STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush shkruan historine

Shko poshtė

Kush shkruan historine Empty Kush shkruan historine

Mesazh  lutfi coka Sat Jun 08, 2019 12:53 am



.
Lutfi coka/

Historia do t’na mallkoj heshtjen tonė!?

Jetojmė nė njė kohė tė vёshtirė pёr kombin shqiptarė.Janė ulur kembёkryq mbi heroizmin e idealet e heronjėve tė luftės,mbi epokėn mė tё lavdishme tė historisė sė popullit tonė,”mbreAtėr” pa mbretėri,rapsodė pa ҫifteli,”burra”pa burrėri,”oratorė” pa fjalė,”kalorės” pa kalė,”shtetarė” pa shtet,”besnikė “pa amanet,”kronist”pa kronikė,”Atdhetarė” tė mёrzitur dhe kalemxhi tė shitur,pёr tė bėrė historinė.
Historinė e shkruajne historianėt,qė mbėshteten nė dokumenta dhe fakte, akoma mė shumė nė arkiologjinė.Mos rrini duar kryq pėrballė padronėve se,zhgėnjimin do e paguajmė shumė shtrejt.Veshja e tyre dhe dora nė zemėr mbajnė mbrenda njё gjenocid tė pashoq…Pas buzėqeshjes sė tyre qė duket mė shumё zgёrdhimje,fshihet njė shpirt i zi ,qė po na bėn xhamёn.Ata rinė kembėkryq nė lirinė e popullit,duke pėshtyrė bukёn e varfanjakėve, dhe duke lėpirė “gjoksin e parasė”!...Ju” kaēakёt”e parapolitikės qė po grisni faqet e heroizmit tė popullit tim,ju mendje tė vdekura qė na trembėni me presione e krisma pushkėsh,ju tė paditur e tė pa diplomuar,qё prishni gurėt e kėshtjellave tė historisė,do jeni autorė tė nėnshtrimit dhe pushtimit shpirtėror e fizik tė vendit tuaj.Kush jep atdheun me qera,historinė me interes,shtetin me fitim, e gėzon plotsishtė titullin famkeq tė tradhėrisė.
Sipas oligarkisė paraja qė kanė e me zullumet e vėnjes sė tyre,mund tė blejnė historinė,kulturėn,ekzistencėn,lashtėsinė,autoktoninė,dhe tė shesin e mbulojnė poshtėrsitė e tyre si,shesin pushtimin,dramat,tragjeditė,gjenocidin,skllavėrinė, e popullitė zėnė peng prej tyre.
Parapolitikanėt qė i kemi votuar vetė,po sundojnė shpirtin krijues tė popullit,qė kanė nė dorė paranė,drejtėsinė,pushtetin,arsimin,kulturėn,dhe gjuhėn e folur.,ligjin e bėjnė pėr interesa tė veta, dhe shumė tė errta.Pas fjalės ,demagogjisė sė tyre dhe buzėqeshjes fshihet njė hipokrizi e madhe,dallime politike,dhe dėshprim shoqėror.Keshtu e kanė bėr llogarinė .Ato nuk flasin shqip,nuk punojnė shqip,nuk gjykojnė shqip,as nuk blejnė e nuk shesin shqip.Shtetarėt tanė falin gjithēka pėr vendin e tė parėve,por do marrin ndėshkim historik qė peshon mė shumė se thesarėt e falura prej tyre.Despotėt e politikės shesin interest e vendit pėr tė blerė sundimin e tyre.
Duam paqen dhe lirinė,sejcili nė vendin e vet.Duam kombet e vllazeritė sejcili me bukėn e vet.Duam tė shkruajmė historinė sejcili me heronjtė e vet e tė vėrtetė.Vetėm kėshtu do jemi bashkė duke qenė sejcili vetėm.Vetėm kėshtu jemi tė lirė e tė barabartė.Duam paqe e liri sejcili nė vendin e vet.Duam kombet e vllazėritė secili me heronjtė e vet.Tė shkruhet historia me heronjtė e vet,kėshtu jemi bashkė duke qenė sejcili vetėm.
Fatkeqėsi e madhe pėr kombin tonė ,kur paguhet nga shteti institucione pėr tė humbur historinė dhe kujtesėn e mrekullueshme e heroike tė kombit tonė.Mallkuar kjo ditė!Mallkuar kjo parapolitikė sa sunduese dhe aq mė tepėr armiqsore e kombit tė vet.! L.coka



lutfi coka

Numri i postimeve : 25
Registration date : 26/02/2011

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi