STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkupi po falsifikon historinė

Shko poshtė

Shkupi po falsifikon historinė Empty Shkupi po falsifikon historinė

Mesazh  Nimfa Thu Mar 12, 2009 1:21 pm

Zėvendėsministri i Punėve tė Jashtme tė Greqisė Miltiadhis Varviciotis ka drejtuar akuza tė rėnda nė adresė tė Shkupit zyrtar, duke e fajėsuar pėr falsifikim tė historisė dhe pėrvetėsim tė trashėgimisė sė lashtė maqedonase

“Pėrdorimi i emrit "Maqedoni" nga vendi ynė fqinj pėrbėn njė pėrpjekje tė qartė falsifikimi tė historisė, dhe pėrvetėsimi tė trashėgimisė sė lashtė maqedonase, e cila ėshtė njė pjesė e pashkėputshme e kulturės greke”, ka theksuar zėvendėsministri i jashtėm grek, Miltiadhis Varviciotis nė njė intervistė pėr tė pėrditshmen shqiptare “Koha jonė” nė Tiranė.
Ai ka nėnvizuar se negociatat nuk kanė dhėnė rezultate pėr shkak tė kokėfortėsisė sė palės sė Shkupit.
“Negociatat nėn agjendėn e ndėrmjetėsuesit tė posaēėm tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Metju Nimic, nuk kanė dhėnė rezultate deri tani, pėr shkak tė qėndrimit kokėfortė tė qeverisė sė FYROM, tė retorikės sė saj agresive dhe tė veprimeve provokuese kundėr Greqisė. Njė shembull karakteristik sė fundmi ėshtė ndėrrimi i emrit tė Korridorit Evropian Rrugor 10 qė kalon nga territori i kėtij vendi nė "Aleksandėr Maqedonasi", veprim qė vė nė rrezik ndėrtimin e kėsaj vepre me rreze rajonale veprimi, pėr tė cilin Greqia kishte angazhuar falas financim prej 50 milionė euro”, ka theksuar diplomati i dytė grek.
Sipas tij, Greqia ka mbajtur qėndrim konstruktiv dhe dėshiron gjetjen e njė zgjidhjeje reciprokisht tė pranueshme, e cila do tė pėrfshijė njė emėr tė pėrbėrė, nė mėnyrė qė tė bėhet dallimi i qartė nga rajoni grek i Maqedonisė, dhe cili emėr do tė pėrdoret kundrejt tė gjithėve ("erga omnes").
Ai ka shtuar se nė mėnyrė qė tė sigurohet zgjidhje pėrfundimtare dhe e pakthyeshme e ēėshtjes do tė duhet qė kjo zgjidhje tė adoptohet nga Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė.
“Vendet fqinje e mike si Shqipėria, mund tė kontribuojnė nė rregullimin nė kohė tė ēėshtjes, duke pėrkrahur ligjin ndėrkombėtar dhe duke kėrkuar nga pala tjetėr tė tregojė frymė kompromisi nė negociata dhe t'u largohet veprimeve provokuese, qė rėndojnė marrėdhėniet dypalėshe dhe janė negative pėr marrėdheniet e fqinjėsisė sė mirė”, ka theksuar zėvendėsministri i Punėve tė Jashtme tė Greqisė Miltiadhis Varviciotis. (INA) /11 Mar 2009/V.I.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi