STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shko poshtė

DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV - Faqe 3 Empty Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa Sun Nov 02, 2008 6:37 pm

39. HOMERI I KOSOVĖS
-Selman Vokshit-

U linde nė Durrės,
O, fryti i Gollakut,
Nė rrėmujė t’ furtunės –
Biri i Lotė Vakut.

Si feniks shtegtove -
Shtigjeve tė vendit !
Diturinė kėrkove
Tek Konaku i Kuvendit...

Me krahėt e bilbilit –
Drejt vatrės sė babės !...
Pentagrami i parė -
I Anamoravės.

Sytė drejtuar Kitkės -
N’ Kosovėn lindore ;
Me Ēelėsin e Muzikės,
Me notat muzikore.

Bilbilat krahė lehtė,
Ligjėronin mbi pip –
Ē’ ėshtė kjo klarinetė,
Qė po kėnduaka shqip?!

Ėshtė kjo klarinetė –
Jehonė e kėsaj ane;
Ia thotė me lezet,
Kėngės “Gjylistane!”...

Flakė e dritė kandilash –
Nė Shkollėn Normale.
Kėngė e lojė bilbilash –
Gėzueshėm mbi kėto male...

Dridhen mandolinat ,
N’ sheshin e Gjilanit –
Vallėzuan gjeraqinat,
Pėr rreth shatėrvanit!...




Dritė pėr rreth Gjilani,
Dituri dhe ar ;
Pedagog Selmani –
Dirigjent i parė.

Guri themeltar –
N’ Shkollė tė Pentagramit;
Spiker, Redaktor
I Radio Gjilanit.

Gjenerata e breza ,
Nga Ti, morėn rritėn;
Shtrigat ogurzeza,
Seē ta vodhėn dritėn!

Terri nuk ta mposhti
Zemrėn titanike;
Shpirtin seē ta joshi
Poema rapsodike!

Prej sheshit nė shesh,
Prej lagjes nė lagje,
Erdhe nė mes nesh
Me mijėra vargje.

Tė dėgjova, tė lexova,
O, zogu i shqiponjės;
Dhe tė pagėzova:
“HOMERI I KOSOVĖS!”

Gjilan, mė 28. 11. 2006.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV - Faqe 3 Empty Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa Sun Nov 02, 2008 6:38 pm

40. FANARĖ DRITĖSIE
-Shaban Cakollit-

Penda jote – vargje dashurie,
Goja jote – fjalė ėmbėlsie,
Sytė e tu – fanarė dritėsie,
Koka jote – hambar diturie.

Zemra jote – fole bujarie,
Shpirti yt – frymė pėqise,
Dora jote – ngrohtėsi besnikėrie,
Fytyra jote – pikturė Malėsie.

Vargjet tua – kurorė nostalgjie,
Fjalėt tua – jone melodie,
Kėngėt tua – lulėkuqe gjaku,
Shtati yt – bajrak Gollaku.

Gjilan, mė 15. 07. 2008.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV - Faqe 3 Empty Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa Sun Nov 02, 2008 6:38 pm

KANĖ THĖNĖ PĖR DEMIR KRASNIQIN:

“Mė bukur se Demir Krasniqi, nuk mundet askush tė kėndojė kėngėn folklorike! Po, madhėshtia e Demir Krasniqit, qėndron aty, se ai vet i shkruan tekstet, vet ua kompozon melodinė dhe vet i kėndon pėr adhuruesit e muzikės shqipe!”...
Naime Azi – gazetare dhe moderatore e MTV-2,nė emisionin e drejtpėrdrejtė kulturor “SPEKTRI” nė Shkup, mė 27.12.2006.

“Demir Krasniqi ėshtė alfa dhe omega e kėngės dhe krijimtarisė muzikore shqiptare!”
Zenel L. Hajrizi, gazetar i RTK-sė.
“Dy Demira – dy shahira, janė dy lulet mė tė mira!” (Aludon tek piktori Demir Behluli dhe kėngėtari Demir Krasniqi).
Nazmi Musa, profesor nė Gjilan, mė 31.03.04.2007.
“Lum kombi qė e ka Demir Krasniqin!”
Mustafa Spahiu, gazetar dhe poet, nė MTV-2 tė Shkupit, mė 07.04.2007. nė Gjilan.
“Demir Krasniqi ėshtė bibliotekė e kėngės shqiptare!
Demir Krasniqi ėshtė arkiv i kėngės shqipe!”
Hysen Kėqiku, profesor, poet dhe shkrimtar, nė Gjilan, mė 09.06.2007.
“Demir Krasniqi ėshtė njeriu i parė nė Gjilan, qė ka brohoritur parullėn:”UĒK!UĒK”!
Xhymshit Osmani, nė Gjilan, mė 11.06.2007.
“Demir Krasniqi ėshtė Ismet Peja i Anamoravės!”
Fehmi Sylejmani, profesor,
nė Gjilan, mė 12.06.2007.
“Demir Krasniqi ėshtė kėngėtari mė produktiv nė trojet shqiptare!”
Agim Kadriu- Ēupaku, kėngėtar popullor nga Presheva, nė Gjilan, mė 26.12.2006.
“Demir Krasniqi ėshtė ylli i folklorit muzikor kosovar!”
Bilall Maliqi, gazetar, poet dhe grafik nga Presheva, mė 2006.
“Demir Krasniqi ėshtė rapsod i mrekullueshėm i kėngės popullore patriotike!”
Rajmonda Maleēka, shkrimtare dhe veprimtare e devotshme pėr ēėshtjet madhore kombėtare dhe atdhetare, nga Tirana.
Nė Gjilan, mė 07.07.2007.
“Demir Krasniqi ėshtė veteran i dalluar dhe i palodhshėm nė kontributin e kėngės, historisė dhe kulturės mbarėkombėtare, e nė veēanti asaj tė Gollakut!”
Muharrem Gashi, rapsod popullor dhe mbledhės i folklorit burimor shqiptar, nė Prishtinė, mė 23.07.2007.
“Unė i falėnderoi shumė kėta dy burra:Demir Krasniqin dhe Xhemajl Berishėn! Kur e kam dėgjuar kėngėn qė ua kanė kushtua dhe kėndua rapsodėve:Salih dhe Feriz Krasniqit – unė kam qa edhe ua kam ditė shumė pėr faleminderit qė i kanė kujtua dhe e kanė zbukurua aq mirė atė kėngė!”
Ali Krasniqi, rapsod popullor nga fshati Llashka Drenoc i Malishevės, mė 13.08.2007.
“Demir Krasniqi ėshtė muze i gjallė i kėngės dhe muzikės shqiptare. Ai i ka ruajtur dhe kultivuar me besnikėri vlerat e kėngės burimore dhe tė asaj qytetare. Ai ėshtė njė artist shumė i madh i muzikės sonė tradicionale dhe i vlerave mbarėkombėtare shqiptare!”
Dervish Imer Dervishi, bilbil i kėngės burimore kėrēovare, nga fshati Garanė – Kėrēovė, mė 17.08.2007.
“Demir Krasniqi ėshtė ekspert i kėngės dhe melosit tė bukur shqiptar!”
Vehbi Haziri, inxhinier ,krijues dhe kultivues i folklorit burimor kėrēovarė.
Nė Kėrēovė, mė 17.08.2007.
“Demir Krasniqi ėshtė legjenda e krijimtarisė dhe interpretimit tė kėngės kushtuar qytetit tė Manastirit!”
Habib Rushani, kėngėtar i shquar nga Manastiri, mė 13.10.2007, nė Manastir.




“Demir Krasniqi ėshtė enciklopedi e gjallė e folklorit tonė muzikor!”
Lorenc Antoni, kompozitor, etnomuzikolog,melograf dhe pedagog muzikor, nė Prishtinė, mė 1971.
“Demir Krasniqi ėshtė sinonim i kėngės dhe jetės sonė muzikore!”
Prof. Dr. Faik Shkodra, nė Gjilan, mė 2005.
“Demir Krasniqi i takon njė konfiguracioni dhe njė reliefi tė gjelbėr qė ashtu siē ėshtė, ka ditur t’ a krijojė vetėm natyra dhe nė atė bukuri gjen figura me tė cilat e stolisė bukurinė dhe tė bukurėn – dashurinė!...”
Hysen Kėqiku, profesor, poet dhe shkrimtar nė Gjilan, mė 2005.
“Demir Krasniqi ėshtė muze i kėngės popullore”.
Demir Behluli, piktor, dizajner dhe poet, nė Gjilan, mė 2005.
“Demir Krasniqi me kėngėt e tij, shpirtin na e shėron.Ai,sikur nusja nė vek rrinė duke e qėndisur kėngėn tė fortė si gur. Demir Krasniqi ėshtė bilbili i Gollakut”.
Avdi Lena, poet dhe gazetar nga Struga, mė 1982.
“Demir Krasniqi ėshtė kroi i kėngės popullore”.
Zenel L. Hajrizi, gazetar i RTK-sė, nė Prishtinė, mė 2006.
“Demir Krasniqi – ai kosovar, ėshtė mė i miri kėngėtar. Zė bilbil, rapsod shqiptar, veterani legjendar”!
Vahid Nasufi, mėrgimtar nė Zvicėrr dhe poet kėrēovar, mė 2006.
“Demir Krasniqi ėshtė Gjergj Fishta i Gollakut”!
Enver Gruda, profesor, nga Drenica, mė 1998.
“Demir Krasniqi ėshtė njė zemėrbardhė, por fjalėt e tij janė tė kuqe!”
Muharrem E. Ramabaja, gazetar, Kamenicė, mė 1972.



“Zėri i Demir Krasniqit ėshtė ushqim i shpirtit tonė. Ai, i stolisė kėngėt me mjeshtri dhe ju jep shije e hijeshi. Kėngėt e tij, tė japin zemėr e fuqi”!
Hasan Sadiku, nėpunės, Prishtinė, mė 1978.
“Demir Krasniqi ėshtė mbret i kėngės shqiptare. Ai ėshtė njė hambar i kėngėve si flori!”
Lulėzim Krasniqi, kėngėtar popullor, nga Grashtica, nė Prishtinė, mė 1994.
“Demir Krasniqi ėshtė kopshti i kėngėve tona popullore!”
Shaip A. Berisha, rapsod nga Grashtica, nė Prishtinė, mė 2006.
“Demir Krasniqi ėshtė kėnga dhe shpirti i Malėsisė sė Gollakut!”
Gani A. Berisha, nėpunės, nga Grashtica, nė Prishtinė, mė 1978.
“Demir Krasniqi ėshtė vullkan qė nuk pushon. Ai ėshtė legjendė e kėngės sonė!”
Shkėlqim Krasniqi, mėrgimtar nė Francė. Gjilan, mė 1997.
“Dy Demira – si dy lira”!(Aludon tek piktori Demir Behluli dhe kėngėtari Demir Krasniqi).
Musa Ajvazi, nga Pograxha, pensionist nė Gjilan, mė 2002.
“Demir Krasniqi, pėrmes kėngės sė tij, ka nderuar dhe respektuar shumė kėngėtarė, rapsodė tė ndjerė, ndėr tė cilėt edhe babanė tim tė ndjerė, Marash Krasniqin!”
Mėhill M. Krasniqi, rapsod nga Dashinoci i Pejės, mė 2006.
“Demir Krasniqi, i ka ringjallur dhe pėrjetėsua veprat e krijuara nga babai ynė, Qamili i Vogėl – Muhaxhiri!”
Shqipe dhe Besim Q. Muhaxhiri, nė Gjakovė, mė 2006.
“Demir Krasniqi ėshtė emblema e muzikės shqiptare, jo vetėm nė Gjilan e Anamoravė, por nė mbarė trojet shqiptare!”...
Nazim Gagica, kėngėtar i shquar popullor, nė Gjilan, mė 2006.



“Demir Krasniqi ėshtė minierė e kėngėve tona popullore!”
Bekim Rexhepi, klarinetist, nė Gjilan, mė 2006.
“Po kush nuk e njeh Demir Krasniqin – lulen e inteligjencės shqiptare?!”
Rahim Sherif Sherifi, jurist nga Cėrrnica e Gjilanit, mė 30 Janar 2008.
“Kėnga e Demir Krasniqit, me titull:”Flaka e Janarit”, ėshtė njė kėngė universale patriotike e cila i ka tė gjitha tiparet, elementet dhe bazamentin e folklorit dhe traditės muzikore nga tė gjitha trojet shqiptare. Ajo mund tė jetė njė himn i pėrjetshėm i kėtij Manifestimi, sepse i ka pėrfshi tė gjitha substancat e kėtij manifestimi!”
Agim Krajka, kompozitor, fiz-harmonikist dhe artist i popullit, nga Tirana, nė Gjilan, mė 31 Janar 2008.
“ E kam pritur autobusin te Bunari i Pėrlepnicės, sepse e kam ditur saktėsisht se nė cilin autobus dhe kur do tė kalojė aty pari, kėngėtari Demir Krasniqi! Pėr ta bėrė kėtė, mė ka nxitur dėshira dhe pasioni qė ta shoh pėr sė afėrmi se si luante aq bukur me violinė, kur ishte nxėnės i shkollės sė mesme tė muzikės nė Prishtinė?! Ai, ulej gjithmonė mbi haubėn e autobusit, nė mes tė shoferit dhe konduktorit, ku gjatė tėrė udhėtimit nuk pėrtonte qė t’ i binte violinės, tė kėndonte dhe t’ i argėtonte udhėtarėt!”
Skėnder Maliqi – Kosaēa, kėngėtar, nė Gjilan, mė 14.02.2008.
“Ju jeni njėri ndėr figurat mė tė merituara pėr urimin e Pavarėsisė sė Kosovės, nga se keni bėrė mund tė madh pėrmes letrave tė krijimtarisė suaj, pikėrisht pėr ta gėzuar kėtė festė dhe ditė tė madhe pėr gjithė popullin shqiptar! Gėzuar pėr jetė e mot Pavarėsia e Kosovės!”
Hasan Tahiri, avokat, nga Prishtina, mė 17.02.2008.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV - Faqe 3 Empty Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa Sun Nov 02, 2008 6:39 pm

kėngėtar dhe rapsod popullor, pedagog i muzikės, kompozitor, si dhe autor i 14 veprave tė botuara, qė lidhen me muzikėn”.
Musa Sabedini, gazetar dhe Kryetar i K.G. “Beqir Musliu” nė Gjilan. Gazeta “Lajm”,mė 14.03.2008,faqe 14.
“Demir Krasniqi ėshtė bilbil dhe krijues i madh i popullit. Ėshtė njė emėr i pėrveēėm i artit tonė muzikor. Ėshtė njė emėr i madh nė jetėn tonė muzikore. Nuk ka njeri qė nuk e adhuron atė, si kėngėtar dhe krijues i mirėfilltė. Ėshtė i pa lodhshėm dhe i pa epur. Ka njė zė tė veēantė nė kėngėtim. Ai dhe vetėm ai e bėn kėngėn popullore tė kumbojė e tė thotė qė tė dridh trupin dhe mendjen. Kėnga e tij i lėkund eshtrat. Demir Krasniqin e njohin i madh e i vogėl nė Anamoravė, Gollak, po nė Preshevė, Prishtinė e mė larg...Kėnga e tij ėshtė bėrė jehonė mali e qyteti. Kėnga e tij dėgjohet pėrtej maleve, pėrtej Bjeshkėve tė Nemura e deri nė Kukės, Shkup, Dibėr, Kėrēovė e Manastir...Kėnga e tij ėshtė kėngė zemre e shpirti. Kėnga e tij ėshtė kėngė e popullit. Demir Krasniqi ėshtė nga ata krijues e kėngėtar qė ka fituar shumė miq, dashamirė, artdashės tė kėngės, i cili, si dje, por mė shumė sot, ėshtė duke dhėnė kontributin e tij nė ngjalljen e artit tė kėngės anė e kėnd vendit dhe diasporės. Demir Krasniqi ėshtė autor dhe ambasador i kėngės popullore shqiptare!”...
Tefik Selimi,profesor nė Gjilan dhe gazetar.”Bota sot”mė 24.08.2007.
“Demir Krasniqi ėshtė antologji pėr krijuesit tjerė, sepse ai nė shpirtin e tij krijues, nuk ka xhelozi ndaj tė tjerėve. Atė qė e krijon Demir Krasniqi, nuk mund ta krijojė tjetėr njeri, sepse kėtė dhunti ia ka falė vet Zoti!”
Zenel L. Hajrizi, gazetar i RTK-sė, nė Prishtinė, mė 15.04.2008.








“Jemi shumė tė gėzuar qė tė kemi Bilbil Krahine, Kosove dhe Shqipėrie! Nuk mund ta marrim me mend zbrazėsinė dhe varfėrinė tonė pa ty, sikur qė nuk mund tė jemi krejtėsisht tė vetėdijshėm, as tė aftė sa tė llogarisim se sa na ke frymėzuar e na ke pasuruar shpirtėrisht!?”
Kadri Osmani, gazetar, veprimtar i devotshėm pėr ēėshtje madhore kombėtare e atdhetare dhe poet, nė Prishtinė, mė 27 Maj 2008.
“Demir Krasniqi ėshtė shpirti i gjeniut popullor!”
Bilall Maliqi, gazetar, poet dhe grafik nga Presheva, mė 02. Qershor 2008.
“Demir Krasniqi ėshtė njė mbledhės i folklorit kombėtar, qė mė duket si Gjergj Fishta!”
Shaban Cakolli, gazetar nė mėrgim. Gjermani, mė 24.06.2008.
“Punėtor mė tė madh se Demir Krasniqin, unė nuk di qė ka rrethi i Gjilanit!”
Mefail Haziri, gazetar, nė Gjilan, mė 04.07.2008.
“Krejt livadhet e Vėrnezit, Vėrnakollės dhe tė Karadakut, dikur janė kositur duke i dėgjuar kėngėt e Demir Krasniqit!”
Daut Sherifi, nga Ēeliku i Karadakut, mėrgimtar nė Zvicėrr. Mė 13.08. 2008, nė Gjilan.
“Nuk dihet se sa gardhiqet dhe sa shkallėt janė thyer e rrėzuar nėpėr dasma e gazmende tė ndryshme popullore, nga ana e botės femėrore, duke vrapuar pas Demir Krasniqit, pėr ta dėgjuar atė, duke kėnduar dhe pėr ta pa pėr sė afėrmi?!”
Daut Sherifi, nga Ēeliku i Karadakut,mėrgimtar nė Zvicėrr. Mė 13.08.2008, nė Gjilan.
“I lumi ti, ēfarė babe ke! Po tė kisha pasur unė njė babė si ti, madje edhe shumė mė tė vogėl se ky – do tė isha njeriu mė i lumtur nė botė!”
Shaip Korrani, mjeshtėr, nga Pozhorani, nė Gjilan, mė 16.08.2008.






DEMIR KRASNIQI NĖ LIBRAT E AUTORĖVE TJERĖ

Deri mė tash, nga autorė tė ndryshėm, Demir Krasniqi ėshtė pėrfshirė nė kėto libra:

Lorenc Antoni:”Folklori muzikor shqiptar” – Bleni i IV,V,VI dhe VII.
Prof. Ismail Ismaili:”Monografi e Shkollės Fillore “Selami Hallaqi” nė Gjilan
Mr. Bislim Pireva: “Monografi e Shkollės Fillore tė Tugjecit”
Hasan Hasani:”Enciklopoedia e shkrimtarėve shqiptarė 1502-2002”
Prof.Dr. Faik Shkodra:”Gjurmime albanologjike”
Prof. Xhevat Ismaili:”Veprimtarėt shqiptarė tė muzikės artistike nė Anamoravė”
Prof. Hysen Kėqiku:”Pėshertimė pėr tokėn”
Shaban Baksi:”Ju kujtoj me kėngė”
Xhafer Leci:”Nė themelet e traditės kombėtare shqiptare” 2006.
Prof. Bahtir Sheholli:”Gjurmime albanologjike”- Prishtinė, 2007.
Mr. sc. Xhavit Kryeziu:”Pishtarėt e shkollave shqipe nė Kamenicė”II.- Gjilan,2007.
Tahir Foniqi:”Dueti legjendar Salih e Feriz Krasniqi”- Prishtinė,2007.
Esat Bicurri:”Ahengu gjakovar nė shekuj” – Gjakovė,2006.
Ismet Krasniqi: “Folklori art i pavdekshėm” – Klinė, 2006,
Vahit Nasufi: “Sylynjarėt e kėngės popullore”- Kėrēovė, 2006.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV - Faqe 3 Empty Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi