STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sandėr Prosi

Shko poshtė

Sandėr Prosi Empty Sandėr Prosi

Mesazh  Nimfa Wed Nov 05, 2008 6:23 pm

Sandėr Prosi
Sandėr Prosi, stomatologu qė magjepsi skenėn

Fati nuk mund tė kishte qenė i pabesė me Sandėr Prosin. Edhe pse me njė diplomė stomatologu nė xhep, ai nuk mund ta tradhtone pasionin qė kishte pėr skenėn. I sapokthyer nga studimet nė Austri, kishte dėgjuar pėr njė konkurs qė Teatri Kombėtar organizonte pėr aktorė dhe ai nuk u mendua gjatė. Qysh kur ishte adoleshent, i kishte ngelur si gozhdė njė merak. Kishte tentuar tė luante nė dramėn e Shilerit “Vilhelm Tel”, por pas disa provave tė lodhshme gjithēka ishte anuluar nga fashistėt. Brenda pak kohėsh u kthye nė aktor, pedagog, njė kult i teatrit dhe i kinemasė shqiptare. Pati mėsues dhe kolegė tė njohur, si: Naim Frashėri, Andon Pano, Marie Logoreci e shumė tė tjerė, njė plejadė aktorėsh tė vjetėr qė vendosėn themelet e aktrimit nė vend.
Sandėr Prosi lindi janarin e 1920 nė qytetin ku u kėndua pėr vite tė tėra “Luleborė”. Qysh kur ishte ende nė gjimnaz provoi tė vishte petkun e njėrit prej personazheve tė dramės "Vilhelm Tel", e cila nuk mundi tė shfaqej. Pasionin pėr teatrin e kishte qė i vogėl kur shkonte nė kinema. Aty jepeshin shfaqje nga grupi amator i drejtuar nga Mihal Popi dhe ai pėrpiqej sadopak qė tė pėrshtatej me personazhet qė kishin filluar t’i ceknin ėndrrėn e tij tė madhe, atė tė aktorit. Por me sa duket planet qė kishte pėr tė familja ishin ndryshe. Niset pėr studime nė Austri nė degėn stomatologji, tė cilat i la pėrgjysmė. Pasi kishte lėnė kujtimet e ėmbla tė Austrisė, merr pjesė nė konkursin e Teatrit Popullor, ku edhe iu besua roli i parė. Roli i tij i parė ka qenė ai i Shaqir Agės nė komedinė "Prefekti" tė Besim Lėvonjės, qė u prit mjaft mirė, dhe ku aktori luajti krahas Loro Kovaēit, Mihal Popit, Marie Logorecit etj. Popullariteti i tij si aktor lidhet me karakterin e thellė popullor tė artit tė tij. Vetitė fizike, trupi i drejtė, pamja fisnike, me njė nur skenik, vėshtrimi i ngrohtė, plastika dhe forca e fjalės sė tij, nėpėrmjet zėrit tė veēantė i dhanė kėtij aktori pėrmasat e njė aktori tė madh qė i vjen rrallė skenės shqiptare. Krijimet e Sandėr Prosit nė film shėnojnė kulme nė mjeshtėrinė e aktorit. Ishte viti 1961 kur ai mori rolin e parė nė film. Ishte personazhi i drejtorit tė shkollės nė filmin "Debatik". Ky do tė ishte fillimi, ndėrkohė qė ai do tė spikaste dukshėm duke reflektuar impulset e magjishme tė artit dramatik. Me shikimin e thellė, me tė folurėn e prerė, me zėrin e ėmbėl ai nuk mund tė mos tė shfaqte Sandrin e vėrtetė, njeriun e natyrshėm qė u bė artist i madh. Nė filmin "Vitet e para" ai i bėri pėrshtypje spektatorit pėr njė konkretizim tė qartė tė personazhit tė Abdylit, duke mbetur nė mendje tė ēdokujt pėr njė kohė tė gjatė. Sandėr Prosi vdiq atėherė kur mund t'i jepte akoma role tė bukura skenės dhe ekranit. U vlerėsua me ēmime, tituj e medalje, si dhe me titullin e lartė "Artist i Popullit". U nda nga jeta duke xhiruar metrat e fundit tė filmit "Pranverė e hidhur" mė 24 mars 1985.

Portreti i harruar
Nė njė nga vilat e vjetra nė zonėn e Bllokut, nė galerinė e njė piktori ruhet qė nga 1985 njė portret i ēuditshėm. Me shallin e hedhur shkujdesur nė qafė, flokėt e shpupurisur e vėshtrimin e thellė fshehur pas syzeve aktori Sandėr Prosi ende thotė diēka. Ndoshta fjalė tė pathėna nė ato ditė prilli, qė u thyen nė mes dhe e ndanė shpirtin nga trupi nė hotel “Vollga”. Koha e rėnduar duket ende pėrtej kokės sė menduar tė aktorit, atje ku peneli ka hedhur ndoshta veē reve tė errėta edhe trishtimin e asaj humbjeje. Tashmė kanė kaluar vite dhe ai portret sikur ėshtė harruar. Tė vetmit qė e kujtojnė ende janė njerėzit e paktė tė grupit tė xhirimit, qė punuan me Sandrin. Ata e dinė se si Vangjel Gjikondi kishte mundur tė shkėpuste nga ai portret edhe copėza dhimbjesh e shqetėsimesh qė i kishin trazuar mendjen. E nė ato pak ditė xhirimesh kanė ndodhur plot ngjarje tė zakonta e tė pazakonta, mbyllur me njė ngjarje tragjike. Tė gjitha kėto tani pakkush i di. Ngjarja tragjike e mori me vete tė vėrtetėn e asaj dite tė ngrysur prilli…
Filmi ende nuk kishte marrė rrugė. Personazhi i tij ende nuk ishte afruar tek porta pėr tė trokitur nė vėmendjen e shikuesve. Ndoshta ishte gati pėr ta nxjerrė nga vetja edhe kėtė rol. Por ndoshta edhe jo. Kur pa qė tė gjithė ishin larguar…
Se ēfarė ka ndodhur nė ato pak minuta askush nuk e di. Panė trupin e tij tė shtrirė pėrtokė, me njė pamje tė shqetėsuar qė i kishte ngrirė nė fytyrė. Dėshmitarėt e parė thonė se ai ka rrėshqitur nė njė moment marramendjeje. Ekuilibri ka humbur shtratin e pėrhershėm dhe ai ka shkelur kufirin ku jeta dhe vdekja bėjnė duel. Nė ato momente kamerat ishin vendosur nė njė shtėpi tė vjetėr nė njė lagje tė qytetit. Grupi i xhirimit aty e mori vesh lajmin e kobshėm. Tė gjithė ngrinė nė vend. Vrapin nga ajo lagje e vjetėr deri te hotel “Vollga” asnjėri nuk e ndjeu. Qe njė vrap i ēmendur, qė nuk mundi tė arrijė dot vdekjen qė ishte larguar duke lėnė pas gjurmė tė kuqe gjaku.

Trofe
Sandėr Prosi, edhe pse ėshtė konsideruar shpesh si njė nga aktorėt mė tė mėdhenj tė skenės shqiptare, sėrish nuk ka marrė aq sa duhet nga shteti. Gjatė karrierės sė tij aktoriale ai ėshtė nderuar me disa ēmime, kupa, medalje, si dhe me ēmime tė Republikės. Nė ‘75 u nderua me Ēmimin e Republikės sė Shkallės sė Parė pėr rolin e Jaho Labit nė filmin "Nė fillim tė verės". Sot numėron nė mbi 100 role tė interpretuara me mjeshtėri nė teatėr dhe kinematografi, por asnjėra prej tyre nuk mund tė pėrsėrisė realizimin e figurės sė Ismail Qemalit, e cila u nderua me Medaljen e Festivalit tė Pestė dhe me Ēmimin e Republikės tė Klasit tė Parė. E kush e ka harruar Dhaskal Todrin, i cili ėshtė ngjizur aq mjeshtėrisht nga Sandri, edhe ky po kaq i vlerėsuar nga publiku? Kolegėt dhe tė afėrmit tregojnė se ai krijonte njė lidhje tė ēuditshme me personazhin, duke pėrftuar nė kėtė mėnyrė ndjesi tė tilla qė shkriheshin direkt me rolin. Sandėr Prosi njihte mirė letėrsinė, qė shėrbente pėr tė zbėrthyer mjeshtėrisht personazhet, para se ai tė vishte petkun e tyre.

Sekreti i lotėve tek “Udha e shkronjave”
Dhaskalin plak askush nuk mund ta shlyejė lehtė nga kujtesa. Stafi qė ka punuar gjatė pėr realizimin e kėtij filmi gėrxheve tė Himarės tregon se u ėshtė dashur shumė mund pėr tė realizuar kėtė film, qė mbart njė emocion tė madh. Mes zagushisė sė tejskajshme ato ditė edhe aktorit tė madh nuk mund t’i mbusheshin sytė mė lot (ashtu siē e kėrkonte skenari) nė momentin kur ai kthehej i mallėngjyer nė vendlindjen e tij tė dashur. Pas disa dublave tė njėpasnjėshėm regjisori Pali Kuke kishte vendosur t’i ndėrpriste xhirimet. Stafi realizues u shtri tė pushonte nėn hije. Zhurma e autobusit tė linjės as qė i kishte bėrė pėrshtypje stafit, aq mė shumė tė ktheheshin nė sheshxhirim. Boria kishte prishur qetėsinė, ndėrkohė qė nė atė tė pėrpjetė u dėgjua frenimi i pėrtuar i autobusit Vlorė-Himarė. Mes tymit dhe afshit pėrvėlues zbret nga autobusi njė burrė dhe i jep Sandėr Prosit njė qese me qershi. “E ke nga tė gjithė ne", - i tha ai. Kaq u desh qė aktori tė thėrriste: "Fillojmė xhirimin". Emocioni kishte marrė udhė dhe ai nuk donte ta humbiste kėtė moment.

Galeria e roleve
Pėr mė se tri dekada Sandėr Prosi krijoi mbi 80 role nė teatėr dhe kinematografi, tė shkėputura kėto nga 75 vepra tė autorėve tė huaj dhe vendas. Klasi i tij aktorial bėri qė asnjėri prej tyre tė mos i ngjajė tjetrit. Ata ishin aq tė ndryshėm dhe pėr kėtė qėllim u bėnė mjaft popullorė dhe tė pėlqyer nga publiku. Trupi i drejtė, pamja fisnike, njė nur i pakrahasuar skenik, vėshtrimi i ngrohtė, plastika dhe forca e fjalės sė tij, zėri i veēantė i dhanė kėtij aktori pėrmasat e njė artisti tė madh tė skenės, qė u gdhend natyrshėm te publiku. Ai luajti nė mjaft filma, tė cilėt padiskutim u cilėsuan tė suksesshėm. Nėse bėjmė njė shėtitje tė shkujdesur nė galerinė e roleve tė tij, do tė veēojmė filmat: "Horizonte tė hapura", "I teti nė bronz", "Mėngjese lufte", "Yjet e netėve tė gjata", "Nė fillim tė verės", "Fijet qė priten", "Pėrballimi", "Gjeneral Gramafoni", "Udha e shkronjave", "Plaku dhe hasmi", "Kush vdes nė kėmbė", "Detyrė e posaēme", "Oshėtimė nė bregdet", "Guximtarėt", "Shtigje lufte", "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", "Njeriu me top", "Vajzat me kordele tė kuqe", "Plumba perandorit", si dhe shumė tė tjerė, po kaq tė njohur nga shikuesit dhe gjithashtu tė pėlqyer.

Disa nga filmat ku ka luajtur
"Vitet e para"
"Horizonte tė hapura"
"I teti nė bronz"
"Mėngjese lufte"
"Yjet e netėve tė gjata"
"Nė fillim tė verės"
"Fijet qė priten"
"Pėrballimi"
"Gjeneral Gramafoni"
"Udha e shkronjave"
"Plaku dhe hasmi"
"Kush vdes nė kėmbė"
"Detyrė e posaēme"
"Oshėtimė nė bregdet"
"Guximtarėt"
"Shtigje lufte"
"Gjenerali i ushtrisė sė vdekur"
"Njeriu me top"
"Vajzat me kordele tė kuqe"
"Plumba perandorit"
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sandėr Prosi Empty Re: Sandėr Prosi

Mesazh  Nimfa Wed Nov 05, 2008 6:23 pm

"Prilli i thyer” i “Sandėr Prosit

Admirina Peēi

Ēfarė ka ndodhur nė ato ditė tė ngrysura prilli nė hotel “Vollga” teksa xhirohej filmi “Pranverė e hidhur”. Intimitetet e njė aktori tė madh, pėrmes njė gruaje.

Sandėr Prosi, mjeku me shikim magjepsės, u bė artisti qė, me origjinalitetin e vet, i dha artit shqiptar, natyrshmėrinė, burrėrinė, urtėsinė, butėsinė e heronjve tė historisė sonė duke vendosur tek ata kohėn e pakohė, pra duke i bėrė tė pavdekshėm nė mendjen e njerėzve

Nė njė nga vilat e pakta tė mbetura nė zonėn e bllokut, nė galerinė e njė piktori, ruhet ende me fanatizėm qė prej prillit tė vitit 1985 njė portret i ēuditshėm. Me shallin e hedhur shkujdesur nė qafė, flokėt e shpupurisur e vėshtrimin e thellė fshehur pas syzeve aktori Sandėr Prosi ende thotė diēka. Ndoshta fjalė tė pathėna nė ato ditė prilli, qė u thyen nė mes dhe e ndanė shpirtin nga trupi nė hotel “ Vollga”. Koha e rėnduar duket ende pėrtej kokės sė menduar tė aktorit, atje ku peneli ka hedhur ndoshta veē reve tė errėta edhe trishtimin e asaj humbjeje. Tashmė kanė kaluar vite e ai portret sikur ėshtė harruar. Tė vetmit qė e kujtojnė ende janė njerėzit e paktė tė grupit tė xhirimit, qė punuan me Sandrin. Ata e dinė se si Vangjel Gjikondi kishte mundur tė shkėpuste nga ai portret edhe copėza dhimbjesh e shqetėsimesh qė i kishin trazuar mendjen. E nė ato pak ditė xhirimesh kanė ndodhur plot ngjarje tė zakonta e tė pazakonta, mbyllur me njė ngjarje tragjike. Tė gjitha kėto, tani pak kush i di. Ngjarja tragjike e mori me vete tė vėrtetėn e asaj dite tė ngrysur prilli…
Ishte mesditė. Pėrballė kishte vetėm muret e dhomės sė hotelit, ku po kalonte ato ditė tė ngarkuara me plot ndiesi e shqetėsime prej artisti. Filmi ende nuk kishte marrė rrugė. Personazhi i tij ende nuk ishte afruar tek porta pėr tė trokitur nė vėmendjen e shikuesve. Ndoshta ishte gati pėr ta nxjerrė nga vetja edhe kėtė rol. Por ndoshta edhe jo. Kur pa qė tė gjithė ishin larguar…
Se ēfarė ka ndodhur nė ato pak minuta askush nuk e di. Panė trupin e tij tė shtrirė pėrtokė, me njė pamje tė shqetėsuar qė i kishte ngrirė nė fytyrė. Dėshmitarėt e parė thonė se ai ka rrėshqitur nė njė moment marramendjeje. Ekulibri ka humbur shtratin e pėrhershėm e ai ka shkelur kufirin ku jeta dhe vdekja bėjnė duel. Nė kėto momente kamerat ishin vendosur nė njė shtėpi tė vjetėr, nė njė lagje tė qytetit. Grupi i xhirimit aty mori vesh lajmin e kobshėm. Tė gjithė ngrinė nė vend. Vrapin nga ajo lagje e vjetėr deri tek hotel Vollga asnjėri nuk e ndieu. Qe njė vrap i ēmendur, qė nuk mundi tė arrijė dot vdekjen qė ishte larguar duke lėnė pas gjurmė tė kuqe gjaku.

Ē’farė u fiksua nė kamera ato ditė?

Dy operatorėt e filmit, Gavrosh Haxhihyseni dhe Mihal Rama ende i sjellin ndėrmend ato ditė xhirimesh. Ai kishte kohė qė nuk luante nė njė film dhe dėshirohej pėr njė rol. Kur i ofruan rolin e njė fotografi ai nuk nguroi. Vetėm se shqetėsimin nuk e largonte dot nga vetja. Do mund tė arrinte tė krijonte njė personazh qė do tė mbetej nė mendjen e njerėzve? “Konsultohej ēdo ditė pėr rolin e tij, megjithėse personazhi ende nuk kishte nisur tė fokusohej si duhet nė kamera. Ishin xhiruar vetėm planet e para tė filmit. Madje nė atė pjesėz filmi qė ruhet ende nė arkivin e Kinostudios, janė ato pamjet e pakta ku ai ecėn buzė detit e monologon. Mė tej kamera nuk fiksoi asgjė tjetėr nga Sandėr Prosi”- kujton operatori Gavrosh Haxhihyseni.

Sandėr Prosi, nė kujtimet e njė gruaje
Pak kush e di, se nė shtėpinė e tij, ku shkruhet me shkronja tė mėdha “Kėtu ka banuar aktori Sandėr Prosi”, nė katin e dytė, brenda njė dollapi paksa tė vjetėruar, gjendet ende njė violinė. Bashkė me tė jeton njė grua. Ato shpesh herė kuvendojnė me njėra-tjetrėn pėr njeriun e zemrės, atė qė prej kaq kohėsh u mungon shumė, Sandrin. Tani ajo rri e heshtur dhe nuk preket nga askush.
Me tė kanė jetuar shumė vite, ndoshta vitet mė tė bukura tė jetės. Pėr 20 vite kanė jetuar nė njė dhomė tė vetme. Aty Sandėr Prosi, bashkė me gruan e tij Fila ( kėshtu e thėrriste), dhe dy djemtė Aristidhin dhe Adrianin, kanė ndarė lumturinė dhe dhimbjen. Por Fila ndiehej e lumtur me Sandėr Prosin. “Edhe pse mungesat nuk reshtnin kurrė ne gjithmonė do tė gjenim kohė pėr tė qetėsuar njėri-tjetrin. Pėr t’u falur dashuri prindėrore dhe sigurisht, pėr tė dalė bashkė mbrėmjeve”,- kujton Filomena, gruaja 72- vjeēare qė jeton me hijen dhe kujtimet e bashkėshortit. Vėrtitja tij nėpėr kokėn e lodhur tė gruas, shpėrthen dhe zbrazet nė trajtė lotėsh faqeve tė rrudhura nga mosha. “Ai po punonte me “Otellon” dhe monologjet e shumtė, recituar gjithė ton nga Sandri, kishin zėnė tė nguliteshin edhe nė kokėn e Aristidhit qė ishte gjashtė vjeē. Njė dhomėz dhe katėr njerėz brenda saj.... E si mund tė punohej ashtu! Por Sandri nuk donte tė kėrkonte asgjė, as edhe njė strehė ku tė punonte i qetė ”-tregon Filomena.
“Dilnim shpesh jashtė,- kujton ajo- pėrballė shtėpisė, aty pranė njė shtylle elektrike, ku poshtė llambushkės, dukeshin qartė shkronjat e tekstit. Unė mbaja tekstin dhe ai recitonte... pėrsėriste e pėrsėriste shumė herė ato ēka ishin shkruar nė atė grumbull fletushkash, derisa ai tė mendonte se puna kishte mbaruar”.
Kėshtu nxinte rolet e tij, gjersa morėn njė hyrje pėr tė qenė. Harresa e shtetarėve la mjaft vraga tė pahijshme nė jetėn e tij. Madje edhe tani, pas vdekjes, e shoqja jeton vetėm me pensionin e saj shumė tė ulėt ... dhe me ato... kujtimet e bukura.

Njohja me Sandėr Prosin
Ai atėherė ishte njė aktor mjaft i njohur. Ajo 26 vjeēe, koriste nė pallatin e Kulturės, Elbasan. Vajza kryeneēe dhe plot naze, nuk e dinte se kishte zėnė vend nė ėndrrat dhe jetėn e tij. Nė atė kohė Sandri do tė jepte njė shfaqje nė Elbasan, e cila nuk i la ndonjė mbresė tė madhe vajzės qė ai kishte “piketuar”.
Pas vėzhgimit nėpėrmjet tė ēarės sė njė gazete, pas shumė e shumė troke hapash nga pas, shumė rrahje zemrash, nė familjen e Filomenės, sė bashku me njė propozim martese, kishin mbėrritur edhe ca ftesa pėr nė teatėr. Nuk dinte ē’tė bėnte. Por fati kishte dashur qė kėto naze tė kurorėzoheshin me martesė dhe Filomena pak nga pak do tė ndihej e dashuruar. “Kemi kaluar njė jetė me shumė, shumė dashuri....”- kujton gruaja qė jeton e vetmuar nė shtėpinė madhe.


Viktor Gjika: “E nxora Sandrin nga spitali dhe e nisa pėr nė xhirime”

Ai e dinte se Sandėr Prosin e shėronte vetėm puna. E dinte se nuk duhej lėnė asnjėherė brenda mureve tė spitalit, nė ato korridore ku shpesh tė zihej fryma vetėm duke parė pėrreth. Aktori kishte nevojė tė jetonte ndryshe, tė merrte e tė jepte me personazhet e tij. Regjisori Viktor Gjika e dinte kėtė. I kishte ndodhur edhe dy herė tė tjerė ta merrte Sandrin nga shtrati i spitalit dhe drejt.. e nė punė. “Ai e ndiente veten mirė vetėm nė sheshin e xhirimit”,- thotė regjisori teksa rrėfen tentativėn e fundit pėr ta kthyer Sandrin nė botėn e filmit.- Herėn e parė mjekėt ishin pataksur. “Nuk mund ta merrni, ai ėshtė sėmurė, nuk ėshtė nė gjendje tė dalė e tė bredhė nėpėr sheshet e xhirimit”-i kishin thėnė ata. Regjisori nuk i dėgjoi. Sandrit i shkrepėtiu njė dritėz gėzimi nė sy. “Atėherė po xhironim filmin “Pėrballimi” dhe ai e pėrballoi jo vetėm filmin, por edhe sėmundjen. Pastaj e njėjta gjė ndodhi edhe me filmin “Nėntori i dytė”, e kėtu ai ishte shumė mė lart”,- thotė Gjika. Regjisori kujton se kėshtu e mori Sandrin edhe pėr flmin “Pranverė e hidhur”. Sėrish ishte nė spital, e kishte kohė qė nuk angazhohej nė njė film. Mendova se njė rol do t’i bėnte mirė- tregon regjisori.
Muharrem Fejzo. I rekomandoi pikėrisht Sandėr Prosin. “Atij filmi i duhej vėrtet pasioni dhe puna e Sandrit”- thotė Gjika teksa mundohet tė kujtojė edhe momentin kur ka marrė lajmin e hidhur. “Njoftimin pėr vdekjen e tij e kam marrė teksa ndiqja premierėn e njė filmi. Nga ajo ditė mbaj mend vetėm tronditjen e thellė qė kam pėrjetuar. Sandrin pastaj e kam parė vetėm nė morg. Ishte njė humbje fatale”,- thotė regjisori.

Kush ishte Sandėr Prosi

Sandėr Prosi mbaroi studimet pėr stomatologji, duke qenė profesionalisht larg artit dramatik, por brenda dhimbjes artistike tė njeriut. Kjo do ta shtynte drejt skenės pėr tė depėrtuar nė karaktere dhe figura historike dhe artistike, tė cilat do tė nxirrnin nė pah aftėsinė e tij pėr t'i tejkaluar ata dhe pėr t'i bėrė pjesė tė karakterit tė vet. Burri me pamje fisnike, do tė thirrej herė pas here me emra tė ndryshėm dhe do tė linte mbresa tė veēanta pėr spektatorėt, duke sjellė para syve tė tyre Abdyl Sharren, kapitenin e Bigės, dr. Kristo Borovėn, peshkatarin Vranen, Jaho Labin, profesorin, Miti Vozarin, Sefedinin, Dhaskal Todrin, Ismail Qemalin, prof. Mirushin, kolonelin Xhon, Brunon, Markun, gjeneralin, Pilo Mullixhiun etj.
Ishte viti 1961 kur ai mori rolin e parė nė film . Ishte personazhi i drejtorit tė shkollės nė filmin "Debatik". Ky do tė ishte fillimi, ndėrkohė qė ai do tė spikaste dukshėm duke reflektuar impulset e magjishme tė artit dramatik. Me shikimin e thellė, me tė folurėn e prerė, me zėrin e ėmbėl, ai nuk mund tė mos tė shfaqte Sandrin e vėrtetė, njeriun e natyrshėm, qė u bė artist i madh. Nė filmin "Vitet e para" ai i bėri pėrshtypje spektatorit pėr njė konkretizim tė qartė tė personazhit tė Abdylit, duke mbetur nė mendje tė ēdokujt pėr njė kohė tė gjatė. Mė vonė, ai luajti nė mjaft filma tė suksesshėm, si: "Horizonte tė hapura", "I teti nė bronz", "Mėngjese lufte" , "Yjet e netėve tė gjata", "Nė fillim tė verės", "Fijet qė priten" , "Pėrballimi", "Gjeneral Gramafoni" , "Udha e shkronjave", "Plaku dhe hasmi", "Kush vdes nė kėmbė", "Detyrė e posaēme", "Oshėtimė nė bregdet", "Guximtarėt", "Shtigje lufte", "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", "Njeriu me top", "Vajzat me kordele tė kuqe", "Plumba perandorit" etj.
Sander Prosi , si njė nga aktorėt mė tė mėdhenj tė skenės shqiptare, ėshtė nderuar me disa ēmime, kupa, medalje si dhe me ēmime tė Republikės. Kėshtu, nė vitin 1975, ai u nderua me Ēmimin e Republikės sė Shkallės sė Parė, pėr rolin e Jaho Labit nė filmin "Nė fillim tė verės".
Realizimi i figurės sė Ismail Qemalit, ishte imponuese, kėshtu qė ai u nderua me Medalien e Festivalit tė Pestė dhe me Ēmimin e Republikės tė Klasit tė Parė.
Pėr mėse tre dekada krijoi mbi 80 role nė 75 vepra tė autorėve tė huaj dhe tanėt. Por klasi i lartė i tij bėri qė asnjėri prej tyre tė mos i ngjajė tjetrit: trupi i drejtė, pamja fisnike, me njė nur skenik, vėshtrimi i ngrohtė, plastika dhe forca e fjalės sė tij, nėpėrmjet zėrit tė veēantė, i dhanė kėtij aktori pėrmasat e njė artisti tė madh tė skenės.

Thonė pėr tė…

Vangjel Gjikondi: Mbetet i pavdekshem
Ishte artist i gjithanshėm. Me origjinalitetin e vet, ai i dha artit shqiptar, natyrshmėrinė, burrėrinė, urtėsinė, butėsinė e heronjve tė historisė sonė duke vendosur tek ata kohėn e pakohė, pra duke i bėrė tė pavdekshėm nė mendjen e njerėzve.
Me tė mund tė flisje pėr gjithēka, pėr tė gjithė artet, e pėr tė gjithė gjėrat qė shqetėsojnė njė njeri. Ai njihte autorėt e ndaluar dhe veprat e ndaluara me pėrsosmėri. Diskutonte me pasion pėr filozofėt e mėdhenj dhe e donte shumė Niēen. Ndėrsa nga muzika klasike pėlqente mė shumė Vagnerin. E tė mendosh se nė atė kohė tė dėgjojė muzikėn e tij, ishte si tė dėnoje vetveten.

Ilia Terpini: Sandri, njė artist i madh qė vdiq i varfėr
Ėshtė njė nga figurat mė tė talentuara tė artit teatral dhe kinematografik shqiptar. Karakteristikė kryesore e Sandrit ishte se ai punonte me shumė pasion. Pėrveē se ai ishte njė kollos i artit, dinte tė ishte jashtėzakonisht i thjeshtė. Kam patur fatin tė punoj me tė nė disa filma. Mbresat i kam ende tė gjalla. Mjaft tė kujtoj “I teti nė bronx” ku Sandri kishte rolin e doktorit, njė rol shumė i vėshtirė e kompleks. I duhej tė kuronte ushtarė gjermanė, kur nė familje strehonte njė partizan. Kishte njė dhėndėr qė i pėrkiste forcave regresiste. Imagjino se nė ē’rreth duhej tė vėrtitej ai pėr tė nxjerrė figurėn e tij komplekse. Do tė doja ta krahasoja me aktorin francez Zhan Gaben tek “Tė mjerėt”. Ai dallohej nė interpretimet e tij por edhe jetėn e jetonte si t’i vinte. Ndaj edhe ishte shumė i vėrtetė nė rolet e tij. Mė vjen keq vetėm pėr njė gjė, qė njė artist kaq i madh sa ai vdiq, dhe vdiq i varfėr”

Disa nga filmat ku ka luajtur

"Vitet e para"
"Horizonte tė hapura"
"I teti nė bronz"
"Mėngjese lufte"
"Yjet e netėve tė gjata"
"Nė fillim tė verės"
"Fijet qė priten"
"Pėrballimi"
"Gjeneral Gramafoni"
"Udha e shkronjave"
"Plaku dhe hasmi"
"Kush vdes nė kėmbė"
"Detyrė e posaēme"
"Oshėtimė nė bregdet"
"Guximtarėt"
"Shtigje lufte"
"Gjenerali i ushtrisė sė vdekur"
"Njeriu me top"
"Vajzat me kordele tė kuqe"
"Plumba perandorit" etj.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sandėr Prosi Empty Re: Sandėr Prosi

Mesazh  Nimfa Wed Nov 05, 2008 6:24 pm

ARTISTI I POPULLIT SANDĖR PROSI - ATDHETAR I FLAKTĖ NĖ JETĖ DHE NĖ ART

Baxhul Merkaj

Aty ne mjediset e Teatrit Kombetar artistet e skenes dhe ekranit; Tinka Kurti, Roland Trebicka, Kico Londo, Agim Qirjaqi, Margarita Xhepa, Drita Pelingu, Yllka Mujo, shkembejne mendime e kujtojne majat e artit skenik e filmik shqiptar si Kujtim Spahivogli, Mihal Popi, Loro Kovaci, Prokop Mima, Pjeter Gjoka, Naim Frasheri, Bexhet Nelku por nje nder ta mbetet i pashlyer ne kujtesen e tyre, mjeshtri i skenes dhe kinematografise shqiptare Artisti i Popullit Sander Prosi qe tashme sapo mbushi te 84 vitet.

Lindi ne Shkoder, ne janar te vitit 1920. Pasi mbaroi shkollen fillore vazhdoi gjimnazin e Tiranes. Merr pjese ne dramen "Vilhelm Teli". Shkon per studime ne Austri per dentist, te cilat nuk i mbaroi. Me 1947 merr pjese ne konkursin prane Teatrit Popullor dhe e fiton ate. Mbi 100 role te ndryshme te interpretuara me mjaft mjeshteri ne Teatrin Kombetar dhe ne kinematografi. Ky eshte thjesht ne shifra artisti yne i mrekullueshem Sander Prosi, por pas shifrave...

Kujtojme figurat e paperseritshme "Fytyra e dyte" rolin e Vuksanit, Horatin tek "Hamleti", Otellon tek "Otello", dhe Mileri tek "Intrigė e dashuri", ku figurat nuk kapen ne menyre te pergjithshme, statike por ne zhvillim e siper si rezultat i kontradiktave qe zhvillohen ne nje veper dramatike. Artisti nepermjet monologut te brendshem zberthente gjithe shqetesimet, preokupacionet e mendimet e personazhit. Nje artist me nje profil krijues teper fin, teper te vecante. Tek Sander Prosi vihet re individualiteti qe e karakterizon, jo vetem ne ate cka ai ben, por edhe ne unitet mendimi dhe ndjenja. Si aktor i zgjuar deperton ne thellesi te roleve deri ne skutat me te erreta te tyre duke zberthyer deri ne detaj psikologjine e personazhit. Ka luajtur role nga me te ndryshmet dhe asnjehere nuk ka qene i njejte. Njeh mjaft bukur boten emocionale te personazhit. Rolet e interpretuara prej tij jane sa jetesore dhe te natyrshme, ku ne gamen e interpretimeve spikat thjeshtesia. Sander Prosi mban mend qe nena e tij, Anastasia, kur mblidhej me shoqe e kendonte, ndersa gjyshi ishte instrumentist i mire popullor.

Artisti i Popullit Sander Prosi ne vitet 1962-1975 e deri sa vdiq dha mesim si pedagog ne degen dramatike ne Akademine e Arteve.

Ne rolin e Otellos

Artisti zhvilloi nje pune teper te madhe ne rolin e Otellos, pune kjo qe zgjati kater vjet deri ne pergatitjen e mbrapme te rolit. Punonte me vetveten per te arritur ndjesite komplekse te figures. Vemendje i kushtoi punes me plastiken, zerin duke synuar thelbin analitik e logjiko-emocionale te tij. Otello i Sander Prosit u shfaq si njeri i paster me gjeresine dhe thellesine vitale te njeriut qe beson deri ne naivitet dhe kur zhgenjehet rebelohet ne menyr` tragjike. Otellon shume teatro e tajtojne si tragjedi te xhelozise por Sander Prosi nga perberja e konstrukti psikik nga tiparet morale, personazhi i rezultoi ndryshe. Besa dhe nderi jane nder vecantite e ketij fisniku qe e kane udhehequr tere jeten e vet, besen e nderon dhe e cmon kurse pabesine e denon. Artisti dashurine per Dezdemonen e interpreton si dashuri te kulluar te natyrshme te paster qe buron nga shpirti bujar. Otello i Prosit eshte shprehje e nje natyre te ndjeshme.

Ne rolin e gjeneralit tek "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

Artisti gjithnje studionte personazhin nga vinte, kujt i perkiste e c'motive e shtynin. Vezhgonte imtesite e botes se brendshme te personazhit. Me nje pune titanike njesohej me figuren. Gjenerali eshte i sjellshem, delikat, i dashur ne dukje por ne brendesi te tij eshte nje vullkan qe rreh te gjeje rastin per te shperthyer.

Publiku pa me sy nje gjeneral qe erdhi per te prishur nje dasme te bukur shqiptare, por forca vitale e vendit e shtang e pastaj e zvogelon. Artisti si mjeshter i skenes perdor ngjitjet e zbritjet ne menyre virtuoze. Ai luan ne teater dhe se imiton jeten por e ngre ate ne nivelin e te pamundures ku shkelqen estetika e larte. Ne monologjet e dramave te interpretuara prej tij nderthuret bukur tragjikja, komikja, aktori kalon nga nje situate tek tjetra duke ruajtur ndjenjen e mases. Ai ben si i cmendur, por thelle brenda tij eshte vetedija e artistit per te kuptuar thelbin e rolit, mesazhin e publikut. Artisti i Popullit regjisori Piro Mani eshte shprehur "Sandi sikur ka lindur per te luajtur Horatin tek "Hamleti". Sandri eshte nder figurat me te realizuara". Vete aktori Sander Prosi eshte shprehur: "Talenti zhvillohet nga ndjenja e dashurise per punen". Arti i Sander Prosit spikati qysh nder figurat e interpretuara nga vitet 1953 ku interpreton Von Shubes, Vata, kamarieri Mitka, vazhdon me Zabelinin, shkelqen tek Prefekti ku artisti shpalos nje game te gjere situatash komike me mjeshteri te pazakonte. Ne rolin e Isa Boletinit u shqua si interpret i atdhetarit te flakte, luftetarit te madh te lirise me te cilin u identifikua ky talent brilant.

Arti kinematografik i Sander Prosit

Aktori ka interpretuar me talent te rralle figurat e mesuesit, doktor Boroves, inxhinjer Sharres, Jaho Labit, etj. Figura e Dhaskal Todrit e interpretuar nga Prosi ka mbetur ne kujtesen e publikut shqiptar. Me mjeshteri te rralle artistike interpretoi figuren e Ismail Qemalit. Ai dha nje Ismail Qemal te urte, te mencur, njeriun qe rrezaton autoritet, besim e respekt plot ndjenja njerezore ne cdo hap e veprim. Arti i vertete eshte i veshtire dhe kerkon pune, talent dhe dije. Figura e Ismail Qemalit ne te cilen gjallon force, gjalleri mendore e fizike sjellje te mira takti e vetepermbajtjeje diplomati gjeti realizimin me te arrire nga ky artist i madh. Po miqte, shoket, koleget ne kete 84-vjetor te lindjes se Artistit te Popullit Sander Prosi flasin sikur ta kene prane e sikur bisedojne me te. Sander Prosi ishte i sakte, i vertete, i mencur e i matur, shqiptar deri ne palce ne jete dhe ne art. Veprimtaria e tij skenike para nesh mbetet e gjalle.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sandėr Prosi Empty Re: Sandėr Prosi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi