STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fadil Kujofska

Shko poshtė

Fadil Kujofska Empty Fadil Kujofska

Mesazh  Orfe Wed Nov 05, 2008 6:48 pm

Fadil Kujofska
Rolet pėr aktorin janė si fėmijėt

Artisti i madh i skenės shqiptare tregon pėr karrierėn e vet artistike. Ai tregon pėr dashurinė e tij tė madhe pėr skenėn dhe profesionin e aktorit. Fadil Kujofska shprehet se publiku ėshtė i etur pėr krijimtari tė mirėfilltė skenike dhe mungesa e fondeve dhe e politikave tė duhura qė duhen ndjekur nė ēdo teatėr tė Shqipėrisė ėshtė njė barrierė pėr realizimin skenik tė krijimtarive tė shumta. Rolet e shumtė tė tij si nė skenėn e Teatrit Kombėtar ashtu edhe ato kinematografikė vazhdojnė tė jenė tė dashura pėr publikun shqiptar.

-Fadil Kujofsa njihet nga publiku si njė aktor komik. Kaq komik jeni edhe nė jetėn e pėrditėshme?
Specialistėt e skenės dhe ekranit na konsiderojnė si aktor tė karakterit. Unė kam patur fatin dhe rastin qė tė interpretojė nė disa role nė komeditė dhe telekomeditė dhe u ėshtė krijuar kjo pėrshtypje teleshikuesit dhe spektatorit shqiptar. Nuk ėshtė keq tė jesh aktor i humorit. Me keqardhje ju pohova se pushimet e mia kanė filluar qė nga janari me kėtė kam parasysh se angazhimi im nuk ka qenė fort i mbarė.
-Teatri Kombėtar, ku ėshtė ai dhe sa aktive dhe tė ndjekura janė shfaqjet e tij?
Si e pohova edhe mė parė ky vit nuk ka qenė fort i mbarė pėr institucionin qė unė militojė dhe bėj pjesė. Kam parasysh qė fondet e akorduara nga Ministria e Kulturės nuk kanė qenė tė mjaftueshme qė ky institucion tė krijojė njė normalitet nė krijimtarinė e kėtij institucioni. Megjithatė mė shumė mė intereson e ardhmja. Nė bazė tė deklarimeve zyrtare qė ka bėrė drejtori i ri i Teatrit Kombėtar shpresojmė qė nga fundi i shtatorit tė fillojė puna e re, tashmė shfaqjet qė kanė fituar tė drejtėn e tė vėnit nė skenė janė shpallur nga drejtori. Nė fund tė shtatorit do tė kemi dhe premierėn e parė nė skenė.
-Si e shikoni ndryshimin e drejtorit dhe sa ndikon ky ndryshim tek aktorėt dhe fluksi i shfaqjeve tė vėna nė skenė?
Nuk do tė mė pėlqente t’i hynim kėtij diskutimi. Nė Teatrin Kombėtar ėshtė punuar historikisht dhe vlerat e punės do t’i vlerėsojė vetė koha nė mėnyrė tė paanshme. Secili drejtues qė vjen dhe ikėn lė gjurmėt e veta. Ka patur punė tė mira ashtu si ka patur edhe dobėsi por mendoj se tė gjitha forcat krijuese dhe administrative dhe mbi tė gjitha politikat kulturore qė duhet tė ndiqen nė teatėr duhet tė jenė shumė tė qarta me qėllim qė ky institucion i rangut kombėtar tė justifikojė ekzistencėn e vet dhe tė pėrmbush mė mirė detyrat qė ka karshi kombit shqiptar. Meqėnėse ėshtė i vetmi Teatėr Kombėtar nė Republikė merr pėrparėsi dhe detyrimisht duhet tė krijojmė politika tė tilla kulturore nė mėnyrė qė ēdo drejtues apo menaxhues tė jetė nė vendin e vet ku tė spikati puna me efiēencėn e vet pėr tė realizuar tė gjitha objektivat qė ka ky institucion.
-Si ka qenė interesi i publikut?
Ėshtė i vetmi bashkėpunėtor historik dhe kam pėrshtypjen se publiku me njė nivel kulturor ėshtė i etur pėr tė parė krijimtari tė mirėfillta skenike qoftė nė Teatrin Kombėtar, nė TKOB-nė apo nė Teatrin e Estradės aty ku luhet arti i gjallė skenik. Ndaj kėtij publiku nė kemi shumė detyrime dhe prandaj e theksova mė parė se duhet marre me shumė seriozitet duke filluar nga unė dhe deri tek ēdo krijues, apo punonjėsi tė Teatrit Kombėtar.
-Fadil Kujofsėn e shohim mė shumė nė pjesė teatrale sesa nė ato kinematografike. Kinokomedia “Dy herė mat” vazhdon tė shihet edhe tani ashtu sikurse pėr herė tė parė…
Ėshtė njė kinokomedi qė krahas disa kinokomedive tė tjera, kėtu mund tė pėrmendim “Kapedanin” e tė tjera me radhė, qė vazhdojnė tė mbushin ekranin e shumė familjarėve. Ėshtė njė komedi e Bujar Kapexhiut ku sė bashku me aktorė tė tjerė qė sot nuk ndodhen mes nesh si ėshtė i ndjeri Aleko Prodani apo Pavlina Mani dhe vetė Bujar Kapexhiu, Alfred Bualoti jemi pėrpjekur qė tė realizojmė njė film tė thjeshtė dhe mendoj se diēka ėshtė arrirė pėrderisa ka dy dekada e gjysmė qė vazhdon tė shfaqet disa herė nė vit. Ėshtė njė film qė nuk tė mban tė goxhduar pėrpara ekranit, dhe amvisat e pėlqejnė shumė pėr kėtė arsye. Pa dushim qė ndjej njė ngazėllim kur dėgjojė tė tilla vlerėsime dhe dėshiroj tė kem sa mė shumė kinokomedi.
-Cili ėshtė vizioni juaj pėr aktorėt e rinj qė do tė ndjekin rrugėn tuaj dhe do ju pasojnė?
Unė nuk do t’i ndaja kėshtu. Unė nė ēdo fushė tė jetės politike apo edhe shoqėrore jam partizan i atij mendimi qė ligjet e natyrės dhe ligjet e zhvillimit janė tė pandashme kėshtu ėshtė edhe nė fushėn e krijimtarisė, sigurisht qė ka patur njė plejadė, ēdo dhjetė vjeēar nxjerr elementin, unė kam besim qė vit pas viti tė tjerė talente tė rinj jo vetėm qė do tė zėvendėsojnė ata qė nuk ndodhen mė mes nesh por do ta ēojnė mė tej kėtė arritje qė tashmė dihet se teatri jonė skenik apo filmik ėshtė krijuar shumė vonė, pas ēlirimit dhe ėshtė shumė pak pėr njė komb dhe ėshtė bėrė njė punė e konsiderueshmė. Ėshtė krijuar shkolla, akademia dhe shkolla e vėrtetė ėshtė krijimtaria e brezave qė nuk jetojnė mė por qė kanė lenė kontributin dhe gjurmėt nė rrėnjėzimin e qindrave apo mė shumė veprave skenike apo filmike. Kam parasysh kėtu kalibrat e Naim Frashėrit, Piro Kovaēit, Kadri Roshit, Violeta Manushit, Tinka Kurtit, Margarita Xhepės etj, dhe veprimtaria krijuese e kėtyre emrave tė mėdhenj.
-Vajza juaj studion nė Akademinė e Arteve pėr aktrim, dramė. Ka qenė shtysa juaj apo dėshira e saj?
Ashtu sikundėr po shndėrrohen kėto institucione kulturore, skenike vėshtirė ėshtė sepse ky brez do tė gjej mbėshtetje. Teatėr dhe art nuk zhvillohet vetėm nė Tiranė. Unė me keqardhje vė re se pjesa mė e madhe e teatrove qė janė nė rrethe nuk e kryen deri nė fundė apo nuk e kryen fare misionin qė ka. Trupat ekzistuese qė janė trupa profesioniste nuk janė tė plota, nuk janė tė plota nė numėr por mė kryesorja ėshtė se nuk kanė aktivitetin e plotė edhe kjo do sjelli vėshtirėsi pėr kėta tė rinj qė kanė pasion artin skenik dhe detyrimisht do t’u frenohet pasioni. Me lulėzimin e teatrit privat nuk ėshtė se plotėsohen kėrkesat e atyre studentėve qė mbarojnė pėr aktrim apo pėr regji sepse nuk do tė punojnė direkt nė profesionin e tyre dhe direkt politika dhe institucioni shtetėror duhet tė shqetėsohet mė shumė pėr fatin e kėtyre teatrove nėpėr rrethe ku pėrfshij edhe Tiranėn. Sot lexova nė gazetėn tuaj problemin e Estradės sė Tiranės e cila nuk ka njė godinė ku tė ushtrojė aktivitetin e vet. Tirana njė qytet gjithmonė e nė rritje tė numrit tė popullsisė ndjen njė nevojė pėr humorin. Ky ėshtė njė problem qė kėrkon zgjidhje. Edhe kėta studentė qė dalin nga Akademia e lartė e Arteve duhet tė kenė njė institucion zyrtar, sepse atje mund tė ketė prurje tė mėdha por nuk kanė ku ushtrojnė profesionin e tyre. Ndaj dhe njėsitė vendore duhet tė mendojnė seriozisht pėr kėtė punė.
-Para viteve 1990 arti skenik apo edhe filmi ka pasur njė aktivitet mė tė madh. Tani ka njė rėnie ky art…
Mendoj se ndikojnė shumė faktorė nė kėtė ēėshtje. Para viteve 90 e tillė ka qenė politika e shtetit sepse prodhimtaria lidhet me buxhetin. Ministria e Kulturės ishte pjesė e Ministrisė sė Arsimit dhe njė buxhet i konsiderueshėm shkonte pėr institucionet kulturore dhe artistike. Sot nuk ndodh kėshtu. Politikat kulturore realizohen me fonde veēanėrisht sot ku ne jemi pjesė e ekonomisė sė tregut. Institucionet private si televizionet etj, janė mė tė fuqishme se ato shtetėrore. Midis kėsaj gare duhet tė bėjnė pjesė edhe politikat kulturore. Unė si pėrfaqėsues i buxhetit jam i mendimit se shteti duhet tė financojė dhe tė plotėsojė kėrkesat ekonomike, natyrisht qė pas plotėsimit tė kėrkesave duhet tė ushtroj kontroll nė mėnyrė qė kėto institucione tė plotėsojnė detyrimin ndaj kombit tė vet.
-Nėse do tė ekzistonte njė teatėr privat si janė sot televizionet ēfarė do tė ndodhte?
Do tė krijohej njė garė, problemi ėshtė qė biznesi shqiptar nuk ka marrė njė sipėrrmarrje tė tillė. Teatri ėshtė buxhetor dhe ai financohet nga shteti. Ka nisur njė teatėr i tillė privat nga Gėzim Kane, regjizori, ėshtė njė teatėr shumė i bukur dhe mendoj se do tė jetė njė hap i mėtejshėm qė do tė pasqyrojė kėtė luftė dhe kėtė pėrmbushje misioni qė ka arti skenik.
-Kė do tė veēonte Fadil Kujofsa nga rolet e tij tė shumtė tė luajtur?
Thonė se rolet e artistit janė si gishtat e dorės, njėlloj tė dashur. Unė do tė rendisja disa pėrsonazhe. Kam luajtur njė personazh tė letėrsisė botėrore me emrin Zhreku, ėshtė njė rol i dashur, njė vit mė vonė kam luajtur shokun Shur tė “Furnalta” tė cilin e kam interpretuar edhe mė vonė, ėshtė njė kinez. Mė vonė kam luajtur nė njė telekomedi me tė ndjerin Ferdinand Radi, “Pak fresk sonte”, kam patur njė rol shumė tė dashur nė njė komedi tė Maku Pone nė vitin 1976-1977 nė Gjirokastėr, nė rolin e Kici Qoses, njė laluc. Ngjarjet zhvilloheshin nė vitin 1944, ėshtė njė rol qė nuk e harroj kurrė. Personazh tjetėr ėshtė Sėr, Tobi tek “Nata e dymbėdhjetė” e Shekspirit, doktor Adhamudhin tek “Pas vdekjes” me regjizor Fatos Haxhiraj. Janė edhe role tė tjera nė film si ėshtė “Dy herė mat”, Cuku, tek “ Agimet e stinės sė madhe”, ėshtė njė film me regji tė Albert Mingės etj.
-Roli i fundit qė keni luajtur nė teatėr para pushimeve?
Nuk kam patur njė aktivitet kohėt e fundit. Kam pasur njė aktivitet me trupėn e Korēės me regji tė Guri Koēos, ishte njė komedi e Adelina Balashit ku pėrsėri isha partner me Aleko Prodanin. Ky ishte roli i fundit qė kisha nė mbyllje tė vitit 2005. Nė vitin 2006 nuk kam patur fatin si mjaft koleg dhe kolege tė mia tė kishim njė jetė tė ngjeshur me krijimtari.
-Keni shumė vite qė jeni i pranishėm ne skenė. Sa ka qenė kėnaqėsia dhe lodhja pėr tė luajtur kėto role?
Ajo qė tė mobilizon tė gjithė qėnien si ,shoqėrore, fizike apo profesionale ėshtė ballafaqimi me publikun. Ky ėshtė provimi mė i vėshtirė nė jetė dhe ėshtė provim qė zgjat sa gjithė jeta e artistit. Sa ėshtė jeta e artistit aq ėshtė edhe jeta e emocioneve pėrpara publikut. Artisti i vėrtetė nuk ka pėrllogaritur asnjėherė fitimin. Asnjė artist nė Shqipėri nuk luan pėr interes.
-Artistėt nė Shqipėri janė tė varfėr…
Sigurisht, janė njė shtresė qė nuk janė tė pasur. Ne jemi njė kategori qė mund tė barazohemi me arsimtarėt pėr nga niveli ekonomik. Pagat tona janė thjesht minimale pėr mos tė thėnė mė keq, dhe kjo ėshtė njė nga arsyet qė artisti i skenės e do ekrani, ai lufton me veten e tij pėr hirė tė dashurisė qė ka pėr kėtė profesion dhe nuk e braktis atė.
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi