STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beqir ELSHANI: Dy tregime rrėqethėse

Shko poshtė

Beqir ELSHANI: Dy tregime rrėqethėse Empty Beqir ELSHANI: Dy tregime rrėqethėse

Mesazh  Nimfa Sun Jan 11, 2009 8:02 pm

Beqir ELSHANI: Dy tregime rrėqethėse

NGJARJE TRONDITĖSE NĖ KATUND

Nė krye tė fshatit duken muret e larta me tė vetmin oxhak, janė muret e shtėpisė sė djegur. Kėtė shtėpi, qysh vitin e kaluar e dogjėn fashistėt serbė. Tani jemi nė pranverė dhe zogjtė fare nuk fluturojnė nė fshat. Kjo ndodh pėr shkak tė shkrumbimit qė kutėrbojnė shtėpitė e djegura dhe tė karbonizuara. Nė pėrrua, ku dikur vazhdimisht laheshin patat dhe gagaritnin nė kup tė qiellit, janė dy lopė me njė viē tė ngordhur pranė. Viēi i ka ngritur kėmbėt nė drejtim tė qiellit, kurse koka i ka mbetur nėn gjinjtė e lopės, mėmės sė vet. Matanė shpatit gjinden dhjetėra varreza tė fshatarėve tė vrarė nga fashistėt serbė. Kjo tė pėrkujton "Gernikėn" e piktorit spanjol, megjithėse Gernika spanjole ėshtė episod e tragjedisė nė krahasim me tragjedinė e tmerrshme tė Kosovės. Papritmas njė krismė ushtoi dhe dy kuajt e fshatarit qė po lėronte nė arėn buzė xhadesė, u shkundėn nga frika.
Ėshtė krismė e ndonjė mine qė ka shkelur njė fėmijė tek po luante me top. Pas pak ambulanca e fshatit mbushet me pacientė tė vegjėl tė plagosur nga shpėrthimi i minava, qė dikur i ka vendosur ushtria kriminale serbe, nergut pėr kėtė qėllim, nė mėnyrė qė sa mė shumė fėmijė shqiptarė tė vriten. Doktrina serbe pėr shfarosjen e shqiptarėve gjindet dikund nė arkivat e Beogradit, tė cilėn aeroplanėt e NATO-s nuk arritėn dot ta asgjėsojnė. Njė fėmijė kishte vdekur nė vend, kurse tre tė tjerė janė plagosur. Kuptohet qė pėr kėtė lajm, kriminelėt serbė i ngėrdheshin fytyrat, meqė ata dėshirojnė qė sa mė shumė fėmijė shqiptarė tė shkelin nė mina dhe tė vriten. Dėshira e popullit shqiptar bie nė kundėrshtim me dėshirėn e popullit serb, meqė shqiptarėt mė shumė ua dėshirojnė vdekjen kriminelėve serbė qė e kanė pėrgjakur Kosovėn. Ushtari rus i KFOR-it mban dėgjimin e radios nė vesh, sipas ritmit tė muzikės luhat kokėn dhe as qė don tė dij pėr ēunat e vrarė nga minat serbe. Nėna klith, nga tronditja don t“i shkulė flokėt prej kresė; sepse djali i vetėm i saj qė kishte shpėtuar nga lufta vitin e kaluar, u vra nga minat serbe. Bashkėsia Ndėrkombėtare gėnjen se liria u fitua, derisa minat serbe vazhdimisht vrasin shqiptarė, qė do tė thotė se lufta verbale serbe vazhdon. Kjo vrasje minash i pėlqen vetėm serbit dhe rusit. Nėna fatkeqe ofshan dhe i shan sojin e stėrsojit tė serbit dhe rusit. "Mjera unė, e mjera! - mallėkon nėna, - mė vranė burrin, fėmijėt, vėllezėrit dhe motrat… tani kam mbetur porsi oxhaku i vetėm mbi atė shtėpi tė djegur". Vjehrri i gruas sė ve tė mbetur me duar nė gji u vra nė atė shtėpi me tė vetmin oxhak pa ēati. Vjehrri nuk deshi t“a braktiste shtėpinė dhe tė shkojė nė Shqiperi, ku i detyronte ushtria serbe.

Ai u kthye nė shtėpinė e tij kala tė fortė. Mblodhi arin - stolitė e rejave tė tij dhe u ul nė qyshe tė odės tradicionale shqiptare. Oda ishte e bukur, e shtruar me qilim persian dhe dukej sikur plaku po priste dasmorėt shqiptarė. Nė prehėr mbante shportėn me bomba, por tė mbuluar me ari dhe stolitė e rejave. E dinte qė serbėt lakmojnė dukatin, sepse shkaktare e tė gjitha tmerreve ishte dukati i Trepēės. "Pėr dukat serbi po lufton", - mendonte plaku, - ndaj kėshtu do ta pres hasmin". E kishte mėsuar pėrvoja e luftės vite me radhė, por edhe historia e trimit legjendar, Oso Kuka, nė Kullėn e Vraninės. Kriminelėt serbė kur kishin parė shtėpinė e bukur me dhoma tė pajisura, fluturimthi kishin hyrė pėr tė plaēkitur. Posa e panė plakun nė qyshe tė odės iu kėrcėnuan pėr ta vrarė, mirėpo shkėlqimi i arit dhe stolive ua mori sytė, dhe me dhjetėra serbė iu vėrsulėn pėr t“ia gllabėruar nga duartė. Pas njė ēasti shtėpia, siē ishte e bukur me shumė dritare dhe kulmin e lartė, i doli flaka nė drejtim tė qiellit. Kjo grua kishte parė flakėn mbi shtėpinė e vet tek po largohej nga fshati nė drejtim tė kufirit shqiptaro-shqiptar. E dinte qėllimin konspirativ tė vjehrrit dhe bėrtiti: "Lavdi tė qoftė, vjehrri im! Emni yt u bėftė dritė! Sė shpejti do kthehemi dhe do tė vejmė kurorė mbi varrin tėnd. Ti hyre nė mitin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės! SHTĖPIA E GURIT Nė tokėn e djegur, porsi oaza nė mes tė shkretėtirės ka nisur tė bulojė bari i ri. Ndonėse ėshtė stina e pranverės, pemėt i ka prekur bryma e shkaut, nė to nuk ka asnjė gjeth. Pemėt nuk kishte mundur t’i thajė as thatėsia mė e madhe midis verės me diellin prush.
Mirėpo flaka e shtėpive tė katundit gjatė luftės i kishte shkrumbuar me themel. Njė mjek me stetoskop mundohet tė dėgjojė frymėmarrjen e pemės nė oborrin e tij plotėsisht tė djegur, dukej se ishte ēmendur. Serbėt ia kanė masakruar gruan dhe djalin, kurse vajzėn ia kanė dhunuar. Kontrollon nėse pema ende jeton; sa pėr kurorėn, pema bulon pėrsėri, tha mjeku me flokė tė shprishura. "Jo!" – jehoi zėri i plakut qė ishte afėr, - sepse aty ku prek dora e shkaut, nuk mbin mė barė." Plaku i dinte zullumet e shkaut, kishte lindur dhe ishte plakur nėn flakėn e barotit. Njė shtėpi e gurit, skaj katundit, i ka shpėtuar djegjes. E vetmja shtėpi qė nuk e ka prekur flaka e luftės. Nė vend tė erės sė gjelbrimit pranveror, nė katund kundėrmon era e shkrumbit. Tė gjithė fshatarėt kanė hapur tendat, ndaj familja e shtėpisė sė gurit nuk kishte nevojė tė hapte tendėn. Fqinjėt e kishin pėrgėzuar plakun pėr shpėtimin e shtėpisė sė tij nga djegja.
Njė javė fjeti plaku me familjen e tij nė kėtė shtėpi tė gurit, tė fortė si shkėmb graniti. Gurėt e shtėpisė ishin gurė tė shkėmbinjve shqiptarė, ndėrtuar nga duartė e mjeshtėrve vendės. Plaku i kishte kaluar netėt me ankth dhe me shqetėsim. Shumė njerėz ishin vrarė, edhe bagėtia, edhe shpezėt, por edhe gjelbrimi ishte zhdukur nga faqja e dheut. Ėndėrronte se si shtėpia vajtonte qė ka mbetur pa shoqe, prandaj donte qė edhe ajo tė digjej, kėshtu e paramendonte plaku ėndrrėn e tij tė tmerrshme. Kjo gjendje shpirtėrore e shqetėsonte mė sė shumti, sepse e dinte qė dora e shkaut digjte, jo vetėm gurėt, por edhe hekurin. Nė agimin tjetėr zbardhi drita, ishte qetėsi, meqė kaherė ishin zhdukur pėllitja dhe blegėrima e bagėtisė. Vetėm gurgullima e lumit dėgjohej, atė nuk kishte mundur ta zhduk dora e shkaut.
Tani ky lumė sė bashku me dritėn e diellit do t’i jep jetė tokės, nė mėnyrė qė tė bulojnė bari dhe lulet, tė mbijnė gruri dhe misri. Lumi nuk ndalet dot sė rrjedhuri, prandaj as jeta nuk do tė ndalet, vetėm lindje do tė ketė nė Kosovėn martire. Paprtitmas plaku nxori jashtė tė gjithė robėt e shtėpisė. Fqinjėt dyshuan pėr ndonjė granatė tė pashpėrthyer brenda nė shtėpi. Pas pak plaku hyri brėnda dhe ia futi flakėn shtėpisė. Tė gjithė fshatarėt vrapuan kur panė flakėn mbi shtėpi. Thanė se plaku ėshtė ēmendur, dhe u pėrpoqėn tė fikin zjarrin, mirėpo i zoti i shtėpisė pengonte ndėrhyrjen e tyre. Mė vonė erdhi njė gazetar dhe e pyeti pėr pasojat dhe rrethanat e ndezjes. „Kurrkush nuk ma dogji shtėpinė, unė vetė me kėta duar ia futa flakėn," - tha plaku duke shtrirė duartė pėrpara gazetarit. Plaku nuk donte qė shtėpa e tij tė ndahej nga shoqet, qė i kishte djegur dora e shkaut, ndaj kishte bėrtitur: „Digju, oj shtėpia ime, mos mė ndaj nga fqinjėt! A nuk kam luftuar edhe unė kundėr shkaut, qė na masakroi dhe na shkrumboi krejt katundin!" Ndėrkohė njė veteran i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės kishte parė flakėn e shtėpisė dhe me njė frymė kishte mbėrrijtur nė vendin e ngjarjes. Pa plakun duke soditur shtėpinė qė po digjej. "Unė e shpėtova kėtė shtėpi pa u djegur. Nė ēastin kur krimineli serb po i vėnte flakėn tėrė katundit, e vrava me kėtė pushkė," – tregoi ushtari i UĒK-sė me pushkė nė dorė. Plaku qau, ashtu siē qajnė ēunat dhe ushtari e pėrqafoi duke e shtrėnguar me gjoks. „Ne do ta ndėrtojmė fshatin mė tė fortė dhe mė tė bukur. Shtėpiat tona do t’i bėjmė kėshtjella pėrballė armikut," – kumboi zėri i djaloshit ballėlart.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi