STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Realpolitika e Ibrahim Rugovės

Faqja 2 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Shko poshtė

Realpolitika e Ibrahim Rugovės - Faqe 2 Empty Re: Realpolitika e Ibrahim Rugovės

Mesazh  Nimfa Wed Jun 04, 2008 8:27 pm

E kreu i asaj pjese tė “alternativeės shqiptare” pėr tė cilėn ka deklaruar Mr. Ukshin Hoti nė mbrojtjen e tij, ishte padyshim Dr. Ibrahim Rugova.


Dr. Ibrahim Rugova nė kohėn e arrestimit dhe mbajtjes sė procesit gjyqėsor kundėr Mr. Ukshin Hotit, nė Prizren, ishte kryetar i “alternativės shqiptare” gjegjėsisht ishte kryetar i disa “organeve me pėrgjegjėsi politike”, pėrmes tė cilave ka vėnė nėn kontroll gjithė aktivitetin e partive politike shqiptare nė Kosovė dhe nė viset tjera shqiptare nė Maqedoni, nė Mal tė Zi e nė Kosovėn Lindore (Luginė tė Preshevės).


Sa pėr ilustrim, Dr. Ibrahim Rugova ishte:


- Kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės;

- Kryetar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės;

- Kryetar i Republikės sė Kosovės;

- Kryetar i Kėshillit Koordinues tė Partive Politike Shqiptare nė Kosovė;

- Kryetar i Kėshillit Koordinues tė Partive Politike Shqiptare nė ish-Jugosllavi dhe

- Kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės.
http://www.beepworld.de/memberdateien/members/pashtriku/Ukshinhoti/bisedemeUkshinin/burguidubraves1.jpg


Prandaj, Dr. Ibrahim Rugova, meqė ishte kryetar i shumėfisht i “organeve pėrgjegjėse tė Republikės sė Kosovės” pa hezitim dhe zėshėm them se, ai ėshtė pėrgjegjėsi kryesor politik “i alternativės shqiptare”, pėr burgosjen e tretė tė Mr.Ukshin Hotit, pėr tė cilin tashmė nėntė vjet, (qysh nga 16 maji 1999), kur u “lirua” nga burgu i Dubravės, nuk dihet asgjė pėr fatin dhe vendndodhjen e tij.


( Vijon )
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Realpolitika e Ibrahim Rugovės - Faqe 2 Empty Re: Realpolitika e Ibrahim Rugovės

Mesazh  Nimfa Wed Jun 04, 2008 8:28 pm

Analiza politike - historike


Realpolitika e Ibrahim Rugovės

( 5 )


Pėrmbajtja


- Konsultimet e Jusuf Buxhovit me “klanin e vjetėr politik”

- Kush janė politikanėt e “klanit tė vjetėr politik” qė morėn pjesė nė themelimin e LDK-sė?!

- A ishte Jusuf Buxhovi pėrpilues i programit tė LDK-sė?!

- Si u zgjodh Ibrahim Rugova kryetar i LDK-sė?

- Ēfarė pėrmbajtje kishte Programi i Lidhjes Demokratike tė Kosovės?!

- Cilat janė ngjashmėritė e LDK-sė me Lidhjen Komuniste tė Kosovės ?!


* * *


Kush janė politikanėt e “klanit tė vjetėr politik” qė

morėn pjesė nė themelimin e LDK-sė?!


Shkruan: Sheradin BERISHA / 07. 05. 2008


Konsultimet e Jusuf Buxhovit me “klanin e vjetėr politik”
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Realpolitika e Ibrahim Rugovės - Faqe 2 Empty Re: Realpolitika e Ibrahim Rugovės

Mesazh  Nimfa Wed Jun 04, 2008 8:29 pm

”Sipas dėshmive tė bėra publike, promotor i angazhimeve pėr themelimin e LDK-sė ishte Jusuf Buxhovi, i cili jo rastėsisht ėshtė bėrė edhe koordinator i Kėshillit nismėtar. “Buxhovi ishte energjik dhe mė i shkathtė nė punė tė komunikimit dhe kristalizimit tė idesė” – thotė bashkėthemeluesi i LDK-sė, Mehmet Kraja nė librin e tij “Vite tė humbura”, botuar mė 1995 nė Tiranė, fq.166.


· Foto: Mehmet Kraja, Bashkėthemelues i LDK-sė


Kur bėhet fjalė pėr hartimin e programit dhe emėrtimin e partisė si “Lidhja Demokratike e Kosovės“, z.Kraja, sėrish spikatė emrin e Jusuf Buxhovit. “Tashi nuk e them dot se e kujt ishte ideja qė partia tė quhej “Lidhje”, e ndonjėrit prej nesh, apo e atyre me tė cilėt Buxhovi konsultohej vazhdimisht, por e di se asnjėrit nuk na pėlqente kjo “lidhje” pėr shkak tė asociacionit qė krijonte me Lidhjen Komuniste. Sido qė tė ishte, ashtu sikundėr ishim marrė vesh dy - tri ditė para mbajtjes sė Kuvendit Themelues, Buxhovi solli programin dhe statutin. Qė nė fjalinė e parė e hetova se programi nuk ishte shkruar nga Buxhovi dhe as nga ndonjė “ekip” mė i gjerė, por nga njė person “pa emėr” qė i takon klanit tė vjetėr politik, autonomist, dhe i cili, nga prapaskena edhe sot e kėsaj dite tėrheq shumė hapa politikė nė Kosovė. Programi ishte i mbushur me fraza politike, me periudha tė gjata e konfuze, pra, njė tekst i shkruar pa sintaksė shqip dhe pa mendim tė qartė politik”. - kėshtu shkruan Mehmet Kraja nė “Vite tė humbura” faqe 167.


· Foto: Jusuf Buxhovi, Koordinatori Kėshillit Nismėtar tė LDK-sė

· Lexo: Kush e themeloi Lidhjen Demokratike tė Kosovės?!


Mehmet Kraja, siē vihet nė pah, shpėrfaq aktivitetin e Buxhovit nė kėtė drejtim, por nuk i sipėrfaqėson aktorėt kryesor tė “klanit tė vjetėr politik” komunist nė prapaskenė, me tė cilėt Jusuf Buxhovi…konsultohej vazhdimisht.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Realpolitika e Ibrahim Rugovės - Faqe 2 Empty Re: Realpolitika e Ibrahim Rugovės

Mesazh  Nimfa Wed Jun 04, 2008 8:30 pm

Kush janė politikanėt e “klanit tė vjetėr politik” tė cilėt

morėn pjesė nė themelimin e LDK-sė?!


Zyrtarisht ėshtė thėnė se: “Iniciativa pėr themelimin e njė partie qė do tė pagėzohet Lidhja Demokratike e Kosovės, doli nga shkrimtarėt Jusuf Buxhovi, Ibrahim Berisha, Mehmet Kraja dhe Xhemail Mustafa ( tė gjithė gazetarė tė Rilindjes – vėrejtja ime)”, ndėrsa Mehmet Kraja, Koordinatorin e Kėshillit nismėtar tė LDK-sė z. Jusuf Buxhovi, e paraqet si person qė ka pas konsultime tė vazhdueshme me njerėz tė tjerė, edhe nga radhėt e regjimit komunist qė ishte akoma nė fuqi.


Opinioni publik shumė pak e dinė, por pėrfaqėsuesit e “elitės intelektuale” gjegjėsisht “nismėtarėt” publik pėr themelimin e LDK-sė, e dinė shumė mirė, se inicuesit e vėrtet (nė prapaskenė) pėr themelimin e LDK-sė si njė “parti alternative” nga LKJ-ja ( e cila askohe po i numėronte muajt e fundit deri nė shpėrbėrje), ishin pikėrisht zyrtarėt e Komitetit Krahinor tė LK tė Kosovės: Rrahman Morina, Kryetar i KK tė LKK-sė *, Agim Mala, anėtar i Kryesisė sė KK tė LKK-sė dhe drejtor i RTP-sė, etj.


· Foto: Agim Mala

· Rrahman Morina qysh nė fillim tė vitit 1989 pas “dorėheqjes” sė Kaqusha Jasharit, duke qenė njeriu mė i besuar i Sllobodan Millosheviqit emrohet Kryetari KK tė LK tė Kosovės, ndėrsa karierėn e tij e kishte nisur nė Beograd si kuadėr i sigurimit tė shtetit. Ishte zėvendės i sekretarit Federativ tė Punėve tė Brendshme Franjo Hėrleviqit. Pas demonstratave tė pranverės sė vitit 1981, Morina dėrgohet nė Kosovė po nė pozitėn e zėvendėsit tė Sekretarit tė Sekretaritat Krahinor pėr Punė tė Brendshme, Mehmet Maliqit, njė kuadėr i UDB-sė qė nga koha e Rankoviqit, dhe mė vonė vihet nė krye tė kėtij sekretariati.

· Foto: Binomi i deformuar Sllobodan Millosheviq – Rrahman Morina
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Realpolitika e Ibrahim Rugovės - Faqe 2 Empty Re: Realpolitika e Ibrahim Rugovės

Mesazh  Nimfa Wed Jun 04, 2008 8:30 pm

Jusuf Buxhovi dhe buxhovėt tjerė e din mirė, se Agim Mala (gjatė periudhės sė formėsimit tė LDK-sė si “parti alternative”) e luante rolin e ndėrmjetėsit, nė mes tė partisė nė pushtet (LKJ) dhe atyre (elitės intelektuale) qė po “lindnin” njė parti tė re, LDK-nė.


Agim Mala, nė njė dokumentar televiziv tė pėrgatitur nga Baton Haxhiu dhe Andi Bushati, krejt sipėrfaqėsisht flet pėr angazhimin e tij ( nė prapaskenė) pėr themelimin e LDK-sė dhe kontaktet qė ka pas me “nismėtarėt” publik tė kėsaj partie, prandaj i mbetet Jusuf Buxhovit dhe tė tjerėve pėr ta sqaruar kėtė ēėshtje deri nė fund.


A ishte Jusuf Buxhovi pėrpilues i programit tė LDK-sė?!


Me rastin e njė vjetorit tė vdekjes sė Ibrahim Rugovės (Janar 2007) nė njė emision tė natės (nė Radi Kosovė) qė e drejtonte gazetari Mentor Mripa, Jusuf Buxhovi, ka deklaruar se programin e Lidhjes Demokratike e ka hartuar vetė, ndėrsa Mehmet Kraja duke pas parasysh se ky program “ishte i mbushur me fraza politike, me periudha tė gjata e konfuze, pra, njė tekst i shkruar pa sintaksė shqip dhe pa mendim tė qartė politik” ka dyshuare se ėshtė shkruar nga Buxhovi dhe ka theksuar se, ky program ėshtė shkruar “nga njė person “pa emėr” qė i takon klanit tė vjetėr politik, autonomist…”. Prandaj, duhet thenė shkurt e shqip se, programi dhe statuti i Lidhjes Demokratike tė Kosovės ėshtė pėrpiluar diku nė zyrat e Komitetit Krahinor tė LK tė Kosovės dhe si i tillė ėshtė miratuar unanimisht nė kuvendin themelues tė LDK-sė mė 23 dhjetor 1989.


Si u zgjodh Ibrahim Rugova kryetar i LDK-sė?!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Realpolitika e Ibrahim Rugovės - Faqe 2 Empty Re: Realpolitika e Ibrahim Rugovės

Mesazh  Nimfa Wed Jun 04, 2008 8:30 pm

Nė tetor-nėntor 1989 nismėtarėt publik pėr themelimin e LDK-sė kanė mbajtur disa takime “publike” kryesisht nė kafenenė “Elida” nė qendrėn tregtare "Boro-Ramizi”, dhe pasi i kanė harmonizuar qėndrimet e tyre me ato tė “klanit tė vjetėr politik - autonomist” , se kush duhet tė jetė kryetar, dhe ēfarė duhet tė pėrmbajė programi i “partisė sė re alternative” qė po konturohet sė bashku, nė dhjetor ėshtė caktuar dita dhe vendi i mbajtjes sė Kuvendit themelues tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės.


Ja si e pėrshkruan QIK-u (zėdhėnsja mediale e LDK-sė) ecurinė e mbajtjes sė Kuvendit themelues tė LDK-sė: “Kuvendi themelues u vendos tė mbahej nė lokalet e Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, ku rėndom asokohe zhvilloheshin qė tė gjitha vlimet shoqėrore dhe politike. Koordinatori i grupit( Jusuf Buxhovi – vėrejtja ime) u angazhua ta bėnte paraqitjen ligjore tė mbajtjes sė kuvendit themelues nė polici, me tėrė dokumentacionin, ashtu si e kėrkonte ligji i atėhershėm pėr mbajtjen e manifestimeve dhe tubimeve publike. Policia nuk njoftoi se do ta ndalonte kuvendin themelues tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, por as nuk dha pėlqim pėr tė (…)Tė shtunėn, nė mėngjes, diku rreth orės 9, nė lokalet e Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, u mblodh tash nė pėrbėrje tė zgjeruar Kėshilli nismėtar pėr themelimin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės.


Tė gjithė u pajtuan me Programin dhe Statutin e saj. U bisedua bukur shumė pėr strukturėn udhėheqėse tė partisė. Qė tė gjithė ishin tė mendimit se kryetar i saj duhej tė bėhej dr.Ibrahim Rugova, ndėrsa sekretar Jusuf Buxhovi. Grupi nismėtar nguli kėmbė qė dr.Rugova duhej tė propozohej pėr kryetar dhe u deklarua qė kėtė ta parashtronte Kuvendi themelues, me ēka ai u pajtua (…) Pikėrisht nė orėn dhjetė, lokali i vogėl i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės mezi i zuri ata qė kishin vendosur tė merrnin pjesė nė mbledhjen e Kuvendit themelues tė LDK-sė. Ata ishin gjithsej 96 veta, tė cilėt me nėnshkrimet e veta dhe me deklarim tė lirė u pėrcaktuan t'ia vinin themelet partisė sė parė politike shqiptare tė pagėzuar Lidhja Demokratike e Kosovės…


Nė emėr tė Kėshillit nismėtar dhe tė Kryesisė sė punės, Programin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe Statutin e saj e lexoi Jusuf Buxhovi. Tė pranishmit dėgjuan me vėmendje Programin dhe Statutin e LDK-sė dhe miratuan me duartrokitje tė gjatė pėrmbajtjet e tyre. Askush nuk ishte kundėr.” – shkruan QIK-u


Ndėrkaq aktin e finalizimit, pra, atė tė emrimit tė udhėheqjes sė LDK-sė, QIK-u e pėrshkrun si mė poshtė: ”Kryesuesi ia dha fjalėn Milazim Krasniqit, qė nė emėr tė Kėshillit kandidues tė propozonte udhėheqėsinė e parė tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Ai bėri kėto propozime:

- Kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės - dr.Ibrahim Rugova * ,

- Sekretar- Jusuf Buxhovi,

- Anėtarė tė Kryesisė:

- dr.Fehmi Agani,

- dr.Bujar Bukoshi,

- dr.Ali Aliu,

- Nekibe Kelmendi,

- Mehmet Kraja.


Propozimet u miratuan me duartrokitje tė gjata nga tė pranishmit. Pastaj, fjalėn e mori dr.Ibrahim Rugova, i cili falenderoi pėr besimin e dhėnė dhe u zotua se do t'i kryente detyrat qė dilnin nga Programi i Lidhjes Demokratike tė Kosovės.”
_________________
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Realpolitika e Ibrahim Rugovės - Faqe 2 Empty Re: Realpolitika e Ibrahim Rugovės

Mesazh  Nimfa Wed Jun 04, 2008 8:31 pm

* „Z.Rugova, nėse nuk gaboj, gjatė vitit 1989 ėshtė marrė nė „bisedė informative“- nga Sigurimi Shtetėror i Serbisė“- Kėshtu thotė Adnan Merovci, njeriu mė i afėrt i Ibrahim Rugovės, nė librin “Pa protokoll – Bisedė me Adnan Merovcin“, B.Shala-B.Hamzaj, faqe.36.(Kjo „bisedė informative“ duket se ėshtė bėrė gjatė periudhės sė inicimit-themelimit tė „partisė sė re alternative“ LDK)


· Foto: Pamja nga Kuvendi themelues i LDK-sė , mė 23.12.1989


Ēfarė pėrmbajtje kishte Programi i Lidhjes

Demokratike tė Kosovės?!


Programi dhe statuti i LDK-sė (si dy dokumente bazė - udhėrrėfyese pėr politikėbėrjen e saj) nuk dallonin shumė nė pėrmbajtje nga platformat politike tė KQ tė LKJ-sė, qė hartoheshin deri nė vitin 1989 pėr zhvillimet politike nė Kosovė.


Pėr ta bėrė tė qartė esencėn e programit tė LDK-sė, qė u miratua pa asnjė kundėrshtim nė kuvendin themelues tė saj, nė vijim sjellė disa pjesė tė programit:


Nė Programin e LDK-sė, ndėr tė tjera thuhet (po citoj):

- Jugosllavia, duhet kuptuar si interes i secilit, ngase ajo ėshtė themeluar me vullnetin e lirė tė tė gjithėve, edhe me vullnetin e popullatės sė Kosovės dhe se pėr ēdo rregullim tė ri tė federatės ėshtė e drejtė imanente qė tė vendosin lirisht edhe qytetarėt e Kosovės.

- Lidhja Demokratike e Kosovės angazhohet pėr njė Jugosllavi demokratike, federative, socialiste dhe pėr reformėn e sistemit politik nė kėtė drejtim.

- Lidhja Demokratike e Kosovės angazhohet pėr zhvillimin e raporteve demokratike nė federatė, duke e kuptuar atė si bashkėsi tė subjekteve tė barabarta tė republikave dhe tė krahinave, si bashkėsi tė qytetarėve dhe tė nacionaliteteve tė barabarta. Pra, angazhohet pėr federatė moderne, e cila do tė mundėsojė barazinė e nacionaliteteve, tė republikave dhe tė krahinave, pėr sistemin parlamentar nė bazė tė sė drejtės sė votimit tė lirė, tė drejtpėrdrejtė e tė pėrgjithshėm, pėr Kuvend Federativ tė pėrbėrė nga Dhoma e Republikave dhe e Krahinave, si dhe nga Dhoma e Qytetarėve.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Realpolitika e Ibrahim Rugovės - Faqe 2 Empty Re: Realpolitika e Ibrahim Rugovės

Mesazh  Nimfa Wed Jun 04, 2008 8:31 pm

- Lidhja Demokratike e Kosovės ėshtė: “kundėr manipulimeve nacionaliste e burokratike me ēėshtjen kombėtare. Lidhja Demokratike e Kosovės pėrpiqet pėr barazinė e plotė tė nacionaliteteve nė Jugosllavi”. etj etj


· Lexoni tė plotė: Programin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės


Siē vihet nė dukje, LDK-ja dhe vetė Ibrahim Rugova si kryetar i saj qė nė Kuvendin themelues u zotua se do t'i kryente detyrat qė dilnin nga Programi i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, ku Jugosllavinė e konsideron si “shtėpi” tė ndėrtuar me vullnetin e lirė edhe “tė popullatės sė Kosovės”. Kosovėn e cilėson si “krahinė”, “angazhohet pėr federatė moderne, e cila do tė mundėsojė barazinė e nacionaliteteve, tė republikave dhe tė krahinave” dhe se ėshtė kundėr “manipulimeve nacionaliste me ēėshtjen kombėtare”!


Se sa ėshtė i vėrtetė ponimi, i definuar nė programin e LDK-sė, se “Jugosllavia ėshtė themeluar edhe me vullnetin e lirė tė shqiptarėve”, kėtė e dinė mė sė miri vetė shqiptarėt, ēfarė kanė pėrjetuar mbi kurrizin e tyre nga kjo “Jugosllavi demokratike”.


Qė tė mos zgjatemi mė shumė nė kėtė drejtim, LDK-ja si e tillė, sipas ligjeve kushtetuese republikane e federative nė fuqi u regjistrua nė Beograd, ndėrsa nė vitin 2000 regjistrohet nė Kosovė. Sipas deklarimit tė Milazim Krasniqit ( njėrit nga themeluesit e LDK-sė) LDK-ja me kėtė program( tė pandryshuar) ka vepruar deri pas luftės nė Kosovė (!!!)


Cilat janė ngjashmėritė e LDK-sė me Lidhjen

Komuniste tė Kosovės ?!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Realpolitika e Ibrahim Rugovės - Faqe 2 Empty Re: Realpolitika e Ibrahim Rugovės

Mesazh  Nimfa Wed Jun 04, 2008 8:32 pm

Siē vum nė dukje Programi i LDK-sė nuk dallon shumė nga platformat politike tė LKJ-sė, pra, janė shumė tė ngjashėm. Pėr tė shpėrfaqur kėtė fenomen po i referohemi Akademik Rexhep Qosjes. Qosja nė njė shkrim analitik: ”Ngjashmėria fatale”, shkruan:


”Ngjashmėria, thuhet nė fjalorėt gjuhėsorė, ėshtė afria shumė e madhe e vetive tė qenieve, sendeve, dukurive. Si tė gjitha qeniet, sendet e dukuritė, ngjashmėri shumė tė madhe mund tė kenė edhe bashkimet politike e tė tjera tė njerėzve. Ngjashmėria shtrihet nė hapėsirė, por edhe nė kohė. Kėtu ėshtė fjala pėr ngjashmėrinė e dy bashkimeve tona, qė ka shtrirje nė hapėsirė dhe nė kohė: pėr ngjashmėrinė e Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK) me Lidhjen e Komunistėve tė Kosovės (LKK).”


· Foto: Akademik Rexhep Qosja


Akademik Qosja pėr ngjashmėritė nė mes LDK-sė dhe LKK-sė thotė:


”LDK-ja ėshtė parti qė LKK-nė e ka trashėguar me ēdo gjė: me anėtarėt, me organizimin, me mentalitetin. LDK-ja ėshtė parti qė nė jetėn politike dhe shoqėrore tė shqiptarėve nė Kosovė sillet sot siē ėshtė sjellė LKK-ja dje.


LDK-ja ėshtė parti politike qė ka strukturė organizuese shumė tė ngjashme, gati tė njėjtėsuar me strukturėn organizuese tė LKK-sė. LKK-ja kishte Kryesinė dhe Komitetin Krahinor tė LKK-sė; LDK-ja ka Kryesinė dhe Kėshillin e Pėrgjithshėm tė LDK-sė! LKK-ja kishte Lidhjen Socialiste tė Popullit Punues tė Kosovės si kryese tė punėve tė saj tė infrastrukturės, nė gjirin e sė cilės vepronin edhe Lidhja e Rinisė, Lidhja e Grave, Lidhja e Sindikatave, Lidhja e Pensionistėve... Edhe LDK-ja e ka Lidhjen e saj Socialiste, nė tė cilėn bėjnė pjesė Forumi i Grave, Forumi i Rinisė, mandej Partia Socialdemokrate (nr.2), Partia Shqiptare Demokristiane, Partia Popullore, Partia Liberale e Kosovės...!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Realpolitika e Ibrahim Rugovės - Faqe 2 Empty Re: Realpolitika e Ibrahim Rugovės

Mesazh  Nimfa Wed Jun 04, 2008 8:32 pm

LDK-ja bėn politikė qė, nga pikėpamja metodologjike, nuk ndryshon shumė, kur e kur nuk ndryshon fare, prej politikės sė LKK-sė! LKK-ja bėnte politikė qė mbėshtetej nė njė numėr tė vogėl termash dhe togfjalėshash terminologjikė, sikundėr janė bashkim-vėllazėrimi, barazia e kombeve dhe e kombėsive, vetėqeverisja socialiste, autonomia e Kosovės si element konstiutitiv i Federatės Jugosllave, politika e mosinkuadrimit! Edhe LDK-ja bėn politikė qė mbėshtetet nė njė numėr tė vogėl tė termave dhe tė togfjalėshave terminologjikė siē janė: tė drejtat njerėzore njėsoj pėr tė gjithė, demokracia, pavarėsia dhe sovraniteti i Kosovės, politika e faktorėve ndėrkombėtarė.


Termat dhe togfjalėshat terminologjikė tė LDK-sė janė vetėm njė anasjellė gjuhėsore dhe kuptimore e termave dhe e togfjalėshave terminologjikė tė LKK-sė! LKK-ja thoshte se fati i Kosovės ėshtė nė duart e Federatės jugsollave; LDK-ja thotė se fati i Kosovės ėshtė nė duart e faktorėve ndėrkombėtarė. LKK-ja betohej nė politikėn e mosinkuadrimit; LDK-ja betohet nė politikėn e faktorėve ndėrkombėtarė! LKK-ja thoshte se kombėsia shqiptare duhet tė jetė urė bashkėpunimi me Shqipėrinė si shtet amė; LDK-ja thotė se Kosova duhet tė jetė neutrale karshi Serbisė dhe neutrale karshi Shqipėrisė!


LKK-ja nuk i lejonte vetes tė pėrzihej nė punėt e shqiptarėve nė Maqedoni, nė Mal tė Zi dhe nė Preshevė, Bujanoc e Medvegjė - sepse pėr ta bėjnė kujdesin komunistėt e atjeshėm shqiptarė, malazez e maqedonas; LDK-ja nuk pėrzihet nė punėt e shqiptarėve nė Maqedoni e nė Mal tė Zi, madje as tė shqiptarėve nė Kosovėn Lindore - sepse atje pėr ta kujdesen partitė e tyre dhe pushteti sovran maqedon, malazias dhe serb! LKK-ja kishte gazetat e saj; edhe LDK-ja ka gazetat e saj, nė tė cilat nuk shkruan se janė tė sajat, qė popullarizojnė politikėn e saj, qė gabimet e saj i shpallin menēuri, qė dėshtimet e saj i shpallin suksese, qė mashtrimet e saj i shpallin tė vėrteta!


LDK-ja ėshtė parti politike qė ka njė moral politik qė nuk ndryshon prej moralit politik tė LKK-sė! Udhėheqja e LKK-sė thoshte se ėshtė udhėheqėse e ligjshme e popullit shqiptar tė Kosovės, madje e Kosovės si element konstituiv i Federatės jugosllave, por nėn sovranitetin e Serbisė dhe tė Jugosllavisė; edhe udhėheqja e LDK-sė thotė se ėshtė udhėheqje e ligjshme e popullit shqiptar tė Kosovės, madje e "Republikės sė Kosovės", por nėn pushtimin e Serbisė dhe tė Jugosllavisė (Serbia dhe Mali i Zi)!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Realpolitika e Ibrahim Rugovės - Faqe 2 Empty Re: Realpolitika e Ibrahim Rugovės

Mesazh  Nimfa Wed Jun 04, 2008 8:32 pm

LKK-ja i dėnonte tė gjitha konceptet dhe tė gjitha veprimet e tjera qė nuk pėrputheshin me tė sajat nė lidhje me tė drejtat e shqiptarėve dhe me fatin e Kosovės! Pėr kėtė arsye, ajo i ka dėnuar si armiqėsore demonstratat e vitit 1968 dhe 1981! Edhe LDK-ja i dėnon tė palejueshme konceptet dhe veprimet e tjera qė nuk pėrputhen me tė sajat nė lidhje me strategjinė pėr ēlirimin e Kosovės dhe statusin e saj! Pėr kėtė arsye, ajo ėshtė kujdesur t'i "komprometojė" tė gjithė ata qė kanė kėrkuar qė politikėn e saj tė nėnshtrimit ta zėvendėsojmė me lėvizje popullore vepruese;…


Nė kohėn e pushtetit tė LKK-sė, burgjet e Kosovės dhe tė Serbisė ishin plotė tė burgosur politikė shqiptarė; edhe nė kohėn e "pushtetit paralel" tė LDK-sė burgjet e Kosovės dhe tė Serbisė janė pėrplot tė burgosur politikė shqiptarė. Pėr kėtė arsye "pushteti paralel" i LDK-sė mund tė quhet po aq "atdhetar" sa ishte "atdhetar" edhe pushteti i LKK-sė! Udhėheqja e LKK-sė vozitet nė mercedesė shtetėrorė; edhe udhėheqja e LDK-sė vozitet nė vetura tė "Republikės sė Kosovės", qė nuk kushtojnė mė pak se mercedesėt e LKK-sė!


LDK-ja ėshtė parti politike qė edhe konceptin pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės e ka tė ngjashėm, fatalisht tė ngjashėm, me konceptin e LKK-sė! LKK-ja, atėherė PKK-ja nė fund tė dhjetorit 1943 dhe nė fillim tė janarit 1944 ėshtė deklaruar pėr bashkim me Shqipėrinė, por mė vonė e ka pranuar bashkimin e Kosovės me Serbinė dhe me Jugosllavinė, pėrkatėsisht statusin e Kosovės qark i Serbisė! Edhe LDK-ja, nė fillim tė shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė ėshtė deklaruar pėr bashkim me Shqipėrinė, por mė vonė ėshtė pajtuar me shpalljen e Kosovės shtet sovran dhe i pavarur, pėrkatėsisht republikė nė kuadrin e Jugosllavisė!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Realpolitika e Ibrahim Rugovės - Faqe 2 Empty Re: Realpolitika e Ibrahim Rugovės

Mesazh  Nimfa Wed Jun 04, 2008 8:33 pm

LKK-ja e ka ēuar Kosovėn deri te autonomia e gjerė e vitit 1974; edhe LDK-ja e ka ēuar Kosovėn deri te premtimet e faktorėve ndėrkombėtarė pėr njė autonomi tė gjerė (ē’ėshtė e vėrteta deri aty Kosova ka qenė e ēuar mė parė) sė cilės ende askush nuk ia di „gjerėsinė“. Po tė mos ishin futur nė Kryesinė dhe nė Kėshillin e Pėrgjithshėm tė saj edhe disa ish tė burgosurė politikė, pėrfaqėsuesit e „ligjshėm“ tė popullit shqiptar tė Kosovės sot pa dyshim se do tė ishin nė Parlamentin e Serbisė dhe tė Jugosllavisė (Serbia dhe Mali i Zi).


LKK-ja ishte njė parti e disiplinuar nė ish-Jugosllavi; edhe LDK-ja ėshtė njė parti e disiplinuar nė Jugosllavinė e shkurtuar (Serbia dhe Mali i Zi)! Prej aspektit historik e shikuar, LKK-ja del parti e projektuar si mjet pėr paqėsimin e Kosovės! Prej aspektit historik e shikuar, edhe LDK-ja del parti e lejuar, pėrkatėsisht e projektuar, si mjet pėr paqėsimin e Kosovės nėn sovranitetin serb!


Prej shtjellimit tė sipėrthėnė del, besoj qartė, se ngjashmėria mes LKK-sė dhe LDK-sė ėshtė rrėnjėsore, thelbore. Kėto argumente nuk mund tė fshehen, sepse nuk thuhet kot plagėt qė fshehen shumė vėshtirė shėrohen! Prandaj, edhe tė kėqijat qė fshihen shumė vėshtirė mėnjanohen!


( Vijon )
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Realpolitika e Ibrahim Rugovės - Faqe 2 Empty Re: Realpolitika e Ibrahim Rugovės

Mesazh  Nimfa Wed Jun 04, 2008 8:33 pm

Analiza politike - historike


Realpolitika e Ibrahim Rugovės

( 6 )


Pėrmbajtja


- Pse Rugova, LDK-nė e quante Shoqatė politike - kulturore?!

- Ibrahim Rugova ishte kundėr protestave paqėsore!

- Beograd 1991 / Ibrahim Rugova diplomatit gjerman i thotė: „Ne duam tė qėndrojmė brendapėrbrenda shtetit serbė. Ne duam vetėm tė na rikthehet autonomia…“

- A ka udhėtuar Rugova edhe herė tė tjera nė Beograd, gjatė viteve tė 90-ta?

- A ishte Ibrahim Rugova nismėtar i Deklaratės Kushtetuese tė 2 Korrikut, i Kushtetutės sė Kaēanikut dhe i mbajtjes sė Referendumit tė vitit 1991?!


* * *

A ishte Ibrahim Rugova nismėtar i Deklaratės Kushtetuese tė 2 Korrikut, i Kushtetutės sė Kaēanikut dhe i mbajtjes sė Referendumit tė vitit 1991?!


Shkruan: Sheradin BERISHA / 10. 05. 2008


Pse Rugova, LDK-nė e quante Shoqatė politike - kulturore

dhe ishte kundėr protestave paqėsore?!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Realpolitika e Ibrahim Rugovės - Faqe 2 Empty Re: Realpolitika e Ibrahim Rugovės

Mesazh  Nimfa Wed Jun 04, 2008 8:34 pm

Qysh nė ditėt e para, pas themelimit tė LDK-sė, kryetari Ibrahim Rugova, dėshmon qartė zotimin e vet se, do t'i kryej me pėrpikėri detyrat qė dilnin nga Programi i Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Mė 30 dhjetor 1989, nė njė intervistė telefonike dhėnė “Zėrit tė Amerikės”, z. Rugova ka deklaruar si vijon: “Ne para disa ditėsh (23.12.1989-vėrejtja ime) themeluam Lidhjen Demokratike tė Kosovės. Kjo ėshtė momentalisht shoqatė politike dhe kulturore. Nė tė ardhmen do tė shikojmė se, kur tė legalizohen me ligj kėtu nė Jugosllavi kėto ēėshtje tė pluralizmit politik, ajo edhe mund tė jetė edhe parti politike, kulturore etj. Megjithatė, kjo ėshtė organizatė e Prishtinės, mandej do tė formojė degėt e saj edhe nė qendrat e tjera tė Kosovės dhe tė Jugosllavisė. Anėtarė tė Lidhjes mund tė jenė pjesėtarė, qė pranojnė programin tonė. Programi i Lidhjes ėshtė mjaftė i gjerė. Ai pėrfshin tė gjitha problemet qė rėndojnė nė momentin e tanishėm nė Kosovė dhe nė Jugosllavi. Pėr shembull kemi programin pėr ēėshtjet sociale, pėr punėsimin dhe zhvillimin ekonomik, pastaj pėr lirinė e shtypit dhe tė tė drejtave tė njeriut, tė kulturės, pastaj pėr pastėrtinė e mjedisit dhe pėr ēėshtje tė tjera qė janė aktuale nė Kosovė, si dhe, natyrisht, qėndrimet tona politike, siē janė ato pėr demokraci, pėr zgjedhje tė lira, tė drejtpėrdrejta. Ne konsiderojmė se Jugosllavia duhet tė jetė Federatė Demokratike e kombeve dhe e kombėsive, qė duhet tė ketė organizimin shtetėror tė republikave dhe krahinave, pra, edhe Kosova tė ketė vendin e vetė tė barabartė nė federatėn e Jugosllavisė.”- pėrfundon citati.


Siē vihet nė dukje, pėr Ibrahim Rugovėn, LDK-ja fillimisht nuk ishte parti, por njė shoqatė politike dhe kulturore, pėr tė cilėn thotė se, nė tė ardhmen me ligjet e Jugosllavisė mund tė jetė edhe parti politike, kulturore etj (!!!) Pėr mė tepėr, kryetari Rugova, LDK-nė, kėtė shoqatė kulturore dhe politike, e cilėson si organizatė tė Prishtinės, me synim tė shtrirjes sė saj jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė qendrat tjera tė Jugosllavisė, ashtu siē ishte e organizuar Lidhja Komuniste e Jugosllavisė, e cila nė fillim tė vitit 1990 ishte futur nė fazėn e shpėrbėrjes sė saj.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Realpolitika e Ibrahim Rugovės - Faqe 2 Empty Re: Realpolitika e Ibrahim Rugovės

Mesazh  Nimfa Wed Jun 04, 2008 8:34 pm

Programi i Lidhjes ėshtė mjaftė i gjerė“ dhe „pėrfshin tė gjitha problemet qė rėndojnė nė momentin e tanishėm nė Kosovė dhe nė Jugosllavi“, konstaton politikani realist Ibrahim Rugova. Ai, fillimisht ka vu nė spikamė programin „pėr ēėshtjet sociale, pėr punėsimin dhe zhvillimin ekonomik“, pastaj „pėr lirinė e shtypit dhe tė tė drejtave tė njeriut, tė kulturės, pėr pastėrtinė e mjedisit…“, ndėrsa qėndrimi i tij politik, ėshtė „pėr demokraci, pėr zgjedhje tė lira, tė drejtpėrdrejta“, pa e thėnė qartė statusin politik tė Kosovės. Nė tė vėrtet, Ibrahimi, ishte pėr njė federatė demokratike jugosllave tė kombeve dhe kombėsive, me njė organizim shtetėror tė republikave dhe krahinave…“, ashtu siē ishin tė definuara nė Kushtetutėn e RFJ-sė, atė tė Republikės sė Serbisė dhe nė Kushtetutėn e KSA tė Kosovės.


Pra, Ibrahim Rugova, edhe pas protestave gjithėpopullore tė vitit 1988 - 1989 kur kėrkohej avansimi i statusit politik tė Kosovės, duket sheshazi se, Kosovėn e konsideronte akoma si “krahinė”, ndėrsa popullin shqiptar si „kombėsi“. E, dihet mirėfilli se, me Kushtetutėn nė fuqi „kombėsit“ trajtoheshin si pakica, pėrkundėr faktit qė shqiptarėt ishin populli i tretė shumicė, pas serbėve dhe kroatėve!


Ibrahim Rugova ishte kundėr protestave paqėsore!


Nė kohėn e kthesave tė mėdha nė Kosovė 1988-1990, populli shqiptar nėpėrmjet demonstratave kundėrshtoi pushtimin klasik tė Kosovės nga Serbia, u zgjua i madh e i vogėl nė kėmbė, jo pėr ta mbrojtur “autonominė e suprimuar” mė 23 mars 1989, por pėr ta mbrojtur nė radhė tė parė dinjitetin e nėpėrkėmbur kombėtar dhe avansimin e statusit tė Kosovės nė Republikė, qoftė edhe me sakrifikimin e jetės sė tyre.


Derisa, nė dimrin e acartė tė vitit 1990, populli protestonte nėpėr rrugėt e Kosovės, kundėr regjimit pushtues serbė tė Millosheviqit, kryetari i LDK-sė Ibrahim Rugova, doli kundėr kėtyre protestave. Kėshtu, mė 31 janar 1990, nėpėrmjet njė deklarate tė bėrė nė RTP (ku drejtor ishte Agim Mala), Ibrahim Rugova i bėnte thirrje popullatės “qė tė hiqte dorė nga grumbullimet”, duke theksuar se: “Lidhja Demokratike e Kosovės nuk e pėrkrah kėtė formė tė veprimit”.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Realpolitika e Ibrahim Rugovės - Faqe 2 Empty Re: Realpolitika e Ibrahim Rugovės

Mesazh  Nimfa Wed Jun 04, 2008 8:34 pm

Kėto deklarata Ibrahim Rugova i pėrsėriste shpesh, shumė shpesh edhe nė mediat e shkruara. Ai, madje pėrmes deklaratave i bėnte thirrje popullit qė tė mos dalė nė rrugė dhe t“i ndėrpresin demonstratat, ndėrsa shfajsonte veten dhe LDK-nė se nuk janė organizatorė tė demonstratave. P.sh. mė 3 shkurt 1990 nė gazetėn “Vjesnik“ tė Zagrebit, lidhur me demonstratat deklaron (po citoi): „Pas grumbullimeve dhe demonstratave tė shqiptarėve pėrpara ndėrtesės sė Komitetit Krahinor, mė 23 janar (1990), pasoi njė ortek i vėrtet dėnimesh dhe diskreditimesh politike dhe tė gjitha kėto nė fillim qė alternativat, nė radhė tė parė LDK-ja, e cila ka mė shumė anėtarė se sa Lidhja e Komunistėve tė Kosovės, tė eliminohet nga skena politike. Prandaj u bėnė pėrpjekje qė ta shpallin atė (LDK) si organizatore tė kėtyre demonstratave. Ne u pėrpoqėm, me anėn e njoftimeve dhe thirrjeve, drejtuar opinionit publik, qė qytetarėt t“i ndėrpresin demonstratat” (!!!)


Kjo nuk ėshtė as hera e parė as e fundit, qė z.Rugova ishte kundėr protestave tė qeta dhe luante rolin e shuarjes sė ndjenjės tek shqiptarėt pėr t“u ēliruar njė herė e mirė nga sundimi shekullor serbė.


Ibrahim Rugova gjatė gjithė karierės sė tij politike ka dėshmuar se ėshtė kundėr organizimit tė demonstratave paqėsore, ndėrsa ndiqte dhe propagandonte me fanatizėm njė politikė krejtsisht pasive, madje shpesh herė nė konferenca me gazetarė bėnte thirrje, “pėr durim, qė tė mos tensionohet situata dhe tė dalė nga kontrolli, sepse kemi ndėrtuar tashmė njė rend demokratik”, atė rend demokratik nėn sundimin klasik tė Kosovės nga regjimi policor-ushtarak i Millosheviqit (!!!)


Pra, kjo ishte realpolitika e Ibrahim Rugovės, e ndėrtuar mbi bazėn programit tė LDK-sė…
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Realpolitika e Ibrahim Rugovės - Faqe 2 Empty Re: Realpolitika e Ibrahim Rugovės

Mesazh  Nimfa Wed Jun 04, 2008 8:35 pm

Beograd 1991 / Ibrahim Rugova diplomatit gjerman i thotė:

„Ne duam tė qėndrojmė brendapėrbrenda shtetit serbė.

Ne duam vetėm tė na rikthehet autonomia…“


Ibrahim Rugova gjatė periudhės sa ishte shef i Institutit Albanologjik dhe sekretar i OTH tė LKJ-sė nė kėtė institut dhe sė fundi Kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės ( nga 1987), shpesh ka udhėtuar pėr nė Beograd. Udhėtimin e fundit e ka bėrė nė verėn e vitit 1988, nė cilėsin e kryetarit tė SHSHK-sė nė kuadėr tė njė takimi qė u mbajt nė Beograd, nė mes tė shkrimtarėve serbė e shqiptarė.


Ka tė dhėna qė tregojnė se, Ibrahim Rugova edhe gjatė viteve tė 90-ta ka udhėtuar pėr nė Beograd, tani jo mė nė cilėsinė intektualit- shkrimtarit, por nė cilėsinė e polikanit.


Sipas njė dokumenti tė Bundestagut gjermanė, nė vitin 1991 Kryetari i Ibrahim Rugova, gjatė qėndrimit nė Beograd ( nė kuadėr tė disa takimeve) ka pasur njė takim tė veēantė edhe me diplomatė gjermanė.


Nė pyetjen e diplomatit gjerman Leni Fischer, se: a mendoni, qė dikur Kosova t“i bashkohet Shqipėrisė, me kusht qė situata e atėhershme nė shqipėri tė pėrmirėsohet? Ibrahim Rugova pėrgjigjet:„ Jo, ne nuk mendojmė nė pėrgjithėsi pėr kėtė. Ne duam tė qėndrojmė brendapėrbrenda shtetit serbė. Ne duam vetėm tė na rikthehet autonomia. Ne duam, qė tė na respektojnė si njerėz dhe pakicė kombėtare. Ne duam qė tė na mundėsohet ta flasim gjuhėn tonė, tė botojmė dhe lexojmė gazetat tona etj.“


Saktėsisht nė dokumentin origjinal tė shkėputur nga libri zyrtar i Bundestagut gjermanė, lidhur me kėtė takim thuhet si vijon:


“Als wir im Jahre 1991 in Belgrad mit Herrn Rugova gesprochen haben, habe ich ihm die Frage gestellt:
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Realpolitika e Ibrahim Rugovės - Faqe 2 Empty Re: Realpolitika e Ibrahim Rugovės

Mesazh  Nimfa Wed Jun 04, 2008 8:35 pm

Denken sie daran, irgendwann den Anschluß des Kosovo an Albanien zu fordern, vorausgesetzt daß - aus damaliger Sicht – sish die Situation in Albanien verbessert? - Das war vorübergehend ja der Fall, - Darauf hat er gesagt: „Nein, wir denken überhaupt nicht daran. Wir wollen innerhalb des serbischen Staatenverbundes bleiben.

(Beifall der Abg.Leni Fischer (Unna) (CDU/CSU)

-Wir wollen nur unsere Autonomie wiederhaben. Wir wollen als Menschen und als nationale Minderheit geachtet und respektiert werden. Wir wollen uns entfalten können, unsere Sprache sprechen dürfen, unsere Zeitungen drucken und lesen dürfen usw”.


(Citat i shkėputur nga libri zyrtar i Bundestagut gjerman-Deutscher Bundestag - 13. Wahlperiode - 200. Sitzung Bonn, Donnerstag, den 30 Oktober 1997, seite 18139)


· Lexo kėtu: kėtė dokument tė shkėputur nga faqja zyrtare

· Shiko kėtu: faqen e plotė tė kėtij dokumenti nė origjinal



Se kryetari LDK-sė dhe pėrgjithėsisht i „alternativės shqiptare“ Ibrahim Rugova, ishte kundėr bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė, ky fakt nuk ishte i panjohur, por se kėrkonte, qė Kosovės t“i rikthehet autonomia dhe tė mbetet nė kuadėr tė shtetit serbė, pėr t“i gėzuar vetėm tė drejtat si pakicė kombėtare etj., edhe pas shpalljes sė deklaratės sė „2 korrikut“ dhe Kushtetutės sė Kaēanikut mė 7 shtator 1990, kėtė fakt asokohe shumė pakė shqiptarė e kanė ditur.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Realpolitika e Ibrahim Rugovės - Faqe 2 Empty Re: Realpolitika e Ibrahim Rugovės

Mesazh  Nimfa Wed Jun 04, 2008 8:35 pm

A ka udhėtuar Rugova edhe herė tė tjera nė Beograd,

gjatė viteve tė 90-ta?!


Kur bėhet fjalė pėr shkuarjen e Ibrahim Rugovės nė Beograd (edhe pas 2 korrikut e 7 shtatorit 1990), s“mund tė thuhet se ky ka qenė itinerari i tij i fundit nė relacionin Prishtinė - Beograd. Tashmė dihet publikisht se Ibrahim Rugova mė 15 maj 1998 ėshtė takuar me Sllobodan Millosheviqin nė Beograd ( nė rezidencėn e tij nė Beli Dvor), por ekzistojnė disa fakte tjera, qė hedhin dritė pėr kontaktet e vazhdueshme tė Ibrahim Rugovės me Beogradin.


Pėr tė dhėnė njė pasqyrim sipėrfaqėsor, me kėtė rast po i referohem gazetės „Epoka e Re“. Nė njė shkrim tė kėsaj gazete me titull: “Rugova do tė ketė telashe me faktet - Kėto janė thėnė nė LDK…dhe janė bėrė nga LDK“, thuhet (po citoi): “Mendon Rugova se nuk e dimė sa herė ka fjetur nė shtėpinė e Millosheviqit? Mendon Rugova se shoqėruesit e tij (njėri i vrarė gjatė luftės, tjetri pas luftės, tjetri largė tij…) nuk kanė lėnė asnjė gjurmė pėr vozitjet qė ia bėnin pėr nė Beograd, ndėrsa nė Kurshumli ata mbeteshin e tutje vazhdonte rrugėn me policinė serbe pėr Dedinje? Mos t“ia hajė mendja! Ne, dimė se ėshtė financuar nga Millosheviqi nė aferėn e telekomit serb. Paratė kanė pėrfunduar nė Dardania Bankė, nė fund.” ( Burimi: gazeta “Epoka e re”, E enjte 27 shkurt 2003, fq.11.)


Ky informacion bėn tė kuptosh se Rugova ka pasur edhe takime tė tjera me Millosheviqin dhe implikime nė afera tė pista. Ndėrsa lidhur me takimet sekrete nė mes tė palės serbe dhe asaj shqiptare, tė organizuara nga binomi Millosheviq - Rugova nė periudhėn 1994 – 1997, dhe rreth aferės sė telekomit serbo-italian, do tė bėjmė fjalė nė njė kapitull tė veēantė.


A ishte Ibrahim Rugova nismėtar i Deklaratės Kushtetuese tė 2 Korrikut, i Kushtetutės sė Kaēanikut dhe i mbajtjes

sė Referendumit tė vitit 1991?!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Realpolitika e Ibrahim Rugovės - Faqe 2 Empty Re: Realpolitika e Ibrahim Rugovės

Mesazh  Nimfa Wed Jun 04, 2008 8:36 pm

Me rastin e vdekjes sė Ibrahim Rugovės, mė 21 janar 2006, u mbajtėn disa tubime pėrkujtimore dhe aty u ritheksuan shumė “merita” tė tij.


Ta zėmė, mė 23 janar 2006 nė njė fjalim pėrmortor, nėnkryetar i LDK-sė Kolė Berisha, (qė u transmetua drejtpėrdrejt nė RTK), ndėr tė tjera thotė: “Nė kėtė janar, Kosova humbi nismėtarin e Deklaratės Kushtetuese tė njohur si Deklarata e 2 Korrikut (1990), tė Kushtetutės sė Kaēanikut, tė referendumit pėr Pavarėsinė e Kosovės, organizatorin e zgjedhjeve tė para nacionale dhe presidenciale, shumėpartiake, akte kėto qė vunė bazėn e fortė formale-juridike pėr ndėrtimin e institucioneve tė para tė pavarura nė Kosovė dhe shėnon fillimin e fundit tė njė regjimi satrap tė fundshekullit XX”.- pėrfundon citati.


Sa janė tė qėndrueshme kėto konstatime tė z.Berisha ?

Po t’i referohemi librit tė Mehmet Krajės “Vitet e humbura” (njėrit nga bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė Ibrahim Rugovės deri nė vitin 1995, dhe pjesėmarrės nė tė gjitha aktivitetet e LDK-sė, sė fundi edhe “ambasador” nė Zyrėn e Kosovės nė Tiranė (1994), del se Ibrahim Rugova dhe LDK-ja si parti, nuk kanė marrė pjesė nė asnjė mėnyrė, nė hartimin e “Deklaratės sė 2 Korrikut”, tė “Kushtetutės sė Kaēanikut”! e as nė aktin e shpalljes sė vendimit pėr mbajtjen e referendimit nė shtator 1991!


Ja se, ēka shkruan M. Kraja Lidhur me kėtė ēėshtje:

“Delegatėt shqiptarė tė Kuvendit tė Kosovės shpallin Deklaratėn Kushtetuese, teksti i sė cilės ėshtė bėrė i njohur qė atėherė. Dy muaj mė vonė, nė njė mbledhje tė fshehtė nė Kaēanik, po kėta delegatė miratojnė Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės dhe detyrohen tė dalin nė ekzil. Lidhja Demokratike e Kosovės mbėshtet edhe njėrėn edhe tjetrėn. LDK-ja qėndron fuqimisht pas kėtyre akteve. As njėrin e as tjetrin nuk i ka hartuar vetė, nuk ka marrė pjesė nė hartimin e tyre dhe vendimi pėr shpalljen e tyre, merret vesh, nuk ėshtė marrė nga LDK-ja. E di me saktėsi se kryesia e LDK-sė ishte e informuar pjesėrisht pėr njėrėn dhe pėr tjetrėn dhe as nuk mbajti mbledhje pėr kėtė punė dhe as qė kėrkoi prej dikujt ndonjė shpjegim. Ajo kryesi, madje nuk shtroi as ndonjė pyetje tė vetvetishme e as nuk bėri vėrejtje, tė cilat kishte arsye t“i bėnte, sepse dihej qė atėherė se pikėrisht prej saj do tė kėrkohej t“i realizonte praktikisht dispozitat e po asaj Kushtetute, tė miratuar pa dijen dhe pa vendimin e saj. ( Lexo: M.Kraja: “Vite tė humbura”, faqe 230) Pra, LDK-ja nuk e shpiku as Deklaratėn Kushtetuese dhe as Kushtetutėn e Kaēanikut. - thotė Mehmet Kraja.


Kjo besoj, nuk do koment tjetėr!


Ibrahim Rugova nuk ka marrė pjesė nė asnjė mėnyrė, as nė hartimin e as nė marrjen e vendimit pėr mbajtjen e referendumit nė shtator tė vitit 1991. Kėtė fakt e sipėrfaėson dukshėm vendimi i legjslaturės sė vjetėr i Kuvendit tė Republikės sė Kosovės (01Nr. Prishtinė, mė 22 shtator 1991) qė kryesohej nga Ilaz Ramajli. Nė kėtė vendim pėrcaktohet qartė edhe teksti i pyetjes sė Referendumit lidhur me statusin politik tė Kosovės.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Realpolitika e Ibrahim Rugovės - Faqe 2 Empty Re: Realpolitika e Ibrahim Rugovės

Mesazh  Nimfa Wed Jun 04, 2008 8:36 pm

Nė kėtė vendim thuhet::



R E F E R E N D U M I


REPUBLIKA E KOSOVĖS

Kuvendi i Republikės

01 Numėr

Prishtinė, mė 22 shtator 1991


Kuvendi i Republikės sė Kosovės, nė bazė tė nenit 97 alineja 1 pika 8 tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, nė mbledhjen e mbajtur mė 22 shtator 1991, pas miratimit tė Vendimit mbi mbajtjen e Referendumit nė Kosovė,


P Ė R C A K T I M


Tekstin e pyetjes nė Referendumin mbi Republikėn e Kosovės si Shtet Sovran dhe i Pavarur, me tė drejt tė pjesėmarrjes konstituive nė Lidhjen e shteteve - republikave sovrane (nė Jugosllavi) mbi bazėn e lirisė dhe tė barazisė sė plotė tė republikave-shteteve nė lidhjen e tyre.


Teksti i pyetjes qė u pėrcaktua nga Kuvendi ėshtė pėrsa vijon:


NĖ BAZĖ TĖ DEKLARIMIT TUAJ TĖ LIRĖ, LUTENI QĖ TĖ PĖRGJIGJENI (DUKE RRETHUAR FJALĖN ”PO” OSE “JO”) SE A E PRANONI, SI VENDIM TĖ VULLNETIT TUAJ POLITIK, REZOLUTĖN E KUVENDIT TĖ REPUBLIKĖS SĖ KOSOVĖS MBI REPUBLIKĖN E KOSOVĖS SI SHTET SOVRAN DHE I PAVARUR, ME TĖ DREJT TĖ PJESEMARRJES KONSTITUIVE NĖ LIDHJEN E SHTETEVE-REPUBLIKAVE SOVRANE (NĖ JUGOSLLAVI )


PO ............................................... JO


KRYETARI I KUVENDIT TĖ REPUBLIKĖS,

Ilaz Ramajli, d.v
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Realpolitika e Ibrahim Rugovės - Faqe 2 Empty Re: Realpolitika e Ibrahim Rugovės

Mesazh  Nimfa Wed Jun 04, 2008 8:37 pm

Analiza politike - historike


Realpolitika e Ibrahim Rugovės

( 7 )


A e ka ditur Ibrahim Rugova rrugėn qė tė ēonte kah ēlirimi i Kosovės dhe si e survejonte Zyra e LDK-sė nė Tiranė veprimtarinė ”terroriste” tė UĒK-sė nė Shqipėri?!


Shkruan: Sheradin BERISHA / 13. 05. 2008


A e ka ditur Rugova rrugėn qė tė ēonte kah ēlirimi i Kosovės?!


Ibrahim Rugova, politikėn e vet paqėsore, tė mosveprimit e tė ndejtjes rahat, e konsideronte si tė paalternativė, dhe duket se nuk ka menduar asnjėherė seriozisht nė pėrgatitjen e popullit pėr ēlirim edhe nė rrugė tjera. Nė tė vėrtet ai gjatė kontakteve me personalitete tė huaja ka marrė edhe mendime tė prera se si mund tė ēlirohet Kosova nga Serbia. Ta zėmė, Kristina Fon Kohl, nė librin e saj ”Ballkani faktor qėndrueshmėrie apo pėshtjellimi nė Evropė” shkruan:

“Pothuajse menjėhere mbas shfuqizimit tė sė drejtės pėr autonomi, disa politikanė kosovarė, midis tė cilėve dhe Ibrahim Rugova, kėrkuan mendimin e ekspertit austriak tė tė drejtave tė njeriut dhe tė drejtės ndėrkombėtare, Feliks Ermakora (Felix Ermacora). Ata donin tė dinin se cilat ishin mundėsitė nė rrafshin e sė drejtės ndėrkombėtare pėr njė pėrkrahje ndėrkombėtare tė "luftės" sė tyre kundėr pushtimit serb… Feliks Ermakora, pas njė shoshitjeje tė thelluar dhe shfletimit tė materialeve tė ndryshme, u pėrgjigj me keqardhje: ”Sa kohė qė nė Kosovė nuk do tė derdhet gjaku, nė rrafshin ndėrkombėtar nuk do tė angazhohet askush“ - pėrfundon citati.



· Lexo kėtu mė tepėr pėr Felix Ermacora + Literaturė nga z.Felix
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Realpolitika e Ibrahim Rugovės - Faqe 2 Empty Re: Realpolitika e Ibrahim Rugovės

Mesazh  Nimfa Wed Jun 04, 2008 8:43 pm

Dhe kėshtu ka ndodhur, sepse lufta e lavdishme e UĒK-sė dhe gjaku i derdhur i mijėra dėshmorėve… futi nė lėvizje diplomacinė ndėrkombėtare dhe forcėn veriatlantike tė quajtur NATO…!


Nga kjo mund tė kuptojmė se Ibrahim Rugova, qysh nė fillim tė karierės sė tij politike, si shef i LDK-sė dhe i “alternativės kosovare“ e ka ditur shumė mirė, se cila ishte rruga qė tė ēonte kah ēlirimi pėrfundimtar i Kosovės !


Ēka u bisedua nė Takimin e Luganos nė mes Xhavit

Halitit dhe Ibrahim Rugovės ( 1991 ) ?!


Ndonėse realpolitika e Ibrahim Rugovės pėr “ēlirimin” e Kosovės niste dhe pėrfundonte me konferencat e tė premteve me gazetarė, kjo nėnkuptonte padiskutueshėm edhe mosbashkėpunimin e Rugovės me tė gjithė ata qė ishin tė gatshėm ta pėrgatisin popullin pėr luftė ēlirimtare. Xhavit Haliti-Zeka, njėri nga themeluesit e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nė njė intervistė dhėnė gazetės “Zėri i ditės”, kujton njė takim qė ka pasur me Ibrahim Rugovėn nė vitin 1991 nė Lugano tė Zvicrės, ku e ka njoftuar atė lidhur me pėrgatitjet qė po bėhen pėr luftė tė armatosur.

Xhaviti thotė:
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Realpolitika e Ibrahim Rugovės - Faqe 2 Empty Re: Realpolitika e Ibrahim Rugovės

Mesazh  Nimfa Wed Jun 04, 2008 8:46 pm

“Me Rugovėn jemi takuar nė Lugano. Kjo ishte njė ndejė miqėsore, nė tė cilėn ishin tė pranishėm edhe kryetarėt e degėve tė LDK-sė. Dhe, tė nesėrmen, pas asaj darke shoqėrore, kėrkova tė bisedonim veē me Rugovėn. I sqarova atij se ne po pėrpiqemi qė tė bėjmė diē nė kėtė drejtim dhe e informova se jemi duke futur armatim nė Kosovė”. Nė vijim z. Haliti nėnvizon: “Biseda ishte normale, pa tension, shumė miqėsore. Nė fund, Rugova mė tha: ‘Unė nuk i futem kėsaj veprimtarie. Unė s’mund t’ju pengoj, por mos i thoni kujt se jeni marrė vesh me mua, sepse unė nuk dua tė kem punė me kėtė ēėshtje!”- pėrfundon citati.

(Lexo mė shumė nė gazetėn “Zėri i ditės”, datė 8 shkurt 2001 faqe 11)



· Foto: Xhavit Haliti – Zeka nė mes tė dy miqėve

· Lexo: Kush ėshtė Xhavit Haliti sot - kliko faqen zyrtare tė kuvendit


Ibrahim Rugova ( edhe pse nuk ka dasht tė merret me kėtė ēėshtje) nga ky takim ka mėsuar se si po bėhen pėrgatitjet pėr luftė tė armatosur, duke u futur armatimi nė Kosovė. Se Ibrahim Rugova ka ditur pėr pėrgatitjet qė po bėheshin pėr luftė tė armatosur, e pohon edhe Adnan Merovci, njėri nga njerėzit mė tė afėrt tė tij pėr dhjet vjet rresht. z. Merovci kujton njė takim qė ka pasur nė Tiranė me Avni Klinakun, njėrin nga veprimtarėt e strukturave ilegale ushtarake.

Merovci deklaron:

„Avni Klinaku “erdhi nė vilėn ku banonim nė Shqipėri, u takuam nė oborrin e vilės, bėmė njė ndejė nė kafene njė kohė tė gjatė dhe, me njė besim shumė tė madh, ai ma bėri me dije qė ekzistojnė grupe tė armatosura nė Kosovė, grupe tė cilat janė tė gatshme pėr luftė. Mė tha se kemi nevojė pėr komunikim dhe bashkėpunim. Ai mė obligoi t“ia pėrcillja kėto informata z. Rugova. Tani, thotė z.Merovci,- nuk mund tė themi se nuk ėshtė ditur asgjė, sepse kemi ditur qė ka pasur grupe tė armatosura dhe qė ka pasur armė.”-pėrfundon citati.

(Lexo librin “Pa protokoll”, Bisedė me Adnan Merovcin, Zėri - Prishtinė 2003, fq. 88.)



· Foto historike: Adnan Merovci + polici serb = truproja tė Rugovės!

· Foto: Avni Klinaku ish drejtues i LKĒK-sė
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Realpolitika e Ibrahim Rugovės - Faqe 2 Empty Re: Realpolitika e Ibrahim Rugovės

Mesazh  Nimfa Wed Jun 04, 2008 8:46 pm

Se Ibrahim Rugova ka ditur pėr krerėt e UĒK-sė dhe aksionet e kryera nė Drenicė, Dukagjin, Llap etj., kėtė e pohon edhe znj. Edita Tahiri njėra nga bashkėpunėtoret mė tė afėrt e tij.

Nė njė intervistė tė botuar nė librin „Libri i lirisė“, fq.224, nė pyetjen pėr aksionet e sinkronizuara tė UĒK-sė dhe se ēfarė ėshtė biseduar pėr kėtė gjė nė Kryesinė e LDK-sė, Edita Tahiri pėrgjigjet: “Ne e kemi ditur se nga vijnė kėto arsione. Kemi pasur kontakte me Sali Ēekun, i cili ka qenė udhėheqės i aksioneve qė janė zhvilluar nė pjesėn e Dukagjinit. Pastaj me kontaktet e pjesėve tė tjera tė Kosovės, kemi qenė tė njoftuar pėr aksionet qė zhvilloheshin nė Drenicė, Llap dhe nė pjesė tė tjera, si dhe ėshtė ditur pėr Adem Jasharin, Zahir Pajazitin e pėr figura tė tjera qė kanė qenė bartės tė kėtyre aksioneve” - pėrfundon citati.


· Foto: Edita Tahiri


Nga kėto fakte sa i vuna nė pah, mjafton tė konkludoi se Ibrahim Rugova e ka ditur saktėsisht se kush qėndronte pas aksioneve tė armatosura ndaj objekteve dhe forcave policore-ushtarake serbe, (gjatė viteve 1994 - 1998), dhe pėrkundėr dijes sė tij tė plotė, nuk hezitonte tė hidhte baltė mbi njerėzit e sakrificės, e tė akuzonte UĒK-nė, si: ”dorė e zgjatur e Serbisė”; ”Krijesė e shėrbimit sekret serbė”, “individ tė frustruar”, e ēkamos tjetėr.

Pavarėsisht nga kėto deklarime tė Ibrahim Rugovės, UĒK-ja tashmė ishte realitet dhe hapi njė faqe tė re nė arealin politik-ushtarak shqiptar, dhe kėtė fakt e ka pohuar zėshėm edhe analisti i njohur anglez Tim Judah *. z. Judah nė librin e tij “Kosovo – war and revange” shkruan: “Mė nė fund u bė e qartė pėr tė gjithė se UĒK-ja ėshtė realitet e jo, siē insistonte Rugova, formė e vazhdimėsisė konspirative tė Serbisė”.

* Tim Judah is a journalist, author, and ISN Security Watch’s senior international correspondent. Based in London, Mr. Judah continues to cover the Balkans for the Economist and the New York Review of Books and other publications. In recent years he has also reported from Iraq, Iran, Afghanistan, North Korea and Africa. He is the author of "The Serbs: History, Myth and the Destruction of Yugoslavia" and "Kosovo: War and Revenge". Click here to send email

· Lexo kėtu disa nga librat e analistit Tim Judah
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Realpolitika e Ibrahim Rugovės - Faqe 2 Empty Re: Realpolitika e Ibrahim Rugovės

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 2 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi