STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vrau gruan dhe e inskenoi si vetėvrasje

Shko poshtė

Vrau gruan dhe e inskenoi si vetėvrasje Empty Vrau gruan dhe e inskenoi si vetėvrasje

Mesazh  Nimfa Mon Jan 12, 2009 9:43 am

Tė rralla janė martesat pa konflikte. Pothuaj ėshtė e pamundur qė edhe nė martesat e shėndosha tė mos lindin probleme, drama dhe konflikte. Tė dy bashkėshortėt, nėse nuk e gjejnė mesin e artė e tė bėjnė kompromis, konfliktet bėhen tė paevitueshme dhe mbėrrijnė deri te tragjedia, siē ndodhi me dramėn familjare qė do t’jua prezentojmė mė poshtė. 
Burri patriarkal, shpirtkazmė... i zhytur nė probleme tė natyrės ekonomike, rigoroz dhe ruajtės i tradicionalizmit nė familje. 
Gruaja, e urtė, punėtore, nėnė e katėr fėmijėve. Viktimė e dhunės, e maltretimeve, e dajakut... E pėrbuzur, e fyer... e rrahur, madje prej atit tė fėmijėve tė saj. Gruaja, duke mos e duruar dhunėn qė ushtrohej mbi tė, tregon nė shtėpinė atėrore. Vėllezėrit gjaknxehtė, tė prekur nė sedėr, ēohen dhe e rrahin dhėndrin. Mendonin se me kėtė do t’i jepnin njė leksion tė mirė, pėr tė mos e trajtuar mė «robin» e vet si tė dėshirojė: ta rrahė e ta pėrgjakė kurdoherė qė i teket shpirligėsisė sė tij. 
Me kaq pėr njė kohė fashiten gjakrat dhe jeta fillon tė rrjedhė normalisht. Por, inati dhe egoja nuk e lėnė tė qetė ndėrgjegjen e traumatizuar tė fshatarit dinak. Ai e vazhdon avazin e vjetėr. Por, vėllezėrit e saj sėrish ia zėnė pritėn pėr ta mbrojtur tė motrėn. Duke vrarė mendjen pėr t’ia gjetur zgjidhjen fatlume tė kėtij konflikti pa shtegdalje, fshatari vendosi nė momentin e ndritur dhe nė mėnyrė mjeshtėrore duke e inskenuar si vetėvrasje. A ėshtė vrasje apo vetėvrasje - organet e hetuesisė qė e bėnė kėqyrjen nė vendin e ngjarjes nuk dhanė kurrfarė deklaratash pa i bėrė analizat e hollėsishme. Tekefundit ata as qė i brengos kjo tragjedi apo shumė vrasje dhe vetėvrasje qė kohėve tė fundit kanė ndodhur nė Kosovė, por ende sot e kėsaj dite kanė mbetur krime tė pandriēuara. Fajtori dėnohet, fajtorin e dėnon ligji. Nė kėtė rast si e gjykojnė fėmijėt kėtė akt barbar? Vėrtet, a ka pasur arsye tė fortė pėr ta vrarė gruan? Po cili mund tė jetė shkaku qė e shtyn burrin pėr ta vrarė tė shoqen, ta vrasė nėnėn e fėmijėve tė tij dhe ata t’i lėrė nė mėshirėn e kohės, tė rriten pa dashurinė dhe kujdesin e dorės sė asaj qė deri dje i ka pėrkundur nė djep e u ka dhėnė gji? 
Ky lajm tronditi fshatin, rrethinėn, tundi nga vendi nėnat, tmerroi etėrit dhe natyrisht i rrėqethi engjėjt e pafajshėm - fėmijėt! 
E fėmijėt, si do ta vazhdojnė jetėn me tė atin - dorasin e nėnės?! 
Nė kėtė kohė, nė kėtė vend... edhe nėnat vriten... si zogjtė nė fluturim! 
Jeta vazhdon mė tej me njollėn qė nuk shlyhet kurrė: nėnėn e ka vrarė babai. 

x.x.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi