STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkrimtare shqiptare

2 posters

Faqja 5 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5

Shko poshtė

Shkrimtare shqiptare - Faqe 5 Empty Re: Shkrimtare shqiptare

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 8:43 pm

Zef Serembe

Zogjte e bukur kendojne me hare
Po zemra do me plas mua ne gji
I merguar qaje jeten ne kete dhe
Merzitem ne katund, merzitem ne vetmi..
Tere shkelqimi me hapet para vedit
Qe me zgjon trute e mia ne mendime shume
Ah! ē mu doq zemra mua te shkretit
Aq sa pushoje vetem kur bie ne gjume.
Arberia matan detit ne na kujton
Se te huaj jemi ne kete dhe
Eh! sa vjet shkuan e zemra nuk harron
Qe nga Turku mbetem pa memedhe
Hakmarrja na jep shprese e na ndriēon
Seē po fryne ere e akullt me ze
Seē ka qene arbereshi sot po harron
E si vjen turp aspak te rri e te fle
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shkrimtare shqiptare - Faqe 5 Empty Re: Shkrimtare shqiptare

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 8:44 pm

Nostalgi

- Sergej Esenin -

Te kujtohen ato nete mike e dashur?
Shetitjet tona buze Neves se ngrire
Nen dritat e zbehta te fenerve te vjeter
Dy zemra, dy duar pa then naten e mir

Nuk ta harroj akullin ne qerpik
Ne syte e tu te kalter qe rrinin si kurora
Pushkinin recitoje gjat bulevardit antik
Dhe putheshim me zjarr gjer te Aurora

U ndame mike e dashur, u ndame pa deshire
Si akulli mbi Neve qe cahet nga pranvera
Malli me keput tek degjoj Nataline
Lermontovin tend sonte ma sjell Era.

- perkthyer nga Jusuf Vrioni -
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shkrimtare shqiptare - Faqe 5 Empty Re: Shkrimtare shqiptare

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 8:46 pm

Sergej Esenin

Ere, ere e debores, moj ere
Merrmi vitet ne krahet e tu
Dua djalke te jem dhe nje here
Apo lule e lugines diku,,

Nen nje fyell bariu plot dhimbje
Dua syte t'i mbyll ne harrim
Zile yjesh, me boren e mbremjes
te me bien ne vesh pa pushim

Oh! sa bukur e dredh ajo kengen
Ne tufan deshperimi kur derdh
Do te desha diku me nje kembe
ndane rruges te rrija, si bredh

Hingellima ne terr kur te ndjeja
te pushtoja kacuben perbri..
Zgjati putrat, o henez, drejt meje
Merrmi brengat ne qiell tek ti
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shkrimtare shqiptare - Faqe 5 Empty Re: Shkrimtare shqiptare

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 8:47 pm

Georges Brassens (1920-1982)

Percjella martesore

Martesa dashurie, martesa per para,
Kam pare te martohen plot burra edhe gra,
Qofte zotrinj te larte, qofte njerez te mjere,
Qe mbahen si floktare, qe hiqen si notere.

Po dhe sikur te rroja sa ē’do te rroje kjo bote
Do ruaja perjete kujtimin gezimplote
Te asaj dite dasme, kur nena e ati im
Ne dyert e bashkise shkuan per celebrim.

Dhe qe t’iu them te drejten, mbi qerren prej dru lisi,
Qe e terhiqnin miqte dhe e shtynte farefisi,
Te dy dashnoret e vjeter e bene ate martese
Pas shume vjet dashurie, pas shume vjet fejese.

Percjelle si e jona s’kish bere vaki mbi toke
Sa s’na perpinte turma me syte kokerdhoke.
Sehir rrinte na bente nje bote e pavlere,
Qe nje te tille dasme s’kish pare asnjehere.

Ja ku nis e fryn era qe ngre me pikellim
Femijet e korit, bashke me kapen e atit tim.
Ja ku nis bie shiu me pikat e medha,
Sikur kete martese kerkon ta ndale se s’ka

Nusen me sy perlotur kurre s’kam per ta harruar,
Qe nje tufe lulesh tundte si kukull neper duar.
Une per ta ngushelluar, me sa kisha fuqi
I bija harmonikes si ne nje liturgji.

Me grusht kanosnin qiellin gjithe femijet e nderit.
Therrisnin: “Vazhdon dasma, ne emer t’Jupiterit!”
Paēka se njerezit tallnin, paēka se zotat s’donin,
Dasma vazhdonte punen dhe nusen e uronin.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shkrimtare shqiptare - Faqe 5 Empty Re: Shkrimtare shqiptare

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 8:48 pm

Pablo Neruda

Mund tė shkruaj

Mund tė shkruaj vargjet mė tė trishta kėtė natė.

Tė shkruaj, pėr shėmbull:”Nata ėshtė yjėsuar,
Dhe drithėruesit, tė kaltrit yje, atje larg.”

Era e natės sillet nė qiell dhe kėndon.

Mund tė shkruaj vargjet mė tė trishta kėtė natė.
E doja, dhe ajo mė donte nganjėherė gjithashtu.

Nė netė si kjo e kisha ndėr krahėt e mia.
E puthja aq shumė herė nėn qiellin e pafund.

Ajo mė donte, dhe unė e doja nganjėherė gjithashtu.
E si tė mos doja tė tillė sy tė mėdhenj tėrheqės.

Mund tė shkruaj vargjet mė tė trishta kėtė natė.
Duke menduar qė nuk e kam. Duke ndjerė qė e humba.

Tė dėgjoj natėn e pamasė, mė e pamasė pa tė.
Vargjet bien mbi shpirtin si mbi barin vesa.

Po ē’rėndėsi ka kur dashuria ime nuk mund ta ruante
Nata ėshtė yjėsuar dhe ajo nuk ėshtė me mua.

Kjo ėshtė e gjitha. Sė largu dikush kėndon. Atje larg..
Shpirti im nuk ndjehet mirė se e humbi atė.

Si tė jenė duke kėrkuar sytė e mi vėshtrojnė pėr tė.
Zemra ime vėshtron, por ajo nuk ėshtė me mua.

E njėjta natė qė zbardhėllon tė njėjtat pemė
Ne vetė, ata tė atėhershmit, nuk jemi tė njėjtėt.

Mė nuk e dua, ėshtė e qartė, por sa shumė e doja
Zėri im vėshtron pėr erėn qė tė takojė veshin e saj.

E tjetrit. Do jetė e tjetrit. Si para puthjeve tė mia.
Zėri i saj, trupi i saj i tejdukshėm. Sytė e saj tė paskaj.

Unė nuk e dua, ėshtė e qartė, por mbase e dua.
Ėshtė kaq e shkurtėr dashuria, dhe kaq i madh harrimi.

Sepse nė netė si kjo e mbaja atė mes krahėve,
Shpirti im ndjehet keq qė e ka humbur.

Megjithėse kjo ėshtė dhimbja e fundit qė ajo me shkaktoi,
Dhe kėto janė vargjet e fundit qė unė ja shkruaj.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shkrimtare shqiptare - Faqe 5 Empty Re: Shkrimtare shqiptare

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 8:48 pm

Pablo Neruda

DALENGADALĖ VDES….

Dalngadalė vdes ai qė bėhet skllav i zakonit,
qė pėrsėrit tė njėjtat gjėra ēdo ditė,
qė nuk ndryshon rrugė,
qė nuk rrezikon,
qė nuk ndryshon ngjyrėn e veshjeve,
qė nuk i flet atij qė nuk e njeh.
Dalngadalė vdes ai qė nuk pėrmbys tryezėn,
qė ėshtė i pakėnaqur nga puna,
qė nuk rrezikon sigurinė nga pasiguria pėr tė ndjekur njė ėndėrr,
qė nuk i lejon vetes asnjėherė nė jetė tė thyejė rregullat e vendosura.
Dalngadalė vdes ai qė nuk udhėton,
qė nuk lexon,
qė nuk dėgjon muzikė,
qė nuk zbulon hijeshi tek vetja e tij.
Dalngadalė vdes ai qė shpėrfill krenarinė e tij,
qė nuk i lė tė tjerėt ta ndihmojnė,
qė i kalon ditėt duke u qarė pėr fatin e tij tė keq,
qė ankohet pėr shiun qė nuk pushon.
Dalngadalė vdes ai qė i shmanget projektit para se tė fillojė,
qė nuk pyet pėr gjėrat qė nuk i di, dhe
qė nuk pėrgjigjet pėr gjėrat qė di.
E shmangim vdekjen me doza tė vogla,
duke kujtuar gjithmonė se tė jesh gjallė
kėrkon njė pėrpjekje shumė mė tė madhe
se thjeshtė fakti qė marrim frymė.
Vetėm durimi i paepur
do tė na bėjė tė arrijmė
lumturinė mė tė madhe.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shkrimtare shqiptare - Faqe 5 Empty Re: Shkrimtare shqiptare

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 8:49 pm

Pablo Neruda

Dashuria

Grua do desha te isha biri yt, per te pire
qumeshtin nga gjite si nga nje ujvare
per te pare e ndier, perkrah te te kem
ne qeshjen e arte e ne zerin e kristalte.

Per te ndier ne krahet e mia si Perendia nder lumenj
e adhuruar deri ne kockat e trishtuara prej pluhuri e gerqele
keshtu qenia jote te kalonte pa dhimbje perbri meje
e do te vinte nder strofa-e paster nga cdo e keqe.

Si do dija te dashuroja grua, sa do te dija
te dashuroja,te dashuroja si askush nuk ka ditur kurre
te vdisja e te te doja akoma me shume
e akoma me shume te te doja, me shume.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shkrimtare shqiptare - Faqe 5 Empty Re: Shkrimtare shqiptare

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 8:49 pm

Per zemren time

Pablo Neruda

Per zemren time mjafton kraherori yt,
per lirine tende mjaftojne krahet e mi.
prej gojes sime gjer ne qiell do ngrihet
gjithcka qe thelle ne shpirtin tend flinte.

Vegimi i cdo dite eshte te ti.
Dhe ti je vesa ne zemer te lules.
Kur ti mungon zhduket horizonti.
Si nje dallge je qe perjetesisht iken.

Une thashe qe ti kendoje neper ere
si pisha e larte dhe e heshtur.
Trishtohesh pernjeheresh si nje rruge.

E mirepritur je si nje shteg i vjeter,
ku gelojne oshetimat, zerat nostalgjike.
Sapo une zgjohem-ikin, fluturojne
zogjte qe flinin ne shpirtin tend.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shkrimtare shqiptare - Faqe 5 Empty Re: Shkrimtare shqiptare

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 8:50 pm

Pablo Neruda

Mali dhe lumi

Nė vendin tim gjendet njė mal.
Nė vendin tim gjendet njė lumė.

Eja me mua,

Nata ngjitet pėrmbi mal.
Uria zbret poshtė nė lumė.

Eja me mua.

Cilėt janė atė qė vuajnė?
Unė nuk i njoh, por janė njerzit e mi.

Eja me mua.

Unė nuk e di, por ata me thirrėn
Dhe mė thonė: “Ne vuajmė.”

Eja me mua.

Dhe ata mė thonė: “Njerzit e tu
Njerzit e tu tė pafat,
Midis malit dhe lumit
Me uri dhe pikėllim,
Ata nuk duan tė ndeshen vetė,
Ata po tė presin ty, mik.”

Oh ti, njeri qė e dua,
I vockli, kokrra e kuqe
E grurit,
Ndeshja do tė jetė e ashpėr,
Jeta do tė jetė e ashpėr,
Por ti do tė vish me mua.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shkrimtare shqiptare - Faqe 5 Empty Re: Shkrimtare shqiptare

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 8:50 pm

Pablo Neruda

Lavdi Dites se Lumtur

Kesaj here me lini te jem i lumtur,
nuk i ndodhi asgje askujt,
nuk jam asgjekundi,
ndodh qe jam i lumtur,
deri ne te fundit thellesi te zemres.
Duke ecur, duke fjetur a duke shkruar,
ēfare mund te bej, jam i lumtur.
Jam me i panumert se bari ne kullote.
Ndjej lekuren si nje peme e rigjalleruar,
uji poshte e zogjte ne maje,
deti porsi unaze rreth jetes sime,
e guatuar prej buke e shkembi - toka,
ajri kendon porsi nje kitare.
Ti afer meje mbi rere, je rere,
ti kendon dhe je kenga.
Bota eshte sot shpirti im,
kenge e rere, bota sot eshte goja jote,
me lini mbi gojen tende e mbi rere
te jem i lumtur,
te jem i lumtur patjeter,
sepse marr fryme e merr fryme,
te jem i lumtur, ngaqe te prek
dhe eshte sikur te prekja lekuren blu te qiellit
dhe freskine e tij.
Sot lermeni qe te jem i lumtur, une e mjaft,
me apo pa te gjithe, te jem i lumtur me barin
e me reren, te jem i lumtur me ajrin e token,
te jem i lumtur me ty, me gojen tende,
te jem i lumtur.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shkrimtare shqiptare - Faqe 5 Empty Re: Shkrimtare shqiptare

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 8:51 pm

1. Edgar
Allan Poe

KORBI

Njė mesnatė i trishtuar, po mendoja
I drobitur i dėrrmuar
Dhe qėndroja mbi njė vėllim tė harruar,
Me kokėn mbi tė.
Njė trokitje kam dėgjuar, njė goditje shumė
Tė lehtė.
Qė ishte gati nė tė shuar te dera, pėrmbi tė.
Ndonjė vizitor troket te dera, po mendoja
Pėr kėtė
Kjo do tė jetė, asgjė mė.
Ah e kujtoj mirė, atė natė dhjetori krejt tė nxirė.
Thėngjijtė duke u shuar, hijen linin dhe terr
sillnin nė ēdo orė.
Isha nė ankth tė vinte dita, mė kot gjithė natėn
Prita.
Qė librat tė qetonin plagėn pėr tė dashurėn
Lenorė
Vajzėn rrezezjarrtė qė nė qiell quhet Lenorė
Po nė tokėn tonė, pa emėr pėrgjithmonė.
Perdet e purpurta, tė lehta, prej mėndafshi,
me fėshfėrimė,
Po me futnin drithėrimė qė s'e kisha ndjerė
kurrė, si atė.
Kur zemra dridhej krejt, qė tė ishte mė e qetė, i thoja se njė mysafir, kėrkon tė vijė tek unė,
tashmė.
Ndonjė vizitor pa shpresė, kėrkon tė hyjė
tek unė tashmė.
Kjo do tė jetė, asgjė mė!

Ndėrkohė mora zemėr, tė mos prisja asgjė
tjetėr.
Dhe i thashė: "Zot a zonjė s'e dėgjova atė
zhurmė.
Atė trokitje aq tė lehtė, po dremisja krejt i
qetė.
Kėrkoj tė falur, qė nė fillim asgjė s'dėgjova
unė"
Pas kėsaj i tronditur, i habitur, derėn hapa unė.
Errėsirė, asgjė mė shumė!
Po vėshtroja i hutuar, nėpėr drithma i tmerruar.
Po dyshoja, ėndėrroja, ē'tė ishte ajo zhurmė.
Shihja ėndrra qė askush s'i kishte parė, nė
qetėsinė e heshtur nga ē'do anė.
Veē njė tingull kisha ndjerė, qė e thoja si nė
gjumė,
Dėgjoja Lenorė, si jehonė-zhurmė, qė e
pėshpėrisja i pėrgjumė.
Vetėm kaq, asgjė mė shumė!
U ktheva nė dhomė, me shpirt tė pėrvėluar,
i hutuar
I shqetėsuar, befas trokitje mė tė fortė dėgjoj
unė.
Nė dritaren mbyllur mirė, po troket ky
fatnxirė,
Do vėshtroj, qė tė gjej kush e solli kėtė
zhurmė,
Ta zgjidh kėtė mister, tė qetėsohem nga
kjo zhurmė.
Ėshtė era, asgjė mė shumė!
Dhe s'e zgjata, dritaren e hapa, me flatra plot
me pende,
Hyn njė korb si i shenjtė, hijerėndė pa thėnė
asgjė,
Pa qėndruar, si njė zot a zonjė, i lashtė si
atėherė,
Mbi njė bust Palade pėrmbi derė, pa bėre gjė.
Ulet nė tė, pa njė zhurmė, pa kėrkuar tjetėr gjė.
Vetėm ulet, asgjė mė!
Ky korb plot shkėlqim, solli gaz nė tmerrin
tim,
Nga kjo pamje kaq krenare qė e mban
korbi me zor,
"E shoh qė tė kanė qethur, po nuk je zog
i trembur,
Pa ma thuaj korb i zi, emrin tėnd mbretėror
Nė brigjet e nxira tė Plutonit, ku je zot
mbretėror. "
Kėrret korbi "Nevermore"
Mbeta krejt i habitur kur dėgjoj tė ketė
thėrritur,
Korbi fjalė qė dridhen brenda nė kraharor.
Askush nuk mendon tė dėgjojė zog tė zi, qė
flet si njeri
Dhe kėrret pa pushuar, i tmerruar mbi bustin
skulpturor,
Me zė kėngėtor, pėrmbi bustin skulpturor.
S'e ka emrin "Nevermore"
Ky korb kaq krenar qė rri vetmitar, vetėm thotė,
Ato fjalė, qė i solli nėpėr botė, nė acarin dimėror.
Ato vetėm ka nė shpirt, vetėm ato pėshpėrit.
Po do tė ikė nė agim, tė mė lėrė tė pashpresė,
nė terror.
Si tė tjerė do tė shkojė, qė tė mbetem nė terror.
Kėrret korbi "Nevermore"
Tashmė i trembur nėpėr natė, qė qetėsia u
prish prapė
S'ka dyshim me vete thashė, qė ky korb
pa humor.
Kėto fjale vetėm di, kėtė refren kaq tė zi.
Ndonjė zotėri i shkretė, ia ka thėnė atė prorė,
Dhe tani, mbushur me melankoli, korbi thotė
prorė.
Vetėm "Never, nevermore"
Ai vazhdonte atė avaz, dhe nė fytyre mė sillte gaz.
Njė kolltuk qė ngjallte shumė kujtime, nė kėtė orė.
E ēova para derės sime, i zhytur nė ėndėrrime. Kėrkoja tė mėsoja, ē'do tė thotė ky korb-horr.
Ogurzi, i drobitur, i vrenjtur, faqezi,
ky korb-horr.
Me kėrrkėrimėn "Nevermore".
E vėshtroja si i ngrirė, i zhytur nė mendime,
Korbi me sy prej vetėtime, nė dritėn e pėrkorė.
Po e digjte zemrėn time, mbi mbulesėn kadife,
Qė njė llambė e ndrinte atė atje me ndriēim
shkėlqimor,
Nė ngjyrėn vjollcė thosha: ajo nė ndriēimin shkėlqimor
S'do tė ulet "Nevermore"
Papritmas kisha ndjerė, njė arome, njė si erė,
Qė njė engjėll e kish sjelle me temjanin mbretėror.
Me tingėllima, po pa u dėgjuar, mbi qilimin
pushmbuluar.
Fatkeq, zoti nepenthė tė ka sjellė dhe lėng qiellor,
Lenorėn tė harrosh, pra pije tashmė lėngun qiellor!
Kėrret korbi "Nevermore"
Profet thirra shpirtnxirė, zog a djall i pamėshirė,
Po profet je, ndonėse tashmė ke nur djallėzor.
Je i trishtė, po i patrembur, ke ardhur ti tani,
Nė kėto brigje me vetmi dhe magji, nė shpirtin e gjorė,
Ne Galad a ka balsam tė qetojė zemrėn e gjorė.
Kėrret korbi "Nevermore"
Profet thirra shpirtnxirė, zog a djall i pamėshirė,
Po profet je, ndonėse tashmė ke nur djallėzor.
Pėr kėtė qiell dhe pėr kėtė zot, qė tė dy
i falemi sot,
Thuaji shpirtit a do tė gjejė kur tė shkojė
nė qiellin engjėllor,
Vajzėn rrezezjarrtė qė quhet Lenorė nė qiellin
engjėllor.
Kerret korbi "Nevermore"
Le tė jetė kjo tingėllimė pėr ndarjen tonė,
thirra nėpėr dhomė.
Shko pėrsėri, te Plutoni sterrė i zi, nėpėr terrin
shkėmbor.
Pendė ti mos lėr asnjė, mos mė mashtro mė.
Lėre bustin ti tani, tė jem nė vetmi,
ti korb - horr,
Hiqe sqepin nga zemra ime, hiqe formėn
e mallkuar o zog - horr!
Kėrret korbi "Nevermore"
Dhe mbi bust qėndron pėrherė, pa lėvizur
korbi sterrė.
Mbi Paladėn ngjyrėzbehtė, me vėshtrimin
tmerr - terror,
Qėndron i hutuar, me sy tė pėrvėluar, duke ėndėrruar.
Dhe drita qė mbi tė bie, lėshon poshtė njė si hije, me valėzim drithmor.
Dhe shpirti qė mė mori theror, nė valėzimin drithmor,
S 'do te ngrihet - nevermore.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shkrimtare shqiptare - Faqe 5 Empty Re: Shkrimtare shqiptare

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 8:52 pm

MIGJENI

Zgjimi

O vullnete te ndrydhuna nder grushta te celikta te
te shekujve te kaluem!
O vullnete te shtypuna me themra te ngurta te
te titajve te terbuem,
te cilet n'udhe per ne theqafje ketej pari i rane
dhe vatrat tona ne mjerim i perlane...
O vullnete te ndrydhuna!
O vullnete te shtypuna!
Shkundeni prangat te mprapshta! E me brime
ngadhenjyese,
me hove viganesh, deshirash flatruese,
turrnju ne te gjitha anet dhe poshte ne dhe zbritni
- ndosht' aty keni per te gjete fillin e nji hymni,
qe Ilyri e vjeter nder kremtime kendonte,
ndersa zemra e kombit ne liri kumbonte.
O vullnete te ndrydhuna!
O vullnete te shtypuna!
Tash shegjetat e flakta te shprehjes suaj zharitese
drejtoni kah qiella ne ball te hyut a te dreqit
i cili fatin tone mbytte ne mnije te vete perpise -
ta dije se te Birt' e Shqipes folen ja ngrehen
vetvetit.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shkrimtare shqiptare - Faqe 5 Empty Re: Shkrimtare shqiptare

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 8:54 pm

DRITERO AGOLLI

Mos ma kujto

E shkuara ka caste dhe ore te hidhura, mos ma kujto
per shembull, me pe me duar te lidhura, mos ma kujto!

Per shembull me pe ne rruge te pire, mos ma kujto,
Te pire e te humbur, te share e te grire, mos ma kujto!

Per shembull me rrahen dy-tre vagabonde, mos ma kujto,
Tek shihja nje grerez tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!

Per shembull pesova diku nje disfate, mos ma kujto,
Dhe gjumi s'me zinte me dite e me nate, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ecur e qare, mos ma kujto,
Mbeshtetur pas murit me zemer te vrare, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ngrene e genjyer, mos ma kujto,
Te prishur, te shturur, te rene e te thyer, mos ma kujto!

Per shembull ne shtrat s'u bera per burre, mos ma kujto,
I turpshem i drodha si qengj nen lekure, mos ma kujto!

E shkuara ka ore dhe caste te hidhura, mos ma kujto,
Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen te thirrura, mos ma kujto!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shkrimtare shqiptare - Faqe 5 Empty Re: Shkrimtare shqiptare

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 5 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi