STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ekskluzive: Zėri i sopranos shqiptare Ermonela Jaho, kėsaj r

Shko poshtė

Ekskluzive: Zėri i sopranos shqiptare Ermonela Jaho, kėsaj r Empty Ekskluzive: Zėri i sopranos shqiptare Ermonela Jaho, kėsaj r

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 9:11 pm

Ekskluzive: Zėri i sopranos shqiptare Ermonela Jaho, kėsaj rradhe kumboi nė Berlin
Zėri i sopranos shqiptare Ermonela Jaho, kėsaj rradhe kumboi nė Berlin

Nga Alma Papamihali - Zemra Shqiptare


Ermonela Jaho
"Maria Stuart", ishte opera e rradhės qė do t“i shtohej repertorit tė sopranos shqiptare, Ermonela Jaho. Oper kjo, qė renditet ndėr mė tė vėshtirat e kompozimeve klasike. Pėr tė parėn herė, kjo oper vjen nė skenė nga njė soprano kaq e re, 33 vjeēare, pasi deri mė parė ishte interpretuar nga artiste me pėrvojė mė tė madhe skenike dhe moshė mbi 40 vjeēare. Kjo pėr faktin, qė vėshtirėsia e saj ka lidhje si me anėn vokale, ashtu edhe me atė psikologjike. Njė sfidė tjetėr e rradhės kjo. Opera e Gaetano Donizzetit, pėrshkruan konfliktin pėr fron ndėrmjet mbretėreshės sė Skocisė, Maria Stuarta (Ermonela Jaho) dhe mbretėreshės Elisabeth tė Anglisė (Katarina Karneus). Maria Stuart, e burgosura e mbretėreshės angleze, prezantohet nė skenė, kryelartė. e bukur dhe krenare, deri nė fund tė jetės sė saj, si e dėnuara e Elizabethės. E tillė ėshtė dhe Ermonela: kryelartė, e bukur dhe krenare, jo vetėm nė rolin kryesor tė Marias, por edhe pas shfaqjes. Mes durtrokitjeve tė parreshtura nė sallė, publiku vazhdonte tė qėndronte nėn entuziazmin e pafund, duke pritur Ermonelėn, qė prezantonte para tij ēdo pjesmarrės sė shfaqjes, deri sė fundi dhe dirigjentin e talentuar nga Parisi, Alain Altinoglu i cili drejtoi dorėn nga Ermonela, pėr t“ju thėnė tė pranishmėve nė sallė: "Gjithēka i dedikohet Ermonelės sonte". Njė sukses i merituar i sopranos sonė tė talentuar, qė nėse dikujt do t“i jepej rasti t“a ndiqte drejtpėrsėdrejti nė sallė, patjetėr do t“i krijonte pėrshtypjen e tė qėnit i privilegjuar, ndėrkohė qė do mendonte qė njė artiste kaq e talentuar shqiptare, gėzon respektin dhe dhe admirimin e plotė tė publikut tė huaj. Dukej sikur kishte dhėnė nė atė shfaqje gjithė energjinė e saj, deri nė fundin e shpirtit. Tė tillė emocion di tė japė vetėm Ermonela, qė mundet jo vetėm tė zotėrojė rolin e saj, por edhe tė pėrfshijė publikun nė tė njėjtėn gjendje emocionale, qė do t“a mbajė mbėrthyer deri nė fund tė shfaqjes.Ndaj nuk ėshtė rastėsi, qė plani i saj pėr muajt e ardhshėm ėshtė mjaft i ngjeshur.Nė muajt prill - maj, do tė interpretojė rolin e Manon, nė operėn "Manon" tė J. Massenet, (Francė). Nė maj - qershor, rolin e Magdės, nė operėn "La Rondine" tė G. Puccinit, (Trieste). Mė pas operan "Carmen" nė Mondovisione (Francė). Po nė Francė, rolin e Semiramidės, nė operan "Semiramida", operan "Carmen", nė Angli, Skoci, operan "Madame Butterfly" nė Detroit...etj etj.

Cili ėshtė stacioni qė ndalet Ermonela pas pėrfundimit tė shfaqjeve?

Jetoj nė New York dhe pse siē biseduam, jam nė lėvizje tė pėrhershme pėr shkak tė kontratave, sidomos nė Evropė.

Tashmė repertori juaj rradhit shfaqje nė qytetet mė nė zė tė Evropės si: Berlin, Paris, Barcelonė, Londėr, Mynich, Trieste, si dhe nė kontinentin tjetėr Michigan, Detroit, Filadelfia etj. Cili qytet mbetet pėr ju mė i ngrohti dhe do donit t“i riktheheshit me dėshirė?

(Qesh). Keni harruar pėrgjigjen. Tirana, mbetet qyteti qė mė rilind emocione tė reja, qyteti ku unė rigjenerohem. Publiku shqiptar nuk mund tė krahasohet me asnjė publik tė botės. Vendi yt tė fal tė tjera emocione, tjetėr ndjenjė. Kohėve tė fundit, nėpėr shfaqjet e dhėna sidomos ne Amerikė (Filadelfia, Detroit etj), shqiptarėt qė jetojnė prej disa vitesh atje, mė kanė ndjekur shpesh nėpėr shfaqjet qė kam dhėnė. Mbase numri i tyre nė krahasim me numrin e publikut nė sallė, qė numėronte mijėra, ka qenė i njė raporti tė vogėl, megjithatė, pėr nga vlera dhe emocioni qė mė kanė falur me prezencėn e tyre, tė pakrahasueshėm.
Ēdo shqiptar, mė ka sjellė me vete njė copėz Shqipėri, duke plotėsuar njė boshllėk qė ndihet tek unė, nėpėr shfaqjet larg vendit, larg publikut tonė tė mrekullueshėm.

Po flasim vetėm pėr operat.
A "rreh" zemra e Ermonelės, pėr diēka tjetėr pėrveē operas? A e keni gjetur shokun e jetės?

Po, jam e martuar me njė muzikolog shqiptar dhe jam shumė e lumtur pėr kėte. Ndihem e dashuruar, por admiroj dhe faktin, qė ndaj tė njėjtin pasion me shokun e jetės. Ėshtė me tė vėrtetė diēka e veēantė pėrjetimi i shkrirjes sė artit dhe nė jetėn private, pasi e bėn atė mė emocionale dhe mė tė larmishme. Mbase kemi tė bėjmė me rastin e "tė qėnit artiste nė ēdo ēast tė jetės".

Valixhja, ėshtė gjithashtu pjesė e jetės suaj, e sė pėrditshmes. Ēfarė nuk mungon nė bagazhin e Ermonelės?

Asnjėherė nuk i kam ndarė fotot e familjes sime (mamit dhe babit kur kanė qenė tė rinj) , si dhe atė shokut tim tė jetės.Gjithashtu kohėve tė fundit, kėsaj pakete tė domosdoshme pėr mua, i ėshtė shtuar dhe njė kapėse e thjeshtė flokėsh e sime mėje, qė fatkeqėsisht nuk jeton mė, qė nga gushti i vitit tė kaluar. Ėshtė njė simbol fare i thjeshtė, qė ma sjell pranė kudo qė ndodhem, me thjeshtėsinė e flokėve tė saj duke mė dhėnė forcė. ...ndėrsa unė vazhdoj tė kėndoj dhe pėr tė, sepse e di sa krenare do ndihej ajo, nėse do tė ishte nė sallė mes publikut, ashtu siē do ndihej krenare, ēdo nėnė shqiptare pėr vajzen e saj.

Pėrmendni njė ēast tė lumtur, pėrveē duartrokitjeve, apo suksesit nė sallė...

Mbase janė disa detaje shumė tė vogla, por shumė domethėnėse qė mua mė falin
ēaste tė lumtura.
Mund tė pėrmend gėzimin qė ndjeva, kur nipit tim Mateos i doli dhėmbi i parė, apo kur shoh mbesėn Paola tė luajė nė piano etj.

Cilėn fjalė pėrdorni mė shumė?

"Faleminderit", nė disa gjuhė tė botės.

Meqė ra fjala tek gjuhėt e huaja, sa tė tilla zotėron Ermonela?

Anglisht, italisht, frengjisht (pak spanjisht) dhe po merrem momentalisht me gjermanishten.

Cila ėshtė motoja juaj...

"Nesėr ėshtė njė ditė e re..." .Mė tėrheq e reja, ndaj urrej monotoninė. Artisti ka pėrgjegjėsi jo vetėm pėr veten e tij, por edhe pėr publikun. Dua t“i fal publikut njė emocion tė ri, jo atė tė njė dite tė kaluar.Kėshtu ndihem e qetė, por edhe publiku besoj, i kėnaqur.

Njė mesazh, qė do t“i drejtonit lexuesve shqiptarė...

Qėndroni artistė nė shpirt. Nuk ėshtė e thėnė patjetėr tė ngjtesh nė skenė, pėr t“a arritur diēka tė tillė.
Ndonjėherė detaje fare tė thjeshta, pasqyrojnė njė shpirt tė bukur njerėzor.
Gjithashtu i them: Ju dua shumė, jeni vėrtetė fantastikė!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi