STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PROZE- nga autore te ndryshem.

Faqja 4 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 4 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Wed Dec 10, 2008 7:31 pm

Po kujt do t'ia dėrgosh? Ti je e vetme. Oh,mė fal! Eshtė edhe ajo tjetra! Harrova qė sot ti je nė krahėt e tė papėrballueshmes. Atėhere drejtoja asaj ankthin fisnik, pėr hir tė luleve qė tė zbukurojnė prehėrin, pėr hir tė flokėve jetimė aq tė bindur ndaj krehėrit, kėtij njerku dinak e egoist.
Dora nis tė shkruajė, nė fillim ngadalė, me njė shkrim tė keq e tė pasigurtė, e mė pas, me shpejtėsi, si pėr dicka qė ti e dije shumė mirė, por qė e kishe harruar diku nė njė skaj, ndoshta verilindor tė trurit, ku dėborat e harresės janė mė tė shpeshta e mė tė ftohta duke dėnuar me ngrirje cdo kujtim tė veshur hollė me kėmishėn rozė tė ėndėrrimit.
Ndjen brenda teje vetėkėnaqėsinė e nevojės sė papėrballueshme qė shtriq krahėt e saj diku mes gjoksit tėnd, nėn sutienat qė mė kot pėrpiqen ta pengojnė kėtė shtriqje, tė parėn pas gjithė atij gjumi tė rėndė.
E ndjen lehtė qė nė tė vėrtetė nuk je ti ajo qė shkruan, por ajo tjetra, e papėrballueshmja. Mė saktė, ajo shkruan dhe ti lexon rreshtat e saj pasionantė. Je fatlume qė po pėrjeton caste tė tilla dyzimi, aq tė rralla nė jetėn e krijesave tė gjora. Njė dyzim fisnik, i paqtė, harmonik e melodioz qė askush pėrvec teje nuk e di, qė askush pėrvec teje nuk e ndjen. Letra mbaroi. Njė letėr dashurie, malli dhe lotėsh, epshi dhe mishi, tė gjitha tė tuat.
Shkruan edhe fjalinė e fundit. "Tė dua pėrjetė!". Duhet edhe njė emėr. Kė tė vėsh? Sepse ti nuk ke tė dashur. Asnjė. Dhe ke aq nevojė pėr tė gjithė. Pėr djaloshin pėrballė, pėr bahcevanin plak qė po krasit njė trėndafil, pėr tė verbėrin me gusto. Ndoshta edhe pėr arkitektin pijanec qė sigurisht pas njohjes me ty do tė ndronte mendim nė lidhje me pllakėn "Mos pėshtyni nė tokė!".
Mė mirė pa emėr. Edhe ajo, e papėrballueshmja nuk ka emėr. E fut nė njė zarf tė zhubrosur, relike e viteve tė shkuara harruar nė cantėn e vogėl pranė njė stilolapsi dhe njė vathi tė kėputur.
Nuk mendohesh shumė pėr adresėn. Ideja qė ti di vec njė adresė,tėnden, kalon nėpėr trurin tėnd dhe ndalon diku nė fund tė tij, ndoshta pranė asaj idesė tjetėr qė nė botė askush nuk po shkruan dicka pėr ty nė kėto caste.
Ngrihesh nga stoli, rrėmben lulet dhe cantėn pėr tė humbur pėrsėri nė rrugėn e gjėrė. Kėmbėt tė shpien para ndėrtesės sė vjetėr tė postės. Pasi mbaron formalitetin rutinė, del me njė lloj lehtėsimi tė kėndshėm qė e ndjejnė vec ata qė sapo kanė paguar njė borxh tė vonuar.
Si pa kuptuar gjėndesh mes njė dyqani tė madh pėr veshje intime. Nė fillim heziton pėr pamjen provokuese tė kombinezioneve tė zeza, pėr format alarmante tė ca rrypave transparentė qė ti me intuitė e kupton qė janė mbathje dhe jo fjongo. Tė tėrheqin vėmėndjen njė palė sutiena tė holla e tė vogla tė cilat nuk do tė mbanin dot as dy kokrra limoni e jo mė gjinjtė e tu tė rėndė.
Heq dorė shpejt prej tyre dhe vazhdon kėrkimin tėnd antimilitar mes rafteve tė xhamtė. Pas njė gjysėm ore tė mirė e mėson se nėse ka dicka tė tepėrt nė kėtė dyqan provokues ajo dicka je ti. Fatmirėsisht, kėtė zbulim tėndin nuk e miraton ajo tjetra qė sa vjen e bėhet edhe mė e papėrballueshme: zgjedh mė tė cthurrurėn mes asaj orgjie tė mėndafshtė dhe pasi paguan, largohet bashkė me ty.
Nxiton a thua se po shkon drejt qėndrės. Prej kohėsh nuk ke nxituar kėshtu nėn peshėn e njė ndjenje tepėr tė vjetėr, tė rilindur beftazi kėsaj dite dimri ku sic duket , dielli ngroh jo vetėm trupat, por edhe shpirtėrat-fakt ky i papranueshėm nga policėt, matematicienėt dhe llogaritarėt e qytetthit.
"Nė djall vafshin ata!", dėgjon benda teje zėrin e asaj tjetrės. "Sot duhet ta kesh mirė vec me poetėt dhe postierėt."
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 4 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Wed Dec 10, 2008 7:31 pm

Futesh nė shtėpi me njė frymė. Lėshohesh mbi kanape pėr njė cast, por ngrihesh pėrsėri. Hyn nė dhomėn e gjumit ku asgjė s'tė bėn mė pėrshtypjen e keqe tė mėngjezit. As letrat vrastare, as ndėrresat militare e as pasqyra zemėrgur. U hedh njė vėshtrim tė tipit "ua tregoj unė qejfin tani" dhe pasi zhvishesh, hyn drejt e nė banjė ku pas pak do tė dėgjohet njė motiv i lehtė qė ti nuk e kėndon, por thjeshtė e mėrmėrit, si edhe zhurma e ujit mbi format e lodhura tė trupit tėnd.
Tashmė ti nuk je aty. Tė ka rrėmbyer prej flokėsh ajo tjetra, e papėrballueshmja, e ashtu lakuriq tė ka vėnė para pasqyrės, tė ka dhėnė nė duar tė cthurrurat e mėndafshta e me zėrin e ngjirur tė urdhėron:"Vishi!".
Pas disa sekondash nė fytyrėn e ftohtė tė pasqyrės shfaqet njė grua e kėndėshme, njė krijesė provokuese e mbuluar lakuriqėsisht nga paturpsitė e mėndafshta tė tendosura deri nė limit nga format e mėdha tė gjinjve e nga ajo masė e zezė e Pyllit Tė Vetmisė Sė Madhe, nga ajo Mekė e harruar ku askush nuk falej deri mė sot, por qė sonte do tė dėgjojė zėrin e ndrojtur tė besimtarit anonim. Aq e sigurtė je ti pėr kėtė gjė sa qė nis e pėrkėdhel Mekėn tėnde lehtė-lehtė, si tė duash ta zgjosh nga letargjia qė i ka sjellė mungesa e besimtarėve nė dyert e saj.
Hedh krahėve njė robdėshambėr dhe pėrsėri me shpejtėsi rregullon ambjentin e dhomės sė ndėnjes, ashtu sic bėjmė kur presim njė mik tė dashur e tė harruar mugėtirės sė viteve.
Vė ca dru nė oxhakun plak dhe ndėrsa gjuhėt e flakės do tė ndricojnė dhomėn e errėt, do tė ndjesh njė ėndėrrim tė ėmbėl tė tė robėrojė mes kėrcitjes sė kėndėshme tė urėve tė zjarrit, shijes shpresėdhėnėse tė konjakut dhe tik-tak-ut dashuronjės tė orės sė murrit qė herė rreh atje lart mbi mur e herė fare praėn teje, diku mes gjoksit tėnd.
Shtrihesh mbi njė lėkurė ariu pranė oxhakut, por nuk fle, vec dremit ca nė njė gjumėzgjim nga ata qė u fal krijesave tė gjora profesioni i rojes sė natės apo tė qėnurit pre e vonesės sė njė telefonate tė shumėpritur...Njė ėndėrrim ku pėrzihen aq bukur shqetėsimi i Kėsulkuqes, trishtimi i Hirushes, vetmia e njė Teddy Bear qė ta kishin dhuruar dikur nė trevjetorin tėnd. Pastaj dalėngadalė rritesh dhe merr format e njė Ofelije tė sinqertė, tė shtrirė aq femėrisht shkujdesur mbi lėkurėn e ngrohtė e tė butė tė bishės. Hija jote nė muret e dhomės lodron mbi ca piktura tė tėt shoqi, ca nudo tuat tė dikurshme me njė refleks blu tė errėt.
Ti nga instikti e di mirė qė nė orė tė tilla cdo Ofeli s'ėshtė gjė tjetėr vecse njė shpirt kurvėrues i maskuar fisnikėrisht me njė buzėqeshje ose nėnqeshje xhokondiane, produkt i mrekullueshėm i njė nate vetmitare dimri diku nė cepin e harruar tė jetės monotone.
Tė shkėput nga deliri zilja e derės sė jashtme. Erdhi ai! Ngrihesh shpejt dhe nxiton drejt derės. Eshtė postieri plak qė mirėsjellshėm tė jep njė zarf dhe njė buqetė me lule.
Kthehesh pėrsėri nė mbretėrinė tėnde duke shtėrnguar nė gji lulet e bukura dhe pasi rrėkėllen pak konjak shtrihesh pranė oxhakut, ndez njė cigare me njė nga urėt e shkrumbuara dhe nis leximin e letrės sė shumėpritur qė tė ka dėrguar ajo tjetra.
Lexon...lexon...lexon.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 4 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Wed Dec 10, 2008 7:32 pm

Akush nuk mund tė dijė atė qė shkruhet aty. Askush nuk mund tė ndjejė atė qė ndjen ti tani. As unė vetė qė tė njoh kaq mirė. Askush vec asaj tė papėrballueshmes qė tani del nga rreshtat dhe ashtu lakuriq shtrihet pranė teje, midis trupit tėnd dhe zjarrit tė mermertė e nė fillim lehtė-lehtė e mė pas egėrsisht, do tė ndjesh duart e saj tė tė pėrkėdhelin flokėt e lėmuar, frymėn e saj nė gushėn dhe qafėn tėnde dhe puthja e ėmbėl si njė ā€œtė duaā€� do tė tė thėrmojė tė tėrėn si njė kujtim tė kėndshėm mes luleve dhe letrės.
Mė pas krahė tė fuqishėm do tė tė pėrfshijnė mesin tėnd dhe do tė ndjesh gishtėrinj tė dirsur tė tė ledhatojnė sytė, buzėt, gjinjtė, barkun e tkurrur nga spazmat, kofshėt e trasha, pėr tė ndaluar nė atė qendėr tė ndjeshme e tė pyllėzuar tė qėnjes tėnde. Pastaj do tė dėgjosh zėrin tundues tė sė papėrballueshmes tė mėrmėrisė...tė qajė...tė kėndojė...tė ulėrijė e tė rėnkojė njėkohėsisht me zėrin tėnd dhe me zhurmėn e urėve tė ndezura...
Unė nga larg do tė arrij tė mėsoj vec njė gjė. Meka jote s'ėshtė mė e harruar.Gishtėrinj-besimtarė po falen tani nė tė...nė mė tė madhėrishmen e tė gjitha faljeve...njė falje rėnkuese...vrasėse dhe viktimė njėkohėsisht.
Vonė-vonė pėrmendesh...ngre kokėn me flokėt e shkatėrruar dhe me sytė e vakur kėrkon pėrreth. Lulet janė prishur...petalet shumėngjyrėshe janė ngjitur pas trupit tė djersitur dhe ndėrkohė letra prej disa castesh digjet ne heshtje mes drurėve tė pėrflakur tė oxhakut...
Ngrihesh dhe ashtu sic je...gjysėmlakuriq...me sutienat e zbėrthyera dhe me mbathjet nėpėr kofshė e ndjen qė s'mund tė ecėsh dot. Ulesh pranė oxhakut nė pėrpjekje pėr tė shpėtuar tė paktėn njė copėz tė letrės...qoftė edhe fjalėn e fundit tė saj...por mė kot.
Ajo ėshtė atje...mes hirit dhe prushit. Bashkė me tė edhe ajo tjetra...e papėrballueshmja qė edhe nė ikjen e saj pa kthim drejt zjarrit si njė heretike mospėrfillėse e kėsaj nate tė ftohtė dimri, tė fali pak shpresė...shpresėn se nėse ndonjė ditė tjetėr do tė duash ta takosh, mjafton tė kėrkosh mes urėve tė djegura njė mbrėmje dimri nė oxhakun ku dikush hodhi padashur njė letėr dashurie pėr vetveten.
Natėn e mirė...krijesė e gjorė! E di qė do tė tė shoh pėrsėri nė njė mėngjez tjetėr. Edhe po s'tė pashė, s'ka gjė. Do tė mė mjaftojė avulli dhe shėnja e hundės tėnde mbi xhamat e dhomės tėnde qė unė tė kuptoj qė ti po dremit pranė oxhakut tė mermertė ku digjen nė heshtje rėnkimtare drurėt...letra dhe pse jo...edhe kėto rreshta qė unė t'i dhuroj shkujdesur si njė lule.

ARTAN GJ. HASANI


Edituar pėr herė tė fundit nga Rrezon@ nė Wed Dec 10, 2008 7:39 pm, edituar 1 herė gjithsej
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 4 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Wed Dec 10, 2008 7:36 pm

PENELOPA SUI GENERIS (sipas nje Homeri jo te verber)

“Yjet nė qiell duken tė qetė e tė pastėr thjeshtė sepse janė shumė larg nesh e ne s’dimė asgjė pėr jetėn e tyre private.”
HAJNE (1883)


Lajmi qė ai po kthehej e kish gozhduar prej disa orėsh, tė palėvizshme e thuajse tė gurėzuar aty prane tezgjahut. Pranė saj pretendentėt nxitonin tė pėrfundonin qilimin e madh stėrgjigand tė cilin sipas porosisė sė tij, shumė vite mė parė, ajo duhej ta shtronte sėbashku me qindra rrugica tė pėlhurta mbi rrugėt dhe shehshet e qytezėz ditėn kur ai do tė rikthehej.
“Do tė zgjasė shumė lufta? “, kish pyetur ajo dikur, shumė vite mė parė.
Ai nuk kish folur, por vėshtrimi i tij e kish pėrfshirė tė tėrėn mbretėreshėn e ishullit. Mė pas ai, mbreti dinak, kish pyetur fallxhorin e tij : “ Sa mund tė zgjasė lufta? “.
“Rreth njėzet vjet, imzot!”
“E c’mund tė bėjė gruaja ime njėzet vjet pa u mėrzitur? “, kish pyetur mbreti pa i hequr sytė nga Penelopa e hijshme.
“Si mbretėreshė ajo mund tė qeverisė ishullin. Si bashkėshorte mund tė tė presė, si grua ajo mund tė punojė nė tezgjah njė qilim gjigand qė tė mbulojė tėrė rrugėt e qytetit nė kthimin tuaj tė lavdishėm, imzot ! Yjet thonė qė asnjė nga kėto tre detyrime nuk do ta mėrzisė mbretėreshėn tonė.”.
Fallxhori i kish hequr sytė nga qielli. Mbreti ish afruar drejt saj, e kish puthur fort nė buzėt e ftohta dhe duke e pėrkėdhelur nė barkun disi tė fryrė i kish pėshpėritur: “ E dashur, nuk je vetėm! Nėse do tė jetė vajzė do tė kesh kujt t’ia hapėsh zemrėn, nėse do tė jetė djalė do tė kesh njė mbrojtės mė shumė pėr ty dhe mbretėrinė!”.

* * *

Vitet e para ajo kish ėndėrruar shumė pėr kthimin e tij, ndėrsa pėrkėdhelte djalin e vogėl, krijesėn e vetme qė e lidhte me tė.
Mė vonė, pėrkundrazi, kish menduar mė shumė pėr moskthimin e tij. Nė fillim ideja e moskthimit e kish torturuar duke ia larguar gjumin netėve vetmitare. Mė pas e kish pranuar kėtė ide si dicka qė mund ta shoqėronte nė frikėn, shqetėsimet dhe brengat e saj, ndaj edhe e kish strehuar nė qėnjen e saj, diku afėr zemrės, aty ku ajo mendonte se strehohej edhe shpirti i trazuar. Nganjėherė gjumi i prishej nga ndonjė ėndėrr e tmerrshme dhe nė zgjim ndjente arratisjen e idesė sė moskthimit nga zemra e vet. Ndjente se si ajo i shqyente kraharorin e plotė dhe niste tė zbriste nga shtegu i gjinjve poshtė trupit tė gruas pėr t'u fshehur mes dendėsisė sė zezė tė seksit tė saj. Kish masturbuar shpesh nė vitet e para tė mungesės sė tij, por tani masturbimi i ngjante si njė kėrkim qė gishtėrinjtė e saj bėnin nė tė carėn e ngushtė pėr tė gjetur pikėrisht “moskthimin” e tij.
Por moskthimin nuk e kish dėshiruar vetėm ajo. Dhjetėra djem tė rinj e tė fuqishėm e kishin vėshtruar sikur ta kishin kuptuar moskthyeshmėrinė. Ajo vetė, Penelopa e trazuar, e kish ndjerė qė nė fillim se pritja do tė ishte tepėr e vėshtirė. Mė e vėshtirė se endja e qilimit gjigand, mė e vėshtirė se qeverisja e ishullit tė zhurmshėm, ndoshta edhe mė e vėshtirė se lufta e tij atje larg nė Trojėn e pabesė.
Sa herė qė mendonte pėr luftėn e tij trojane, gjente dicka qesharake pikėrisht nė seriozitetin me tė cilin e kishin marrė luftėn tė gjithė princat dhe mbretėrit grekė.
Kishin shkuar pėr tė rikthyer njė grua tė bukur e tradhėtare, pėr tė lėnė shtėpitė e tyre, gratė e tyre, tė dashurat, tė vetmuara nė pritjen e tyre pa emėr. Kjo gjė, sipas saj, rrezikonte qė pas kthimit tė tyre nė mbretėritė e veta ndoshta asnjėri s’do ta gjente tė shoqen aty. Sepse gratė nuk ishin aq budallaqe sa zotėrit e tyre. Ndoshta do tė kishte luftėra tė tjera pėr rikthimin apo rimarrjen e grave. Luftra tė pafundme.
Qeshte me zė tė lartė kur mendonte se mund tė rastiste qė nipėrit mund tė pėrgjakeshin nė luftra tė stėrzgjatura pėr rikthimin e gjysheve tė tyre tė pabesa.

* * *

Nė vitet e para kish kaluar nė orgazma tė thella vec me pėrfytyrimin e tij. Tashmė nga ai kishin mbetur vec sytė dhe mjekra e thinjur me majė. Tashmė kėto ishin tė pamjaftueshme pėr njė orgazmė. Pas kaq vitesh nė pritje tė moskthimit tė tij, nė shtratin e saj kishin fjetur pothuajse tė gjithė pinjollėt e familjeve tė fisme tė ishullit, pa llogaritur edhe disa shėrbėtore tė saja qė ajo i kish cvirgjėruar ashtu sic di tė virgjėrojė njė grua qė pret njė moskthim.
Lajmi qė ai po kthehej i kish tronditur tė gjithė. Ishte gati vec gjysma e qilimit, pjesėn dėrmuese tė tė cilit e kishin thurrur vetė pretendentėt me skllavet e tyre.
Kish ditur tė tregohej e drejtė me popullsinė nė qeverisjen e ishullit, ashtu sic ish treguar e drejtė me vetveten, edhe me djalin e saj njėzetvjecar qė pėrpiqej t’i ngjante secilit prej dashnorėve tė sė ėmės, vec tė jatit tė panjohur jo.
Ishulli gėlonte nga qindra gra e vajza qė nėn shembullin e mbretėreshės sė tyre kishin ditur tė mos ndjenin se sa e rėndė ėshtė pesha e njėzet vjetėve. Njė shthurrje kolektive kish molepsur e tronditur gjithshka njerėzore tė ishullit. Vec kafshėt nuk ishin prekur nga kjo gjė. Jeta e tyre vazhdonte, si edhe mė parė, nė kopetė e qeverisura mirė nga prijėsit e tyre.
Sa pėr popullin e ishullit, ai tashmė ishte njė kope me shumė femra e me pak meshkuj tė rinj qė si hamshorė hynin e dilnin nga shtrati nė shtrat, nga ai i mbretėreshės tek i skllaves mė pavlerė tė mbretėrisė.
Nė fillim i kishin shmangur shtatzanitė, por kur moskthimi nisi tė qeverisė mendjen e mbretėrisė, atėhere kish nisur njė garė e shfrenuar e fėmijėbėrjes. Fėmijėt rriteshin tė lumtur nėn kujdesin e baballarėve qė ndrroheshin aq shpesh. Kurrė mė parė ishulli nuk kish pėrjetuar njė harmoni tė tillė. Mund t’i thėrrisje baba, burrė ,grua, djalė a vajzė kujtdo dhe askush nuk do tė tė keqkuptonte. Tė gjithė ishin dashnorė, baballarė, nėna e motra , vėllezėr e bashkėshortė njėkohėsisht. Secili kujdesej pėr cilindo dhe askush nuk e njihte ndjenjėn e xhelozisė apo tė zilisė.
Tė ikurit, edhe vetė mbreti, konsideroheshin tashmė si dicka e largėt, e artė, hyjnore, si krenaria e mbretėrisė qė meritonte tė hynte nė legjendė, ndoshta nė mė tė madhen e legjendave. Por nė legjendė mund tė hyje vetėm duke luftuar larg pėr lavdinė e mbretėrisė e duke dhėnė jetėn si burrat. Dhe legjendėn e dėshironin si tė ikurit, ashtu edhe tė mbeturit.

* * *

Penelopa e kish patur tepėr tė lehtė qeverisjen e fronit. Askush nga brezi i ri i princave nuk kish patur synime pėr pushtetin. Ata ishin rritur nė tjetėr klimė dhe nuk e konceptonin qė midis gjėrave tė dėshirueshme tė bėnte pjesė edhe pushteti. E c’do t’iu duhej ai? Pėrderisa kishin nė zotėrim mbretėreshėn dhe tėrė femrat e ishullit. Askush s’e vriste mė mėndjen pėr hierarkinė apo fismėrinė e familjeve, madje pjesa mė e madhe e tė rinjve nuk dinte as t’i pėrdorte armėt e luftės. Tė gjithė e dinin qė mbretėria u pėrkiste tė ikurve dhe askujt s’i shkonte ndėrmėnd ta vinte nė diskutim kėtė gjė. Penelopa e kish dashur dhe kuptuar popullin e saj si veten, ndaj edhe kish fituar mė shumė popullaritet se tė gjithė tė ikurit sė bashku. Askush nuk e dėnonte apo shante Helenėn e bukur, por pėrkundrazi e kishin admiruar dhe i ishin mirėnjohėse pėr rebelimin e saj. Gratė dhe vajzat e ishullit ishin zbukuruar dhe freskuar mė shumė se kurrė gjatė kėtij moskthimi tė madh. Tė rrethuara nga pėrkėdhelitė dhe trupat muskulozė tė hamshorėve tė rinj ato harronin cdo gjė nė zjarret epshore ku vazhdimisht digjeshin copa bese, premtimesh idiote dhe sa e sa kujtime ndėrgjegjevrara. Gratė dėshironin tė bėnin sa mė shumė qejf dhe fėmijė, fėmijėt tė kishin sa mė shumė dashnore dhe tė dashurat tė bėheshin sa mė shpejt nėna. Njė qarkullim perfekt i dėshirave dhe epsheve nga brezi nė brez.
Pothuaj askush nuk iu falej mė perėndive. Penelopa kish zaptuar shtretėrit dhe qiejt e ishullit. Njerėzia faleshin cdo natė pėr tė dhe ditėn ndihmonin nė thurrjen e qilimit gjigand. Thurrja e tij ishte shndrruar nė njė detyrim moral tė tė gjithė ishullakėve. Tė gjithė dėshironin qė mbretėresha tė dilte faqebardhė nė mbajtjen e premtimit tė vjetėr. Vec kėsaj, edhe qyteza do tė zbuklurohej mė shumė. Njė arėsye mė shumė e qilimthurrjes kolektive ishte edhe fakti se tė gjithė ndjeheshin fajtorė nė besėthyerjet e tyre ndaj tė ikurve. Ndaj secili pas disa orėsh tezgjah sikur ndjente njė farė lehtėsimi pėr mėkatin e kryer njė natė mė parė…Pas cdo mėkati vinte njė copė qilim dhe anasjelltas.Por mėkati i tyre mund tė konsiderohej i tillė vec nga tė ikurit. Pėr tė mbeturit ai ishte vetė parajsa qė ata ia detyronin moskthimit.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 4 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Wed Dec 10, 2008 7:36 pm

Pranė Penelopės punonte vazhdimisht i biri dhe pretendentėt. Quheshin pretendentė sepse pretendonin kush e kush tė thurrte sa mė shumė pėlhurė, gjė qė natėn konvertohej nė sa mė shumė orgazma mbi trupin e mbretėreshės. Ajo i donte tė gjithė dhe tė gjithė e donin. I bėhej zemra mal kur shihte tė birin tė qėndronte pėrkrah saj si mishėrim i tolerancės dhe i mirėkuptimit qė kish pėrfshirė tėrė ishullin. Atė e dallonte vetėm dicka e vogėl nga pretendentėt : ishte i vetmi qė nuk kish fjetur dhe qė s’mund tė flinte me mbretėreshėn. Kjo gjė e bėnte tė ndjehej disi inferior dhe ziliar ndaj tyre, por kjo gjė ndodhte shumė rrallė. Nė mė tė shumtėn e kohės ai dhe pretendentėt i hapnin zemrat njėri- tjetrit duke treguar se sa tė ėmbėla dhe seksi ishin nėnat, motrat dhe skllavet e tyre e mbi tė gjitha edhe ajo, mbretėresha e vėndit dhe nėna e tij Penelopė.
Shpesh i ish lutur sė ėmės ta bėnte edhe me njė vėlla apo motėr, por ajo kish buzėqeshur kuptimplotė dhe i ish pėrgjigjur : “ Atėhere do tė pushoja sė qenuri ndryshe nga tė tjerat, biri
im! “.

* * *

Por tani cdo gjė u kthye pėrmbys. Tė ikurit po ktheheshin. Lajmi kish marrė dhenė. Tashmė qyteti vazhdonte tė funksiononte si njė tezgjah gjigand ku nuk do endej mė qilimi, por njė pelhurė tepėr e hollė justifikimesh rozė, pėlhurė qė do t’i lidhte apo ndante paskėtaj tė mbeturit me tė ikurit. Me tė ikurit qė cuditėrisht po ktheheshin tė lavdishėm, por tė padėshiruar.
I takonte Penelopės t’iu ngrinte lart moralin ishullakėve dhe tė shmangte coroditjen qė kish sjellė lajmi i zi.

Nė fillim ajo nuk e kish besuar kthimin. Njė arėsye e fortė pėr kėtė mosbesim kish qenė fakti se lajmin e kish sjellė i pari njė peshkatar impotent, i vetmi qė nuk e kish provuar gėzimin dhe lirinė e shfrenuar tė njėzet vjetėve nė qendrėn e tij tė rėndesės qė te ai nuk funksiononte mė.
Por ca korierė nga mbretėritė fqinje e kishin vėrtetuar kthimin.
Problemi i vetėm madhor ishin fėmijėt qė kishin lindur gjatė kėtyre njėzetė vjetėve. Pothuajse tė gjithė ishin tė paligjshėm.
Tėrė kėto vite Penelopa kish treguar aftėsinė e saj prej femre, prej gruaje qė kish ditur tė ngopte epshin e saj dhe tė shtetasve tė vet mes njė mirėkuptimi kolektiv. Tani kish ardhur ora t’i tregonte popullit tė saj qė ishte edhe mbretėreshė. Para popullit tė saj dhe para atij mjekėrthinjurit tė lavdishėm qė po kthehej fitimtar. Duhej vendosur patjetėr dicka para se ajo tė ndodhej pėrballė vėshtrimit dinak tė syve tė kaltėr tė tė zotit. Qilimi ishte nė tė mbaruar falė skllaveve dhe pretendentėve.
Sipas llogaritjeve tė fallxhorit tė saj, ata do tė vinin pas njė jave. Nė pallatin mbretėror pretendentėt me lotė nė sy kėrkonin shpėtim nga mbretėresha e tyre. Epshet ishin zhdukur si me magji. Askush nuk guxonte mė tė mendonte moskthimin. Gjendja ishte aq alarmante sa qė nė ishull u vu gjėndja e jashtėzakonshme. Njė urdhėr special i Penelopės ndalonte cdo lloj akti seksual. Dy vetė qė u kapėn duke masturbuar u ekzekutuan nė vėnd. Po kėshtu edhe bariu i ishullit dhe lopa e tij. U vendos qė tė krijohej njė ushtri e vockėl me “ tė tepėrtit” e jashtėligjshėm. Duheshin stėrvitur shpejt nė pėrdorimin e armėve dhe nė pėrballimin e tė kthyerve. Penelopa e dinte se asnjė nga pretendentėt e jashtėligjshėm nuk do mbetej gjallė nga pėrballja me burrat e legjendės. Edhe sikur ata tė fitonin,edhe sikur ata tė humbnin, ajo do tė gėzohej njėlloj. Po kėshtu edhe i biri qė e kish jetėn tė sigurtė si me baba ashtu edhe pa baba.

Megjithėse cdo cast qė kalonte e afronte pėrballjen me gjėmėn, Penelopa vetė ishte cuditėrisht e qetė. Ndoshta nė kėtė drejtim kish ndihmuar edhe njė fakt i thjeshtė.Tashmė qėndronte me orė tė tėra nė dhomėn e saj tė gjumit, shtrirė mbi shtratin qė ai e kish gdhendur vetė mbi trungun e ullirit, si pėr tė pohuar se aty do tė mbretėronte vec paqja. Nė tė vėrtetė gjatė kėtyre viteve hibridė e tė pazokontė ajo kurrė s’kish bėrė dashuri mbi atė shtrat. Jo. Pretendentėt i kishin shijuar hiret e saj kudo nė guva, plazhe, nė bordellet ku ajo kish hyrė fshehurazi dhe e maskuar pėr tė provuar zjarrin e pasionit mishtor tė skllevėrve nubianė,por ato mbi atė shtrat jo. Ai shtrat kish qenė gjithmonė altari ku flinin sa e sa fjalė tė ėmbėla, kujtime, premtime, rėnkime tė shkruara nė njė gjuhė tė shpirtit qė e njihte vec ajo dhe ai, sykaltėri dinak, burri i parė i ishullit dhe mashkulli i vetėm i atij shtrati tė ullirtė. Sa mė shumė qėndronte shtrirė mbi atė altar,aq mė shumė e ndjente qė nė tė vėrtetė kthimi i tij nuk bėnte pjesė nė gjėrat e padėshirueshme.
Nė fund tė fundit ajo tėrė kėtė kohė qė ai , i zoti i saj, luftonte nė dhe tė huaj pėr tė hequr turpin qė Helena e bukur i kish falur aq lehtėsisht atdheut tė saj, i kish provuar vetes atė qė cdo grua do tė donte ta provonte.Qė Brenda cdo gruaje flenė nė harmoni tė plotė mbretėresha dhe skllavja, e virtytshmja dhe kurva,ku zgjimi i njėrės nuk ia prishte ėndėrrat tjetrės. Dhe kishin qenė zgjime tė mrekullueshėm dhe ėndėrra hyjnore…
Tashmė ajo ish e gatėshme tė shtrihej nė atė shtrat me dinakun legjendar.. I vinte keq pėr tė paligjshmit, por e dinte se nuk kishte zgjidhje tjetėr. Ata do tė vriteshin tė gjithė.
Vėrtetė qė shumica e atyre qė ktheheshin nga Troja e largėt ishin tė plakur, tė lodhur e tė raskapitur nga luftėrat e pafund, por ata kishin dicka qė askush nė ishull nuk mund ta kuptonte: mallin pėr vendin dhe gratė e tyre, si edhe njė epsh njėzetėvjecar i pėrlotur e i pa shpėrblyer…Pastaj…a nuk vinin ata nga legjenda?
Shumica e pretendentėve kishin vėrtetė forcėn dhe dėshirėn pėr tė thyer pleqtė plangprishės, por epshet dhe orgjitė i kishin privuar nga dy gjėra tė cilat ishin edhe kobi i tyre i parathėnė: ata s’e kishin idenė se nė botė ekzistojnė edhe dy gjėra tė fuqishme,malli dhe pritja. Ata dinin moskthimin, ndėrsa legjendarėt e cfilitur kthimin.

Penelopa i kuptonte natyrshėm kėto gjėra dhe ndjente keqardhje kur pėrfytyronte se si do tė skuqej deti nga gjaku i ri i pretendentėve. Mė sė fundi qilimi gjigand ishte pothuajse gati. Kish mbetur pa pėrfunduar vec njė pjesė : rrugica e vjetėr qė tė shpinte te limani i ishullit, pikėrisht aty ku pas pak ditėsh legjendarėt do tė shkelnin pas njėzetvjetėsh dhe ato, gratė e tyre besnike, do t’i mbulonin me puthje, kurrora ullinjsh dhe me njė re tė purpurtė justifikimesh qė ndoshta do t”u hynte nė punė pėr tė davaritur nga vėshtrimet e syve tė tyre pyetjen qė nė kėtė kthim tė jashtėzakonshėm ata do t’ua bėnin me tė drejtė: “C’ishte ajo turmė djelmoshash tė bukur e aspak trima qė kish marrė guximin t’ua ndalonte kthimin pranė brigjeve tė shumėdėshiruara tė atdheut tė tyre?”.

* * *

Dita e kthimit kish ardhur mė nė fund. Legjendarėt e thinjur e me trupat plot blana plagėsh mė sė fundi ishin nė shtėpitė e tyre.
Askujt nuk i ra nė sy qilimi gjigand. Ndoshta e kishin harruar. Ndoshta edhe ngaqė fallxhori kish vdekur. Dinaku sykaltėr,zot i vendit, e kish parė me indiferencė atė masė jeshilen qė kish mbuluar tėrė qytėzėn. Aq i bėnte pėr tė. Tani para tij ndodhej Penelopa dhe njė djalosh i bukur qė aq shumė i ngjante atij.
Kishin shumė gjėra pėr tė thėnė. Shumė gjėra pėr tė dėgjuar. Shumė gjėra pėr tė heshtur.
Ai nuk kishte nevojė pėr shumė gjėra nga ajo tani. Thjeshtė pak heshtje dhe njė shplodhje tė verbėr mbi gjinjtė e saj.
Mė pas ,pasi kishin bėrė dashuri si dy tė porsanjohur tėrė epsh e kėrshėri pėr atė pėrzjerje tė llahtarshme gjuhėsh , buzėsh, trupash e gjymtyrėsh , nuk e kishin ndjerė tė nevojshme tė pyesnin pėr asgjė. As pėr t’u pėrgjigjur.
Mbretėresha kish dashur ta pyeste nėse i kish pėlqyer qilimi gjigand, por sa herė qė e kish cuar pyetjen ndėr mėnd kish ndjerė heshtjen e tij ta pushtonte,ta dėrmonte e ta thėrmonte tė tėrėn nė copėza tė vogla, nė grimca infantile tė paafta pėr tė belbėzuar qoftė edhe njė fjalė…
Pas tėrė atyre viteve tani ndjehej i lumtur.Mungesa e lumturisė sikur e kish cmėsuar me tė pranuarit e faktit tė thjeshtė qė me tė vėrtetė ai duhet tė ishte i lumtur. Ish kthyer nė shtėpinė e tij, pranė gruas cuditėrisht aq e freskėt,pranė djalit qė s’e kish njohur kurrė nė atdheun e tij.
Kthehej nga legjenda e ndoshta prandaj nuk e ndjente nevojėn e lumturisė qė mesa dukej ishte krijuar pėr njerėzit e rėndomtė.
Penelopa si t’ia kish kuptuar mendimet dinakut ish ndjerė fillimisht e lumtur. Mė pas lumturia i ish shfaqur si dicka e ngjashme me qilimin gjigand nė ngjyrė jeshile qė pas kaq vitesh punė tė lodhėshme ( angari e shpirtit ) ish shpėrblyer me mosvėmėndje. Lumturi e gjelbėrt e mospėrfillur.
Pėrsėri kish dashur tė fliste dicka. Ta pyeste tė zotin e ishullit, t’i tregonte dicka interesante qė sytė e tij tė hiqnin atė ngricė legjende. Donte qė me cdo kusht ai ta pyeste, t’i kėrkonte sqarime pėr atė turmė djaloshėsh qė kish tentuar t’i ndėrpriste kthimin, nė mėnyrė qė ajo tė kish mundėsi tė pėrdorte justifikimet dhe gėnjėshtrat njėzetvjecare, tė njėjta nė moshė me qilimin gjigand.
Kur e pa se prijėsit asgjė nuk i bėnte mė pėrshtypje, madje as i biri, ndjeu njė nevojė tė tmerrshme pėr t’i treguar gjithshka. Atij qė s’i bėnte pėrshtypje asgjė nė mbretėrinė e tij le t’ia kthente shkėlqimin e syve, inatin dhe zemėrimin e vėrteta qė do tė dilte nga goja e saj…
Ndaj edhe i rrefeu gjithshka. Ish ndjerė e lehtėsuar dhe prej tij donte vec njė reagim, dicka qė le t’i ngjante edhe ndėshkimit, torturės apo vdekjes. Mjaft qė tė ishte e njeriut dhe prej njeriu. Mjaft qė ta bėnte atė burrė legjendar edhe njė herė njeri, tė ndjeshėm e tė mėncur, tė ashpėr dhe mizor. Si dikur, njeri dhe prijės njėkohėsisht.
Ai e kish dėgjuar i palėvizur rrėfimin e saj. Pastaj kish ecur ca hapa nėpėr rrugicėn e gjelbėrt ,pėr tė ndaluar mbi njė shkėmb buzė detit, me vėshtrimin e tretur larg, shumė larg,nė njė horizont qė si edhe ai i pėrkiste legjendės.
Penelopa ish kthyer nė dhomėn e saj.
Ishte njė mbretėreshė e kėnaqur dhe njė grua e palumtur. Pėr herė tė parė ndjeu qė asgjė s’kish rėndėsi nė kėtė botė pėr sa kohė qė ekzistonin heshtja, fjala dhe legjenda.
Kthimi dhe moskthimi, kėto dy ide qė e kishin torturuar netėve tė pafundme iu dukėn dy gjėra bajate, ndoshta tė keqpėrdorura.
Mendja i shkoi te fallxhori i vdekur.
“ C’gjė mund tė bėjė gruaja ime pa u mėrzitur?”.
“ Cdo gjė ,imzot, pėrvec pritjes! “.

(Athine, 1994)
ARTAN GJ. HASANI


Edituar pėr herė tė fundit nga Rrezon@ nė Wed Dec 10, 2008 7:39 pm, edituar 1 herė gjithsej
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 4 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Wed Dec 10, 2008 7:37 pm

DITE PA EMER - tregim
DITE PA EMER

Zhurmė e tmerrshme.Fqinji im i sipėrm u zgjua.Fle nė divan.Prej pesė vjetėsh mė bėn zgjimin.Pasi ai sistemon divanin e mallkuar zgjohem edhe unė njė kat mė poshtė.Gogėsimė mėngjezore.Ora 06.Lakuriq.Kėrkim pantoflash.Mė pas ecje zbathur deri tek pragu i banjės.Rikthim nė dhomė.Pėrsėri kėrkim pantoflash.Gjetje e tyre diku nėn krevat.Njėra prej tyre ėshtė pėrmbys.Pas disa castesh pėrpjekje pėr tė urinuar pikėrisht nė mes tė vrimės sė mbushur me ujin autokton tė pajisjes sė porcelantė.Jam i suksesshėm nė urinimin mėngjezor.Precizion qė do ta kishin zili shumė qitėsa.Hapje e rubinetit.O Zot!Harrova qė nė kėtė orė s’ka ujė.Dora e majtė hap njė rubinet tjetėr.Uji i depozitės mė sjell disi nė vete duke mė larguar deri diku zemėrimin dhe bezdisjen qė mė fal cdo mėngjez fqinji dhe divani i tij i mallkuar.Furcė dhėmbėsh.Tubet paste dhembėsh i deformuar dhe kahektik.Duhet shkuar nė supermarket.Rreshti i dytė djathtas.Sapunė,shampoo,pasta dhėmbėsh.Njė bjondinė elegante.Buzėqeshja e saj.S’ja kujtoj ngjyrėn e syve.
Peshqiri i verdhė qė fėrkohet dhunshėm pas syve dhe veshėve tė mi.Pasqyra e vogėl e banjės.Fytyra ime e parruajtur.Rrathėt e fryrė poshtė syve si dėshmi e pėrditėshme e njė gjumi tė shqetėsuar.Akuariumi me peshq tė kuq nė korridor.Tim biri i pėlqejnė shumė.Mė falni!Harrova qė s’kam fėmijė dhe kjo pėr arėsyen komode se s’kam grua.
Majtas njė pikturė nga e cila s’tė vjen asgjė e mirė,vec njė ere tė thartė boje vaji(qė natyrisht nuk e llogaris te gjėrat e mira).Djathtas dera e jashtme e apartamentit tim.Pas saj njė varėse aspak e kushtueshme rrobash,ku midis tė tjerash ėshtė varur edhe njė dylbi e thyer.Cdo mėngjez,nė kėtė orė,nėpėr tru mė kalon mendimi qė ajo dylbi e padobishme duhet flakur te plehėrat.Megjithatė ajo vazhdon t’i ndėrprese rrugėn vėshtrimit tim.Nė fakt prania e asaj dylbie atje i dedikohet mendimit tjetėr qė mė pėrfshin zakonisht nė ato caste: Jam lakuriq nė mes tė korridorit.Tė ndez njė cigare,tė rruhem apo tė vesh mbathjet?Zgjedh mė shpesh tė tretėn,jo i shtyrė nga ndonjė lloj morali,por thjeshtė pėr arėsye komforti gjenital.Ndoshta edhe nga qė akti i tė veshurit tė mbathjeve i pėrshtatet mė shumė mėngjezit se sa mbrėmjes.
Xhezveja e kafesė.Dyshe.Njė lugė kafe,njė lugė sheqer.Edhe ujė.E mesme.Zilja e telefonit.Si zakonisht numėr i gabuar.Edhe kjo telefonatė idiote bėn pjesė nė arsenalin e atyre gjėrave qė kanė marrė pėrsipėr zgjimin tim.Unė e di kėtė gjė,ndaj edhe nuk e pėrplas receptorin nė ndonjė cep tė dhomės.
Rrufitje e kafesė.Kėrkim cakmaku nė njėrin nga qoshet e tryezės sė mbushur plot me revista dhe gazeta nė njė kaotikė tė admirueshme dhe pas pak….tym qė mbush dhomėn.Ndėrkaq mėngjezi ėshtė larguar.Tani s’ėshtė mė mėngjez.Sepse s’ka mė asnjė mbeturinė gjumi nė tėrė qėnjen time.Xhezveja e ndotur dėshmon pėr kėtė.
E di qė pas pak do tė dal nė rrugėt e pista dhe frymėmarrja ime do tė tjetėrsohet nėn ritmin e ulurimave tė ca krijesave me rendiment tė ulėt intelektual,zakonisht flokėpakrehur e sypalarė,qė tė zėnė rrugėn duke tė ofruar njė tufė qepė tė njoma apo majdanoz.Unė kurrė nuk bie viktimė e kurthit tė tyre agrar.Do tė vazhdoj rrugėn mes kambistėve tė mėrzitshėm qė profesioni i ri ua ka kufizuar fjalorin nė dy fjalė:euro dhe dollarė.Pas pak do tė gjendem para njė grupi manjakėsh,adoleshentė dhe tė thinjur bashkė,qė me njėrėn dorė nė xhep jargaviten para njė grumbulli gazetash erotike qė i zoti ,mesa duket,e ka parė tė arėsyeshme t’i shesė pikėrisht nėn kėmbėt e turmės nė konkurencė tė plotė me asfaltin.
Do tė vazhdoj rrugėn time pa harruar qė dy-tri herė tė rrezikoj jetėn para rrotave tė makinave tė cmendura.Ndoshta do tė hyp nė njė autobus qė mbase do mė shpjerė nė bregdet.E ndjej qė me tė hyrė nė tė do ta kuptoj qė njeriu do tė ishte mė pak fatkeq po tė mos kishte shqisėn e nuhatjes.Njė erė e tmershme sqetullash,tymi cigareje dhe njė kutėrbim polifonik trupash do tė mė detyronte tė zbrisja nė stacionin mė tė afėrt.Nė rrugė do tė mė presė e njėjta pamje: pluhur,zhurma dhe turma njerėzish qė vrapojnė,ulurijnė,zihen e qėllohen,pa harruar tė kruajnė edhe hundėt apo tė pėshtyjne aq natyrshėm e tė qetė, thua se bulevardet janė krijuar enkas pėr hundėkruajtjen e neveritshme.

Do tė vazhdoj rrugėn time drejt buzėdetit duke takuar njerėz qė ndjehen heronj dhe pasanikė menjėherė pas njė gote “Martini”,veteranė militantė qė kanė harruar tė vdesin,vajza gjokslėshuara nė kėrkim tė dashnorėve tė tyre injorantė,gra trashaluqe qė zgjedhin midis leckave tė Gabit ndonjė kombinezion tė zi dalėboje me tė cilin shpresojnė tė joshin bashkėshortėt e tyre impotentė,pasojė e njė masturbimi kolektiv fizikoshpirtėror dhe pėrsėri,pėrsėri pluhur,vapė dhe njė mėrzitje e tmerrshme e paralajmėruar nga ai zgjim po aq i tmerrshėm i rutinės.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 4 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Wed Dec 10, 2008 7:37 pm

Mė nė fund,ndofta,do tė arrij buzėdetit!Atje ku para meje,nė shekuj,kanė qėndruar dashnorė,poetė tė cmendur,njerėz ndėrgjegjevrarė,guacka,leshterikė apo vejusha fatkeqe marinarėsh…
Megjithatė unė nuk dua tė rrezikoj kaq shumė pėr tė arritur buzėdetit.Kjo pėr arėsyen e thjeshtė se me tė arritur atje do tė mė ikė edhe dėshira pėr njė shplodhje buzėdetit.Ndaj nė djall deti dhe buza e tij!
Ecje e paqėllimtė nėpėr dhomė.Telekomanda qė nėn gishtin e madh tė dorės sime tė djathtė shfaq nė ekranin e TV stacione tė shumta qė ia lėnė vendin njėri- tjetrit me njė bujari tė rrallė.Sikur tė lėviznin kaq shpejt edhe ditėt e kota tė jetės sonė!Qesh.Nėnqesh.Kjo ide mė ka ardhur edhe njė herė tjetėr nė mendje.Kam qenė ndoshta duke dhjerė porcionin e drekės diku nė halenė e drunjtė tė njė stacioni tė humbur treni.

Teshtij.Ndoshta duhet tė vesh dicka.Pasqyra e dhomės sė gjumit.Vazhdoj tė jem simpatik,ndonėse kam filluar tė thinjem e tė shpyllėzohem nė pjesėn e pėrparme tė kokės.Vėshtroj me kujdes pjesėn e shpyllėzuar.Shkretėtirė e ndritshme.Nėn tė oazi i trurit tim.Kėnaqem.Mė pas vetėkėnaqem.Pas pak harroj gjithshka pėr vetėkėnaqesinė time dhe nxitoj t’i telefonoj dikujt.Nė momentin e fundit ndrroj mendje.Kam dy alternativa pėr ekzekutimin e kėsaj dite tė paradėnuar me vdekje.Njėra ėshtė tė shkoj tek e dashura ime.Tjetra tė qėndroj nė shtėpi e tė shkruaj.Nė fakt ėshtė disi e bezdisshme qė pikėrisht tani qė ora po i afrohet 11-tės paradite, tė mos kesh vendosur akoma se c’do tė bėsh.Ka dicka intriguese tė llojit fitim i kohės sė humbur nė castin kur ti e kupton se, sidoqoftė,dita ka filluar,mėngjezi i thinjur struket diku pas carcafėve tė zhubravitur tė krevatit dhe…ora 12 varet mbi fytyrėn e ditės si njė neveri e vogėl e mbarsur me zhurma gatimi,tenxheresh e enėsh dhe me tė qara kalamajsh qė gjyshet ua ndėrpresin lojėn enkas pėr tė ngrėnė drekė.Pikėrisht nė kėtė orė tė vėshtirė mė duhet tė vendos pėr dicka.
Ta zėmė se do tė shkoj te Klara.Do tė pėrqafohemi dhe puthemi,si gjithmonė,me zjarr.Kemi katėr vjet qė puthemi me zjarr!Zjarri nė fillim na djeg si prush buzėt,faqet.Mė pas e marr prushin e lartpėrmendur nė duart e mia dhe e vendos mbi gjinjtė e saj tė vegjėl.Flakė,dritė,njė shpėrthim nė formė rėnkimi dhe pastaj…djersė dhe hi mbi njėrin nga divanet e mėdhenj.Mė pas cigare,pak konjak unė,pak ujė tė ftohtė frigoriferi ajo dhe zjarrfikėsit largohen tė padukshėm nė trajtė mbathjesh tė nėpėrkėmbura apo prezervativesh tė cvirgjėruar dhunshėm…

Klara ėshtė tip sexy,por jo aq e zgjuar sa tė kuptojė qė tė qėnurit sexy ėshtė gjysma e punės.Gjysma tjetėr,tė ndjerėt sexy,pėr tė ėshtė mė shumė njė lloj shtirjeje apo mode kolektive,se sa njė realitet shpirtėror individual.Ndoshta ėshtė kjo arėsyeja qė zjarri fiket kaq shpejt duke i lėnė urėt e shpirtit tim vazhdimisht tė padjegura.E thėnė ndryshe,ajo djeg vetėm njėrėn urė timen,atė qė duket nė qendėr tė trupit tim.Ajo nuk mund tė kuptojė se sa orgazma tė njėpasnjėshme pėrjeton truri dhe shpirti im nė cdo cast qė kalon.Kur unė i them qė cdo ditė e jetės s’ėshtė tjetėr gjė,vecse njė orgazėm e shpirtit,ajo buzėqesh nga bukuria e frazės,por jo nga thellėsia e saj.Kjo gjė mė bėn tė ndjehem i mjerė,por e di se s’mund ta ndryshoj dot.
Sidoqoftė,Klara vishet bukur dhe ėshtė shumė xheloze,madje edhe pėr rivale qė mund ta konkurojnė nga ekrani i njė filmi televiziv.Kur dalim shėtitje,shpesh mė duket se nuk shoqėrohem nga dashnorja,por nga bodyguardi im.Nėse vėshtrimi im do tė ndalojė mbi njė gjoks qė spikat pa sutien,nėn ndonjė bluzė tė hollė,do tė ndjej nė cast shtėrngimin e dorės sė saj mbi krahun tim…
Dikur, nė raste tė tilla, unė i bindur e sakrifikoja pamjen e kėndėshme dhe bėhesha disi “djalė i mirė”,por kohėt e fundit vėshtrimi im rebelohet nė mėnyrė tė pakthyeshme.E ndjek me sy deri nė fund gjoksin nė fjalė dhe pastaj i qetė i kthehem Klarės:”E mirė,ėėė?”.
Si tė gjitha femrat xheloze,edhe ajo bie viktimė e vėshtrimit tė syrit dhe ėshtė tepėr e pazonja pėr tė testuar vėshtrimin e shpirtit tim.Ajo pėr shembull,s’mund ta imagjinojė qė unė shpirtėrisht mund tė “drogohem” edhe nga njė pesėdhjetėvjecare,mjaft qė tė dalloj nė fytyrėn e saj gjurmėt e trishtimit pėr jetėn qė ikėn kaq shpejt.
Xhelozia e Klarės pėrpiqet tė mė mbrojė nga sulmet e tridhjetėvjecareve tė bukura.Ajo nuk frikėsohet nga ndonjė femėr qė s’e gėzon privilegjin e bukurisė.Kjo gjė natyrisht ėshtė nė avantazhin tim dhe nuk e lė pa e shfrytėzuar.
Nė fakt jam ca besnik,megjithėse thonė qė besnikėria e rradhit mashkullin pranė teveqelit nė hierarkinė e vlerave.Kurrė s’e kam tradhėtuar Klarėn pėr njė mė tė bukur.Pėr mė tė zgjuar shumė herė.Edhe sikur t’i rrėfehesha asaj pėr kėto tradhėtira,ajo nuk do t’i besonte duke parė pikėrisht mosbukurinė e tyre fizike.
Njė bukuroshe xhelozohet pėr mė tė bukurat,njė e zgjuar pėr mė tė zgjuarat!Shyqyr qė Klara nuk ėshtė shumė e zgjuar,se pėrndryshe,njė Zot e di se si do tė shkėputesha nga ethet e masturbimit.
Mė vonė Klara mund tė vėrė njė cd me rrok simfonik dhe me njė gotė Whiskey nė duart e vogla do tė tundė trupin e hijshėm para meje.Unė do ta shoqėroj me sy kėtė dėshmi bukurie,pa harruar tė mendoj me keqardhje pėr urėt e padjegura.Ndoshta pas disa minutash do tė bie pėrsėri viktimė e epshit fizik dhe pėr tė dytėn herė do tė pėrpiqem tė dhuroj zjarr pa u ngrohur aspak.
Mė pas,pėr orė tė tėra,fluturim mes planesh pėr tė ardhmen tonė tė pėrbashkėt,tema e saj e preferuar nė intervalet e seksbėrjes.O Zot,sa budallackė!Kemi katėr vjet qė bėjmė plane pėr tė ardhmen tonė,a thua se kėto katėr vjet nuk bėjnė pjesė nė tė,por nė njė extra time qė s’dihet se cila perėndi bujare na e fali!
Ajo do tė llomotisė tėrė entuziazėm pėr minuta tė tėra,por unė qė e di qė entuziazmi ėshtė privilegj i atyre qė kėnaqen me pak,preferoj mė mirė tė pėrtyp nė heshtje ca bajame tė pjekura qė zakonisht ndodhen nė tė majtė tė kolltukut ku unė qėndroj gjithmonė nė dhomėn e saj tė mobiluar kėndshėm.
Do tė vijė njė moment kur ajo do tė kėrkojė mendimin tim pėr dicka dhe unė i hutuar e i pavėmendshėm do ta pyes:”Si?Cfarė the,se nuk e dėgjova?”
Ajo zakonisht lėndohet nė raste tė tilla,ndėrsa unė pėrpiqem ta qetėsoj duke i pėrsėritur pėr tė mijtėn herė qė ėshtė shumė sexy.Klara do tė mė falė nė mosvėmendjen time dhe do tė vazhdojė planifikimin e saj mizor.Nė tė ,hė pėr hė,bėjmė pjesė vetėm ne tė dy.Nė njė fazė tė dytė ne (sipas saj) do ta zgjerojmė familjen tonė edhe me dy femijė.Zakonisht nė tė tilla caste unė mbytem dhe nuk realizoj dot gėlltitjen e bajameve dhe tė planifikimit tė saj mizor.Jo se nuk mė pėlqejnė fėmijėt,por mendoj se ata do tė ishin 4 vjecarė qė nga koha kur ne filluam tė mendojmė pėr ta.Madje,po tė llogaris edhe intensitetin e planeve tė Klarės, fėmijėt tanė tani do tė ishin nė prag tė pensionit…
Mė mirė tė qėndroj nė dhomėn time e tė shkruaj.Askush deri mė sot nuk ka lexuar ato qė shkruaj unė.Jo se nuk dua qė t’ia jap kėtė kėnaqėsi dikujt,por se nuk e di nėse ėshtė kėnaqėsi leximi i kėtyre rreshtave…


(shkruar ne veren e vitit 1996... ne Vlore)


ARTAN GJ. HASANI
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 4 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Wed Dec 10, 2008 7:40 pm

ARTAN GJ. HASANI
RUTINE - tregim
RUTINE

Prej dy orėsh po shullohem nė diell diku nė njė cep tė plazhit bashkė me Klarėn. Pranė nesh, dy-tri metra mė tutje, nėn hijen e njė ombrelle elegante ngjyrė pjepri, shtrihet njė cift pesėdhjetėvjecarėsh. Ajo ėshtė e bėshme, me gjinj tė mėdhenj, me kofshė cuditėrisht tepėr tė lėmuara pėr moshėn e saj. Mė bėn pėrshtypje afshi me tė cilin thith cigaren. Nga rrobat e banjės ngjyrė tė bardhė dalloj masėn e errėt nė qendrėn e rėndesės sė trupit tė saj. Tani ėshtė kthyer komplet nga unė (nė njė pozė klasike tė nudove tė Renesansės) dhe e ndjej qė po mė vėshtron pas xhamave tė syzeve apo ndoshta edhe mbi to.
Ai ėshtė njė trupmadh leshator dhe tullac. Duket i menduar pasi prej disa minutash vėshtrimi i tij ėshtė pėrqėndruar diku larg nė det. Ndoshta pėrjeton caste pishmanllėku. Mė pas, duke parė qė vėshtrimi i tij mbėrthehet mbi Klarėn time tė hijėshme, ndėrroj mendim.
"Ujė i mrekullueshėm,valė i ngrohtė...", thotė Klara duke u fshirė me peshqir. Ajo nuk ulet menjėherė. Qėndron nė kėmbė ca caste pėr t'u tharė disi. Tani burri ėshtė kthyer nga ne dhe pa ndrojtje vėshtron Klarėn qė natyrisht e shijon vėshtrimin e tij tė mbėrthyer mbi trupin e saj. Femrat janė tė gjitha njėsoj nė kėtė drejtim: edhe njė kalė sikur t'i vėshtronte me ngulm do ta shijonin paq atė moment fatlum!
Sa herė qė Klara ndodhet nėn fushėn manjetike tė meshkujve hutohet, befas dėshiron tė hiqet si e shpenguar, por ėshtė aq torollake sa qė bie nė sy menjėherė sėbashku me pėrpjekjen e saj tė dėshtuar. Ja, tani ajo sec po mė flet pėr njė ekspozitė pikture qė duhet ta kishim vizituar njė javė mė parė. Nė fillim mė habit pasioni i saj i papritur pėr pikturėn. Mė pas nuk mė habit fare. Unė di tė kuptoj pa keqkuptuar. Asaj i pėlqen mirėkuptimi im dhe pėr pasojė e zgjat edhe ca qėndrimin nė kėmbė para tullacit leshator.
Kthehem edhe unė i tėri nga gruaja e bėshme. Dikush pengohet nė kėmbėt e njė plazhisti dhe rrėzohet. Cifti qesh. Qesh edhe unė. Klara mė pyet pėrse qeshim. Ia tregoj dhe ajo qesh disi e pėrmbajtur, pa harruar tė hedhė njė vėshtrim flash mbi ciftin. Akulli u thye disi. E di qė kėtė gjė mendojnė edhe nė cadrėn pėrballė. Pėrvoja ime mė thotė qė gjithmonė ėshtė e lehtė tė thyhet akulli nėn 40 gradė celcius.
Pas pesė minutash ndodhemi qė tė katėr nėn ombrellėn e tyre duke luajtur tavėll. Luajmė unė dhe tullaci. Si zakonisht nė raste tė tilla, gratė i kemi kundėrshtare. Njė mesazh i fqinjėsisė sė mirė. Sa herė qė unė humbas Klara duartroket e kėnaqur. Tullacit i bėhet qejfi pėr kėtė dhe here pas here hedh vėshtrime mashkullore mbi shalėt dhe gjinjtė e Klarės. Ndėrkohė unė gėzoj simpatinė e zonjės sė tij e cila mesa duket e adhuron mirėsjelljen dhe qetėsinė time. Nga afėr e shoh qė ėshtė tėrheqėse dhe ndjellėse. Kuptoj edhe dicka tjetėr. Midis tyre tashmė, pas kaq e kaq vjet martese, sundon mėrzitja nga rutina e jetės. Mė pėlqen kjo e vėrtetė, ndaj pėrpiqem tė hiqem edhe unė i mėrzitur nga e pėrditshmja qė na vret si pa kuptuar. Nė fakt unė jam i mėrzitur ,kėshtu qė s'ėshtė nevoja tė shtirem.
E ndjej qė po fluturoj nė krahėt e vetmisė relative, ndaj nuk flas mė, por vec ėndėrroj se si mund tė bėj njė dorė seks me gruan e tjetrit. Mė josh sidomos xhunga e zezė e gravitetit tė qėnjes sė saj qė herė herė lėviz si nė njė fryrje-shfryrje, ritmika e sė cilės pėrcaktohet nga ligjėsi qė nuk pėrmenden nė tekstin e fizikės. Gratė mė shpesh marrin frymė me pubis, se sa me mushkėri.
Ndėrkohė Klara ngrihet, shkund rėrėn nga vithet dhe propozon tė hyjmė nė ujė tė tėrė sė bashku.Tullaci ngrihet i etur. E vėshtroj me qetėsi dhe i zgjas dorėn gruas sė tij pėr ta ndihmuar tė ngrihet. Mė pėlqen vėrtet trupi i saj i bėshėm, me gjinjtė e fryrė e pak tė lėshuar anash qė sutieni i vogėl ia shfaq aq sexy. Lakuriq ai gjoks s'do tė mė tėrhiqte edhe aq, por kur mendoj gjallėrinė e pazakontė tė vėshtrimit dhe ecjes sė saj gėlltitem nga padurimi rozė qė mė fal prania e kėsaj pesėdhjetėvjecareje.
Luajmė dhe notojmė tė gjithė. Tullaci na doli qė qenka njeri me humor. Klara duke u zhytur zbulon padashje njėrin gji. Skuqet pak, qesh si torollake dhe nė pėrpjekje pėr ta mbuluar e zbulon tė tėrin. Thitha e erektuar i shkakton njė gėlltitje tė zhurmshme mikut tone.
Dalim nga deti tė kėnaqur. Unė dhe tullaci leshator patėm rastin tė shohim dhe tė prekim kofshė, gjinj dhe barqe grash jo tonat. Gruaja e mikut tonė dy herė mė preku padashje apo "padashje" nė organin tim vigjilent(tė dy herėt nėn ujė), ndėrsa Klara bėri njė ngjeshje tė hatashme gjinjsh pas gjoksit leshator tė tullacit, ndėrsa po luftonin "pėr topin e parė".
Ulemi tė qeshur e tė zhurmshėm nėn hijen e ombrellės tonė. Tullaci vrapon pėr tek njė minibar veror, fare pranė nesh, dhe kthehet pas disa castesh me katėr kuti Coca Cola tė cilat na i shpėrndan me duar tė dridhura. E ndjej qė leshatori ėshtė gati tė bėjė cdo gjė pėr ne, d.m.th. pėr Klarėn, madje edhe pse e vė re qė e shoqja e tij mė ndjell ca, ai tregohet tolerant kundrejt vėshtrimit tim mbi xhungėn e zezė, disa nga qimet e sė cilės depėrtojnė copėn e hollė e tė bardhė tė mbathjeve tė saj.
Sic duket llogaria e tij ėshtė e thjeshtė: Ai nuk humbet gjė nėse plaka e tij do tė flirtojė me mua, ndėrsa ai fiton shumė nga Klara e re dhe sexy .Sigurisht ėshtė i bindur qė do ta fusė nė dorė.Unė nga ana ime jam i bindur pėr dy gjėra:qė organi im do tė shtrydhet mbi xhungėn e zezė shumė shpejt dhe qė Klara nė castin e duhur do t'i japė njė mėsim tė mirė dhe zhgėnjyes tullacit leshator( edhe pse Klarėn e eksiton shumė njė trup leshator mashkulli).

Krahas shumė sindromeve tė fushės mjekėsore ekzistojnė edhe disa sindrome shoqėrore.
Njėri nga ato ėshtė sindromi i plazhistit. Ndodhesh nė plazh. Diell, det, rėrė, trupa gjysėmlakuriq qė shtrihen aq shthurur, djersė, lesh, transparencė tekstile, humbje e nocionit tė hapėsirės, e nocionit tė kohės, gjinj me thitha tė erektuar, sqetulla femėrore gjysmė tė rruara, gjokse leshatore bodybuilder-ash, spitullim dhe snobizėm, pėrsėri djersė dhe vapė e pėrsėri herezia e madhe e plazhit.
Nė fakt nė plazh nuk zhvishet vetėm trupi, por edhe truri. Me tė parė trupin tėnd lakuriq ti e kupton qė ai ėshtė krijuar pėr tė qenė lakuriq. Ky mirėkuptim zgjat po aq sa edhe plazhimi. Me tė mbaruar seancat plazhuese e me tė veshur rrobat, ti kujdesesh qė gruas tėnde tė mos i duken shalėt tėrheqėse nga e cara e madhe e fustanit apo e porosit qė kurrė tė mos dalė pa sutien , sepse majat e gjinjve tė saj mund tė shkaktojnė jo vetėm incidente me kalimtarėt,por edhe aksidente tė rėnda rrugore. C'hipokrizi...Tėrė ditėn tė gjithė plazhistėt kullosin sytė nė format e trupave tė grave dhe vajzave tona dhe ne nuk bezdisemi aspak, sepse sic thashė mė lart, "jemi nė plazh", ku tė gjithė janė njėsoj lakuriq, por me tė dalė nė rrugė jemi gati t'i thyejmė kafkėn cdonjėrit qė hedh vėshtrimin e turbulluar mbi format e mbuluara tė grave tona!
Me sa duket morali mbaron aty ku fillon plazhi dhe rėra e bregdetit. E thėnė ndryshe me terma rrobaqepėsish, morali i tė "moralshmėve" nė plazh ėshtė si njė kostum i veshur nga ana e brendėshme.

Tani ne po ndahem nga cifti leshrathinjur, pasi e kemi lėnė tė darkojmė sė bashku nė njė restorant nė periferi tė plazhit. Pėrfytyroj darkimin miqėsor nėn dritat e zbehta tė qirinjve dhe nėn tingujt e njė orkestre evgjitėsh tė lumtur. Unė dhe leshatori do tė jemi pėrballė dhe anash nesh do tė jenė objektet tona joshėse. Do tė ngrihet fillimisht njė dolli(nga leshatori) pėr njohjen tonė dhe mė pas ai do tė mė perqafojė mua me pėrzemėrsi pėr tė justifikuar kėshtu pėrqafimin dhe puthjen prej babloku babaxhan qė do t'i japė Klarės diku nė kokė mbi flokėt. (Kjo sa pėr fillim,sipas planit tė tij). Ndėrkohė natyrisht do tė pėrqafohemi edhe me zonjėn e tij tė kolme tė cilėn unė nuk do ta puth nė flokė, por thjeshtė do ta drithėroj me frymėn time rrėzė qafės, diku pas veshit. Ai do tė leshojė njė "ehhhh..." nostalgjik dhe do tė nisė ligjėratėn e tij me fjalėt "Kur ju shoh kėshtu tė qeshur, tė bukur e tė lumtur mė kujtohet rinia ime, vitet e njohjes me Xhinėn (do tė hedhė njė vėshtrim pėrdėllues nga e shoqja) "Eh,c'lumturi,c'dashuri...edhe njerėzit ishin mė tė dashur e tė respektueshėm dikur".
Ai do tė flasė pėr minuta tė tėra. Qėllimi i tij do tė jetė krijimi i njė lloj hipnoze mbi ne, i njė pėrqėndrimi total rreth fjalėve, xhesteve dhe ah-eve tė tij. Mė pas (gjithmonė sipas planit tė tij), kur ai tė ketė krijuar para nesh imazhin e babaxhanit tė parrezikshėm e dashamirės ai do ta ketė mė tė lehtė qė pas disa fjalėve pėr bukurinė e mbrėmjes buzėdetit, ta ftojė Klarėn, (formalisht edhe mua dhe tė shoqen), pėr njė shėtitje buzėdetit,ku ai do t'i tregojė asaj se sa shpirt tė ndjeshėm dhe fisnik ka...
Ndėrkohė qė unė fantazoj, Klara mė ėshtė afruar e qeshur dhe e buzėqeshur dhe mė kėrkon t'i mbėrthej sutienat e vogla. Neveria qė mė japin sutienat ėshtė e papėrshkrueshme. Nganjėherė mė ngjasojnė me atė torbėn qė u vėnė kuajve nga pas pėr t'u pritur bajgat. Nganjėherė mė ngjasojnė me prezervativė dopio. Kjo ndoshta se gjithmonė e gjej me vend njė krahasim tė gjinjve tė femrave me koqet e meshkujve. Sa herė qė shoh gjinj lakuriq nė mendjen time kalojnė me shpejtėsi tė paimagjinueshme nocione tė tilla si sytė, vezėt e skuqura "sy", ca orendi restorantesh, mbajtėse kripe-piperi, tespije, tollumbace, kinezė qė transportojnė dy kova oriz me anė tė njė shkopi bambuje etj. Gjithashtu, kur shoh gjinj lakuriq mė kujtohen edhe gjinj lakuriq, por kjo ndodh gjithnjė e mė rrallė.
Pasi mbledh turinjtė i bezdisur, e realizoj atė mbėrthim rutinor. Edhe sutieni mė i pastėr mua mė ngjall pothuajse tė njėjtėn neveri qė do tė mė jepte njė ekuivalent i pistė dhe i qelbur. (Ndėrsa pėrkthimi i fjalės "sutien" nė "gjimbajtėse" bėn qė tė mė duket vetja si mjelės fshati dhe Klara si lopa qė duhet mjelur).
Megjithatė Klarės nuk i bie nė sy neveria ime sutienore. Madje ajo kujton se mua mė lumturon pamja e kurrizit tė saj tė ndarė simetrikisht nga rrypat e mėndafshtė. Oh,harrova t'ju them qė Klara ka aq shumė nishane nė kurriz dhe shpatulla, sa qė mbi to mund tė luash fare mirė lojėn "Mos u nxeh!", ku vendi i dėnimeve patjetėr qė do tė ishte pika ku ndodh sutienmbėrthimi i rradhės.
Hedhim njė sy pėrfundimtar nga pasqyra. Jemi qė tė dy nė rregull. Klara mėse nė rregull. Kam veshur njė palė short-se tė bardha dhe njė T-shirt tė zezė me emblemėn e vogėl tė lepurushit tė playboy-it nė anėn e majtė tė gjoksit. Ndjehem shumė nė formė me kėtė veshje. Klara ka veshur njė rrobė gjysėmtransparente qė mė shumė i ngjan njė kėmishe nate, se sa njė fustani. Nė kėmbė tė dy kemi mbathur kepucė tė bardha atletike. Natyrisht pa corape.
Klara mė puth me dashuri kur i them qė duket shumė sexy. E vėshtroj nė sytė e kthjellėt. Eshtė e vetmja krijesė qė s'do ta urreja kurrė, edhe n.q.s nuk do ta dashuroja apo s'do tė mė dashuronte mė njė ditė. E dua nė atė lloj kuptimi qė s'do t'i bėja kurrė keq nė cfarėdo lloj rrethane. Jemi dy pole tė ndryshme ekstreme tė karakterit njerėzor. Nga pėrzjerja e qėnjes sė saj, e ėndrrave tė saj, e budallallėqeve dhe sinqeritetit tė saj mund tė dilte njė pėllumb i bardhė paqeje. Nėse do tė vazhdoja tė njėjtėn linjė krahasimesh, unė do tė isha njė korb gri qė s'do t'i bėja keq askujt, jo se do tė mė dhimbsej, por se duke bėrė keq do tė vėrtetoja se, nė fund tė fundit, unė nuk qenkam edhe aq i ndryshėm nga turma.Kjo do tė ishte fatale pėr mua.

Pas njė ore gjithshka ndodh sipas parashikimit tim. Leshatori ngrihet i lumturuar dhe pasi merr aprovimin buzagaz niset pėrkrah Klarės buzėdetit. Mė vjen keq pėr tė shkretin. Nė favor tė tij janė vetėm nata dhe dėshirat e tij dritėshkurtėra. Nė nxitim e sipėr ai ka harruar se plazhi nė kėtė orė tė mbrėmjes ėshtė plot e pėrplot me shėtitės, ka harruar se cilido qė t'i shihte do t'i mendonte si babė e bijė dhe kėshtu qė insiativa pėr "tė futur ndonjė dorė" te Klara do tė dėshtonte. Ka harruar se nė moshėn e tij njeriu e ka mė tė lehtė tė japė njė tė puthur brenda mureve tė dhomės, se sa nė ajėr tė hapur. Ai ka harruar shumė gjėra, ndėr tė cilat edhe gruan e tij qė e ngazėllyer nga fakti qė pas kaq shumė vitesh martesė ndodhet nė praninė e njė mashkulli tjetėr, aq tė ndryshėm nga relikja e leshtė, luan me gotėn e boshatisur nė pritje tė dickaje tė re...
Tėrhiqemi tė dy nė njė kėnd tė errėt dhe tė harruar nga tė tjerėt. E di qė ajo mezi pret puthjen time. E puth si i marrė nė gushė, nė gjoks dhe pastaj gjuha ime gjarpėron nėpėr gojėn e saj. Ajo rėnkon dhe lėshohet e tėra. Pas njė eksplorimi gjinjsh duart e mia ulen mė poshtė. Rėnkon si ndonjė tridhjetėvjecare. Ndjej dorėn e saj tė mė fėrkojė nė qendėr tė rėndesės, por pa mė shkaktuar ndonjė humbje ekuilibri. Ndėrsa merrem me vithet e saj tė mėdha pėr pak sa nuk mė kap tė qeshurit. Megjithatė do tė isha gėnjeshtar po ta mohoja kėnaqėsinė dhe epshin qė mė fal ajo grua. Finalja ėshtė e pėrsosur. Pozicioni klasik. Morseta e kofshėve tė saj. Kafshime reciproke qafėsh. Kolpo tė fuqishme dhe mė pas disa caste pushim mbi gjinjtė e ngrohtė. S'ja heq dot dorėn nga xhunga e zezė. Por duhet. Ngrihemi. Vishemi. Shkundemi. Puthemi. Ajo plot afsh. Unė normal. Mė pas, me vetėdije tė plotė, i jap numrin e telefonit tim. Ndofta s'do tė mė telefonojė kurrė, por sidoqoftė e meritonte. Jo se u tregua e gatėshme pėr djegjen e disa urėve tė padjegura, por se u tregua tepėr xhentile me leshterikun e saj: nuk foli asnjė fjalė pėr tė shoqin. Asgjė.
Dolėm tė shėtisim nė bregdet edhe ne, ndoshta nė kėrkim tė dy tė tjerėve. Nuk folėm pothuajse fare, ndoshta nga qė i takuam menjėherė ata. Megjithatė jam i sigurtė qė edhe njė kilometėr tė kishim ecur tė vetėm tė dy, ajo pėrsėri nuk do tė fliste asnjė fjalė.
E pėrse mund dhe duhet tė fliste?

Rrėfimi i Klarės:

Shėtitėm njė copė herė tė mirė buzėdetit. Fliste vetėm ai. Unė dėgjoja kokėulur dhe herė pas here nė mendje, nė njė pėrfytyrim tė detyruar nga fjalėt e tij, mė vinin kukulla tė vockla bjonde me fustane dhe flokė tė cjerrė, njė nėnė me pėrparėse tė bardhė duke gatuar tėrė qejf njė byrek tė madh, njė burrė flokėkuq mustaqelli qė me tė hyrė nė shtėpi godiste ,shante dhe ulurinte mbi njė grua tė urtė dhe mbi njė vogėlush tė brishtė.
Mė erdhi shumė keq pėr fėmijėrinė e tij tė vėshtirė. Dy-tri herė ndjeva lotė nė sytė e mi. Tregonte thjeshtė dhe ngadalė. Ecėm sė bashku deri nė fund tė plazhit. Ishte i palumtur.
Jo se nuk kish ditur t'i kalonte sic duhej vitet e shkuara, rininė dhe ėndrrat e tij, por pėr njė arėsye qė mė tronditi: kish bėrė njėzet vjet burg dhe e shoqja e kish pritur! Nė kohėn qė ne u takuam me ju, po mė thoshte qė e shoqja e tij kish gabuar vetėm njė herė nė jetė dhe gabimi i saj kish zgjatur plot njėzetvjet pritje.
Doja ta pėrqafoja atė njeri tė vuajtur qė fliste, fliste e fliste pėr arėsyen e vetme qė kish heshtur pėr shumė vite...Kishte njėzet vjet qė s'kish folur me njė vajzė tė re. A nuk ėshtė e tmerrshme?Ishte aq tronditės nė rrėfimet e tij, saqė herė bėhej i frikshėm e herė si njė fėmijė i trembur. Historia e tij mė kujtonte disa thriller horror, jo me vampirė, por me foshnje qė tė tmerrojnė me tiparet prej burri tė rritur apo nė rastin mė tė mirė, foshnje me zė burri.
Nga burgu i kishin mbetur dy kujtime:I pari, kur i kishte vdekur shoku i qelisė me tė cilin kishte ndarė vitet e burgutėr tri ditė rresht ai nuk u kish treguar gardianėve pėr vdekjen e tij,thjesht pėr tė pėrfituar racionin e tij ushqimor. I dyti,humbja pėrjetė e libidos.
Eshtė njeriu qė mė ėshtė dhimbsur mė shumė nė jetė.


-fund-

(Tirane, 1996)
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 4 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Wed Dec 10, 2008 7:41 pm

NATA E TE CMENDURIT

Natė. As zhurma, as zėra, as hapa, as drita. Qetėsi e frikėshme ndricuar nga hėna. S'ka as njerėz, as qenėr. As mėrmėritje. As rėnkime. Fryn vetėm pak erė. Erė qė s'ndihet mbi tokė, por qė duket lart nė qiell.
Qė ta kuptosh qė ka erė duhet tė jesh i vetėm, i shtrirė mbi njė krevat tė vjetėr me carcafė tė zhubrosur e tė lerosur vende-vende me hi cigareje dhe me spermė, pranė njė dritareje tė hapur tė njė dhome tė errėt e tė varfėr. S'mjafton vetėm kaq pėr tė kuptuar qė, sidoqoftė, nė kėtė univers tė vdekur tė kėsaj nate, dicka lėviz. Qė fryn pak erė.
Duhet qė ajo copėz e vogėl qielli qė duket nga dritarja e hapur tė shikohet nga dy sy, disi tė pazakontė. Nėse drita e hėnės do tė ketė mirėsinė tė kalojė pėr pak caste mbi ata sy, lehtėsisht do tė dallohen vetullat e mbledhura me njė rrudhė tė thellė nė mes qė udhėheq poshtė drejt dy zgavrrave tė errėta qė pėrkohėsisht banohen nga dy sy, cuditėrisht tė palėvizshėm, tė vakur, a thua se kanė rėnė padashur nga koka e njė kufome qė bėnte udhėtimin e parė e tė fundit pėr nė qiell, nga hapėsira drejt e nė ato dy zgavra.
Por nėse drita e hėnės do tė qėndrojė edhe dicka mė tepėr mbi ata sy, ti do tė bindesh qė sytė i pėrkasin fytyrės sė parruajtur tė njė krijese tė dobėt e leshatore qė forca e zakonit na ka mėsuar ta quajmė njeri. Kjo krijesė e dobėt, si tė gjithė njerėzit, qė tė shihet mė qartė ka nevojė pėr shumė errėsirė dhe pak, fare pak, dritė. Shpesh kjo dritė mund tė jetė flaka e dobėt e njė qiriu, zjarrthi i njė cakmaku apo drita e zbehtė e hėnės.
Me pak mė shumė vėmėndje do ta kuptosh qė vėshtrimi i vakur i atyre syve cuditėrisht nuk iu pėrket tashmė syve tė fytyrės sė parruajtur. Eshtė thjesht njė vėshtrim qė del nga dritarja e njė dhome tė errėt, ku prej disa ditėsh nuk hyn e del asnjė gjallesė, me pėrjashtim tė disa myshkonjave tė bezdisshme, si dhe tė njė lakuriqi tė cmėndur nate qė vetėm sa afrohet pak caste pėr t'u larguar menjėherė, si pėr tė parė se nė atė copėz tė vogėl tė natės punėt shkojnė mirė.
Asgjė s'u shpėton syve tė kėsaj dhome. As hėna, as yjet, as myshkonjat e as lakuriqi i natės. Megjithatė s'mjaftojnė vetėm ata dy sy pėr tė kuptuar qė sonte kėtė natė, nė kėtė qetėsi mrekullisht tė zezė, dicka lėviz.
A nuk do tė ishte mė mirė qė nė qiell sytė tė dallonin ca lėmshe tė bardhė e tė lehtė resh qė ndoshta ishin edhe mė parė aty, rreth hėnės, tė shpėrndare nė eter si ca thinja qė nata i hoqi nga fytyra e hėnės sė zbehtė, por qė qetėsia mrekullisht e zezė i vuri tani mė nė pah?
Dy netė mė parė sytė e lodhur nuk ishin drejtuar nga qielli. Ishin pėrqėndruar mbi dy sy tė tjerė qė fatalisht ishin drejtuar pėr nga hėna. Krijesa e dobėt dhe leshatore e kish marrė me mėnd qė dy netė mė parė se vėshtrimet e ardhėshme do t'ia falte krejt shkujdesur qiellit. Ndoshta nuk ishte i pari njeri qė po e shpėrdoronte kaq zemėrgjerėsisht vėshtrimin. Fundja, atje lart, diku mes tė zezėz sė natės dhe bardhėsisė sė hėnės ndoshta do tė takohej me miliarda vėshtrime tė tjera gri, tė thinjur, tė mbetur nė hapėsirė, mes qindra vitesh, si relike tė njė nate tė vetme, tė njė nate tė fundit,anonime.
Ai kish kėmbėngulur qė dy sytė e tjerė tė ishin tė tijtė e jo tė natės qiellore, por mė kot. Qetėsinė dhe vetminė e kėsaj nate e kish ndjerė qė dy netė mė parė, kur i shtrirė mbi krevatin e vjetėr e kish parė veten nė shoqėrinė mosmirėnjohėse tė njė carcafi tė zhubravitur tė ca pellgjeve tė vdekura sperme,si edhe tė njė krijese tjetėr tė dobėt porsi ai, por flokėgjatė. Flokėgjata kish mbetur e shtrirė pranė tij dhe carcafit tė spermuar si mbeturina e fundit e dhjetėra puthjeve, luleve, lotėve, dashurive dhe tradhėtive, unazave e bizhuterive dhe duzinave tė shumta prezervativėsh qė kishin mbushur natyrshėm netėt e tyre.
Carcafi vazhdonte tė qėndronte mėnjanė, diku nė fund tė kėmbėve, i nėpėrkėmbur mė keq se njė letėr higjienike, ndoshta i nėpėrbythur, ndėrsa pellgjet indiferente tė spermės, pak nga pak, po shkonin nė destinacionin e tyre si mjete fiziologjike dekoracioni tė carcafit nė fjalė.
Megjithatė njė gjė e qetėsonte krijesėn e dobėt. Vėshtrimi i tij, atje lart, ndodhej nė shoqėrinė, mesa dukej, tė kėnaqėshme, pėrderisa s'kishte ndonjė shenjė qė ai tė kthehej pėrsėri te dy zgavrat e pajeta. Ishte dicka e mahnitshme, nata, yjet dhe miliarda vėshtrime "one way ticket" qė herė afroheshin me njėri-tjetrin, si kope tė egra qė lėronin qiellin e herė largoheshin tė vetmuar si murgj qyqarė nė portėn e njė manastiri tė djegur.
Gjėra tė tilla nė tokė nuk tė bėjnė shumė pėrshtypje, por sonte kishte ndodhur mrekullia pikėrisht atje lart ku krijesat e dobėta dhe zvarranikėt nuk arrijnė kurrė.
Me pak pėrpjekje nė trurin e tij kaloi ideja qė ndoshta retė s'ishin gjė tjetėr vecse fosilet e vėshtrimeve anonime, tė veshura aq magjishėm me pavdeksinė-dhuratė e kohės pa fillim e fund. Pas kėsaj ideje vetja iu duk dicka mė tepėr se njeri. Kėtė ai e kuptoi nga njė ndjenjė turpi dhe ndrojtjeje qė e kish pėrfshirė tė tėrin gjatė kohės qė ideja po pėrshkonte trurin e tij, disi tė mpirė gjatė kohėve tė fundit pikėrisht nga mungesa e ideve.
E kish ndjerė qė meritonte dicka mė shumė nga kjo natė lodhėse. Pas kaq kohėsh kish kuptuar qė nė qėnjen e tij tė dobėt dicka kish lėvizur. Truri i tij kish fituar cuditshėm aftėsinė pėr tė jetuar, mė saktė,aftėsinė pėr tė mos vdekur.
Jeta e kish bindur shpesh krijesėn e dobėt leshatore pėr ngjashmėrinė e aftesisė pėr tė mos vdekur dhe aftėsisė pėr tė masturbuar, aq shumė saqė nganjėherė i ngatėronte kėto dy nocione. Sa herė qė kish dashur tė jetonte, kish shtrydhur me duart e tij skeletore dhe me organin e tij tė madh trupin e krijesės flokėgjatė. Sa herė qė kish dashur tė mos vdiste, tė paktėn tė mos vdiste, kish masturbuar si njė kufomė e gjallė, e nė mos kish jetuar nė ato caste mes agonisė sė epshit, tė paktėn nuk kish vdekur.
Jeta sipas tij s'ishte gjė tjetėr vecse njė akt seksual gjigand midis dy dėshirash, dėshirės pėr tė jetuar dhe asaj pėr tė mos vdekur, shpesh impotente si njėra, ashtu edhe tjetra.
Krijesa e dobėt u bind edhe mė shumė qė nė qiell frynte pak erė kur grumbujt e reve nisėn tė lėviznin, tė bėheshin e tė cbėheshin ngadalė...ngadalė...si njė ėndėrr qė ndoshta e kish parė nė fėmijėrinė e tij, ndėrsa e ėma ish pėrpjekur qė thithi i gjirit tė saj tė derdhte qumėshtin e ėmbėl nė gojėn e hapur e tė etur pėr tė thithur atė copėz jete qė fillimisht mėma Natyrė ia kish falur bujarisht, pėr t'ia marrė pak nga pak nė cdo tė nesėrme.
Qumėsht i bardhė si retė.
Vėshtrimi i syve tė tij nisi tė largohej me shpejtėsi nga zgavrat e vdekura drejt asaj tjetrės qė lėvizte atje lart, drejt reve qė magjishėm nisėn tė formonin forma tė larmishme, aq mė mrekullisht rrėmbenin atė vėshtrim. Pak nga pak dalloi nė qiell format e bėshme tė njė trupi gruaje. Dalloi me lehtėsi kokėn, me flokėt e gufuar, dy forma tė mėdha nė trajtė gjinjsh, madje me thitha tė erektuar, barkun e fryrė, kofshėt e plota dhe nė qendėr njė boshllėk tė errėt qielli, ku mesa duket retė nuk e panė tė arėsyeshme tė pėrzjeheshin. Cuditėrisht pranė saj u shfaq edhe njė siluetė e vockėl, e bardhė qė fare mirė mund ta merrje pėr njė foshnje.
I mahnitur nga pamja e rrallė, krijesa e dobėt dhe leshatore u pėrpoq tė ngrihej e ta fotografonte, por shumė shpejt u kujtua qė kamerėn e kish marrė nė ikjen e saj pa kthim krijesa flokėgjatė.
Prej disa castesh po ndiqte me sytė e cakėrdisur lojėn e reve me vėshtrimin e tij tė lodhur.Tashmė foshnja po pinte gji nė krahėt prej resh tė sė ėmės.
"Nėnė!"....pėshpėriti i hipnotizuar me vėshtrimin e ngulur aty ku bashkohej goja e vogėl me thithin e spikatur tė gjirit tė fryrė. "Nėnė!" dhe e ndjeu veten tė vogėl...tė vogėl, me njė nevojė tė papėrballueshme pėr tė qenė pėrsėri nė krahėt e ngrohtė tė sė ėmės, tė zbulonte gjirin e saj, ta pėrkėdheltė pas tij fytyrėn e parruajtur e tė palarė e ta thithte si dikur majėn e fortė, jo mė duke qeshur i ngazėllyer, por duke qarė hidhur me lotė tė rėndė burri...
Kish mbyllur sytė pėr pak caste. Kur i hapi pėrsėri pa qė forma e dashur ishte zhdukur, ishte cbėrė.
Filloi tė luante pėrsėri me retė qė krijuan para tij imazhe magjike tė papėrsėritshme delesh, kuajsh, anijesh, orėsh, njė profil hundėmadh qė i solli ndėrmėnd postierin e lagjes, dy gjinj anonimė disi tė varur, njė karrige qė shumė shpejt u shndėrrua nė njė burrė qė po dhiste. Dukej sikur jashteqitja do tė binte drejt e mbi krevatin e tij, por pėr fat tė mirė,era e zhvendosi bythėn e tij pėr nga hėna. Pėrsėri u shfaqėn dy gjinjtė e varur, kėtė herė tė vendosur nė njė trup tė dobėt sit ė krijesės flokėgjatė, por pa kokė. Ndoshta koka kish qenė jashtėqitja e burrit qė era tashmė e kish hedhur aq bujarisht mbi fytyrėn meite tė hėnės.
Vėshtrimi i krijesės sė dobėt e leshatore shėtiti nė tėrė format joshėse tė flokėgjatės prej resh, pėr tu kthyer tek ai nė formėn e njė eksitimi qė ai e vuri re te organi i tij i madh qė pėr pak caste nisi tė rijetojė dhe tė mbijetojė midis duarve skeletore, pėr tė vazhduar njė dridhje, njė lėvizje totalisht e ndryshme nga ajo e reve, nė njė dėshirė pėr tė mos vdekur e pėr tė jetuar njėkohėsisht qė zgjati aq pak...ca caste...njė ahhhhhhhhh... dhe pėr tė mijtėn herė carcafi i nėpėrbythur pati fatin tė zbukurohej me njė lule mė shumė.
Qetėsia dukej se s'kishte ndėrmėnd tė vetėvritej, ndėrsa nata lodronte e vetėkėnaqur pikėrisht mbi parvazin e dritares sė tij, nė zonėn asnjanėse midis dy dėshirave, aty ku patrullonin myshkonjat e bezdisshme dhe lakuriqi i qelbur i natės.
As tinguj...as zėra...as hapa. Asgjė.
Krijesa e dobėt dhe leshatore u pėrpoq tė ngrihej nga krevati rakitik, tė lėvizte ca nėpėr dhomėn e varfėr,si pėr t'i treguar qiellit se edhe kėtu nė tokė, pranė zvarranikėve, dicka lėviz kėsaj nate. Pjesėt e trupit nuk treguan as mė tė voglin interes nė miratim tė dėshirės sė tij. U pėrpoq tė ulurinte, por pa dobi (ndoshta dėshira pėr tė jetuar i ish fikur).U pėrpoq tė rėnkonte,por mė kot( tė mosvdekurit kish filluar tė mpiksej bashkė me njollat e spermės mbi carcafin e bukur).
Papritmas nė dhomė kumboi e qeshura e tij. Sikur tė kishin pasur mundėsi tė qeshnin, ashtu do tė qeshnin vetėm mamuthėt e plagosur nga shtiza primitive e ndonjė krijese tė dobėt.
Pas pak nė fytyrėn e parruajtur rreshqitėn lotė tė rėndė e tė nxehtė dhe gulcet e njė ngashėrimi tė llahtarshėm, si tė njė foshnjeje-pėrbindėsh, mbushėn dhomėn dhe dolėn jashtė nga dritarja e hapur, derisa u shuan ngadalė...ngadalė...pa arritur tė prishnin qetėsinė e zezė tė ndricuar aq mizorisht nga hėna dhe nga imazhi prej resh i gruas me gjinj tė varur qė tashmė ishte cbėrė nė njė grumbull tė bardhė...fare pa formė qė nė lėvizjen e vet qorre mbulonte herė hėnėn e herė yjet e heshtur...
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 4 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Wed Dec 10, 2008 7:43 pm

UNDERGROUND

(tregim i bazuar ne historine e vertete te polakes Alja, nje e njohura ime e emigracionit)


Historia qė po ju tregoj ka ndodhur diku aty nga fundviti 1998 nė qytetin e Athinės. Nė night-club-in ku punoja si ndihmės barman njoha njė polake qė edhe pse e punėsuar prej disa muajsh nė tė njėjtin lokal,nuk shoqėrohej me asnjėrin nga djemtė apo vajzat e punės , gjė disi e panatyrshme pėr dikė qė punon nė ambjente tė tilla. Madje edhe klientėve u falte vec buzėqeshjen e mirėsjellė tė kamarieres.Nė telefonin e punės ku zilet binin papushim askush nuk kerkonte polaken.As miq e mesa dukej as ndonjė dashnor i saj nuk ish dukur kurrė nė barin tonė pėr tė pirė qoftė edhe njė kafe tė ngrohtė.Jetonte e vetme nė njė apartament adresėn e tė cilit nuk e dinte asnjėri prej nesh. Natyra e mbyllur dhe e ndrojtur e saj bėri qė shumė shpejt dikush nga ne ta emėrtonte polaken simpatike me pseudonimin miqėsor UNDERGROUND. Kjo emėrtesė edhe pėr faktin se tė gjithė ne mendonim se sidoqoftė kjo vajze duhet tė kishte njė jetė tjetėr e cila zhvillohej underground dhe jashtė vėshtrimit tė syve dhe thashethemeve tona.Kėshtu, natėn e Krishtlindjeve, ndėrsa po mbyllnim lokalin, aty rreth mesnatės, polakja afrohet drejt makinės sime tė ndezur dhe mė pyet se ku do ta kaloja atė natė tė shenjtė.Pasi i thashė qė do tė rrija i vetėm nė shtėpi,me njė gjakftohtėsi tė habitshme, mė sugjeroi tė vinte edhe ajo nė shtėpinė time pėr ta festuar sė bashku nė shtėpinė time.”Po unė nuk do ta festoj.”,i thashė. “S’ka gjė,qoftė edhe pėr tė qėndruar me dikė sonte kėtė natė.Kam nevojė tė mos jem e vetmuar sonte!”
Rrugės pėr nė shtėpi nuk e perjashtova nga opsionet e mundshme tė kalimit tė asaj nate edhe atė tė seksit.Undergroundi mė intrigonte edhe me dicka tjetėr:ishim tė vetmit qė i kishim kaluar tė tridhjetat nga stafi i punės ku pjesa tjetėr pėrbėhej nga pothuajse njėzetėvjecarė tė harbuar.
Hymė nė shtėpinė time dhe ndėrsa Undergroundi po sistemohej nė njė kolltuk,unė gjeta rastin tė hyja nė dhomėn e gjumit dhe tė kontrolloja nėse kishte mbetur ndonjė prezervativ nė sirtar.Pasi bėmė nga njė dush tė ngrohtė, u ulėm pranė njėri tjetrit me nga njė gotė rum nė dorė.Nuk flisnim pothuajse asgjė.Ndricimi i zbehtė dhe tingujt e muzikės qė mbushnin dhomėn ma bėnė mė tė lehtė pėrqafimin e asaj vajze qė cuditėrisht qėndronte si e ngrirė mes kolltukut,por pa i bėrė ndonjė rezistencė krahut tim mbi shpatullat e saja.Ndėrsa kėrkova ta puthja natyrshėm, sic puthet njė femėr e lirė qė dėshiron ta kalojė natėn nė shtėpinė tėnde,u ngrit me rrėmbim,mbuloi fytyrėn me duar dhe u fut nė dhomėn time tė gjumit.Mendova qė e kisha fyer me padurimin tim dhe ndėrsa arrita para derės sė mbyllur qėndrova ca caste duke pėrfytyruar Undergroundin tė pėrlotur dhe ndjeva dhėmbshuri pėr atė vajzė qė nė fund tė fundit ishte si edhe unė njė emigrante e vetmuar ,larg vėndit tė saj.
Kur hapa derėn e pashė tė qėndronte ulur mbi shtrat,por aspak e pėrlotur,por me njė qėndrim qė dėshmonte vendosmėrinė e njeriut qė di se c’bėn.

“Nėse dėshiron tė bėjmė seks bashkė,mund ta provojmė,por fillimisht dua tė tė rrėfej dicka qė ti duhet ta dish.Ne tė dy nuk jemi as shokė e as miq,ndaj ke tė drejtė nė reagimin tėnd ndaj kėsaj femre qė u ofrua vetė pėr tė qenė sonte me ty.Tė zgjodha ty si dėshmitar tė kėtij rrėfimi pėr arėsyen e thjeshtė se ti mund ta pėrjetėsosh atė nė njėrin nga tregimet e tua.Nuk kam lexuar asgjė nga ato qė shkruan ti,por di qė flet bukur.Mbase dikė mund ta ndihmojė edhe ky rrėfim.
Emri im i vėrtetė ėshtė Ana W. Kam lindur nė njė qytet tė largėt tė Polonisė,ku kam kaluar edhe gjysmėn e jetės sime.Babai im ishte nėpunės dhe mamaja ime mėsuese.Ata kishin pesė fėmijė dhe unė isha i treti.Ishim njė familje e lumtur,tė paktėn nė sytė e tė tjerėve.Gjithmonė jam krenuar me emrin tim,madje qė e vogėl,kur nė shtėpi na vinte ndonjė vizitor i ri,unė ndjeja njė kėnaqėsi tė madhe kur e pėrshėndesja duke i thėnė “Mirėseerdhe!Mė quajnė Ana W!”.
Ndonėse te tė tjerėt emri im nuk bėnte ndonjė efekt tė madh, mua mė dukej se duke e shqiptuar tėrė forcė e krenari emrin tim,e vija edhe mė shumė nė dukje faktin qė unė ekzistoja.
Dicka kish filluar tė ishte e ndryshme ndoshta qė nė fėmijėrinė time.Njė baba i urtė,pothuajse i pazoti pėr tė veshur edhe pantallonat e tij,nėse nuk do tė kishte pranė vetes mamanė qė nė tė vėrtetė ishte shtylla e shtėpisė.Nėna ime ishte njė nga femrat mė femėr qė kam njohur nė jetėn time,pavarėsisht nga fakti qė nė mėnyrėn me tė cilėn ajo drejtonte jetėn dhe ekonominė e familjes,rritjen dhe arėsimimin e fėmijėve tė shumtė,tregonte dinamikėn e njė mashkulli.
Nuk mė pėlqente fakti qė kisha motra: do tė doja tė kisha vėllezėr ose ,nė mungesė tė tyre,tė isha fėmijė i vetėm.Isha nė njė nevojė tė vazhdueshme pėr vėmėndje dhe dashuri,aq mė tepėr qė nga natyra isha e ndrojtur dhe jo me ndonjė bukuri kushedi se cfarė.Motrat e mija kishin dashnorėt e tyre pėr tė cilėt diskutonin kokė mė kokė nė dhomėn e fėmijėve.Dėgjoja mendimet dhe pėrshtypjet e tyre pėr ata djem dhe habitesha kur mendoja se c’gjė interesante kishte nė ‘ta.
Isha rreth gjashtėmbėdhjetė vjec dhe akoma s’dija se c’ishte dashuria.Nė kėtė moshė,pėr arėsye ekonomike,nėna ime vendosi tė mė heqė nga shkolla dhe tė mė fusė nė punė.Kėshtu fillova punė nė njė librari,nėn kėshillat dhe porositė e njė tridhjetėvjecareje qė e quanin Rudi.Njė grua e fortė dhe autoritare qė mė tėrhoqi qė nė fillim duke mė bėrė qė tė kuptoja se femrat mė tėrhiqnin mė shumė se meshkujt.Aty,pėr herė tė parė,unė kuptova arėsyen pse s’mė kishin tėrhequr kurrė rrėfimet e motrave tė mia pėr dashnorėt e tyre.Nėse do tė kisha pasur vėllezėr,ndoshta,do ta kisha zbuluar tė vėrtetėn pėr veten time mė herėt.
Njė mėngjez,ndėrsa po ndrrohesha nė dhomėn e veshjes,e veshur vetėm me tė mbathura dhe kanatjere,dera u hap dhe brenda hyri Rudi.Qė ditėn e parė kisha ndjerė njė frikė,njė nėnshtrim tė kėndėshėm ndaj saj,ndonėse nuk mė kish dhėnė ndonjė shkak.Ndėrsa ajo hyri, unė kryqėzova krahėt mbi gjinjtė e mi,duart mbi shpatullat lakuriqe.Ajo nisi tė mė vėshtrojė nė njė mėnyrė tė tillė qė m’u duk sikur tė isha komplet e zhveshur.Edhe para njė burri nuk do ta provoja atė ndjenjė turpi dhe skuqjen e atij casti. “Mė falni!Nuk e dija qė ju mund tė hynit…”,pėshpėrita e humbur. “S’ka gjė!”, tha ajo –“Dukesh shumė e kėndėshme…ke trup tė bukur…”
Rudi bėri ca hapa dhe qėndroi para meje.Pastaj mė preku flokėt dhe gishtėrinjtė rrėshqitėn ngadalė mbi faqet dhe qafėn time.
“Sa e kėndėshme je!Dhe sa e njomė dhe e pastėr!”
Kurrė s’do ta harroj mėnyrėn me tė cilėn ajo kish shqiptuar fjalėn “e pastėr”.Mė vonė mėsova pėr pasionin e saj pėr pastėrtinė dhe rregullin nė gjithshka.
E shikova drejt nė sytė shpues,blu si deti,ndėrsa njė dridhje mė pėrshkoi tė tėrėn ,ndėrkohė qė krahėt e saj mė mbėshtollėn pas vetes. “Vogėlushja ime !Paske mbėrdhirė!”.U ngjesha pas saj.Ndjeva trupin e saj energjik,gjinjtė e fortė dhe tė ngrohtė,duart e saj mbi shpinėn time lakuriqe.Dhe…atėhere ndjeva njė emocion tė fortė e tė cuditshėm tė buronte nga thellėsia e trupit tim,tė mė pėrfshinte e tė mė hidhte nė njė pėrqafim tė butė e pasionant.
Ngrita kokėn dhe arrita tė kap njė mirėnjohje pothuajse triumfante qė ajo e lėshoi drejt meje me sytė e zgjuar.Pastaj Rudi pėrkuli kokėn dhe mė puthi shpejtė e ngrohtė nė buzė me njė puthje qė ndonėse zgjati aq pak,mė hodhi pėr jetė nė krahėt e saj.Pėr herė tė parė u ndjeva e dashuruar.Doja tė flisja ,por nuk guxoja.Nuk i besova zėrit tim qė mbyturazi murmuriti “Ah,Rudi…!”
Ajo ,si tė kish kuptuar se sa e sa “ah”-e fshiheshin nė atė murmurimė,tha “Ne duhet tė bisedojmė,Anė e dashur.Mundet sonte?”.
Doja tė thėrrisja me gjithė forcėn “Po,po dhe jo vetėm sonte,por cdo natė tė jetės!”,por thashė vetėm fjalėt “Jam e zėnė.Mė vjen keq!”
Pas disa ditėve e lamė tė takoheshim nė shtėpinė e saj.Ishte njė shtėpi e madhe dhe e rehatshme.
Pasi mė pėrshėndeti,mė shtyu lehtė brenda dhe tėrhoqi derėn pas saj.Kish ndėrruar veshjen dhe modelin e flokėve.Njė bluzė e ngushtė dhe njė minifund mbulonin trupin e saj.U ktheva drejt saj dhe krejt natyrshėm ajo mė mori nė krahėt e saj.Pėrsėri ndjeva trupin dhe gjinjtė e saj tė fortė kundrejt meje,pėrsėri i njėjti emocion,e njėjta dridhje.E humbur nė atė grua qė rrezatonte bukuri dhe forcė,e lėshova trupin nė duart e saja.Rudi pėrkėdheli qafėn,supet e mi e ,duke zbritur poshtė,duart e saj mė zhveshin ngadalė,pa shumė epsh,por tėrė dhėmbshuri.Zbuloi gjinjtė e mi e nisi t’i pėrkėdhelė e fėrkojė butėsisht e me njė lėvizje energjike mė ngriti kokėn dhe pėr tė dytėn herė ndjeva mbi buzė shijen e lumturisė qė mė falte puthja e saj e gjatė dhe e fortė…Krahėt,kėmbėt dhe tėrė trupin ndjeva tė mė kėputeshin,sa qė edhe mund tė rrėzohesha,kur zėri i Rudit mė pėrmėndi “Oh,Ana,tė lutem mė fal,por…je shumė e ėmbėl…mė fal!”
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 4 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Wed Dec 10, 2008 7:43 pm

“Pėrse tė tė fal? Mua mė pėlqeu…”,fola e hutuar me naivitet.
Qėndruam ca nė heshtje.Rudi e mori veten e para dhe duke ecur hijshėm me mua pėr dore,na uli mbi njė kanape nė njė qosh tė dhomės.
“Ne duhet tė flasim!Ti dhe unė.”,tha ajo.Folėm njė copė herė tė mirė mbi homoseksualizmin.
“Unė dėshiroja aq shumė tė mė puthje…tė mė shtėrngoje nė krahėt e tu…” dhe pastaj fėmijėrisht shtova “Unė tė bėra ty tė mė puthje…!”.Rudi qeshi.”Mė do vėrtetė?”,e pyeta.”Po,tė dashurova qė nė momentin kur ti hyre pėr herė tė parė nė librari…”,ishte pėrgjigja e saj.
“Vėrtetė kur hyre nė shtėpi atė ditė ti mendove vec pėr mua?”,vazhdova e entuziazmuar.
Isha gjashtėmbėdhjetė vjecare dhe befasisht ndjehesha krenare qė unė tė isha heroina e vuajtjes dhe dashurisė sė njė gruaje aq tė bukur.Nė ato momente,ndoshta padrejtėsisht,nė heshtje mendova keq pėr nėnėn dhe motrat e mija qė s’mė kishin dhėnė e kushtuar aq kujdes,dhėmbshuri e pėrkėdhelje,sa po mė falte kjo grua,deri para pak ditėsh,e panjohur,sot nėnė,motėr dhe mbi tė gjitha,e dashura ime e parė,dashuria ime e parė.
Kėshtu,e ulur nė atė kanape unė u bėra lesbike.Unė nuk e dija atė gjė atėherė,vite mė parė,por sot,kur mė vinė ndėrmėnd sa e sa kujtime,e kuptoj qė gjithshka nisi mbi atė kanape, ku Rudi pėr herė tė parė mė shprehu dhe pohoi dashurinė e saj.
Rudi mė mėsoi rreth jetės mė shumė nga c’kish bėrė ndonjė tjetėr.Nuk ish pėrpjekur tė bėnte seks me mua qė nė rastin e parė,por duke mė hapur shtigjet drejt asaj qė unė kisha ndjerė nė heshtje kaq e kaq kohė e qė e kisha varrosur tė pashpresė diku nė njė skutė tė errėt tė vetėdijės sime,bėri qė unė tė ndjeja magjinė e dashurisė qė dy gra mund t’i falin njėra-tjetrės,si dy motra,si nėnė e bijė,si dy dashnore pa tė fshehta midis tyre.
Ndėrsa dėgjoja zėrin e saj tė tregonte pėr Safonė,poeteshėn e famshme tė Greqisė sė lashtė,nėnėn shpirtėrore tė lesbikeve,u afrova edhe mė shumė pranė saj,duke u futur nėn sqetullėn e saj si njė zog i vogėl,ndėrsa me dorėn time lehtė-lehtė i ngrita bluzėn dhe i pėrkėdhela gjinjtė e fryrė,tėrė ndrojtje dhe frikė,pastaj dora ime ngriu mbi formėn e gjirit,pa guxuar ta prekte ashtu sic doja ta prekja…
Rudi pushoi sė treguari,ndėrsa heshtja dhe gjysėmerrėsira kish mbuluar dhomėn.Dėgjohej vec zhurma e shiut qė kish filluar ndėrkohė rrėmbyeshėm.Papritmas Rudi mė mori nė krahė dhe ma mbuloi fytyrėn me tė puthura.Ishte aq e ngrohtė,e gjallė,tepėr e rėnė nė dashuri me mua dhe …mjeshtre e artit tė dashurisė nė magjinė qė dinte tė krijonte me puthjet e saja.
Nuk e di se si mė kish zhveshur tė tėrėn,por papritur ndjeva trupin e saj mbi timin dhe buzėt e saj tė mė preknin kudo nė trupin tim tė brishtė.
A kisha qenė vallė mė e lumtur mė parė, mė shumė se nė ato caste qė unė kisha zbuluar se kisha njė trup qė mund t’u falte lumturinė mua dhe atyre qė e preknin?
Aq naive dhe fėmijė kisha qenė deri nė atė moment,sa qė nuk i kisha provuar kurrė ndjenjat e egra tė vetė jetės.Mė dukej se kisha rilindur nė njė botė qė pėr mua kurrė mė parė s’kish ekzistuar.
Duart e saj ishin aq tė ėmbėla mbi gjinjtė,krahėt dhe kofshėt e mija.Mė puthi pėrsėri lehtė,ngadalė,sikur tė kish frikė se nga brishtėsia trupi im do tė thėrmohej nė mijėra copėza tė pambledhėshme kurrė.Nė tė vėrtetė shpirti mė ish thėrmuar dhe ribashkuar me shpirtin e asaj gruaje aq tė dashur,aq zonjė dhe fėmijė njėkohėsisht.
Shumė vite mė vonė unė pata rastin tė bėj seks edhe me meshkuj,por kurrė nė marrėdhėnjet me ta nuk gjeta atė qė mė fali Rudi,dhembshurinė,durimin,dashurinė e nėnlėkurės e tė shpirtit qė mua mund tė m’i falte vec njė grua -e nė rastin mė tė keq- nėna ime.
Gjatė tėrė kėtyre viteve kam kėrkuar nga vetvetja,por pa gjetur pėrgjigje,pėrse njerėzit janė homoseksualė.Tashmė, e lodhur nga pikėpyetjet, i kam thjeshtuar tė gjitha nė njė “kėshtu ishte e shkruar”.Nuk jam e kėnaqur qė jam lesbike,kam kaluar nėpėr rrathėt e Ferrit,shpesh herė pa e merituar,vetėm e vetėm se jam e tillė.Jetė mė tė vėshtirė se gruaja e dashuruar nga burri i saj i devotshėm dhe fėmijėt e gėzuar pėrreth.Megjithatė lumturia blihet me cdo cmim,mjafton qė ajo tė tė cojė nė pikėn e moskthimit tė kokės prapa duke thėnė nėn zė “Ah,sa keq qė veprova ashtu!”.
Marrėdhėnjet e mia me Rudin vazhduan pėr dy vjet me rradhė.Tė fshehta,larg opinionit tė ndyrė hipokrit tė qytetit tim.Nė sytė e bashkėqytetarėve tė mij isha njė vajzė e urtė dhe e heshtur qė cuditėrisht s’po i dilte fati.Pėr fat tė mirė apo tė keq, qyteti dhe shoqėria jonė i kishte veshėt tė shurdhėr pėr tė dėgjuar melodinė e lumturisė sė njė lesbikeje.
Ishte Rudi ajo qė mė mėsoi aq natyrshėm se tė ishe lesbike ishte po aq turp sa edhe tė mos ishe e tillė,njė e vėrtetė qė unė jo thjeshtė e mėsova,por edhe e jetova.Prej saj mėsova atė qė nuk lejohet,atė qė dėnohet dhe pėrcmohet,por qė ėshtė aq e vėrtetė.Homoseksualėt janė njerėz dhe njerėzit janė si lulet.Pak kujdes i ngjall,pak moskujdes i vyshk.
Ishin dy vjet tė njė dashurie trupore dhe shpirtėrore qė i dhanė cdo sekonde emrin tonė,bukurinė tonė,tė vėrtetėn tonė.Do tė doja edhe unė t’ia tregoja plot dėshirė dashurinė time tė madhe njė shoqeje,motrave apo edhe nėnės,por e dija reagimin.Do tė isha mė fatkeqja nė botė.Kėshtu qė e mbajta brenda vetes sime si gjėnė mė tė shtrenjtė,mė tė lartė qė s’e meritonte kurrė tė pėrbaltej nga llumi i moralit.Do tė kisha qenė e lumtur tė vazhdonte sa mė gjatė, por…”

Kėtu Undergroundi e ndėrpre rrėfimin dhe ndezi njė cigare.Kisha mbetur i hutuar, nė kėmbė para saj, gjatė gjithė rrėfimit,madje nuk kisha parė se qielli qė dukej pas perdeve ishte pėrflakur nga fishekzjarre tė shumta inkandeshente tė njerėzve qė jashtė mes dėborės festonin nė ekstazėn e rradhės lindjen e Krishtit.
Pasi e thithi fort cigaren, Undergroundi vazhdoi:
“Njė ditė ajo vdiq.E shtypi njė makinė.Pas ca orėsh dha shpirt nė spitalin e vogėl tė qytetit.Dicka pas mesnate.
Tė nėsėrmen nė mengjez, ndėrsa po shkoja pėr nė punė,dėgjova zėrin e fqinjit tonė tė mė thoshte i mėrzitur “E more vesh?Zonja Rudi vdiq aksidentalisht!”
Kanė kaluar dymbėdhjetė vjet qė atė ditė,por edhe tani i ndjej nė veshėt e mi ato pak fjalė tė tmerrshme.U ktheva nė shtėpi dhe nisa tė qaj me dėnesė nė heshtje.Nėna dhe motrat m’u afruan prane tė mė qetėsonin,pasi ndonėse nuk dinin gjė pėr lidhjen tonė,vlerėsonin dashurinė dhe simpatinė qė Rudi kish patur gjithmonė pėr mua.
Dy javė pasi u varros Rudi shėtita me njė djalė tė quajtur Jancek.Pas tre muajsh u fejuam dhe pas njė viti u martuam.
Kur kujtoj atė periudhė tė jetės urrej vetveten.S’mė kish mbetur asgjė vec egoizmit nė shpirt.Sot mendoj se vdekja e Rudit mė mėsoi mė shumė se c’me kish mėsuar ajo vetė.E urreva Jancekun qė nė momentin kur mė puthi pėr tė parėn herė.Ai ishte njė djalė i kėndėshėm dhe simpatik,por duart e tija tė nxehta mbi trupin tim mė sėmurnin.I kisha dhėnė tė kuptonte se edhe mua mė pėlqente tė martohesha me tė:tė paktėn do tė zhdukesha nga familja ime,ku tani qė ndjenin ikjen time,nisėn tė mė kushtojnė vėmėndje dhe kujdes.Mė nė fund nėna ime e zbuloi qė kishte edhe njė vajzė tjetėr!
Netėve mes ėndėrrave i kėrkoja tė falur Rudit qė po martohesha dhe Jancekut qė e bėra tė mė dashurojė duke e ditur qė nuk mund ta dashuroja kurrė.Gjatė fejesės sonė ai shpesh u pėrpoq tė kryente njė akt seksual me mua,por unė dija ta shmangja duke i thėnė qė virgjėria ime do tė ishte dhurata ime pėr tė nė ditėn e martesės.
Erdhi dhe dita e martesės.Mamaja qante,ndėrsa motrat pėrpiqeshin qė unė tė dilja njė nuse sa mė e bukur.Lule dhe oriz mbi ne.
Atė natė Jancek,mes epshit,kish pritur momentin e cvirgjėrimit tim.Mė shtriu nė krevat dhe unė mbylla sytė qė tė ndaloja lotėt,ndėrkohė qė duart e tij tė etura pėrkėdhelnin gjoksin tim,trupin tim tė ftohtė.E lashė tė mė puthte nė buzė, nė pritje pėr tė mė puthur dhe pėrkėdhelur edhe pjesėt e tjera tė trupit,por kjo gjė kurrė nuk ndodhi.Papritmas ,duke hungėrirė si njė bishė, mė mbuloi tė tėrėn me trupin e tij.Ndėrsa ai po kėnaqej,unė ndjeva njė dhimbje tė fortė dhe tė zgjatur qė sa vinte e pėrkeqėsohej. “Jancek,mjaft tė lutem!”,thirra unė,por ai mė kish harruar tė tėrėn i pėrqėndruar totalisht te vrima e pėrgjakur e seksit tim,duke mos e kuptuar qė unė s’dija asgjė nga ai akt qė po kryenim.
E pafuqishme iu dorėzova e tėra.E shtrirė ndjeja lotėt tė mė rridhnin faqeve tė nxehtė e tė rėndė.Ndodhesha e shtrirė nė njė shtrat dhimbjesh,nė krahėt e njė burri qė nuk mund ta dashuroja kurrė…
Mė vonė,disa javė para divorcit,me Jancekun shpesh i kujtonim orėt e para tė martesės sonė,secili sipas mėnyrės sė vet:ai plot epsh e pasion,unė plot tmerr e neveri.Gjatė kėsaj kohe kisha mėsuar ta respektoja atė,madje edhe ta dashuroja,por nuk ishte ajo dashuria qė mban bashkė njė burrė me njė grua.
Njė ditė prej ditėsh i tregova tim shoqi pėr veten dhe pėr Rudin.Vitet qė kalova me Rudin mė dhanė kurajon t’i tregoja atij se cila isha e cfarė isha.
Muaj tė tmerrshėm e tė vėshtirė mė prisnin nė ditėt e mėvonėshme.Akoma mė e vėshtirė ishte pėr tim shoq.Ai duhej tė kuptonte dicka qė nuk i pėrkiste botės sė tij,tė provonte dhe tė respektonte ndjenja qė ai kurrė nuk e dinte qė ekzistonin.Pėr homoseksualizmin ai dinte vetėm fjalėn “turp”,ndėrsa pėr mua ajo gjendje ishte vetė jeta ime.
Megjithatė ai u mėsua me faktin qė unė isha lesbike,gjė qė mė bėri ta doja e ta respektoja si asnjėherė mė parė gjatė martesės sonė.Por nė thellėsi tė tij ai mė dėnonte ,pa ditur se pėr c’gjė unė isha fajtore.
Kėshtu njė ditė mblodha plackat.Po ku tė ikja?Kush do tė mė kuptonte?Nga njėra anė opinioni fals dhe nga ana tjetėr ligji i padrejtė pėr homoseksualėt…
Vendosa tė arratisem nga atdheu im,ku s’kish gjė qė tė mė mbante mė vec kujtimit tė Rudit dhe varrit tė saj.Njė ditė para se tė largohesha shkova nė varreza,qava e vetme duke prekur dhe puthur fotografinė e ftohtė tė Rudit qė zbukuronte varrin e saj tė thjeshtė.Nuk i cova lule,por vec lotė.
Tani,pas kaq vitesh nė dhe tė huaj jam mėsuar tė jetoj ashtu sic duhet tė jetojė njė njeri i llojit tim,pa miq e shokė,por me njohje tė pasigurta tė njė nate.Kontakte tė mishit,por jo tė shpirtit, pavarėsisht nga kėnaqėsia qė mund tė mė kenė dhėnė.
Boshllėkun qė mė la Rudi s’kam arritur ta mbush dot,ndaj edhe kėrkoj me ngulm tė gjej pėrsėri atė ndjenjė paralizuese dashurie dhe dhėmbshurie qė vite mė parė i dha jetės sime kuptimin dhe emrin e saj.Dhe pėr sa kohė qė unė jetoj me kėtė boshllėk,nė veshė mė kumbon zėri i Rudit qė ndėrsa rrinim tė pėrqafuara pranė zjarrit,mė thoshte “Nuk ka rėndėsi se nga cili burim ujitet lulja,mjafton qė ajo tė lulėzojė e bukur!”

Kėtu kish mbaruar rrėfimi i saj.Ish ngritur dhe mė kish pyetur pėr dicka qė nuk e dėgjova.Isha murosur i tėri.Kur erdha nė vete dėgjova zėrin e saj poshtė ballkonit tim “Taksi,taksi!”.Dola me vrull nė ballkon, por ndėrkohė taksia e verdhė me Undergroundin brenda saj gjarpėroi rrugėn mes njė grupi gjysėmlakuriq tė dehurish qė festonin lindjen e Jezuit.
ARTAN GJ. HASANI
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 4 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Wed Dec 10, 2008 7:44 pm

KEQARDHJE

Sigurisht qe me erdhi keq per te. Teper keq. Nuk ishte as zog, as lule, as kikirik, as peshperitje, as renkim. Mesa mbaj mend une nuk ishte as imoralitet e as gjurma ne balte e kembes se zbathur te nje kopili. Jo. Ishte nje njeri e megjithkete mua me erdhi shume keq per te. Mund t'ju duket paradoksale qe me erdhi keq per nje njeri, por s'mund ta mohoj, se perndryshe do te bija ne lojen e mospranimit te perceptimeve qe shqisa ime kryesore - neveria- me fal gjate disa nenndarjeve te kohes qe ndonese nuk ua dime kuptimin, per lehtesi shprehjeje apo per mungese fjalori i quajme snoberisht caste.
Me erdhi vertete keq. Per nje njeri qe ecte rruges i lumtur perkrah hijes se tij. Nuk me kujtohet ne kishte apo jo diell, por qe kishte prane vetes nje hije qe besoj se ishte e tij, per kete mund t'ju betohem edhe ne gjuhen e heshtjes po te deshironi.
Harxhova nje dite te tere duke e ndjekur ate krijese te lumtur me shprese se mund t'ia lehtesoja sadopak ate peshen e tmerrshme te lumturise. Aq shume iu perkushtova ate dite atij njeriu sa qe kisha harruar teresisht qe dita qe po harxhoja bente pjese ( ndonese perkohesisht) ne jeten time e jo ne te tijen.
Keshtu pra, nxitova hapat e mi drejt tij. meqe ra fjala te hapat e mi dua t'ju siguroj qe ato hapa jane vertete te mijte. Askush me pare nuk ka ecur me hapat e mi. Dikur m'i pati kerkuar borxh hapat e mi nje miku im, por ia refuzova sepse ai vertete ishte mjeshter i hapave, por kishte nje te keqe te madhe: asnjehere nuk ta kthen hapin qe ti i huan. Ose do te te thote se i ka humbur hapi yt, ose se e kish harruar diku, ose ne rastin me te keq, se e kish flakur te pleherat meqe kish gjetur nje karoce ortopedike teper te volitshme per te realizuar ecjen e tij.
Njeriu i lumtur po ecte shume shpejt sot, por duke perfituar nga disa vonesa qe i sillte vetekenaqesia arrita t'i afrohem. Aq afer sa qe mund ta perceptoja me shqisen time te dashur. Ia hodha neverine mbi floket e lepira, mbi veshtrimin krenar, mbi buzeqeshjen e lumtur qe cuditerisht s'i qendronte mbi buze,por te dockat e tij, diku mes ores dhe unazes se florinjte.Une e dija qe zakonisht aty zinte vend vetekenaqesia, por ja qe nganjehere kaotika epileptike e te lumturve te rezervon edhe te papritura te kithta. Te papriturat jane te kithta.Te priturat jane paralele. kush nuk e kupton kete aksiome te thjeshte eshte ose idiot,ose eshte NUK ESHTE.
Nuk eshte ndonje zor i madh te jesh nuk je. Shpesh here secili nga ne eshte nuk eshte. Shume vite me pare dikush u perpoq t'i mbushte mendjen vetes se ishte, por gjendja qe iu krijua me pas e alarmoi aq shume saqe harroi per jete nese kish qene,ishte apo do te ishte ndonjehere. Tani ai punon si piktor ne nje cmendine dhe vizaton cdo dite te njejten pikture: dy drejteza te kithta. Ca zera dashakeq thone se fshehurazi naten vizaton edhe paralele, por mendoj se keto duhet te jene thjesht thashetheme pergjuesish te vetekenaqur qe s'kane haber nga gjeometria e lumturise.
E shoh qe here pas here i largohem objektit tim te lumtur. Eshte e pashmangshme, sepse e di qe s'ka perse te jete e shmangshme. Edhe objekti im eshte i pashmangshem per sa kohe qe edhe lumturia qe ai mbart eshte e pashmangshme. me duket se dola atje ku pashmangshmerisht duhej te dilja. Pra, pasi e mbeshtjell te terin me neverine time, natyrisht pa i shkaktuar bezdi, por thjeshte nje ngadalesim te hapave, gje qe tregon se shqisa ime e ruante akoma efikasitetin. Shpejtoj edhe une hapin tim dhe pas disa metrave jam pothuajse perbri tij. I flas por lumturia e pengon te me degjoje........................
Ne kete moment gjithmone me del gjumi dhe zgjohem nga kjo enderr qe e shoh sa here qe ndonje nga miqte e mi me thote qe eshte i lumtur... A thua paska edhe enderra te kithta...?
ARTAN GJ. HASANI
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 4 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Wed Dec 10, 2008 7:45 pm

ARTAN GJ. HASANI
SHĆ‹N VALENTINI I NJĆ‹ TĆ‹ MARTUARI


Sot ėshtė dita e shėn Valentinit. Beqarėt duhet tė mbrohen sot nga tepricat e pasionit, tė martuarit nga mungesa e tij.Mė qėlloi qė ky eveniment i pėrvitshėm tė mė gjejė tė martuar, madje prej dhjetė vjetėsh. Ky fakt nuk mė bėn as tė lumtur e as tė palumtur. Sidoqoftė ndjej njė shije pasigurie nė kėto valentinėt e fundit. Njė pasiguri qė buron nga fakti I njohur se asgjė e re sā€™do tė ndodhė pikėrisht sot midis meje dhe sime shoqeje,Edės.
Ose njė siguri qė sot midis nesh do tė ndodhė dicka e vjetėr dhe tepėr e bezdisshme. Eda vdes pėr ta festuar shėnin e tė dashuruarve. I fillon pėrgatitjet dy- tri ditė pėrpara. Lan, shplan, tund, shkund, blen, mbush frigoriferin dhe kėshtu, ditėn e shenjtė i con fėmijėt te prindėrit e saj nė mėnyrė qė ne tė jemi vetėm, fare vetėm, nė intimitetin e njė mbrėmjeje magjike me shampanjė, qirinj dhe dashuri qė nėn efektin e dy tė parave i ka tė gjitha mundėsitė tė kthehet nė njė eros pasionant mbi shtratin bashkėshortor. Natyrisht, unė nuk kam asnje kundėrshtim pėr kėto gjėra, sidomos pėr tė fundit: Eda gėzon akoma dy privilegje tė rralla pėr njė bashkėshorte pas dhjetė vjetėsh. Ajo ėshtė me tė vėrtetė shumė tėrheqėse dhe e dyta dhe mė e rėndėsishmja, ajo nuk mė ėshtė mėrzitur akoma.
Ajo qė unė nuk e honeps dot ėshtė pikėrisht ajo parapėrgatitje si njė kronikė e njė zbavitjeje tė paralajmėruar. Dita e 14 shkurtit nė kalendar mė duket sikur thotė: ā€œ Ej, bashkėshortė, bėhuni gati pėr njė mbrėmje tė mrekullueshme me bashkėshortet tuaja magjike! Harroni zėnkat dhe sherret, fyerjet dhe sharrjet dhe nxitoni drejt tė panjohurave tė reja tė pasionit qė Xhulietat tuaja hyjnore do tā€™u falin juve, Romeove besnikė kėsaj nate pa fund!ā€�ā€¦Ah sikur tė ishte vėrtet keshtuā€¦
Megjithatė unė dhe disa shokė tė ngushtė tė mijtė kemi gjetur njė zgjidhje tė pėlqyeshme pėr tā€™i shpėtuar nė njė farė mėnyre rutinės valentiniane: Paraditen e kėsaj dite e kalojmė si beqarėt duke u pėrpjekur tė tė sajojmė ndonjė flirt tė rastit duke pėrfituar nga dalldia qė invadon femrat e reja kėtė dite te vecantė. Dhe sigurisht pas flirtit tė gjithė burrat janė tė disponueshėm pėr gratė e tyre nė shtėpinė dhe shtratin proverbial bashkėshortor.

Sot pėr dreq sā€™po mė ecėn fare. Ndoshta kam arritur nė atė pikė ku tė besoj se qeni plak e ka vendin tek kolibja e tij. Sidoqoftė nuk jam edhe aq i moshuar sa tė bėhem besnik i kolibes. Ndaj vazhdoj tentativat pėr tā€™i dhėnė larmi kėsaj dite tė bekuar.
Ndėrkohė ora po i afrohet vaktit tė drekės dhe pasi nga pėrvoja e di qė orėt e mesditės janė orėt mė tė disfavorshme pėr tė flirtuar, drejtohem pėr nga shtėpia e prindėrve tė mi. Qė andej i telefonoj Edės dhe i them qė po drekoj nga nėna dhe se e dua shumė dhe se ariu i saj i ėmbėl (sic mė quan ajo kur ėshtė me tė mira) do ta zgjojė nga gjumi lepurushen e tij tė vockėl (sic i them unė edhe kur nuk jam me tė mira) andej nga ora 6 e pasdites. Eda mė jep njė tė puthur nga telefoni dhe nuk mė thotė qė tā€™i blej dhuratėn e zakonshme, lulet, sepse unė kurrė nuk harroj ta lumturoj me dhuratėn nė fjalė. Sikur gratė tė lumturoheshin vec me lule do ta braktisja profesionin tim dhe do bėhesha bahcevan, por jeta martesore mė shpesh tė ofron profesione mė tė fisme si ai i psikiatrit apo edhe i pacientit tė tijā€¦

Keshtu pra, ne oren e caktuar, me nje alamet buqete me lule ne dore, hap deren e shtepise dhe pa u ndjere futem drejt e ne dhomen e gjumit ku veshtroj me perkushtim lepurushen time te vockel qe fle (ose ben sikur fle, sepse grate jane dinake dhe dyshuese sidomos per shen Valentin ) si nje engjell.
I ve mbi jastek lulet dhe e puth lehte ne hunde pa e zgjuar. Eshte me mire qe engjelli te zgjohet sa me vone te jete e mundur, sepse nuk eshte kurre e sigurte qe nje grua te mbetet engjell edhe pas zgjimit...
Dhoma e ndenjes eshte gati, tryeza plot me fruta, fiq te tharre, stafidhe, arra, shishet e pijes....dhe qirinjte e famshem te gatshem per t'u ndezur. Gjithshka gati. pritet vetem zgjimi i engjellit dhe ardhja e nates.
Ulem ne njerin nga kolltuket, ndez nje cigare dhe shijoj me sy komfortin e shtepise sime. Me pelqen ky ambjent luksoz e teper modern, sidomos pikturat abstraksioniste neper muret e lyer nga dikush qe perfundoi ne cmendine disa kohe me pare. Mobiljet, kolltuket, etazheri, tavolina e ulet, te gjiutha jane ne ngjyre te zeze, ndersa moketa ne ngjyre gurkali.
melodia e nje disku te Santanes, pikerisht Black Magic Woman, ma ben edhe me te pranishem kete luks te zi te kushtueshem.
Megjithate ekziston edhe nje luks tjeter, i bardhe, ne kete shtepi. Dera e dhomes hapet dhe para meje shfaqet Eda, vetem ne te mbathura, nen nje kemishe nate te bardhe, teper transparente, te rene nga njeri sup, nje version seksi i saj, mesa duket specialiteti valentinian i mbremjes...
I pamesuar shpesh me versione te tilla te gruas sime, nenes se tre femijve te mi dhe duke patur parasysh qe jemi ne dimer, e per dreq, duke harruar per nje cast shen Valentinin, i them :" Vishu se mos ftohesh!".
Kjo fjali fatale e irriton tej mase Eden time. E kuptoj menjehere qe gabova taktikisht. Me fjale te tjera, u tregova shume trap. Nxitoj te korrigjoj, por tashme eshte teper vone. Ajo eshte zhdukur nga dhoma dhe pas disa castesh e shoh te shtrire permbys mbi shtratin, mesa duket fatkeq kete nate...
" Eda, Eda, lepurushja ime, shpirti im, zemra ime...". Por me kot. Asgje nuk ia ndalon ngasherimin. Deshton edhe perpjekja ime per ta perqafuar: kthehet nga une dhe mes nje lumi fjalesh tipike per kesi rastesh me shtyn tere neveri...
Ky eshte nje moment teper klasik qe deri me sot s'besoj t'i kete dhene zgjidhje ndonje burre. Te qendrosh aty prane saj duke degjuar ate ligjerate mllefshfryrese eshte e pamundur te mos acarohesh edhe ti, gje qe ti ne asnje menyre nuk e deshiron, sidomos mbremjen e te dashuruarve... Te largohesh, perseri, do te keqkuptohesh per te dyten here ("ja, ai u largua pa e vrare ndergjegja fare sepse nuk me do me....")

Sidoqofte , une largohem, futem perseri ne dhomen e ndenjes dhe pi ca konjak nen tingujt e Santanes.
Dikur, shume vjet me pare, kete gjendje ngerci e zgjidhte fare mire seksi, fantastik do te thoja, pas nje sherri te tille....Por tani gjerat kishin ndryshuar. Kane kaluar dhjete vjet nga koha kur me te vertete me pak seks mund te kuroheshin ngaterresa te tilla. Pas kaq vjetesh e pas tre femijeve gruaja mund te te behet dashnore nje here ne vit, per shen Valentin bie fjala. Ndaj u pa puna edhe per kete valentin: le ta nis i vetem festen e Edes, mbase me vone qetesohet dhe vjen edhe ajo...

Keshtu, gote pas gote arrij t'i krijoj vetes ate gjendje kenaqesie qe me lejon luksin e te medituarit. Nje nga te mirat e padiskutueshme te alkoolit eshte pikerisht krijimi i nje lloj imuniteti ndaj te keqijave te kesaj bote.
Pak konjak dhe muzike jane te mjaftueshem per te te futur ne nje univers ku sherret me gruan cvleresohen per te fituar me pas vetem vlera arkivore...
Por edhe grate, si djaj te pameshirshem ne poshterimin e tyre, kane shpikur nje arme te suksesshme ne te tilla raste: ato vishen me nxitim dhe pa te pershendetur nisen per tek prinderit e tyre, ku mund te qendrojne dy tri dite ne pritje te telefonates sone " shpirti im kur do kthehesh se po vdes per te pare syte e tu te dashur..."
Eda nuk ndryshon nga grate e tjera ne kete pike, ndaj ndersa une shijoj kombinimin e konjakut me kikiriket e pjekur, degjoj deren e jashtme te perplaset me force dhe hapat e saj te zhurmshem neper shkallet e pallatit.
Te gjithe burrat, te dehur ose jo, ne caste te tilla perjetojne vrarje ndergjegje, por kjo sigurisht nuk zgjat shume. Sepse ,ta themi mes nesh, te gjithe burrat gezohen ne nje fare menyre kur mbeten vetem ne shtepi, qofte edhe per pak dite. Me te mbetur vetem ne mendojme se si te lajmerojme sa me shpejt ndonje dashnore per te kaluar nje mbremje te bujshme. Por edhe po nuk disponuam nje te tille edhe vetem ideja e te tradhetuarit te gruas do te ishte e kendeshme. Se nje grua tradhetohet jo vetem duke bere dashuri me nje tjeter, por edhe duke mos bere dashuri me ate vete...

S'e kisha menduar kurre qe shen Valentini te me gjente pa nje femer prane, qofte kjo edhe Eda ime e shkrete.
Tani po troket mesnata dhe duhet te isha duke bere dashuri me Eden, ndoshta te dehur, spontane ne argumentat dhe mesazhet seksuale qe trupat tane do i falnin njeri tjetrit...
Pra po mendoj vec per pak seks, jo per hir te Valentinit, por per te respektuar deri ne fund ate gjendjen e mrekullueshme delirante qe me falin konjaku, kitara e Santanes dhe mungesa e trupit te Edes ne versionin me sexy te saj. Trishtohem kur perfytyroj Eden te veshur me tuta sportive ( te shtepia e nenes se saj ben ftohte) shtrire mbi njerin nga divanet e ngushte te sallonit, mbuluar me nje jorgan qe i bie perdhe here pas here...
Madje me vjen t'i telefonoj, por kur shoh qe eshte mesnate ndrroj mendje. Te pakten ta kisha uruar kur i vura lulet te jasteku, i heshtur se mos zgjoja engjellin tim nga gjumi...

Harrova t'ju them qe tani jam ne kulmin e qejfit. kendoj, kercej, imitoj brazilianin e famshem duke i rene kitares (kete e bej para pasqyres se korridorit)...dhoma eshte mbushur plot tym cigareje, me tinguj te magjishem, me dritehije nen flaken infantile te qirinjve, me mua dhe me mungesen e Edes...megjithese tashme nuk ndjej mungesen e Edes, por te cdo femre ne bote...
Dal per pak caste ne ballkon dhe natyrisht nis te meditoj. Meditimi i ndihmon te gjithe te martuarit te kalojne me sa me pak dhimbje vitet e pavaresise se humbur e te identitetit te tjetersuar aq bashkeshortesisht.
Heshtje dhe qetesi.Tani dashnoret e lumtur, bashkeshortet e lodhur, te gjithe, optimistet dhe te zhgenjyerit po flene. Shen Valentini eshte terhequr perseri ne dhomen e tij te makiazhit i gatshem per te pergatitur masken e tij te re per karnavalin e 14 shkurtit te ardhshem. I vetekenaqur nga sajimi i frazave te tilla meditative, ndez nje cigare tjeter dhe ul veshtrimin mbi nje fshesare, mesa duket jevge, qe duke kenduar nje motiv te njohur gabelesh sfidon gjumin e valentinianeve...
Si cdo mashkull i planetit edhe mua me deperton te terin ideja se nuk do te humbisja asgje nese do e ftoja jevgen ne shtepi per te mbushur ate vakuum feminil te padurueshem. Keshtu nis e fershellej edhe une motivin e saj.
Ajo ngre koken lart, hedh veshtrimin nga une dhe me flet. "Hajt robi, me hidh nje cigare!"
"Eja ta marresh ketu lart!", i pergjigjem kerkeses se saj te cilter.
nderkohe fillon nje shi i rrembyer. "Eja lart!". "Jo, jo!"
Zbres shkallet pa harruar te marr vec cigareve edhe nje shishe shampanje, te pahapur si te gjitha shampanjat e tjera qe prisnin pranine e Edes per te invaduar labirinthet e kenaqesise...Nuk ka gje me te trishtuar se sa hapja e shampanjes pa pranine e nje femre...

Futemi bashke me jevgen dhe fshesen e saj nen strehen e nje kioske prane.Hap shishen dhe zhurma e tapes e ngazellon jevgen e beshme qe qesh si e marre kur shikon se si une i dehur dhe cakerrqejf bej dush me shampanje ne mes te rruges, mes atij shiu te dendur te pasmesnates se Valentinit.
"Ve bast qe po kenaqemi!" i them jevges qe vazhdon te qeshe e te duartrokase duke pare kercimin tim ala andaluzia...
Ulemi te lodhur prane e prane nen strehe dhe filloj t'i flas per lloj lloj gjerash te kesaj jete te dhjere. I flas per vdekjen, dashurine, per zogjte, per Froidin, per Shostakovic, per rruget, per racizmin, dhe natyrisht edhe per sherrin me Eden.
Ajo nuk flet ,por vetem veshtron duke thithur cigaren e duke luajtur me shishen bosh te shampanjes...
Nuk e di se sa ka zgjatur, por zeri i jevges me permend nga dremitja.
"Zoteri, zoteri!Duhet te ngriheni e te shkoni ne shtepine tuaj!". E ndjej qe koka ime e trullosur pushon mbi preherin e saj.
Me ndihmen e saj ngjis shkallet dhe kur arrijme te dera ime e ftoj te me shoqeroje ne brendesi. Ajo kundershton dhe tenton te largohet duke me falenderuar, por dora ime e ka mberthyer fort pas krahut...
"Te lutem, mos ik! Kam nevoje per nje grua sonte! me pelqeve shume atje poshte!"...dhe e veshtroj te gjinjte e medhenj qe nje bluze e ngushte pambuku e lagur nga shiu dhe shampanja ia nxjerrin edhe me shume ne pah...
Pak caste me vone e ndjej jevgen tek perpiqet te me zhveshe per te me futur ne shtrat, gje qe e realizon disi me veshtiresi. une pothuajse fle i vdekur dhe sigurisht ne kete gje ndikon edhe prania e jevges se mire.

Pas nje ore sikur permendem disi. Ajo eshte ulur ne fund te krevatit, si gjithmone duke tymosur cigaret e mija. trembet nga zgjimi im i papritur dhe ngrihet ne kembe si e zene ne faj." Edhe nje ore me mbaron turni, zoteri, dhe jashte akoma bie shume shi..." shfajesohet.
I afrohem prane dhe e shoh qe i ka hequr kepucet. Ndoshta ka dashur te shtrihet, por ne momentin e fundit ka ndrruar mendje.
"Eja, eja ulu ketu prane meje!". E bindur me ulet prane dhe une pa hezituar i hedh njeren dore ne qafe. Trembet perseri dhe del nga dhoma. Une ndez nje cigare dhe qendroj ca caste me syte ngulur mbi nje pikture nudo mbi mur dhe mbi kemishen transparente te nates qe Eda e ka flakur ne cep te saj....
Papritur degjoj tingujt e Santanes nga dhoma tjeter. Ngrihem i bere mese esell hap me kujdes deren dhe futem ne dhomen e ndenjes.
Jevga tani eshte ulur mbi divan.Duket e shijon muziken e brazilianit. Dal nga dhoma dhe kthehem perseri me kemishen transparente ne duar...."Vishe!" i them dhe dal perseri...
Pas pak jam perballe saj. Eshte nje ambjent vertete elektrizues, muzike, qirinj dhe nje grua gjYsem e zhveshur e mbi te gjitha jevge, si nje dhurate nga karnavalet e Rio de Zhaneiros, dhe mbi te gjitha....nje shi i dendur qe proverbialisht ka nje lidhje gjenetike me jevgjit , gabelet dhe pallimin...

Zgjas duart drejt saj dhe e ftoj ne vallezim. Kercejme te puthitur teresisht, ngadale, ngadale, ne nje perhumbje teper elokuente dhe dihatese....
Tani asnjeri nga te dy nuk e ve ne dyshim qe ky blues i trishtuar do te finalizohet me nje hard rock mbi shtratin e shenjte, e pse jo, ketu ne mes te kesaj dhome, mbi moketen e pastruar plot merak nga Eda...
Dikur e puth lehte ne gushe e pastaj drejt e ne buzet e shijshme plot tul. Duhet te jete rreth te tridhjetave...Ndjej duart e saj te me ferkojne ne fillim shpatullat, belin e me pas me nje levizje te vrullshme dora e saj nis te ferkoje organin tim pulsues e te forte. Zhvishemi te dy ne ethe. Ka nje trup me te vertete terheqes, gjinj te fryre dhe kofshe te plota disi muskuloze. Zhgryhemi mbi moketen e Edes duke renkuar agonine e rastit. Jam aq i eksituar saqe lumturohem kur vjen momenti qe jevga syperenduar me pergjerohet " Mjaft lali se me vdiqe!"
E shoh qe eshte sterngopur dhe e di qe kur te shkoje ne shtepi nuk do t'ia jape jevgut te saj te etur.
Pasi pushojme ca te shtrire e te perqafuar, ajo ngrihet, vishet dhe largohet me vrap shkalleve te pallatit.
Me mbeti merak qe nuk e pyeta nese e dinte qe sot eshte shen Valentini.

Edhe pak do te agoje. Do te vije mengjezi dhe pastaj...Eda me femijet. Por une do jem ne gjume. Ndoshta Eda do te hyje menjehere ne shtratin tone te perbashket e do ta zere gjumi mbi gjoksin tim.
Kur te zgjohemi ndoshta s'do ta ndjej edhe aq shume peshen e dhjete vjeteve gjume te perbashket martesor, se, sidoqofte, edhe ky lloj gjumi ka kenaqesine e vet: te rrit cilesine e enderrave qe shpesh u ngjajne atyre te beqareve optimiste...
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 4 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Wed Dec 10, 2008 7:46 pm

Sfida Ime

--------------------------------------------------------------------------------

E dashur ! Po rilexoja Iliaden e Homerit dhe diku qesha...buzeqesha...nenqesha...
Pikerisht ne pjesen kur Ulisi sfidon kengen e sirenave...ate kenge ndjellese...epshore...kerkuese...tunduese...ate kenge qe pashmangshmerisht do ta conte prijesin e Itakes ne krahet e tyre te magjishem sa edhe vete kenga duke e shndrruar ate ne nje rob te perjetshem te epsheve te tyre...Dhe Ulisi i sfidoi ato....e degjoi kengen e tyre dhe veshet nuk i dyllosi sic e kish urdheruar perendite....por u lidh me litar fort...ne menyre qe t'i shpetonte tundimit per te shkuar drejt tyre...joshjes per t'u bere i tyri perjetesisht...epshit qe i ndizte kenga e tyre...Dhe sa me shume i afrohej vendit te sirenave...aq me shume tundohej...aq me shume i shterngonin shoket e tij litarin...aq me shume joshej deri ne cmenduri per te shkuar drejt magjise qe kumtonte ajo kenge...aq me shume tendosej litari mbi tere trupin e tij te fuqishem...ndersa me ne fund....fitoi. Arriti te sfidonte te pasfidueshmen! I degjoi deri ne fund tingujt e Hymnit te Tundimit,te Joshjes e te Epshit.... u perpelit, vdiq e u ringjall disa here ndoshta, por...por...por me ne fund malli per Penelopen dhe Itaken e tij ,si dhe ndihma e pamohueshme e litareve i dhane emrin e SFIDUESIT TE MADH.
Keto shkruante Homeri ne ato faqe dhe une duke i lexuar...qesha...buzeqesha...nenqesha...

E dashur, une e kam sfiduar sfiden e Ulisit. Ka edhe nje sfide tjeter para se ciles ajo e Ulisit zbehet dhe mbetet thjeshte nje sfide e trupit , por jo e shpirtit...

Dhe une e degjova kengen e fshehte te shpirtit tend ,ate kenge qe askush nuk do te mund ta degjonte pa u frikesuar e pa u tmerruar e pa u arratisur perjetesisht nga zeri yt.... sirena ime,e degjova kengen tende aq te ashper...aq te rende...aq te frikeshme...aspak joshese...aspak tunduese...aspak afruese...aspak kerkuese...E degjova kumbimin e kenges tende mes humnerave dhe honeve te shpirtit tend...atje ku cdo enderrim mendjelehte do ish rrezuar dhe do ish bere therrime...E degjova ate kenge te perbaltur...I lashe tingujt e saj ogurzinj te udhehiqnin shpirtin tim neper rrathet e ferrit...ku vdiq e u ringjall pas cdo vdekje...Edhe une nuk i mbylla kurre veshet sic me urdheronin perendite e padukshme te alter-egos sime...keto sirena te perbindshme deri ne ate cast te gjithepushtetshme mbi mua... dhe veten time shpesh e lidha me vargonjte e SFIDES...sa here qe doja te arratisesha nga ty...por...por...por E DEGJOVA DERI NE FUND KENGEN TENDE TE ASHPER e aspak joshese,por... u josha, aspak tunduese, por... u tundova, aspak afruese, por u... afrova...pashmangshmerisht drejt teje.

MARS.2005
ARTAN GJ. HASANI
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 4 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Wed Dec 10, 2008 7:48 pm

Thelbi... (mbrese...)

Kisha kohe pa pare mengjez me nje diell te tille... Perkedhel ngrohte gjethet e pemeve...i perqafon me rrezet e tij...i trullos...i huton....dhe pastaj...i puth...
Ato, si vasheza lozonjare, ulin koken te turpshme, por hija e tyre vazhdon ta flirtoje ate nga muret e vjetra te rrugices se panjohur ku po shetis kete mengjez...Ca harabela te vegjel fluturojne dege me dege...gjethe me gjethe...cicerojne gezueshem sikur te duan te konfirmojne puthjet...Dredhezat e harlisura perlotur nga vesa...Ne nje qoshe dy plaka te ulura mbi nje stol te vjeter po aq sa edhe guret e atij kalldremi i gezohen mengjezit duke folur pa i lene rradhe njera tjetres...Avujt e kafese se ngrohte qe leshohen nga filxhanet qe ato mbajne ne duart qe u dridhen ngrihen lart duke u perzjere me aromen e bukes se sapodale nga furra qe nje vajze e re, nje syth, ndoshta mbesa e njeres prej plakave, mban nen sqetullen e saj, shternguar ne menyre qe gjiri i vockel t'i duket me i kercyer nen bluzen e holle...puthur edhe ai pergjysem nga ato rreze qe arrijne te depertojne mes gjetheve te turpshme qe akoma anojne koken mbi rrugice...dhe nga veshtrimi im...Nje kanate e drunjte hapet dhe brenda saj si feksje rrezetin nje e qeshur dhe nje tufe flokesh si pentagram i saj...Porta e ndryshkur kerkellin dhe pas saj shfaqet bashke me mjaullimen e saj bishtperpjete nje macke mesa duket hiri...
Ndaloj hapat qe te degjoj me mire...Nuk me flet askush...Eshte thjeshte melodia aromatike e mengjezit...
Mengjezi mbaron aty ku mbaron kjo rrugice...aty ku fillon rruga e madhe...smogu, makinat, turmat, levizja, oraret, trenat, ngutja, pritja, rradhet, faturat, ankthet, dashurite, tradhetite, urrejtjet, kenaqesite,merite, flirtet, planet, perllogaritjet, koordinatat, kontratat, axhendat e paracaktuara...
Po, mengjezi mbaron aty ku mbaron kjo rrugice...Aty mbaron edhe melodia e tij...E bukur...e gjelbert...e avullt...spontane...anonime...e paqellimte...
E paperseritshme e megjithate... e perseritshme cdo mengjez...
Sa mire qe nuk ia bera Klares kete mengjez ate pyetjen idiote qe te gjithe e bejme pas seksit:"Si t'u duk? Te pelqeu?"...
Edhe Klara banon ne kete rrugice.

ARTAN GJ. HASANI
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 4 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Wed Dec 10, 2008 7:50 pm

Alkimite e vonuara

U zgjova nga njė ėndėrr e tmerrshme. Mė e tmerrshmja qė mund tė shohė njė burrė: sikur ma kishin prerė deri nė rrėzė. Hapa sytė dhe instinktivisht vura dorėn aty. Gjithshka nė rregull.Madje i erektuar nė maksimum edhe pse fare pranė meje shtrihet trupi i deformuar i sime shoqeje. Ishalla nuk zgjohet dhe nuk m’a kap nė flagrancė atė.
Ēdo ereksion i tij pėrbėn njė tradhėti bashkėshortore tashmė qė ajo e di qė nuk ma ngreh mė si dikur. Madje shpesh, ndėrsa unė fle ajo tinėz fut dorėn e saj aty ku dikur vinte buzėt dhe bėn kontrollin e rradhės. Indirekt nė kėtė mėnyrė ajo pėrpiqet tė pėrgjojė ėndėrrat e mia. Aq shumė ėshtė specializuar nė kėtė zeje tė re saqė mendon se nė njė tė ardhme tė afėrt do arrijė tė pėrcaktojė jo vetėm moshėn, por edhe emrin e shemrės sė saj nė ėndėrrat e mia.
“Ty burrė tė ngrihet veē kur je ne gjumė!”
Ky ėshtė konkluzioni i eksperimenteve tė saja nė vitin e fundit.Laboratori ku ajo kryen kėto eksperimente ėshtė dhoma jonė e gjumit dhe krevati ynė bashkėshortor. Sigurisht qė kavia e saj eksperimentale jam unė dhe pjesa mashkullore e trupit tim.Qėllimi i eksperimmenteve ka ndyshuar me kalimin e kohės. Dikur ai ishte asgjė mė shumė se sa pėrpjekja qė njė grua nė menopauzė bėn pėr tė rifituar vendin e saj femėror nė zonat mashkullore tė bashkėshortit tė saj shekullor.
Eksperimentet e saj tė paradokohėshme pėrfshinin njė gamė shumė tė gjėrė provash cfilitėse. Mjetet laboratorike qė ajo pėrdorte varionin nga sutienat transparente e aromat afrodiziake e deri te tangat dhe spangot qė ajo ia dhuronte vetvetes pėr ēdo Shėn Valentin. Por pa sukses. Dilte lakuriq para meje gjoja si padashje dhe me xheste tė njė lolite tė vonuar mbulonte seksin e saj duke shpresuar qė kjo gjė do mė eksitonte, siē thuhej edhe nė njė manual tė vjetėr kinez. Por mė kot. Ai rrinte kokėulur dhe indiferent nga shfaqja e rradhės. Pastaj i erdhi rradha briskut. Pubisi i saj leshator nė periudhėn e fundit ka marrė forma nga mė tė ndryshmet. Formė zemre, formė lepurushi tė playboit, formėn e gėrmės sė parė tė emrit tim ( e cila pėr dreq edhe pse koinēidonte me gėrmėn e parė tė emrit tė njė ish tė dashurės sime pėrsėri nuk arriti tė krijonte mjaftueshem vibrime adrenalinoide tė kalldrėmta nė ato 17 cm rranishte…), pastaj provoi edhe formėn e njė oazi, por as nė atė rast unė nuk u ndjeva udhėtar nė shkretėtirė dhe pėr pasojė nuk tentova tė lagia buzėt nė atė qė mė servirej si ujė i freskėt. Pėrkundrazi, isha ngritur nga shtrati dhe nga frigoriferi kisha rrėkėllyer eturazi njė shishe me ujė mineral San Benedeto.
E dėshpėruar njė ditė prej ditėsh ajo e rruajti fare dhe ndėrsa po mė priste nė shtrat nė njė pozė tė ngjashme me atė tė pikturės sė Egon Schiele “Gruaja qė pret” mė pyeti: “Si tė duket?”
“Kujtova se kishe vėnė hamsterin aty”, iu pėrgjigja. Hamsteri ėshtė brejtėsi ynė i shėmtuar shtėpiak qė e ka rrjepur pothuajse tėrėsisht gėzofin e tij nėpėr shufrat e hekurta tė kafazit. Edhe hamsteri bėn pjesė te dhuratat qė ajo ia ka bėrė vetes sė saj nė njė periudhė kur mendonte se unė akoma impresionohesha nga pėrkushtimi qė gratė tregojnė pėr kafshėt e vogla.
Njė ditė mjetet laboratorike u sofistikuan dhe u bėnė mė bashkėkohorė: njė duzinė kasetash porno mbushi dhomėn tonė tė gjumit, ndėrsa njė ekran gjigand tv 60 inēėsh zuri tė na bėnte shoqėri nonstop , madje edhe kur gėrrhitjet e mia arrinin kulmin nga ai ekran vazhdonin renkimet dhe ofshamat mjaullitėse tė ca silikonfemrave bjonde.Por as ekrani nuk arriti tė bėhej katalizatori me tė cilin gruaja ime shpresonte tė ndihmonte sadopak zhvillimin me sukses tė reaksioneve bashkėshortore deri nė atė ēast mbi atė shtrat eksperimental.
Nė njė rast, e nxitur nga fryma e Sartrit dhe gruas sė tij, provoi edhe flirtin nė sytė e mi, por pa dobi: njė cift i sapomartuar tė huajsh qė rastisi fqinj me kabinėn tonė nė njė kruazierė nėpėr Mesdhe gjatė njė jave darkoi pothuajse cdo mbrėmje me ne. Rioshja lozonjare u afrua qė nė fillim me mua , ndėrsa ime shoqe nėn zulmin e shtysave tė mohuara nga 25 vjet martesė mendoi se nuk do ishte ide e keqe zgjimi i xhelozisė sime tė dikurshme dhe keshtu nisi tė hargalisej me gjysmėn mashkullore tė ciftit nė fjalė. Por ndėrsa njė mėngjez mbi shtratin tonė po sillnim ndėrmend natėn e kaluar kur unė dhe rioshja ishim zhdukur pa lėnė gjurmė nė pretendimin se kishim qenė nė diskon e anijes,dhe ata tė dy thjeshtė kishin bėrė blah blah blah edhe pse ime shoqe kish pritur qė flirtin ta gatuante sa me ndershmėrisht tė mundej nė sytė e mi, unė i kisha kumtuar njė detaj asgjėsues tė planeve tė vonuara flirtuese tė saj:
“Grua e dashur, ai cuni eshte gay.”
“Po ti ku e di, ė?”
“Mė tha ajo mbrėmė nė dehje e sipėr, ndėrsa po kėrcenim”
Kėshtu…erdhi momenti kur eksperimentet devijuan qėllimin. Nga vėzhgimet e saj tė pasmesnatės gruaja kish mėsuar se njė fuqi magjike dhe e panjohur bėnte lehtėsisht atė qė nuk kishin arritur ta bėnin dot njė vit eksperimente tė shumta tė saja: ai ngrihej ēdo natė! Tek e shihte ashtu tė fortė dhe kryeneē ajo kish ndjerė ēdo herė tundimin vrastar pėr ta prekur dhe pėrkėdhelur si dikur, por njė dallgė xhelozie e kish ndaluar ta bėnte atė gjė. Edhe pse epshet i drithėronin majat e gjinjve tė mėdhenj pėrsėri ajo i kish rrezistuar tundimit. Ish mjaftuar veē me njė tė shtyrė mua duke mė thėnė ”Boll gėrhite!” dhe sapo kish parė qė unė kisha vazhduar i qetė gjumin tim kish vazhduar observimin e vet tė rradhės…
Pastaj erdhi ajo ditė kur ndėrsa po hanim mėngjez ajo ma kish pėrplasur nė fytyrė:
“Ty burrė tė ngrihet veē kur je nė gjumė! Dhe jo vetėm kaq, por sigurisht ajo qė ta ngreh nuk jam unė!”
Konkluzioni i eksperimentit ishte pasuruar me njė fakt tė ri tashmė.
Sytė i shkrepėtinin, por jo me atė dritėn iluministe tė njė alkimisteje tė suksesshme, por me atė feksjen verbuese tė nje magjistrice qė gjithnjė pretendon se di diēka mė shume…
E kisha parė nė sy gjatė, por nuk i kisha folur. Mė vinte keq pėr tė. Kish qenė vėrtetė njė femėr shumė seksi dikur dhe kjo “dikur” dikur do mbaronte natyrisht…Pse vallė njė grua e ka tė vėshtirė tė pranojė qė te mashkulli ca gjėra funksionojnė ndryshe nė kohė tė ndryshme? Kaq tė vėshtirė e ka ajo tė kuptojė qė ai nuk ngrihet nga asnjėra, por thjeshtė ngrihet vetė kur e sheh tė arėsyeshme…?
Diēka e pavullnetshme e ngjajshme me zemrėn te femra. Rreh pa asnjė urdhėr…

Ndėrkohė ngrihem nga shtrati, bėj njė dush dhe vishem e parfumosem. Ora po i afrohet nėntės dhe Megi duhet tė jetė duke mė pritur nė zyrė me buzėqeshjen e saj..te pavullnetshme…

ARTAN GJ. HASANI
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 4 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Wed Dec 10, 2008 7:50 pm

ARTAN GJ. HASANI

Rrefimi i baltes


Kembet e saja nisen te fundoseshin mes trupit tim te ngrohte…Ia ndjeja gishterinjte e kembeve t’i fergellonin dridhurazi nen kenaqesine e ndjesise se paprovuar qe i vinte nga kontakti me trupin tim…imagjinoja qe ato gishterinj ishin puthur pak me pare ndoshta nga dikush hija e te cilit binte shpesh mbi mua per vite me rradhe…Nje hap…dy..tri…dhe sa me shume qe ecte ajo zhytej cuditerisht e qeshur mes trupit tim te erret…duke bere qe ngrohtesia ime te depertonte lekuren e saj…te ngrihej lart…neper pulpat e bardha…kofshet e hijshme…dhe te ndalonte fillimisht aty…mes tyre…Cudi….sa cudi ! Tek une zakonisht vizitoret e shumte jane te ngrysura…te trembura...te detyruara te me vizitojne…madje disa prej tyre akoma jane ketu mes amorfitetit tim te erret…edhe me te ngrysura se sa kur rishtaz zhyten kembet mes meje…
Kurse kjo…ishte aq ndryshe…aq e ndryshme nga te gjitha… E zhytur deri ne mes ajo ngazellonte e tera dhe cuditerisht buzeqeshte me veshtrimin drejt atij qe e priste tej meje…ne anen tjeter…
”Dil tani…mjaft u perbalte!”, vinte zeri i atij pertej meje.
“Te lutem, te rri edhe pak…me pelqen…ndjej ngrohtesi te paprovuar me pare…!”, pothuajse ciceronte ajo.
“Mire...rri…”, kish folur ai qe gjate tere kohes vazhdonte te na mbulonte me hijen e tij…
Ndersa ajo vazhdonte te lodronte mes meje, ndjeja se pak nga pak ngrohtesine joshese po ma merrte trupi i saj…dhe…dhe…ndjeja ftohte…cuditerisht ftohte…
E zhveshur... e tera lakuriq... ajo lodronte…zhytej…ferkonte copeza nga te mijat pas gjinjve te saj te vegjel majat e te cilave forcoheshin dhe rriteshin nga ngrohtesia ime…nga kontakti me masen time te erret…Po ndjehesha e pafuqishme perballe saj…nuk mund te ndaloja as penetrimin e trupit te saj mes meje dhe as depertimin e ngrohtesise sime brenda nenlekures se saj...Tashme nuk isha me balte…dhe as ajo nuk ishte me ajo…ishim perzjere bashke ne nje mase pa emer…por jo pa ngjyre…ndoshta edhe ngjyra ishte pa emer…
Ndersa ajo ishte zhytur deri ne gjoks, ndjeva qe bashke me ftohjen te me perfshinte edhe mendimi se me ne fund edhe ajo do mbetej mes meje si te tjerat…ose ne rastin me te mire...do te dilte perseri nga une por ndryshe... me copeza te mija jo vetem mbi trupin, por edhe nen lekuren e saj…Kjo gje do me ngushellonte pa mase…
Por…jo...jo…ne nje cast ajo ia beri me dore atij qe rrinte pertej meje duke i thene :” Erdha shpirt…dola!”. Doli prej meje aq e ngrohte duke me lene totalisht te akullt…
Nderkohe nje shi qe qiejt e leshuan ndoshta me urdherin e atij qe rrinte pertej meje shplau si me magji copezat e mija qe zbukuronin aq perbalteshem lakuriqesine e saj…Rrekete e ujit nisen te rikthenin copezat e trupit tim drejt meje e bashke me to edhe ngrohtesine time…ndersa ajo iu hodh ne qafe magjistarit te saj duke i thene : “Oh sa mire ishte…me pelqeu…me dehu ajo ngrohtesi…dhe sa mire qe ishe edhe ti ketu…perndryshe ose do zhytesha pergjithmone aty…ose…ose…do dilja rrugeve e perbaltur pa shiun tend…”…
Kisha mbetur e pafjale nga gjithshka ndodhi ate pasdite…por u ndjeva e dermuar dhe e plakur kur era e buzembremjes me solli prane fjalet qe ajo i kish peshperitur atij aq embelsisht:”Do vime perseri…bashke!”…
Te me ngaterronin valle me nje pishine ?


(gusht 2005)
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 4 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Wed Dec 10, 2008 7:51 pm

KREMATORIUM – tregim


Flakėt kishin pėrfshirė tėrė ndėrtesėn dhe kopėshtin e bukur pėrreth. Digjeshin njerėz…pemė…lule…mobilje dhe dekorata…
Nga bodrumet e ndėrtesės dilnin turma minjsh tė pėrflakur e tė pėrzhitur qė nė panik nuk arrinin tė shpėtonin dot nga gjuhėzat e kuqe te flakėve tė cilat e mbėshtillnin kujisjen dhe ulurimėn e e tyre me njė zhurmė karakteristike tė djegies sė diēkaje leshtore…

Nuk dinte nėse e kish parė vėrtet kėtė skenė qė i vinte nga fėmijėria e largėt apo ishte thjesht njė ėndėrr. Vite mė vonė sa herė qė dėgjonte sirena zjarrfikėsesh apo shihte nė tv ndėrtesa qė digjeshin gjithnjė atij i kujtoheshin vetėm minjtė…
Ēuditėrisht kameramanėt filmonin vetėm godinėn…njerėz qė digjeshin… qenėr e mace tė pėrzhitur…por kurrė minj.

***

Ai vetė i kish shpėtuar djegies nė krematorium….Tifoja ishte treguar zemėrgjėrė me tė pikėrisht nė ēastin kur i kish rrėmbyer tė vėllanė gjysėm tė metė nga trutė dhe shokėt e tjerė tė barrakės.Duhet tė jesh nė prag tė vdekjes pėr tė kuptuar qė nganjėherė sėmundjet kanė sy mė tė mprehtė se vdekja…
Aaron Jacobs kish qenė nė kėtė prag. Nuk e kishte kapėrcyer.I kish mbijetuar tifos.
Kish dėshmuar…Jo pėr krematoriumin, por pėr sėmundjen e rėndė qė mund tė ishte shmangur…. Jo pėr Itakėn e detyruar, por pėr udhėtimin e mijėra jetėve drejt vdekjes…Jetė njerėzore qė fillonin me nje tė qarė foshnjeje, jetonin me njė rėnkim tė rriturish…dhe shuheshin nė heshtje…

Minjtė pėrpėliteshin njė copė herė nė agoni si lėmshe tė zjarrtė pa formė dhe pastaj ngrinin ashtu…pėrfundimisht tė zhuritur nė ngėrēin fatal me gojėn dhe sytė hapur…pėr t’u kthyer mė pas nė njė grumbull tė rėrtė thėngjinjsh bloze nėn kėpucėt e rėnda tė zjarrfikėsve dhe tė tė mbijetuarve tė zjarrit…

Nuk e kishte pėrmendur krematoriumin nė asnje fjale tė tij. Kish folur pėr jetėn, ndėrsa ata donin tė dinin veē pėr vdekjen…
“Po pastaj ēfarė ndodhi me ta?”, vinte e paduruar pyetja e vetme e publikut.“Ēfarė ndodhi me ata pastaj?”
“Pastaj? Pastaj kufomat i dogjėn…”

***

Kish rifilluar gjithshka nga zeroja dhe ndėrkohė jeta i kish mėsuar se pėr kėtė botė dėshmia ishte gjithnjė mė e rėndėsishme se dėshmitari.Tė verbėrit kishin si gjithnjė dėgjim tė mprehtė, edhe pse bota nuk pėrbėhej veē nga tingujt.

***

Ekipi i pėrzgjedhur me kujdes i mjekėve dhe profesorėve ia kishin hequr miliarderit Aaron Jacobs shpresat pėr tė jetuar. Kanceri e kish gėrryer qėnien e tij e cila pas 92 vjetėsh nė kėtė botė ngjasonte mė shumė me njė relike qė nuk kishte mė fuqi as tė dėshmonte …E ēfarė kish mbetur pėr tė dėshmuar? Tėrė jetės ishte nderuar e respektuar nga njerėzit vetėm pėr faktin qė ishte i vėllai i atij tjetrit…atij merita e vetme e tė cilit ishte tė djegurit nė krematoriumin e Aushvicit.
Aaron Jacobs kish punuar nė atė mėnyrė qė pasuria dhe gjithshka qė kish arritur nė tėrė jetėn tė mbushte atė boshllėk qė i kish lėnė atij vdekja e tė vėllait qė, edhe pse debil i lindur, kish qenė e vetmja krijesė e dashur e gjakut tė tij nė kėtė botė. Thellė nė shpirt ndjehej i lumtur dhe nė paqe me ndėrgjegjen, kur mendonte se puna e tij e gjatė dhe e palodhur dhe jeta e lumtur prej miliarderi ishte bėrė krenarisht varri i munguar i tė vėllait debil.
Por me kalimin e viteve kur kishte parė se njerėzia mė shumė pėrmendnin paranė e tij tė pafund dhe fatin e tė vėllait… kish kuptuar qė nė tė vėrtetė varri i munguar i debilit kishte pushtuar dhe vulosur tėrė jetėn dhe mundin e Aaron Jacobsit.
Ishte ndjerė shumė i mjerė dhe i pafuqishėm edhe pse njė teshtimė e vetme e tij mund tė trondiste bursat financiare tė metropoleve tė planetit... Ish ndjere i plakur. Mė nė fund kish arritur vėrtet tė plakej...Ndjesia e njė njeriu qė pleqėrinė e pėrjetonte si njė sakrificė tė shkuar dėm.

***
Sot mediat dhanė lajmin e bujshėm. Miliarderi Aaron Jacobs kish vdekur. Ishte ndarė nga kjo botė siē e kish dėshiruar gjatė viteve tė fundit: I vetėm… nė gjumė… njė mėngjez tė dėbortė dimri, ndėrsa njė gramafon antik i larė i tėri nė flori luante "Sonatėn e Hėnės".
Testamenti i tij pėrbėhej vetėm nga njė fjali e cila nė vetvete ishte aq e zakonshme dhe aspak e ēuditshme pėr traditėn, noterėt dhe gazetarėt e atij vendi ku kish jetuar:
“Pas vdekjes trupi im tė digjet pa ceremoni nė krematoriumin e lagjes .”
ARTAN GJ. HASANI
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 4 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Wed Dec 10, 2008 7:52 pm

ARTAN GJ. HASANI

LETRA

Ata ishin dy vėllezėr. Jetonin aq larg njėri tjetrit. Ai mes telave tė dukshėm e tė padukshėm tė diktaturės. Tjetri pėrtej oqeanit nė njė kontinent tė largėt. Dy vėllezėr. I kėtushmi dhe I atjeshmi. I kish ndarė lufta dhe ajo qė pasoi. I shkruanin letra njėri-tjetrit. Letra qė nuk arrinin kurrė. Ato kalonin oqeanin lehtėsisht, por si gjithnjė ngecnin nė kufi. Jo nė atė kufirin e dukshėm me tela me gjėmba, por nė atė tjetrin, tė padukshmin. Nė zyrat e Ēensurės sė hafijeve qė paguheshin pėr tė kontrolluar jo vetėm rreshtat e fjalėt e shkruara tė letrave qė vinin nga pėrtej telave, por edhe pjesėt mes tyre, atė pjesėn e bardhė ku mund tė depėrtonte njė nėnkuptim apo nėntekst. Dhe nė vendin e rrethuar me tela me gjemba sigurisht asgjė nuk mund tė depėrtonte.
“As miza nuk mund tė dalė e tė hyjė pa vullnetin tim”, ish shprehur njė herė diktatori.

Njė dite i kėtushmi mori njė letėr nga vėllai i pėrtej oqeanit. Ishte letra e parė. Aty shkruhej:
“I dashur vėlla, e vetmja krijesė e dashur e imja nė kėtė botė, nė letėr kam futur njė qime floku. Nėse kur ta hapėsh do gjesh qimen brenda zarfit dmth qė letra ime nuk ėshte hapur dhe lexuar nga hafijet pėrgjuese tė Ēensurės dhe paskėtaj mund tė vazhdojmė t’i shkruajmė njėri-tjetrit pa frikė se ndonjė rresht i letrave tona mund tė tė ēoje ty nė burgun e tyre.”
I kėtushmi e kish gjetur qimen e flokeve tė tė vellait nė zarfin e sapomarrė. Ishte lumturuar. Sic dukej hafijet e Ēensurės nuk i kontrollonin letrat qė vinin nga pėrtej telave me gjemba.
Me nxitim i shkruajti letrėn e pėrgjigjes vėllait: “Vėlla i dashur, e gjeta qimen brenda zarfit. Mund tė mė shkruash pa frikė.”

Por i pėrtejshmi nuk shkruajti mė. As tė nesėrmen. As muajin tjetėr. As vitin tjetėr. Asnjėherė.
I ketushmi u ndje i braktisur dhe i harruar nga tjetri. Kėshtu kaluan vitet. Shumė vite. U plakėn tė dy. Ai andej. Ky kėndej.

Dikur telat me gjemba u rrėzuan. U takuan pas shumė viteve heshtje. Ai e priti nė aeroport tė pėrtejshmin. E njohėn njeri- tjetrin thjesht nga malli qė kishin nė sy. U puthėn e u pėrqafuan.
“Vėlla, si nuk mė shkruajte mė? Kaq e kaq vjet e kam pritur me padurim letrėn tėnde. Tė shkruajta qė e gjeta qimen nė zarf.”
I pėrtejshmi kish bėrė njė frymėmarrje tė thellė dhe e kish shikuar nė sy.
“Unė nė tė vėrtetė nuk kisha futur qime brenda zarfit…Ndaj nuk tė shkrova mė…”
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 4 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Wed Dec 10, 2008 7:53 pm

PASQYRA

“Dua tė mė dhurosh njė pasqyrė!”, mė thua ti dhe unė thyhem nė ēast nė mijėra copa nėn vėshtrimin tėnd. Secila nga ato reflekton njė pjesė tė papėrsėritshme tėnden.
Ti i mbledh copėzat e mia tė thyera dhe i hedh nė koshin mė tė afėrt tė plehrave.
“Dua tė mė dhurosh njė pasqyrė!”, vjen pėrsėri kėrkesa jote, mė e prerė kėte rradhė.
“Njė pasqyrė tjetėr? “
“Po ti u theve…”
“Unė sapo u theva..dua tė them...sapo mė theve…”
“Po unė nuk tė kisha nė duar tani…Nuk e di se nga ē’duar u rrėzove dhe u bere copė copė…Por ti nuk u theve tani.Je thyer kohė mė parė. Tani thjeshtė u thye pjesa jote e qelqtė. Kam kaq kohė pa pasqyrė dhe kam harruar vėrtet portretin tim”
“Po unė gjithnjė tė kam reflektuar siē je...”
“Po… veēse mė ke pasqyruar me gjėra tė teperta...psh...unė nuk kam flokė tė bukur…as sy ėngjėllorė…as duar delikate…Herė herė ke pasqyruar gjėra qė unė i dija edhe pa tė patur ty…”
"Po njerėzit prandaj pėrdorin pasqyrėn. Pėr tė parė vetveten.”
“Jo…njerėzit e pėrdorin pasqyrėn pėr tė mos u ndjerė tė vetėm e tė vetmuar…Nuk e dije kėtė? Unė nė pasqyrė shoh atė tjetrėn…Kur unė jam e veshur ajo tjetra qė mė vėshtron pėrtej ėshtė lakuriq…Kur unė jam lakuriq ajo tjetra qė mė vėshtron pėrtej xhamit ėshtė thjeshtė njė skelet, pa organe. Dhe ajo qė unė dua tė bėj ėshtė ta pajis me organe atė skelet.T'i jap njė fytyrė, njė trup dhe njė shpirt e po munda edhe njė zė qė mė tingellojė si ėndrrat: i imi.”
“Po a mund tė tingėllojė zėri si i yti? Po zėri ka pasqyrė? Kush ia thyen pasqyrat zėrit?”
“Zėri i asaj tjetrės pėrtej xhamit duhet tė tingėllojė si i imi. Zėri qė e dėgjoj veē unė. Jo ai qė del nga goja ime drejt veshėve tuaj. Ti s’e ke dėgjuar kurrė zėrin tim dhe nuk ke se si ta dėgjosh, sepse ti je pasqyra. Pasqyrat nuk dėgjojnė. Vetėm flasin.Veshėt e tyre mund tė dėgjojnė vetėm tingujt, por jo jehonat. E di ti se ku ndryshojnė tingujt nga jehonat? “
“Hmmm…pse nuk janė njėsoj? Jehona mendoj se ėshtė hija e tingullit nėn dritėn e vetmisė”
“Jo…tingulli ėshtė refleksi im nė pasqyrėn tėnde. Jehona ėshtė zhurma qė bėrė kur u theve. Zhurmė qė e dėgjoj vetėm unė. Dhe unė e dėgjoj atė jehonė vetėm kur nuk jam vetėm. Vetėm kur jam nė shoqėrinė e asaj tjetrės pėrtej xhamit.Ndaj dua njė pasqyrė. Jo pėr t’u parė, por pėr tė dėgjuar.”
“Oh…nuk e dija kėtė.”
“Sigurisht. Po ta dije nuk do ishe thyer dhe as unė nuk do kėrkoja njė pasqyrė tė re. Njė pasqyrė qė tė mos e mbaj nė duar. Njė pasqyrė qė tė mė mbajė fort mua nė duart e saj. Njė pasqyrė ku reflektimi im nuk do jetė i bukur, por do jetė i vėrtetė. E mban mend si mė the kur u njohėm? Do tė jem pasqyra jote. Dhe unė qesha atėhere…Qesha se e dija qė do thyheshe njė ditė e do bėheshe copa copa e mė pas do tė t’i mblidhja copėzat e thyera dhe do t’i hidhja nė njė kosh plehėrash, siē i hodha sot…”
“Dhe ndjehesh e verbėr pa pasqyrėn time tashmė?”
“Jo…ndjehem shurdhe. Ndaj...me blij njė paqyrė ndryshe. Para se tė ma japėsh mua dėgjo zėrin tėnd nė tė. Jehonėn. Nėse ajo jehonė tė duket e shėmtuar dhe e ashpėr, atėhere ėshtė pasqyra e duhur. Jemi njėsoj, i dashur. Dy shėmtime tė dashuruar ashpėr. Ashpėr dhe… rishtazi.”

ARTAN GJ. HASANI
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 4 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Wed Dec 10, 2008 7:54 pm

QETĖSIA

Nė autobuz ndodhen nja gjashtė vetė…Njė ēift pleqsh…njė grua e re me njė foshnje motake nė prehėr…une dhe shoferi. Tė gjithė tė lodhur nė kėtė orė tė pasmesnatės…
Ėshtė njė mbrėmje e qetė dhe nuk pipėtin asgjė veē zhurmės monotone dhe ritmikės gjumėndjellėse tė lėvizjes sė autobuzit.
Fėmija zgjohet dhe na shikon tė tėrėve nė dritė tė syrit. Nė atė dritė qė mund tė ketė mbetur nė sytė tanė tė lodhur e tė pėrgjumur…
Papritur ai fillon tė qajė.
Tė ėmėn e ka zėnė gjumi. Po buzėqesh nė gjumė. Duket mė e bukur. Edhe ēifti i pleqve flė sup mė sup me duart e ngatėrruara me njėri tjetrin si dy fėmijė tė lumtur…
Autobuzi tani ngjason me njė djep.
E qara e fėmijės ndėrkohė ėshtė kthyer nė ulurimė dhe ulurima nga ana e vet ėshtė e padurueshme…Sytė e fėmijės drejtohen nga tė mitė. Ēuditėrisht shumė inatēorė. Si sy tė rrituri…
I buzėqesh, por ai egėrsohet edhe mė shumė…Tani nuk dalloj mė inat nė sytė e foshnjės. Ka shumė urrejtje nė atė vėshtrim. Njė urrejtje gjithashtu prej tė rrituri. Sa mė shumė ia ngul edhe unė sytė, aq mė shumė cingėruese lėshohet ulurima e tij. Aq mė shumė sytė e tij i ngjajnė njė goje nga e cila ēuditerisht kam frikė. Njė gojė qė mund tė mė pėrpijė. Ndjej tėrė qėnjen time tė squllet dhe tė zvogėlohet…Instinktivisht mbahem fort pas sediljes ku jam ulur.
Ulurima tani ngjason me njė rėnkim tė tmerrshėm qė sa vjen e afrohet te unė…
Papritur ngrihem nė kėmbė dhe mė njė lėvizje tė ashpėr ia rrėmbej fėmijėn sė ėmės dhe e ia zė frymėn me dorė...Ai pėrpėlitet ca sekonda ...tund kėmbėt dhe pastaj trupi i tij i vogėl lėshohet i tėri. Ia hedh pėrsėri nė prehėr tė ėmės qė akoma buzėqesh nė gjumė.
Pėrsėri ka rėnė qetėsia. Tė gjithė po flenė. Autobuzi ka ndaluar dhe shofer nuk ka. Nuk pipėtin asgjė.
…………………………........
Njė zhurmė e njohur mė pėrmend nga kllapia…
Fyti mė ėshtė tharė. Jam mbuluar nga djersėt dhe mezi mbushem me frymė…Pėrmendem…
Do doja tė isha nė gjumė dhe gjithshka tė kish qenė njė ėndėrr e keqe nga e cila do mė zgjonte njė telefonatė qė do mė thoshte qė sonte gruaja ime shtatzėnė lindi femije...e unė tė rendja drejt tyre pėr tė dėgjuar tė qarėn e parė tė tij…
Por jo.
Ėshtė zhurmė sirene. Duart e policėve mė mbėrthejnė fuqishėm dhe pėrfundoj nė makinėn e tyre…
ARTAN GJ. HASANI
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 4 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Wed Dec 10, 2008 11:01 pm

Alkimite e vonuara

U zgjova nga njė ėndėrr e tmerrshme. Mė e tmerrshmja qė mund tė shohė njė burrė: sikur ma kishin prerė deri nė rrėzė. Hapa sytė dhe instinktivisht vura dorėn aty. Gjithshka nė rregull.Madje i erektuar nė maksimum edhe pse fare pranė meje shtrihet trupi i deformuar i sime shoqeje. Ishalla nuk zgjohet dhe nuk m’a kap nė flagrancė atė.
Ēdo ereksion i tij pėrbėn njė tradhėti bashkėshortore tashmė qė ajo e di qė nuk ma ngreh mė si dikur. Madje shpesh, ndėrsa unė fle ajo tinėz fut dorėn e saj aty ku dikur vinte buzėt dhe bėn kontrollin e rradhės. Indirekt nė kėtė mėnyrė ajo pėrpiqet tė pėrgjojė ėndėrrat e mia. Aq shumė ėshtė specializuar nė kėtė zeje tė re saqė mendon se nė njė tė ardhme tė afėrt do arrijė tė pėrcaktojė jo vetėm moshėn, por edhe emrin e shemrės sė saj nė ėndėrrat e mia.
“Ty burrė tė ngrihet veē kur je ne gjumė!”
Ky ėshtė konkluzioni i eksperimenteve tė saja nė vitin e fundit.Laboratori ku ajo kryen kėto eksperimente ėshtė dhoma jonė e gjumit dhe krevati ynė bashkėshortor. Sigurisht qė kavia e saj eksperimentale jam unė dhe pjesa mashkullore e trupit tim.Qėllimi i eksperimmenteve ka ndyshuar me kalimin e kohės. Dikur ai ishte asgjė mė shumė se sa pėrpjekja qė njė grua nė menopauzė bėn pėr tė rifituar vendin e saj femėror nė zonat mashkullore tė bashkėshortit tė saj shekullor.
Eksperimentet e saj tė paradokohėshme pėrfshinin njė gamė shumė tė gjėrė provash cfilitėse. Mjetet laboratorike qė ajo pėrdorte varionin nga sutienat transparente e aromat afrodiziake e deri te tangat dhe spangot qė ajo ia dhuronte vetvetes pėr ēdo Shėn Valentin. Por pa sukses. Dilte lakuriq para meje gjoja si padashje dhe me xheste tė njė lolite tė vonuar mbulonte seksin e saj duke shpresuar qė kjo gjė do mė eksitonte, siē thuhej edhe nė njė manual tė vjetėr kinez. Por mė kot. Ai rrinte kokėulur dhe indiferent nga shfaqja e rradhės. Pastaj i erdhi rradha briskut. Pubisi i saj leshator nė periudhėn e fundit ka marrė forma nga mė tė ndryshmet. Formė zemre, formė lepurushi tė playboit, formėn e gėrmės sė parė tė emrit tim ( e cila pėr dreq edhe pse koinēidonte me gėrmėn e parė tė emrit tė njė ish tė dashurės sime pėrsėri nuk arriti tė krijonte mjaftueshem vibrime adrenalinoide tė kalldrėmta nė ato 17 cm rranishte…), pastaj provoi edhe formėn e njė oazi, por as nė atė rast unė nuk u ndjeva udhėtar nė shkretėtirė dhe pėr pasojė nuk tentova tė lagia buzėt nė atė qė mė servirej si ujė i freskėt. Pėrkundrazi, isha ngritur nga shtrati dhe nga frigoriferi kisha rrėkėllyer eturazi njė shishe me ujė mineral San Benedeto.
E dėshpėruar njė ditė prej ditėsh ajo e rruajti fare dhe ndėrsa po mė priste nė shtrat nė njė pozė tė ngjashme me atė tė pikturės sė Egon Schiele “Gruaja qė pret” mė pyeti: “Si tė duket?”
“Kujtova se kishe vėnė hamsterin aty”, iu pėrgjigja. Hamsteri ėshtė brejtėsi ynė i shėmtuar shtėpiak qė e ka rrjepur pothuajse tėrėsisht gėzofin e tij nėpėr shufrat e hekurta tė kafazit. Edhe hamsteri bėn pjesė te dhuratat qė ajo ia ka bėrė vetes sė saj nė njė periudhė kur mendonte se unė akoma impresionohesha nga pėrkushtimi qė gratė tregojnė pėr kafshėt e vogla.
Njė ditė mjetet laboratorike u sofistikuan dhe u bėnė mė bashkėkohorė: njė duzinė kasetash porno mbushi dhomėn tonė tė gjumit, ndėrsa njė ekran gjigand tv 60 inēėsh zuri tė na bėnte shoqėri nonstop , madje edhe kur gėrrhitjet e mia arrinin kulmin nga ai ekran vazhdonin renkimet dhe ofshamat mjaullitėse tė ca silikonfemrave bjonde.Por as ekrani nuk arriti tė bėhej katalizatori me tė cilin gruaja ime shpresonte tė ndihmonte sadopak zhvillimin me sukses tė reaksioneve bashkėshortore deri nė atė ēast mbi atė shtrat eksperimental.
Nė njė rast, e nxitur nga fryma e Sartrit dhe gruas sė tij, provoi edhe flirtin nė sytė e mi, por pa dobi: njė cift i sapomartuar tė huajsh qė rastisi fqinj me kabinėn tonė nė njė kruazierė nėpėr Mesdhe gjatė njė jave darkoi pothuajse cdo mbrėmje me ne. Rioshja lozonjare u afrua qė nė fillim me mua , ndėrsa ime shoqe nėn zulmin e shtysave tė mohuara nga 25 vjet martesė mendoi se nuk do ishte ide e keqe zgjimi i xhelozisė sime tė dikurshme dhe keshtu nisi tė hargalisej me gjysmėn mashkullore tė ciftit nė fjalė. Por ndėrsa njė mėngjez mbi shtratin tonė po sillnim ndėrmend natėn e kaluar kur unė dhe rioshja ishim zhdukur pa lėnė gjurmė nė pretendimin se kishim qenė nė diskon e anijes,dhe ata tė dy thjeshtė kishin bėrė blah blah blah edhe pse ime shoqe kish pritur qė flirtin ta gatuante sa me ndershmėrisht tė mundej nė sytė e mi, unė i kisha kumtuar njė detaj asgjėsues tė planeve tė vonuara flirtuese tė saj:
“Grua e dashur, ai cuni eshte gay.”
“Po ti ku e di, ė?”
“Mė tha ajo mbrėmė nė dehje e sipėr, ndėrsa po kėrcenim”
Kėshtu…erdhi momenti kur eksperimentet devijuan qėllimin. Nga vėzhgimet e saj tė pasmesnatės gruaja kish mėsuar se njė fuqi magjike dhe e panjohur bėnte lehtėsisht atė qė nuk kishin arritur ta bėnin dot njė vit eksperimente tė shumta tė saja: ai ngrihej ēdo natė! Tek e shihte ashtu tė fortė dhe kryeneē ajo kish ndjerė ēdo herė tundimin vrastar pėr ta prekur dhe pėrkėdhelur si dikur, por njė dallgė xhelozie e kish ndaluar ta bėnte atė gjė. Edhe pse epshet i drithėronin majat e gjinjve tė mėdhenj pėrsėri ajo i kish rrezistuar tundimit. Ish mjaftuar veē me njė tė shtyrė mua duke mė thėnė ”Boll gėrhite!” dhe sapo kish parė qė unė kisha vazhduar i qetė gjumin tim kish vazhduar observimin e vet tė rradhės…
Pastaj erdhi ajo ditė kur ndėrsa po hanim mėngjez ajo ma kish pėrplasur nė fytyrė:
“Ty burrė tė ngrihet veē kur je nė gjumė! Dhe jo vetėm kaq, por sigurisht ajo qė ta ngreh nuk jam unė!”
Konkluzioni i eksperimentit ishte pasuruar me njė fakt tė ri tashmė.
Sytė i shkrepėtinin, por jo me atė dritėn iluministe tė njė alkimisteje tė suksesshme, por me atė feksjen verbuese tė nje magjistrice qė gjithnjė pretendon se di diēka mė shume…
E kisha parė nė sy gjatė, por nuk i kisha folur. Mė vinte keq pėr tė. Kish qenė vėrtetė njė femėr shumė seksi dikur dhe kjo “dikur” dikur do mbaronte natyrisht…Pse vallė njė grua e ka tė vėshtirė tė pranojė qė te mashkulli ca gjėra funksionojnė ndryshe nė kohė tė ndryshme? Kaq tė vėshtirė e ka ajo tė kuptojė qė ai nuk ngrihet nga asnjėra, por thjeshtė ngrihet vetė kur e sheh tė arėsyeshme…?
Diēka e pavullnetshme e ngjajshme me zemrėn te femra. Rreh pa asnjė urdhėr…

Ndėrkohė ngrihem nga shtrati, bėj njė dush dhe vishem e parfumosem. Ora po i afrohet nėntės dhe Megi duhet tė jetė duke mė pritur nė zyrė me buzėqeshjen e saj..te pavullnetshme…
ARTAN GJ. HASANI
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 4 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Wed Dec 10, 2008 11:02 pm

ARTAN GJ. HASANI

Rrefimi i baltes


Kembet e saja nisen te fundoseshin mes trupit tim te ngrohte…Ia ndjeja gishterinjte e kembeve t’i fergellonin dridhurazi nen kenaqesine e ndjesise se paprovuar qe i vinte nga kontakti me trupin tim…imagjinoja qe ato gishterinj ishin puthur pak me pare ndoshta nga dikush hija e te cilit binte shpesh mbi mua per vite me rradhe…Nje hap…dy..tri…dhe sa me shume qe ecte ajo zhytej cuditerisht e qeshur mes trupit tim te erret…duke bere qe ngrohtesia ime te depertonte lekuren e saj…te ngrihej lart…neper pulpat e bardha…kofshet e hijshme…dhe te ndalonte fillimisht aty…mes tyre…Cudi….sa cudi ! Tek une zakonisht vizitoret e shumte jane te ngrysura…te trembura...te detyruara te me vizitojne…madje disa prej tyre akoma jane ketu mes amorfitetit tim te erret…edhe me te ngrysura se sa kur rishtaz zhyten kembet mes meje…
Kurse kjo…ishte aq ndryshe…aq e ndryshme nga te gjitha… E zhytur deri ne mes ajo ngazellonte e tera dhe cuditerisht buzeqeshte me veshtrimin drejt atij qe e priste tej meje…ne anen tjeter…
”Dil tani…mjaft u perbalte!”, vinte zeri i atij pertej meje.
“Te lutem, te rri edhe pak…me pelqen…ndjej ngrohtesi te paprovuar me pare…!”, pothuajse ciceronte ajo.
“Mire...rri…”, kish folur ai qe gjate tere kohes vazhdonte te na mbulonte me hijen e tij…
Ndersa ajo vazhdonte te lodronte mes meje, ndjeja se pak nga pak ngrohtesine joshese po ma merrte trupi i saj…dhe…dhe…ndjeja ftohte…cuditerisht ftohte…
E zhveshur... e tera lakuriq... ajo lodronte…zhytej…ferkonte copeza nga te mijat pas gjinjve te saj te vegjel majat e te cilave forcoheshin dhe rriteshin nga ngrohtesia ime…nga kontakti me masen time te erret…Po ndjehesha e pafuqishme perballe saj…nuk mund te ndaloja as penetrimin e trupit te saj mes meje dhe as depertimin e ngrohtesise sime brenda nenlekures se saj...Tashme nuk isha me balte…dhe as ajo nuk ishte me ajo…ishim perzjere bashke ne nje mase pa emer…por jo pa ngjyre…ndoshta edhe ngjyra ishte pa emer…
Ndersa ajo ishte zhytur deri ne gjoks, ndjeva qe bashke me ftohjen te me perfshinte edhe mendimi se me ne fund edhe ajo do mbetej mes meje si te tjerat…ose ne rastin me te mire...do te dilte perseri nga une por ndryshe... me copeza te mija jo vetem mbi trupin, por edhe nen lekuren e saj…Kjo gje do me ngushellonte pa mase…
Por…jo...jo…ne nje cast ajo ia beri me dore atij qe rrinte pertej meje duke i thene :” Erdha shpirt…dola!”. Doli prej meje aq e ngrohte duke me lene totalisht te akullt…
Nderkohe nje shi qe qiejt e leshuan ndoshta me urdherin e atij qe rrinte pertej meje shplau si me magji copezat e mija qe zbukuronin aq perbalteshem lakuriqesine e saj…Rrekete e ujit nisen te rikthenin copezat e trupit tim drejt meje e bashke me to edhe ngrohtesine time…ndersa ajo iu hodh ne qafe magjistarit te saj duke i thene : “Oh sa mire ishte…me pelqeu…me dehu ajo ngrohtesi…dhe sa mire qe ishe edhe ti ketu…perndryshe ose do zhytesha pergjithmone aty…ose…ose…do dilja rrugeve e perbaltur pa shiun tend…”…
Kisha mbetur e pafjale nga gjithshka ndodhi ate pasdite…por u ndjeva e dermuar dhe e plakur kur era e buzembremjes me solli prane fjalet qe ajo i kish peshperitur atij aq embelsisht:”Do vime perseri…bashke!”…
Te me ngaterronin valle me nje pishine ?


(gusht 2005)
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 4 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Wed Dec 10, 2008 11:02 pm

ARTAN GJ. HASANI

KREMATORIUM – tregim


Flakėt kishin pėrfshirė tėrė ndėrtesėn dhe kopėshtin e bukur pėrreth. Digjeshin njerėz…pemė…lule…mobilje dhe dekorata…
Nga bodrumet e ndėrtesės dilnin turma minjsh tė pėrflakur e tė pėrzhitur qė nė panik nuk arrinin tė shpėtonin dot nga gjuhėzat e kuqe te flakėve tė cilat e mbėshtillnin kujisjen dhe ulurimėn e e tyre me njė zhurmė karakteristike tė djegies sė diēkaje leshtore…

Nuk dinte nėse e kish parė vėrtet kėtė skenė qė i vinte nga fėmijėria e largėt apo ishte thjesht njė ėndėrr. Vite mė vonė sa herė qė dėgjonte sirena zjarrfikėsesh apo shihte nė tv ndėrtesa qė digjeshin gjithnjė atij i kujtoheshin vetėm minjtė…
Ēuditėrisht kameramanėt filmonin vetėm godinėn…njerėz qė digjeshin… qenėr e mace tė pėrzhitur…por kurrė minj.

***

Ai vetė i kish shpėtuar djegies nė krematorium….Tifoja ishte treguar zemėrgjėrė me tė pikėrisht nė ēastin kur i kish rrėmbyer tė vėllanė gjysėm tė metė nga trutė dhe shokėt e tjerė tė barrakės.Duhet tė jesh nė prag tė vdekjes pėr tė kuptuar qė nganjėherė sėmundjet kanė sy mė tė mprehtė se vdekja…
Aaron Jacobs kish qenė nė kėtė prag. Nuk e kishte kapėrcyer.I kish mbijetuar tifos.
Kish dėshmuar…Jo pėr krematoriumin, por pėr sėmundjen e rėndė qė mund tė ishte shmangur…. Jo pėr Itakėn e detyruar, por pėr udhėtimin e mijėra jetėve drejt vdekjes…Jetė njerėzore qė fillonin me nje tė qarė foshnjeje, jetonin me njė rėnkim tė rriturish…dhe shuheshin nė heshtje…

Minjtė pėrpėliteshin njė copė herė nė agoni si lėmshe tė zjarrtė pa formė dhe pastaj ngrinin ashtu…pėrfundimisht tė zhuritur nė ngėrēin fatal me gojėn dhe sytė hapur…pėr t’u kthyer mė pas nė njė grumbull tė rėrtė thėngjinjsh bloze nėn kėpucėt e rėnda tė zjarrfikėsve dhe tė tė mbijetuarve tė zjarrit…

Nuk e kishte pėrmendur krematoriumin nė asnje fjale tė tij. Kish folur pėr jetėn, ndėrsa ata donin tė dinin veē pėr vdekjen…
“Po pastaj ēfarė ndodhi me ta?”, vinte e paduruar pyetja e vetme e publikut.“Ēfarė ndodhi me ata pastaj?”
“Pastaj? Pastaj kufomat i dogjėn…”

***

Kish rifilluar gjithshka nga zeroja dhe ndėrkohė jeta i kish mėsuar se pėr kėtė botė dėshmia ishte gjithnjė mė e rėndėsishme se dėshmitari.Tė verbėrit kishin si gjithnjė dėgjim tė mprehtė, edhe pse bota nuk pėrbėhej veē nga tingujt.

***

Ekipi i pėrzgjedhur me kujdes i mjekėve dhe profesorėve ia kishin hequr miliarderit Aaron Jacobs shpresat pėr tė jetuar. Kanceri e kish gėrryer qėnien e tij e cila pas 92 vjetėsh nė kėtė botė ngjasonte mė shumė me njė relike qė nuk kishte mė fuqi as tė dėshmonte …E ēfarė kish mbetur pėr tė dėshmuar? Tėrė jetės ishte nderuar e respektuar nga njerėzit vetėm pėr faktin qė ishte i vėllai i atij tjetrit…atij merita e vetme e tė cilit ishte tė djegurit nė krematoriumin e Aushvicit.
Aaron Jacobs kish punuar nė atė mėnyrė qė pasuria dhe gjithshka qė kish arritur nė tėrė jetėn tė mbushte atė boshllėk qė i kish lėnė atij vdekja e tė vėllait qė, edhe pse debil i lindur, kish qenė e vetmja krijesė e dashur e gjakut tė tij nė kėtė botė. Thellė nė shpirt ndjehej i lumtur dhe nė paqe me ndėrgjegjen, kur mendonte se puna e tij e gjatė dhe e palodhur dhe jeta e lumtur prej miliarderi ishte bėrė krenarisht varri i munguar i tė vėllait debil.
Por me kalimin e viteve kur kishte parė se njerėzia mė shumė pėrmendnin paranė e tij tė pafund dhe fatin e tė vėllait… kish kuptuar qė nė tė vėrtetė varri i munguar i debilit kishte pushtuar dhe vulosur tėrė jetėn dhe mundin e Aaron Jacobsit.
Ishte ndjerė shumė i mjerė dhe i pafuqishėm edhe pse njė teshtimė e vetme e tij mund tė trondiste bursat financiare tė metropoleve tė planetit... Ish ndjere i plakur. Mė nė fund kish arritur vėrtet tė plakej...Ndjesia e njė njeriu qė pleqėrinė e pėrjetonte si njė sakrificė tė shkuar dėm.

***
Sot mediat dhanė lajmin e bujshėm. Miliarderi Aaron Jacobs kish vdekur. Ishte ndarė nga kjo botė siē e kish dėshiruar gjatė viteve tė fundit: I vetėm… nė gjumė… njė mėngjez tė dėbortė dimri, ndėrsa njė gramafon antik i larė i tėri nė flori luante "Sonatėn e Hėnės".
Testamenti i tij pėrbėhej vetėm nga njė fjali e cila nė vetvete ishte aq e zakonshme dhe aspak e ēuditshme pėr traditėn, noterėt dhe gazetarėt e atij vendi ku kish jetuar:
“Pas vdekjes trupi im tė digjet pa ceremoni nė krematoriumin e lagjes .”
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 4 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Wed Dec 10, 2008 11:04 pm

ARTAN GJ. HASANI

LETRA


Ata ishin dy vėllezėr. Jetonin aq larg njėri tjetrit. Ai mes telave tė dukshėm e tė padukshėm tė diktaturės. Tjetri pėrtej oqeanit nė njė kontinent tė largėt. Dy vėllezėr. I kėtushmi dhe I atjeshmi. I kish ndarė lufta dhe ajo qė pasoi. I shkruanin letra njėri-tjetrit. Letra qė nuk arrinin kurrė. Ato kalonin oqeanin lehtėsisht, por si gjithnjė ngecnin nė kufi. Jo nė atė kufirin e dukshėm me tela me gjėmba, por nė atė tjetrin, tė padukshmin. Nė zyrat e Ēensurės sė hafijeve qė paguheshin pėr tė kontrolluar jo vetėm rreshtat e fjalėt e shkruara tė letrave qė vinin nga pėrtej telave, por edhe pjesėt mes tyre, atė pjesėn e bardhė ku mund tė depėrtonte njė nėnkuptim apo nėntekst. Dhe nė vendin e rrethuar me tela me gjemba sigurisht asgjė nuk mund tė depėrtonte.
“As miza nuk mund tė dalė e tė hyjė pa vullnetin tim”, ish shprehur njė herė diktatori.

Njė dite i kėtushmi mori njė letėr nga vėllai i pėrtej oqeanit. Ishte letra e parė. Aty shkruhej:
“I dashur vėlla, e vetmja krijesė e dashur e imja nė kėtė botė, nė letėr kam futur njė qime floku. Nėse kur ta hapėsh do gjesh qimen brenda zarfit dmth qė letra ime nuk ėshte hapur dhe lexuar nga hafijet pėrgjuese tė Ēensurės dhe paskėtaj mund tė vazhdojmė t’i shkruajmė njėri-tjetrit pa frikė se ndonjė rresht i letrave tona mund tė tė ēoje ty nė burgun e tyre.”
I kėtushmi e kish gjetur qimen e flokeve tė tė vellait nė zarfin e sapomarrė. Ishte lumturuar. Sic dukej hafijet e Ēensurės nuk i kontrollonin letrat qė vinin nga pėrtej telave me gjemba.
Me nxitim i shkruajti letrėn e pėrgjigjes vėllait: “Vėlla i dashur, e gjeta qimen brenda zarfit. Mund tė mė shkruash pa frikė.”

Por i pėrtejshmi nuk shkruajti mė. As tė nesėrmen. As muajin tjetėr. As vitin tjetėr. Asnjėherė.
I ketushmi u ndje i braktisur dhe i harruar nga tjetri. Kėshtu kaluan vitet. Shumė vite. U plakėn tė dy. Ai andej. Ky kėndej.

Dikur telat me gjemba u rrėzuan. U takuan pas shumė viteve heshtje. Ai e priti nė aeroport tė pėrtejshmin. E njohėn njeri- tjetrin thjesht nga malli qė kishin nė sy. U puthėn e u pėrqafuan.
“Vėlla, si nuk mė shkruajte mė? Kaq e kaq vjet e kam pritur me padurim letrėn tėnde. Tė shkruajta qė e gjeta qimen nė zarf.”
I pėrtejshmi kish bėrė njė frymėmarrje tė thellė dhe e kish shikuar nė sy.
“Unė nė tė vėrtetė nuk kisha futur qime brenda zarfit…Ndaj nuk tė shkrova mė…
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 4 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 4 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi