STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Veshje Popullore Shqiptare

Shko poshtė

Veshje Popullore Shqiptare Empty Veshje Popullore Shqiptare

Mesazh  Nimfa Wed Mar 11, 2009 12:15 am

Bashkė me zhvillimin e banesės popullore u zhvillua dhe u pasurua edhe mėnyra e mobilimit tė mjedisit tė saj.

Nė kuzhinat shqiptare zakonisht pėrdoreshin enė balte, prej druri dhe prej bakri pėr gatimin e ushqimit, pjekjen e bukės dhe ruajtjen e bylmeteve. Pėrdorimi mė shumė i njėrit grup apo tjetrit varej nga forca ekonomike e familjes dhe nga mjedisi gjeografik i vendosjes sė objektit.

Nė familjet e varfėra fshatare mbizotėronin enėt prej druri dhe ato prej balte. Raporti i tyre ndryshonte varėsisht nga vendodhja e fshatrave. Nė zonat malore mbizotėronin enėt prej druri si nė ato tė ngrenies, tė bylmetit apo ato tė ruajtjes sė zahireve (ushqimet e konservuara). Nė zonat fushore mbizotėronin ėnėt prej balte si ato qė pėrdoreshin pėr ngrėnie dhe pėr ruajtjen e ushqimit, ato pėr mbajtjen e bulmetit dhe enėt e ujit. Rrallė ndonjė enė mund tė ishte prej druri apo prej bakri. Nė familjet me tė ardhura mesatare dhe pėr mė shumė nė familjet e pasura, mbizotėronin enėt prej bakri dhe ato prej porcelani.

Edhe mobilimi i mjediseve tė pėrdorura pėr fjetje ndryshonte sipas pozicionit gjeografik dhe forcės ekonomike tė familjes. Zakonisht kėto mjedise ishin mjaft tė thjeshta. Nė zonat malore me klimė tė ftohtė antarėt e familjes flinin nė shtretėr prej druri mjaft tė thjeshte tė shtruar me fier tė thatė ose me kashtė, tė mbuluara me plafe prej leshi. Nė zonat fushore tė Shqipėrisė sė mesme dhe sidomos nė Myzeqe flinin nė shtroje tė vendosura mbi dysheme. Nė qytete kėtyre mjediseve u kushtohej mė shumė vėmendje, duke i paisur me shtretėr, me dyshek dhe ēarēafė tė endur nė avlėmend shtėpish. Njėkohėsisht me kėto mjedise zinin vend dhe baule tė madhėsive tė ndryshme, ku ruheshin rrobat e ēiftit dhe tė fėmijve tė tyre.

Kujdes mė i veēantė u kushtohej dhomave tė caktuara pėr pritjen e miqve. Nė disa raste ato ambjente u ngjanin ekspozitave tė vogla etnografike nė tė cilat mund tė admiroje llojet e shtrojeve mė tė mira, si qilima, sexhade, velenca, jastekė etj; gdhendje tė ndryshme nė dru si tavanet, kapakėt e dollapeve, trapazanėt etj, etj. Perveē kėtyre nė kėto dhoma gjithnjė ishin tė pranishme enė tė ndryshme prej bakri apo prej balte e porcelani, takėmi i kafesė, instrumentet popullor tė krahinės, armė tė varura nė mur etj. Veēanėrisht nė qytete dhomat e miqve shquheshin pėr paisjet e shumta e tė punuara me mjeshtri, sidomos nė familjet e pasura, mund tė shiheshin mobilje e paisje tė ardhura nga qendrat e zhvilluara tė vendeve evropiane si dhe nga vendet e Lindjes.

Tė gjitha kėto mjedise dhe paisje tė tjera ishin pjesė e mėnyrės sė jetesės tė krahinave tė ndryshme shqiptare. Ndėrkohė edhe veglat e punės tė pėrdorura nga bujqit, blegėtorėt apo zanatēinjtė e ndryshėm, pasqyrojnė mėnyrėn e jetesės.
* * *

Njė nga aspektet e rėndėsishme tė mėnyrės sė jetesės janė veshjet popullore tė cilat me larminė dhė variantet e tyre pasurojnė trashėgimine kulturore shqiptare.

Ashtu si veglat e punės, banesa dhe ushqimi edhe veshjet konsiderohen ndėr mjetet kryesore tė jetės sė njeriut. Gjurmėt e para tė pėrpjekjeve tė njeriut pėr tė veshur trupin e tij, vėrehen nė paleolitin e vonė (nė fillim tė rendit gjinor). Ndonse kategori tė ndryshme e shpjegojnw origjinėn e veshjeve me arsye estetike, magjike, etj, mendojmė se arsyeja mė bindėse ishte nevoja, pėr tė mbrojtur trupin nga faktorėt klimatikė, pėr t'u ndjerė mė ngrohtė e mė i mbrojtur edhe nga faktorė tė tjerė. Gjithmonė duhet ditur se zhvillimi i saj ka ecur paralelisht me zhvillimin shoqėror, historik e kulturor tė njeriut, duke patur si qėllim kryesor mbrojtjen e komoditetin e trupit dhe pastaj zbukurimin e pjesėve tė veēanta.

Gradualisht nė proēesin e zhvillimit tė shoqėrisė njerzore u krijuan veshje nė pėrshtatje me stinėn, me seksin, me rastin kur pėrdorej, me moshėn, profesionin si dhe shtresėn shoqėrore. Tė gjitha kėto kanė krijuar atė pasuri e larmi tė madhe veshjesh. Ashtu si tė gjithė popujt e botės edhe shqiptarėt, ndonwse tw vogwl nw numwr, e kanė kėtė begati kulturore. Me kohė u krijuan edhe tipet etnike tė veshjeve popullore shqiptare. Shijet estetike tė pėrdorura pėr zbukurim, por edhe mėnyra e stilimit janė ato qė pasqyrojnė veēanti etnike. I gjithė zhvillimi i veshjeve, ėshtė i lidhur ngusht me historinė e zhvillimit te kjo popullsi, pėr pasojė edhe me historinė e popullit shqiptar.

Elemente mė tė hershėm tė veshjeve konsiderohen llojet e shalleve qė hidheshin krahėve, brezat, pėrparjet, strukat (si kapuēonė), lėkurėt e kafshėve tė egra etj. Si dėshmi pėr mėnyrėn ė pėrgaditjes sė tyre janė llojet e fibulave, boshtet e pėrdorura pėr tjerrje, peshat e avlėmendeve etj. Me kalimin e kohės pjesėt e veshjeve dhe materialet e pėrdorura pėr pėrgaditjen e tyre u shtuan dhe u pasuruan mė tej.

Pėr veshjet popullore shqiptare mund tė flitet pas formimit tė kombėsisė shqiptare. Siē dihet formimi i bashkėsive ekonomike e kulturore tek shqiptarėt filloi nė shek. XII me Principatėn e Arbėrit. Mė pas pasuan tė tjera, e kėshtu gradualisht muarėn zhvillim tė fuqishėm qendra ekonomiko-tregtare, tė cilat prodhonin mallra jo vetėm pėr tregun vendas por edhe pėr eksport. Nė kohėn e formimit tė principatave feudale, filluan tė marrin pamjen e tyre edhe veshjet popullore. Siē dihet kėto principata ishin tė ndara e tė mbyllura nė vetvehte, ēka bėri tė krijohen dallime tė ndjeshme edhe nė kulturėn materiale e shpirtėrore. Nė kėtė kontekst u krijua edhe ajo larmi e pasurisė sė kostumeve popullore, gjurmėt e tė cilave u ruajtėn deri nė shek. XX. Por dallimet janė edhe rezultat i proēeseve kulturore, qė ndodhėn pas pushtimit turk. Njė kategori popullsie e cila pėrqafoj fenė muslimane ra mė shumė nėn ndikimin e kėsaj kulture. Nderkohė dallimet u krijuan edhe nga krijimi i shtresave tė ndryshme shoqėrore si dhe nga krijimi i profesioneve tė ndryshme. Megjithatė duhet theksuar se pavarsisht nga ndikimet e kulturave pėrendimore e lindore (pėr shkak tė pozicionit gjeografik tė Shqipėrisė dhe kushteve tė zhvillimit historik) apo dallime klasore, tipologjia e hershme e veshjeve popullore shqiptare nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me ato tė huajat.

Pjesėn mė tė madhė tė veshjeve masat e gjera fshatare i pėrgatisnin brenda ekonomisė familjare, pra tė endura e tė qepura me pėlhura liri, leshi, pambuku e mė pak prej mėndafshi. Ndersa nė qytet, krahas pjesėve tė endura nė avlėmend, shpesh njė pjesė e mirė e veshjeve qepeshin e qėndiseshin nga mjeshtrit rrobaqepės e qėndistare tė specializuar sipas shijeve e kerkesave tė ndryshme tė popullsisė.

Koleksionet muzeale pėr veshjet popullore shqiptare kanė filluar tė krijohen mbas Luftės sė Dytė Botėrore. Para kėsaj pėriudhe kanė ekzistuar koleksione tė vogla private, tė grumbulluara nga priftėrinjtė franēeskanė (rreth 300 objekte), Aktualisht nė fondet muzeale tė Insitutit tė Kulturės Popullore ruhen mbi 18 mijė pjesė veshjesh tė marra nga krahina tė ndryshme shqiptare brenda dhe jashtw Shqipėrisė.

Krahas grumbullimit tė tyre nė fondet e IKP ekzistojnė edhe mjaft veshje tė ruajtura dhe ekspozuara nė disa muze tė tjerė nė Shqipėri.

Mbas grumbullimit tė pjesės mė tė madhe tė veshjeve tė krahinave tė ndryshme, ėshtė bėrė dokumentimi i tyre nė regjistra dhe kartela tė ndryshme, tė cilat pasqyrojnė nė mėnyrė shkencore tė dhėnat e nevojshme pėr emėrtimin e tyre, materialin e pėrdorur, mėnyrėn e zbukurimit e tė pėrpunimit, vendin e prejardhjes, etj, etj. Tė gjitha kėto tė dhėna kanė bėrė tė mundur, qė ato tė pėrdoren pėr studimin e botime tė ndryshme studimore dhe ilustrative. Veēanėrisht me shumė vlerė janė vėllimet e albumeve qė pėrmbajnė veshjet popullore tė krahinave tė ndryshme shqiptare, si dhe ato tė minoriteteve. Me shumė vlerė konsiderohen studimet e bėra pėr klasifikimin e veshjeve shqiptare, veēanėrisht pėr klasifikimin e veshjeve popullore shqiptare e hartuar nga Prof. Rrok Zojsi, i cili ka edhe meritėn mė tė madhe pėr grumbullimin e tyre nė fondet muzeale, studimi madhor i Prof, Andromaqi Gjergji i titulluar Veshjet Shqiptare nė Shekuj, si dhe njė varg studimesh e botimesh tė tjerė tė kryera nga A. Dojaka, S. Shkurti, M. Tirta, Ll. Mitrushi, A. Onuzi, Y. Selimi etj.

Klasifikimi i bėrė ėshtė bazuar nė fazėn e zhvillimit tė kostumeve popullore nė fillim tė shek. XX.

Pėr tė dy gjinitė klasifikohet 10 tipe veshjesh: pesė pėr gra dhe pesė pėr burra.

Nė kostumet e grave dallohen kėto tipa, tė emėrtuar nga pjesė mė dalluese tė tyre.
1 - Veshja me Xhubletė. E merr kėtė emėr nga njė lloj fundi nė formė kėmbane tė valėzuar, i qepur me rripa prej shajaku tė vendosur njėri pas tjetrit nė linjė horizontale, bashkimi i tė cilėve realizohet me gajtana tė hollė prej leshi.
Xhubleta shoqėrohet edhe me disa pjesė tė tjera prej shajaku me ngjyrė tė zezė, si tė xhubletės tė cilat quhen grykės, mangė, dhe krahol. Pjesė tjetėr ėshtė edhe brezi i gjerė i zbukuruar me rruaza dhe gajtana i cili nė tė folmen vendore quhet kėrrdhokėll. Nė kokė mbahej njė shami e bardhė, e lėshuar mbi shpatulla. Kėmbėt mbroheshin me kėllēi shajaku ose me ēorape tė gjata si dhe me opinga lėkure.

Nė kėtė veshje bie nė sy forma e xhubletės, krejt e veēantė nga ēdo veshje tjetėr, mėnyra e zbukurimit tė pjesėve tė saja me motive dhe ngjyra tė plota, por shumė tė zgjedhura; si ngjyra e zezė, ēiklamin, vjollcė ose blu. Kjo veshje ėshtė mbajtur nė tė gjitha malėsitė e Alpeve tė Shqipėrisė pėrfshirė edhe pjesėn e alpeve nė Malin e Zi. Xhubleta pėrfaqėson veshjen mė tė hershme nė Shqipėri dhe nė Ballkan. Ajo sjell mesazhet e qytetėrimit ilir nė kulturėn popullore shqiptare.

Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore1

Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore2


Edituar pėr herė tė fundit nga Hene@ nė Wed Mar 11, 2009 12:24 am, edituar 1 herė gjithsej
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Veshje Popullore Shqiptare Empty Re: Veshje Popullore Shqiptare

Mesazh  Nimfa Wed Mar 11, 2009 12:16 am

2- Veshja mė kėmishė tė gjatė dhe pėrparje. Pjesė kryesore e kėsaj veshje ėshtė kėmisha e gjatė, me mėngė tė gjata, tė gjėra ose tė ngushta. Nė mes ajo shtėrngohej nga njė brez leshi me ngjyra tė ndryshmė dhe shoqėrohej nė pjesėn e pėrparme nga njė pėrparse e leshtė ose e pambuktė me madhėsi e zbukurime qė ndryshonin nga njėra krahinė nė tjetrėn.
Nė stinėn e verės, nė pjesėn e sipė rme gruaja e veshur me kėtė kėmishė mbante njė jelek, kurse nė dimėr sipėr tij shtohej edhe njė mintan me mėngė tė gjata si dhe njė xhoke prej shajaku. Gjatėsia, ngjyra dhe zbukurimi i xhokes ndryshonte veēanėrisht nga pozita gjeografike apo zhvillimi i krahinave ku mbahej kjo veshje, duke krijuar kėshtu veēori tė shumta lokale. Kjo veshje qe e pėrhapur nė Mirditė, Dibėr, Mat, Shpat, ēermenikė, Dumre, Myzeqe, Berat, Korēė, Kolonjė, Gjirokastėr, Sarandė. etj.

Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore3

Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore4


Edituar pėr herė tė fundit nga Hene@ nė Wed Mar 11, 2009 12:29 am, edituar 1 herė gjithsej
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Veshje Popullore Shqiptare Empty Re: Veshje Popullore Shqiptare

Mesazh  Nimfa Wed Mar 11, 2009 12:16 am

3- Veshja me dy futa. Edhe kjo veshje pėrbėhej nga njė kėmishė e gjatė, jelekun apo mitanin, brezi disa ngjyrėsh, porse shoqėrohej edhe me dy futa tė gjata (pėrparje), njėra e ngjeshur nė pjesėn e pėrparme dhe tjetra pak mė e vogėl vendosej prapa. Nė kėtė variant (tė gjata) ishin pėrparjet (futat) qė mbanin gratė e Postrripės (Shkodėr) ato tė fshatrave Baz, Vinjoll, Karricė etj, tė rretjhit tė Matit. Nė njė variant tjetėr futat kishin formė trapezi dhe ajo qė vihej pėrpara ishte mė e madhe dhe quhej paranik, ndersa e pasmja kishte pėrmasa mė tė vogla dhe quhej mbrapanik. Ky variant ishte i pėrhapur nė disa fshatra tė rrethit tė Pukės, nė Malėsinė e Gjakovės (rrethi Tropojė), nė disa fshatra tė rrethit tė Hasit, si dhe nė disa fshatra tė Rrafshit tė Dukagjinit (Kosovė). Futat kishin formė katėrkėndėshi, gjithashtu edhe nė kėto krahina ajo qė vihej pėrpara ishte mė e madhe se e pasmja. Si nė variantin e dytė edhe nė tė tretin, ato prej leshi pelqeheshin nė ngjyra tė errėta (tė zezė, kafe ose vishnjė).
Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore5
Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore5b
Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore6
Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore7


Edituar pėr herė tė fundit nga Hene@ nė Wed Mar 11, 2009 12:37 am, edituar 2 herė gjithsej
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Veshje Popullore Shqiptare Empty Re: Veshje Popullore Shqiptare

Mesazh  Nimfa Wed Mar 11, 2009 12:16 am

4- Veshje me mbėshtjellėse. Pjesė kryesore nė kėtė tip vėshje ėshtė njė lloj fundi i gjėrė, me pala tė vogla. Nėn tė vishej njė kėmishė e ngushtė, kurse nė pjesėn e siperme vishej jeleku dhe njė si fanellė me mėngė tė ngushta. Nė fshatrat e krahinės sė Zadrimės mbahej njė variant mbėshtjellsje palat e sė cilės vendoseshin vėtėm nė pjesėn e pasme tė trupit. Zakonisht ajo kishte ngjyrė tė zezė. Nė disa fshatra tė Pukės dhe tė Malėsisė sė Gjakovės, mbėshjellsa, e cila zakonisht kishte ngjyrė vishnje ose tė gjelbėr dhe mė rrallė ngjyrė vjollce, kishte njė pamje mjaft elegante dhe shoqėrohej me ēorape tė leshta tė zbukuruar me disa motive disa ngjyrėshe.

Ndersa varianti i mbajtur nė disa fshatra tė krahinės sė Lumės (Kukės) dhe ai i mbajtur nė Shishtavec (Kukės) shoqėrohej me mbathje tė gjata, kėmbėzat e tė cilave bėheshin tė gjėra dhe prej leshi me ngjyra tė ndryshme.

Veshje Popullore Shqiptare Aranitabrahajantoniogen
Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore8


Edituar pėr herė tė fundit nga Hene@ nė Wed Mar 11, 2009 12:42 am, edituar 1 herė gjithsej
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Veshje Popullore Shqiptare Empty Re: Veshje Popullore Shqiptare

Mesazh  Nimfa Wed Mar 11, 2009 12:17 am

5- Veshja me brekesha. Emėrtimi i kėtij tipi pėrcaktohet nga njė lloj pantallonash shumė tė gjėra dhe mė ngjyrė tė zezė. Nė pjesėn e sipėrme tė trupit gratė e veshura me brekesha vishnin kėmishė tė shkurtėr, jelek ose mitan. Nė kėmbė mbathnin ēorape leshi me shumė ngjyra. Gjithnjė mbi brekesha nė pjesėn e pėrparme vishej edhe njė pėrparje prej leshi e zbukuruar me kuadrate disa ngjyrėshe. Ndersa nė kokė mbanin shamia shumė ngjyrėshe tė lidhura nėn gushė, pa i palosur nė formė trėkėndėshi. Nė fakt kjo veshje ėshtė futur nė pėrdorim nga fillimi i shek. XX dhe pati pėrdorim tė kufizuar, kryesisht nė disa fshatra tė Malėsisė sė Tiranės, nė Martanesh, nė Polis, Berzeshtė, Gur i Bardhė etj.

Pavarsisht nga pėrcaktimi i zonave ku janė mbajtur kėto tipe veshjesh, ka raste ku nė tė njėjtėn krahinė apo zonė janė mbajtur disa tipe, gjė qė lidhet me lėvizjet e popullsisė, marrdhwniet e krushqive etj, etj.

Siē pėrmendėm mė lart edhe veshjet e burrave klasifikohen nė pesė tipa kryesore.
Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore9Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore10


Edituar pėr herė tė fundit nga Hene@ nė Wed Mar 11, 2009 12:46 am, edituar 1 herė gjithsej
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Veshje Popullore Shqiptare Empty Re: Veshje Popullore Shqiptare

Mesazh  Nimfa Wed Mar 11, 2009 12:17 am

1- Veshja me fustanellė. Edhe kjo veshje burrash kėtė emėrtim e merr nga njė lloj fundi i bardhė, i bėrė me pėlhurė pambuku dhe me shumė rrudha. Nėn kėtė fund mbatheshin tė mbathura tė gjata, mbi tė cilat nga nyjė e kėmbės e deri tek gjuri visheshin kallēi prej shajaku. Nė disa raste kėto zgjateshin deri nė rrėzė tė kofshėve, prandaj dhe quhen kofshare. Nė pjesėn e sipėrme vishej njė kėmishė e shkurtw me mėngė tė gjėra, jeleku dhe mėngorja (nė mėnyrė tė varura pas). Nė bel vinin njė brez tė gjėrė leshi, mbi tė dhe njė tjetėr prej lėkure tė zbukuruar mbi tė cilin futeshin e vareshin armėt e brezit. Nė stinėn e ftohtė pjesė e kėsaj veshje ishte edhe flokata e leshit. Ndonse nė kokė vihej njė festė e bardhė me njė thumb nė mes. Deri nė fillim tė shek. XX kjo veshje ėshtė mbajtur nė tė gjitha trevat shqiptare, qė nga Kosova e deri nė ēamėri. Mė pas ajo u kufizua vetėm nė fshatrat e Shqipėrisė sė Jugut.
Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore11


Edituar pėr herė tė fundit nga Hene@ nė Wed Mar 11, 2009 12:48 am, edituar 1 herė gjithsej
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Veshje Popullore Shqiptare Empty Re: Veshje Popullore Shqiptare

Mesazh  Nimfa Wed Mar 11, 2009 12:17 am

2- Veshja me kėmishė tė gjatė e dollamė (ose cibun). Pjesėt mė tė rėndėsishme tė kėsaj veshje pėr burra janė; kėmisha e me ngjyrė tė bardhė si dhe dollama ose cibuni i gjatė prej shajaku. Nė stinėn e verės nė vend tė dollamės vishej njė lloj xhamadani prej shajaku. Nėn kėmishė visheshin mbathje tė gjata tė shoqėruara me kėllēinjė. Dollama apo cibuni paraqiti tirē ose perdoret nė raste kuvendesh.et me disa ndryshime nė zona tė ndryshme. Diku ishte e gjatė deri mbi gju, diku tjetėr deri nė pulpėt e kėmbės. Diku me ngjyrė tė bardhė dhe e zbukuruar me gajtana tė zi, e diku me ngjyrė tė zezė. Kjo veshje ėshtė pėrdorur nė Mirditė, Mat, nė Dibėr, nė Malėsi tė Madhe, nė Korēė, Kolonjė,Gjirokastėr etj. Mbas Luftės II Botėrore ky tip veshje u zėvendėsua me veshjen me tirē. Dollama vazhdoi tė mbahet si veshje ceremoniale e veshur mbi tirē ose perdoret nė raste kuvendesh.
Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore12


Edituar pėr herė tė fundit nga Hene@ nė Wed Mar 11, 2009 12:50 am, edituar 1 herė gjithsej
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Veshje Popullore Shqiptare Empty Re: Veshje Popullore Shqiptare

Mesazh  Nimfa Wed Mar 11, 2009 12:18 am

3- Veshja me tirq. Elementi mė tipik i kėsaj veshje janė tirqit tė cilėt kanė formėn e pantollonave tė ngushta prej shajaku (mė tė shumtėn e rasteve tė bardhė dhe mė rrallė tė zi ose tė murmė). Pėrgjithėsishtė ato lidhen poshtė belit (nė kėrdhokėll) shoqėruar edhe me njė brez tė lesht me vija disangjyrėshe. Nė pjesėn e sipėrrme vishej njė kėmishė me mėngė tė gjata, jelek pa mėngė dhe xhamadan me mėngė tė gjata, tė dy prej shajaku. Nė stinė tė ftohta mbi xhamadan vishej edhe njė xhaketė me mėngė tė shkurta dhe me jakė marinari (prej shajaku me ngjyrė tė zezė) e quajtur diku xhurdi, diku tjetėr kaporane ose herkė . Tirqit zakonisht janė mbajtur nė Shqipėrinė Veriore, nė Kosovė dhe nė Shqipėrinė Verilindore, duke arritur deri nė rrethin e Beratit.

Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore13
Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore14


Edituar pėr herė tė fundit nga Hene@ nė Wed Mar 11, 2009 12:53 am, edituar 1 herė gjithsej
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Veshje Popullore Shqiptare Empty Re: Veshje Popullore Shqiptare

Mesazh  Nimfa Wed Mar 11, 2009 12:18 am

4- Veshja me Brekesha. Edhe nė kėtė tip veshjesh emėrtimi lidhet me pjesėn e poshtme tė veshjes, e cila ka formėn e pantollonave tė gjėra, tė bėra me pėlhur leshi ose pambuku tė endura nė avlėmend shtėpiak. Gjithmonė ato ishin tė gjata deri nė nyjėn e kėmbės si dhe shoqėroheshin me njė brez tė gjėrė leshi me ngjyrė tė kuqe nė vishnje. Nė pjesėn e sipėrme tė trupit vishej kėmishė me mėngė tė gjata dhe tė ngushta. Nė stinėt e ftohta perveē jelekut e xhamadanit prej shajaku, vishej edhe jakucja me xhufka (njė lloj xhakete me mėngė tė shumta). Kjo veshje ėshtė pėrdorur nė fshatrat e Zadrimės (nė stinė tė ngrohta) nė Shqipėrin e Mesme dhe disa fshatra tė Matit, Martaneshit, Mirditės, Librazhdit, ēermenikės etj.
Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore15
Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore16


Edituar pėr herė tė fundit nga Hene@ nė Wed Mar 11, 2009 12:56 am, edituar 1 herė gjithsej
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Veshje Popullore Shqiptare Empty Re: Veshje Popullore Shqiptare

Mesazh  Nimfa Wed Mar 11, 2009 12:18 am

5- Veshje me poture. Poturet kanė formėn e pantollonave tė gjėra e tė gjata deri nė gju. Ndryshe nga veshjet e tjera kėto lloj pantollonash kanė mjaft ndikim (nė formėn e prerjes) nga e njėjta veshje e pėrdorur nė vendet orientale. Nė pjesėn e poshtme tė kė mbėve (poshtė gjurit) visheshin kalce prej shajaku. Ndersa nė pjesėn e siperme vishej kėmisha me mėngė tė gjata e shoqėruar me njė jelek prej shajaku, i cili mbėrthehej nė pjesėn anėsore tė gjoksit. Nė stinė tė ftohtė vishej dhe njė xhamadan me mėngė qė i vareshin nė pjesėn e pasme tė trupit. Kjo veshje kishte edhe njė pjesė tjetėr qė dallonte nga krahinat e tjera, ėshtė pikėrisht qeleshja e lartė ose takija gjysmė sferike.

Kjo veshje ka patur pėrhapje tė kufizuar, kryesisht nė Labėri, Mallakastėr, Myzeqe etj. Poturet kanė zėvendėsuar veshjen me fustanellė aty nga fundi i shek. XIX.

Klasifikimi i veshjeve popullore ėshtė bėrė duke u mbėshtetur nė pjesėt e veshjeve qė vishen nė pjesėn e poshtme tė trupit. Ndėrsa pjesėt e veshura sipėr belit janė mė tė ngjashme me pjesėn tjetėr, sideomos ato tė burrave.

Pėrsa i pėrket larmisė dhe pasurisė sė veshjeve tė ndryshme, ato janė krijuar si rezultat i dallimeve tė grupmoshave, gjinisė, rasteve kur pėrdoren, shtresave shoqėrore tė ndryshme, profesioneve, stinėve tė ndryshme etj, etj
Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore17
Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore18


Edituar pėr herė tė fundit nga Hene@ nė Wed Mar 11, 2009 1:54 pm, edituar 2 herė gjithsej
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Veshje Popullore Shqiptare Empty Re: Veshje Popullore Shqiptare

Mesazh  Nimfa Wed Mar 11, 2009 12:19 am

Jo tė gjitha elementet e veshjeve i pėrkonin tė njėjtės pėriudhė lindje dhe zhvillimi. Midis tyre ndėr mė tė vjetrat konsiderohen kėmishėt e gjata, pėrparjet e zbukuruara me theka, xhubleta, fustanella e burrave, llabania (mbuloje koke pėr burra dhe pėr gra, e cila pėrdoret nė kohė tė ftohta, pelerinat, kėllēijt, opingat etj. Nė pėrgjithėsi veshjet popullore shqiptare trashėgojnė mjaft elemente qė vijnė nga pėriudhat mė tė hershme tė kulturės ilire, gjė qė percakton pėrkatėsinė etnike tė tyre.

Studimi dhe ruajtja e veshjeve popullore ka rėndėsi jo vetėm pėr tė njohur kėtė pasuri tė madhe kulturore, por edhe pėr zhvillimin e aktiviteteve tė ndryshme etno-kulturore, veēanėrisht pėr zhvillimin e turizmit kulturor nė Shqipėri.Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore19
Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore20
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Veshje Popullore Shqiptare Empty Re: Veshje Popullore Shqiptare

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi