STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikėl poetik nga Daut Maliqi

Shko poshtė

Cikėl poetik nga Daut Maliqi Empty Cikėl poetik nga Daut Maliqi

Mesazh  Nimfa Tue Apr 07, 2009 2:42 pm

Cikėl poetik nga Daut Maliqi





Cikėl poetik nga Daut Maliqi U1_daut_maliqi
Daut Maliqi
U lind mė 25.11.1939 nė Busavatė tė Dardanės.(ish Kamenicės} Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, progjimnazin nė Gjilan, ndėrsa shkollėn normale nė Prishtinė. Nga shtatori i vitit 1960, deri nė janar tė vitit 1975 punoi mėsues e arsimtar i gjuhės dhe letėrsisė shqipe nė shkollat fillore: nė Koretin, nė Strezoc dhe nė Dardanė. Prej vitit 1975, e deri nė mbylljen e saj, punoi gazetar profesionist nė tė pėrditshmen “Rilindja”. Njė kohė punoi kryeredaktor i radios lokale “Radio Premiera” nė Dardanė. Ėshtė marrė kryesisht me gazetari e publicistikė, me ēka ėshtė bėrė i njohur pėr tėrė trevėn tonė.
Daut Maliqi filloi tė merret me shkrime qysh si nxėnės i progjimnazit shqip tė Gjilanit. Vjershat e para i botoi mė 1957 nė gazetėn “Rilindja. Ėshtė njėri ndėr themeluesit e klubit letrar “Nositi” dhe anėtar i redaksisė sė revistės letrare kulturore me tė njėjtin emėr, tė cilėn revistė e boton klubi nė fjalė. Nga “Nositi” i janė botuar pėrmbledhjet me poezi: “Rrjedhė lumi” Dardanė 2005 dhe “Gjuhėn ma patėn prerė qė nė fėmijėri” Dardanė 2006. Klubi i gazetarėve”D.Press”ne Dardanė,e nderoi Daut Maliqin, me ēmimin per veper jetesore ne gazetari,me rastin e pervjetorit te pestė te punes qe mbajti me 24 janar 2009
Daut Maliqi jeton dhe vepron nė Dardanė.
NĖ DUART E MIA
Nė duart e mia fle qyteti,
Flenė ėndrrat e mia,
Flenė bukuritė natyrore,
Fle ardhmėria,
Flenė vrazhdėsitė shekullore.
RRJEDHĖ LUMI
Eci unė,
Ecėn lumi,
Ndalem unė,
Vazhdon lumi,
Vdes unė,
Rrjedh lumi,
Lind Arti,
Fluturon pėllumbi,
Tėrė tradhtinė,
E marrtė lumi.
BREDHJE
Pimė ujė nga legjenda,
Pushojmė buzė lumit tė tharė,
Bredhim nėpėr mote
Pa e ditur fundin.
NGUTIA
Mos u dėshpėro,
Mos e humb orientimin
Kur tė qortojnė
E tė akuzojnė
Pa argumente.
Qėndro stoik,
Mos u gėzo shumė,
Edhe kur tė lavdėrojnė
E tė avancojnė.
Kuptoje,
Miku im i mirė,
Jeta ėshtė sfidė,
Nuk e do ngutinė.
BOTA SHUMĖ VONĖ NA KUPTOI
Nuk janė rrezet e ftohta tė Diellit dimėror
Ato qė ngrijnė lotėt e buzėqeshjen e lėvruar,
Dhembjen nuk mund ta parandalojė
As bora, kjo dendėsi e pafund bardhėsie,
Qė do tė thithė toka nga gjiri i saj.
Nė dritaren e imagjinatės sime
I shoh fytyrat e dikurshme
Tė shokėve e shoqeve tė mia,
Qė kurrė mė nuk do tė qeshin.
Kam frikė se nė librin e kujtimeve
Nuk do tė gjej asnjė shpjegim,
Pse bota shumė vonė na kuptoi
Pas aq shumė sakrificash
Pėr njė jetė mė tė lumtur,
Pėr njė gjakim.

LOTĖT E LOKES


Nėnėlokja
dy pika loti
i lėshoi,
ofshau thellė,
nuk tha asnjė fjalė,
pėr vuajtjet shekullore
flasin rrudhat e saj.
JETA NUK ĖSHTĖ POEZI
Mė thoshe,
Jeta nuk ėshtė poezi,
Ajo i ka rrugėt e veta
Si lumi rrjedhat.
Mė thoshe,
Atdheu nuk mbrohet me fjalė,
E lufta i ka sfidat e veta,
Tė djeg si zjarri e uji i valė.
Mė thoshe,
Dashuria e sinqertė tė begaton,
Tradhtia shpirtin ta lėndon,
Jetėn ta shkatėrron.
Mė thoshe,
Jeta nuk ėshtė poezi(!),
Ajo i ka rrugėt e veta
Si lumi rrjedhat.
FATIN TĖND KĖRKOJE
Ec, o Balė, ec,
Rrugės mos u ndal,
Kur ta kalosh lumin,
Ruaju, mos tė rrėmbejnė valėt.
Retė ngriten lart nė qiell,
Njė erė e lehtė fryn,
Rigat e shiut lagin tokėn.
Ec edhe Ti, moj Dritė,
Ylberin shikoje,
Rrugės mos u ndal,
Fatin tėnd kėrkoje.
HAPĖRIM
Aroma e luleve,
ajri i freskėt,
kambanat e bagėtive,
lojėrat baritore,
gurrat e ujit
kthjellėt si loti,
nė ballė tė livadheve
jehona e kosarėve
odat e hapura
tė burrave,
kėngėt e vashave
si sorkadhe,
bujaria e fisnikėria
e nėnave tona
tė urta,
pėrherė mė kujtojnė
bardhėsinė e jetės
nė fshatin tim tė lindjes.
TI JE SI RREZJA
Ti je si lule,
Jetės i jep aromė,
Ti je si rrezja,
E ngroh vatrėn tonė.
QIRIRIT
Ti nuk me le nė terr,
Nuk mė lė nė vetmi.
Jemi bėrė shok tė mirė,
Ty tė kallet trupi,
Mua mė digjet truri.
KOHE E AKULLT
Cka po ndodhė
Me njeriun tonė,
Askush-askujt
Nuk i beson.
Tradhtia rrėnjet,
Thell po i lėshon
Lakmia pėr pasuri,
Po na verbon.
Kohė e akullt,
As qenit
Nuk i besohet mė...
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi