheshin e flisnin me kujdes nė prani tė tij. Kjo nuk e pengoi tė bėnte karierė dhe ai nga inxhinier u bė kryeinxhinier, e mė pas bram, ėshtė e vėrtetė qė ndodhin ēudira me natyrėn e njeriut, ai u bė demokrat i flaktė dhe nė demokraci u bė drejtor i po asaj uzine. Me privatizimin bleu pjesėn mė tė madhe tė saj dhe nėse dikush don tė dije se ku i gjeti paratė do tė ishte shumė e lehtė nėse do tė gjente librat e llogarisė dhe gjendjet e magazinave tė ndėrmarrjes disa muaj para privatizimit, por pėr fat tė keq kjo nuk mund tė bėhet pasi tamam nė zyrėn e llogarisė ra zjarr njė ditė tė bukur. Dhe fati e desh qė po kėtė ditė nė kėtė zyrė tė gjendeshin edhe librat e magazinave pasi po bėnin rakordimet e inventarit. Siē ndodh shpesh kur njerėzit kanė para dhe pozitė gėzojnė edhe respektin e tė tjerėve. I paskrupullt ai dinte ta shfrytėzonte kėtė. E vetmja pikė e dobėt e tij ishtei biri, Luani, kėrkesave tė tė cilit nuk i rezistonte dot pasi e kish djalė tė vetėm. Jo vetėm kaq por edhe ja ushqente egon dhe prapėsitė, sepse shihte nė to ato anė tė errėta tė shpirtit tė tij qė nuk i kish kėnaqur dot nė rininė e tij. Nėpėrmjet tė birit, ai sikur rijetonte rininė e tij, kėshtu qė i plotėsonte gjithshka vetėm me njė kusht, i biri duhej t'i tregonte gjithshka bėnte dhe ai pėrpinte ēdo fjalė tė tij e ēdo natė tek binte tė flinte fantazonte gjėrat qė i tregonte i biri sikur i bėnte ai vetė dhe kjo e eksitonte, e bėnte tė ndjehej i ri…Atė e kish eksituar pa masė dashuria e tė birit pėr tė bijėn e Shpendit. Jo, ai nuk mendonte qė ajo tė bėhej nusja e Luanit, por dėshėronte qė i biri tė dėfrehej me tė ashtu siē kish dashur tė bėnte ai me tė ėmėn e saj, Ritėn. I kujtoheshin netėt nė tė cilat nuk e zinte gjumi ndėrsa dėgjonte gėrhimėn e lehtė tė sė shoqes nė shtrat ndėrsa... ai ėndėrronte Ritėn. Ajo po qė ishte grua e bukur, siē do ta kish dashur ai tė tijėn po ta kish zgjedhur vetė, por nuk kish mundur, i ati kish vendosur pėr tė… Ai i ishte vardisur Ritės pasi Shpendi ish futur brenda dhe pėr shumė e shumė herė por ajo ja kish treguar gjithnjė vendin e marazi sa vinte e i shtohej por nuk kish se ēfarė tė bėnte. Ajo kish njė kushėri me pozitė, nė njė vend kyē nė ministrine e brendėshme dhe ai hoqi dorė kur e kėrcėnoi se do tė shkonte ta denonconte. Nga ajo ditė ai bėnte sikur nuk e shikonte kur e haste rrugės por kurrė nuk e kish harruar atė refuzim qė e kish ofenduar e lėnduar nė sedėr. Kur e bija e saj i dha duart tė birit, atij ju mblodh njė lėmsh nė grykė e i tha: “Mos e lė tė tė bėjė budalla, vepro, hakmerru!”
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė tregim  Novel nga Suzana Kuqi Empty Re: Njė tregim Novel nga Suzana Kuqi

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 12:56 pm

Ndjeu kėnaqėsi kur mendoi se i biri do t’i bėnte keq asaj vajze tė pafajshme. Tė shikonte njerėz qė vuanin dhe aq mė tepėr pėr shkak tė tij, i jepte ndjesinė se ishte i fortė, i jepte pushtet. E kish ndjerė pėr herė tė parė nė shkollė tė mesme kur kish spiunuar shokun e tij tė bankės qė ndėrkohė ishte dhe shoku i tij i ngushtė, se lexonte njė libėr tė ndaluar. Pasojat kishin qenė tė rėnda, atė djalė e kishin pezulluar nga shkolla pėr dy javė dhe i vunė fletėrrufe shoqėruar me njė karikaturė. Tė nesėrmen nė mėngjes, mes nxėnėsve qė qeshnin me karikaturėn ai kish ndjerė gjakun t’i lėvrinte nė damarė duke i dhėnė njė kėnaqėsi shumė tė madhe, biles ishte eksituar e kish ndjerė pantallonat t’i fryheshin pėrpara. Kjo kėnaqėsi e fundit kish fshirė edhe hijen mė tė vogėl tė dyshimit apo tė brerjes sė ndėrgjegjes qė kish patur njė natė mė parė. Vetja ju duk si njė zot i vogėl qė mund tė luante me fatet e tė tjerėve e ai kish ndjerė dėshirėn e nevojėn ta bėnte pėrsėri. Sa herė qė e ndjente veteninferior karshi dikujt e kompensonte duke i punuar ndonjė rreng nga prapa. Ah, kėta djem inteligjentė, tė zgjuar e tė edukuar, ata nuk e dinin se me kė kishin tė bėnin. Mjerė kush i dilte pėrpara dhe i zinte rrugėn. E kjo i jepte shumė kėnaqėsi, mė shumėkėnaqėsi se sa seksi. Me kalimin e kohės ju bė nevojė e domosdoshme, njė lloj droge qė i duhej pėr tė harruar se ishte njė njeri pa dhunti, pa merita apo talent tė veēantė qė tė shkėlqente, njė njeri i rėndomtė qė duhej tė bėnte njė jetė tė rėndomtė me njė grua tė rėndomtė qė nuk e kish dashur kurrė por qė i kish falur njė alamet djali, dhe me njė baba qė kurrė nuk e kish vlerėsuar por gjithmonė e kish poshtėruar e urdhėruar. Pėrsa i pėrket gruas, doemos nje tip si ai nuk kish se si t'i qėndronte besnik. U vinte syrin gjithnjė grave tė martuara edhe pse i ati shpesh i kish tėrhequr vėmendjen pėr kėtė, por ēfarė lezeti kish tė shkonte me dikė kur nuk kish askėnd pėr t'a lėnduar. Mendimi se i hynte nė pjesė dikujt tjetėr, se i bėnte tė shoqen e eksitonin dhe e kėnaqnin pa masė. Ai edhe tani qė Rita nuk ish mė e re dhe e bukur si mė parė e dėshironte me gjithė shpirt, jo sepse e dashuronte, kjo ndjenjė ishte e huaj pėr tė, por sepse kėshtu realizonte plotėsisht atė qė kish patur ndėrmend t’i bėnte Shpendit, ja kish futur atij por do tė ishte njė mrekulli nėse ja fuste edhe sė shoqes…Nejse, ēfarė nuk kish mundur tė bėnte ai, do ta bėnte i biri me vajzėn e tyre qė ishte drita e syve tė Shpendit. Ai pėrfytyroi dhimbjen qė do t’i shkaktonte kėtij tė fundit dhe buzėqeshi me ligėsi nė errėsirė ndėrsa ndjente organin e tij tė ngrihej e tė krijonte njė xhungė mbi sipėrfaqen e jorganit tė atllasit e filloi tė masturbohej ngadalė qė tė mos zgjonte tė shoqen. Nėse e shoqja do tė ishte zgjuar atė moment do tė ish tmerruar jo nga ajo qė po bėnte, por nga ajo buzėqeshje e ligė dhe e pėshtirėshme qė i kish ngrirė mbi fytyrė.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė tregim  Novel nga Suzana Kuqi Empty Re: Njė tregim Novel nga Suzana Kuqi

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 12:56 pm

Atė natė qė Shpendi qėndronte si statujė mbi shkallėt e spitalit, njė makinė me drita tė shuara u afrua e ndali pranė hyrjes. Nuk dallohej se kush ishte brenda, herė pas here shihej vetėm xixėllima e njė cigareje tė ndezur. Asnjė tingull, radio efikur, qetėsi e plotė. Shpendi nuk e kish vėnė re, dhe mė mirė pėr tė. Po ta kish parė se kush ishte brenda ndoshta kjo histori do tė mbyllej atė natė dhe gjėrat do tė ishin shuar pak e nga pak derisa tė harroheshin pėr tė mos u zgjuar mė. Por ai i humburnė mendimet e veta, i poshtėruar pėrsa i kish ndodhur sė bijės dhe ndjenja e dobėsisė dhe pafuqisė karshi sė keqes qė sundonte nė botė e qė shkonte e godiste gjithnjė mė tė pafajshmit, nuk e la t'a shikonte makinėn. Jo, nuk kish se si, ai ndėrkohė po i bėnte vetes njė betim, se ai… Para tij qėndronte ajo hije e zezė e pėshtirėshme qė i afrohej nė qeli ēdo natė duke u zvarrisur e i kėrkonte shoqėri, qė donte tė bėheshin miq, se i thosh se duhej tė ndryshonte e pastaj ajo do ta kėshillonte se ē’duhej tė bėnte pėr tė dalė sa mė shpejt qė andej, nuk ishte e vėshtirė, biles mjaft e lehtė se sa mund ta pėrfytyronte, duhej veē…tė spiunonte ata qė ndanin burgun me tė... Ai e kish shtyrė pėrherė me neveri. Por kėtė natė kjo masė e neveritėshme e kish gjetur pėrsėri e pėr mė tepėr nuk zvarritej por qėndronte drejt mė kėmbė para tij, gjė e cila siē dukej e lodhte duke e bėrė tė dihaste dhe ai ndjente frymėn e saj qė kutėrbonte si njė kufomė e kalbur dhe e pyeste nėse ai do tė vazhdonte tė ishte “i miri” apo do tė reagonte. Nėse kish vendosur tė merrte hak, nuk mund ta bėnte dot vetė, ai ishte tashmė shumė “plak” pėr tė ndėrruar stil, ai kish nevojė pėr ndihmė, pėr njė aleat si puna e saj qė t'a mėsonte, t'a udhėhiqte. Dhe ajo ishte gati. Por rregullat e lojės do t'i bėnte ajo, ndėrsa ai duhej ti bindej. Sė pari duhej tė mėsonte tė zvarritej. Tė zvarritej!? A nuk po zvarritej vallė shpirti i tij e po ēirrej nė ēdo centimetėr tė rrugėve tė kėtij qyteti tė dashur tė cilin e kish ėndėrruar ēdo natė nė atė qeli tė errėt tek pėrzinte me pėrbuzje kėtė gjėnė neveritėse? Ai kish ėndėrruar tė ecte mbi kėto rrugė krenar pasi e keqja e shpirtit nuk e kish mundur. E ē’kish vlejtur vallė e gjithė kjo, tani qė lot gjaku e plagė shpirti, pamja e Vesės mbi atė shtrat spitali i kishin thėrrmuar e hedhur tutje tėrė krenarinė e tė mirėn qė kish patur nė zemėr?

“Dakort”- tha dhe sytė i shkrepėtinė si shenjė vulosje e kėtij pakti. Njeriu nė makinėn me drita tė shuara nuk e vuri re shkėlqimin e syve tė Shpendit, nuk kish sesi pasi ndodhej relativisht larg, por edhe sikur tė ish mė afėr ishte aq i mbushur me veten dhe kėnaqėsinė qė po provonte kėto ēaste me dorėn futur thellė nė zinxhirin e hapur tė pantallonave, sa nuk do ta vinte re. Nė rast tė kundėrt do ta kish vėnė veten nė mendime dhe do tė kish qenė mė i kujdesshėm
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė tregim  Novel nga Suzana Kuqi Empty Re: Njė tregim Novel nga Suzana Kuqi

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 12:56 pm

Nuk thonė kot se mrekullia mė e madhe zgjat vetėm tri ditė. Qyteti ynė tashmė ishte rritur shumė, kish shumė tė ardhur dhe shumė lėvizje, kėshtu qė shpesh ndodhnin ngjarje tė cilat tėrhiqnin vėmendjen e njerėzve, e nga ana tjetėr njerėzit nuk ishin mėsuar ende me ritmet e ekonomisė sė tregut, tė sapodalė nga sistemi i vjetėr, ishin shumė tė stresuar. Por ne, banorėt e lagjes, dhe lagja jonė ėshtė nga mė tė vjetrat e qytetit, merrnim informata pėr njėri tjetrin tek klubi nė fund tė rrugės, tė cilin Miri, biri i Dėshirės e cila arriti ta privatizonte lokalin. Pasi punoi njė vit jashtė shtetit, Miri u kthye me paisje jo tė reja por goxha tė mira dhe e shndėrroi vėrtet nė njė klub simpatik ku u pėlqente tė shkonin njerėz tė tė gjithė brezave, nga pleqtė e lagjes deri tek djemtė e rinj, biles shpesh shihje dhe vajza. Dhe ishte kėtu qė unė me Shpendin si dhe me tre shokė tė tjerė qė ishim rritur bashkė nė kėtė lagje, mblidheshim mėngjeseve e pasditeve pėr tė pirė njė kafe. Dhe ishte po kėtuqė mora vesh se Rita me tė bijėn kishin ikur nė Itali. I shkreti Shpend! Psherėtimė tė katėrt dhe ndėrruam muhabet. Pak nga pak kishim filluar tė mos e zinim mė nė gojė. Tek tavolina qė ishte pranė derės shpėrthyen tė qeshura qė na bėnė tė kthejmė kokėn. Ah, ėshtė Luani me tre a katėr djem tė tjerė qė po ngacmojnė kamarieren qė ėshtė vajzė e re dhe goxha e mirė. Miri, i cili ndodhej nė banak u skuq, vajza ishte kushėrira e tij qė kish nevojė pėr punė dhe atij i erdhi keq pėr tė se ishte i detyruar ta pushonte. Jo, ai nuk do tė merrte mė vajza si kamariere, nuk donte sherre nė lokalin e tij. E thirri dhe diē i tha me zė tė ulėt. Ne nuk dėgjuam gjė por kur vajza u afrua tė merrte paratė e kafeve i kishte sytė e skuqur. E dinim tė gjithė se nuk ishte faji isaj por nuk kish rėndėsi kjo, rėndėsi kish tė mos kruheshe me Luan Zikon, tė birin e Arifit, qė ja tek po hyn, ashtu i kapėrdisur, me barkun e kėrcyer mbėrthyer nė njė kostum blu dopjopetė prej cohe tė shtrenjtė dhe drejtohet nga tryeza e tyre. Nga shprehja e fytyrės kuptohet sa krenar ėshtė pėr tė birin. Ata i tregojne diēka duke qeshur e ai kthen kokėn, shikon kamarieren, e qesh edhe ai. Pasi pin kafenė dhe i lė njė shuk parash tė birit mbi tavolinė, e kėtė e bėn nė mėnyrė qė ta shohin tė gjithė, ngrihete ikėn duke na pėrshėndetur tė gjithėve. Me kapadaillėk drejtohet tek “benzi”i tij qė e pret tek cepi i rrugės dhe ne shikojmė nga dritarja shoferin qė nxiton e i hap derėn e makinės e qėndron aty deri sa ai tė zėrė vend nė ndenjėsen e pasme. Tek kthej kokėn pėr tė ndjekur makinėn qė largohet, sytė me hasin Besimin, oficerin e hetuesisė, nė tryezėn pranė, qė megjithėse sytė i ka tek xhami e shikon rrugėn, mua mė lė pėrshtypjen se ėshtė tjetėr gjė dhe jo rruga ajo qė i intereson, po pėrpiqej tė dėgjojė se pėr ēfarė flitet nė tavolinėn e zhurmėshme. E pse jo? Kisha dėgjuar se i biri i Arifit po kurdiste ca biznese tė leverdisėshme, por ajo pėr tė cilėn pėshpėritej nė qytet ishte pluhuri i bardhė. Vėshtrova filxhanin e kafesė qė e kisha mbaruar dhe u ngrita. Me mua u ngritėn edhe miqtė e mi dhe u shpėrndamė tė gjithė, secili nė punėt e hallet e veta.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė tregim  Novel nga Suzana Kuqi Empty Re: Njė tregim Novel nga Suzana Kuqi

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 12:57 pm

Tani dashur padashur mė duhet tė prezantoj veten. Edhe unė kam mbaruar studimet pėr inxhinieri mekanike dhe kam punuar nė tė njėjtėn byro teknike me Shpendin dhe Arifin. Por nuk isha unė, ai i talentuari dhe i shkathėti siē ishte i pari e qė pėr fat tė keq i mungonte ambicja pėr tė bėrė karrierė megjithėse shkėlqente me punėn qė bėnte dhe kjo nuk mund tė kalonte pa u vėnė re. Nuk isha ambicioz si i dyti qė urrente kėdo qė ja kalonte. Me mbylljen e uzinės e kalimin nė asistencė, vjehrri mė ndihmoi me disa lekė dhe sajova njė kjoskė tė cilėn e vendosa aty nė lagje, jo shumė larg klubit. Nė fakt duhet tė pėrshkruaj lagjen time qė shtrihet nė tė dy anėt e njė rrugice e cila ėshtė mjaft e ngushtė, me shtėpitė pothuaj ngjitur me njėra tjetrėn. Ka qenė njė lagje e qetė me djem tė mirė qė dinin tė shikonin punėn e tyre, t'a kishin mirė me partinė e pushtetin dhe nė darkė tė shikonin lajmet tek raiuno qė jepte lajme mė tė sakta dhe jo vetėm ato tė rendimenteve tė larta nėpėr fusha e tė lėvizjeve nacionalēlirimtare nėpėr botė, qė jepte televizioni ynė. Rruga apo mė mirė rrugica jonė, zbriste nga kodra e mbaronte perpendikularisht tek njė rrugė mė e madhe nga ku, nė anėn tjetėr tė saj, mund tė hyhet nė njė rrugicė tjetėr akoma mė tė vogėl qė po ta vazhdosh, tė nxjerr tek bulevardi kryesor. Kėto rrugica ishin tė ndėrthurura me tė tjera mė tė vogla apo mė pak tė rėndėsishme dhe nė to gjeje ndėrtesa tė kohėve e tė stileve tė ndryshme, nga ato tė “italisė” deri tek ato mė tė rejat. Ajo qė tė bėnte mė shumė pėrshtypje ose mė mirė gjėja qė kishin mė tė shėmtuar kėto rrugica kaq tė dashura pėr ne, ishin bunkerėt. Nuk e di pėrse i bėnė, e akoma nuk e di se pse i bėnė kaq tė shėmtuara, megjithėse nuk kish se si tė ishin ndryshe, frut i njė psikologjie e mendjeje akoma mė tė shėmtuar. Kam patur bindjen se hije apo forca tė errėta e tė kobshme gjenin strehė nė to dhe nuk do tė habitesha aspak sikur dikush, ndonjė ditė do tė tregonte se kish parė lugatėr tė dilnin natėn prej tyre. Unė do ta kisha besuar…
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė tregim  Novel nga Suzana Kuqi Empty Re: Njė tregim Novel nga Suzana Kuqi

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 12:57 pm

Qe njė traumė pėr tė gjithė ne qė po pinim kafenė e mėngjesit nė klub kur pamė nga dritarja Shpendin, apo mė mirė njė burre qė ecte i kėrrusur me njė sup pak mė tė rėnė se tjetri, veshur me njė kostum tė grisur e nė kėmbėt e zbathura njė palė shapka tė mėdha e tė vjetra. I tėri i zbardhur e me faqe tė rrufitura, dukej mė shumė njė fantazėm ose drejt tė themi dukej karikatura e fantazmės sė tij. E ndoqėm me sy tek i afrohej portės sė klubit, dėgjuam zhap zhupin e shapkave tė tij tek i afrohej tryezės sonė dhe nuk kishim guxim ta vėshtronim nė sy. Padashur, nuk e di sepse, por e ndjemė veten fajtorė karshi tij. Tre muaj mė parė e dinim qė e kishin futur nė ēmendinė dhe pastaj e kishim harruar, nuk kishim marrė asnjė lajm nga ai por edhe ne nuk ishte se ishim interesuar pėr tė. Njė natė mė parė tek kaloja poshtė shtėpisė sė tij nuk kisha vėnė re as edhe njė dritė tė ndezur, shenjė kjo qė nuk kish njeri nė atė shtėpi tė mbetur bosh prej muajsh. Unė kaloja ēdo ditė andej pasi banoja pranė dhe po tė kishte patur ndonjė lėvizje do ta kisha vėnė re. Fati, kėshtu quhet njėri prej nesh u ngrit dhe i afroi njė karrike. Por ai na shikoi tė gjithėve me rradhė me sytė e zbrazur dhe pėr ēudinė tonė zgjati dorėn…jo ashtu siē jepet dora, por me pėllėmbė tė shtrirė lart ashtu siē bėjnė lypėsit…
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė tregim  Novel nga Suzana Kuqi Empty Re: Njė tregim Novel nga Suzana Kuqi

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 12:57 pm

Ditėt vazhdonin rrjedhėn e tyre, me ritėm herė mė tė shpejtė e herė mė tė ngadaltė, me probleme e preokupacione qė varionin, por ajo qė nuk ndryshonte ose mė mirė qė ndryshonte mė pak ishte kafja e mėngjesit dhe e pasdites sė vonė tek klubi ku edhe klientėt e tjerė ishin pothuaj tė njėjtėt. Zakonisht tryeza jonė, veē rasteve kur vinte ndonjėri qė nuk ishte i lagjes dhe e zinte, ishte pranė dritares, dy mė tej ishte ajo e hetuesit qė nuk e di sepse por nuk ishte mė hetues e kishte hapur njė agjensi udhėtimesh nė fund tė rrugės, apo mė mirė nė kryqėzimin e rrugicės sonė me rrugėn poshtė, ndėrsa tryeza pranė derės sė xhamit ishte ajo e Luanit me shokė. Pjesė e pandashme e tablosė ishte Shpendi me zhap zhupin e shapkave tė tij qė kalonteēdo mėngjes e mbrėmje nė tė gjitha tryezat, me pėrjashtim tonės, pėr tė lypur dhe pastaj dilte e ulej pranė pragut tė klubit nė njė stol tė vogėl druri qė pėr ēudi e linte atje dhe askush nuk ja luante. Nuk fliste me njeri, nuk ja kishim dėgjuar mė zėrin, rrinte i heshtur e tymoste deri nė orėt e vona tė natės dhe pasi klubi mbyllej ngrihej e fillonte tė ecte kuturu nėpėr qytet. Nė fillim e ndoqėm prapa me frikėn se mos humbiste nėpėr rrugica, por jo, aty afėr mėngjesit kthehej i lodhur e i rraskapitur nėshtėpi e pastaj prapė nė mėngjes ja tek afrohej ngadalė me zhapzhupin e tij e hynte nė klub. Ne nuk i jepnim para dhe as nuk na i kėrkoi mė veē ditės sė parė, por i paguanim kafenė tė cilėn kamarieri ja ēonte e ja linte pėrtokė nė njė tabaka tė vjetėr druri qė ne e quanim tabakaja e Shpendit. Herė herė nė tė i vendosnim edhe ndonjė panine apo byrek qė ai e hante ngadalė e pa fjalė dhe nganjėhere kur guaja ime gatuante diēka tė mirė e vija nė njė kuti plastike nga ato qė pėrdoren pėr tė ruajtur ushqimet nėfrigorifer dhe ja vendosja mbi tabaka. Po ashtu edhe tė tjerėt. Ndonjėherė i ēonim ndonjė kėmishė dhe ndėrresa tė pastra dhe ai megjithėse i merrte nuk e pamė kurrė t’i vishte, kėshtu qė nuk i ēuam mė. Pasi hante e pinte dhe klubi boshatisej, dremiste ashtu ulur derisa klubi zinte e gjallėrohej e bashkė me tė gjallėroheshin dhe sytė e tij qė ishin magjepsės e tė ēuditshėm ashtu siē janė ata tė njė njeriu jo normal nga trutė. Zinte e vėshtronte njerėzit qė hynin e dilnin nė mėnyrė tė tillė sa kush nuk e njihte ndjehej nė siklet, ndėrsa pėr ne ishte thjesht i “shkreti” Shpend ose mė mirė budallai i shkretė…
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė tregim  Novel nga Suzana Kuqi Empty Re: Njė tregim Novel nga Suzana Kuqi

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 12:58 pm

Besimi hyri vonė nė mbrėmje nė shtėpi dhe pasi bėri njė dush me ujė gati tė ftohtė pasi bėnte shumė vapė, doli nė ballkon e ndezi njė cigare. Kish tre muaj qė kish dhėnė “dorėheqje” nga hetuesia dhe kish hapur njė agjensi udhėtimesh e cila nė fakt ishte koperturė. Ai ishte me antidrogėn e kish kaluar me interpolin e kėtė gjė shumė pak vetė e dinin. Pėr momentin po ndiqte grupin e Luanit por akoma nuk kish gjetur provat e duhura pėr ta mbėrthyer. Qėllimi i tij ishte tė futej nė kėtė grup pėr tė siguruar prova por ata gjithsesi i ruheshin e nuk kishin besim tek ai. Nga ana tjetėr paratė dhe lidhja me kriminelė me tė cilėt luante kėtė loj tė rrezikshme, e kishin shndėrruar Luanin nė njeri qė duhej patur frikė. Pėshpėritej se ai kish vrarė shokė qė e tradhėtonin, pa patur as edhe prova tė sigurta pėr tradhtinė e tyre, por thjesht se kėshtu i thosh intuita. Asnjė nga ata tė cilėt i rrinin rrotull nuk e kish kundėrshtuar pasi kishin frikė. Kishin parė atė shkėlqim qė kishin sytė e tij nė ēaste zemėrimi e tėrbimi, e dinin se i pėlqente tė vriste, dhe nuk do tė ngurronte t'a bėnte prapė pa ju dridhur dora. Kėshtu qė Besimi nuk mund tė ndėrmerrte njė hap tė pamenduar dhe pa u krijuar kushtet e duhura. Mė parė duhej tė blinte besimin e tij, po si mund ta bėnte kur nuk e linin t’u afrohej, ndėrsa Luani e shihte sikur tė kishte zgjeben vetėm se mė parė kish punuar me policinė. Pasi mbaroi cigaren u kthye nė dhomė dhe hapi kompjuterin tė kontrollonte postėn private. Nuk mund ta bėnte nė agjensi. Kish vetėm njė mesazh tė ri nga “i panjohuri”. Kush ishte ky “i panjohur”? Si kish hyrė nė adresė tė tij apo ishte ndonjė koleg i interpolit e kish dashur tė bėnte ndonjė shaka? Ta lexoj njė herė mendoi, do tė mė sqarojė. Por ajo qė lexoi e ngatėrroi edhe mėkeq.

“Nesėr nė mesnatė. Rrugica qė tė ēon nė bulevard. Kemi specialistė tė shquar dhe ilaē tė mirė pėr dhimbjen e dhėmbit. Natėn e mirė. ”
Lexoi e rilexoi mesazhin por nuk po kuptonte gjė. Kush ja kish dėrguar, ku e kish gjetur adresėn e email-it tė tij? Cila ishte kjo rrugicė, pasi rrugica qė tė ēonin nė bulevard ishin me dhjetra e ai nuk mund t’i kontrollonte tė gjitha edhe sikur tė nxirrte tė gjitha patrullat e policisė. Pastaj edhe nuk ishte se e njihte mjaft mirė kėtė qytet se ishte i ardhur e nuk ishte rritur kėtu. Nxorri njė hartė tė qytetit e shqyrtoi me vėmėndje bulevardin kryesor pasi sigurisht pėr tė bėhej fjalė, dhe konstatoi se me tė vėrtetė ishin me dhjetra rrugicat qė tė ēonin nė tė. Duhet tė jetė ndonjė i lajthitur. Ai palosi hartėn. Por …kur flitet pėr ilaē kundėr dhėmbjes duhet tė jetė drogė, e kur flitej pėr specialistė do tė thosh se ishin njerėz tė armatosur e tė rrezikshėm. Gjumi e braktisi. Cfarė duhej tė bėnte? Ja, le t'a mirrte tė mirėqėnė, si duhej tė vepronte? E nėse ky mesazh tė ishte gabim i dikujt, apo dikush kish dėshirė tė tallej me tė? Me siguri kėshtu duhej tė ishte. Ai buzėqeshi nė errėsirė tek shtrihej nė shtrat, kur mendoi se ē’do t'i punonte atij qė i kish punuar kėtė rreng. Por pas pak dyshimi filloi t'a gėrryente sėrish. E nėse ishte dikush i infiltruar tė cilit i kishin dhėnė adresėn e tij, dhe jo vetėm kaq por qė mund tė ishte edhe nė rrezik atėherė si do t'i bėnte llogaritė me ndėrgjegjen e tij kur ta ngarkonte me vdekjen e dikujt e jo mė pak po tė njė kolegu tė tij? Ai u rrotullua nė anėn tjetėr por nuk gjeti as pėrgjigje dhe as edhe njė fill ku tė mbėrthehej pas gjumit.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė tregim  Novel nga Suzana Kuqi Empty Re: Njė tregim Novel nga Suzana Kuqi

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 12:58 pm

Mėngjesin tjetėr nė klub ēdo gjė rrodhi si gjithė mėngjeset e tjera, e vetmja gjė qė mė ra nė sy ishte Besimi, pra komshiu i tryezes sonė nuk ndjehej mirė e porositi njė kafe tė dytė tė shoqėruar me konjak, por edhe pas kėsaj nuk dukej mė mirė. Akoma mė keq dukej kur e pamė tė hynte pasdite. E pyeta se si ndjehej por mė tha “mirė” me njė shprehje tė fytyrės sikur donte tė mė thoshte “mos mė ēa kokėn“. Pastaj shohim Shpendin qė vjen drejt tavolinave dhe kish lidhur njė shami nė kokė e cila ikalonte poshtė nofullės. Luani qė ishte si gjithmonė me grupin e tij i thėrret:

”- Zhap zhup ē’tė ka gjetur? Ke frikė se tė ikėn truri?”- Fjalė kėto qė u shoqėruan me tė qeshura nė kor ndėrsa Shpendi i shkretė tregon me gisht nofullėn me njė pamje pėrvuajtėse e cila donte tė thoshte se i dhimbte dhėmballa. Atėherė Luani ikėnaqur pa masė me shakanė e tij i hedh pėrtokė dy kartėmonedha.

- Skapi zhap zhup. Skapi e shko tek dentisti.
Nuk ishte hera e parė qė e trajtonte ashtu. Dhe si ē’do herė sytė e Shpendit u pėrshkėnditėn e u dukėn sikur ndėrruan ngjyrė ndėrsa Luani rrinte me dorėn nė brez ku mbante revolen. E kishim vėnė re se e bente shpesh kėtė gjest dhe kishim menduar se nė njėfarė mėnyre i trembej Shpendit. E pas disa ēastesh qetėsoheshin tė dy, njėri ulej e merrte paratė e tjetri i kthehej gotės. Nuk e kemi marrė vesh kurrė se ē’bente Shpendi me paratė. Pėr tė ngrėnė e pėr tė pirė i jepnim ne nė klub, normalisht me ato kėrkesa qė kish nuk duhej tė lypte por nejse nuk e kishim vrarė mendjen pėr kėtė dhe as qė donim ta vrisnim. E shikonim tė ulur jashtė me kokėn tė pėshtetur nė dorė shenjė kjo qė dhimbja e dhėmbadhės e torturonte, derisa Fati u ēua dhe tha se do ta shoqėronte tek dentisti nė klinikėn qėndrore. Medet, tha, qė dentistin nė fund tė rrugicės tjetėr poshtė e kishin mbyllur, ishte kaq afėr, na vinte pėr mbarė. Ai doli dhe mori Shpendin pėr krahu qė me zhap zhupin e tij e ndoqi siē ndjek njė qen tė zotin. Pas pak pashė Besimin qė doli nga klubi.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė tregim  Novel nga Suzana Kuqi Empty Re: Njė tregim Novel nga Suzana Kuqi

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 1:01 pm

Besimi duhej tė nxitonte. Gjėagjėza ishte zgjidhur pa dashje dhe shkak kish qenė njė budalla. Atij i erdhi keq qė mendoi kėshtu pėr atė burrė pėr tė cilin e dinte se ē'kish hequr por nė fund tė fundit fakti ishte fakt, Shpendi nuk ishtemė normal. Kaloi me hap tė qetė e nė dukje tė painteresuar rrugicėn qė tė ēonte nė bulevard duke parė me kujdes dhe dalloi tabelėn e klinikės dentare, e cila nė fakt mezi shihej se ishte fare e zbehtė dhe i mungonin disa shkronja. Nuk ndaloi tė pyeste pasi kish frikė se mos ngjallte dyshime por pasi kaloi nė paradė disa dyqane nė bulevard e pyeti pėr disa ēmime, u kthye pas po nė tė njėjtėn rrugicė e pasi kaloi klinikėn e vjetėr ndali pėr tė ndezur njė cigare e hodhi njė sy pėrreth. Befas vuri re se ishndalur pranė bunkerit me derė tė mbyllur me njė zinxhir tė ndryshkur nė tė cilin ishte mbėrthyer njė dry i madh i mbuluar me ndryshk gjithashtu. Shėmtia e bunkerit i bėri pėrshtypje dhe ai u afrua pėr t'a vrojtuar edhe mė mirė por pas pak ēasteve ja dha kėmbėve pasi i hynė tė rrenqethura. Njė ndjesi e papėlqyeshme e pushtoi tė tėrin duke i kujtuar atė ėndrrėn e tmerrshme qė shihte kur ishte fėmijė dhe ai nga frika fshihej nė dollapin e rrobave tė nėnės. Kėto kujtime e bėnė t'jua jipte kėmbėve edhe mė shpejt dhe ai nuk e kuptoi se si u ndodh para derės sė apartamentit te tij.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė tregim  Novel nga Suzana Kuqi Empty Re: Njė tregim Novel nga Suzana Kuqi

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 1:01 pm

Toni hodhi krahėqafė ēantėn sportive, pėshteti kurrizin pas murit tė bunkerit, nxorri revolen dhe kontrolloi fishekėt dhe siguresėn. Donin dhe njėzet minuta tė vinte mesnata por ai e kishte zakon tė shkonte nė vendtakim gjithnjė mė herėtdhe pasi kontrollonte e verifikonte se nuk kish lėvizje tė dyshimta fshihej nė ndonjė hije dhe priste. Por sonte ai kish ardhur shumė mė herėt dhe e kish bėrė inspektimin. Diēka i thosh brenda vetes se jo ēdo gjė shkonte mbarė kėtė natė dhe u pendua qėnuk i kėrkoi Luanit dikė qė t'a shoqėronte. Kish gati njė vit qė ai vinte kėtu dy herė nė muaj e blinte mallin, kish kėrkuar ta bėnte vetėm kėtė punė pasi edhe shpėrblimi nuk ndahej nė dy apo mė shumė pjesė dhe Luani kish qenė gjithnjė bujar me tė. Ndjeuftohtėsinė e murit tė bunkerit dhe e pėrshkuan drithma, por qenė drithma emocioni. Ky bunker e emociononte gjithnjė kur rrinte ngjitur me tė, diē i transmetonte nė mėnyrė direkte por edhe i shtinte frikėn e frika i ngrinte andrenalinėn nė gjak. Toni vėshtroi pėrsėri orėn. Pesėmbėdhjetė minuta, kam kohė tė ndez njė cigare, bile njė kanė do tė ishte bota por jo tani, duhej ta kish mėndjen tė kthjellėt pasi duhej tė kontrollonte mallin se mos i ngecnin niseshte...Cakmaku i mbeti nė dorė pa guxuar ta shkrepte. Nga prapa, nga fillimi i rrugicės dėgjoi diēka. C'tė jetė vallė? Hodhi cigaren e pandezur nė tokė, dhe shtėrngoi revolen me tė dy duart. Zhap Zhup, dėgjoi dhe u qetėsua. Duhet tė jetė ai budallai qė bėn xhiron e natės, po si xhanėm nuk gjeti rrugicė tjetėr? U pėshtet edhe mė fort pas murit dhe e ndoqi me sy tek kalonte para tij. Zhap zhupi u tret nė fund tė rrugicės dhe ai vėshtroi sėrish orėn. Dhjetė minuta, edhe pesė dhe ata do tė vinin. Nxorri fenerin e vogėl elektrik nga xhepi se duhej tė ndėrronte sinjalet me ta. Uli kokėn pėr tė kontrolluar nėse funksiononte duke e ndezur brenda pėllėmbės sė dorės. Drita e bardhė i veshi pėllėmbėn kur papritmas njė goditje e fortė i erdhi pas kokės dhe ndėrsa ngriti duart pėr t'u mbrojtur njė tjetėr mė e fortė bėri t'i priteshin gjunjėt dhe ai ra pėrtokė. Ndjeu dy duar tė fuqishme qė e tėrhoqėn rrėshqanthi dhe kur koka ju pėrplas pas murit tė bunkerit humbi ndjenjat e u zhyt nė terr.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė tregim  Novel nga Suzana Kuqi Empty Re: Njė tregim Novel nga Suzana Kuqi

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 1:02 pm

Unė nuk po i shkruaj datat se kur u zhvilluan kėto ngjarje, e fundja kujt po i rreh pėr to. Nga ana tjetėr dhe unė vetė tani nuk i mbaj mend mirė. Mbaj mend qė mėngjesin tjetėr njė vel heshtjeje, tensioni e misteri kish mbėshtjellė tavolinėn e Luanit i cili dukej njė kafshė e egėr e tėrbuar e mbyllur nė kafaz e nuk dinte kujt t'ja shprazte inatin pasi ēunat e tjerė rrinin urtė e me sy ulur si tė zėnė nė faj. Diku u duk Arifi qė ju afrua tryezės sė tyre por nuk u ul, i pėshpėriti diēka nė vesh tė birit e doli. Pas kėsaj Luani seē u tha ēunave dhe ata u ngritėn e dolėn njė e nga njė. Nė klub hyri Eri i cili ju afrua banakut e filloi tė fliste e tė bėnte shaka me Mirin, gjė qė e bėri Luanin shumė nevrik. Ai e kish dashur Erin nė grupin e tij pasi ishte i fortė me trup atleti, por tjetri e kish injoruar. Ishte njė antipati qė kish ndjerė pėr tė qė kur ishin fėmijė e luanin nė rrugicė me djemtė e tjerė, e duke u rritur kjo ndjenjė kish ardhur duke u shtuar ndaj e kish shmangur gjithnjė. Kėtė Luani nuk ja falte. Nuk kish lindur ende ai bir nėne qė t'a injoronte. Le tė vazhdonte kėshtu. Do t'ja gjente momentin t'ja saldonte atė fytyrė tė bukur. Luani u ēua dhe ndėrsa doli nga klubi ja futi me shqelm kokės sė Shpendit tė shkretė qė po dremiste mbi stolin e vogėl tė drurit duke e bėrė t'i pėrplasej pas murit. Erit i ngriu e qeshura nė buzė. La gotėn mbi banak e rendi tek Shpendi i gjorė tė cilit i ishte ēarė tėmbli e gjaku i rridhte curril mbi faqe e i zbriste ndėn mjekėrr duke marrė ēuditėrisht formėne njė pikėpyetjeje. E ndihmoi tė ngrihej, e futi nė makinėn e tij dhe u nis pėr tek urgjenca e spitalit duke sharė e mallėkuar me vete. Tek po kalonte pranė Luanit qė po ecte me kapadaillėk rrugės, hapi xhamin e dritares sė makinės e i ulėriti nė fytyrė:

- Idiot, budallė, fundėrrine, merru me njė si veten tėnde!

Tjetri mbajti hapin njė ēast dhe dora e djathtė kėrkoi pas shpinės poshtė rripit tė pantallonave pistoletėn. E dinim tė gjithė qė e kish njė tė tillė, si ai ashtu dhe ēunat e tjerė qė rrinin me tė por askujt nuk i bėnte pėrshtypje edhe se ishim tė sigurtė qė i kishin pa leje. Neve aq na bėnte se i kishin apo jo, mjaft qė tė mos i pėrdornin nė lagje, gjė qė edhe ata e kishin kuptuar. Ishte njė lloj marrėveshje. Ndaj Luani, kur pa se rruga kish mjaft kalimtarė ndėrroi mendje. Lėshoi sendin e ftohtė, ngriti dorėn lart duke e bėrė grusht e ngriti lart gishtin e mesit duke u skėrmitur. Eri turfulloi nga inati kur pa kėtė gjest por mblodhi mendjen se mė parė duhej tė ēonte Shpendin nė spital pasi po jepte shenja padurimi e kish filluar tė ulėrinte. Shkeli gazin e ulargua pa patur as idenė mė tė zbehtė se ē'po kurdiste Luani nė mendjen e tij.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė tregim  Novel nga Suzana Kuqi Empty Re: Njė tregim Novel nga Suzana Kuqi

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 1:02 pm

Pas disa ditėsh jo vetėm ne, por i tėrė qyteti e kish marre vesh arėsyen e tėrbimit tė Luanit dhe ja tregonim me zė tė ulėt kujtdo qė takonim, kjo pasi na dukej sikur hakmerreshim pėr kokėn e Shpendit qė kish nėntė tė qepura nė tėmbth dhe shtatė nga prapa. Veē njė tė mirė kish patur kjo, pasi mė nė fund i kishin ndėrruar kėmishėn nė spital qė kish muaj pa e hequr nga trupi. Dikush i kish falur njė tė re e cila i nxirrte mė nė pah flokėt e fytyrėn e palarė. Qė tė mos zgjatem, thuhej se njė nga ēunat ja kish ngecur shumė bukur Luanit. Toni ai qė i rrinte mė shumė ngjitur dhe tė cilit ai i besonte mė shumė, aq shumė sa e linte t'i bėnte pazaret, i kish qethur jo pak por pesėdhjetėmijė dollarė, dikush thosh njėqint e dikush mė shumė. Qė thoni ju, ky Toni kish lajmėruar policinė e cila kish kapur shitėsit me mall nė dorė dhe i kishin arrestuar ndėrsa ai ja kish mbathur me paratė nė drejtim tė paditur. Megjithė pėrpjekjet e Luanit qė kish vėnė edhe ēmim mbi kokėn e Tonit dhe e donte gjallė apovdekur, nuk po e gjenin dot, as atė dhe as paratė. Dikush thosh se kish ikur jashtė shtetit, ndoshta nė Itali apo Greqi, dikush e ēonte nė Amerikė e Kanada, por ē'rėndėsi kish se ku kish shkuar, dihej se ai nuk mund tė kthehej mė nė lagje, nuk mund tė kthehej, dhe megjithėse ishte ēun i lagjes sonė dhe e kishim parė tė rritej, me pėrjashtim tė prindėrve tė tij, qė mė vjen keq se janė njerėz tė mirė e mjaft tė urtė, askush nuk ja ndjeu mungesėn ose mė mirė nuk i erdhi keq qė mungonte, edhe pse kjo e fundit qė kish bėrė ja kish rritur pak vlerėn nė sytė tanė. Vendi i tij nė tryezėn e tyre mbeti bosh pėr njė farė kohe derisa njė ditė tė bukur vumė re se dikush e kish zėnė, dikush qė nuk ishte i lagjes, nga e folura nuk duhej tė ishte as nga qyteti ynė por i ardhur, dhe pėr kėtė thamė shyqyr. Cunat e lagjes kishin filluar t'i rrinin larg Luanit e punėve tė tij tė fėlliqura.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė tregim  Novel nga Suzana Kuqi Empty Re: Njė tregim Novel nga Suzana Kuqi

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 1:02 pm

Atij i erdhi pėrsėri nė gjumė. Zvarritėse dhe e neveritėshme por qė nė timbrin e zėrit tė saj nuk kish se si tė mos ndjehej kėnaqėsia. E si tė mos ishte e kėnaqur. Jo pak, por njė djalė i ri e i bukur i ishte servirur. Dhe pėr mė tepėr qe akoma i gjallė. Oh, ē'kėnaqėsi, edhe tani dridhej akoma nga ēastet e bukura tė kaluara nė terrin e bunkerit. Kohėt e fundit nuk kish patur fat, kish rastisur vetėm nė pleq apo vagabondė, ndėrsa ky...oh, , ky tejkalonte ē'do parashikim. I ri, i pastėr, menjė trup tė bukur e tė mirėmbajtur, veē tė mendoje se dy ditė mė parė kish shkuar tek manikuristja..."Shumė tė falem nderės mik"- fėrshėlleu pa i pėrmbajtur dot jargėt, -Kjo po qė ish dhuratė ...Kemi akoma shumė pėr tė bėrė apo jo...Unė do tė tė ndihmoj, ti mė jep ata... ha, ha, ha. Si i thonė njė dorė lan tjetrėn...Hajde toke me mua "- dhe zgjati dorėn qė ngjante mė shumė me njė panxhė ariu e pėrfshiu nė tė dorėn e tij. Tjetri brofi mė kėmbė duke dihatur i trembur. Ndezi dritėn e pa rreth e rrotull. Nė dhomė nuk kishte njeri, por kjo nuk e qetėsoi. Kish ndjesinė se dorėn e kish tė lagėsht nga jargė tė errėta e tė shpifura qė ishin ngjitur nė tė. Vrapoi nė banjė e lau mirė e mirė njė copė herė duart e pastaj u kthye nė shtrat e u mundua tė flinte me dritė ndezur. Nuk kish gjumė. U ēua, u vesh e doli jashtė nga shtėpia. Do tė donte tė zhdukej, tė mos e shihte mė atė qėnie tė ndyrė por nuk mundej, kish bėrė njė pakt, kish bėrė njė pakt me tė dhe vetėveten, i kish shitur shpirtin djallit. Nuk kish kthim prapa.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė tregim  Novel nga Suzana Kuqi Empty Re: Njė tregim Novel nga Suzana Kuqi

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 1:02 pm

Besimi rrotullohej pėrsėri nė shtrat. Shumė pyetje dhe shumė pikėēuditėse i pėrshkonin trurin. Kush i kish dėrguar mesazhin?Kishin mundur tė kapnin grupin qė shiste drogėn me gjithė mall por nuk kishin arritur tė kapnin blerėsin qė ish zhdukur me gjithė paratė. Nė fillim kishin menduar se i kish vėnė re ose i kish nuhatur dhe pastaj ja kish mbathur e fshehur. Po tė ishte kėshtu nuk kish se ku tė shkonte tjetėr veē se tek kapoja e tij, por nuk e kish bėrė. Kjo kish dalė nga grupii tyre dhe kuptohej nga mėnyra e ethėshme me tė cilėn po e kėrkonin. I shkreti djalė si e kish hallin nėse binte nė kthetrat e Luanit? A thua tė ketė patur kaq shumė nevojė pėr para sa ta bėnte kėtė veprim? E nėse ishte e vėrtetė kjo, atėherė mund tė spjegohej edhe mesazhi qė i kishin dėrguar nė kompjuter, autori duhej tė ishte ai. Jo, kjo nuk kish si tė ndodhte. Ku do tė kishte marrė adresėn, nuk mund ta kish kurrė. Atėherė kush e kish dėrguar atė mesazh? Ish munduar tė zhbironte ndonjė gjė nga interpoli se mos ishte ndonjė i infiltruar, por dosjet e tyre mbaheshin sekret edhe pėr vetė ata qė punonin siē ishte dhe e tija. Nėse nuk ishte Toni qė e kish dėrguar, kush ishte? Intuita i thosh se nuk ishte Toni, e njihte atė djalė, nuk do t'a kish tradhėtuar kurrė kapon e tij pasi e kish shumė frikė. Atėherė kush ishte i infiltruari?Besimi ishte afruar njė tryezė mė shumė afėr grupit tė tyre duke u munduar tė studjonte e tė kuptonte cili prej tyre mund tė ishte i infiltruari, por deri tani asnjė sinjal. As edhe i riu qė kish zėvėndėsuar Tonin. Toni, ku je Toni? Sa herė qė e mendonte kish njė parandjenjė se diēka jo e mirė i kish ndodhur dhe kur arrinte kėtu, edhe pse nuk kish patur simpati pėr atė djalė, i dhimbsej.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė tregim  Novel nga Suzana Kuqi Empty Re: Njė tregim Novel nga Suzana Kuqi

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 1:03 pm

Koha kalon dhe gjėrat duken sikur harrohen. Tani nuk e zinte mė askush me gojė atė qė kish ndodhur, por grupi i djemve sa vinte e bėhej mė i fortė. Duke patur atė siguri tė padiskutueshme qė tė jep paraja, tashmė nė njė sistem ku nukka gjė qė tė mos blihet mjaft qė tė dihet ēmimi i duhur, ata u bėnė edhe mė arrogantė. Vajza tė bukura zbukuronin herė pas here tryezėn e tyre. Ishin vėrtet mahnitėse, aq tė reja sa tė vinte keq kur hasje shikimin e tyre tė trembur e pamjen e nėnshtruar tė njė qeni tė rrahur. Si e kishin hallin qė kishin marrė kėtė rrugė, ē'i kishin bėrė Zotit qė tė meritonin kėtė fat? Nga vinin dhe nga i shisnin pėr tė rrahur trotuaret e botės? Sigurisht nuk ishin as tė lagjes e as tė qytetit tonė, shumica ishin tė huaja. Megjithatė tė dhimbseshin. Nuk ishin veē se mall nė duart e kėtyre djemve, njė lojė qė luhej me rregulla tė caktuara, njė biznes qė sillte goxha fitim. Pasi i kalonin nėpėr duar dy a tri ditė i nisnin me skafe pėrtej detit. Por njėra mbeti mė gjatė se tė tjerat, biles u bė pjesė e pandarė e grupit, Korina. Luani linte kokėn pas saj. Nuk kish pamje skllaveje si tė tjerat, jo, e kish kaluar atė periudhė, ish fėrkuar me vaj e uthull, ajo ish autoritare. Dinte si i donte mushka drutė dhe kėshtu vendosi t'i priste.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė tregim  Novel nga Suzana Kuqi Empty Re: Njė tregim Novel nga Suzana Kuqi

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 1:03 pm

Kur Toni erdhi nė vehte ishte errėsirė e plotė e nuk mund tė dallonte asgjė rreth e rrotull. Nuk e kishte idenė se ku mund tė ndodhej. Ajo qė konstatoi qe se ishte lakuriq e i lidhur duar e kėmbė mbi njė shtrat hekuri nė atė mėnyrė sa nuk mund tė kthehej as majtas e as djathtas por vetem tė rrinte shtrirė drejt nė shpinė. U mundua t'i lironte duart por ajo qė arriti ishte vetėm tė bėrit keq kyēeve qė filluan t'i dhembnin. Dikush lėvizi aty afėr. Kjo i dha shpresė.

- Kush ėshtė aty?

Asnjė pėrgjigje. Disa hapa qė hiqeshin zvarrė ju afruan. Ai mbajti frymėn. Po tani ē'do t'i bėnin?

- Ndihmė!- u pėrgjėrua ai qė papritmas ndjeu frikė, shumė frikė.

Dikush i preku kėmbėt duke filluar nga poshtė e pastaj ato duar tė lagėshta e tė pėshtirėshme ju ngjitėn lart nėpėr kofshė dhe...pastaj akoma mė lart nė pjesėt intime dhe ai ndjeu gishta tė ftohtė qė mbėrthyen organin e tij.

- Putanė!- thirri ai, tashmė i bindur se duhej tė ishte grua, - zgjidhmi duart e pastaj ta tregoj unė si bėhet qej...-Nuk e mbaroi dot fjalėn pasi njė grusht i fortė i goditi nofullėn nga poshtė duke ja mbyllur gojėn. Ky nuk ishte grusht femre, nuk janė kaq tė fuqishme, atėherė nė ē'duar kish rėnė? Ndjeu pėrsėri tek i prekėn organin, i hynė tė dridhura e ndjeu veten tė lagej nga urina e tij e ngrohtė.

- Ta marrtė dreqi! – dėgjoi mė shumė njė si fėrshėllimė se sa zė njeriu dhe kjo ja ngriu mė shumė gjakun. Njė dorė e lagėsht i mbėrtheu nofullėn e poshtme duke i hapur me zor gojėn dhe ai ndjeu t'i derdhej nė tė njė lėng i ngrohtė e kutėrbues tė cilėn e kuptoi se ishte urinė. U mundua ta nxirrte jashtė por nuk mundte, dora ja mbante kokėn drejt e goja ju mbush plot. Gati po mbytej. Dy gishta tė fuqishėm i zunė hundėn, kėshtu qė pas disa ēastesh, me lotėt qė i rridhnin faqeve ai gėlltiti e ēoi poshtė atė lėng tė fėlliqur e pas kėsaj ndjeu t'i rrėshqiste njė tjetėr gjė deri nė grykė e tė fėrkohej gojės e fytit tė tij ritmikisht shoqėruar me tinguj epshi e kėnaqėsie. Nė sedrėn e tij prej mashkulli tė lėnduar luti Zotin qė t'a bėnte tė vdiste...
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė tregim  Novel nga Suzana Kuqi Empty Re: Njė tregim Novel nga Suzana Kuqi

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 1:04 pm

Ato kohė tranzicioni, jeta qe mjaft e vėshtirė pėr ne. Mbi tė gjitha duhej tė ndėrronim botėkuptim. Nuk kish mė ndere, ēdo gjė ishte reduktuar mė jep, tė tė jap. Miqtė shpesh bėnin sikur nuk e dinin qė kishe ndonjė hall, biles ndėrronin edherrugė se mos u kėrkoje ndonjė nder. Brezi ynė, qe ai qė u pėrshtat mė me vėshtirėsi, ndėrsa tė rinjtė ishin ndryshe. Shumė ikėn pėrtej detit pėr tė kėrkuar punė e cila kėtu mungonte, shumė qė nuk kishin mundėsi tė iknin u munduan tė sistemoheshin nė ndonjė firmė private. Disa ju kushtuan studimeve e tė tjerė u hodhėn nė biznese tė ndryshme. Disa prej tyre ishin droga e prostitucioni. Varfėria qė kish lėnė sistemi i kaluar rriti dėshirėn pėr pasurim, pasurim tė shpejtė, gjė qė nuk bėhet dot me punė tė ndershme. Ata guxuan. Jo se u desh ndonjė guxim i madh pasi shteti ishte i ri e i dobėt e nuk funksiononte siē duhej. Pra nuk ja kishin frikėn ligjit, por guxuan nė kuptimin moral. U shembėn tabutė, i shembėn dhe u pasuruan. U bėnė aq tė pasur sa ndėrronin makinat ēdo dy a tre muaj, ndėrroheshin celularėt, rrobat e firmės e deri tek dashnoret. Ndėrtuan shtėpi tė reja, vila qė ngjanin mė shumė si pallate mbi toka qė nuk ishin tė tyre dhe pa leje ndėrtimi. Dhe ajo qė ishte mė e bukur, them e bukur nė thonjėza si puna e asaj qė qesh pėr tė mos qarė, ishte se lavdėroheshin me ato qė kishin bėrė, shisnin mend pėr ēdo lek tė fituar nė atė mėnyrė a thua se ishte gjėja mė legjitime. Njerėzit qė janė mėsuar me varfėri, njerėzit e thjeshtė, qė u ka ardhur varfėria nė majė tė hundės por nuk kanė guximin moral pėr tė vepruar ashtu, njerėz qė janė mėsuar tė binden, i shikojnė me njė lloj zilie tė fshehur diku thellė nė skutat e errėta tė shpirtit tė tyre. Pasi u bėnė me para dhe paraja ėshtė pushtet nė kėtė sistem. Ndėrsa unė mezi nxirrja bukėn e gojės pėr familjen time me atė kjoskė tė vogėl qė kisha vėnė nė lagje dhe mendoja se si do ta kisha hallin kur vajza tė mbaronte gjimnazin e duhej tė shkonte nė universitet. Me ēfarė do ta mbaja? Nejse nuk e dija se si do tė vinin punėt deri atėhere, pėr shumė gjėra njeriu e vret mendjen kot pasi punėt rrallė vijnė ashtu si i ke planifikuar. Ndėrkohė lista e banorėve tė lagjes qė blinin pa paguar, pasi nuk kishin para e duhej tė prisnin rrogėn apo asistencėn e varfėr, rritej duke rėnduar mė shumė gjendjen time financiare. Nuk mund tė bėja ndryshe, ishin tė lagjes sime...
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė tregim  Novel nga Suzana Kuqi Empty Re: Njė tregim Novel nga Suzana Kuqi

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 1:04 pm

Lajmi i cili bėri bujė dhe qė e morėn vesh tė gjithė, ishte se Luanin e kishin arrestuar. Shumė mirė ja kanė bėrė qenit, u tha. Ishalla e mbajnė ca kohė aty brenda biles ta mbyllin e ti hedhin ēelėsat nė det. Shkak ishte bėrė njė patrullė policie qė e kish ndaluar nė hyrje tė qytetit dhe e kish kontrolluar. Ju gjet nė bagazh tė makinės njė arsenal i tėrė armėsh. E kishin shoqėruar nė komisariat. Ai kish lajmėruar tė atin i cili kish shkuar atje jo me njė por me dy avokatėt mė tė zotėtė qytetit. Nuk di sa do t'u ketė ofruar atyre tė dyve, tė cilėt nuk mund ta shihnin me sy njeri tjetrin pėr shkak tė konkurrencės e jo mė tė punonin bashkė. Rezultati, Luani doli nga burgu pas dy ditėsh dhe mė kapadai se kurrė u paraqit nė kafenenė tonė.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė tregim  Novel nga Suzana Kuqi Empty Re: Njė tregim Novel nga Suzana Kuqi

Mesazh  Nimfa Thu Feb 12, 2009 1:04 pm

Kafeneja jonė nuk ėshtė se ishte e vetmja nė qytet. Kishte edhe mė shumė seē duhej. Ato kishin mbirė dhe shtuar si kėpurdhat pas shiut. Nuk kish rrugė e rrugicė qė tė mos kishte, biles nė njė kryqėzim rrugėsh gjeje katėr tė tilla, nga njė pėr ēdo qoshe. Tė mos flasim pastaj pėr bulevardin kryesor qė ishte i mbushur me kafene tė bukura e vezulluese e qė nxirrnin tryeza e karrike edhe nė trotuare duke penguar kalimin e njerėzve nėpėr rrugė nė tė cilat ishte shtuar edhe trafiku i makinave. Grupi i djemve pėr tė cilin flasim nuk ėshtė se nuk i frekuentonin kafenetė mė tė bukura tė qytetit, prishnin mjaft para nė to, por kafeneja e lagjes sonė mbeti qendra e tyre ku ata organizonin e koordinonin veprimet e tyre. E ku mund tė gjenin vend mėtė mirė se atje. Lagjja e qetė qė kish qenė edhe e tyre, ku ishin rritur, ku njiheshin tė gjithė pasi ishin vendalinj, tė ardhur nuk kishte nė lagjen tonė. Lagje qė nuk kish patur spiunė as nė kohė tė diktaturės. Droga, prostitucioni, rrahjet, vrasjet, pėshpėritej se i bėnin edhe kėto. Ndėrkohė Arif Zikoja ishte bėrė edhe mė i fuqishėm, kish blerė edhe dy ndėrmarrje tė tjera e synonte tė bėhej kryetar bashkie. Ku nuk arrinte me fjalė e para, fuste nė punė tė birin. E kujt ja mbante tė kundėrshtonte? Pasi pėrfunduan disa persona nė reanimacion, ishin tė paktė ata burra qė t'a kundėrshtonin. Asnjė nuk mund tė vinte nė rrezik veten e aq mė pak familjen. Nuk ishin gjėra qė i diskutonim me zė tė lartė. Jo. Biles as qė donim t'i dėgjonim, i rrinim larg belasė. Ishte vendosur njė pakt i heshtur mes nesh, klientėve tė tjerė dhe grupit tė tyre. Sapo hynin ata nė lokal, tryezat pranė tyre zbraseshin nė heshtje a thua se njerėzit kishin frikė se merrnin ndonjė sėmundje. Nuk bėhej shaka me ta. Vajza gjithnjė e mė tėbukura shoqėronin djemtė e grupit por Korina mbeti nė krah tė Luanit si vajzė fikse dhe tė gjithė e vunė re se ai e kish humbur mendjen pas saj. Tepėr e bukur, tepėr inteligjente, e pajisur me po atė babėzi pėr pushtet e para, ajo kish ditur t'i hynte nėzemėr e ta bėnte t'i bindej e ta dėgjonte. E merrnim me mend se ajo kish pjesėn e saj nė tregėtinė e vajzave, ishte ajo qė zgjidhte se cila prej tyre mund t'u bėnte shoqėri nė tryezė e nė shtrat. Megjithėse dukej njė ēift mjaft i lidhur, dyshonim se do tėzgjaste, jo pėr Luanin, por pėr Korinėn. Si shumė gra ambicioze ajo nuk do tė mjaftohej me kaq...
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė tregim  Novel nga Suzana Kuqi Empty Re: Njė tregim Novel nga Suzana Kuqi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 4 1, 2, 3, 4  Next

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi