STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Shko poshtė

DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV - Faqe 2 Empty Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa Sun Nov 02, 2008 6:27 pm

13
Kongjollozėt kanė urdhnue –
Nji vend vorresh me e caktue,
Kėto xhenaze me i vorrue!
Nji vend vorresh jau kanė lėshue,
Ata tė dekunit i kanė vorrue.
Abat Jacinti ka fillue,
Kur kėrkoi Ipeshkvi i vendit,
Ja mbėrrinė motrat prej kuvendit.
Nja tri motra, si tri shejtnesha,
U prunė ushqim dhe u prunė tesha.
Ato motra, por sa kanė ardhė,
U ba burgi por si spital!
Hiq kėto motra nuk po pritojnė,
Ditė e natė aty punojnė,
Jau rrojnė teshat, ju shtrojnė dhe i mbulojnė,
Dhe me barna po ju ndihmojnė.
Motrat tjera , qi po jau qojnė,
Kėta martirė, jetė kur po nrrojnė,
Me shyhret nėr vorre po i qojnė.
Ishin kanė motra burrnore,
Kėqyr shka banė nė ato vorre,
Ishin me fis Arbėnore,
Kanė marue nji pėrmendore.
Pėrmendore n’ mermer tė bardhė,
I kanė shkrue nja dy – tri fjalė:
“Kėtu pushojnė martirė shqyptarė,
Nga Binēa e Stublla – kosovarė!”
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV - Faqe 2 Empty Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa Sun Nov 02, 2008 6:27 pm

14. MURIMI I KALASĖ SĖ NOVOBĖRDĖS

Perandori ka urdhnue-
Krejt Ballkanin me sundue,
Shumė kala me i ndėrtue,
Ushtrinė e vet me i strehue,
Prej sulmuesve me shpėtue!

T’ gjithė shqiptarėve shpi pėr shpi,
Ja u ka qitė nga ‘ i hangari!
Hangari, hiq pa ēare ,
Me punue rrogėtarė pa pare!
Me bajtė gurė e me murue,
Shumė janė lodhė e janė dermue,
Gjatė tanė jetės kanė punue,
Kurrė n’ shpi t’ vet s’ kanė mujtė me shkue!
Mish e eshna ju kanė prrekė,
Shumė prej tyne, n’ kala kanė vdekė!

Si n’ shumė treva tė kėtij vendi –
Novobėrdės, i erdhi rendi,
Me e ndėrtue atė Kala,
Krejt Kosovėn, me mujtė me e pa!
N’ Novobėrdė , n’ atė maje t’ kodrės –
Sheh Kosovėn, si n’ shuplakė t’ dorės!
Skaj me skaj nėpėr Malėsi –
Kanė mbledhė burra e djem tė ri,
Kanė bajtė gurėt dorė me dorė,
N’ vapė tė madhe, n’ shi e n’ borė,
Prej Gollakut e Karadakut,
Pėr me i ngritė Kala – Romakut!
Nji sokol, nji burrė malėsor,
Kish zanatin murator,
S’ kish shumė kohė qė ish martue,
I erdhi rendi n’ Kala me shkue!
Me punue nė atė Kala,
Tjetėr mashkull nė shpi nuk la!
E la n’ shpi nji loke – nanė,
E la nusen e re shtatėzanė.


Njizet vjet murim ka ba –
Shpinė e vet, kurrė s’e ka pa!
Nuk e pa kurrė lokėn- nanė,
Nuk e pa nusen shtatėzanė!
Gėzim tė madh, Zoti i kish falė –
Nuses n’ shpi i kishte lind djalė!
Prit me muej e prit me vjet –
Kurrė s’ erdh baba n’ shpi tė vet!
U rrit djali njizet vjet,
Kurrė s’ e pa babėn e vet!
Njizet vjet kur kanė kalue,
Nana e vet e kish fejue.
Erdhi koha me e martue,
Vadėn dasmės ja kanė caktue!
Po banė nana, haj medet,
Po e martoj nji djalė hasret,
Qysh bajmė darsėm e davet,
Pa kanė n’ darsėm baba i vet?!

Nji ditė nana ishte kujtue,
Nė sabah, herėt ish que,
Ka hy n’ magje me gatue,
Po donė bukė, burrit me i que!
Sa shpejt gati, bukėn po e banė,
Djalit t’ vet ia paska dhanė –
Hajt, bre bir, nė daē me m’ ngue,
Merr kėtė bukė, nisu me shkue,
Te Kalaja n’ mujsh me e que,
Babės tand, ti bukė me i que!
Babės tand, me i ba selam –
Sod nji javė, dasmėn e kam,
Merr kėta shokė e ustallarė,
Mos e le n’ darsėm pa ardhė!

Sa mirė djali, nanėn po e ngon,
Po e merr bukėn e po tfillon,
Nja tri ditė udhė po udhėton,
Te Kalaja, drejt po shkon.
N’ portė t’ Kalasė, kur paska dalė –
Puna e mbarė, o, ustallarė!
Tė mbarė paq, o djalė i ri,
Ē’ kėrkon ti, n’ Kala me hi?
-Babėn tem, gjallė a e kam,
N’ bark tė nanės, ai m’ ka pas lanė,
Kur ka ardhė nė kėtė Kala,
Tanė kėtė trup unė e kam ba,
Babėn tem kurrė s’ e kam pa!
Sod kam ardhė, unė, bukė me i prue,
Me babė tem due me u njoftue!
Ka prej nanės, shumė selam –
Sod nji javė dasmėn e kam,
Me i marrė shokė e ustallarė,
Mos e le n’ darsėm pa m’ ardhė!

Janė shkue, babės i kanė kallxue –
Djali – bukėn, ty, ta ka prue,
Po t’ kėrkon me u njoftue,
Edhe n’ darsėm po t’ thėrret me shkue!

Ka dalė baba, n’ maje t’ Kalasė –
Prej mėrzisė – zemra i ka plasė,
Kur e pa djalin sa nji plep,
S’ e kish pa qe njizet vjet,
I vloj gjaku prej mėrzije,
Trutė e kresė ju kanė pėrzie!...
Vet me veti koka kujtue –
Krejt kjo jetė, n’ Kala m’ ka shkue,
Hangari tue punue,
Kurrė n’ shpi teme s’ kam mujtė me shkue,
S’ kam pa nanė, as s’ kam pa grue!
M’ asht rritė djali me u martue-
Nji herė n’ prehėn s’ kam mujtė me vnue!
M’ ka shkue jeta, kurrė pa u gėzue,
Trupi i jem pa u rahatue!
Ēka m’ vyen jeta, n’ darsėm me shkue?
Ēka m’ vyen djali, kėshtu me m’ rrune?
Mos po i prinė fati, si mue –
Sa t’ jenė gjallė, kėshtu me u mundue,
N’ hangari tue murue,
Pa i pa fėmijė, as pa e pa grue,
Ēka i vyen jeta me jetue?!
Drodh ēekiēin e ma ka gjue –
N’ lulė tė ballit, djalit ia ka mėshue,
T’ dekun n’ tokė e ka palue!
Ustallarėt ēka kanė marue –
N’ Kala – djalin e kanė murue!
Edhe bukėn e shtinė nė mur –
Sod e atė ditė, s’ e hangrėn kurrė!
Kėshtu tregon legjenda e gjallė –
U muros djali me mallė!
Fjalėve t’ mia, kush s’ ju beson –
T’ shkojė – Kalanė t’a viziton!
N’ gurė t’ Kalasė, n’ atė maje mali –
Pushon buka e pushon djali!
Pushojnė gurėt e historisė,
Pushojnė vuejtjet e shqiptarisė!

Gjilan, mė 28.08.2006.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV - Faqe 2 Empty Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa Sun Nov 02, 2008 6:28 pm

15. PRIZRENI – DJEP I KULTURĖS

O, Prizren i bukur,
O, qytet lashtė,
O, djep i kulturės,
Gjithmonė tė kem dashtė!

Udhėkryq i Ballkanit,
Qytet historik,
Qytet i shatėrvanit,
Qytet heroik.

Monumente historike,
Muze legjendarė,
Me qėndresė stoike,
Parajsė pėr shqiptarė.

Vlera kulturore,
Mozaik lashtėsie,
Begati shpirtėrore ,
Themel historie.

Qytet i zambakut,
Djep reliktesh artistike,
Qytet i Konakut,
Vendimmarrjesh historike.

Nėpėr luftėrat shkatėrrimtare –
Pėrballove shumė stuhi,
Me Kala, arte gjithė fare,
Ty, ēdo kush ta ka lakmi!

Je dėshmi identiteti,
Autoktonisė dhe lashtėsisė.
Lum qė kemi kėsi qyteti –
Dritė e jetė e ardhmėrisė.



Me zhvillimet kulturore,
Qendėr kulti e urtėsie,
Begatia jonė shpirtėrore,
Kopsht me lule dashurie.

O, Prizren – qendėr tregtare,
Vulė e artė e zejtarisė;
Djep i shkollave fetare,
Diell i parė i diturisė.

Qendra e parė ekonomike,
Edhe qendėr ushtarake,
Me kulturėn shumė etnike,
Arenė vlerash titanike.

Shumė shoqata artistike,
Qendėr qerthujsh kulturore,
Me shkollė t’ parė tė muzikės,
Ēerdhe librash bibliotekare.

Qendra e parė e shtypshkronjave,
Dhe botimeve gazetare,
Je foleja e shqiponjave,
Qė fluturuan me abetare.

N’ ty u nis radioja e parė,
Me fjalė shqipe e kėngė gėzimi,
Nė ty Kori i parė shqiptarė –
Me emrin e shenjt “Agimi”.

Buzė Lumbardhit gjarpėror –
Ke Marashin e mrekullisė .
E ke Rrapin shekullor –
“Platanus orientalis”!

Ke simbole gjithė sa fare,
Krenaria e gjithė vendit.
Me Shtėpi t’ Lidhjes Shqiptare –
Begatia e Prizrenit.

Ura e Gurit – ura e gjakut,
Hamami i Gazi Mehmet Pashės,
Ėshtė Xhamia e Bajrakut,
Dhe Xhamia e Sinan Pashės...


Me dhuntitė tua tė shenjtės ,
Shumė faltore e shumė teqe,
Bashkė me Kishėn e Shėn Premtes –
Tė bėjnė rojė nga Ora e Keqe!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV - Faqe 2 Empty Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa Sun Nov 02, 2008 6:29 pm

16. KULLAT TONA
Teksti: Demir Behluli
Muzika: Demir Krasniqi

Kullat tona nuk janė ngritur
Vetėm me gurė edhe mur,
Vetėm me lot e me mot,
Por me gjak edhe barot!
Janė ndėrtuar e rrethuar
N’ eshtra trimash e viktimash.

Vatrat tona nuk janė ngrohė
Veē me una e me zhguna,
Veē n’ dashuri e xhelozi,
Por me djepa plot fėmi...
Ato janė ngritur e rritur
N’ fusha e kreshta plot me eshtra!

Eshtrat tona nė kėtė tokė,
Janė varrosė e rivarrosė,
Trojet djegur edhe pjekur,
Por nga vatrat nuk janė tretur!
Por n’ kėnaqe mbi oxhaqe,
Njė Flamur nuk ėshtė ulė kurrė!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV - Faqe 2 Empty Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa Sun Nov 02, 2008 6:29 pm

III. PĖRJETIME


17. KONCERTET E MIA TĖ PARA

Koncertet e mia tė para,
I mbajta nė fieri , livadhe e ara,
Nė lugina, pllaja, ograja e male,
Ishin audicione, koncerte e festivale...

Kėngėn e parė e nisa me dele,
Atje nė Malėsi, nė kullosa e zabele...
Publiku i parė – ishin delet e mia,
Gurgullimat e pėrroskave dhe e gjithė shpenia.

N’ orkestrinėn time tė parė,
Ishin zilet dhe kambanat,
Blegėrimat e qengjave, blegėrimat e dhenve –
Njė polifoni e koreve tė shtazėve dhe shpendėve ...

Me kėngėt e mia tė para –
Qengjat hidhnin valle,
Ndo ‘i ogiē me lara,
Ndo ‘i dele topalle!...

Drejtor festivali – mbi ato rudina,
Ishte njė ogiē, dredha-dredha n’ brina.
Nė krye t’ kolonės, kopesė seē i printe,
Pas koncerteve t’ mia – n’ kullosa i shtinte.

N’ koncertet e para dhe nė festivale –
Mua mė vlerėsonte Juria Profesionale!
N’ atė Juri – Bilbili , ishte Kryetar,
Me dy kanarina , m’ dhanė Vendin e Parė!

N’ pėrfundim t’ koncerteve
Dhe nga kėto shpėrblime;
Nga shumė shpendė tė maleve –
Linden reagime!...

Disa qukapikė me sqepa tė gjatė –
Nisen aplauzet , n’ lisa duke cokatė...
Lėshonin rafale, si t’ automatikut –
Mos e ndalo kėngėn, pėr dhunė tė armikut!


Menjėherė pas tyre, reagoi Turreci –
Lum pėr ty, bilbil, qė tė ka Tugjeci!
Sė bashku me mua, kėndonte:”Turrė!Turrė!” –
Vazhdoje – tha – kėngėn dhe mos e ndal kurrė!

Atje lartė nga nga rrezja,
Nisi kėngėn Pupėza :
“Pup,pup,pup e pup, pup, pup –
Tė shkoftė kėnga n’ Shkodėr e n’ Shkup!”...

Qyqja e lėshoi Llugėn:
“Ku, ku,ku, e ku, ku, ku!”
E kishte humbė rrugėn –
S’ dinte kah me shku’?!

Pas kukamės s’ Qyqes,
Reagoi Pėllumbi –
Me koncertet tua,
Do t’ mburret katundi!

Pėrmbi kokėn time –
Ca korba tė zi;
Sa fort kėngės sime,
Ia kishin zili!

“Krra, krra, krra e krra, krra , krra ,
N’ mujshim pėr me t’ zėnė –
Pak nga pak e me sevda,
Kemi pėr tė ngrėnė”!...

N’ ata gurė, bashkė ku jem rritė –
Gjarpėrinjtė – gjuhėn e kishin qitė:
“Po tė zumė – do tė helmojmė,
Kėngėn tėnde do ta ndalojmė!”...

Pushoi kėnga e festivalet –
Nė qetėsi, tash, mbeten malet!
Shpezėt ikėn n’ dhera tjera,
Linden kėngė, koncerte tjera!...
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV - Faqe 2 Empty Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa Sun Nov 02, 2008 6:29 pm

18. GJETHET E VJESHTĖS

Po i afrohet fundi Tetorit,
Ngjyrė e verdhė i ka rėnė oborrit.
Janė zverdhė gjethet, ėshtė zverdhė bari,
A thua nga mori rrugė behari?!

Nganjėherė vinin ca shpezė zė-mirė,
Pushonin mbi oborrin tim, si mysafirė!
Me tė zverdhur tė gjetheve – ata u dėshpėruan,
Shpezėt – mysafirė, nuk dijė se nga shkuan?!

Kujtoj pranverėn me dhuntitė qė sillej –
Njėra lule mbyllej – tjetra lule ēelej!
Njėra kėngė mbaronte – tjetra kėngė fillonte,
Prej ditės nė ditė, oborri hijeshonte!

Filizat e pemėve niseshin pėrpjetė –
Thua se bėnin gara – cili do t’ rritet mė shpejt?!
Tash pėrditė po zhvishen pak e nga pak,
Trungjet mbesin zhveshur, si fėmijėt bonjak!

Gjethet e qershisė, njėra pas tjetrės bien pėr tokė,
Si plaku i moshuar, qė mbetet ēdo ditė pa flokė!
Dhe sa herė mė shkojnė sytė kah qershia –
Mė kujtohen ditėt dhe vitet e mia!

Gjethet e qershisė bien me mija e mija,
Ashtu si qė ikėn ditėt, muajt dhe vitet e mia!
Gjethet dhe gjelbėrimi kthehen prapė n’ pranverė,
Por rinia ime, s’ kthehet kurrėnjėherė!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV - Faqe 2 Empty Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa Sun Nov 02, 2008 6:30 pm

19. KTHIMI NĖ GJIRIN E NXĖNĖSVE

Mė 27 Janar, tė vitit 2006-tė,
U ktheva tek nxėnėsit, qė aq shumė i kam dashtė!
Atje nė kurbet, larg i lash fėmijėt ,
N’ shkollėn ku punoj, sėrish e gjeta ngrohtėsinė.

E Premte, ishte ajo ditė,
Nxėnėsit me padurim mė kishin pritė!
Po sa u futa pėrbrenda rrethoje –
Nxėnėsit mė rrethuan, si bletėt nė hoje!

Dhjetėra e qindra nxėnės, mė vėrshuan mbi kokė –
Ēudi! Si qėndrova pa mė rrėzua pėr tokė?!
Shumė mė pėrqafonin, m’ shtrėngonin pėr dore,
M’ i ledhatonin rrobat:”Arsimtar, a u lodhe?!”...

Brohoritje t’ larta, turma vjen e shtohet –
Sytė mė mbushen lot, trupi mė ligėshtohet !...
“Urime! Urime, i dashuri arsimtar,
Na bėre tė lumtur, qė na paske ardhė!”

Nėpėr korridore dhe shkallėve pėrpjetė –
Mė ēojnė para duarve , s’ mė lėnė n’ tokė me prekė!
“Demiri! Demiri!”- Jehon shkolla e klasat,
S’ di si u pėrmbajta, s’ di se si nuk plasa!?...

O, Zot i vėrtetė, s’ paska ma gėzim,
Kur me qindra nxėnės t’ hidhen n’ pėrqafim!
Dashuri princore, dashuri hyjnore,
Dashuri e ngrohtė qė do t’ jetojė prore!

Atje larg n’ kurbet i lash fėmijėt e mi –
Kėtu nė vendlindje i gjeta dymijė...
Atje larg n’ kurbet – ndarje e lot pikėllimi,
Kėtu nė vendlindje – pritje e kėngė gėzimi!...
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV - Faqe 2 Empty Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa Sun Nov 02, 2008 6:30 pm

20. KLASA E VII/3

Kudo nėpėr klasa – gėzime dhe hare,
Duartrokitje, brohoritje – kėnga deri n’ re!
Por, kur erdhi radha n’ klasėn e VII/3,
Befasi e kėndshme, si askund ndėr ne!...

E mora ditarin, nė orė pėr tė shkua,
Kur e hapa derėn, sa jam befasua –
Asnjė nxėnės nė banka, nuk mė kishte pritur,
Tė gjithė te tabela, n’ rresht ishin radhitur!...

Pranė katedrės , ora ku duhej shėnua –
Porsi gardė e nderit, t’ gjithė ishin rreshtua!
T’ gjithė me padurim e prisnin ardhjen time,
T’ gjithė me brohoritje, t’ gjithė me pėrqafime!

Duartrokitje t’ ngrohta, gėzim i pa parė:
“O, mirė se na erdhe, i dashuri arsimtar!”
Tė gjithė tė gėzuar, shkėlqejnė si pasqyra,
Der’ sa i pėrqafova – me lot m’u mbush fytyra!...

Me sa fuqi kishin, ma shtrėngonin dorėn –
Nuk mund ta nxjerr lapsin, qė ta shėnoj orėn!
Thash t’ i fshehu lotėt, fytyrėn e mėrdhezė,
Dhe e ktheva kokėn kah dėrrasa e zezė!...

Kur shikoj tabelėn – shoh njė mrekulli,
Qė nxėnėsit e kishin bėrė, vėrtetė pėr ēudi?!
N’ krye tė tabelės, shkruan:”E VII/3”-
“O, Demir Krasniqi – mirė se vjen tek ne!”...

“Me gėzim po tė presim, ne e VII/3,
Qė ta mbajmė muzikėn, me gėzim e hare!
O, mirė se na erdhe, arsimtari i jonė –
Ka njė muaj ditė, qė neve na mungon!”...

“Ti, pėr ne, ke qenė njė arsimtar i mirė –
Ne, kur na mungove – e patėm shumė vėshtirė!”...
Njė yll me gjashtė cepa e kishin vizatuar,
Dhe njė sy t’ pėrlotur, qė pret duke shikuar!...

Mu nė mes – njė pemė me ca kokrra fiqi ,
N’ ato kokrra pemėsh , shkruante:”Krasniqi!”...
Nė mes tė tabelės – dy zemra me dy shigjeta,
Aty figuronin dashuri t’ vėrteta!

Nė njėrėn zemėr shkruante me gėzim dhe hare:
“O, Demir Krasniqi – Ju do e VII/3!”
“Nė moshėn e re dhe nė moshė tė vona –
Gjithmonė do tė jeni, Ju, nė zemrat tona!”

“Notat, pentagramin, ne kur i mėsojmė –
Me Ēelėsin e Muzikės – nė zemra tė ngujojmė!”...
N’ hamer, kishin shkrua njė parullė tė re:
“O, Demir Krasniqi – mirė se vjen tek ne!”

“Kėto fjalė e shkrime, na burojnė nga shpirti –
Fitore Maloku, Fiknete Rushiti...
Ilir Ramadani dhe gjithė klasa mbarė –
“Tė duam si prindin , i dashuri arsimtar!”...

Pastaj, njė pas njėrit – tjetrin nuk e pret:
“Arsimtar, si i le fėmijėt nė kurbet?!
Si i gjete fėmijėt edhe si i lave –
A e pate vėshtirė – prej tyre kur u ndave?!”...

Nga kjo befasi, tėrėsisht u hutova –
Drejtorin e shkollės, nė kėtė klasė e ftova!
-Ejani e shikoni mrekullinė e Zotit,
Fjalėt nėpėr buzė, mė uleshin prej lotit!...

Drejtori mbanė fjalė, pedagog i vėrtetė:
“Kėso befasie, kurrė s’ kam pa nė jetė!
Sė bashku me Ju, nxėnės – ne jemi krenar,
Qė nė shkollėn tonė kem kėsi arsimtar!”...

Gjilan, mė 02. 02. 2006.

*****
Me rastin e kthimit nga pushimi njėmujor nė Francė dhe Gjermani, ku isha nė vizitė tek fėmijėt e mi, qė nga data 19 Dhjetor 2005 e deri mė 20 Janar 2006.
Kjo poemė ėshtė njė realitet, tė cilin nuk e kam pėrjetuar asnjėherė nė jetėn time dhe as qė e kam ėndėrruar se do tė ndodhė diēka e tillė nė mes meje dhe nxėnėsve tė mi!
Prandaj, nuk dita se si ta ruaj nga harresa kujtimin e pėrjetuar nga nxėnėsit e mi, deri nė frymėn e fundit tė jetės sime dhe pėrmes kėsaj poeme, desha qė kėtij kujtimi t’i jap fuqi pėrjetėsie!
Demir Krasniqi
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV - Faqe 2 Empty Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa Sun Nov 02, 2008 6:31 pm

IV. OFSHAMĖ KURBETI

21. LOTI I NĖNĖS
Teksti: Shaban Cakolli
Muzika: Demir Krasniqi

Sa lot ka derdhur nėna pėr mua –
Janė ngri ndėr shkrepa, ndėr mal e gurė...
Vėshtirė me pritė ndo ‘i herė me u gėzua,
Se loti i nėnės s’ tė len t’ qetė kurrė!
Refreni:
Sa male e fusha i kam kalua,
Aq larg vendlindjes, aq larg shtėpisė!...
Me e pas ditė se kam me u pendua –
Njė hap jashtė porte s’e kisha nisė!

Veē zemra e nėnės mund me e kuptua –
Sa ėshtė rropatur n’ rritje tė djalit?!
E n’ moshė t’ pleqėrisė, pranė mos me i qėllua –
Ndoshta s’ ia gjej as gurėt e varrit?!
Refreni:
Sa male e fusha i kam kalua...etj.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV - Faqe 2 Empty Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa Sun Nov 02, 2008 6:31 pm

22. VENDI I HUAJ

Mallkua qoftė, ai lanet,
Qė pėrqeshė vendin e vet!
Qė pėrqeshė dhe e nėnēmon –
Vendin e huaj e lavdėron!
Vendin e huaj, nė ma lavdėrofshin –
Sorrat eshtrat mos m’i qofshin!

Mallkua qoftė, ai bir i zanės,
Qė e pėrbuzė gjuhėn e nėnės!
Gjuhėn e nėnės e nėnēmon –
N’ gjuhė tė huaj komunikon!
Gjuhėn e nėnės, kush e harroftė –
Thera – varrin ia mbuloftė!

Mallkua qoftė, ai bir i bushtrės ,
Qė turpėrohet prej kulturės!
Prej kulturės sė vet turpėrohet –
N’ kulturė t’ huaj dashurohet!
Kush turpėrohet nga kultura –
I huptė emri, ju thaftė lėkura!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV - Faqe 2 Empty Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa Sun Nov 02, 2008 6:31 pm

23. KOSOVA PO ZBRAZET

N’ katėr anėt e botės,
Kėndej dhe andej deti –
Rininė e Kosovės,
Na i mori kurbeti!

Mbushen plot anie ,
Aeroplanė e trena...
Na ikin rinia –
Nėpėr dhera tjera!

Shumė nėna pa sy,
Shumė vatra mbet shkret,
Shumė shtėpi nėn dry,
Pa bukė e bereqet!

Nuset – pa dasmorė,
Motrat – pa vėllazėri,
Shumė bankat shkollore
Ngelėn pa fėmijė!

Hoxha – pa xhematė,
Kėndon tallkin te vorret!
S’ ka kush pret tė pamet -
Shkret kanė mbet oborret!

Kosova po zbrazet,
S’ di se kujt po i jet?!
Nėnat – lindin djemtė
Pėr luftėra e kurbet!...
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV - Faqe 2 Empty Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa Sun Nov 02, 2008 6:32 pm

24. KTHEHUNI

Na u zu dielli, u prishėn motet –
N’ vend tė shiut - pikojnė lotėt!
Pikojnė lotėt prej pikėllimi –
Fėmijėt tanė na i mori mėrgimi!

Rrjedhin lotėt porsi gurrė –
Janė burim qė s’ shterojnė kurrė!
Lotėt – lum qė tundin detin,
Nėnat – n’ gjėmė mallkojnė kurbetin!

Presin nėnat n’ prag tė derės –
Kur do t’ vjen stina e verės?!
Kur do t’ vijnė fėmijėt n’ pushime –
T’ hidhen nėnat n’ pėrqafime?!

Thėrrasin nėnat nga Kosova,
Tuzi, Kraja e Tetova,
Prej Gucisė e Iliridės –
Kthehuni bijė, n’ kėtė tokė t’ vendlindjes!

Kthehuni bijė, ju, prej kurbeti –
N’ vendin tuaj, ju pret lezeti!
Kthehuni bijė, ju sa ma para –
N’ vendin tuaj, ju pret e mbara!

Ktheni nuset, t’ i lindin bebat –
N’ vatrat tuaja, ju presin djepat!
Ju presin djepat nė kėto kulla,
Ju presin gjyshet me ninulla!

Ktheni fėmijėt, pashė bukė e krip –
T’ luajnė, t’ kėndojnė e t’ flasin shqip!
I pret ēerdhja atje te kodra –
Qė tė flasin shqip me lodra!

Nipa e mbesa t’ shėndoshė si molla –
N’ gjuhėn shqipe po i pret shkolla!
Kthehuni vajza – buzėburbuqe –
N’ vendin tuaj – bėhuni nuse!




Kthehuni djem, ju pret konaku –
Ju pret gjyshi n’ ballė oxhaku!
Ju pret dasma me bajrak,
Ju pret nusja me duvak!

Gjithė ku qet oxhaku tym –
N’ atė shtėpi ka vetėm gėzim!
Ku nuk qesin tym oxhaqet –
Janė mbyll magjet dhe kėnaqet!

Kthehuni bijė, lokja ju thėrret,
Mos na i lini vatrat shkret!
Sepse dielli n’ vend tė huaj –
Kurrė s’ do t’ ngrohė kraharorin tuaj!

Kthehuni bijė, ju, prej mėrgimi –
N’ vendin tuaj, ju pret amshimi!
Se as eshtrat n’ dhera t’ shkreta –
Nuk do t’ prehen kurrė tė qeta!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV - Faqe 2 Empty Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa Sun Nov 02, 2008 6:32 pm

25. QOFSH MALLKUA I ZIU MĖRGIM
Koautorė:Demir Krasniqi e Besim Limani

E, heu, kur e dridhi, more, telin ēiftelia,
Hej, seē mi preku, o, hej, ndjenjat e mia ,
Heu, ē’ mu kujtue, more, oh, po nanė Shqipnia,
Eu, ē’ mu kujtue, more, oh, vendlindja ime,
Eu, fushė e mal, more, tė Kosovės trime!...

E, heu, unė kėtė kangė, more, hej , qė jam tuj knue,
Hej, askund vargjet, besa, s’ia kam shkrue!
Oh, po m’ knon shpirti, more, ēfarė po ma thotė zemra,
Oh, shpirt e zemėr e mallkojnė vetmin-e,
Eu, qofsh mallkue, more, hej, i ziu mėrgim-e!

E, heu, pėrtej malesh, oh, more, pėrtej deti –
Oh, rininė time, hej, e muer kurbeti!
Hej, do t’ ia marr,more, hej, krahėt shqiponjės –
Oh, do t’ ia sjell, more, hej, kangėt Kosovės!
Heu, kur t’i knoj, more,hej, kto kang’t e mia –
Hej, para syve, oh, mė del vendlindja!

MTV-2, Shkup, mė 07 Dhjetor 2006.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV - Faqe 2 Empty Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa Sun Nov 02, 2008 6:33 pm

26. FOSHNJAT E KURBETIT

Nė vapė, nė shi e nė borė –
Nėnat kurbetēare me foshnja nė dorė!
Rrugėt e Evropės - i ēojnė drejt Kosovės ,
Rrugėt e Kosovės – i kthejnė drejt Evropės!

Foshnjat e kurbetit – s’ dinė ē’ ėshtė gjumi i djepit,
Ninullat e gjyshes , as loja e Shėn Gjergjit!
Foshnjat e kurbetit – s’ dinė ē’ ėshtė ujė i kroit,
Flladi i ahishtave, as era e ftoit!...

Foshnjat e kurbetit rriten nė shtegtim,
N’ rrugėtime drejt Lindjes – kthim nė Perėndim!
N’ trena, aeroplanė, tragete, vetura...
N’ pelena tė lara me lotėt si gurra!

Foshnjat e kurbetit , po sa i ēelin sytė –
Nėpėr rrugė t’ Evropės – ardhmėria i pritė!
Dhe ēdo njėra, Zotin, e pyet n’ gjuhė tė vet:
“A jemi ne fajtore, pse kem lind n’ kurbet?!”

-Rrugėtimet e gjata ne na e ndalin rritjen,
Bashkė me prindėrit tanė pėr ta parė vendlindjen!
Nė vapė e rreziqe netėve tė pa gjumė,
Kufijve t’ Evropės, duke pritur shumė!

-Shpesh na u kėputėn ėndrrat, shpesh na u ndėrpre kėnga,
Duke pėrjetuar shumė skena tė rėnda!
Shpesh herė faqet tona na i lanė me lot,
Gjyshėrit edhe gjyshet qė na presin kot!

-Sa herė shkojmė n’ pushime, prej vere nė verė –
Gjyshi edhe gjyshja na presin nė derė!
Pak me buzagaz e mė shumė lot e vaj,
Mallin dhe gėzimin, vėshtirė mund t’ i ndaj!

-Pastaj fillojnė lojėrat edhe pėrqafimet,
Nga buzėt e shkrumbuara i dėgjojmė rrėfimet!...
Ditėn, kėngėt tona i dėgjon mėhalla –
Natėn na zė gjumi pranė gjyshes me pėrralla!...

-Sa ēelė e mėshelė sytė, pushimet kalojnė,
Gjyshi edhe gjyshja nisin e mendojnė!...
Si do t’ kalojmė ne, prapė nė rrugė tė gjata –
Ata nuk bėjnė gjumė me ditė e me nata?!

-Dalin, na pėrcjellin prapė sikur ēdo herė,
Pa fjalė e pa frymė, me lot shikojnė n’ derė.
Na shikojnė pėr mbrapa deri nė largėsi –
Dhe kthehen pa shpirt nė t’ lashtėn shtėpi!

-Me ditė e me javė, pinė medikamente,
Me gojė e nė letėr, shkruajnė testamente!...
Sepse trupi i tyre, kurrė nuk gjen qetėsim –
Deri sa fėmijėt tė mbėrrijnė nė mėrgim!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV - Faqe 2 Empty Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa Sun Nov 02, 2008 6:33 pm

27. ANILA
-Mbesės sime nė Ēikago tė Amerikės-

Kukulla e lodra plot oborri –
Mbesėn time, kush ma mori?!
Letra, ngjyra, lapsa kimikė –
Mbesa, m’ shkoi pėr Amerikė!

Njė n’ atė skutė e njė n’ atė qoshe –
Shtėpia n’ heshtje mbeti boshe!
Papagajtė kanė ra nė heshtje ,
S’ ka miklime, s’ ka buzėqeshje!

Nė vetmi mbet papagalli –
Zjarri n’ gji mė djeg nga malli!
N’ pėrqafime kush bėnė gara?
Kush m’ i hapė dyert e para?!

Zgjaten duart e pėrshėndetjes,
Hije e rėndė i ra buzėqeshjes!
Aeroporti edhe sot,
Si pėrherė, u la me lot!

N’ 5- vjetorin e Ditėlindjes –
Rruga e mbarė i them Anilės!
Rritu mbesė, me shtat si pip –
Herėn tjetėr, na flet shqip!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV - Faqe 2 Empty Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa Sun Nov 02, 2008 6:33 pm

28. UDHA E MBARĖ EVLATI I JEM
-Bijės sime, Margaritės-

Loēka e zemrės, sot po dhemb –
Udha e mbarė evlati i jem!
T’ pėrcjell baba , pėr n’ kurbet,
Paq jetė t’ gjatė e paq shėndet!

S’ diti nėna , ty kur t’ bani –
Se do t’ ēojė tej Oqeani !
S’ diti nėna, se do t’ rritė –
Tė ēojė nuse n’ Amerikė!

Kur t’ i shohėsh diell e hėnė –
Mos harro, ti, babė e nėnė!
Mos harro, ti, bukė e krip –
Ku t’ mėsoj nėna me fol shqip!

Kah t’ fluturosh me aeroplan –
Mendoi prindėrit ku i ke lanė!
Mendoi lapsat, mendoi librat,
Mendoi lodrat, gjithė tė mirat!

Kur t’ i fshish gjethet e mollės –
Mos harro bankat e shkollės!
Kur t’ i fshish gjethet e arrės –
Mos harro kėngėt e babės!

Kur tė bien rrudhat prej hallit –
Mos harro kėngėt e mallit!
Mos harro prindėrit pėr s’ gjallit,
Qė t’ kanė dashtė si sytė e ballit!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV - Faqe 2 Empty Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa Sun Nov 02, 2008 6:34 pm

29. OH SA MIRĖ ME KURBETĒARĖ

Oh, sa mirė me kurbetēarė,
Bahen bashkė familjet mbarė!
Kėnga e vallja shkojnė vėrdallė,
Motra e vėllezėr rrinė ty u ēmallė!

Kur po vijnė nė aeroport –
Lahen pistat krejt me lot!
Kur po vijnė me vetura –
U dalin para gra e burra!

Kurbetēinjtė kur vijnė n’ pushime –
Njė muaj gėzime e pėrqafime.
Njė muaj dasma e lezete –
Hijeshi n’ fshatra e n’ qytete!

Por shumė shpejt kalojnė pushimet –
Prapė vijnė lotėt dhe pikėllimet.
Nė oborr e aeroport –
Prapė vėrshime plot me lot!

Pėr njė vjet e shuan mallin –
Njėri – tjetrit ia lypė hallallin!
Prindėrit vėzhgojnė me sy tė mekur –
A do t’ presin t’ gjallė, a t’ vdekur?!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV - Faqe 2 Empty Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa Sun Nov 02, 2008 6:34 pm

30. SHPEJT KALOI EDHE KJO VERĖ

Shpejt kaloi edhe kjo verė,
Dhe prapė drynat na i vuri n’ derė!
Dhe prapė dyert na i la nėn dry,
Dhe prapė nėnat me lot nė sy!

Prapė oborri i zbrazėt mbet,
Fėmijėt tanė na shkuan n’ kurbet!
Vėzhgojnė prindėrit me lot nė shkallė –
S’ kanė me kėnd ma me u ēmallė!

Baba plak, vėzhgon drejt qiellit –
Aeroplanėt drejt Perėndimit!
Zjarr e prush i ka nė zemėr –
Nipa e mbesa s’ i ka nė prehėr!



Shpejt kaloi stina verore,
S’ mbetėn lapsa, as fletore!...
S’ mbeten lodra, s’ mbeten kukulla,
N’ heshtje t’ gjumit ka rėnė kulla!

Vend – pikėniqet pėr freskime,
Mbetėn zbrazur, si jetime!
S’ ka ma gaz, as pėrqafime,
Buzėqeshjet u kthyen n’ pikėllime!

Zemra e babės – zemėr guri,
Paska qenė ma e fortė se guri!
Si nuk ēahet copa – copa,
Kur fėmijėt ia mori Evropa?!

Zemra e nėnės – zemėr kreshnike,
Paska qenė e fortė ēelike!
Si s’ u ēa, as nga tėrmeti,
Kur fėmijėt ia mori kurbeti?!

Sytė e nėnės – shkėndija motesh,
Si s’u shterėn kurrė prej lotėsh?!
Goja e nėnės – liqe qė s’ thahet,
Zemra e nėnės – planet qė s’ ndahet!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV - Faqe 2 Empty Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa Sun Nov 02, 2008 6:35 pm

31. RRUGA E MBARĖ FĖMIJĖT E MI

Pėrfunduan dasmat, kėngėt edhe sazet,
Fundi i Gushtit, na la nė vetmi.
Pėrfunduan lojėrat – oborri mbet zbrazėt,
Shtėpia pushon nė heshtje e qetėsi.

S’ ka ma kėngė, zhurma, as lodra,
S’ ka vallėzim, as argėtim,
S’ ka buzėqeshje , as shėtitje te Kodra,
S’ ka pėrqafim, as ledhatim!...

Sofra mbet e zbrazėt dhe lahet me vaj -
Me almiset tjera e palosur nė njė qoshe,
Sepse ma nuk ulet askush pėr rreth saj,
Lugėt dhe pjatat tė gjitha mbeten boshe!...

Papagajtė vėzhgojnė
Nė heshtje e nė maraz –
Nuk ka kush t’ ua trazoj
Gjumin nė kafaz!

Dhe qeni i vogėl
U sėmurė nga mėrzia
Se me te n’ oborr
Nuk lozin fėmija!

Dyert e oborrit –
Mbyllė me shula t’ hekurt,
Dhe tash e njė vjet
S’ ka kush pėr t’ i prekur!

Vetura ma nuk gumėzhin,
Sirena ma nuk alarmon,
S’ ka ma mysafirė qė del edhe hyn,
As telefoni mė nuk cingėron!

Lajthia nė heshtje
Rrinė me gjethe zverdhur,
Me fryte tė skuqura,
Nė gėzhvole vjerrur .

Lajthinė e molisur,
E kaploi vetmia,
Dhe pyet e habitur –
Nga na ikėn fėmija?!
Nga iku Flakėroni,
Nga iku Loreta,
Pse nėn hijen time
Nuk lozin me fleta?!

Pse nėn hije time,
Nuk lozin me mua?
Pse s’ mi volėn frytet –
Shkuan pa m’ shijua?!

Mezi rrita frytet –
Nė vapė e nė thatėsi,
Duke na djegė dielli,
Pa ujė e pa shi!

Mezi prita ditėt,
Pa lapsa e pa goma –
Qė t’ ua dhuroi frytet
Gojėve tė njoma!

Por, ju, nuk na volėt,
As nuk na shijuat;
Na latė varur n’ gėzhvole,
E nuk na kėrkuat!

Unė, ju desha shumė,
Por ju mė mashtruat;
Natėn, ikėt pa gjumė –
Larg nė kurbet shkuat!

Dardha me gemė kalaveshi,
E mėrzitur e hidhėruar –
Kush s’ mė preku, kush s’ mė deshi,
Mbet kah ju duke shikuar!

Pse s’ mė volėt, s’ mė kėrkuat,
Shijen time tė kėsaj toke,
Por ju ikėt edhe shkuat –
Mė latė n’ vaj me degė pėr toke?!

Baseni i shterur nga vapa,
I ka tharė lotėt duke pritur:
Flakėronin e Loretėn,
Drinin e Diardin,
Rinorin e Rinėn,
Arianėn e Anilėn!...

Dhe ēdo ditė, pyet me habi –
Vallė, a mos ju kam hidhėruar?
Ku na ikėn ata fėmijė,
Qė nuk vijnė pėr t’ u freskuar?!

Ku janė fėmijėt, nga na ikėn,
Qė nė mua nuk llapuqitėn?!
Tash kam mbet zbrazėt pa dush,
Nė mua ma s’ lahet askush!

Harmonikėn e kaploi pikėllimi ,
Mbet mbi raft pėr ta mbuluar pluhuri –
Pse s’ merr ma n’ duar Shkėlqimi,
Me ata gishta si biluri?!

Hije e rėndė i ra shtėpisė,
Heshtje e rėndė i ra oborrit,
Nuk dėgjohet zėri i Mrikės,
Me ato gjeste tė humorit?!

Dielli nxehė, por nuk ka drita,
Mbi shtėpi ka rėnė njė hije –
Pse nuk ėshtė kėtu Afėrdita,
Zonjė e rėndė, kjo bijė shtėpie?!

Kalojnė muaj e vjet nė prita,
Pėr t’ u ēmallė me njė takim;
Kur mungon kėtu Margarita –
Kėnga kthehet nė pikėllim!

I molisur gjėmon defi ,
Zjarr e mall gufojnė nga gjini ...
Mungon vallja, mungon qejfi –
Kur s’ mė merr n’ duar Shkumbini!

Rruga e mbarė, o, fėmijėt e mi,
Paēi jetė, paēi shėndet!
Ju pėrcjell baba me lot nė sy –
N’ rrugė tė largėta pėr n’ kurbet!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV - Faqe 2 Empty Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa Sun Nov 02, 2008 6:35 pm

V. TĖ TJERĖT PĖR DEMIRIN


Kadri OSMANI:

32. MBURRJA I TAKON RAPSODIT
- Rapsodit Demir Krasniqi, nė jubileun e
40 – Vjetorit tė punės dhe krijimtarisė-

O, Demir vėlla, o Hekuran,
Mburrja i takon rapsodit,
Prej kohėsh e n’ ditė tė sotit,
Pėrkushtimi ynė 40 minuta,
Nuk krahasohet dot pa ēare,
Me punėn tuaj 40 – vjeēare!

Sa koshere mjaltė na i dhurove,
Me qilima Krahinėn na e shtrove.
Na e hijeshove me bar e dushk,
Pėr turizėm dhe pėr ēdo krushk.

Kemi qenė tė mbikėqyrur nga mafia,
Me fat na qoftė tash Monografia!
Monografia me shumė faqe,
Qilima dhe ura me shumė harqe,
Mauzerėt mbėshtet pėr faqe!

Tek se i kemi dy fqinj tė zinj -
Serbinė nė veri e nė jug njė Greqi!!
Shejtanė katran e dreqėr tė zinj!

Pėrkrah pate bashkėshorten Xufe,
Si njė medaljon pas ēdo beteje – lufte!

Prishtinė, mė 01.06.2008.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV - Faqe 2 Empty Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa Sun Nov 02, 2008 6:35 pm

Tefik SELIMI:

33. BILBIL DHE KRIJUES
-Demir Krasniqit-

Biri i Gollakut – gjaku i kėtij truallit,
Bilbil e krijues, qė i kėndoi popullit.
Nė kujtesėn tonė, ėshtė emėr i pėrveēėm,
Bukur qėndisė kėngėt dhe kėndon lezetshėm.

Ėshtė emėr i madh i veprave muzikore,
Jetėn ia kushtoi kėngės popullore.
Aty ku punon, aty ku jeton –
I madh e i vogėl, shumė e adhuron.

Aty ku krijon, aty ku kėndon –
Jo, nuk ka njeri qė nuk e dėgjon!
I afėrt, i dashur, njeri shembullor,
Kėngėtar e krijues i madh popullor.

Si gurėt nė kala, shumė vargje rimojė,
E bėnė kėngėn t’ fortė, nė qiell qė tė kumbojė!
Shpalosė historinė, thellė e ngulitė ndjenjėn,
I jep fuqi kėngės, qė t’ dridh trupin, mendjen.

N’ skena festivalesh, n’ dasmat popullore,
Kudo e mirėpresin n’ duartrokitje prore.
Mikpritje vėllazėrore me zemėr, bukė e krip –
Se ai, frymon shqip edhe kėndon shqip!

Ėshtė bilbil, krijues e kėngėtar i madh –
I kėndoi bariut e kosėtarit n’ livadh.
I kėndoi fshatarit, shkollarit, qytetarit,
I kėndoi heroit, dėshmorit, ēlirimtarit...

Bukuritė e atdheut i kėndoi me dėshirė,
Kudo i pėrqafuar me miq e dashamirė.
Pėrfitoi shumė artdashės tė kėngės popullore,
Malėsia e Gollakut, me te, mburret prore!

Ai, nuk pushoi dje, nuk pushon as sot,
Robėrisė dhe kurbetit i kėndoi me lot!
N’ ringjalljen e artit, nė jetėsim tė kėngės –
Kėngės i dha udhė, nė gjuhėn e nėnės!


I kėndoi betejat, trimat e Kosovės,
Bijve tė gjithė vendit dhe tė diasporės.
Nė skenat vendore edhe ndėrkombėtare –
Qe ambasador i kėngės shqiptare.

Pėrmbi mijėra kėngėve, ai ėshtė autor,
Pėrmbi mijėra notave, ėshtė kompozitor.
Mbledhės i folklorit dhe edukator,
Publicist, gazetar dhe moderator...

Kėnga e tij – ujėvarė qė buron nga bjeshkėt,
Gurrė e kthjellėt si loti, qė zbret nga kreshtat.
Tė gjallėve - ua rritė famėn, ua rrėqethė leshrat,
Tė vdekurve – iu thurė himne, ua lėkund eshtrat.

Kėnga e tij, kumbon me jone lezeti,
Dėgjohet me ėndje pėrtej mali e deti...
Kėnga e tij, buron prej xhanit tė zemrės,
Kėngė e shpirtit t’ popullit, kėngė e sė vėrtetės.

Kėnga e tij, ėshtė kėngė e frymėmarrjes sė popullit,
E ėmbėl, e pastėr si pika e lotit.
Kėnga e tij, jehonė e maleve krenare –
Vullkan qė nuk shuhet mbi trojet shqiptare!

Zėri i tij, i ngrohtė me plot ėmbėlsim,
Vokal i veēantė , mjeshtėr nė kėndim.
I jep shije kėngės, shpirt edhe ngjyrim,
Magji artistike, qė tė bėnė mė trim!

Gjilan, mė 24.08.2007.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV - Faqe 2 Empty Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa Sun Nov 02, 2008 6:36 pm

35. ARSIMTARIT TĖ MUZIKĖS
-Demir Krasniqit-

Shkolla fillore “Abaz Ajeti”
Me Ty, ka krenarinė .
Arsimtar Demir Krasniqi -
Ti, je ylli ynė!

Ti, na bėnė qė tė mėsojmė
Tė gėzueshėm , plot hare.
Ti, na mėson si tė kėndojmė
Pėr tė shtrenjtin tonė Atdhe!

Ty, o arsimtar,
Aq shumė ne tė duam!
Fjalėt tua por si ar –
Tek ne janė filmuar.

Muzika dhe kėnga,
Shpirtin na e rrėmben -
Kur Demir Krasniqi,
Notat na i rrėfen!

Arsimtar i dashur,
Na jep dije - brumė ,
Thėnia e juaj e pasur –
Pėr ne, do tė thotė shumė!

Ty, tė duam sikur prind,
Si vėlla e sikur mik,
Se Ti, je Demir Krasniqi –
Njeri i ndershėm dhe besnik!

I dashur pėr nxėnės,
Bujar dhe krenar,
I sinqertė, shpresėdhėnės,
Sikur ēdo shqiptar.

Tė duamė me shpirt,
O, mėsuesi i jonė!
Nė zemrat tona – dritė,
Do tė jesh pėr gjithmonė!

Fiknete RUSHITI, nxėnėse e klasės VII/3,
Shkolla Fillore “Aabaz Ajeti” nė Gjilan.
Viti shkollor 2005/2006.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV - Faqe 2 Empty Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa Sun Nov 02, 2008 6:36 pm

36. ARSIMTARIT DEMIR KRASNIQI
-Akrostik-

Duamė ta dėgjojmė njė kėngė tėnden,
E me e kujtua me thellėsinė e zemrės!
Mirė i kompozon, i kėndon, i boton ...
I vetėm, i paepur – askush nuk tė ndihmon!
Ritme kėngėsh madhėshtore – ēdo zemėr e pushton.

Kėngėt tua , me afsh kur i kėndon –
Ringjallė shumė njerėz – shpirtrat ua madhėron!
Askush ndėr bilbila, Ty, nuk ta kalon,
S’ ka njeri, as moshė, qė Ti, s’ e disponon!
Nė zemrėn tėnde bujare, ka vetėm kėngė,
I mirė dhe i dashur, i afėrt pėr ēdo kėnd,
Qė mendon gjithmonė vetėm mirė pėr ne,
I jep botės njė kėngė tė re, plotė dritė e hare!

Donika ZUKA, nxėnėse e klasės VII/3,
Shkolla Fillore “Abaz Ajeti” nė Gjilan.
Viti shkollor 2005/2006.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV - Faqe 2 Empty Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa Sun Nov 02, 2008 6:37 pm

VI. DEMIRI PĖR TĖ TJERĖT

37. KALA QĖNDRESE
-Kadri Osmanit-

Sikur t’ ishe qengj –
Ujqit do tė pėrmbysnin!
Sikur t’ ishe engjėll –
Djajtė do tė gėlltisnin!

Sikur t’ ishe lis –
Pykat do tė shkatėrronin!
Sikur t’ ishe gur –
Me dinamit do tė copėtonin!

Sikur t’ ishe urė –
Demonėt do tė rrėnonin!
Sikur t’ ishe vullkan –
Llavat do tė pushonin!

Po ti, ma i fortė se gurė,
Po ti, s’ u bėre urė,
Po ti, qėndrove si burrė,
Po ti, s’ u gjunjėzove kurrė!

Ti,
Simbol i rezistencės,
Ti,
Kala e qėndresės,
Ti,
Shkėndijė e shpresės,
Ti,
Peng i ndėrgjegjes,
Ti,
Flakadan i besės,
Ti,
Vizionar i sė nesėrmes.

Gjilan, mė 14 Janar 2008.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV - Faqe 2 Empty Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa Sun Nov 02, 2008 6:37 pm

38. FLET ME BRUSHĖ DEMIR BEHLULI
-Me rastin e 60- vjetorit tė lindjes dhe 40-vjetorit tė punės sė tij krijuese -

N’ Karadak, nė fshatin Binēė,
Njė ditė shkova me ca miqė,
Hymė nė Kishė, pėr mrekulli,
Me pa art dhe histori.
Flet Nexhmije Pagarusha:
“A po e sheh se ēka bėnė brusha?!”
Me sy t’ mprehtė e me punė dore –
Krijon vepra madhėshtore!
Me njė brushė e ngjyrė magjike –
Jetėson ngjarjet historike,
Ringjallė fytyrat patriotike
Dhe legjendat tona kreshnike!...

Tė gjithė trimat e Karadakut ,
Me njė gjuhė e ngjyrė t’ njė gjakut !
Thua se ngjallej Dedė Gjon Luli –
Flet me brushė Demir Behluli!
U mahnit Dardani e Nora –
Eu, Demir, Ty tė lumtė dora!
Tė lumtė dora, tė lumtė syri –
Arti yt, n’ histori hyri!
Eu, Demir, Ty tė lumtė dora –
S’ tė lagė shiu, s’ tė lagė bora,
S’ tė tremb murrlani, as stuhia,
Lum Kosova – lum Shqipėria!

N’ fshatin Binēė, n’ atė shtėpi t’ Zotit –
I pash trimat e Karadakut,
N’ luftė me turqit ballė pėr ballė,
S’ kishin vdekur, por ishin t’ gjallė!
Pashė tė gjithė trimat e shqiptarisė,
T’ Janinės, Krujės e gjithė Malėsisė!...
Bijė t’ Drenicės e t’ Karadakut,
Qė i vunė zjarrin anadollakut!
N’ Kishė tė Binēės – pashė njė Zot,
Pashė shumė trima e patriot...
Kisha e Binēės – tė gjithė ju dine:
Nuk flet mė n’ gjuhėn latine!




Ku hyn Dema, n’ shumė xhamia -
S’ ka “elife” nga Arabia!
T’ gjitha lutjet shkruhen shqip,
Pėr njė Zot e pėr njė dritė!
S’ ka mė “harfe” tė mejtepit,
Por ka shkronja tė alfabetit,
Predikues tė fakultetit,
Qė i sjellin dritė miletit!
Nga gėzimi – pikon loti,
Kur nė shqipe shkruhet:”Zoti!”
Shkruhet shqip: “Zoti ėshtė Njė” –
Ēdo gjuhė t’ botės, mirė e njeh!

Gjilan, mė 7 Shkurt 1998.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV - Faqe 2 Empty Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi