STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fadil Hasa

Shko poshtė

Fadil Hasa Empty Fadil Hasa

Mesazh  Nimfa Wed Nov 05, 2008 5:53 pm

Fadil Hasa
Flet aktori i njohur i humorit, Fadil Hasa: Largimi nga estrada dhe planet

Flet aktori i njohur i humorit, Fadil Hasa: Largimi nga estrada dhe planet

“Tani qė fitoi Berisha, sėrish nė skenė”

Blerina Goce

Ēfarė tha para tetė vitesh

“Nuk do tė kthehem nė skenė pa ardhur mė parė nė pushtet Partia Demokratike dhe Sali Berisha”. Kėshtu tha para se tė largohej nga skena tetė vjet mė parė, aktori durrsak Fadil Hasa. I bindur se e majta, atėherė nė pushtet nuk tregonte interesin e duhur pėr humorin dhe estradėn Fadil Hasa mori kėtė vendim, i cili nė fakt nuk qe njė zgjedhje e dėshirueshme pėr tė. I bindur dhe me shpresė se forca e djathtė qė do tė marrė pushtetin do tė kujdeset mė shumė pėr artin, Hasa thotė se akoma estrada po vuan krizėn e para 10 viteve. “Mė vjen keq qė gjatė dy vjetėve s’ka dalė ndonjė njeri me premierė nė Shqipėri. Mė pėlqen deri diku “Portokallia”, por pėrsėri duhet mė shumė. Jeta artistike nė drejtim tė humorit ka rėnie. Dora e shtetit nuk ndihet dhe rrogat pėr aktorėt e estradės janė tė ulėta. Asnjė reformė nuk ėshtė bėrė. Mund tė ishte menduar mė mirė, qė artistėt tė mos ishin nė dorė tė shtetit me 140 mijė lekė nė muaj. Artistėt merren me punė tė tjera”, thotė Hasa, duke shpjeguar edhe gjendjen e vėshtirė tė aktorėve sot. “Situata ėshtė shumė e ndėrlikuar, duhet ndėrhyrje kirurgjikale sa mė e shpejtė. Duhet bėrė njė reformė e thellė, plane nė letėr tė shkruara mirė”, thotė Hasa, duke shtuar se gjatė kėtyre viteve me dashje apo pa dashje nė drejtim tė artit e tė humorit nuk ėshtė bėrė absolutisht asgjė dhe shpresa e madhe ėshtė qė ēdo gjė tė riparohet sa mė parė.

Para tetė vjetėve ai deklaroi se nuk do tė ngjitet mė nė skenė, nėse nuk merr pushtetin Sali Berisha. Ishte viti 1997 dhe aktori Fadil Hasa ndihej mė i zhgėnjyer se kurrė nga qeveria e asaj kohe dhe mundėsitė qė ofronte skena dhe estrada. “E majta nė pushtet e shkatėrroi, s’diti ta pajtojė artin me seriozitetin e duhur”, thotė aktori nė njė intervistė pėr “Tirana Observer”, duke shtuar se “estradat janė lėnė nė mėshirė tė bashkive, tė cilat nuk e dinė se pėrveē rrugėve duhet edhe arti”. Por tani mendon t’i rikthehet mikeshės sė vjetėr, me shpresėn se gjėrat do tė ndryshojnė dhe qeveria e re do ta ketė humorin mė nė qendėr tė vėmendjes. “Shpresoj se ky shtet i ri qė do shpallet tė ketė mė shumė konsideratė, tė tregojė mė shumė kujdes pėr artistėt”, thotė ai, ndėrkohė qė tregon me ēfarė ėshtė marrė gjatė gjithė kėtyre viteve dhe planet e sė ardhmes.
Me ēfarė po merret Fadil Hasa tani?
Asnjė gjė tjetėr. Pres tė montohen dy filma, ku kam marrė pjesė, njėri nė Itali, tjetri nė Francė. Njė film ka tė bėjė me marrėdhėniet shqiptaro-kineze me skenar tė Besnik Mustafajt dhe regji tė Besnik Bishės. Ėshtė njė kinokomedi qė nė qendėr ka Mao Ce Dunin. Unė kam rolin e arixhiut, i cili mendoj se ėshtė njė rol i suksesshėm. Operatori ėshtė italian, Mino Ēileste.
Filmi tjetėr ėshtė me regji tė Artan Minarollit dhe ka nė qendėr komunitetet fetare shqiptare. Filmi ėshtė xhiruar nė Berat dhe po montohet nė Francė. Nė film interpretojnė edhe aktorė tė tjerė si: Ndriēim Xhepa, Robert Ndrenika, Agim Qirjaqi etj. Filmi trajton temėn e marrėdhėnieve midis komuniteteve fetare. Unė kam rolin e njė myslimani tė ndershėm, qė ėshtė kryesor nėpėr situatat e filmit. Njė mysliman i ndershėm me bindje paksa tė theksuara fetare, anėtar i Komunitetit Mysliman. Filmi do tė shfaqet nė tetor nė kinematė e Shqipėrisė. Duke pritur tė pėrfundojnė filmat nė kėto kohė, po bėj pushimet deri nė fund tė shtatorit, kur pres tė rifilloj punėn.
Ju keni thėnė se nuk dilni nė skenė pa ardhur nė pushtet Sali Berisha. Tani qė mori pushtetin do t’i riktheheni skenės?
Nuk ėshtė puna se do tė vijė nė pushtet PD-ja apo ndonjė forcė tjetėr. Edhe tė dua tė dal nė skenė, nuk besoj se kam pėr tė dalė nė kėto kushte qė ėshtė katandisur sot estrada. Qė nė vitin 1997 nuk kam shkelur nė skenėn e estradės. Por edhe ajo pjesė e estradės qė nuk bėri premtimin se nuk do tė dilte nė skenė, ka vėnė vetėm dy premiera nė tetė vjet. Shpresoj se shteti i ri qė do shpallet tė ketė mė shumė konsideratė, tė tregojė mė shumė kujdes pėr artistėt.
Me ēfarė jeni marrė gjatė kėtyre viteve qė nuk keni qenė nė skenė?
Me asgjė tjetėr, pėrveē se me artin, humorin. Edhe nėse do tė dua tė bėj gjė tjetėr nuk mund tė bėj, pėrveē se art. Nė ēdo profesion tjetėr edhe po tė marr iniciativėn jam i dėshtuar.
Keni menduar tė interpretoni ndonjėherė jashtė fushės sė humorit?
Nė dy filmat e fundit ka situata dramatike tė mirėqena, qė s’kanė lidhje me humorin. Sigurisht, do ta pranoja me kėnaqėsi njė rol tė mirėfilltė dramatik. Kėshtu do tė provoja edhe veten, por nuk mė ėshtė ofruar njė rol i tillė. Edhe regjisorėt ne aktorėve tė humorit na ofrojnė vetėm role brenda kėsaj natyre.
Cilėt janė ata role qė keni mė pėr zemėr?
Nuk veēohen rolet. Por role tė veēanta janė ato qė japin sadisfaksion, ata role qė kanė mbetur nė popull. Nė jetėn time kanė qenė personazhe tė ndryshėm, emra tė ndryshėm: Saferi, Halimi etj., qė publiku i mban mend dhe mi servir nė rrugė.
Ē’lidhje ka pėr Hasėn humori me detin?
Deti ka shumė humor. Duke qenė se je i veēuar, pasi nė marinė nuk ishim mė shumė se 20 veta, secili nxjerr mė nė pah veēantitė e tij. Shokėt konstatonin tek unė qė isha tip shumė gazmor, qė pėrpiqesha tė gjeja ndonjė tė metė te tjetri, ta vija nė humor.
Cili ėshtė ai person qė tė ka pėrkrahur mė shumė nė fillimet e tua si artist?
Mė tepėr nga tė gjithė mė ka pėrkrahur dhe ndihmuar regjisori Gjergj Vlashi. Mė ka dhėnė drejtimin dhe rrugėn qė duhej tė ndiqja, kurse mė vonė mė ka besuar role kryesore nė shfaqjet qė drejtonte.
Cilėt janė ata kolegė me tė cilėt ke bashkėpunuar mė tepėr dhe nga tė cilėt ruan kujtime tė bukura?
Kryesisht ruaj kujtime me grupin e kolegėve tė Estradės sė Durrėsit, por edhe me Skėnder Sallakun, Paulin Preka, Zyliha Miloti etj.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi