STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Naim Frashėri

Shko poshtė

Naim Frashėri Empty Naim Frashėri

Mesazh  Nimfa Wed Nov 05, 2008 6:07 pm

Naim Frashėri
Aktori nė kujtimet e djalit tė tij, Anil Frashėri. Kujtimet pėr role tė veēanta, ato qė i deshi dhe ato qė nuk arriti kurrė t“i dashurojė

Naim Frashėri: Kjo ėshtė autobiografia ime

Shėnimet qė artisti i madh shkroi pėr veten nė fundin e viteve “60-tė

Admirina Peēi

“Nėse njė ditė do t“ju duhet tė shkruani biografinė time, pėrdorni kėto shėnime qė kam hedhur kėtu”. Kėshtu shkruante pas njė faqeje format, me laps plumbi, aktori Naim Frashėri, diku nė fundin e viteve “60. Janė njė grumbull fletėsh shkruar herė me laps e herė me bojė, ku ai ka hedhur autobiografinė e tij.

Momente jetėsore dhe kujtime nga rolet, pikat kyēe tė rrugės sė tij si artist, njė ėndėrr qė nisi dyerve tė kinemasė dhe nė shfaqjet e vogla nėpėr lagje, qė eci mė tej me ndonjė shfaqje tek-tuk nė kohėn e luftės, me njė periudhė mosbesimi dhe opinioni negativ nė Teatrin Popullor dhe deri te shkėlqimi i tij. Gjėrat e rėndėsishme, ai i shkroi vetė ato qė i pa si mė tė rėndėsishmet. Detajet e tjera jetėsore, i rrėfen nė kėto kohė, 29 vite pas ikjes sė tij tė dhimbshme, djali i tij, qė ėshtė po ashtu njė aktor nė teatėr.

Pėrpara shfaqjeve
Kur kishte shfaqje, pasditja e tij nuk ishte aspak e zakonshme. Ndiqte gjithmonė njė ritual. Pėr gjysmė ore vetėm dėgjonte muzikė. Gjithmonė “Uverturėn e Egmundit”. Ngrinte zėrin e gramafonit nė fund dhe humbiste brenda saj. Pastaj ngrihej vrik dhe me njė shpejtėsi tė rrufeshme lahej, krihej e vishej. E gjithė pregatitja i kushtonte vetėm pak minuta. Kjo shpejtėsi i shėrbente atij pėr tė vėnė nė lėvizje, karakteret dhe detajet e personazhit qė po pregatiste, vinte nė lėvizje fizikun dhe psikikėn e tij.

Nė momentet para se tė nisej pėr nė shfaqje, gjithmonė i ēonim kafenė. Ato momente ai kurrė nuk fliste me askėnd. Niste dhe bėnte ushtrime pėr gojėn, pėr artikulimin e pastėr tė fjalėve. Pėr t’u ushtruar gjithmonė kėndonte arien e Figaros te “Berberi i Seviljes”. Madje, edhe kur e shoqėronin pėr nė shfaqje (gjithmonė e shoqėronte njėri nga tė familjes, gruaja, vajza, ose njėri prej djemve) gjatė gjithė rrugės kėndonte me zė kėtė arie. Kur ndonjėri nga ata i thonin, po tė dėgjojnė njerėzit, ai nuk stepej. Nuk dėgjonte askėnd. Sepse ato momente ai ecte drejt njė tjetėr bote, qė kėrkonte jetė prej jetės sė tij, energji, zė, frymė dhe pasion nga ai i tiji. Dhe Naim Frashėri, vetėm kėshtu punonte, nuk njihte rrugė tjetėr.

Siē rrėfen djali i tij, Anili, koha e pregatitjes sė rolit ishte njė kohė jo e zakontė nė familje. “Kur punonte rolet nė shtėpi, nė shumicėn e rasteve ishte mamaja ajo qė i lexonte tekstin. Por shpeshherė na rastiste edhe ne fėmijėve, fillimisht motrės e mė pas unė dhe vėllai. Po nė familje ai i bėnte edhe testim vetes. Mua mė ka rastisur disa herė kur mė merrte pėr tė lexuar tekstin dhe e shihja teksa interpretonte. Vetėm kur lexonte nė fytyrėn time efektin e dėshiruar, atėherė bindej se puna e tij kishte ecur mirė. Dhe gjithmonė bėnte kėshtu, pėr ēdo rol dhe pėr ēdo shfaqje a film qė kishte. Nė familjen tonė, ne dhe sidomos mamaja, i krijonim atmosferėn qė i nevojitej atij, kur ai kishte shfaqje e gjithė familja impenjohej. Mamaja, Violeta, ka njė kontribut tė veēantė. Ajo ka qenė nė korin e Operas dhe muzika ishte njė fushė shumė e rėndėsishme pėr tė. Ai kėndonte shumė bukur dhe kishte nė shtėpi koleksione tė shumta disqesh, tė cilat i siguronte sidomos kur dilte jashtė shtetit”.

Nė shtėpitė e tij
Fillimisht jetoi si aktor, nė njė hyrje me tri dhoma, ku kishte vetėm njėrėn prej tyre. Nė dy dhomat e tjera jetonin dy aktorė tė tjerė, Kujtim Spahivogli dhe Lazėr Filipi. Aty pėr disa vite pregatiti role, e kishte raste qė ndonjėri nga “komshinjtė e tij” tė pregatiste tė njėjtin rol si ai, madje edhe tė konkurronin mes tyre. Dhe njė nga kėto role ishte Hamleti. Kur pregatisnin kėtė pjesė ishin tre aktorė qė pregatiteshin paralelisht, Naim Frashėri, Kadri Roshi dhe Kujtim Spahivogli. Kur do tė zgjidhnin aktorin e parė, u vendos qė tė tre tė pregatisnin dy monologjet e famshme tė Hamletit. Dhe regjisori rus, pasi i dėgjoi qė tė tre, e vuri gishtin te Naim Frashėri. Loja e tij virtuoze, i kishte bėrė shumė pėrshtypje. Por, Naimi nuk dinte tė luante ndryshe. Ishte pikėrisht ai aktori, qė regjisori i filmit “Skėnderbeu” pikasi me herėn e parė. Kur Jutkeviē kishte mbėrritur njė ditė nė Teatrin Kombėtar, diku mes aktorėve kishte parė Naimin. Kishte pyetur pėr tė dhe mė pas e kishte parė edhe nė njė monolog tė Hamletit. “Nėse ndonjėherė do tė arrij ta bėj ‘Hamletin’ film, heroin do ta luajė ai djaloshi atje”, kishte thėnė i vendosur regjisori. Zėri i tij ishte mbreslėnės. Rusėt e kishin inēizuar nė rolin e Hamletit dhe zėri i aktorit shqiptar ruhet ende nė Muzeun e Moskės.

Rruga drejt lamtumirės
Hamleti ishte njė nga rolet mė tė mėdha tė tij, por nė autobiografinė e tij ai shėnon edhe shumė role, tė cilat i pati pėr zemėr. Por, pikėrisht, atėherė kur ishte nė kulmin e karrierės sė tij, iu krijua njė trysni shumė e madhe, derisa e larguan nga teatri dhe e ēuan pedagog nė Akademinė e Arteve. Atėkohė, siē rrėfen djali i tij Anili, aktori ishte mjaft i rėnė shpirtėrisht.

“E prisja gjithmonė kur mbaronte mėsimi, i dilja para te ‘Libri Universitar’. Hijerėndė, me pallton e tij dhe hapat e shtruar. Bėnim ndonjė pazar tė vogėl dhe ngjiteshim nė shtėpi. Hapėsira qė ishte krijuar nė ditėt e tij ishte e dhimbshme dhe ai e vuante shumė kėtė gjė. Por ndodhi qė ai u rikthye sėrish nė teatėr. Luajti sėrish shfaqjen ‘Familja e peshkatarit’, kėtė herė nė rolin e Jonuz Brugės. Me pasion, si gjithmonė. Kjo shfaqje edhe u regjistrua nga televizioni. Ato ditė punonte shumė, derisa puna me ‘familjen’ mbaroi”.

E fill pas kėsaj, mbase vetėm tre a katėr ditė, ai vdiq, mėngjesin e njė tė marte nė muajin shkurt tė vitit 1975.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Naim Frashėri Empty Re: Naim Frashėri

Mesazh  Nimfa Wed Nov 05, 2008 6:07 pm

Kėto janė ndodhitė, kujtimet dhe dėshirat e jetės sime

Naim Frashėri, i biri i Servetit, jam lindur nė Leskovik mė 15 gusht 1923. Origjinė bejlerėsh. Nė vitin 1912, kur pasuria na u dogj prej grekėve, babai hyri nė punė me detyrėn e tagrambledhėsit. Prej kėsaj kohe filloi jeta e vėshtirė pėr familjen time, por, megjithatė gjendja shoqėrore e tyre ka qenė prej qytetari tė mesėm. Kjo gjendje vazhdoi edhe pas lindjes sime. Pas vdekjes sė babait mė 1937, konditat e jetės u vėshtirėsuan, kėshtu qė u detyrua motra tė hynte nė punė. Vėllai nė kėtė kohė punonte nė Post-telegraf, me njė rrogė shumė tė vogėl. Me kėto kondita kam vazhduar deri pas ēlirimit. Nė janar tė 1945, mbas njė prove hyra nė shkollėn dramatike, qė ishte krijuar nga Drejtoria e Kulturės Popullore. Prej asaj kohe u bėra aktor teatri, ku vazhdoj tė jem edhe tani. Gjatė regjimit tė Zogut dhe regjimit fashist kam qenė student. Edukata ime nė atė kohė ka qenė ajo qė merrej nė shkollė, d.m.th. borgjeze. Kam kryer shtatė klasė tė mesme. Nė lėvizjen N.Ē.L mora pjesė. Hyra nė radhėt e RK (Rinia komuniste) nė prill tė 1941-shit. Nė shkurt 1949, u propozova si kandidat i partisė dhe u pranova. Pjesėtarėt e familjes kanė qenė tė gjithė me luftėn. Dy motrat kanė marrė pjesė nė lėvizje, njėra partizane dhe tjetra e re komuniste. Tė dyja sot janė kandidate tė partisė. Nuk jam prekur nga reforma e pushtetit, sepse qė prej vitit 1912 nuk kemi patur asnjė pėllėmbė tokė dhe pasuri. Nuk kemi pasė tjetėr veē rrogės sė vogėl tė babait, mė vonė atė tė motrės dhe vėllait. Pėr punėn time nė teatėr jam graduar nė fund tė 1947-ės, duke u bėrė aktor i parė. Jam shpėrblyer dy herė, kam marrė katėr fletė lavdėrimi dhe me rastin e pesė-vjetorit tė teatrit m’u dha nga Presidiumi i Kuvendit Popullor medalja e punės. Punėn e aktorit e kam dashuruar qė nė kohėn kur isha nė shkollė. Nuk kisha guxim tė shfaqja dėshirėn time me shokėt, se mė tallnin, mora kurajo nė vitin 1943, kur m’u dha njė nga rolet kryesore nė dramėn “Vilhelm Tel”. Prej asaj kohe fillova tė interesohem pėr teatrin dhe tė pregatis shfaqje nė lagje. Mė 1944, u thirra nė Priskė nė grupin artistik. Aty pregatitėm njė dramė, tė cilėn e ē“faqėm mė 29 nėntor 1944. Kėtu u forcua lidhja me teatrin dhe tani kjo lidhje ėshtė bėrė jetė pėr mua.

Autobiografia
E fillova karrierėn profesionale si aktor nė fillim tė vitit 1945, por dashuria pėr teatrin mė lindi nė vitin 1943, kur ne tė udhėzuar nga rinia komuniste filluam tė pregatisnim dramėn “Vilhelm Tel”, tė Shilerit.

Natyrisht, kjo ēfaqje nuk u lejua nga fashistėt tė jepej. Ky fakt ndikoi shumė tek mua qė tė kuptoj thellė rolin e theatrit dhe ta dua mė shumė. Nė fillim tė “44-ės nė mal (Priskė) u krijua grupi artistik i Rinisė. Atje i dėrguar nga organizata e Rinisė, ku bėnja pjesė organizuam grupin theatror dhe pregatitėm dramėn “Partizanėt” tė Fatmir Gjatės, nė tė cilėn interpretoja rolin kryesor. Ēfaqja u dha nė Tiranė mė 28-29 nėntor 1944, me ēlirimin e vendit.

Pas njė monologu qė kam recituar nė moshėn 7 vjeē, pėrpara prindėrve nė shkollėn fillore tė qytetit tė Kavajės dhe pas disa pjesėve tė vogla me 1 akt, qė jepnin gjatė luftės, ndėr lagjet e ndryshme tė Tiranės, pėr banorėt e kėtyre, roli i komisarit nė dramėn “Partizanėt”, ishte takimi im i parė me spektatorin, nė njė shfaqje tė madhe dhe them se ishte debutimi im i parė nė skenėn e theatrit. Nė kėtė kohė vendosa t“i dedikohem profesionit tė aktorit.

Ata nuk mė besonin
Nė maj 1945, me krijimin e theatrit profesionist tė shtetit, u pranova anėtar i atij kolektivi.

Nė fillim, rolet nuk mė besoheshin dhe fillova tė mos e ndjej veten mirė. Pas njė viti, kur erdhi nga Rumania regjisori ynė Pandi Stillu, m’u besua roli i Mishės nė “Portreti”. Nuk pata sukses. Prapė filluan pikėpyetjet mbi prespektivėn time. Kjo ėshtė periudha mė e vėshtirė pėr mua. Besimit qė kisha karshi vetes, i dilte pėrballė mosbesimi i njė pjese tė madhe tė theatrit… Por… mė nė fund, prapė regjisori i dashur pėr mua, P.Stillu, mė besoi rolin e Fjodorit nė “Invadimi”. Rol shumė i mirė, por i vėshtirė.

M’u desh njė punė e madhe, jo vetėm nė krijimin e kėtij roli, por edhe pėr tė thyer murin e tmerrshėm tė “opinionit” dhe pėr tė patur njė vend nė kolektiv. Ia arrita qėllimit. Ēfaqja u prit shumė mirė dhe interpretimi im i rolit tė Fedjas u ēa mjaft dhe, siē ndodh zakonisht, rolet filluan tė mė ngarkohen njėri pas tjetrit.

Rruga drejt majės
I paharruar roli Teodorit do tė mbetet pėr mua, jo vetėm pėr thellėsinė dhe bukurinė e tij, por, sepse puna ime nė kėtė rol ishte vendimtare pėr tė ardhmen time nė artin theatral. Pas kėtij roli m’u dha Valeri te “Tartufi”, Smith te “Ēėshtja ruse”.

Me kėtė rol filloi njė etapė tjetėr pėr mua. Nėpėrmjet regjisorit sovjetik, Vladimir Dudin, u njoha me theatrin realist. Punova nė bazė tė shkollės sė stanisllavskit dhe, megjithėse pėr njė kohė tė shkurtėr, kuptova mė kjartė kėrkesat e mėdha qė duheshin pėr tė vazhduar profesionin e aktorit. Shfaqja korri shumė sukses. Rol tė madh pėr pjekurinė time si aktor, ka luajtur repertori me pjesė tė dramaturgjisė sovjetike. Meqenėse dramaturgjia jonė kombėtare sa kishte filluar tė shėnojė aty kėtu ndonjė vepėr. Kėshtu qė kam patur rast tė interpretoj role mjaft interesante nga pjesėt mė tė mira tė dramaturgėve sovjetikė si Borodskij nė “Pėr ata qė janė nė det”, Stjepa nė “Platon kreēiot”, Makdonal tek “Zėri i Amerikės”, Krivashein tek “Karakteri moskovit”, etj. Pėrshtypje mė ka bėrė roli i Nikollait tek “Armiqtė” e Gorkit.

Ky rol nuk do tė mė tingėllonte nė qoftė se nuk do tė pajtoheshim aq shumė me regjisorin e ri dhe tė talentuar, Mihallaq Luarasi, nė trajtimin e kėsaj pjese. Punė interesante pėr mua ka qenė nė rolin e Merrih te “Rrėnjė tė thella”, ku regjinė e kish A.J. Kriēkov dhe, sidomos faza e zbėrthimit tė rolit. Por mua mė tėrheqin shumė rolet qė janė tė ndryshėm nga plani dhe natyra ime si aktor. Po kėshtu, kėnaqėsi pata edhe nė punėn pėr rolin e Van der Lubos nė “Procesi i Laipcingut” dhe nė rolin e Ribakovit tek “Orėt e Kremlinit” me regjisor V.Bratko, megjithėse kėtė rol m’u desh ta pregatis brenda dhjetė ditėve, meqenėse nė kėtė kohė merresha njėkohėsisht me xhirimin e filmit “Tana” jashtė qytetit. Evenimenti mė i madh nė punėn time krijuese ishte pregatitja e “Hamletit”, vėnė nė skenė nga regjisori V.Bratko. Pėr kėtė nuk mund tė them asgjė. Hamleti im ėshtė akoma foshnjė normale dhe tė shohim se si do tė rritet me gjithė kujdesin e prindit nga ana ime.

“Intrigė dhe dashuri”
Njė nga rolet mė tė mirė qė kam ėshtė roli i Ferdinandit tek “Intrigė dhe dashuri”. Thonė se e loz mirė. Nė kėtė rol u laureova me ēmimin e Republikės. Mund tė them se ky ėshtė i pari rol me rėndėsi nė repertorin klasik. Ndodhesha pėrpara njė prove tė madhe karshi vetvetes. Kjo mė shqetėsonte shumė, nga ana tjetėr mė detyroi t“i pėrvishem njė pune shumė serioze. Nuk mė preokuponin aktet e para tė kėsaj drame, por akti i fundit, ku Ferdinandi vjen nė skenė dhe krijon njė atmosferė krejt tė kundėrt nga ato tė parat. Sa ja dola, kėtė nuk e di, por kritika e ka pritur mirė. Edhe unė e kam lozur mė me pasion kėtė akt, ku mbizotėron mbi tė gjitha monologu i brendshėm, por… realiteti ėshtė se edhe vetė Shileri e ka shkruar kėtė akt me shumė dashuri dhe dhimbje. Prandaj vendin mė tė madh tė suksesit e zė vetė autori.

Kur xhironim “Skėnderbeun”
Njė nga fazat mė tė bukura tė punės sime nė art ėshtė koha e xhirimit tė filmit “Skėnderbeu”. Njė grup ideal pėr tė zhvilluar njė punė krijuese. Natyrisht, kjo i dedikohet udhėheqėsit tė grupit, regjisorit, tė dashurit, Sergej Jutkeviē, i cili me njė forcė tė ēuditshme, krijoi me tėrė kuptimin e fjalės, njė atmosferė tė atillė pune, qė ėshtė vėshtirė tė harrohet dhe e ruajti atė deri nė fund. Por nga ana tjetėr edhe vetė, tė gjithė anėtarėt e grupit, ishin tė predispozuar pėr njė punė tė tillė.

Qė nė takimin e parė me tė, (Jutkeviēin), kuptova se me cilin kisha tė bėja. U dashurova me tė dhe pėrpiqesha tė krijoja ēdo mundėsi pėr tė mėsuar sa mė shumė, por… fatkeqėsisht ai ishte mjaft i zėnė me punė, kėshtu qė nuk e arrita atė qė dėshiroja. Nė kinematografi ishte debutimi im i parė dhe natyrisht si ēdo gjė, qė ėshtė nė fillim e kisha tė vėshtirė, por u ambientova. Punė interesante.

Mbusha 35 vjet dhe kam interpretuar nė skenė 40 role, ndėr tė cilat mė shumė se gjysma role kryesorė. (mestitujt janė tė redaksisė)

Pėrshtypjet e aktorit mbi njė shfaqje tė vitit 1954


Si kam punuar me pjesėn “Nderi i familjes”
Nė fillim kur u ndanė rolet, roli qė m’u caktua mua, nuk mė ngrehu, me njė fjalė nuk mė pėlqente. Kisha dėshirė tė interpretoja Bajramin, pasi ai ishte njė rol i ndryshėm nga ato qė unė kisha interpretuar mė parė dhe tek ky rol unė shikoja se do tė kisha njė farė pėrparimi nė zhvillimin si aktor. Mirėpo nė realitet mė ishte caktuar Ata dhe jo Bajrami.

Mė paraqitesh njė punė e vėshtirė pėrpara
1) Regjia qė ishte e re dhe nuk e njihja punėn e saj.
2) Roli qė nuk mė pėlqente.

Filloi puna. Me regjinė qė nė ditėt e para u ambientova. Dhe e them me bindje se e kuptova. Puna e saj pėrqendrohej nė logjikėn, nė interpretimin sa mė thjeshtė dhe real, pa pompozitet, e tė gjitha kėto pajtoheshin me punėn time tė aktorit.

Kurse pėr rolin mė duhej punė.

E para mė duhej tė gjeja emocione tė atilla nė rol, qė tė mė bėnin ta dashuroja atė dhe, pikėrisht fillova me lirizmin qė pėrmbante roli, pasi ajo qe mė e afėrt pėr natyrėn time. Monologėt mbi natyrėn e Turkmenisė, dialogėt me Zinėn mė lehtėsonin punėn, pasi ato i shkonin individualitetit tim. Duke pėrvetėsuar kėto momente, fillova tė “dua” vendin, d.m.th Turkmeninė dhe me anėn e Zinės tė dua njerėzit dhe nė radhė tė parė pastėrtinė dhe ndershmėrinė e tyre.

Kur ia arrita deri diku kėtyre, atėherė fillova tė lehtėsohem dhe pa vėshtirė si hyra nė thelbin kryesor tė rolit. Pas njė pune tė vazhdueshme, u bėra mik me rolin, por nuk arrita ta dashuroj.

Autori mė pengonte mjaft. Kalimi nga njė situatė tek tjetra ishte e shpejtė, nuk mė lejonte qė kėto kalime tė bėheshin organikisht. Kisha nė ca momente nevojė tė madhe pėr ngrohtėsinė nga ana e figurės mė tė dashur pėr mua nė pjesė, Zinėn, atė nuk e kisha. Kėto nuk mė inkurajonin shumė. Kur filluam lėvizjet, nė fillim kisha vėshtirėsi me mėnyrėn e punės sė regjisė. Ndalesat e saj tė shpeshta mė shqetėsonin. Ndjeja nevojėn tė punoja shpejt skeletin e lėvizjeve tė rolit tim dhe pastaj tė hyja nė hollėsira. Kjo nuk zgjati shumė, pasi edhe regjisorja filloi deri diku tė kuptojė natyrėn time si individ. Ky kuptim reciprok solli si rezultat qė tė lindė njė lloj inspirimi i pėrbashkėt midis meje dhe regjisores. Nga kjo lindi, qė regjisoria me pak droje filloi tė mė bėjė vazhdimisht vėrejtje, tė cilat pėr mua nuk ishin mė tė vėshtira t“i vija nė zbatim. Kjo ishte puna ime me rolin e Atas.
Tiranė, mė 19.1.1954
Naim Frashėri
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi