STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TREGME TE NDRUSHME

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME Empty TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:00 am

Mark Tuen
Njė natė nė njė hotel tė Parisit

-tregim-







E gjeta dhe hotelin ku shpresoja tė kaloja njė natė tė qetė nė Paris. Rreth mesnatės zhurmat e rrugės u fashitėn dhe gati po mė kaplonte njė gjumė pėr shtatė palė qejfe, kur befas dėgjova njė zhurmė tė mistershme qė s?mė la tė mbyllja sytė. Njė copė herė u vura nė pėrgjim tė saj. Me sa dukej, ndonjė tip i ēuditshėm vallėzonte nė dhomėn mbi mua. S?mė mbeti gjė tjetėr veēse tė prisja me durim qė zhurma tė heshtte vetė, pra, kur tė mbaronte qejfi i atij tjetrit. Kėshtu, nė pritje, do tė kalonin edhe pesė minuta, tė cilat m?u dukėn sikur s?do tė mbaronin kurrė. Dėgjova sėrish zvarritjen e kėmbėve mbi kokėn time. Vijoi njė pauzė e shkurtėr dhe pastaj diēka qė u pėrplas me zhurmė nė dysheme.

- Ja, pėrsėri miku atje lart, me siguri po heq ēizmet nga kėmba. Dhe ndoshta, falė Zotit, shpresoj t?i japė fund kėrcimit tė tij tė hareshėm!

Heshtja vijoi fare pak, sepse u dėgjua sėrish njė goditje tjetėr mbi dysheme.

- Duket se po provon tė kėrcejė me njėrėn ēizme, - thashė me vete.

Akoma dhe njė pauzė qė u ndoq nga njė goditje tjetėr mbi dysheme.

- Tani qė e hoqi edhe ēizmen tjetėr, do t?ia kėpusė gjumit, - hamendėsova shpirtlehtėsuar.

Por nuk ndodhi kėshtu. Sėrish atje lart u dėgjua ajo zhurma e njohur.

- Ē?dreqin bėn ende tani qė ka hequr tė dy ēizmet?! Mos vallė provon tė kėrcejė me pantofla? Vazhdoi dhe njė pauzė tjetėr, e shoqėruar nga goditjet e zakonshme mbi dysheme, me njė lloj ritmi tė mbytur. Dreqi ta hajė, mos vallė kishte mbathur dy palė ēizme njėra mbi tjetrėn?! Kėshtu, pėr mė shumė se njė orė, ai magjistar i fantaksur vazhdoi tė zvarriste kėmbėt atje lart dhe tė hiqte prej tyre njė numėr ēizmesh tė pambarimta, derisa ky numėr mbėrriti shifrėn njėzetepesė, duke ma bėrė kokėn daulle.

Mend po mė luante tepeleku i kokės. Mora pistoletėn dhe, me kujdes e pa zhurmė, u ngjita nė katin lart. Por ajo qė pashė atje e kalonte habinė time: Miku im ishte ulur nė mes tė njė ushtrie kėpucėsh tė hedhura nė dysheme dhe po i jepte shkėlqim njėrės prej tyre. Pėr mua tani ēdo gjė ishte e qartė: Komshiu im ndoshta nuk kishte kėrcyer kurrė ndonjėherė nė jetėn e tij. Ishte lustraxhiu i hotelit, i pėrqendruar tėrė sy e veshė nė punėn e tij tė zakonshme.



Pėrktheu: Vasil Premēi
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME Empty Ankthi i njė dite shkurti

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:02 am



Ankthi i njė dite shkurti
-Tregim-

Veledin Durmishi





I strukur mes kallamave, rrėzė njė akacie, rrėnjėt e sė cilės i lagte njė pėrrua qė mblidhte ujėrat e dy shpateve, fėrkoja gjurin e djathtė qė nga ajo hedhje, si e njė tė marri, e kisha pėrplasur te bordura pėrfund pallatit. Pėr minuta tė tėra brodha me vrap nėpėr kopshte, ku ca gjerdhe tė rrėzuara mė penguan jo njė herė dhe balta me thonjtė e saj ishte kapur pas kėpucėve tė mia, duke ma bėrė atė vrapim aq tė mundimshėm. Lodhja gati po mė merrte frymėn, ndėrsa nė kraharor ndieja diēka mbytėse e qė herėherė mė bėhej tė fusja dorėn brenda tij e ta ēliroja atė nga ai makth shtrėngues. Ishte shkurt dhe ai mėngjes i hirtė e i mbyllur si njė pus kishte nderur mbi atė shtrat pėrroi njė mjegull tė hollė, e cila dilte nga deti me pėrtesė e qė me atė qiell plumbi mbante mėngjesin ende tė pėrgjumur.

Isha i mbytur nė djersė. Me parakrah fshiva ballin e gjithė sy e veshė kėrkoja tė mos mė shpėtonte asgjė. Shikoja duart e mia, ata rrathė qė atė mėngjes i kishin bashkuar ato duke i shtrėnguar mizorisht. Dy unazat e metalta nė fillim mė kafshuan si dy dhėmbė tė mprehtė bishe, pastaj, duke dashur t?i kėpusja ato, siē ka bėrė ēdo i pranguar, ato vetėshtrėngoheshin duke ndierė tė depėrtonin thellė kyēeve tė duarve. Ashtu, me pranga ndėr duar, mė futėn nė njė furgon atė mėngjes tė hirtė, ndėrsa po dilja nga shtėpia. Vala e operacionit "fshesa" kishte rėnė e unė fatmirėsisht i kisha shpėtuar syrit tė policisė falė punės sė pėrhershme tė atij pėrroi qė kishte maskuar mrekullisht lėvizjet e mia. Por ende s?e kisha hapur derėn e jashtme tė shtėpisė, kur njė dorė e fortė mė mbėrtheu te bėrryli e mė pas ndjeva ato unaza metalike ndėr kyēet e duarve. Mė nė fund edhe unė do tė "gėzoja" fatin e tė tjerėve. Furgoni iku pak minuta, ndėrsa unė nga xhami i pasmė i tij shikoja policėt tė cilėt i urreva tmerrėsisht. Mė pas, makinės sė cilės i hapėn pjesėn e pasme, sikur do tė ngarkonin diēka, e futėn te hyrja e njė pallati; dy policė ngjitėn shkallėt e tij, ndėrsa shoferi rrinte nė timon e nga xhami i pasmė ai dukej ende i pėrgjumur. Njė mendim i marrė qė mė erdhi vetėtimthi, vetėtimthi mė ngriti qė andej e renda nėpėr shkallė. Hapat e mi, mesa duket, e pėrmendėn shoferin. Ai doli nga makina, por ajo ishte puthitur pas portės dhe ai vetėm mundi tė bėrtiste si i luajtur. Ngjita shkallėt me njė frymė, duart mė pengonin tė lėvizja lirshėm e si tė ēlirohesha prej tyre, si heronjtė e filmave, shtrėngova duart, por ndėr kyēe ndjeva dhembje. Nė mugėtirėn e shkallėve pashė prangat e mia, duart qė dridheshin nėn morsetėn e tyre shtrėnguese e mbi shpinė ndjeva lėvizje damarėsh, tkurrje si pas ca goditjeve tė shkopinjve tė gomės. Nuk di sa zgjatėn ato ēaste. Shoferi vazhdonte tė bėrtiste. Si pa dashje i isha futur njė rruge, fundin e sė cilės unė s?isha nė gjendja ta parashikoja. Trupi mė dridhej sikur tė kisha pranė karrigen elektrike, dihatjet e frymės ishin aq tė mundimshme sa pengonin lėvizjet e ajrit nėpėr rrugėt e veta, ndėrsa pėrreth, veē njė dritareje tė vogėl qė ndriēonte shkallėt me pak dritė mėngjesi, sytė s?mė shquan asgjė. Ankthi sa vinte e shtohej. Heshtja e thellė shtonte tmerrin e atyre ēasteve. Dy policėt kishin humbur diku, ndėrsa i treti fliste: "Ej alvano". Me siguri sillej rrotull makinės. Nuk dija ē?tė bėja. Nga ēasti nė ēast mund tė hapej njė derė. Dy policėt do tė zbrisnin shkallėt e pastaj?Mjerė ai qė ka pasur fatin e keq tė ketė qenė pėrballė zemėrimit tė policisė! Drita tashmė kishte ardhur mė e plotė e unė nė krye tė shkallėve pashė dy dyer tė mbyllura. Njėra prej tyre do tė hapej. Ku mund tė fshihesha? Ja u fsheha? Po duart e pranguara, po atyre unazave metalike, tė cilat po mė kafshonin duart si tė ishin duar krimineli? Tė ikja ashtu?! Mendoja tek lėvizja me duar para, tė pranguara, e vetja m?u duk si kaēak tė cilit ia kanė frikėn, ndonėse pak minuta mė pas do tė hipte nė njė stol e te koka do t?i tundej kulari i litarit. Ndjeva ca tė dridhura qė mė rrėqethėn krejt. Isha vonė tė kthehesha te furgoni. Polici jashtė mė bėnte thirrje tė kthehesha, pėrndryshe, pėrndryshe, unė s?dėgjoja asgjė se veshėt e mi prodhonin ca zhurma, ndėrsa fuqitė mė ishin prerė plotėsisht. Ishin ca ēaste torturuese, tė cilat duhej tė merrnin fund. Ndonėse mėngjes, truri im ndihej i lodhur sa s?mendonte dot pėr asgjė, ndėrsa sytė shikonin shkallėt e mermerta, ca shkallė tė bardha, tė cilat m?u dukėn tepėr tė ngushta e tė pjerrėta sa tė merrnin frymėn. As pėrpara s?mund tė ecja, as pas. Tė dyja rrugėt m?u dukėn tė mbyllura, pa asnjė shteg. Shkallėt vazhdonin mė lart, por askund s?mund tė fshihesha. Ato pak minuta qė ndenja pėrballė asaj dritareje m?u dukėn tepėr tė mundimshme. Ato mė pėrpinė fuqitė, ndėrsa duart, pre e atyre unazave tė mallkuara e qė mė bėhej se pak mė vonė do tė kėputeshin, filluan tė mė hanin. Ishte e pamundur tė fshihesha aty. Ata do tė kthenin gjithēka pėrmbys e pastaj do tė dėfrenin mbi mua. Befas shoferi ndezi makinėn. Pas thirrjeve tė tij qė ishte pasuar me heshtje, ai vendosi tė ngjitej pas meje. U ndjeva i asgjėsuar. Mata me sy dritaren. Hodha dorėn e djathtė te doreza e saj, por tjetra e shoqėroi si ta ndihmonte. Dy duar e njė palė pranga e hapėn atė qetėsisht dhe pa menduar gjatė kėmbėt e mia prekėn pezulin e saj. Mata me sy lartėsinė. M?u duk se e haja. Trupi fluturoi mbi njė ēati, kėmbėt prekėn tjegullat e saj e pastaj tė dyja bashkė, sikur edhe ato tė ishin tė pranguara, ranė nė tokė. Trupi humbi ekuilibrin, gjuri i djathtė qė preku nė bordurėn e pallatit mė dha njė dhembje tė mprehtė.

Jashtė as zėra njerėzish, as hapa, vetėm zbrazėti. Mjegulla, pas shiut tė natės, endej duke e kredhur gjithēka aty nėn heshtjen e saj. Mė pėlqeu ajo heshtje ku unė mund tė fshihesha, por, sikur tė mos mjaftonte dhembja e duarve tė pranguara, godita edhe gjurin. Dhe vrapova pa ndier aspak dhembjen e tij. S?u ndala asnjė ēast. S?dėgjova asgjė pas sikur unė tė isha nė fundin e njė pusi tė thellė. Ndonėse e dija shumė mirė se s?mė ndiqte askush, unė vetėm ikja. Nga zori merrja frymė me gojė, duke ndierė se bashkė me ajrin e atij mėngjesi hynin edhe copa resh tė grisura aq mizorisht. Si ēdo i arratisur qė vetėm ikėn pa e kthyer kokėn pas, unė po rendja nėpėr kopshte ku jo pak vila ngriheshin mes tyre, por unė e dija mirė se ato ishin tė shkreta, sepse banorėt qė kishin ndėrtuar nė ato kodra tė ulėta ishin athinjotė, tė cilėt pėr shkak tė avujve tė detit tė ngopur me lagėshtirė ktheheshin aty vetėm nė pranverė. Mė nė fund, pasi nė njė bėrryl unė kapėrceva rrugėn automobilistike e ndoqa njė udhė, dy anėt e sė cilės ishin me mur, ndjeva se u kisha shpėtuar policėve, por prangat, ato unaza tė mallkuara, vazhdonin tė shtrėngonin pėrdhunshėm duart e mia. Buzė pėrroit, mes kallamave, ndėrsa mundohesha tė merrja veten, afrova duart pranė fytyrės e pėr herė tė parė pashė nga afėr prangat. Ato ishin tė ndritshme. Doja tė lėvizja duart, por ato shtrėngoheshin dhe unė bėra ē?bėra pashė vendin e kyējes se mbase, kushedi, kishin harruar edhe ēelėsin aty. Se policėt s?mbushin mirė ndonjėherė! Ndenja ca ēaste ashtu i pėrhumbur, ulur me duart lidhur mbi gjunjė. Dy unazat e ndritshme vazhdonin tė shtrėngonin dhe zura tė mendoja se ē?do tė bėja pėr t?i kėputur ato. Befas fare pranė dėgjova njė tė lehur qeni. Njė valė e re tmerruese mė pushtoi, kur unė ende s?isha qetėsuar. Trupi im i rraskapitur tani po provonte njė ngėrē tė ri, ndėrsa njė hungėrimė qeni, tė cilėn e dėgjoja aq afėr, mė detyroi tė lėvizja dytri kallama. Tė kenė marrė edhe qentė pėr tė mė ndjekur? Ky mendim mė fundosi pėrfundimisht dhe zura tė mallkoja veten qė s?e kisha menduar kėtė gjė. E ku kisha mendje unė nė ato ēaste? U qetėsova pak mė pas, kur pashė njėrin qė bėnte gjimnastikė i shoqėruar nga tre qentė e tij. Por gjithsesi mendimi se policia, tashmė e pėrforcuar edhe nga qentė, mund tė mė kėrkonte, m?u ngul si njė thikė e mprehtė sė cilės s?i shpėtoja dot. E kisha fare tė qartė ē?mė priste po tė mė kapnin, ndaj duhej tė fshihesha dhe mė kryesorja tė humbisja gjurmėt, pas tė cilave mund tė mė ndiqte qeni e pastaj trupi im do tė ndjente dhėmbėt e tyre tė mprehtė, ndėrsa policėt do tė turreshin mbi mua me gjithė egėrsinė e tyre. Instinkti i urrejtjes do tė dilte nga skutat e errėta tė shpirtit tė tyre e do tė shfrynte mbi mua si mbi shpinėn e njė krimineli qė rrezikon gjithēka tė tokės helene. U futa nė njė pėrrua qė rridhte i qetė, si tė sfidonte shpirtin tim aq tė acaruar. Eca nėpėr tė duke u llapashitur e diku mė poshtė, tepėr i kujdesshėm, dola prej tij duke u fshehur mes ca shkurreve nga ku dukej rruga e asfaltuar. Shpėrvesha pantallonat e nisa tė fėrkoja gjurin atje ku dallohej njė pullė mavi e hapur. Ashtu i mbytur nė djersė, i lodhur, gojėtharė nga pėshtyma e krejt i pafuqishėm pėr tė dalė andej, duke iu lutur Zotit tė mė ndihmonte, vetja m?u duk i pafat. Dėshira pėr t?u ēliruar nga ato pranga tė mallkuara po mė sundonte krejt. Tė dorėzohesha vetė nė polici? Sigurisht ata do tė mė ēlironin, por trupi im do tė provonte tė tjerė vargonj qė do tė mė linin disa ditė shtrirė.

Do tė mė godisnin pa mėshirė sikur tė isha Paridi qė rrėmbeu Helenėn e bukur. Sytė e tyre tė egėr do tė ishin si gjarpėrinjtė qė mbytėn Laokontin, trimin trojan qė ishte kundėr pranimit tė kalit tė drunjtė helen, ndėrsa shefi aq cinik do tė hynte e dilte nga zyra duke bėrtitur Hė, ju iku alvanoi me gjithė pranga, mirė qė nuk ju mori edhe koburet! Mora vendim s?do tė dorėzohesha kurrė. Ē?kuptim kishte gjithė ajo sakrificė qė ishte afėr njė aventure? Ishte njė krismė arme qė mė pėrmendi nga ajo pėrhumbje e ajo krismė, si tė kishte zgjuar njė tufė qensh, u pasua nga tė lehura, tė cilat vazhduan gjatė. U ngrita mbi gjunjė. Nė rrugėn kryesore kishte lėvizje makinash policie qė patjetėr mė kėrkonin mua. Shihja prangat, ndėrsa duart qė kishin frikė nga kafshimi i tyre rrinin urtė. Mė erdhi keq pėr policin qė i kishte ato nė inventarin e tij personal. Ai s?mė kėrkonte mua tani. Me mua ai s?kishte asnjė punė. Ē?i kisha bėrė unė atij? Ai kėrkonte prangat. Sa do tė kushtonin vallė? S?u bė qameti, le t?i paguante ato! Retė u grisėn mė tej, ato lanė shtratin e pėrroit e copacopa lėviznin luginės tė holluara e tė lodhura. Gjithēka vazhdonte tė ishte nė qetėsi. Poshtė, buzė detit, shtrihej autostrada, por zhurma e lėvizjeve s?arrinte deri aty. E mora disi veten. Ai ankthi i lemerishėm mė kishte kaluar, por ajo qetėsi m?u duk e frikshme. Ndieja dhimbje, por tani mendjen e kisha gjetkė. E quajta tė pamundur tė lėvizja qė andej, madje marrėzi. Si mund tė dilja nė rrugė me ato pranga tė lidhura! Kushdo qė do tė mė shihte do tė bėnte kryqin e do tė njoftonte policinė. Do tė prisja natėn aty. Ēdo lėvizje do tė ishte fundi im. Gjithēka e nevojshme pėr tė pėrballuar atė gjendje aq tė pazakontė mė kishte braktisur. Kėmba mund tė keqėsohej mė tej, ndėrsa duart kishin formuar atė rrethin e zi sikur ato pranga tė kishin aty me vite. Tani mė dolėn tė tjera pengesa qė, po t?i kisha menduar atje te furgoni, s?do ta bėja atė aventurė. Kush do tė m?i priste? U vura tė mendoja seriozisht dhe vėshtrova atė darė shtrėnguese sikur doja t?i gjeja pikėn mė tė dobėt pėr ta goditur. T?i godisja? Me se? T?i prisja me dhėmbė! Lėviza duart si pėr t?u ēmpirė pas njė lodhjeje tė gjatė dhe u drodha. Ēelik special, - thashė me vete e kėrcita dhėmbėt sikur brenda tyre tė ishin ato pranga qė po mė sfilitnin aq shumė. E njihja mirė atė lagje nė periferi tė Athinės dhe kjo mė dha njėfarė sigurie. Shihja rrugėt, udhėkryqet, tani dalloja objektet e dukshme e ndėrsa rrija aty i strukur, vetja m?u duk aq i humbur e larg botės sa s?do tė ndodhesha kurrė brenda saj. Dėshira pėr t?i kėputur ata vargonj tani ishte mė e madhe se frika nga policia. Njė dorė e

padukshme kishte shpėrndarė ca re dhe dielli mundohej tė ngrohte atė hapėsirė tė lagėsht. Makinat herėherė thyenin atė heshtje, ndonjė motor tė griste nervat, njė shitės ambulant vazhdonte ritin e tij me njė zė tė ngjirur, ndėrsa tektuk nga ndonjė oxhak dilte njė tym i hollė, i kaltėr, qė, teksa ngjitej lart, tretej nė hapėsirėn e madhe.

- Do qepė e kripė, - thashė me vete duke parė atė pullėn mavi tė gjurit.

Po prangat? Ah, ato prangat e mallkuara vazhdonin tė godisnin nė mėnyrė ritmike si njė ēekan mbi mua e kur i shihja tė qarkonin duart njė tėrbim i marrė s?mė linte as tė mendoja. Mė bėhej tė ngrihesha dhe nisa tė shqyrtoja njė plan. Parashikova rrugėt, kthesat nga duhej tė kaloja pėr tė shkuar te njė i njohur im. Vetėm ai mund tė m?i priste me atė pajisjen elektrike qė tani s?po mė kujtohej si quhej. Bėnte kangjella prej hekuri Andrea. Kisha besim tek ai, ai do tė m?i priste e unė do tė ikja tutje Athinės sė madhe. Kaq herė i dhashė karar kėsaj pune, por sikur tė tjera pranga tė mbanin lidhur edhe kėmbėt s?luajta nga ajo shkurrishte, nga e cila vetėm nata do tė mė pėrzinte.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME Empty Re: TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:02 am




* * *

Erdhi mbrėmja. Nata filloi tė zvarritej duke lėnė prapa njė tis tė hollė e qė mė pas dendėsohej, gjithandej pushteti i saj s?ishte veēse njė mantel i zi. Unė qė kisha dremitur disa herė u shkunda sikur tė pėrzija atė topitje shurdhuese, ndėrsa trupin, qė gjithė ditėn e shkurtit kishte ndenjur galiē, e kisha tė ngrirė, tė dėrrmuar si tė isha zėnė ulok, kėmbėt qė i ndieja tė mpira kėrkoja t?i lėvizja, por ato, si tė ishin prej druri, nuk m?u bindėn. I preka me dorė, s?ndjeva asgjė. Nisa t?i fėrkoja si tė doja tė shkrija gjakun ndėr damarėt e tyre. U pėrmenda nga ajo kapitje e pėrgjithshme, sytė humbėm errėsirės sė thellė, ndėrsa lart nė qiell dukej hėna qė, ndonėse gjysmake, kalėronte mes reve si njė mbretėreshė e dehur nga deliri i pushtetit. Mė nė fund u ngrita. Lėviza kėmbėt dytri herė pa luajtur nga vendi, ndėrsa frikėn, atė frikė qė mė kishte mbajtur gjithė atė ditė shkurti, sikur po e shkelja poshtė kėmbėve tė mia. Ashtu si pa e kuptuar lėviza pak. Dola nga ajo strofė. Trupi po hepohej sa majtasdjathtas, ndėrsa kėmbėt, tė paafta pėr tė mbajtur trupin, po dridheshin sikur kyēet kishin nisur tė zhvidhoseshin. Hodha pak hapa, ndėrkohė qė dėshira ime pėr tė vrapuar ishte e madhe sa ē?ėshtė te njė i verbėr drita e syve. Dhe kisha bėrė pak hapa, por dikush qė ishte pas meje po mė shtynte e nisa tė vrapoja. Ai s?ishte vrap, por njė ecje e shpejtė. Hapat s?binin nė tokė, trupi dridhej, lėkundej dhe herėherė vija dorėn te gjuri i djathtė qė ende dhembte. Nuk di nga kalova, nuk di nė ndoqa atė itinerar qė parashikova ditėn, por di qė rrugės, pėr fatin tim tė mirė, veē atij qė afishonte nėpėr shtylla nuk e di ēfarė e qė lėvizja ime s?i tėrhoqi vėmendjen aspak, nuk mė pengoi askush dhe unė, qė s?e parashikoja dot sa mund tė ishte ora, mė nė fund i rashė derės sė Andreas. Andreas, qė e hapi derėn menjėherė si tė kishte qenė pas saj, s?i bėri aspak pėrshtypje gjendja ime e mjeruar. Fytyra e tij e squllėt s?shprehu asnjė habi sikur tė dinte gjithēka dhe unė, pa i folur asgjė, vetėm i ndera duart e prangosura. Nofullat e mia akoma ishin tė shtrėnguara, siē ishin edhe duart brenda atyre unazave mizore. As prangat, as fytyra ime, ajo fytyrė e ithėt, e fshikulluar pamėshirshėm nga ai i ftohtė shkurti, ajo fytyrė qė sigurisht, veē lodhjes, shprehte njė tronditje tė madhe, ajo fytyrė qė s?do tė kishte pikė gjaku, nuk e bindėn dot Andrean qė tė priste ata vargonj ku dergjeshin duart e mia e qė ashtu tė varura dukeshin si tė kėputura. Diēka e panjohur pėr mua e kishte trembur atė. Pas njė ēasti ai i hoqi sytė nga duart e mia, pastaj jo pa keqardhje mė vėshtroi fort. Duart ende vazhdonin tė qėndronin tė nderura dhe gjithė ankthi i asaj dite tė pamėshirshme ishte mbledhur tashmė tek ato pak ēaste. Do t?i priste Andrea prangat e duarve tė mia? Ai ende s?po fliste dhe ajo heshtje po mė shtrėngonte jo mė pak se ata vargonj, tė cilėt s?po mė kujtoheshin kur kishin nisur tė kafshonin duart e mia!

- Mė vjen keq, - foli ai mė nė fund, - por unė nuk mundem. Nėse do tė t?i pres kėto pranga, bashkė me familjen time kthehem nė Shqipėri. Kėshtu mė lajmėroi policia sot nė mėngjes.

- Nuk mundem, nuk mundem?

S?mbaj mend si u ndava me Andrean, si i zbrita ato tri shkallė tė ballkonit tė tij, por dritat e njė makine qė vinte drejt meje mė pėrmendėn dhe unė qė s?kisha mundėsi tė kthehesha majtas e djathtas, bėra vetėm njė prapaktheu duke fshehur kėshtu duart e lidhura. Makina po afrohej ngadalė, ndėrsa unė po prisja nga ēasti nė ēast tė ndalte te kėmbėt e mia. Njėherėsh, si me komandė, do tė hapeshin tė katėr dyert e saj e ata do tė mė rrėmbenin si? Por makina iku nė punė tė vet. Gjaku sėrish nisi tė hyjė nė damarėt e mi. Zemra, qė pėr pak kohė harroi tė punonte, lėvizi e unė shpejtova kėmbėt pa e ditur pėr ku. E lėshova veten si njė i dehur nė avujt e pijes. Isha veē njė viktimė e zhveshur nė duart e xhelatit, qė nga ēasti nė ēast do tė mbėrthejė kamxhikun. Forca s?kisha, kėmbėt iknin kuturu, ndėrsa vėshtrimi im humbiste dytri metra mė tej, ndonėse ndriēimi rrugor largonte errėsirėn tutje kopshteve. Ecja si njė i humbur dhe makthi drithėrues s?mė linte tė mendoja se ē?do tė bėja mė tej me duart e mia qė pėrpėliteshin nėn ēarkun e prangave sikur do tė jepnin shpirt. Mė erdhėn parasysh gjithė tė njohurit e mi e nė ēast mė lindi ideja t?u trokisja se mbase dikush do tė mė ndihmonte, por i trembesha ndonjė kurthi qė mund tė mė ēonte nė duart e policisė. Mė tej, sa kaluan dy makina njėra pas tjetrės, unė u fsheha pas njė kolone betoni. Njėra m?u duk e policisė, unė e ndoqa me sy dhe s?luajta nga vendi. S?isha nė gjendje tė pėrcaktoja ē?orė ishte, por kur mendova se do tė ishte aq vonė, atėherė ndjeva njė rraskapitje qė nisi tė mė gėrryejė si jo mė keq. Sytė mbylleshin vetvetiu, gjunjėt gati kėputeshin e unė, qė tė pėrzija atė topitje, lėvizja duart ku prangat qė ndrinin nga ajo dritė hėne bėnin njė kėrcėnim tjetėr pėr to. Dhe gjithė durimi im i asaj dite, gjithė shpresat e mia, befas ishin fikur, ndėrsa paniku dukej aq qartė edhe nė lėvizjet e mia; ca lėvizje tė ngathėta, tė detyruara, qė pak mė tej do tė fikeshin fare duke e lėshuar trupin pėrdhe, nė gjirin e errėsirės, nė tokėn e ftohtė tė atij shkurti. Trupi im tashmė s?kishte muskuj ai ishte njė masė e tultė qė ēuditėrisht lėvizte. Pashė hijen time nė tokė. Pashė dy hije qė luanin njėra me tjetrėn nga ato llamba rruge, qė tė pikėlluara digjeshin pėr tė pasur pak pushtet mbi natėn e atij shkurti. Diku mė tej pėrmblodha veten.

- Mos e lėsho zemrėn, - i fola vetes sikur t?i flisja dikujt dhe, si pėr t?i dhėnė kurajė vetes, vazhdova Do tė mė ndihmojė dikush, patjetėr! Dėgjoja hapat e mi nė atė rrugė tė zbrazėt dhe nuk mbaj mend sa kisha qė endesha ashtu, ndėrsa vetja m?u duk si njė gjah i plagosur qė ka marrė me vete edhe ēarkun e ngritur e qė tani s?i shpėton dot. Urinėn e kisha harruar fare, tė ftohtit e kisha ndierė gjer nė palcė e lėvizjet e mia ishin vetėm ca ēapitje, ca zvarritje, ku dhimbja e gjurit i bėnte aq tė mundimshme.

Kėmbėt mė ēuam djathtas, ishte njė rrugė qė mua m?u duk e panjohur e unė nxitova sa munda tė dilja nga rrezja e njė llambe, ku tej kufirit tė saj shtrihej ajo lagjja e braktisur e ku tektuk shihja drita ballkonesh qė m?u dukėn tė pėrgjumura, tė vetmuara, tė zbehta. Te bėrrylat ndieja njė lodhje tė tmerrshme, damarėt ishin trashur, ndėrsa gishtat s?i lėvizja dot, si gishta tė njė dore tė vdekur. Mė tej e njoha vendin. Njoha njė oborr, njė rrjetė teli brenda tė cilit rrinin mallra ndėrtimi, dytre betoniere, shkallė dhe ishte njė zgjim i beftė qė mė pėrmendi nga njė pėrhumbje e pėrgjithshme. Njihesha mirė me Tashon. Me Sulon i kisha lyer shtėpinė. Punova disa ditė dhe ishim ndarė si miq. Ai njihte historinė e Shqipėrisė, komunizmin e saj gjėmėmadh e pėrshėndeste pėrpjekjet e shqiptarėve pėr tė ndryshuar jetėn. Dritė s?pashė gjėkundi, por unė, pa u menduar gjatė, i rashė ziles. Kėrkon ndihmė njė njeri qė ndiqet nga policia! Vetes s?i thashė asgjė, por zemra po ndjente njė boshllėk. O Zot! Sa doja tė mbaronte ajo ditė e ēmendur! Nuk di ē?mund tė ndieja nė ato ēaste kur duart e mia do tė flaknin ato pranga dhe zura tė mallkoja prodhuesit e atyre vargonjve. U dėgjua njė zė.

- Kush ėshtė? Me njė gjysmė zėri, qė mua m?u duk se s?qe i imi, i thashė emrin.

- Aleko, ēfarė kėrkon nė kėtė orė? - njoha zėrin e Tashos. Njė zjarr i vogėl ngrohu pak shpirtin tim tė drobitur, ndėrsa duart nisėn tė lėviznin, tė gjallėroheshin.

- Nėse je ai qė njoh, duhet tė mė ndihmosh. Tė lutem!

Zėri im doli lutės, i lodhur, pėrgjėrues. U hapėn ca dyer e unė, nė kuadratin e njė drite, njoha Tashon i trashė, i shogėt, ashtu siē e kisha lėnė takimin e fundit. Ai u mblodh e mė nguli vėshtrimin krejt i hutuar. S?na ndanin as dy metra dhe unė ashtu i rraskapitur, i trembur, kush e di se s?i do t?i jem dukur?!

Ai u mbėrthye nė krye tė shkallėve, ndėrsa unė nė fund tė tyre dukesha si njė mjeran qė rri gati tė presė lirinė ose vdekjen e vet. Tėmthat mė rrihnin me vrull, nėpėr trup s?lėvizte gjak, por njė ankth, ndėrsa vėshtrimi i syve, qė po kėrkonte tė hetonte fytyrėn e burrit, tashmė kishte humbur nė mjegullėn e nderur rreth tyre. Unė s?fola mė tej. Vetėm ndera duart para tij si tė kėrkoja besė. Ai ngriti vetullat e rėnda, duke picėrruar sytė e tij tė vegjėl e tė habitur e pa mė pyetur pėr asgjė ma bėri me dorė. Gjithė lodhja e asaj dite, frika qė ishin mbledhur nė shpirtin tim e gati mė kishin pėrmbysur, u tretėn nė ato pak ēaste, u tretėn nga ajo shenjė e vetme aq e shpejtė.

Ndjeva duart tė liroheshin, doja tė fėrkoja kyēet e tyre, doja tė bėrtisja, tė klithja me atė zėrin tim prej dhimbjeje si prej shpirti qė befas ēlirohet nga njė makth tronditės, fundi i tė cilit nuk dihej si mund tė ishte. Dhe Tashua m?u afrua me atė pajisjen elektrike, qė edhe nė ato ēaste s?po mė kujtohej si quhej. Kur disku preku ēelikun, unė vetėm mbylla sytė. Ai rrotullohej me njė gėrvimė aq ējerrėse, ndėrsa duart pėrpėliteshin duke pritur me padurim tė flaknin ato unaza, dhėmbėt e tė cilave do tė mbeteshin pėr shumė kohė aty si dėshmi e pėrpjekjeve tė mundimshme nė emėr tė jetės.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME Empty Re: TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:03 am



Anna Kove
Kjo ėshtė jeta



Do tė shkoja jashtė shtetit. Ishte hera e parė. Unė isha shtetase e njė shteti tė izoluar pėr shumė vite, qė po ashtu kishte ngelur pėr pjesėn mė tė madhe tė shtetasve tė tij. Nuk di nėse isha mė shumė e lumtur apo e shqetėsuar. Kur mė thanė, ishte njė ditė shumė e zakonshme. Pėrtej tė zakonshmes. Nė pėrditshmėrinė time nuk po ndodhte asgjė. Asgjė e re. Rutina ditė-ditė bėhej aq bezdisėse, sa mė dukej frymėmarrja sa pėr tė gjalluar. Kėto ishin ditė vėrtet tė dhimbshme. Doja ndonjėherė t?i ndaja mendimet, por mė dukej se njerėzit nuk ua kishin ngenė mendimeve tė mia. Madje nuk ua kishin ngenė fare mendimeve. Kėshtu ishte edhe ajo ditė, nė fillim si gjithė tė tjerat. Edhe pse nė moshėn qė e quajnė "e tė rinjve tė rritur" ndihesha disi e plakur. E re, e rritur, e plakur. E re e rritur. E re e plakur. E ndieja veten njėherėsh, gjithsesi, veēse jo siē do tė doja. Mosha nuk kishte tė bėnte fare. Nuk ishte mosha fizike ajo qė pėrcaktonte plogėshtinė time nė njė ditė si kjo. Mė dukej se gjendjes sime tė brendshme i shkonte krejt pėr shtat dhe ajo ēka dukej se jashtmi. Veshur keq. Aspak si shumica apo si moda e shumicės. Nuk di pse, por mė kaplonte njė dėshirė e ēmendur kur mė dukej se mė shpėrfillnin, doja edhe unė doemos ta lija veten pas dore. Deri ku do tė shkonte? Te parukierja kisha kohė qė nuk shkoja. Dikur nuk mė bezdisnin shumė rrėfenjat e saj pėr telenovelat apo bestsellerėt e lexuar. Ajo fliste, ndėrsa unė kisha mundėsi tė mėsoja se ēfarė lexohej apo shikohej mė shumė nga shumica. Sasia ishte shumė e rėndėsishme. Ajo kishte rol tė madh. Ja, sa mė shumė flokė krihte parukierja ime, aq mė shumė shtoheshin lexuesit e Daniel Still me tėrė atė reklamė qė i bėhej nė sallonin e modės. Dhe kjo sillte edhe shtimin e llojit. Jeta rridhte gjithsesi edhe mes kiēeve nė sallonin rozė ku unė duhej tė ndryshoja dukjen time. Shpesh luaja me mendimet e mia, duke u pėrpjekur tė gjeja te ēdo kokė qė krihej se ē?mund tė fshihte brenda. Ishte goxha kohė ajo qė duhej kaluar aty. Me bojėn kimike mbi kokė nuk ka sesi tė mos veprojnė reaksione tė ēuditshme tė alkimisė sė mendimeve brenda saj nė gjithė kėto minuta. Ndonjėherė nuk kisha nevojė fare tė hamendėsoja se ē?ndodhte qė goja nxirrte gjithė ē?mendonte apo fshihte koka, madje edhe mė shumė.

- Shpirti i vogėl (kėshtu i thėrriste parukierja tė gjithė), ku punon ti? - mė pyeti njė herė. Unė isha pėr tė ende e panjohur. Nuk i bėja shumė pėrshtypje, siē dukej. Zakonisht nuk flisja, i kaloja orėt aty vetėm duke dėgjuar tė tjerat. Nuk kisha ē?tė tregoja. Nuk parkoja para dyqanit tė saj asnjėherė me makinė luksoze. Madje me asnjė lloj makine. Nuk mė binte fare celulari. Ndaj as qė e nxirrja nga ēanta. Nuk dija asgjė pėr telenovelat, asgjė pėr "Preja e njė martese tė lodhur". Kurrė nuk bisedoja pėr pushime tė kaluara nė vende tė largėta ekzotike. Gjėrat qė dilnin jashtė mode nuk i interesonin mė asaj. Pėrpinte edhe pėrmes zhurmės sė tharėses ēdo gjė qė i dukej e padėgjuar, duke pėrsėritur fare kot herė pas here: "Shpirti i vogėl, kjo ėshtė jeta". Unė isha vėrtet shumė rehat derisa nuk kisha ngjallur fare kureshtjen e saj dhe tė grave tė tjera qė frekuentonin dendur sallonin. Pothuajse nuk isha fare edhe kur kisha zėnė vend nė stol. Atje shkoja ndonjėherė edhe kur nuk kisha nevojė tė shkoja. Ndonjėherė edhe kur nuk kisha mundėsi, dy orė aty mė kushtonin pagėn e dy ditėve punė. Por kur nuk isha nė gjendje ta ngėrtheja me ngjarje jetėn time, kishin filluar tinėz tė mė gėrvishtnin ngjarjet e tė tjerėve. Bota e thashethemeve kulmonte si askund. Ajo ishte si njė lloj magneti qė nuk mund t?i shpėtoje. Edhe pse nuk kishe mundėsinė apo aftėsinė tė bėheshe pjesė e saj, tė paktėn duhej t?i merrje vesh, ndryshe nuk orientoheshe dot. Nė ditėt e gjata tė dimrit, kur nuk kisha drita nė shtėpi, nuk punoja dot nė kompjuter dhe as nuk ngrohesha dot, ishte i vetmi vend ku mund tė rrija ngrohtė mes dritave dhe thashethemeve.

- Shpirti i vogėl, ku punon ti? - mė pyeti pėr herė tė dytė. Hodha sytė rreth e rrotull pėr tė parė mė mirė se kush ishte nė sallon. Edhe zhurma e tharėses sė flokėve nuk dėgjohej mė. Tani, - thashė me mend,- ėshtė radha ime. Por nuk e di pse u stepa.

- Punoj nė njė institut kėrkimesh, - u pėrgjigja. Fjalėt nuk tingėlluan bujshėm, madje m?u duk sikur nuk tingėlluan fare. Asnjė nuk ua vuri veshin. Askush nuk i hoqi sytė nga thonjtė apo nga pasqyra pėr tė m?i hedhur mua.

- Buxhetore?

- Po, - iu pėrgjigja mekur.

- Eh, shpirt i vogėl, kjo ėshtė jeta! Pse s?kėrkon ndonjė gjė tjetėr mė mirė?

Nuk arriti tė bėnte pėrshtypje as puna ime, unė jo se jo. Tė kėrkoja? Po unė atė bėja! Gjithė ditėn, madje shpesh edhe natėn. Mundi im nuk mundi tė mė ndihmonte. Mė la tė mundur. Ndaj vendosa tė mos shkelja mė aty. Kur mė njoftuan se kėrkimi im pėr projektin do tė vazhdonte jashtė shtetit, nuk di pse nė kulmin e gėzimit befas m?u faneps para syve salloni rozė dhe lumturia m?u fashit. Nuk guxoja tė bėja asnjė plan, pa e ēuar mendjen atje. Kjo zgjati derisa vendosa tė shkoja pėrsėri nė sallon, t?i thosha tė m?i priste flokėt se do tė rinisja kėrkimin tim. Fillonte jo vetėm pėr mua njė tjetėr kohė, por ndoshta edhe pėr shkencėn. Mendova dhe u mbusha me mllef kundėr vlerave tė mbikokės. Ja, kjo ishte vėrtet ngjarje. Tani duhej tė ēuditeshin tė gjitha sa ishin aty, qenie tė vockla e pa vlerė. "Patetike", - i bėrtita vetes duke ecur. Ajo ditė ishte vėrtet njė ngjarje, por pėr mua. Madje kisha frikė, se vetėm pėr mua. Pėr mua vetėm. Ngjarjet e botės pėrcaktoheshin ndryshe. Koha e kėrkimit tė arit kishte mbaruar kaherė.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME Empty Re: TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:04 am

Maskat
Stefi Dangėllia ishte mbuluar me kuvertė dhe rrinte shtrirė nė divanin e kuzhinės. Ai ktheu me pėrtim kokėn dhe pa nga dritarja flokėt e bardhė tė dėborės qė binin shtruar. Jashtė dėgjoheshin tė shtėna armėsh.

- Ka marrė ters ky mars i ?97-s dhe jo vetėm moti,- tha me vete Stefi.

- Dhoma ishte ngrohur nga kaloriferi dhe atij po i vinte njė dremitje e lehtė, mbylli dritėn e abazhurit, por menjėherė e hapi pėrsėri dhe pa orėn e dorės qė e kishte lėnė mbi komodinė. Ajo shėnonte 22.00 e mbrėmjes.

- Po Peti, si s?ka ardhur akoma? Ē?u bė ky djalė? - tha pėrsėri me vete Stefi dhe shoi pėrsėri dritėn e abazhurit. Atij iu largua dremitja dhe mendja filloi t?i rrihte te Peti, i cili si shumė tė tjerė kishte rėnė nė kthetrat e "ēmendurisė" sė pėrgjithshme.

- Nesėr duhet tė ngrihem shpejt,- tha pėrsėri me vete Stefi,- tė konvertoj paratė shqiptare me dhrahmi dhe nė orėn 10 paradite tė nisem me autobus nė Selanik.

- Nuk e di si do t?i vejė filli operacionit tė Rozmarisė. Eh, o grua, ku t?u ngjiz ky tumor nė gjirin e majtė,- tha pėrsėri me vete ai.

- Spitali "Papa Nikolau" ėshtė nga mė tė mirėt, pas atij "Hipokratis", - mendoi Stefi, - operacioni do tė dalė me siguri me sukses, do tė mbetet me njė gji, por punė e madhe,- vazhdoi ai dialogun me vetveten. Si nė ekran nė atė moment iu kujtua i biri, Peti, kur ishte i vogėl dhe pinte qumėsht nė gjirin e bardhė e tė bukur tė sė ėmės.

- Eh, ēfarė sakrificash bėn prindi pėr fėmijėn, - tha pėrsėri me vete ai dhe sytė iu mbushėn me lot nga nostalgjia e kohės sė kaluar...

- Kur fėmija ėshtė i vogėl tė dhemb syri nga pagjumėsia, kur rritet tė dhemb zemra....

Eh, jetė, jetė sa e ngatėrruar je, konglomerat...

Stefi hoqi kuvertėn, u ngrit ngadalė dhe vajti nė dhomėn e gjumit. Ndezi dritėn, hoqi jorganin e ēarēafin, ktheu dyshekun pėr sė prapi dhe me majėn e gėrshėrės shqepi cohėn. E futi dorėn mes pambukut tė dyshekut dhe prej andej nxori kuletėn me paratė dhe pistoletėn. Hapi kuletėn dhe pa nėse paratė ishin aty. I futi pėrsėri ato nė mes tė pambukut, ktheu pėrsėri dyshekun, hodhi jorganin, mbylli dritėn dhe vajti pėrsėri nė kuzhinė e u mbulua me kuvertė. E zuri njė gjumė i thellė. Mbas nja dy orėsh u zgjua nga tė trokiturat nė derė. Ndezi dritėn dhe pyeti:

- Kush ėshtė?

- Postieri jam, - u dėgjua njė zė i mbytur prapa derės.

- Hape Stefi se kam njė telegram urgjent nga spitali i Selanikut.

- Stefit iu morėn mendtė dhe iu drodh i tėrė trupi, iu mjegullua shikimi dhe pėshpėriti me lot nė sy: Rozmaria...

E hapi menjėherė derėn.

Ata e shtynė brenda Stefin me grykat e automatikėve dhe mbyllėn me shpejtėsi derėn. Stefi u befasua. Para tij qėndronin dy veta me maska dhe me automatikė, me rroba ushtarake lara-lara nė ngjyrė tė gjelbėr dhe kafe, njėri ishte i gjatė dhe muskuloz, tjetri i shkurtėr e i dobėt.

- Paratė, paratė, shpejt! ? foli me njė zė tė ngjirur, sikur tė kishte arra nė gojė, maska me trup tė shkurtėr e tė dobėt dhe drejtoi automatikun.

- Paratė, - foli si nėpėr dhėmbė, sikur tė kishte mbushur gojėn me diēka, maska me trup tė gjatė.

- Paratė, ? tha Stefi me gjysmė zėri dhe trupi i tij i madh, i bėshėm, u drodh.

Paratė! Dhe Stefit sa hap e mbyll sytė iu kujtua ngjarja e para disa ditėve, ku njė mikut tė tij i kishin vajtur maskat, maskat kobndjellėse dhe Ndini i shkretė u kishte dhėnė tė gjitha paratė qė i kishte mbledhur me djersė, por ata, pasi i kishin marrė paratė, e kishin vrarė tė shkretin Ndini.

- Paratė, - tha Stefi dhe trupi iu rrėqeth, iu kujtua Rozmaria.

- Paratė, - thanė "maskat".

Stefi pa maskėn e gjatė, pastaj atė tė shkurtrin me trup tė dobėt.

- Paratė do t?jua jap, - tha i qetė Stefi.

- Prisni njė minutė sa t?i marr matanė.

Stefi priti i qetė se ē?pėrshtypje bėnė fjalėt e tij. "Maskat" miratuan me kokė dhe thanė si nėpėr dhėmbė: Shko, shko! Shpejt, ne po presim kėtu.

Stefi ktheu krahėt dhe hyri nė dhomėn e gjumit. Me njė shpejtėsi tė ēuditshme ktheu pėrmbys dyshekun, futi dorėn mes pambukut dhe preku pistoletėn, e nxori, e tėrhoqi pjesėn e sipėrme nga vetja dhe pastaj e lėshoi.

- Tani fisheku ėshtė nė gojė, - mendoi Stefi. Rendi, qėlloi dy herė mbi "maskėn" e gjatė, i cili ra pėrtokė si kėrcu i prerė dhe gjaku plasi ēurk mbi pllakaqet gri. Nė kohėn qė maska i gjatė binte pėrtokė, trupi i madh i Stefit ishte hedhur vėrtik mbi maskėn e shkurtėr tė hutuar nga e papritura dhe e kishte dėrrmuar me dorezėn e pistoletės, sa trutė i kėrcyen nga kafka e copėtuar si shalqi i rėnė nė tokė.

Stefi, me leshrat e ngritura pėrpjetė e sytė tė ēakėrritur, trupin qė i dridhej si i ndonjė epileptiku, duart e gjakosura, i verdhė dyllė, qėndronte midis gjakut tė ngrohtė qė rridhte nė pllakaqet gri tė korridorit dhe "maskave" pa jetė.

Atij po i vinte pėr tė vjellė. Po e zinte gjaku. Nuk lėvizte dot asnjė gjymtyrė, dridhej si purtekė. Stefi i mirė, i butė, i dashur dhe miqėsor me tė tėrė, qė s?dinte tė kėmbente dy fjalė a tė zihej me njeri, Stefi qė s?therte dot njė pulė, por thėrriste njė komshi. Stefi kishte vrarė dy njerėz, ishte bėrė vrasės, por fajtor s?ėshtė gjithmonė ai qė vret.

Stefit i erdhi pėrsėri pėr tė vjellė, u mundua ta mbante, por i dukej sikur stomaku do t?i shkulej e do t?i dilte jashtė.

- Njė antiperistanik i fortė bėri qė t?i dilte njė rrymė e fuqishme vreri nga goja e qė ia bėri atė helm; e tė derdhej furishėm duke u bashkuar me gjakun e ngrohtė tė "maskave", qė e ndiente nga duart e lagura me gjak.

Sikur u lehtėsua diēka, filloi tė pėrveshė duart dhe tė pėrveshė kapuēin e zi tė "maskės" me trup tė shkurtėr, tė dobėt. E zbuloi, nuk e njohu.

U kthye nga "maska" i gjatė, me trup tė madh si ai vetė. Plumbat e kishin marrė nė gjoks dhe i kishin hapur dy vrima qė buronin gjak tė kuq tė ngrohtė.

Me duart qė i dridheshin pėrveshi ngadalė kapuēin e zi, nė fillim pa mjekrėn, pastaj buzėt, mollėzat, sytė, ballin, leshrat..

Sytė iu errėsuan dhe filluan t?i shponin sikur t?i kishin hedhur njė grusht me pluhur xhami.

- Peti! Peti!

- O bir, pse mė vrave pėr sė gjalli?

- O Zot! Ēfarė faji kam bėrė qė mė dėnove kaq ashpėr?

- Ai ngriti kokėn nė tavanin e korridorit, ashtu nė bisht i ulur, midis dy trupave qė kullonin gjak, pa parė se korridori ishte mbushur krejt me njerėz dhe ulėriu si luan i plagosur nė zemėr, duke psherėtirė me ofshamė, sa u tronditėn muret e korridorit dhe u drithėruan shpirtrat e njerėzve qė shikonin kėtė skenė makabre:

- O Zot, paskam rritur njė kriminel!

Dhe ra pa frymė mbi trupat me gjak, tashmė tė mpiksur dhe bėrė kallkan.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME Empty Re: TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:05 am



Nė orėn e anatomisė
Tregim nga Spiro Mėhilli



Katedra e Anatomisė Normale dhe asaj Topografike ndodhej nė ndėrtesėn e ish-kishės sė spitalit. Muret e gurta dhe dritaret e vogla bėnin qė nė stinėn e dimrit nė mjediset e saj tė brendshme tė ishte ftohtė, ndėrsa nė muajt e verės tė ishte freskėt. Nė mes tė sallės, aty ku dikur ishte interiori, ndodheshin tavolina tė gurta dhe nė to trupa tė vdekurish, tė tharė nga formalina, era e sė cilės na shkaktonte dhembje koke, djegie fyti e lotim tė syve. Periudha mė e pėlqyer pėr ne studentėt ishte ajo e semestrit tė parė, kur studionim kockat e mbi tė gjitha ato tė kafkės, asaj kafke shekspiriane mbushur me vrima tė vogla e tė mėdha, me tė thelluara, qė duhej t'u thoshim jo vetėm emrat, por gjithēka qė kalonte nė to. Orėt e vėshtira vinin mė pas, kur duhej tė punonim mbi trupa, trupa fėmijėsh, vajzash, djemsh, burrash ose grash. Gjithēka e preknim me duar, pa doreza. Qėllonte qė pėrpara tė kishim trupin e ndonjė gruaje tė shėndoshė, ku shtresa e dhjamit nė pjesėn e barkut shkonte mbi 10 centimetra e nė atė rast duart rrėshqisnin nga lyra. "Mos kini merak, formalina ku ajo ka ndenjur e zhytur pėr tė paktėn 6 muaj ka ngordhur ēdo lloj mikrobi",- na thoshte pedagogu. Me bisturinė nė duar na duhej tė prisnim shtresė pas shtrese pjesė tė ndryshme tė trupit, duke filluar nga lėkura e mė pas muskujt, pėr tė nxjerrė nervat, arteriet, venat. Qėllonte qė ndonjė nga ne, duke biseduar me shokun ose shoqen e grupit, pa e pasur mendjen, shponte me majėn e bisturisė kufomėn.

- Jashtė! - ēirrej pedagogu i lėndės.

- Pse profesor?

- Jashtė!

- Profesor?

- Ēfarė profesori. Duhet t'ju bėhet zakon, normė pune qė kėtu nuk jeni pėrpara njė kufome, por njeriu tė gjallė, tė shtrirė nė tavolinėn operatore dhe gabime tė tilla mund t'i marrin jetėn.

- Mė fal profesor?

- Jashtė! Ndryshe ti dhe shokėt e tu nuk zėni mend.

Dhe shoku ynė largohej nga ora e praktikės pa u ndierė.

Nė vend tė tij qėllonte qė vinte pedagogia M. Ajo ishte e madhe nė moshė dhe beqare. Ne, djemtė, nuk na ngacmonte. Edhe vajzat nė pėrgjithėsi i trajtonte mirė, por studentet e bukura i kishte halė nė sy, mundohej t'i kapte tė papėrgatitura qė mė pas t'i fyente. Anatomia Normale ishte lėnda mė e vėshtirė dhe "viktimat" nė provim ishin tė shumtė, prandaj asnjė nga ne nuk pipėtinte. Me tė drejtė thuhej se kush e merrte provimin, e kishte filluar Fakultetin e Mjekėsisė.

Ishim nė vitin e dytė. Nė njė prej atyre ditėve binte shi, shi i imtė dhjetori dhe era qė frynte i pėrplaste pikat e tij nė xhamat e dritareve. Mbi tavolinė ishte njė trup i mbuluar me ēarēaf tė bardhė. Prisnim se kush do tė vinte. Ne i thėrrisnim profesorė, megjithėse tė paktė ishin ata qė e gėzonin atė titull. Te pragu i derės u duk pedagogia M.

- Hė, jeni pėrgatitur? - pyeti ajo pa u futur mirė brenda.

- Si gjithmonė profesore, - iu pėrgjigj njė nga shokėt e grupit.

- Ka ndonjė qė dėshiron tė ngrihet?

Asnjė nuk foli. Shikonim nė sy njėri-tjetrin.

- Atėherė po e ēoj unė. Polikseni,- tha ajo.

- Urdhėro!

- Shko pranė trupit, zbuloje dhe ?

Polikseni i dha librin qė mbante nė dorė shoqes qė kishte pranė, shkoi te tavolina, kapi ēarēafin dhe e tėrhoqi. Para nesh doli trupi i njė tė riu, qė nuk duhej t'i kishte kaluar tė njėzetat. Fytyra i ishte pėrēudnuar. Nė rrasėn e kraharorit dhe njė gisht mbi aureolėn e sisės sė majtė kishte dy vrima. Ishin vrima plumbi. Polikseni u zverdh dhe u mbulua me djersė tė ftohta.

- Kape, nuk tė ha!

- Profesore!

Polikseni, vajza mė e bukur e kursit, u mbėshtet te supi im duke u dridhur dhe ishte gati tė rrėzohej.

- Profesore, Polikseni nuk ėshtė mirė. Mė lejoni ta nxjerr jashtė?

- Mirė! - tha ajo ftohtė.

Me ēap tė ngadaltė dolėm nė korridor dhe u ulėm nė fronin e parė qė na doli para.

- Ē'pate?- e pyeta.

- Asgjė!

- Jo, ti diēka?

- Tradhtova veten.

- Nė ē'kuptim?

- Nuk di si ta them. Kam frikė se nga ky moment nuk do tė jem mė mes jush.

- Pse? - e pyeta i befasuar nga fjalėt qė dėgjova.

- Sepse me veprimin qė bėra u dhashė tė kuptonin se kufomėn unė e njoh.

- Punė e madhe. Edhe ne njė ditė mund tė njohim kufomėn e njė miku, shoku apo tė afėrmi.

- Nė kėtė rast ėshtė ndryshe. Para meje ndodhej djali i tezes. Ai ishte ushtar nė Tushemisht. Shtatė muaj tė shkuar tentoi tė arratisej. Dikush nga shokėt e kishte tradhtuar. Kur ai u hodh nė ujė pėr tė kaluar kufirin, patrulla qė ruante buzė liqenit tė Ohrit qėlloi pa paralajmėrim. Trupin e tij e nxorėn pas tri ditėsh. Siē e pe, e kishin qėlluar nė gjoks.

- Ndoshta nuk ėshtė ai?

- E njoha nga tatuazhi qė kishte nė krah, nė zonėn e muskulit deltoid. E kisha parė disa herė kur shkonim nė plazhin e Durrėsit.

- Nuk do t?i them njeriu.

- Sa para bėn! Gjithė kėta muaj kam qenė nė ankth dhe ajo qė prisja ndodhi. Eh! Ti e di, nuk ka vend ku mos tė ndodhet syri vigjilent i partisė.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME Empty Re: TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:06 am

Iliriana Mezini
Turisti nė plazh



Ngjarje e jetuar



Po nxitoja pėr nė stacionin e trenit kur mė zunė sytė dy tė rinj me ēanta shpine qė flisnin anglisht me njė tė moshuar. Ky i fundit ngrinte shpatullat. Meqenėse anglishten e flas, mora vesh qė donin tė shkonin nė Durrės pėr tė parė amfiteatrin dhe mė pas nė plazh. Meqenėse edhe unė po shkoja aty, i ftova ta bėnim udhėtimin bashkė. Sa u gėzuan!

Arritėm nė stacionin e trenit, tė cilin vetėm ne tiranasit mund ta njohim mbasi nuk ka asnjė tabelė drejtuese qė tė tregojė se vendi ku po drejtohemi ėshtė stacion treni.

Duhet tė keni parasysh qė gjatė gjithė kohės fillova tė studioja fytyrat e turistėve qė shoqėroja. Sigurisht, pėrshtypjen e parė e mora kur po kalonim nė atė vend tė pistė e tė pashtruar. Morėm biletat dhe u drejtuam nga godina e stacionit. Njė punonjėse simpatike, bionde, qė ndriste nga pastėrtia, na buzėqeshi e na uroi udhėtim tė mbarė. Sytė e turistėve u drejtuan nga ora qė varej nė tavanin e godinės sė stacionit. Dukej si njė lodėr qė pėrdorin fėmijėt, mbasi orė nuk mund t?i thoshe. Kishte mbetur prej kohėsh?

Njė djalė i ri qė vraponte duke iu marrė fryma na tha se treni pėr Durrės ishte nė tė dalė tė peronit. O Zot! Vrapuam dhe ne.

U ulėm nė kabinėn e parė qė gjetėm bosh. Turistėt lanė ēantat e shpinės dhe buzėqeshėn tė ēliruar sikur donin tė thoshin: "Shyqyr, arritėm!"

Sa u ulėm, treni filloi tė lėvizė. Nga brenda vagoni kishte sfungjerė tė prerė, gjurmė kėpucėsh, diku njė lėkurė bananeje. Njė kolltuk i rėnė nga bazamenti, njė tavolinė e mbetur pėrgjysmė, mbasi gjysma ishte shqyer, taketukja e cigares e nxirė nga brenda vinte erė. Nxora njė faxoletė dhe e futa aty, duke izoluar erėn e keqe. Ndėrsa kėtė e bėra, nuk mund tė bėja gjė pėr izolimin e erės sė rėndė qė vinte nga banjat! O Zot! Vallė ky ishte tren qė transportonte njerėz, apo kafshė? Unė kisha vite qė nuk udhėtoja dhe mendoni sa pėrshtypje mė bėri mua, pale atyre turistėve qė me siguri u lebetitėn por nuk e jepnin veten.

Nejse, fillova t?u tregoja turistėve pėr vendet e bukura turistike dhe antike, papritur njė krismė e fortė ndėrpreu bisedėn tonė. Na ngriu gjaku! Pyeta dhe mė thanė tė futesha nė kabinė mbasi fėmijėt nė atė zonė qėllonin me gurė dhe mė treguan njė gur sa gishti i vogėl i dorės qė kishte hyrė nė korridor.

Ndjeja njė pėrgjegjėsi pėr ata dy tė huaj qė i shoqėroja nė udhėtim. Tashmė ishin mysafirėt tanė, pėrderisa na kishin ardhur tė vizitonin vendin tonė. Nuk duhej t?u prekej as qimja e flokut.

Kohė pas kohe sodisja jashtė. Edhe unė kisha vite qė nuk udhėtoja me tren dhe bėja krahasimin e trenit nė atė kohė, kontrollin e faturinove dhe policėve qė ndryshonte shumė me atė qė pashė atė ditė.

Befas, nė njė nga stolat qė ishin nė korridor, shoh njė vajzė tė vogėl. Ajo kishte hipur me sandale dhe unė me zė familjar i thashė se stolin duhej ta ruanim ashtu siē ruanim divanet dhe karriget nė shtėpi, mbasi aty do tė uleshin dhe tė tjerė.

Vajza zbriti dhe me vrap shkoi tek e ėma, e cila mė vjen pas dy minutash. Mė tha se para vajzės sė saj dikush tjetėr kishte vėnė kėmbėn aty. Ē?justifikim!

Arritėm nė stacionin e Vorės. Turistėt mė pyetėn pėrse ndaloi treni dhe unė u thashė qė ishim nė stacion. Tė them tė drejtėn dhe vetė u befasova nga gjendja e mjerueshme e kėtij stacioni.

- ?shtė stacion i vėnė rishtas, - u thashė pėr tė justifikuar gjendjen e tij. Ca romė kishin ngritur ēadrat e tyre nė njė krah tė stacionit, nė krahun tjetėr tė godinės ishte njė kafene.

Papritur u gjendėm nė errėsirė tė plotė. Kishim hyrė nė tunel. U befasova jo vetėm unė, por edhe turistėt. Unė kisha shumė vite qė nuk kisha udhėtuar me tren dhe nuk e mendoja se tuneli do tė na frikėsonte ashtu. Megjithatė ne shqiptarėt u mėsuam tashmė me mungesėn e dritave elektrike dhe prandaj unė e mblodha veten. Por mendoni ata dy tė rinj tė huaj si u tronditėn! Vėreni veten tuaj nė vend tė tyre, tė jeni nė njė shtet tė huaj dhe duke udhėtuar me tren befas gjendeni nė njė errėsirė tė plotė, mes fishkėllimave e tė thirrurave, mes fjalėve tė ndyra e mallkimeve pėr kėtė errėsirė. Dikush nga qejfi e dikush nga halli qeshte a ankohej?

- Ē?ndodhi? - pyetėn turistėt tė trembur.

- Defekt, - u thashė unė me tė qeshur dhe kujtova punonjėsit e elektrikut qė kur u telefonojmė pse na ikėn dritat thonė: "Ka defekt".

Nejse. Pėr t?i qetėsuar, me ton gazmor u thashė:

- Ju e dini si reagojnė fėmijėt nė raste tė tilla.

Djali, me mirėsjellje, tha: - Po, po.

Unė vura re njė ton qė tregonte se ishin penduar qindra herė pse morėn trenin.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME Empty Re: TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:07 am

Kambanat e Erės
Tregim nga Anila Ēuli



Era, njė vajzė e bukur, bionde dhe me njė shtat tė rregullt, sapo kishte nisur tė frekuentonte shoqėrinė tonė. Sytė e saj me brum kristali tė pėrcillnin, sapo e njihje, karakterin dhe ēiltėrsinė e saj. Fiziku i veēantė spikaste qė tutje, qindra hapa se tė afrohej pranė. Era kishte pak kohė qė ishte vendosur nė qytetin tonė tė Nju Jorkut. Vinte nga njė shtet i largėt, qė pak apo aspak kishim dėgjuar pėr tė. Mė tregonte se vinte nga Albania, por unė as s?e kisha parė ndonjėherė nė televizor atė shtet, madje edhe nė hartė, teksa njė ditė po kėrkonim me Erėn, mezi e gjetėm. Ishte njė pikė e vogėl, e vendosur nė mes tė hartės, aq sa mezi shikohej me sy.

- ?shtė shumė i bukur vendi im, tė premtoj se do tė shpie atje sapo tė marr pasaportėn amerikane. Atje kam gjyshėrit dhe njė shtėpi tė madhe, plus dhe tė gjithė shokėt dhe shoqet e fėmijėrisė sime. Ke pėr ta parė, do tė kėnaqesh, do tė mahnitesh, - mė thoshte shpesh Era.

Era ishte shumė atdhetare, e donte shumė vendin e saj dhe kishte njė mall tė jashtėzakonshėm. Sa herė pėrmendte vendin, shoqėrinė e tė afėrmit atje larg, i shkėlqenin sytė si xhixha.

Ishte dhe studente mjaft e mirė, studioze, plus qė natyra i kishte falur inteligjencė me bujari. Ishte larguar nga Shqipėria qė 10 vjeē sė bashku me prindėrit dhe vėllanė e saj. Prindėrit e saj ishin model, njerėz tė mirė e qė e donin punėn. Ata ndiheshin shumė krenarė qė kishin njė vajzė tė tillė.

Mė kujtohet si tani, ishte fillim vjeshte kur u njohėm me Erėn nė ambientet e fakultetit tonė. Mė pėrshėndeti me njė zė tė ngrohtė dhe tepėr miqėsor teksa m?u prezantua:

-Unė jam Era, vij nga Shqipėria.

Isha mėsuar qė nė universitetin tonė vinin studentė tė ēdo lloj kombėsie. Era ishte mjaft e veēantė nga tė tjerėt, tė tėrhiqte qė nė momentin e parė qė e takoje. I donte shumė njerėzit dhe ishte mjaft e drejtė. Teksa njė ditė po bisedonim, shprehu tė gjitha dėshirat e saj nga fėmijėria pėr mė tutje.

- Kur isha e vogėl kisha shumė dėshirė tė bėhesha balerinė. Mė pėlqente shumė baleti. Ndėrsa iu luta mamit tė mė regjistronte nė atė shkollė, ajo ma plotėsoi dėshirėn. Por ishte njė ėndėrr kalimtare.

Pasi u bėra 14 vjeē, im atė kėmbėnguli qė tė zgjidhja njė tjetėr rrugė. Duke qenė mjek ai mė kėshillonte tė ndiqja studimet pėr mjekėsi, por mua mė kishte shkrepur diēka tjetėr nė kokė. Unė e kisha vendosur. Do tė studioja pėr drejtėsi. Qė nė atė kohė kisha dėshirė tė bėhesha njė juriste e zonja, tė njihja mirė ligjet e vendit tim dhe tė ndaja gjėrat. Mė pėlqen qė gjithmonė njerėzve t?u jap tė drejtė pėr aq sa u takon, - shprehej Era, e cila nė fakt ashtu ishte nė tė vėrtetė. Gjithmonė mbante njė anė neutrale edhe kur midis nesh kishte diskutime tė forta. Ishte mjaft strikte nė idetė dhe mendimet e saj.

Era ishte tipi i vajzės qė nuk kėnaqej kollaj. Kėrkonte shumė nga vetja, madje nganjėherė kėrkonte tė kapte tė paarritshmen. Pėr tė plotėsuar tė gjitha dėshirat dhe qėllimet qė i vinte vetes, ajo lėvizte edhe gurin mė tė fundit. Ishte tip mjaft optimist dhe kėmbėngulėse, tė cilėn e shoqėronte me njė ambicie tė egėr.

Ishte kureshtare deri nė detaj, kėrkonte qė gjithmonė tė mėsonte gjėra tė reja. Udhėtimet e gjata dhe befasuese ishin hobi i saj.

Pėrveē tė tjerash, Era kėrcente shumė bukur. Ishte tip qė i pėlqenin shumė kėngėt dhe muzika. Sa herė qė gjendej e mėrzitur, ajo vinte nė CD kėngėt e saj mė tė preferuara duke u zhytur kėshtu nė botėn e saj. Shumė kohė mė parė ajo i ishte dedikuar plotėsisht kėrcimit. Shpesh frekuentonte mbrėmje tė ndryshme qė organizonim me shoqėrinė tonė.

Njė mbrėmje m?u lut tė shkoja edhe unė nė mbrėmjen qė po organizonte grupi ynė. Nuk di se ē?punė mė doli dhe nuk munda tė shkoja, kėshtu qė ajo u nis me pjesėn tjetėr tė shoqėrisė. Njė vend i bukur tė cilin ne e frekuentonim shpesh jashtė qytetit. Pasi kishin kaluar njė mbrėmje tė kėndshme, mėsova se ishin kthyer nė shtėpi.

Atė mbrėmje ndihesha disi e lodhur. Njė boshllėk mė ndiqte nga pas, e shoqėruar nga njė gjendje ankthi. Nuk di se ē?po kėrkoja, por mbaj mend qė nė dorė mė gjendej pulti i televizorit. Teksa po kėrkoja nė kanalet kryesore, padashur pulti ndaloi nė njė kronikė. Nė ekran shfaqeshin pamje jo shumė tė qarta. Nė fund tė kronikės vėrejta njė numėr tė madh makinash tė cilat kishin ndaluar. Njė fytyrė njeriu e mbuluar me gjak e ndėrsa spikerja pėrmendi vetėm inicialet. Pėr momentin shtanga, inicialet ishin si tė Erės. Mbajta veten me shpresėn se kjo nuk mund tė ishte Era. Renda tė ngrija receptorin dhe prej aty desha tė formoja numrin e saj. Linja ishte tejet e ngarkuar. Pasi mblodha veten kujtova numrin e shtėpisė sė Erės dhe mbeta me shpresėn se dikush do ta ngrinte, por nga ana tjetėr nuk vinte asnjė zė, vetėm zilja e telefonit qė binte. Me njė shpejtėsi skėterrė u vesha dhe dola tė marr njė taksi pėr nė spital. Si pėr dreq, atė ditė rruga kishte mjaft trafik, siē ndodh zakonisht fundjavave dhe pėr ēudi rruga mė dukej mė e gjatė se ē?ishte nė vėrtetė. Pėrpara se t?i afrohesha spitalit, zbrita mė kėmbė me idenė se do ta bėja akoma dhe mė shpejt, duke i rėnė njė rruge mė tė shkurtėr. Sapo arrita shtanga. Njė grua mė ngjau me nėnėn e Erės. E nxirė e tėra, ajo mezi qėndronte nė kėmbė, iu afrova, e njoha, pėr fat s?ishte nėna e saj. Diku mė tutje tek dera e njė dhome tjetėr pashė ca njerėz tė mbledhur grumbull rreth njė doktori. I njoha, ishin familjarėt e Erės. U shtanga nė vend, prej andej dėgjova vetėm fjalėt: "Bėmė tė pamundurėn". Kuptova se diēka e rėndė kishte ndodhur. Era kishte pėsuar njė aksident tė rėndė. Tashmė Era ishte larguar pėrgjithnjė, larg tė gjithė atyre qė e donin shumė. Tė nesėrmen kambanat ranė, lajmėruan gjithė Nju Jorkun dhe mė tej vdekjen tragjike tė Erės, shoqes sonė. U trondita shumė nga vdekja e saj, pėr disa ditė nuk vajta nė shkollė, nuk lėviza nga shtėpia. E vetmja gjė qė mė vinte nė mendje ishte tė vizitoja herė pas here prindėrit e Erės, tė cilėt mė donin shumė.

(Bazuar nė njė ngjarje reale)
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME Empty Re: TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:08 am

Vasil Premēi
Lamtumirė, babuin!





Mėsuesi i vjetėr doli nga shtėpia nė ēastin e fundit tė duelit, kur nata po tėrhiqej nga rrugicat dhe sheshet e qytetit si njė qen i rrahur me bisht ndėr shalė, ndėrsa agimi i purpurt i ditės sė re, hukati me frymėn shkėlqimtare xhamat vezullues tė ndėrtesave, rrugėt, drurėt dhe akuariumin e pėrmbysur tė qiellit.

Gjatė natės nuk kishte vėnė gjumė nė sy, por ishte pėrpėlitur nė shtrat si njė djalosh i dashuruar qė pret me padurim tė zbardhė dita, t?i puthė sy e buzė vashės bukuroshe. Kishte shkuar nėpėr mend plot kujtime qė i erdhėn nė kokė me vėrshėllimėn e krahėve tė zogjve nė vjeshtė, qė ulen nė dritare para shtegtimit pėr nė vende tė tjera, shumė larg prej kėtej...

Njėri prej mendimeve pati aq forcė sa e hodhi nga shtrati pėrpjetė.

Dhe, ja, ashtu si ditėn kur njohu tė dashurėn e zemrės nė kopshtin e shkollės tė mbushur me petalet e rėna tė qershive, a thua se kishte rėnė gjatė natės dėbora e parė, zemra ia bėri trak, sikur u kėput diēka brenda saj.

- ?shtė muaji qershor, - pėshpėriti me vete i tronditur nga gėzimi i beftė qė e pushtoi, - qershor!

Veshi njė e nga njė rrobat e vendosura nga e shoqja plot merak nė karrigen e vjetėr, ku ishte ulur njė jetė tė tėrė pėr tė pėrgatitur mėsimet pėr nxėnėsit dhe pastaj e mbajti hapin midis leheve dhe drurėve tė parkut.

Ndoshta nuk ėshtė plotėsisht e qartė pėrse pleqtė nuk vėnė gjumė nė sy. Mos vallė edhe ata, ashtu si ca qenie tė tjera, si kuajt, pėr shembull, patat, laureshat, etj., disa orė pėrpara tėrmetit, presin tė ndodhė diēka e madhe dhe fatale nė jetėn e tyre? Po ēfarė ngjarje mund tė presin njerėzit qė i kanė mbushur tė shtatėdhjetat si mėsuesi i vjetėr?! Ndoshta parandiejnė se do tė udhėtojnė shumė shpejt pėr nė njė botė tjetėr, ku nuk ka dritė, por vetėm errėsirė tė pėrjetshme dhe nė mėnyrė krejt fėminore, por shumė njerėzore, kėrkojnė t?i rrėmbejnė sa mė shumė dritė dhe gėzim kėsaj jete tė bukur dhe kaq tė shkurtėr; njė pleqėri, pra, qė e bėn mbrėmjen t?i pėrngjajė mėngjesit. Ai nuk do tė ngopej kurrė sė vėshtruari flladin pranveror, qė pėrkėdhel me shushurimė gjethet e drurėve nėpėr degė, majat e barėrave qė fėrgėllojnė nga gjithė ajo lumturi, por as nga kthimi i zhurmshėm, plot gaz e hare, i fėmijėve nga shkolla, pa ditur asnjė thėrrime pėr hallet e kėsaj bote, qė u kanė zėnė pusi shtigjeve tė jetės. Por as edhe ēfarė ėshtė vdekja. Dielli rrezear, atje larg, mbi majėn e malit, do tė mbetet, ndoshta, dhurata mė e begatė qė natyra i blatoi njeriut.

Befas brenda vetes i sėmboi njė mendim qė i dhembi, si ta kishte pickuar maja e njė thike tė mprehtė: Ē?ishte gjithė ajo dėshirė e madhe pėr t?i shkėmbyer vitet e pleqėrisė vetėm me disa thėrrime ditėsh tė gėzuara rinie?

Ndoshta kjo ishte arsyeja pėrse mėsuesi i vjetėr dilte ēdo ditė herėt e mė herėt rrugėve, ku kishte bredhur nė fėmijėri ose nė parkun e qytetit. I mbėshtjellė me pallton e madhe dhe shallin e ngrohtė hedhur rreth qafės, ai vėzhgon si njė fėmijė i etur pėr mrekulli ardhjen e ditės sė re.

Njė ditė mė parė nuk i kishte treguar as sė shoqes, kishte pėrgjuar herėt nė mėngjes zgjimin e njė foleze milingonash, me buzėt e ngritura mė shumė nga njėra anė, me kokrriza dheu tė kuq. Pėrsėriti atė eksperimentin qė kishte bėrė nė klasėn e tetė tė shkollės fillore. Nė varganin e tyre tė shpejtė, por tė heshtur, vendosi njė fije shkrepėse. E ngriti me njėrėn prej tyre dhe pastaj e ktheu pėrsėprapthi nė mėnyrė qė milingona tė merrte drejtimin e kundėrt. Ajo as qė mori mundimin tė kthehej nė drejtimin e parė, por vijoi tė ecė nė drejtimin e diktuar nga fija e shkrepėses. E pėrsėriti kėtė veprim tri katėr herė dhe po aq herė u bind pėr mungesėn e zgjuarsisė sė tyre.

-Ja, - tha me vete, - kanė kaluar gjashtėdhjetė vite nga dita kur e kam bėrė kėtė eksperiment pėr herė tė parė dhe tani, kur po bėhem gati ta lė kėtė botė, nxėnėsit e mi, lulet, diellin, ajrin dhe gjithēka tjetėr, milingonat nuk paskan bėrė asnjė hap pėrpara. Sa keq, sa keq! - psherėtiu me vete i dėshpėruar dhe i pakėnaqur duke mbledhur buzėt si tė bėhej fjala pėr nxėnėsit e njė klase qė nuk kishin pėrparuar nė pėrvetėsimin e ekuacioneve qė kishte shpjeguar njė jetė tė tėrė. - Kėshtu i gjeta dhe, mesa duket, kėshtu do t?i lė.

- Sidoqoftė, - ndėrmendi, - milingonat dhe bletėt janė pararendėset e jetės kolektive tė shoqėrisė njerėzore. Ndoshta ky ishte edhe misioni i tyre pėrfundimtar, njėsoj si ai rrethi i karrocės qė kundron nga muzeu fluturimin e raketės kozmike.

Hapat e tij tė lehtė dhe tė ngadaltė nė rruginat e shkreta tė parkut nuk shqetėsuan as zogjtė qė po grindeshin mbi lėvozhgat e farėrave tė hedhura nga fėmijėt mbrėmjen e kaluar.

Hodhi vėshtrimin nė horizont dhe nuk vuri re asgjė tė veēantė me ditėt e tjera tė viteve tė jetės. Lart nė qiell, ca re tė largėta tė kujtonin njolla tė bardha leshi e qumėshti, qė ndėrronin trajtat duke u shkrirė pa pushim njėra me tjetrėn.

- Ndoshta po e vėshtroj pėr herė tė fundit agimin flakėrues, zogjtė qė cicėrijnė tė gėzuar, lulet e sapoēelura, qė do tė shpalosin petalet ngjyra-ngjyra para rrezeve tė diellit dhe do tė presin bletėt me zukamat e ėmbla me koshėzat mbushur me polen,- shkoi nėpėr mend.

- Ja, pesėdhjetė vjet mė parė, njė natė qershori si ajo qė kaloi, nuk mbylla sy fare nė pritje tė ditės sė re kur matura e parė e qytetit dha provimet.

Iu bė se njė afsh i ėmbėl dhe molitės i shkundulloi trupin. Nė atė ēast nuk ndjeu as trishtim, si dikur, por as entuziazėm.

- Gjithēka kalon, - pėshpėriti, - kalon dhe nuk kthehet kurrė mė pas. Po ēfarė mbetet e pavdekshme nė kėtė botė? Ndoshta vetėm dashuria dhe dituria, -belbėzoi i pėrlotur.

Befas, nė krye tė rrugicės ku ēapitej u shfaqėn siluetat e dy ushtarakėve, njėri pas tjetrit. Instinktivisht mėsuesi i vjetėr mendoi tė shmangej pėr tė shijuar nė vetmi kujtimin e asaj dite qė e kishte ngacmuar tė vinte kėtė mėngjes nė parkun e vogėl. Hodhi sytė andej kėtej dhe, i gjendur midis shkurreve tė ligustrave tė krasitura si ca mure tė gjelbėr nė tė dy anėt e rruginės, iu desh tė shkėmbehej me kėta dy ushtarakė tė panjohur dhe pastaj tė vazhdonte sėrish nė qetėsi tė merrej me kujtimet e asaj dite?

- Pa shih, profesori! Oh, sa mė gėzove profesor! - nisi tė flasė ushtaraku i parė, trupgjatė dhe fytyrėzeshkėt, me flokė tė qethura shkurt.

Mėsuesi sikur u zgjua nga njė ėndėrr. Mė kot vrau mendjen tė zbulonte cili prej nxėnėsve tė tij shfaqej te fytyra e njeriut me uniformė ushtarake. Jo, nuk i binte qė nuk i binte ndėrmend.

- Ky ėshtė profesori im i matematikės,- iu drejtua ushtarakut tjetėr fytyrėzeshkėti buzagaz,- njeri i ditur dhe shumė zemėrmirė, pavarėsisht se nė orėt e tij ne humbnim gati njė litėr gjak nga frika e ekuacioneve dhe tė sistemeve. Dhe pėr t?i dhėnė njė ēikėz mė shumė humor takimit, imitoi zėrin e mėsuesit tė vjetėr:

- Pa hė, tani shkruani: Cili ėshtė llogaritmi i kosinus alfės?

Mėsuesi i vjetėr buzėqeshi lehtė, sepse dėgjoi i mallėngjyer shprehjen e tij tė vjetėr.

-Nuk mė thoni pėrse keni dalė kaq herėt, profesor?

-Ah, mor bir, papritur m?u kujtua se si sot pesėdhjetė vjet mė parė kam marrė pjesė nė provimin e maturės sė parė tė gjimnazit tė qytetit. Kjo ditė ka qenė atėherė njė festė e vėrtetė. Po e festoj nė vetmi ditėn e provimeve tė para me nxėnėsit e mi, por atė natė nuk vura gjumė nė sy dhe e prita agimin e mėngjesit tė vinte nė njė nga kėto stola.

- Atėherė, profesor, duhet tė jeni me fat qė sot po takoheni me njė nga nxėnėsit qė ka dhėnė me ju ato provime.

- Mė vjen shumė keq, or bir, por nuk po mė kujtoheni cili jeni, - pėshpėriti i dėshpėruar dhe me njė zė fajtori mėsuesi.

- Sigurisht, unė tani jam gjeneral, - nisi tė flasė ushtaraku fytyrėzeshkėt duke treguar dy yjet e mėdhenj nė spaletat e arta dhe disa pllakėza tė vogla me ngjyra qė i zbukuronin gjoksin, qė, me sa dukej, dėshmonin meritat e tij.

- Dikur kam qenė nxėnėsi juaj, Qesari, nxėnėsi i klasės sė dymbėdhjetė tė gjimnazit.

Mėsuesi i vjetėr uli kryet njė copė herė dhe mė kot u pėrpoq tė vinte nė lėvizje makinėn e ndryshkur tė kujtesės.

- Qe-sa-ri, Qe-sa-ri, Qe-sa-ri? nisi tė rrokėzojė mė kot ai. Jo, jo, pėr fat tė keq, nuk po mė bie ndėrmend, - u dorėzua pastaj.

- Jam gjeneral Qesar Selvia, mėsues, gjeneral Qesar Selvia.

Mėsuesi vazhdonte tė qėndronte akoma i heshtur dhe i mbėrthyer nga sikleti duke u pėrpjekur tė ndriēonte sadopak me flakėn e dobėt tė kandilit tė kujtesės sė tij atė emėr tė mbuluar nga pluhuri i harresės.

- Pėr fat tė keq,- nisi tė sqaronte mėsuesi,- mbahen mend vetėm emrat e njerėzve mė tė veēantė, si tė them, pėr tė mirė ose pėr tė keq. Ja qė kėshtu ėshtė gatuar sita e kujtesės sonė

Atėherė gjeneral Qesar Selvia bėri sulmin e fundit, pėr ta nxjerrė nga harresa emrin e tij duke dhėnė mė shumė detaje pėr veten.

- Profesor, unė atėherė mbaja njė xhaketė me katrore dhe me kopsa tė mėdha. Tė kujtohet?

- Jo, jo, pėr fat tė keq nuk po mė bini ndėrmend,- sqaroi i dėshpėruar mėsuesi i vjetėr.

- Mė shoqėronte pėr nė shkollė njė qenush qė hante akullore! Shpesh mbaja nė kokė njė beretė ngjyrė vishnje, po kjo ju kujtohet?

- ???

- Profesor, unė dallohesha nga tė gjithė tė tjerėt, sepse i kam pasur flokėt si gjemba iriqi, - sqaroi me njė frymė gjenerali fytyrėzeshkėt.

- Gjemba i-ri-qi, ? belbėzoi mėsuesi i vjetėr duke tundur kokėn e thinjur. Pastaj, si t?i kishte fryrė njė shtrese pluhuri qė kishte mbuluar kėtė detaj nė kujtesė, shtoi me entuziazėm dhe gėzim:

- Po, tani mė vjen ndėrmend se dikur kam pasur njė nxėnės qė i kishte flokėt si gjemba iriqi, por tė them tė vėrtetėn, nuk ju kujtoj dhe aq qartė.

- Profesor, do t?ju them edhe diēka tjetėr qė shpresoj se do ta risillni nė kujtesė patjetėr, - kėmbėnguli gjenerali. Por, pėrpara se tė fliste, iu drejtua togerit qė qėndronte gatitu dy hapa pas tij:

- Zoti toger, largohuni pesė hapa prej kėtej!

- Si urdhėron, zoti gjeneral!- iu pėrgjigj pa e bėrė dysh urdhrin e eprorit duke nderuar togeri dhe bėri pesė hapa prapa, sipas tė gjitha kėrkesave tė rregullores rreshtore.

Kur e pa veten vetėm pėr vetėm me mėsuesin e vjetėr, gjenerali iu afrua mė pranė dhe e sqaroi:

- Madje, profesor, pėr tė vlerėsuar aftėsitė e mia, nė ato vite shokėt e klasės mė thėrrisnin ?babuin!

- Si, si? - zgjati veshin mėsuesi i vjetėr.

- Ja, si tė them, babuin, profesor, babuin, -sqaroi sėrish gjenerali.

Mėsuesi i vjetėr tani kishte mbledhur supet pa kuptuar asgjė nga ky lėmsh i ngatėrruar.

- Por ju mė thatė se quheni Qesar, apo jo?

I mbuluar nga djersėt gjenerali iu drejtua adjutantit tė tij qė qėndronte gatitu nė largėsinė e urdhėruar:

- Toger, largohuni edhe pesė hapa tė tjerė!

Menjėherė, pas shpinės sė tyre trokėllinė nė asfalt hapat rreshtorė tė adjutantit qė zbatonte urdhrin e eprorit.

- Sigurisht, Qesar quhem nė gjendjen civile, - sqaroi me njė frymė dhe i lehtėsuar gjenerali, por cili fėmijė nuk mban njė nofkė tė vėnė nga shokėt dhe shoqet e klasės? Si mund ta parashikonin ata karrierėn time ushtarake? Pa pyesni njė herė edhe kolegėt tuaj pėr fėmininė e ministrave tė sotėm apo tė burrave tė shtetit?

Fytyra e mėsuesit tė vjetėr tani ishte prishur pak, ndaj dhe gjenerali e pa tė nevojshme tė sqaronte:

- Sigurisht, mė thėrrisnin kėshtu pėr aftėsitė e mia tė rralla. Isha aq i shkathėt, saqė asnjėherė nuk kam hyrė nga dera nė klasė si tė gjithė shokėt e tjerė, por nga ulluku i shkarkimit tė ujėrave dhe nga dritarja e klasės. Me njė fjalė, vetėm unė mund tė kacavirresha ashtu, tamam si ata? babuinėt, d.m.th., majmunėt e tropikut, - u pėrpoq tė vinte buzėn nė gaz ushtaraku.

- Ndoshta jeni me tė vėrtetė ai?. babuini, siē thoni edhe vetė?- foli mėsuesi i rėnė nė mendime dhe i dėshpėruar qė dikush i kishte prishur sot kujtimin mė tė ėmbėl tė jetės, pėr tė cilin nuk kishte bėrė gjumė as njė natė, para pesėdhjetė vitesh, as natėn e kaluar.

- Profesor, mund tė mė thėrrisni edhe ashtu, si dikur, babuin, - i propozoi gjenerali pa harruar tė urdhėronte mė parė adjutantin tė largohej edhe pesė hapa tė tjerė.

Ndėrsa adjutanti u largua prej tyre edhe pesė hapa tė tjerė sipas kėrkesave tė rregullores rreshtore dhe gati po humbiste nga sytė e bashkėbiseduesve, mėsuesi u ndie i trishtuar se kishte humbur orėt e kėtij agimi magjik, tė cilin ndoshta po e shihte pėr herė tė fundit nė jetėn e tij. Pėrballė malit qė ngjante si njė teatėr i lashtė, si tė kishte ngritur papritur dikush njė perde, dielli po pėrskuqte retė.

Me dėshirėn pėr t?u ndarė sa mė parė nga ai dhe pėr tė shijuar nė vetmi ngrohtėsinė e diellit shkėlqimtar, heshtjen e paqtė tė kėtij vendi tė shenjtė, kėtė udhėz lulishteje tė heshtur qė shkelej pėrditė nga hapat e njerėzve, nė ditė gėzimi e trishtimi, mori guximin dhe e pėrshėndeti me tė shpejtė gjeneralin me emrin e tij tė fėmijėrisė, qė si njė fill i kalbur nuk mundi tė bėjė lidhjen midis tyre:

- Lamtumirė, babuin!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME Empty Re: TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:09 am



ARIXHESHKAT
Gjatė viteve tė luftės e mė pas flitej kudo se arixheshkat hanin fėmijė tė vegjėl. I merrnin pėr dore me pėrkėdheli magjistricash dhe i gėnjenin me rruaza tė magjishme tė kuqe, tė verdha, blu, jeshile, rozė? Pasi i tėrhiqnin njė copė rrugė, nė njė vend tė pėrshtatshėm u hidhnin nė fyt njė lak llastiku nė formė gjarpri dhe... Fėmija nxihej, pastaj i dilnin sytė. Fėmija, pasi pėrpėlitej si zog, vdiste. Arixheshka e fuste nė djepin portativ prej mushamaje qė e mbante nė krahun e djathtė.

Fjala e frikshme se arixheshkat hanin fėmijė ishte pėrhapur me tėrė frikėn e saj edhe nė qytetin tonė tė vogėl dhe nė fshatrat pėrreth. Tė gjithė fėmijėt kishin njė frikė tmerruese, pėrzverdhėse. I harruan ushtarėt italianė e gjermanė. S'po pyesnin mė pėr ta, s'i kishin mė frikė. Askush nuk i trembej mė krismave dhe aeroplanėve anglezė qė vinin e bombardonin ēdo pasdite kazermat italiane e gjermane nė qytetin tonė tė vogėl. Ne fėmijėt po e nėpėrkėmbnim luftėn si tė ishte njė mace pa kthetra, e harruam, s'e kishim mė fare frikė. Frika jonė tani ishin arixheshkat dhe vetėm arixheshkat qė hanin fėmijė tė njomė. Qarkullonin gjithandej lajme tė njėjta, pothuaj. Thuhej se nė furrėn e atij apo kėtij qyteti ishte parė njė tavė me gjymtyrė fėmijėsh. Tė ishte parė vėrtet? Furrxhiu, duke e rrotulluar tavėn pėr ta pjekur mirė, kishte vėnė re njė dorė tė vogėl me gishta si mashurka. Me ta dalluar, furrxhiut i kishte rėnė tė fikėt. Kėshtu thuhej dhe unė e besoja pa dyshimin mė tė vogėl. Mė kapte njė frikė pėr vdekje. Frika mė shtohej sidomos natėn. Nata pėr mua s'ishte mė natė, por njė frikė e gjatė, e gjatė qė s' mė ndahej gjer nė mėngjes. Unė po jetoja net me fantazma tė zeza arixheshkash. Mė dukej sikur s'flija fare, sikur s'bėja gjumė, por jetoja njė frikė tė gjatė nė vend tė njė gjumi qengj fėmije.

Dhe ē'ėndrra!

Mė bėhej sikur mė ndiqnin dy arixheshka tė zeza, nė ngjyrėn e manaferrės, me mollėza mongoloide, me dhėmbė si shatė qė u dilnin jashtė buzėve tė fryra si shushunja tė fryra me gjak tė zi. Nė dorė mbanin atė llastikun nė formė laku tė pėrdredhur si nepėrkė qė ta hidhnin nė fyt e tė mbysnin. Bėja tė vrapoja, nuk vrapoja dot. Nė ėndėrr lėvizja fare ngadalė, si nė moviolė. Bėja tė vrapoja, s'vrapoja dot... Lėvizja aq ngadalė sa arixheshkat s'e kishin fare tė vėshtirė tė mė kapnin. Ai llastiku i zi, lak i spėrdredhur si gjarpėr qė mė hidhnin arixheshkat nė fyt, mė dukej mė i tmerrshėm se nepėrka e gurit nė ditėt e korrikut. Kush pyeste pėr krismat e pushkėve dhe breshėritė e automatikėve dhe mitrolozėve. Madje unė kisha qejf kur dėgjoja krisma pushkėsh, breshėri mitrolozėsh e gjėmime topash. Nga lufta tmerroheshin tė mėdhenjtė, prindėrit tanė, kurse pėr ne kalamajtė lufta mė e tmerrshme ishin arixheshkat e zeza me atė llastikun e zi si gjarpėr dhe me dhėmbėt e dalė si shatė qė po tė na kapnin, na piqnin furrave.

E keqja ime ishte se unė u besoja shumė tė gjitha lajmeve qė vinin nga qytetet e fshatrat e tjera pėr kapjen dhe mbytjen e fėmijėve nga arixheshkat dhe e keqja ime edhe mė e madhe ishte se gjithė frikėn qė mė pushtonte, qė mė drithėronte gjatė ditės dhe sidomos gjatė natės, sidomos gjatė atyre ėndrrave kur unė mezi lėvizja dhe arixheshkat mė kapnin menjėherė dhe mė vinin llastikun e zi nė fyt e mė fusnin nė atė djepin e tyre portativ prej mushamaje, tė gjitha kėto unė nuk ia tregoja askujt, as nėnės, as babait, as vėllezėrve, as shokėve... Askujt, askujt, askujt.... Frikė kisha shumė, por kėtė frikė s'doja tė ma merrte vesh askush, askush, askush... Doja ta pėrballoja vetė me veten time ditė dhe natė, gjersa ajo ishte vetėm frika ime. Mė dukej sikur vetėm unė frikėsohesha mė shumė se gjithė shokėt e mi tė vegjėl. Tė tjerėt jo?

Po sikur edhe ata ta mbanin tė fshehur frikėn e tyre para meje, siē e mbaja dhe unė para tyre? Edhe mbase, por unė s'e dija...



***



U llahtarisa njė natė nė gjumė. Bėrtita. Isha nė ėndėrr. Nėna mė pyeti e shqetėsuar pėrse u tremba aq shumė, por unė s'u pėrmenda dhe ajo s'e mori vesh qė mua mė kishin tmerruar arixheshkat. Gjithmonė unė i pėrfytyroja ato vetėm tė dy dhe tė dyja tė pandara, gjithmonė me dhėmbė tė nxjerrė pėrjashtė si shatė dhe me mollėzat e dala. M'u bė sikur mė thirrėn, sikur mė treguan ca rruaza tė kuqe, tė verdha, jeshile dhe? sapo tė mė treguan rruazat, mė ngriu gjaku nė ēast. Pėrfytyrova menjėherė llastikun e zi tė spėrdredhur si gjarpėr. M'u bė sikur mė ndoqėn. Unė bėja tė ikja, por nuk ikja, nuk vrapoja dot. Lėvizja si nė moviolė. Gjymtyrėt mė lėviznin si tė ngrira. Ato m'u afruan. Mė kapėn, mė vunė llastikun e zi nė fyt. Tani e pėrfytyroja veten tė nxirė, me sy tė dalė jashtė orbitave. M'u bė sikur ato mė futėn nė djepin portativ prej mushamaje, sikur mė ēuan nė ēadrėn e tyre. M'u bė sikur mė copėtuan e mė futėn nė njė tavė dhe tavėn e ēuan nė furrė. Mė bėhej sikur nėna mė kėrkonte. Ah, nėna, nėna e mjerė? Lajmi u pėrhap kudo se mua mė kishin mbytur arixheshkat. Nėna vajti nė gjithė furrat e qytetit gjer nė lagjet periferike. Pyeti nėse kishin sjellė arixheshkat ndonjė tavė nė furrat e tyre. Njėri nga furrxhinjtė i tregoi disa tava tė furrės sė tij? Nėna i kontrolloi imtėsisht. Kur pa kėmbėn time tė vogėl me dy gishta tė ngjitur (ajo e njohu menjėherė kėmbėn time pikėrisht nga dy gishtat e ngjitur) i ra tė fikėt.

- Duhet tė jem nė ėndėrr, - thashė me vete po nė ėndėrr. Dhe dėshiroja qė e gjithė kjo gjendje ankthi dhe tmerri tė ishte ėndėrr. Unė po shikoja ėndėrr nė ėndrrėn e frikshme me arixheshka. Nė ēastin kur m'u bė se nėnės i ra tė fiktė unė kisha klithur i llahtarisur nė gjumė...

Tė nesėrmen nėna mė tha se kisha qarė pėrgjumėsh. Mė tha se kisha pėrmendur fjalėt, arixheshka, rruaza, llastik, tavė, furrė? Unė e dėgjova nėnėn. S'i tregova gjė pėr ėndrrėn makabre, ėndrrėn kob. Sa frikė kisha, aq edhe nuk doja qė ta merrte vesh njeri kėtė frikė, qoftė edhe nėna... Netėt pėr mua u bėnė njė frikė e gjatė plot ankthe, mistere, makthe, hije arixheshkash. S'kishte natė qė tė mos mė ndiqnin arixheshkat me llastikun e zi si gjarpėr i mbledhur kulaē. Unė bėja tė ikja, po s'ikja dot.

Netėve, nėpėr gjumė, mua mė faniteshin tava me duar, kėmbė, krahė, buzė, hundė, sy tė pjekur fėmijėsh. Kėto fragmente me gjymtyrė tė pjekura shtoheshin, dendėsoheshin, sidomos kur gjatė ditės qarkullonte ndonjė ngjarje e re e kobshme me arixheshka, kur dikush binte lajmin se nė njė furrė diku ishte parė njė tavė me njė dorė fėmije. Unė bėhesha grusht kur dėgjoja njė lajm tė tillė. Pėrfytyrimet e mia aq tė kobta mė frikėsonin aq tepėr sa mė ikte gjithė gjaku, mė bėhej ujė. Mė dilte e gjallė dora e pjekur e atij fėmijės sė mbytur e therur nga arixheshkat. Pėrfytyroja dorėn time. Kisha parė gjarpėrinj uji qė hanin bretkosa. I gėlltisnin duke i thithur. Nė fillim gjarpri e hapte bretkosėn nė njėrėn kėmbė, pastaj e thithte, e thithte dalėngadalė gjersa e gėlltiste tė tėrėn. Bretkosa nė fillim kuakte fort nė formė lebetitėse. Pastaj kuakja e saj sa vinte e mekej gjithnjė e mė shumė, gjersa kuakja s'dėgjohej mė. Kur kuakja lebetitėse pushonte fare, do tė thoshte se gjarpri e kishte gėlltitur tė tėrėn bretkosėn e varfėr. Kush e di sesa bretkosa kisha shpėtuar nga gjarpėrinjtė, bollat e ujit.

Unė i krahasoja arixheshkat me gjarpėrinjtė e zinj tė ujit. Edhe ato ashtu mė dukeshin, sikur do tė mė kapnin dhe duke mė thithur do tė mė gėlltisnin pjesė-pjesė. Bretkosa kėrkonte ndihmė me kuakjen e saj, kurse unė nuk kėrkoja asnjė ndihmė, sepse s'doja t?i shfaqja askujt frikėn time qė ēdo ditė e natė po ma bėnte mė shumė gjakun ujė. Kur dėgjoja tė flitej se arixheshkat kishin ngrėnė fėmijė diku nė njė qytet ose fshat tjetėr larg, kurse nė qytetin tonė, nė lagjen time, nė periferi, s?kishte asnjė rast tė tillė, qetėsohesha. Qetėsohesha ditėn, por natėn gjumi im mbushej me ėndrra dhe ėndrrat e mia mbusheshin me makthe arixheshkash kanibale fėmijėngrėnėse. ?ndrrat e mia me frika tė zeza, me gjymtyrė tė prera fėmijėsh, tė futura nė tava; duar, gishta tė pjekur si mashurka?



***



Kur nisi tė qarkullojė pėr herė tė parė se mendimi se gjoja arixheshkat hanin fėmijė ishte njė trillim i racistėve pushtues gjermanė e italianė, mua mė doli paksa frika. Qė tė nesėrmen nė mėngjes, i ēliruar disi nga frika, shkova nė qendėr tė qytetit, atje ku italianėt kishin ngritur Dopolavoron.. Aty kishte lojėra tė ndryshme. Shiteshin edhe akullore, ėmbėlsira. I ēliruar nga frika e arixheshkave, shkoja nė Dopolavoro pėr tė parė lojėrat, por edhe pėr tė harruar frikėn qė mė ngjallnin arixheshkat. Sa u futa nė Dopolavoro, pashė lojėra tė shumta. Luēianoja, i biri i tregtarit tė qytetit, po luante bixhoz. Humbiste dhe fitonte lekė me grushte. Ndon Hamalli shtynte gjylen e rėndė qė lėvizte mbi dy shina tė ngushta. Ndon Hamalli ishte shpallur kampioni i gjyles. S'kishte burrė qė t'ia kalonte. Kishte tė rinj tė tjerė qė shtinin me pushkė sportive dhe zinin shumė pikė dhe fitonin dhurata. Kėta ishin ēirakėt e kasapėve apo tė kallajxhinjve tė qytetit.

Shkova te vendi im i preferuar, ku shiteshin akulloret. Aty shitej njė lloj akullore e ēuditshme si lesh xhami (si ato qė shiten sot ndanė trotuareve dhe qė quhen pambuk sheqeri).

Kėtu kishte shumė njerėz. Jepje njė monedhė dhe akulloreshitėsi tė jepte akulloren e ēuditshme si lesh xhami. Ata e lėpinin. Mė shumė se sa nga nepsi, unė kisha njė kuriozitet tė jashtėzakonshėm tė provoja se si ishte ajo lloj akulloreje. Isha gati t?i lypja njė akullore italianit qė e shiste, por ai ishte italian dhe mua mė vinte turp t'ia kėrkoja. Kjo dėshirė ishte e diēka e pėrditshme pėr mua. Ēdo ditė unė rrija aty ku shitej akullorja e ēuditshme dhe lėpija buzėt. Tė tjerėt e lėpinin akulloren, unė i shihja dhe goja mė lėshonte lėng. S'kisha ndonjė neps kushedi ēfarė. Kisha vetėm kuriozitet... Shkova prapė tė nesėrmen nė Dopolavoro. Pasi kalova aty ku shtyhej gjylja, aty ku gjuhej me pushkė sportive, ku luhej lotari dhe u ndala te vendi im i preferuar, aty ku shitej ajo akullorja e ēuditshme. As sot nuk e kuptoj pse s'i kėrkoja lekė babait ose pse s?i kėrkoja vezė nėnės pėr tė blerė njė nga ajo akullorja e ēuditshme. Tė gjithė hanin. Unė shikoja. Kushedi sesi duhej tė ishte ajo akullore. Kushedi se ē'shije duhet tė kishte. Njė ditė gati m'u mbush mendja t'i kėrkoja italianit njė akullore, sa pėr tė shuar kuriozitetin, por m'u kujtua porosia e nėnės qė tė mos i kėrkoja kurrė askujt, asgjė, sepse ishte turp. Kur shikoja fėmijėt e atyre dyqanxhinjve e tregtarėve qė hanin akulloren e ēuditshme, mė vinte plasja, mė vinte qė t'ua rrėzoja nga dora. Si nuk po mė jepej rasti tė haja njė, aq sa pėr ta provuar sesi ishte. Kishte dhe fėmijė tė tjerė si unė qė dėshironin tė njėjtėn gjė, por e ruanin veten qė tė mos i kuptonte njeri se ishte turp tė kulloje sytė, pa le pastaj tė kėrkoje apo tė lypje.

I harrova pothuaj arixheshkat. S'mė shfaqeshin nė ėndėrr. Edhe kur mė shfaqeshin, mė pėrkėdhelnin. Mė bėhej sikur mė thoshin se ishin gėnjeshtra, trillime, sajesa djajsh ato qė thuheshin pėr to dhe mė merrnin pėr dore e mė ēonin atje tek ajo akullorja e ēuditshme si shtėllungė pambuku. Ato mė blinin njė nga ajo, akullorja e ēuditshme, me lekėt e lypura andej e kėtej dhe unė kėnaqesha, kėnaqesha. Tani unė kėnaqesha dyfish: kėnaqesha se haja akulloren qė kisha dėshiruar prej ditėsh dhe qė kėtė akullore po ma jepnin pikėrisht dy arixheshkat qė mė kishin tmerruar pėr net tė tėra. Nė thellėsi unė prapė kisha njė farė frike prej tyre dhe mbase, ai gėzim aq i madh, shprehje e kėsaj frike ishte. Unė i adhuroja arixheshkat tani dhe ky adhurim mbase mė vinte nga frika, sepse nuk ndihesha ende krejt i lirė.

?ndrrat e mia po mbusheshin tani me akullore tė bardha nė vend tė arixheshkave tė zeza, dikur shtriga, lubi pėr mua. Po kur do ta provoja vallė njė nga ato akulloret? Vinin tregtarėt, merrnin njė, dy dhe i lėpinin. Unė i shikoja. Mė dukej sikur lėpinin njė shtėllungė pambuku tė shkriftuar. Njė ditė ishte vapė. Mė duket ishte korrik. Vendosa t'i kėrkoja akulloren italianit. Por m'u kujtua pėrsėri porosia e nėnės dhe ndėrrova mendim. Po sikur tė shkoja tė shkulja bar, t'ia shisja karrocier Tokut dhe me ato lekė tė blija njė nga ajo akullorja e italianit. Kėshtu mendova. Kėshtu do tė ishte mė mirė. Ne ishim tė varfėr, por mundoheshim ta fshihnim varfėrinė. Prindėrit na porosisnin tė mos kėrkonin e tė mos pranonim asnjė kafshatė bukė po tė na e jepte dikush. E vendosa nė mendje. Do tė shkulja bar. Te Shelgu i Ēelės kishte shumė bar. Atje do tė shkoja. Do tė shkulja njė dėng tė madh. Do t'ia shisja karrocier Tokut dhe do tė blija akullore tė italianit i Dopolavoros. Puna ishte qė tė provoja akulloren e ēuditshme tė italianit, sepse akulloret e Petro Papait i kisha provuar. Edhe dėborėn me pekmez qė sillnin beratasit nga Tomori, e kisha provuar.



***



Sapo u bėra gati tė nisesha pėr tė shkulur bar, kur befas, nė sheshin e Dopolavoros, u dukėn dy arixheshka. Tė dyja tė reja, tė bukura si dy zana, me fustanet me fruta, me vėth tė verdhė, plot gjerdanė rruazash tė kuqe, gurėkali. Gjerdanėt e rruazave harkoheshin si ylbere nė gushėn dhe gjoksin e secilės.

- Arixheshkat ? bėrtitėn tregtarėt.

- Bjeruni me gurė, ? na thanė tregtarėt ne kalamajve.

- Bjeruni se ato hanė fėmijė, ? bėrtitėn tregtarėt.

- Bjeruni se ato hanė fėmijė, - thanė njėzėri tė gjithė tregtarėt.

Pėrreth kishte shumė fėmijė tė vegjėl, tė leckosur.

- Bjeruni, ? na thanė tregtarėt dhe dolėn nga dyqanet.

Askush nuk po qėllonte nga fėmijėt.

- Bjeruni me gurė, ? bėrtiti tregtari Petro,- ato hanė fėmijė.

- Bjeruni se do t?ju hanė, ? tha tregtari Ruhi barkmadhi.

Askush nga fėmijėt s?po qėllonte. Tė gjithė qėndronin si tė hutuar, si tė frikėsuar. Ndoshta dhe atyre u dilnin pėrpara syve imazhet e tavave me gjymtyrė fėmijėsh; me gishta, duar, kėmbė?

-T'u japim lekė, ? tha tregtari Petro.

-T'u japim lekė, ? tha Ruhi barkmadhi.

Tregtarėt hodhėn tufa monedhash prej letre nė ajėr dhe ato ranė nė tokė tė shpėrndara si gjethe plepi. Kartėmonedhat sikur na bėnė magji. Ne i morėm. Mora dhe unė njė monedhė. M'u kujtua akullorja. Me tė blihej njė akullore nga ato tė italianit.

- I qėlloni, ? bėrtiti Ruhi barkmadhi.

-Qėlloni mbi arixheshkat, ? bėrtitėn edhe tregtarėt italianė tė Dopolavoros.

Tė gjithė fėmijėt kapėn nga njė tjegull, nga njė gur dhe qėlluan mbi dy arixheshkat. Unė u shtanga. Po shikoja njė kėrdi tė vėrtetė. Njė breshėri e kuqe tjegullash, pėrzier me njė breshėri gurėsh tė bardhė ra mbi arixheshkat dhe i mbuloi ato. Pashė vetėm qė ato mundoheshin tė mbronin kokėn me duar, por duart nuk mund tė mbronin dot kokat e tyre.

Tė dy arixheshkat tė pėrgjakura ikėn me vrap. Rrėketė e gjakut binin nga fytyrat e tyre si vargje rruazash tė kuqe, rridhnin nėpėr trupin e tyre tė bukur. Rrėketė e gjakut qė buronin nga fytyra, koka pikonin nėpėr trup pika - pika. Pikat e shumta tė gjakut ngecnin nė flokė, nė palat e fustaneve. Mua mė tmerroi ai gjak qė dilte nga ato fytyra tė zeshkėta. Dukej sikur arixheshkat morėn flakė dhe unė pashė qė ato dy flakė vraponin pėr t'u shuar diku...

Tregtarėt dhe italianėt qeshnin dhe pėrgėzonin turmėn e fėmijve.

- Bravissimo ragazzi, bravissimo.

- Ju lumtė ēuna, ju lumtė, ? thoshin edhe tregtarėt shqiptarė.

Unė e hodha kartėmonedhėn pėrtokė ose ajo mė ra vetiu nga dora ...

S'mė vinte mė mendja pėr atė akulloren e ēuditshme tė italianit...



Faslli Haliti
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME Empty Re: TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:10 am



P?R KONKURSIN LETRAR
K O R B I N A



- t r e g i m -





MIHALLAQ QILLERI

Mė pėlqen tė shkruaj pėr njė korb mali. Kėta lloj shpendėsh tė zinj, ndryshe nga ata qė jetojnė ndėr fusha e qytete, kanė madhėsinė e zhgabonjės. Nė Kurvelesh, sipėr, njė krahinė aq pranė qiellit sa edhe retė jetojnė me njerėzit, ku dėbora e dimrit dhe bari i shpateve tė maleve fshijnė njėri-tjetrin, sikundėr vdekja ėshtė nė kufi me jetėn, ndėrsa egzistenca e gurėve, humnerave, bagėtive, njerėzve tė ashpėr, shpendėve tė qiellit, e kafshėve tė tokės, tė trondisin me thjeshtėsinė dhe madhėshtinė njėherazi. Atje pata rastin ta shihja korbin e madh i cili, shpeshherė, mė zgjonte njė lloj trishtimi nga mėnyra se si e shpatonte ajrin e ftohtė e tė kthjellėt dhe ndonjėherė fluturonte mbi kokėn time me aq tėrbim, sa kishe pėrshtypjen se tė binte qielli mbi kokė. Por kjo nuk ndodhte pėrditė. Ose ai mundej tė fluturonte bri meje, unė me kėmbė nė tokė, e ai nė ajėr dhe tė bėja sikur nuk e vija re. Ky ishte me siguri njė paragjykim dhe mua mė pėlqente ta fshija. Pėr habi, njė pasdreke, kur po hyja brenda ledhit tė shtėpisė sė hallė Mersos, pashė njė tė tillė mbi degėn e tharrė tė njė goriceje, tė cilėn gruaja e kishte prerė ka kohė dhe e kishte harruar mbi gurė. Ishte aq afėr meje, nuk u tremb aspak kur i kalova pėrbri. U ngjetha. Kishte njė pamje tė llahtarshme dhe ishte aq i madh sa besova se nuk i pėrkiste racės sė tij. Mė kruspullosi idea se sė toku me tė kishte mbėrritur edhe njė mandat i keq. Nuk bėra pėrpjekjen mė tė vogėl ta trėmbja. Pėrshkova oborrin kokėulur sikur tė mos e kisha vėnė re. Brenda meje vezullonin ca sy tė vegjėl, tė kuq, zhbirues, pėrzhitės dhe njė drithmė e habitshme ma pėrshkoi gjithė trupin. Fantazma e tij kishte mbetur tanimė nė trurin tim si njė njollė e zezė, vėrtetė e vogėl sa njė mizė qė kishte ngordhur, por qė ngjallej sa herė rastiste tė mė kujtonin nga poemėn e Edgar Po. Klithma pas perdeve tė mėndafshta., ajo kurrrė-mė e pėrsėritur e poetit, trishtimi dhe ėndja pėr ta ndjekur tė keqen ciklonin qė nga rinia ime..Megjithatė intuita e tanishme nuk e pėrqaste aspak shpendin tronditės me njė gangster qyteti. Ky qė mė vėshtronte qetėsisht, i patrembur sikur mbartte paqen e pasvdekjes, ishte njė qėnie-midis. Gruaja, nė shtėpinė e sė cilės jo vetėm banoja, por edhe mė gatuante e unė e paguaja si kuzhinjere, e vuri re menjėherė frikėn time. Mė nguli sytė, nė cepat e buzėve tė saj sesi lėvizėn dy rrudhėza tė imta, por menjėherė hoqi dorė nga dėshira pėr tė mė thėnė atė qė mendonte. Ndoshta e dinte se unė kthehesha nga mali tepėr i urritur dhe nuk ua kisha ngenė historive tė saj. Sepse nuk kishte ditė tė mos mė tregonte nga njė syresh.

Duhej tė kisha ngrėnė thuajse gjysmėn e pjatės me fasule, ndihesha mė pak i trishtuar, me sa vinte re ajo, sepse erdhi e u ul afėr meje, nė shesh, nė krahun pėrballė tė sofrės dhe tha shkurt.

- ?shtė femra..

- Cila femėr ? - pyeta i habitur

- Ajo qė priste jashtė, - shtoi gruaja duke pėrshkuar dorėn e saj nėn shaminė e pėshtjellė rreth gushės.

Nuk e kuptova pėr ē?qėnie njerėzore fliste. Rruga kishte qėnė e shkretė, asnjė frymė njeriu nuk hasa rrugės nga shpatet e Kėndervicės deri nė kėtė shtėpi. Futa njė kafshatė nė gojė dhe ajo qė e ndjeu jo vetėm hutimin, por edhe pakėnaqėsinė time, shtoi bujshėm.

- Femra qė pe tė qėndronte mbi degėn e tharė, te muri i avllisė.

- Unė atje pashė vetėm njė korb, - iu pėrgjegja.

- Njė korbinė, - ma ktheu. - Vjen gjithmonė. Dhe ka njė hall ngjethės, korba !

E pashė me vemendje. E veshur e gjitha me zeza, deri nė majė tė flokėve tė saj tė cilat nuk e dija se ē?ngjyrė kishin, pėr herė tė parė pata ndjesinė e frikshme se edhe vet ajo ishte femra e korbit. Nuk e dija nė se korbinės i kishte ngordhur mashkulli, si edhe kėsaj, por me qė hallė Mersos i qe vrarė edhe djali i vetėm nė luftėn e fundit, mė kėshilluan ta vendosja kasafortėn e dokumentave tė mia sekrete gjeologjike pikėrisht nė njerėn nga dhomat e shtėpisė sė saj. Ca gra tė tilla tė vetmuara seē shpėrndajnė sė toku me mėshirėn edhe njė lloj dėshire pėr hakmarrje.. Drithėrima tė ēuditshme mė pushtuan trupin pas kėtij mendimi dyshues. Nuk kisha asnjė dėshirė tė dėgjoja biseda tė gjata. Isha aq i lodhur sa..! Por e dija se kjo ishte e pamundur. Nė mos atė ēast, ajo do tė priste sa unė tė ngrihesha nga krevati im portativ, apo tė haja darkėn dhe do t?ia niste ngjarjes. Tė gjitha historitė qė tregonte ishin tepėr tė trishtuara aq sa e gjithė bota vinte rrotull gjėmave tė saj. E lashtė tė mė fliste ē?dinte pėr shpendin. Atė ēast mė kapi paniku. Idea se korbina tjetėr me siguri pėrgjonte nga jashtė se ē?thoshte kjo brėnda dhe lehtėsonin njera-tjetrėn, mund tė krijonte njė ngjarje tė kobshme.

Ja se si ishte historia...





Ishte vjeshtė e dytė dhe tufat e bagėtive nuk kishin zbritur ende nga malet. Nė nėntor, sidoqoftė, nisnin pjelljet e para dhe njė qengj qė lindi pikėrisht ato ditė u bė shkaku i parė i njė fatkeqėsie. Delja e polli nė njė qafė tė ngushtė, midis dy shkėmbinjėve tė mėdhenj ku frynin erėrat dhe mjegulla dyndej sa nga njėri krah te tjetri. Pjella e njomė, e qullėt nuk kishte arritur ende tė shpihej nga qėndrimi i gjatė nė bark tė mėmės, tė ngrihej nė kėmbė e tė mbėshtetej tek ajo, kur, befas korbi i madh i maleve e sulmoi nga lart. Delja qė e ndjeu fėshfėrimėn e krahėve tė tij u hodh me tėrbim drejt grabitqarit. Ishte aq e fuqishme kjo pėrballje sa vėrtetė qengji do tė ngordhte pas pak, por edhe shpendi i zi do tė dėmtohej rėndė. Ky u shty pėr pak ēaste pranė gurėve tė bardhė qė shėnonin luginėn ndėrsa njė e lehur qeni e detyroi tė mblidhte forcat e tė zhdukej. U ngrit vetėm pak metra mbi tokė, me krahun qė i pikonte gjak dhe, i pafuqishėm siē ishte, diku ra si gur i rėndė. Klithi nga dhimbja. Me njė krah tė shtrirė ai shtyhej mbi sipėrfaqen e gurtė deri sa mbėrriti nė prag tė njė zgavre. I strukur aty sikur u qetėsua. Por kur luginėn mes maleve e pėrpinė hijet dhe i ftohti i natės pushtoi gjithēka, dhimbjet iu bėnė tė padurueshme.

Britmat e kėtij dėshpėrimi shpendor i dėgjoi njė shqiponjė vigane, e vjetėr sa s?mbahej mend qėkurse jetonte nė ato male e cila po kthehej atė kohė nė folenė e saj. Ajo nderi fort krahėt nė fluturim, u rrotullua dy-tri herė mbi shkėmbinjtė derisa dalloi vendin nga vinte klithma e korbit. Iu afrua, rrahu krahėt dhe eci pak metra pėr ta arritur.

- Ē?tė ka ndodhur, miku im i gjorė?, - pyeti me zė tė thellė.

- Fatkeqėsi, - iu pėrgjegj duke rrėnkuar korbi i plagosur.- Dhe nuk e di se kur mund tė mbaroj kjo..Mė e madhja gjėmė qė mund t?i ndodh njė shpendi. Jam vrarė rėndė nė krah.

- U pėrplase gjėkundi, miku im?, - donte tė dinte mbretėresha e maleve.

- Diēka e tillė, zonjė,- u pėrtyp korbi.- Njė dele e egėr mė vėshtroi me zili tek fluturoja dhe pasi mė kėrcėnoi disa herė. Dhe kur unė pata rastin tė ulesha pėr njė ēast mbi njė copė mishi tė hedhur aty, ajo mė sulmoi.

- Prapėsi, - qeshi me bujė shqiponja.

Korbi u drithėrua. Ta kishte parė vallė kjo gėrdallė plakė, me sqep aq tė shėmtuar, ē?kishte ndodhur nė tė vėrtetė?

- Nuk ka pėr tė ndodhur mė, tė premtoj,- nisi tė lutej shpendi i plagosur mes dhimbjesh.- Kurrė-mė.! Vonė e mėsova se ajo copė mishi nė tė vėrtetė qe qengj i sapo lidhur dhe ishte pjellė e saj. Oh, po ai kishte ngordhur pa lindur, mbretėreshė! Ndoshta kėshtu do tė bėje edhe ti. Pastaj isha aq i urritur, aq i urritur..Puna ėshtė se nuk di se si do tė mund fluturoj pėrsėri..

Shpendi i madh, krenar ēukiti krahėt me sqepin e tij dhe vėshtroi qiellin. Po mbinin yjet. Diku larg ndihej njė zile e vetmuar qė prishte qetėsinė e majėmaleve. Vendi ku po dergjej korbi po nxinte ngadalė dhe ajo tani mezi e dallonte.

- S?tė ndihmoj dot, miku im, - tha shqiponja.- Nuk e di ē?do tė thoshje po vinte dikush e tė grabiste zogjt e folesė tėnde...

Nderi krahėt, u duk sikur eci njė copė herė, pastaj ajėri i lehtė u pėplas pas tokės.

Kaluan disa muaj. Tufat e deleve e kishin lėnė malin, poshtė nė luginė dimri ishte ulur kėmbėkryq, ujėrat e pėrrenjėve gurgullonin tė shkumėzuara nga tretja e dėborės. Korbi qe shėruar plotėsisht. Njė dashuri misterioze me shpendin-mashkull tė plagosur e bėri korbinėn tė lindtte plotė shtatė zogj dhe me tė sė bashku tė ndėrtonte njė fole me gjemba mbi pemėn e lartė tė pyllit pėrskaj fshatit. Gjindja kishte ngrirė e tėra. Pemė tė zhveshura, era qė fėrshėllente bujshėm, jeta e gjėsė sė gjallė sikur kishte stepur edhe ajo nė njė pikė tė palakmueshme. Korbi e korbinja ngrohnin njėri-tjetrin mbi trupat ende tė brishtė tė zogjėve tė tyre tė urritur. Herė-herė ai kishte vrejtur shqiponjėn e madhe tė endej fluturimthi mbi atė majė peme tė ēveshur, por ajo nuk qėndroi asnjėherė. Mbretėresha zhdukej ditė tė tėra dhe korbi e ndjente se kjo plakė gėrmuqe dinte tė fluturonte ende. Doli disa herė pėr tė kėrkuar ushqim. Por kthehej sqepbosh. Zogjt e vegjėl, tė zez, me krah tė shkurtėr, tė ēveshur e tė shėmtuar, cicėrinin sa e shihnin e hapnin grykėt e urritura t?u shtinte ndonjė gjė babai-korb.

Dimri po egėrsohej. Dėbora tani kishte mbuluar tė gjitha rrugėt, madje edhe shtėpitė mezi shquheshin. Era e fortė pengonte fluturimin e tij, ndėrsa plaga e vjetėr i therrte. Nė fshat askush nuk i donte korbat. Ai e dinte se mė shumė vlente njė harabel, tė cilit fėmijtė i hidhnin thėrrime buke, ndėrsa korbat u shtinin me llastiqe, sa herė shfaqeshin mbi kurizet e kafshėve tė trasha. Kjo urrejtje e njerėzve e kishte acaruar shumė korbin. Njėri nga zogjtė ngordhi. Korbinja e kapi me sqepin e saj dhe e hodhi jashtė folesė. Tri tė tjerė ishin tepėr tė sėmurė dhe me siguri nuk do t?i gjente pranvera.

Nė njė nga ato ditė tė trishtuara ai po kthehej sqepbosh nga udhėtimi i tij i lodhshėm kur, befas, pa diēka tė ēuditshme. Njė grup fėmijsh kishin pastruar dėborėn e patėn ndezur njė zjarr. Flaka po shndėrrinte mbrėmjen qė po binte me shpejtėsi. Me sa shihej diēka piqnin nė tė, sepse shpendi ndjeu erėn e njė mėlēie. Ai u rrotullua disa herė mbi atė zjarr, diku hasi degėn e njė peme pylli dhe u drithėrua nga dėbora qė u shkund rėndė-rėndė dhe u zhduk pėr disa minuta. Fėmijtė qeshnin me tė madhe. Njėri syresh e kthente mėlēinė e pjekur tė lopės sa nga njėra anė nė tjetrėn me njė shkop tė hollė dhe korbi i ngratė gati sa nuk po ēmendej nga uria. Nuk duroi mė. Duhej tė bėnte diēka tė guximshme pėr vete e zogjt e tij, edhe sikur kjo t?i kostonte jetėn. Mori vrull dhe u sul pingul mbi zjarr. Para se fėmijtė e habitur tė kuptonin se ē?qe ajo hije e papritur qė ra mbi ta, korbi fluturoi drejt pyllit me mėlēinė e madhe nė sqep.

Nė fole e pritėn me klithma gėzimi. Ai kakarriti ashpėr, frika, por edhe pesha e mallit qė kishte sjellė e patėn lodhur shumė dhe e lėshoi mėlēinė gjysmė tė pjekur nė mes tė folesė. Zogjt e urritur nisėn ta ēukitnin menjėherė. Baba-korbi qėndronte nė skajė tė shtėpisė sė tij dhe shihet me krenari korbinėn. Mėma ishte larguar nga foleja pėr t?i lėnė vend thesarit tė shumė pritur. Papritur njė tym i bardhė nisi tė shpėrthente nga fundi i folesė. Por zogjtė dhe ai, tė urritur sa mė s?bėhej, nuk donin t?ja dinin nga kjo. Ata ēukitnin e ēukitnin pa pushin nė ushqimin e shijshėm pa pyetur shumė pėr tymin. Befas, flaka shpėrtheu menjėherė. Degėt e thata tė folesė i dhanė aq fuqi zjarrit sa shtėpia me gjėmba u dogj nė ēast. Zogjtė e vegjėl u shkrumbuan, ndėrsa korbit tė madh, nė pritje pėr tė shijuar diēka nga sakrifica e tij e madhe, iu dogjėn krahėt

Hallė Mersoja thotė se pėrfund mėlēisė sė vjedhur kishte mbetur njė thėngjill i ndezur nga zjarri i fėmijve...

Derisa tė ikja nga ai vend korbina vinte e ulej nė degėn e tharrė tė shtėpisė sikur ta dinte se ajo dhe gruaja aty brenda kishte pasur tė njėjtėn fatkeqėsi...



1985-2005
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME Empty Re: TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:11 am

LAKURIQ SONTE
LAKURIQ SONTE! Pėrpara hėnės dritėprerė tė etur pėr hakėrrim, zgjas thonjtė tė grric trysninė e nxehtė. Nėn kėto linja tė zbuluara ka pluskime epshndjellėse qė vrasin intrigėn e moralit dhe mbulojnė vajin e enigmės sė natės. Sonte lakuriq! Ashtu si skllavja e vampirėve legjendarė me shikim dridhėrues qė prek lėkurėn e virgjėr tė agimit. Me shikimin drejt Perėndisė, pėrunjem nė gjunjė pėr tė marrė shuplakėn e fundit dhe brenda meje cingėriset dėshira pėr ta dėrrmuar mallkimin, prejėn dhe ēarēafėt e agonisė.

Lakuriq sonte !

Pa trėndafila dhe luleshtrydhe nėpėr trup, ashtu e zbrazur e me flokė tė derdhur egėrsisht mbi lėkurėn brune, me buzė kafshuar si portokalle e pjekur, mblidhem pėr tė shprehur konsideratėn ndaj ironisė therėse tė njeriut kafshė.

Lakuriq sonte! Do tė plotėsoj tablonė e fatit tim me ngjyrat mė tė ndezura: helm, zjarr, thika dhe dinjitet i poshtėruar qė nė zgrip. Ky glob ėshtė njė Tokė e nxirė qė pret kėtė trup t?i jap shikim hienave, gjarpėrinjve, bushtrave bashkė me tigrat dhe panterat.



Lakuriq/Lakuriq/Lakuriq



Pėr t?i ngopur sytė e tė epshuarve, pėr ta kurthur diellin nė mėkat, pėr tė vyshkur zambakėt, pėr t?i kėputur sqepat e shqyer. Fshehtazi, thumbi i tė mallkuarve nis tė depėrtojė midis shelgjesh e pellgjesh tė fjetur, tej pėrtej kollonash antike, pėrmes pallatesh e tendash, pėrqark shatėrvanesh, pėrmes gjumit, rrėkezave tė imazhit, duke nxjerrė shkumė jeshile e duke ēakėrruar si i marrė nėpėr udhė.

Vetėm kėshtu?

Oh? Zot! Do tė vrapoj lakuriq kudo dhe universit do t?i jap kristalet e syve, regėtimat e flakta tė shpirtit. Do tė rrėmbej me valė magjike ujėrat e deteve, oqeaneve pėr tė larė pasqyrat e qiejve gjer nė vezullim. Do t?i jepja zėrit ngjyrė qė ta zgjoja dhe dritė shpellave tė antikitetit.

Dhe ti, zot, arkitekt i pėrrallės time tė bukur, do tė shfaqesh lakuriq para meje. Do tė shuaje diejt dhe hėnėn, bukurinė dhe errėsirėn duke mpirė botėn e trishtė me njė psherėtimė tė mbytur. Ti mė copėton napėn e e brymės dhe m?i zverdh qerpikėt.

Lakuriq sonte! Lodhem dhe ashtu nė vetėdije i ofroj trupit, plot njolla gjaku, shkoj drejt vetėshkatėrimit.

Brinjėthyer zemrėn e degdis nė ėndrra tė lavdishme ?Zoti mė ruajt!



Ariola Umizaj
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME Empty Re: TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:13 am

Faslli Haliti
Pėr njė gjysmė dielli

tregim



Mė nė fund, Tare Kaloēi iu pėrgjigj ftesės pėr garė sė Dalip Sheqit. Edhe Dalip Sheqi, ashtu si Tarja e kishte bėrė me porosi belin e tij te kovaēi, me qėllim qė beli tė futej sa mė thellė e tė mbante sa mė shumė dh?. Ishin vitet pesėdhjetė, kur kanalet hapeshin me bela e lopata, siē e thoshte dhe vetė kėnga : ''Me kazma lopata njė nga njė do shkojmė / pėrpara Enverit do parakalojmė". Punėtorėt qė hapnin kanale, i hapnin garė njėri-tjetrit pėr tė fituar flamurin e kuq tranzitor qė qėndronte i ngulur nė mezhdėn e kanalit, pranė punėtorit qė e kishte fituar. Flamuri tranzitor, ishte njė lloj stimuli moral qė kishte njė forcė tė ēuditshme, misterioze, qė ia kalonte edhe forcės sė lekut. Njė copė beze e kuqe dhe njė copė shkop ishte? Por, nga i vinte vallė ajo forcė e ēuditshme qė e lakmonin tė gjithė? Mos vallė nga ngjyra e kuqe qė simbolizonte tė kuqtė nė pushtet dhe kush e fitonte, bėhej mė i afėrti i pushtetit, fitonte pėrkrahjen e tij, sigurinė, paprekshmėrinė? Edhe dekoratat e punės nė gjoks, po kėtė magji, po kėtė forcė tė mistershme kishin? Leku, nė ato vite zije, kur njerėzit vuanin pėr bukėn e gojės, nuk vlente asnjė lek. Punėtorėt qė hapnin kanale, ishin punėtorė tė rėndė, ishin eskavatorėt e kohės. Po kur do tė bėhej vallė ēlirimi i njeriut nga mundimi e stėrmundimi shekullor?

Gara do tė bėhej tė nesėrmen nė Fushėn e Labotit, buzė Kėnetės sė Tėrbufit. Pėr garėn flitej gjithandej. U mor vesh nga tė gjithė se i riu nga Shegasi, i kishte hapur garė Tare Kaloēit, punėtorit qė bėnte ēdo ditė tre- katėr norma kanal, mė shumė se punėtorėt e tjerė tė Bonifikimit. Po flitej si tė ndeshej Gjergj Elez Alia me Bajlozin. Unė u bėra me Dalip Sheqin. Sepse mė dukej mė i pakėt nė trup, prandaj doja qė ai ta fitonte patjetėr garėn. Mė ka pėlqyer e mė pėlqen qė tė jem pėrherė me palėn e dobėt. Doja qė Dalip Sheqi, t'ia thyente turinjtė atij Tare Kaloēit qė mburrej shumė me ato alamet shpatulla dhe me atė hundėn me gropa-gropa si tė njė boksieri. Tare Kaloēi kishte filluar tė mburrej shumė, ngaqė fotografia e tij qėndronte nė tabelėn e nderit nė qendrėn e emulacionit tė ndėrmarrjes sė Bonifikimit, qė ngrihej nė ballė tė qytetit. Pėr tė fliste Radio-Tirana, shkruanin gazetat? Duke mbajtur anėn e Dalip Sheqit, mua mė dukej sikur do t'i jepja atij fuqinė e domosdoshme pėr ta mundur Tare mburravecin. Mė dukej sikur unė do tė isha ai guri i vogėl i kandarit apo ai miu i pėrrallės ''Plaku dhe rrepa'', pa pjesėmarrjen e tė cilit nė shkulje, s'do tė ishte shkulur kurrė rrepa e kuqe. S'mė durohej. Doja qė gara tė fillonte sa mė shpejt. Vetėm unė dhe Ceni i Tefikut ishim nė anėn e Dalip Sheqit. Tė tjerėt ishin me kampionin, Tare Kaloēin, me eskavatorin e kanaleve, siē e quanin Taren disa tė tjerė. Pėr tė kishte shkruar edhe gazeta ''Zėri i popullit'', qė nė atė kohė si me magji nė ēast tė bėnte kreshnik. Pėr mua ka shkruar ''Zėri i popullit'', u mburrej tė tjerėve, Tare Kaloēi?dhe borroēitej si njė dem i kuq? duke e ndjerė veten tė afėrt me pushtetin.

Thuhej se ata qė ishin futur nė garė pėr Tare Kaloēin e kishin pėsuar keq. Njėri prej tyre, pas garės, kishte zėnė dy-tre muaj shtratin, sepse i lėvizi nga vendi njė nga unazat e shtyllės kurrizore, kurse njė tjetėr e kishte pėsuar edhe mė keq dhe iu desh qė tė ecte gjithė jetėn me karrocėn e invalidit, si viktimė e garės me Tare Kaloēin? Po sikur ta pėsonte edhe Dalip Sheqi, siē e kishin pėsuar dhe ata tė tjerėt, apo ta pėsonte edhe mė keq akoma? Unė dhe shoku im Ceni, i trembeshim shumė kėsaj gare, pasi Dalip Sheqi s'kishte trupin e Tare Kaloēit. Dalipi kishte vullnet, kėmbėngulje, por kėto nuk mjaftonin e nuk pėrputheshin me fizikun e tij qė s'ishte i njė peshe me atė tė Tare Kaloēit. Ishte sikur tė rrokej njė mundės i peshės sė rėndė me njė mundės tė peshės sė lehtė.

Gara nisi tė hėnėn nė mėngjes herėt. Ishte mesi i muajit maj, prag qershori. Secili nga dy punėtorėt nė garė, duhej tė hapte pesėmbėdhjetė metra kub kanal. Njė hata e vėrtetė pėr atė kohė. Kohėzgjatja pėr hapjen e kanalit u caktua diell me diell. Ai qė do ta fitonte garėn, do tė merrte flamurin tranzitor, zbukuruar me xhufka tė verdha mėndafshi anash.

Tė gjithė barinjtė ishin tifozė pėr Tare Kaloēin, pėrveē meje dhe Cenit tė Tefikut, qė ishim me Dalip Sheqin. Dalipi kishte mbetur jetim qė i vogėl. Pėrveē nesh, ai nuk kishte asnjeri tjetėr, as motėr as vėlla. Ishte rritur nė strehėn varfėrore dhe jetonte nė barrakėn e punėtorėve tė Bonifikimit.

Vendi ku do tė hapej kanali ishte piketuar me kunja marine. Nė dy anėt e vendit ku do tė hapej kanali, zgjateshin dy fije spangoje. Pritej tė dilte dielli prapa kodrave tė Dumresė, qė secili tė ngulte belin e parė.

Me tė dalė paksa dielli mbi kodrat e Dumresė, nisi gara...

Vendi ku hapej kanali ishte gjithė luleshqerra, bar tė ri pranveror dhe plot lastarė tė njomė laboti. Gjatė gjithė dimrit, fusha para kėnetės qė ne e quanim fusha e labotit, sepse nė pranverė ajo mbushej me labot, kullosnin njė mori patash tė egra. Patat e mbulonin fushėn me glasa, e plehėronin atė dhe nė pranverė aty harbonte laboti, lastarėt e tij zgjateshin dheras, shtriheshin rrafsh me tokėn dhe krijonin njė tapet tė blertė. Nė pranverė aty kullosnin lopėt, pas daljes nga ujėrat e kėnetės. Laboti ishte disi i njelmėt dhe lopėt, pasi ishin ngopur me kallam tė njomė kėnete, duket se njomnin e shpėlanin gojėn me tė. Ne barinjtė e vegjėl, nė kėtė fushė luanim top, cingli dhe dokrri.

Kanali kullues i Myzeqesė hapej pėr tė pėrthithur gjithė ujėrat e fushės. Ai do tė pėrshkonte tejpėrtej fushat e Myzeqesė dhe do tė vinte tė derdhej nė kėnetėn e Tėrbufit. Kėtu buzė kėnetės kanali zgjerohej shumė, por edhe bėhej i cekėt, i cekėt, fare i cekėt, gjersa thellėsia e tij shkonte nė zero.

Kėmbėt e dy punėtorėve nė garė zhubravisnin luleshqerrat dhe barin e blertė tė fushės. Mua mė vinte keq pėr lulet dhe barin, por ajo ishte garė dhe asnjėri nga punėtorėt s'vinte re as luleshqerrat as barin, por secili i hidhte ato me bel tutje mbi mezhdė, sė bashku me dheun e gėrmuar. Patavrat e dheut merrnin formėn e belit, fluturonin nė ajėr dhe dukeshin si krahė fėllėzash nė fluturim. Nuk mbahej Dalip Sheqi. Nuk mbahej Tare Kaloēi. Ne barinjtė e vegjėl i harruam lopėt. Ne numėronin belat qė nguleshin dhe mbusheshin me dheun e shkrifėt, tė cilin e hidhnin fluturimthi nė tė dy anėt e kanalit qė sapo kish nisur tė hapej. Numėrimi i belave dhe i plisave nuk zgjati shumė, sepse u ngatėrruam, ngaqė Tare Kaloēi dhe Dalip Sheqi punonin me shpejtėsi marramendėse. Nė fillim Dalip Sheqi bėri shumė pėrpara. Belin e parė e mbaroi para Tare Kaloēit. Unė edhe Ceni i Tefikut u hodhėm pėrpjetė nga gėzimi. Tarja kishte ngelur prapa. Por ai nuk po e prishte terezinė dhe ne na vinte inat pėr kėtė. Ai nuk nxitohej. Punonte sikur s'ishte fare nė garė. Garėn s'e kishte kėrkuar ai, atij i kishin hapur garė. Por ne vumė re se belin e parė Tare Kaloēi, eskavatori, e kishte ngulur mė tė thellė se Dalip Sheqi. Dalipi kishte ecur mė shpejt, sepse e kishte ngulur belin mė cekėt. Dalip Sheqi kishte fituar nė shpejtėsi, kurse Tare Kaloēi kishte fituar nė thellėsi. Kėtė s'e kuptonim dot as unė as Ceni i Tefikut. Ne shihnim qė Dalipi ishte njė bel pėrpara dhe bėrtisnim e duartokisnim urra, urra, urra, nga gėzimi. (Britma urra, ishte shumė e modės nė kėtė kohė). Kanali do tė bėhej katėr bela i thellė. Kur Tare Kaloēi filloi belin e dytė, Dalip Sheqi kishte bėrė gati gjysmėn e tij. Unė edhe Ceni i Tefikut hidheshim pėrpjetė, duartrokisnim e bėrtisnim urraaaa? nga gėzimi. Shokėt tanė, qė ishin me Tare Kaloēin rrinin kokulur, por ata, megjithatė, shpresonin, kishin besim se Tarja i tyre do ta fitonte garėn dhe, flamuri i kuq tranzitor me xhufka tė verdha mėndafshi anash, do tė mbetej pėrsėri i ngulur aty ku punonte Tare Kaloēi, buldozeri, eskavatori... Tė dy ishin mbuluar nė djersė, por Dalip Sheqi mė shumė nga tė dy. Dalipi edhe ishte zbardhur paksa nė fytyrė?

Dielli sa vinte e ngrihej mė lart. Djersėt u kullonin vu e vu tė dy punėtorėve nė gar, Dalipit edhe mė shumė. Ai po mbytej nė djersė. Tarja nuk pyeste pėr djersėt, kurse Dalipin ato e mėrzisnin si tė ishin miza dhe ai herė pas i fshinte ato me kurrizin e dorės. Kjo po i hante goxha kohė. Unė edhe Ceni i Tefikut ia fshinim djersėt, qė ai tė mos humbiste kohė duke i fshirė ato vetė. Por kjo nuk zgjati shumė? Shokėt tanė u ankuan te brigadieri dhe brigadieri e quajti veprimin tonė njė hile tė keqe qė po bėnim ne, dhe se Dalipi s'bėnte mirė qė e pranonte ndihmėn tonė prej kalamanėsh. Edhe mbushja e kotruveve me ujė te pusi i Rrumbullakut, ishte njė humbje kohe pėr tė dy punėtorėt nė garė. Tare Kaloēi shkoi e mbushi vetė kotruven nė pus, kurse Dalip Sheqit ia mbushėm ne. Edhe kėtė, brigadieri e quajti hile dhe ia derdhi Dalipit kotruven. Dalipit i pihej, por kotruvja s'kishte pikė uji. Brigadieri e kishte derdhur kotruven dhe Dalipi vazhdoi punėn i etur, me buzėt e bėra shkrumb. Unė i ēova paguren time, por Dalipi s'pranoi tė pinte, sepse jo vetėm brigadieri, por edhe ai vetė e quante kėtė njė hile. Dalip Sheqi donte qė garėn ta fitonte ndershmėrisht dhe jo me hilera dhelprash. Ē'tė gėrmuar qė bėnte dhe ashtu gjithė etje e buzėtharė. Ē'tė hedhur qė i bėnte dheut! Fluturonin plisat si fėllėzat dhe binin pėrtej mbi mezhdė qė sa vinte e bėhej mė e lartė. Dalipi ishte i shpejtė, Tarja i ngadaltė si buldozer. Tare Kaloēi e ngulte mė thellė belin, e mbushte atė mė shumė me dh?, Dalip Sheqi e ngulte pak mė cekėt, por e hidhte dy-tri herė mė shumė plisa mbi mezhdė, sepse ishte dy-tri herė mė i shpejtė?



U afrua dreka.

Dalip Sheqi e mbaroi sė gėrmuari pėrsėri mė shpejt belin e dytė. Beli i tretė ishte mė i vėshtirė. Ai kėrkonte mė shumė forcė, mė shumė punė, mė shumė kohė, sepse do tė ishte mė i thellė. Beli i tretė dhe i katėrt kėrkonin edhe mė shumė punė, mė shumė forcė, mė shumė kohė, sepse ata do tė ishin edhe mė tė thellė. Dheu do tė hidhej edhe mė larg dhe nga njė thellėsi ende mė e madhe? Kjo kėrkonte bythė, siē thoshte Tare Kaloēi.

Kur Dalip Sheqi mbaroi sė gėrmuari belin e dytė u mbyt i tėri nė djersė. Unė hoqa kėmishėn dhe ia fshiva fytyrėn, qafėn. Ceni i Tefikut i fshiu shpatullat dhe shtyllėn kurrizore qė ishte kthyer nė njė pėrrua tė vėrtetė djerrse nėn kanotierė. Tare Kaloēi vėrtet s'u djersit shumė, por edhe belin e dytė nuk e mbaroi sė gėrmuari dot njėherėsh me shokun nė garė. Brigadieri, qė u vu nė dijeni nga shokėt tanė, edhe kėtė veprim tonin e quajti njė hile dhelprash tė vogla dhe i zbriti Dalipit pesė minuta nga sasia e kohės sė garės, ngaqė ishte pajtuar me hilen tonė.

?
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME Empty Re: TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:14 am

Tani dielli digjte edhe mė shumė.

Ndėrsa Dalip Sheqi punonte i zhveshur nga brezi e lart, Tare Kaloēi, eskavatori, kishte hequr vetėm kėmishėn dhe punonte me kanotierė, nga qė nuk djersitej shumė.

Flamuri tranzitor valvitej nė mezhdėn e kanalit qė sa vinte e bėhej mė e lartė. Ai ishte vendosur nė kufirin qė ndante pjesėn e Dalip Sheqit me atė tė Tare Kaloēit. Sa mė shumė ngrihej mezhda, aq mė i vogėl dukej flamuri i kuq tranzitor dhe aq mė shumė e valviste atė era. Po ē'magji kishte ky flamur qė i fuste nė njė garė kaq tė ndezur kėta punėtorė? Ai s'ishte as prej floriri as prej argjendi. Ai nuk ishte veēse njė copė beze e kuqe, me ca xhufka tė verdha mėndafshi anash. Por duhet tė kishte njė forcė tė mistershme prapa kėtij flamuri, prapa kėsaj bezeje tė kuqe. Madje njė forcė tė mbinatyrshme, qė i bėnte kėta dy njerėz tė derdhnin nė kėtė garė kanali gjithė fuqinė e tyre. Tare Kaloēi ishte i martuar me katėr - pesė fėmijė. Dalip Sheqi, mbase kishte rėnė rėndshėm nė dashuri? Ky flamur do ta bėnte atė mė tė denjė pėr atė vajzė?

Nė gjysmėn e belit tė tretė, u thye dita. Dalipi kishte kohė qė kishte zhveshur edhe pantallonat e punonte vetėm me tė mbathura, aq djersė kishte. Ceni hoqi kėmishėn e vet. U fut nė kanal qė t'i fshinte djersėt Dalipit, por Dalipi nuk pranoi se kjo ishte njė hile dhe se ai nuk donte qė ta fitonte garėn me hile dhelpre, e shihte ose jo kėtė hile brigadieri. Brigadier ai kishte veten, kishte ndėrgjegjen e tij. Shokėt tanė, qeshnin me ne:

me mua dhe me Cenin e Tefikut. Ata ishin tė sigurtė se Tare Kaloēi, eskavatori i tyre, do ta fitonte garėn. Ai i hidhte patavrat e dheut si tė ishin gjethe plepi, kurse Dalip Sheqi sa vinte e po i rėndohej beli, po i bėhej plumb lopata. Po nė gėrmimin e belit tė katėrt, nė thellėsinė njė metėr e ca, si do t'ia bėnte ai ? Ne i ēonim vazhdimisht ujė, po Dalipi s'e pinte sepse e quante hile dhe djersėt i rridhnin vu?

Edhe bukėn e drekės Dalip Sheqi e hėngri shpejt e shpejt nė kėmbė, pa pirė ujė se kotruvja duhej mbushur, por pusi ishte njė ēerek ore larg. I duhej tė humbiste njė gjysmė ore kohė vajtje-ardhje. Dhe kjo s'ishte pak. Madje pėr tė, i cili fitoren e mbėshteste te shpejtėsia, ishte shumė. Pesė minuta ia kishte hequr brigadieri nga koha e caktuar, si masė dėnimi pėr hilen qė bėri pėr shkakun tonė, i thoshin tridhjetepesė minuta tė humbura. Prandaj ai nuk u ul qė nuk u ul. Nė kėmbė e hėngri bukėn. Duart i kishte me baltė dhe djathi i bėhej pis. Para se ta hante, ai e fshinte pak djathin e ndotur te mbathjet e tij, pastaj e fuste nė gojė ashtu gjysmė tė pėrbaltur. Sa inat mė erdhi kur pashė qė Tare Kaloēi e hėngri bukėn e drekės shtruar, shtruar, ulur kėmbėkryq mbi labotin e njomė. Edhe Cenit tė Tefikut, shokut tim, i erdhi shumė inat. Pasi Tarja u ngjesh mirė e mirė me bukė, piu gjithė ujin qė i kishte mbetur nė kotruve dhe dalė nga dalė shkoi e mbushi pėrsėri kotruven te pusi i Rrumbullakut, qė ta kishte plot me ujė gjatė garės. Kotruvja e Dalipit thahej nė diell. Ai nuk shkoi asnjėherė ta mbushte kotruven me qėllim qė tė mos humbiste kohė. Kur Tare Kaloēi u kthye pas gjysmė ore me kotruven plot me ujė, Dalip Sheqi kishte mbaruar sė gėrmuari, gati, gjysmėn e belit tė tretė?

Dielli tani ishte ulur shumė e po u afrohej kodrave tė buta tė Karatoprakut qė dukeshin si njė varg buajsh qė kullosnin nga fundi i kėnetės sė Tėrbufit. Dalip Sheqi mbaroi sė gėrmuari edhe belin e tretė dhe nisi gėrmimin e belit tė katėrt. Tare Kaloēi sapo kishte kaluar gjysmėn e gėrmimit tė belit tė tretė? Ēunat qė mbanin anėn e Tare Kaloēin, nisėn tė shqetėsoheshin disi. Por prapė ata ishin tė bindur se Tare Kaloēi, eskavatori i tyre, do ta fitonte qė do ta fitonte garėn. Ai mund ta bėnte ēudinė nė fund. Ai ende s'e kish treguar veten...

Dalip Sheqi po shfaqte njė lodhje tė lemerishme, ai gati po kėputej. Kėtė e shikoja edhe unė edhe shoku im. Dalip Sheqi po kėputej pėrherė e mė shumė. I dridheshin kėmbėt. Ato, gati, s'po e mbanin mė. Befas iu bė sikur nuk po punonte pėr tė fituar garėn, por sikur po hapte varrin e vet. E pse t'i fanitej varri? Pse? Garėn vetė ai e kishte kėrkuar. Mė zuri njė frikė e frikshme. Po sikur ta linte belin e tė thoshte, unė s'mundem, nuk mundem mė; jo, jo nuk hahem dot me Tare Kaloēin, nuk matem dot me njė eskavator, me njė buldozer. Po pse iu duk atij Tare Kaloēi, si njė varrmihės qė s'po hapte kanal, por po hapte dhe ai njė varr tė madh.? Kush e kishte urdhėruar Taren ta hapte atė varr tė madh dhe pse? Kush e kishte porositur qė tė hapte njė varr kaq hata? Brigadieri? Po ai vetė i kishte kėrkuar brigadierit qė ta fuste nė garė me Tare Kaloēin, me eskavatorin, me boksierin me hundėn gropa - gropa dhe me shpatulla bualli. Befas beli i tij hasi nė njė kockė. Tė ishte kockė njeriu? E mori nė dorė kockėn ngjyrė ndryshku. E pa me vėmendje. Jo. Nuk ishte kockė njeriu. Ishte kockė kafshe, ende e pakalbur mirė. Aty ku bėhej gara dhe hapej kanali, ishte buzėkėnetė.? Iu kujtua se nė mars, kur buzė kėnetės mbinte truska dhe pipthat e kallamit dilnin dy-tri pėllėmbė mbi ujėrat plot shushunja. Kjo ishte koha, kur lopėt futeshin gjer nė bark nė ujė dhe ngopeshin me piptha e gjethe tė njoma kallami. Lėkura e barkut tė tyre mbushej gjithė shushunja tė fryra me gjak dhe qė, ashtu tė fryra me gjak shkėputeshin nga barku i lopėve e pluskonin mbi ujin e kėnetės. Ndonjė nga lopėt, ajo mė e dobėta, ca nga uji i ftohtė e ca nga shushunjat, sapo dilte nė breg, ecte gjer nė njė farė vendi duke iu marrė kėmbėt dhe binte dhe ngordhte nė vend mbi labotin e njomė. Pasi lopėn e ngordhur e hanin qentė, sorrat dhe laraskat, mbi fushė mbeteshin kockat, njė nga tė cilat ishte dhe kjo kockė qė mbante Dalip Sheqi nė dorė dhe e shihte me shumė vėmendje sikur donte tė zbulonte me tė identiteti e lopės sė ngordhur.

Dalip Sheqit nuk i hiqej nga mendja ēasti kur tufa e lopėve ia niste njė vaji tė pėrvajshėm me pėllitje, kur kalonte pranė vendit ku kishte ngordhur lopa. Ato e rrethonin atė vend tė pėrmotshėm si tė ishte varr dhe vėrtiteshin rreth tij e vajtonin me pėllitje si njė tufė vajtojcash aq pėrvajshėm, sa gjithė barinjtė, tė mėdhenj e tė vegjėl pėrloteshin. Rituali i vajtimit me pėllitje i lopėve pranė vendit tė ngordhinės bėhej dy herė nė ditė: kur lopėt futeshin pėr tė kullotur nė kėnetė dhe kur dilnin prej saj. Dalipi e kishte tė gjallė, fare tė gjallė atė vajtim.

Dielli po i afrohej gjithnjė e mė shumė kodrave tė Karataprakut. Edhe njė hosten donte qė tė prekte horizontin e lakuar kodrinor. Edhe njė gjysmė metėr gėrmim kanali i kishte mbetur pa pėrfunduar Dalip Sheqit. Kurse, Tare Kaloēit i kishte mbetur pa mbaruar paksa mė shumė. Por ai as nuk shqetėsohej, as nuk tregonte ndonjė lodhje tė madhe. Vazhdonte tė gėrmonte me lehtėsi. Edhe dheun e vėrviste me lehtėsi m?u nė majė tė mezhdės qė tashmė dukej sa njė mal. E humbėm garėn, mendoja unė me vete. Tė njėjtėn gjė mendonte dhe shoku im Ceni, por kėtė ne s'ia thoshim njėri-tjetrit, sepse nė thellėsi, shpresonim se Dalipi do ta fitonte garėn. Pashė diellin. Edhe dy gisht e dielli do tė prekte majėn e kodrave. Dalip Sheqi kullonte nė djersė edhe tani qė po binte muzgu. Dukej i rraskapitur, i rraskapitur, i shtrydhur. Gati po i binte lopata nga dora? Djersa nuk i avullonte mė si mė parė. Ajo po i ftohej? Edhe dy tre bela i duheshin Dalip Sheqit qė t'i jepte fund gėrmimit tė kanalit, pastaj i mbetej tė qėronte dheun dhe kėshtu ai fitonte garėn me Tare Kaloēin, tė cilit gjithashtu s'i kishte mbetur veēse fare pak punė. Shokėt tanė qė ishin tifoza tė Tare Kaloēit nisėn tė shqetėsoheshin seriozisht. Por prapė ata besonin nė mrekullinė qė mund tė bėnte Tare Kaloēi nė sekondat e fundit

Dielli preku majėn e kodrave tė Karatoprakut. Dalipi Sheqi e qėroi mė tė shumtin e dheut, por nisėn t'i dridheshin mė shumė duart, gjithė trupi dhe djersėt po i ftoheshin, po i bėheshin akull si djersėt e vdekjes. Atė s'po e mbanin mė kėmbėt, ngriti kokėn tė shihte diellin. Dielli po dridhej nė sytė, e tij, zuri tė bėhej flu, u transformua nė njė tym vjollcė, pastaj i kuqėrremtė. Kur dielli u fut pėrgjysmė prapa kodrave, Dalip Sheqi kishte qėruar edhe thėrrimet e fundit tė dherave nė tė gjithė sipėrfaqen e kanalit qė kishte hapur. Ai kishte bėrė pesėmbėdhjetė metra kub kanal. Mbi kodrat e Karatoprakut dukej vetėm njė gjysmė dielli. Unė edhe Ceni i Tefikut, u hodhėm pėrpjetė nga gėzimi duke thirrur urraaaaa, urraaaaa, ngaqė garėn e fitoi Dalip Sheqi, kurse Tare Kaloēi e kishte humbur atė vetėm pėr njė gjysmė dielli, sepse sapo perėndoi dielli edhe Tare Kaloēi e mbaroi krejt dhe pastėr pjesėn e vet tė kanalit.

Sapo dėgjoi urratė tona, Dalip Sheqi u shtri gjatė e gjėrė si pėr t'u ēlodhur nė gropėn qė kishte hapur? por ai s'u ngrit mė?

Ne i dhamė dorėn qė tė dilte nga kanali, por duart e tij dridheshin, ai dridhej i tėri, i ishin veshur sytė, nuk shihte mė ose shihte si nė mjegull. Duart e tij na ikėn pėr duarsh si tė ishin njė masė lėkure pa kocka. Ai u kėput e ra nė kanalin qė kishte hapur vetė... U fol se Dalip Sheqit, i ishte kėputu diēka pėrbrenda vetes?

Tare Kaloēi, brigadieri dhe ne barinjtė e vegjėl, u mbytėm nė dėnese dhe nė lot pėr Dalip Sheqin, por ai s'u ēua qė s'u ēua mė?

Brigadieri vendosi mbi mezhdėn e kanalit, flamurin e kuq tranzitor me xhufkat e verdha, tė mėndafshta anash. Tani e tutje ky flamur i takonte Dalip Sheqit...

Dalipi e kishte fituar me kokė atė rreckė?''



Flamuri i kuq tranzitor qėndroi gjatė mbi mezhdėn e kanalit, atje buzė Kėnetės sė Tėrbufit. Askush s'e prekte, askush s'e trazonte atje buzė kėnetės nė mes tė Fushės sė Labotit. I qullur nga shirat dimėrorė, i rrahur nga erėrat dimėrore, i djegur nga dielli i stinėve, flamuri u zbardh, u kalb, gjersa njė ditė mbeti vetėm shkopi i tij si gur i hollė te koka e njė varri
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME Empty Re: TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:15 am



Vasil Premēi
Duel i pėrgjakur



(Tregim, kushtuar A.S.Pushkinit)



Nuk e di sa kohė kisha dremitur mbi njė shezlong buzė detit me njė libėr tė hapur nė duar. Mė kishte ndodhur edhe ndonjė herė tjetėr tė nisja leximin e njė libri, pastaj, nuk e di se nėn ēfarė urdhėrash e kisha gjetur veten duke tėrhequr parmendėn e artė, por tė rėndė tė mendimeve, larg, shumė larg prej kėtej, nė ca fusha e ara ku mė dukej sikur kisha kaluar shpesh herė dikur apo qė i shihja pėr herė tė parė. Kur u pėrmenda pashė librin e mbyllur nga era qė me sa dukej e kishte shfletuar faqe pėr faqe, me shpejtėsinė e njė makine qė numėron paratė dhe si tė mos i kishte pėlqyer e kishte flakur mbi gjoksin tim. Me njė fjalė, nuk e di pėr sa kohė, kisha parė ėndrra me sy hapur si nė njė film pa zė.

I gjendur si njė Faust plot dyshime, shkunda kokėn si tė doja tė largoja ato kandra qė vėrtiteshin rreth llampės sė kokės sime dhe mora nė tryezėn pranė, filxhanin e kafesė, qė tashmė ishte ftohur. Nisa tė gjerb lėngun e zi, duke u pėrpjekur tė ngjis fillin e kėputur tė ėndrrave, njė zakon i hershėm ky, sa herė doja tė matesha me gjėra tė pamundura, njėsoj si tė sillje nė jetė njė tė vdekur.

Nga deti vinin mbytur zhurmat monotone tė valėve qė pėrplaseshin nė breg dhe duhma e freskėt dhe e pėrjetshme e frymėmarrjes sė tij. (Mos vallė ato e kishin ndjellur atė lloj pėrgjumje tek unė?!)

Krejt papritur nga kupola e kristaltė e qiellit, mbėrritėn deri nė veshėt e mi klithmat e frikėsuara tė njė zogu. Vura pėllėmbėn e dorės mbi ballė dhe me sy tė picėrruar nisa tė ndjek duelin e njė shqiponje flatėrmadhe dhe tė njė laureshe. Lauresha pėrpiqej t?i shpėtonte shqiponjės duke bėrė ca rrathė tė ēuditshėm e fėrgėllues, qė me siguri duhej tė ishin pėr atė si rrathėt e Ferrit tė Dantes, sa andej-kėtej, pa mundur t?i shpėtonte ndjekjes sė armikut.

Duke kaluar nga njė gjendje tronditėse irreale nė njė tjetėr qė po zhvillohej kaq papritur para syve tė mi, vrava mendjen pėr atė regjizorin e padukshėm qė kishte vendosur tė luante sot me mua.

Nė njė ēast, nuk e di pėrse, lauresha u lėshua kokėposhtė si njė shigjetė mbi ndėrtesėn e barit.

-Pėr t?iu fshehur armikut, - hamendėsova.

Nuk kaluan disa ēaste kur befas ajo u pėrplas me vrull nė dyert e mbyllura prej xhami tė hyrjes sė barit dhe ra mbi pllakat e mermerta si njė lėmsh i pėrgjakur.

Ishte mashtruar nga tejdukshmėria e xhamave!

M?u kujtua se edhe unė vetė njė herė, kur dola me ngut nga njė bar, u pėrplasa keq pas xhamave tė dyerve, por pėr tė mos rėnė nė sy nuk e kisha dhėnė veten.

Nė heshtjen prej varri vėshtrova me dhimbje se si vazhdonte t?i rrihte zemra atij lėmshi tė shprishur prej pupulash. Nuk isha ngritur ende nga vendi, i brejtur nga njė kureshtje tronditėse, kur dėgjova sėrish njė fėrshėllimė tė dytė, por mė tė zgjatur, mė tė egėr, nuk e di sepse edhe mė tė frikshme dhe njė pėrplasje tė re.

Nė tė njėjtin vend u pėrplas edhe shqiponja qė ndiqte gjahun e vet! Me sa dukej as shpendin sulmues nuk e kishin ndihmuar instiktet vetmbrojtėse!

Tashmė pranė kėmbėve tė mia qėndronin nė agoninė e vdekjes, pa ia ndarė vėshtrimin njėri-tjetrit, duke dihatur sqephapur, plot vuajtje e mundim, viktima dhe agresori. Nė sytė e tyre tė ngrirė si qelq ishte mbėrthyer vdekja.

Instiktivisht dhe pa dėshirėn time, nė morinė pyllit tė kujtesės ēau udhė, me shkėlqimin verbues tė njė rrufeje, njė duel tjetėr i madh qė kishte ndodhur shumė kohė mė parė; diēka nga libri "Pushkini im" i Marina Cvetaevės dhe ajo piktura nė dhomėn e gjumit tė mamasė - "Dueli".

? Dėbora, purtekat e zeza tė shkurreve tė larta, dy njerėz tė zinj qė mbartnin njė tė tretė, pėr sqetullash, drejt sajės, po edhe njė tjetėr, qė largohej shpinėkthyer.

Ai qė mbartej ishte zogu kėngėtar, Pushkini, ai qė largohej ? Dantesi, grabitqari. Dantesi e thirri Pushkinin nė duel, domethėnė e tėrhoqi atė nė dėborė dhe atje, midis shkurreve tė zeza dhe tė pagjethe e vrau. Paskėtaj poezisė i humbi mjeshtri i tyre i madh, dashurisė, i dashuruar i zjarrtė, lirisė, bardi i saj.

Kėshtu munda t?i lexoj simbolet e shenjave qė m?u shfaqėn papritur. Ē?kujtim tronditės zgjoi tek unė dueli midis njė laureshe kėngėtare qė deri pak ēaste mė parė mbushte qiellin dhe pyllin me cicėrima tė gėzuara jete dhe njė shqiponje grabitqare!

Mbeta njė copė herė si i shashtisur pėrpara kėtij dueli absurd qė ishte kryer nė fare pak sekonda nė sytė e mi. (Po vrasėsi i poetit, Dantesi, - shqiponja perandorake, ku kishte pėrfunduar vallė?! Duket se, fati nuk vonoi ta ndėshkonte edhe atė me njė heshtje prej varri mė keq se shqiponjėn grabitqare qė u pėrplas nė dyert prej xhami. A nuk ėshtė pėr njeriun mallkimi mė i rėndė:Tė humbtė varri?! Ndėrsa librat e poetit tė vrarė nė duel mbahen nė gji edhe sot nga vajzat gjimnaziste.

Ē?kob i ēuditshėm; tė braktisėsh jetėn nė qiell pėr tė vdekur nė tokė! Duke besuar se ajo shfaqje e rrallė dhe e egėr kishte marrė fund, iu drejtova regjizorit tė padukshėm:

- Nuk mė thua, mirė lauresha kėngėtare zgjodhi vdekjen nė shkėmbim tė lirisė, po shqiponja pėrse e kėrkoi me tėrbim vdekjen e saj?!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME Empty Re: TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:15 am



ERIS BUSHATI
Kur mendojmė ndryshe

-tregim-



Atė ditė u zgjua herėt dhe mendoi tė bėnte vrap. Mbylli dhomėn e tij me ēelės dhe zbriti me nxitim shkallėt. Hapi derėn e konviktit dhe doli. I hodhi njė vėshtrim qytetit dhe filloi krosin e mėngjesit. Pėr tė, kėto veprime ishin kthyer nė monotoni mėngjesore. E dinte se pas krosit do tė tė pinte kafenė, do tė nisej pėr nė Universitet, do tė kalonte para pastiēerisė me tundimin e parfeve apo pastave, qė s?do mund as t?i ēonte nėpėr mend, (thjesht pėr tė ruajtur fizikun e tij tė bukur). Asgjė s?e bėnte tė mendonte se diēka do tė ndryshonte: mėngjesi, mėsimi, thashethemet, shoqėria, mendimet e tij, asgjė... E njėjta renditje dite, e njėjta rrjedhė ngjarjesh, pėrveē se gjeometrisė... heshtjes dhe profesorit...

I ulur nė bankėn e fundit, jepte e merrte shtrydhjen e trurit pėr t?i dhėnė zgjidhje ushtrimit algjebrik (meqė nuk kishte rrugė tjetėr). Nė klasė s?dėgjohej gjė tjetėr, veēse kėrcitja e hapave tė pedagogut, i cili shkonte e vinte duke u munduar tė luante rolin e pedagogut potencial.

Mė nė fund, Aldi e zgjidhi ushtrimin, por nė vend qė tė thoshte "mbarova", iu drejtua shokut tė bankės:

- M?u shpif... Ushtrime dje, ushtrime sot. Na shkoi jeta algjebėr...

- Ah jo, - ia ktheu shoku, - ndryshimi ėshtė se dje, ti Aldo, nuk zgjidhe asnjė ushtrim, ndėrsa sot sapo zgjidhe tė fundit.

- Sa optimist je?! ? tha Aldi.

Nė atė ēast u dėgjua zilja e orės sė fundit. Ai mori dosjen e librave dhe u nis pėr nė konvikt.

Nuk kishte asnjė lloj dėshire qė tė ulej pėr njė pije me shoqėrinė. Hyri nė konvikt, hapi derėn e dhomės. Pa pėrreth. Gjithēka ishte siē e kishte lėnė para se tė dilte, gjithēka ishte siē e kishte gjetur dje kur ishte kthyer, siē e kishte gjetur pardje... Vallė kėshtu do tė renditej e qetė monotonia dhe nesėr?..

Kapaku i parė i raftit kishte ngelur hapur. Shtrati ishte rregulluar, por sipėr ndodheshin tė hedhura njė palė pantallona. Mbi komodinėn e librave ndodheshin lėmsh 4-5 libra. Pranė pasqyrės kishte krehėra, parfum, xhel, llaku, fijet e flokėve... (megjithėse Aldi do tė kishte dėshiruar tė gjente edhe ēelėsat e njė fuoristrade apo mercedesi). Por gjithēka njėsoj... pėrveē... Ktheu kokėn. Nėn pragun e derės dikush po fuste njė letėr. Aldi nxitoi tė merrte letrėn nėn derė. Me atė etjen brerėse tė shikonte diēka ndryshe. Ndoshta, shpresonte qė kjo letėr do tė bėnte qė ai ditėn e sotme ta konsideronte "tė nesėrmen e tij aventuriere" e jo "tė nesėrmen e tij tragjike"; "tė nesėrmen e tij shtegtare" e jo "tė nesėrmen emigrante", "turiste" e jo "rrugaēe".

E hapi, por nė ēast trokiti dera. E la letrėn nėn jastėkun e tij dhe iu drejtua derės.

- Aldion Guri, - tha njė zė i trashė burri.

Pasi i hodhi njė vėshtrim qė nga kėpucėt e shqyera qė mbante veshur, e deri te kapela, Aldi tha: "Po".

- Dikush ju kėrkon poshtė.

- Po ju, kush jeni?

- Jam roja i ri i konviktit.

- Mirė, mirė, thuaji tė presė sa tė hedh diēka krahėve, - tha Aldi dhe nxitimthi veshi xhaketėn e re qė kishte blerė. U pa nė pasqyrė, sikur mendonte se takimi me "dikushin", do tė ishte i rėndėsishėm.

Mbylli derėn e dhomės dhe me hapin e tij djaloshar e herė burrėror, mbėrriti nė katin e parė.

Sytė i zunė menjėherė djalin qė ishte pėrkrah rojės. Aldi iu drejtua dhe u mat tė fliste. Por djaloshi ia preu:

- Mė ka dėrguar yt atė pėr tė tė dhėnė kėtė. Kishte harruar tė ta niste nga Shkodra, kur tė nisi letrėn.

- Ē?ėshtė?! ? tha Aldi.

- S?e di! ?shtė pėr ty, - tha djali dhe u largua.

Aldi nuk mundi ta shuante kureshtjen, sepse pa orėn dhe i ra ndėr mend nxitimthi qė pas pak mbyllej mensa. Ora po shkonte 15.00. Pakon qė i dha djali, ai e futi nė xhep dhe iu drejtua mensės. Pasi hėngri, takoi shokėt e tij dhe papritur e pakujtuar kaloi njė orė me ta. Ngaqė dita ishte shkurtuar, ishte errur, ndaj nxitoi pėr nė dhomėn e tij dhe u shtri mbi krevat. Futi njėrėn dorė nė xhep dhe mori pakon e vogėl dhe dorėn tjetėr e futi nėn jastėk dhe mori letrėn. Mbi tė dyja shkruhej bukur dhe qartė emri i tė atit, Bujar Guri.

Hapi pakon. Kur ē?tė shihte! Njė qiri bojėqielli!

Pėr njė ēast Aldi u trondit. Guxoi tė shqiptonte fjalėn "ndryshe". Nė ēast hapi letrėn. Gjėja e parė qė vuri re, pėrveē shkrimit tė bukur tė tė atit, ishte njė njollė qiriu.

S?mundi tė mendonte mė gjatė, sepse dritat u fikėn.

I vendosur apo jo, ndezi qiriun bojėqielli qė i kishin dėrguar. Pak nga pakujdesia, e pak nga ankthi, derdhi mbi letėr njė njollė tjetėr qiriu, qė nuk ishte e bardhė si ajo qė ishte nė letėr, por bojėqielli. Sėrisht tha: "ndryshe".

Vendosi tė lexonte letrėn.

"I dashur Aldion,

Desha qė kėtė letėr tė ta shkruaj ndryshe... "

Aldi i stresuar ndėrpreu leximin dhe ... flaku letrėn tej.

"Ndryshe, ndryshe, ndryshe ?" - pėrsėriti me vete. "Ē?ka ndryshe kėtu?!"

Por ndali vrullin e mendimeve dhe vazhdoi tė lexonte...

"Rruga para shtėpisė sonė ėshtė akoma me gropa. Di qė tek ju i keni tė asfaltuara mirė. Tek ne ka ca ditė qė bie shi, mesa u informova, atje nė Tiranė, ditėt kanė pak diell, edhe pse ndoshta tė ftohtė. Unė ēdo ditė shkoj nė punė dhe mė ecėn mirė, ndėrsa ti mesa mė ke treguar po mėson shumė ... Por t?i lėmė kėto mė mirė... Bir, ēdo ditė qė troket nė jetėn tėnde, ti ia hap derėn. Edhe pse ndoshta ajo qė hyn nė zemrėn tėnde ėshtė vetėm e ftohtė. Por a ke menduar ndonjėherė, qė ky i ftohtė mund tė kthehet nė fllad, po tė duash ti? A ke menduar vallė se kėrcitjet e stilolapsit tėnd, gjatė orės sė mėrzitshme tė aritmetikės, mund tė ishin zhurmat e gomės qė fshin gabimin e njė ushtrimi algjebrik, qė tashmė ia ke gjetur zgjidhjen? A ke menduar vallė se njė ditė, nė dosjen ku sot mban librat, mund tė mbash diplomėn tėnde? Apo ke menduar ndonjėherė se do tė vijė e nesėrmja kur ti, do t?u mburresh shokėve jo me pantallonat e modės sė fundit, por me uniformėn e tė diplomuarit?

Vallė, a ke gjetur ndonjė minutė tė shikosh qiellin nė mbrėmje, jo pėr tė ditur nėse nesėr do tė ketė shi apo diell, por pėr tė parė nėse ka yje apo hėnė?

Shikoje atė qiell sonte, mendo dhe interpretoje?

Me mall dhe dashuri

Babi "

Aldi mbaroi sė lexuari. Ndjeu njė energji qė kėrkonte tė shpėrthente nė "vetveten" e tij. Kuptoi se duart po i dridheshin. Pa qė nė letėr pėrveē njollave tė qiriut kishte dhe pikat e lotėve tė tij, qė ndoshta mbi atė letėr s?do tė thaheshin kurrė.

Aldi pa qiellin e zi, mendoi dhe tha: "Nesėr do tė jetė ndryshe, nesėr do tė jetė blu."
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME Empty ETHET

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:17 am

ETHET
Tregim



Nga Faik Islami



Ai kishte ditė qė e kishte ndėrmend punėn e mushqerrės, por nuk po i bėhej asnjė ditė e mbarė, tė merrej me hallin e saj. Do t`i duhej tė shkėputej disa orė nga varra-vingua e pėrditėshme e pazarit, nė kėrkim tė njė pune. Por atė mėngjes tė shtune, sa u ngrit nga shtrati, sepse ju kujtua edhe fjala qė i pat thėnė e shoqja. Njė fjalė qė e kishte bėrė tė mendohej. Rreth saj kishte folur shumė herė me vete, tek sa merrte rrugėn buzė detit pėr ritualin e zakonshėm rreth pazarit tė qytetit bregdetar.

- Dreq! - pati thėnė tė parėn herė qė ju kujtua.. - Ku e mori vesh ime shoqe, qė mushqerra e ka gjėndje "etheje", si i thomi na, ēobanėt apo afshi, si i thonė veterinerėt?! Ku e kuptoi shejtania? E paudha! Ku ja mori mėndja xhanėm?! Se mos rri mė shumė ajo me mushqerrėn. E lėshon nė pikė tė sabahut me shoqet lart shullėrit dhe e fut nė burg vonė. Ku e kuptoi lanetja? E po, femėr! Si i ka bėrė Zoti kėto punė! Fėmra i merr vesh mė mirė ato? Qėnėka njėsoj, si njerėzit fėmra dhe... kafshėt. Tė folurėn nuk kanė kėto tė shkreta, pa njėsoj e vuajnė, si dhe njerėzit... Qejfin dhe dhimbjen. Po, po! Ashtu ėshtė, njėsoj. Dale, si ma tha lanetja?

- "Burrė! Kėrkon dem, Bala. Kam ditė qė e shikoj, se .. nuk ėshtė mė Bala e parė. Aq e qetė, e urtė, sa nuk kam patur tjetėr si kėtė. Mirėpo, do ti qė zuri e luajti nga siraja. Nė fillim nuk i dhashė rėndėsi. Por kur pashė mirė sjelljen e saj, aha! E mora vesh ku e ka hallin. "Kėrkon dem, moj e uruara, kėrkon dem", i thashė vetes. Domosdo! I erdhi koha. Si tė gjitha qėnieve tė gjalla. Ndaj as ha, as ėshtė e qetė, si pėrpara." - I pati folur tė shoqit, Sabua. Por ai, i lodhur, nuk ia kishte vėnė shumė veshin. Ama kur vajti tė pėrkėdhelte Balėn, si zakonisht, shfaqja e saj e kishte bėrė tė vlerėsonte aftėsitė e Sabos.

- Mė ka thėnė, mė ka thėnė jo vetėm njė herė. Po, po mė ka thėnė. I ka rėnė nė tė. Ngaqė mė pati thėnė ajo, e vura re mirė vetė. Jo mė larg se sot. Sa desha t`i hiqja litarin nga brirėt e ta lėshoja, ajo u hodh si e ndėrkryer. Nuk e kishte bėrė kurrė me mua atė gjest. U tėrbua fare. Desh mė vuri pėrpara. Hidhej e pėrdridhej. Ktheu njė herė kokėn kur i fola e m?i nguli ata sytė e saj jeshilė. Mė pa mirė e mirė dhe ia dha vrapit poshtė shtegut. Pėlliti nja dy herė tek shtegu i Ēuēkėve dhe u bė veri. Mua mė mbeti nė mendje ai shikimi i saj. Se si m?u duk ashtu! Sikur tė kishte ditė qė kishte vrarė mėndjen dhe e kishte gjetur se unė jam fajtori, pėr hallin e saj. Nuk kam ēarė kokėn pėr? ta martuar. E... po? m?u trashėgofshė, moj! ? foli, sikur atė urim do ta dėgjonte edhe Bala.

- Hej dunja, dynja! Si janė kėto punė! Pashė sot, pashė shenjat e Balės. Pashė atė dhe ?. M?u kujtuan ca tė shkuara? tė kėsaj times? Ngjajnė shenjat e tė gjitha femrave, vallahi! Kur qe mė e re se tashti, aha..! Aman, aman si mė pėrdridhej kėmbėve, kur mė kuptonte se? nuk jesh edhe aq i lodhur! M?i ka dhėnė, m?i ka dhėnė ca isharete atėhere? Shejtania! Unė vija nga stani e kjo? Se si mė bėnte ca shenja. Isharete ishin. Ma lėshonte atė kostėn e mėngjėr pėrsipėr cicave dhe bėnte ē`bėnte dhe fap e lėvizte kokėn me tė shpejtė. Kostat pėrhidheshin e mu sikur u jepnin nga njė flakurimė cicave tė saj. Apo m?i kishte dhe tė vogla! E ato gati sa nuk shponin atė peshlliun manushaqe tė sajin. Ja keshė shpurė nė pajė. Apo nuk ja kėrrente atė mesin, qė ma kishte unazė mexhiteje. Tė ngushtė sa plot dy duart e mia. Mė kalonte pėrpara gjunjėve, tre apo katėr herė sira. E mua mė hipte ai damari im. Frrap e mbėrtheja me tė dyja duart pėr mesi dhe e ngreja lart. Ashtu tė ngritur lart e tė pėrfshirė pėr mezi dhe e? puthja. Shkrihej ajo e mė pėr lumė unė! Mė bėhej qejfi, qė ma kishte dhėnė vetė isharetin. Se me gojėn plot nuk ma tha asnjėherė, kur i kishte ato tė shkreta ethe. Ē`nuk ėshtė thėnė pėr gruan e shkretė. Pėr mirė e pėr keq. Pakė thoshte i ziu gjysh yni? Ca vasijete pėr gratė. Dale! Hė po.. m?u kujtua. njė: "Gruaja, - thosh gjyshi, fėmra domosdo - do rrahur njėherė nė pesėmbėdhjetė ditė?.! Pavarėsisht ka bėrė apo nuk ka bėrė gjė. Se ajo e ka bėrė njė gjė po? ti nuk di gjė?!" ? Ah, more gjysh! Sa prapanike dhe e padrejtė ka qenė e shkuara me gruan e shkretė! Na, komunistėt, bėmė shumė pėr grua mavrinė, po... Tani, tė gjitha do venė pėr dhjamė qėni. Ku ka tė drejta gruaja nė kapitalizėm! Nejse, nejse e arritėm dhe kėtė thagmė. Gruaja, grua do mbetet. Fėmėr.

Hė? si janė femrat?! Kur u vinė ethet a qejfi quaje po deshe, do ta gjejnė mėnyrėn ta shprehin. Seē kanė njė gjuhė qė jo se nuk merret vesh kollaj, por tė pėlqen ta shprehin vetėm me atė "gjuhė". Gjuha e shėnjave..! Kanė njė alet femrat. Njė alet mė shumė se burrat. Nuk e di ku e kanė tė vendosur atė alet, por e kanė. Mė duket se kanė? Kanė shqisėn mė tė fortė nė botė. E kanė po unė nuk e di dhe kaq mirė ku e kanė. Me erė i marrin vesh gjėrat. Nė hundė do ta kenė atė vegėl. Nuk ka thėnė kot i pari, qė: "Femra e tėrheq mashkullin me erė".

Eh! Sabua ime, femėr more, femėr ėshtė por? Ma ka humbur atė veti tė rrallė. M`i ka harruar ca gjėra. Epo doemos! Kaq vite. Apo mos mendon e shkreta se.. kanė mbetur vetėm nė dorėn time, ato punėt e vėshtira? Tė burrave. Si janė kėto punė. Vjen njė moment dhe tė gjitha dalin nga siraja. Ama, gjithė jetėn, femra, femėr mbetet? E ka bėrė Zoti a ... natyra, nuk ke ē`i bėn! Se mos meshkujt mė ndryshe?! Njėsoj tė gjithė pėr?

- Fliste kėshtu me vete, tek sa po dilte nga burgu ku mbanin mushqerrėn. Burgu! Nė fakt ajo qe njė biēim kasolleje me strehė. Pėrsipėr e kishte mbuluar me ca petavra tė holla. Ristela tė mbetura nga prerje trupash pėr dėrrasa. I kishte marrė lirė tek njė arrixhi. Anash e kishte rrethuar me ledh. Njė ledh me gurė, pa llaē, pa gjė. Aty nxinte dy dhe njė ēikė shtrėnguar edhe tri lopė. E kishte bėrė tė bollshėm edhe pse ai vetėm njė kishte. Atė i dhanė kur ndanė pasurinė e kooperativės.

- "Vetėm njė i takon Demos",- pat thėnė Skėrpua, Kryetari i Komisionit qė u ngrit atė vit. Nuk kishte bėrė llafe, i ziu Demo. Le qė dhe tė fliste kush ja vinte nė pullė. Ndarjen e mallit tė socializmit u ra pėr pjesė ta bėnin demokratėt. Tė gjithė shokė e miq kishin qėnė. Por u ndanė nė demokratė e ?ish komunistė. Mė mirė do tė qe tė thuhej si u pat thėnė Rushiti i Beqe: "Nė ish tė kėnaqur dhė nė tė pakėnaqur me sistemin". Ja ashtu mund t`i quaje tė atij fshati. Merrej vesh kush do ishte mė i kėnaqur nga ndarja. Ata qė i ndanė, Komisioni i demokratėve. Njė lopė e katėr dhi i dhanė Demos. Aqė. Nejse, nga hiē, edhe aq do tė thoshte jo hiē fare.

Lopa qe e mirė. I jepte dhe katėr edhe pesė kile qumėsht nė ditė. Kur i hidhte pėr tė ngrėnė ama. - "Lopa dhe gruaja, - thoshte Demua, - duan ndėn hundė qė tė tė ngopin.. Po nuk u dhe pėr tė hedhur ndėn hundė, mė mirė mos u hidh dorė ...mbi hundė...". Kur patėn ikur nga fshati dhe u varėn aty rreth qyetit, lopa e pakėsoi ca qumėshtin, se vėndi aty ishte shkėmb e gurė, por gjene jepte sa pėr dhallė. Dhitė e kishin shtuar, por sa kohė japin dhitė. Lopa po. Fatkeqėsia u ndodhi kur u iku lopa. I kishte lėnė para njė viti e gjysėm. Kishte mbetur vetėm viēja. Dhe u iku tėk me tėk. Nga sebepi i njė helmimi gjarpėri. Ashtu i pat thėnė njė veteriner i mesėm, qė i pati ardhur kur lopės i ishte zbardhur dhjamėt e syrit. Edhe Demua e kishte kuptuar, por nuk deshi t?ja thoshte Sabos. Qau ajo e fėmijėt, njėsoj si pėr njeriun mė tė dashur tė shtėpisė. Njeriu me kafshėt se si familjarizohet aq shumė! More dashurohen me tamėm. E kishin bazėn e ushqimit nė atė ngulmimin e ri ku nuk kishin asgjė prej gjėje tjetėr. Vetėm atė kishin pėr bulmet. Katėr fėmijėt e donin njė pikė dhallė. Me atė qenė rritur nė fshat. Me ardhjen nė qytet se mos ishin bėrė mė mirė. ? "Mė keq! - i thoshte Sabua, kujtdo qė e pyeste. - Atje tė paktėn nuk kishim kėto vuajtje qė kemi kėtu. As dru, as rrugė, as ujė, as? Unė nuk e di pėrse erdhėm xhanėm? Ē`fituam kėtu? Nuk e di, nuk e di. Dėgjova kėtė tonin dhe ngarkova plaēkat e u vara poshtė. U bėra qytetare! Pika qytetarllėkut tim! Unė nuk jam as nė fshat as nė qytet."

- Mirė thoshte e shkreta grua. Ku nė qyetet, ata nė periferi ishin. E nė periferi mos ishin mė mirė. Mė keq se nė fshat jetonin. As fshatarė e as qyetarė. Ishin njė kategori qė asnjė nuk e pėrcaktonte dot se ē`ishin. Pėr t?i regjistruar nuk i regjistronin. Vetėm kur vinte puna e votimeve fap e u fanepseshin ata tė partive. Ik njėra e eja tjetra. More dhe kėpucėt u ishin ngatėrruar. Tė atyre qė i vishnin me ata qė sapo i zhvishnin. Ishin pėrplasur plot herė tek dyqani i Fejzoz. Tek dyqani! E ai nuk qe as si dyqani qė kishte nė fshat Fejzua. Me mure e suva. Me trarė dhe qyramidhe. Kjo... njė barangė rrangallė!. E bėri i biri fėt e fėt, me llamarina tė Repartit Ushtarak. Nga tė atij qė qe djegur nė ata muajt e kthesės sė sistemit. Kthesė po me pak tė djegura! Kėto po sillte si nė njė videoklip Demua, tek sa kishte nxjerrė mushqerrėn nga burgu.

- Do moj e mira jonė, do. U poqe dhe ti moj, Bala e babės! - ju drejtua mushqerrės, - Tė erdhi mosha. Do bėhesh dhe ti, mėmė. Si tė gjitha shoqet e tua. E duam dhe neve kėtė. Mezi e kemi pritur kėtė sahat. Bala e babos!

- Dhe e pėrkėdheli atė kafshė, si tė kishte nė duar njėrėn prej vajzave. Ashtu si e kishte pėrkėdhelur e puthur, qė kur kishte lindur. Kishte lindur aqė e bukur! Vinte e kuqėrremtė, me njė vijė tė errėt nė gjithė kurrizin. Me njė bisht tė gjatė e fije tė zeza. Barku i saj si njė copė kashmiri, vinte nė tė bardhė me nuanca grije nėpėr tė. Buzėt i kishte tė bardha me qime tė shkurtra qė nė rrėnjė formonin ngritje si kokrriza. Dhe u jepnin dy buzėve tė saj ovale njė nur tė veēantė. Ato buzė, ai i kishte puthur qindra herė. Nga frymėmarrja e saj ndjente jetėn nė vrull tė asaj kafshe shpresė. Nė tė dyja faqet e saj kishte damarė tė fryrė qė shkonin deri afėr syrit. Ndėrsa midis tė dyja vetullave kishte njė shenjė tė bardhė, nė formė ovale, me pėrmasat e njė veze. Nga ajo shenjė ai i kishte vėnė emrin Bala. Ishte tamam si e ėma nė pėrmasa. Njė rracė e kryqėzuar nga e "Kuqja e Stepės" me dem, qė ai nuk ia dinte origjinėn. Se kryqėzimi ishte bėrė nė mėnyrė artificiale atėhere. Ashtu i bėnte kooperativa.
vijon
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME Empty Re: TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:17 am

Kur atij i ra pėr pjesė nga ndarja e ėma e kėsaj mushqerre, e tėrhoqi bukuria. Por nuk e harroi kurrė qė atė ndarje e kishte bėrė Skėrpua. - Pasurinė e gjithė Golajve, e ndau ai?! Na u bė.. Skėrpua" - thoshte me sarkazėm, sa herė binte fjala pėr atė mėnyrė ndarjeje. Mirė po atė lopė e deshi. Desh Zoti e lopa ishte mbarsur me dem tė Rrapushėve, qė siē kishte dėgjuar edhe i tyre vinte nga njė kryqėzim shullėnjsh, por me tė njėjtėn pedigre(origjinė). Dhe ai e dinte fort mirė, qė rracat i ruajnė vetitė kur ruhen parametrat. Mirėpo edhe e ėma e Balės edhe e bija, atij i pėlqenin jashtė mase. Mė shumė do t?i shkonte qė ai i dashuronte. Lind dashuri edhe midis njeriut e kafshės. Rast mė tė mirė se i Demo Sharkės, me gjėnė e gjallė tė tij, pėr ta vėrtetuar kėtė teori, zor se gjendej. Fantazonte kur ndodhej para Balės. I shikonte asaj buzėt dhe i dukej se kishte vėnė dorė pėr t`i bėrė tualet njė mjeshtre parukiere. Ashtu, tė mbushura me fije e push tė hollė, u jepnin njė hijeshi tė rrallė edhe faqeve edhe tė tėrėsisė sė saj. I dukej kafsha mė e bukur nė botė.. Tė paktėn ashtu i qe dukur atij, sa herė vinte duart mbi faqet e saj tė lėmuara ngjyrė rozė.

Ishte e urtė, e brishtė, qė viēe e deri sa u bė aqė. Ai e kishte pėrkėdhelur sa lodhej. E ajo kafshė e uruar sikur ishte rritur pikėrisht nga ato ledhatime. Nuk e kishte ndarė dashurinė e pėrkujdesjen pėr Balėn, njėsoj si pėr djalin dhe pėr tė trija vajzat.. Biles e shoqja e thoshte se ai pėrkėdhelte mė shumė Balėn se fėmijėt. Ndėrsa ai, sa herė qė e dėgjonte atė llaf pėrkėdhelte Balėn dhe merrte pastaj nė prehėr fėmijėt. Deri sa e zinte gjumi nė minderin me dhoga dhe rripa llastiku kamardareje, prej tė zisit tė kooperativės. Fėmijėt dhe mushqerra nė pėrkėdheli, ishin gėzimi i pėrnatshėm i atij hauri me dy dhoma dhe njė guzhinė karabina. Me sytė tek televizori dhe mendjen e shpirtin tek fėmijėt, atė e koloviste gjumi, deri sa e shoqja t`i vinte dorėn nė sup. Kėshtu i kishte rrjedhur jeta.

Mirėpo, muajt e fundit sikur i kishte harruar ato zakone. Ishte bėrė i ngrysur, i mbyllur nė vetvete. Fjalėt e pėrkėdhelitė sikur i ishin larguar. Burrin, hallet e tjetėrsojnė shumė mė shpejt se vitet qė i ikin. Lodhej e rropatej pazarit me ditė tė tėra. Tė gjente ndonjė punė me mėditje. Por edhe njerėzia e qytetit, sikur t?i kishin tė mbaruara krejt tė tėra punėt. Nė fakt mileti ishte hollė pėr lekė. Me sytė e tij tė rrahur nga varfėria ai e ndjente edhe gjendjen e tyre. Ndaj nuk i shante qytetarėt dhe i shikonte edhe ata me halle si tė tijat. Megjithatė, pėr ditė bėnte tė njėjtin ritual. Ecė e hajde. Vėrdallė gjithė ditėn. Ndaj edhe i kishte lėnė pas dore gėzimet e tij. Kėshtu kishte rrjedhur jeta nė shtėpinė e tij, deri sa Sabua i kishte thėnė? hallin e Balės. Nė fillim, ai as e kishte kuptuar se ku donte tė dilte e shoqja me atė fjalėn "ethet e Balės", qė i kishte thėnė. Por, kur ja kishte pėrsėritur ditėn tjetėr, ai kishte vėnė buzėn nė gaz. Dhe me aq e kishte lėnė. E nesėrmja e rrėmbente nė ritualin e tij tė bredhjes. Kishte bėrė qė ta harronte, por jo se e kishte nėnvlerėsuar.
vijon
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME Empty Re: TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:18 am

Kishte njė arsye pse ndjente aq keqardhje pėr atė kafshė. Kishte mbetur jetime. Lopėn e qanė tė gjithė, por Demua qante nė shpirt edhe Balėn. Nė fakt tek tė varfėrit gjėja e gjallė bėhen vėrtetė pjestarė tė familjes. Bala ishte bėrė njė pjestare nė rritje nė atė shtėpi. Tė gjithė e donin. Kurse Demua e mėshironte dhe e dashuronte njėkohėsisht. Dhe kishte arsye pse. Edhe ai jetim ishte rritur. E qėniet e gjalla, mbeten jetimė kur mbeten pa mėma. Kėtė eksperiencė ai e kishte marrė nga jeta e tij dhe e shumė tė tjerėve qė ai i njihte. Pa baba, fėmijėt mund tė mbeten fukarenj. Pa mėma mbeten jetimė. E jetimėve rrallė u qesh buza. Kėshtu i pat thėnė dikur gjyshja, Demos. Nuk e harronte kurrė atė vasijet tė saj. Malli pėr tė ėmėn qė as nuk e njohu kurrė e kishte bėrė njeri me ndjenja shumė tė buta. Edhe nxehej, por sa tė kujtonte dikush fjalėn "mėmė", ai tjetėrsohej. Mėma e kishte lėnė kur kishte qėnė tre vjeē. Njė kunat e pati rritur. Asaj i kishte folė mėmė. Por malli i mėmės e mbajti tėrė jetėn tė djegur nė shpirt. E djeg malli i mėmės evlatin. Nuk i iku kurrė. Vetėm atė dashuri nuk zėvendėson dot kurrė njeriu. Dhe ai sikur e kishte vėnė re atė gjė edhe nė rastin e Balės. Ose ai ashtu e kishte menduar. I qe tiposur qė edhe tek kafshėt veprojnė tė njėjtat ndjenja. Ato tė dhimbjes. Se edhe nga sytė e Balės ai kishte parė tė rridhnin lotė.

Ishte matur shumė herė ta nxirrte vetė ndonjė ditė, lart atij shullėrit mbi buzdet, por nuk i ishte bėrė asnjėherė e mbarė. Dhe kėshtu kishin kaluar plot tre muaj rresht. Do t?i dilte qė do t?i dilte ndonjė nga ato qė ai i quante "kacamodhi" (punė tė papune). Dhe pėr dreq i ndodhte ashtu sa herė e kishte vendosur tė humbiste njė ditė me mushqerrėn.. Nė darkė, kur kujtohej se shikonte Balėn tek dera e burgut, kujtohej dhe pėshpėriste:.

- Prapė njė kacamodhi mė pengoi sot! Edhe me shumė rėndėsi tė kishte qėnė ajo qė e kishte penguar pėr t?u marrė me Balėn, ai prapė kacamodhi do t`i quante. Se i kishte dalė ashtu e paplanifikuar. E nė dėm tė Balės. Tė shumtat e kacamodhive, ai justifikohej se gjoja ia hapte Sabua.

- Gratė, sikur i ka bėrė Zoti tė afta vetėm pėr t?u hapur telashe burrave. T?u hapin kacamodhi burrave tė shkretė. - thoshte qė ta dėgjonte e shoqja. ? Gjithnjė, vetėm punė pa bereqet tė detyrojnė tė bėsh. Ashtu u thotė mėndja. Tė tė lodhin kot sė koti. Kėnaqen qė u shkon e tyrja. Mė mirė hapu punė se po i le.. Aha, tė hapėn ato sa.. - kishte thėnė edhe kur kishte tė tjerė qė e dėgjonin. Ama Sabon e kishte dashur dhe e vlerėsonte shumė. Por sikur justifikohej kur nuk u jepte dot zgjidhjen e duhur gjėrave. Dhe e kishte bėrė zakon ta gjente justifikimin tek Sabua.. Vėrtetė qė kishte dhe arsye pėr t?u justifikuar. Se ajo, si tė gjitha gratė i duan nė punė burrat mė tė shumtėn e kohės.. Mirėpo ajo grua ėngjėll kurrė nuk bėnte gjė me kast. Kishte zakonin e tė duruarit. Sa qė dhe Demua, kishte raste qė ia vinte nė dukje.

- Ti moj grua ke durim derri! Unė flas e tė bėrtas dhe ti nuk mė kthen fjalė. Mirėpo mua po nuk mė ktheve fjalė mė hipėn mė shumė inati. Mė duket mu sikur mė thua; "bjeri, bjeri, se i bie bukur"! Atėherė mua fap e mė kujtohet njė llaf i gjyshit: "Tė vesh nė pyll, tė bėsh njė mushkė me dru dhe tė vish nė shtėpi, e pasi t`i shkarkosh, pastaj tė mos i japėsh njė kopaēe gruas? ėshtė gjynah?"! Ja, ndaj dhe ta kam dhėnė nga njė dackė. Tė tė them tė drejtėn mė shumė mė ka dhėmbur mua kur ta kam flakėritur, se sa tyja. Por? ti plas edhe vetė derrin moj, me durimin qė mė ke! Flet njeriu, jo kėshtu si ti! E vuvėr!

- Se mos me atė tė goditurėn ke rregulluar gjė! - i pėrgjigjej Sabua. - Ke marifet mė tė mirė? Me atė ma ha shpirtin mua, pa me gėrr-hėmet e tua, more? Aha...! Bėj sikur nuk tė dėgjoj fare. Kam ulur kurrizin ē`tė bėja tjatėr - sikur me atė pėrgjigje justifikoheshin qė tė dy nėpėrmjet fjalėve tė Sabos. Varfėria dhe shpirti hambar i asaj gruaje tė fisme, ishin barriera pėrkundrejt asaj skamje. Ajo mėnyrė e tė jetuarit kishte brėnda dhimbjes edhe njė qetėsi shprese.

- Nė fakt rrallė kishte ndodhur, por kishte ndodhur. Si nė shumė dyer Golase. Qė burrat e shkarkojnė brengėn, dhimbjet, inatin e mos pėrballimit tė halleve, me gratė edhe me bagėtinė. Burrat! Ja qė ashtu i ka bėrė Zoti. Tė kenė tė drejtėn tė thonė njė mė shumė e tė bėjnė edhe gjėra qė nuk i mban kandari...

- Demek, bėn njė lloj sikur tė mė thuash me gjuhėn e shkurtėr? "ē`mė ēave? kokėn"! Kėshtu e ke menduar, moj lule? - e pyeti Demua.

- Jo more, jo ashtu si ke ti qejf t`i kthesh gjėrat. Por, sa ku tė zihem e brihem me ty, mė mirė bėj sikur nuk dėgjoj dhe e mbyll. Ja, dje pėr shėmbėll, unė e shkreta desha ta merrja mushtjerrėn e ta shpjerja nė faqen karshi. Ti u bėre si i tėrbuar. Kot fare. Sikur ai shullė tė jetė i tėri i Skėrpos. Ē`ke a lumėzi? Ai ka pjesėn e tij, na tonėn. I tė gjithėve ėshtė shullėri. Kot fare, more burrė..
vijon
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME Empty Re: TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:18 am

Jo kot, jo! Ti e di pse nuk dua mė atė krah. Se nė atė faqe kullosėn edhe gjėja e atij mėrshuarit Skėrpo. Atė nuk dua ta shoh me sy, e jo mė tė mė pėrzihen gjėja e gjallė. Demokratin e m?! M?u bė demokrat ai tashti dhe nuk mbahet. Njė mė dy e sa ndodhem unė afėr, nė prani tė njerėzve, zė e shan komunistėt. Nuk u thotė as me emėr: "komunistėt", por? kuqot! - dhe shtonte, - Mė mbushen hundėt, por nuk kam ē?bėj. Ngrihem e iki. Po se mos njė herė e dy.. Atė avaz ka pėrditė. Mirė, unė komunist kam qėnė, por nuk e kam turpėruar ndonjė herė veten. Pse ma hedh pėr turp ai, surratsėzi? Besim nė njė ide, ishte pjesmarrja ime nė Parti, tek komunizmi. Beson diku njeriu qysh? Ja, si Seferi i Mahmutit, qė beson tek Baba Reshati. Po prapė nuk jemi njėsoj. Ai beson, zė e falet. ?shtė gati t`i puthė dorė e? kėmbė Babait edhe pse nuk e ka idenė se pėrse duhet ta ketė atė besim. Besim tek njė njeri...! Tek Zoti edhe hahet, por tek njė njeri..!

Unė kam njohur shumė nga kėta lloj "baballarėsh", qė u ngrėnė kėto muaj. Shumė nga kėta, nė kohėn qė unė besoja tek komunizmi, kėta punonin mekanikė, samarxhinj, guzhinierė e ku di unė. Tėgjithė paskemi besuar diku. Unė isha ēoban nė fillim. Pastaj u bėra bujk. Punoja tokėn me parmendė, ngasja qetė, korrja e shitja. U bėra anėtar partie. Shkoja posi edhe nė mbledhje tė organizatės. Aty flitej e diskutohej pėr punėn e pėr njerėzit, pėr gjithēka. Merreshin vendime. Bėheshin edhe gabime. Bėheshin e janė bėrė plot. Por kush nuk gabon? I vdekuri. Kėndoja tė shkruara pėr idenė qė besoja unė. Por jo mė tek njė njeri i vetėm. Dhe ma barazojnė me Zotin! Nė darkė, vonė, para se tė mė kapiste gjumi shikoja me sytė e mėndjes ndryshe tė ardhmen time, tė familjes, tė krejt fshatit e njerėzimit. E shikoja me shpresė se do bėhej mė e mirė jeta njerėzore. Ama vetėm nga puna. Ja, kėtė kisha besim, se mė dukej se ajo, partia ime, besonte si dhe unė.. Po kėta... pėr ēfarė besojnė? Qorrazi. E unė nuk kam qėnė kėshtu. Nuk barazohen kėta me mua edhe sikur tė thonė njėmijė herė atė qė kanė thėnė plot herė: Se.." komunizmi ishte njė murtajė. Jo! Idetė janė ide. Njerėzit bėjnė zarare e jo idetė. Dhe zararet i bėjnė kur idetė i shtrėmbėrojnė ose i vėnė nė shėrbim tė ligėsisė. Kanė bėrė tė partisė time ligėsi?? Kanė bėrė posi. Se ja, pas njėmijė e nėndėqind e shtatėdhjet e pesės? na lanė pa dhallė. Nė fakt edhe mė pėrpara nuk kanė mbetur pa zullume. Kot sė koti. Futėn nė burgje miletin edhe kot sė koti? Por mė shumė kanė bėrė punėra tė mira. Jo proēka tė gjitha? Hajde t?i peshojmė dhe nga tė anojė kandari atė tė shajmė mė shumė. Jo se fituan kėta dhe duan tė na mbytin neve. "Vdekje, vdekje ?", thonė.

Kėta, nuk i zė gjumi pa bėrė ndonjė proēkė. Pa vjedhur, pa marrė gjėnė qė nuk ishte e tyre, pa vėnė njerėzit e tyre nėpėr tė gjitha punėrat ku pikon e rrjedh lumė leku. Tėrė ditėn e Perėndisė bėjnė nga kėto proēka e tėrė pasditeve ulėrasin: "Poshtė komunizmi.."! Jo, tė lutem shumė! Nuk jam dakort me kėto gjėra unė. Nuk mund tė jem kurrė dakort edhe sikur Skėrpua ta ketė atje, tek ai vėndi i lig, shpirtin tim. Po qe kėshtu, vallahi do t?i them: "Jepi qerrata, lėshoje tė pordhė dhe tė dalė shpirti im! Tė shpėtoj njė minutė e mė parė? po qe nė dorėn tėnde." Unė kisha besim tek njė ide, tek njė shpresė qė mė ishte dukur e mirė. Mė doli shterpė. Nuk ėshtė faji im. Po nuk prisha, nuk vodha, nuk mashtrova, nuk rrėmbeva urėn kundėr pasurisė, kundėr asaj qė mezi e ndėrtuam me mund, gjak e djersė. Skėrpua me shokė, po. I bėnė kėto gjėra. E prishėn urėn ajrore me gjithė lugun e ujit tek Pėrroi i Hilės sė Gjinajve, moj?

- E prishėn, posi! Po unė nuk e di qė e prishi Skėrpua. Nuk e besoj. Mos beso shumė dhe ti, se mileti flet edhe kot.

- Kot moj, pėr atė qė mezi e bėmė? Qė e ngrinim me pompė qė nga "Pėrroi i Vezhdos" deri nė "Faqen e Grykės". Hė moj, fol! E prishėn apo nuk e prishėn?

- E prishėn pėr atė nur Zoti! Qė u prishēin nga mėndtė! Gjithė ai mundim, gjithė ai hekur e beton qė ishte derdhur! Leku i popullit fukara. Mijėra ditė pune! Kam punuar me kėto duar, me bukė e qepė. More edhe me uthull e kam shtytur bukėn e misrit, shumė herė. E shkatėrruan e me se more, qė u shkatėrrofshin nga mėntė?! Me dinamitin e pikės sė hapjes. Mos o Zot! E pse pra? Pėr t?i marrė hekurin. Pa le sa thonin, qė do t?i prishim se i ka ndėrtuar, komunizmi e.. partia. Ato i bėmė na fakirėt, jo Partia.

- More qė pėr t?i bėrė partia i bėri qė ē?ke me tė. Se pse nuk i kishte bėrė edhe ai? qė ja dha vrapit. Nuk u erdhi turp por bėrtisnin. Pak bėrtisnin. "Poshtė komunizmi"! Ja ai, surratsėzi, Skėrpo. Ishte bashkė me ata qė vunė varret e dinamitin? mbi ato bukuri. Hė! E bėjnė dot tashti? Leshin bėjnė! Dhe t?u shikoj bojėn pastaj. Atij e tėrė talukasė sė tij. Tė mė lypsen e tė mos u dėgjoj zėrin mė!

- Fol nė pėrgjithėsi, se Skėrpua ėshtė me shkollė, nuk duhet t`i pėrziesh gjėrat? Mos i fut tė gjithė nė njė thes. Ti e ke mė shumė se unė, po duhet tė thuash tė vėrtetėn. Jo se e ke inat dhe mban e hedh mbi Skėrpon.
vijon
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME Empty Re: TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:18 am

- Po nė pėrgjithėsi thom dhe unė. Se nė pėrgjithėsi nuk kanė qėnė tė ligj as komunistėt. Mbase tek-tuk edhe? por ai e di e mė njeh, sa i ndershėm kam qėnė unė. Pse atėhere mė bėn lėmsh me tė ligjtė? Hė! Bashkė kemi punuar nė ara dhe me dhėn. Bashkė nė brigadėn kur jesh unė brigadier. Bashkė edhe kur ai surrati na u bė me shkollė, nga ajo palo partia qė shan ai. Ajo parti e pruri pėrgjegjės sektori nė bujqėsi. Unė i pari e ngrita gishtin, qė ai tė bėhej pėrgjegjės i sektorit. Se, helbete, djalė vėndi, rritur bashkė, i njoh babė e mėmė. More dhe foletė e pulave, ia dimė shoqi-shoqit. Mo jemi tanėt a mos qoftė ai! Po ėshtė inatēi. I ka ardhur keq qė ai nuk u bė dot komunist. Aty e ka, se e ruan si deveja inatin. Por nuk qe faji im. Se mos do tė bėheshin tė gjithė komunistė. Kishte plane Partia. Nuk ishin nė dorė time ato punė. Na i paskej mbetur hatėri, efendiut!. Bėri njė kėrkesė pėr tė hyrė nė Parti, ja nė atė Partinė qė e shan nė dell e nė gėndell sot! Por organizata nuk ia miratoi. Atij i mbeti hatėri me mua. E di pse? Se unė thashė atėhere: "Daleni o vėllezėr, ta provojmė njė herė si kuadėr! Pastaj kėtu jemi. E bėjmė, se djali ynė ėshtė!" - Kaq thashė qė u thaftė, pėr ato qė thotė? dhe ata mė dėgjuan. Mė dėgjuan se dėgjohej llafi i thėnė pa qėllim tė keq. Sot dėgjohet vetėm llafi i thėnė me qėllim tė keq. Pati njerėz qė ja shpunė nė vesh. Se njerėzit qė ishin atėhere janė edhe sot. Xhaketat e palltot kanė ndėrruar. Tarbiatet jo. Dhe ai, ma paska mbajtur vath nė vesh! Mė urren sa nuk ka ku vete mė.

- Po kur kishe mundėsinė pėr ta thėnė llafin e mirė more burrė, pse the tė keqin? Kur ke mundėsinė tė thuash "po-nė" pėrse tė duhej "jo-ja", more i ururar? Gojėn, gojėn ke pak si me ilet, pa tė tjerat lėre si mi ke..!

- Ja kjo! Hė dhe ti tashti! Se dhe ty kam mangut unė. Diskutoheshin mirė e pastėr problemet, gjėrat, atėhere moj. Thom pėr nė fshatin tim. Tek neve, nė Golaj. Rriheshin fshatēe problemet. Nuk kishte tek neve tė ndara nė halle ballistėsh e tė mira partizanėsh. Jo! Vėllazėrishte gjėrat. Nuk di mė tutje unė. Dėgjuar kam shumė. Nuk thom se nuk kemi patur nga ata qė i shpinin me thasė letrat poshtė komiteteve, raporte e shpifje, pėr shokun, fshatarin, vėllain. Kishte dhe diheshin kush qenė. Mirėpo tek neve, secili e dinte vendin e vet, tė shkuarėn e vet, dhe mbante sinorin qė i takonte. Secili nė stan tė vet! U ishte vėnė kufi edhe tė tillėve. Ky ka qėnė rregulli nė fshatin tonė.

Ama, nuk i dilte njeri ballazi kundra ligjit. Se ligji, uji e zjarri, tė bėjnė hatanė. Thuaj ti, ma kishte fajin ai e kyja. Jo, jo! Ta kishte vetja, po nuk u ruajte. Shumė nga kėta qė kanė qėnė tė persekutuar i njoh. E di dhe qė kanė vuajtur. Po pse do mė thuash ti? Edhe "bigarrihak" (kot sė koti) edhe? me hak. Me hak thom unė se ja, u ka munguar qyēi.. Se nuk kanė patur nga njė qyē tė vockėl. Pėr gojėn e tyre. Mė shumė u ka folė? e pasmja. Se gjė nuk kanė bėrė. Pse nuk mė futėn dhe mua nė burg?

- Rri burrė e mos fol ashtu, se kanė vuajtur tė shkretėt. I persekutuan edhe pėr njė llaf goje. Edhe si Arifin e Manxhares... Pse? Se qe ballist i kushėriri! Lėre e mos fol kot!

- Pse nuk mė persekutuan dhe mua? Aa..! Kėshtu posi. Kėshtu gjykoheshin e peshoheshin gjėrat. Pėr mirė apo pėr keq, por gjėrat peshoheshin. Ai ta kishte thėnė qė nė faqen e parė tė kushtetutės: "Partia ėshtė nė komandė"! E di ti si i kam thėnė unė kėsaja? Po mė shkele ligjin, tė dėnova! Vate, mbaroi ajo punė. Merreshin vendime, por jo udhėve, rrugėve. Nuk merreshin kėshtu, si me kėto partirat sot. Nga hoteli a moteli, nga aeroplani, nga mesi i udhės, mė tė hyrė nė banjo e ku ta di unė? vendos kryetari se ē`do tė bėjė Partia, vendi, qeveria. U pika shtetit! Partive! Parti si e Skėrpos! Demokrat Skėrpua! Hė tė mė lypset!

- Po ē?ke me njerėzit, more i uruar?! Vate puna e Partisė tėnde! Tashti ėshtė ajo e tija. ?shtė jotja, ajo qė tė mbeti. Ajo qė m?i jep akoma votėn... Socialistja! Dhe ti ke ku vete, pse mėrzite? Ata kanė tė tyren. Pse tė ziheni? E shikoni sho-shoqin si armiq!

- Ē`parti kam unė moj? Vate e imja. Ata? qė m?i quajtėke tė mitė, nuk dua t?u shoh sytė. Edhe ata njėsoj janė. Ajo qė kisha unė vate. Me atė isha e jam unė. Votėn?ia u jap pėr inat tė kėtyre demokratėve. Ma morrėn pa dashur unė. Se nuk kam ku e shpie. "Midis dy tė kėqiave, - thoshte xha Hyseni i Merke, - zgjidh mė tė lehtėn". Unė e kam tė vėshtirė tė marr vesh kush ėshtė mė e lehta. Pa? T?u jap votėn edhe kėtyre tė tjerėve. Njė m? t?u jap, ja atė! Njėsoj janė. Ama kėta tė partisė sė Skėrpos nuk i honeps fare fare.

"Pronat", bėrtasin tė dyja palėt. Se ku nė tė sėmės do t?i gjejnė tėrė ato prona qė kėrkojnė, hajde merre vesh?! Njė grusht gjė ishte Shqipėria. As nėndėqind mijė vetė, kur e morėm na... Sot janė miliona. Pronat e njėmijė apo njėqindmijė vetėve, kėta? do t?ja u japin katėr milionave?! "Do t`i bėjmė tė tėrė shqiptarėt pronarė" - thonė? I bėnė qė? u hoqėn dhe pikėn e gjakut nga damarėt. Le qė u vranė dhe u shuan me njėri-tjetrin. Vret vėllai, vėllanė, sikur tė kenė qėnė hasėm pėr jetė. Vret djali, babėn e mėmėn dhe ia jep vrapit tė mos e zėrė policia?! O Zot, mė se u poqėm! Beduva tė madhe na paske dhėnė more i madhi Zot! E kėta bėrtasin, "Do japim pronat". Lesh! Njė m... ashtu do t?u japin. Gėnjejnė! Ecė e besoi sa tė vėrteta thonė. Vanė e prishėn gjithė ato bukuri qė kishim bėrė. Ku janė vreshtat, ku janė arat me lugjet qė u vinte uji nė krye tė secilės, ku ėshtė shullėri me mollė e dardhė? Hė moj, ku janė? Mos di gjė zotrote, ku i shpunė Skėrpua me shokė tėrė ato pasuri? Ku vanė? Ta thom unė. Nė esfel! Po cilat do ndajnė, pėr ata qė kėrkojnė e kėrkojnė sa bretku u ra? Ku do gjejnė pėr tė ndarė? I kishin e u vunė kazmanė. Ku do gjejnė mė prona pėr tė ndarė? Tė dyja palėt jo vetėm ata tė Skėrpos. E di moj? Ta thom unė; Nė tė sėmės! Se ku e shpunė tėrė atė pasuri? Pajė dreqit, gjithė mundi ynė nė pesėdhjet vite! Ja, nga kėta, demokratėt si Skėrpua! Nga kėta qė u kthyen, pas tyre tė mive, qė thefshin kėmbė e duar thefshin! Njė plaēkė janė tė gjithė.
vijon
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME Empty Re: TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:19 am

Pėr kėto i kam marrė zėt, pa demokrat jam dhe unė. Edhe unė e dua tė mirėn. Ka tė mira demokracia, qysh nuk ka! Se flet lirisht njeriu. Jo si atėhere me ne. Tė zinte data tė thoshje njė llaf kundėr. Po ē?e dua tė flas kur vetė flas e vet dėgjoj? Liria mė thonė. Po liri ėshtė kjo moj, kur ngrihet i biri i botės e bėn si i do qejfi? Liri ėshtė tė bėsh tė pabėra? Jo moj shpirt, jo. Lirinė, unė e kuptoj kur secili bėn si do vetė nė shtėpinė e tij, nė mall tė vet, nė punė tė vet. Jo nė mall tė botės tė bėjė tjetri si i do qejfi. Dhe u dashka tė flas e tė llafosem me Skėrpon me shokė. Pėrse do tė duhet tė llafosem me ca nga kėta qė i vunė kazmanė tė mirės? Me tė tillėt, moj? Me atė njeri? Me Skėrpon e Pirihuēit! Ba-ba-ba...! As nė atė jetė!

- Ja, kėshtu flet ti, ndaj tė marrėn inat e nuk tė afron mė njeri. I shan se janė demokratė apo se janė me vese?

- Jo, nuk i shaj pse u bėnė me Demokratiken. Pėr atė mirė bėnė. U krijua parti e re, mirė. Por kėta kthyen jo mendimet por xhaketat. Nxorėn nė shesh surratin e vėrtetė. Veset qė i kishin tė mbyllura si nė kyē. Fap, ia bėnė dhe dolėn nė selamet ata qė ishin. Batakēinj. Dhe ja, mu sikur i kam aty nė mes tė fshatit. Mė kalojnė pėrpara edhe kėtu rreth qytetit. Dje komunistė e tė lėpirė pas potureve tona, sot demokratė e serbesė. Mėmėdhetarė a partiotė hiē fare! Tė nėntėdhjet e nėntat bėnė nė emėr tė demokrates. Pse, nuk e di unė qė nuk pati faj partia, ideali pėr tė cilin ajo luftoi? E di moj e di, por kėta e shfrytėzuan. Si shumė nga tanėt atė partinė qė vate. Njėlloj mbeten ca njerėz. Edhe kur ndėrrojnė sistemet. Ata po tė tillėt mbeten. Batakēinj! Se ndėrrimet qė nuk nisin nė tru nuk pėrfundojnė tek ndėrrimi i potureve. Mirė e thoshte plaku i Merke. E kishte mirė i varfėri, por kush e dėgjonte!

- E more e, por ti harron qė nuk jemi mė nė fshat. E lamė fshat mavrinė. I lamė atje tė gjitha. Tė mirat e tė kėqiat. Jemi afėr qyetit tashti. Jemi bėrė qytetarė! Vetė na prure kėtu. Leri sherret e partitė atje. Hė tė keqen Sabua jote! Kemi katėr fėmijė qė duhet tė rriten.

- Jo! Kemi lėnė vetėm tė mirat atje grua. Tė kėqiat i prumė poshtė. Ia prumė peshqesh qyetit. Do molepsim dhe qytetin me ato millopsimat e mėndjeve tona atje. Se kėta vetėm molepsin. Ndaj flas unė. Mė gėrryen kėtu pėrbrenda kur mė bėjnė karshillėk tė tillėt..

- Kemi tri vajza e djalėn burrė. Nuk na duhen sherret, mėritė. Ti sikur i ke njė ēikė pėr qejf. U jep udhė. Sikur tė hanė duart pėr mėrira. Rri more i uruar, rri rehat! Nuk tė duhet ē`bėjnė e ē`bėhet. Shiko punėn tėnde, hallin tėnd! Njė copė shkop tė shkurtėr, sa pėr punėt e tua. Nuk tė duhen mė partirat. Nuk bėre hajėr me atė qė jeshe anėtarė tridhjet vjet, do bėsh me kėto tė ca muajve. Le tė merret kush tė dojė me to. Hajrin t?u shikojnė!

- Nuk mė plas fare pėr partinė e tij! Por nuk dua t?i shoh sytė qė e ktheu fėt e fėt dhe nuk pyeti pėr shokėt, pėr ata qė e kanė ndihmuar, pėr mua njeriun e tij, por i ndau gjėrat si ia deshi e treta e qejfit. Mė urren, mė tall. E ktheu pėrnjėherė. Mė hiqet edhe si i persekutuar. Ai i persekutuar? Po nga kush? Kush ia shkabaviti atij? Neve, Partia dua tė them, e kishim lule kuadėr. Punonte mirė. Po paskej qenė firaun. Se ca nga kėta qė mė zėnė sytė e mė dėgjojnė veshėt sot moj, u ngjajnė shapinjve. Ata e ndryshojnė ngjyrėn kur u do qejfi. Paskan qėnė me shtatėmbėdhjetė lėkurė e pesė surretėr. Si ky! Ndėn rrogoz na e kanė shkuar. Syleshėr na kanė bėrė. Ashtu kemi qėnė, syleshėr! Mua tė parin... Ma ka hedhur dhe mua. Se unė e propozova pėr dekorim nga Kuvendi Popullor, pėr punė tė mirė. Kam bėrė gabimin mė tė madh nė jetė. Nejse, nejse. Po e vė pėrpara atė mahlulen mushqerrė. Do ta shpie tek njė shok, qė ka dem pėrtej, nė Manastir.
vijon
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME Empty Re: TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:19 am

- Deri atje more pėr njė? dem pėr mushqerrėn?!

- Lypsmu! Pse ēudite? Shokėt e Skėrpos? nga qė kanė para me thasė, venė mu nė Greqi pėr njė? tė ndėrzyer? Unė mushqerrėn time shpie. Dhe e shpie si zotni, me duar tė mia. Tė mė mbarset e tė mė bėjė njė viē? qė do ta ketė baba si vajzat?!

- Nuk i le qė nuk i le njėherė kėto gaxhira, shaka pa farė, pa rrakada si u thomi na shakave tė tilla. Fiton gjė nga kėto llafe, more burrė? Nuk tė marrin inat kot njerėzit, tyja, jo!. Tė shkretėt demokratė! Edhe ata si na. U ėshtė bėrė syri bakėr pėr koqen e lekut e ti i merr nėpėr gojė kot sė koti. Ata, se ti mė ndryshe gjoja! E ti je mė pėr lumė e pėrrua a mavri. Mė bėn dhe politikė! Politika e madhe nuk e shikon! Se ha inat me vėllain tėnd, me Skėrpon e Bejtes. Jazėk kush t?u dėgjojė! Po mė jini dhe gjak a tė shuar! Kot sė koti.

- Jo dhe aq kot sė koti. Se ata u bėnė sebep, qė jemi kėshtu si jemi. Apo pak kaluam pėr faj tė tyre! U dogj e u bė shkrumb malli qė patėm. Gjithė ajo farė djemurie ku vanė? Vanė pajė dreqit. Nė Gėrqi! Na e lamė tė varfėr, por jo me gjithė kėto plagė, jo tė djegur. Dhe na e vėnė neve fajin. Komunistėve. Hėm! Mirė ja bėjnė kėtij populli! Nuk zė mėnd ky, jo! Edhe e di se cila i duhet. Ky popull mė rri me ata qė? nuk e duan.

- Pse more, ata ta patėn fajin? Demokratėt? Edhe kėtė e the? Po unė e ti e dimė kush?

- Ika tė thashė, se mė shashtise!

- Shyqyr qė tė ra ndėr mėnd pėr ta bėrė sot atė punėn qė ta kam kėrkuar me muaj! Shterpė kishte pėr tė mbetur Bala jonė? Se kam ditė qė tė lutem. Ti mė merresh me Skėrpon. Me partirat! Vuri mėnd hallit tėnd e lėri kėto. Jemi ngopur me tė gjitha!

- Ika pėr nė Manastir!

- Tojbe, tojbe! Lėshoje more mushqerrėn nė "Faqe tė Lugut", se? e gjenė vetė llafin me demin.

- Me demin e Skėrpos, moj! Mė mirė e therr me dorėn time se sa tė?

- Pse? kush do tė dėftojė ē`thanė e ē`bėnė me njėri-tjetrin, apo mushqerra?

- Mė mirė shterpė, pa viē e dhallė, se? me demin e atij!.

- Ti qofsh, qė u jep rėndėsi kėtyre gjėrave! - i foli Sabua pėr tė fundit herė. Ai kishte marrė shtegun drejt buzėdetit. Ecte nėpėr shtegun e vetėm qė dilte tek varrezat. Pastaj njė tė kthyer dhe mbėrrinte tek rruga e madhe. Ai shikonte atė shteg, tė rrethuar me mure e me gurė. Pėrsipėr tyre kishin ngulur edhe hekura edhe nga dy rradhė tela me gjėmba, nė ēdo dy-tre metra. Pėr herė tė parė i bėri pėrshtypje ajo mėnyrė ndėrtimi nė periferinė e qytetit. Ecte dhe shikonte anash si skifteri. Hem pėr tė parė e hem tė mos e shikonin.

- Fshatin kemi prurė me vete, - mendoi, - Gardhe, mure! Pėrsipėr mureve dy metra tė lartė? edhe telat me gjėmba. Nė mes tė daulles dhe.. njė xurruna - foli, - Tela, lopė e dhėn. Dhe u bamė qytetarė! Pika neve e pika qytetit qė do na ketė neve. Qytetarėt na! - Nuk kishte dėshirė tė takonte asnjė nga bashkėbanorėt e tij. Nė fakt, ata i kishte pothuaj se tė gjithė bashkėfshatarė. Por me mushqerrėn pėr dore atij se si i dukej. Sikur tė gjithė po e merrnin vesh qė shpinte Balėn pėr tė bėrė? atė.

- E mo, le tė mė shohin. M?u prish puna nuk e shikon. Gjėra tė jetės janė. - I dha zemėr vetes. Pastaj hoqi cigaren nga goja dhe mbeti njė ēast.

- Jo more! - i foli unit, - Tė ma kuptojnė qė e shpie pėr? t?u ndėrzyer?! E pse tamėm unė. Kėtė mund ta bėnte edhe.. Sabua. Sabua! Ajo jo, nuk ėshtė mirė tė merret gruaja me kėto punėra! Nejse xhanėm por.. mundej edhe njėra nga vajzat. Mos t?u thaftė gjuha! - Mallkoi veten.

- Sa njė derr e i hėngre mėndtė! Vajzat t`i mėsosh qė nė kėtė moshė me punėra tė tilla!? Pse more mavri, ē?u bė? Shumė nga kėto.. palopunėt, njerėzit qė tė vegjėl i shohin e i mėsojnė. Dhe nga kush pra? Ja, nga kafshėt. Nga dhėntė, dhitė e pulat e kokoshėt. U bėjnė pėrshtypje dhe pyesin. Avash-avash e i mėsojnė, pse qysh ndryshe!? Nga kafshėt i mėsojnė, a mos mėsofshė kurrė! Mos shohin gjė mėmat e baballarėt kur bėjnė ato? palopunėt? Pse tė iku barku t?u mėsosh vajzave qė nė kėtė moshė? Mėsofsh si Gjika, kur i ra pika, dėgjove more Demo! - mallkoi veten, si e shoqja, - Po ashtu i mėsojnė fėmijėt gjėrat e jetės, ku tjetėr? Mos gjė nga baballarėt e mėmat? Mua mė takon, pse kujt tjetėr? Le tė mė shohin, mu prish puna. Vetėm ai jo. Ai tė mos mė shikojė se mė duket sikur do mė thotė: "E shikon Demo, dhe mushqerrės, demi i demokatit do t?ja bėjė hyzmetin?" Hėm! Mė marrėsh tė keqen! Po unė pėrtej Manastirit vete dhe demit tėnd nuk ja lė tė burbuletet me kėtė ėngjėll. Na..! - dhe ngriti gishtin e dorės lartė.

- Jepu kėmbėve Balė! - dhe tėrhoqi fort litarin, - Hė! Ja dhe pak e kaluam shteg mavrinė e tij. ? mendoi, - Tė mos mė shikojė ai, surrati?! Ja dhe pak e dola nga shtegu. Eja lanete! - i foli mushqerrės. Dhe e tėrhoqi paksa si me inat. Ajo e shkretė ndjeu qė pa faj e ndėshkoi. Dhe uli pak kokėn tek kėmbėt e para, shenjė kundėrshtimi e kafshės sa herė qė nuk bindej, pėr sa i bėnin veprime tė dhunshme apo bėrtisnin me zė tė fortė.. Ai eci duke i dhėnė trupit mė pėrpara.

Ecte duke folur nėpėr dhėmbė si vazhdim i bisedės me Sabon. U var tek porta e tė ardhurve nga Ballajt. Pastaj tek ajo e tė ardhurve nga Llanajt. Ata mbanin dy apo tre qenė dhe ishin bėrė bezdia e mėhallės. Me kėta tė ardhur kishte miqėsi. Qenė tė gjithė tė krahut tė tij. Edhe hallexhinjtė e asaj nguljeje ishin tė ndarė me kahe. Njė hall mė shumė pėr ata qė nuk kishin kurrfarė punė. Duke u marė me politikė, ata jo vetėm qė ishin grupuar nė krahe por mbanin dhe mėrira. Se duke mos patur punė, hapnin punė duke sharė njėri-tjetrin, njėri krah, krahun tjetėr. Dhe ai e dinte mirė qė pas mėrive e nė mungesė tė njė shteti ashtu si e kishte konceptuar ai shtetin do tė mund tė shpinte edhe nė armiqėsira. I priste edhe ato, por nuk bėnte asnjė pėrpjekje t`i largohej me vullnet e dėshirė asaj rruge.

- Ja e kaluam shtegun e firaunit! - foli avash duke kthyer kokėn nga Bala. Ndėrsa ajo kafshė e urtė vazhdonte ta ndiqte pas si njė manare. Mirėpo nuk kishte hedhur as pesė hapa nga shtegu i Skėrpos kur njė pėllitje e fortė e bėri tė dridhej. Nga ajo qė druhej nuk kishte shpėtuar. Kishte pėllitur demi i Skėrpos. Kafshėt e ndjejnė hallin e njėra-tjetrės me anė tė erės qė lėshojnė, kėshtu thonė. Kėtė ai e dinte mirė.. Ai dem, ishte bėrė lemeri pėr kalamajtė dhe pėr lopėt e gjithė mėhallės. Ishte sa njė kalė i lartė. I zi nė gjysmėn e trupit dhe i hazdisur nga qė ishte i pa tredhur. I zoti e mbante pėr damaz dhe e lėshonte me pare. Thoshte se dhe njė vit do ta linte ashtu, pastaj do ta tridhte, pėr ta therrur nė dasmėn e tė birit.. Mirėpo kur nxirrte demin lart shullėrit ecte sikur t?u thoshte tė gjithėve.. "E kėrreva demin unė. Plasni kush mė ka inat!"
vijon
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME Empty Re: TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:21 am

- Dreq! - foli nėpėr dhėmbė, - Ja filloi demi i kėtij ėmėrshuarit! Unė me Balėn pėr dore e ai sikurt tė jetė nė mėndjen e Balės dhe timen bashkė. Allah o Zot! - Kafshėt kanė ca shėnja mė tė forta se tė njerėzve. Pėr njė mijė vjet unė nuk do arrij ta marrė vesh se kur njė femėr qė shkon poshtė sokakut tim, rrugės apo ku di unė, ėshtė? nė ethe! Tjetėr punė nė i vete apo nuk i vete mashkullit mėndja ligėsht. Se.. "e bukura ngre dhe tė vdekurin nga varri?" - thoshte gjyshi. Po ky? Ky, qė ja ēaftė ujku, ja ēaftė, sikur ka qėnė nė mėndjen e Balės..! Ku e mori vesh xhanėm hallin e Balės? Dhe kjo mu desh. Tė bėj mėhallėn tevaturė me kėtė mėngjes.

- Dhe e tėrhoqi aq fort litarin sa i dhėmbi krahu. Donte tė ikte menjėherė nga ai sokak. Ai pikė binaje zuri e po pėlliste. Do pėlliste prapė e prapė sa tė ngrihej tėrė mileti dhe mahalla bashkė. E do gajaseshin qė ai pėlliste se shkonte Demua me? Balėn. Nuk kishte mė nevojė pėr justifikime. Po pėlliti demi, njė lopė do jetė nė afsh. Kėtė qė tė gjithė e dinin. Ēobenjė kishin qėnė qė tė gjithė tė ardhurit nė atė ngulmim. Apo nuk kishin shakatė e romuzet gati tė atij fshati nga kishte zbritur ai... Nuk kishte mė kohė tė mendohej. Vetėm zuri e tėrhiqte fort Balėn. Por sa mė fort e tėrhiqte ai, aq mė fort ngulej ajo nė tė katėr kėmbėt. Mu sikur e ndjeu dhe ajo se ku? i zgjidhej halli. Nuk donte qė nuk donte tė bėnte as edhe njė hap mė tutje. Sikur tė ishin marrė vesh prej kohėsh me arapin e Skėrpos. Nė fillim ai i foli avash por ashpėr. Pastaj e ngriti zėrin. I doli nga mbrapa ta detyronte tė ecte. Mirėpo Bala nuk lėvizte.

- Tjetėr hall ka kjo e tjetėr hall kam unė! - foli me vete.

- Ecė moj, tė ēaftė ujku dhe ty se mė bėre ?.! - e mallkoi. Ajo po nė vėnd. More nuk ecte qė edhe mish tė priste me tė. Ja veshi me njė pjesė tė litarit nė tėrė gjatėsinė e kurrizit. Bala u tkurr po nuk lėvizi. Nė kėtė moment demi ja dha njė tė pėlliture sa u tund gjithė "Lugu". Pastaj i shtoi pa pushim ato. U hodh nja dy herė pėrpara drejt shtegut, por e mbajti litari, me tė cilin e kishte lidhur i zoti pėr brirėsh nė njė hu. Ai e ndjeu qė aty do tė plaste. Bala nuk lėvizte ndėrsa demi po hazdisej. Shtoi tė pėlliturat. Zuri tė hidhej mė litar dhe tė pėlliste fort e mė fort. Nga ajo qė u ruajt Demua, ajo i ndodhi. Sikur t`i kishte porositur njeri ato tė dy kafshė qė tė bėnin atė skenar.

- Si pėr tė turpėruar mua, moj, tė ēaftė murrua! - i tha pėr ujkun. Njerėzit e sokakut dolėn e po bėnin sehir.

- Pėr ku kėshtu, punė e mbarė, more Demo?! - e pyeti me ironi Breshua, njė kushėriri i tij.

- Pėr prapa diellit, pėr ku tjetėr! - iu pėrgjigj dhe ja veshi Balės me njė shqelm nė vithe.

- E lėre ai i ururar lėre, se? mos ka pėr t`i thėnė gjė nė vesh arapi i Skėrpos! - i tha i kushėriri.

- Pėr ta kontrolluar nga veshėt, po e shpie e, tek veterineri. - bėri sikur nuk e mori vesh ironinė.

- Them mos e ka mė poshtė plagėn more kusho, mė merr vesh more? Plagė e thellė mė duket pėr atė moshė qė ka ajo. Lėre, lėre, se ia shėron Arapi!

- Po zotrote me Arapin e ke bėrė shkollėn, qė ia di aftėsitė? - e kundėrshtoi me sarkazėm.

- Jo more, po ai fakir u lodh sė thėni pėr ilaēin qė ka. Gjithė lugu e mori vesh, vetėm ti nuk po e dėgjon. Po ajo, bukuroshja jote, nuk e shikon qė po i bėn tė katėr kėmbėt bashkė? Lėre a derėzi, lėre, se ke pėr ta parė sa shpejt e shėron Arapi nga halli qė ka..

- Nuk ta kam ngenė o Bresho, xhani. Merru me ndonjė punė nė je pa punė, se mos tė flet hanėmja jote. - ja ktheu.

- Mirė more, mirė. Po shiko se po kėputi litarin Arapi, nė det do tė tė shpjerė, ty e atė qė mė mban pėr dore. Bėj kujdes, hė vėlla, pa mua nuk mė duhet gjė. - dhe bėri tė futej brėnda. E tek sa po futej dėgjoi njė pėrplasje tė fortė llamarine dhe ktheu kokėn. Arapi kishte kėputur litarin dhe kishte marrė pėrpara derriēkėn prej llamarine qė i kishte vėnė Skėrpua. Rrėzoi krejt murin e avlisė dhe u hodh si njė ketėr nė shteg. Nga tė dyja vrimat e hundėve tė tij si zgavrra i dilte shtėllungė avulli. Nė pak sekonda arriti e ishte njė hap pas Demos.

- Ikė mavri, se tė bloi! - bėrtiti Breshua.

Demua, kur pa pas shpine gjithė atė bina, ju duk se mbaroi. Jo mė ai vetė, por edhe Bala nuk mund ta mbante dot pėrsipėr. Ai, si kafshė e tėrbuar, nuk pyeti kush ishte pas Balės e para tij. U lėshua pėrpara. Demos ju bė se ai nuk nxirrte avull por zjarr. Njė zjarr qė nga momenti nė moment mund ta pėrfshinte. Ta bėnte hi fare.. Brirėt ju duken mė tė mėdhenj. Jo mė pak tė kthyer anash e me drejtim lart, por tė drejtė e me majė. Qė mjaftonte njė lėvizje e lehtė dhe ata do tė hynin nė barkun e tij si nė gjalpė. Thundrat e tij nuk shkelnin, por e gėrmonin tokėn.

- Po tė rrėzohem e tė mė shkelin ato thundra, as kockat nuk do tė mė mbeten pa le mė mishi. - mendoi. Nė tė qindat e sekondės ai mundi tė merrte njė vendim. Nė fillim i bėrtiti: "Tutje, tė ēaftė ujku i Heremecit! Tutje! Yha!" - i bėrtiti nja dy herė. Por nuk pati mė kohė as tė bėrtiste. Ai gati e shtypi. Duke shkumbėzuar sikur tė kishte inatin e tė zotit nėpėr atė gojėn e hapur si zgavėr lisi, u hodh pėrsipėr. Demos iu duk se ai e kishte jo mė me Balėn, por me atė vetė.
vijon
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME Empty Re: TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Nimfa Sun Feb 15, 2009 1:22 am

- Mbarova! - mendoi. I dha trupit anash dhe u hodh si tė ishte njė njėzet vjeēar. Era e fuqishme qė lėshoi shpėrthimi i vrullshėm i demit, atė e kishte hedhur tre metra tutje. Ai u rrokullis pa vetėdije. Mundi tė shmangej. I lėshoi udhėn. Kishte ndaluar nė cepin e barangės. Qėndroi tė mblidhte veten. Hodhi shikimin nga Bala. E kishte lėnė nė mes tė rrugės, nėn mėshirėn e asaj shtaze tė pėrbindshme. Me vrull ai kishte ngritur dy kėmbėt e para lart dhe i vendosi mbi shpatullat e Balės. - Bobo! E bloi! - mendoi Demua. Si i erdhi pak zemra nė vėnd, arriti tė ulej nė gjunjė. Por nuk e kuptoi as vetė pse e bėri atė veprim. Nga frika apo se i erdhi turp qė e kishin parė nė atė gjėndje?! Mallkoi veten pse i ra nga shtegu dhe jo larg e larg nga mali..

- Tė gjithė, mua mė shikojnė. - mendoi. Pastaj i dha karar. Me bisht tė syrit pa skenėn e llahtarshme. Plot herė kishte parė tė tilla, por jo si ky rast. Ai dem do tė ishte i harbuar, se ndryshe nuk kishte pse tė ishte aq agresiv. Sikur po ia bėnte me inat atė punėn. Ai gati po e kollofiste tė tėrėn.

- Nga tė mbajturit mbyllur. ? mendoi. - Harbohet kafsha, mė keq se njeriu, mbyllur brėnda. Por ky ėshtė varvat? Kėshtu bėjnė varvatėt. - ngushėlloi veprimet e demit. Sytė nuk i hiqte nga Bala. Ajo e shkretė ishte bėrė sa njė grusht ndėn atė egėrsirė tė pashpirt.

- Po kjo? imja, si ndėnji ashtu! Aq urtė! Nuk kundėrshtoi fare. Leshprera! Paskej qėnė djegur vėrtetė! Si i ka bėrė Zoti kėto punė! - Fliste tek po shikonte me bisht tė syrit tėrė skenėn jetėsore tė kafshėve.. Balėn nė mėshirė tė atij pėrbindėshi. Mirėpo Bala nė vėnd qė tė ankohej ndėn tėrė atė peshė zuri e lėpihej. Nuk donte tė largohej edhe kur zbriti Arrapi i Skėrpos. Ai rrinte pėrbri saj, si fitues i njė beteje qė kishte zgjatur vetėm pak minuta. Pėlliti dhe nja dy herė tė tjera dhe i kėrceu prapė pėrsipėr. Ajo hapi vetėm gojėn dhe lėvizte ritmikisht buzėt nė shenjė kėnaqėsie. Demua e shikonte skenėn. Ishte nė njė gjėndje qė nuk do tė kishte dashur tė ndodhej kurrė. E mendoi veten tė shpėtuar nė se para do tė kishte njė tunel. E nėpėrmjet tij tė ikte tutje, deri nė shtėpi. Tė mos e shikonte asnjė njėri. Pa le mė ai, Skėrpua. Mirėpo tek imagjinonte atė tunel, si mėnyrė e dėshiruar shpėtimi nga ajo gjėndje dėgjoi zėrin e atij qė nuk e kishte dėshiruar kurrė. Mbajti vesh.

- Nuk e kishte as dymbėdhjetė hapa larg. Ai sipėr e ky poshtė, nė cep tė barangės. Nė atė barangė ku kishin debatuar plot herė punė partish. Aty ku ai kishte dėgjuar sa e sa herė fjalėn "kuqot", pėr vetė atė. Pėr komunistėt. Se ai kishte qėnė komunist e ai, kuqo, atyre u thoshte.

- Ah.. Arap a Arap!? Qė zgjidh hallet e botės e prish tė tuat! - i foli demit. Por ironinė e kishte me Demon. Demua ishte duke ikur pa kthyer kokėn.

- Ah Balė, moj Balė! Ethe si? tė tuat, ka kohė qė na kanė zėnė tė gjithėve. Neve nė tru. Sot mė zunė tė forta. Ethe tė vėrteta. Do tė mė mbajnė gjatė nė rroba, mė duket. - tha dhe kishte hyrė brenda nė shtėpi.

- Qoftė femėr! ? uroi.
fung
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGME TE NDRUSHME Empty Re: TREGME TE NDRUSHME

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi