STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ne zemrat e analisteve Kosovar ka atdhe e patriotizem.

Shko poshtė

Ne zemrat e analisteve Kosovar ka  atdhe e patriotizem. Empty Ne zemrat e analisteve Kosovar ka atdhe e patriotizem.

Mesazh  lutfi coka Fri Jun 17, 2011 9:17 pm

Degjova me vemendje analistet Kosovare ,ne nje emision kushtuar Lidhjes Shqipetare te Prizerenit.U kenaqa qe paska njerez apo shqipetare qe ne zemren e tyre paska akoma dashuri per Atdhe ,komb e shqiptari.Eshte harruar apo nenvleftesuar kontributi i madh i lidhjes heroike te Prizereni.Ne momentet me te veshtira qe kalonte kombi yne trim ,heroik dhe i pamposhtur ndaj cdo armiku qe ka kaluar mbi trojet tona,ne kushtet kur shqiperia po ndahej ne kafshata midis fuqive te medha,buroi furishem,herizmi,patriotizmi,ne zemrat dhe ne mendjet e burrave me te mire dhe guximtare te popullit,vendosmeria deri ne vdekje per te ruajtur shqiperine ,nga keto synime grabitcare te fuqive te medha.
Ata me mendje te qarte,me ide te larta patriotike,me guxim te madh iu vune punes per te qendruar barrikade ndaj ketyre sulmeve.Duke kombinuar zgjuaresine e shqipetarit me trimerine e tyre, vendosmerine me heroizmin e tyre,luftuan me pushke e pene per nje qeveri qe enderrouan gjate tere historise,per nje shtete qe do udhehiqte trimat ne lufte,per nje shtet qe do shpallte pavaresine,dhe sovranitetin e kombit tone.
Kaloi dhjete qershori dhe askush ne shqiperi nuk u kujtua per kete date sa histotike aq dhe madheshtore.Kjo dukuri per mohimin apo nen vleftesimin e historise se lavdishme vihet re dhe ne tekstet shkollore qe nuk i kane kushtuar per te mos thene harruar fare kete pjese te historise.Prandaj mu be zamra mal,kur analistet Kosovare ,kishin ne zemer akoma ndenjen kombetare,vleresim te historise per te mos e lene ne dhomen e harreses apo per te mos e mohuar dhe fare.Ra politika dhe futi percarjen ,duke mohuar bashkimin,duke harruar vlerat e historise qe shkruar me pushke e me gjak shqiptari,Kjo do te jete shume negative spse rinia do ta harroje fare dhe bile nuk ka deshire ndoshta te jete shqipetare,Pa njohur te shkuaren ,nuk ka te tashme dhe pa te tashmen nuk ka te ardhme.Do te jete vone kur te kujtohemi ,por atehere cdo gje ka marre fune dhe nuk riparohet me.Mesazhi im te studiojme te kaluaren,te konsulidojme te tashmen dhe te kemi themelet e te ardhmes.
Analiste dhe intelektual shqipetare,politika te merret me politik,ndersa ju merruni me edukimin patriotik ,atdhetar e kombetare te rinise dhe kombit tone..Mesoni nga analistete Kosovare,....[i][justify]

lutfi coka

Numri i postimeve : 25
Registration date : 26/02/2011

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi