STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PROZE- nga autore te ndryshem.

Faqja 1 e 5 1, 2, 3, 4, 5  Next

Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 7:27 pm

Monolog i NĖNĖS KOSOVĖ
Mbi qiellin tim notojnė re tė zeza, nėnėlokja qėndron nė kėmbė dhe vėzhgon e thelluar nė mendime.
"Nuk ua kam besėn kėtyre reve, jo"!
"Nga vijnė kėto"?
"Pėrse vijnė"?
"Nuk ua kam besen, jo"!
"Sa herė ngryset qielli, sikur mė sillet vėrdallė njė parandjenjė e kobshme, se do ndodh diē e ligė, diē e keqe".

Ja, kėshtu ishin edhe atė ditė tė zymtė kur vraponin retė e zeza nė qiellin e hapur dhe ra terri i zi mbi tokėn tonė, mbi shtėpinė tonė. Kur vranė Shkėlqimin, qė u kthy nga njė qėndrim i gjatė, nga atje ku qėndroi me vite, atje ku ishte i dashur dhe i respektuar, atje ku mėsoi se ēka ėshtė liria. U kthy ke nėnlokja nė vend tė vet qė edhe populli i tij tė fitoi lirinė, ishte aktiv nė luftė ballė pėr ballė me armikun, luftoi dhe qendroi i patrembur.

Erdhi nė tokėn mėmė, kaloi dete dhe oqeane, qė bashk me shokė dhe shoqe tė bėj hapin vendimtar drejt lirisė.
Ashtu siq ishte; i dashur, i ndrojtur dhe fjalėpak, qė vetėm kur e pyesje dėftonte me ngazėllim.
Nuk mburrej me trimėrinė e vet, por lartsonte veprat e shokėve dhe shoqeve.

Tregonte pėr Mėrgimen - qė kur iu vra shoqja e ngushtė Merita, dhe iu hargjuan tromblonet anti-tanks, nxori revolen dhe iu vėrsul tanksit me revole nė dorė.
E ē“ti bėnte me ca plumba si fasule, ati alamet hekuri qė levizte duke mbjellė vdekje kudo.
Jo jo, ajo nuk deshi ta vriste tankun me dy plumba, ajo deshi ti tregoi se nuk ia ka frikėn.
Iu afrua e preki me dorė dhe sakaq hypi mbi te, ngrti kapakun dhe me shpejtėsi tė rrufeshme i gostiti armiqt me njė bombė dore.
Pas njė krisme trishtuese doli njė tym i zi, qė e kishte ngulfatė atė kulqedėr tė hekurt, qė mbeti nė vend.
Mėrgimja nuk vonoi shumė dhe u kthy nė pozicionin e mėparshėm, ku e pritėn fjalėt qortuese tė komandantit

“ Je e vetėdijshme ti, ata mund tė tė vrisnin edhe ty”.

“Ky veprim i yti ėshtė i pamatur mirė”.
"Kjo tė mbetet, hera e fundit, kuptove"?
Ajo, drejtoi shiqimin dhe me njė “Ju kuptoi z. Komandant”. Uli kokėn dhe bėri hapin e fundit kah pozicioni i saj. Frymoi njėherė shlirshėm dhe mori kontakt vizuel me pozicionet tjera.
Komandanti vėzhgoi edhe pėr njė ēast me admirim Mergimen, pėr aksionin e rrufeshėm qė pėrfundoi me plot sukses. Ndjehej shumė i lehtėsuar dhe krenar.

Ishin kohra tė vėshtira, por dėshira pėr liri sikur i bėnte mė tė fortė se njė shkėmb graniti. Ishte dėshira e zjarrtė qė edhe populli ynė tė jetoi i lirė, nė tokėn e lashtė tė larė nė gjak ndėr shekuj.

Dhe vargani i reve tė zeza, ecėn dhe s“ka tė ndalur.

Por si t“ja kam frikėn gjithēkafit, unė e mjera nėnė?
A nuk erdhi ende liria e vėrtetė?
Jo jo, nuk dua tė besoi se ende nuk jemi tė ēliruar.
Sa gjaku ėshtė derdhur dhe ende muzgu ėshtė i bezdisshėm, i frikshėm ngase errėsira hap krahėt dhe gllabron gjithēka, errėsirės nuk i zihet besė ende.
Nė errsirė, dora vrastare vepron ende, ajo dorė e zgjatur e armikut, qė ka ngulitur kthetrat e saja prej egėrsire, nė kėtė tokė qė kurr nuk e la tė panjomur me gjak tė bijve tė mi.

Zemra ime ende rėnkon plagėt e rėnda, pėr gjakun qė ecte rrėke, pėr gjėmat e nėnave dhe lotėt e tyre qė rrodhėn si lum.
Tani prap lot, deri kur kėshtu ato bisha do mbjellin vdekjen e bijve tė mi?
Sa fat tė zi qė pata, tė jetoi nė afėrsi tė njė tė pa besi, tė njė armiku qė vetėm me gjakun e bijve tė mi ushqehet dhe nuk ngopet kurrė.
Qė vetėm me lotėt e mi, shuan etjen e tij prej okupatori.

Edhe sa kohė kjo dorė e ligė qyqare, do sillet vėrdallė mbi bijt e mi?
Atėherė kur t“ju shof tė bashkuar, nuk do ia kem mė frikėn muzgut tė mbrėmjeve, as natėve qė do shėndreiten nga qirinjtė qė u shkrinė pėr t“ju bėr juve pakėz dritė. Drita e lirisė do shėndritė anėmbanė vendin tuaj, Shqipėrinė Etnike dhe trojet e mija shekullore, anembanė gadishullit Ballkanik.

Mbahuni tė fortė, o bijt e mi.
Kėto re tė zeza, ti luftoni sė bashku, tė bashkuar do jeni mė tė fortė, ashtu si na mėsoi Historia e Lavdishme, prijėsi ynė Legjendar Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu.
Vetėm atėherė, do agon dita dhe do vij liria - e njėmendtė.

Asesi mos drejtoni gishtin nga vėllau, mos shani njėri tjetrin, kėte don armiku.
JU E DINI KĖTE? APO KENI HARRUAR - KAQ SHPEJT!?


Luli
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 7:27 pm

Elvira Dones



Mė pas heshtja



Andrea mbyll zėrat e impiantit tė montazhit njė e nga njė. Kur mbėrrin nė komandėn pėrfundimtare tė fikjes sė kompjuterit i duhet tė luftojė me dėshirėn e ringarkimit tė programit. Mbathja qė kėtu thotė me zė, nė vend qė tė shohėsh kėto kaseta tė mallkuara.
Vė rregull nė shėnimet e vizionimit tė njė pjese tė materialit tė xhiruar. I ndryn me kujdes nė sirtarin e parė tė skrivanisė. Kalon nga lokalet e tjera tė punės pėr tė pėrshėndetur kolegėt qė kanė mbetur ende nė ndėrtesė dhe del, me hap tė shpejtė tani.
Kish kohė qė nuk shihte material tė xhiruar aq bukur nga kontinenti i saj.
Nė veturė nuk e hap radion. Gumėzhima e motorit i dhuron pak mirėqėnie. Njė mbrėmje tė gjithėn pėr vete, thotė Andrea me molisje. Njė mbrėmje nė kujtim tė kohėve tė shkuara, tė epokės paraErik, njė litar kohe i nyjėzuar i vetmuar i bukur dramatik mizerabėl i pėrqėndruar pėr t'u patur zili.
Erik atė mbrėmje ėshtė pėr darkė me njė mik tė vjetėr tė vetin. E ajo ndihet ēuditėrisht e lehtė.
Por kur hap derėn e apartamentit, trishtimi i ėshtė shtruar mbi ndėrgjegje si njė qilim i lagur.
Pret deri sa bie terri. Dėgjon kohėn qė rrjedh: njė klesidrė e krisur mes duarve. Ka hequr sandalet. Ka vėnė kėmbėt mbi njerėn prej karrigeve dhe vėshtron ngjyrėn e metaltė tė thonjve. Ka lėnė ēantėn e punės mbi tryezė. Kjo e fundit ishte krejt e zbrazėt para pushtimit nga ēanta. Andrea lė kokėn pėr sipėrfaqet e padhunuara, tė lėmuara, esenciale nė ngrohtėsinė e drunjtė. Sikur tė kish mė shumė hapėsirė, tė paktėn njė dhomė mė shumė, do ta kish shndėrruar atė nė njė dhomė-dollap pėr t'iu shmangur mobiljeve me kanata nė dhomėn e gjumit e kuzhinė. Nuk i kanė pėlqyer askurrė dollapet.
Bėn ngrohtė. Ajo ngrihet dhe vėshtron termometrin e murit. Edhe dy gradė mė shumė e do tė ishte nxehtė. Nuhat sqetullėn. Nėn aromėn e djersėmbrojtėsit gjen erėn e njohur tė lėkurės sė vet.
Hap ujin e dushit thuajse tė ftohtė krejt, zhvishet me tė shpejtė dhe futet nė tė. Kėqyr kokrrizat qė i shpėthejnė mbi lėkurė, tė befasuara nga aq mardh i papritur.
Mė pas del nga apartamenti dhe le ēelėsin nėn qilimthin e fshirjes sė kėmbėve. Ndoshta Erik mbaron takimin me shokun shpejt dhe e befason me njė vizitė. Por mosrespektimi i vullnetit tė saj nuk bėn pjesė nė karakterin e tij. Bėhu i paedukatė, psherėtin Andrea, bėhu madje edhe harbut pėr njė herė tė vetme, ėshtė kaq e shkretė mbrėmja pa ty.
Nis tė vrapojė.
Pylli ėshtė i veshur me misteret e tij, ndaj nuk ia vė veshin gruas sė re. Diēka hungėron larg, nė qytet, apo nė autostradėn qė ēon nė veri tė kantonit. Andrea ka rrasur kapelen e lehtė me vrima qė nė strehėz mban tė fiksuar njė llampėzė.
Ai pyll e njeh hapin e saj prej dy vjetėsh. Zbrazėtia e tij gjatė ditėve tė javės i ka ngjallur ngaherė ndrojtje Andreas. Kėrcėnimi qė fshihet mbas dritėhijes sė trungjeve, vrapi i shpejtė i ndonjė qeni ikanak nga shtėpitė rrotull pyllit, kuturisja e saj nė gjirin e tij pavarėsisht nga frika qė ndjen…, Andrea i pėrjeton kėto si njė sfidė pėr tė cilėn jo rrallėherė e ka quajtur veten budallaqe.
Fundjava ėshtė ndryshe, ngaqė vrapuesit derdhen aty nga tė katėr anėt e qytetit. Por atė mbrėmje pylli ėshtė i shkretė. Diku nė mes tė udhės ajo sheh pėrpara saj njė ēift vrapuesish tė tjerė. E ngadalėson hapin pėr tė ruajtur largėsinė. Ēifti duhet tė ketė njė farė moshe, vėren Andrea, siluetat lėvizin me njė zhdėrvjelltėsi tė matur. Hijet e reja nė moshė lėvizin me arrogancė. Ato mė tė moshuarat vrapojnė me urtėsi: kanė rrumbullakėsi nė harqet e pėrshkruara nga krahėt, njė kujdes gati tė dhimbshėm nė kėndėzimin e supeve.
Dy vrapuesit duhet tė kenė pak a shumė moshėn e Ezekiel Ramon Garsias, mendon papritur Andrea. Ndoshta disa vjet mė tė rinj. Ndoshta jo. Ndoshta edhe ai do tė vraponte kėshtu, po ta kish arritur atė moshė. Ase do tė ishte njė burrė dembel e do tė urrente ēdo gjė qė kish tė bėnte me ushtrimin fizik?
Ēfarė profesioni do tė kish zgjedhur ai nė jetė vallė, po t’i kishin lėnė kohė tė dilte nga rinia e parė?
Ishte njėzet e gjashtė vjeē kur ia kishin prerė vrapin nė mes: kish qėnė student i vitit tė fundit nė shkencat politike.
Andrea ndalet. Kėto pėrqasje e therin mė dysh. Sytė ndjekin shpinat vrapuese tė ēiftit, largėsia mes tyre e saj bymehet me shpejtėsi. Llampėzat e vogla mbi ballet lozonjare tė tė panjohurve tallin errėsirėn.
Ajo del me hap tė ngadaltė nga pylli dhe hap portėn e veturės. Kėrkon cigaret nė sirtarthin nga ana e pasagjerit dhe e ndez njė, duke thithur gjatė, pa e lėnė tymin t'i dalė nga gryka. Mbėshtetet nė ijen e shasisė dhe vėshtron natėn.

Ezekiel Ramon Garsia do tė mbartėte mbi supe peshėn e pesėdhjetė e dy vjetėve, po tė ishte gjallė. Do tė ishte njė burrė i bukur, njė pesėdhjetedyvjeēar joshės me tė cilin ajo, Andrea, do tė kish patur mundėsinė tė grindej; ta kundėrshtonte; t'i thosh se ai s'kuptonte asgjė; se kish mbetur mbrapa; se kish ardhur ēasti qė t'i ftillonte mė nė fund idetė e tij tė ndryshkura; se brezat e tyre ishin aq tė ndryshėm, krejt tė ndryshėm e ajo s'dinte ē’tė bėnte me idealizmat e tij.
Quhej Ezekiel Ramon Garsia. Ishte burri qė i kish dhėnė jetėn. Quhet ende Ezekiel Ramon Garsia. Ajo ėshtė e bija e Ezekiel Ramon Garsias dhe Monica Lara Garsias. Ia thotė kėtė natės me zė tė lartė.
Do tė kish bėrė biseda pafund me atė burrė, po t’ia kishin dhėnė atė mundėsi.
Andrea Garsia po e kėrkon ende tė atin, mbas njėzet e gjashtė vitesh nga ēasti i ndarjes.
Duhet tė jetė diku, njė djalė njėzetegjashtė vjeēar nė fotografinė e ngrirė nė kujtesėn prej fėmije tė Andreas: njė djalė i ngujuar nė moshėn e tij, njė nga tė shumtėt qė nuk mundėn tė plakeshin dot pėrveē vjetėrimit tė dy viteve nėn tortura. Masakruar, pėrplasur nga njeri burg nė tjetrin, nga njė stadium nė tjetrin, nga njeri garazh torturash nė tjetrin.
Qe plakur gjatė atyre dy viteve, i ati. Ish e vetmja gjė qė Andrea pati mundur tė mėsonte nga rrėfimet e tė paktėve tė kthyer nga ferri i viteve tė diktaturės ushtarake. Ajo dinte qė nuk e kishin vrarė me njė plumb pas qafe, si tė ėmėn, Monikėn. Ezekieli kish vazhduar tė gjallonte edhe dy vjet mė pas, pa e ditur qė e shoqja tashmė qe ngujuar nė njė mur ēimentoje nė themelet e njė pallati.
Ata kishin shkurtuar jetėn e Monikės dhe kishin plakur jetėn e Ezekielit nė elektroda torturash; kishin djegur mishin e tij nė netė tė ngrohta si kjo.
E ndoshta, mes njė torture e tjetrės, ai nuk kish mundur as tė varroste pak nikotinė nė palat e mushkėrive tė lodhura. Ndoshta i ati nuk e pinte cigaren? Ajo nuk mbante mend ta kish parė me cigare nė dorė.
Ēfarė i kish thėnė pusit tė qelisė netėve, Ezekiel Ramon Garsia?
Do e ketė ulėritur tmerrin e tij?
Do ketė qarė i ēliruar, duke ia besuar territ dobėsinė e frikės njerėzore?
Do ta ketė pritur natėn ai njeri? Apo me avitjen e saj do ketė ndjerė edhe mė ēmeritje se gjatė ditės?
Ē'ka menduar nė ata sekonda, orė, ditė, muaj, vite torturash?
Sa kohė e sa mund u qe dashur xhelatėve para se ta thyenin? E kishin thyer?
Ka ulėritur vallė;
ka kėrkuar mėshirė;
ka mallkuar;
ėshtė pėrpjekur tė vetėvritet;
ka besuar mė nė fund nė Perėndinė, apo e ka pėrēmuar kėtė mė shumė;
ka shprehur njė dėshirė tė fundit;
apo qe gjallė.
Apo qe gjallė?
Apo ėshtė gjallė?
Vallė ende jeton diku, fshehur nga tė gjithė, arratisur nga ferri i sė shkuarės, nga pėrēudnimi i ėndrrave, strukur nga vetvetja, tėhuajtur, pėshtirosur nga e tashmja, arratisur edhe nga ajo vetė, Andrea, bija e vetme qė po e pret prej njėzet e gjashtė vitesh.
E kish menduar ai? Kish thirrur emrin e sė bijės nė terrin e qelive? Apo kish patur frikė mos emri i Andreas lyhej me gjak nė katakombet ku jeta pėrqeshej.
I kish dhėnė ndopak forcė shqiptimi i emrit tė saj, emėr qė ai vetė kish kėmbėngulur t'i vinte? I kish dhuruar domethėnie emri i saj, tek hidhte vallen e vdekjes me elektrodat nė testikuj?
Apo tmerri qe mė i madh se gjithēka, e kujtesa e tij kish mbajtur veē gozhdėn e durimit ngulur nė vėmendje.
Pėrse nuk e kishin dashur aq sa tė mos e linin vetėm, prindėrit e saj? kish pyetur Andrea veten gjatė gjithė atyre viteve.
Pse nuk e kishin dashur tė bijėn aq sa tė mos e linin veten tė arrestoheshin nga xhelatėt e Videlės?
E kishin dashur vallė?
Apo Andrea kish qėnė veē njė aksident nė aktin e tyre dashuror, njė bezdi e pavullnetshme pėr tė cilėn ndoshta mbas kostatimit tė shtatzanisė kishin mėrmėritur dreqi ta marrė.
E kishin dashur thellėsisht mė pas, kur Andrea kish lindur? Apo ajo kish qenė thjesht njė dhembshuri e hutuar qė nėpėrkėmbej mes luftės sė tyre pėr tė ndryshuar botėn?
E kishin dashur vallė, e kishin dashur, idealistė tė njė bote tė pėrdalė?
Andrea e kish masakruar Abuelėn me kėto pyetje pėr vite me radhė. Qenė grindur. Abuela qe zemėruar e qe ndjerė e pafuqishme para dėshpėrimit tė mbesės.
Nė krye e kish qetėsuar, i kish treguar dhjetra hollėsira rreth atyre gjashtė viteve qė kishin jetuar bashkė: Monika, Ezekieli e Andrea. Ia kish pikturuar me ngjyra tė ndezura lojrat qė prindėrit patėn bėrė me tė. I kish treguar fotografitė e tyre: ishin flokėshumė e tė qeshur, me vėshtrime tė qashtra. Andrea kish parė veten: njė fėmijė me kaēurrela bjondė e sytė e stėrmėdhenj qė zinin gjysmėn e fytyrės; Monika qė qesh duke bėrė jo me dorė nė drejtim qė atij qė po i shkrep fotografinė; njė tjetėr Monikė, nė profil tani, nė tė cilin Andrea njeh njė kopje tė hundės sė saj.
Nuk bėnin shumė fotografi prindėrit e tu, shfajėsohej Abuela, ishin si furtuna nė verė, tė gėzuar e kalimtarė.
Por tė kanė dashur zemra ime, oh sa shumė tė kanė dashur.
Nuk tė besoj, i kish bėrtitur ajo. Nuk dua tė tė besoj. Ti nuk je ata. Ti nuk di asgjė rreth tyre, siē nuk dinė shumė prindėr qė kanė fėmijė njėzetvjeēarė.
Tė lutem besomė. Nuk ke si tė mos mė besosh. Ti duhet tė mė besosh. Pse mė mundon kėshtu shpirt i gjyshes? Unė vetėm ty tė kam.
Andrea qe ndjerė nė faj.
Mė fal, e kish pėrqafuar me dhjetra herė, mė fal.
Pak kohė pas largimit tė Andreas pėr nė Evropė, Abuela kish vdekur.
Dhe gjithēka kish mbetur pezull nė jetėn e saj, mbėshtjellė nga njė heshtje pritėse qė pritje nuk ish.

Vite mė pas, tek udhėtonte nė kėrkim tė njė profesioni qė tė kish sa mė pak nevojė pėr fjalė, bashkė me stazhin pėr tė pėrvetėsuar teknikėn e montazhit televiziv, kish mbėrritur tek Andrea e shkruara. Qe tjerrė pak e nga pak si njė fije mėndafshi nė njė klimė armike, pėr t’u shndėrruar nė njė pėlhurė tė madhe, brenda sė cilės ajo qe ndjerė nė mos e shpėtuar, tė paktėn e ngrohtė. Por sa mė shumė shkruante, aq mė shumė i rritej malli pėr tė atin.
Ajo e kish kėrkuar atė burrė. Tė ėmėn nuk kish si ta kėrkonte. Shpresat e Andreas, sado tė verbra e kokėforta, nuk lidheshin dot me Monikėn. E ėma kish njė varr, nėn njė pallat prej betoni. Por Ezekieli endej akoma diku, s’kish rėndėsi se ku.
Nuk kish kaluar ditė e natė nė jetėn e saj qė ajo tė mos e kish kėrkuar Ezekiel Garsian.
Ai i pati premtuar se do tė kthehej. Ia pati premtuar tek dilte nga dera, tek e shtynin me kondakėt e pushkėve drejt daljes: shtėpia njė det i pėrgjakur nga ulėrimat e saj prej fėmije gjashtėvjeēar.
Monikėn e kishin arrestuar njė javė mė parė.
Mos u tremb Andrea, unė do kthehem, mos ki frikė, do kthehem patjetėr, do shohėsh qė do e mbaj fjalėn, shko te Abuela e mė prit atje. Ne do kthehemi! Ne do kthehemi André, shpirt i babit, André, tė dua shumė, mos u tremb, ne do kthehemi, na prit te Abuela, unė do vi patjetėr!
Andrea e pati pritur. Kish qėnė njė pritje e gjatė dymbėdhjetė vjet.
E kish pritur deri ditėn kur mbushi tė tetėmbėdhjetat.
Por Ezekieli nuk kish trokitur mė nė atė portė.
Shtėpia ndėrkohė qe plakur.
Asgjė s'e lidhte mė me Argjentinėn.
Nuk mund tė rrish atje ku tė pret asgjėja.
Dhe pati ikur. Pėr tė mos u kthyer kurrė mė.
Jo, ajo nuk mund t’ia vinte nė fjalė Erikut gjithė kėtė. Nuk mund ta linte tė dashurin tė hynte nė ato labirinte. Ish dashuruar thellėsisht pas tij, i qe mirėnjohėse pėr faktin qė ai kish trokitur nė derėn e saj, por nuk duhej, nuk mundtėte kurrsesi tė shtyhej mė tej, ē'ishte e saj le tė mbetej e saj.

Ndjemė Erik. I tha me zė nė kabinėn e veturės, tek kthehej nė shtėpi. Llampėza nė sedilen e pasagjerit kish mbetur e ndezur e pėrhidhej sipas ritmit tė kurrizeve tė asfaltit.
Asnjė prej tė dashurve tė shkuar nuk kish depėrtuar nė heshtjen e Andreas ngaqė ajo nuk ia kish lejuar kėrkujt. Por ish edhe e vėrtetė qė askush prej tyre nuk qe shndėrruar dot nė njė Erik, sado qė qenė pėrpjekur.
Vetėm njėri syresh kish kėmbėngulur, duke pritur qė asaj t'i bėhej e domosdoshmme prania e tij. Por Andrea e kish shkapėrderdhur kohėn mes duarve, aq sa tjetri kish humbur durimin dhe qe larguar pa dhėnė asnjė shpjegim: pa njė fjalė pėrshėndetje, pa zemėrim.
Andrea nuk kish ndjerė keqardhje.
Por ti mos ik, Erik, ti nuk duhet tė ikėsh, tha me tė hyrė nė prag tė shtėpisė sė saj. Ik tė lutem.
E pėrfytyroi tė dashurin tek flinte, me krahun e majtė nėn faqe, ndoshta fjalorin spanjisht-italisht mbi komodinė, pėr tė kuptuar mė mirė atė qė po lexonte.
Mbas leximit tė romanit, ai do tė qėndronte?
Andrea iu afrua kompjuterit. Kaloi duart mbi tastierė. Silueta e kokės sė vet iu faneps nė ekran, e rregullt dhe e errėt.
Ajo kish humbur pėrgjatė viteve kaēurrelat dhe bjondėsinė e flokėve. Kėta binin tani tė drejtė e tė rėndė, me njė autoritet tė ashpėr. Nga fėmijėria i patėn mbetur vetėm sytė, pėrjetėsisht tė alarmuar, tė mėdhenj.
Ezekiel Ramon Garsia do ta kish njohur tė bijėn nga sytė, edhe pse kishin rrjedhur njėzet e gjashtė vite qė nga ndarja e tyre.

Nga Romani ''Mė pas heshtja''
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 7:28 pm

Proza poetike tė Midhat Frashėrit



AH, PO BIE SHI PRAPĖ



Eja, mike, se po bie shi.



Mė duketė sikur qan qielli, sikur derdh lote tė hollė. Edhe zėmra ime sot po qan. Jam vetėm, lotėt e qiellit riedhin jashtė qelqevet dhe po ndjej tė ftohtėt brėnda nė zėmėr.



E mban mėnt, mike, kur ishim bashkė sa shum' e donim shinė? E mban mėnt gazin qė ndjenim afrė dritares kur binin pikat e mbėdha tė shiut? Ti i prisnje ato ditė, se e dinje qė mė pėlqenin; i prisnje ato ditė, mė prisnje mua.



Ahere, kur bota mbytėsh nė lot, ne ishim tė gėzuarė; ahere, kur bota mbulohėsh me ujė tė ftohtė, ne kishim nxehtė nė zėmrėt.



Po tani, nga kjo odė gjysm' e errėt, shikoj pikat qė po kullojnė, dhe po mbėrdhi.



SHKRETINA



Nga njė herė jam si beduini nė shkretinė. Mė ēdo anė shoh qiellin tė pshteturė nė ran'e skuqurė: kurrkund njė nisi shprese; tekdo njė qiell i pėrvėluarė, njė tokė shterpė dhe tė diegurė.



Po ndiek udhėn, i prinur prej yllit tė veniturė qė mė rrėfen shpresa ime. Po ecinj, dit' e natė, dhe shumė herė kėmbėt mė gjakosenė.



Ku vete? Atje tej, mė tutje se kjo ran' e shkretė, m'at' anė kėti qielli tė errėt; po shoh njė qėllim; ylli im po mė rrėfen njė udhė.



Po dal! Njė zė mė pyet: Ėshtė njė qėllim ay, a po njė mirazh?



Edhe shumė herė jam si beduini nė shkretinėt.



MOT' I RI



Ikė, ikė. Qofsh'i nėmur ti qė vjen tė mė urosh motin e ri.



Njė mot akoma! Edhe me qeshje nė buzė, me urime, vjen tė mė thuash se m'u pakėsua njė mot, mė thua pėr shumė vjet.



Dy-mbė-dhjetė hėna! si dije mė duketė ay qė shkoj, pastaj edhe ay mė parė, edhe tjetri akoma!



Lumi qė rrjedh lėshon zallin, deleja qė shkon le gjurmėn, flaka qė digjetė le hinė. Po ti, o kohė, ē'na le? A po kėtė hi mi kokėt tėnė!



Qysh pra, gjithė vuajtjet e mėmės s'ime, gjithė shpresat e saja, shpresat e mija, vuajtjet e mija, gjithė kėto kėshtu do tė shuhenė?



Vargu i vdekjes po mbushetė, kur imi ēdo mot po afėron mė tė kėputurė. Edhe s'mund ta ndaloj kėtė lumė, s'mund ta mbaj kėtė jetė!



Edhe ti ironi, me qeshje nė buzė, vjen tė mė urosh. Ikė, ikė kėtej, se s'dua urime unė, jam pėr rėnkim.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 7:29 pm

"Bisedė e imagjinuar me njė dėshmor tė lirisė"

Syte e tij kishin njė qendrim te mprehte, fytyra e tij e ftohet qendronte pa levizur, i mbuluar me nje flamur te bukur dukej madheshtor. Ju afrova ngadalė, nuk frigohesha nga ai, sepse heronjet jane edhe te vdekur te bukur janė. Frymemarja e tij kishte pushuar per te mare fryme nje popull i tere, nje popull qe kishte arritur ne kulmin e poshterimeve dhe malltretimeve, nga armiqet me te felliqur qe mund te kishte.
Ne imagjinaten time e pashe qe u ngrit ne kembe, shikoi gjate ne te gjitha anet dhe dy pika loti i rane mbi fytyren e tij, kreshnike. Me drejtoi syte e tij te imte me aq dashuri saqe per kete moment do te falja te gjitha ēka qe kisha.

Para se te them nje fjale te vetme, me lejo te te perkulem, me lejo te te falenderoj,te prek doren tende-i thashe. Nuk me erdhi turp te ulem ne gjunj para tij,perkundrazi isha krenar, nje kenaqesi qe nuk do te mund te blihej me te gjitha te hollat e kesaj bote te cuditshme.
Zgjohu- me tha, zgjohu o vellai im, dua te te shoh te zgjuar, te madh, te lumtur, dua te shoh buzeqeshjen ne fytyren tende, te shoh frymemarjen tende te lire, kjo eshte deshira ime e fundit. U zgjova dhe ne gjoksin tim u mblodhen ndjenja aq te perziera, saqe trupi me dridhej i teri. Ne koken time shihja njerez qe notonin neper ditė, perditshmeria e tyre kishte mare ne rjedhe normale dhe endeshin ne rrugen e tyre duke mos shikuar anash, e as prapa. Me shfaqeshin njerez qe valvitnin flamuj e ju shterrej zeri duke bertitur per demokraci, duke treguar per "trimerite" qe kishin bere; turma qe ju shkonin prapa dhe ne jeten e tyre e sotmja kishte lindur vetem sot, sepse besonin se kishin ndryshuar dhe ishin bere pjese e nje bote moderne, nje modernizem te cilit nuk ja dinin rrenjet.

Njerez qe kishin bere poshtersine me te madhe, qe do te mund te benin: kishin harruar se shkelnin mbi gjakun e dikujt dhe cdo hap i tyre shkelte mbi trupa trimash qe kishin qendruar dhe rene heroikisht.
Shikoja fytyra nenash qe ende kishin lote te pathare mbi rudhat e tyre, rudha te jetes e te vuajtjes, te dhimbjes per bijte e tyre. Shikoja njerez qe ngrinin pallate prej tullash, te bukura, te ngrohta...shikoja nerez nen tenda, femije te merdhire, te paveshur dhe nuk mund ta besoja se te gjithe keta jetonin ne te njetin nenqiell.


E ktheva koken edhe nje here nga vigani i lirise dhe e shikova teper permallueshem, me erdhi aq turp qe isha kujtuar aq rralle per te, me erdhi aq rende kur shikova edhe nje here plagen e tij, aq keq kur pashe rinine e tij te humbur. Qielli sikur m'u ngrys dhe kembet sikur me leshuan. O shpirt i shtrenjte, o jete e pajetuar, ti rruge e jetes sime, si do te mund qe te te harronim? A thua edhe toka e vendlindjes rendohet me hapat tone mosperfilles? Te perkulem o shpirt i paster dhe do te mbaj me vete cdo minute te ekzistenes sime, nuk do te lejoj qe te harroj.

E di qe kurre nuk do te arrij madheshtine tende dhe une as qe e mendoj kete, por une do te perpiqem qe me cdo hap, me cdo fjale te jem pjese e renies tende, e endrres tende qe po e jetoj une.
Me shikoi edhe nje here dhe pashe nje dridhje te lehte ne buzen e tij dhe sikur deshironte te me thoshte, jeto o vellai im, sepse tani do te pushoj i qete, sepse tani zemra ime do te ndalet e qete.

Vetem tani do te kuptoj se une kam rėnė, pėr tua sjellur LIRINE.

Duajeni Lirinė, jetojeni dhe ndertojeni LIRINĖ, ajo ėshtė mė e shtrenjt se Jeta.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 7:30 pm

Fjalim i mbajtur nga Fan S. Noli nė Parlamanetin Shqiptar nė 1924

E para. Anarkia fetare: katėr fe tė ndryshme qė nuk kanė zėnė rrėnjė nė zemrėn e njė populli pagan.

E dyta. Anarkia sociale: Kėtu s’ka as klasė bejlerėsh, as klasė bujqėsh, as klasė burzhuazie. Kėtu bujku ėshtė mė bej se beu dhe beu mė bujk se bujku. Kemi njė shembull tė bukur pėr partinė popullore e cila mbahet sot nė fuqi prej bejlerėve nga oxhakėt mė tė vjetėr, kurse anatarėt e saj lėvdohen se kanė shpėtuar prej bejlerėve.

E treta. Anarkia morale: Kėtu qeni nuk e njeh tė zonė, kėtu karakteret dobėsohen, qullosen dhe ndėrrojnė formė e ngjyrė dita me ditė si nė kaleidoskop. Kėtu ambicjet janė pa fre e pa kufi, kėtu i padituri i di tė gjitha dhe i pazoti ėshtė i zoti pėr tė gjitha.

E katėrta. Anarkia patriotike: Kėtu brenda njė dite si me magji tradhėtori bėhet patriot dhe patrioti tradhėtor. Kėtu shohim pėrpara syve tanė tė kapėrdisen si patriotė tė mėdhej ata qė kanė luftuar pėr harfet dhe pėr flamurin e babės, qė kanė djegur Shqipėrinė e Mesme ose ata qė janė puthur me andartet e i kanė ndihmuar te shenjtėrojnė anė e mbanė Toskėrinė. Kėtu si mė thoshte njė mik ėshtė mė mirė qė njeriu tė jetė tradhėtor e tė shikojė interesat e tij sepse kėshtu do tė jetė i sigurtė qė tė nesėrmen do tė prokllamohet patriot i madh.

E pesta. Anarkia e idealeve : Kėtu idealet e shtrembėra, tė errėta e tė mumifikuara tė Fanarit e tė Buhares pėrfyten e pėrleshen nė njė luftė pėr jetė a vdekje me idealet mė tė gjalla mė elegante e mė tė nderitshme tė Perėndimit. Na mungojnė vetėm idealet e antropofagėve. Po pėr tė zėnė vendin e tyre kemi kolltukofagėt, krimba tė verdhė me kokė tė zezė, qė rriten me plagėt e infektuara tė Shqipėrisė nė lėngim, kėpushe qė mund ti copėtosh, por jo ti shqitėsh nga trupi qė kafshojnė dhe thėthijnė. Herodi tregon se nė betejėn navale tė Salaminės, njė athinas kapi njė anije persiane me dorėn e djathtė e s’e lėshonte, gjersa ja prenė; atėhere e kapi me dorėn e mėngjėr, ja prenė dhe kėtė, atehere e kapi me dhėmbė e s’e lėshoj gjersa i’a prenė kokėn. Sikur tė ngjallej Herodi pėrsėri do tė shikonte qė kolltukofagėt tanė janė mė tė fortė se ky trim legjendar i vjetėrsisė antike. Qė t’i ēqitėsh kėta tanėt nga kolltuku duhet tė preē jo vetėm duart e kokėn po dhe kėmbėt e trupin.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 7:30 pm

Mall i Kashmirtė

Mė binin nga dushi, pikėlat e ujit, mbi lėkurė, si gjilpėra tatuazhi qė donin tė fiksonin momentet e kėndėshme tė sapokaluara. Hutimi mė shplahej ngadalė nėn avujt e ngrohtė. Intensiteti i ndjesive nuk mė linte tė mendoja. Dihasja i kėnaqur nėn atė ngrohtėsi, qė gjithsesi nuk mund ti afrohej ngrohtėsisė sė sapoprovuar pak minuta mė parė. Papritur ndjeva derėn e daljes qė u mbyll ngadalė. Dola nga dushi dhe renda nė koridor dhe qė andej nė dhomėn e gjumit. Ajo ishte e zbrazur. Vrapova tek dera e daljes dhe e hapa aq sa tė nxirrja vetėm kokėn, duke fshehur trupin e zhveshur brėnda saj. Zhurma e ashensorit dhe asgjė. Vesha peshqirin dhe ndeza njė cigare. Ajo kishte ikur. E papritura dhe e ēuditėshmja kėnaqėsi e imja, nuk ishte mė aty. Krevati ku pak kohė mė parė e kisha pasur, nderej ashtu i shprishur, nėn aromat e trupave tanė dhe format e saj tė ngrohta akoma ishin aty. Ashtu siē ma kishte sjellė, krej papritur, po ashtu ma kishte marrė ajo ditė vere me shi.

* * *

Ujrat rrėshqisnin rrėmbimthi mbi asfaltin e etur atė ditė tė nxehtė vere. Unė pėrpiqėsha ti shpėtoja rrėkezave qė mbinin, rendnin e zhdukeshin nėpėr rrugė. Ēadra, qė pėr fat e mbaja gjithmonė nė makinė, mė mbronte vetėm kokėn dhe supet, ndėrsa trupi po mė bėhej qull nė atė pak rrugė qė kisha ecur. “Mė falni, mė falni,” dėgjova papritur, fare pranė, njė zė nga streha pėr karshi, “Mund tė mė merrni nė ēadrėn tuaj ju lutem”. Ēfarėdo qėnie qė ta kishte nxjerrė atė zė tė kashmirtė, unė nuk do kisha mundur ti thosha jo .I zgjata ēadrėn nėn strehė atij trupi tė brishtė qė papritur u ngjesh pranė meje. Aroma e flokėve tė njomura mė dehu. « Ku po shkon ? » e pyeta. « Nė shtėpi .... » « ku e ke shtėpinė ? » « Nė shtėpinė tėnde » . I befasuar nga drita e ėmbėl djallėzore e shikimt qė kėrkonte tė gjente sytė e mi e pashė drejt nė fytyrė. Njė e qeshur mė zė tė lartė kumboi papritur. « Bėra shaka- mė tha ». Isha unė tani qė buzėqesha . « Mund tė vini edhe nė shtėpinė time nėse nuk e keni bezdi njė gje tė tillė » e vazhdova shakanė. « Vėrtet ? » ma ktheu djallėzisht... « Merrni ju nė shtėpi njerėz tė panjohur ? » « Shkoni ju nėpėr shtėpi tė tė panjohurve ? » ia ktheva menjėherė. « Jo, nuk shkoj, por shtėpisė tuaj nuk do kisha frikė ti hidhja njė sy » « Me kėnaqėsi, » ia ktheva . Shakaja luante me realitetin. Gjysmat e tyre larmishėm i linin vėndin njėra tjetrės . Nuk mė kishte ndodhur kurrė njė gjė e tillė. Nuk kuptoja luante ajo ? Isha kurioz tė dija deri ku do shkonte loja e saj ? Tepėr tėrheqėse, serioze dhe e zgjuar pėr tė qėnė njė femėr e rendomtė rrugėsh.
Po ēfarė ishte vallė ajo gjė qė bashkė me ujin i pikonte nga flokėt, i shkundej nga qerpikėt dhe i flinte nė cepat e buzėve? Ēfarė ishte ajo ndjesi qė i buronte nga brėnda? E pjekur, e pashuar, e mbajtur prej kohėsh brėnda saj, e shihja qė i rridhte bashkė me ujin jashtė. Ajo e shkundėte dhe vazhdonte tė luante si pa tė keq me mua. « Kush ėshtė makina juaj ? » « Ai Fiat Sedici atje tutje ». Ajo mė kapi nga krahu dhe u drejtua me mua pėr atje. E shihja i ēuditur. Mė dukej si njė gjė ireale. Nuk dija ētė bėja. Tė shkoja me tė nė shtėpinė time ? Sado tip aventurieri qė jam nuk i kaloj disa kufinj. Por ajo rendėte me mua nėn ēadrėn time drejt makinės, duke buzėqeshur. Nuk kishte asnjė lloj frike pėr tė panjohurėn tek ajo. Sillej me mua sikur tė mė kishte njohur njė jetė tė tėrė. U futėm nė makinė dhe unė nuk dija ēfarė po bėja. Ecja nėn forcėn shtytėse tė saj dhe instiktit tim tė brėndshėm. Pse e bėnte vallė ajo kėtė ? Ajo mė shikonte gjithė kohėn me njė buzėqeshje paqėsore nė fytyrėn e saj tė ėmbėl dhe unė nuk munda ti qėndroja tundimit pėr ta prekur. Kur makina kishte ndaluar nė njė semafor, i pėrkėdhela lehtė fytyrėn me shpinėn e gishtėrinjve. Ajo buzėqeshi akoma. Nė semaforin tjetėr, ajo afroi fytyrėn dhe mė puthi lehtė nė buzė. Gjaku nxitoi vrapin nė damarėt e mi.Nuk mendoja mė asgjė veē asaj gjėje tė ngrohtė dhe tė butė qė aq papritur, kishte qėndruar aty pranė meje. Parkova makinėn nė garazhdin e pallatit dhe e kapa pėr dore pėr tek ashensori. Ajo u ngjesh pranė meje duke pritur ashensorin dhe unė provova pėrsėri ngrohtėsinė e puthjes qė jepet pa asnjė kusht dhe pa asnjė paramendim, thjesht ashtu siē vjen e ngrohtė nga thellėsitė e qėnies, pa kaluar nėpėr peshoret dhe labirinthet e trurit. Ashensori ngjitej dhe po ashtu ngjitej dhe niveli i adrenalinės nė trupat tanė. Hapa derėn e apartamentit dhe shtymė brėnda njėri tjetrin. Rrobat fluturuan nėpėr shtėpi dhe ne sonambulisht e gjetėm krevatin. Flokėt kishin butėsinė e kashmirit dhe nuk di pse mu kujtua nga fėmijėria ime e largėt, kur motra mė merrte nga shkolla dhe qėndronte pėr tė kundruar orkidet tek dyqani i luleshitėsit qė kishim pranė shtėpisė. Aromė orkidesh... Troku i kalėrimit dhe dihatjet e kujve nė vrapim ... prekje e thellėsive... puthjet e dritės sė mėngjesit mbi rruzull dhe buzėqeshja shpėrndarė mbi ēarēafėt e tokės... ngjitje nė qiell,... hapja me duar e perdeve tė reve dhe gjuhėzat e rrezeve mbi lėkurėn time,...muskujt nė ngėrē...dhe ēlirim i tyre me forcėn dhe zhurmėn e rrjedhjes sė ujvarės... dhe pėrsėri... dhe pėrsėri...

Kur rrezet e diellit tė dalė nga retė e atij qielli me shi, goditėn pėr herė tė fundit xhamat e zhveshur tė dritares sė dhomės time tė gjumit, unė u ngrita dhe qėndrova ulur nė cep tė krevatit. E ndjeja atė qė merrte frymė butėsisht aty pas meje. Pastaj ajo mė rrėshkiti midis krahut dhe brinjės time dhe e vendosi kokėn mbi prehėrin tim me fytyrė tė kthyer nga mua. Mė vėshtroi ngultazi tė gjitha tiparet e fytyrės. Sytė tanė u ndeshen gjatė me njėri tjetrin. Ajo nuk ngopej duke mė parė dhe unė ia shihja qė i lodronte brėnda syve, ajo ndjesia qė nuk ia gjeja dot emrin. Flokėt e butė ia pėrkedhja me duar.

* * *

Ajo kishte ikur papritur, ndėrkohė qė unė isha nė dush. Ishte veshur dhe nė heshtje kishte dalė jashtė dhe kishte marrė ashensorin e sigurt qė unė nuk mund ta ndiqja zhveshur. Nuk isha aq i pa eksperiencė sa tė mė ngelej nė mėndje njė femėr, sado e mrekullueshme qė tė ishte ajo. Kisha kaluar nėpėr shumė aventura dhe kisha provuar gjithēka . Kisha provuar qė nga dashuritė e vėrteta, qė nuk i kisha mė, e deri tek orgjitė pa fre. Por kjo e panjohura, kishte njė dlirėsi tė natyrshme me tė cilėn ajo jepej, njė ndjesi nė zhdukje qė rrallė mund ta takosh dhe ajo gjėja tjetėr pikuese qė i dilte nga thellėsitė dhe qė nuk kishte fare tė bėnte me mua, tė ngeleshin nė mėndje. Ēfarė ishte ajo vallė ? Tė nesėrmen shkova nė punė si ēdo ditė tjetėr dhe asgjė nuk kishte ndryshuar, por nė njė pjesė tė vetėdijes, unė mbaja atė, tė panjohurėn. Pas pune instiktivisht shkova tek vendi ku e kisha takuar, dhe sigurisht qė nuk e gjeta. Vazhdoja tė jetoja nė rutinėn time edhe pse mė ishte bėrė zakon qė gjithmonė pas pune kaloja dhe e ndalja makinėn nė atė vend ku mė kishte zėnė shiu atė ditė, kur sapo dilja nga Piceria. Dhe ja, njė ditė e shoh qė kaloi rrugėn dhe u fut nė biblotekėn pėrballė. Zbrita rrėmbimthi dhe nxitova pėr atje, duke ingranuar hapat me rrahjet e shpejta tė zemrės i shtyrė nga e vetmja ndjenjė mbizotėruese, qė ishte njė lloj misteri i ēuditshėm. Nė katin e parė nuk e pashė dhe u kujtova qė ajo biblotekė kishte njė kat pėrdhes qė pėrdorej pėr studime. Zbrita shkallėt ... ishte aty...e ulur vetėm nė tavolinė, me njė tog librash pėrpara. Iu ula pėrballė pa folur. Ajo ngriti kokėn dhe mė buzėqeshi pėrsėri. « Si je ? » mė pėrshėndeti pėr mirėsjellje « Mirė, po ti ? » « Edhe unė mirė » mu pėrgjigj. « Ēfarė kėrkon kėtu ? » « Nuk kėrkoj ndonjė gjė, vetėm dua tė tė them qė nuk tė kam harruar, .... qė do dėshiroja prap tė gjendesha nė njė ditė me shi, nėn njė ēadėr me ty. » Ajo u ngrit ngadalė dhe mė bėri shenjė qė ta ndiqja. Nė sallėn e studimit nuk ishte mirė qė tė bisedoje. Dolėm jashtė dhe ajo ndezi njė cigare. Shfryu tymin nga buzėt e rrumbullakosura dhe u pėrgjegj qetėsisht me zė tė ngadalshėm. « Nuk do ketė asnjėherė mė ditė tjetėr me shi dhe as ne tė dy nėn ēadėr » « Nuk mund tė frenoj kuriozitetin dhe tė mos tė tė pyes.... » vazhdova unė. « Arėsyeja ėshtė tėpėr e thjeshtė, sepse.... sepse... ajo dita me shi nuk ishte e jona, pra e imja dhe e jotja... dhe ai .. ai personi nėn ēadėr nuk ishe ti.... » Mė pa prap drejt nė sy si atėhere dhe unė ndjeva qė nga diku thellė saj, sėrish u derdh ajo ndjesia, qė tani nė mėnyre tė papritur, krejt qartėsisht unė ia vura emrin MALL.

Nuk fola, nuk mund tė flisja, u pėrkula dhe e putha ngadalė pikėrisht aty, nė mallin e saj tė kashmirtė dhe u largova.Per fat te keq autoret e ketyre tregimeve nuk i dij.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 7:31 pm

Suzana Kuqi


Leter shokut te babait tim.

Kur njeriu vdes...

Kur njeriu vdes...Kur vdes njeriu kėputet njė jetė . Pėr njerėzit e afėrm, humbja ėshtė e madhe, dhimbja akoma mė e madhe se humbja...ikėn e nuk sheh mė, ikėn ashtu , i ri apo i vjetėr , pa patur kohė tė tė thotė lamtumirė...ashtu si dhe jeta shpesh tė lė pa tė lajmėruar. Gjithsejcilit i dhemb plaga e tij, dhe e mat me kutin e vet. Kur vdes njeriu...ėshtė njė ikje pa kthim, e mendon tė humbur njė herė e pėrgjithmonė , e me shpirt kėrkon atė qė mendja herė herė e vė nė dyshim, botėn e pėrtejme . E jo vetėm. E dėshėron me gjithė shpirt...

Babai im vdiq nė moshė relativisht tė re. Ishim dy shokė , ai mė i madhi dhe unė e vogla, ai mė i moshuari dhe unė mė e reja. Tani, nėse dikush mė sheh nė varreza, e nuk do tė lexojė ato shifra aty, por vetėm fotografinė do tė mendojė se duhet tė jem motra e tij e madhe. Tash jam mė e moshuar se ai , e gjunjėzohem si fėmijė e puth pllakėn e mermerit, e i lutem tokės e qiellit , t'a thėrrasė , tė vijė aty pranė, do tė bėja gjitshka, gjithshka ,veē pėr t'a parė e pėr t'i dėgjuar zėrin edhe njė herė,edhe njė ēast , pėr tė shuar njė grimcė mall...Do tė jepja ditė nga jeta ime , ndoshta edhe vite...

Largohem nga varrezat me zemėr mė tė rėndė se ē' hyra, qiririn e lashė ende tė ndezur, cigaren e mbarova . Fotografia , sytė e tij nė tė u dukėn sikur mė nėnqeshėn, por ajo pllakė e ftohtė mė tha ... kot e ke, e ke humbur...

Kur vdes njeriu, njė ditė , ndoshta njė ditė e takon , jo nė kėtė jetė, nė njė tjetėr, por a matet vallė koha me ditė nė jetėn tjetėr...

Njė zakon tjetėr , pas varrezave, thonė, nuk duhet tė shkosh nė shtėpi , duhet medoemos tė hysh diku ku ka shumė njerėz, bar, kafe, dyqan, autobus, kudo veē nė shtėpi jo, e mos bėj gabim tė shkosh tek shtėpia e ndokujt, do t'i vijė keq nėse e merr vesh...

Hyj nė njė bar, porosis njė kafe, e dua tė hidhur ashtu siē jam edhe vetė. Dikush mė thėrret me emėr ,njė shoku i tim eti. Sytė i shkėlqejnė, ėshtė i gėzuar tek sheh tė bijėn e shokut...Takohemi pėrzemėrsisht, muhabeti fillon me pyetjet se si janė nga familja, si na venė punėt, pastaj kalojmė tek miqtė e pėrbashkėt e pastaj...e pashmangshme... emri , preket nė fillim me dhimbje, ndjej lotin e pavullnetshėm qė mė zbret faqes e mundohem tė mos shikoj nė sy bashkėfolėsin , qė mundohet t'i fshehė sytė e lagėshtuar tek i thellohet ajo rrudhė midis vetullave . Edhe se dhėmb nuk ...ka kthim prapa, njė herė i zėnė nė gojė ... nuk heq dorė ai . Biseda rrjedh duke u alternuar nė kujtime tė rinisė sė tij, e kujtimet e fėmijėrisė e adoleshences sime.Diku fillojmė e buzėqeshim e mė pas edhe qeshim. Shpirti fillon e mė ēlirohet , mendja rrok universin e pėrshkon barrikada kohe e vendi...Im atė ėshtė aty, prezent,e ndjej nė ajrin qė thith , nė dritėn qė futet nga dritarja, nė zėrin e shokut tė tij, tek dora e zėri im qė dridhet nga mallėngjimi... njė shpresė e ndruajtur fillon e nxjerr krye... Shpresė apo marrėzi...

Ndahemi ,duke i shtėrnguar dorėn njeri tjetrit. Ikim nė drejtime tė ndryshme. Bėj disa hapa dhe kthej kokėn prapa pėr t'a parė edhe njė herė shokun e tim eti. Edhe ai ka kthyer kokėn e shikimet tona pėrplasen. E befas kuptoj ... kur vdes njeriu...sa e rėndė ėshtė kjo fjalė edhe nė tė thėnė e tė shkruar... ikėn vetėm pjesa fizike e tij, ajo e prekshmja nga shqisat tona, ndėrsa pjesa tjetėr mbetet kėtu, midis nesh , ajo qė ka bėrė e ka thėnė, ajo dashuri qė ka dhuruar, ėshtė e ndarė nė zemrat e mendjet tona dhe e mbartim pa qenė tė ndėrgjegjshėm...E pastaj njė ēast, njė ēast e ndėrgjegjėsohesh , se ti tek ai burrė qė po largohet ke gjetur e njohur njė pjesė tė babait tėnd , atė qė i takonte miqėsisė ashtu si ai gjen e njeh tek unė njė pjesė tjetėr tė tij ...

E ndėrgjegjėsohesh pėr faktin se sa rėndėsi ka tė jesh i mirė nė kėtė jetė, mbetesh mirėsi nė shpirtrat e njerėzve, e tė jesh i keq... brrr...as qė dua t'a mendoj.

Kush thotė se koha shėron ēdo gjė ? Kur ikėn njeriu... i vė kore plagės , por mallit...a ėshtė gjetur vallė shėruesi i mallit ? Sa herė qė malli bėhet i padurueshem e arrin nė atė pikė sa mė merr frymėn, dal e takoj shokėt e tim eti ,e ēmallem...

Ashtu siē mė ēmalli sot pėrgėzimi qė mė bėri njė miku i babait tim nė internet, Prof.Dr.Inxh.Gjeolog Vedat Shehu. Ishte mė shumė se dhuratė , aty , pashė babanė tim tė mė buzėqeshte ashtu thjesht siē dinte tė buzėqeshte vetėm ai, e tė mė qortonte pėr lotėt qė nuk i mbajta dot. Kam tėrė pasditen qė kėrkoj adresėn e emailit tė Z.Vedat Shehu e nuk ja dola . Atėhere u ula tė shkruaj kėto dy rreshta , me shpresė se do t'i shohė diku, t'i them faleminderit e t'i shpreh mirėnjohjen time pa kufi.

Imperia 17 Tetor 2008
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 7:32 pm

Ejup Ceraja




LETRA...



Dhe, mė nė fund, Bardhi ishte detyruar tė dilte nė njė cep tė kryqėzimit tė rrugėve pėr t’i shitur ata pak libra tė bibliotekės personale, qė me mund e shpirt nėn dhėmbė, siē i thonė njė fjale, e kishte krijuar, duke ndarė nga kafshata e tij dhe e fėmijėve, nga rroga edhe ashtu e vogėl e profesorit. I kishte nxjerr Bardhi “nė treg” ēdo ditė pune titujt e librave, sipas radhės, pėr t’i shitur sa pėr t’u blerė fėmijėve e veti bukė edhe thatė qoftė. Dhe, sa herė qė i ishte shitur ndonjė libėr mė vete kishte menduar: “S’paskam bėrė edhe krejt investime tė kota nė kėta libra, kur ndaja nga kafshata e gojės...” Po... Atėherė kishte pak libra... Ndėrsa blerės tė tyre...

Aso kohe blerės i rregullt i librave tė Bardhit, pėr ēdo ditė pune, ishte profesori F. Dy ditėt e para Bardhi ishte i kėnaqur me profesorin F., po ditėn e tretė ishte zhgėnjyer shpirtėrisht nė te. Nga i kishte lindur zhgėnjimi Bardhit? Ditėn e tretė profesori F. iu kishte afruar Bardhit si rėndom. Ia kishte kėrkuar njė libėr dhe ia kishte paguar sipas ēmimit. Po, pėr habinė e tij, ai ia kishte kthyer librin, qė e kishte blerė ditėn e parė. Bardhi, nga njė veprim i tillė i profesor F., ishte ēuditur. Po hėpėrhė s’ia kishte thėnė asnjė fjalė. Vetėm pasi ishte larguar ai me librin e blerė nėn sqetull, Bardhi ishte kredhur nė mendime: “Ku t’i marrė tė hollat e t’ia jepi pėr librin qė ma ktheu? I kam shpenzuar. Si s’ia ktheva paret pėr librin qė e mori nė vend tė atij?... Ta thėrras qė t’i marrė tė hollat pėr librin qė ma pagoi...” E kishte kthyer kokėn qė ta thėrriste, por atė s’e kishte parė askund. “Shpejt qenka tretur”. – kishte shtuar mė vete.

Edhe tė nesėrmen ishte pėrsėritur e njėjta skenė. Prapė Bardhi nga hutia kishte ngecur pa folur asnjė fjalė. Pasi ishte ēliruar pakėz nga ajo huti edhe jo aq e papritur, kishte menduar mė vete: “Ē’ėshtė me kėtė njeri kėshtu?... Sė pari e blen librin. M’i jep tė hollat pėr te, pastaj e kthen librin pararendės, pa m’i kėrkuar t’ia kthej tė hollat. Sigurisht i lė pėr t’i marrė tubė. E po ku t’i marr unė qė t’ia jepi tė gjitha tubė, kur unė brenda ditės i shpenzoj pėr bukė e pėr ca gjėra tjera mė se tė nevojshme?!... Hajde dje qė mė ra nė befasi e u hutova, po sot?!... Mė nuk do t’i jepi libėr pa u sqaruar njėherė...”

Ditėn tjetėr profesor F. u interesua pėr “Don Kishotin e Manēos” tė Miguel de Servantesit Saavedrės.

Bardhi kishte rėnė nė hall. Si tė vepronte?... Pas njė hamendjeje i kishte thėnė troē:

- Jo F., nuk mund tė ta jepi.

F. e kishte pritur njė reagim tė tillė tė Bardhit dhe i kishte shkuar buza pakėz si nė gaz, po mė shumė iu kishte dridhur si nė vaj nga ngashėrimi. Pas pak iu kishte drejtuar Bardhit:

- E pėrse?...

Bardhi ishte zėnė ngushtė. “Ē’t’i them tash?...” – kishte menduar mė vete kif e kif. Pas ca hamendjesh i kishte thėnė:

- Sepse nuk kam nga t’i tuboj e t’i kthej paratė pėr librat qė po m’i kthen.

Profesorin F. e kishin tradhtuar lotėt. Nuk kishte mundur tė pėrmbahej. Ishte kthyer nė anėn tjetėr dhe i kishte fshirė lotėt me shpinėn e dorės sė djathtė. Dhe, duke u kthyer nga Bardhi i kishte thėnė me turpin e njeriut tė zėnė nė njė faj tė madh:

- Jo Bardh. Kthimin e librave e paske kuptuar gabim. Kėtė kthim tė librave do ta kuptosh nga letra, tė cilėn e ke brenda kapakėve tė librit qė ta ktheva. Letėr qė duhet tė mbes mes meje e teje... Nesėr do tė bisedojmė pėr kėtė.

Nė mbrėmje, pas darkesh, Bardhi kishte lexuar:

“I dashur vėlla Bardh! Nuk mund ta marrėsh me mend sa ngushtė e ndiej vetėn kur po tė afrohem pėr ta blerė ndonjė libėr tėndin. E marrė me mend se shitja e tyre tė rėndon tunxh nė shpirt e tė gėrryen pėrbrenda si krimbi drurin e thatė. Po mė bėhet sikur pjesė e fajit tė detyrimit tė shitjes sė librave tua jam edhe unė. Edhe pse e di qė ti e din se nuk ėshtė dhe nuk mund tė jetė kėshtu. Sado qė e njoh mirė karakterin tėnd tė fortė e tė pathyeshėm, prapėseprapė diē mė gėrryen nga brenda... Por, e di fort mirė e di, qė ti kurrė s’ke ecur nė jetė kurriz kėrrusur, as nuk do tė ecish tash e tutje. Sepse nė gjunjė mbesin vetėm ata qė janė tė dobėt. Ata qė janė me karakter tė luhatshėm. Kurse tė fortit, ata me karakter si burrat e dikurshėm tė viseve tona epike, edhe nėse u vihet ndonjė ndėrskamcė e rrėzohen pėr njė ēast, tubojnė forcė e energji tė mjaftueshme pėr t’u ngritur e pėr tė bėrė rrugėtimin nė jetė vertikal. Madje tė drejtė si selvi. Ti pėrballė fatit njerkė pėr momentin, ke tubuar energji shtesė tė mjaftueshme pėr ta sfiduar atė. Kėshtu tė do vėllai. Dhe, e di se kėshtu do tė jesh tėrė jetėn. E di edhe kėtė se kjo furtunė do tė kalojė. Ty dhe tė tjerėve si ti kjo furtunė do t’ju dridhi ca, por nuk do t’ju gjunjėzojė, s’do t’ju pėrkulė.

Besoj se do tė mė kuptosh si vėllai-vėllain. Unė nuk po t’i kthej librat pėr t’i marrė prapė tė hollat e mia. E ēfarė kuptimi atėherė do tė kishte pasur pėr ty blerja e librave nga unė, nėse ato t’i kthej sapo t’i lexoj?... Unė librat qė po i blej nga ti po i mbaj dy deri nė tri ditė. Po i lexoj dhe po t’i kthej prapė. Por jo pėr tė m’i kthyer paratė prapa, por pėr t’i shitur ti ato prapė ose pėr t’i kthyer nė bibliotekėn tėnde aty ku e kanė edhe vendin. Unė, tė ta them tė drejtėn, shumicėn e librave qė po i blej nga ti i kam nė bibliotekėn time modeste. Por pėr tė mos e kuptuar ti ndihmėn time modeste si lėmoshė, po ta blej nga njė libėr pėr ta kthyer prapė, qė ti ta shesėsh sėrish, ose, siē tė thash, ta kthesh nė bibliotekėn tėnde. Unė jam nė punė dhe e marrė njė rrogė, sado e vogėl qoftė ajo. Kurse ti?!... Andaj kėtė veprim timin, tė lutem, mos e kupto si lėmoshė, po si shtrirje dore tė vėllait pėr vėllain nė momente tė caktuara nėpėr tė cilat ngandonjėherė na e cakton fati tė kalojmė qoftė si individ, qoftė si entitet. Unė pėr aq kohė sa ti do tė shesėsh libra nė kėtė cep tė rrugės pėr ēdo ditė do ta blej nga njė libėr, do ta lexojė dhe do ta kthej prapė. A s’do tė kishe vepruar edhe ti kėshtu?!...”

- Mė falė vėlla!... – i kishte thėnė Bardhi tė nesėrmen.

Shkurt 2007
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 7:35 pm

Ejup Ceraja




POROSIA…



TREGIM PĖR FĖMIJĖ

"Pėrmbi majėn e Kreshtėbardhit dielli e qiti sythin plot shkėlqim dhe dukej si njė bukė pogaēe. Rrezet e atij dielli mėngjesor pėrvidheshin e pėrthyheshin nėpėr fletėt e bungut qindra vjeēar dhe merrnin ngjyrėn e ylberit. Nė maje tė Kreshtėbardhit kishte dalė njė re qumėsht e bardhė, si shtėllungė leshi tėrė shkėlqim dhe herė tkurrej e herė bymehej me njė lehtėsi, si tė merrte jetė e frymė nga ajri i atij mėngjesi pranveror dhe ia shtonte edhe mė bukurinė Kreshtėbardhit babaxhan. Zogjtė nga tė katėr anėt, tė prirė nga bilbilat zėėmbėl formonin njė kor gazmor, qė ta kishte ėnda ta dėgjoje. Kudo natyra kishte veshur petkun festiv. Toka dukej sikur tė ishte mbuluar me njė qilim tė madh Persie mijėra e mijėra ngjyrash nga lulet e llojllojshme, qė kishin hapur petalet dhe lėshonin njė aromė mrekullie. Dukej sikur lulet ishin nė garė njėra me tjetrėn se cila do tė ēelte e para dhe cila do tė dukej mė e bukur se tjetra. Nga lulet nė lule dėgjohej zukama e bletėve, qė vraponin tė thithnin nektarin e parė… Zukama e tyre tok me zukamėn e mijėra insekteve tė tjera, formonin korin e dytė gazmor, qė i mbante iso korit tė parė. Mushkėritė mė bėnin si harmonikė dhe ngopeshin me oksigjen tė pastėr nga ajri lozonjar, qė lėshohej shlirshėm nga maja e Kreshtėbardhit.

Pa njė, pa dy njė shkėlqim i paparė e mbuloi tokėn anė e kėnd. Njė mrekulli mahnitėse po ndodhte pėrreth. Sytė mė shkuan kah qielli plot shkėlqim. Njė njeri madhėshtor po zbriste me njė kali pullali, krahėt e tė cilit lėshonin njė puhi freskuese. Flokėt, mjekrėn dhe mustaqet i kishte dredha-dredha dhe i pahiteshin lehtė-lehtė si valėt e grurit qė sapo ka lidhur kallinjtė. Pėrkrenaren nė kokė e kishte tė praruar nė ari tėrė rrezatim. Shpata i shkėlqente e flakėruar… Kishte njė pamje kreshniku, qė as nė pėrralla s'e kisha dėgjuar, as nė filma s'e kisha parė. Sytė i lėshonin shkėndija drite e rrezatimi dhe ngjiteshin kah qielli kandila-kandila tėrė flakėrim. Ēdo gjė pėr rreth sikur u step. Asgjė s’pipėtinte…

"- Mos u shqetėso, biri im - mė tha - duke zbritur nga kali dhe duke mė marrė nė kraharor. Mė puthi nė ballė, duke mė thėnė: - Jam Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu… Me lejen e Hyjit zbrita pėr t'ua pėrkujtuar tė gjithėve atė besėn e dashurisė dhe tė mirėkuptimit. Besėn e ruajtjes dhe tė nderimit tė njėri-tjetrit. Unė, pra, - biri im, - zbrita qė t'ua sjellė porosinė e dashurisė dhe tė mirėkuptimit vėllazėror mes vete…Se sa mė shumė qė ju ta doni dhe ta nderoni njėri-tjetrin, aq mė shumė do t'ju ēmojnė dhe do t'ju nderojnė edhe tė tjerėt… Dashuria mes vete - biri im - ėshtė ēelėsi i tė gjitha tė mirave tė tjera nė jetė. Pa njė dashuri tė tillė vėllazėrore nuk ka…"

- Miri, mu pėrzije zėri i nėnės me zėrin…, qė mė kishte lėnė gojėhapur… Ēohu biri i nėnės se ora po shkon shtatė pa njė ēerek e mos po vonohesh pėr orė tė parė…

U mundova kėtė, qė e kisha parė nė ėndėrr, t'ia tregoj nėnės duke u veshur. Po, ngase ende mė hapej goja pėr gjumė, s'mė rridhnin fjalėt sa e si duhet.

- Ti vishu, biri i nėnės, e ngrėnė bukėn me vezė tė fėrguara, qė t'i kam pėrgatitur e t'i kam lėnė mbi tavolinė. E, kur tė kthehesh nga shkolla do tė ma rrėfesh kėtė. - mė tha nėna duke dalė jashtė.

(2001)
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 7:36 pm

Din Mehmeti




Nė thellėsitė joshėse



Valėt e liqenit i stolis britma e fėmijėve si kundėrvlerė pėr freskin me tė cilėn ato pėrkėdhelin trupat e tyre tė njomė. Kalamajtė ia zbukurojnė njėri – tjetrit trupin me pika uji, tė cilat hijeshojnė lėkurėn e tyre si lule tė lagėshta dhe tė ndritshme. E pranishme ėshtė edhe kėnga e bilbilave e cila herė pas here pushon, thuajse dorėzohet dhe humb betejėn qė ua ka shpalluar qeshjeve dhe britmave lazdrane. Atje larg, njė barkė e vogėl e cila ka ngarkuar diellin me vete dhe zvarrit rrezet e tij duke i derdhur mbi valėt e kaltra si toptha kristali. "Shihni barkėn qė bart diellin!" – bėrtet njė vogėlushe bjonde. "Ajo nuk bart diellin, por zvarit rrezet e tij!" – e korigjon mocaniku i saj dhe merr qėndrimin e burrit i cili nuk lejon fjala t’i bėhet dy. "Mirė de, ajo i bie njėsoj!" – tėrhiqet vogėlushja ashtu si i ka hije zonjės e cila mund tė prek tė paprekshmen – sedrėn burrėrore. Po, dielli pas njė kohe u ngjit edhe mė lart nė qiell, u lodh nga ai lundrim i ngadalshėm nė barkėn e ngushtė dhe shtoi buzėqeshjen.

Zogjtė kėndojnė pandėrprerė. Ndalen vetėm sa tė hanė mėngjesin e rėndomtė; ndonjė mizė tė pakujdesshme nė fluturim e sipėr e cila, pa ia varur veshin rrezikut qė i kanoset dhe joshur nga lartėsitė, ishte nisur t’i shohė rrezet e diellit nga mė afėr. Edhe fėmijėt nuk lėshojnė pe; tė ledhatuar nga valėt e liqenit me mjeshtėri u ikin duarve tė nėnave dhe qortimeve tė prindėrve qė tė kenė kujdes nga thellėsitė e errėta.

Pėrnjėherė kėngėt e bilbilave e gulēoi britma e njė nėne. Ajo jehonte e dhembshme, shtangu qeshjen e lazdranėve tė vegjėl, frenoi fuqishėm gėzimin e tyre dhe i la tė shtangur buzė liqenit.

Gruaja qė dėneste buzė liqenit ishte nėna e trimit i cili, i joshur nga freskia dhe thellėsitė, kishte vendosur tė kridhet deri nė fundin e errėsisė mė tė dendur ku rrezet e pakėta qė depėrtojnė i ngjajnė kristalit tė copėtuar, xixave qė tė shkaktojnė marramendje dhe tė ndalojnė frymėmarrjen. Pas njė kohe, koka e tij e pashpirt u paraqit mbi syprinėn e ujit si lule e posaēelur. Buzėqeshja e tij nė fytyrėn e shtangur fshehte tėrė bukurinė qė i kishte parė atje poshtė, aty ko frikoheshin tė depėrtojnė edhe rrezet e diellit sepse terri i thėrmonte nė xixa. Buzėqeshja e tij mori me vete tėrė qeshjet e lazdranėve tė tjerė qė me frikė shikonin trupin e shtangur tė atij trimi qė pati guxim t’i ndėrprejė tė gjitha lojėrat fėmijėrore vetėm qė tė kėnaqet duke soditur lojėn qė zhvillonin nė fund tė liqenit terri dhe drita. Sytė e tij tė mbyllur shprehnin pmundėsinė qė ajo lojė tė shpjegohet. Dhe e ēuan rrugės sė qytetit tė shoqėruar nga kuja e nėnės sė tij.

Tė gjithė ia lėshonin rrugėn sepse ia ishte udhėtimi i fundit i njė engjulli tė cilin e shoqėronin fluturat e tejdukshme me flatra tė kristalta.

Po, bukuria ende kishte qė tė tri rrathėt e veta tė mėparshme; qiellin nėpėr tė cilin diell nuk ndalte udhėtimin, harkun e largėt tė liqenit ku kaltėrsia e tij derdhej nė kaltėrsinė qiellore dhe degėt e plepave tė lartė tė mbushur me kėngėn e bilbilave. Por asaj tani askush nuk i gėzohej e as qė e vėrente; e mbuloi pėlhura e tejdukshme e vdekjes dhe kukama e njė nėne.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 7:37 pm

Din Mehmeti




Tanusha



Ajo nuk ishte Tanusha e kėngėve popullore, por vashė e vėrtetė. Ndoshta edhe mė e bukur se ajo e kėngėve popullore, sepse ishte e pranishme, hapėronte pranė nesh dhe nuk kishte nevojė t’ia trillonim bukurinė. Erdhi nė lagjen tonė si freski mpirėse, si lule nė lule, si ėndėrr nė ėndėrr, bukuri qė zbukuronte tė bukurėn. Erdhi dhe na bėri tė gjithėve t’i harronim vashat me tė cilat me vite kishim thurrur kėshtjellat e kėnaqėsisė e dashurisė sonė. Prishi foletė e dashurisė rinore me kujdes tė thurura. Pėrnjėherė na bėri me dije se as bukuria e as kėnaqėsitė kanė fund. Se ne ishim si peshq tė cilėt as nė detin e bukurisė e sa nė atė tė dashurisė nuk ishin zhytyr nė thellėsitė marramendėse. Ajo na detyroi tė pyesnim veten se si kishim mundur t’i dashuronim vashat qė donim, si kishim qenė aq tė verbėr tė mos i hetonim tė gjitha ata tė meta qė kishin krahasuar me ecjen e saj, me lėvizjen e shtatit, me ngritjen e duarve qė t’i rregullojė flokėt..., me rrezatimin magjepsės qė na la pa gjumė dhe ua ndryshoi drejtimin ėndėrrave tona. Tė gjithė ne e dashuronim ndėrsa ajo e gjora ishte vetėm njė. Nė kėnd tė dashurohej kur ne tė gjithė njėsoj gjunjėzoheshim dhe ishim nė gjendje t’i premtojmė se hėna do ta ndriēonte dhomėn tonė tė dhėndėrrisė e jo poēi elektrik vetėm nėse ajo pranonte tė bėhej nusja jonė. Dhe nuk ishte premtim i kotė; Tanusha do tė ishte hėna qė duhej tė shėndriste dhomėn e dhėndėrrisė.

Sa dashuri shumėvjeēare shkatėrroi Tanusha, sa vasha e mallkonin dhe sa djem i dorėzoheshin gjumit dhe zgjoheshin duke pėrmendur emrin e saj. Tanusha mori pėrmasat e lutjes sė dashurisė, dashuri qė na e shuante etjen njėsoj si gota e parė e freskisė sė mėngjesit pranveror. Ajo ishte lulja nga e cila mblidhnin propolisn shėrues bletėt e dashurisė dhe shėronin varrėt tona djaloshare.

Tanushė, moj Tanushė, t’u thefshin ato kėmbė qė tė mundėsojnė tė ecish si hyjneshė dhe qė na i shkatėrrove foletė vėshtirė tė ndėrtuara tė dashurisė!,

mallkonin vashat e lėna pas dore nga dashnorėt e vet.

Tanushė, moj Tanushė, pse nuk pranon tė tė mė bėhesh lule nė shpirt qė do tė kundėrmojė kėndshėm nėpėr dhomat e qenies sime rinore?, klithnin djemtė.

Vallė kishte ndonjė djalė qė nuk ėndėrronte Tanushan ta ketė nė shtrat? Vallė ekzistonte mashkull qė do t’i kishte thėnė jo Tanushės sikur ajo t’i kishte propozuar takim?

Ku ėshtė nisur Tanusha? Kush e ka lėnduar zemrėn e saj? pyesnin djelmoshat e lagjes sime njėri tjetrin kur e panė Tanushėn me valixhet nė dorė si largohej drejt stacionit hekurudhor duke dėnesuar. I bekukar qofsh o Zot qė na shpėtove prej saj, murmurisnin vashat duke e shikuar me bisht tė syrit.

Unė qėndroja ulur nė kėndin e rrugės qė ēonte drejt stacionit hekurudhor. Dėnesja nė vete. Askush nuk e dinte pse asaj dite qanim unė e Tanusha. Njė natė mė parė ajo mė pyeti se a e dua. Mė tha se mė dashuronte pėr sė tepėrmi. Iu pėrgjigja se fare nuk mendoj nė tė, se as qė e vėrej kur kalon rrugės. Ēka nuk i thash, dhe ēka nuk gėnjeva me qėllim qė sa mė shumė ta ofendoja dhe ta shuaja zjarrin e dashurisė sė saj ndaj meje. Mė hutuan fjalėt e saj, nuk dija ēka tė bėjė me tėrė atė bukuri verbuese tė cilėn ajo posedonte. Thjeshtė, bukuria e saj ishte trishtuese, mallkimi mė i madh qė bartte Tanusha me vete.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 7:37 pm

Petraq Kote




GJAKMERRĖSI



ISHIN NE GJAK.
Ishte agresiv fisi qė kishte hyrė nė gjak.
Nuk ishte fare tjetri.
Njė dhe’ i rriste, njė bukė, njė ujė, njė frymė.Njė hije bėnin prapa vetes.Njė gjuhė, njė zė. Njė gaz, njė vaj.
Vitet shkonin.Shkonin dhe gjaku thahej.
Thahej, thahej, thahej.
Por…binte shi.
Tek kėta, qė gjaku paqtonte, kishte shumė djem.
Kishte edhe njė plak.
Plaku kalonte tė tetėdhjetat. Ura qė e lidhte me jetėn ishte ende e fortė. Ura nuk shėmbej.
Ē’tė bėnte?!
Nuk vdiste.
Nuk vdiste se binte edhe shi. Nuk vdiste se gjaku ē’ thahej. Se gjaku…
Djemtė vazhdonin jetėn. Vazhdonin frymėtarinė…
Ē’ punė kishin me tė djeshmen? Ē’ punė kishin me tė ikurėn? Gjakun s’e shikonin dot me sytė e gjakmarrjes.
Gjaksit s’ i urrenin dot.
Tė gjithė tė martuar. Pa kishin pjellė edhe fėmijė.
Pa ishin edhe fidanuarė. Pa ishin bėrė dhe pyll.
Pa kishte dhe njė kėngė pylli.
Pa mateshin edhe me stuhitė drurėt.
Por …prapė binte shi!... dhe gjaku…
Dhe plaku thirri nusen e tė voglit.
Nusen e oxhakut. Nusen e trarit. Nusen e shtyllės.
Nusen e pragut. Nusen e gurit tė shtėpisė. Se ēdo shtėpi, ka gurin e vet.
Se ēdo shtėpi ėshtė vetgur. Se ēdo shtėpi ėshtė vetgjarpėr, vetruan…
- Nuse , dua qė nga… ajo…familje, tė mė vjedhėsh njė djalė!
Po, po, tė mė vjedhėsh njė djalė!
Askush tė mos e dijė. Unė, ti dhe varri.
Varri, ti dhe unė!
E kupton?
E dėgjon?
Nusja u flakėrua nė gjithė qėnien. U bė prush i turpit. Po ndizej…
Po si ta bėj baba?
Po si ta bėj?
Po, po do ta bėsh!
Vetėm varrit tregoja!
“ Thonė se edhe varri tregon”! – shkoi mendėsh, ajo…
Dhe nusja shkoi nė “ shtrat “ me djalin e gjaksit.
Dhe nusja, vodhi…
Dhe djali i hajdutosur, lindi.
Dhe plaku u gėzua.
Nuk e la nė gji tė s’ėmės. E pelenosi nė gji tė vetė.
Dhe po shtatej fėmija. Dhe u bė nishantar fėmija.Tre vjeē, lozte me sytė e pushkės.
Dhe djali mbushi shtatė vjeē. Dhe viti mbushi shtatė muaj.
Dhe …binte shi.
Dhe dolėn nė korije tė tre. Djali, pushka, plaku.
A mban mend si tė shėnosh o bir? – Pyeti plaku.
Pyeti gjyshi.
Pyeti urėpaprishuri.
- Mbaj gjysh. Si nuk mbaj!
- Mirė.
A e sheh atė burrin nė majė tė asaj ēatie, atė qė ėshtė duke zėnė pikatėn e… gjakut?
- Ku gjysh?
- Ja, ja.
- Po e shoh, gjysh.
- Po a mund ta shėnosh?
- Po, gjysh.
Dhe djali e shėnoi.
- E shėnova gjysh.
- Atėherė, shkrepe.
Dhe burri ra i vdekur nga ēatia. Nga maja e shtėpisė. Nga maja e gjaktrimit. E ku ta dinte djali se gjyshi i kishte futur fishek nė gojė armės?!
E ku ta dinte djali se kishte vrarė babanė?!...
Dhe nė fshat u hap: Gjaku u mor.E mori shtatė vjeēari dhe viti shtatė muajsh.
E pritėn djalin.
E vranė djalin.
U rigjakėn.
Gjakosėn, kur djali mbushi tetė vjeē dhe viti tetė muaj…
E ku ta dinin se vranė nipin e tyre “dy herė gjaksit” ?!
…Binte shi…

Fier, pranverė 2005
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 7:38 pm

Preē Zogaj




Dita kur u ndalua Berisha



Kishte kaluar mesnata dhe njerezit ishin rralluar ne seline e PD-se. Kishin mbetur tre kater drejtues te forumit rinor, dy tre punonjes te administrates, nenkryetarja Jozefina Topalli, zedhenesi Edi Paloka... Natyrisht edhe Berisha me oficeret e rinj te shoqerimit.

Gjate gjithe pasdrekes, deri vone ne mbremje, Berisha ka marre lajme, ka pritur njerez. Por mysafiri me i afert qe nuk ka levizur asnje cast nga ajo zyre ka qene pikellimi - nje krijese himerike qe sikkur mbahet ne ruajtje vetem brenda atyre kater mureve duke lene gjurmet e prarimit te vet mbi pikturat, orendite dhe vete driten miturake te asaj zyre. Pikellim i shfaqur si melankoli, kjo eshte gjendja qe perjeton rendom Sali Berisha kur numeron ne vetmi plaget qe merr apo shkakton. Publiku e njeh shume pak ne kete pamje qe tradheton nje natyre te ashper, te paperkulur dhe, ne dukje, pa ndjenja. Ai vete kujdeset ta fshehe. Ka frike se do te duket sentimental, se do te percoje dobesi. Madje jo rralle kreshperimet e tij te skajshme politike nuk jane gje tjeter vecse jehonat e nje dyluftimi te rrepte me pikellim kryengrites ku jane tretur mendime dhe dije te tjera per jeten dhe boten.

Edhe tani se si i duket qe nje njeri eshte vrare dhe dhjetra te tjere jane plagosur ne Tropoje ( diten e 28 nentorit 2000) per kauzen e tij, madje me pak se kaq, per emrin e tij. Ajo jete e humbur, ato plage te hapura, tere ata njerez te rrahur dhe te poshteruar jo me larg se njeqind metra nga selia e PD-se... Jane pesimi i tij i radhes qe nje qeveri brutale dhe kundershtaret e tij brutale ia hedhin mu te kembet per ta sfiduar e ligeshtuar, jane mesimi qe kerkojne t'i japin, jane paralajmerimi dhe lajmerimi i ndeshkimit perfundimtar te nje opozite dhe autoriteti, jane restoja e radhes qe u dashka te ktheje per te shlyer bemat e kohes kur ka qene ne pushtet. Berisha i njeh gabimet qe ka bere, por refuzon te kete borxhe per te shlyer, ca me pak borxhe te papercaktuara qe i lejojne pales tjeter pretendime pa cak. Ato, qe disa social-komuniste i kane konsideruar dhe vazhdojne t'i konsiderojne borxhe te ish presidentit, kane qene kryesisht teprime apo edhe lajthitje tipike te nje natyre shelbuese qe projekton ne mendjen e vet nje republike te virtytit. Keto natyra te fuqishme levizin malet, por bejne edhe deme teksa mitizojne frymezimin dhe injorojne permbajtjen. Dhe vjen nje cast kur, sic thote Stefan Cvajg, "prirjet e tyre shpirterore dhe intelektuale per moralin, per te verteten e drejtesine shformohen per shkak te mungeses se sensit te mases: dashuria per drejtesine shndrrohet ne prepotence, dashuria per te verteten ne fanatizem te mundimshem, nevoja per moral ne nje dogmatizem te akullt, gervishtes... Perhere synojne pertej vetvetes dhe perhere koka e shigjetes, ne rrugen e kthimit, u mbetet ngulur ne mish".

Sali Berisha i ka paguar gabimet dhe teprimet. Ka dorezuar pushtetin, por nuk mund te dorezoje edhe opoziten, ca me pak t'ua dorezoje opoziten atyre qe i kane marre pushtetin. Pikellimi i tij i rende, tani qe po shtyn minutat i vetem ne zyren e tij, kalon mbi kujtimin e te vrareve, te plagosurve e te torturuarve dhe ndalet ne pallatet e regjimit. Qeveria, a kush djalli e merr vesh, ka vene kamera te fshehta ne pemet para selise se PD-se dhe mban ne pergjim cdo levizje. Trupat e policise jane rreshtuar ne skalione deri ne thellesi te rruges se Elbasanit. Si eshte e mundur qe sillen keshtu kur e dine shume mire se kush ka hyre e kush ka mbetur ne zyrat e partise demokratike? Si eshte e mundur qe kryeministri e marrka kallep informacionin sikur ketu paskan zbarkuar kriminelet me te regjur te Shqiperise? Cfare duan? Nje alibi per te terhequr kembezat e automatikeve?

Sali Berisha e ka te qarte se Kryeministri Ilir Meta dhe Ministri i Rendit Ilir Gjoni u kane dale per zot operacioneve te asaj dite per shkak te posteve qe mbajne, por protagonistet e prapaskenes jane dy-trefishi i tyre. Ai i njeh me emer e mbiemer. Atyre u ruhet me shume.

Ka kaluar mesnata. Ne fakt Berisha eshte vonuar qellimshem. Ka dashur t'u jape kohe pushtetareve te qetesohen; ka dashur te evitoje nje ballafaqim te tensionuar me policine qe pret ne rruge. Pritja mund t'i c'mobilizonte ata njerez te manipuluar. Pritja mund t'u tregonte absurditetin dhe kotesine e misionit qe u ishte ngarkuar.

- Ikim tani, s'kemi c'te rrime me! - shkojne dhe i thone Topalli dhe Paloka.

- Mire, ikim! - pergjigjet Berisha. Ne dalje nuk harron te porosise serish oficeret e grupit te shoqerimit te ruajne gjakftohtesine.

Jashte ne oborr ishin rreshtuar makinat qe do t'i conin ne shtepi. Ne te paren hyn Berisha, Paloka, dhe njeri prej truprojeve. Ne te dyten oficeret e grupit te shoqerimit, ne te treten Jozefina Topalli dhe dy punonjese te administrates. Makinat u nisen dhe sakaq nje levizje e zhurmshme si e nje rreshqanori te stermadh pushtoi rrugen nga do te kalonte eskorta e shefit te opozites. Shenjat e kesaj levizjeje shumekembeshe dhe shumekraheshe u ndien edhe ne taracat e pallateve rreth e rrotull dhe ne pemet e parkut perballe, ku ishin pozicionuar snaipere dhe kameramane te sherbimeve sekrete.

Ne thellesi u ngrit nje oshetime e mbytur kepucesh qe perplaseshin ne asfalt. Ishin trupat speciale qe po pozicionoheshin ne forme hinke ne sheshin e Ibrahim Pashes, disa metra pertej monumentit te ushtarit te panjohur. Por zhurmat e zhvendosjes andej kendej te trupave u mbyten nderkohe me fishkellima gomash dhe kollitje autoblindash. Rruga qe kalonte perbri monumentit te ushtarit te panjohur ishte zene. Makinat e PD-se ndaluan dhe sakaq u gjenden nen nje rrethim te ngjeshur mjetesh dhe policesh me maska. Nje oficer i specialeve u perkul te xhami i makines ku ndodhej Berisha.

- Ju do te vini me ne ne polici!

Berisha i kerkoi urdherarrestin e prokurorit. Oficeri i specialeve ia beri me duar "s'kam" dhe shkoi t'i thoshte dicka dikujt qe nuk i dukej fytyra. Shperthyen ca sharje te renda, tensioni i bluve me maska u ngrit. "Kane mendje te keqe" mendoi Berisha, teksa urdheroi shoferin e tij te mbyllte nga brenda dyert e makines se blinduar. Do te qendronte aty pa levizur dhe pa shkembyer asnje fjale me ata oficere dhe police te panjohur, qe ashtu sic nuk dinin nga t'ja fillonin, nuk dinin as ku te ndaleshin. Tani fati i daljes pa probleme nga kjo situate absurde varej nga sjellja e oficereve te grupit te tij te shoqerimit. Maskat e kishin rrethuar makinen e tyre Toyota. Komandanti i forcave speciale, pa maske ne fytyre, u njoftoi kete urdher:

- Sic jeni, do t'ju cojme ne komisariat per kontroll.

Arjani, komandanti i grupit te shoqerimit te Berishes, doli nga makina dhe pas tij edhe oficeri tjeter, Brahimi.

- Zoti Berisha ka statusin e ish Presidentit te Republikes dhe ruhet nga Garda e Republikes. Ne nuk jemi lajmeruar nga Komandanti i Gardes...

Komandanti i specialeve nuk e kishte parashikuar nje pengese te tille. I kishin thene "merri ne komisariat, po hodhen vickla zbato ligjin".

- Ti je oficer i Ministrise se Rendit, ne jemi oficere te Ministrise se Rendit. Ti je te specialet, ne te Garda. Ne nuk mund te vijme atje ku thua ti pa urdherin e Komandantit te Gardes, - po vijonin sqarimin dy oficeret e Berishes.

- Une duhet te zbatoj urdherin qe me eshte dhene mua, - ua ktheu jo pa medyshje komandanti i specialeve. Shkembyen ca batuta per ligjin, per kompetencat... Njiheshin me njeri tjetrin dhe se si u vinte qe po ballafaqoheshin ne ato rrethana. Sakaq policet me maska filluan kontrollin e imet te bagazheve dhe sediljeve te makinave. Dyert e makines se Berishes ishin te mbyllura dhe ata po e nxirrnin dufin ne dy makinat e tjera. Asnje arme, asnje gje e dyshimte. Nga hija e erret e nje pishe te madhe aty afer vinin te shara te renda kunder opozites, Berishes, bashkepunetoreve dhe truprojave te tij. Keta i degjonin, e merrnin me mend se dikush kerkonte t'i acaronte per te provokuar sherr. Por nuk e kthenin koken. Arjani po provonte per disaten here te lidhej me Komandantin e Gardes, por ky i fundit e kishte fikur celularin.

- Mire, - i tha me ne fund komandantit te specialeve. - Na lejoni te cojme Doktorin ne shtepi dhe pastaj po vijme ku te doni ju! Dakord!

Edhe ky propozim ishte i papritur per komandantin e specialeve. Ky u hoq dy tre metra menjane dhe u lidh me dike me telefon. Instiktivisht, teksa degjonte pergjigjen e eprorit, e largoi celularin nga veshi. Kishte kerkuar sqarime dhe po merrte te bertitura. E mbylli biseden dhe u kthye serish nga oficeret e Berishes, kesaj radhe me i vendosur se me pare.

- Jo, jo! - ia beri. Dhe shtoi me ze te larte: Duhet te vini te gjithe ne komisariat. Dhe tani asnje diskutim.

Brahimi u rrek ta trembte, duke i kujtuar se politika dhe politikanet e gjejne gjuhen nje dite, kurse dhuna e oficerit te policise mbetet e nuk harrohet.

- E c'do te thote kjo?

- Do te thote qe kusuret i lajne te vegjlit.

Ata harxhuan edhe disa minuta te tjera duke u ngrene me fjale dhe ja ku nga shtabi i operacionit mberrinte si furtune nje oficer tjeter, i nje rangu me te larte dhe me nje mandat me te forte se komandanti i dyzuar i specialeve. Ishte Niko Brahimi. Me vone u tha se kishte ardhur ne vendngjarje drejt e nga zyra e Kryeministrit, ne paradhomen e te cilit kishte harruar edhe pistoleten nga nxitimi. Sic e kerkonte lartesia e misionit qe kishte marre persiper, zoti Niko iu drejtua fillimisht makines me dyer te mbyllura, ku po qendronte Sali Berisha.

- Zoti Berisha eshte nje qytetar i zakonshem! - thirri me ze te larte qe ta degjonin te gjithe. Pastaj leshoi urdherin per specialet qe vinin rrotull: Kryeni punen!

Urdheri i tij pati efekte kontradiktore. Ne nje ane, maskat e vijes se pare, te etura per t'u dukur, u leshuan mbi oficeret e grupit te shoqerimit te Berishes, te cilet i carmatosen dhe i futen me force ne nje makine policie Iveco. Ne anen tjeter, trupat e vendosura ne forme hinke ne sheshin "Ibrahim Pasha" zbuluan nje mashtrim. I kishin marre me urgjence nga qytete te ndryshme dhe u kishin thene se operacioni special i asaj nate ne kryeqytet drejtohej kunder nje bande shume te rrezikshme qe levizte me makina te blinduara. Detyra e tyre ishte te hapnin zjarr nese makinat e krimineleve do te tentonin t'i shpetonin kontrollit te policise se Tiranes. Mirepo kur degjuan emrin e Sali Berishes ne gojen e Niko Brahimit u stepen dhe kuptuan se ne cfare misioni te ulet ishin thirrur.

Forcat besnike te Brahimit nuk po dinin si t'ia benin me dyert e mbyllura te makines ku rrinte Sali Berisha. I vinin rrotull si nje disku alienesh, e godisnin me grushta, shanin, kercenonin... Dikush hodhi idene e marrjes se makines me vinc. Kerciten telefonatat per ta gjetur ne fund te dheut mjetin shpetimtar qe do ta ngrinte ne hava Berishen me makinen e tij. Oh, kjo menyre e transportimit te shefit te opozites atje ku donin ata ishte me spektakolare dhe me argetuese se cdo menyre tjeter. Atje, ne vendin e duhur, do ta nxirrnin pastaj si zogun nga levozhga, ose, sic po thoshte nje kuader me kulture i prefektures, i pranishem ne vendngjarje, do t'ja hiqnin kemishen e blinduar qe kujtonte se e mbante si Herkul.

Vijon
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 7:38 pm

Ndersa disa rrugace te veshur police vetem per ate mbremje po e zhvillonin ne stilin e tyre idene e transportimit te Berishes me vinc, dikush ia doli te hapte deren e pare te makines se tij. Maskat leshuan klithma gezimi, kater pese duar u zgjaten dhe shkulen me force shoferin nga sedilja. Ne sediljen bosh u ul nje punonjes policie qe mbante ne koke nje kapele te ngjeshur shume per te mos u njohur, kurse ne ndenjesen e pasme zune vend dy oficere te tjere te cilet e futen ne mes shefin e opozites.

- Po beni rrembim personash, ky eshte nje krim i denueshem, - tha Berisha, por askush nuk u pergjigj. Trupat me kallashe qe kishin zene sheshin u hapen, forcat dhe mjetet e disklokuara ne zone u vune ne levizje, personi qe kishte zene vendin e shoferit te Berishes ndezi makinen dhe u nis drejt drejtorise se policise se Tiranes.

Me nje miresjellje cinike dy oficere te panjohur i thane zonjes Topalli se ajo ishte e lire te shkonte ne shtepi tani. Por Topalli e mbajti drejtimin andej nga po conin perdhunshem kryetarin e partise demokratike. "Nuk e kisha vene re se kishim kaluar reth dy ore ne rrethim", me tha me vone: "Dhe kur mberritem ne drejtori na lane te prisnim perseri gjate ne nje aneks te rendomte. Ndiheshin levizje gjithandej, venin e vinin njerez me uniforme dhe civile, diku me zune syte edhe Prefektin e Tiranes, Taulant Dedjen, i cili kishte ndjekur nga afer te ashtuquajturin operacion te policise. Me erdhi cudi kur e pashe, i fola me ton sigurisht, por ai kaloi pa me kthyer pergjigje".

Me ne fund drejtori i Policise se Tiranes, Veli Myftari, e thirri Berishen ne zyre. E nisi biseden me sforcim, sipas rregullave te ndalimit te shtetasit ne polici, por gjithcka dukej me shume se absurde ne ate vend, ne ate ore, ne ato rrethana.

- Emrin

- ...

- Emri i babait

- .........

- Mbiemri

- ...........

Ashtu si koleget e tij te Ushtari i Panjohur pak me pare dhe si shefat e tij ne qeveri qe po ndiqnin me celularet ne vesh "marrjen ne pyetje" te shefit te opozites, zoti Myftari, kerkonte t'i mbushte mendjen pikesepari vetes se tij se Berisha ishte thjesht nje qytetar i zakonshem. Kjo ishte filozofia e re e fermes "ligjore" ne fuqi: kulti u perkiste policeve, kurse kreret e opozites ishin me te zakonshem se te zakonshmit, sic do te thoshte Xhorxh Oruell.

- I thuaj atij horrit qe ke te veshi...! - Berisha nuk permendte emra, por Veli Myftari dhe vartesit e tij e dinin ke kishin te veshi, e dinin kush i merrte ne telefon dhe kush i orientonte per cdo gje. Fakti qe Sali Berisha guxonte t'i drejtohej me ate gjuhe kapos se tyre, ne vend qe t'i acaronte, i ligeshtonte, madje edhe i trembte.

- Perse ne mitingjet tuaja qellohet me gure mbi institucionet?

- Sepse u rrahin femijet neper komisariate... More zoterinj! Pa te flasim pak se bashku per te drejten e protestes si nje e drejte ligjore, universale. E drejta e protestes...

- Cdo te na thoni per perpjekjet per te organizuar nje 14 shtator te dyte ne Shqiperi?

- Une nuk kam informacione, por po te jete keshtu, eshte e palejueshme dhe shihni se mos po e organizon Kupola. Kupola eshte armiku me i madh i rendit dhe qetesise se nje vendi. Pse eshte Kupola armiku i rendit? Jua shpjegoj une...

- Domethene ju e keni braktisur idene e marrjes se pushtetit me dhune?

- Nuk e kam patur dhe s'do ta kem kurre nje ide te tille. Nje pushtet qe merret me dhune s'mund te jete ndryshe vecse i dhunshem. Por kjo eshte ne kundershtim me pikpamjet e mia per zgjedhjet e lira dhe shtetin e se drejtes. Une do t'ju them ju disa gjera per shtetin e se drejtes... Po, po! Keni nevoje t'i degjoni.

Me keto muhabete ku s'merrej vesh cila pale po shijonte talljen me palen tjeter kaluan plot nje ore. Drejtuesit e policise besonin se gjithsesi, edhe pse Berisha po u jepte leksione demokracie, i kishin dhene nje goditje te forte autoritetit te tij duke e ulur ne karrigen e nje qytetari te zakonshem. Nga ana tjeter, Berisha, duke pas patur nje ide te veten per skenarin e asaj nate, ndihej shume me i qete dhe shume me i sigurte se ne rrethimin afer monumentit te Ushtarit te Panjohur. Ne ate zyre, me Veli Myftarin perballe, ishte ne duart e policise se shtetit, e cila kishte detyrimin ta mbronte.

Jashte prisnin ne ankth bashkeshortja e tij Liria, nenkryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, dy prej truprojave te tij, qe ishin shkarkuar qysh ate nate nga detyra me vendim te Ministrit te Rendit, Ilir Gjoni. Kishte kaluar ora tre e nates. Qyteti dukej sikur po bluante mbeturinat e fundit te nje endrre me makthe para se te jepte shenjat e para te nje zgjimi te ri.

Kur Berisha po dilte qete-qete nga ndertesa e drejtorise se policise, i percjelle me kortezine e nevojshme kesaj radhe, ne seline e kredhur ne heshtje te Partise Demokratike po hynte ndihmesja e tij, Linda Hisani, nje grua e kultivuar, perkushtimi i se ciles per Sali Berishen zhvleresonte akuzat standarte qe i beheshin atij njeriu. Ishte rikthyer ne zyre per te thirrur shtypin dhe per te dhene shenjen e daljes ne breg te opozites pas "black aut"-it. Disa minuta me vone mberriti edhe Jozefina Topalli dhe mandej drejt e nga shtepia ku kishte qendruar fare pak sa per t'u mbushur me fryme, edhe vete Berisha. Ne mbarim te nje nate, ata ishin kthyer ne pune, qofte edhe per te vertetuar pranine e tyre para nje numri te vogel gazetaresh.

Ndersa kryeministri Ilir Meta po shkonte te merrte nje sy gjume me ne fund. Lavdi zotit, gjerat kishin shkuar me mire se sa mund te shkonin. Ai do ta perseriste shpesh, edhe shume kohe me vone, kete fjali. Po. Gjerat kishin shkuar me mire se mund te shkonin. Ne Tirane nuk ishte vrare askush dhe selila e partise me te madhe te opozites nuk ishte prekur. Mendimi se Sali Berisha do ta akuzonte te nesermen me emer dhe mbiemer nuk i bente ndonje pershtypje te vecante, madje i dukej nje gje e pashmangshme, gati-gati normale. Ai duhet t'i thote ato, shtoi me vete dhe, sic me tha me vone, i behej te besonte se edhe shteti, edhe qeveria, edhe opozita, edhe vete Berisha kishin kaluar e shpetuar se bashku buze nje humnere.

Lajmi se pergjate nates ishte "kapur" Sali Berisha shenoi zgjimin e Shqiperise me 29 nentor. I serenditur me lajmet e nje dite me pare, ky per Berishen ishte me sensacionali, me turbulluesi, por edhe me i paqarti, gje qe shumefishonte kureshtjen, ankthin, keqkuptimet. Cfare? Ku? Kush? Si? Pse? Ne mungese te njoftimeve zyrtare, qarkullonin lloj-lloj variantesh me baze keqinformimet ose fantazine. Diku thuhej se policia e shtetit e kishte arrestuar Berishen ne flagrance gjate nje takimi sekret me nje bande kriminelesh te armatosur, te cilet kishte patur ne plan t'i hidhte gjate nates apo ne te zbardhur kunder Kryeministrise, Presidences dhe institucioneve te tjera! Kriminelet ishin bllokuar menjehere ne perpjekjen e tyre per te mos u kapur me presh ne duar, Berishes i ishin hedhur prangat ne vend dhe, sefte, sa per te marre cak, e kishin derguar ne qeline e dikurshme te Fatos Nanos ne burgun 313 para se ta trasferonin ne nje vend tjeter shume me te sigurte. Ky variant dukej sikur ishte qendisur per te gezuar shpirtrat e "socialisteve te vertete" dhe njeheresh disa shoqata joqeveritare ne sherbim te qeverise, qe drejtoheshin nga ish ministra dhe ish funksionare te Partise Demokratike. Varianti ne fjale, shto ketu edhe arsenalin e madh te armeve qe kishte bllokuar policia si prova materiale, vertetonte plotesisht raportet dhe opinionet e ketyre shoqatave prane "Grupit te Miqve" per shnderrimin e Partise Demokratike te Sali Berishes ne nje organizate te dhunshme!

Por "arrestimi i Berishes ne mbledhje me kriminelet", megjithese i mirepritur sepse si i thone fjales, kur s'ke pulen duhet te hash edhe sorren, i kishte lene disi te helmuar dhe madje te cuditur ekstremistet e majte qe votonin si socialiste, por qe mburreshin si komuniste. Keta enderronin prej kohesh ekzekutimin e shefit te opozites. Dhe ku do gjendej rast me i mire per t'ja numeruar ne lule te ballit se sa duke e kapur ne mbledhje me cubat! Te nesermen do te dilte komunikata e qeverise: kriminelet qelluan te paret, policia u detyrua te kthente zjarrin ne vetembrojtje, pergjate betejes mbeti i vrare edhe shtetasi Sali Berisha. Populli do ta besonte kete deklarate dhe qetesia do te binte ne kete vend edhe per pesedhjete vjet te tjera! Ah, cfare rasti kane humbur, mor aman! E kane patur zogun ne dore dhe s'kane ditur t'ja kepusin koken! Nuk te besohet, per ideal nuk te besohet!

Gjithsesi, qofte "socialistet e vertete", qofte komunistet fanatike ishin ne nje mendje se dollia e pare ate mengjes duhej ngritur per Ilir Meten, djalin trim dhe me perspektive! "Edhe per te tjeret, edhe per te tjeret, se si i thone asaj fjales se urte te popullit: Trimi i mire me shoke shume". Keta fatkeqe nuk dyshonin fare ose dyshonin fare pak ne variantin e tyre; aq shume i kishte droguar propaganda, sa nuk e perfytyronin asgjekundi tjeter Sali Berishen vecse perkrah krimineleve te armatosur!

Ne krhaun tjeter, demokratet gjithashtu ishin konfuze per te verteten. Arrestuar apo ndaluar? Eshte i lire apo mbahet brenda? E kane marre me dhune apo me letra? Me te flaktit nder ta, ndersa nxitonin te shkonin vete ne seline blu apo te lidheshin me miqte e tyre atje, krahasonin arrestimin e Berishes nje nate me pare me arrestimin e Fatos Nanos ne vitin 1993. Dhe ketu gjenin konstrastin midis "burrerise" dhe "skutherise". Me faj a pa faj, qeveria jone e arrestoi Fatos Nanon me letra, ne mes te dites, kur rruget e Tiranes ishin plot e perplot me mbeshtetes te tij. Kurse keta kane frike nga hija e tyre, arrestojne vetem naten, kur tjetri eshte vetem!

Edhe tastiera e "zones gri" merrte pjese me zerat dhe tingujt e vet ne uverturen e perzishme te atij mengjesi. Per te paanshmit shteti kishte kaluar masen nje dite me pare. Asnje argument nuk perligjte rrahjen e qytetareve ne rruge. Gjokset e fryra dhe tonet e ngritura te zyrtareve nuk tregonin force, por arrogance, nuk ngjallnin besim, por frike, nuk jepnin sigurine e mencurise, por pasigurine e aventures. Dhe ja, si te mos mjaftonin teprimet e dites dhe te mbremjes, ne oret ne vijim shteti kishte shkuar me tej ne lajthitjen e vet duke poshteruar e arrestuar kreun e opozites politike te vendit. E gjithe kjo i ngjante nje filmi te pare njehere, madje nuk ishte i njejti film, por plagjiatura e tij e shemtuar. Origjinali dhe plagjiatura mund te trajtoheshin vec e vec thjesht per te diferencuar autoret, por shtysa apo motivi i skenarizimit te tyre buronin nga i njejti handikap i kultures politike shqiptare: mazhoranca dhe qeveria e saj nuk dinin te silleshin me opoziten, gjersa vinte nje moment kur e shihnin te tepert, te panevojshme, te demshme. U dukej me mire te punonin pa te se me te dhe keshtu, si pa e kuptuar, punonin kunder saj. Partite opozitare ne Shqiperi, te cdo kohe dhe ngjyre, megjithe vlerat dhe rendesine e tyre te padiskutueshme, nuk kane mundur ende te krijojne modele sjelljeje. Por nuk ka qene dhe nuk eshte opozita problemi i madh i Shqiperise. Nje opozite e keqe paguan ose thyen koken e vet ne ndeshjen me nje qeveri te mire. Nje opozite destruktive perballe nje qeverie te korruptuar eshte brenda rolit te saj. Nje opozite e moderuar, ne nje vend ku ligji ka humbur cdo vlere, eshte fasada e kalbezimit, pra eshte shume me e keqe se nje opozite destruktive. Opozita shqiptare nuk mund te jene nje perjashtim nga keto aksioma politike.

Problemi i madh i Shqiperise pluraliste eshte Qeveria, veshtiresia e saj per ta pranuar opoziten ashtu sic eshte, tundimi i saj per ta mposhtur - tundim atavik ku jehon kushtrimi i diktatures ose i rudimenteve te saj. Ne fakt, me 28 nentor, me alibine e lehte te luftes kunder krimit, pushteti u sul te rrezonte opoziten qe kishte prodhuar elektorati shqiptar.

Nuk ishte e nevojshme te ishte pro Sali Berishes - madje fare mire mund te ishe kunder modeleve te sjelljes se tij - per te perceptuar brenda ngjarjeve te 28 nentorit, kanosjet e reja te pushtetit dhe degradimin e rrezikshem te demokracise shqiptare.

Rreth ores 11.00 te paradites Berisha dha nje konference shtypi ne hotel Rogner. E shoqeronte Jozefina Topalli, fytyra e hijshme por e serte e se ciles reflektonte kryelartesi dhe sfide. Kurse Berisha ishte qete dhe madje paksa melankolik - nje portret qe tradhetonte perfytyrimet e gazetareve skematike, te cilet prisnin acar, tym dhe duman nga goja dhe syte e tij. Ai kishte sjelle me vete filmimet e dhunes policore te nje nate me pare mbi qytetaret tiranas, te cilat i shfaqi me videoprojektor. Shumicen e kohes e harxhoi duke komentuar skenat e asaj dhune, teksa kishte identifikuar edhe protagonistet e saj.

- Ky me pelice qe po pergezon xhahilet eshte komandanti i Gardes se Republikes, Albert Cuko. Mbajeni mend kete emer. Ju do te pyesni: Cdo ky njeri ketu ne kete ore dhe pse po i pergezon tontonmakutet e tij? Mos isha une i kercenuar si ish-President i vendit dhe komandanti i gardes ka ardhur te me mbroje ne baze te detyres qe ka? Jo. Ka ardhur te me heqe mua mbrojtjen qe duhet te me jape me ligj, ka ardhur te beje te kunderten e detyres per te cilen paguhet, ka ardhur te dorezoje oficeret e mi te grupit te shoqerimit qe varen prej tij.

U duk se komenti i serte per Cukon ngriti siparin e komenteve per ngjarjet e pasmesnates. Ne salle ra nje heshtje e thelle sikur te gjithe kerkonin te kapnin ne veze reaksionin e bubullimave qe do te shperthenin pas pak. Por Berisha foli shkurt dhe me njefare percmimi per ndalimin e tij nga policia. Gazetaret e regjimit thane se e kishte marre leksionin dhe s'donte te trazonte uret. Se paku njehere per njehere. Per ata qe e njihnin Berishen, ky shpjegim ishte i siperfaqshem, i njeanshem. Ai i perkiste races se stoikeve qe nuk i tregojne plaget qe marrin vete. As kur ua shkaktojne te barabartet, pale kur ua shkaktojne te vegjlit. Natyrisht, Berisha nuk ishte prej atyre qe turren t'i bien murit me koke per t'u dukur i fuqishem. Llogariste, shkaktonte edhe ai martire dhe viktima ne altarin e ambicieve te veta. Por kur goditjet dhe kundergoditjet binin drejt e mbi te, behej i kursyer ne fjale dhe nuk i kallezonte hollesite, a thua se nuk i kishte pare. Per kete arsye, besoj, i dukej e padenje te deshmonte me imtesi per skenat e nates se njezet e tete nentorit duke gdhire njezet e nenta...
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 7:41 pm

Prozė



Qytetit Bregdetar



Shkruan: Have ELEZAJ / 30. 06. 2008



Agonte herėt nė qytetin bregdetar, puhija e ngrohtė qė sillte deti tė guduliste organet e frymėmarrjes. Mėngjeset ishin tė veēanta nė qytetin bregdetar, tė zhurmėshme, dėgjoheshin buritė e makinave, zėra tė shumtė njerėzish, secili shpejton dika, dikush nė punė e tjetri ku me ditė se ku! Shikoja nga dritarja, e cila binte nė rrugėn kryesore tė qytetit, qyteti frymonte, gjallėrohej, njerėzit dhe kalimtarėt e rastit pėrshėndesnin njėri-tjetrin, tregtarėt vendosnin tavolinat e tyre, dėgjohej rrapėllima e hapjes sė dyerve tė dyqanėve, dikush pinte me ngut kafenė e mėngjesit, qytet me plot jetė e ngjyra e kundėrta me qytetin qė kisha lėnė mbrapa, krahasoja zymtėsinė e tij dhe hijen e zezė kanosėse mbi tė me qytetin bregdetar... Njė gjuhė, njė kulturė njė traditė ēdo gjė e njejtė, vetėm njė dallim kishte kėtu, qyteti frymonte lirshėm dhe njerezit e tij thithnin ajrin e lirisė sė tij...



Po shkilja pėr herė tė parė mbi tokėn e apostujve tanė: Gjergj Kastriotit, Ismail Qemalit, Naim Frashėrit etj. Jetė joshėse, grishėse edhe pse nė brendi secila mbanė stuhitė e veta. Pasi mbaronim mėngjesin, niseshim pėr nė plazhė, ku kalonim tė shumtėn e kohės. Aty fillonte ritmi i vrullshėm i ditės, shpėrthente jeta me shumė ngjyra, secili bėnte ē’ti donte qefi, po ju tek ja thotė kėngės, lozte me top, me domino, bixhoz e lloj-lloj lojėrash. Edhe unė si ndonjėri aty mė pėlqente tė lexoja libra dhe ndėrkohė soditja detin e kaltėrt, valėt e tij tek pėrplasnin bregun e mbushur me rėrė, njerėzit nė mes tė kėsaj kaltėrsie dukeshin si pika tė zeza... Shpesh harroja zhurmėn rrethit, tė qeshurėn ēapkėne tė ndonjė vajze tė re qė ngahej nga ēunat e ri, apo tė qajturėn e ndonjė fėmije tė lodhur pėr gjumė qė nga nxehtėsi e madhe nuk mund tė flinte apo gėrhitjen e ndonjė gjyshi tek ngrohte kocat nė diellin verorė.



Por, njėra qė mė binte nė sy dhe me bėnte tė ndieja valėt e jetės sė mundimėshme ishte shitėsi i vogėl i misrave dhe thirrja e tij:, ,ejani, misra-misra,, Ky ēun i brishtė, por i rrahur nga jeta e i kalitur para kohe mė kujtonte prozėn e Migjenit ,,A don qymyr zotni,, - ende jetonim nė kohėn migjeniane! Sa doja tė zgjasja dorėn tė merrja misrat ēuni mė buzėqeshte me kėnaqėsi qė arriti tė mė mbushė mendjėn edhe sot. Ky ishte rituali i tij i pėrditėshėm e unė u bėra pjesė e ritualit tė tij edhe pse unė nuk isha zotėria qė doja tė blija qymyr, ishte ēuni qė donte e duhej tė shiste misrat pėr tė mbijetuar. Kur fillonte tė afrohej muzgu dhe dielli rrokullisej si lėmsh i zjarrtė nė tė perėnduar, tė gjithė bėheshin gati mė rrėmujė tė iknin nga plazhi,mua mė pėlqente tė shikoja diellin nė perėndim, mė mahniste kjo pamje. Deti nga kaltėrsia shndėrrohej nė tė kuqėrremtė, rrezet e diellit dukeshin, sikur laheshin nė valet e tij, vet dielli dukej, sikur lante trupin nė detė e nga flakėt e tij edhe uji merrte ngjyrė tė pėrflakur, me largimin e tij kjo ngjyrė zbehej dhe deti errėsohej, dukej i mistershėm.



Me rėnien e muzgut anijet nė pritje nuk dalloheshin mirė, ngjanin me nimfat e ujit tė mitologjisė, i krahasoja me to sepse nuk afroheshin buzė detit, por nga largė ndonjėra lėshonte reflektorėt, herė lajmėronin nisjen e ndonjėra edhe arritjen! Kur errėsira kaplonte plazhin ishte qetėsi, dėgjoheshin valėt e detit tek pėrplaseshin mes veti, sikur garonin me njėra tjetrėn. Kujtoja vetėn nė mesin e tyre qė ditėn u dorėzohesha, i leja tė loznin me mua dhe mendoja qė ajo lojė aq sa e kėndėshme mund tė ishte edhe fatale pėr mua, por pėr ēudi tė nesėrmen harroja dhe futesha edhe mė thellė nė brendėsinė e tyre !



Nga kėto meditime me nxirrte zėri i ndonjė qifti tė ri qė kishte dalė pėr shetije buzė valėve tė Adriatikut, tė cilėt me siguri thurnin planet pėr tė ardhmen e tyre se si tė jetė mė e ndritur, apo serenada e ndonjė kėngėtari qė vinte nga lokalet e natės ndanė rrugės... Humbisja kėshtu nė mendime shikoja detin dhe mė kujtoheshin historitė dhe bėmat e trimave tė kohėrave qė rreziku vinte gjithmonė nga andej, nga deti dhe e krahasoja me jetėn e qetė momentale, por nė veshėt e mi kisha vringėllimen e shpatave, mbrohej toka arbnore nga bajlozat e zinj, skuqej deti nga gjaku, lufta ende nuk kishte pėrfunduar qysh atėherė vazhdonin tė kėrcėnonin e tė sundonin ende tokat arbnore baloza tė zi, tash jo vetėm nga deti, por nga tė katėr anėt !



Shkundėsha nga kėto mendime ngadalė dhe niseshim pėr nė banesė pėr tė filluar tė nesėrmen tė njejtin ritual, deri sa njė ditė u dėgjun daullet e shiut, kishte kaluar koha e plazhit, valėt e detit ishin trazuar dukeshin si re tė bardha, tė rrėmbyeshme ! Bashkė me ikjen e kohės sė plazhit ikėm edhe ne, athua vallė ku do jetė ēuni i misrave, vazhdon ai ende refrenin e vet ?!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 7:43 pm

Jakov Xoxa




Lumi i Vdekur I



Koha, atė mėngjes, aty qante, aty qeshte.
Karvani dy qerresh i tė zbuarve posa kishte lėnė pas mullirin e beut, kodrėn e Shkozės dhe kishte hyrė nė Fier. Qerret ndaluan pėrpara urės sė gurtė e tė ngushtė tė Gjanikės dhe po pritshin tė kalonte pėrtej vargu i gjatė i grave. Me kanistrat bosh nė duar, po me gojėn plot llafe, ato kthehesin nga kisha e Shėn-Gjergjit pėr nė shtėpi. Shiu sa kishte pushuar, megjithatė, nga ijet e teruara tė buajve, nga halat e gjata tė qepallave tė tyre, nga lelet e shkurtėra, nga veshėt llapushė tė qenit qė kishte zėnė vend atje poshtė qerres, rrėshqisnin rrėke tė holla uji qė vinin e binin mbi llucėn e rrugės. Rrogozet prej kashte frytje, qė mbulonin qerret dhe ruanin robt e plaēkat nga kullimi i reve, si kishin pirė e ishin fryrė tėrė rrugės me shi, tė ngopur, po villnin tani ujėt e tepėrt. Lart, nė qiell, nga njė dritare e madhe hapur pėrmes reve, dielli po vėrviste mbi qytet tufėn e rrezeve tė tija, qė ngjanin me vandakė zhukash tė thata, tė arta, qė njė dorė e fshehtė i flakė poshtė nė fushė.
-Tyt, tė marrtė djalli, tė marrtė!... foli Pilo Shpiragu, nė krye tė qerres, kur bishti i kaut, ngarkuar me njė baltė, i spėrkati mustaqet. Po kafsha s'i kishte faj. Njė mizė kali, e kishte gudulitur keq nėn vehte.
Qetė, sikur t'u kishte folur njeri nė gjuhėn e tyre, morėn pėrpara. Qerrja hyri nė urė. Gratė, qė ndjenė nė vithe frytjen e vakėt tė kafshėve, bėnė mėnjanė tė lemerosura. Njė kanistėr fluturoi nė lumė. Njė tufė borziloku mbetur nga gjithė ē'pati ena e pėrshpėritjes, shkoi tė pagėzohet nė ujėt e turbullt tė Gjanicės.
-Po kėta tė flamosur nuk shikojnė njėherė ē'kanė pėrpara, po ēajnė kėshtu si tė ndėrliqur!... foli njė nuse duke hequr mėnjanė vjehrėn.
-Sikur i preu gjėkafshė, qė i preftė pika, i preftė!... mallkoi plaka.
- Na hodhėt nė lumė, o tė mallkuar, qė mė ju hedhtė perėndia nė ndonjė hendek, o zot!... Qė mos i vafshi tė gjallė, O Shėnmėri!... truante e nėmte njė tjetėr, duke u mbajtur fort pas telave tė ēkundisur tė parmakėve tė urės, kur Gjanica e trubullt, qė shkonte atje poshtė, po ia mirrte mėntė me vehte.
Qerret vazhduan nė udhė tė tyre, si lumi atje nėn urė, qė shkon pa i vėnė veshin njeriut. Vetėm kur dolėn pėrtej e morėn drejt rrugėn e Semanit, Piloja hoqi frymė e mėrmėriti me vehte, sikur nė qerre tė mos kishte tjetėr veē tij:
- Qėkur na mallkoi zoti, s'kanė ē'na bėjnė munxėt e robit... - Mos, mos, o bir, mos truaj dhe ti; kemi nusen nė tė dhėmburat e lindjes e s'ėshtė mirė... S'bėn tė na gjejė ajo orė me mallkim nė buzė.
Kjo qė foli ishte plaka e Pilos.
Nė qerren e parė tė karvanit, ngushtuar nga rregullinat e shtėpisė, pėrveē Pilos qė e ngiste, ishte edhe e reja me tė vjehrėn. Plaka e ndėnjur te koka e nuses, te koka i thėnēin, se gruaja qė po ēaplehej nė tė dhėmburat e hidhura tė lindjes (ku vinte kokėn, s'vinte kėmbėt) kishte kryqosur duart nė krahėror me njė pikėllim tė madh dhe s'dinte ē'tė bėnte. Vetėm kur ranė kambanat e Shėn-Gjergjit, qė lajmėronin se po dilte kisha, plakės iu kujtua zoti i madh dhe filloi t'i lutej shenjtit t'i lehtėsonte dhėmbjet sė resė e t'i ipte lirim tė mbarė. Me gjithė tė keqtė e atij ēasti nuk harroi tė falej qė t'i gėzonte shtėpinė me njė djalė.
Tė gjithė kėto i bėri me mėnt e saj, vetėm kėtė tė fundit e tha me zė, sikur kėrkonte qė ta dėgjonte dhe e reja.
Nusja qė kishte rėnė njė hop nė atė qetim tė shkurtėr nė tė cilin bien rėndom gratė shtatzėna kur janė duke mbledhur fuqi pėr shtėrzimin e fundit, u dha buzėve tė mavijosura njė fije gazi tė hidhur. -Ashtu, vėrtet, moj nėnė, djalė qoftė, ēupė mos u bėftė, se ne gratė na ka nėmur zoti qėkur na bėri gra...
Qerrja qė hidhej sa mė njė krah, mė njė krah nga njė herė nė tjetrėn, po bėnte tė sajėn, lehtėsonte dhe afronte orėn e madhe tė dritės e tė qetėsisė.
Atė hop, kur Piloja shpoi rėndė kazilin qė tė bėnte djathtas e tė linte mėnjanė njė pellg tė thellė me ujė, nusja lėshoi njė klithmė tė thekėshme:
- Uf, nėno moj! - sikur hosteni tė ishte ngulur nė trup tė saj e jo nė lėkurėn e argasur tė kaut.
Kio ndjenjė e ēuditshme e zaptoi menjėherė Pilon, qė nė hop hoqi hostenin nga vithet e kafshės dhe ktheu kokėn tė shikonte ē'kishte e shoqja. Qetė, lėnė nė punė tė tyre, i ranė lerės pėrmes.
Shtatzėna nė tė dhėmbura e sipėr, u shpėtoi duarve tė plakės qė e mbanin tė mos briste e ta dėgjonin bota dhe u kthye mė krah, sikur ashtu do tė gjente lehtėsimin qė kėrkonte. Gjunjėt, mbledhur mbi bark, iu pėrpoqėn nė faqen e njė dengu me plaēka. Rrangullat e shtėpisė u rrokullisėn nėpėr qerre dhe njė trastė shkau e ra nė tokė. Trahanaja e imėt dhe e thatė kėrckė u pėrhap mbi baltė.
-Uaha kazil, uaha kuqo! U foli Piloja qeve qė tė ndalojnė dhe vetė, si pėshteti hostenin nė tokė, u hodh poshtė.
Edhe qerrja e dytė pushoi sė qari. Qetė duke shfryrė jashtė avullin e dendur e tė ngrohtė, zhytėn turinjtė nė trahana dhe nisėn tė pėrtypen me qejf. Njė shkumė e bardhė filloi t'u rrjedhė si zlnxhir i hollė nga tė dy anėt e bulgive.
Nga bishti i qerres sė pasme kėrceu nė rrugė dhe ndau drejt sė parės njė vajzė nja gjashtėmbėdhjetė vjeēe. Pa ngjeruar asgjėkundi, i ra baltės pėrmes dhe doli nė krye tė karvanit. Ishte Vita, ēupa e madhe e Pilos.
- Ē'kėrkon, moj bijė, qė erdhe!... i foli gjyshja. - Nuk bėn tė rrish, kėtu, po shko... je ēupė e rritur tashti...
-Nėna, ē'ka nėna?,...
Prindi, pasi u vuri qeve pėrpara e mė kėmbė hostenin e gjatė, si shėnjė qė s'duhej tė lėviznin nga vendi, i ra qerres rrotull dhe doli nė bisht tė saj.
_Po ty, moj, kush tė thirri tė vish?
Kur vajza pa t'anė kaq tė ngrysur e tek vetulla e mėngjėr i epte fėt-fėt poshtė e lart si pėr kohė tė lirė, uli kokėn dhe mėrmėriti:
-Erdha se mos mė do gjėkafshė nėna... dhe, sikur tė kishte nė duar ndonjė palė kriga, kapėrceu gishtėrinjtė me njėri-tjetrin pa ditur ē'tė bėjė tjetėr.
-Shko, shko te qerrja, se s'mbeti jot'ėmė pėr ndihmėn tėnde! i foli i ati, duke i bėrė me kokė, sikur kėrkonte ta shtynte tutje.
Si u largua ēupa, Piloja iu afrua s'ėmės.
-E, plakė, si duket puna, a do tė mbajė dot gjer nė Seman?
-Zor, o bir.. Mė duket se po e mundojmė e po hyjmė nė gjynah me zotin dhe me tė... Ktheje mė mirė qerren pėr nė Bishtanakė, tek hani. Gjyshja ngriti kokėn dhe pa tė birin nė sy, si pėr t'i zgjidhur mendjen.
-Ma desh zemra tė lindte fėmija nė dhč tė ri, se, kush e di, mund tė na sillte tė mbarė... Po, nejse, kur s'do perėndia, s'ka ē'bėn robi... - tundi kokėn dhe u largua drejt kreut tė karvanit. Mori hostenin, hodhi lart dhe shpoi kuqon qė tė kthente, mė tė djathtė.
Qerrja e parė u nis. Me tė luajti nga vendi dhe mori rrugėn edhe e dyta.
Vita, si ngriti fustanin nja njė pėllėmbė mbi gju, pėshteti kėrcinė mbi kapitalin e pramė, mbėrtheu shtizėn e madhe, i dha vehtes dhe u hodh brenda. Mori pastaj nė dorė tėrkuzėn me tė cilėn ishte pas rrapinės lopa e vetme e shtėpisė dhe e tėrhoqi pėr tė shkurtuar pashin e lirė. Qerrja po kthente udhė dhe ishte frlkė mos lopa mirrte nėpėr hendek.
-Pse qan ata, mos e rrahu tata?... pyeti vėllai i vogėl zgjuar nė kohėn kur qerrja kishte pushuar sė tunduri e pėrkunduri.
-jo, vėllaēko, nuk qan ata, por prit dhe pak, tė shohėsh se kush do tė qajė:vėllai apo motra... iu pėrgjigj Vita, duke tėrhequr me njė dorė tėrkuzėn e lopės dhe me tjetrėn duke shtrirė tė vėllanė.
Qerrja filloi tė lėkundej pėrsėri dhe boshti i palyer ia nisi vajit tė tij: "criu-criu flq..." avaz qė po e mbante qė atė mėngjes kur i zoti i harroi, apo s'pat nge, t'hedhė masėn e katranit. Kjo e qarė zvarrėzvarrė, si ajo tėrkuza e lėshuar e lopės qė Vita e kish lėnė nga dora, shiu i imėt i fushės sė Myzeqesė, qė s'priti gjersa karvani tė zinte Kilin e vogėl. Koka, lėshuar gjumit dhe ėndrrave, po i shkonte sa mėnjanė nga troshitja.

Reja e dėndur e shiut, qė sa vinte e po afrohej qerreve qė ēanin nė mes tė fushės sė shkretė, kishte mbuluar si nė njė shparg me thekė tė thinjtė gjithė ē'la pas karvani atė mėngjes: Tomorin, Shpiragun, Shėn-Kollin, Fierin. Sytė e vajzės, si kaluan njė ēast vėshtrimin e plogėt e tė qullėt tė kafshės qė vinte pas, u mbushėn pėrnjėherė me lot. Bulzat e ujit mbi faqen e njė pellgu tė rrahur nga shiu, dukeshin si barka tė vogla qė kishin ngritur velat pėr udhėtim, ashtu si lotėt e vajzės qė kishin marrė teposhtė faqeve. Kapur fort pas hunjve tė qerres, kokėn pėshtetur mbi faqen e rrogėzit qė mbulonte plaēkat dhe binte gjer poshtė, vėshtrimin mbytur nė atė re tė madhe shiu, as Vita s'e kuptonte dot kush ja ndillte gjithė kėtė trazim e pikėllim: arratia nga fshati ku kishte lerė e ishte rritur, lėngimi dhe dhembjet e nėnės, apo ndonjė duf i ri qė s'e pati ndierė gjer atė ditė nė kufijt e fshatit tė saj, nė gjerdhet e kasolles sė saj.
E ku kuptohet ndonjėherė nga ēastisin rrėketė qė mbushin lumin dhe e bėjnė tė buēasė nga shtrati dhe udha e tij!...
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 7:43 pm

Jakov Xoxa




Lumi i Vdekur II



Vita, si tė gjitha vajzat e bujqve myzeqarė, ishte rritur nė mes tė pocaqisė dhe varfėrisė. Po jeta ka rrugėn e vet, qė e ka filluar kush e di se ku e kush e di se si, saqė njeriu ngre supet pėrpara ēudive tė saj. Grizarakja ishte zhvilluar aq mirė, sa qė tė kujtonte atė lekoin e bukur tė kėnetės, qė ēel si pėr mrekulli tė botės mbi ujėt e pocaqisur tė moēalit.
Shtatin e kishte pak si mė tė vėrvitur pėr moshėn e saj dhe pėr kockėn pakėz tė shkurtėr tė femrės myzeqare. Kėmbėt e gjata, (ja, tani, atje, nė buzė tė qerres, kėrcinjtė e saj tė varur jashtė sa nuk mirrnin dhč), i dukeshin akoma mė gjatė nėn fustanin e vjetėr, shkurtuar shumė, se shumė ishte rritur brėnda kėtij viti tė fundit. Thimkat e gjinjėve tė vegjėl, si ai bisku i fasules qė ngre kokėn e fryn tokėn e ardhur nga vakėsia e pranverės, ia kishin hedhur kraharorin pėrpjetė. Vetėm kurrizi i mirrte pak pėrpara, sikur t'i ishte thyer nga barra e punėve tė shtėpisė. Po jo, nė kėtė moshė, s'ka ēi bėn puna shtait tė njė vajze si Vita. Shpatullat e mbledhura varfėrisht e sipėr tė futur e tė fshehur nėn vehte krahėrorin e pėrhedhur, do tė kenė ndonjė shkak tjetėr.
Vita ishte vajza mė e madhe e shtėpisė sė Shpiragajve. Si vajza mė e rritur nė mes atyre djemve nė moshė, ajo ndjente njė lloj drojtje, turpi, pėr ato shenjat e femrės qė me ditė po i piqeshin e me orė po i shquheshin. Andaj nisi, njė nga njė, t'ia fshehė botės: nė fillim, nėn qepallat e gjata, si halė gruri, mbuloi sytė levarashė, pastaj zgjati fustanin nja dy gisht, pėr tė fshehur kufķjtė e kofshėve dhe mė vonė, kur pa se s'po ia dilte me tė ndrydhur e me tė shtypur tė gjoksit qė po shpėrthente pa e pyetur atė, pėrktheu kurrizin pėrpara dhe mundi, njė farė kohe, t'i bėjė ballė sulmit tė moshės sė bukur, po tė paturpshme. Po a e dini? ... Vita sikur t'i kishte bėrė tė gjitha kėto pėr tė hequr mė tepėr sytė e botės: Qerpikėt e ulur pėrgjysmė mbi gropėzat e syve, qė lėshuan mbi mollėzat e faqeve njė hije tė lehtė, thelluan akoma mė tepėr gjallėrinė e bebzave tė saj tė zjarrtė, pothua ashtu si thellon e nxinė nata grykėn e pusit; teksa kurrizi, pėrkulur pakėz pėrpara e pajtuar aq mirė me sytė e ulur pėrgjysmė, i mėsoi njė tė ecur tė drojtur, qė mori, me kohė, hijen e nazes.
Gjithė djelmuria e Grizės shkallonte pas asaj ēupe. Duke fshehur bukuritė qė natyra ia kishte falur me tė dy duart ajo shtonte akoma mė shumė, pa e ditur, nepsin e ēapkėnėve dhe remashėve tė fshatit. Por gjer ahere asnjė s'ia kishte ngritur dot sytė dhe shtatin: siē duket, qerpikėt e Vitės kishin qėlluar shumė tė rėndė.
Ēuditej e linte mėndjen vajza me ato ēupat e qytetit: Si bajamet e pranverės edhe ato... qė s'presin sa tė ēelin lulet e para, pėr tė ndjellur nė gjirin e tyre bletėt qė do t'i trazojnė dhe gudulitin!...
Kurse ajo?... Ajo turpėrohej edhe nga njerėzit e shtėpisė, edhe nga vehtja e saj.
Po gjer kur do ta fshihte e ndrydhte kraharorin?...
Ja pse buza e poshtme, shpėrveshur posi fiera e njomė e trėndafilit nė pisk tė vapės, po i mirrej atė kohė; ja pse po i mbusheshin me lot atė orė. Shiu i dendur qė po fshinte qiellin, fushėn, rrugėn, thua se donte ta shuante nga bebėzat e vajzės gjithēka qė kishte gėzuar e jetuar gjer atė ditė, (njėlloj si shuhen nga dėrrasa e zezė, me njė tė fshirė, shkronjat e bardha) i bėhej se po ja ndrydhte akoma mė shumė gjirin, zemrėn.
Mė duket sikur po e marrim kot nėpėr gojė myzeqarkėn e vogėl. Gjer mė sot asaj s'i kishte rrahur zemra pėr asnjė nga djemtė e fshatit...
Po ah!... Kjo drita e bardhė e dashurisė sė parė ėshtė posi rrezia e yllit tė ditės: duket nė qiell e mbush botėn me dritė edhe pa dalė dielli mirė...
Karvani i qerreve qėndron pėrpara hanit tė Bishtanakės.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 7:44 pm

Albert Zholi




Krenaria e njė jetimeje



Tregim

Pronari, i lokalit, afėr qendrės sė Athinės, i ndėrronte shpesh kamarieret. Zakonisht preferonte ruset, bullgaret dhe shqiptaret, tė cilat i paguante sa pėr tė thėnė. Kur mbeteshin pa punė ato s’kishin ku tė ankoheshin se ishin pa dokumenta. Pronari, mesoburrė, ishte dhe qejfli-femrash. Si zor t’i shpėtonte ndonjėra nga punėtoret pa e shtėnė nė dorė.
Elona erdhi nė atė lokal gjashtė muaj pasi kish lindur fėmijėn e dytė. Ishte rritur jetime dhe nė jetė ishte munduar tė cante me punė, seriozitet dhe ndershmėri. Se harronte jetėn e saj pa prindėr dhe rrugėt e vėshira pėr tė realizuar ėndrrat. I ishte ngulur nė mendje qė kur ishte nė shtėpinė e fėmijės nė Sarandė se, pėr tė arritur cka dėshiron, njė jetim duhej tė punonte, lexonte, dhe tė ishte e kujdesshme dy herė mė shumė se fėmijėt e tjerė qė ishin rritur me prindėrit. Sidomos nė emigarcion, ajo mundohej tė ishte dhe mė e kujdesshme dhe mė punėtore. Familjen e ngritur ajo e shihte si njė mrekulli qė zoti ja kish falur pėr ti hequr vuajtjet e fėmijėrisė. E donte dhe e cmonte shumė burrin, ndėrsa kur u bė dhe me fėmijė, jeta e saj mori kuptim tjetėr. Ishte rritur pėrgjegjėsia, por edhe bukuria e jetės. Me pėrkushtimin pėr familjen shkonte dhe kthehej nga puna. Nė punėn e re
ishin punėsuar edhe dy shqiptare tė tjera. Nga tė pesta Elona binte nė sy menjėherė, me atė trup tė gjatė si selvi e me atė fytyrė si tė bardhe e tė lėmuar si bora. Veē bukurisė trupore ajo zontėronte edhe dy gjuhė tė huaja, qė e bėnin mė tė veēantėn e atij lokali. Pronari autoritar rrinte nė tavolinė, pranė arkės, duke zotėruar me shikim gjithė rregullsinė e punės. Me ardhjen e Elonės u shtua edhe mė klientela, sidomos i intelektualėve, qė komunikonin lirshėm me tė nė greqisht, anglisht e frėngjisht. Ishte hera e parė qė pronari nuk ndjehej aq “kaposh”. Pas disa ditėsh, ndryshe nga praktika e punės, ai i besoi edhe arkėn Elonės. Njė mbremje ai i lajmėroi punonjėset se tė nesėrmen do tė shtrohej njė koktejl, ndaj do tė shtyhej orari i punės. Nė atė koktejl kishin ardhur personalitete tė politikės, kulturės e artit. Njė gjah i mirė parash pėr pronarin. Kur mbaroi darka, ai u dha
punonjėsve nga pesė mijė dhrahmi shpėrblim dhe lekėt e taksisė, pėr t’u kthyer nė shtėpi.
-Ti Elona do tė rrish edhe pak qė tė bėjmė gjendjen e arkės-i tha ai pa e shikuar nė sy.
Punonjėset e tjera u larguan. Elona ndenji, me mėdyshje, dhe nisi tė bėnte gjendjen e arkės. Kur ishte nė tė mbaruar nga prapa ndjeu frymėmarrjen e pronarit. Buzėt e tij tė trasha ajo i ndjeu mbi flokė.
-Elona, a do ta kalojmė bashkė sonte?-zėri i tij i dridhur jepte sinjalet e njė epshi qė pritej tė shpėrthente.
Ajo u ngrit, vrrullshėm, nė kėmbė dhe u kthye nga ai:
-Si the?-i foli kėrcėnueshėm.
-Tė flejmė bashkė sonte. Tė gjitha ato lekė janė tė…
Nuk arriti tė mbaronte dot fjalėn. Njė shuplakė vetėtimthi i plasi mbi faqet e plluqta.
-Elona, unė…
Njė shuk pėshtyme i mbuloi fytyrėn. Kur ai mori njė kartopecetė tė fshihej, ajo pėrplasi fort derėn dhe u gjend nė rrugė. Atij nuk i besohej ē’kish ngjarė. Kishte dhjetė vjet qė punonte me punonjėse tė huaja dhe asnjėherė nuk qe thyer i turpėruar. Aq mė tepėr nga njė femėr e rritur jetime, qė ai mendonte se do ta peshkonte shumė lehtė.

Athinė-gusht 1998
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 7:44 pm

Albert Zholi




Vajza e ēuditėshme



Rrinte e ulur te bordura e trotuarit me kokėn mbėshtetur mbi duar e brrylat mbi gjunjė. Kishte mbi dy orė qė e kish pėrjashtuar veten nga ambienti rrethues. Sa njerėz qė kalonin pata saj nuk mund tė rrinin pa kthyer kokėn e ta shihnin me kurreshtje. Elegante, bionde, me gjoks tė kolmė qė e kish lėshuar pa sytjena, sykaltėr e trupngjeshur, ajo dukej si njė venerė e mbirė aty rastėsisht. Pėrballė, njė shitės ambulant ēorapesh, gjatė gjithė kohės nuk mund tė deshifronte atė qėndrim ankthprishės, shoqėruar me tym tė pandėrprerė cigaresh. Shpesh kryqėzoheshin shikimet e tyre dhe djaloshi i pari e tėrhiqte shikimin. Ora po shkonte 15-tė dhe dyqanet nė Omonia nisėn tė mbylleshin, ndėrsa vajza, me njė luk tė bukur adoleshenteje, ende po pėrjetonte vetminė. Ēorapeshitėsi ambulant, duke mbledhur mallėrat e pyet:

-Mos keni nevojė pėr ndihmė?

Ajo i hodhi njė shikim tė ēliruar qė ia jepte qeshja e fytyrės, u ngrit nga vendi dhe u afrua te djaloshi.

-Dhe ēfarė ndihme mund tė mė afroni ju?-foli ajo me njė greqishte tė ēalė.

-Atė e dini ju, por nga jeni?

-Nga Rusia.

-Vetėm jini kėtu?

Ajo heshti njė ēast dhe shikoi me interes bashkėfolėsin. Pastaj tundi kokėn nė mėnyrė tė pakuptimtė dhe tha e dėshpėruar:

-Prej kėtij ēasti e nė vazhdim jam e vetėm. E dini ku kam punuar por mos mė gjykoni. Kėshtu ishte fati i jetės sime. Kam punuar prostitute mė se njė vit. Tutor kisha njė bashkėpatriotin tim. U largova. Ai jo vetėm mė merrte tė gjitha paratė, por edhe mė keqtrajtonte. Njė vit kam mbajtur mbi vete me mijėra meshkuj dhe nuk kam njė lek nė xhep-lotoi.

-Tani ēfarė ndihme doni?-pyeti sėrish djaloshi me keqardhje.

-Sė pari dua tė ha. Mandej, po tė keni kohė tė lire, tė dalim njė shėtitje anės detit. Kam shumė nevojė pėr qetėsi. Mė vonė tė shohim. Jam e lire, por edhe nė udhėkryq.

-Keni besiom tek unė, ju s’mė njihni?

-Njė gjė e kam mėsuar mire, tė njoh meshkujt me njė tė pare, ti skuqesh kur flet.

-Ndoshta ėshtė siē thoni ju, por duhet tė dini se unė nuk jam grek.

-Nuk mė intereson, por meqė e thatė atėhere nga jini?

-Nga Shqipėria.

-Kam dėgjuar shumė pėr ju. Njė shoqe mė ka thenė se po tė dha fjalėn njė shqiptar, besoje me siguri. Ti ma jep fjalėn pėr dy kėrkesat e para?

-Po ta jap!

-Atėhere tė mbledhim ēorapet e tė shkojmė diku tė hamė. Kam shumė uri, shumė.-dhe filloi tė mblidhte ēorapet nga tezga. Mbasi i sistemuan nė disa thasė plasmasi i futėn nė njė depo aty pranė. Menjėherė u drejtuan pėr te restoranti mė i afėrt.

Zunė njė tavolinė nga fundi i lokalit. Kamarieri nuk vonoi.

-Njė sallatė, njė mishpule me patate, pastiēo dhe njė “Amstel”-i tha ajo me njė frymė.

-Mua njė bėrxollė dhe njė “Amstel”.

Gjatė kohės sė tavolinės ajo nuk foli asnjė fjalė. Hante si e babėzitur. Ai e shihte me dashuri e keqardhje njėherėsh. Kur dolėn e pyeti:

-Si ju quajnė dhe sa vjeēe jeni?

-Mė quajnė Katerina, nuk i kam mbushur akoma tetėmbėdhjetė vjeēe, por dokumentat m’i kanė bėrė fallco sikur jam njėzetė e dy.

-Ndėrsa mua mė quajnė Agron.

-Nuk e kam dėgjuar kėtė emėr. E kam shumė vėshtirė ta shqiptoj. Tani dua tė mė ēosh nė njė vend buzėdetit dua qetėsi e vetėm qetėsi.

-Ai e shikonte me kurreshtje dhe nuk e zhbironte dot kėtė vajzė tė ēuditėshme. Ishte shumė energjike dhe e zgjuar, pėr moshėn qė kishte. Morėn njė taksi.

-Pėr Glifadha-i tha Agroni shoferit.

Kristina mbėshteti ballin te xhami dhe shikonte jashtė. Agroni shihte tėrė siklet. Shoferi i shihte me bisht tė syrit nga pasqyra e nuk kuptonte asgjė nga qėndrimi i dy tė rinjėve. Pėrse qėndronin indiferentė ndaj njėri-tjetrit? Pėr tė ndoshta ishte ēifti mė i ēuditshėm qė kishte hypur nė taksinė e tij. Gjatė 15 kilometrave tė udhės, nė taksi ra njė qetėsi varri. Nė Glifadha u drejtuan te njė gji i vogėl, ku ishin tre-katėr ēifte tė ndenjur me gjithė roba mbi rėrė. Vazhduan mė tej te njė kep shkėmbor, ku peshkonte njė burrė me moshė tė thyer. U ulėn mbi njė pllakė-guri duke shikuar tutje nė horizont. Burri qė peshkonte i pa me inat duke rrudhur buzėt. Nuk i pėlqeu qė i prishėn qetėsinė, aq mė tepėr qė vajza iu duk tepėr adoleshente pėr intimitete nė vende tė tilla. Katerina mbėshteti kokėn nė gjoksin e Agronit dhe filloi tė hedhė guriēka nė det. Pėr kėtė “peshkatari” protestoi.

-Na falni-i foli Agroni duke i kapur duart Kristinės. Mbas kėtij veprimi ajo u ngjesh mė tepėr brenda gjoksit tė tij. Pastaj nisi ta puthė Agronin nė gushė me sytė tė mbyllur nė shėnjė kėnaqėsie. Nė puthje e sipėr, zbėrtheu kopsat e bluzės sė saj ku i shpėrhyen dy gjinjtė e fryrė. Dielli po perėndonte. Pulėbardhat dhe peshkatari-plak ishin tė vetmet gjallesa qė prishnin qetėsinė. Ishte momenti kur dita e nata ishin nė largėsinė e takimit tė duarve. Katerina e egzaltuar filloi ta puthė Agronin nė buzė, ndėrsa duart ia mbėrheu mes flokėve. Ai ende s’po reagonte. Ishte nė dilemė. Ajo i shtoi mė shumė puthjet plot afsh e nisi ta lėpijė me gjuhė nė gushė. Ajo, e regjur nė kėsi punish, ia zbėrtheu komēat e kėmishės, ndėrsa tė sajėn e hoqi fare dhe e vendosi mbi pllakėn e gurit, ku u shtri dhe vetė. Ajo u ngjit mbi tė dhe u bė njėsh me pllakėn e gurit. I hoqi kanotjeren Agronit dhe nisi ta puthte nga kėrthiza deri nė ballė, me njė epsh tė ndezur. Edhe ai u ndez. Askush

nuk mund tė rrinte indifferent pėrballė asaj njomėzakeje. Ajo e ndjeu hovin e trupit tė tij dhe gjokset e bardhė ia vuri nė gojė. Ai filloi tė thithė gjoksin e majtė. Ajo rėnkoi dhe ngriti minifundin. I zbėrtheu rrufeshėm opantallonat dhe nga ēanta e saj nxorri njė paketė prezervativėsh. Mbas pak tė dy humbėn nė detin e kėnaqėsisė. Kur ishin nė kulmin e epsheve, disa metra mė larg frenoi njė makinė policie. Agroni u ngrit vrikthi, dhe nisi tė rregullohej. Katerina as e prishi terezinė. Nisi tė vishej ngadalė sikur tė ishte brenda nėė shtėpinė e vetė.

-Merrini se edhe buzėn e detit e bėnė bordello-u tha burri qė peshkonte, dy policėve qė po afroheshin drejt tyre. Si duket ai kish lajmėruar me celular. Policėt u habitėn me njomėshtinė e vajzės.



-Nga jeni ju?-pyeti njėri prej policėve vajzėn, me zė tė vrazhdė dhe urdhėronjės.

-Nga Rusia-i tha ajo qetė-qetė duke rregulluar minifundin.

-Keni dokumenta?-E pyeti polici me tonin e zėrit tė zbutur gjer nė buzėqeshje, kur mori vesh se nga ishte.

-Vetėm pasaportėn me vizė tė mbaruar-foli Katerina.
-Po ju?-iu drejtua ai Agronit.
-Nga Shqipėria-i thotė ai si i zėnė nė faj.
-Si, nga Shqipėria? Dokumentat!-bėrtiti polici sikur tė kishte kapur ndonjė kriminel tė rezikshėm.
-Urdhėroni “Kartėn e blertė”-tha ai i skuqur deri nė rrėzė tė veshėve.
Polici tjetėr kontrollonte pasaportėn e vajzės dhe nuk i besohej tė ishte njėzetė e dy vjeēe.
-Shqiptari ju pėrdhunonte dhe ju pėrdor nėpėr klientė?-pyeti i sigurtė polici, duke pare Agronin me pėrbuzje.
-Aspak, unė e detyrova tė bėnte dashuri. Unė e pėrdhunova nga kėnaqėsia se m’u gjend nė ditėn mė tė vėshtirė tė jetės sime. Ėshtė i vetmi mashkull i sinqertė qė kam njohur nė Greqi. Me mua bėni ē’tė doni, ndėrsa atė duhet ta falenderoni edhe nga ana ime.
Policėt shihnin me mosbesim dhe habi. Agroni qėndronte kokėulur.
-Ti do vish me ne-i tha polici vajzės-ndėrsa ti je i lirė, por do kesh kujdes-dhe i tundi gishtin tregues para syve.
-Mirėupafshim Agron! Kudo qė tė jesh do tė them se nė kėtė botė tė ndyrė, egziston edhe njė njeri i mir nga Shqipėria me emėrin Agron, njė njeri qė ka besė.
Makina e policies u nis me vrrull. Peshkatari hodhi pėrsėri filispanjin nė det duke thenė: “Eh, u prish bota, duhet njė diktaturė tjetėr! Duhet!”. Agroni ndiqte me sy makinėn e policise…
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 7:45 pm

Albert Zholi




Tradhetia



Tė nesėrmen e asaj dite dasme, ēifti u nis drejt Greqisė. Flora akoma ndjente nė trup dhimbjen e ēvirgjėrisė e tė pagjumėsisė. Doriani qe mbėshtetur nė ndenjėsen e autobuzit e shihte jashtė i menduar e indiferent. Flora, me kokėn te supi i tij, here pas here i shtrėngonte dorėn Dorianit. Sesi i dukej vetja. Nė moshėn midis adoleshentes dhe rinisė ajo ishet nuse. Akoma s’kish mbaruar maturėn kur Doriani i propozoi. Pas disa takimeve, ai nxitoi pėr t’u kthyer nė Greqi se “humbas punėn”. Ajo nuk pranoi tė largohej pa bėrė martesė. Ai nė fillim hezitoi, por pastaj pranoi qė tė martoheshin. Vėllezėrit e saj, 26 e 20 vjeē nuk donin qė motra tė martohej nė atė moshė…. Sė fundi ēdo gjė mbaroi dhe ajo po bėnte rrugėn bashkė me Dorianin drejt Kakavijės. Nė Athinė mbėrritėn nė mesnatė. Qyteti i mitologjive llamburiste nga dritat. Rrugėt ishin plot makina. E para kėrkesė e saj ishte qė ta ēonte nė njė gabinė pėr t’i telefonuar familjes. Formoi numėrin, priste nė ankth.
-Alo, urdhėro-u dėgjau zėri i vėllait tė saj nga larg.
-Gėzim, vllaēko, jam Flora, sa mbėrritėm nė Athinė. Mė jep pak nėnėn tė lutem.
-Na, foli!
-Mama, si je mama?
-Shpirti i mamit, si mbėrrite? Si ndihesh?
Tė dyja qanin. Nxirrnin gjysmafjalėsh.
-Eja se vajti vonė!-foli i zėmėruar Doriani-kemi telefon nė shtėpi.
Ajo nuk i priste kėto fjalė. Mbylli telefonin e zėmėruar.
-Tė mė kuptosh Flora, ndjehem i lodhur e nuk jam mirė. Ajo ndryshoi menjėherė. Ju hodh nė qafė dhe e puthi. U ndje e gėzuar. Athina i kishte pėlqyer menjėherė. Sa hynė nė shtėpi, Doriani lėshoi ēantėn e iu turr frigoriferit nga nxorri njė “Amstel” tė ftohtė. U shtri nė divan dhe hapi televizorin. Ashtu, i shtrirė siē ishte, e ktheu me mjė frymė shishen e birrės, duke lėshuar njė “uaa” kėnaqėsie. Flora nduk ngopej sė pari atė shtėpi qė i kish bėrė shumė pėrshtypje. Ngjitja me ashensor, mobilimi i dhomave, paisjet elektronike, ishin njė syprizė e kėndėshme. Gjithėmonė e kish ėndėrruar njė shtėpi tė tillė, tė vetėn, pa njerėz nėpėr kėmbė.
-Dori, dua tė bėj njė dush.
-Ul poshtė atė dorezėn e zezė, lėre disa minuta e pastaj lahu-sqaroi ai pa lėvizur nga vendi.
Ajo nisi tė nxjerrė rrobet nga ēanta e t’i sistemoi nė dollapin e murit. Pėr ēdo send tė sajin diēka ndjente. Njė kujtim e erė-familjeje. Pasi e sistemoi dollapin u zhyt nė vaskėn ngjyrėmente nėn peshėn e ujit tė ngrohtė. Ishte hera e pare qė lahej nė kėtė mėnyrė. U fėrkua ku donte ajo e nuk i bėhej tė delte jashtė asaj kėnaqėsie. Kur po i vinte gjumė e detyroi veten tė dilte nga vaska. Hyri nė salon e pa Dorianin. E kish zenė gjumi me gjithė roba. Nuk dinte ē’tė bėnte, ta zgjonte apo ta linte nė gjumė? Iu afrua dhe e kapi lehtė nga supet. Mori njė batanie dhe e mbuloi. U ul pėrballė. Nuk i flihej. Ndjente njė frikė e pasiguri. Nuk u shtri nė krevatin dopio tė dhomės. Mori edhe ajo njė batanie dhe u mbulua nė divanin e sallonit. Vetėm kur po zbardhte e mundi gjumi. Kur u zgjua pa se Doriani nuk ishte nė shtėpi. I erdhi keq qė nuk mundi t’i bėjė kafenė e tė hanė mėngjesin bashkė, siē kish ėndėrruar. Pėrgatitja e drakes nuk i zuri shumė kohė. Qoftet me mish tė
grirė dhe pilafin e bėri me kėnaqėsinė dhe ankthin e pritjes. Mori njė portokollatė dhe u ul pėrballė televizorit. Me pultin e drejtimit nisi tė luaj me stacionet e shumtė. U mėrzit me ato pamje dhe nisi tė shtronte tryezėn qė ta gjente gati Doriani kur tė kthehej. Befas u hap dera e hyri ai. Ajo u ngrit e iu hodh nė qafė. Ai e puthi ftohtė nė faqe e u ul nė tryezė. Do jetė i lodhur tha ajo me vete, pėr ta nxjerrė veten nga shqetėsimet.
-U mėrzite qė sot?-pyeti ai. Kėshtu e ka Greqia. Problemi i parė ėshtė puna, pėr punė kemi ardhur. Koha pėr qejfe ėshtė e kufizuar…
-Po pėr mua do tė gjendet punė-foli ajo mė shumė pėr tė thyer heshtjen se pėr seriozitetin e fjalėve qė tha.
-Qė sot. Bvisedova me njė pronar lokali qė e njoh prej kohėsh. E pranoi kėrkesėn pasi kishte njė vend bosh edhe pėr ty. Tė dy do tė vemė ndonjė lekė mėnjanė. Eh, Greqia ėshtė shumė e vėshtirė, ka racizėm e ne shqiptarėve nuk na kanė shumė pėr qejf. Prandaj pronares nuk do t’i kundėrshtosh pėr asgjė se njė telefonatė policies i bėn ajo dhe, hop policia e pėrfuindojmė nė Kakavijė. Jemi hallexhi, s’kemi ardhur pėr qejf.
Ajo dėgjonte duke u dridhur. Nuk e mendonte se do tė niste punė qė ditėn e pare, aq mė tepėr qė nuk dinte gjuhėn. Donte t’i thoshte qė tė rrinte disa ditė sa tė mėsonte disa fjalė, por ajo vetė e kish pyetur pėr punė dhe do i dukej i padrejtė ēdo lloj justifikimi. Ēdo gjė i dukej e turbullt e shumė e turbullt. E shihte tė shoqin nė sy e s’dinte se ē’fshihesh tek sytė e tij. Nė orėn 7-30 tė mbremjes dolėn nga shtėpia. Hypėn nė njė taksi qė ajo s’dinte ku do e ēonte. Pas pesėmbėdhjetė minutash, qė kish dredhuar nė njė lagje me ndėrtesa tė vjetra, taksia ndalio nė njė ndėrtesė tre katėshe. Te shkallėt i priste njė grua rreth tė pesėdhjetat, e mbajtur dhe serioze. Ajo e pa nga koka nė kėmbė Florėn, me njė imtėsi tė tillė sikur do i priste fustanin e martesės.
-Mė pėlqen!-i foli ajo Dorianit nė gjuhėn greke.
-Dakord, do tė vi ta marr pas punės.-foli Doriani-kjo ėshtė pronaria jote. Mos kundėrshto se na morri lumi. Nė mėngjez do tė vi tė tė marr unė-i foli ai Florės nė shqip dhe doli.
Flora mbeti e ngrirė-statujė. Pronaria e futi nė njė dhomė aty pranė. Dhoma kishte vetėm njė krevat dopio, njė karige, njė komodinė me njė kane ujė sipėr. Nė dritare e nė mure ishin varur perde tė rėnda kadifeje, qė e bėnin mė tė ėmbėl dritėn.
-Dėgjo!-i foli ajo me njė shqipe qė tė kallte datėn-puna unė, ata lekė.
Flora po hapte sytė e habitur. Pronaria e la nė hutimin e saj dhe doli.. Pas pak hyri me njė vajzė rreth njėzetė vjeēe, qė mbante vetėm tė mbathura e sytiena tė kuqe. Flora u drodh kur e pa ashtu.
-Nga je ti?-pyeti e porsaardhura, nė shqip pa kurfarė ndrojė.
-Nga N.-ia ktheu Flora duke mos e pare nė sy.
-Vetėm je apo me dashnorin?
-Jo, jam me burrin!
-E di, e di, tė gjitha kėshtu themi ne kur vijmė kėtu, por dėgjo kėtu: do tė veshėsh rroba si dhe unė. Ja, t’i kam sjellė. Me meshkujt do tė jesh e kujdesėshme. Do tė bėsh ē’duan ata. Mardhėniet do t’i kryesh me kontraceptiv. Mundohu t’i kalosh nė orgazėm sa mė shpejt. Sa mė shumė klientė tė kesh, aq mė shumė para do tė fitosh-dhe vazhdoi t’i tregonte marifetet e saj. Flora nuk po u besonte veshėve e syve tė saj. Ndjehej si nė njė planet tjetėr.
-Hajde, vishu tani!-i tha ajo duke e tundur nga supet.
Flora as mendonte e as vepronte. Vetėm nė vesh i vinin fjalėt e Dorianit me polici e Kakavijė. Nuk morri vesh se si u zhvesh e si u vesh me ato mbathje e sytjena qė i digjnin trupin. Pastaj erdhi mashkulli i parė e pastaj me rradhė meshkuj tė tjerė… As nuk e morri vesh kur erdhi Doriani pėr ta marrė. Ai hyri drejt e nė dhomėn e saj, mbasi ajo po vonohej. As ndjeu keqardhjen mė tė vogėl, kur e pa ashtu “viktimė e qejfit tė meshkujve”. Nisi ta vishte vetė. Ajo i bindej si fėmijė. Pronaria e priste tek dera. I dha paratė Dorianit duke i thenė se kishte shumė mangėsi, ndaj duhej qė ta instruktonte mire pėr tė vazhduar ditė t e tjera. Hypėn nė taksi dhe morėn udhėn pėr nė shtėpi. Sa hyri, u drejtua drejt e nė banjo. Mbushi vaskėn e rrinte ashtu pa lėvizur. Pas pak hyri dhe Doriani. U ul te cepi dhe e pyeti:
-U lodhe?-dhe i ledhatoi flokėt.
Ajo nuk reagoi fare. As hyrjen e tij nė banjė nuk e kish ndjerė.
-Pse nuk flet? Ke marrė inat me mua? S’ka arsye, ti je gruaja ime dhe unė tė dua si mė pare. Ti bėn punė si tė punoje nė njė punė tjetėr. Sa tė grumbullojmė paratė e nevojshme, pėr njė shtėpi e njė dyqan. Do tė lindim edhe njė fėmijė e do tė kthehemi nė Shqipėri.
Ai fliste ndėrsa ajo ndjente vetėm freskinė e ujit.
-E shikoij qė je lodhur sot. Unė do tė dal nė punė. Ti shlodhu, ha bukė dhe shtrihu.-E puthi dhe doli.
Ajo po jetonte njė botė tjetėr. Donte qė trupi t’i tretej nė ujė e tė mos ishte mė trupi i saj. As vetė nuk e morri vesh sa ndenji nė atė gjendje jashtė vetes. Fshiu me peshqir kokėn, thau flokėt, trupin e la ashtu pa fshirė. U vesh me njė robdeshambėr e u drejtua pėr te telefoni. E mori telefonin dhe u shtri nė shesh. Nuk e mbanin kėmbėt. Nga celulari i vėllait u dėgjua “Urdhėro!” Frymėmarrja e vėllait dėgjohej si tė ishte aty pranė. Ajo nuk po fliste. Pas disa sekondash, mbodhi veten dhe foli: “Flora jam!” Vėllai nuk e njohu atė zė-motre.
-Flora, motra, ēfar ke? Folė!
-Gėzim vėlla, eja tė mė marrėsh…Eja sa mė shpejt!-dhe lotėt e mbytėn.
-Flora, motra mė merr pas 10 minutash.
Vėllai u nis menjėherė te babai i Dorianit. Babai i Dorianit po krasiste hardhinė nė oborr. Ra pėrsėri zilja e celularit. Ai ia dha tė jatit tė Dorianit. Eshtė Flora nga Greqia-, i tha ai me gjysėm zėri, vjehrrit tė motrės.
- “ Vėlla eja mė merr menjėherė, Doriani mė tradhėtoi, mė ēoi te ai vėndi qė ėshtė turp ta them, mė vrau jetėn, mė poshtėroi…” Babait tė Dorianit i ra telefoni nga dora. “Doriani nuk ėshtė mė djali im. Ai pėr mua ėshtė i vdekur. Nuk ėshtė mė djali im. Po nuk e vratė ju do ta vras unė!”

***
Dy vėllezėrit, Gėzimi e Altini, kaluan kufirin nė kėmbė dhe zunė taksinė qė i priste matanė. E kishin sqaruar shoferin qė t’i ēonte nė Athinė, nė adresėn e dhėnė, para ores CAPut!’-tė. Ishte ora qė Flora pėrgatitej pėr punė. Nė orėn 18-30 ata i ranė ziles. Derėn e ēeli Doriani, qė sa pa dy vėllezėrit e Florės shtangu. Flora iu hodh nė qafė Altinit pastaj Gėzimit. Doriani rrinte si mbi gjemba. Vėllai i vogėl e mori motrėn mėnjanė dhe i tha tė bėhej gati pėr tė ikur. Me Dorianin do tė flisnin ata. Ajo hyri nė dhomė pėr t’u veshur. Gėzimi me njė sfungjer i zuri gojėn Dorianit dhe Altini e goditi me tetė thika nė zemėr. Trupin e pajetė e mbėshtollėn me tapetin qė ishte pasdere dhe e zhytėn nėn divan. Pastaj u pastruan shpejt e shpejt, sa motra nuk morri vesh asgjė nga ajo qė kish ndodhur, kur doli nga dhoma. E morėn motrėn, ashtu tė qetė, siē kishin organizuar planin, dhe morrėn taksinė qė i priste te porta. Tė nesėrmen nė mesditė mbėrritėn nė Tiranė. Gėzimi me tė
motrėn u nisėn drejt shtėpisė ndėrsa Altini tek i jati i Dorianit. Ai shtangu kur e pa, edhe pse e priste. “Urdhėro!’ i tha Altini dhe i zgjati njė shami me diēka tė mbėshtjellė. Kur e mori ne dorė, me prekljen e mollėzave ndjeu njė copėz mishi me kėrc.I jati e mori me mend : ishte veshi i prerė i djalit. “Mirė ia bėre!” foli me njė zė tė humbur dhe mbylli derėn. Gjatė rrugicės pėr nė shtėpi pėrpara syve i kaloi njė gjethe hardhie e zverdhur. Gjethe vjeshte. Stinėt ndjekin rregullsinė e tyre mijėravjecare. Ndėrsa njerėzit, eh , njerėzit….

Tiranė, 2001
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 7:45 pm

Albert Zholi




Ndergjegje



Ata tė tre ecnin pa folur. Ecnin, pas njėri-tjetrit, nė distancėn 2-3 metėr. Secili nė shpinė mbante nga njė ēantė sportive tė mbushur me ushqime e me ndėrresa. Tė tre ishin nga njė fshat dhe ishte hera e dytė qė e bėnin kėtė rrugė. Herėn e parė, para njė viti, kishin udhėtuar dymbėdhjetė orė, nė kėmbė e kishin mbėrritur nė njė fshat, nė periferi tė Athinės. Zunė punė nė njė fermer. Ai u dha pa lekė, njė dhomė pėrdhese, qė pėrdorej si depo veglash. Ata e rregulluan aq mire sa tė nesėrmen pronari nuk u besoi syve. Jetuan pėr njė vit, si njė familje me tre vėllezėr. Punonin njėsoj, paguheshin njėsoj, ushqeheshin njėsoj. I kishin mėsuar me imtėsi huqet e njėri-tjetrit. Pronari, fjalėpak e kėrkues, bėnte ēudi me “tre shokėt-vėllezėr”. Emėrat as qė morėn mundim t’i ndėrronin, ishin Doriani, Albani e Kreshniku. Edhe nė moshė ishin njėzetė e shtatė vjeēarė. Albani e Doriani ishin tė martuar, kurse Kreshniku akoma beqar. Ai ishte edhe mė hokatari e mė i shkathėti edhe nė punė. Pronari disa herė donte ta paguante mė tepėr nga shokėt, por ai i kishte thėnė “Jemi njėsoj tė tre”. Pasi mbushėn vitin dhe vunė disa para mėnjanė, vendosėn tė shkonin nė Shqipėri e tė ēmalleshin. Morėn lejė nga pronari dhe u nisėn. U ēmallėn dhe …
Tė tre, morėn sėrish, rrugėn drejt Greqisė. Sigurisht nė kėmbė se pėr vizė as mund tė bėhej fjalė. Pėrsėri kaluan nga Konispoli. I ishin afruar Filatit, pranė rrugės automobilistike kryesore. Ora ishte 04-30 e mėngjesit. Tek-tuk dėgjoheshin tė lehura qensh dhe kėngė kėndezash. Pjesėn mė tė rrezikshme tė rrugės e kishin kaluar, pikėn kufitare greke. Koha ishte freskuar sė tepėrmi, nė atė mes shtatori.
-U ēmenda pėr njė cigare, - tha Doriani me tė avashtė.
-Edhe unė, - ia priti Albani.
-Pa mė pyesni mua? - vazhdoi Kreshniku.
-Tani me kujdes - tha Albani qė ecte i pari, - ėshtė e pėrpjeta shkėmbore.
Donin edhe disa metra qė tė mbėrrinin te rruga matanė, kur Kreshniku rrėshqiti me njė “oh” tė zgjatur. Kur iu afruan, panė Kreshnikun qė mbante gjurin e djathtė me tė dy duart dhe shtrėngohej nga dhimbja. Ēdo sekondė qė kalonte ia shtonte dhimbjet e gjurit, sa kėmba filloi t’i mpihej. Nė fillim mendoi se do tė ishte njė goditje e zakonshme, por problemi ishte mė serioz. Kėmbėn nuk mund ta urdhėronte dot mė. Ishte jashtė funksionit tė trupit. Po zbardhte. Qėndrimi i gjatė aty, nė anė tė udhės, ishte i rrezikshėm. Mund tė binin pre e policisė. E kapėn nga krahėt shokun e tyre dhe e fshehėn nė njė guvė jashtė vrojtimit. I ngritėn pantallonin e kėmbės sė djathtė dhe panė me kujdes. Kėmba kish nisur tė ėnjtej
- Po zbardh.
- Do na kapin.
- Ikni ju-foli me dhėmbė tė shtrėnguar Kreshniku-mė mirė tė mė kapin mua se tė treve. Ju jeni mė hallexhi se unė.
Ata panė njėri-tjetrin nė sy. Sytė u shkėlqyen. Si duket mezi e prisnin atė “lejė” tė shokut tė plagosur. Pėrgatitėn ēantat, duke hequr ushqimet e Kreshnikut dhe pasi u pėrshėndetėn, me shokun e mbetur, u larguan. Ai i ndoqi me sy deri tutje pas kodrės. Dhimbja po i shtohej. Gjuri po i enjtej edhe mė. Nxori nga ēanta bidonin e ujit dhe lagu buzėn qė i digjte. Ishte zbardhur plotėsisht. Makinat po shtoheshin nga ēasti nė ēast, duke e mbushur rrugėn me zhurmėn e motorėve. Kėmba i dhimbte egėr, sa nuk mund ta prekte as me dorėn e vetė. Pa orėn e dorės. Ishte 11-tė. Kishte pesė orė qė qe ndarė nga shokėt. Me siguri do tė kenė mbėrritur nė Janinė-mendoi. Do zoti nuk i ka kapur policia. Ky mendim e gėzoi dhe sikur e lehtėsoi ca. Lėvizi nga vendi. Donte t’i shmangej disi diellit. Befas dėgjoi tingullin e njė zileje. Nuk qe kope dhensh apo dhish, ishte zile e vetmuar. Zilja sa vente e po afrohej, deri sa u dėgjua edhe zhurma e patkonjve. Ishte njė fshatar me mushkė tė kuqe. Edhe donte edhe s’donte ta shihte fshatari me mushkė. Sa po rrotullonte kėto mendime, mushka mbėrriti aty te kėmba e tij. Fshatari zbriti nga mushka me njė kėrcim atleti dhe i foli:
- Apo pu ise pedhi mu? (Nga je djali im?)
- Nga Shqipėria, - iu pėrgjegj ai greqisht.
- Pse rri ashtu?
- Kam vrarė kėmbėn e s’mundem.
Burri rreth tė 55 vjetėt, me njė pamje babaxhani, me mustaqe tė trasha e tė zverdhura nga duhani, iu afrua e i pa gjurin me kujdes. Gjuri ishte enjtur e nxirė, sa fshatari u shqetėsua.
- Ē’pak mė thua, ky ėshtė bėrė katran. Vetėm ke ardhur?
- Vetėm, - gėnjeu.
- Si tė quajnė?
- Kreshnik.
- Nuk e them dot atė emėr, Niko do tė tė thėrras. Mua mė quajnė Llambi. Tani do tė marr me mushkė dhe do shkojmė nė shtėpi.
Xha Llambi ecte duke tėrhequr mushkėn. Njerėzve qė e pėrshėndesnin rrugės nuk u jepte shumė sqarime. Sa hyri nė oborrin e shtėpisė foli me zė tė trashė:
- Eleni, shpejt ujė tė vakėt dhe njė govatė!
Sa i ngjan babait tim! - tha Kreshniku me vete.
Eleni doli tek dera dhe pa me kureshtje djaloshin mbi mushkė. Zbriti shkallėt pėr tė ndihmuar….
***
Atė mbasdite Kreshniku do tė dilte nga spitali i Janinės. Plot tetė ditė kishte qėndruar nė atė spital. Nėnė Eleni i kish ndenjur te koka. “Edhe nėna ime nuk do kujdesej kėshtu”, mendonte Kreshniku dhe nuk dinte si ta falėnderonte. Ajo i tregonte pėr djalin e vetėm qė ishte shpėrngulur nė Amerikė. Ata, burrė e grua, jetonin vetėm nė atė fshat kufitar me Shqipėrinė. Ajo i pėrgatiti valixhen me rroba pėr tė dale nga spitali dhe priste tė shoqin qė tė vinte. Ai erdhi sė bashku me infermieren. Ajo solli fletėdaljen dhe faturėn, qė shėnonte 150 mijė dhrahmi.
- Do paguhen nė katin e parė - foli infermierja me buzė nė gaz.
- Shėndet tė mbarė, - uroi ajo Kreshnikun duke i rrahur shpatullat.
Atij sa nuk i ra pika. Kush do t’i paguante gjithė ato para? Ku do t’i gjente? Kjo dhimbje ishte mė e madhe se ajo e gjurit para njė jave.
- Eleni, merre djalin dhe mė prisni te makina. Ja erdha unė, - dhe si njė djalė i ri nisi tė zbresė shkallėt.
Iu afruan qendrės sė Janinės.
- Kėtu afėr ėshtė njė lokal i njė fshatarit tonė, marrim diēka pėr tė ngrenė dhe bisedojmė, - tha xha Llambi dhe ndaloi me kujdes makinėn. Hynė nė lokal dhe zunė vend. Lokali ishte i thjeshtė, por tė binte nė sy njė pastėrti tėrheqėse. Pronari i lokalit pėrshėndeti nga banaku. Kamerieri solli menjėherė gjellėt dhe tre birra “Amstel”.
- Tė shkuara tė harruara! - uroi xha Llambi dhe pėrplasi gotėn me “Nikon”.
Uroi edhe nėnė Eleni.
- Faleminderit shumė pėr gjithėēka, qė bėtė pėr mua!
- Dėgjo mor bir, punėn tėnde e diskutuam sė bashku me gruan. Ti pėr punė ke ardhur nė Greqi. Ne na duhet njė njeri pėr punė. Kemi vreshta, kemi edhe bagėti. Mirė do tė paguhesh, me ne do tė hash, me ne do tė jetosh, si njė familje. Kemi pesė dhoma, njėra ėshtė dhoma jote. Ky ėshtė mendimi ynė, ti bėj si tė tė dalė mė e mira.
Ky propozim ishte i papritur pėr Kreshnikun. Kish menduar tė nisej sa mė parė nė Athinė, tė punonte dhe t’ju kthente borxhin e spitalit. Me siguri shokėt dhe pronari e prisnin. Ē’tė bėnte?
- Dakord do tė rri tė punoj te ju, por sot do tė shkoj nė Athinė tė takoj dy shokė-pune, qė mė ruajnė punėn sė bashku me pronarin. Dua t’i sqaroj, qė tė mos dal i pabesė. Pas dy ditėsh do tė kthehem. Xha Llambi ngriti kokėn nga pjata dhe e pa nė sy. Sytė e tij shprehnin mosbesim. Por e pranoi arsyetimin e djaloshit.
- Atėherė tė mbarojmė sė ngrėni dhe tė nxitojmė tė zėmė autobusin e fundit pėr nė Athinė-tha ai dhe u ngrit vetė i pari.

***
Nė Athinė mbėrriti rreth orės 21-30. Autobusi eci pėr mrekulli. Sa mbėrriti shkoi te kabina pėr tė marrė pronarin nė telefon. Tre karta telefoni ia kish dhėnė xha Llambi para se tė hipte nė autobus. Merak-plaku, mendoi Kreshniku. Formoi numrin:
- Ne(po) – u dėgjua zėri i tij i vrazhdė.
- Zoti Filip, jam Kreshniku, Kristua, siē mė flisni ju.
- Si, Kristua, shqiptari, punėtori im? Po ku je mor bir, shokėt mė kanė thėnė se nuk do tė vije tani shpejt.
- Flas nga stacioni i autobusėve, jam kėtu nė Athinė, tė lutem eja e mė merr se nuk kam asnjė dokument dhe …
- Erdha, pėr njėzetė minuta jam aty.
Mori dhe xha Llambron nė telefon, i tha se u gjend mirė nė Athinė dhe do kthehesh sipas fjalės.
- Pse nuk erdhe me shokėt-e pyeti z. Filip sa u takuan.
- Kisha njė problem familjar.
- Ndihet mungesa jote. Tani kemi edhe shumė punė.
Makina ecte me shpejtėsi drejt shtėpisė ku ishin edhe dy shokėt - bashkėfshatarė. Kur Kreshniku hyri nė dhomėn e tyre, ata ishin shtrirė dhe dėgjonin muzikė. U shtangėn sa e panė. Kreshniku, pėr tė mos e dhėnė veten i pėrqafoi me mall dhe i pyeti pėr shėndetin.
- Ne jemi fajtorė ndaj teje, - foli Albani pa e parė nė sy.
- Tani do sjell diēka pėr tė ngrenė. Nesėr kemi punė tė reja. Tani erdhi edhe Krtistoja me fuqi tė reja.
- Zoti Filip, unė erdha vetėm pėr t’ju takuar. Nuk do tė punoj mė kėtu.
- Si, ku do tė punosh?
- Nė njė fshat tė Janinės.
- Oh, sa do tė paguajnė aty? Unė do tė tė paguaj mirė.
- Nuk kam bėrė Pazar, por do ma vlerėsojnė mirė punėn qė do tė bėj.
- Pyete nė telefon pronarin sa do tė paguaj dhe unė do tė jap mė shumė.
- Jo zoti Filip. Ata m’u gjendėn nė kohėn mė tė vėshtirė. Kur u ktheva vetėm u rrėzova dhe vrava gjurin keq. Mbeta nė udhė. Zoti Llambro mė mori, mė shtroi nė spital e mė trajtoi si djalin e vetė. U kam shumė detyrime atyre. Nga juve jam shumė i kėnaqur, ndaj edhe erdha t’ju falėnderoj, por mė duhet qė tė kthehem nė Janinė…
Z. Filip tundi kokėn. Shokėve u kish ikur ngjyra e fytyrės.
- Mirė, tė tė vejė mbarė! Punėtorėt si ti, gjithmonė e hapin vetė rrugėn e jetės-uroi z. Filip. Tashti ejani ta kalojmė bashkė darkėn…
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 7:46 pm

Albert Zholi




Mirela



Ishte ditė e ftohtė janari. Njė i ftohtė qė nė Athinė ndodh rrallė, shumė rrallė. Sa zbrita nė sheshin Sintagma mora vrapin pėr te hotel “Amalia”, ku po mė priste njė shoqe e shkollės tashmė me pozitė shtetėrore. Kisha mbi katėr vjet pa e parė. Nė shkollė nuk dallohej nė mėsime, por kishte vullnet, qė jorrallė kthehej nė cmirė. Ishte vajzė-simpatike, fytyrėbardhė, me flokė tė zes e me dy sy qė kishin ngjyrėn e ullinjėve tė pjekur. Qėndronte nė njė tavolinė para meje nė klasė dhe gjithėmonė do tė bėnte ndonjė veprim pėr tė tėrhequr vemendjen e ēunave. Me mua nuk i kish punėt mirė. Ziheshim shpesh, por nuk i mbanim inat njėri-tjetrit. Shkak i zenkave tona ishte Mirela, e vetmja bionde qė ēunat e kursit linin kokėn pas saj. Mirela ishte e qetė, e rregullt, inteligjente, paksa indiferente ndaj shoqėrisė. Dinora ishte shumė ziliqare ndaj Mirelės, megjithėse ajo nuk ia vinte re dhe as qė ia merrte pėr keq. Kjo indiferencė e tėrbonte Dinoren. Unė e kisha njohur rastėsisht Mirelėn, para njė gabine telefonike, nė ditėt e para tė regjistrimit nė universitet. Me dikė fliste jashtė shtetit dhe unė prisja rradhėn tė flisja me familjen. Ishte 30 gushti i 1994-ės. Nga tė folurit e kuptova qė ishte tiranase. Tė nesėrmen hapeshin dyert e universitetit. Lėshoi receptoirin me inat dhe m’u drejtua: “Mos kini ndonjė kartė telefonike se mė mbaroi? Po flas me vėllanė nė Gjermani dhe nuk arrita t’i them njė diēka me rėndėsi”-mė fliste sikur tė njiheshim prej vitesh. Buzėqesha pėrballė asaj ēiltėrsie dhe bukurie hyjnore. Nxorra nga xhepi njė kartė tė re dhe ia dhashė. Ajo e mori, rrėmbimthi dhe formoi numėrin me Gjermaninė.
-Shumė faleminderit pėr kartėn!-nxorri nga portofoli disa kartmonedha dhe m’i drejtoi.
-Janė shumė-i thashė duke buzėqeshur.
-Mė mbarove hall-dhe mė ktheu buzėqeshjen.
-Zere se tė qerasa.
-Po ne nuk njihemi, student je?
-Po, nesėr filloj studimet pėr ekonomi finance.
-Si? Pse nuk thua qė do jemi shokė kursi?! Atėhere kėto do t’i prishim si shokė-dhe mė rrahu nga shpatullat. Fol nė telefon dhe unė po tė pres.
Fola shpejt e shpejt me nėnėn dhe u nisa drejt saj. Qeshte e tėra. Perėndimi i diellit u jepte flokėve tė saj njė ndriēim ari verbues. Dukej si e pikturuar. Nė qytetin tim, edhe pse kishte vajza tė bukura, nuk kisha parė njė bukuri tė tillė. Akoma nuk e dija se nga ishte. Sa iu afrova ajo mė shtrin dorėn dhe mė prezantohet:
-Mirela Sala nga Tirana.
-Edmond Luti nga Saranda-i thashė me gjysmėzėri.
-Ua, nga Saranda. Sa mė pėlqen qyteti juaj! Shkojmė nė njė bar kėtu afėr dhe bisedojmė, jemi apo s’jemi shokė kursi?-mė qėlloi me pėllėmbė nė krah, mė shumė qė tė mė hiqte ndrojtjen. Koha ishte shumė e bukur dhe rrugėt tė zhurmėshme. Zumė njė tavolinė nga fundi i lulishtes. Magnetofoni i lokalit pėrhapte zėrin e ėmbėl tė Albanos, qė mua mė pėlqente aq shumė.
-Edhe me porosi s’do e gjėnim kėtė kėngė. I dedikohet qytetit tend tė bukur-foli ajo me zėrin jo mė pak melodioz se i Albanos.
-Ēfar dėshironi-ndėrhyri kamarieri.
Mirela pa nga unė.
-Unė, njė akullore.
-Atėhere, dy akullore e dy pasta-foli Mirela.
-Dega qė ke filluar tė pėlqen?-mė pyeti Mirela.
-Jo dhe aq, dėshiroja pėr gazetari, por nuk donin prindėrit, kam qenė nxėnės i shkėlqyer nė gjimnaz dhe kam shkruajtur nė organe tė ndryshme.
-Mos ke shkruajtur, para dy muajsh, te “Zėri i rinisė” njė tregim pėr njė vajzė qė mbytet nė det se nuk e lanė prindėrit tė martohej me atė qė dashuronte?
-Po, ai tregim ėshtė ngjarje e vėrtetė. E njihja atė vajzė, ishte bionde si ty, me sydeti. Dhe nė atė det qė e donte shumė, pėr atė qė donte shumė i dha fund jetės.
Ajo mė shikonte nė sy e nuk po fliste. Befas nė ata sy pashė dy pika loti si qelibarė. Edhe vetė e ndjeja se po lotoja. Ishte tregimi im i parė dhe ndjehesha i prekur qė kishte gjetur vend edhe te kjo vajzė e bukur tiranase.
-Kėtė tregim ma dha ta lexoja njė shoqia ime, edhe ajo dashuronte njė djalė, qė nuk ia donte familja. Kur e lexova tregimin kam qarė tėrė natėn. E dėshiroja tė tė takoja, por as mė shonte mėndja se do tė takoheshim kėshtu. I rrespektoj shumė njerėzit e letrave. Oh, sa dėshirė kisha tė shkruaja edhe vetė, por nuk mė jepet fare. Pėr mua shkrimtarėt janė njerėzit mė tė mire. Kam dashur tė jem nė shoqėrinė e tyre, por nuk kam patur asnjė rast. Po tė them se edhe pse studion pėr ekonomi, penėn e krijuesit mos e hiq nga dora, mua do tė mė kesh gjithėmonė afėr. Ndenjėm deri vonė. M’u lut ta shoqėroja deri nė shtėpi. E shoqėrova me kėnaqėsi. Tė nesėrmen kur hyra nė klasė pėr tė zenė vend, Mirela qė kish hyrė para meje mė ftoi tė ulesha aty. Kėshtu u bėmė shokė bange. Nė shkrimet e mia tė mėvonėshme, Mirela ishte personazhi kryesor. Tė gjithė na m,endonin tė dashuruar, por ne nuk i kishim thenė gjė, deri disa muaj para mbarimit tė universitetit. Duke e konsideruar shoqe as mė shkonte ndėr mend se ajo mė dashuronte, kėshtuqė unė dashuroja njė tjetėr vajzė nga Vlora, njė vit pasnesh. Njė natė, mbas mbremjes sė dėfrimit, kur morrėm rrugėn pėr nė shtėpinė e Mirelės, ajo, befas, mė fut krahėt nė mes, mė pushton e duke mė pare nė sy mė thotė:
-Mondi, unė tė dua shumė-dhe mė puth tėrė epsh nė buzė. Humba nė puthjet e saj. Ato ēaste magjike i prishi zėri therrės i Dinores:
-Mos ia prish mendjen Mondit moj biondinė, se zemra jote kushedi pėr sa djem rreh njėherėsh?!
Shtangėm. Dinoria rrinte dy hapa larg nesh.
-Largohu prej nesh!-i fola i pėrmbajtur.
-Po largohem, por mos u bėj pre e asaj, qė ka qejf t’i vijnė gjithė meshkujt vėrdallė. Boll u lodhe duke shkruajtur tregime e poezi pėr tė. Shkruaj edhe pėr atė qė kalon netėt poshtė ballkoneve tė konviktit…
U ndamė pa i thenė gjė njeri-tjetrit. Pas njė jave niste sezoni i provimeve. Ditėn e provimit tė pare, Dinora i tha Mirelės se unė doja njė vajzė nga Vlora. Gjithė sezonin e provimeve Mirela nuk mė foli fare.

***
Kishin kaluar tre vjet e gjysmė. Unė erdha emigrant nė Greqi. Me Mirelėn nuk u takuam. Mė telefonoi Dinora mbas kaq vjetėsh. Sa hyra te “Amalia” pėrballem me siluetėn e saj. Rrinte e ulur nė kolltuk, me kėmbėn pėrmbi kėmbė, po aq e bukur e provokuese si dikur. U ēua dhe mė puthi nė tė dyja faqet si tė ishim kushėrinj, apo shokė tė ngushtė. Doja t’i flisja shumė, por ajo e kuptoi dhe mė thotė:
-Sė pari do tė lexosh njė letėr tė Mirelės, pastaj zbrazu me mua. Tė kėrkoj tė falur pėr ē’kam bėrė ndaj jush, por ishin vitet e egoizmit rinor ku dhe unė do tė ēmendesha nga gėzimi po t mė kushtonte kush poezi-dhe nga xhepi i xhakaventos nxorri njė zarf tė madh ku shkruhej, me gėrma kapitale, me ngjyrė tė kuqe emėri im…
“ Mondi! Po mbushen katėr vjet pa u pare. Katėr vjet sa katėr shekuj. Kur u ndava nga ty, pėr mua nuk kishte kuptim jeta. Tė dashurova qysh ditėn e pare qė tė takova, fundi i gushtit 1994, te gabina telefonike. Ti ishe i ndrojtur me mua, vije nga njė qytet tjetėr dhe nuk e njihje jetėn e kryeqytetit, aq mė tepėr dėshirat e vajzave kryeqytetase. Darka e pare, te bari pranė universitetit, ėshtė mė e paharruara pėr mua. Kisha shumė dėshirė tė kisha njė mik poet apo shkrimtar dhe kjo m’u plotėsua kur nuk e prisja. Tė njoha ty. Ti nga unė more frymėzimin edhe nxitjen nė tė shkruar dhe kjo mė lumturonte se ndjeja qė bėja njė punė tė mire. Tė dashuroja pa e shprehur dashurinė. Pse? Se do tė mė merrje pėr ndonjė vajzė mėndjelehtė dhe nuk doja qė tė konsumohesha nė dashurinė time, gjatė viteve tė shkollės, kur vajzat nuk i marrin seriozisht lidhjet me meshkujt. Nė katėr vjet nė bangė do tė ishim aq tė konsumuar po t’i shfaqeshim sa nuk do kishte mė vlerė martesa. Ti e kishe tė vėshtirė tė mė propozoje sepse ruaje njė raport dogmatik midis dashurisė e shoqėrisė, e cila buron nga edukata familjare dhe nga zakonet e trevave tė Jugut. E kisha marrė vesh se ishe lidhur me Valbonėn nga Vlora, ose mė mire qė ajo tė dashuronte ty. Tė mė falėsh por Valbonės i tregova sinqeritetin e ndjenjave qė kisha unė pėr ty. I thashė qė tė doja prej katėr vjetėsh. Ajo as nuk u habit, as nuk mė qortoi. Nuk i thashė qė tė largohej nga ty. Mė vonė mora vesh se ajo ėshtė larguar nga ty dhe jeton e lumtur nė Tiranė, e martuar me njė tjetėr. Edhe tek ne erdhi Dinora pėr tė na ndarė. Ajo nuk mund tė kuptonte ndjenjėn time siē nuk mund tė kuptonte stepjen tėnde dhe lidhjen me Valbonėn. Ndoshta koha tė ka larguar nga unė, kurse mua mė ka afruar edhe mė shumė pranė teje. E nisa kėtė letėr mė shumė qė tė tė sqaroj e tė mėsoj diēka nga jeta jote. I kam lexuar shkrimet e tua nėpėr gazeta. Mė bėhet qejfi shumė qė ke ecur pėrpara me zotėsinė tėnde. Unė jam njohur me njė djalė. Ėshtė tre vjet mė i madh se unė. Mė do. Kėshtu duket me ato qė thotė e bėn pėr mua. Kemi njė vitė qė njihemi, por tė tė them njė sekret: as qė mė ka puthur akoma. Dua kohė qė tė besoj nė dashurinė e vėrtetė. Jetoj pėr ēdo ditė me puthjen tėnde tė parė. Atė puthje e kam rrėnjosur thellė nė zemėr. E mbaj mend mire, ishte 24 maji i 1994-ės. Edhe ti ma ktheve tė puthurėn me tė njėjtin zjarr. Sa u gėzova se mendoja se nuk dije tė puthje.
Tashti qė po tė shkruaj nuk e di fatin e jetės suaj. Tė lutem, nėpėrmjet Dinores, mė shkruaj nė ke ndonjė shqetėsim apo hall qė mund tė tė ndihmoj. Pėr dy muaj mund tė fejohem, ndaj e quaj si detyrim tė marr edhe mendimin tuaj. Te kjo letėr nuk mund t’i shpreh tė gjitha, se ndruhem mos tė lėndoj. Eh, jeta ka shumė tė papritura, por kryesoria ėshtė se njeriu njėherė e vetėm njėherė dashuron me gjithė fuqinė e shpirtit. Pėr ty, Mirela.
Tiranė 5.1.1998
Ngrita sytė nga letra dhe pashė Dinoren. Ajo kishte kohė qė mė shikonte. Shikimi i saj shprehte sinqeritet e dashamirėsi. Shumė vese femrat i heqin me kohėn. U ngrit e mė puthi si shok duke lotuar. Nuk e gjykova pėr ndėrhyrjen fatale qė na bėri nė jetė. Doja qė ta uroja edhe Mirelėn pėr udhėn e re tė jetės, por…
Ika me vrap nga hoteli. Zėri i Dinores mė vinte nga prapa si jehonė e largėt, si tė vinte nga ato vite shkollore…. Ishte zėri i saj apo njė zė tjetėr, qė doja ta dėgjoja nė ato ēaste?…
Athinė, 23.1.1998
“Njė dimėr nė atdhe ėshtė mė i mirė se shumė pranvera nė dhe tė huaj.”
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 7:46 pm

Udha e Qumeshtit-Suzana Zisi

Mblodhi nė njė gjimbajtėse gjirin e saj tė bollshėm dhe tė varur dhe pastaj mbi tė veshi njė bluzė puplin tė bardhė. Duhet tė dukej e rregullt nė ditėn e parė tė punės. Vitet qė kishte ndenjur nė shtėpi, nuk i kishte kushtuar shumė kujdes pamjes sė jashtme dhe mbajtjes sė trupit nė formė. Qėllimi i saj kishte qėnė rritja dhe mirėmbajtja e vajzave tė saj. Ato kishin qėnė gjithēka, jeta dhe gėzimi i saj. Por tani ato po rriteshin dhe asaj i duhej tė punonte qė tė plotėsonte tė ardhurat qė sillte nė shtėpi i shoqi nga puna e tij. U fut nė dhomėn e tyre dhe i pa tek flinin nė shtretėrit prej druri. Nuk u afrua ti puthte nga frika sė mos i zgjonte. Krehu drejt flokėt dhe u nis.Qyteti i vogėl po zgjohej dhe gjysėm i pėrgjumur po pinte kafenė e mėngjesit e nisej pėr nė punė me sytė e pangopur. Ajo banonte nė qoshe fare, ngjitur me korijen, aty ku shpesh shkonte dhe mblidhte thana me vajzat e saj. Thana tė kuqe tė cilat i bėnte prevede dhe i shiste nė treg. Ashtu ishin dhe buzėt e tyre tė njoma, tė kuqe dhe lėkura e fytyrės e butė dhe e lėmuar. E ndiqnin pas kur shkonte nė korije kur gatuante apo bėnte punė. Kur ishin tė vogla sapo filluan tė ecnin, mbaheshin pas cepit tė fustanit tė saj dhe ajo i tėrhiqte nėpėr shtėpi.


Mori autobuzin qė tė ēonte nė qėndėr. Nuk kishte shumė njerėz. Nė karrigen pėrbri saj qėndronte njė grua me njė fėmijė rreth njė vjeē. I bardhė, me flokė tė buta kaēurrela bjonde pėrgjumej dhe ai nė prehėrin e tė ėmės. Pastaj papritur u ngrit nė gjunjė dhe iu kacavirr tė ėmės nė gjoks duke i futur duart nėn bluzė dhe duke zgjatur buzėt e njoma. Kishte etje. Ajo e shtyu dhe u pėrpoq ta ulte nė prehėr por ai iu ngjit me keq. Kėrkonte tė zbėrthente dhumshėm bluzėn e sė ėmės me duart e vogla. Ngulmonte me njė kėmbėngulje instiktive pothuajse tė egėr. Ajo u dorėzua , hapi bluzėn dhe nxorri jashtė majėn e gjoksit. Fėmija mbėrtheu thithkėn me buzėt e buta. Ajo u rrėnqeth. E dinte sė si lėvizte tani qumėshti nėpėr damarėt e trupit dhe grumbullohej nė gjoks pėr tė rrjedhur nė gojėn e njomė tė vogėlushit. Ajo lloj ndjesie e paharrueshme, mė e ėmbla gudulisje, vrapi i marrė i rrjedhės, dhe ēlirimi nė majat e gjoksit si shpėrthim triumfi, tronditja e brigjeve tė rrjedhės deri nė tabanin e poshtėm, ndjenja e ngrohtė dhe e ėmbėl qė mbushte qėnien e vogėlushit. Papritur u ndje e mbushur. Kafshoi pak buzėn e poshtėme dhe ktheu kokėn mėnjanė. Njerėzit nuk shikonin, njerėzit nuk flisnin pėr kėto. Kishte lexuar qė njė nėnė e kishin arrestuar sepse kishte pozuar dhe dalė fotografi me gjoksin nė gojėn e fėmijės dy vjeē dhe e kishin larguar disa muaj nga fėmijėt duke e akuzuar pėr inēest. Gratė nuk tregonin kurrė pėr mrekullinė e rendjes sė qumėshtit, pėr mrekullinė e prekjes sė buzėve tė njoma. Por ajo i dinte mirė tė gjitha kėto. I kishte mbėrthyer tė gjitha dhe i mbante brėnda saj. Fėmijėn e zuri prap gjumi. Thithka i shkau nga goja dhe dy pika qumėsht i ranė mbi faqe. Gruaja futi gjoksin brėnda me ngadalė. Vogėlushi psherėtiu nė gjumė i ngopur me lumturi. Kishte kohė qė vajzat e saj nuk kishin mė moshėn e kėtij vogėlushi. Njėra shkonte nė klasė tė dytė ndėrsa tjetra do futej nė shkollė vitin qė vjen. Po fėmijė ishin dhe ato. Fėmijėt janė gjithmonė fėmijė pėr prindin.

Lokali ku do punonte ishte pothuajse nė qėnder tė qytetit tė vogėl. Njė kafene moderne ku mblidheshin dhe kalonin orėt shumica e nėnpunėsave tė lartė tė qytetit me tė dashurat e tyre. Njė mik i burrit e kishte rregulluar qė ta merrnin pėr tė larė filxhanat dhe pjatat mbas banakut. E ērėndėsi kishte. Mjaft qė tė ēonte ca tė ardhura nė shtėpi. Dyqanet po ngrinin qepallat e qepenta njė nga njė. Ajo shikonte kureshtare pėrmes syve tė tyre. Kaq kohė qė shkonte nė qytet vetėm pėr tė shitur prevedenė nė treg apo pėr tė bėrė pazare vetėm nė disa dyqane tė caktuara. Njerėzit po mbushnin rrugėt. Meshkuj qė dilnin nga shtėpitė dhe merrnin makinat e tyre tė parkuara anės rrugės, femra tė pispillosura me gjysmėn e gjoksit jashtė. Me gjysmėn e gjoksit jashtė... gjokse tė ndryshme femrash, tė bėshme, tė vogla, tė varura, madhėshtorė. Vitrina pėrmes sė cilės ato tentonin tė ndillnin mashkullin. Gjoksi i saj ishte i butė dhe i lėshur, janė enėt e qumėshtit, i thoshtė vajzave sa herė qė pyesnin.

Nė derėn e lokalit u afrua e ndrojtur dhe kėrkoi me emėr personin tek i cili e kishin rekomanduar. Ai e prezantoi menjėherė me vendin e punės dhe i tregoi shpejt e shpejt ēfarė do bėnte gjatė ditės. « Kjo eshtė Lina » i tregoi banakieren e re. Ishte e bukur e njomė dhe e freskėt, me vėshtrim mospėrfillės, tė vetėdijshėm pėr bukrinė qė zotėronte. Kishte njė trup tė hajthėm, tė hollė e tė gjatė me njė gjoks tė hatashėm. Lėvizte me shkathtėsi nėpėr banak merrte porositė dhe servirte. Pėrthithte atė pjesė tė vėshtrimit lakmitar tė klientėve, qė e bėnte tė ndihej mirė dhe tė lulėzonte dhe nxirrte jashtė pjesėn tjetėr. Fjalėve tė hedhura aty kėtu nga klientėt, u pėrgjigjej shkurt me zgjuarsi duke ndezur mė keq lakminė e tyre. Ia nguli sytė formave tė rrumbullakta tė dallueshme aq mirė nėn bluzėn e saj tė hapur nė gjoks. Ē’flokė. Tė drejta si pendė korbi. Flokėt e saj po e humbnin shkėlqimin dalėngadalė ashtu si dhe sytė e zbehtė. Lodhja po e kapllonte nga qėndrimi nė kėmbė. Hera herės hidhte vėshtrimin dhe shikonte klientėt nė sallė. Tė veshur shik, klientė tė klasit tė parė. Herė vinin aty pėr tė pėrfunduar marrveshje biznesi dhe herė thjesht tė pinin ndonjė kafe me tė dashurat e tyre. Ato ishin tė reja, mbaheshin me tė madh, ecnin tė tendosura me gjoksin pėrpara. Nuk kishte ecur kurrė kėshtu. Kishte qėnė njė vajzė e thjeshtė, jo shumė e kėrkuar nga meshkujt tė cilėt nuk mund tia lexonin pasionin dhe dėshirat nėn lėkurėn e ashpėr dhe sytė e palexueshėm. Po ajo i kishte tė gjitha kėto brėnda saj. Ndjente dhe ajo si gjithė tė tjerat dhe ndoshta dhe mė shumė sė ato. Ajo lėkura e ashpėr nė dukje drithėrohej nga ēdo prekje dhe ato sytė e palexueshėm lėshonin shkėndija. Kishte dhe ajo kėnaqėsitė dhe dashuritė e saja. Le tė ecnin ato me gjoks pėrpara duke shkundur tė mbrapmet. Po shkonte ora qė duhet tė linte punėn. Mezi po e priste. Kishte kaluar njė kohė kaq e gjatė pa parė vajzat e saja. Banakierja tjetėr qė ndrronte turnin tashmė kishte ardhur. Hoqi pėrparėsen dhe bėri pėr nga korridori i ngushtė ku kishin dollapet nė tė cilat vendosnin rrobat dhe ēantat. Diku aty tutje pa shpinėn e Linės tė harkuar mbėshtetur nė mur. Koka pak e varur mbrapa dhe sytė e mbyllur pėrgjysėm nga kėnaqėsia. Ngjitur me siluetėn e saj pa trupin e tė dashurit tė saj. Mendoi tė kthehej njėherė, por ndjesia e papėrballueshme pėr tė shkuar nė shtėpi e detyroi tė vazhdonte pėrpara. I shquante ata sa mė shumė qė afrohej. Ai i kishte ulur rripat e bluzės dhe i puthte gjoksin e saj tė mrekullueshem si dy pjepra. Ia pėrkedhelte me dorė dhe i thithte thithkat. Ajo u rrėnqeth pėrsėri. Ndjeu gjoksin ti forcohej. Tentoi tė udhėtonte pas nė kohė, nė skutat mė tė errta tė kohės, larg tepėr tepėr larg. Donte tė zbulonte nėsė ishte bėrė vallė gjoksi pėr tė ushqyer apo pėr kėnaqėsi seksuale. Kush e kishte mėsuar atė mashkullin e parė, Adamin qė tė prekte gjoksin e Evės ? Ia kishte prekur gjoksin para se ajo tė lindėte fėmijėn e parė, apo pasi ajo lindi ? Mos kishte dashur vallė tė provonte atė qė provonte bebja e tyre i parė dhe pastaj fėmija pasi ishte rritur kishte dashur tė gjente nėnėn tek gruaja dhe gruaja fėmijėn tek burri ? Nga vinte dhe ku shkonte vallė udha e qumėshtit? "Janė enėt e qumėshtit... janė enėt e qumėshtit". Kaloi me shpejtėsi pranė tyre duke dihatur, mori ēantėn pa kthyer kokėn doli me vrap pėrjashta dhe hipi nė autobuzin e rradhės pėr tė shkuar nė shtėpi. Trupi i ndizej dhe gjoksi i rėndonte. Ato buzėt e njoma qė prekin gjoksin, rrugėtim i rrjedhės nga kėmbėt krahėt supet pėr tek qėnia tjetėr, ndjesia e prekjes sė lėkurės. Ēfarė vallė tjetėr veē qumėshitit i kalon fėmijės nė gojė nė ato momente? Kjo duhet tė ishte e pafund. Nuk duhet tė mbaronte, nuk duhet tė mbaronte.

Nė shtėpi vajzat e prisnin me padurim. U ul e lodhur nė divan dhe ato e rrethuan tė dyja me pėrkėdhelira. Vajza e madhe iu kacavirr pranė veshit : « Do ma japesh atė ? Dua... » U shtri, mbėshteti kokėn nė prehėrin e sė ėmės dhe e pa me sytė lutės. Ajo nuk foli, futi duart poshtė bluzės, ngriti sutjenin dhe nxorri gjoksin e saj tė varur tė mbushur plot me qumėsht. Vajza zgjati kokėn e etur dhe kenaqėsia rrodhi nga trupi i nėnės nė atė tė fėmijės. Ajo rrugėtoi pėrsėri nė origjinė, atje ku njerėzit janė tė ēliruar tė egėr, si njė rrjedhė ujvare nė njė pyll tė virgjėr.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 7:47 pm

Toni MilaqiJeton tek unė

Mjegulla e dendur na mbėshtillte tė dyjave, ndėrsa ngjisnim rrugėn nė tė dalė tė qytetit. Ndjehesha bosh brėnda meje; njė boshėsi e akullt, e zymtė, si ai mėngjes vjeshte. Kisha marrė me vete njė ēantė me ushqime dhe ēarēafė tė pastėr pėr tė ndrruar. Nuk kishim qėnė ndonjėherė mė tė heshtura se aq ne tė dyja. Nuk kishim fjalė jo. E njėjta gjė bluhej nė mėndjet tona. « Si do bėhej vallė ? » Me siguri qė do shėrohej. Ishte vetėm njė pneumoni dhe nuk ishte ndonjė sėmundje e pashėrueshme. Me aparaturat dhe mjekimet e ditėve tė sotme, nuk mund tė vdistė njeriu nga pneumonia. Por mjegulla e mėngjesit e trashe dhe e hirtė na gėrryente eshtrat e shpirtit.



* * *



- Hajde ma jep ēik faqen tani

- ėėėėėėė Jo, nuk dua, i ke faqet me qime dhe me ēpon.

- Jo, nuk i kam ja shikoje, i kam rruajtur..

Unė afroja duart e vogla prej fėmije nė fytyrėn tėnde dhe provoja nėse faqet e tua ishin mjaftueshmėrisht tė buta pėr tė prekur faqet e mija.

- Mirė pra na, puthi.

Nga eksperienca e dija qė sado tė pėrpiqesha, ti prap do ma mbushje mėndjen per tė me puthur. Ti mė puthje e mė puthje nė faqe dhe pastaj mė thoshe:

- Faqet janė tė mijat, e di ti, nuk dua qė tė lesh asnjeri tjetėr qė tė ti puthi… Tani do tė ti mbyll me ēelės.

Bahkoje gishtėrinjtė e dorės se djathtė dhe i rrotulloje ngjitur me faqet e mija.

- Shtrak – shtruk, ja ti mbylla. Tani nuk do ti puthi mė njeri.



* * *



Doktorėt hynin e dilnin nė dhomėn tėnde. Ti rrije i shtrire pa lėvizur fare nė krevat. Fytyra tė ishtė fryrė dhe flokėt e bardhė tė butė tė elektrizuar, e rrethonin atė si rrezet e nje dielli. Kishe kaluar nje natė tė shqetėsuar edhe pse kishe marrė qetėsues. Tubat e oksigjenit tė qėndronin nė hundė. Merrje frymė me veshtirėsi. Sytė i mbaje mbyllur. Tu afrova dhe tė preka ballin, tė fola. I hape sytė dhe mė shikove, por dukej sikur nuk ishe aty. Shpirti mu shtrydh dhe mė pikoi. Jo. Ti nuk mund tė ikje, nuk mund tė ikje ashtu. Ishte shumė shpejt pėr tė ikur dhe ti kishe vetėm nje pneumoni. Gjeta rastin kur nė dhomė nuk kishte asnjeri dhe u pėrkula mbi fytyrėn tėnde pranė veshit. “ Mos ik – tė pėshpėrita- Mos ik. Njerėzit ikin nga kjo botė, vetėm kur ata pushojnė sė pėrpjekuri pėr tė qėndruar. Ti nuk duhet tė ikėsh, mbahu fort, qėndro…” Ti hape sytė dhe fole me njė zė tė mekur “ Ashtu thua ti?” “Po, ashtu them dhe ashtu eshtė” Nuk mundja tė besoja. Ato fjalėt e mija nė vesh nuk bėne gjė tjetėr, vetėm se shtynė ikjen tėnde edhe pėr njė natė tjetėr.



* * *



- Do ma japėsh faqen?

- Jo, se mė quk ti.

- Hajde, se do tė ta puth si zog kėsaj here…

Unė bindesha dhe tė futesha nė krahėror. Ti mbėshtesje buzėt mbi faqet e mija tė brishta dhe cicėrije « ciu ciu ciu »

- Mirė, ma puthe, mė ler tani tė iki.

- Prit, se do ta puth si maēok , mjauuuu.... prit ta puth edhe njėherė si qenush, humm humm.... si gjel, kikikiiiiii..

- Mirė,... tani mė ler...

- Po kemi harruar si ketėr.... e di ti si puth ketri ?

Dhe unė kurioze afrohesha pėrsėri.



* * *



Pastaj ti nuk reagove mė. Unė ndenja gjithė kohėn aty mbi kokėn tėnde dhe tė degjoja tek pėshpėrisje fjalė pa kuptim. Ēfare thoshe dhe me kė flisje vallė ? Nė njė moment dėgjova qė shqiptove pothuajse qartė « Prisni edhe pak... » Kujt ia the ? Kush po tė pristė aty ku ti nuk doje tė shkoje ? Zemra jote ishte e sėmurė dhe nuk i ēonte mjaftueshem gjak mushkerive, qė tė mund tė shėroheshin dhe mushkėritė nuk i ēonin sa duhet oksigjen zemrės qė tė mund tė punonte normalisht. Ky rreth vicioz ngushtohej e ngushtohej ne grykėn e jetės tėnde.



* * *


- Si thua do ma japesh faqen ta puth ?

- Joooooo

- Pa shikoi pak kėto gishtat e vegjel...

Unė i afrohesha dhe shikoja kurioze gishtat e prerė tė njėrės dorė tėnde. Ishin mė tė shkrurtėr se gishtat normalė dhe nuk kishin thonj. Unė i prekja gjithė kuriozitet dhe luaja me to. Ti mė perqafoje dhe mė puthje pa pushim nė faqe.

- Mė shumė unė dua ketė tė voglin fare - tė thosha dhe e mbyllja nė grushtin tim tė vogėl gishtin tėnd tė vogėl.

- Ngaqė ai eshtė vogėlush si ty prandaj e do.



* * *


Unė nuk i mbaj mėnd pėrvjetorėt e tua. Nuk e mbaj mėnd datėn kur ti ike. Di vetėm qe ishte vjeshtė dhe ditėt rrethoheshin nga njė mjegull e dėndur. Nuk di sa kohė kanė kaluar qė atėherė , sepse ti asnjėherė nuk ke ikur nga mua. Jeton aty brėnda meje…. Nuk tė kam lėne tė ikėsh..... derėn ta kam mbyllur shtrak- shtruk.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 7:47 pm

BURRI QE NUK KISHTE SY
Tregim nga MacKinlay Kantor


Nje lypes ishte duke ardhur qe nga rruga, ne kohen qe z. Parsons sapo doli nga hoteli. Ishte nje lypes qorr qe mbante ne dore ate shkopin e tejperdorur te te verberve me te cilin trokiste me kujdes rrugen nga do kalonte, ne nje perpjekje te fshehte per te kompensuar verberine e tij. Ai ishte nje djalosh kokelesh e qafetrashe: palltoja e tij ishte e yndyrshme ne pjeset e perparme dhe xhepat, ndersa dora i qendronte e hapur mbi koken e shkopit ne nje lloj lidhje te paefekteshme.Mbi sup mbante nje traste te zeze ne te cilen me sa duket kishte dicka qe ai e shiste..... Ajri kishte aromen e pranveresdhe rrezet verdhacuke te diellit ngrohnin asfaltin... Z. Parsons sic qendronte ashtu perballe hotelit, duke ndjere klik- klak-un e te verberit qe afrohej, ndjeu papritur nje keqardhje prej budallai per te gjitha krijesat e verbera..... Mendoi kenaqesine qe i sillte fakti qe ishte gjalle. Ca vite me pare ai kishte qene dicka me shume se nje punetor i thjeshte; tani ai ishte i suksesshem, i respektuar, i admiruar….. agjent sigurimesh… dhe i kishte arritur te gjitha keto i vetem, pa mjete, duke luftuar pertej pamundesive te tij…. Gjithesesi ai ishte akoma i ri. Ajri i kalter i pranveres qe i sillte ndermend eren e fushave dhe shkurreve te egra e mbushi ate me nje ndjesi te kendeshme..... Ai beri nje hap mbrapa, nderkohe qe i verberi i kaloi prane me tak –tukun e shkopit te tij. Kokeleshi u kthye menjehere..... “Degjoni, boss. Me kushtoni vetem nje minute nga koha juaj..... “ Eshte vone. Kam nje takim. Do qe te te jap ndonje gje ? »- foli z Parsons.... « Une nuk jam lypes, boss. Te betohem per kete. Kam dicka te vogel te nevojshme » - ai kerkoi verbtazi derisa vuri ne doren e z Parson nje objekt te vogel.- « Kete une e shes. Nje dollar. Cakmaku me i mire qe mund te gjesh.".... Z. Parson qendroi aty, paksa i bezdisur dhe i sikletosur. Ai dukej teper i pashem me kostumin e tij shik, ngjyre gri , me kapelen gri si dhe shkopin e tij prej bambuje. Sigurisht qe i verberi nuk mund t'i shihte te gjitha keto..... “ Por une nuk pi cigare- tha ai”.... « Degjo, une ve me bast qe ti njeh gjithe ata njerez qe pijne cigare. Nje dhurate e vogel e kendeshme. », u perpoq t'ia mbushte mendjen burri. « Dhe per me teper zoteri, ti nuk do e kishe problem te ndihmoje nje te varfer apo jo? » Ai e kapi z Parsons nga menga..... Z Parsons psheretiu dhe e vendosi ne xhepin e jelekut. Nxorri dy gjysma dollari dhe ia futi ne dore burrit. « Sigurisht qe une do te te ndihmoj ty. Ashtu sic the, mund t'ia jap ndonjeriu. Ndoshta djalit qe qendron tek ashensori »- Ai hezitoi per nje moment duke mos dashur te behet kurioz i merzitshem qofte edhe me nje te verber. » E ke humbur shikimin komplet ? » - e pyeti pastaj..... Kokeleshi futi ne portofol dy gjysmat e dollarit. « Katermbedhjete vjet boss. » Pastaj shtoi me nje lloj krenarie cmendake. « Westbury, zoteri, une jam nje nga ata ».... « Westbury, » perseriti z. Parson. « Ah, po. Shperthimi kimik… Gazetat nuk e kane permendur ate prej vitesh, por ne kohen qe ndodhi, ajo ishte nje nga katasrofat me te medha.”.... “ Ata te gjithe e lane ne harrese “ Djaloshi, terhoqi kembet me pertese. “ Une nje gje mund te them boss: kush ka qene atje, nuk mund ta harroje ate kurre. Gjeja e fundit qe pashe, ishte reparti C qe shembej perdhe nen nje pluhur te madh dhe ate gazin e mallkuar qe derdhej brenda nga te gjitha dritaret e shperthyera..... Z Parsons u kollit. Por shitesi ambulant i verber, ishte tashme ne trenin e fantazise se tij qe e conte mbrapsht ne te kaluaren dramatike. Dhe gjithashtu, ai po mendonte qe mund te kishte me teper se gjysma dollaresh ne portofolin e z Parsons..... “ Vetem mendo per nje cast boss. Ishin njeqind e tete njerez te vdekur dhe dyqind te plagosur dhe mbi pesedhjete nga ata humben shikimin. Te verber dhe te shkalluar”- Ai kerkoi verberisht dhe preku pallton e z. Parson me dore. « Po ju them zoteri qe lufta nuk ka asgje me te tmerrshme se ajo. Nese do i kisha humbur syte ne lufte, patjeter qe do kujdeseshin per mua. Por une isha vetem nje punetor i thjeshte qe punonte per ata. Dhe ja c’me ndodhi. Ti ke shume te drejte. Ja c’me ndodhi, ndersa ata kapitalistet mbushnin xhepat. Ata ishin te siguruar, mos u shqetesoni per ta. Ata-…”.... “Te siguruar,” perseriti ai qe po e degjonte. » Po, kjo eshte ajo qe une shes »-.... « Ti deshiron te dish si i humba une syte ? » - bertiti burri. « Ja ta tregoj une ! » Fjalet zbrazeshin duke mbajtur me vete nje drame te hidhur te studiuar mire dhe te treguar shpesh here per para. « Une isha atje ne repartin C, ne fund te te gjithe njerezve qe suleshin perjashta. Jashte ne ajrin e hapur, gjithsesi ishte me mire, edhe pse godinat shperthenin majtas dhe djathtas. Shume njerez arriten te dalin nga dyert dhe vrapuan jashte. Dhe pikerisht ne momentin kur une isha duke dale, duke u ngjitur aty midis shkalleve te atyre cisternave te medha nje djale mbrapa meje, me kapi nga kemba. ‘Me ler te kaloj une i pari’ me tha. Ndoshta ishte i budallallepsur, nuk e di. Une jam perpjekur ta fal ate brenda shpirtit tim boss. Ai ishte me i madh se mua. Me shtyu mbrapa dhe u ngjit duke shkelur siper meje.Me hodhi ne pluhur dhe iku duke me lene ashtu te shtrire mes gjithe atij gazi helmues qe derdhej mbi mua nga te kater anet dhe mes flakes e gjerave te tjera.... » Ai beri nje gelltitje te studiuar dhe qendroi duke pritur si budalla. Ai mund ti imagjinonte fjalet pasuese : Fat i keq, vella. Tani une dua te.... « Kjo eshte historia boss ».... Fershellima e eres pranverore i kaloi prane e lagesht dhe vibruese..... “ Jo krejtesisht ashtu” Tha z Parsons..... Shitesi ambulant i verber u drodh me nervozizem. “ Jo krejtesisht? Cfare do te thuash, ti?”.... “Historia eshte e vertete.” Tha z Parsons. “ me perjashtim te faktit qe ka ndodhur nga e kunderta ».... « Nga e kunderta ? » Uleriu ai ne menyre te pa sjellshme. » Cfare po thua boss ? ».... « Une kam qene ne repartin C, » tha Z Parsons. “ Ka ndodhur e gjitha nga e kunderta. Ti ishe ai djaloshi qe me hodhe mua ne pluhur dhe u ngjite duke shkelur siper meje. Ti ishe me i madh se mua, Markwardt. ».... Burri i verber qendroi gjate i heshtur duke u gelltitur si nje kale. U gelltit perseri : « Parsons. Per Zotin. Per Zotin ! Une mendoja qe ti... »Dhe pastaj bertiti si nje djall : « Po, ndoshta ka qene ashtu si thua ti, ndoshta ka qene ashtu. Por une jam qorr ! Jam qorr, dhe ti qendron aty duke me lene mua te deklamoj para teje duke qeshur me mua ne cdo minute ! Une jam qorr ! ».... Njerezit ne rruge filluan te kthenin kokat dhe te shikonin ata..... « Ti u hodhe ne pluhur, por une jam qorr ! Me degjon apo jo ? Une jam..... ».... « Te degjoj » tha Z Parsons, « Mos bej kaq shume zhurme per kete Markwardt.... edhe une ashtu jam. »

Perkthyer nga Merita Paparisto
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty Re: PROZE- nga autore te ndryshem.

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 5 1, 2, 3, 4, 5  Next

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi