STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fadil Maloku: Me ēfarė gjuhe foli lidershipi Kosovar?

Shko poshtė

Fadil Maloku: Me ēfarė gjuhe foli lidershipi Kosovar? Empty Fadil Maloku: Me ēfarė gjuhe foli lidershipi Kosovar?

Mesazh  Nimfa Sat Dec 11, 2010 5:00 pm

DITA D. Dita e zgjedhjeve dalėngadalė po ofrohet....Fjalimet dhe oratoria e pėrdorur e kandidateve pėr deputet e sidomos pėr poste tė larta qeveritare nė zgjedhjet e vitit 2010 nė Kosovė, pa mėdyshje qė janė bėrė interesant pėr shumicėn e atyre qė nė njė mėnyrė apo tjetrėn i pėrcjellin kėto diskurse publike elektorale.

Prof.dr.Fadil Maloku
Duket qė vokabulari dhe arsenali i tyre pėr dallim nga zgjedhjet e kaluara nacionale ka njė pėrparim nė kuptimin e asaj qė hetohet se si gjuha ashtu edhe agjenda e premtimeve ėshtė shumė mė cilėsore dhe mė e afėrt me brengat dhe shqetėsimet e publikut kosovar. Kuptohet, nė zgjedhjet nacionale tė viti 2007, agjenda e deputeteve dhe sidomos liderėve partiak me shumė adresohej kah kėrkesat pėr ta bėrė shtetin dhe pavarėsinė nga Serbia, sa problemet e natyrės sociale e ekonomike.
Nėse bėjmė njė krahasim tė kėtyre fjalimeve (herė herė tė zjarrta(!?) dhe debateve publike hetojmė qė gjuha e pėrdorur dallonte si nė formė ashtu edhe nė pėrmbajtje me ato tė vitit 2007. Dallonte, po ashtu si me intonacionin ashtu edhe me mėnyrėn e qasjes ndajė ofertės pėr publikun e gjerė. Dallimi nė fakt, rezultoi jo si pasojė e risive qė futėn liderė dhe subjektet politike aktuale nė agjendat e tyre nė formė tė joshjes pėr publikun, por si shkak i diktatit tė proceseve (pėr tė mos thėnė tė jashtėzakonshme!) tjera qė ndodhėn nė superstrukturėn juridiko-politike (hyrjes sė subjekteve tė reja politike, pastaj raporteve negative ndėrkombėtare pėr punėn e institucioneve, si edhe sidomos perceptimit tė qytetarėve pėr qeverisjen), atė politike, e sidomos ekonomike.
Padyshim qė shkaqet duhet kėrkuar edhe ne qasjen e ashtuquajtur solidare me publikun, gjegjėsisht me qytetarin, pėr tė mos thėnė edhe: popullin, e nė fakt termin qė mė sė shumti ėshtė manipuluar nė kėto zgjedhje!
Aftėsia pra, pėr tė bėrė debate demokratike pėr problemet ekonomike, sociale e sidomos ato politike sot, nė fakt ėshtė njė formė moderne e udhėheqjes sė kampanjave nė tė gjitha vendet qė janė duke pėrjetuar “dhimbjet” e tranzicionit botes.
Sot nė kohėn e teknologjisė masive ėshtė shumė e rėndėsishėm qė aktorėt qė janė pjesėmarrės kreativ tė kėtyre debateve publike, tė shfrytėzojnė benificionet apo strategjitė mė tė sofistikuara nė drejtim tė animimit tė masave tė gjėra apo qytetarisė. Nė vendet siē ėshtė Kosova, padyshim qė nuk nevojitet ndonjė strategji e tillė e sofistikuar edhe pėr njė arsye fundamentale: e qė ajo ka tė bėjė me statusin dhe gjendjen e mbi 7o% te popullatės qė kanė pėrveē problemeve sociale edhe sosh ekonomike e morale.

Kur janė nė pyetje gjuha e kandidatėve pėr lidership tė Kosovės, padyshim qė kėtu pėrveē kėsaj mjeshtėrie kandidatėt e pėrzgjedhur ėshtė dashur tė mėsojnė edhe leksionin e kundėrvėnies si edhe teknikat kualitative tė eskivimit tė pėrgjigjeve sė bashku me njohjen e asaj qė shquhet si “aftėsi racionale” e diskursit publik nė proceset zgjedhore tė njė vendi.
Ėshtė njė praktikė dominuese e proceseve zgjedhore nė botėn perėndimore se nėse njė kandidat qė gjendet nė arenėn konkurruese politike arrin t'i njohė dobėsitė e kundėrshtarėve tė vetė politik, atėherė ai me njė siguri shumė mė tė madhe do tė mund: T’i kontestojė „argumentet“ e forta qė kundėrshtarėt zakonisht i japin atij nė debatet nėpėr mediat elektronike; T’i paraqes faktet nė formė pro et contra; T’i fuqizojė disa nga argumente shtesė qė eventualisht i ka lanė mėnjanesh; T’i shpalos nė mėnyrė kreative argumente mė tė fuqishme nė fund tė debatit, nė mėnyrė qė tė pėrshtypjen mė tė mirė mundshme nė publik.
Nėse u adresohemi gjuhės dhe sidomos mėnyrės sė pėrdorimit tė kėtij mekanizmi nė raport me kundėrshtarėt apo rivalėt potencial pėr postet e institucioneve qeveritare, nė procesin zgjedhor tė kėtij viti, hetojmė qė shumica e kandidatėve nuk e shfrytėzuan sa duhet mekanizmin e “rinjohjes sė CV-ve ”, pėr t’i sfiduar ata pėr postet dominuese nė hierarkinė qeveritare. Qasja e kėsisoj padyshim pėrveē poenėve politik do tė dėrgonte edhe mesazhe tė sigurta pėr vetveten(!) qė nėnkupton njė qasje tejet tė sofistikuar debutuese . Ka shume raste qė dėshmojnė pėr peshėn e mėnyrės se si thuhet njė ēėshtje ne debatin publik kur ballafaqohen pėrveē koncepteve ideologjike, programore, sociale, ekonomike, etj.
Pėr ta ilustruar peshėn e mėnyrės se si duhet tė thuhet premtimi i lidershipit partiak, apo tė paktėn duhet t'i thuhet publikut ky premtim pak para se tė vendosin ata tė shkojnė nė kutitė e votimit, le tė na shėrbejė si mostėr adekuate shembulli i dy kandidatėve amerikan Wesley Clark , i cili nė fazėn e parė elektorale ishte njėri ndėr kandidatėt mė serioz pėr ta marr postin e Presidentit tė 43 tė SHBA-ve dhe kandidatit tjetėr George Bush, i cili nė kėtė fazė nuk kishte edhe aq shumė gjasa ta pushtonte kėtė post! Pra , mėnyra se si iu tha sovranit amerikan, bėri qė Clark tė pėsoi ndėrsa Bush tė fitoi pėr njė nuance tė ngushtė elektorale... Por, nėse u adresohemi mėnyrės se si i thanė premtimet ne fushatėn elektorale 2010, mund tė themi se: ato ishin shumė mė tė bollėkshme; shumė mė tė specifikuara si pėr nga cilėsia ashtu edhe pėr nga pėrmbajtja: shumė mė tė adresuara nėpėr shtresa sociale...etj. Gjithashtu, analiza jonė tregon se nė kėto zgjedhje, pėr herė tė parė kemi njė rrezatim shumė mė optimist dhe shumė mė pozitiv, se sa nė zgjedhjet e vitit 2007. Nė fakt, kėtė optimizėm, padyshim qė e kanė ngritur: ngjarjet negative tė identifikuara si probleme dhe sfida nacionale (krimi i organizuar, veriu i Kosovės, papunėsia, varfėria, e tash sė voni edhe ideja e bashkimit kombėtar me Shqipėrinė(!)etj.: shpresa se do tė realizohen premtimet e dhėna sidomos ato tė sferės sociale: ofertat e zgjidhjeve sociale, etj. Se sa ishte relevante gjuha e lidershipit nė procesin e animimit tė elektoratit mė sė miri do tė mund tė kuptojmė ditėn e diele...kur edhe do tė vendoset jo vetėm legjitimetit i kuvendit por edhe i qeverisjes sė ardhshme qė do vishet me petkun e legaliteti tė lidershipit Kosovar!


Nga Prof.dr.Fadil Maloku
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi