STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Disa fjalė pėr historikun e Shkupit

Shko poshtė

Disa fjalė pėr historikun e Shkupit Empty Disa fjalė pėr historikun e Shkupit

Mesazh  Nimfa Fri Feb 18, 2011 2:37 am

Disa fjalė pėr historikun e Shkupit dhe shpėrnguljae shqiptarėve muslimanė pėr nė Turqi

Behxhet Jashari



Nė shekullin III para erės sonė (p.e.s.) Shkupi ishte i banuar me dardanė, ndėrsa mė vonė, me ardhjen e Perandorisė Romake, Shkupi u bė pjesė e Pe­ran­dorisė Romake. Shkupi ishte kryeqytet i Dardanisė. Pėr kėtė dė­sh­mojnė shumė tė dhėna tė periudhės romake me tė cilat disponon arkeologjia dhe historia e gjeografis5].

Udhėpėrshkrues tė ndryshėm qė shkruan edhe nė shekujt e mėvonshėm pėr udhėtimet e tyre, shprehėn befasinė, gėzimin dhe kėnaqėsinė tė cilėn e kishin gjetur nė kėtė qytet. Udhėpėrshkruesi turk Deliger Zede, i cili nė shekullin XVII e kishte vizituar Shkupin, shkruan:

“Kam udhėtuar njė kohė tė gjatė nėpėr shtetin e Rumelisė dhe kam vizituar shumė qytete tė bukura. Kam qenė i mahnitur nga tė mirat e Allahut, mirėpo asgjė nuk mė ka impresionuar, ēuditur dhe gėzuar aq shumė, si qyteti i mrekullueshėm, Shkupi, nėpėr tė cilin kalon lumi VardarSHKUPI - KRYEQENDĖR E VILAJETIT TĖ KOSOVĖS

Vilajeti i Kosovės u formua nė vitin 1877[11] dhe pėrfshinte njė sipėrfaqe tė gjerė gjeografike prej 32.900 km katrorė. Brenda kufirit administrativ tė Vilajetit tė Kosovės bėnin pjesė gjashtė sanxhaqe. Ato ishin: sanxhaku i Prishtinės, i Shkupit, i Prizrenit, i Jeni Pazarit, i Pejės dhe i Tashllixhes (Plevljes)[12].

Sipas shėnimeve zyrtare tė Perandorisė Osmane tė shpallura nė gazetėn zyrtare tė qeverisė sė atėhershme Osmane ‘La Turquie’ (maj 1878), thuhet se Vilajeti i Kosovės i kishte 1.199.154 banor15].

Sipas regjistrimeve osmane tė vitit 1900, vetėm kryeqendra e Vilajetit tė Kosovės - Shkupi, i kishte 4.682 shtėpi me mė shumė se tridhjetė mijė banorė, pjesėn mė tė madhe tė tė cilėve e pėrbėnin shqiptarėt mysliman18]. Mė vonė, gjegjėsisht nė vitin 1856, u shpall edhe Dekreti i Hatihumajunit[19].

Tė gjitha reformat tė cilat u realizuan brenda shtetit osman thuajse aspak nuk ia zgjatėn jetėn kėsaj perandorie. Fundi i shekullit XIX ishte periudha kur shteti osman e kishte bėrė shprehi tė humbė sipėrfaqe tė mėdha territoresh. “Kriza Lindore” ishte faktori kryesor qė ndikoi drejtpėrdrejt ose tėrthorazi nė marrėdhėniet tjera politiko-shoqėrore. Kėto rrethana shoqėroro - historike morėn jo vetėm pėrmasa ballkanike, por edhe evropiane.

Mė rėnien e pjesėve tė territoreve osmane nėn okupimin sllavo-ortodoks, njėkohėsisht do tė fillojnė edhe dėbimet dhe shpėrnguljet masive tė popullatės autoktone shqiptare e muslimane drejt Azisė sė Vogėl.

Shpėrnguljet e shqiptarėve nga trojet e tyre u realizuan edhe “falė” marrėveshjeve dhe planeve tė ndryshme qė u zhvilluan nė dėm tė tė shpėrngulurve, gjegjėsisht ndėrmjet Serbisė dhe administratės sė atėhershme turke. Ėshtė me rėndėsi tė theksojmė se shpėrngulje tė shqiptarėve muslimanė pati qė nga fundi i shekullit XIX dhe ato vazhduan deri nė fund tė shekullit XX. Vitet kur filluan shpėrnguljet pėr Turqi ishin vitet: 1912, 1919, 1920, 1924-1935, 1950-1958, ndėrsa shpėrnguljet mund tė thuhet se vazhduan deri nė vitin 1966.

Shpėrnguljet e shqiptarėve ishin rezultat i komplotit dhe planeve famėkeqe sllave. I tillė ishte plani i hartuar apo memorandumi nga Ilija Garashanini i quajtur “Naēertanje”, i pėrgatitur nė vitin 1844. Sipas kėtij plani, parashihej qė tėrė Bosnja e Hercegovina, Sanxhaku dhe Kosova (si dhe Maqedonia), territore kėto qė ishin nėn administrimin e Perandorisė Osmane, tė shkėputen nga Perandoria...

Sipas memorandumit tė Garashaninit parashihej qė: “Serbia doemos tė vazhdojė qė nga godina e shtetit turk tė shkėputė gurė-gurė, ashtu qė nga ky material cilėsor, mbi themelet e vjetra tė Mbretėrisė Serbe (tė Dushanit), pėrsėri ta ndėrtojė shtetin e ri tė madh serb23].

Kėshtu, pėr t’u bėrė sa mė praktik ky plan famėkeq antishqiptar dhe antimusliman, si dhe pėr ta trasuar edhe mė tej rrugėn e shpėrnguljes sė shqiptarėve nga trojet e tyre, diplomacia e Beogradit arriti ta bindė Xhelal Bajarin qė ta vizitojė Jugosllavinė. Negociatat jugosllavo-turke (qeveritarėt jugosllav dhe kryetari i qeverisė turke Xhelal Bajar), u zhvilluan mė 10-11 maj tė vitit 1938[24]. Gjatė kėsaj vizite Xhelal Bajarit i dorėzohet medaljoni ‘Shqiponja e bardhė e shkallės sė parė

Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi