STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TREGME TE NDRUSHME

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME - Faqe 2 Empty Re: TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:22 am



TRIM?RITE E BUBULINOS
Viron Kona



- tregim -



Gjatė ditės Bubulinoja tregohej shumė trim. Rrėmbente shpatėn prej druri, shtizat e gjata, pėrdorte si mburojė ombrellėn e babait ose tė mamit dhe, duke nxjerrė gjoksin pėrpara, vėrtitej nėpėr dhoma duke thėrritur: - Jam Hektori, jam Aleksandri, jam Skėnderbeu! Dil, or Akil, tė ndeshesh me mua nė fushėn e betejės! ? dhe duke vrigėlluar shpatėn si Don Kishoti, sytė i shkrepėtinin nga trimėria dhe heroizmi. Mjerė Baronesha dhe Pisika se ē`hiqnin nga shpata dhe shtizat e tij. Por armėt e Bubulinos nuk kursenin as karriget, jastėkėt, kukullat, gėrvishtnin muret? Veē nė mbrėmje? - Bubulino, shko e mė merr pakėz pantoflat nė dhomėn e gjumit, - i thotė babi dhe shton: - Kujdes, mos rrėzohesh, se llampa ėshtė e djegur. Bubulinoja i afrohet dhomės sė gjumit dhe befas ndal kėmbėt. Pastaj hedh njė hap dhe ndalon. Nė dhomė ėshtė errėsirė e madhe dhe diēka po lėviz atje poshtė dollapit tė rrobave. Ai ka frikė tė futet nė dhomė. Qėndron njė copė herė tė gjatė, pa mundur tė bėjė dot njė hap pėrpara. ? Bubulino, i gjete pantoflat? - vjen zėri i babit nga kuzhina. Vogėlushi s`pėrgjigjet. Ndjen qė pranė i afrohet si me magji gjyshja. Zhurma poshtė dollapit tė rrobave vazhdon. Gjyshja mban vesh njė copė herė dhe buzėqesh. ? janė ato shejtankat, Pisika jonė dhe Bianka e komshiut, ajo bukuroshja qė s`la zogj pa ngrėnė. Ato luajnė me pantoflat se u duken si bishta miu. Gjyshja i merr pantoflat dhe ia jep vogėlushit: - Shpjerja babit, - i thotė ajo. Bubulinoja ia shpie pantoflat babit, por sepse i mban sytė pėrdhe. I vjen turp qė u tregua frikacak dhe pyet veten se ku i shkuan gjithė ato trimėri, ato beteja tė rrepta me kundėrshtarė imagjinarė, ato dyluftime me lavdi!. Jo, ai s`duhet tė ketė mė frikė! Dhe, Bubulinoja pret me padurim mbrėmjen e ditės tjetėr, qė tė shkojė vetėm nė dhomėn e errėt tė gjumit dhe t`i sjellė mamit apo babit diēka, qė ata do t`ia kėrkojnė. Por ditėn tjetėr, llampa elektrike u rregullua.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME - Faqe 2 Empty Re: TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:23 am

Arlinda Canaj



-tregim-





I



Pranė njė banese tė vėrtitur mes gjelbėrishtes se Myzeqesė, do tė ndalte vrullin njė fuoristradė me turi tė shtypur, nga e cila do tė zbriste njė grua tėrė eglendi. Shoferi, njė djalė shpatullgjerė, me qėndrim prej atleti, do tė ndiqte ritualisht parakalimin e saj tė ngadaltė para turirit tė makinės kineze, shkyējen e gardhiqes qė kryente funksionin e derės dhe ēapin e ngathėt femėror mespėrmes oborrit. Tė mos ishte pėr atė grua, qė ishte nėna e saj e adhuruar, nuk do tė priste as dhe njė grimė . Retė e mbarsura do tė shpėrthenin nga ēasti nė ēast dhe tmerri i tij mė i madh, ishte, ta kapte shtrėngata nė mes tė atij lymi. Ndoqi me ankth uljen e tė ėmės mbi bythėn e fikut dhe me atė krekosjen e tij prej parelliu, pasi e pėrshėndeti me njė valėvitje krahu, shtrydhi frenat. Prodhimi i fundit kinez u fėrkua mbi fraqin e guralecėve, duke lėnė pas vetes njė r? tė trashė pluhuri, qė gruas i ngjau me jashtėfrymėn e njė azmatiku. Ajo e ndoqi shtymėn e pluhurit, mė shumė se me vėshtrim me njė dorė tė ngrirė pėrshėndetjeje, dhe ndėrsa kokrrizat rehatoheshin mbi udhė, gruaja brodhi vėshtrimin mbi gjethet qė hazdiseshin pas tekave tė erės. Mė pas iu hutua shikimi pas hapėsinorit qiellor, ku nuk flatronte as njė insekt i gjallė, dhe pas njė ēasti, ashtu vetvetiu u plandos nė shesh. Rrėshqanazi nisi tė ndiqte vargun e mizave tė dheut. Mizat i ngjanin me gra afrikane nė miniaturė, ashtu tė ngarkuara tej mase me rrjepėza gruri dhe cifla kashtėzash. Pasi u zvarrit njė copėherė, gruaja u ēua blof, pastroi kostumin e saj prej lini tė verdhamė, duke rrahur me pėllėmba vithet e nginjura nga mosha dhe iu afrua haurit tė mbuluar nga gjethet matrėnga, tė fiqve fishkalinj. Pas njė hopi, nderi krahėt dhe nisi tė rrotullohej si fluger marramendės mbi boshtin e vetes, mbi oborrin me ēimento tė rrjepur duke iu shmangur pusit dhe kovės sė mėnjanuar prej dhjetėra vjetėsh nė cep tė tij. Zhurma e erės fėrshėllente tashmė nga tė gjitha anėt dhe qiell-ēatia e asaj kukulle balerinė, ziente si tenxhere me finjė, ndėrsa nė horizontin prej sė largu rrufetė plasnin kapilarė gjaku. Damarėt e duarve tė gruas, qė prej dy vjetėsh kishin nisur tė mbusheshin me nishana tė zeza, u frynė, u mavijosėn dhe njė valė nxehtėsie e kaploi nga zverku mbi shpatulla. Gruaja nisi tė ulėrinte me gjithė fuqinė e saj dhe mė pas si njė hamshor i lebetitur ia turri vrapit. Furtuna e ndihte si njė kandėrr gjigande dhe klithja sundonte anembanėn. Flokėt gjysėm tė thinjur i valeshin nė ajėr dhe ngjante si njė dordoleckė fshatarkash, e vendosur mbi njė hu, qė lėkundej nėn trysninė e furtunės. Stuhia herė ia merrte me forcė trupin, herė ia ngrinte kėmbėt mbi dher dhe ajo robėreshė e flatrave tė shejtanit mėkėmbej nė ajėr. Mė pas, gjithēka heshtte dhe ajo lėkundej nė truallin e thatė tė asaj bukėtire, nėn ethet e njė parade tjetėr vėrtitjeje. Dhe ja ku ja niste pėrsėri. Njė lėmsh i madh pluhuri merrte tatėpjetėn, e mblidhte kruspull dhe si vrundull kashte e plaste mbi trungje e plisa tė tharė, derisa asaj shtrėngate tė shkurtėr vere t?i mbaronte fiqiri dhe ta pėrplaste hanėmen mbi fiqtė e saj shekullorė, qė kishin nisur tė rrudheshin mė keq se ajo grua e nėmur.

Shiu atėherė ia niste me tė shtruar mbi ēati dhe gruaja e qulltė, nėn bllangat e shiut, e tėra ēakėrrqejf , do tė shtrihej nėn degėt ulėse tė fiqve.









II





... Ndryshe nga ajo ripėrtėritje pemore, shtėpia pėrballė atij plantacioni fiqsh kish nisur tė rrėnohej. Tjegullat harkoheshin nėn peshėn e myshkut dhe nė anėn e majtė, fijet e verdha tė leshit verdhacuk gjatoheshin mbi dritare. Vetėm druēkat e penxhereve ruanin kompaktėsinė e dyzet viteve mė parė, kur gjyshi i saj, ahere i rėnė nga vakti, kish bėrė njėrėn pėr t?i gdhendur sipas hyqmit tė tij. Kishte pėrzėnė nja tre zanatēinj me emėr, qė kishin mbėrritur nga Tirana, vetėm se nuk pranuan qė druri i qershisė ishte mė i pėrshtatshėm se i lisit, pėr sojin e zotėrinjve si ai. Gjeti karar me Xhevdetin, nipin e ish shėrbėtorit tė tij dhe djalin e njė dėshmori tė krahinės. Dhe pse kėtė "ves" tė fundit nuk e pranonte, iu desh tė bėnte njė ujdi me mendjen e tij. Gjyshit nuk i pėlqente t?ia kthenin llafin, dhe nė fakt mjeshtri i ri, kish zbatuar pėrpikmėrisht fjalėt e tij, pa ia kthyer asnjėherė fjalėn plakut. Bile, e kishte nė majė tė gjuhės frazėn: Si tė thoni ju zotni. Gjyshit i kishte pėlqyer jo vetėm bindja e tij, por dhe se ky djalė nuk kish shfrytėzuar emrin e tė atit. Ai ishte bėrė baba pėr katėr vėllezėrit e tij jetimė qė nė moshėn 14 vjeēare. Ishte njė gjė e rallė, sepse nė fakt pjella e komunistėve kishte mbytur dynjanė dhe me atė reformėn agrare dhe punėt e komunistėve, kishin sjellė njė gjėmė dhe varfėri tė madhe pėr fshatarėt, qė dikur kishin qenė tė gjithė hyzmetqarė nė pronat e tij. Pa dyshim qė gjyshit qė nuk i shpėtonte asgjė, nga ajo qė bėhej nė gjithė atė zonė. Nuk i kishin shpėtuar dhe fjalosjet pėr dhuntitė e veēanta tė Xhevdetit. Pėshpėritej se njė vajzė prej qyteti ish dalldisur pas muskujve tė tij, ndėrsa ky i fundit i kopjonte nga njė reviste franceze, njė kabinė plazhi nė lagunėn e Karavastasė. Njė kabinė me rrota, qė shėrbente si dhomė plazhi, ku mund tė flije, tė gatuaje dhe tė laheshe. Asokohe ishte mall i padėgjuar dhe flitej se mjeshtri ia ndėrtoi shpejt pa i bėrė syri tėrr . E sevdallosura ishte bijė blloku dhe atė gjėnė e ēuditshme e rimorkioi me vete nė Tiranė. Vajza ish mahnitur pas djaloshit, jo vetėm pėr duart e tij tė arta, por dhe pėr gjėra tė tjera, sa nga Tirana u postua thashethemi se myzeqarėt zanatin e mashkullit e dinin mė mirė se kryeqytetasit. Qysh e tek kishte qenė puna nuk dihej, por fshatarkat e asaj ane e lėvdonin stilin e Xhevdetit dhe thuhej qė zanatin ia kish falur perėndia. Zanatin e burrit, ndėrsa atė tė punės, mjeshtėrinjtė e Beratit, ku djali ish praktikuar pėr disa vjet. Gjyshit, qė mbahej si huqeli i regjur, ia kishte fjalosur si zanatēi i mirė, Hanja, gruaja qė dikur ai e kishte pėrdorur pėr qejfe, dhe qė e takonte pėrsėri fshehurazi. Ajo merrej me tregtinė e thashethemeve tė krahinės dhe bėnte fshehtazi synete e shihte filxhanė. Ia kish eksperimentuar, atė lanet zanat qė kishte, disa herė nėnės sė saj, qė i quante nyska pėr t?i larguar shkeljet, por kishin qenė gjithnjė pa rezultat. Zdrukthtari 22 vjeēar, qėndroi nė shtėpinė e tyre dy muaj, ndėrkohė qė kasollja u hodh nė shesh dhe iu nėnshtrua krejtėsisht meremetimit. Shtatmesatar, me nofulla tė thata dhe kėmbė si prej breshke, Xhevdeti, nuk ta jepte pėrshtypjen e namit qė kish pėrhapur si mashkull. Po nėn zė, pėshpėritej se gratė myzeqare prej kohėsh e kishin vėnė nėn shėnjestėr mjeshtrin e ri. Gjyshit, ky fakt nuk i kish bėrė pėrshtypje dhe as nuk shprehu ndonjė merak paraprak pėr kėtė. E bija, prej kohėsh nuk bėnte pėr burrė dhe e mbesa ishte pėr tjetėr brumė. Pėr gjyshin, i rėndėsishėm ishte zanatllėku. Djali duket se i skicoi ca forma tė veēanta dritaresh dhe dyersh, ku ruhej dera e tij e fisme dhe kėto ia hoqėn kaplloqen fare. Gjyshi ndjehej mė se krenar... Ai do kėnaqej tej mase, kur tė vinin t?i ēanin kokėn ato tė kėshillit dhe tė iknin nga sytė kėmbėt, nga kasollja e shndėrruar nė banesėn mė tė sojshme tė krahinės.

Zdrukthari kish mbėrritur atė fundvere pėr tė meremetuar shtėpinė e ish beut tė Mizės sė madhe, pa e mbajtur veten kushedi ēfarė, bile me njė seriozitet pėr t?u shėnuar. Kur e kish zėnė uria, ish ngjitur nė fik dhe ish nginjur me frutat e ėmbėlsuara tė gushtit. Mė pas kish mbėrthyer gjymin dhe pasi kish shuar etjen, e kish derdhur mbetjen e ujit nė gjoks dhe krahė. Pas kėsaj dite, nė oborr ia behnin vajzat e mėhallės, me tepsi me fiq tė pjekur dhe rrush. Pėr dy javė, ajo Lena, mbesa e famshme qė tė gjithė i thoshin se i kish dalė nga hundėt gjyshit, i kundroi me indiferentizėm, bile nuk pėrshėndeti askėnd. Por njė dizaj, u bezdis nga gjithė ky kallaballėk, ndaj i shkrepi nė kokė tė sajohej si dordolec. Duke kalėruar mbi njė fshesė, iu hodh njėrės prej fusharakeve tė Mizės prej fiku dhe, pasi u gremis bashkė me tė nė shesh, i shqiptoi disa formula magjike nė frėngjisht: Llokototo-Lobototo-gum. Tollovia e vajzave dhe ulėrimave tė vizitores sė paftuar u shpėrnda nė gjithė lagjen. Zdrukthtari qė ish mbėshtetur mbi mur, u shkri sė qeshuri. Nga ajo ditė, pėr atė dhe Xhevdetin duket se marrėdhėniet ndryshuan, ata i shkelnin syrin me pėrzemėrsi njėri-tjetrit, ndonėse nuk shkėmbenin asnjė fjalė. Fatet e tyre ishin ndarė: Ajo ishte e destinuar pėr sėrėn e lartė dhe ai pėr ndonjė fshatarkė myzeqeje. Por Xhevdeti u bė si njeriu i shtėpisė. Aq shumė i erdhi ky zanatēi pas midesė gjyshit tė saj, sa po tė mos e njihje again, tė jepej pėrshtypja se marrėdhėniet e tyre ishin grurė. Shumė herė gjyshi ia shkelte muhabetit dhe nė prani tė zanatēiut:

- Sa tė ha syri, tej e mbanė Myzėqesė, ky vend tė pėrket ty. Kjo e ngrata s?do e gėzojė, i pėshpėriste duke i treguar me atė gishtin me gunga tė ėmėn, se komunizmi ėshtė njė kafshėz e re dhe do tė jetojė gjatė nė kėtė vend laparakėsh. Kur tė varfrit marrin pushtet tė shkelin me kėmbė. Po ti do e gėzosh kėtė vend. Po s?ndodhi kėshtu, hajde mė pėshty tek varri. Ky vend ėshtė njė parajsė. Ja atje, tek ferrishtja do tė ndėrtosh njė hotel gjigand. Mė pas pallate, dyqane mode, rrugė, makina. Unė kam bredhur gjithkund dhe si kėtė vend nuk kam parė as nė Itali, as nė Francė kur shoqėroja tėt ėmė nėpėr kolegje, dhe as nė Amerikė. Ky vend ėshtė i rrallė. Mos ta kesh pishman qė jot ėmė nuk ndenji nė Francė. Kėtu do tė ndjesh diēka tė veēantė.

Gjyshi kishte qenė figura kryesore nė jetėn e saj. E kujtonte si tani bredhjen e tij, atė tundje prej kapadaiu dhe frakun qė mbathte ēdo zbardhje dite, tek shėtiste deri nė ferrat e Topajve. Bile, dhe atė ecjen e tij si prej topthi. Ndėrsa gjyshi largohej pėr shėtitje, zdrukthtari mbėrrinte me ēekiē ndėr krahė, me njė bulėz djerse qė ndrinte mbi dy kodrat e gjoksit tė tij, ndėrsa ajo vajza 17 vjeēare vazhdonte tė tundte akoma kėmbėt si kolovarse nė degėt e fikut, nga agimi nė perėndim dhe ėndėrronte qoftlargun. Lena nuk kish menduar kurrė pėr ndonjė burrė. Nė krahinė e mbanin si tė shkaltur dhe asnjė djalė nuk i kishte hedhur ndonjė fjalė apo t?i kish gjėmuar pas. Nuk kish shkuar nė shkollė dhe nuk kish punuar asnjė ditė nė kooperativė. Tėrė jeta e saj ishte ai fshat, libra tė vjetėr tė frėngjishtes dhe diskutimi i saj me tė panjohurit. Ndaj nuk i bėri ndonjė pėrshtypje tė madhe, kur njė mėngjes, Xhevdeti iu ngjit pas kurmit dhe e vėshtroi me sytė si gjeldet i uritur.

? Pasi i gėlltiti gishtėrinjtė nė qiellzėn e tij qė digjte, ai e hėngri nėpėr kofshė si qen dhe pasi i shqeu tė mbathurat, i rrasi egėrsisht njė shkop nė trup, duke i derdhur mbi pulpa njė rrem gjaku. Ajo klithi nga dhimbja, por ca ajo era e tij prej mashkulli, ca nga krenaria, iu kthye vetvetiu zemėrimi nė njė cicmicje maceje. Dy mėngjese mė vonė, ndėrsa nuk dėgjohej nė ato anė frymė robi, asaj i kish shkrepur vetėtimthi ndjenja e hakmarrjes. Ndėrsa djali ish pėrkulur mbi listarėt e sapolėmuar, ajo i kish kėrcyer zdrukthtarit mbi zverk dhe e kish shurrosur tėrė qejf. Djali ish tkurrur njė grimėz me vashėn mbi shpinė dhe beftėsisht me lėvizje tė shkathėt e kish shkarkuar mbi avllinė e zhgyer me tallash dhe gozhdė. E kish mbėrthyer me duart e pista pa i lėnė asnjė lloj shtegu arratisje. Pasi e kish lėpirė tėrė neps nė vendin e njelmėt tė qejfit, ia kish rrasur me qejf veglėn e tij dhe me shpėrthimet burrėrore e kish malaksur me mllef, tė pėrzier me histeri. Kish derdhur lėngjet e tij mashkullore, pėr tri herė tė mira, brenda dhe jashtė trupit tė saj tė njomė, qė atė ēast kthehej pėrfundimisht nė grua. E kish gjetur me shalė tė shqyera, gjyshi i saj, ndėrsa klithte nga ethet e orgazmės dhe kish marrė pushkėn pėr t?u hakmarrė ndaj Xhevdet kopilit, qė e kish thyer nė besė. Nuk e kish gjetur kėrkund, por ndėrsa ish kthyer nė shtėpi, nuk i kish folur asnjė fjalė asaj.

Tė nesėrmen, gjyshi kish vdekur nga marazi. E kishin gjetur fshatarėt nė rrugė, pėrmbys, ndėrsa bėnte shėtitjen e tij. Pasi e varrosi nė varrezėn e fshatit, nė mesnatė e kishte zhvarrosur, pėr ta vendosur bashkė me Xhevdetin, tek ferrat e Topajve. Kish qenė amaneti i tij i fundit.

"Qė tokat e mia i punojnė kooperativistėt, kėtė po pėrpiqem ta pėrtyp. Po qė mbesėn time ta punojė njė kėlysh komunisti, kėtė nuk do ta lejoj kurrė. Tė mė bėjė ... mbesėn njė kėlysh komunisti, kėtė nuk do ta pranoj... Do tė tė vrisja me duart e mia, po tė kisha pasardhės tjetėr. Fati mė ndėshkoi. Njė prodhim koqesh komunisti do tė trashėgojė derėn time. Kjo pėr mua ėshtė poshtėrim. Mos ia jep kėtė turp derės sime. Do tė qeshė tėrė krahina me ty e me mua. Jot ėmė bėri njė zgjidhje tė zgjuar".

Nėna e saj nuk e kish patur tė gjatė ymrin. Prej vitesh nuk ngrihej nga shtrati. Ndėrsa studjonte nė Paris pėr drejtėsi e kish zaptuar njė brejtje e rėndė kockash, njė sėmundje virale e pashėrueshme, ndaj mjekėt e Elisirit e kishin urdhėruar tė kthehej pranė familjes. ?ndrrėn e fundit pariziane, ajo e kish bartur nė sarajet e beut tė Lushnjės, nga e cila kishte pjellė njė vajzė tė shėndetshme. Pas lindjes, xherahu i krahinės e kish kėshilluar beun ta linte tė qetė vajzėn, se e bija nuk ishte mė pėr atė dynja. Sipas tij, ajo ishte shkelėse e xhindeve tė bardha. Dhe kėto xhinde tė hiqnin mendtė e kokės. Thashethemi qė vajza e beut kish shkelur shejtanėt, u hap shumė shpejt dhe fshatarėt nisėn tė braktisnin sarajet nga tmerri. Tė bijėn, Lenėn, qė nė vogėli kishte qenė gjakėmbėl, fshatarkat e kishin parė me sy tjetėr. Pėr shkak tė kukullave dhe lodrave tė saj tė ardhura nga Parisi, i mblidheshin rreth e rreth fėmijėt e fshatit, ēdo mėngjes. Por jo pėr shumė kohė. Thuhej se duke luajtur rreth fishkalinjve, njė mėngjes vjeshte, kur fiqtė kishin nisur tė plluqeshin dhe rrushtė tė mbarseshin me ėmbėlsi, ajo kish hedhur pėrdhe kukullėn e saj prej lecke dhe kish bėrtitur me sa kishte nė kokė:

Ikni! Ikni qė kėtej! The sun of communist it?s not here in these place!

Fshatarkat ishin sprapsur nga tmerri dhe ishin sikterisur drejt kasolleve tė tyre, duke pėrcjellė lajmin e ēmendurisė sė mbesės sė beut. Nami i saj u shtua nė tėrė Myzeqenė dhe mori dhenė, kur Lena njėlloj si e ėma, pa patur burrė, polli njė djalė? Thuhej se e kishin mbarsur xhindet e qoftėlargut?











III



... Furtunat kanė kodin e tyre. Lindin krejt rastėsisht, shumė herė pa parashikim, por ajo e ndjen sesi ndryshon ajri nė ēdo kudondodhje tė saj. Lėkura nis e i rreshket vetvetiu dhe ajo ndjen kurmin thėrrimtar tė furtunės. Nisin aēaket e kockave, flokėt shtojnė tufat rėnėse dhe ajri merr erėn e plasjes. Bymehet ashtu vetvetiu dhe kėrkon ndryshim.

- Kam dėshirė tė shohė shtėpizėn time, - i lutej ajo tė birit, dhe ky i fundit i mėsuar me kėtė ndryshim e shoqėron 50 kilometra larg qytetit, ku e ėma kalon ditėt e pranverės sė tretė mbi dh?.

Dhe Xhevdeti i saj e ndjen ndryshimin e erės. Arrin nė mėnyrė tė pėrpiktė duke ēapitur me shkopin e tij, me atė hyrjen e tij akoma djaloshare dhe dėshirėn e erės, dhe pse pėrqasja me vitet e para, kishte rėnė ndjeshėm. Janė zhdukur breshkat, hardhucat shtohen mbi mure dhe dalėngadalė, gjuhėn e trupit kanė nisur ta zėvėndėsojnė me fjalė.

- U ndėrruan kohėrat, - bejleresha ime. Tani ky vend tė pėrket vetėm ty. Pėrse nuk vendos ta shembėsh kėtė shtėpi. Mund tė bėhet njė qendėr e madhe turistike dhe kėtė vend ta mbulojė gjallėria.

Diēka rėnkon. ?shtė gjoksi i saj qė bymehet dhe shfryhet si njė frymėmarrje krize.

- Nuk dua tė gėzoj zhvillimin. Lumturia ime ka mbetur kėtu. Tek kėta fiq?
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME - Faqe 2 Empty Re: TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:25 am

SPROVE PER NJE MARTES
MARRE NGA TREGIME NORVEGJEZE TE SHEK. XIX-XX

PERKTHEU: KOZETA NUSHI



Nė kohėn kur Asllauga u bė pėr t`u martuar, nė Husebė s`kishte pikė qetėsie, pasi djemtė mė tė guximshėm ziheshin e grindeshin me njeri-tjetrin pothuajse ēdo natė. Netėt e tjera kalonin si kalonin, por tė shtunėn bėhej kiameti dhe plaku Knut Husebja shtrihej pa i hequr pantallonat prej lėkure, duke mbajtur edhe njė kopaēe prej mėshtekne poshtė krevatit ku flinte. "Mirė qė e rrita kėtė vajzė, po edhe mė duhet ta ruaj si sytė e ballit,"- thoshte Husebja, pronari i fermės. Fundja, Tur Nesjoti s`ishte gjė tjetėr, veēse njė djalė bujku. Gojėt e njerėzve thoshin se ai i vinte rrotull kėsaj vajze shtėpiake. Andej-kėndej qarkullonin fjalė, se plakut Knut nuk i pėlqente fare kjo gjė. Megjithėse ishin pėrhapur shumė fjalė, ai s`ua vinte fort veshin, pasi "atė nuk e kishte parė asnjėherė atje". Njerėzit, si duket, s`kishin ndonjė punė tjetėr dhe herė pas here qeshnin duke menduar se plaku do ta gjente patjetėr Turin duke u sjellė nėpėr qoshet e shtėpisė, pa e marrė mundimin pėr tė hedhur njė sy pėrjashta nė oborr ose nė hajat. Erdhi pranvera dhe Asllauga u nis pėr tė kullotur bagėtinė nė njė kullotė lart nė mal. Nė luginė dita ishte e nxehtė, ndėrsa nė mal frynte njė freski e hollė.

Aty nė mal dėgjoheshin tingėllimat e kėmborėve si dhe tė lehurat e qenit tė stanit.

Asllauga kalonte nėpėr vende tė pjerrėta dhe fishkėllente. Shumė shpesh edhe bėrtiste. Djemtė, tė cilėt punonin poshtė nė luginė, e dėgjonin dhe u shtypej zemra. Tė shtunėn e parė, nė mbrėmje ata u sulėn si nė garė pėr tė shkuar sipėr nė kullotė, po akoma mė shpejt rrokulliseshin sė andejmi dhe iknin nga sytė kėmbėt, pasi njė djalė trupgjatė, i fortė qėndronte pas kasolles, bėnte kotollumba dhe sapo takonte ēdonjėrin prej tyre e qėllonte me grusht dhe e ndiqte kėmba-kėmbės. Vetėm Tur Nesjoti, mund ta bėnte njė gjė tė tillė. Askush tjetėr, veē tij, nė gjithė krahinėn, nuk mund t`i gostiste djemtė me njė grushtim tė tillė. Dhe ata s`mund t`i harronin pėr tėrė jetėn fjalėt e tij: - "Po guxove tė ngjitesh prapė, do ta pėsosh akoma mė keq". Tė gjithė djemtė e familjeve tė pasura mendonin se kėtij bir bujku i hanin kot brirėt. Atij s`i kishte hije tė pėrleshej si cjap dhe tė bėnte telef kėdo qė i dilte pėrpara. Nė njė mendje me ta ishte dhe plaku Knut, i cili shpresonte tė merrej vesh me tė bijtė pėr t`ia thyer brirėt kėtij cjapi, nėse askush tjetėr s`do tė mund ta bėnte dot kėtė gjė. Knuti kishte nisur tė plakej. I ishte afruar tė gjashtėdhjetave dhe, megjithatė, nganjėherė, kur mėrzitej nė gosti, donte tė zihej me djalin e madh. Kjo ėshtė e vėrtetė. E vetmja rrugė qė tė ēonte nė kullotė shtrihej pėrmes oborrit tė Knut Husebjes. Tė shtunėn tjetėr, nė mbrėmje, Turi u nis pėr rrugė. Kur arriti tek oborri i Knutit, u detyrua tė ecė nė majė tė gishtrinjve, mirėpo nė kohėn kur ishte pranė kasolles, dikush e ndali duke e kapur prej kraharori. ? "Kush je ti?"- tha Turi dhe pa e zgjatur e flaku nė tokė. Tė panjohurit nisėn t`i dhimbnin kockat. - "Tani ta tregoj unė kush ėshtė."- tha dikush tjetėr dhe e qėlloi mbas shpine. Edhe njė person i tretė ia tregoi mirė se kush ishte, duke e gjuajtur nė kraharor. Ky i tretė ishte Knuti. Mirėpo Turi ishte shumė gjaknxehtė. Nuk priti mė qė ta qėllonin, po i zhdėpi nė dru, duke goditur gjithmonė vetė i pari. Gjithashtu ai ishte elastik si njė degė shelgu dhe gjatė pėrleshjes doli mė i forti nga tė gjithė. Ishin tre me njė. U pėrleshėn derisa u lanė me gjak.arritėn ta godisnin tė gjithė me radhė. Mė pas plaku Knut dha urdhėr tė ndaleshin. Fill pas kėsaj i tha Turit: - " Nėse tė shtunėn tjetėr ti do t`ia dalėsh mbanė tė kalosh pranė ujkut plak nga Husebjadhe kėlyshėve tė tij, atėherė vajza do tė bėhet jotja. " Mė vonė, plaku Knut do tė thoshte sa e sa herė se nuk kishte hasur kurrė mė parė ndonjė djalė mė tė fortė se Turi. Turi ndihej i vdekur, po arriti tė shkonte nė shtėpi dhe u shtri pėr tė mbledhur kockat. Thashethemnaja pėr zėnien nė Husebė s`vonoi tė qarkullonte nėpėr fshat dhe tė gjithė thoshin: "Po pėrse iu fut kėsaj valleje?" vetėm njė njeri i vetėm nuk u shpreh kėshtu. Dhe kjo ishte Asllauga. Nė mbrėmjen e kėsaj tė shtune, ajo e priste Turin me padurim dhe, si mori vesh pėr atė qė ngjau mes tij dhe tė atit, nisi tė qante me ngashėrim duke i thėnė vetes sė vet: - "nė qoftė se Turi nuk do tė bėhet imi, unė s`do tė shoh mė asnjė ditė tė bardhė nė kėtė botė". Nė ditėn tjetėr, pra tė dielėn, Turi mbeti pėrsėri rėnė. Edhe tė hėnėn ai pa si me keqardhje se i kishin shterur krejt forcat dhe kėshtu qė s`mundi tė ngrihej. E marta trokiti nė derė dhe dita lindi shumė e bukur. Gjatė natės ra shi. Mali i lagur jeshilonte me njė hijeshi tepėr joshėse, ndėrsa gjethet fusnin nė dhomė njė lloj arome tė kėndshme. Nga malet vinte njė britmė e mistershme e shoqėruar me tingėllima kėmborėsh? O nėnė moj, si tė mban vendi kur Turi ėshtė bėrė pėr tė qarė me lot. Erdhi e mėrkura dhe ai akoma shtrirė mbeti. Tė enjten u alarmua duke menduar, nėse do tė ngrihej dot apo jo tė shtunėn. Mirėpo, tė premten u ngrit nė kėmbė dhe kujtoi fjalėt e plakut Knut: "Nėse tė shtunėn tjetėr do tė kalosh pranė ujkut plak nga Husebja dhe kėlyshėve tė tij, atėherė vajza do tė bėhet jotja". Dhe pėrsėri e hodhi vėshtrimin lart nė mal.-" sikur tė mė japin dru pėrsėri. Mė keq s`ka ku tė vejė".-mendoi Turi. Eshtė thėnė se e vetmja rrugė qė tė ēonte nė kullotė, shtrihej pėrmes oborrit tė Knut Husebjes. Mirėpo ekzistonte edhe njė mundėsi tjetėr pėr tė shkuar atje me barkė. Veēse sapo tė kaloje kepin dhe t`i afroheshe anės tjetėr tė malit, duhet ta braktisje barkėn dhe t`i ngjiteshe tė pėrpjetės. Po nė kėtė rrėpirė mund tė thyente kėmbėt edhe njė dhi e egėr. Erdhi e shtuna dhe Turi gjithė ditėn e kaloi nė ajėr tė pastėr? po edhe dita ta bėnte me sy kėtė tė shtunė! Dielli shkėlqente. Nga mallet herė pas here dėgjoheshin thirrje grishėse. Mirėpo nisi tė ngrysej dhe Turi ende qėndronte tek pragu. Mjegulla tani i mbuloi tatėpjetat e maleve. Turi pa andej. Atje ishte qetėsi e plotė. Pa edhe Husebėn? pastaj e hodhi varkėn nė ujė dhe nisi tė lundronte gjatė kepit. Asllauga tani ishte e pėrkushtuar ndaj punėve tė ditės. Ajo mendoi se Turi nuk mund tė vinte nė mbrėmje, po tė tjera mbrėmje do tė vinin dhe ajo u kap pas zinxhirit tė qenit dhe u largua pa i thėnė gjė askujt. Gjeti njė vend tė pėrshtatshėm pėr tė parė mbi lėndinė, po mjegulla nuk e la tė shihte gjė prej gjėje. Pa e ditur as vetė, shkoi nė anėn tjetėr, u ul dhe nisi tė shikonte gjirin. Shpirti i saj befas u qetėsua, pasi mund tė shikonte e tė shikonte, sa tė donte, atė sipėrfaqe tė gjerė uji. Dhe ajo donte tė kėndonte. Dhe ia mori njė kėnge tė mbushur me nota melankolike. Kėnga u pėrhap nė qetėsinė e natės dhe shkoi shumė larg. Asllaugėn e tėrhoqėn tingujt e shpėrndarė nė qetėsinė e natės dhe, si e mbaroi strofėn e parė, e pėrsėriti. Befas iu duk sikur dikush, qė ndodhej aty poshtė, iu pėrgjigj me tė njėjtėn kėngė. "Ē`ėshtė kėshtu, o Zot? - mendoi Asllauga. Ajo u kap fort pas njė mėshtekne tė hollė dhe u pėrkul mbi degė. Po askėnd nuk pa. Gjiri ishte i qetė. Pėrreth asgjė s`pipėtinte. Dhe asnjė zog nuk po fluturonte. Asllauga u ul dhe pėrsėri nisi tė kėndojė. Ē`po ndodhte kėshtu? Asaj iu pėrgjigj i njėjti zė dhe mė afėr se herėn e parė. "S`ka se si tė jetė ndryshe, - mendoi Asllauga, - atje me siguri ndodhet dikush!" Dhe pėrsėri u pėrkul mbi degė. Atje nė breg, nėn njė shkėmb, pa njė varkė. Prej asaj lartėsie varka nuk dukej mė e madhe se njė guackė deti. Asllauga e ngriti mė lart vėshtrimin dhe arriti tė tė shquajė kapelen e kuqe tė atij njeriu, i cili kacavirej sipėr asaj pjese mali, qė s`ishte dhe aq e pjerrėt. " Zot i madh, kush mund tė jetė vallė?" - pyeti veten Asllauga duke e lėshuar mėshteknėn dhe u zbraps me anė tė njė kėrcimi. S`kishte guxim t`i pėrgjigjej vetes, megjithėse tani e dinte se kush ishte ky njeri. Dhe ra pėrmbys nė bar duke u mbajtur pas tij me tė dyja duart, me frikėn se mos i shpėtonte nga duart. Rrėnjėt lėvizėn nga vendi. Asllauga bėrtiti dhe u kap edhe mė fort duke iu lutur Zotit tė gjithpushtetshėm pėr tė ndihmuar Turin. Mirėpo nė ēast u kujtua se Turin e tundonte kjo gjė dhe nuk mund tė priste ndihmė prej tij . "Vetėm njė herė tė vetme, - u lut ajo, - vetėm kėtė herė ndihmoje atė! Dhe Asllauga e pushtoi qenin, sikur ky tė ishte Turi, tė cilin duhej ta mbante dhe u rrokullis me tė nėpėr lėndinė. I dukej se kjo skenė s`do tė kishte fund. Po ja qė qeni u shkėput. "Ham, ham!" ? tha ai Asllaugės, duke u hedhur mbi tė me kėmbėt e pėrparme. Ai lehu pėrsėri: "Ham, ham!" - dhe ja, nė buzė tė rrėpirrės u shfaq kapelja e kuqe... Dhe Turi tani u gjend nė krahėt e Asllaugės. Kėshtu qėndroi ai pėr njė minutė dhe tė dy s`mundėn tė shqiptojnė asnjė fjalė.

Po edhe ato qė thanė mė vonė s`kishin ndonjė farė kuptimi. Po plaku Knut Husebja, pasi mori vesh gjithēka, tha fjalė tė cilat e kishin njė farė kuptimi. Ai pėrplasi grushtin mbi tavolinė dhe nė gjithė shtėpinė u dėgjuan fjalėt e tij: - "Le ta marrė vajzėn, ai djalė qė gjendet atje!"
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME - Faqe 2 Empty Re: TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:26 am



Nga Xhani Rodari
Miu qė hante maēokė





Njė mi i vjetėr, qė jetonte prej shumė vitesh nė njė biblotekė, u bėri njė vizitė kushurinjve tė tij, qė jetonin nė skutat e dyshemesė, por qė e njihnin fare pak botėn.

"Ju s?keni parė botė me sy, - iu drejtua ai atyre, - dhe sigurisht, - nuk dini as tė lexoni pėr tė mėsuar se ēfarė ndodh rreth e rrotull".

-Sa mi i menēur qė ėshtė, - pėshpėrisnin me njri-tjetrin minjtė qė banonin nė dysheme.

-Pėr shembull, keni ngrėnė ndonjėherė ju njė maēok? - vazhdonte tė fliste miu i librave.

-Ti je njė mi i ditur dhe filozof, pėrderisa di kaq shumė gjėra tė ēuditshme, por kėtej nga anėt tona ndodh krejt ndryshe; maēokėt i hanė gjithmonė minjtė!

-Tė shkretėt ju, sa budallenj qė jeni! Unė, pėr shembull, kam ngrėnė mė shumė se njė herė, madje edhe pak ēaste mė parė kur po haja njėrin nga ata, mė duhet tė them se ai i shkretė nuk guxoi pėrpara meje tė bėnte as gėk as dhe mėk!

-Nuk na thua, ēfarė shije kanė?

-Ja, si prej letre dhe boje?Ehu! Po kjo nuk ėshtė asgjė para gjėrave tė tjera mė tė shijshme! Meqė ra fjala, keni ngrėnė ju ndonjėherė njė qen?

-Aman pėr kokėn tėnde, lėri shakatė! Aq shumė ēudira po dėgjojmė nga goja jote sot, sa na bėhet tė mos u besojmė mė veshėve!

-E po mirė, pra, po deshėt habituni, po deshėt luani nga mendja: jo mė larg se dje unė hėngra njė qen. Ishte njė qen ujk. Ububu sa dhėmbė tė mėdhenj kishte!?Po edhe ai, ndėrsa po e haja nė qejfin tim, nuk nxorri as edhe njė "oh" tė vetme!

-Po ky ēfarė shije kishte ?

-Shije prej letre, sigurisht prej letre, o vėllezėr! Po rinoceront keni ngrenė ndonjėherė ju?

-Me kėto qė po na tregon ti kushėri, mė e pakta ėshtė tė luash mendsh! E ku e gjetėm ne rinocerontin? As qė e kemi parė ndonjėherė e jo mė ta hanim! Me qė ra fjala, mos ngjan vallė ai me djathin e shijshėm?

-Hi, hi, hi, sa tė marrė qenkeni! Mėsojeni nga unė, pra, njė herė e pėrgjithmonė; njė rinoceront ngjan vetėm me njė rinoceront dhe pikė! Dhe duke u shkelur syrin e tundur kokėn vijoi: - Po elefant keni ngrėnė ndonjėherė ju, njė prift, ndonjė princeshė apo pemė tė vitit tė ri?!

Nė atė moment, njė maēok i fshehur pas njė bauleje dhe qė i kishte dėgjuar tė gjitha sa u thanė midis minjve, nuk duroi mė dhe kėrceu pėrpara tyre duke lėshuar njė mjaullimė kėrcėnuese. Sigurisht qė ai shte njė maēok i vėrtetė, me mustaqe, e kthetra, qė e vėshtroi miun e gjorė nga koka tek kėmbėt me sytė qė i lėshonin xixa.

Minjtė ia dhanė vrapit nga sytė kėmbėt duke u fshehur nėpėr vrima e ku mundėn, me pėrjashtim tė miut tė bibliotekės, qė u zu aq papritur, sa mbeti nė kėmbė si i ngrirė nga habia. Maēoku e mbėrtheu dhe filloi tė luajė me tė.

- Nė mos gaboj, mor bukurosh, ti duhet tė jesh ai trimoshi qė ke ngrėnė maēokė sa ke mundur, ėė?

-Unė, shkėlqesia juaj? Ju duhet tė mė kuptoni fare mirė se? duke jetuar gjithmonė midis librave si njė intelektual i ndershėm dhe i ditur?

-Ju kuptoj, ju kuptoj. Ti i ke ngrėnė ata nė vizatimet e librave, apo jo?!

-Ē?thoni kėshtu? Edhe nėpėr libra, vetėm ndonjėherė i kam ngrėnė, edhe atėherė i detyruar dhe si i thonė, pėr arsye studimi?

-E kam tė qartė. Edhe mua mė pėlqejnė librat. Por, a nuk do tė ishte mė mirė pėr ty, or torollak, tė studioje njė ēikėz mė shumė nga jeta,? Duhet tė kishe mėsuar me kohė e vakt se jo tė gjithė maēokėt janė prej letre dhe jo tė gjithė rinocerontėt e lenė veten tė prehen paqėsisht nga trimosha si ti!

Pėr fatin e mirė tė tė burgosurit tonė, maēoku e humbi njė ēast vėmendjen, duke ndjekur me njėrin sy njė merimangė qė i kaloi pranė.

Kaq iu desh miut tė bibliotekės, pėr tė cilin nuk kishte mė kohė tė humbiste nga morali i leksionit tė sapomarrė prej mėsuesit tė tij tė tmerrshėm, ndaj me dy kėrcime tė rrufeshme u fsheh midis rafteve tė librave. Ndėrsa maēokut, dhe kėsaj here iu desh tė kėnaqej duke ngrėnė vetėm merimangėn.

Pėrktheu : Vasil Premēi
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME - Faqe 2 Empty Re: TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:27 am



Mark Tuen
Njė natė nė njė hotel tė Parisit

(tregim)





E gjeta dhe hotelin ku shpresoja tė kaloja njė natė tė paqtė nė Paris. Rreth mesnatės, zhurmat e rrugės u fashitėn dhe gati po mė kaplonte njė gjumė pėr shtatė palė qejfe kur, befas, dėgjoj njė zhurmė e re dhe e mistershme qė s?mė la tė mbyll sytė. Njė copė herė u vura nė pėrgjim tė saj. Mesa dukej ndonjė tip i ēuditshėm vallėzonte nė dhomėn mbi mua. S?mė mbeti gjė tjetėr veēse tė prisja me durim qė zhurma tė heshtte vetė, pra, kur tė mbaronte qejfi i atij tjetrit. Kėshtu, nė pritje, do tė kalonin edhe pesė minuta, tė cilat m?u dukėn sikur s?do tė mbaronin kurrė. Dėgjova sėrish zvarritjen e kėmbėve mbi kokėn time. Vijoi njė pauzė e shkurtėr dhe pastaj diēka qė u pėrplas me zhurmė nė dysheme.

- Ja, pėrsėri miku atje lart me siguri po heq ēizmet nga kėmba. Dhe, ndoshta, falė Zotit, shpresoj t?i japė fund kėrcimit tė tij tė hareshėm!

Heshtja vijoi fare pak, sepse u dėgjua sėrish njė goditje tjetėr mbi dysheme.

- Duket se po provon tė kėrcejė me njėrėn ēizme - thashė me vete.

Akoma dhe njė pauzė qė u ndoq nga njė goditje tjetėr mbi dysheme.

- Tani qė e hoqi dhe ēizmen tjetėr, do t?ia kėpusė gjumit - hamendėsova shpirtlehtėsuar.

Por nuk ndodhi kėshtu.

Sėrish atje lart u dėgjua ajo zhurma e njohur.

-Ē?dreqin bėn ende tani qė ka hequr tė dy ēizmet?! Mos vallė provon tė kėrcejė me pantofla?!

Vazhdoi dhe njė pauzė tjetėr, e shoqėruar nga goditjet e zakonshme mbi dysheme, me njė lloj ritmi tė mbytur.

Dreqi ta hajė, mos vallė kishte mbathur dy palė ēizme njėra mbi tjetrėn?!

Kėshtu, pėr mė shumė se njė orė ai magjistar i fandaksur vazhdoi tė zvarriste kėmbėt atje lart dhe tė heqė prej tyre njė numėr ēizmesh tė pambarimta, derisa ky numėr mbėrriti shifrėn njėzetepesė duke ma bėrė kokėn daulle!

Mend po mė luante tepeleku i kokės. Mora pistoletėn dhe, me kujdes e pa zhurmė, u ngjita nė katin lart. Por, ajo qė pashė atje e kalonte habinė time: Miku im ishte ulur nė mes tė njė ushtrie kėpucėsh tė hedhura nė dysheme dhe po i jepte shkėlqim njėrės prej tyre.

Pėr mua tani ēdo gjė ishte e qartė: Komshiu im ndoshta nuk kishte kėrcyer kurrė ndonjėherė mė parė nė jetėn e tij.

Ishte llustraxhiu i hotelit i pėrqendruar tėrė sy e veshė nė punėn e tij tė zakonshme.



Pėrktheu: Vasil Premēi
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME - Faqe 2 Empty Re: TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:28 am



Njė takim i papritur
- Tregim -

Nga Milo NELAJ



Ishte ditė e shtunė. Njė ditė e zakonshme maji. Kisha mbaruar orėt e mėsimit nė shkollėn e fshatit V, qė ishte njėherėsh edhe qendra e fshatrave pėrreth, dhe po kthehesha nė qytet. Isha mėsues provizor dhe zėvendėsoja pėr disa ditė njė mėsuese.

Nė stacionin e trenit kishte shumė njerėz. Ishin mė tepėr fshatarė tė asaj zone, qė zbrisnin nė qytet pėr tė shitur ndonjė prodhim tė tyre, por kishte dhe kuadro, teknikė e specialistė tė ndryshėm, qė shėrbenin nė fshatrat pėrreth dhe ktheheshin nė qytet.

Preva biletėn nė sportel dhe u ula tė pushoja pak nė njė stol aty pranė, derisa tė vinte treni. Ndeza njė cigare dhe, ashtu i shkujdesur, hodha vėshtrimin pėrreth, duke soditur atė peizazh tė bukur ēlodhės: njė fushė e madhe, e mbjellė me kultura tė stinės, qarkuar prej kodrave tė ulėta, tė qėndisura me brezare, qė sapo ishin gjelbėruar nga fidanėt frutorė.

Isha kredhur i tėri nė mendime, kur?papritur shikoj nga larg duke vrapuar njė vajzė? me trup tė gjatė e tė drejtė, paksa tė shėndoshė, rreth tė njėzet e pestave, me ēantėn nė krah, qė po nxitonte pėr tė zėnė trenin. "Me siguri do tė jetė ndonjė nga mėsueset provizore, si puna ime, se ato bėjnė orėt e tyre tė mėsimit dhe ikin pa pritur koleget", mendova, teksa po e kundroja me vėmendje.

Sa mė tepėr afrohej, aq mė qartė vijėzoheshin linjat e trupit dhe tiparet tėrheqėse tė saj. Fustani rozė, qė kishte veshur, me jakė tė bardhė tė hapur, prerė aq mirė pas trupit dhe i shkurtėr paksa mbi gju, zbulonte qaftėn e gjatė, rrumbullakuar nga njė varg ruazash tė bardha, kėmbėt e drejta dhe pulpat e mbushura. Flokėt e zinj sterrė, tė dendur e tė gjatė, tė harkuar pėrpara nga njė rreth elastik i kaltėr, lėshoheshin poshtė supeve tė gjerė. Nga vrapimi, fustani i hollė ngrihej e ulej nė mėnyrė ritmike, duke zbuluar hera-herės kofshėt e bardha joshėse, ndėrsa gjoksi i bėshėm dallgėzonte si valėt e njė deti qė sapo kishte nisur tė trazohej.

- Sa e bukur, por dhe simpatike, qenka! - thashė me vete, - duke mos ia hequr sytė. Ishte, si i thonė, pėr ta pirė nė kupė, njė mrekulli e vėrtetė!

Nė ēast u dėgjua sirena e fortė e trenit, e cila mė shkundi nga ajo gjendje qė po pėrjetoja. Sikur kisha parė njė ėndėrr tė bukur. Nė horizont u shfaq silueta e lokomotivės. Njerėzit nxitonin tė afroheshin pranė platformės sė stacionit, pėr tė hipur kush e kush mė parė, qė tė zinin vendet e lira. U ngrita edhe unė nxitimthi dhe u nisa drejt turmės. Qėndrova nga fundi. Nuk doja tė shtyhesha. E dija qė nė kėmbė do tė rrija.

Te dera, pėr ēudi, njė dorė e ngrohtė dhe e butė si njė pupėl mė preku lehtė supin. Ē?tė jetė kjo? - pyeta veten. Kthej kokėn instinktivisht dhe?ē?tė shoh! Vajza simpatike ishte afruar, pa e vėnė re, dhe po qėndronte pas meje. Nuk po u besoja syve. Mos vallė, gabimisht, mė kishte ngatėrruar me ndonjė tė njohur tė saj?!

- Astrit, si je? Nuk po mė njeh?- foli ajo.

Jo, - i thashė, - i hutuar nga situata e papritur qė u krijua. - Sikur tė kam parė diku, por s?po mė kujtohet.

- Ke qenė disa ditė nė shkollėn tonė, para njė viti, pėr tė zėvendėsuar mėsuesin e matematikės.

- Ah po. Mos jeni Elvira?

- Po, ajo vetė. Por ke tė drejtė, se ka kaluar kohė, - tha ajo, - nė njėfarė mėnyre edhe pėr tė mė shfajėsuar.

- Mė fal qė s?tė njoha, - i thashė, - i zėnė ngushtė. - Por, ama, edhe keni ndryshuar shumė! Me kėtė doja t?i thosha qė ishte zbukuruar edhe mė shumė, qė ishte bėrė edhe mė simpatike, por, me aq njohje sa kisha, kėtė kompliment kurrsesi s?mund t?ia bėja.

Ē?ėshtė e vėrteta, atėherė kishte qenė dimėr. Ajo qe veshur me njė pallto treēerekėshe ngjyrė bezhė dhe me pantallona kafe, me njė shall blu tė trashė nė qaftė dhe nuk mė pati bėrė shumė pėrshtypje. "Ndėrsa tek ajo, siē duket, paska ndodhur e kundėrta", mendova, duke u ndier i befasuar, por njėherėsh edhe krenar e i gėzuar qė kisha fituar respektin dhe mirėnjohjen e saj.

"Kisha njė javė qė isha sistemuar pėrkohėsisht panė grupit tė mėsuesve zėvendėsues ose, siē quheshin ndryshe, "mėsues nė dispozicion". Shumica e grupit ishin gra, tė cilat kishin ardhur me transferim nga rrethet dhe prisnin nga dita nė ditė emėrimin nė njė nga shkollat e qytetit, ndėrsa burra ishim vetėm dy, unė dhe Fatmiri, qė kishim ardhur rishtas nga fshati.

- Astrit, - m?u drejtua Donika, pėrgjegjėsja e grupit, njė grua zonjė, rreth tė dyzetave, qė tė impononte respekt me sjelljen e saj korrekte dhe dashamirėse, - do tė shkosh nė shkollėn e fshatit Ke pėr tė zėvendėsuir disa ditė mėsuesin e matematikės. E kupton vetė, s?mund tė dėrgoj ndonjėrėn nga gratė. Mos u mėrzit se shkolla s?ėshtė shumė larg nga stacioni i autobusit.

- Nuk kam asnjė kundėrshtim - i thashė. Kjo s?ishte asgjė para vėshtirėsive tė shumta qė kisha kaluar gjatė atyre tre vjetėve tė parė nė njė fshat tė thellė malor. I kisha ende tė freskėta ato vite, pasi kishin lėnė gjurmė nė jetėn tme.

Bėra gati ēantėn dhe u nisa menjėherė. Doja tė zija autobusin e linjės. Ishte njė ditė nėntori e vrenjtur. Bėnte edhe pak ftohtė. Pėr fat tė keq, sapo zbrita nga autobusi, qielli u nxi pus. Pas disa vetėtimave verbuese dhe bubullimave shurdhuese, shpėrtheu njė rrebesh shiu si me gjyma. Ēadrėn e kisha me vete, po sa para bėnte, vetėm kokėn mė mbronte. U bėra, si i thonė, ujė. Megjithatė, kurrsesi nuk mund tė ndaloja, tė futesha nė ndonjė strehė dhe tė prisja sa tė pushonte shiu. Duhej tė arrija patjetėr nė shkollė para fillimit tė mėsimit.

Personin e parė qė takova nė shkollė, ishte Elvira. Ajo, sapo mė pa, u befasua nga pamja ime e mjerė. E kuptoi pse kisha ardhur dhe nuk nguroi tė mė ofronte tėrė kujdesin e vet. M?u prezantua si mėsuese e gjuhės dhe e letėrsisė, por ato ditė kryente edhe detyrėn e dezhurnit. Kėtė e kuptova nga lėvizjet e shumta qė bėnte nėpėr korridor. Meqė drejtori mungonte nė atė moment, mė futi menjėherė nė kabinetin e matematikės tė mėsues Petritit, porositi disa nxėnės tė ndiznin sobėn dhe pėr njė ēast mė la aty. Pėr fat tė mirė, orėn e parė nuk kisha mėsim, kėshtu qė u thava, si i thonė, paq. Ato ditė e kisha takuar Elvirėn edhe dy-tri herė tė tjera, gjatė pushimeve mes orėve tė mėsimit, madje mė kishte ftuar t?i vizitoja edhe kabinetin e letėrsisė, tė rregulluar me aq shije e estetikė."

Kėto po kujtoja teksa po ngjisnim bashkė shkallėt metalikė tė trenit. Vagonėt ishin mbushur plot. Madje, njerėz kishte edhe nė korridor. Vendet ishin zėnė tė gjitha. Kėshtu qė u detyruam tė qėndronim pranė njė dritareje gjysmė tė hapur.

- Si shkoni me punė, a lodheni? ? e pyeta, pėr tė thyer paksa heshtjen. - Si nė fshat, - u pėrgjigj, - dhe vazhdoi tė fliste lirshėm: - Mė tepėr na lodh rruga sesa puna me nxėnėsit. Ata nė pėrgjithėsi janė tė urtė dhe kanė zell e dėshirė pėr tė mėsuar. Por muajt e fundit jemi lodhur shumė me rregullimin e kabineteve. E pe vetė ē?punė e madhe ishte bėrė. Tė gjitha me duart tona, sigurisht edhe me ndihmėn e nxėnėsve dhe tė prindėrve tė tyre. Na ishte dhėnė porosia nga lart qė ēdo klasė tė kthehej nė kabinet, pėr tė lidhur mėsimin me jetėn, teorinė me praktikėn.

- Kam qenė nė disa shkolla, - ndėrhyra unė, - dhe kam vėnė re qė kudo janė ngritur kabinetet, njėri mė i mirė se tjetri, kudo ėshtė punuar me pasion nga mėsuesit, por ato tė shkollės suaj ishin tė mrekullueshėm. Tė them tė drejtėn, mė kanė befasuar. Kishit bėrė njė punė tė lavdėrueshme, pėr t?jua pasur vėrtet zili! Kam ndėr mend tė shkruaj diēka pėr kėtė pėrvojė edhe nė gazetėn "Mėsuesi".

Ashtu!? - reagoi menjėherė ajo, e ngazėllyer nga fjalėt e ngrohta qė i thashė. - Tė falėnderoj pėr vlerėsimin, nėse nuk e thatė pėr tė na bėrė qejfin mua dhe kolegėve tė mi!

- E kam seriozisht, - i thashė. - Puna qė duket, thotė njė fjalė e urtė, nuk do kallauz.

Ndėrkaq, treni nisi tė rrėshqasė ngadalė nėpėr shina, duke lėnė pas grumbullin e njerėzve qė kishin zbritur, dhe filloi pak nga pak tė rrisė shpejtėsinė. Nga dritarja e hapur, njė fllad i lehtė nisi tė ledhatojė fytyrat tona. Pėrpara kishim njė hapėsirė tė pafund, njė sipėrfaqe tė tėrė tė mbjellė me grurė, misėr, foragjere, perime dhe pemė, qė nė ato ditė maji kishin nisur tė lulėzonin. Ngastrat e ndara me vija kulluese, nė mėnyrė simetrike dhe uniform, natyrshėm formonim njė qilim tė madh, shumėngjyrėsh, qė nga ēasti nė ēast rritej e rritej.

Ishte vėrtet kėnaqėsi tė udhėtoje me tren atė ditė tė shtunė maji, mes atij gjelbėrimi tė pafund. Kėtė e kisha ndier edhe herė tė tjera. Por sot po pėrjetoja njė kėnaqėsi tė veēantė, pasi kisha pranė mėsuese Elvirėn, njė tė njohur tė hershme, por qė pa dashje e kisha harruar. Tani dalloja qartė tiparet e saj tėrheqėse. Sytė e mėdhenj jeshilė, tek tė cilėt shikoja reflektimin e natyrės sė blertė pėrreth, mė magjepsnin teksa kryqėzoheshin me sytė e mi bojė qielli. Balli i gjerė, pa asnjė rrudhė, shkėlqente nga drita e diellit. Flokėt e dendur e tė butė, me onde, tė lėshuara mė shumė prapa supeve, por edhe pėrpara, deri nė gjoksin e mbushur, hijeshonin atė fytyrė tė pastėr, me lėkurė tė lėmuar. Buzėt e trasha, tėrė tul, dhe dhėmbėt e bardhė, sa herė buzėqeshte, ia shtonin edhe mė tepėr bukurinė, duke e bėrė tė dukej si njė kukull.

Sakaq u shfaq konduktorja e trenit duke ēarė mes njerėzve, njė mesogrua trashaluqe, pak e sertė, qė mė shumė bėrtiste, sesa komunikonte thjesht me pasagjerėt. Kėrkonte biletat pėr ata qė kishin hipur nė stacion.

- Ju kėtu hipėt? Biletat, ju lutem! - na u drejtua neve prerazi.

Elvira e mbate biletėn nė dorė dhe ia dha menjėherė, kurse unė e kisha futur nė ēantėn e librave dhe, pėr dreq, s?po e gjeja dot. - Ah, more ēun, e shoh, ta paska marrė mendjen kjo bukuroshja!

U skuqa nė fytyrė. Mė nė fund e gjeta mes librave dhe ia dhashė, duke e vėshtruar me inat. Ajo u largua duke turfulluar.

Elvira e kuptoi qė u preka, mė kapi lehtazi dorėn dhe mė tha:

- Mos ia vėr re, kėshtu e kanė kėto, vetėm tė bėrtasin dhe tė fyejnė dinė. Dhe, pėr tė kaluar sa mė shpejt kėtė situatė, filloi tė mė tregonte diēka interesante nga jeta e saj. Fliste bukur e rrjedhshėm, me sinqeritet dhe ēiltėrsi. E kundroja nga afėr dhe e dėgjoja me vėmendje, duke ndier njė kėnaqėsi tė veēantė. E folura e saj e ngrohtė, me njė timbėr tė ėmbėl tė zėrit, rrezatonte veēse kulturė, horizont dhe edukatė.

- Ju tė letėrsisė, - i ndėrhyra pėr njė ēast, si pėr ta lėnė tė pushonte pak, - kur flisni, sikur recitoni, i jepni fjalės ngjyrime poetike.

- Ndėrsa ju tė matematikės, - ma ktheu aty pėr aty, - jeni racionalė, mė shumė se sa me fjalė, flisni me ekuacione, me formula, me numra.

Plasi njė e qeshur e lehtė nga tė dy, duke vėshtruar ėmbėl njėri-tjetrin. Sytė e saj tė shkruar e tė ndezar tėrhiqnin si magnet sytė e mi.

- Si ike atė ditė pa na takuar? ? tha, duke i dhėnė zėrit njė ngjyrim paksa qortues.

U zura sėrish ngushtė. Kishte tė drejtė. Atė ditė, pasi kisha mbaruar orėn e fundit, kisha marrė vėrtetimin te drejtori pėr ditėt e mėsimit qė kisha zhvilluar dhe isha larguar pa takuar njeri. Pėrsėri isha treguar i pavėmendshėm.

- Ne, provizorėt, jemi si ciganėt, - i thashė, - sot kėtu, nesėr atje dhe kėsisoj nuk afrohemi shumė me kolegėt nė shkollat ku shkojmė. Sidoqoftė, ruaj pėrshtypjet mė tė mira nga kolektivi juaj.

- Edhe ti ke lėnė pėrshtypje shumė tė mira. Pastaj, sa simpatik qė ishte!- mė thoshin shoqet.

- U ndjeva ngushtė pėrsėri. Kėtė s?ma kishte thėnė njeri. Vėrtet janė disa gjėra qė njeriu nuk i kupton vetė, por, kur ia vėnė nė dukje tė tjerėt, i bėjnė shumė pėrshtypje. Njė ndjesi tė tillė po pėrjetoja dhe unė tani. "Ndoshta fiziku im i zhdėrvjellėt, mendova, shpatullat e gjera, krahėt muskulorė, flokėt e zinj me onde, sytė e mprehtė bojė qielli u kanė bėrė pėrshtypje!"

Po vija re qė mė drejtohej me "ti", ndoshta pėr tė treguar afinitetin e saj ndaj meje, ēka mė ngrohte nė shpirt. Ishte tepėr e sjellshme dhe, mbi tė gjitha, njė vajzė e thjeshtė e me karakter. Sa herė qė, padashur, koka e saj cekte lehtė kokėn time nė dritaren e hapur tė trenit, apo flokėt e saj, nga era, harliseshin e ledhatonin faqet e mia, ose gjoksi i saj prekte lehtė gjoksin tim, ngaqė ishim shumė afėr njėri-tjetrit nė atė korridor tė ngushtė, thoshte "mė fal" dhe, pėr tė mos mė provokuar, tėrhiqej ngadalė. Ndaj dhe unė kurrsesi nuk mund tė abuzoja.

Rruga ishte e shkurtėr, rreth njė gjysmė ore, dhe nuk po e ndieja fare. Dėshiroja qė ai udhėtim tė mos mbaronte kurrė, tė vazhdonte pafundėsisht, pasi ndjehesha mirė. Ishte njė udhėtim fantastik. Por vetėm pak minuta kaluan dhe u dėgjua sirena e trenit. Ishte sinjali qė lajmėronte se po i afroheshim stacionit.

Arritėm nė qytet. Treni u fut ngadalė nė stacion. Njė grumbull i madh njerėzish prisnin jashtė stacionit. Kėrkonin me sy njerėzit e tyre.

"Ndoshta aty ėshtė edhe ndonjėri qė pret Elvirėn, - mendova. - Kjo vajzė kaq e bukur ėshtė e pamundur tė mos ketė njė tė dashur. Me siguri do ta kenė lėnė tė takohen kėtu. Prandaj dhe ėshtė nisur vetėm nga shkolla. Sapo tė zbresim, do tė pėrshėndetet me mua dhe do tė ēajė me tė shpejtė pėr t?u takuar me tė." Por?jo. Ajo u ul e para, mė priti sa zbrita dhe ecėm bashkė, nė krah tė njėri-tjetrit, deri nė sheshin e madh tė qytetit. Po ndieja edhe njė herė thjeshtėsinė dhe mirėnjohjen e saj.

- Kėtu do tė ndahemi, - tha, - dhe hodhi shikimin nga rruga e saj. Mė zgjati dorėn, duke mė vėshtruar ėmbėl nė sy. S?mė bėhej t?i jepja dorėn. Ajo e kuptoi dhe vazhdoi: "Mbase do tė shihemi pėrsėri."

I ngazėllyer, i shtrėngova fort dorėn, sikur po ndahesha nga njė njeri i afėrt, e pėrshėndeta edhe njė herė dhe humba nė rrugicėn time.

* * *
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME - Faqe 2 Empty Re: TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:29 am



ALBERTO MORAVIA
MERR NJ? SUP?



. tregim .





Tė qenit tapicier ėshtė njė zanat i vėshtirė. Nuk flas se duhet tė kesh sy tė mprehtė pėr tė mbėrthyer dhe shtrirė pa zhubra e pa defekte stofrat mbi mobilje; as pėr durimin pėr tė qepur me dorė, ta zemė, katėr apo pesė copa pėlhure; as pėr pastėrtinė duke i trajtuar si rroba delikate. Flas pėr hapėsirėn. Ta zėmė se tapicieri ka pėr tė mbuluar njė palė divanė dhe pesė ose gjashtė karrige, midis kolltukėve, njė punė normale kjo dhe, ja i gjithė vendi zihet, nuk mjafton, pra, edhe po tė kesh njė dyqan mjaft tė madh. Pikėrisht, pėr kėtė, dyqanet e tapicerive gjenden me shumė vėshtirėsi dhe unė, megjithėse jam tapicier i vjetėr, prej mė shumė se dyzetė vite (kam filluar tė punoj qė gjashtėmbėdhjetė vjeē me babanė qė dhe ai, tapicier, ishte), unė them se kam punuar pėrherė nė shtėpi. Banoj nė Lungara, jo larg nga Rexhina Koeli, nė njė dhomė tė madhe tė gjatė, tė gjėrė dhe tė lartė, katėr dritaret e sė cilės shohin nga lumi Tevere. Nė kėtė dhomė tė madhe, gjersa qe gjallė gruaja ime e parė, jo vetėm qė kam punuar, por edhe kam fjetur kėtu me gjithė familjen; nė njė qoshe ishte njė shtrat i vogėl pėr djalin tim Ferdinandin; nė qoshen tjetėr pėrkundrejt, pas njė erėpritėse, njė krevat i madh pėr gruan time dhe pėr mua. Sistemim i detyruar, duke parė qė, pėrtej dhomės sė madhe, nė hyrje, nuk ishin veēse dy skuta, njė pėr kuzhinėn dhe njė pėr nevojtoren. Pastaj, gruaja ime vdiq, kur ishte vetėm pesėdhjetė vjeēe dhe unė qė isha, gati gjashtėdhjetė vjeē, pasi e provova tė rri pa grua, e kuptova se s'ia dilja dot dhe u martova pėrsėri dhe, gjithēka ndryshoi. Xhudita, gruaja ime e dytė, ishte njėzet vjeēe mė e vogėl se unė dhe, mund tė thuhej edhe e bukur, megjithėse shumė njerėz pohonin se kishte nė tė diēka qė tė sprapste: e zbehtė si njė e vdekur, me sy tė zezė tė dalė si ata tė qingjave tė therur qė shohin kasapėt, flokėt e zinj, mishrat e bardhė dhe tė fortė, por tė ftohtė. Para se tė martohej, Xhudita kishte qenė njė punėtore e varfėr, pas martesės ajo donte tė hiqej si zonjė. Para se tė martohej kishte qenė njė engjėll, pas martese u bė njė djall. Para se tė martohej, iu duka i mirė unė, shtėpia dhe gjithēka; pas martesės asaj s'i pėlqente mė asgjė: as unė, as shtėpia, asgjė tjetėr. Eh, po, janė tė papriturat e martesės kėto. Filloi tė thoshte se nuk mund tė rrinte e tė flinim nė tė njėjtėn dhomė me Ferdinandin dhe mė bėri tė ngrija me tulla njė mur ndarės, me qėllim qė tė formohej njė tjetėr dhomėz pėr tė vėnė aty shtratin. Pastaj deshi qė tė vinim nė kuzhinė njė sobė tė re. Pastaj tė vinim dhe vaskėn nė nevojtore. Mė nė fund, gjeti mėnyrėn dhe u zu me fqinjėt, te tė cilėt unė, njėzet vite, kisha shkuar tė merrja e tė mė merrnin nė telefon. U detyrova tė vija kėshtu edhe telefonin nė shtėpi.

Erdhėn tė mė vinin telefonin, tė themi, tė hėnėn; pasditen e sė mėrkurės, ndėrsa po mbėrtheja satenin mbi njė kolltuk tė vogėl tė stilit perandorak dhe po psherėtija me veten time duke menduar pėr hallet e mia, ra telefoni. Shkova, ngrita receptorin dhe thashė: ?Flet Perikoli, dhe unė?? Atėherė nė anėn tjetėr tė telefonit, njė zė tė ējerrė, harbut, tamam romanesk, pyeti: ?Tapicieri Perikoli??. ?Si urdhėron zotėri, me se mund t'ju shėrbej, iu pėrgjigja duke menduar se ishte ndonjė klient.

?Epo mirė?, bėri zėri i paturpshėm, a mundet ta di, pse je martuar, Perikoli...? A nuk e dije ti se nė moshėn tėnde nuk merret grua? Pastaj ē'kujton ti? Kujton se gruaja jote tė do shumė? Budalla i shkretė...?

Mė hipi, menjėherė, gjaku nė kokė edhe pse ai zė i ējerrė, edhe nė atė mėnyrėn e tij vulgare, shprehte dyshimin i cili nė atė ēast mė torturonte. Iu pėrgjigja me forcė: ?Po ti, kush je? ?

Dhe ai, me ton tė zvarritur: ?Kush jam unė, as qė e merr dot me mend edhe sikur tė rilindėsh..., dėgjomė mua mė mirė, dua tė tė jap njė kėshillė...?

?Po ēfarė do, kush je ti??

?Njė kėshillė, tamam si mik: merr njė supė.?

Kėtė telefonatė e quajta shaka tė ndonjė tė pacipi qė na njihte. Por mė helmoi njėlloj, sepse, siē e kam thėnė, kisha ca kohė qė nisa tė mendoja qė martesa ime kishte qenė njė gabim. Natyrisht, nuk i thashė asgjė Xhuditės e cila, ta themi nė thonjėza, qė prej disa ditėsh ishte bėrė tamam e pamundur dhe mė trajtonte si tė isha njė ndyrėsirė. Kaloi, mbase, njė javė dhe pastaj, afėrsisht nė tė njėjtėn orė si herėn e parė, ra telefoni dhe zėri i ējerrė mė pyeti: ?Mirėdita, Perikoli, ē'po bėn ??

?Iu pėrgjigja: ?Atė qė mė pėlqen.?

?Ta them unė se ē'po bėn: ti po mbėrthen me thumba karriget e vogla qė tė kanė sjellė djembrėma... tė lumtė, puno... por mund tė tė them dhe atė qė po bėn jot shoqe.?

?Po kush je ti, a mund ta di se kush je?

?Gruaja jote po ta dredh me baristin e Porta Setimianit..., ja kėtė po bėn ajo.?

?E kush ta tha, ty??

?Ta them unė... veē kėsaj, shko atje dhe do tė shohėsh..., dėgjomė mua Perikoli; je plakush, gratė me gonxhe, nuk duan tė rrinė kėtu.?

?Po kush je ti, mor horr??

?Mos u nxeh, po dėgjomė mua: merr njė supė.?

Kėtė herė nuk dita tė pėrmbahem mė dhe, sa u kthye Xhudita nė shtėpi, me njė nga ato pėrgjigjet e saja tė ndyra, tė zakonshme prej shitėseje peshku, ia thashė: ?Unė punoj, kurse ti, ndėrkaq, ma dredh me baristin e Porta Setimianit.? ?Po mė mirė tė mos ia kisha thėnė kurrė: mė parė mė mbuloi me fjalė tė kėqija, pastaj deshi tė dinte se kush ma kishte thėnė kėtė; dhe si ia thashė, filloi pėrsėri tė mė shante: ?Ah, ti, dėgjon cilindo maskara qė tė telefonon..., beson mė shumė atė se sa mua..., por a e di ti se kush je? Njė plak matuf je... ti e meriton vėrtet qė unė tė tė vė brirė... dhe madje kaq tė mėdhenj sa tė mos i zinte dot dera.? E tė tjera, e tė tjera. Si pėrfundim mė bėri tė qaja dhe tė zvarritesha gjunjaz para kėmbėve tė saj e t'i kėrkoja falje edhe pse me thinja dhe bark. Dhe pėr ta qetėsuar, m'u desh t'i jepja lekė qė tė blente ēarape mėndafshi; dhe njė Zot e di, nėse kisha apo s'kisha lekė, tashmė, pas atyre shpenzime qė kishte kėrkuar ajo tė bėja. Por, pastaj, e ndjeva veten tė trishtuar dhe tė mėrzitur: mė vinte turp dhe nė tė njėjtėn kohė, isha i sigurt tashmė qė ajo nuk mė donte. Kaluan edhe disa ditė dhe pastaj ja, ra pėrsėri telefoni dhe zėri i zakonshėm, i ējerrė pyeti: ?Perikoli, si je??

Iu pėrgjigja me njė vetėbesim tė shtirur: ?Unė, mirė jam, po ti??

?Mirė..., por ajo qė s'ėshtė mirė, ėshtė gruaja jote.?

?Pse??

?Sepse, ti je plak Perikoli dhe, nuk ia del dot.?

Shikoni si ėshtė. Kisha bėrė b? qė do ta mbaja veten, do tė tregohesha i qetė. Por me tė dėgjuar tė flitej pėr pleqėrinė, kėrceva pėrpjetė: ?Shiko, ti horr, tani e tutje, sapo tė tė dėgjoj, do ta lėshoj poshtė telefonin.?

?Uh sa fanatik qė je..., mos u prek Perikoli..., gruaja jote shpejt do tė jetė mirė.?

?Qepe, bajgė.?

?Perikoli, pse na shėmton kaq?..., bėj si tė them unė, pėrkundrazi: merr njė supė.?

Kėtė radhė s'i thashė asgjė Xhuditės. Por po brehesha dhe, akoma mė shumė u brejta gjatė ditėve nė vazhdim, sepse telefonatat vazhduan. Zėri i ējerrė, pėrsėriste pėrherė po ato gjėra: qė Xhudita ishte e re dhe unė isha plak, qė ajo mė tradhėtonte me kėtė apo me tė tjerė, gjė qė e dinin tė gjithė dhe kėshtu me radhė. Ose mė thoshte pa shumė komplimenta: ?Perikoli, gruaja jote...?, dhe mė pas lėshoi ca fjalė tė ndyra tamam si ato tė njė karrocieri. Pra ishte dikush qė mė njihte mirė, deri aty, sa dhe mė kėshillonte qė tė rruhesha ēdo ditė me qėllim qė Xhudita tė mos mė shihte me mjekėr tė thinjur. Pastaj ishte dhe ēėshtja e supės. Ē'donte tė thoshte ai me atė shprehje? E kuptoja qė ishte njė aluzion i ligė, aluzion qė bėhej pėr konvaleshentėt apo pėr pleqtė: merr njė supė. Po pėrse pėrherė e njėjta shprehje? Mė kujtohej diēka, diku e kisha dėgjur atė shprehje, por nuk arrija ta kujtoja se ku e kur e kisha dėgjuar. Ndėrkaq, punėt me Xhuditėn po shkonin keq e mė keq. Mund tė them se tashmė, ajo nuk mė fliste mė, veēse me njė ton tė ashpėr, zemėrak, tamam si shtrigė. Unė pėr hir tė qetėsisė, gėlltisja; por duke u pėrpjekur t'i gėlltisja gjėrat, helmoja veten dhe e kuptoja pėrherė e mė mirė se jeta ime, nuk ishte mė jetė. Por, nė njė nga ato mbrėmjet tona, befas, Xhudita u tregua e sjellshme me mua, pėr herė tė parė, pas shumė kohėsh; dhe madje mė propozoi qė tė tre sė bashku, tė shkonim e tė hanim drekė nė njė farė taverne tė Trasteveres. Ishte taverna ku kishim ngrėnė drekėn e dasmės dhe, si arritėm, papritmas m'u kujtua diēka nga ajo drekė: qoftė nga emocioni, qoftė nga vera qė kisha pirė mė parė, atė mbrėmje, kisha ndjerė njė siklet nė stomak. Atėherė, ndėrsa tė gjithė kėrkonin spageti, Xhudita duke parė qė unė po hezitoja, nguli kėmbė, tamam si njė grua qė e donte shumė burrin: ?Merr njė supė..., dėgjomė mua, Meo..., merr njė supė.? Kuptova kėshtu qė kėtu e kishte burimin ajo shprehja qė ma pėrsėriste ai zėri nė telefon; por nuk mund ta merrja dot me mend se i kujt ishte ai zė, pasi atė mbrėmje, natyrisht, pėrveē kamerierėve dhe klientėve tė tjerė, nė tavolinė duhet tė kemi qenė nja njėzet vetė. Shumė mirė, nuk thashė asgjė pėr kėtė zbulim timin dhe gjithēka kaloi me mjaft gjallėri. Madje, Xhudita, nė fund, deshi tė pinte pėr shėndetin tim dhe mė dha edhe njė tė puthur. Piva shumė atė mbrėmje, mbase, sepse ndihesha i lumtur dhe, pastaj u ktheva nė shtėpi me Xhuditėn dhe Ferdinandin plot shpresė. Fjeta top; kur u zgjova, Xhudita kishte dalė qė tė bėnte pazarin. U ēova dhe gjithmonė me atė pėrshtypjen se Xhudita mė nė fund kishte vendosur tė mė donte, fillova tė punoj. Ishte njė ditė e bukur, nga dritaret hynte dielli, kanarina nė kafaz kėndonte me sa fuqi qė kishte dhe unė isha kaq i lumtur saqė kėndoja dhe unė si kanarina duke punuar, ndonėse me zė tė ulėt. Kur, ja papritur, bie telefoni. Shkoj e ngre dhe zėri mė thotė: ?Perikoli, ėshtė hera e fundit qė tė telefonoj.?

Iu pėrgjigja me gjallėri: ?Jo keq...E kuptove mė nė fund se gjithēka ishte e kotė, pa dobi...Atėherė, mirupafshim dhe qofsh mirė,?

?Prit, Perikoli, e di pse ėshtė hera e fundit qė po tė telefonoj??

?Sepse gruaja jote tė ka braktisur... Ka ikur sot qė nė mėngjes heret me Xhixhin, me atė qė jep makinat me qira...Ai kaloi kėtej dhe e mori qė nė orėn shtatė me mileēenton e blertė.?

Kėshtu qė, vėrtet zėri mė telefonoi pėr herė tė fundit. Pėr Xhuditėn nuk dua tė them mė asgjė: e di unė se ē'vuajta nė fillim, para se ajo tė qėndronte indiferente ndaj meje; dhe po t'i flisjaj pėr kėtė, frikėsohesha se mos vuaja pėrsėri. Mė mirė, mė mbetej vetėm kėrshėria qė tė mėsoja se kush ishte ai zė, kaq i mirėnformuar, i cili dhe mė kishte lajmėruar pėr gabimin tim qė ditėn e parė. Kėrshėri ėshtė pak nė tė vėrtetė tė thuash: nuk bėja tjetėr, pėrveēse mendoja pėr kėtė zė qė mė nė fund m'u bė njė makth i vėrtetė. E zbulova rastėsisht dhe, akoma tani, sa mė shumė e mendoj aq mė pak ma merr mendja. Ferdinandi ishte tashmė gati pesėmbėdhjetė vjeē dhe prej kohėsh unė nuk shkoja mė ta merrja nė shkollė. Por njė mėngjes mė lindi mendimi qė tė shkoja nė institutin teknik, pėr t'u kthyer pastaj nė shtėpi sė bashku me tė. E gjeta, sapo kishte dalė nga shkolla dhe po luante me top me shokėt nė sheshin pėrpara shkollės. Ishte njė ditė me diell dhe pėr njė ēast qėndrova t'i shihja ndėrsa luanin. Nuk e di pse e ballafaqova, atėherė, djalin tim me tė tjerėt dhe thashė me vete se edhe nė kėtė rast, nuk isha me fat. Mbase, sepse, ai kishte lindur nga prindėr qė kishin qenė qė tė dy tė moshuar, Ferdinandi nuk ishte i bukur: ai ishte pakėt, me kėmbė dhe duar shumė tė mėdha, i verdhė nė fytyrė, me njė hundė tė madhe qė i zbriste gjer te goja dhe kishte dy sy me njė defekt tė dukshėm: vėngėroshė. Vura re se ishte i fuqishėm, e hidhte topin pėrpjetė me ca goditje qė shungullonin, por edhe kjo fuqi e tij nuk ishte normale, ishte e tepėrt, pak si ajo e xhuxhėve dhe gungaēėve. Ndėrsa vėrtisja nėpėr mend kėto mendime, mbėshtetur pas njė muri nė diell, e dėgjova tė bėrtiste i nxehur: ?Nuk quhet... e preke topin me dorė? dhe atėherė, vetėtimthi, njoha zėrin. Ishte po ai zė qė mė telefononte, mė nė fund, zėri i djalit qė po bėhej burrė, i sfilitur, trashanik, i ēakorduar si mosha. Pastaj duke ngritur kėmbėn drejt topit, ai shtoi: ?Merre?, dhe unė njoha dhe fjalėn qė thoshte zėri nė telefon.

Aty pėr aty mendova ta thėrrisja, ta kapja pėr krahu dhe ta detyroja qė ta bėnte rrugėn gjer nė shtėpi duke ia veshur me pėllėmba syve. T''i thotė ?plak budalla dhe burbuqe? babait dhe gjithė ata emra qė unė nuk i them pėr njerkėn: mbase ishte e vėrtetė, por njė djalė qė ėshtė djalė pėr tė qenė, duhet tė tregojė respekt pėr prindėrit. Pastaj ai mė pa, lėshoi topin dhe duke gulēuar erdhi pėrballė meje duke thirrur, gjithmonė po me atė zėrin e tij tė ējerrė: ?Ah, ba'... Ē' bėn kėtu? ... Nuk tė pashė? dhe unė befas e ndjeva veten tė ēarmatosur. Dukej kaq i shėmtuar me atė kapotėn e tij tepėr tė gjatė dhe me atė hundėn e madhe dhe me sytė e vėngėrt; dhe nė tė njėjtėn kohė kuptohej qė ishte shumė i kėnaqur qė po mė shihte. Mėrmėrita: ?Ferdinand, po deshe ta vazhdosh lojėn, vazhdoje... Unė po iki nė shtėpi.? Por ai mė tha: ?Unė mbarova, ba'... Shkojmė?. Dhe krejt i kėnaqur, mė futi krahun eci me mua drejt gjatė bregteverit. Ecėm ngadalė, nė diell, tė heshtur. Tani mendoja se, nė fund tė fundit, qoftė edhe nėpėrmjet telefonit, djali mė kishte thėnė tė vėrtetėn dhe mė kishte paralajmėruar pėr gabimin tim. Dhe nėse njė djalė nuk i thotė babait tė vėrtetėn, kush tjetėr mund t'ia thotė atij?



Pėrktheu nga origjinali: Gentiana Toshkollari
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME - Faqe 2 Empty Re: TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:31 am



Migena
Atė mesditė radha e makinave i ngjante ushtrisė sė mizave mbi lis nė zhegun e vapės. Vargu ecte, ngecte diku, ndalte dhe pėrsėri vazhdonte. Mbi fashėn prej betoni qė ndante parasheshin e stacionit tė trenit me rrugėn kryesore tė qytetit, atij i tėrhoqi vėmendjen njė grua. Iu duk njė siluetė tejet feminile, shumė brenda kurmit tė idealit tė tij, si ato femra qė mbesin ideal tėrė jetėn, sepse nuk i ke shijuar kurrė. Gruaja mbante pėr dore njė vajzė 7-8 vjeēe, pakėz tė frikėsuar. Njohu diēka familjare nė imazhin e asaj gruaje qė priste. Njė imazh qė i kishte mbetur mister. Ndėrsa ngadalėsoi shpejtėsinė pėr tė parkuar nė cep tė rrugės, nėpėrmjet pasqyrės dalloi tek ajo grua e re braktisjen. Edhe pse njerėzit ofshanin pėr vonesėn e autobusit, ai dalloi nė ēehren e asaj gruaje indiferencėn ndaj pritjes. Ishte sikur mendja e saj tė mos i pėrkiste atij vendi, ku pluhuri tymonte gjithkund dhe njerėzit lėshonin lėkurat e bananeve mes kėmbėve pa pikėn e problemit. Ajo nuk dėgjonte aspak ankesat e udhėtarėve qė shihnin tė shqetėsuar nga udha se mos dukej ndonjė urban ose furgon pėr t?i transportuar drejt kryeqytetit. Gruaja kishte ngulur kėmbėt nė atė vend, por mendjen e kishte tjetėrkund. Fluksi i makinave ishte i madh dhe ai mendoi se nė aksin e shkarkimit tė portit duhej tė kishte fluks emigrantėsh. Gruaja krah makinės sė tij tundi flokėt gėshtenjė, lėvizi krahėt duke u pėrkulur ndaj vajzės me njė gjest pėrkushtimi. Ai dalloi fytyrėn e bardhė e tė lėmuar, ndėrsa mendja i pėrcolli ngjyrimin blu tė syve. I nguli sytė thellė atij vėshtrimi. Njė shkulmė deti i trazuar iu ngjit nė mendje, si atėherė, vite mė parė, kur e njohu rastėsisht. Bėheshin plot dhjetė vjet largesė.

- Dreqi ta hajė!

Mori krahun e parkimit dhe ktheu "Benzin" para kėmbėve tė dy femrave, qė kishin pėrcjellė me pak shartime bukurinė e dy gjeneratave. Duke mos dashur t?i frikėsonte, fiku motorin dhe zbriti shkathtėsisht nga makina. Gruaja nuk mendoi se ndali pėr to, por vajza e vogėl, sapo e pa, u mbėshtoll tek e ėma.

- Mirėdita Migena! Si jeni? - i pėrshėndeti ai duke iu afruar. Gruaja mblodhi supet dhe u mblodh rreth gjoksit. Ky zė, kjo pamje, nuk mund tė ishin reale. Pėr mė tepėr kjo koincidencė kaq e ēuditshme. U hutua. Tkurri supet dhe iu afrua vajzės si ta mbronte nga njė sulm i papritur. Vajza nisi tė dridhej, por ajo e qetėsoi.

- Mirė jam, po ju Alban si jeni?- e pyeti ajo, duke iu kthyer lėkura nė lulėkuqe.

- Si gjithmonė. Vajza kjo?

- Po, vajza ime ėshtė.

- Si tė quajnė? - e pyeti ai vajzėn e vogėl. Vogėlushja, duke parė tė ėmėn nė sy, iu pėrgjigj me njė shqipe me theks italian:

- Paola.

- Emėr shumė i bukur. Nė Tiranė shkoni? Ju ēoj unė.

Ajo nė fillim u step. Mėdyshas e pa nė sy. Albani nuk e priti pėrgjigjen, hapi rrufeshėm bagazhin, rroku valixhet dhe i vendosi nė rresht, mė pas shoqėroi vogėlushen me kujdes duke e kapur nga gishtat drejt poltronės sė prapme. Nė mėnyrė instinktive hyri nė makinė edhe Migena. Pasi gruaja u rehatua, Albani ndezi motorin, u mundua tė manovronte shpejt dhe hyri nė radhėn e gjatė tė makinave. Pėr minuta tė tėra vargu pėrparonte kolektivisht dhe mė pas ngecte. Ajo dalje qyteti e shpėlarė, me ato vilat informale tė pambaruara, me ēatitė breshka, me rezervuarė gri, dukej se nuk u bėri pėrshtypje aspak tė sapoardhurave. Paola kishte kryqėzuar duart para gjoksit dhe dukej se nuk i pėrkiste kėsaj dynjaje. Derisa hynė nė autostradėn Durrės-Tiranė, kaloi njė gjysmė ore e mirė. Mė pas nisėn tė ecnin mė lirisht. Albani ndiqte me bisht tė syrit nga pasqyra qėndrimin e tyre. Migena kishte shtrėnguar duart mes kėmbėve dhe ai donte ta qortonte. Iu kujtua gjyshja e tij qė gjithnjė e mėsonte mos t?i trunte duart, por u pėrmbajt. Se ē?dreqin e kishte atė ēehre nė fytyrė nuk mund ta kuptonte.

- Nga Italia keni ardhur? - pyeti burri.

- Po, - u pėrgjigj ajo me njė zė tė mekur.

- Ku punoni?

- Nė njė restorant, banakiere.

- Po burri, ku punon?
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME - Faqe 2 Empty Re: TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:32 am

Heshtja u bė plumb. Nėnė e bijė panė njėra-tjetrėn nė sy dhe heshtėn. Ai e kuptoi qė diēka nuk shkonte nė kėtė mes. Kryqėzimi tregonte kotėsi ose dhimbje. Vendi prej tė cilit ato kishin ardhur tregonte dhimbje, udhėkryq, vuajtje dhe dėnim kapital. Mėkatin e kujt vallė vuanin?

- Burri punon nė njė anije peshkimi,- nxitoi tė justifikohej gruaja pėr t?i vėnė kapak muhabetit.

- Do tė rrini shumė?

- Nuk do tė kthehemi mė. Do tė rrimė pėrgjithmonė.

- Pse nuk erdhi Genti, vėllai, pėr t?ju marrė ?

- Ka ikur para tre muajsh nė Amerikė. I doli lotaria.

- D.m.th prindėrit janė vetėm tani?

- Po. Ata janė tė pamundur pėr tė mė pritur. Po ti ku punon Alban?

- Menaxhoj njė aktivitet privat. Kam njė minimarket me mallra industriale.

- Je martuar?

- Po, kam njė djalė dhe njė vajzė. Djalin e kam 5 vjeē, ndėrsa vajzėn 2.

- Me kė je martuar?

- Ti e njeh. Njė vajzė nga lagjja jote qė studionte pėr ekonomi. Rrinit shpesh bashkė.

-Ua, mos ėshtė Sadetja?

- Po, Sadetja ėshtė.

- Nuk mė besohet, - tha ajo duke marrė frymė me zor. Kaloi njė gllėnjkė pėshtyme me vėshtirėsi teposhtė. Zemra filloi t?i rrahė me forcė.

- Pse nuk tė besohet?

- Hėm, ē?tė tė them - dhe tundi kokėn. - Ajo ka qenė vajza mė e bukur dhe mė e urtė e lagjes. Tė dashuronte nė heshtje. I ishe bėrė fiksim aq i madh, sa ma kishte treguar edhe mua ose mė saktė tė gjitha mikeshat e saj e dinin merakun qė kishte shtėnė me ty. Ta kam treguar rastin e saj kur jemi prezantuar pėr herė tė parė. Ajo vajza qė tė tregova atė ditė, kur theva kėmbėn, ishte Sadetja. Albani uli shpejtėsinė pėr ta dėgjuar mė mirė. Trupi iu rrėqeth. Ishte hera e parė qė merrte vesh diēka tė tillė.

- Ku punon Sadetja ?

- Administron minimarketin. ?shtė shumė e lidhur me punėn dhe fėmijėt.

- Kam besim se je shumė i lumtur me tė?

- Po, jam. Burri do tė kthehet nė Shqipėri?

Ajo psherėtiu sėrishmi. Heshti pėr disa sekonda. Ndėrkohė Paola mbėshteti kokėn nė gjoksin e saj. Migena e pushtoi fort dhe lotoi.

- Ju lėndova sėrish mė duket.

- Unė jam ndarė, - tha dhe lotėt ranė si lumė mbi flokėt e vogėlushes Paola.

Burri nė timon u emocionua. Timoni filloi t?i dridhej nė duar. Kujtoi letrėn qė i dha ditėn qė u largua pėr nė Itali.

- Mė falni!

Kishin arritur nė qendėr tė Tiranės, nga ku makinat vėrshonin si tė tėrbuara me hapjen e semaforėve.

Albani e drejtoi makinėn pėr nė lagjen e saj. Kur mbėrritėn pėrpara pallatit, panė prindėrit e Migenės qė prisnin jashtė. Mbasi frenoi, Albani takoi me shpejtėsi prindėrit e Migenės dhe me po atė shpejtėsi nxori valixhet nga bagazhi. Kur i la ato te kėmbėt e tyre, nxori nga portofoli njė mijė lekė dhe ia dha Paolės.

- Zakon shqiptarėsh, - i pėshpėriti ai duke e puthur nė faqe.



***
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME - Faqe 2 Empty Re: TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:32 am

Frekuentonte vitin e fundit tė Fakultetit tė Inxhinierisė Elektrike. Atė vit janari kishte hyrė trishtueshėm. Tirana ishte mbytur nga rrebeshi i shiut dhe nga dėshira e marrė pėr tė luajtur me dinjitetin njerėzor. Ishin vitet e tmerrshme, kur studentet rrėmbeheshin si dele dhe dilemat ishin pjesė e jetės. Ishte viti 1993. Ai, me njė ēadėr nė dorė, po kalonte pėrpara Ambasadės Amerikane pėr tė kaluar nė anė tė kundėrt tė rrugės, pėr tė shkuar te njė lokal nė ambientet e stadiumit "Qemal Stafa". Nė kėtė moment, pranė tij kaloi me vrap njė vajzė. Mbante njė libėr dhe vraponte e shpenguar, duke shpėrndarė stėrkala me kėmbėt e saj. Dikush ndaloi makinėn dhe, pasi hapi derėn, tentoi ta tėrhiqte. Vajza tėrhoqi krahun dhe bėrtiti. Makina u largua duke e tėrhequr zvarrė. Ulėrimat ngrinė ajrin dhe tė gjithė kalimtarėt u gurėzuan. Automjetet pėr njė moment ndalėn, duke e kthyer atė pjesė jete nė njė peizazh tė vdekur. Dėgjohej vetėm pėrpjekja e vajzės dhe grushtet ndaj saj. Vajzėn e lėshuan si thes nė rrugė, ndėrsa makina, duke hipur nė trotuar, u arratis. Ai u turr me vrap drejt vajzės.

Vajza kishte kapur me tė dyja duart kėmbėn e majtė pak poshtė gjurit dhe bėrtiste me zė koke. Shoferi qė kishte ndaluar fare pranė i ofroi ndihmė.

- Ta fusim shpejt nė makinė dhe nė Spitalin Ushtarak, - i tha Albani shoferit. Njėri e kapi nga supet dhe tjetri nga kėmbėt, duke e vendosur me kujdes nė sediljen e pasme tė veturės. Albani i kishte vendosur kokėn nė prehėr. Thirrjet e saj ishin tė llahtarshme. Mjeku i urgjencės konstatoi se kishte thyer kockėn e kėmbės sė majtė. E lagur, e qullosur deri nė palcė, mes dhembjeve tė tmerrshme, shikimet e tyre u ndeshėn pėr disa sekonda. Sytė e saj e befasuan. Ngjyra bojė qielli dhe majucka e tyre si bajame ngurosėn shikimin e tij. S?kishte parė kurrė sy tė tillė. Iu dukėn sikur ishin pikturuar dhe jo si dhuratė e Zotit. Mbeti si i nemitur pėrpara syve tė saj, duke harruar pėrse ishte aty.

- Ju jeni i vėllai? - e pyeti mjeku i rojės.

- Po, po,- tha ai pa u menduar, krejt i hutuar pas syve tė saj. Por e mblodhi shpejt veten.

- Si thatė, mos jam vėllai i saj? - dhe ktheu kokėn nga mjeku duke larguar vėshtrimin nga sytė e saj.

- Jo, jo. U ndodha rastėsisht nė vendngjarje.

- Atėherė duhet lajmėruar familja se i duhen ndėrresa dhe duhet t?i vendosim kėmbėn nė allēi. Kthyen kokėn tė dy njėherazi nga vajza. Ajo pėrpėlitej nėn dhembjet e thyerjes sė kėmbės. Sytė, nėn shkėlqimin e lotėve, dukeshin si burim uji i kristaltė qė del nga gjoksi i maleve tė bleruar. I krahasoi sytė e saj me burimin e "Syrit tė kaltėr" nė Sarandė. Kishte njė histori interesante ky burim i rrallė. Gojėdhėna tregonte se emrin e kishte marrė nga njė gjeolog austriak (i shoqėruar nė ekspeditė nga njė shok dhe njė vendas), i cili kishte bėrė njė ekspeditė nga fundi i viteve 1890 nė kėtė zonė. Pak para se tė vizitonte burimin, ai nė kėtė vend kishte takuar njė vajzė tė bukur, e cila i kishte shėrbyer pėr tė ngrėnė nė njė han aty pranė. Sytė e saj tė shkruar e kishin befasuar gjeologun. Pasi kishte ngrėnė, ai ishte ngritur me mėdyshje. Nuk i bėhej tė ikte. I turbulluar harroi orėn dhe ēantėn me pajisjet vetjake nė han. Kur kishin arritur pranė burimit, ishte befasuar sėrish. Thellėsia e grykėderdhjes sė burimit, dalja e ujit vrullshėm dhe nė sasi tė madhe, pastėrtia, kaltėrsia, pemėt e larta rreth e qark e magjepsėn. Nė qendėr burimi ishte blu i thellė dhe me pėrhapjen kaltėrsia zbehej. Burimi kishte formėn e njė syri me prerje bajameje. "Si sytė e vajzės qė na shėrbeu",- tha me vete austriaku. Nė kėtė moment, shoku i ekspeditės e pyeti pėr ēantėn.

- E kam harruar te "Syri i kaltėr",- iu pėrgjigj ai. Dhe ja, tani gjendej edhe ai si gjeologu austriak. Sytė e saj... Po ajo ngjyrė, ai shkėlqim, ajo formė bajameje... Harrimi dhe zhytja drejt diēkaje tė panjohur. Por tani kishte njė tjetėr problem. Iu afrua me ngadalė dhe e pyeti:

- Si tė quajnė?

- Oh, oh, Migena, Gena...

- Duhet tė lajmėroj familjen tėnde. Numrin e telefonit tė lutem.

Mes pėrpėlitjeve tė dhembjeve ajo mezi mundi tė formonte numrin e telefonit. Ai doli me shpejtėsi dhe ndaloi nė njė kabinė telefonike. Lajmėroi familjen dhe u kthye me vrap te Migena. Doktori ishte larguar dhe ai ishte vetėm me tė.

- Alban, sa mirė qė u ndodhe aty! - i pėshpėriti ajo mes dhembjeve. Shtangu. Kurrė nuk mund t?ia merrte mendja qė ajo mund ta njihte. Iu duk njė koincidencė fatale.

- Nė lagjen time, te Porcelani, ke njė kushėrirėn tėnde. Pallati ku banoj unė ėshtė pėrballė atij tė kushėrirės tėnde. Njė mikesha ime, qė ėshtė takuar rastėsisht me ty nėpėrmjet kushėrirės tėnde, mė ka thėnė emrin tėnd. Ajo vdes pėr ty. Tė ēan dėrrasat gjithė ditėn duke folur vetėm pėr ty, sikur tė jesh i pikuar prej qielli.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME - Faqe 2 Empty Re: TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:33 am

Albani u tregua indiferent ndaj asaj qė ajo dėshmonte. Atė ēast mendonte vetėm pėr shėndetin e saj, pėr sytė e saj, pėr zemrėn e tij qė ngrihej e ulej nga sikleti. E ndjente se kishte rėnė nė dashuri me shikimin e parė. Dhe pse tė tjerėt e quanin njė djalė simpatik dhe me shije, deri nė atė ēast nuk kishte rėnė kurrė nė dashuri. Ndjente se si padashur i kishte lindur dėshira ta puthte, t?i afrohej, t?i lėmonte flokėt, duart, t?i puthte sytė... Ndėrsa i mendonte tė gjitha, mbėrritėn tė afėrmit e saj. Siē e kishin zakon nėnat shqiptare, nėna e Migenės shpėrtheu menjėherė nė lot. Sigurisht qė ishte e lumtur qė vajza i kishte shpėtuar. Migena qėndroi tri ditė nė spital. Edhe Albani ato tri ditė nga mėngjesi nė darkė ndenji pranė saj. Gjatė atyre ditėve erdhi nė spital edhe njė tip garipi, i mbuluar kokė e kėmbė me varėse floriri. Djali dukej se nuk ishte i mirėpritur nga familjarėt e saj, edhe pse ai nuk i llogariste aspak me indiferencėn e tij. Qėndronte me kapadaillėk pranė kokės sė Migenės dhe i pėshpėriste nė vesh fjalė qė atė e bėnin tė ndihej keq nė sy tė tė tjerėve. Nė fakt, shumė herė ajo thartonte buzėt. Edhe mė pas i kishte parė tė dy tė takoheshin me njėri-tjetrin.

Njė ditė, ndėrsa ktheheshin nga shkolla (ajo studionte pėr aktrim), Albani, me zė tė hollė dhe tė dridhur, i tha:

- Migena, unė tė dua.

Ajo i kishte buzėqeshur pa e parė nė sy. Nuk i ishte pėrgjigjur, vetėm i kishte treguar ēudinė e saj apo miratimin e heshtur. Ishin takuar shpesh. Vetė ai e priste kur ajo dilte nga shkolla dhe pėrshkonin tė dy trotuarin e bulevardit duke lėpirė ndonjė akullore nė ditėt e vapės ose duke futur fort duart nė xhepat e njėri-tjetrit. Shpesh kishte parė edhe atė tipin e spitalit. Nuk ia dinte emrin, vetėm se ashtu me veten e kishte mbiquajtur "mister bizhuteria". Se si ia ngulte sytė ai lloj tipi. Kėshtu kishte kaluar gati njė vit e gjysmė, me takime, pritje tė gjata, mungesa ku ai ishte i sigurt se hynte ai, leshgjati. Gjatė gjithė kėsaj kohe shoqėria e tyre kishte qenė tejet e sinqertė. Ai nuk kishte mundur ta puthte dhe ajo nuk i kishte thėnė kurrė nėse e donte. Gjithnjė i kishte thėnė qė ajo kishte shumė besim te miqėsia dhe mirėsia e tij. Tashmė asaj i ishte larguar terrori i ecjes nė rrugė dhe kishte nisur tė kthehej nė normalitet.

Nė verėn e vitit qė pasoi marrjen e diplomės, ata u takuan pak. Njė mbrėmje, teksa po kthehej vonė nė shtėpi pasi kishte biseduar me njė tė afėrmin e tij pėr hapjen e njė biznesi me pajisje elektronike, gjeti para shtėpisė sė tij Migenėn. Sa nuk i pushoi zemra. Mendoi se do t?i kishte ndodhur diēka, mbase me atė leshgjatin. Ishte gati tė kacafytej me tė pėr hir tė Migenės. Ishte gati ta merrte nuse nė shtėpi qė atė ēast, nėse ajo pranonte dhe kishte probleme. Ajo u afrua e qetė, me njė hije trishtimi nė fytyrė. Pasi e pėrqafoi (ishte hera e parė qė e bėnte kėtė veprim nė njė vit e gjysmė njohje), i tha:

- Alban, kam njė letėr pėr ty. ?shtė njė letėr qė do ta hapėsh vetėm kur tė shkosh nė shtėpi dhe tė jesh vetėm. ?shtė kusht. Dua vetėm tė mos mė paragjykosh. Ti je njeriu mė i mirė qė kam njohur nė jetė.

E pėrqafoi sėrish, pastaj u largua me nxitim duke e lėnė tė hutuar me zarf nė dorė. Kur silueta e saj u zhduk tutje nė errėsirė, ai u fut me vrap nė shtėpi. Pėrshėndeti prindėrit, u fut nė dhomėn e tij dhe e hapi letrėn thuajse duke e shqyer.

"Unė po iki nė Itali. Nė momentin qė po lexon letrėn unė do tė jem rrugės pėr nė Durrės. Nisemi me tragetin e fundit. Ti e di me kė. Quhem e martuar. Mė fal, mė fal, mė fal, qė nuk u tregova e sinqertė. Kam besim se do tė kesh fat nė jetė. Je njė djalė i mrekullueshėm. As vetė nuk e di se si rrodhėn kėshtu ngjarjet. Kurrė s?kam pasur besim te ky njeri, por ma thartoi mendjen dhe iu dhashė. Unė bėj pjesė tek ata njerėz qė jo vetėm i shprehin, por edhe i realizojnė parimet e tyre tė moralit. Mė vjen keq qė u takuam pakėz vonė. Ti do tė jesh gjithmonė pjesė e imja, sepse mė ke kėshilluar, ndihmuar dhe je njeri bujar. Kam njė parandjenjė qė mė thotė se njė ditė unė do ta pėsoj dhe do tė tė kėrkoj. Tė ?".

Ai lotoi. Ajo do tė ishte nata e tij e bardhė. E lexoi dhe rilexoi qindra herė letrėn, duke e lagur atė me lot tė nxehtė dhe tė hidhur, sepse e hidhur ėshtė vuajtja e dashurisė. I dukej sikur po i dilte zemra nga vendi. Mėngjesi e gjeti me rroba tė mbathura dhe me letrėn nė dorė.







***
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME - Faqe 2 Empty Re: TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:34 am

***

Nė mbrėmje





- Mami, sa i mirė ishte ai xhaxhi!

- Po Paola, i mirė ėshtė,- iu pėrgjigj e ėma duke kafshuar buzėn.

- Sa mirė do tė ishte qė edhe babi im tė ishte ashtu!

Migenės filluan t?i lotonin sytė.

- Mami, pse qan?

- Jo, kot, kot,- tha ajo dhe fshiu lotėt.

- Mami, edhe gjyshi me gjyshen kur u largua ai xhaxhi psherėtinė. E njohin edhe ata?

- Po bijė. Ai xhaxhi mė ka ēuar nė spital kur kam thyer kėmbėn. Ai u interesua mė shumė se kushdo, sa edhe gjyshes i hyri shumė nė zemėr dhe e donte si daje Gentin.

Atė natė Migena nuk fjeti. Pasi vogėlushen e mori gjumi, ajo solli ndėrmend gjithė kohėn e njohjes, ditėn e ndarjes, letrėn dhe ikjen nė Itali. Parakaloi ndėrmend jetėn me atė. Po, atė leshgjatin qė vetėm pinte, e rrihte, spiunonte, i merrte paratė e djersės, kapardisej kot mė kot nėpėr rrugė...

Atė natė e ndjeu se sa e donte Albanin. Sa e dashuronte. Njė dashuri qė ishte fshehur nė gjoksin e saj pėr mėse 10 vjet. Kishte zgjedhur lirinė, modernizmin, fjalėt e tepėrta dhe premtimet boshe, edhe pse tė tjerėt e kishin paralajmėruar qė ai njeri ishte parazit. Ai pėrfaqėsonte tek ajo vajzė 20- vjeēare tendencėn, modernizmin, ndjenja qė tė shfaqura nė jetėn e pėrditshme nuk mund tė emėrtoheshin ndryshe veēse fatale. Ajo ishte njė vajzė qė kishte gabuar dhe tashmė vuante pėrzgjedhjen e saj.





Po atė mbrėmje



- Sadete, e di kė kam takuar sot? - i tha Albani kur trupat u bashkuan nėn jorganin e krevatit tė martesės.

- Nga ta di? - i tha ajo dhe mbėshteti kokėn nė gjoksin e tij.

- Migenėn, shoqen tėnde tė lagjes.

- Jo ore, - tha ajo dhe u ēua nė tė ndenjura. Ku e takove?

- Nė Durrės, te stacioni, kur po kthehesha nga hoteli ku ēova pajisjet elektrike.

- Me kė ishte?

- Me vajzėn.

- Vetėm njė fėmijė ka? Qė kur ka ikur nuk di asgjė pėr tė. Po burrin nuk e kishte?

Ai psherėtiu.

- Mė tha se ėshtė ndarė.

- E gjora! E prisja. Qėkur ma prezantoi nuk e pėlqeva. Ishte i shkalafitur, nga ata qė pėrdorin modėn pėr tė mbuluar defektet e pazotėsisė. Ēfarė do tė bėnte?

- Do tė vendoset pėrgjithmonė kėtu.

- Pėr mua tė tha ndonjė gjė?

- U habit kur i thashė qė ishim lidhur. Mė tha qė ti ishe njė vajzė e shkėlqyer.

- Nuk tė tha ndonjė gjė mė tepėr? - pyeti ajo me ankth, sepse nuk i kishte treguar kurrė Albanit qė ajo e adhuronte shumė para se t?i kishte prezantuar djali i xhaxhait tė tij. Dhe kėtė tė fshehtė ajo ia kishte besuar Migenės. Nuk donte qė Albani ta mėsonte kėtė tė fshehtė. E ruante si visar brenda vetes.

- Jo, nuk mė tha gjė tjetėr, - gėnjeu ai.

- Nesėr do ta marr nė telefon tė pi njė kafe me tė.

- Shumė mirė do tė bėsh. Ndihmoje sa tė mundesh. Njerėzit i shpalosin vlerat kur miqtė kanė nevojė.





....



Tė nesėrmen Sadetja, sa e pikasi nė krye tė rrugės, tundi kokėn. Migena kishte humbur freskinė dhe gjallėrinė e mėparshme qė nė ecje. Kishte humbur atė trokun e bukur qė e kishte karakterizuar gjithnjė dhe qė i bėnte djemtė e lagjes ta ndiqnin nga dritaret me vėshtrim.

Migena, kur kryqėzoi shikimin me tė, njohu tė njėjtėn Sadete tė para 10 viteve, sigurisht pak mė nė mish. U pėrqafuan dhe u puthėn. U ulėn nė lokal dhe u fjalosėn gjerė e gjatė pėr eksperiencat vetjake, qė ishin krejt tė kundėrta: Sadetja e kėnaqur nga njė jetė e qetė me probleme tė vogla dhe ajo e mpakur disi nga kontradiktat e mėdha tė kundėrshtisė dhe anormalitetit.

- Ēfarė do tė bėsh tani, me se do tė merresh?

- Do tė kėrkoj punė.

- Nė profesionin tėnd si aktore?

- Nuk e di. E kam lėnė fare mėnjanė profesionin. Besoj se ėshtė e vėshtirė tė infiltrohem shpejt nė xhiron e kėsaj bote, kur dihet qė e kam lėnė shumė tė ashpėr.

- Po Migena. Duhet tė jesh e kujdesshme, edhe pse unė kam idenė qė dalėngadalė do tė zėsh pėrsėri vendin tėnd, besoj edhe nė profesion, nė fillim me angazhime tė vogla. Unė tė ofroj tė punosh te minimarketi ynė. Mendohu dhe vendos.

Ajo e vlerėsoi shumė ofertėn, duke e menduar si tejet miqėsore, edhe pse nuk mund ta pranonte kurrsesi. Rrufiti gllėnjkat e fundit tė kafesė dhe mė pas sė bashku me Sadeten dolėn nė hollin e mbushur me trėndafila, u fjalosėn pak a shumė rreth fėmijėve dhe mė pas u pėrshėndetėn.





****
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME - Faqe 2 Empty TREGME TĖ NDRYSHME

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:34 am

****



Ishte njė kohė e mėrzitshme tetori. Gjethet kishin nisur tė binin nėpėr udhė dhe ajo shihte shtėllunga tė mėdha pirgjesh me gjethe tė kuqe hurmash nėpėr tokė. Ajo e adhuronte atė ngjyrėn e kuqe tė vjeshtės, qė mė shumė se kudo piqej te gjethet e hurmave. Dhe ndodhte njė fenomen i ēuditshėm, ashtu siē piqeshin frutat e hurmės dhe plluqeshin nė tokė, e njėjta gjė ndodhte edhe me gjethet. Njė moment qeshi:

- Alban, tė kujtohet kur ishim studentė qė mė prisje shpesh te dera e institutit me hurma tė pjekura?

- Mė kujtohet shumė mirė. Ēne t?u kujtua ky detaj?

- Mė ka mbetur nė mendje si njė kujtim i kėndshėm.

Ai qeshi dhe i zgjati dorėn, ajo ia shtrėngoi fort. Dora e tij i dha njė energji tė jashtėzakonshme qė e fluturoi nė hapėsirė. Pas pak minutash u ndalėn nė njė shtėpi fshati, nė periferi tė Fushė-Krujės. Albani hapi derėn e shtėpisė dhe futi makinėn nė oborr.

- Duhej tė ishte telepati atėherė!

Ajo u mrekullua nga bukuria e stinės nė atė kopsht. Iu duk sikur u fut padashur nė botėn e pėrrallave. Rreth njė hektar tokė ishte mbjellė me hurma dhe toka ishte mbuluar me tapetin e gjetheve tė saporėna.

- Ti sikur mė ke blerė mendjen. ?shtė njė gjetje e pėrsosur.

Migena hoqi kėpucėt dhe nisi tė shkelė gjethet e kuqe tė hurmave. Vraponte sipėr tyre, hidhej pupthi, vallėzonte dhe nisi tė kėndonte. Albani e kundronte dhe i vinte pėr tė qeshur me atė vajzė tė ēuditshme. Nuk e kishte kuptuar kurrė se ē?reaksion i kishte shkaktuar shpirtit tė tij kjo vajzė bukuroshe. Tashmė ishte qetėsuar nė fytyrė dhe mollėzat dikur tė ngrėna i ishin mbushur pėrsėri me mish. Linjat i kishte shumė tė mira dhe tė ruajtura me fanatizėm, pa ndryshuar as edhe njė fije nga linja e vajzėrisė. Ai i kundroi flokėt qė i kishte zgjatur deri nė bel dhe qė i kishte lyer tė zeza pis. I nxirrnin mė nė pah bukurinė e mahnitshme tė syve, gjoksin e ngritur pėrpjetė, belin e prerė, kėmbėt e drejta dhe iu duk se ato vite nuk kishte jetuar. Ato vite ishin zhdukur nga kujtesa me dhimbjen e largėsisė. I ishte dhėnė pėrsėri njė shans i ri. Edhe pse dikur ajo e kishte refuzuar pėr njė zgjedhje tė gabuar, ai kurrė nuk kishte mundur ta urrente, as nė ditėt mė tė vėshtira. Qė nga momenti qė e gjeti para tre muajsh, atij i ishte kthyer ndjenja e dashurisė sė parė mė e fortė se kurrė. Njė ndjenjė qė ai nuk mund ta mposhte edhe pse ishte i martuar, edhe pse kishte njė jetė tė qetė dhe pa telashe. Migena kishte qenė ndjenja e tij e parė, regėtima e parė e zemrės, dėshira pėrvėluese e rinisė dhe nuk do tė mund ta harronte kurrė. Ajo e thirri dhe ai iu bashkua gėzimit tė saj.

- Mė thuaj, ku e ke psonisur kėtė shtėpi?

- Kjo ėshtė shtėpia e hurmave. Ma ka lėnė gjyshja ime dhuratė. Mė kishte porositur gjithnjė: Gruas sė parė qė do tė dashurosh do t?i japėsh tė provojė njė hurmė nga kėto tė kopshtit tim. Ajo do ta shijojė dhe dashuria e saj do tė jetė si hurmat, pak e athėt nė fillim, por shumė e ėmbėl nė fund. Ajo grua nuk do tė tė harrojė kurrė. Dhe nė fakt kėshtu ndodhi.

- Alban, mos kujto se jam kaq fėmijė.

- Tė betohem qė ėshtė e vėrtetė. Kjo ėshtė shtėpia e gjyshes sime dhe kėtu nuk e kam sjellė kurrė Sadeten dhe s?ka hyrė femėr tjetėr nė botė qė kur ka vdekur gjyshja. E kishte me shumė merak kėtė kopsht sa edhe shtėpinė nuk e ka tė rregulluar.

- Mė duket tamam si pėrralla e Hirushes.

Albani e kapi Migenėn nga krahėt dhe e rrotulloi rreth vetes. Mė pas e ndali dhe tek e vendosi nė tokė nisėn tė putheshin. Bėnė dashuri mbi kėrcjen e gjetheve, pa u shqetėsuar aspak pėr arratisjen e diellit, pėr shtegtimin e ditės, pėr vizitėn e hėnės dhe tė yjeve. Dy trupat e takuar pas dhjetė vjetėsh kishin hyrė nė lėvizjen planetare pėr t?u bėrė orbitė e dashurisė. Atė moment e gjithė lėvizja e jetės, arsyes, komunikimit, gjuhės, senseve, kishte ndalur nė atė pėrleshje tė ashpėr seksi, qė s?mund ta ndalnin fati i keq, koincidencat, martesat, fėmijėt. Asgjė?
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME - Faqe 2 Empty Re: TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi