STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PROZE- nga autore te ndryshem.

Faqja 5 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5

Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 5 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Wed Dec 10, 2008 11:05 pm

ARTAN GJ. HASANI
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 5 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Wed Dec 10, 2008 11:06 pm

ARTAN GJ. HASANI

PASQYRA

“Dua tė mė dhurosh njė pasqyrė!”, mė thua ti dhe unė thyhem nė ēast nė mijėra copa nėn vėshtrimin tėnd. Secila nga ato reflekton njė pjesė tė papėrsėritshme tėnden.
Ti i mbledh copėzat e mia tė thyera dhe i hedh nė koshin mė tė afėrt tė plehrave.
“Dua tė mė dhurosh njė pasqyrė!”, vjen pėrsėri kėrkesa jote, mė e prerė kėte rradhė.
“Njė pasqyrė tjetėr? “
“Po ti u theve…”
“Unė sapo u theva..dua tė them...sapo mė theve…”
“Po unė nuk tė kisha nė duar tani…Nuk e di se nga ē’duar u rrėzove dhe u bere copė copė…Por ti nuk u theve tani.Je thyer kohė mė parė. Tani thjeshtė u thye pjesa jote e qelqtė. Kam kaq kohė pa pasqyrė dhe kam harruar vėrtet portretin tim”
“Po unė gjithnjė tė kam reflektuar siē je...”
“Po… veēse mė ke pasqyruar me gjėra tė teperta...psh...unė nuk kam flokė tė bukur…as sy ėngjėllorė…as duar delikate…Herė herė ke pasqyruar gjėra qė unė i dija edhe pa tė patur ty…”
"Po njerėzit prandaj pėrdorin pasqyrėn. Pėr tė parė vetveten.”
“Jo…njerėzit e pėrdorin pasqyrėn pėr tė mos u ndjerė tė vetėm e tė vetmuar…Nuk e dije kėtė? Unė nė pasqyrė shoh atė tjetrėn…Kur unė jam e veshur ajo tjetra qė mė vėshtron pėrtej ėshtė lakuriq…Kur unė jam lakuriq ajo tjetra qė mė vėshtron pėrtej xhamit ėshtė thjeshtė njė skelet, pa organe. Dhe ajo qė unė dua tė bėj ėshtė ta pajis me organe atė skelet.T'i jap njė fytyrė, njė trup dhe njė shpirt e po munda edhe njė zė qė mė tingellojė si ėndrrat: i imi.”
“Po a mund tė tingėllojė zėri si i yti? Po zėri ka pasqyrė? Kush ia thyen pasqyrat zėrit?”
“Zėri i asaj tjetrės pėrtej xhamit duhet tė tingėllojė si i imi. Zėri qė e dėgjoj veē unė. Jo ai qė del nga goja ime drejt veshėve tuaj. Ti s’e ke dėgjuar kurrė zėrin tim dhe nuk ke se si ta dėgjosh, sepse ti je pasqyra. Pasqyrat nuk dėgjojnė. Vetėm flasin.Veshėt e tyre mund tė dėgjojnė vetėm tingujt, por jo jehonat. E di ti se ku ndryshojnė tingujt nga jehonat? “
“Hmmm…pse nuk janė njėsoj? Jehona mendoj se ėshtė hija e tingullit nėn dritėn e vetmisė”
“Jo…tingulli ėshtė refleksi im nė pasqyrėn tėnde. Jehona ėshtė zhurma qė bėrė kur u theve. Zhurmė qė e dėgjoj vetėm unė. Dhe unė e dėgjoj atė jehonė vetėm kur nuk jam vetėm. Vetėm kur jam nė shoqėrinė e asaj tjetrės pėrtej xhamit.Ndaj dua njė pasqyrė. Jo pėr t’u parė, por pėr tė dėgjuar.”
“Oh…nuk e dija kėtė.”
“Sigurisht. Po ta dije nuk do ishe thyer dhe as unė nuk do kėrkoja njė pasqyrė tė re. Njė pasqyrė qė tė mos e mbaj nė duar. Njė pasqyrė qė tė mė mbajė fort mua nė duart e saj. Njė pasqyrė ku reflektimi im nuk do jetė i bukur, por do jetė i vėrtetė. E mban mend si mė the kur u njohėm? Do tė jem pasqyra jote. Dhe unė qesha atėhere…Qesha se e dija qė do thyheshe njė ditė e do bėheshe copa copa e mė pas do tė t’i mblidhja copėzat e thyera dhe do t’i hidhja nė njė kosh plehėrash, siē i hodha sot…”
“Dhe ndjehesh e verbėr pa pasqyrėn time tashmė?”
“Jo…ndjehem shurdhe. Ndaj...me blij njė paqyrė ndryshe. Para se tė ma japėsh mua dėgjo zėrin tėnd nė tė. Jehonėn. Nėse ajo jehonė tė duket e shėmtuar dhe e ashpėr, atėhere ėshtė pasqyra e duhur. Jemi njėsoj, i dashur. Dy shėmtime tė dashuruar ashpėr. Ashpėr dhe… rishtazi.”

Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 5 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Wed Dec 10, 2008 11:08 pm

ARTAN GJ. HASANI

QETĖSIA

Nė autobuz ndodhen nja gjashtė vetė…Njė ēift pleqsh…njė grua e re me njė foshnje motake nė prehėr…une dhe shoferi. Tė gjithė tė lodhur nė kėtė orė tė pasmesnatės…
Ėshtė njė mbrėmje e qetė dhe nuk pipėtin asgjė veē zhurmės monotone dhe ritmikės gjumėndjellėse tė lėvizjes sė autobuzit.
Fėmija zgjohet dhe na shikon tė tėrėve nė dritė tė syrit. Nė atė dritė qė mund tė ketė mbetur nė sytė tanė tė lodhur e tė pėrgjumur…
Papritur ai fillon tė qajė.
Tė ėmėn e ka zėnė gjumi. Po buzėqesh nė gjumė. Duket mė e bukur. Edhe ēifti i pleqve flė sup mė sup me duart e ngatėrruara me njėri tjetrin si dy fėmijė tė lumtur…
Autobuzi tani ngjason me njė djep.
E qara e fėmijės ndėrkohė ėshtė kthyer nė ulurimė dhe ulurima nga ana e vet ėshtė e padurueshme…Sytė e fėmijės drejtohen nga tė mitė. Ēuditėrisht shumė inatēorė. Si sy tė rrituri…
I buzėqesh, por ai egėrsohet edhe mė shumė…Tani nuk dalloj mė inat nė sytė e foshnjės. Ka shumė urrejtje nė atė vėshtrim. Njė urrejtje gjithashtu prej tė rrituri. Sa mė shumė ia ngul edhe unė sytė, aq mė shumė cingėruese lėshohet ulurima e tij. Aq mė shumė sytė e tij i ngjajnė njė goje nga e cila ēuditerisht kam frikė. Njė gojė qė mund tė mė pėrpijė. Ndjej tėrė qėnjen time tė squllet dhe tė zvogėlohet…Instinktivisht mbahem fort pas sediljes ku jam ulur.
Ulurima tani ngjason me njė rėnkim tė tmerrshėm qė sa vjen e afrohet te unė…
Papritur ngrihem nė kėmbė dhe mė njė lėvizje tė ashpėr ia rrėmbej fėmijėn sė ėmės dhe e ia zė frymėn me dorė...Ai pėrpėlitet ca sekonda ...tund kėmbėt dhe pastaj trupi i tij i vogėl lėshohet i tėri. Ia hedh pėrsėri nė prehėr tė ėmės qė akoma buzėqesh nė gjumė.
Pėrsėri ka rėnė qetėsia. Tė gjithė po flenė. Autobuzi ka ndaluar dhe shofer nuk ka. Nuk pipėtin asgjė.
…………………………........
Njė zhurmė e njohur mė pėrmend nga kllapia…
Fyti mė ėshtė tharė. Jam mbuluar nga djersėt dhe mezi mbushem me frymė…Pėrmendem…
Do doja tė isha nė gjumė dhe gjithshka tė kish qenė njė ėndėrr e keqe nga e cila do mė zgjonte njė telefonatė qė do mė thoshte qė sonte gruaja ime shtatzėnė lindi femije...e unė tė rendja drejt tyre pėr tė dėgjuar tė qarėn e parė tė tij…
Por jo.
Ėshtė zhurmė sirene. Duart e policėve mė mbėrthejnė fuqishėm dhe pėrfundoj nė makinėn e tyre…
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 5 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Wed Dec 10, 2008 11:08 pm

* * *

Tani eshte darke...mbremje...erresire...Pas pak vjen ai...ai qe me kap pas fytit e nuk me leshon per ore te tera...Perpelitem ne duart e tij....perleshem me te...por ai eshte kaq i madh dhe i fuqishem...dhe qesh nen goditjet e mija qe kurre nuk arrijne ta mposhtin....Nganjehere nderroj taktike....behem qingj i bute qe ai te kaloje prane meje pa me pare...pa e ndjere qe une viktima e tij e pernateshme jam aty...Por jo. Ai gjithmone me sheh me syrin e tij te vetem qe me ngjan me nje goje qe nuk ngopet kurre se gelltituri kujtimet e mija me te bukura....
O Zot sa i tmerrshem eshte ai sy! Edhe me i tmerrshem veshtrimi i tij...veshtrim direkt...depertues deri ne vargjet e poezive qe si nje lutje mbremje te dergoj ty per cdo nate....Nje nate i recitova disa vargje me shprese se do ta zbusja, por ai perkundrazi...u be edhe me mizor...ate nate desh me mbyti perfundimisht...Nje nate tjeter i fershelleva melodine tone...por sic e thote edhe vete titulli i saj....une vuajta edhe me shume nga shterngimi i duarve te tij te fuqishme...
Tani eshte nate dhe e shoh qe po vjen drejt meje me hapin e tij te shpejte e te rende...Duhet te shpejtoj e t'i mbaroj keto rreshta para se te vije ketu ...Erdhi!
Harrova te them qe emri i tij eshte ... MALL.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 5 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Wed Dec 10, 2008 11:09 pm

24 orė nga jeta e njė burri

Mėngjezi ishte i bukur si njė vajzė kur pėr herė tė parė i vinė ato…
Mesdita e mėrzitshme si njė martesė…
Pasditja vetėmashtruese si njė divorc…
Muzgu si ti...
Mbrėmja qė pasoi ishte magjike si gruaja kur menopauza vonon t’i vijė…
Pastaj fjeta vetėm.
Nata ėshtė gjithnjė vejusha ime.

ARTAN GJ. HASANI
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 5 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Wed Dec 10, 2008 11:10 pm

ARTAN GJ. HASANI


Rutina perfekte

Ai punon shume larg. Asgje interesante ne punen e tij. Ndersa pergatit bilancet e akullta financiare te kompanise, sidoqofte ka nje ore pushimi ne mesdite kur ai shplodhet dhe ndjen ngohtesine t’ia mbuloje tere qenien. Kete ore pushimi ai e quan ora e castit: gjate asaj ore pushimi ai ngrohet me castet e nates se shkuar...me gjurmet e tyre te shperndare kudo ne dhomen e rremujshme …me perfytyrimin e aromes se flokeve te saj...te gjinjve te saj...te sqetullave te saja…te fundbarkut te saj te pyllezuar hijshem…zgjat doren ne ajer sikur do te preke formen e trupit te saj mbi dyshek…zgjat kemben nga ana e saj e boshatisur kur ajo eshte ngritur per te pire nje qetesues…perqafon nje jastek imagjinar ku akoma ndodhet gjurma e kokes se bukur... …dhe ia dorezon veten teresisht kujtimit te asaj dhome ku dashuriberja mbreteron me gjithe crregullsine e saj… Kur ora e castit i afrohet fundit ai shkon ne banje...zberthen kemishen dhe nuhat ne trupin e tij aromen e saj…eren e saj…eren e femres qe ajo i dhuron cdo nate…dehet me te...
Prej vitesh nuk ben dush ne mengjez …

Ajo cdo mengjes, sapo del ai, ben dushin e zakonshem te mengjesit dhe nis e rregullon dhomen e gjumit. E urren crregullsine dhe rremujen. Heq kellefet e jastekeve qe mbajne eren e flokeve te tyre…Ndrron carcafet e zhubrosur e te zbukuruar vende vende me lule sperme. Shkund dyshekun deri sa te zhduket forma e trupave te tyre mbi te…hap dritaren qe te dalin nga dhoma grahmat renkimtare te frymemarrjes se nates se shkuar dhe era e trupave te tyre te dirsur…Sistemon diku ne nje cep pantoflat e hedhura permbys…Hedh ne koshin e rrobave te palara mbathjet e neperkembura…Gjithnje para se te dale nga dhoma i hedh nje veshtrim te kujdesshem nese ka harruar ndonje gje pa rregulluar akoma ne ate dhome gjumi. Jo…asgje nuk ka harruar… Asnje gjurme e nates se mbremshme… Gjithshka eshte perfekte.

Ne darke ai kthehet. Futet ne dhome…dhe rri i menduar ne prag te saj.
“Cfare ke qe mendohesh? E shikon se si e kam sistemuar dhe rregulluar dhomen tone? A nuk eshte perfekte? Eshte perfeksioni qe une ta dhuroj ty , i dashur qe ti te shplodhesh pas tere kesaj dite te lodhshme e te gjate pune…”, pyet ajo duke pritur nje falenderim mirenjohjeje…
Ai nuk pergjigjet.
Asnjehere nuk pergjigjet.
Fundja edhe neser si zakonisht do shkoje perseri ne pune pa bere dushin e mengjezit...
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 5 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Wed Dec 10, 2008 11:11 pm

Kati 13 ose ballada amerikane e ēmurimit

Ndėrtesat e tyre mund tė kenė njė kat…dy…katėr…njėzet...tridhjetė...pesėdhjetė... nėntėdhjetenėntė...njėqind...njėqind e pesėdhjete…
Kjo gje ka pak rėndėsi pėrderisa tė gjitha ato kanė dicka tė pėrbashkėt: u mungon gjithnjė kati i trembėdhjetė.
Nė ashensor pas 12-tės gjithnjė vjen 14-ta…
Kjo gjetje “smart” ua qetėson shpirtrat e trazuar amerikanėve mė shumė se sa tėrė predikimet e pastorėve tė ekzaltuar qė nga ndėrtimi i kishės sė parė nė kėtė vend tė madh shekuj me pare pasi tashme i kanė siguruar pėrfundimisht muret e tyre jo vetėm nga zjarri dhe tėrmetet, por edhe nga djalli…
Frikėvrarė brenda mureve tė apartamenteve tė tyre, me pultin e tv nė njėrėn dorė dhe me njė sanduiē nė tjetrėn, me buzėqeshjet salcėspėrkatura nė fytyrat vetėkėnaqėsisht idiote, mburren me mėnēurinė dhe prakticitetin e tyre tė famshėm qė, pasi kanė pushtuar qiejt, Hėnėn, Irakun e parajsėn, kanė vrarė edhe Katin e Trembėdhjetė duke e lėnė tė pastrehė Djallin nė tokė duke e pėrzėnė pėrfundimisht frymėn e tij nga muret e godinave tė tyre... dhe vėshtirėsisht pėrpiqen tė kuptojnė Balladėn shqiptare tė Murimit qė u rrėfej e nė fund duke gromėsirė mė pyesin:
“Ishte e ēmėndur ajo?”

ARTAN GJ. HASANI
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 5 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Wed Dec 10, 2008 11:12 pm

Botė e vockėl


Klarė, kėtė mėngjes nuk do merrem me letėrsi dhe atė tregimin qė ty nuk tė pėlqeu aq shumė nuk do e pėrfundoj sot.
Sot kam nevojė tė bėj interesantin e vonuar, ndaj do filozofoj. Ku ka mė mirė se tė bėsh filozofi nė mungesė tė tjetrit?
U lodha duke rigjetur gjėrat e humbura…
Mė lodhin stinėt qė bėjnė sikur ikin…
Shtegėtimet e pėrvitshme tė zogjve janė bėrė mė tė mėrzitshėm se ofertat e lira turistike pėr nė Kubė apo Antalia, ndėrsa nė shekuj piēka jote vazhdon t’i ngjajė asaj tė Maries dhe Mariet janė po ashtu njėsoj; ndryshojnė vetėm nga numri i brekėve tė varura nė tel dhe nga diēka tjetėr qė e shkruajta dhe e fshiva pėrseri.
Nuk jam i dėshpėruar. Prej kohėsh e kam privuar veten nga ky luks i kushtueshėm qė, ndėr tė tjera, kėrkon edhe audiencė. Trishtimi mė duket mė komod pėr njė njeri tė cilit 0 ne boshtin numerik gjithnjė i duket si njė vaginė tė cilėn po tė dojė edhe mund tė mos e qijė…
Mė trishton aq shumė pėrpikmėria e kėsaj bote, Klarė, kjo tirani e padukshme qė mat kotėsinė tonė, por akoma mė shumė trishtohem nė momentet kur vetja mė duket si njeriu i duhur nė vendin dhe kohėn e duhur. Koha e duhur: gjithnje. Vendi i duhur: pranė teje. Njeriu i duhur: unė. Njeriu tjetėr i duhur: ti.
Ne nuk kemi fėmijė, Klarė. Ti e dėshiron me ngulm njė fėmijė, por a e ke pyetur ndonjėherė veten se si do i pėrgjigjeshe atij kur tė tė pyeste “O ma’ kush e vrau Detin e Vdekur?”
Nuk kemi fėmijė, por pallohemi ēdo javė mė shumė se sa mesatarja e parashikuar nga Raporti i Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė pėr Seksin nė Vendet nė Zhvillim. Ēdo mbrėmje, i kryqėzuar nė kryqe tė padukshėm, falem nė Mekėn tėnde leshatore mes kofshėve tė tua dinjitoze qė mė ngjasojnė me kollona antike tė njė Partenoni tė mėrzitshėm. (Tė njėjtin mendim kishte edhe njė qen bastard qė duke ngritur kėmbėn e pasme shurroi mbrėmė mbi pulpėn tėnde tė mermertė, ndėrsa ti kishe mbetur e palėvizshme nėn puthjen time tė njėmiliontė diku nė njė cep tė metrosė.)
Unė s'kam asgjė tjetėr tė dashur vec teje qė tė meritonte t'i thoja lamtumirė, Klarė, por druaj se nuk do arrish tė kuptosh qė lamtumira ėshtė thjeshtė njė fjalė …njė renditje mekanike gėrmash e lumturia po ashtu…(Klara, nuk e ke vėnė re qė ato dy fjalė pėrbėhen nga tė njėjtat gėrma?...prandaj tė dyja nuk na arrijnė kurrė…). Njerėzit (dmth unė) nuk dinė as tė jenė tė lumtur e as tė thonė lamtumirė, por mua sidoqoftė njė botė pa lamtumirė mė trishton mė shumė se njė botė pa lumturi.
Zemrės tėnde do i thoja lamtumirė shumė kollaj, por zemra nuk ėshtė aspak mė e fisme se zorra e trashė, jo vetėm te kasapi, por edhe nė zgjimet tona rutinore, e dashur: jo rastėsisht ēėshtjet e zemrės gjykohen mė me kthjelltėsi kur jemi duke dhjerė…Tė dhjerėt ėshtė njė lamtumirė dhe lumturi e pėrkohėshme sidoqoftė, por njerėzit e kanė bėrė zakon tė mos dhjesin kurrė bashkarisht.
Gjithsesi ti je kaq e lumtur dhe e sigurtė pranė meje.
Mė ēmėnd siguria jote.
Mė sėmur.
Mė torturon dhe mė tall po aq sa edhe iluzioni i ndrrimit tė orės.
Ke shekuj qė je e sigurtė pėr mua dhe unė po aq shekuj qė i pafuqishėm mallkoj sigurinė tėnde.
Besomė… Tė betohem pėr ereksionet e mia (qofshin edhe ato tė mėngjezit)!
Ti nuk e di se sa herė qė tė penetroj ty Klarė, sa herė qė gjinjtė e tu mes djersėsh dehėse humbasin krenarinė nėn thithjen time, gjithnjė njė Marie diku tjetėr rėnkon nė ekstazė dhe pėrsėri e pėrsėri unė dėgjoj akustikėn shurdhuese tė Saharasė brenda shpirtit, tė tė gjitha saharave tė kėsaj bote tė marra sėbashku.
Nuk kam shpėtim prej teje Klara pėr sa kohė qė miliona marie lakuriqe lahen dhe tinėzisht fėrkojnė kaēuben e piēkės buzė lumit ku dehet, qan, kėrcen, vidhet e pėrvidhet shpirti im cigan (cigan ti? ciganėve u ha mutin ti, mė pat thėnė dikur njė grua aviatori, jo pse nuk i dhashė temperaturėn e duhur metalurgjisė sė saj mishtore, por sepse nuk duronte dot pėrsosmėrinė e higjienės sime te merzitshme).
Nėse do palloja tani njė marie tjetėr, brenda meje do dėgjoja rėnkimet e tua, e pėrsėri e pėrsėri miliarda marie dhe klara qė shkėmbehen pafundesisht…shkėmbejnė lėkurat dhe nėnlekurat…sytė, buzėt, ngjyrėn e flokėve…gjinjtė..thithat e tyre bashke me venėzat e vogla blu rreth tyre…barqet dhe piēkat...uterusėt dhe ovaret..kapilarėt dhe fijet nervore…pubiset dhe kaēubet e tyre…klitorėt dhe aromėn e sqetullave…xhelozitė dhe zilitė…prekjet dhe kafshimet…ulurimat dhe orgazmat…deliret dhe ekstazat..burrat...dashnorėt…tė dashurit…klientėt dhe kalimtarėt e njė nate tė vetme…spermėn, peshtymat, dhembet dhe kafshimet e tyre…e nė fund…tamam nė fund tė kėtij panairi do mė dukej qė njė jetė tė tėrė pasi kam palluar tėrė faunėn femėrore tė planetit, tėrė perėndeshat e qiellit, po palloj edhe statujat…njė statujė…, jo atė tė Deas sė antikitetit, por njė imitim alla Barbi nė njė dyqan tė lirė kinezėsh qė nganjėherė shesin edhe lule.
Nejse, Klara, edhe sot duke pritur ardhjen tėnde, pėr tė njė miliontėn herė, u rebelova mjerueshėm si njė krimb leshator (por aspak i mėndafshtė) nė revolucionin tim tė vogėl e tė pėrditshėm mbi (apo nėn?) ēarēaf, qė, si tė gjitha lėvizjet revolucionare tė shekullit tė ri, pėrfundoi me nje masturbim dhe nėnproduktet e tij nxehtėsisht tė dhunshme mbi barkun tim i fshiva me arushin sykaltėr qė kishe vėnė mbi jastėkun tėnd.
Tani do shkoj tė bėj dushin e pėrmortshėm dhe pėrsėri e pėrsėri do mendoj e do mendoj qė jam lodhur duke rigjetur gjėrat e humbura…
Pastaj do vish ti Klarė dhe nitcet, shopenhaurėt, sartrėt, frojdėt dhe nxėnėsit e tyre, konfucėt, budat, platonėt dhe pjesa tjetėr e botės do largohen nga shkallėt e ndryshkura tė "fire exit" pėr t'u rikthyer nesėr...pasnesėr...tjetėr pasnesėr...pėr t'u rikthyer sa herė qė unė do tė dua tė humbas diēka e tė mos e gjej kurrė pėrsėri…
E ē’nuk do tė jepja pėr tė tė humbur ty Klarė, por ti mos u dėshpėro nga fjalėt e mia.
Vallė ia vlen tė merakosesh nė kėtė botė tė vockėl ku nė tė vėrtetė asgjė nuk humbet?

ARTAN GJ. HASANI
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 5 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Fri Dec 12, 2008 4:36 pm

Ty.
Do tė tė njoh qė nė momentin e parė qė do tė tė shikoj nė fotografi. Oh po, flokėt e tua, ndoshta, nuk do tė kenė ngjyrėn e verdhė qė unė gjithmonė kam imagjinuar, ndoshta do tė jenė tė shkurtėr qė tė nxjerrin nė pah vėthė tė ēmuar. Ndoshta nuk do tė kesh veshur rroba sportive e, ndoshta, tipi yt nuk do tė jetė ai qė unė gjithmonė kam ėndėrruar tė njoh. Ndoshta.
Por gjithsesi, unė pėrsėri do tė tė njoh. Sepse sytė e tu janė tė pangatėrrueshėm, janė unikė dhe qiejt qė ato pasqyrojnė, janė qiej tė njė bote tjetėr, qiej tė njė bote tė qetė, tė thellė e tė pashkelur ndonjėherė mė parė: tė njė bote aliene. Ndoshta edhe vetė ti je aliene. E nėse jo, bukuria jote po. Tė paktėn kėtė, ma lejo ta pohoj: nuk jam i vetmi qė e mendoj kėshtu.
Prandaj dhe do tė tė njoh qysh herėn e parė qė do tė tė shikoj nė fotografi. Sa me fat unė qė ti do tė bėsh atė fotografi! …qė do lejosh tė ta bėjnė. Ndoshta edhe nuk do kesh mundėsi ta ndalosh, a ndoshta do ta zotėrosh kėtė mundėsi pėr pak kohė, gjithsesi, fati qė do tė kem, do tė mbetet real. Mbas gjithė asaj kohe qė do tė tė kėrkoj. Mbas gjithė asaj kohe qė do tė endem mes njerėzve nė kėrkim tė sė vetmes tė llojit tėnd. Mbas gjithė atyre netėve kur kohėn e gjumit do ta shpenzoj duke rrotulluar dhe pėrpunuar imazhin tėnd nė mėndjen time.
E di? Do tė ta them kėtė gjė, kur tė tė takoj. Po, do tė ta thėm. Kur tė tė njoh nė fotografi, kur tė kuptoj se mė nė fund edhe shpirti im do tė gjejė qetėsi sepse tani ka gjetur atė qė ishte duke kėrkuar, do tė vij dhe do tė tė takoj.
Natyrisht qė do vij tė tė takoj. Aq mė tepėr qė ti ke kohė qė ke hyrė nė jetėn time. Nė fillim si njė legjendė, pastaj si njė fantazėm dhe tani qė do tė shfaqesh edhe si reale… jo, nuk mundem t’ia lejoj vetes tė tė gjej dhe pastaj tė tė lejoj tė mė rrėsqasėsh sėrish. Jo pa tė thėnė ato qė dua tė tė them.
Prandaj dhe do tė vij atje ku ti tė jetosh….ose atje ku ti tė punosh. Po, atje ku tė punosh ėshtė mė mirė. Do tė blej njė tufė me trėndafila tė kuqe. Lule tė freskėta, jo plastike. Ēfarė budallai! Ndoshta nuk ėshtė aspak e nevojshme tė theksoj kėtė detaj, por ja qė edhe tani jam i emocionuar. Thjesht duke menduar se si do tė tė afrohem dhe do tė tė prezantohem.
Oh, do e kem tė vėshtirė tė them fjalėn e parė: asnjėherė nuk jam shquar pėr komunikim. Por do jenė trėndafilat qė do tė mbaj nė dorėn e majtė qė do tė thonė fjalėn e parė. Ti do tė buzėqeshėsh, do tė shikosh lulet dhe do tė pyesėsh se pėr kė janė.
E pėr kė duhet tė jenė? Pėr tė vetmen gjė qė ėshtė nė gjendje t’i sfidojė. Dhe pastaj do tė t’i zgjas. Do tė tė them emrin. Do tė tė them se sa kohė kam qė tė kėrkoj dhe se mė nė fund tė gjeta. Oh, ti do tė turbullohesh pėr njė moment, sytė e tu do tė transmetojnė njė shkėndijė frikėsimi, por unė nuk do e lejoj tė zgjasė mė shumė seē duhet. Do tė tė them se ti je ajo qė unė kam kėrkuar gjatė gjithė jetės sime, se ti je fati im mė i madh. Dhe atėhere, vetėm atėhere ti do e kuptosh se pėr ēfarė e kam fjalėn dhe do tė ēlirohesh. Do tė buzėqeshėsh, ndoshta edhe do mė kėrkosh ndjesė, gjė qė unė do ta prapėsoj, sepse natyrisht, ti nuk ke pėrse kėrkon ndjesė. Jo mua.
Pastaj do tė vendosėsh lulet mbi njė tavolinė. Do tė nxjerrėsh prej ēantės njė paketė tė shtypur. Unė do tė nxjerr ēakmakun dhe do tė tė ndez cigaren. Do tė ndjek me vėmendje ēdo lėvizje tėnden, do tė rrėshqas vėshtrimin tim mbi format e trupit tėnd, pastaj do tė pėrqėndrohem tek buzėt e tua tė kuqe teksa do nxjerrin jashtė tymin e cigares. E kur tė ngre sytė tek sytė e tu, ata do mė buzėqeshin dhe do mė ftojnė nė botėn e tyre.
Do tė tė afrohem. Do tė tė marr dorėn dhe do tė ta fshik me njė tė puthur. Do tė tė kėrkoj tė vallėzosh me mua. Ti do tė fikėsh cigaren e porsandezur dhe do mė udhėheqėsh nė pistė. Do mė ngjitesh mbas trupit dhe unė do tė ndiej butėsinė aq tė imagjinuar tė gjoksit tėnd, aromėn aq tė ėndėrruar tė flokėve tė tu…
Mė nė fund, tė gjithė ty.
Kur tė mbarojė vallėzimi, ti do marrėsh ēantėn tėnde, do marrėsh edhe lulet dhe do mė udhėheqėsh jashtė. Por jashtė, nė ajėrin e pastėr tė natės, vallėzimin do e udhėheq unė.
Do tė tė hedh dorėn rreth belit. Do tė tė afroj buzėt tek veshi dhe do tė tė pėshpėris lumturinė time qė mė nė fund tė gjeta. E ndėrsa ti do tė vesh buzėn nė gaz, unė do vazhdoj tė tė them se sa shumė tė kam kėrkuar. Se sa ditė e sa netė tė jetės sime kam kaluar nė kėrkim tė ekzistencės tėnde. Do tė tė them se ku tė kam kėrkuar dhe se si tė kam kėrkuar. Do tė tė tregoj gjithēka qė kam humbur e gjithēka qė kam harruar: pėr ty. Pėr tė tė gjetur.
Dhe vetėm nė fund, kur tė kemi arritur tek makina jote, do tė tė them pėrse. E kur t’a them, ti nuk do tė kesh mė kohė. As pėr tu habitur. As pėr tu trembur. Plumbi do tė tė ketė shpuar zėmrėn tejpėrtej dhe retina e syve tė tu do tė ketė regjistruar imazhin e fytyrės sime tė buzėqeshur.
Pak rėndėsi ka: trupin tėnd nuk do e gjejė dot askush dhe ai imazh do tė flejė pėrgjithmonė. Bashkė me imazhet e tjera.
Tė nesėrmen, do shkoj tė marr edhe pjesėn tjetėr tė honorarit tėnd dhe kam pėrshtypjen se pėr njė farė kohe do tė shkoj me pushime. Dhe, oh, jam i sigurtė se kėsaj here do tė bėj pushimet mė tė bukura tė jetės sime. E, kush e di, ndoshta edhe do tė tė mendoj nė ndonjė moment.
Ty.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 5 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Fri Dec 12, 2008 4:37 pm

MĖNGJES



E para gjė qė pa, ishte ora: 8.45.
Mėngjes.
U rrotullua nė krevat dhe njė rreze drite i puthi ballin.
Oh, ē’mėngjes i bukur!
Pastaj dėgjoi parfumin e mėngjesit tė hynte pėrmes derės gjysmė tė hapur. Fėrkoi sytė. Shtyu mbulesėn.
Vetėm atėherė dėgjoi qetėsinė.
Po fėmijėt ku ishin? Tė kishin ngrėnė mėngjes e tė kishin dalė?
Kontrolloi orėn.
Jo, ishte e pamundur.
Atėherė vazhdonin tė flinin.
Akoma edhe mė pak e mundur. Tė flinin kaq gjatė ditėn e parė tė pushimeve tė tyre verore?
Po si shpjegohej atėherė gjithė ajo qetėsi nėpėr shtėpi?
As qeni nuk dėgjohej.
Endri mendoi se ishte momenti pėr ta zbuluar, kėshtu qė u ngrit.

*

«Mirėmėngjes, shpirti!»
Eva ishte ulur nė tavolinė me gazetėn nė dorė.
«Mirėmėngjes!» Endri pa rreth e rrotull. Pastaj: «Ku kanė shkuar fėmijėt?» pyeti.
«Jashtė», u pėrgjigj Eva. «Janė duke pėrgatitur gjėrat.»
«Cilat gjėra?»
Eva la gazetėn. «E di? Marko i ka ftuar tė shkojnė me tė pėr peshk, sot. Janė nė qiellin e shtatė, mezi po presin qė t’i ēosh.
Endri u ul nė tavolinė dhe mbushi filxhanin e tij me kafe tė nxehtė. «E ēfarė u thotė se do t’i ēoj?»
«Epo tani, janė me pushime, apo jo? Pastaj…» (Eva iu afrua dhe i vuri njėrėn dorė rreth qafės) «…mos mė thuaj se tė vjen keq, apo e kam gabim?»
«Mmm, kjo do tė thotė se do tė mbetemi pak vetėm, ėh?»
«Mmm…»
«Ika.»
Por nė tė vėrtetė, Endri shkoi vetėm mbasi hėngri mėngjes e lexoi pak futboll. Marko banonte nė anėn tjetėr tė liqenit dhe nė mė pak se njėzet minuta, ai, ishte atje. U ndal vetėm pak, sa pėr tė pėrshėndetur kunatin e tij dhe mbasi u kėshilloi fėmijėve tė silleshin mirė, u kthye tek gruaja.
E cila, natyrisht, e priste nė dhomėn e gjumit.
Dy orė mė vonė, telefoni tringėlloi.
Dhe bota u shemb.
Thanė se kishte qėnė njė aksident. Qė – me sa dukej – fėmija kishte zėnė njė peshk shumė tė madh dhe i ishte afruar ujit mė shumė seē duhej. Pastaj kishte rėnė.
Por Endrit nuk i besohej.
Askujt nuk i besohej.
Eva vazhdonte tė bėrtiste e tė shkulte flokėt, por nuk i besohej.
E as Markos, meqė ra fjala.
Derisa zhytėsit sollėn nė sipėrfaqe trupin e Edit.
Kunati i tij u kthye mėnjanė dhe volli.
Evės i ra tė fikėt.
Endri mbylli sytė dhe bėrtiti.
Pastaj i hapi dhe u gjend nė krevat.
Nė krevatin e tij.
Nė krevatin e tij tė madh e tė bukur.
E tė ftohtė.
Eva ishte ngritur. Prej derės gjysmė tė hapur tė dhomės hynte aroma e mėngjesit tė pėrgatitur prej saj.
Endri priti. Me frymėn pezull priti tė dėgjonte hapa nė afrim. Por e vetmja gjė qė arriti tė dėgjonte ishte volumi i radios.
Atėherė filloi tė qeshte.
Tė qeshte me zė tė ulėt.
Makthi kishte mbaruar. E nuk kishte bėrtitur.
Apo nuk do tė kishte qenė pėr tė qeshur.
Kėshtu qė u ngrit, shkoi nė banjė dhe pastaj nė kuzhinė.
Vetėm atėherė vuri re qetėsinė e ekzagjeruar.
«Mirėmėngjes, shpirt», e pėrshėndeti Eva pėrtej gazetės.
«Ku janė fėmijėt?… flenė?»
«Posi ore, po tallesh? Pikėrisht sot qė ėshtė dita e parė e pushimeve?! Jo, janė jashtė bashkė me Xhesin. E di? Ėshtė qė prej gjysmė ore qė duan tė tė zgjojnė.»
«Ashtu?» Endri mbushi filxhanin me kafe. «E ē’ne kėshtu?»
Eva la gazetėn dhe iu afrua. «E di ēfarė shpirt?… sot ka njė surprizė tė bukur», i tha pastaj duke i pėrkėdhelur flokėt. «Sot do tė jemi vetėm pėr pak kohė.»
Papritur, zemra e Endrit shtoi tė rrahurat. Kėrkoi tė thoshte diēka, por gjuha iu ngjit mbas qiellzės.
«E di?», vazhdoi Eva. «Marko telefonoi dhe tha nėse fėmijėt kanė dėshirė tė shkojnė me tė tė peshkojnė. Pikėrisht ditėn e parė tė pushimeve, e imagjinon dot? Janė shumė tė lumtur e mezi po presin qė ti t’i… ej, Endri, ēfarė ke mo?
(Ēfarė kishte?)
«Endri, shpirt. Po dridhesh si…»
«Jo», ia priti Endri, duke rrėzuar kafenė e tij.
«Por, i dashur…»
«Jo, thashė. Pikė. Nuk do t’i ēoj asgjėkund.»
«Por…»
«Nuk do venė.»
Endri tani bėrtiste dhe Eva dukej disi e trembur. Por ai kishte pasur vizionin e tij dhe nuk kishte ndėr mend tė ēonte fėmijėt tė peshkonin pėr tė bėrė qė njė prej tyre tė vdiste. Mendoi t’i tregonte gjithēka gruas sė tij, por ishte i sigurt se ajo nuk do tė kuptonte, kėshtu qė u kap mbas prerogativės sė tij pėr tė vendosur mė tė mirėn pėr fėmijėt e tij dhe mbylli aty diskutimin.
Natyrisht fėmijėt protestuan, pėrndryshe ēfarė fėmijėsh do tė ishin? Por nė fund u dorėzuan dhe dolėn nė kopsht, duke u mjaftuar sė luajturi me Xhesin.

*

E kėshtu, me tragjedinė e evituar, Endri, mund t’u kthehej qetėsisht punėve tė tij. Prej disa kohėsh kishte pasur ndėr mend tė sistemonte pak kantinėn ku ishin grumbulluar jo pak mbeturina.
E ishte pikėrisht nė momentin qė ai do tė merrte shkallėt pėr nė kantinė, frenat e njė makine ēanė ajrin porsi ulėrima e njė kafshe tė egėr qė hidhej nė sulm e menjėherė mbas saj, diēka qė pėrplaset me diēka e pastaj zhurma e dėrrasės teksa copėtohet nė qindra cifla tė vogla.
Ulėrima.
Dy.
Njėra e ndryshme prej tjetrės.
Qė tė dyja dalė prej gojėsh tė vogla.
E njė qen nisi tė lehte.
Pastaj, njė ulėrimė brenda shtėpisė.
Eva.
Endri u lėshua mbas gjurmės sė gruas.
Jashtė, ishte fundi i botės.
Pėrsėri.
(Si nė ėndėrr.)
Njė makinė. Njė makinė blu. Ndoshta njė Ford. Motori akoma ndezur. Njė kokė e mbėshtetur nė mes tė timonit. Flokė tė zinj.
Tė zinj, porsi vdekja.
Pak mė tutje, Xhesi lehte me tė madhe. Pranė qenit: Edi. Duart e mbledhura grusht pėrpara gjoksit. Sytė e zmadhuar prej tmerrit. Goja i hapej e pastaj i mbyllej si njė peshk nė akuarium. Shikonte pėrpara tij.
Makinėn.
Trupin e vogėl tė Denisit.
Eva gėrthiti: diēka qė duhej tė ishte emri i djalit tė shtrirė pėrdhč.
Endri, thjesht humbi ndjenjat.
Dhe u zgjua.
Nė krevatin e tij.
Nė krevatin e tij tė bukur e tė madh.
Nė njė moment tė parė kujtoi se mos ishte ende duke fjetur dhe vazhdonte tė ėndėrronte. Pa nga e majta e tij, orėn: 8.45. Dera e dhomės ishte e mbyllur.
Mbajti vesh.
Zėrat e fėmijėve ishin plotėsisht tė deshifrueshėm: Denisi qė donte brioshin e tij me krem dhe Edi qė i kishte ngrėnė tė gjithė ata mė krem; pastaj Eva qė mundohej t’i heshtte sepse babushi flinte dhe Xhesi qė lehte mbas ēdo fjale tė Evės, si pėr tė treguar se cilėn anė mbante.
Eh, po. Ishte zgjuar.
Nuk kishte mė as tė voglin dyshim.

*

«Ja, shikoni?… e zgjuat.» U tha Eva fėmijėve, porsa Endri kaloi pragun e derės.
«Mirėmėngjes tė gjithėve.»
«O ba, o ba, tani qė mbaroi shkolla, do tė ma blesh biēikletėn? Ma ke premtuar.»
«E pabesueshme», ia bėri Edi, ndėrsa Endri zinte vendin e tij nė tavolinė. «Nuk ka mundėsi qė edhe ta ndėrrosh ndonjėherė pėrshėndetjen e mėngjesit?» Pastaj u kthye nga Endri. «Mirėmėngjes, babush. Hė, si fjete? Mos tė zgjuam gjė? Nėse po, mua personalisht mė vjen shumė keq.»
Oh, po. Ishte zgjuar me tė vėrtetė. Endri pa Evėn qė pranė lavamanit qeshte me fjalėt e Edit.
«Hė, Edi, nxirre.» Tha Endri. «Ēfarė do sot?»
Pa u menduar gjatė, Edi i tha: «A mund tė shkoj nė kinema sot pasdite me Kleidin? Tė lutem, tė lutem…»
«Tė thashė njėherė qė jo», e ndėrpreu Eva. Pastaj iu kthye Endrit. «Me Kleidin, pėr tė parė ato shpifėsirat e horrorit. Vetėm 13 vjeē, kėta!»
«Por, sot do japin ‘Kapėsin e ėndrrave’ tė Stephen King», u qa Edi. «Tė lutem, o ba!.»
«Mirė, mirė, mund tė shkosh», tha Endri.
«Urraaa…»
«Por, Endri. Si…»
«E lėre tė shkojė. Nė se i pėlqejnė ata lloj filmash, nuk ke se ēfarė t’i bėsh.»
«Por ėshtė akoma njė fėmijė…»
«Eja kėtu», tha Endri qetėsisht. «Dhe meqė jemi tek horrori. Sot kam parė njė makth, qė ē’tė tė them. Me tė vėrtetė shumė i frikshėm.»
«Uuh, me tė vėrtetė?»
«Do na e tregosh?»
«Je mirė, shpirt?»
«Sigurisht qė jam mirė. Dėgjoni: ėndėrrova… ėndėrrova sikur ėndėrroja njė ėndėrr tė keqe. Pastaj u zgjova, por nė realitet vazhdoja tė ėndėrroja, keni parasysh?»
«Ehm, unė jo», tha Denisi.
«Mė duket se babushi ėshtė akoma duke fjetur», shtoi Edi.
Eva u mat tė thoshte diēka, por zilja e telefonit e ndaloi.
Shkoi tė pėrgjigjej.
«Alo? Oh, po…ėhė, po, kėtu... zgjuar janė, zgjuar, si asnjėherė tjetėr…si?… ėhė… po, ja tani sa u zgjua edhe ai. Hė, fol… ėhė… vėrtet?!… me tė vėrtetė e ke?….po, po… ja dale njė sekondė sa t’ua them. Ej, fėmijė. Daja Marko ju pyet nėse keni dėshirė tė shkoni pėr peshk me tė… natyrisht nė qoftė se babai juaj ėshtė dakord e nuk…»
Por babi i tyre kishte filluar tė ulėrinte.
E tė ulėrinte pėrsėri.
Pastaj, pa rreth e rrotull dhe priti tė zgjohej.
Vetėm se ajo nuk ishte mė njė ėndėrr.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 5 Empty Jeta nėn regjimin komunist nė Shqipėri - Proza e Ismail Kada

Mesazh  Nimfa Sat Dec 20, 2008 11:51 pm

Isabela Ēoēoli
Uashington




Veprat e Ismail Kadaresė, tashmė tė njohura dhe tė pėrkthyera nė rreth 60 gjuhė, kanė filluar tė hyjnė edhe nė programet e studimeve universitare kėtu nė Shtetet e Bashkuara. Kadareja, kjo penė e fuqishme, shumėdimensionale e letrave shqipe, ka tėrhequr vėmendjen jo vetėm tė shkrimtarėve dhe kritikėve letrarė nėpėr botė por edhe tė historianėve, tė cilėt e shikojnė veprėn tij nė shtrirjen kohore “e kaluar – e tashme – e ardhme”. Njė prej tyre ėshtė John Cox, profesor i historisė nė Universitetin Jezuit Wheeling tė Virxhinias Perėndimore, i cili po shkruan edhe njė libėr pėr evoluimin e veprės sė Kadaresė, pikėrisht nė kontekstin historik.

I ftuar nga qendra Woodrow Wilson nė Uashington kohėt e fundit, John Cox, tha se nė librin qė po shkuan, ai synon tė pėrshkruajė kushtet historike nė tė cilat Ismail Kadare hyri nė jetėn kulturore tė Shqipėrisė si njė figurė e shquar e letėrsisė shqipe, dhe tė shpjegojė evoluimin e veprės sė tij nė kohė dhe nė hapėsirė. Cox gjithashtu trajton nė librin e tij edhe rolin e shkrimtarit si intelektual nė zhvillimet politike dhe sociale tė Shqipėrisė si dhe vendin e tij nė historinė e inteligjencias ballkanike.

“Ndikimi i tij nė diskutimin politik nė ballkan ėshtė tepėr i fuqishėm. Ai vazhdon tė jetė njė shkrimtar tepėr aktiv qė trajton tema nga mė tė ndryshmet, duke botuar mesatarisht njė libėr nė vit, gjatė gjithė peridhės qė kur ėshtė vendosur nė Francė nė fillim tė viteve 90-tė”.

Edhe vetė Kadareja ėshtė tepėr i vemendshėm pėr sa i pėrket raportit tė mendimit itelektual tė shkrimtarit me historinė.

“…Vetvetiu letėrsia e ka dimensionin historik nė mėnyrė tė natyrshme, pėrmasėn historike. Pak a shumė letėrsia ėshtė e gjitha historike nė kuptimin qė fakti edhe sikur ditėn e djeshme tė tregosh ėshtė njė farė historie, sepse dita ka kaluar ndėrkaq, kėshtu qė nuk duhet habitur nga kjo gjė. Mė pėrpara letėrsia ka qenė e gjitha, letėrsia e vjetėr antike pėr shembull, ka qenė jo historike, por edhe mė tepėr, ka qenė mitologjike, mė e thellė se historia, mė e largėt akoma. Domethėnė njeriu ka nevojė gjithmonė, kur lexon, kur shkruan tė marrė njė distancė me kohėn, tė marrė njė farė largėsie me kohėn. Ėshtė krejt e natyrshme pėr ēdo shkrimtar”.

Njė pjesė tė mirė tė veprave tė tij, Kadareja e shkruajti gjatė terrorit tė regjimit tė Enver Hoxhės, kur shkrimtarėt persekutoheshin ashpėr nėse shpreheshin sado pak kundėr atij regjimi, thotė John Cox. Por Kadare e goditi totalitarizmin me njė alegori tė hollė dhe jo lehtė tė kuptueshme, ashtu siē ishte edhe vetė qendrimi i Ismail Kadaresė ndaj regjimit komunist. Profesor Cox-i e kategorizon veprėn e Kadaresė nė tri forma, nė vepra qė i pėrkasin realizmit socialist, nė vepra qė i pėrkasin misticizmit dhe nė vepra metaforike apo alegorike.

Janė pikėrisht veprat metaforike apo alegorike tė Kadaresė, qė i pėrkasin zhanrit otomanesk, thotė John Cox, tė cilat pėrbėjnė kritikėn e tij tė heshtur dhe tė hollė kundėr regjimit. Por duke lėvizur me mjeshtėri nė kohė dhe duke shfrytėzuar me po aq mjershtėri hapėsirat intelektuale tė pakuptueshme dhe rrejdhimisht tė mbetura jashtė kontrollit tė regjimit diktatorial komunisht, duke u dhėnė disa veprave tė tij njė sfumaturė tė realizmit socialist, Ismail Kadareja mbijetoi dhe arriti ta ngrejė letėrsinė shqiptare nė njė nivel tė rangut botėror. Qė nė fund tė viteve 50-tė thotė John Cox, u duk qartė se Ismail Kadareja do tė ishte ndryshe nga shkrimtarėt e tjerė shqiptarė.

“Kadare ėshtė shkrimtari mė i famshėm qė ka nxjerrė Shqipėria. Ai ėshtė tashmė gjerėsisht i njohur. Ai ėshtė emėruar disa herė pėr ēmimn Nobel. Atij i njihet merita e zgjerimit tė audincės sė letėrsisė shqipe dhe pėr sa i pėrket cilėsisė sė saj artistike ai e bėri atė njė kontribut tė ri tė letėrsisė botėrore”.

Kategorizimi i Cox-it gjen jehonė edhe nė vlerėsimin e shkrimtarėve tė tillė me njohje botėrore si John Updike, i cili vite mė parė e ka komentuar romanian “Kronikė nė Gur” nė revistėn The New Yorker si njė “prozė poetike tė sofistikuar dhe tė pėrsosur me njė stil tejet elegant dhe tėrheqės letrar”.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 5 Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 5 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi