STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbi drejtshkrimin e Gjuhės Shqipe

Shko poshtė

Mbi drejtshkrimin e Gjuhės Shqipe Empty Mbi drejtshkrimin e Gjuhės Shqipe

Mesazh  Nimfa Sat Dec 20, 2008 7:03 pm

Ne kete forum jemi te gjithe shqiptare, diskutojme ne te njejten gjuhe. Pika me e veshtire e te diskutuarit me ane te te shkruarit eshte te perdoresh formen e sakte apo formen e miratuar te gjuhes shqipe. Personalisht, une e kam te veshtire te lexoj nje shkrim nga shume anetare te forumit, nese atij shkrimi nuk i kushtohet fare rendesi nga pikepamja gramatikore dhe, per pasoje, drejtshkrimore.

Kane kaluar 33 vjet nga kongresi i madh shkencor, ku u ekspozuan analiza reale shkencore per drejtshkrimin e gjuhes shqipe. Qe nga viti 1973, u botuan tekste te reja shkollore, me rregullat e reja te gjuhes. Redaktimet beheshin ne baze te ketyre rregullave. Ajo pjese e popullit shqiptar e perfshire ne rrethin intelektual apo arsimor e mori per baze kryesore kete reformim te gjuhes.

Megjithate, nje pjese e popullit shqiptar (perfshire shqiptaret jashte trojeve), nuk arrin ta pranoje kete reformim dhe vazhdojne te perdorin nje sere rregullash drejtshkrimore te cilat brezat e fundit tentojne te mos u kushtojne rendesi.

Arsyeja e vertete qe hapa kete teme eshte se duke shfletuar postime neper forum ve re shume shkrime nga shqiptare jashte Rep. se Shqiperise qe nuk perputhen me rregullat drejtshkrimore te gjuhes sone. T'ju them te drejten, une nuk shpenzoj fare kohe per t'i lexuar ato postime.

A nuk eshte domosdoshmeri qe gjuha jone te shkruhet ne perputhje me rregullat drejtshkrimore te paracaktuara? Pergjigjia ime eshte pozitive; jo te hidhen poshte dialektet, por kur vjen ceshtja e shkrimit, ai te shkruhet "drejte".
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbi drejtshkrimin e Gjuhės Shqipe Empty Re: Mbi drejtshkrimin e Gjuhės Shqipe

Mesazh  Nimfa Sat Dec 20, 2008 7:04 pm

Drejtuar te gjithe shqiptareve te krahinave veri-lindore te Shqiperise dhe te Republikes Prospektive te Kosoves, pa perjashtuar ata te Dibres se Madhe dhe te tjere te Maqedonise:

Shkurt dhe qarte, me lejoni t'ju ve ne dukje nje 'simptome' drejtshkrimore qe diagnostikoj pothuaj gjithnje ne shkrimet tuaja. Gjuha shqipe ka nje alfabet te qarte, me shqiptimet perktese te germave. Pershembull, kur ju shihni karakterin 'ė', atehere e dini se cilit tingull i perket, dhe anasjelltas.

Por, nuk ndodh keshtu me germat 'ē' dhe 'xh', te cilat dukeni t'i ngaterroni drejtperdrejt me germat 'q' dhe 'gj', dhe anasjelltas. Pika me e bukur vjen atehere kur perdorni menyra identifikimi te tipit, 'ē' si e 'qenit' dhe 'ē' si e 'ēekiēit'. Me lejoni t'ju siguroj se te dyja keto fjale jane te ndryshme, dhe fillojne me dy germa te ndryshme, anetare te ndryshem te alfabetit tone 36 karakteresh. Tingujt e tyre jane po aq te ndryshem, sac jane te ndryshem tingujt e zanoreve 'u' dhe 'y'. Meqenese te gjithe shfaqni rregullsi teksa drejt-shkruani emrin e heroit tone kombetar, 'Gjergj', atehere nje ndihmese per t'ju kujtuar qe te beni dallimin sa here te perballeni me fjale qe fillojne me 'gj' ose 'xh' eshte te kujtoni emrin 'Gjergj' dhe si tingellon germa 'gj' ne kete fjale. Paskesaj, mund te vendosni menjehere si ta shkruani fjalen qe keni ndermend.

T'ju them te drejten, asnjehere nuk e kam kuptuar kete hezitim per te shkruar paster gjuhen shqipe, me germat perkatese te cdo fjale te saj. Mbase eshte mangesi arsimimi te duhur, mbase eshte mungese vullneti per te germuar me shume ne ate qe eshte cilesuar dhe pranuar prej shume kohesh si 'Gjuha e Paster Shqipe'.

Mos i merrni keto verejtje si baze per te filluar te argumentoni pelqimet tuaja personale dhe per te nenkuptuar faktin se '...meqenese mua me pelqen keshtu, ose meqenese s'ka se si te jete keshtu, atehere une do ta shkruaj sic me duket mua e arsyeshme.' Keto lloj argumentash i apelojne injorances, dhe do te ishte mire sikur te mos shfaqeshin te pakten ne kete forum.

Perjashtohen nga ky drejtim te gjithe ata qe shkruajne paster, sipas percaktimeve zyrtare te 'pastersise' se gjuhes.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi