STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Letra te pashkruara

Shko poshtė

Letra te pashkruara Empty Letra te pashkruara

Mesazh  Nimfa Sat Dec 20, 2008 3:09 pm

Bijė e dashur,
Po ngryset mbi oborr e mbi shkallėt e gurta. Me njė muzg tė lehtė dhe
shtrėngues ngjyrė lejla. Pėrpiqem tė lehtėsoj dhimbjen e largėsisė, duke
menduar qė edhe tek ty i njėjti muzg po bie ngadalė- ngadalė. Por ndoshta
ėshtė mė ftohtė atje. Patjetėr qė duhet tė jetė mė ftohtė nė atė
fshatin tėnd mes malesh. Vallė i ke veshur ēorapet e leshit qė tė dhashė
mė vete ? Po trikon e trashė ? Nuk di nėse keni filluar ta ndizni zjarrin
nė vatėr.
Bija imė sa shumė qė mė ka marrė malli pėr ty. Kam kohė pa tė parė,
qė ditėn qė u nise me atė malukatin. Po ku e gjete moj bijė aq larg… U
mbaruan burrat e tjerė kėtu ? Ah kjo lufta qė na solli mbrapsht gjithēka.
Mė mbyt meraku pėr ty, bija ime. E di qė je natyrė e hedhur dhe energjike,
por je kaq e sinqertė dhe e drejtė, sa zor do e kesh tė ēash nė kėtė
botė jallane.
Unė mirė kam qėnė kėto kohė dhe nga jot’ motėr ke tė fala. Po rritet
dhe ajo. Nuk kam asnjė lajm tė ri nga tė dy vėllezėrit e tu dhe nuk di
fare ēfarė bėhet me ta.
Uroj tė jesh mirė dhe bėhu e fortė e me mėnd nė kokė, ashtu si tė kam
porositur.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letra te pashkruara Empty Re: Letra te pashkruara

Mesazh  Nimfa Sat Dec 20, 2008 3:10 pm

Nėnėz e dashur
U bė kaq kohė qė asnjė lajm nuk kam nga ty. Si janė vallė motra dhe
vėllezėrit e mi ? Ndjehem kaq e shkėputur kėtu mes malesh ku kam ardhur.
Bėn ftohtė, sidomos muzgjeve, dhe tė kam uruar kaq e kaq herė qė m’i dhe
me zor ēorapet e leshit dhe trikon e trashė.
Ėshtė kaq ndryshe kėtu, o nėna ime ! Njerėz tė tjerė, shtėpi tjetėr,
jete tjetėr. Mė mungon vatra e odės sė zjarrit me dy kėndet mbuluar me
kuverta tė leshta, oxhaku dhe masha me tė cilėn mė pėlqente aq shumė qė
tė ngacmoja drutė derisa ato lėshonin xixa si fishekzare dhe prushi shtohej
pėrmbi vatėr. Kėtu nuk mė bie rradha tė luaj me zjarrin. Jemi shumė vetė
ne tė njėjtėn shtėpi dhe ne gratė mė tė shumtėn e kohės e kalojmė me
punė rrotull shtėpisė ose, dhe kur kemi kohė, nuk ulemi dot pranė vatrės,
ku qėndrojnė burrat. Me burrin tim shkoj mirė dhe jam e lumtur, por akoma nuk
ndjehem si ne shtėpinė time kėtu.
Kam shumė merak pėr ty. Si je tani ? Si po ia del e vetme ? Si bėni pėr
t’u ushqyer ti dhe motra ? Ah sa larg qė jemi nėnė e dashur ! Kjo rrugė e
ngushtė, e pėrdredhur mes malesh tė larta, mė shumė na ndan, se na bashkon.
Dal nė muzg dhe ngre sytė nė qiell a thua se ata yje me atė ndriēim tė
ftohtė do mund tė bėhen lajmėtare mes meje dhe teje. Ime vjehrrė po mė
thėrret pėr t’u futur brėnda. Mė thotė qė do ftohem nė lagėshtirėn e
ajrit. Ika, nėna ime, dhe tė puth fort.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letra te pashkruara Empty Re: Letra te pashkruara

Mesazh  Nimfa Sat Dec 20, 2008 3:11 pm

E dashur bija ime
Ti e di qė unė nuk di as shkrim as kėndim. Edhe kur duhet tė firmos ndonjė
dokument, mė duhet tė ngjyej gishtin nė bojė. Kjo ishte koha ime, o bijė,
dhe asnjė nuk tentoi ta shkollonte ketė jetimen qė u rrit dyerve tė fisit
dhe u martua pesėmbėdhjetė vjeēe. Por ti e di sa dėshirė kam pasur unė
pėr shkollėn dhe pėr dijen, sa shumė kam dashur qė fėmijet e mi tė
shkolloheshin dhe tė bėheshin tė zotėt pėr veten e tyre. Ty nuk tė la
lufta, o bijė, qė t’i mbaroje ato tė shkreta studime dhe nė vėnd tė
shkoje nė shkollė, fillove tė shkoje nėpėr ato mbledhjet e fshehta ku
njohe edhe ketė karafilin qė tė mori me vete atje mes malesh.
Mban mėnd atė trendafilin e kuq ne mes tė oborrit qė e ke mbjellė me duart
e tua kur ke qėnė e vogėl ? Duart e vogla qė t’u shpuan nga gjėmbat dhe
pikėzat e kuqe tė gjakut. Aq tė kuqe i ēeli fletėt ai trėndafil! Tani
ėshtė rritur shumė. I janė harlisur degėt dhe trungu i ėshtė trashur.
Kurora i mbushet plot me lule tė kuqe. Aty dal dhe i them fjalėt qė do doja
tė t’i thosha ty.
Ti e di bijėzė qė unė pėrditė e laj ketė shaminė e bardhė qė mbledh
flokėt dhe pėrditė i nder mendimet e mija tek trėndafili yt. Ai lėkund
petalet e brishta. Nga malli apo nga trishtimi im?
Por jo, nuk ėshtė tharė nga hallet dhe hidhėrimi im. Ka dashurinė tėnde
pėr jetėn bija ime.
Ėshtė vjeshtė dhe kurora i ėshtė skuqur mė shumė sė kurrė, a thua se
do i shpėrthejė jeta si gjak i kuq nga petalet.
Ia mbuloj kokėn me shaminė time tė bardhė dhe i pėshpėris vetėm me sy
fjalė qė do doja tė t’i thosha vetėm ty.
Vėshtirė e kemi pasur kėto kohė, vetėm dy femra nė shtėpi, unė dhe
jot’ motėr, e vogla. Por thonė qė kohė mė tė mira do vinė dhe ne
rrimė dhe presim me shpresėn te e ardhmja. Patjetėr qė kohė mė tė mira
do vinė dhe unė do mundem sė paku tė kem njė lajm nga ty qė mė ke ikur
kaq larg. T’i puth flokėt e tua tė bukura….
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letra te pashkruara Empty Re: Letra te pashkruara

Mesazh  Nimfa Sat Dec 20, 2008 3:11 pm

E dashur nėnė,
Ditėt janė tkurrur nėn tė ftohtin e malit dhe nėn frymėn e dimrit qė po
vjen. Ah larg shumė larg jam prej teje dhe ti e di qė nuk ka kėtu as telefon
dhe as zyrė postare . Duhet tė zbresim poshtė nė qytet pėr tė dėrguar
letrat dhe shumė rrallė zbresin njėrėzit nga fshati ynė pėr nė qytet
sidomos tani qė fillojnė dhe zihen rrugėt nga dėbora. Gjethet e pemėve po
marrin arratinė pas fėrshėllimės sė erės qė i kėndon kėnge
gėnjeshtare nė vesh. Por duket sikur jeta qė po shuhet aty jashtė, po
ngjizet brėnda meje. Mė lėvrijnė rrėnjė nėpėr gjymtyrė. Trupi i
brishtė mė ėshtė rrumbullakosur. Pėrgjumja m’i mbėrthen qepallat pas
jastėkut nė mėngjes. Mė janė rėnduar hapat dhe kėrthiza po
buzėqeshet.
Dje vjehrra ime nxorri nga sėndyqi dhe mė dha njė pallto tė madhe tė
leshtė qė tė mbėshtillesha me tė. Nuk dua ta vesh, se m’i rėndon supet,
por skam ēfarė bėj, duhet t’i ruhem tė ftohtit. Nuk dal mė pėr tė
ndihmuar burrin nė tė mbjella. Mė shumė rri brėnda dhe bėj punė nėpėr
shtėpi. Nuset e tjera mė shikojnė shtrembėr dhe midis tyre mė quajnė «
nusja e qytetit ». Ti e di qė unė jam e gjallė dhe e fortė zakonisht por
kjo jetė qė rritet brėnda meje, po mė ligėshton.
Tė pėrqafoj nga larg, o nėna ime, dhe mė ka marrė malli shumė pėr ju tė
gjithė!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letra te pashkruara Empty Re: Letra te pashkruara

Mesazh  Nimfa Sat Dec 20, 2008 3:12 pm

Po si u bė kėshtu moj bijė?
Asnjė lajm akoma nga ty. Merak i madh mė bren nga brėnda dhe nuk kam se kujt
t’ia them. Nuk dua tė rėndoj supet e njoma tė sat’ motre me hallet e
mija. Mjaft e kam rėnduar me sėmundjen time. Vėllai yt i madh ėshtė nė
njė qytet tjetėr dhe tepėr i zėne me punė dhe familjen e tij. Rrallė vjen
e na sheh. Vėllai i vogėl ushtar atje larg mes malesh dhe ai.
Ēdo natė dal tek praku dhe pėshpėris lutjen e mbrėmjes. Netėt janė tė
gjata pa fund. Zėra tė ēuditshėm mė lėvrijnė nėpėr trup. Ēdo
mėngjes, ia mbuloj flokėt trėndafilit tėnd me mendimet e mia tė bardha. Po
e lenė edhe atė dalė nga dalė tė gjitha ngjyrat e shpresės. Lot tė kuq
malli janė petalet e rėna. Mė janė rralluar fjalėt akoma mė shumė. Ka
kohė qė nuk tė pėrmėnd mė nėpėr shtėpi. Kur mė pyesin komshinjtė
pėr ty « Mire qoftė, atje ku ėshtė » i them. Ngre kokėn ēdo mbrėmje
shikoj shkėlqimin e ftohtė tė yjeve dhe kėrkoj tė tė shoh me sytė e
tyre.
Por ai trėndafil nė qoshe tė oborrit tund degėt… tund degėt… dhe mban
shaminė timė nė kokė.
Eh bijė e dashur sa larg qė mė ike…
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letra te pashkruara Empty Re: Letra te pashkruara

Mesazh  Nimfa Sat Dec 20, 2008 3:12 pm

Nėna ime,
Sot ndjehem mė mire pas kaq ditėsh qė kalova nė shtrat. Njė e ftohtė e
fortė mė mbėrtheu dhe pėr ditė tė tėra u dogja nėn ethe. Nuk ka asnjė
doktor kėtu nė fshat. Njė plakė e vjetėr erdhi dhe mė dha ca ēajra me
bimė mali. Dora jote e fresket mbi ballė, ishte gjeja qė mė mungonte mė
shumė. Pas kaq ditėsh ndjehem mė mirė. Jam ngritur dhe vi rrotull vetė
nėpėr shtėpi. E mban mėnd atė trėndafilin e kuq qė mbolla nė fund tė
oborrit ? Njė tjetėr farė e mbjellė brėnda meje sė shpejti do shohė
dritė. Dua tė vi atje tek ty. Dua tė jesh pranė meje kur tė lind. Ėshtė
kaq ftohtė dhe errėt kėtu. Dimėr i madh ka mbėrthyer. Bagėtitė i mbajmė
brėnda nė dhomėn ku rrimė dhe ne. Ato rrinė aty nė njė qoshe nė
errėsirė dhe sytė i shkėlqejnė.Vjerra nuk donte qė tė vija tek ty, sepse
zakoni ėshtė qė nusja duhet tė lindė nė shtėpinė e burrit, ndėrsa burri
mė tha qė rrugėt janė tė zėna tashmė nga dėbora dhe unė jam ė rėndė
dhe nuk eci dot. Kam frikė, kam frikė. Nuk di ēfarė do ndodhė me mua. Por
ti mė ke mėsuar tė jem trime dhe t’i pėrballoj vėshtirėsitė e jetės
me kurajo. Do ia dal patjetėr, pėr veten pėr bebin dhe pėr ty.
Tė puth ballin e mbuluar me shamine tėnde tė bardhė….
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letra te pashkruara Empty Re: Letra te pashkruara

Mesazh  Nimfa Sat Dec 20, 2008 3:13 pm

Bija ime,
Ditė dimri, por mua kurrė nuk mė ėshtė dukur mė ngrohtė se sot. Ky qiell
gri asnjėherė nuk ka shkėlqyer pėr mua mė tepėr. Mė nė fund mora njė
lajm nga ty. Vėllai yt i madh nėpėrmjet miqsh tė tij, ishte lidhur me
repartin ushtarak pranė fshatit tuaj. Mė thanė qė ti je mirė dhe njė bebe
e vockėl rritet brėnda trupit tėnd. Pastė bekimin tim dhe qoftė si dritė e
hėnės! M’u shtua meraku pėr ty, o bijė, tani. Pėrpiqem tė mbys ato
zėrat e egėr qė flasin brėnda meje dhe qė mė thonė vetėm gjėra
ogurzeza. Duhet tė jem e lumtur. Sė shpejti njė fėmijė do i shtohet
familjes sonė. Ardhtė me kėmbė tė mbarė!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letra te pashkruara Empty Re: Letra te pashkruara

Mesazh  Nimfa Sat Dec 20, 2008 3:13 pm

Oh, nėnė, moj nėnė,
Jam kaq e dobėt sot. Bebja qan me kokėn tek jastėku im dhe unė nuk zgjas
dot duart ta marr e t’i jap pėr tė pirė.Vetėm tre ditė e lindur. Emrin
ia vumė Hėna. A do kenė vallė sot forcėn e duhur keto mendimet e mija qė
tė udhėtojnė pėr tek ty? Petalet e trėndafilit po rrjedhin nga trupi im
pėrditė. Tre ditė mė parė, kur ndjeva trokitjet e dhimbshme tė foshnjės,
nuk kishte asnjeri nė shtėpi qė tė mė ndihmonte. Mė pas erdhi vjerra dhe
pasi nuk ia doli dot tė mė ndihmonte, thirrėn prap atė plakėn qė mė dha
ato ēajrat kur isha ftohur. Ajo erdhi pėrsėri me njė enė tė bakėrt me
vete dhe thonj tė mėdhenj tė palarė. Pas shtatė orė tė mundimshme Hėna
e vogėl doli nė dritė, ndėrsa mua m’u errėsuan sytė. Nuk di ēfarė
bėne me mua mė pas, por, kur erdha nė vete, mė thanė qė kisha humbur
ndjenjat pėr njė farė kohe dhe qė kisha pasur shumė hemoragji. Sot ėshtė
dita e tretė dhe ti mė mungon mė shumė sė ēdo gjė. Dua tė qėndroj e
shtrirė ne ēarcafėt e tu tė bardhė aq tė pastėr dhe tė ngrohtė.
Ėshtė kaq errėt kėtu brėnda. Kam ethe. Gjymtyrėt i kam si tė mpire dhe
trupi mė ėshtė mbushur pulla pulla. Nuk duroj dot dritėn qė hyn nga
dritarja e vogėl nė tavan. Vetėm kjo fije dritė hėne qė mė qėndron nė
jastėk mė bėn tė pėrpiqem pėr tė mbledhur forcat.
O nėnė, kam ftohtė dhe mė dhėmbin shumė kėmbet, mė dhėmbin kėmbėt,
nuk ngrihem dot. Ku i kam ēorapet e leshta ? Ku je… ku je ?
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letra te pashkruara Empty Re: Letra te pashkruara

Mesazh  Nimfa Sat Dec 20, 2008 3:14 pm

E shkreta bija ime,
Ata erdhėn atė ditė tė gjithe tufė, njerėz tė rėndėsishėm. Qė kur
lufta kishte mbaruar dhe ata kishin zenė karriget e tyre, nuk para kujtoheshin
mė pėr vatrėn qė i strehoi dhe mbajti nė ato kohėt e vėshtira. Por dje,
ato erdhėn tė gjithe dhe u ulėn ne odėn e zjarrit. Unė rrija si e ngrirė
dhe pa fjalė. Zėrat e errėt mė pėshpėrisnin vetėm mėnxyra.Kishte ardhur
dhe yt vėlla, i madhi, me nusen e tij, por vėllai i vogėl ushtar dhe ti ishit
larg. Ēfarė kishtė ndodhur valle ? Biseda filloi tė shtjellohej rreth
kohėve tė shkuara, sa karakter tė fortė qė kisha pasur, sa trime dhe e
palėkundur qė isha treguar ne situata tė caktuara. Por une nuk i degjoja.
Zerat e keqinj po mė mbysnin. Pas pak u ngrita e ngrire. Ēfarė zė i
ēuditshėm brėnda meje foli ashtu vallė ? « Mos ma rrotulloni muhabetin.
» - thashe ” Mė thoni tė vėrtėten njėherė e mirė ! Ka vdekur ajo
atje ? » Njėri nga ata u ngrit dhe mė pėrqafoi dhe shtrėngoi fort nė
heshtje. Heshtja e zisė mbuloi shtėpinė. Une nuk fola mė asnjė fjalė.
Asnjė lot, asnjė ulėrimė, asnjė psherėtimė. Tė gjitha, tė gjitha u
mbyllėn dhe vulosėn njėherė e pėrgjithmonė brėnda krahėrorit tim. Ti
nuk ishe mė qė tė t’i thosha. Ti nuk ishe mė qė tė mė lexoje tė
pashkruar. Fijet ishin prerė. Mė pas ata ikėn dhe mė lanė ashtu, pa fjalė
e pa zė. Mė dridheshin gjymtyrėt, mė keputeshin kėmbėt. Fjalėn e parė e
nxorra vetėm tė nesėrmen nė mėngjes. I kėrkova nuses se tėt vėllai tė
mė bėnte njė kafe. Ti e di unė kurrė nuk e kisha pirė kafen, por atė
mėngjes e doja. Mė thanė qė ti kishe tre muaj qė nuk ishe mė dhe
Hėnėzėn e vogėl e kishe marrė me vete vetėm njė muaj mė parė.
Bijė, moj bija ime… Nuk tė vranė dot plumbat qė tė kaluan aq pranė
gjatė luftės dhe tė mori vdekja duke sjelle jetėn nė jetė.Vetėm
trėndafili yt mė ka ngelur nga ty. Petalet e purpurta si gjaku yt i pastėr.
Ja mbuloj kokėn ēdo mėngjes me shamine e mendimeve tė mija dhe flas me tė.
Tė shkruaj si gjithnje me mendje ty letrat qė kurrė nuk do tė
vinė…letrat qė kurrė nuk do mund t’i lexosh.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letra te pashkruara Empty Re: Letra te pashkruara

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi