STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Flamur BĖRDĖLLIMA TREGIM

Shko poshtė

Flamur BĖRDĖLLIMA TREGIM Empty Flamur BĖRDĖLLIMA TREGIM

Mesazh  Nimfa Sun Jan 11, 2009 8:05 pm

Flamur BĖRDĖLLIMA



– Zhvishu Ema, – i thashė pasi ktheva edhe njė herė shishen e konjakut.

Ajo u ngrit nga kolltuku nė fund tė zyrės, rrotulloi bravėn e derės dhe filloi tė mė vėshtronte nė sy pa thėnė asnjė fjalė. Ishte dita e katėrt qė pati filluar punė si kompjuteriste–sekretare.

Pa mė shkėputur vėshtrimin rrėshqiti lehtas zinxhirin fundit, i cili pasi u ēlirua, zbriti pėrgjatė kėmbėve: ajo nxori qė andej kėmbėn e majtė, e hoqi fundin edhe nga e djathta, e mori nė dorė dhe e vendosi mbi njė karrige. Tashmė ishte vetėm me pulovėr dhe kėmishė. Pastaj hoqi pulovrėn nga koka dhe e hodhi drejt fundit.

– Shef, mos mė vėshtro, tė lutem, – mė tha ajo.

– Dua tė tė shoh, – i thashė.

- Tė lutem jo.

– Do mėsohesh, – ia ktheva dhe i shkova pranė. E zura nga tė dy anėt poshtė sqetullave, ia rrėshqita duart drejt ijeve, ndjeva harqet e buta tė trupit tė saj. Ajo i dha fytyrės pėrpara me buzė gjysmė tė hapura, nga zakoni i gjatė i puthjes.

– Zhvishu plotėsisht, – i thashė duke ndjerė shijen qė tė jep zbatimi i asaj qė ti kėrkon.

Ajo mė vėshtroi prapė nė sy, pastaj u ēlirua nga mbathjet e zeza qė i mbulonin vithet dhe i hodhi pa shumė kujdes afėr ēorapeve tė holla dhe pulovrės. Ishte lakuriq.

Isha shef dhe ai ēast ishte i tėrė universi intim qė unė do tė rrėmbeja sa e sa herė, me anė tė aktit dashuror.

Ndjeja tashmė lagėshtinė e gojės dhe lojėn sensuale tė gjuhės sė saj. Edhe njė sekondė, dy, dhe u ngjita me tė. Midis kolltukėve tė zėnė me teshat tona, u shtrėnguam pas njėri–tjetrit.

Ajo mėrmėriste “shef”, “shef”, “shef”. E tėrhoqa nga divani. E shtriva. “Po shef”, – thoshte ajo. “Mė pranė, fare pranė”.

E kuptoja ē'po ndodhte. Unė i martuar. Edhe ajo e sapomartuar. Me njė inxhinier tė talentuar. Po unė e kisha marrė nė punė. Nė punė. Nė punė. Pėr mua, jo pėr burrin e saj tė mirė, qė megjithatė ndofta e donte…

Ndodh, jashtėzakonisht rrallė, qė dashuria fizike tė ngatėrrohet me dashurinė shpirtėrore. Po mua tashmė nuk mė bėn mė pėrshtypje se ēfarė bėn nė tė vėrtetė shpirti, ndėrsa trupi bashkohet (me atė lėvizje tė lashtė universale e tė pandryshueshme) me trupin tjetėr.

Unė doja tė evidentoja epėrsinė time trupore mbi atė qė punonte me mua, pėr mua, qė i jepte rrogėn.

Por megjithatė shpirti i Emės, e ndjeja se kishte pėrēmim pėr trupin e vet, qė po e poshtėronte me vetėdije.

Qė dy trupa tė huaj pėr njėri–tjetrin tė ngatėrrohet kjo nuk ėshtė e rrallė sot nė marrėdhėniet shef–vartėse. Shumica e ofertave tė tė gjitha institucioneve bėhet pėr vajza tė reja tė dinė kompjuter, anglisht, por tė mos jenė djem, tė jenė vajza tė reja. As mesogra tė mos jenė.

Ndonjėherė mund tė ndodhė edhe bashkimi i shpirtrave shef–vartėse. Por ėshtė njė mijė herė mė e rrallė qė ky trup qė jepet tė bashkohet me shpirtin e tij dhe tė merret vesh me tė pėr njė pasion tė errėt qė po i prish dashurinė e vėrtetė dhe familjen.

Ē'bėhet pra shpirti i saj, ndėrsa puthet me shefin? Nuk e di.

Unė di qė vėshtroja trupin e bukur tė njė vajze tė re qė ishte indiferente ndaj shpirtit tė saj. Ajo qe e imja, pjesė e dekorit tė zyrės, shtojcė e kompjuterit, tapicerisė, bibliotekės, televizorit. Imja dhe kaq. Ndryshimi ishte se ai trup kishte njė domethėnie. Nė sensin qė zakonisht vėshtrohej dhe dėshirohej edhe nga tė tjerė. Edhe nga burri i saj nė darkė.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Flamur BĖRDĖLLIMA TREGIM Empty Re: Flamur BĖRDĖLLIMA TREGIM

Mesazh  Nimfa Sun Jan 11, 2009 8:06 pm

Po tani qe i imi. Mund tė bėja ēdo gjė me tė. Unė shihja lakuriqėsinė e njė trupi femėror, kofshėn e harkuar, vijėn e barkut, gjirin, vithet dhe thosha: “Sa gjė e mirė ėshtė tė jesh shef!”

Njė damar blu ngrihet nė qafėn e Emės, qė shkundej. Kthen kokėn dhe kafshon njė nga jastėkėt e kolltukut. Po ka diēka brenda meje qė mė urdhėron tė vazhdoj. Ta pėrndjek nga epshi nė epsh, t'ia shtrėngoj trupin nė tė gjitha pozicionet, me qėllim qė t'i shkulja nga hija e fshehtė, tė gjitha skutat nga vėshtronte i treti, burri i saj. Ajo ishte sekretarja ime. Vetėm imja. Tė dh… burrin.

As qė bėhej fjalė pėr pushim. Pėrsėritej e pėrsėritej ajo gjendje pėrpėlitjesh, ku ajo tashmė e ndezur nga pasioni nuk shtirej mė.

Vėshtrova fytyrėn e Emės tė skuqur flakė, tė shėmtuar paksa nga shtrembėrimi. Vura dorėn mbi tė, si njė objekt qė mund ta kthesh, ta rrotullosh, ta ngjeshėsh e ta shtypėsh dhe ndjeja se ajo fytyrė, fytyra e sekretares time, nuk e kundėrshtonte dorėn, si tė qe njė gjė e dėshiruar pėr ngjeshje e pėr shtypje.

Por nuk ishte vetėm fytyra. I gjithė kraharori ngrihej drejt meje, ishte imi fluturimthi i fshikullova, krahėt, ijet, gjinjtė, vithet.

Nuk ėshtė kollaj tė jesh shef…

…Ēdo gjė e ka njė fund. Edhe kėsaj plaēkitjeje tė bukur i erdhi fundi. E shtrirė barkazi, ajo prehej nė mes tė divanit e lodhur, e rraskapitur. Mbi kurriz i shikoj njė nishan dhe mė poshtė, vithet i ishin bėrė vija–vija nga tė goditurat. Jam i sigurt qė inxhinieri nuk i thithte kėto kėnaqėsi. Se ai ėshtė vetėm burri, kurse unė, shefi.

U ngrita dhe pėrshkova zyrėn duke u shalakatur. Shtyva derėn e banjės nė fund tė korridorit, hapa njė rubinet, lava me ujė tė ftohtė fytyrėn, duart. Ngrita kokėn dhe u pashė nė payrė, fytyra ime buzėqeshte. Nuk ish mė kot fytyra e njė shefi.

Ndihesha fitimtar.

Kur u ktheva nė zyrė, pashė se me njė shpejtėsi tė ēuditshme, ajo e kish marrė veten nga kėputja e mėparshme dhe papritur u bė si njė ēupėlinė qė donte tė ngazėllehej, tė ishte e gėzuar dhe ta shfaqte lumturinė qė kishte kėnaqur shefin e saj. Ajo e dinte me sa duket, ndonėse s'kishte guxuar ta thoshte kur i bėra testin pėr ta marrė nė punė, se e kishte pranuar qė nė krye tė herės kėtė kod tė fshehtė qė do ta lidhte me shefin e saj, si njė gjė organike, qė ėshtė bėrė thuajse modė nė Shqipėri.

Ajo e dinte se ajo qė na afronte, nuk ishte asnjė lloj vrulli jetėsor apo gėzim qė rrezatonte tek ne njė rini tė pėrjetshme. Jo. Ishte njė adet, derisa njėri ishte shef, tjetra sekretare dhe duhej plotėsuar mirė. E ndjeja kėtė (siē e ndjeja edhe dhjetėra herė mė vonė), sepse ajo nuk mė tha asnjėherė “tė dua”. Nuk e di ēfarė e ndalonte brenda vetes qė tė poshtėronte atė folje. Por zhvishej. Njė lakuriqėsi e zhveshur nga ndjenja shpirtėrore, po ama, sa herė qė unė doja, ajo ishte gati pėr tė mė dhėnė ēdo lloj joshjeje, normale apo perverse. Isha shefi!

E dija qė kjo qe njė dashuri aq dėshpėrimisht materiale. Ajo nuk mund tė ēmaterializohej e shkrihej (edhe pse unė isha shefi). Diku tjetėr, ose hiē ajo mund tė shkrihej, tė bėhej ujė, e tė rridhte apo avullohej. Unė kisha pėrpara vetėm trupin e saj, qė konvertohej nė bordero, pagesė, njė trup qė tradhtonte bashkėshortin, trup me tė cilin abuzoja si tė doja, sepse ishte e drejta ime qė mė vinte nga pushteti.

Ema filloi tė zhvishej. Pastaj mori burrin nė telefon. I tha se do tė vonohej edhe pak sa tė pėrgatiste njė material urgjent pėr shefin, domethėnė pėr mua.

Shyqyr, mendova, qė e kam gruan tė moshuar dhe nuk ka shef, se do tė mė kishte fluturuar mendja…
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi