STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Heroit te Kosoves Halit coka

Shko poshtė

Heroit  te Kosoves  Halit coka Empty Heroit te Kosoves Halit coka

Mesazh  lutfi coka Sat Jun 08, 2019 1:02 am

Visari  lirisė Kosovės
“Hero i Kosovås” 
Lutfi  coka


PЁr KosovЁ kanЁ lidh besЁn

Kur nё taban paska trimёri
Ja len pas brezit tё ri,
Djemtё e Arnit kanё ba betimin
Nё Kosovё me ba luftimin

Kanё lidh besё si burrat moti
Do luftojnё si Kastrioti;
Qё Kosova tё ketё liri
Jeta jonё tё bёhet fli.

Vazhdojnё luftёn nё UĒK
Natё e ditё si rrufe.
Krah pёr krah me Kosovarё
Nga Shqipёria vullnetar.


Ёshtё Samiu dhe Imeri
Qё armikun e kap tmerri.
Nё ball prin trim Haliti
Zemёr gur prej graniti.

O ju trima ,djem tё ri,
Po luftoni pёr liri.
Amanet t’ parёt kanё lenё,
Plumbin nё ball me i dhёnё…

Vazhdojnё luftёn pa u nda,
Halit coka nё luftё ka ra.
Dy tё tjerёt mbajnё betimin.
Nё Kosovё  vazhdojnё luftimin.


LamtumirЁ  Arni im i dashur


Kur Kosova kish nevojё pёr burra
Trima tё fortё e Bajram Curra.
Qё nё zemёr kanё trimёri,
Pёr Kosovё e pёr Shqipёri.

Tre trima ,tre djem tё ri
Po nga Arni nё malёsi,
Kan lidh besёn si trimat moti
Do luftojnё si Kastrioti.

Nё front tё luftёs ata janё,
Po hanё barut me dhёmbё.
Nuk po dinё ēfarё ёshtё frika,
Ēfarё ёshtё topi dhe prita.

Natё e ditё nё llogore,
Tu bё luftё me taborre.
UĒK njofton botёn,
Nuk e shojmё gjallё Kosovёn.

Nё prag tё luftёs,
Nё prag tё lirisё,
Bije djali i Shqipёrisё.
Emri tij s’harrohet kurrё,
Pёr Kosovё ёshtё flamur….



Betimi  solem I Halit CokЁs

Nё Kosovё bёhet kёrdia,
Vritet gruaja e fёmija.
Vritet  burri e djalёria,
Ndizet vendi,kallet shpija.

Kjo  masakёr s’ёshtё nё histori
Me u vra pleq e fёmijё.
Me u vesh vendi nё zi,
Mos me pa gёzim me sy.

Kush ёshtё burr e gjak Shqiptar,
Tё rroku armёt sa  mё parё.
Nё Kosovё pёr me shkue,
Popullin vёlla me ndihmue.

Halit coka djal i njomё,
Mori rrugёn pёr Kosovё.
U rrejshtue nё UĒK,
Filloi luftёn si   rrufe.

Nё transhe ku shkrehet topi
Kush ёshtё burrё e i zoti.
Mё i pari prin Haliti,
Gjoksin zjarrё ,zemёr ēeliku.




Hidhet nё sulm zemёr trimi
Me shpejtёsi jep kushtrimin.
Nuk ka armik qё i del nё ball,
Halit cokёs trim tё rrallё..

Nё betejё ai ёshtё flamur,
Nuk i trembet syri kurr.
Ēan pёrpara me furi,
Bёn armikun shkrumb e hi.

O  ju  serb qofshi mallkuar
Mos drejtoni tankun mue.
Se pёr Kosovё tё lirё,
Ta shkrijё tankun me zingjirё.

Nё llogore buron trimёria

Digjet flakё e terё ushtria.
Armёt vjellin nga gryka zjarr,
Halit coka  mbetet i vrarё..

Nё betejёn e tre prillit,
Pushoi kёnga e bylbylit.
Ulen poshtё e prekin tokёn,
Nё nderim pёr Halit cokёn.

Trimat s’qahen ,por nderohen
Nё ēdo kohё pёrkujtohen.
Si symbol i trimёrisё,
Lavdi gjaku i lirisė!..



Portreti

Trup i hollё e i gjatё
Sy kaltёr zemёr mjaltё.
Vetulla tё zeza plot bukuri,
Me atё fёtyre plot hijeshi.

Kish buzёqeshje plot bukuri
Me atё zemёr  gjithё mirsi.
I buzёqeshur pa kufi,
Lum kush afёr atij i rri.




Trup i gjatё e i lehtё,
Gojё ёmbёl ,mendje mprehtё.
Fjalё pak plot mendime,
Tё jep shpresё e ngazllime.

Nё ēdo vend ku ti shkoje,
Shoqёrinё fort e doje.
Tё don fort e tё puth nё ball,
Halit Coka djalё i rrall.

Punёtorё sa mё s’ka
Asaj pune pa iu nda.
Tu  punu me orё tё gjata,
Nga mёngjezi der sa nata.

Fjalё pak e punё shumё,
Tёrё natёn pa gjumё.
Tu qeshur me vllazёri,
Entuziazёm nё ēdo shtёpi…..




Shko  bylbyl!

O bylbyl qё shkon tu fluturue,
Mal e fusha tu kёrkue.
Amanet me mё ndihmue,
I kam djemёt tu luftue.


Shko nё Kosovё ti fluturim,
E me jep ndonjё njoftim.
Djemtё e mi, a i ke pa?
Luftёs egёr, a janё nda?...

Kur tё ulesh me pushu,
Nё atё anё me shiku.
Djemtё e mi vall ku janё?..
A bёjnё luftё nё ato anё?

Shko bylbyl nё ato lugina,
A i ke pa ato trima?
A luftojnё me Kosovarё,
Nё  front, a janё tё parё?


Shko bylbyl nё ato fusha,
Ulu pak nё ato gёmusha.
E lёsho fort njё zё,
Halit Cokёn a e ke pa?

O bylbyl lёsho njё za,
Nёse Halitin e ke pa.
Jepi urim ,nga zemrat tona,
Pushka jote ,diell Kosova!..







Bylbyli  vjen , kreu nje amanet
Nё Kosovё unё kam shkue
Nё ato vende kam pushue.
Gjithё vendi i shkatёrrue,
Tёrё Kosova tu luftue.

Gjaku i kuq mbulon tokёn,
Bёhet tmer pёr Europёn.
Ēfarё  kam pa me sy,
Nuk i them pёrsёri?!……

Atje pashё unё djemte e ri
Po luftonin pёr liri.
Nё llogore  qёndroje si burr,
Nuk u trembet syri kurr.

Nё krah me Kosovarё
Nё front janё te parё.
Nё lufte u ka hije,
Pushka e tyre ,erё lirie.

Burojё kanё trimerinё,
Shtroje  kanё  shoqёrinё.
Nё luftё kanё guximin,
Pёr forcё kanё betimin.

Ditё e natё me pushke nё sy,
Nё shi e dёborё.
Pёrballojnё ҫdo stuhi,
Me atё armё nё dorё.


Dhe bylbyli, nuk duket mё,
As ne se kemi pa.
Don tё thotё Haliti ka ra,
Zemra e bylbylit, i ёshtё nda.

O tre pril ,tre  prill i zi,
Ne tё pritem me lot nё sy.
Qe trimat tё vijnё nё shtёpi,
 Me fitore nё gji…..

Sa malet tona,
Do ushtojё jehona.
Jehona e trimёrisё,
Je nderi i Shqipёrisё.


Ai bylbyl qё qe mёrzitur,
Ka fillu me fluturu,!
Pa trima si Halit Coka,
S’fiton lirinё Kosova!?……

Njё amanet ato kanё shkruar,
Me grykė tė pushkёs tu luftuar.
Pa fitu lirinё Kosova,
Nuk vijmё nё troje tona.

Do kёthehemi me fitore,
Tё marr nё llogore.
Nё llogoren e trimёrisё,
Pёr lirinё e shqipёrisё.


TRE  PRILLI

Gjysёm shtize,
Ёshtё flamuri.
Po peshon,
Porsi  guri..

Ka pushu,
Lulja e rinisё.
Qё n’Kosovё,
Luftёn kish nis.
Nё Deēan
Dielli ka rёnё.
Por drite!..
Ai nuk bёne.

Nuk bёn dritё,
Ka pse!…..
Njё trim mangut,
Nё UҪK...

Zogjtё kёngёn,                                                            
Kan pushue.
Pёr Halitin,
Tu e nderue!..

O Halit,
Tё don Kosova.
Tё don gjallё,
Nё trojet tona..

Pёr atё armё,
Qё ra nga dora.
Tё nderon,  
E tёrё Kosova.



Elegji pЁr  trimin Halit   Coka

Sot tre prill ,            
Mbushen dhjetё.
S’tё kam parё,
S’tё shoh nё jetё.


Zoti tё ka ēuar,
Ty  nё xhenet.
Ti ,nuk je i lumtur,
Unё, nuk jam i qetё!…

Plot dhjetё vera,
Kalojnё nga hera.
Stinёt nuk ndёrrohen,
Pёr mu s’del vera!….

S’vjen keq pёr nёnё,
Qe rri duke qarё.
Ty tё sheh nё ёndёrr,
Don me tё parё!….



Nёnё e dashur,
Pёr ty veē mendon.
Ku je bir i nёnёs,
Zemra mё   gufon!?…

Don tё pёrqafoj,
E tё puth me mall.
O djal im i shtrejtё,
Malli mё ka marr!…


Lotёt qё po derdh,
ēdo ditё duke ҫarё.
Ēou biri i nёnёs,
Njёherё me tё parё.

S’vjen keq,
Pёr bab Rizan.
Qё ēdo ditё,
Nё zemёr tё mban…

Tё ka rritur,
E tё ka burrnue.
Ёshtё krenar,
Me zemёr helmue….

S’tё vjen keq ,
Pёr vellan.
Qё asnjё herё,
Nga zemra s’tё ndan……

Tё ka marrё malli,
Me pa lirinё ?!..
Qeё me pushkё,
Stolise lirinё.

I lehtё qoftё dheu,
Trupin ta mbulon.
Tё ngrihesh nga varri,
Kush ju ngacmon!..

Dhe pikat e lotit,
Kur bёhen lumё.
Ne tё helmosur,
Do rrimё pa gjum.                                          



A tё ka marr malli ,
Prap me u ngrit?..
Me pushkё nё krah,
Nё luftё me u ngrit.







TrimЁri e kЁngЁ!

Trimёri e kёngё
Kumbon me hare,
Pёr ty Halit Coka.
Qё re pёr Atdhe….

Rrugё bomba jote,
Me zjarr tё gjatё.
Tanket armik,
I kalle nё flakё.





Hej trim qёndro!?...
Pemёt ulin kokёn,
Sikur lot lёshojnё.
Sikur tё pёrkundin!,,

Plumbi ku tё gjeti
Trim legjendar.
Hapin kush ta ndali,
Mbi tokёn e bardhё..

Edhe kur plumbi,
Nё gjoks tё hapi vrimё!...
Nepёrmjet saj ,
Kosova pa lirinё.!!??..


PЁrjetЁsimi

Ai qё bije
Pёr Atdhe,
Lavdi ka,
Gjer nё re!.

Ёshtё nder
E obligim,
Veprёn tuaj
Lёmё trashigim..





Nё Gllogjan,
Nё mes Kosovёs.
Shёndrit vepra,
E Halit Cokёs.

E ka emrin,
Atdhetari.
Pёr Shqipёri,
Ёshtё krenari.!.






RIZA   COKA
NJё punёtorё
Mendje ndritur.
Veper n’vepёr,
Ka shetitur’.

Nё Va –Dejёs,
Nё hidrocentral.
I thot Drinit,
Hovin ndal….

Me traktorё,
Pёr mbi digё.
Tu punu
Natё e ditё..

Po kёthen
Ujin nё drite..
Manovrator,
Mjeshtёr  ideal,
Nё gjithё veprat
Pa u ndal….

Me ato duar tё arta
E mendje tё ndriēuar,
Me djersen e ballit,
Vepra ka ndёrtuar.



Sa vlerё ka heroizmi!

Vitet kalojnё,
Si ujёt nёn urё.
Por emri Halit,
S’harrohet kurrё.

Nga gryka e pushkёs,
Qё hapte zjarr.
Tani ngroh zemrat,
Pёr ju Kosovarё.!..




Me atё pushkё
Stolise lirinё.
Brezat qe do vijnё,
Ta duan Shqipёrinё.

Kёnga e pushkёs,
U fut nё histori.
Ajo do rrezatojё,
Veē pёrjetёsi…..

Nga herozmi,
Erdhi lirija.
Do tё ketё nё zemёr,
Kosova ,Shqipёria.




O Halit,me shokё tё tjerё!…
Je frymёzim,
 Pёr ne Je nder!..

Je lavdia e shqipёrisё,
Krenaria e atdheut.
Je symbol i trimёrisё,
Je ylli i lirisё.







 

Kujtimi   yt  trimЁri e rrallЁ

Ushtojnё kodra e male,
Dridhet toka me gjёmime.
Hovi trimit nuk i ndalet,
N’ luftё ēan me guxime..!!..

Halit Coka djalё i ri,
I vendosur tё vdes nё kёmbё.
Nё front tё luftёs,
Pёr liri!…..

Mu nё ball ka idealin,
Nepёr duar therorinё.
Po lufton titani ynё,
Pёr Kosovё e Shqipёrinё.

Vёlla ka dashurinё,
Bab e nёnё ka idealin.
Farefis ka Kosovёn,
Jestek gurin,shtёpi fushёn!……

Nuse ai ka lirinё,
Robёrinё e ka shembur.
Mbi armikun bёn kёrdi,
Pёr njё jetё plot liri….


Kallet fusha shuhen jetё,
Lart shpirti luftёtarё.
Nepёr flakё e Plumba,
Shkon Haliti Guximtar!!!

Qё Kosova tё jetoj,
Halit Coka marterizon.
Gjithё vdekjen,
E pavdekshme!?……

   

         

        Pamflet,                          

Ēdo tre prill.
Shkon e vjen.
Zemrёn time,
Tё qetё se gjen..

Dielli nxeh,
E ēel buēeta.
Pёr zemra
Qё janё tё qeta….





Nxen shumё,
E nuk bёn dritё .
Pёr zemra,
Fort mёrzitё!!!...

Dashuria
Pёr liri.
Ёshtё vyrtyt,
Pёr ēdo njeri.

Ka njё tjeter
Qё bёn dritё .
Brez pas brezi,
Veҫ shёndritё…

Dashuria,
Pёr Atdhe.
N’ zemёr tё Halitit,
Kish fole!...

Ёshtё njera,
Qё fort shёndrit!…
Mbi tё gjitha ,
Dashuritё.



Ky  18 vjetor e gjen Halitin ne piramiden e heroizmit Kosovar me titullin”Hero  Kosoves”
Prandaj nga thellesia e zemres dalin ndjenjat:

Kur  t'pysni ku eshte Haliti                    
Kur malli  malli do t'ju marrė,
Do ta gjeni ndėr beteja                        
Tu marr hak ky zog shqiptarė.      


Desh  Kosovės t'ia heq  zinė
Ta bėj shqipe me flamur
T'ia hap krahėt te flutoroi
Duke i falė jetėn e tij.

.


Kur ta shihni n'permendore
Ndalni hapin, ndalni fjalen,
Para tij rrini gaditu
Me 'zemer t'gjithė te  falen.

Se ai eshte vet Atdheu
Se ai eshte vete  Trimeria
Jeta e Halitit ka vulėn e gjakut
Ai eshte vet Liria.

Prandaj prilli kur do vi
E kurr malli do na marrė,
Do ta  kerkojme ne ēdo betejė
Gjith-andej ku i thonė ATDHE.


Meqe  ju vet jeni -LINDJE
Meqe ju vet jeni -JETĖ,
Zogjet me te bukur te vendlindjes
Kanė emrin dhe Qėndresėn.

Kur  t'pysni ku eshte Haliti?
Kur  malli do t'ju marrė,
Do e  gjeni ndėr beteja
Ka  marr hak  ky zog shqiptarė.

Desh  Kosovės t'ia heq zinė
Ta bėj  shqipe me flamur
Ti hap krahėt t'flutoroi
Duke i falė jetėn e tij.



Te pėrshendes me fat lirie
Tė pėrshėndes se je Krenarė
unė me  s’do jam me ty
Ti do mbetesh pėrjetėsisht shqiptarė.

Kur tė  shoh  n'pėrmendore
Ndali  hapin, ndali  fjalėn,
Para teje  rri gaditu
Me dorė n'zemėr tė falem .

Se ti je  vetė  Atdheu
Se t i je  vetė Trimėria
Jeta e Halitit ka vulėn e gjakut
Ai  ėshtė vet Liria.


Prandaj prilli kur do tė vi
E kur malli do t' na marrė,
Do tė  kėrkojmė nė ēdo betejė
Gjithe-andej ku  i  thonė  ATDHE.

Me vargje-
Tė  thurė kuror,
Pėr trimėrin tuaj,
Pėr gjakun tuaj,
Pėr emrin tuaj-
Hero i Kosovės…..

Do t'a ngrejmė lart
Ketė emėr
Me betim,
Me punė,
Me besė
Pėrherė do tė ju kemi
Nė shpirtė e zemėr.







Ju jeni nė vatrat tona
Ju jeni nė sofrat tona,
Falė gjakut tuaj
Krenarija  ėshtė e jona.


Fli i   qetė
Se ju dhat jetė
Pėr ketė tokė,
Pėr ketė Kosovė,
Pėr ketė liri,
Pėr  shqiptari!...







Lutfi Coka/Nė pamundėsi pėr tė marrė pjesė nė kėtė pėrmemorje madhėshtore historike,nė vend tė buēetės me lule, ju pėrshėndes me kėtė eveniment:
Nė Dardani tė vogėl
Plagė mori Haliti,
Por nuk ra pėr tokė
Sa fitoren priti!
Rubinet me gjak
Rridhte si burimi,
Qėndroi si shqipe
Siē rri kryetrimi.
Hije prezantimi
Nė fetyrė u pa,
Embėl buzėqeshi
Vllazėrisht u tha:
S’ka luftė pa plagė
Dasėm s’ka pamish,
Mbani veten trima
Bėni syrin pishė.
Kėtė rrugė lirije
Pėr Kosovėn zgjodhėm,
Kurrė mos thoni
Se nė luftė u lodhėm.
Me pushkėt tona
Tė zhdukim zgjedhėn
Fėmijtė si pėllumba,
Tė lirshėm bredhin.
Dhe nė qoftė se bije
S’duhet hidhėruar,
Po mė fort e mirė
Luftėn me vazhduar.
Nė tė njėzetin vit
Lotėt mė shkojnė lumė,
Ҫdo ditė qė kalon
Mėrzi mė shumė.
Pranė bustit tėnd
Me rrespekt ulem,
Dhe nė trup tė hodha
Dy buēeta lule.
Njėrin nė emrin tėnd
E nga ēeta e tij
Tjetrėn nga Atdheu
Nėna Shqipėri.
Qė pėrbri Jasharit
Do tė jesh pėrjetė
Si bir besnik
Si trim me fletė.
Lule tė dhuroj
Nga viti nė vit,
Sepse ti nė shekuj
Mbetesh heroik.
Per ty Halit Coka
Pushka jote kendoi,
O sot o kurre.
Ne te madhin siklet,
Ne pese copa nje flamur!?
Per ty Atdhe!
Per ju o djepa,
Per rini te kosoves
S'me dhimset jeta.....
Lum nena qe te rriti,
Lum dielli qe te dha drite,
Lum vendlindja qe te qiti,
O hero,o zemer e shpirte!
Me keto vargje-
Te thure kuror,
Per trimerin tuaj,
Per gjakun tuaj,
Per emrin tuaj-
Heroi kombit..
Do t'a ngre lart
Kёtё emer
Me betim,
Me pune,
Me bese
Pёrhere do te kemi
Ne shpirt ezemer.

Ti jeni ne vatrat tona
Je ne sofrat tona,
Je ne gezimet tona
fale gjakut tuaj
fitorja eshte e jona.
Flini te qete
se ju dhat jete
per kete toke,
per keta njerez,
per kete liri,
per shqiptari



NDRIĒUES I QIELLIT TĖ ERRĖSUAR TĖ Kosovёs

Shkruar: Lutfi Coka
Emri dhe mbiemri: Halit Coka
Ditėlindja: Njėra nga ditėt e kalendarit tė pavdekėsisė.
Vendlindja:

Aty ku dhembja dhe trimėria janė rroba trupi,
Aty ku shtegtimi i njė populli ka hemorragji,
Aty ku edhe qielli i ėndėrruar mbushet korba tė zinj,
Aty ku dielli i dashurisė nuk perėndon kurrė.
Shkollimi: Dashuria pёr atdhe mbi tё gjitha dashuriutё,
Shkolla e mesme e tė menduarit esėll,
Fakulteti i flijimit nė altarin e lirisė..
Pamja fizike: Sytė si lumenjtė e kthjelltė tė Dukagjinit,
Balli - si shkėmb i rrahur stuhishё vrastare,
Flokėt - si bari i blertė i Dardanisė,
Goja - si bibliotekė librash tė shkruar nė pentagrame...


Profesioni- Ndriēues i qiellit tė errėsuar tė Kosovёs...
Ideali i tija- Kosova e lirё dhe e pavarur.
Ёndёrra e tij-Bashkimi i kombit nё njё gjuhё,njё histori.


Lufta mbaroi

Ne Kosove ka heshtje
Ḉdo gje ka kureshtje…
Ḉdo vlere ka nje dhimbje…
Kureshtja ,kerkon kureshtje
Gezimi mposht hidherimin,
I gjalli kerkon te renet,
I gjymtuari shikon plagen….
I gjeturi kerkon te humburin
I humburi kerkon te gjallin
I plagosuri plagen mjekon
I reni varrin kerkon…
Ne memorjen kosovare
Shume mendime hedhin valle,
Disa gezojne e leshojne drite,
Disa qajne e u lotojne syte….
Ne luften e Dukagjinit
Linden trima prej betimit,
Ne llogore u mbuluan me dhe
Trimat e luftes per Adhe.
Ne cdo vend u rriten lule
Ishin lulet e lirise,
Nje prej tyre Halit Coka
Mori drite e tere Kosova.
Sot u mblodh Dukagjini
Me gezim e lot nder sy,
Ju mori nga fronti i luftes
Me ju fut ne histori….
Midis heronjeve te Dukagjinit
Ku i lindi Kosova
Ka nje lule me shume
Per ty Halit Coka…
Lum nena qe te rriti
Lum Dielli qe t’dha drite
Lum vendlindja qe te qiti
O hero,o trim e shpirte.





Kujtimi yt trimeri e rralle..

Ushtojne kodra e male
Dridhet toka me gjemime,
Hovi trimit nuk i ndalet.
N’ lufte ēan me guxime..!!..
Halit Coka djale i ri
I vendosur te vdes ne kembe,
Ne front te luftes
Per liri…..
Mu ne ball ka idealin
Neper duar therorine,
Po lufton titani yne
Per Kosove e Shqiperine.
Vella ka dashurine
Bab e nene ka idealin,
Farefis ka Kosoven,
Jestek gurin,shtepi fushen.
Nuse ai ka lirine
Roberine e ka shembur
Mbi armikun ben kerdi
Per nje jete plot liri..
Kallet fusha shuhen jete
Larte shepirti luftetare
Qe Kosova te jetoj
Shkon Haliti Guximtar
Neper flake e Plumba
Halit Coka marterizon
Gjithe vdekjen e pavdekshme!?……

lutfi coka

Numri i postimeve : 25
Registration date : 26/02/2011

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi