STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtė

B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent - Faqe 2 Empty Re: B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 8:48 pm

MBLEDHJA E PLLAĒICĖS - PARAPĖRGATITJE PĖR KUVENDIN E DOBĖRDOLIT



Ne mbledhjen e krerėve prijės te Ēetave kryengritėse te Llapushės dhe te Drenicės, mbajtur me 4 korrik te vitit 1945, ne fushėgropėn e quajtur “Livadhi i Hajdinit” ne male te Pllaēices, te cilėn e kryesoi Qazim Bajraktari i Astrazupit, u moren vendime te rėndėsishme, ne mes tė tjerash, edhe pėr kohėn e mbajtjes sė KUVENDIT TĖ DYTĖ te 0rganizatės “BESA KOMBĖTARE”, Kuvend i cili do tė mbahet ne Dobėrdol. Kuvendi duhej te mbahej pikėrisht ne Llugėn e Dan Pjetrit. Pas pėrgatitjevė te nevojshme dhe ftesave qė iu bėnė krerėve te Ēetave kryengritėse shqiptare, sipas vlerėsimėve qė vinin nga terreni, situata pėr mbajtjėn e Kuvendit tė Dobėrdolit ishte e mirė. Ishte caktuar data: 4 gusht 1945 dhe vendi i mbajtjes sė tij, ku do te merrnin pjesė 19 grupe ilegale me pėrcjellėsit e tyre, ndėr te cilėt edhe pėrfaqėsuesit prej Rozhaje, Sjenicė, Plavė, Gucie dhe Tregut tė Ri, Shalės sė Bajgorės, Llapit, Gallakut, Karadakut, Shkupit, Tetovės, Kuma - Novės, Gostivarit, Kėrēovės dhe Shqipėrisė Veriore (londineze).

Profesor Ymer Berisha, edhe pse ne kushte tejet te vėshtira, zhvilloi njė aktivitet te dendur politik ne ēdo pėllėmbė toke te Rrafshit te Dukagjinit dhe te Kosovės ne tėrėsi. Ai punonte me ngulm dhe me vendosmėri qė te bėnte lidhjen e te gjithė krerėve te Rezistencės shqiptare si ne Kosovė ashtu edhe ne Shqipėri. Kėtė qellim ai e arriti me kontaktimin e Pashuk Bibė Mirakajt nga Iballa e Pukės, i cili ishte njėri nder udhėheqėsit mė me ndikim ne lėvizjen e rezistencės shqiptare qė zhvillohej ne Shqipėrinė e Veriut. Ne mars tė vitit 1945, Pashuk Bibė Mirakaj ia dėrgon njė letėr prof. Ymer Berishės, me te cilėn kėrkon te takohej me te. Duke ia dėrguar letrėn, ne rrugė e sipėr, korrierėt bien ne pritė, dy prej tyre vriten, ndėrsa njėri shpeton dhe ik, megjithatė, letra i ra ne dorė prof. Ymer Berishės. Takimi ne mes tyre realizohet, por me vonesė, e ēdo vonesė ishte e dėmshme pėr Lėvizjen NDSH.



Pas takimit qė pati prof. Ymer Berisha me Pashuk Bibėn, me 20 korrik tė vitit 1945, ne fshatin Vogovė te Hasit (jo larg Gjakovės), rezultatet ishin prezente, ngasė aty u mor qėndrimi per lidhjet e te gjitha grupeve ilegale qė vepronin ne Kosovė, Maqedoni e Shqipėri. Pastaj Pashuk Mirakaj e njoftoi prof. Ymer Berishėn me shokė, se kishte rėnė ne kontakt me njė MISION perėndimor, qė pėrkrah Lėvizjen shqiptare antikomuniste.



Dhe u vendos qė diku nė fillim te shtatorit te atij viti tė mbahet njė takim i tė gjitha grupeve ilegale tė Shqipėrisė ne Mirditė, ku u kėrkua qė te marrin pjesė edhe grupet ilegale nga Kosova. Kur u kthye ne Gjurgjevik tė Madh, profesori e njohu Ukė Sadikun pėr tėrė atė qė u tha dhe ēka u vendos ne takimin e Vogovės. Te dy bashkė, caktuan korrierėt dhe ua dėrguan ftesat te gjithė udhėheqėsve te formacioneve ilegale kryengritėse qė te marrin pjesė ne Kuvendin e Dobėrdolit, qė do te mbahet me 4 gusht 1945, ne vendin “LLUGA E DAN PJETRIT” ne Dobėrdol te Llapushės.



Nė Kuvendin e Dobėrdolit, pėrveē krerėve: prof. Ymer Berishės, Ukė Sadikut, Marije Shllakut dhe Qazim Bajraktarit, rol te madh luajti edhe trimi, Alush Smajli – Qerrataja, i cili, pėrveē luftėtarėve te tij, solli edhe FLAMURIN Kombėtar Shqiptar (te gjatė tetė metra), e vuri ne Dardhen e Madhe, dhe caktoi rojet e nderit gjatė tėrė kohės sė mbajtjės sė Kuvendit. Ne kėtė Kuvend u gjendėn: Ukė Sadiku me tė vėllanė Shabanin dhe tė birin Skėnderin, prof. Ymer Berisha, Qazim Bajraktari i Astrazupit me luftėtarėt e tij, Alush Smajli-Ēerrataja i Llazicės me luftėtarėt e tij, Ndue Pėrlleshi i Paskalicės me tė vėllanė, Zefin dhe luftėtarėt e Ēetės sė tij, Marije SHLLAKU, Mehmet Aga i Rashkocit, Demė Ali Pozhari, Prekė Shyti nga Prizreni ( mė parė ishte ne Brigaden e Shaban Polluzhės ne Drenicė), Bajraktari i Uēes, Zef Gjidoda nga Planēori i Gjakovės, Sadik Lutani i Turiēefcit te Drenicės, Ali Meta ( i biri i Met Imerit nga Gjurgjeviku i Madh ), Ferat Kotorri, Adem Shala, Nijazi Alishani, Zhukė Haxhia, Islam Tabaku, Aziz Zhilivoda nga Artakolli i Vushtrrisė, Sherif Tėrstena nga Shala e Bajgorės, dy pėrfaqėsues anonim te Ahmet Selacit, pėr shkak se te dy kėta pjesėmarrės bėnin pjesė ne “Doren pastruese” te 0P “BESA KOMBĖTARE”, e ata ishin: Haradin Vidishiqi dhe Bektesh Mehmeti, te dy nga Shala e Bajgorės, Rexhep Gjeli nga Likoshani, Hamit Emini – “doktorri” nga Baica e Lypjanit, Mulla Ilijaz Broja me pėrcjellės, Lah Luboveci, Malė Bashota i Caravikut, Bik Pazari - Dresheviēi nga Tregu i Ri, i cili me vete kishte sjellė edhe katėr te arratisur nga Sanxhaku, Feriz Boja, Muharrem Bajraktari i Lumės me pėrcjellės, Mustafė Ibishi me luftėtarėt e tij nga Kramoviku i Anadrinisė, Pėrfaqėsuesit e Mirditės (Pashuk dhe Noc Kolė Biba-Mirakaj) nga Iballa e Pukės me pėrcjellės, Shaban Boshnjaku nga Tregu i Ri bashkė me 800 luftėtarėt e tij, ndėrkaq pėrfaqėsuesit e Mitrovicės, Vushtrrisė dhe Shalės sė Bajgorės nuk u prezentuan publikisht pėr shkaqet e lartpėrmendura, kurse pėrfaqėsuesit e Ferizajt, Gjilanit dhe Kaēanikut nuk arriten te marrin pjesė ne kėtė Kuvend, ngase brigadat partizane-ēetnike ua kishin zėnė rruget pėrgjatė maleve te Drenicės dhe vėshtirė kalohej ne ato terrene. Per njoftim te vendimeve te marra ne Kuvendin e Dobėrdolit, mė vonė i ka njoftuar profesor Ymer Berisha me shkrim. Meqėnėse ēėshtjet qė duhej te trajtoheshin ne kėtė Kuvend ishin tepėr te rėndėsishme, pjesėmarrėsit u pajtuan qė ai te zgjasė dy ditė (me 4 e 5 gusht). Ne Kuvend morėn pjesė njė oficėr anglez dhe njė nga Shqipėria qė gjendej ne mal i pėrndjekur nga regjimi komunist i Enver Hoxhės.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent - Faqe 2 Empty Re: B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 8:49 pm

P U N I M E T E K U V E N D I T


Kuvendi i filloi punimet ne kohėn e paraparė. Ate e hapi Ukė Sadiku, duke i pėrshendetur te pranishmit, ndėrkaq fjalėn hyrėse e mbajti prof. Ymer Berisha. Procesmbajtėse e Kuvendit ishte caktuar MARIJE SHLLAKU, ish-studente, nga Shkodra dhe ish-sekretareshė e Ilaz Agushit dhe pastaj Xhafer Devės, e cila ne atė kohė po qendronte ilegalisht ne shtepinė e Dan Pjetrit nė Dobėrdol. Gjatė punės sė Kuvendit folen shumė pjesmarrės. Ukė Sadiku foli pėr qendresen heroike te popullit shqiptar ndaj hordhive partizane-ēetnike sllavo-komuniste kudo ne trojet shqiptare te Kosovės. Veēmas u ndal pėr heroizmin e trimave te Drenicės ne krye me tribunin popullor Shaban Polluzhen, si dhe luftėn e Adem Vocės me vėllezėr e nipa ne kullen e tij ne Pasomė te Vushtrrisė, cilėn e shėndrroi ne kullen e barotit si 0so Kuka ne Vraninė te Shkodres. Ndėrkaq, Prof. Ymer Berisha foli pėr nevojen e ngutshme: “JA TANI – JA KURRĖ!”, per organizimin e pėrbashkėt ne luftė te vendosur kundėr brigadave partizane-ēetnike dhe pushtetit te ri sllavokomunist, te instaluar me dhunė ne Kosovė, i cili per ēdo ditė po maltretonte, burgoste, plaēkiste popullaten e pafajshme te Drenicės e te trevave tė tjera ne trojet shqiptare; nė Drenicė janė masakruar gra, femijė e pleq dhe janė hedhur ne puse e ne lumenj, tha prof. Ymer Berisha, dhe vazhdoi : “Nuk kemi se ē’te presim! Te gjithė si njė do t’i mbrojmė vatrat tona, trojet tona ilire-dardane...”!



Per shkak te sigurisė, dita e dytė e kėtij Kuvendi vazhdoi punėn ne njė lokalitet tjetėr (afro 1, 5 km) mė larg nga “lluga e Dan Pjetrit”, ne vendin e quajtur “Ndėrmjet lugjeve”, lendinė ndėrmjet fshatrave Dobėrdol, Zabėrxhė, Gllarevė dhe Gjurgjeviku i Madh. Diten e dytė mbledhjen e hapi Ndue Pėrlleshi. Ai prap ia dha fjalėn prof. Ymer Berishės. Profesori ne fjalen e tij i kushtoi rėndėsi te veēantė bashkimit te forcave gjithėshqiptare ne te gjitha viset etnike shqiptare ne Ballkan, ne luftė te pėrbashkėt kundėr sllavo-komunizmit, qe kishte okupuar ēdo pjesė te Kosovės trime, qė po pėrkrahėshin edhe nga shumė kolltukxhinj partizanė shqiptarė, qe historia nuk do t-ua fale kurrė! Fjala e Profesorit ishte e zjarrtė, ishte kushtrim per kryengritje, per lirinė e trojeve shqiptare, per bashkimin e tyre ne njė trung te vetėm ne Ballkan. Ymer Berisha e paraqiti edhe skemen se si duhet sot te krijohet SHTABI I PĖRGJITHSHĖM I FORCAVE KOMBĖTARE dhe pėrveē udhėhėqjės sė 0rganizatės “Besa Kombėtare”, duhet te pėrcaktohen edhe 12 Sektorė politiko-ushtarake qė do ta mbulojnė tėrė territorin e Kosovės dhe ato u caktuan si vijon: Kuvendi ne fjalė, emėroi Shtabin e Pėrgjithshėm te Ushtrisė Kombėtare Shqiptare per Kosovė dhe per komandant tė Pėrgjithshėm te kėtij Shtabi u zgjodh UKĖ SADIKU, ndėrsa Profesor Ymer Berisha u zgjodh udhėheqės politik i SH.P te UKSHK-ės dhe njėkohėsisht edhe Kryetar i 0 P “BESA KOMBĖTARE” per mbarė territorin e Kosovės dhe viseve te saja nėn okupimin jugosllav. Ne kėtė Kuvend, Kosova dhe Dukagjini u ndanė ne 12 Sektore territoriale, ku edhe u emėruan 12 Komandantė dhe po aq Komesarė politik. Ky strukturim u quajtė : “ 12 Kėshillat”. Pėrveē Shtabit te Pėrgjithshėm qė pėrbehėj prej 12 vetash, ne mėnyrė aktive vepronin edhe katėr Grupe ne kuadėr te kėtij Shtabi, e ato ishin :

ROJA BESNIKE, qe ishte njė grup pranė SH.P. me detyrė ruajtjen dhe sigurimin e Shtabit tė Pėrgjithshėm te 0.P. “BESA KOMBĖTARE” me besnikėri fanatike ;
URDHĖRDHĖNĖSIT – merrnin dhe pėrcillnin porositė pėr SH.P. dhe nga SH.P.
ATENTATORĖT – te caktuar nga SH.P. pėr ekzekutimin e njerėzve te caktuar nga pushteti si dhe ndonjė tradhtar te popullit shqiptar ;
DORA PASTRUESE – kishte per detyrė likuidimin e tradhtarėve dhe bashkėpunėtorėve te OZN-as jugosllave.
Ky Grup pėrbėhej nga “treshat” e luftėtarėve te zgjedhur, cilėt, ne shumicėn e rastevė vepronin secili (individualisht) veēmas, por kishte raste edhe kur kryenin detyra te pėrbashkėta. SH.P. kishte caktuar disa grupe ne “treshe” te tilla, cilat vepronin ndaras njėra nga tjetra.

PĖRBĖRJA E UDHĖHEQĖSVE POLITIK DHE USHTARAK NĖ 12 SEKTORE TE KOSOVĖS

Ne Kuvendin e Dobėrdolit u formuan 12 Shtabe te “Beses Kombėtare” ne 15 rrethe.Ndėrkaq 0.P. “BESA KOMBĖTARE” kishte kryesinė qė numėronte 12 anėtarė. Pėrbėrja e Shtabeve te Sektorėvė ishte si vijon:

01. Pėr Prizren : Nijazi Alishani dhe kapiten Ali Riza ;

02. Pėr Gjakovė: Mehmet Agė Rashkoci dhe Demė Ali Pozhari ;

03. Pėr Rahovec : Qazim Bajraktari dhe Alush Smajli – Qerrataja ;

04. Pėr Pejė : Zef Gjidoda dhe Ndue Pėrlleshi,

05. Pėr Rugovė : Islam Tabaku dhe Zhukė Haxhija ;

06. Pėr Istog : Adem Shala dhe Feriz Boja ;

07. Pėr Drenicė : Mulla Ilaz Broja dhe Sadik Lutani ;

08. Pėr Suharekė : Sali Rama dhe Mehmet Sherifi ;

09. Pėr Sanxhak : Sadik Radavci dhe Bik Pazari – Dresheviqi ;

10. Pėr Prishtinė : Ismail Gorani dhe Luan Gashi ;

11. Pėr Mitrovicė, Vushtrri dhe Podujevė : Ahmet Selaci ;

12. Pėr Gjilan, Ferizaj dhe Kaēanik : Adem Gllavica.



Per Sektorėt 11 dhe 12, mbetej qė vetė Komandantėt ushtarakė tė atyre Sektorėve t-i caktojnė njerėzit e merituar ne ato poste me rėndėsi, sidomos kur ėshtė fjala per udhėheqėsit politik te Sektorėve ne fjalė.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent - Faqe 2 Empty Re: B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 8:49 pm

TUBIMI I KATĖRT I LNDSH-sė, ose: “BESĖLIDHJA E MADHE SHQIPTARE”



“Pėr shkak tė zbulimit nga organet e pushtetit komunist, Kongresi i Katėrt i LNDSH-sė, - (Ballit Kombėtar) u mbajt nė shpejtėsi me 1 maj 1946.”... thekson i nderuari prof.dr. Islam Dobra ne librin e tij :”Prof. YMER BERISHA, KRYETAR i LĖVIZJES NACIONAL-DEMOKRATIKE SHQIPTARE DHE KOMANDANT I USHTRISĖ POPULLORE PĖR KOSOVĖ DHE MAQEDONI PĖRENDIMORE”, Prishtinė, 2002, ku thot : ... “Ai u mbajt ne malin Kosmaq te Drenicės. Kongresi i Katėrtė, ndryshe quhej “KONGRESI I BESĖLIDHJES SĖ MADHE SHQIPTARE”. Pėrsonalitetet, qė e udhėheqnin kėtė Kongres ishin: Ajet Gėrguri, kryetar i Komitetit Nacional-Demokratik Shqiptar, Gjon Serreēi, sekretar i KQ te LNDSH-sė dhe i Kongresit te –IV-tė, Hilmi Zariqi, kryetar i Komitetit te LNDSH-sė per Drenicė. Ata me pėrkushtimin maksimal organizuan punėn parakongresianė te “Besėlidhjes sė Madhe”.Pergaditjet ishin bėrė ne nivel te duhur. Ne kėtė Kongres ishin ftuar mbi 100 veta. Mė poshtė po sjellim emrat e disa pjesėmarrėsve ne kėtė kongres: Jetullah Muharremi nga Rezalla, i cili ishte kryesuesi i grupit te “Besa Kombėtare” te Radishevės, Kotorrit dhe Drenicės Pėrendimore ; Bajram Hajrizi nga Radisheva, Rifat Halimi, Sylė Ferizi, Ramadan Nura, Rexhep (Hajdin) Hajrizi dhe Kamber Haliti nga Kotorri, Zeqir dhe Hysen Lutani nga Turiēefci, Ilmi Zariqi, Haxhi Selmani, Zukė Xani, Sinan Vinarci, Ali Shabani, Salih Behrami, Rexhep Gjeli, Nezir Shaku, Rifat Avdyli, Ibrahim Luta, Murat Nika, Istref Sheqa, Fazli Dobroshefci, Milazim Mehmet Bunjaku nga Krasmirofci, Sahit Bucolli nga Pokleku etj., qė te gjithė nga rrethi i Drenicės. Nga anėt tjera po sjellim emrat e disa pjesėmarrėsve: Aziz Zhilivoda, Ahmet Selaci, Sherif Tėrstena, * ne kėtė listė te librit nuk pėrmendet emri i Haradin Vidishiqit apo “Din Shalės”-ver. E ime E.F. – edhe pse ekziston fakti se ka marrė pjesė), Ismet Boletini, Osman dhe Shaban Bunjaku nga Samadrexha, Rrahman Selaci, Musli Dėrvina, Feriz Boja, Ukshin Kovaēica, Shaban Dobreva, Isuf Hajdar Bylykbashi, Azem Bellaēefci, Ukė Sadiku, Bali Ali Meti, Sokol Bolljaku, Ndue Pėrlleshi, Smajl Kapterri e tė tjerė.Ne pėrgaditjen e fundit qė po bėhej pėr fillimin e Kongresit vijnė Ajet Gėrguri, Gjon Serreēi e disa te tjerė, te cilėt kishin qenė vendosur ne kullėn e Fejzė Orllatit ne Domanek. Para fillimit te Kongresit ishin bėrė te gjitha pėrgaditjet e duhura:sigurimi i rojės ne te gjitha anėt, pastaj tėrė materiali zyrtar dhe propagandistik etj. Kongresin e hapi Ajet Gėrguri, kryesuesi dhe Komandant i forcave balliste. Ne fillim ai propozoi njė minut heshtje pėr martirėt e kombit e pastaj vazhdoi referimin pėr pune dhe aktivitetin. Ja esenca e tij : ... “Ne sot, ne momentin mė te duhur, jemi tubuar kėtu ne Kosmaq te Drenicės legjendare, qė te vazhdojmė rrugen tonė luftarake deri ne ēlirimin e plotė tė tė gjitha tokave shqiptare dhe ta formojmė shtetin tonė gjithėshqiptarė”. Ai mėtej sjell te dhėna se “Lėvizja demokratike pėr ēlirim dhe bashkim gjithėkombėtar” do te kėtė forca qė t-i kundėrvihet tradhėtisė komuniste ne Kosovė e ne Shqipėri dhe te ēlirojė vendin, duke aluduar ne pėrkrahjen e aleatėve perėndimorė dhe ne urrejtjėn e tyre qe kanė ata ndaj komunistėvė si ne Kosovė, Shqipėri, Jugosllavi dhe ne vetė Bashkimin Sovjetik, ku e ka burimin e gjithė ideologjia komuniste. Ajet Gėrguri me njė ton rė ashpėr shton : “”Tradhtia e Enver Hoxhės e bėri te luftohet Mit-hat Frashėri dhe ballistėt, qe te vriten pas shpine. Ai e la Drenicėn e shkoi ne Sanxhak dhe e tradhtoi Shaban Polluzhen per interesa komuniste...”. I nderuari Profesor Islam Dobra ne librin e tij tė lartpėrmendur nuk jep te dhėna se ēfar konkluzione dhe vendime muar ky Kongres. Por sipas fakteve te paraqitura mė lartė, ky do te jetė “Kongresi i TRETĖ i LNDSH-sė e qė z. I.Dobra e quan “Kongresi i Katėrtė” nese anashkalojmė ate (Kongresin apo Kuvendin) te Prizrenit qė u mbajtė me 28 nėntor 1944. Gjithashtu ne historiografinė tonė te asaj kohe e kemi edhe njė Kongres tjetėr qė quhet “KONGRESI I KATĖRT” i “Ballit Kombėtar” apo i DYTI i Lėvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare qė u mbajt ne Shkup me 1 qershor 1946, pra vetėm njė muaj pas kėtij te Kosmaqit *( ?!... )



Me t’u kthyer Halim 0rana ( nga paraburgimi i parė ne Beograd ), ne Shkup, Komiteti Qendror i LNDSH-sė u hyri pėrgaditjeve pėr thirrjen dhe mbajtjen e Kongresit te Dytė ( -IV-tė ). Ne grupin pėr konceptimin e dokumenteve, te cilat duhej t-i aprovontė Kongresi, u caktuan : Halim Orana, kapiten Hysni Rudi, mėsuesi Azem Morana dhe rrojtari Kemail Skėnderi, i cili, prapė, kishte rolin e lidhjes me veprimtarėt nga terreni. Realisht, siē shihet nga procesvėrbali i marrjės ne hetuesi i Ajet Gėrgurit, me 9 shkurt 1947, adresa e Komitetit Qendror te LNDSH-sė, per veprimtarėt dhe Komitetet Qarkore ne terren ishte: KEMAL BĖRBERI, SHKUP. Ngase ne Kongres nuk erdhėn pjesa mė e madhe e te ftuarve, mund tė konkludohet se ky u thirr me nguti dhe ne kohė te papėrshtatshme, kur ishte intensifikuar dhuna e OZN-ės ndaj grupeve guerile dhe jataqevė te tyre. Sipas te dhėnave nga hetuesia e anėtarėve te K.Q. te LNDSH-sė, ne Shkup, shihet se Kongresi u mbajt me 1 qershor 1946 brenda ne Shkup. Ne punimet e Kongresit moren pjesė vetėm 12 veta, kryesisht anėtarė te K.Q. dhe ndonjė veprimtarė nga viset e Shkupit. Sipas Kemail Skėnderit, disa delegatė paten nga dy vota, kurse disa nga tri vota.Pėr shembull: Mehmet Bushi pėrfaqėsonte Gostivarin dhe Kėrēovėn, Osman Ahmet Cami pėrfaqėsonte Strugen dhe Dibren, Kemail Skėnderi pėrfaqėsonte Reonin e –III-tė dhe –IV- te Shkupit, Azem Morana pėrfaqėsonte Reonin e –II-tė te Shkupit, Ferizajn dhe Kaēanikun, Hasan Hamit Bilalli pėrfaqėsontė Reonin e –I-rė te Shkupit dhe 0hrin, mandej tri vota kishte pėrfaqėsuesi i Prishtinės, Jusuf Agushi me pseudonimin “Faiku”, Haki Efendi Hogoshtin e shoqėroi ne Kongres Mumin Jakupi, dhe pati dy vota : pėr Kamenicė dhe Gjilan. Kapiten Hysni Rudi pėrfaqėsoi Gjakoven dhe Pejėn. Ne Kongresin e Dytė te “LĖVIZJES PĖR LIRIMIN E TOKAVE SHQIPTARE”, respektivisht te “Katėrtin e LNDSH-sė, u zgjodh Sekretariati i Komitetit Qendror te LNDSH-sė; Halim Orana, kryetar, Kemail Skėnderi, zėvendės- kryetar dhe Azem Morana sekretar, kurse per anėtarė te K.Q. te LNDSH-sė u zgjodhen : Jonuz Balla, Mehmet Bushi, Hamdi Berisha, Hysni Rudi, Mehmet Dumani, Osman Cami, Mit-hat Tėrshana, Hasan Bilalli, Haki Efendi Hogoshi. Per delegat per lidhje te K.Q. te LNDSH-sė me komitetet qarkore te Gjilanit, te Kaēanikut, te Ferizajt, te Prishtinės, te Vushtrrisė dhe te Mitrovicės u caktua Hamdi mulla Imer Berisha i Gjilanit, i cili, pėrnjėhere pas kėtij Kongresi, siē ka konstatuar Ajet Gėrguri ne hetuesi, i ngriti komitetet Qarkore ne qytetet e zėna ngojė dhe ate mbi platformen e re organizative te LNDSH-sė. Ne Kongresin e Dytė te LpLTSH, - gjegjėsisht te “Katėrtin e LNDSH-sė”, mori pjesė edhe Luan Gashi, sekretar i Komitetit te Ballit Kombėtar ne Perugjė te Italisė ( thuhet se kishte ardhė ilegalisht dhe prap u kthye ilegalisht nėpėr Greqi- ver. E ime : E.Fazlija ). Dokumenti mė i rėndėsishėm, i aprovuar ne kėtė Kongres, ėshtė SHEMA E ORGANIZIMIT dhe PROGRAMI i LĖVIZJES PĖR LIRIMIN E TOKAVE SHQIPTARE – LpLTSH; Meqė kėto dokumente i konceptoi gjilanasi Halim 0RANA, jeta dhe vepra e te cilit, ne rend tė parė, i pėrket visit prej te cilit doli, kėtu po sjellim pa asnjė ndėrhyrje.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent - Faqe 2 Empty Re: B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 8:50 pm

S K E M A E O R G A N I Z I M I T, (parashihte):



01. Ne ēdo vend (qytet e katund) formohet “Komiteti i vendit pėr Lirimin e Tokave Shqiptare”;

02. Per koordinim pune ne mes tė ktyne komiteteve te vendit, janė “Komitetet epruer”

03. Komiteti Epruer mvaret nga Komiteti Qendruer.Te parėt janė ne lidhje me komitetet Epruer e kta me Komitetin Qendruer;

04. Ēdo Komitet formohet nga : kryetari, sekretari, antari i Parė, antari i dytė. Dhe pėrgjegjės te ndryshėm simbas nevojės;

05. Kėta i ndajnė detyrat dhe pėrgjegjėsinė simbas nevojes e zotėsisė. Drejtimin e pėrgjithshėm e mban kryetari, administron dhe zbaton urdhėnat e Komiteteve Eprorė;

06. Sekretari, bashkė me dy antarėt kanė : Sherbimin e propagandave te lajmeve, edhe si detyrė kryesore, ndėrlidhjen, ashtu edhe Sherbimin ekonomik dhe politik;

07. Shėrbimit politik i takon kujdesja e posaēme. Per kėtė ēdo Komitet formon nji trup nen emnin “SIP” – ( SIGURIMI POLITIK ). SIP-i e ka per detyrė mbledhjen e informatave mbi pėrsonat e ndryshėm dhe heton siguriumin e mirvajtjės sė veprimtarisė sė komiteteve;

08. Komitetet e Vendit veprojnė ne marrėveshje ne mes t- antarve;

09. Komitetet Eprorė kanė po kėta pėrsona; por nga shkaku se do te kenė ma shumė punė, antarėt do t-i ndajnė detyrat dhe ne rast nevoje te formojnė Seksione me referentė dhe pėrgjegjės. Dokumenti tjetėr, mė rėndėsi shumė te madhe per mendimin politik shqiptar, ėshtė: PROGRAMI I “LĖVIZJES PĖR LIRIMIN E TOKAVE SHQIPTARE”, i cili pėrmban kėto pesė pika:



P R O G R A M I



01. Liri dhe pamvarsi te plotė me te drejtė vetqeverimi ne bazė te vullnetit te popullit, te ēfaqun lirisht;

02. Nėn “tokat shqiptare” kuptohen krejt vendet ku banojnė shqiptarėt ne 60 %, pa dallim se si quhet krahina e vendi dhe nga kush asht i pushtuem ;

03. “Lėvizja pėr Lirimin e Tokave Shqiptare” nuk ka qendrim anmiqsuer kundėr asnji populli fqij, as kundėr partive politike, vetem insiston ne menyre kulturale dhe me arme do te pėrpiqet me arrijte idealit shekullor te kombit shqiptar qi te jetė i lirė dhe vetėsundues ne shtet te vet me kufij ethnik ;

04. Mbasi te vendosen kufijt etnik, pa marr parasysh tjerat kushte te kufijve si jane : strategjik, ekonomik, politik etj., ne mėnyrė miqsore do te shkėmbehet popullata e pakicave nacionale, tue i terhėqė shqiptarėt qi do te mbetin jasht kufijve ne vend t-atyne qi do te shpėrngulen dhe do te pėrcjellen jashtė;

05. Ne kohė paqe, LpLTSH nuk do te pushojė por do te vazhdoi si SHERBIM ROJE te te drejtave te popullit shqiptar, si t-atyne tė mbrenshmėve, ashtu edhe t-atyne te jashtmve, nderkomtare tue u organizue pėr regjim me te vėrtetė demokratik dhe per relacione miqsore me popujt fqi ballkanik.

Nga Kongresi i Katėrt i Lėvizjes pėr Lirimin e Tokave Shqiptare.



Rroftė Shqipnija e vėrtete me kufijt e sajė etnikė!” – pėrfundon ky Program.



KONGRESI I LIPOVICĖS



APO KONGRESI I TRETĖ – ( i- V-tė) i LĖVIZJES PĖR LIRIMIN E TOKAVE SHQIPTARE- LpLTSH, respektivisht te LĖVIZJES NACIONAL-DEMOKRATIKE SHQIPTARE – LNDSH-sė



Kongresi i –III-tė i LpLTSH apo i – V-ti i LNDSH, shkurt: Kongresi i Lipovicės, tani Blinajės, punimet i filloi me 25 korrik 1946, me njė vonesė te madhe pėr disa shkaqe:

01. E para, gjatė ardhjes sė delegatėve te Degėve te NDSH-sė, si dhe te Grupeve te armatosura ne vendin ku do te mbahej Kongresi, u hetuan lėvizje te mėdha te forcave te KNOJ-it dhe te OZN-ės ;

02. E dyta: nuk arriten delegatėt as pėrfaqėsuesit e grupeve te Guerillės shqiptare nga Dukagjini ;

03. E treta: nuk arriti pėrfaqėsuesi i K.Q. te LNDSH-sė te Shkupit, Kemail Skėnderi

04. E katėrta : nuk arriti Profesor Ymer Bewrisha, kurse njė “letėr” qė i arriti Kongresit ne emėr te tij, nga OZN-a, se nesė Ai ( pra Y.Berisha ) nuk do tė arrintė, ne vend tė tij te fliste Hilmi Zariqi” – ishte farė i dyshimte, dhe :

05. E pesta :Njėsiti gueril i Jetullah Zabelit te Rezallės dyshoi ne besnikėrinė e korrierit per lidhje midis Hilmi Zariqit dhe “Profesor Ymer Berishes” dhe pikėrisht ne Rexhep Alushin nga Carrabregu i Deēanit, te cilin e arrestoi dhe te lidhur e sollėn ne vendin e Kongresit.



Ky Kongres u mbajt ne lendinėn “TE VORRI I HOXHĖS” nė Lipovicė ( Blinajė),

Midis fshatrave: Risinoc, Kroimirė dhe Fushticė.

Kongresi i Lipovicės i zhvilloi punimet e veta me kėtė :



R E N D D I T E



01. Hapja e Kongresit dhe fjala pėrshendetėse e kryesuesit te Kuvendit ;

02. Raporti i K.Q. te LNDSH-sė per ushtrinė – UPDSH-sė, fjala e delegatit te K.Q. nga Shkupi, i cili nuk arriti, sepse ndėrkohė ishte arrestuar, dhe pjesmarrėsit as qe e dinin, prandaj ky Raport nuk u mbajtė fare;

03. Nuk u mbajt as referati pėr punėn e 0.P. “BESA KOMBĖTARE”, qe ka pasė te flasė prof. Ymer Berisha, por ai, mjerisht ishte vrarė qysh me 11 korrik 1946, mirėpo kongresistat akoma nuk e dinin, por shpresonin se ndoshta do te arrije profesori, ndoshta edhe me njė vonesė te konsiderueshme ;

04. Raporti i punės sė 0rganizates Nr.2 te LNDSH-sė nga Ajet Gėrguri ;

05. Pergjigjja e pėrgaditur e 0rganizates Nr.2 te NDSH-sė, ne letrėn e ardhur nga Komiteti ne Greqi Komitetit Qendror te LNDSH-sė ne Shkup te datės 5 korrik 1945, ku ata nga Greqia kėrkonin qe Forcat e armatosura te maleve dardane te braktisin jeten e maleve e te emigrojnė ne Greqi, ku Kongresi me shumicė votash e hodhi poshtė me motivacion se NUK LIHEN TROJET TONA DHE FAMILJET NĖN KĖMBĖT E GJAKSORĖVE SLLAV!- “Te mbrojmė atdheun, nderin e familjeve e vorret e tė parėve deri ne pikėn e fundit te gjakut tonė!”- tha para kongresistėve atdhetari Ukshin Kovaēica ;

06. Lėvizja balliste- “Lėvizja pėr Lirimin e Tokave Shqiptare” prej tash e tutje te quhet :”LĖVIZJA NACIONAL-DEMOKRATIKE SHQIPTARE”- LNDSH ;

07. Forcat e Armatosura te Gueriles Shqiptare dhe Ushtria balliste e bashkuar, te quhet:USHTRIA POPULLORE NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE- UPNDSH ne Malet e Lira te Kosovės ;

08. Profesor Ymer BERISHA, emėrohet Kryekomandant i UPNDSH-sė dhe Kryetar i tėrė LĖVIZJES NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE, ( zgjedhja e Komandantit Suprem dhe ndarja e Ushtrisė sonė kombėtare ne 5 Divizione si dhe rregullimin disciplinor te ushtrisė sonė ) ;

09. Zgjedhja e Komitetit Qendror tė LNDSH-sė, kryetar Prof. Ymer Berisha, Nėnkryetar: Ajet Gėrguri, Sekretar: Gjon Serreēi dhe anėtarėt tjerė te K.Q. ;

10. Emėrimi i SHTABIT SUPREM TĖ UPNDSH ne Malet e Kosovės dhe pėrcaktimi i Zonave 0perative si dhe ristrukturimi i hierarkisė ushtarake : Njėsiti mė i vogėl te quhet :Ēetė, kurse sipas zhvillimeve ne terren, mund te krijohen edhe Batalionė, Brigada e deri ne Divizione; si dhe rregullimi disciplinor i Ushtrisė Popullore NDSH-sė, Gjygjet disciplinore ne ēdo hierarki ushtarake si dhe atij ( Gjyqi) penal ne kuadėr te brigadave ;

11. Pėrcaktimi i Rregullorės pėr ēėshtjet me rojen, furnizimin me ushtrimin dhe pajisjen e ushtrisė me armatime te nevojshmė ( pritej pėrgjegjėja e Komisionit te Veēantė te K.Q. te LNDSH-sė, qe kishte lidhje me Misionin ushtarak anglo-amerikan ne Tiranė, Shkup, Athinė dhe Romė.



M b y l l j a e K o n g r e s i t .

Ky rrefim i shkurtėr historik i Lėvizjes sonė kombėtare gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe pas saj, ka pėr qellim qė brezave tė tashėm dhe atyre qe do tė vijnė, t’ua paraqesė pak a shumė, besnikėrisht kronologjinė e atyre ngjarjeve mė tė rėndėsishme, nė mėnyrė qė lexuesit ta kuptojnė dhe te mėsojnė historinė tonė te idhtė kombėtare, e cila, pėr njė gjysmė shekulli ka qenė e anatemuar. Te mėsojmė se si janė bėrė pėrpjekje mbinjerėzore nga patrioti dhe atdhetari mė i shquar qė ka pasur ndonjėhere Kosova, siē ka qenė profesor Ymer Berisha. Pėr tė shkruar pėr tėrė veprimtarinė e gjithanshme atdhetare tė tė pavdekshmit prof. Ymer Berisha, nuk mjaftojnė vėllime te tėra librash e jo mė te pėrfshihen te gjitha te bėmat e tij ne njė Kumtesė te tillė, te pėrkufizuar me 0rar pune te kėsaj Tribune Pėrkujtimore tė tė Djathtės Shqiptare, por sadopak nuk mund te tejkalohet pa u cekė dukshėm angazhimi i Ymer Berishės pėr strukturimin e njė LĖVIZJE mbarėkombėtare, ne gjirin e sė cilės do te veprojė USHTRIA KOMBĖTARE SHQIPTARE, siē ishte vendosur ne Kuvendin historik te Dobėrdolit, Ndėrkohė, prof. Ymer Berisha krijoi lidhje dhe marrėdhėnje te mira e vėllėzerore me te gjithė prijsat e Ēetave luftarake si dhe me prijės tjerė politik an e kėnd Kosovės, u lidh edhe me ēetat luftarake te Xhemė Gostivarit, Mefailėt e Zajazit, Sylė HOTLIN, me Ēeten e Lamė Breznicės, me ate tė Bahtir Dumnicės, Shyt Marefcit, Bislim Bajgorės, Ukshin Kovaēicės, Ahmet Selacit etj. Njėkohėsisht Ymer Berisha vuri marrėdhėnje dhe bashkėpunim me luftėtarėt e Lumės, respektivisht me prijsin e BESĖLIDHJES SĖ LUMES, Muharrem Bajraktarin, me Pashuk Kolė Mirakajn e Pukės dhe me Komandantin e Forcave te BESĖLIDHJES sė MALĖSISĖ DHE TE SHKODRĖS, Dr. Mark Gjomarkajn, me te vetmin qellim qė gjitha forcat nacionaliste te jenė te bashkuara ne njė FRONT te vetmin dhe te krijojnė njė Komandė te vetme Supreme, e cila do te prezentojė denjėsisht ushtrinė kombėtare shqiptare ne luftė kundėr komunizmit dhe kundėr sllavizmit.Ndėrkohė, Ymer Berisha u lidh edhe me Misionin ushtarak anglez nė Tiranė dhe atij i dėrgonte raporte te hollėsishme duke e njoftuar mbi luften ēlirimtare te Forcave Kombėtare ne malet e Dardanisė, dhe i kėrkontė z. HADSON ne letrėn e datės 22 tetor 1945, qe ky te ndėrhyjė te qeveria e tij ne Londėr si dhe te ajo e SHBA qe te pėrkrahin luftėn tonė te drejtė, antikomuniste, dhe te na furnizojnė me mjete dhe armatim pėr me mujtė me pėrmbysė sa mėpara regjimin gjakatar komunist, dhe instalimin e shtetit demokratik, ashtu siē janė ato te demokracisė perėndimore. Gjatė kėtyre pėrpjekjeve, kur ky, bashkė me Komandantin e Pėrgjithshėm te UPDSH-sė dhe shokun e luftės Ukė Sadikun ishin ne udhėtim e sipėr pėr ne Shqipėri, ndodhi tragjedia e luftės sė SIĒEVĖS me 12 shtator 1945 ku u vranė luftėtarėt mė tė mirė te Ēetės sė Ukė Sadikut dhe Ymer Berishės, bashkė me Zėvėndėskomandantin e sajė Shaban Sadikun, vėllaun e Ukės, dhe u plagos rėndė heroina e kombit MARIJE SHLLAKU, cilėn, pastaj, me tradhėtinė e disa bukėshkelėsave, e zuri OZN-a sllavokomuniste, dhe ashtu te plagosur e dėrguan sėpari nė Skenderaj e pastaj ne burgun famkeq te Mitrovicės ku e malltretuan kriminelėt antishqiptar: Gojko Medenica, Spasoje Gjakoviqi dhe tradhtari i kombit :”Kapiteni Nisim”, alias Nazmi KURSANI qe pastaj ta dėrgojnė ne Gjykaten krahinore ne Prizren, ku bashkė me tre atdhetarėt shkodran: At Bernard Llupin, Kolė Parubin dhe Gjergj Martinin do te denohen me vdekje pėr t-u ekzekutuar natėn e 24 nėntorit 1946 diku ne paragjet e Prizrenit ku sot e atė dite nuk u dihen varret kėtyre heronjve te kombit, ndersa 23 djelmosha, kryesisht nga Peja dhe Prizreni, qe ishin akoma adoshelent dhe nxėnės te Gjimnazit te Ultė, u denuan me burgim ne kohėzgjatje te ndryshme, sepse paskan pasė formuar 0rganizaten e Rinisė “BESA KOMBĖTARE” dhe paskan botuar revisten ilegale “DRITA E LIRISĖ”.



Marije Shllaku, pėr profesor Ymer Berishen ishte njė sinonim i krenarisė, trimėrisė, mėnēurisė, besnikėrisė dhe atdhedashurisė sė femrės shqiptare. Ishte “Orleana” e Shkodres, ishte “Janica” e Sulit, ishte “Shota” e Drenicės, ishte “Teuta ilire!” Prandaj e nderonte dhe e ēmontė kėtė vajzė mėtepėr se ta kishte motėr, dhe ndjeu dhimbje te thellė kur mėsoi pėr fatin e saj tragjik.

KUSH ISHTE “DURIM VULLNETI”?



Durim Vullneti ka qenė pseudonimi i Profesor Ymer Berishės, me te cilin ky ka nėnshkruar disa dokumente me rėndėsi te veēantė, cilat disa prej tyre janė ruajtur deri ne ditėt e sodit nga besnikėt e “Besės Kombėtare” e qe i ka zbuluar publicisti i mirėnjohur kosovar Jetish Kadishani.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent - Faqe 2 Empty Re: B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 8:50 pm

SI NDODHI VRASJA E PROFESOR YMER BERISHĖS ?

Siē dihet deri sot, Ymer Berisha u vra ne fshatin HEREĒ, te Gjakovės me 11 korrik 1946, duke u kthyer me shokėt e tij nga njė takim qe patėn me pėrfaqėsuesit e Rezistencės kombėtare nga Puka dhe Luma dhe me qėllim qė tė vazhdonin rrugėn drejt vendit ku do te mbahet Kongresi i –III-tė, apo i –V-tė i LNDSH-sė, qe te jenė sa mė afėr vendit te takimit pėr tė mundur tė marrin pjesė me kohė. Deri sot qarkullojnė tri versione tė kėsaj vrasje. Por njė fakt ėshtė i pakundėrshtueshėm, spiuni i OZN-ės, Rexhep Alush Beka, nga fshati Carrabreg i komunės sė Deēanit u fut ne radhėt e luftėtarėve te Ymer Berishės dhe Ndue Pėrlleshit, dhe fillimisht u tregua shum aktiv, deri sa e fitoi besimin e plotė tė tė gjorit profesor, dhe, bile edhe u bė korrieri i tij, kurse letrat qe ia jepte Ymer Berisha pėr t’i dėrguar ne destinacione te ndryshme tė bashkėpunėtorėve te vet, ky far korieri, para se t’i dorėzonte ne adresat e caktuara, shkonte dhe ia jepte t’i lexojė 0znashi Gojko Medenica ose Spasoje Gjakoviēi. Kėta kriminelė, pasi i lexonin mirė, i fotografonin letrat, sepse asokohe nuk ekzistonin aparatet e fotokopjimit, tani letrėn ja jepnin “korierit” e ky e dėrgonte ku duhej dhe aty priste me marrė pėrgjegjen pėr Profesorin, me te cilėn, vepronte ne tė njėjten mėnyrė si mė parė me letren e Ymer Berishės.

Ne njė takim qe kam patur me atdhetarin Istref Sheqa - Hoti, ne Kavajė, me 28 nėntor 1996, me pat treguar, tani veē i ndjeri Xhaxhi Istref, se si ka qenė pjesmarrės i Kuvendit te Lipovicės si dhe, ky bashkė me tre shokė te tjerė, kanė qenė anėtarė te Gjygjit Ushtarak te Kongresit te Lipovicės dhe si i kanė zhvilluar hetimet pėr fajin dhe shqiptimit te denimit, spiunit jugosllav, njėfarė mbeturine e quajtur Rexhep Alush Beka nga Carrabregu i Deēanit, i cili e pranoi para kėtij Gjygji, pasi ja zunė njė letėr- LEJĖQARKULLIMIN e lėshuar nga shefi i Ozn-ės sė Kosovės, Spasoje Gjakoviēit, dhe ma ne fund ky tradhtar deklaron: “se me doren time e kam vra Ymer Berishen si dhe deri tash i kam vra mbi 20 shqiptar –armiq te regjimit te ri komunist”... “Tradhtari – tha Xha Istrefi, e mori denimin e merituar dhe shkoi si qeni ne rrush.”... Ndėrsa, ne dy librat e botuar kohėve te fundit ne Kosovė, ai i publicistit te mirėnjohur Jetish Kadishani, me titull: “NDUE PĖRLLESHI, TRIMI I DUKAGJINIT”, e pėrshkruan ngjarjen tragjike te vrasjes sė Ymer Berishės sipas tė dhėnave autentike te dėshmitarėve qė akoma janė gjallė, por ėshtė diēka, qė mua, si gjurmues i kėsaj historie tragjike, po me mundon shum kohė, rasti i mėsuesit gjakovar FEHMI KURA, ku z. Kadishani, sipas dėshmitarėve, thotė se Ndue Pėrlleshi ja ka dhėnė ēanten e Prof. Ymer Berishės, ne te cilėn ka qenė DITARI i tij i Luftės, si dhe disa libra e materiale tjera, duke i thėnė: “Merre kėtė ēantė se ti je mėsues e ndoshta din me e dėshifruar Ditarin e Profesorit qe e ka shkruar te shifruar dhe me njė dorėshkrim fare te pakuptueshėm per tė tjerėt”...- dhe shton: se aty Fehmi KURA u nda prej Ndue Pėrlleshit dhe shokve te tjerė dhe u nis drejt Gjakovės, ku jo shum larg, ra ne pritė te partizanėve dhe ata e vranė duke menduar se ėshtė Ymer Berisha ne bazė te ēantės sė Ymerit qe e kishte me vete”... Ndėrsa per tė njėjtin rast e te njėjtėn ngjarje, Prof.dr. Islam Dobra, ne librin e tij: “Profesor Ymer Berisha, Kryetar i Lėvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare dhe Komandant i Ushtrisė Popullore pėr Kosovė dhe Maqedoni Perėndimore”, ne faqen 205 tė kėtij libri, dukė pėrshkruar vrasjen e Ymer Berishės, qe pak a shumė pėrputhet me pėrshkrimet e bėra nga z.Kadishani, ky, ne vend te mėsuesit FEHMI KURA, pėrmend mėsuesin SAMI PURA, i cili, sipas disa versioneve, ky far Samiu nuk paska qenė i pastėrt dhe dyshohet se ky nuk u vra atė ditė, siē thekson Kadishani, por i qenka dorėzuar vet organeve te ndjekjes dhe se “Sot e ate dite, nuk e ka parė askush, as te gjallė e as te vdekur, pa xhenaze, pa varr, pa nishan...”. Kurse ne kujtimet e z. Skėnder Berisha, djalit te komandantit Ukė Sadikut, thuhet se atė ēantė me ato dokumenta e ka marrė Uka dhe e ka pas fshehur diku afėr njė lisi, ne dhe, dhe sot nuk e di askush se ku mund te ketė qenė ky vend, sepse koha e ka bėrė tė veten dhe ai Ditar ka humbur, qė sigurisht per brezat e ardhshėm dhe sidomos per historinė tonė kombėtare dhe historianėt kishte me pas njė vlerė jashtzakonisht te madhe, sepse, sigurisht se ka pasė te dhėna te sakta e me rėndėsi te veēante. Sidoqoftė, Profesor Ymer Berisha ka vdekur siē vdesin trimat dhe luftėtarėt ne mision per bashkimin e forcave kombėtare, dhe sot nuk i dihet varri i saktė, pasiqe okupatorėt dy here e varrosen dhe e ēvarrosen, qė per te treten here, natėn, hajdutēe, siē e kanė zanat vetėm kriminelėt e ēveshur nga ēdo ndjenje njerėzore, shkuan e nxoren kufomen nga ai varr dhe e treten ose e humbėn dhe qė sot e atė ditė nuk dihet se ku pushojnė eshtrat e kėtij martiri. Mirėpo ka mbetur e gjallė IDEJA e TIJ ēlirimtare, ide tė cilėn me besnikėrinė mė tė madhe e ka ndjekur dhe do ta ndjekė deri nė frymėn e fundit BESĖLIDHJA KOMBĖTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE, trashėgimtarja e vetme legjitime e Organizatės “BESA KOMBĖTARE”. Dhe kjo BESĖLIDHJE, si subjekt politik, deri mė sot, nė tė gjitha aktivitetet e saj gjithmonė ėshtė prirė nga PARIMET THEMELORE dhe BETIMIT, tė trashėguara nga i pavdekshmi Profesor Ymer Berisha dhe bashkėluftėtarėt e tij, trima e besnikė, qė dhanė jetėn e tyre nė Altarin e Lirisė pėr pavarėsinė dhe tėrėsinė e trojeve etnike shqiptare. Besėlidhja jonė e mori kėtė emėr me 16 gusht 1972, kur u shkrinė nė Njė, gjashtė Organizata politike ilegale tė Kosovės dhe tė Maqedonisė Perėndimore dhe aty u vendos qė ky UNIZIM i kėtyre forcave patriotike-politike tė pagėzohet me emrin e pėrcaktuar qysh nga heroi dhe strategu ynė, Ymer Berisha, e ai emėr ishte: BESA (BESĖLIDHJA) KOMBĖTARE, duke ia shtuar edhe VIRTYTIN dhe PĖRKATĖSINĖ, pra: DEMOKRATIKE SHQIPTARE. Kjo Besėlidhje, qė nga ristrukturimi i saj mė 1972, ne Kosovė nuk pati shans tė veprojė pėr shkak tė ndjekjeve dhe persekutimeve tė bėra nga pushtetmbajtėsit gjakpirės, por aktivitetin e saj politik dhe patriotik e shtriu nė diasporė, sidomos nė Europėn Pėrendimore, ku edhe luajti njė rol shumė tė rėndėsishėm, duke i treguar botės se shqiptarėt qė jetojnė nė robėri, tani tė ish-Jugosllavisė, nuk janė terroristė, por janė tė okupuar e tė shtypur barbarisht dhe kėrkojnė qė tė lirohen nga kėto pranga te robėrisė. Po ashtu, e kemi bindur Perėndimin se nuk janė kosovarėt tė gjithė marksistė-leninistė, siē na akuzonte Beogradi, por shumica dėrmuese, gati 95% e luftėtarėve tė lirisė jemi NACIONALISTĖ, ndėrsa pas luftės heroike tė UĒK-ės dhe ndėrhyrjes sė NATO-s me 1999-ėn, nė Kosovė, u vėrtetua se as 5% e Luftėtarėve nuk i takojnė asaj ideje kobzezė, pra marksizėm-leninizmit. Sot ne Kosovė janė shtuar shumė parti politike dhe Shoqata, 0rganizata qeveritare e joqeveritare etj., por pėr ēudi, janė tė pakta ato rryma qė kanė njė Program tė PĖRAFĖRT, sepse identik jo se jo, me atė tė BESĖLIDHJES KOMBĖTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE e cila ka si parim kryesor: RIBASHKIMIN E TROJEVE ETNIKE SHQIPTARE. Politikanėt tanė ne Kosovė, pėrt tė mos i prishur marrėdhėniet e tyre tė mira me UNMIK-un dhe KFOR-in nuk kanė dėshirė ta zenė nė gojė KĖRKESEN E PĖRHERSHME tė popullit pėr liri, demokraci, ribashkim kombėtar, sepse ata duhet t’i pėrmbushin 8 Pikat e STANDARTEVE pėr tė fituar pushtetin, kurse ĒLIRIMIN dhe RIBASHKIMIN E TROJEVE ETNIKE as qė e pėrmendin, duke e quajtur edhe herezi njė kėrkesė tė tillė.



Ajo mė tragjikja qė sot shfaqet anė e kėnd Kosovės, ėshtė neglizhenca e Organeve qeverisėse tė Kosovės qė asnjė prej tyre nuk u kujtua t’a ndriēojė figurėn e ndritshme tė Profesor Ymer Berishės. Sot nė Kosovė ndahen medalje e mirėnjohje nė baza partiake e jo nė baza tė merituara kombėtare. E kush ka qenė mė i merituar se sa Ymer Berisha? Pse sot nė kryeqytetin e Kosovės, por edhe nė asnjė qytet tjetėr, asnjė shesh nuk e mban emrin e kėtij Heroi ? Askund nė Kosovė nuk gjendet njė pėrmendore, se SHTATORE, jo se jo, e Ymer Berishės (!?...). SA rrugė nė qytetet e Kosovės mbajnė emrin e Ymer Berishės, Ukė Sadikut e tė MARIJE SHLLAKUT?!. As vendvarrimi i parė i Ymer Berishės nė fshatin HEREĒ tė Gjakovės nuk u shėnua, sė paku me njė pllakė pėrkujtimore!?. I gjori Komandant i Pėrgjithshėm i Ushtrisė popullore Demokratike Shqiptare! Pse vallė kėshtu!? A nuk ėshtė mėkat qė turpin po e mbulojmė me heshtje! Kur e qysh do t’ia lajmė BORXHIN kėtij VIGANI, qė nė moshėn 34 vjeēare dha jetėn pėr lirinė dhe pavarėsinė e atdheut – DARDANISĖ ILIRE. A do tė kontribuojė kjo Tribunė e sotme qė t’i zgjojė ndėrgjegjiet e fjetura tė atyre qė duhet ta lajnė borxhin nė mėnyrė simbolike e kombėtare. Uroj qė tė jetė kėshtu siē dėshirojmė, jo vetėm unė, si ushtar i pėrvuajtur i Idesė sė Tij tė lartė, tė dlirtė dhe humane, por i tė gjithė atyre shqiptarėve atdhetarė kudo qė janė. Uroj qė brezat e ardhshėm tė mėsojnė tė vėrtetėn reale mbi veprimtarinė kolosale tė Komandantit legjendar tė Maleve Dardane, DURIM VULLNETIT, alias Ymer BERISHA, politikan, strateg, ushtarak, filozof, gjuhėtar, historian, gjeograf, arkeolog, e mbi tė gjitha: NJERI HUMAN.



LAVDI EMRIT DHE VEPRĖS SĖ HEROIT KOMBĖTAR PROFESOR YMER BERISHĖS!



E m i n F A Z L I J A

alias

EMIL KASTRIOTI, kryetar i BESĖLIDHJES KOMBĖTARE

DEMOKRATIKE SHQIPTARE - B.K.D.SH.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent - Faqe 2 Empty Re: B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 8:51 pm

NĖ FORMĖ TĖ PĖRFUNDIMIT PĖR DISA ĒĖSHTJE THELBĖSORE



Duke pėrfunduar radhitjen e kėsaj Kanunorje, linden shumė pyetje dhe dilema. E ato ishin mi mjegullimin e disa ēėshtjeve thelbėsore qė kanė karakter historik dhe nuk mund tė keqtrajtohen pėr shkak tė keqinformimit apo devijimeve tė qėllimshėm nga e kaluara jonė.



Njė gjė duhet saktėsuar pėrfundimisht se ne Kosovė dhe viset e saja tė robėruara gjatė dhe pas Luftės se Dytė Botėrore, Organizata BALLI KOMBĖTAR nuk ka mbajtur kurfar kongresi. I vetmi Kongres ka qenė ai qė u mbajt nė fillim tė Janarit 1944 nė Berat, kurse Kongresin e Dytė, tė Tretė, Katėrt ...etj. i ka mbajtur ne mėrgim, fillimisht ne Bagnpli tė Italisė , pastaj nė Amerikė. Nga kjo del fakti i pamohueshėm se Kongreset e LĖVIZJES pėr LIRIMIN e TOKAVE SHQIPTARE-LpLTSH, gjegjėsisht LĖVISZJES NACIONAL DEMOKRATIKE SHIQPTARE – LNDSH ne asnjė mėnyrė nuk mund dhe nuk duhet tė quhen “Kongreset e Ballit Kombėtare” sepse Balli Kombėtar nė Kosovė ka mbajtur Kongrese vetėm pas vitit 1991 e kurrsesi me 1945-46. Prandaj ėshtė koha qė tė vejmė piken mbi “I” dhe te kristalizohen punėt pėr shkak se ato Mbledhje, Kuvende dhe Kongrese nuk janė thirr as mbajtur nga Balli Kombėtar por nga Lėvizja NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE. Andaj duhet riradhitur kronologjikisht si vijon:

KONGRESI I PARĖ i Organizatės “BESA KOMBĖTARE”, Organizatė kjo Politiko – ushtarake qė do tė luaj rrolin kryesor nėė lutėn e LpLTSH-LNDSH, themeluar nga Prof Ymer Berisha, u mbajt me 28 Nėntor 1944 nė fshatin ABRI tė Skenderajt nė Drenicė;
Kongresi i DYTĖ apo “KUVENDI I DOBĖRDOLIT” nė Llapushė, u mbajt me 4 e 5 gusht 1945 po nga Prof. Ymer Berisha me shokė;
Kongresi i Tretė, ėshtė ai i Kopilakes qė u mbajt mė 14 e 15 gusht 1945 nėn kryesinė e Adem Gllasvicės, Prof. Ibrahim Kelemendi, Hysen Tėrpezės dhe tė tjerėve;
KONKGRESI I KARTĖRT = ėshtė ai i Shkupit qė u mbajt me 1 qershor 1946 siē ėshtė cekur nė materialin e botuar r nė kėtė libėr;
KONGRESI I PESTĖ ėshtė ai i Lipovicės apo BLINAJES qė u mbajt me 25 korrik 1946.


Nga kjo del se gjitha kėto Kongrese apo Kuvende i ka organizuar dhe mbajtur LĖVIZJA NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE, nga e cila, pas shumė vitesh dhe ristrukturimeve duel BESĖLIDHJA jonė KOMBĖTARE DEMOKRATIKE SHIQPTARE = B.K.D.SH., Pra ne asnjė mėnyrė nuk mund tė thuhet se nė Kosovė luftuan vetėm ballistat kundėr riokupimit sllavokomunist, sepse luftėn kryesore e udhėhiqen pjesėtaret e LNDSH, ata te RINISĖ NACIONALISTE SHIQPTARE, VULLNETARET dhe pjesėtaret e LIDHJES SĖ DYTĖ TĖ PIRZRENIT, e cila Lidhje ne asnjė mėnyrė nuk mund tė quhet balliste, kur dihet se LDP e formoi XHAFER DEVA, me ndihmese e gjermaneve. Ndėrsa dihet botėrisht se Balli Kombėtar ne fillim e ka luftuar nazifashizmin, sidomos nė Shqipėrinė jugore. Jam i bindur se vetėm nė kėtė mėnyrė mund ti shmangemi galimatiasit qe kanė krijuar disa historian e artikullshkrues nėpėr libra dhe gazeta te ndryshme, qoftė nė Kosovė, nė Maqedoni dhe nė Shqipėri duke i quajtur kėto Kongrese me nga dy emra, ēka ėshtė njė nonsens i paprsedan. Nuk ka logjike te shkrauash “Kongresi i Parėė i LpLTSH – gjegjėsisht: Kongresi i Tretė i Ballit Kombėtar” ... Kjo nuk pėrputhet me logjikėn e shėndosh dhe me argumentet historike.



Urojmė qė ky “dualizėm” historik tė korrigjohet dhe punėt tė bien nė bianrė tė shėndosha.



Mė 21 gusht 2008



BESĖLIDHJA KOMBĖTARE DEMOKGATIKE SHIQPTARE – B.K.D.SH.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent - Faqe 2 Empty Re: B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi