STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtė

B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent Empty B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 8:37 pm

RROFTĖ SHQIPNIJA E VĖRTETĖ ME KUFIJTĖ E SAJĖ ETNIKĖ!



Nga Kongresi i Dytė (IV) i Lėvizjes pėr Lirimin e Tokave Shqiptare. Shkup, me 1 qershor 1946 viti.



Gjithashtu nga ky Kongres duel edhe njė REZOLUTĖ me tė cilėn kėrkohej bashkimi i Kosovės dhe i viseve tjera shqiptare me Shqipėrinė. Ky bashkim parashihej tė arrihej me ndihmėn e Fuqive tė Mėdha, pėrkatėsisht tė Anglisė dhe SHBA. Ky Kongres i mori disa vendime me vlera historike, mirėpo rrethanat e imponuara politike e sidomos kapja e gjithė udhėheqėsisė sė KQ nga ana e OZN-ės, i bėri ato tė pavlefshme, gjegjėsisht tė parealizueshme edhe pse dihej se nėpėrmjet konsullatės angleze nga Qeveria Britanike u kėrkua ndihmė ushtarake e materiale, si dhe mendimi nėse ēetat e armatosura duhej tė qėndronin nė terrenin e Kosovės dhe Maqedonisė, apo tė tėrhiqeshin jashtė vendit. Gjithashtu, pėr mbajtjen e lidhjeve me konsullin turk dhe pėr sigurimin e pasaportave, u caktua Xhavit SELIMI.



Pas 55 ditėsh qė u mbajt ky Kongres, udhėheqėsit e LpLTSH - LNDSH, thirrėn Kongresin e ri qė do tė mbahej nė Kosovė. Kongresi do tė diskutonte pėr masat qė duheshin marrė pėr ruajtjen e anėtarėve tė LĖVIZJES, pėr BASHKIMIN e tė gjitha GRUPEVE qė vepronin me emra tė ndryshėm nė njė ORGANIZATĖ tė vetme. Kongresi i tretė i LpLTSH apo Kongresi i V-tė i LNDSH, u organizua nė malet e Lipovicės, (Blinajės), afėr Lipjanit, mė 25 korrik 1946. Nė kėtė Kongres morėn pjesė kryesisht veprimtarėt e SEKTORIT TĖ DYTĖ, luftėtarė tė grupeve tė armatosura tė Osman BUNJAKUT, Ukshin KOVAĒICĖS nga Kovaēica dhe tė Haradin VIDISHIQIT po nga Shala e Bajgores, Hilmi ZARIQIT nga BAICA e Helshanit (Drenicė), Arif SHALĖS, hoxhė nga Sankofci i Drenicės. Pėrveē udhėheqėsve tė grupeve ishin tė pranishėm edhe veprimtarė tė dalluar tė LNDSH, si Ibrahim GRAINCA - CERNILLA, Rrustem STATOVCI, Hasan BILALLI, Riza STRELLCI, Eshref SHEQA, Shemsi HAZIRI, Azem JASHANICA, Jetullah MUHARREMI, Ymer FAZLIJA, Bajram MUSLIU, Xhahit GAFURRI, Smajl SLLAMNIKU, Aziz ZHILIVODA, Isuf VISOKA, Ramadan BERISHA, etj. Kongresi i 3-tė i LpLTSH apo i -V-ti i LNDSH, ishte mė masivi pėr nga numri i pjesėmarrėsve - (250 veta), por mė i shkurtri pėr nga kohėzgjatja.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent Empty Re: B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 8:37 pm

Kongresi i Lipovicės i zhvilloi punimet me kėtė rend dite:



Hapja e Kongresit,
Raporti i K.Q. pėr Ushtrinė - UPNDSH-, Fjala e delegatit tė K.Q. nga Shkupi i cili nuk arriti, sepse ndėrkohė ishte arrestuar dhe kongresistėt as qė e dinin;
Ekspoze pėr punėn e Organizatės “BESA KOMBĖTARE” dhe tė Sektorit tė Dytė,
a. Fjala e z. Prof. Ymer BERISHĖS dhe z. Ajet GERGURI.

b. Raporti i Sektorit tė Parė, ...

Pėrgjigje e letrės sė SEKTORIT tė DYTĖ, tė datės 5 korrik 1945, dėrguar K.Q. nga Greqia ku kėrkonin qė forcat e armatosura tė maleve tona tė braktisin jetėn e maleve e tė emigrojnė nė Greqi, ku Kongresi njėzėri e hodhi poshtė me motivacion se NUK LIHEN TROJET TONA dhe familjet nėn kėmbėn e gjaksorėve sllavė. Tė mbrojmė atdheun, nderin e familjes e vorret e tė parėve deri nė pikėn e fundit tė gjakut tonė - tha para kongresistėve, atdhetari Ukshin KOVAĒICA.
Zgjedhja e Komandės Supreme tė Ushtrisė sė Maleve – UPNDSH, tė Kosovės dhe viseve shqiptare nėn Jugosllavi (Komanda do tė duhej tė pėrfshinte organizatorėt, pėrfaqėsuesit e Komitetit Qendror tė LNDSH nė Shkup, tė delegacionit dhe tė komandantėve tė ushtrisė).
Zgjedhja e Komitetit Nacional Demokratik Shqiptar dhe e SHTABIT tė PĖRGJITHSHĖM tė FORCAVE tė ARMATOSURA tė MALEVE (nė zgjedhje duhej tė merrnin pjesė pėrfaqėsuesit e popullsisė shqiptare tė tė gjitha trevave tė Kosovės, Maqedonisė Perėndimore, Kosovės Lindore dhe asaj Perėndimore: Sanxhak, Plavė e Guci deri nė Ulqin e Tivar).
Zgjedhja e Komandantit dhe ndarja e ushtrisė kombėtare nė 5 divizione tė kompletuara me aradha, si dhe rregullimi disiplinor i ushtrisė - UPNDSH;
Pėrgjigje ēėshtjeve pėrkitazi me rojėn, furnizimin, ushtrimin dhe pajisjen e ushtrisė (pritej pėrgjigja e Komisionit Qendror tė KQ tė LNDSH, qė kishte lidhje me Misionin Ushtarak anglo-amerikan),
Mbyllja e punimeve dhe redaktimi i rezolutave dhe konkluzioneve tė Kongresit tė Tretė tė LpLTSH, gjegjėsisht tė -V-tit tė LNDSH.


Kongresi i Lipovicės punimet i filloi me 25 korrik 1945, nga mezi i ditės me njė vonesė tė madhe pėr disa shkaqe: E PARA, gjatė ardhjes sė delegatėve tė LNDSH - LpLTSH dhe tė grupeve tė armatosura nė vendin ku do tė mbahej kongresi, u hetuan lėvizje tė mėdha tė forcave tė KNOJ-it dhe tė OZN-ės; E DYTA, nuk arritėn delegatėt as pėrfaqėsuesit e gueriles shqiptare nga Dukagjini; E TRETA, nuk arriti pėrfaqėsuesi i KQ tė LNDSH tė Shkupit, Kemajl SKENDERI; E KATĖRTA, nuk arriti Prof. Ymer BERISHA, kurse njė letėr qė i arriti Kongresit nė emėr tė tij, pėrgatitur nga OZN-a, se nėse ai nuk “do tė arrinte, nė vend tė tij tė fliste Hilmi ZARIQI” - ishte e dyshimtė dhe E PESTA, njėsiti gueril i Jetullah ZABELIT tė Rezallės, dyshoi nė besnikėrinė e korrierit pėr lidhje midis Hilmi ZARIQIT dhe “Prof. Ymer BERISHĖS”, dhe pikėrisht nė Rexhep ALUSHIN e Carrabregut tė Deēanit, (Porf. Dr. Muhamed SHATRI thotė nė shkrimin e tij se ky tradhtar quhet: Rexhep BEKA), tė cilin e arrestoi dhe tė lidhur e sollėn nė vendin e Kongresit. Nė Kongres do tė pėrfaqėsohet edhe Komiteti QARKOR i Gjilanit prej kryetarit Rexhep Shemė DAJKOVCIT.



Kongresin e hapi Ajet GERGURI, i cili foli edhe pėr aktivitetin e SEKTORIT TĖ DYTĖ (Organizata Nr. 2 e LNDSH), kurse ekspozeja mbi aktivitetin e “Besės KOMBĖTARE” nuk u mbajt meqė Prof. Ymer BERISHA i cili ishte paraparė tė raportonte pėr veprimtarinė e saj, ishte vrarė nga forcat jugosllave tė ndjekjes. Vrasja e tij mė 11 korrik 1946, nė HEREQ tė Gjakovės, ku ndodhej sė bashku me Ndue PĖRLLESHIN dhe disa luftėtarė tė ēetave qė vepronin atje, ishte goditje shumė e rėndė pėr Lėvizjen e Rezistencės Antikomuniste Shqiptare.



Nė referatin e tij, Prof. Gjon SERREĒI, pasi analizoi gjendjen nė viset e pushtuara shqiptare, vėshtirėsitė e veprimtarisė sė LpLTSH - propozoi qė tani e tutje kjo Lėvizje tė quhet vetėm ORGANIZATA NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE, ēka u aprovua me shumicė votash (aklamacion), dhe pėrcaktoi detyrat e anėtarėve tė saj. Kongresi u ndal nė domosdoshmėrinė e kontakteve ndėrmjet RREZISTENCĖS nė Kosovė dhe demokracive perėndimore, zgjodhi KQ tė Organizatės NKDSH dhe kryetar u zgjodh Ajet GERGURI, dhe sekretar Prof. Gjon SERREĒI si dhe ky Kongres zgjodhi KOMANDĖN SUPREME tė Ushtrisė popullore tė NDSH, tė kryesuar nga Ajet GERGURI. Kongresi vendosi qė tė gjithė ata qė ishin dekonspiruar, tė kalonin nė mėnyrė tė organizuar nė Greqi, ndėrsa ata qė do tė mbeteshin nė vend, tė vazhdonin veprimtarinė e tyre. Mirėpo ky propozim, siē u theksua mė lart u hodh poshtė dhe u vendos qė tė gjithė tė QĖNDROJNĖ E TĖ LUFTOJĖ PĖR LIRINĖ E ATDHEUT DHE PĖR RIBASHKIMIN KOMBĖTAR SHQIPTAR.



OZN-a jugosllave ishte vėnė nė dijeni pėr mbajtjen e Kongresit, por fatmirėsisht kishin marrė njė dezinformatė se Kongresi do tė mbahet nė “Kosmaq” e jo ku u mbajt, pra nė Lipovicė, nėpėrmjet spiunit Rexhep ALUSHIT alias Rexhep BEKA nga Carrabregu i Deēanit. Ai pasi u kap, pohoi se kishte marrė pjesė nė likuidimin e Prof. Ymer BERISHĖS dhe dhokėve tė tij dhe tregoi, pasi iu nxu njė letėr - Leje QARKULLIMI si i besuar i OZN-ės, tė nėnshkruar nga kryeudbashi i Kosovės, gjakėsori Spasoje GJAKOVIQI, me tė cilėn letėr ky far spiuni kishte tė drejtė tė kėrkojė ndihmė nga organet e pushtetit okupator deri nė 30 veta tė armatosur qė do tė viheshin nėn komandėn e tij, se nė tunelin nė afėrsi tė fshatit Baicė gjendeshin dy kompani tė ushtrisė jugosllave, tė gatshme pėr tė vepruar. Tradhtari u ekzekutua nga Roja besnike e Kongresit. Vdiq si vdesin qyqarėt e tradhtarėt me vaj e lutje pėr mėshirė. Nė kėtė mėnyrė prita u shmang, ndėrsa pas pėrfundimit tė punimeve tė kongresit, u shpėrndanė delegatėt pėr t’u kthyer nė rajonet e tyre.



Nėn kujdesin e Ajet GERGURIT dhe tė Prof. Gjon SERREĒIT, rrjeti i Komiteteve tė ONDSH u zgjerua nė Llap dhe nė rrethinėn e Prishtinės, ndėrsa Hamdi BERISHA formoi Komitetin QARKOR tė Gjilanit me 9 anėtarė. Po ai formoi edhe komitetin e Kamenicės, me nė krye Kadri MISININ. Nė radhėt e kėtij Komiteti, dalloheshin edhe Xhemail KALLABA dhe Ali KABASHI, qė ishin nė tė njėjtėn kohė edhe anėtarė tė Komitetit tė Rinisė Komuniste Jugosllave. Ali KABASHI organizoi vrasjen e Shefki BEQIRIT, oficer i OZN-ės, kurse kryetari i kėtij komiteti, Kadri MISINI e pėrfitoi pėr kėtė organizatė edhe Isa DUJAKEN, komandant i postėkomandės sė policisė por qė tė dy komitetet u dekonspiruan nga njė nėnshtetas i Shqipėrisė qė ishte bėrė agjent i OZN-ės me sugjerimin e SIGURIMIT tė Shqipėrisė.



Edhe nė Vushtrri vepronte Organizata e RINISĖ sė LpLTSH - ONDSH e pėrbėrė nga Hajdar MAXHUNI, Ramadan REXHA - (mė 1992 - 93 ishte Kryetar i Komitetit Drejtues tė BKDSH pėr Kosovė, ku dha vetė dorėheqje nga detyra pėr shkak tė moshės sė shtyrė dhe shėndetit tė lig), Hamdi ABDURRAHMANI dhe Nazmi PRESHEVA.



Veprimtaria e LpLTSH – LNDSH, ndihej edhe nė Mitrovicė dhe nė Shalė tė Bajgores, ku vepronin Ahmet SELACI, Ukshin KOVAĒICA, Bislim BAJGORA, Haredin VIDISHIQI, Sherif TĖRSTENA, Isuf BOLETINI e shumė tė tjerė.



Komiteti i RINISĖ sė ONDSH nė Skenderaj pėrbėhej nga: Jusuf KASTRATI, Ibrahim SPAHIU, Sali HOTI, Hamėz ISTOGU, Hajriz DEMAKU, Oruq ISTOGU dhe Bajram DOBRA.



Ishte mjaft aktiv edhe KOMITETI i RINISĖ sė LNDSH sė Pejės nė pėrbėrje tė Skender RIZĖS, Engjėll BERISHĖS, Ramiz KELMENDIT, Osman BASHĖS, Shefqet KELMENDIT, Viktor GASHIT, Kamer PAJAZITIT, etj. Ky Komitet i Rinisė nxirrte revistėn ilegale “DRITA E LIRISĖ”.



Njė ditė para se tė fillonte Kongresi i Lipovicės, me 24 korrik 1946, OZN-a arrestoi Januz BALLEN, themelues i Komitetit tė Tetovės, Mahmut DUMANIN dhe sekretarin organizativ tė KQ tė LNDSH - LpLTSH - Azem MORANEN. Nė atė kohė, u burgosėn edhe Mehmet BUSHI, kapiten, Hysni RUDI, Osman CAMI, Dr. Qerem ZLLATKU, Spiro Harilla THEODOSI, Nexhmedin BESIMI, Suad Sylejman MEHMETI, Xhevahit Vesel HOXHA, Gani Mehmet ABDULLAHU, Xhavit SELIMI etj. Ndėrkaq, Halim ORANA u likuidua pa dalė nė gjyq, ndėrsa pas tij u arrestuan Qemail SKENDERI - “Berberi”, Hasan BILALLI, i cili arriti t’i shpėtojė arrestimit dhe u bashkua nė mal me Ajet GERGURIN dhe Gjon SERREĒIN, ndėrsa Mexhid ZYBERI, Sherif ALIU, Vedat TĖRSTENA, Xhemajl FAZLIU, etj., edhe pse u arratisėn u kapėn nga OZN-a gjatė muajve gusht-shtator 1946. Po nė kėtė kohė, u burgosėn edhe veprimtarė tė tjerė tė KOMITETIT tė Tetovės, Abdylfari ADEMI, Sadik Qemail YMERI, Et’hem Ali TAHIRI dhe Fahri BEQIRI, si dhe drejtuesit e kėsaj Organizate (NDSH) nė Gostivar, Dibėr, Strugė e nė qytetet e tjera shqiptare nė Maqedoni. Ndėrkaq arsimtari Jetish VISHI u arrestua pabesisht nė Gjilan nga Sinan HASANI, nė fakt ishte mik i tė vėllait, kurse Hasan BILALLIN, qė me shumė vėshtirėsi kishte arritur tė ikte nė Shqipėri, autoritetet shqiptare tė Enver HOXHĖS ia rikthyen xhelatėve tė OZN-ės jugosllave.



Nė burgun famėkeq tė Idrizovės sė Shkupit, anėtarėt dhe veprimtarėt e tjerė tė LNDSH iu nėnshtruan torturave ēnjerėzore. Azem MORANA, Mehmet BUSHI, kapiten Hysni RUDI, Jonuz BALLA e tė tjerė, u akuzuan se “me ndihmėn e imperializmit tė jashtėm” u angazhuan pėr pėrmbysjen e rregullimit shtetėror tė Jugosllavisė dhe tė Shqipėrisė dhe pėr formimin e “Shqipėrisė sė Madhe” - (sllavėt kurrė nuk e cekin Shqipėrinė Etnike, sepse u dhemb, prandaj shprehen me nocione shoviniste edhe pse dihet botėrisht se shqiptarėt nuk kėrkojnė zgjerim nė dėm tė tė tjerėve, por vetėm atė qė u takon - ēka ka qenė, ėshtė e do tė jetė e tyre - Autori), nėn udhėheqjen e “zogistėve”, kuislingėve dhe “ballistėve”. Nė aktakuzėn e tyre kishte edhe aso trillime marramendėse si: ONDSH-ja ishte nė “kontakte” me organizatėn e shovinistit bullgarofil Vanēo MIHAJLOVIT jashtė vendit, me qėllim qė tė zhvillonte luftė tė pėrbashkėt kundėr Republikės Federative tė Jugosllavisė titiste; se me anė tė Halim ORANĖS, ish-konsull i Qeverisė “kuislinge” Shqiptare tė “pogllavniku”, Dr. Ante PAVELIQI, u lidh me “mbeturina” ushtarake kroate por ajo mė absurde nė aktakuzėn e tyre ishte se gjoja ONDSH paska pasur lidhje me ēetnikėt e tradhtarit e gjakpirėsit Drazha MIHAJLLOVIQIT, etj. Mė pas ONDSH u akuzua se nė Kongresin e 2-tė tė LpLTSH, gjegjėsisht nė Kongresin e -IV- tė LNDSH kishte marrė vendim pėr shpeshtimin e aksioneve “terroriste”, pėr likuidimin e pėrfaqėsuesve tė pushtetit “popullor” dhe tė eprorėve ushtarakė. Nė fund konkludohej se, sipas urdhrit tė udhėheqjes sė ONDSH, u likuidua “heroi” i popullit Milladin POPOVIQI me 13 mars 1945, Rexhep ZAJAZI, anėtar i Kėshillit Qendror tė “Frontit Popullor jugosllav”, Mehmet DAUTI, deputet i “popullit”, Remzi ADEMI, zėvendėskomandanti i batalionit dhe togeri Panta ĒESNOVSKI e tė tjerė... “se nė bashkėpunim me “bandat” balliste nė Shqipėri kishin bėrė gjithfarė veprimesh pėr pėrmbysjen e rregullimit shtetėror tė RP tė Shqipėrisė, duke rrezikuar kėshtu sigurinė e “Qeverisė popullore”. Sipas aktakuzės, kėto veprime u bėnė nė bashkėpunim me shėrbėtorėt e njohur tė okupatorit dhe me “tradhtarėt” shqiptarė Muharrem BAJRAKTARIN, Mit’hat Frashrin e tė tjerė… “?!...
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent Empty Re: B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 8:38 pm

Aktakuza ishte fund e krye trillim.



LNDSH, me gjithė pretendimet e autorit shovinist maqedonas Tone BATKOVSKI, asnjėherė nuk kishte propaganduar dhe nuk ishte angazhuar pėr thellimin e urrejtjes ndėrnacionale, ndėrsa udhėheqėsit e RREZISTENCĖS KOMBĖTARE ANTIKOMUNISTE SHQIPTARE nuk ishin tradhtarė e as agjentė tė okupatorit. Shumica e tyre i takon rrymės irredentiste, mjaft tė tjerė kishin marrė pjesė nė LNĒ qoftė tė Jugosllavisė apo tė Shqipėrisė, duke marrė pjesė nė luftė me ta ose kishin ndihmuar atė dhe, duke shpresuar se pėrmes saj, do tė realizonin aspiratėn pėr ēlirimin dhe pėr ribashkimin gjithėkombėtar. Likuidimi i kriminelit Milladin POPOVIĒI u bė si hakmarrje pėr krimet e tij tė pafalshme ndaj kombit shqiptar. Edhe akuza pėr bashkėpunimin e LNDSH me VMRO-nė, me ēetnikėt e Drazha MIHAJLLOVIQIT, nuk ishte aspak e vėrtetė. VMRO si atėherė ashtu edhe sot, angazhohej pėr Maqedoninė e Madhe, kurse ēetnikėt synonin dhe gjithnjė ėndėrrojnė pėr njė Serbi tė Madhe dhe nė kėto shtete (Maqedoni dhe Serbi e Madhe) nuk do tė kishte vend pėr shqiptarėt. Kjo mė sė miri po manifestohet sot, pas 50 vjetėve tė ngjarjeve pėr tė cilat po flasim. Po ashtu LNDSH nuk luftonte pėr kthimin e Ahmet ZOGUT nė Shqipėri, madje Prof. Ymer BERISHA kishte refuzuar ofertėn e Abaz KUPIT qė tė inkuadrohej nė udhėheqjen e “Lėvizjes sė Legalitetit”. Dėnimet pėr anėtarėt e KQ tė LNDSH dhe veprimtarėt mė tė dalluar tė LNDSH nė Shkup, ishin drakonike. Nga 17 veta qė u gjykuan, e nga tė cilėt 13 ishin intelektualė, 1 tregtar, 1 oficer dhe 3 punėtorė; 9 prej tyre u dėnuan me vdekje - pushkatim, 5 me 68 vet burg tė rėndė, kurse 3 u liruan.



Nė gjykimin publik, qė u mbajt nė ndėrtesėn e ish - Shtėpisė sė Kulturės nė Prizren pėr 13 ditė me rradhė, duke filluar nga 29 qershori 1946 e deri 11 korrik 1946, me prokuror publik Ali SHUKRIUN, (prokuror publik i Kosovės), me kryetar tė trupit gjykues Dragutin JANJIQIN, Kryetar i Gjyqit tė Qarkut nė Prizren, me gjyqtarė – porotė, Ismet MULĖN, drejtor i Spitalit Civil nė Prizren dhe Selajdin AHMETIN, nėpunės i Kėshillit Popullor tė qytetit nė Prizren, tė dy nga Prizreni, si anėtarė tė trupit gjykues, procesmbajtės Branisllav KIJARIQ, nėpunės i gjyqit, ndėrsa mbrojtės tė tė akuzuarve: Bozhidar ZULEVIQ, ndihmės-sekretar dhe Husamedin EJUPI, anėtar i juridikaturės sė Kėshillit Popullor Krahinor pėr “Kosmet”, Jovo POZNANOVIQI, nėpunės i zyrės sė financave dhe Urosh GOLLUBOVIQ, nėpunės i zyrės sė punėve tė brendshme tė Kėshillit Popullor Krahinor, bashkė me tė vetmin avokat, rusin Vlladimir ZNAMENSKI nga Gjakova, u nxorėn 27 tė akuzuarit, anėtarė tė organizatės NDSH – “BRSA KOMBĖTARE“: 1. Marije SHLLAKU, 2. Atė Bernard LUPI, 3. Kolė PARUBI, 4. Gjergj MARTINI, 5. Marsel VUĒAJ, 6. Isa ĒAVOLLI, 7. Masar BEGOLLI, 8. Hamza BEGOLLI, 9. Muhamet VOKSHI, 10. Jusuf HAXHIYMERI, 11. Viktor GASHI, 12. Frano ĒIVLAKU, 13. Jak KRASNIQI, 14. Osman BASHA, 15. Skender RIZAJ, 16. Engjėll BERISHA, 17. Shefqet KELMENDI, 18. Ramiz KELMENDI, 19. Kamber PAJAZITI, 20. Sebė METEA, 21, Jak SHAHINI, 22. Gita MJEDA, 23. Luēije LEKA, 24. Sebė KOLA, 25. Miftar BALA, 26. Binak SEMA dhe 27. Gjergj DEDA.

Katėr tė parėt nga kjo listė: Marije SHLLAKU, 24 vjeēare, Atė Bernard, LLUPI 60 vjeēar, Kolė PARUBI, 41 vjeēar dhe Gjergj MARTINI 29 vjeēar, mė 15 korrik 1946, u dėnuan me vdekje dhe mė 25 nėntor 1946 u pushkatuan nė Prizren dhe u varrosėn fshehurazi nga ana e OZN-ės ku, edhe sot e atė ditė nuk dihen varret e kėtyre martirėve tė Shqipėrisė Etnike. Fjalėt e fundit tė Marijes pėrpara skuadrės sė pushkatimit ishin: “KOSOVĖ, SA SHPRESĖMADHE TĖ GJETA, SA TĖ PIKĖLLUAR PO TĖ LE. Po edhe nė kėtė ēast tė mbramė, po i lutem Zotit qė GJAKU IM TĖ TĖ BĖHET DRITĖ”!



Nė gusht tė vitit 1946, OZN - a burgosi Rexhep BUNJAKUN, qė sė bashku me Hilmi EJUPIN u pėrpoqėn tė organizonin “Shėrbimin e Sigurimit Politik” tė LpLTSH - ONDSH, nė tė cilin u inkuadruan 15 veprimtarė nga viset e ndryshme tė Kosovės. Sė shpejti arrestohen edhe Ibrahim SPAHIJA, Hilmi ZARIQI dhe disa veprimtarė tė Skėnderajt.



Nė shkurt tė vitit 1947, Gjygji i Jashtėzakonshėm Ushtarak i Divizionit tė Prishtinės, pas torturave ēnjerėzore, Rexhep BUNJAKUN, Ibrahim SPAHINĖ dhe Hilmi ZARIQIN i dėnoi me vdekje, ndėrsa me burgim shumėvjeēar u dėnuan edhe Abdurrahman GERGURI, Jusuf VISOKA, Sabit QAZIMI, Ramadan Hoxhė GOVORI - “Mulla Ram GOVORI”, etj.



Shumė nga tė arratisurit, qė u dorėzuan pėr tė shpėtuar familjet qė i kishin strehuar, u vranė nė pabesi nga repartet e OZN-ės si Azem JASHANICA, Musli DUMOSHI, Qazim BAJRAKTARI, Haradin VIDISHIQI, etj. Me vrasjen e tyre si dhe me arrestimin e veprimtarėve tė shquar: Gjon SERREĒI, Ajet GERGURI, Ukė SADIKU, Osman BUNJAKU, etj., ONDSH pėsoi njė goditje tė rėndė. Nė verėn e vitit 1947, Gjykata ushtarake e Prishtinės e dėnoi me vdekje pushkatim: Ajet GERGURIN, Gjon SERREĒIN, Ukė SADIKUN dhe Osman BUNJAKUN. Ata u ekzekutuan mė 31 gusht 1947, herėt nė mėngjes nė Toukbashqe tė Prishtinės dhe u varrosėn nė njė vend tė panjohur, ndėrsa shumė tė tjerė u dėnuan me burgim shumėvjeēar.



Gjata kėsaj periudhe tė krimit e genocidit sllavokomunist mbi shqiptarėt e trojeve dardane, u zbuluan 111 anėtarė tė Komiteteve tė Rretheve tė LpLTSH - ONDSH, nga tė cilėt 14 ishin zejtarė, 45 intelektualė, 34 fshatarė tė pasur e tė mesėm, 2 punėtorė e 2 shtėpiake. Prej tyre, 16 u dėnuan me vdekje dhe u ekzekutuan, 58 veta me 581 vjet burg, 32 u liruan gjatė hetimeve, kurse mbi 850 u dėnuan nė mungesė sepse kishin ikur pėrtej kufirit jugosllav dhe kishin dalė nė Greqi si dhe nė shtete tė tjera tė Perėndimit: Itali, Austri, etj. Gjithashtu, u zbuluan 67 anėtarė tė Komiteteve tė Rinisė sė KNDSH-sė, prej tė cilėve 40 ishin intelektualė dhe nxėnės, 8 tregtarė, 11 zejtarė, 4 punėtorė dhe 4 amvisa. Prej tyre: 30 veta u dėnuan me 154 vjet burgim. Sipas tė dhėnave zyrtare, nuk ishin zbuluar rreth 840 anėtarė tė Komiteteve tė Rinisė, kryesisht nga Gjakova, Rahoveci, Mitrovica, Shala e Bajgores, Vushtrria, Podujeva, Prishtina dhe Gjilani me rrethinė.



Nė Komitetet Lokale tė ONDSH u zbuluan 183 anėtarė, prej tė cilėve 68 fshatarė tė pasur, 76 tė mesėm, 15 tė varfėr, 14 tregtarė dhe 10 intelektualė, prej tyre u dėnuan me vdekje 12 veta (dhe u ekzekutuan), me burgim 33 veta me gjithsej 504 vjet burg, 1 u arratis, kurse 135 veta u liruan gjatė hetuesisė pasi kishin pėsuar rrahje e keqtrajtime psikike dhe fizike. Nuk janė zbuluar 233 anėtarė tė Komiteteve tė Vendit.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent Empty Re: B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 8:38 pm

Nė mungesė tė dokumentacionit ėshtė vėshtirė tė pėrcaktohet me saktėsi roli dhe ndikimi i Shėrbimit Informativ Britanik nė veprimtarinė e LNDSH, edhe pse dyshohet se Kominterni, nėpėrmjet agjentėve tė tij, pikėrisht nė qendrat kryesore britanike si dhe tė SHBA, kishte informata tė mjaftueshme pėr irredentėn shqiptare tė cilat ia servonte fillimisht Beogradit e ky Tiranės dhe anasjelltas, e pastaj direkt Tiranės. Dihet se, vetėm fillimisht anglezėt inkurajonin udhėheqėsit e kėsaj Lėvizje pėr tė vazhduar veprimtarinė e tyre, me premtime dhe nė interes tė pėrpjekjeve pėr destabilizimin e regjimit komunist nė Shqipėri, por ata nuk mbėshtetnin aspiratat e shqiptarėve tė Kosovės dhe viseve tė tjera pėr bashkim me shtetin amė. Nė kėtė kohė, Britania e Madhe dhe aleatėt perėndimorė shpresonin ta ndanin Jugosllavinė nga orbita e bllokut sovjetik, prandaj nuk ishin tė interesuar qė t’i shkaktonin Titos telashe duke pėrkrahur irredentėn shqiptare. Aq mė tepėr kur dihet se Britania e Madhe ishte e interesuar tė rimerrte koncesionet nė Trepēė dhe nė objekte tė tjera nė ish-Jugosllavi. Nga ana e tij “INTELIGJENT SERVISI”, britanik, bashkėpunonte me Shėrbimin Informativ Jugosllav, madje mjaft kuadro tė OZN-ės u specializuan nė Angli. Pėr rrjedhojė, kėrkesat e LNDSH pėr qeverinė britanike mund tė jenė shfrytėzuar nga OZN-a, qė nė ēdo rast ishte nė dijeni pėr veprimtarinė, kontaktet dhe pėrmbajtjen e kėrkesave tė Lėvizjes sė NDSH. Lidhjet ndėrmjet Shėrbimit Informativ shqiptar e atij jugosllav dhe tė kėtij tė fundit me atė britanik, u bėnė praktikė e zakonshme nga e cila e pėsuan shumė veprimtarė shqiptarė kėndej e andej kufirit tė 1913-ės.



Veprimtaria politiko - ushtarake e LNDSH, ashtu siē kishte ndodhur mė parė edhe me organizatat e tjera atdhetare, ka pasur rėndėsi tė veēantė pėr ruajtjen e frymės luftarake dhe liridashėse tė popullit shqiptar. Ajo mbajti barrėn e rezistencės sė armatosur, ndėrsa drejtuesit e saj: Prof. Ymer BERISHA, Gjon SERREĒI, Halim SPAHIU, Ajet GERGURI, kapiten Hysni RUDI, Marije SHLLAKU, Halim ORANA, Luan GASHI, Selman RIZA, Ukė SADIKU, Shaip MUSTAFA, Mehmet BUSHI, Mulla Idriz GJILANI, Ejup BINAKU, Hysen TĖRPEZA, Haredin VIDISHIQI, Ukshin KOVAĒICA, Bislim BAJGORA, Ahmet SELACI, Azem JASHANICA, Sadik LUTANI, Ibrahim GRAINCA, Kolė PARUBI, Atė Bernard LLUPI, Adem GLLAVICA, Shyt MAREVCI, Bahtir DUMNICA, Gjergj MARTINI, Hilmi ZARIQI, Osman BUNJAKU e tė tjerė, do tė mbeten shembuj tė shkėlqyer tė patriotizmit shqiptar. Ndėrmjet kėtyre patriotėve e udhėheqėsve tė shquar, patjetėr duhet tė pėrmenden edhe dėshmorėt e fundit: Ibrahim LUTFIU, Hasan Ali REMNIKU me shokė: Mustafė Hetė KOKĖN dhe Agush MEHMETIN me gra: Qibrije MEHMETIN dhe Rabije KOKĖN qė u vranė pabesisht mė 10 tetor 1951 - tridhjetė vjet para se tė vritej dėshmori ynė, Vehbi IBRAHIMI, po nė tė njėjtėn datė.



Qėndresa e organizuar e forcave patriotike - demokratike nėn udhėheqjen e kėsaj Lėvizje qė tani e njohim vetėm me emrin: “Organizata Nacional Demokratike Shqiptare”, e jo siē ishte vendosur nė Kongresin e Kopilakės: “Lėvizja pėr Lirimin e Tokave Shqiptare”, e bėri atė njė udhėrrėfyese tė denjė edhe pėr forcat qė po udhėheqin sot luftėn e popullit shqiptar nė trojet tona etnike pėr tė jetuar tė lirė, tė pavarur e sovran nė trojet e veta, me idealin madhor: RIBASHKIMIN GJITHĖKOMBĖTAR NĖ SHQIPĖRINĖ ETNIKE. Kėtė amanet tė atyre dėshmorėve tė flijuar nė altarin e Atdheut pėr liri, demokraci e Bashkim kombėtar, qė patjetėr do ta realizojė, herėt a vonė, por gjithsesi po, ėshtė: BESĖLIDHJA KOMBĖTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE.



Ēka ndodhi nė trojet Dardane pas plojės sė OZN-ės jugosllave ndaj LNDSH dhe veprimtarėve tė saj? A u shua vallė kjo Lėvizje mbarėkombėtare? Sigurisht qė jo. Ajo nuk u shua kurrė, edhe pse pėsoi trauma tė vėshtira; humbi gati tėrė udhėheqėsit e K.Q., si dhe tė shumė Komiteteve Qarkore, Komunale e tė Vendit, prapė se prapė LNDSH, si zogu mitologjik, Feniksi, u ngjall nga shpuza dhe hiri i flakės e i zjarrit tė shkaktuar nga okupatorėt sllavokomunistė. Qė nga viti 1948 e gjer nė vitin 1972, vetėm nė territorin e ish Krahinės sė Kosovės, lindėn 5 organizata politike me karakter e program kombėtar, pra tė djathta, si dhe disa Grupe e 2 organizata majtiste nėn ndikimin e ideologjisė sė regjimit tė Enver HOXHĖS. Pėr kėto tė majtat deri sot u shkrua e u fol shumė nė Kosovė si dhe nė Shqipėri, ndėrsa pėr partitė dhe organizatat nacionaliste janė heshtur fare, ose edhe nėse janė pėrmendur, ėshtė bėrė nė mėnyrė nėnēmuese dhe me plot ironi e shpesh herė edhe me akuza e shpifje difamuase duke u pėrpjekur qė ato t’i paraqesė nė shėrbim tė armikut, ndėrsa veprat e tyre patriotike duke i pėrvetėsuar si vepra tė “tyre” (majtistėve). Nė lidhje me kėtė pohim, mjafton tė shfletohen artikujt e tė ndjerės “Rilindje” tė viteve 1950 - 60, e posaēėrisht tė vitit 1961 si dhe nga viti 1987 e deri mė 1990, kur u mbyll sepse “devijoi” rrugėn e pėrcaktuar tė okupatorit. Dhe aty kuptohet urrejtja e shfrenuar e pushtetarėve komunistė ndaj ēdo ideje kombėtare qė ata e quanin “nacionalizmi shqiptar”. Mirėpo kėto le t’ia lemė historisė qė t’i gjykojė por jo asaj “Historie” tė hartuar dhe botuar me 1994 nė Tiranė e cila qėllimisht i hesht tė gjitha kėto veprimtari tė LNDSH qė u pėrmendėn deri tani dhe qė do tė pasojnė mė tutje.



Kėshtu, me 6 gusht 1952, nė rrethin e Mitrovicės lindi Organizata e Rinisė Kombėtare (nacionaliste) Shqiptare me njė emėr simbolik por tepėr kuptimplotė: “VOTRA KOSOVARE NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE”. Kjo Organizatė, fillimisht lindi dhe u pėrhap nė Gjimnazin e Mitrovicės, pastaj nė Tetėvjeēaren e Staritėrgut dhe brenda pak kohėsh u zgjerua edhe nė Shkollėn Normale tė Prishtinės, nė Podujevė, Gjilan, Prizren, Shkup e Tetovė, Pejė, Istog e Rakosh, etj. Dega e Istogut u krijua mė 22. 5. 1955 nė fshatin Bellopojė ku merrnin pjesė disa tė rinj nga kėto treva, e njė ndėr ta ishte edhe aktivisti Ibrahim METAJ, i cili nė momentin kur shkruhen kėto rrėfime, gjendet si emigrant politik nė Suedi dhe qė ndėrkohė, ka njė kontribut shumė tė ēmueshėm ndaj kauzės shqiptare. Brenda 8 vjetėve tė veprimtarisė sė dendur tė kėsaj Organizate Rinore, ajo pėrfshiu nė gjirin e vet njė numėr prej 387 anėtarėsh besnikė e tė gatshėm pėr ēdo sakrificė. Me rastin e zbulimit tė saj nga UDB - a jugosllave, nė verėn e vitit 1960, u arrestuan 47 veta. 4 prej tyre ishin nė shėrbim ushtarak nė Zagreb, andaj kėta tė 4 edhe i dėnoi Gjyqi ushtarak i Zagrebit, ndėrsa 43 veta u dėnuan nė Kosovė. Prej tyre, 26 u liruan nga burgu gjatė hetimeve pėr mungesė argumenti, mirėpo kuptohej se torturat e rrahjet nuk u munguan, ndėrsa tė tjerėt u dėnuan me dėnime prej 1 deri 5 vjet burg tė rėndė. Tė tjerėt nuk u zbuluan fare sepse konspiracioni i tyre ishte mė i fortė dhe ata, tė burgosurit, nuk i zbuluan pėr kurrfarė ēmimi. Autori i kėtij shkrimi u dėnua atėherė nga Gjyqi ushtarak i Zagrebit bashkė me tre shokė tė tjerė: Baki DULLOVI me 2 vjet e gjysmė, Mehmet TREPĒA me 18 muaj, Hilmi AJVAZI me 9 muaj, ndėrsa unė, Emin Fazlija, me 8 vjet burg tė rėndė, ku edhe i kam mbajtur 6 vjet tė plota, ndėrsa 2 vjet “mu falėn”, pas rėnies sė Rankoviqit nė Plenumin e 4-tė tė Brionit mė 1 korrik 1966.



Pas shpartallimit tė KQ tė LNDSH e gjer me 1970 - 72-ėn nė trojet shqiptare tė okupuara nga ish federata jugosllave, u krijuan kėto Organizata ilegale: Grupi Demokrat Shqiptar Kosovar, Grupi Shqiptar Revolucionar i Maqedonisė, Grupi Demokrat Indipendent Shqiptar i Kosovės, Grupi “Veteranėt e Luftės Shqiptare” - Rezistenca malėsore -, si dhe Shoqėria Demokratike Shqiptare “Ismail QEMAJLI” qė e pat themeluar nė Gjilan patrioti i mirėnjohur, Vehbi IBRAHIMI me Metush DAJKOVCIN - KRASNIQI, ndėrsa nė Shqipėrinė lindore qė padrejtėsisht u pagėzua “Maqedoni” qenė krijuar: “Lidhja e Vardarit - Besa Demokrate Shqiptare” dhe “Lidhja Shqiptare e Sharrit”. Kurse me 1964 doli nė skenėn politike tė Kosovės Organizata e Adem DEMAĒIT me emėr: “LĖVIZJA REVOLUCIONARE PĖR BASHKIMIN E SHQIPTARĖVE”, si dhe njė Organizatė tjetėr me ish-anėtarė tė LNDSH por qė tani kishin ndryshuar bindjet e tyre ideologjike dhe kishin pėrvetėsuar idenė e “Xhaxhit Enver”. Dhe tek, kah fundi i viteve ’80, lindėn nė Kosovė Organizata Marksiste Leniniste e Kosovės - OMLK, Fronti i Kuq Popullor, qė nė tė vėrtetė u krijua nė Gjermani e jo nė Kosovė, si dhe PKMLSHJ, por ndėr to luante njė rrol tė veēantė LNCKVSHJ, e cilat vetėm pas vrasjes sė vėllezėrve GĖRVALLA, do tė shkriheshin nė njė Lėvizje tė pėrbashkėt e cila fillimisht u quajt: “LĖVIZJA POPULLORE PĖR REPUBLIKĖN SOCIALISTE TĖ KOSOVĖS NĖ JUGOSLLAVI”, dhe vetėm pas 13 vjetėsh do tė dalė me emrin e ri: “LĖVIZJA POPULLORE E KOSOVĖS” - LPK.



VOTRA KOSOVARE, N.D.SH.-, trashėguese e denjė e LpLTSH – NDSH, nuk pushoi sė vepruari as atėherė kur pėsoi njė goditje tė tillė aq tė rėndė kur u zbuluan, u kapėn e u dėnuan gati tėrė udhėheqja e saj. Ajo vazhdoi aktivitetin e saj, kuptohet duke shtuar vigjilencėn dhe konspiracionin dhe duke ndėrruar taktikėn e strategjinė e veprimit, duke pėrsosur metodat e konspiracionit dhe tė komunikimit gati tė pėrsosura dhe shumė efikase.



Me qėllim qė tė ruhet ideja e shėndoshė kombėtare pėr ribashkimin e trojeve etnike nė njė Shqipėri tė lirė demokratike, “Votra Kosovare NDSH” mori idenė e bashkimit dhe njėsimit tė tė gjitha rrymave dhe organizatave qė kishin programe e platforma kombėtare qė i kishin trashėguar sadopak diēka nga Lėvizja pėr Lirimin e Tokave Shqiptare, gjegjėsisht Lėvizja Nacional Demokratike Shqiptare dhe kėshtu, pas shumė pėrpjekjeve dhe kontakteve me plot sakrifica, me pėrfaqėsuesit e atyre Grupeve dhe Organizatave, mė nė fund, mė 16 gusht 1972, nė Vushtrri u mblodhėn pėrfaqėsuesit e Grupeve dhe Organizatave tė lartpėrmendura dhe aty morėn njė vendim historik, pasiqė me kohė ishin njoftuar me pėrmbajtjen e Programit tė pėrbashkėt, duke u BESATUAR njėri me tjetrin, krijuan njė Lėvizje tė pėrgjithshme mbarėkombėtare, tė cilėn nuk e quajtėn as parti, as Organizatė e as Lėvizje, por thjesht dhe shqip: “BESĖLIDHJA KOMBĖTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE” - (BKDSH) ku edhe u nėnshkrua AKT-THEMELIMI i kėsaj BESĖLIDHJE, i cili ka kėtė pėrmbajtje:
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent Empty Re: B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 8:39 pm

P R O C E S V E R B A L I



I KUVENDIT THEMELUES TĖ BESĖLIDHJES KOMBĖTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE



Mbajtur mė 16 gusht 1972 nė Vushtrri tė Kosovės, (ilegalisht).



Sot, tė mėrkurėn mė 16 gusht 1972, nė hapėsirė, afėr Vushtrrisė, nė mėnyrė ilegale u mbajt MBLEDHJA e fshehtė dhe shumė konspirative, e Pėrfaqėsuesve tė grupeve dhe Organizatave politike nacionaliste dhe demokratike tė shqiptarėve qė veprojnė nė territorin e trojeve tona shqiptare tė okupuara nga okupatorėt sllavė. Pas bisedimeve nė mes tė disa eksponentėve tė Grupeve dhe Organizatave tė ndryshme shqiptare dhe me iniciativėn e z. Zekė Kosova, u mblodhėn sot nė kėtė Kuvend kėta pėrfaqėsues (nė origjinal janė shėnuar pseudonimet e pjesėmarrėsve tė kėtij Kuvendi pėr shkaqe tė mirėnjohura tė ilegalitetit si dhe BETIMIT tė dhėnė nga tė pranishmit qė tė mos zbulohet identiteti i tyre deri sa tė mos arrihet qėllimi pėrfundimtar i tė gjithė neve), Ēlirohet Atdheu ynė shqiptar nė tėrėsinė e vet etnike.



Kėtu shėnojmė me qėllim qė nė kėtė Kuvend tė vihen bazat e shėndosha e tė sinqerta tė njė MARRĖVESHJE rrespektive qė tash e tutje do tė quhet Besėlidhje nė mes Grupeve politike dhe dy Organizatave tė mirėnjohura kombėtare dhe ku u arrit marrėveshja mbi pikat qė vijojnė:



Organizatat dhe Grupet Politike shqiptare pėrfaqėsohen nė Mbledhjen e sotme nga:



Pėr ORGANIZATĖN NACIONAL - DEMOKRATIKE SHQIPTARE - ONDSH - (janė 4 pėrfaqėsues);
Pėr Organizatėn “VOTRA KOSOVARE NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE” (3 pėrfaqėsues);
Pėr “GRUPIN DEMOKRATIK SHQIPTAR TĖ KOSOVĖS” - (4 pėrfaqėsues);
Pėr “GRUPIN SHQIPTAR KOMBĖTAR TĖ MAQEDONISĖ” - (3 pėrfaqėsues);
Pėr “GRUPIN DEMOKRAT INDIPENDENT KOSOVAR” - GDIK - (2 pėrfaqėsues);
Pėr “GRUPIN VETERANĖT E LUFTĖS SHQIPTARE dhe RREZISTENCĖS MALĖSORE” - (2 pėrfaqėsues) dhe
Pėr SHOQNIA DEMOKRATIKE SHQIPTARE “Ismail QEMAILI” - (2 pėrfaqėsues).
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent Empty Re: B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 8:39 pm

Pra gjithsej ishin 20 Delegatė nė kėtė Kuvend historik.



- 1 -

Konstatohet nevoja e domosdoshme e njė bashkėpunimi tė thjeshtė e tė sinqertė ndėrmjet tė gjitha forcave progresive kombėtare tė shqiptarėve nga trojet e pushtuara, i cili mund dhe duhet tė pagėzohet me emrin BESĖLIDHJA e tė gjitha grupeve politike shqiptare apo shkurtimisht: BESĖLIDHJA NACIONALE (Kombėtare) DEMOKRATIKE SHQIPTARE - B.K.D.SH., me qėllim pėr tė ndihmuar me ēdo mjet e sakrificė personale, tė ēdo anėtari, ĒLIRIMIN e pjesėve tė atdheut tonė Shqiptar nga pushtuesit aktualė dhe ribashkimin tokėsor e tė popullatės sė Atdheut, qė, padrejtėsisht iu shkėputėn Shqipėrisė Amė nga Fuqitė e Mėdha nė Konferencėn famėkeqe tė ambasadorėve nė Londėr mė 1913.



- 2 -

BESĖLIDHJA e porsaformuar hyn nė fuqi tė plotė me 28 Nėntor 1972, pėr shkak se deri atėherė, udhėheqja e ēdo Grupi dhe Organizate politike e pėrfshirė nė kėtė Marrėveshje ėshtė e OBLIGUAR t’i njohė tė gjithė anėtarėt e vet me kėto KONKLUZIONE si dhe nė shenjė tė 60 VJETORIT tė SHPALLJES sė PAVARĖSISĖ SHTETĖRORE E KOMBĖTARE, tė shėnohet ky BASHKIM I SHENJTĖ KOMBĖTAR e ANTIKOMUNIST dhe tė ngrihet bashkėpunimi i sinqertė ndėrmjet palėve nėnshkruese tė kėsaj Marrėveshje, qė ka pėr qėllim luftėn e pakompromis me ēdo mjet ligjor e tė pėrshtatshėm pėr shpėtimin e Atdheut nga robėria komuniste dhe nga okupimi sllavo – grek; nga terrori dhe shfarosja e racės sonė qė dita ditės po i kanoset rreziku i shfarosjes dhe asimilimit total nga torturat e bolshevizmit tė stepave karpatiane; dhe kėta besėlidhės shqiptarė duan t’i sigurojnė kėtij populli tė pėrvuajtur dhe paqedashės, SOVRANITETIN dhe INTEGRITETIN tokėsor e demografik tė tėrėsisė etnike, si dhe tė gjitha liritė demokratike qė i gėzon bota e lirė dhe e qytetėruar, e sidomos ato tė shprehjes sė lirė tė votės pėr caktimin e formės konstitucionale tė shtetit tė RIBASHKUAR SHQIPTAR.



Pėr tu pėrpjekur dhe duke pėrdorur ēdo mjet tė pėrshtatshėm, pėr ruajtjen dhe kultivimin e MORALIT, EDUKATĖS KOMBĖTARE tė tė gjithė anėtarėve tė BESĖLIDHJES sonė KOMBĖTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE - BKDSH, ėshtė duke ushqyer gjithmonė ATDHEDASHURINĖ e SINQERTĖ ndaj mbarė kombit dhe Atdheut si dhe mundėsisht edhe bashkėpunim reciprok me ato forca politike tė emigracionit shqiptar qė kanė ide dhe Programe tė ngjashme me tonat.



Ēlirimin e trojeve tė okupuara nuk guxon askush ta kushtėzojė me ēfarėdo koncesioni qė dėmton integritetin dhe sovranitetin e plotė tė kombit shqiptar.



Bashkėpunimi duhet tė zhvillohet pėrmes propagandės sė shtypit si dhe kontakteve direket me forca tė tilla. Kurse nė trojet e okupuara do tė botohet Organi ilegal i kėsaj Besėlidhje, i cili do tė quhet: “BESA SHQIPTARE”!

Pėrfaqėsuesi ynė nė botėn e lirė ka pėr detyrė tė veprojė qė ēėshtjen kombėtare shqiptare ta sensibilizojė pranė Qarqeve tė ndryshme politike dhe diplomatike tė botės, si dhe tė angazhojė njerėz tė racės sonė qė janė tė gatshėm t’i bashkėngjiten kėsaj Besėlidhje dhe tė veprojnė nė kuadėr tė Statutit dhe Programit tė BKDSH-sė.



- 3 -

Ky vendim merr formėn e prerė (Plotėfuqizohet) pasiqė tė akordohet nga tė gjithė Pėrfaqėsuesit e pranishėm tė kėtij Kuvendi me nėnshkrimet e tyre tė plota nė tekstin unikat tė dorėshkrimit tė kėsaj MARRĖVESHJE, e cila do tė shumėzohet nga jashtė Atdheut dhe emrat e vėrtetė tė Pėrfaqėsuesve tė shndėrrohen nė pseudonime ose shifra pėrkatėse qė i dinė vetėm tė pranishmit dhe qė BETOHEN se do tė ruajnė sekretarin e konspiracionit. Procesmbajtėsi ėshtė Pėrfaqėsues fuqiplotė dhe ky i nėnshtrohet BETIMIT dhe OBLIGIMIT pėr ruajtjen e fshehtėsisė sė identiteteve tė personave pjesėmarrės nė kėtė Kuvend.

- 4 -

Nėnshkruesit e kėtij Procesverbali angazhohen se nuk do tė zhvillojnė ndonjė veprimtari politike individuale jashtė BESĖLIDHJES KOMBĖTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE, deri sa tė ēlirohet Atdheu ynė Shqiptar nė tėrėsinė e vet Tokėsore dhe kombėtare.



- 5 -

Pėr realizimin e kėsaj Marrėveshje obligohen pjesėmarrėsit e kėtij Kuvendi, qė secili prej tyre, tė organizojė Mbledhje, takime dhe forma tė tjera informimi tė bazės po sa tė kthehen nė mjediset ku veprojnė dhe nė ato Mbledhje e takime t’i informojnė gjerėsisht anėtarėt e tyre, pėr hollėsirat dhe rėndėsinė e kėtij BASHKIMI dhe riemėrtimin e mbarė Lėvizjes sonė kombėtare me emrin e ri dhe simbolik: “BESLIDHJA KOMBĖTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE” - B.K.D.SH. Duhet sqaruar pėr tė gjithė tė interesuarit se shkaqet qė na shtynė tė marrim kėtė hap si dhe rrethanat politike e historike tė motivuara me argumente tė shėndosha e prirje kombėtare, na ēuan nė ndrrimin e emrit. Kjo punė duhet kryer para 28 Nėntorit tė vitit 1972, ashtu qė Ditėn e Madhe, Ditėn e FLAMURIT Besėlidhja jonė tė ketė legjitimitetin fuqiplotė nga tė gjithė anėtarėt, pėr t’ia filluar aktivitetit intensiv pėr realizimin e detyrave tė parashtjelluara nė KANUNOREN e BKDSH.



- 6 -

KANUNORJA e Besėlidhjes Kombėtare Demokratike Shqiptare, e parashtruar nė kėtė Kuvend si projekt, pasi u lexua me zė, pranohet nė tėrėsi pa asnjė ndryshim. Dhe si e tillė, duhet pėrshkruar e shumėzuar (Botuar) qė tė mundemi t’ua shpėrndajmė, sė paku nga njė kopje Kryesive tė Grupeve dhe Organizatave nė fjalė qė sot u shkrinė nė Besėlidhjen Kombėtare Demokratike Shqiptare. Po ashtu, duhet tė sigurohen kopje (ekzemplarė) edhe pėr anėtarėt e Grupeve dhe Degėve tė reja qė do tė krijohen nga vetė BKDSH, sepse vetėm kėshtu, anėtarėt tanė mund tė dinė tė veprojnė dhe tė zhvillojnė aktivitetet e tyre politike dhe kombėtare, konform Programit, Statutit dhe Parimeve Themelore tė BKDSH.



Tė gjithė anėtarėt e BKDSH janė tė obliguar moralisht dhe shpirtėrisht qė t’i respektojnė tė gjitha normat ligjore tė Statutit, Parimeve Themelore dhe Programit tė BKDSH.



Ēdo veprim i anėtarit/es qė nuk pėrputhet me normat ligjore tė kėtyre dokumenteve, ėshtė kundėr interesave tė pėrgjithshme kombėtare dhe si i tillė nuk duhet zbatuar nga anėtarėt tanė besnikė.



Ēdo pikė, nyje, kryerresht apo kapitull i Statutit, Programit dhe i Parimeve Themelore tė BKDSH ėshtė pėrpiluar nė atė mėnyrė qė i mbron dhe duhet t’i mbrojė tė DREJTAT KOMBĖTARE dhe NJERĖZORE mbarėshqiptare dhe tė shtetasve tė tjerė tė Shqipėrisė Etnike.



Kanunorja nė fjalė, origjinali i sė cilės ėshtė shkruar vetėm nė njė kopje nė dorėshkrim, duhet tė botohet mundėsisht brenda njė kohe sa mė tė shkurtėr. Kėtė detyrė do ta kryejė “Arben KOSOVA”.



- 7 -

Besėlidhjen tonė Kombėtare Demokratike Shqiptare nė botėn e lirė si dhe pranė Organizatave ekzistuese politike tė mėrgatės shqiptare si dhe ato tė huaja, tani e tutje do ta pėrfaqėsojė i autorizuari i kėtij Kuvendi, “Arben KOSOVA”.



I sipėrmenduri autorizohet nga ky kuvend qė pėr nevoja zyrtare tė BKDSH tė porosisė njė vulė modeste me mbishkrim: BESĖLIDHJA KOMBĖTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE dhe nė mes tė asaj vule tė rrumbullakėt, tė jetė simboli i kėsaj BESĖLIDHJE: shqiponja dykrenore e mbi kokat e saja dy duar tė lidhura BESA-BESĖ. Si dhe t’i krijojė tė gjitha mjetet e tjera pėr funksionimin e pėrfaqėsisė sonė nė botėn e lirė.



- 8 -

Ky Procesverbal u nėnshkrua si PROTOKOLL i MARRĖVESHJES sė arritur pėr riemėrimin e Lėvizjes Kombėtare pėr Lirimin e Tokave Shqiptare - LNDSH nė: “BESĖLIDHJA KOMBĖTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE”, nga pjesėmarrėsit e kėtij Kuvendi tė sotėm tė bashkimit nė njė kopje tė vetme unike - nė dorėshkrim, me porosi qė Procesmbajtėsi ta kopjojė ose shumėzojė brenda njė afati fare tė shkurtėr pasi tė jetė kryer shumėzimi i tij, t’iu jepet secilit pjesėmarrės tė kėtij Kuvendi nga njė kopje, ashtu qė tė gjithė tė kenė dokumentin e arritjes sė MARRĖVESHJES historike tė njė BASHKIMI tė shėndoshė dhe tė ndėrgjegjshėm mbarėkombėtar.

- 9 -

Nė Kuvendin e lartpėrmendur u propozua dhe u aprovua unanimisht nga tė gjithė pjesėmarrėsit qė sot tė vendoset njė RREGULL i VEĒANTĖ, i cili do tė sanksionohet edhe me Statut dhe Rregullore tė Brendshme tė Punės sė BKDSH, pėr mėnyrėn e komunikimit intern partiak, kėshtu qė u vendos se ēdo anėtar qė pranohet nė radhėt e BKDSH duhet tė betohet me shkrim dhe nė bazė tė betimit tė dhėnė, u drejtohen njėri tjetrit me: besnik - besnike e jo kurrsesi me “shok”, “shoqe”, ose: “zonjė”, “zonjushė”,”zotėri”, sepse fjalėn e bukur e tė pastėr tė shqipes sonė tė stėrlashtė “shok” (shoqe) e ka komprometuar shumė keq regjimi komunist i Enver HOXHĖS, ndėrsa shprehjet:”zonjė”,”zonjushė” dhe “zotėri” janė shprehje tė klasave tė privilegjuara, dhe BESĖLIDHJA jonė ėshtė kundėr ēdo privilegji qė shkon nė dėm tė bashkėsisė kombėtare Shqiptare, sepse duke u bazuar nė Parimet tona Themelore, BESĖLIDHJA jonė lufton pėr njė Shqipėri tė lirė, demokratike, humanitare, tė Ribashkuar, ku nuk do tė ketė shfrytėzues e as tė shfrytėzuar, por tė krijojė njė shoqėri tė drejtė humanitare, tė barabartė pėr ēdo qytetar dhe shtetas tė Shqipėrisė sė Lirė Etnike e Demokratike.

...... etj.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent Empty Re: B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 8:40 pm

Vushtrri, mė 16 gusht 1972

(vazhdojnė nėnshkrimet) ..........

Se besėlidhja jonė qėndron nė baza tė shėndosha tė traditės sonė kombėtare, mė sė miri dėshmojnė aktivitetet e saja politike pėr ēėshtjen mbarėkombėtare gjatė gjithė kėtyre viteve si dhe shtrirjen e saj edhe jashtė kufijve etnikė, pra nė Perėndim ku ka krijuar shumė Degė, Nėndegė dhe Aktive, jo vetėm nė Gjermani por edhe nė shumė shtete tė Perėndimit si nė Austri, Belgjikė, Hollandė, Zvicėr, Danimarkė, Suedi, Norvegji, SHBA, Turqi dhe nė Australinė e largėt. Gjithashtu pėr seriozitetin e Besėlidhjes sonė flasin edhe aktet e saj juridike, qė siē u theksua mė lart, janė pėrfshirė me njė emėr tė pėrbashkėt: Kanunorja e B.K.D.SH. Nė kėtė Kanunore janė pėrfshirė: Parimet Themelore prej 14 pikave kryesore, Programi me 18 Nene, e qė ndahet nė: Pjesėn e Pėrgjithshme, prej 7 pikave, Programi Politik me 10 Nene dhe 12 Pika tė veēanta, Programi Ekonomik prej 7 pikave kryesore, Programin e Edukimit dhe tė Arsimimit prej 10 pikave kryesore, Programin e Politikės Sociale prej 12 pikave kryesore, Programin e Mbrojtjes sė Natyrės dhe tė Rrethit Shoqėror prej 6 pikave kryesore me shumė nėnpika; Programin e Rregulloreve tė Brendshme tė Punės sė BKDSH, ku nė realitet janė pėrfshirė dy Rregullore: ajo e Komitetit Kombėtar si dhe ajo pėr Aktive, Nėndegė, Degė dhe pėr tri Komitetet Drejtuese tė BKDSH - Komitetin Drejtues nė Shqipėri, atė nė Kosovė dhe vise tė tjera shqiptare nėn okupimin e ish - Jugosllavisė si dhe atė tė Mėrgimit. Gjithashtu, BKDSH ka njė Statut tė pėrsosur, tė aprovuar po nė atė mbledhje historike tė 16 gushtit tė 1972-ės, kur u bė shkrirja e ONDSH-sė dhe Grupeve e Organizatave tė tjera nė BKDSH. Ky Statut deri nė Kuvendin (Kongresin) e Shtatė kombėtar qė u mbajt nė Tiranė pėr herė tė parė, me 3 e 4 mars 1994 ka pasur gjithsej 6 Kapituj, dhe 43 Nene e shumė “pika”, “nėnpika”, alineja e formulime tė tjera juridike, kurse Kuvendi nė fjalė, bėri disa pėrmirėsime apo ndryshime fare tė vogla qė duhej tė pėrputhen me ligjin e shtetit shqiptar dhe aty u vendos qė BKDSH ėshtė pėrpunuar nė mėnyrė tė denjė juridike, ku janė pėrfshirė 30 Nene, shumė “pika” dhe “nėnpika” e formulime tė tjera juridike. Me fjalė tė tjera: BKDSH posedon tė gjitha karakteristikat e njė LĖVIZJE mbarėkombėtare qoftė juridikisht, qoftė historikisht edhe pse formalisht pėr hir tė rrethanave tė imponuara ligjore nė Shqipėri u desh tė regjistrohet si parti politike, sepse BKDSH ėshtė vazhduese e idesė sė shenjtė tė “BESA KOMBĖTARE”, tė tė pavdekshmit, Prof. Ymer BERISHĖS si dhe e mbarė LĖVIZJES pėr LIRIMIN e TOKAVE SHQIPTARE, po ashtu edhe tė drejtėn politike e morale sepse ka vepruar dhe vepron nė kornizat e shqiptarizmit tė vėrtetė, pa pasur nevojė importimi tė ideologjive tė huaja, qoftė nga Lindja apo nga Perėndimi. Ideologjia e BKDSH ėshtė ideologji autoktone, ideologji mbarėshqiptare. Ideologjia jonė ėshtė: Jeta e lirė e frymėzuar dhe e mbėshtetur nga traditat dhe kultura jonė shumėshekullore; sipas Kuvendit Popullor (tė Odave) tė pasuruar me norma tė reja ideologjike pėrparimtare dhe bashkėkohore, dhe duke ua njohur tė drejtėn e tyre edhe minoritarėve tė tjerė qė jetojnė si pakicė nė atdheun tonė - Shqipėrinė Etnike.



Nuk ka nevojė tė flasim kėsaj radhe mbi veprimtarinė politike gjatė kėtyre viteve qė nga riemėrimi i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare nė BKDSH, as pėr 6 Kongreset e kėsaj Besėlidhje qė u mbajtėn nė mėrgim, e as pėr Kuvendin e 7-tė mbarėkombėtar qė pėr herė tė parė u mbajt nė kryeqytetin e Shqipėrisė sė lirė demokratike, sepse pėr kėtė do tė flitet e shkruhet nė librin e veēantė qė sė shpejti do tė botohet, kushtuar Lėvizjes mbarėkombėtare shqiptare - asaj qė fillimisht njihej me emrin: LpLTSH (Lėvizja pėr Lirimin e Tokave Shqiptare) qė nė Kongresin e Shkupit (1 qershor 1946) tė riemėrohet nė: “LĖVIZJA NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE” - LNDSH, nė krye tė kėsaj Lėvizje ishte Komiteti Qendror i LNDSH dhe qė pas 26 vitesh prapė do ta ndryshojė emrin e vet, kėsaj radhe nė: BESĖLIDHJA KOMBĖTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE - BKDSH, por qė tė gjitha kėto ndryshime e “riemėrtime” asnjėherė nuk e ndryshuan Planprogramin kombėtar qė e kishte pėrcaktuar “BESA KOMBĖTARE” e tė pavdekshmit, Prof. Ymer BERISHA, sepse burimi i shqiptarizmit se vėrtetė rrjedh nga dokumentat e pakontekstueshėm tė VENDIMEVE tė marra me 12 shtator 1943 nė Mbledhjen themeluese tė “Besės Kombėtare” nė Pejėn e Haxhi ZEKĖS, pėrvjetor rė cilin po e pėrkujtojmė sot pas 53 vitesh tė asaj ngjarje me rėndėsi historike si dhe 50 vjetorin e vrasjes tragjike tė prijėsve tė kėsaj Lėvizje mbarėkombėtare e njėkohėsisht edhe 24 vjetorin e riemėrimit tė LpLTSH nė BKDSH. Mirėpo nuk do tė ishte e drejtė qė kėsaj rradhe mos tė pėrmenden edhe veprimtarėt mė tė dalluar tė BKDSH gjatė kėtyre 24 vitesh aktiviteti e ata janė:



Gjok SPAĒI nga Velezha e Prizrenit, Metush KRASNIQI i Dajkovcit, Mehmet TREPĒA i Mitrovicės, Hamit EMINI - “doktori” nga Baica e Gllogovcit, Vehbi IBRAHIMI nga Uglari i Gjilanit, Rasim ZENELAJ nga Sllatina e Podujevės, Hyen ĒAMI nga Ēamėria, banor i Suedisė, Shahin VOCA i Shalės sė Bajgorės si dhe Ymer DODA i vrarė nė New York nga agjentėt e UDB-ės, Shaban DERGUTI tani me banim nė SHBA, Hasan DALIPI nga Kumanova e shumė patriotė tė tjerė qė nuk kursyen asgjė nė jetėn e tyre pėr ēėshtjen kombėtare dhe pėr afirmimin e Besėlidhjes Kombėtare Demokratike Shqiptare. Prandaj duke i pėrkujtuar dėshmorėt e kombit nė pėrgjithėsi, nuk mund tė mos i pėrmendim edhe ata qė ranė si dhe ata qė akoma jetojnė por qė kanė kontribuar dhe po kontribuojnė pėr kauzėn e shenjtė kombėtare e posaēėrisht qė dhanė ndihmesėn e tyre tė pa kursyeshme pėr Besėlidhjen Kombėtare Demokratike Shqiptare, ku njė vend tė veēantė nderi e admirimi zenė dy motrat tona patriote e besnike tė idealit mbarėkombėtar: Kimete TOPALLI dhe Lulzime SHEMALLARI. Tė gjallėve, nderimet tona mė tė larta, kurse tė vdekurve pėr mbrojtjen e shenjtėrisė mė tė ēmueshme: patjetėrsimin e trojeve Arbėnore: nderimet tona mė tė larta e mė tė thella; lavd i pėrtejshėm u qoftė. Prof. Ymer BERISHĖS, Ndue PĖRLLESHIT, Patėr Bernard LLUPIT, Kolė PARUBAJ, Gjergj MARTINIT, sokoleshės shkodrane, heroinės sė Luftėrave ēlirimtare tė Kosovės, Marije SHLLAKUT, Gjon SERREĒIT, Ajet GERGURIT, Mulla Ilaz Brojės, Mulla Idriz GJILANIT, tribunit Shaban POLLUZHĖS, Mehmet GRADICĖS, Bislim BAJGORĖS, Ahmet SELACIT, Haradin VIDISHIQIT, Xhemė GOSTIVARIT, Mustafė Hetė KOKĖS, Hasan REMNIKUT, Gjok SPAĒIT, Hamit EMINIT, Metush KRASNIQIT, Ymer DODĖS, Shahin VOCĖS, Vehbi IBRAHIMIT e gjithė atyre qė ranė nė Altarin e lirisė dhe tė tėrėsisė arbėrore - LAVDI i PĖRJETSHĖM U QOFTĖ! NDERIME DĖSHMORĖVE dhe AMANET tė gjallėve: MOS E HARRONI AMANETIN E TĖ PARĖVE: JA VDEKJE, JA LIRI ! Sepse PA KOSOVĖ E ĒAMĖRI NUK KA SHQIPĖRI dhe PA SHQIPĖRI NUK KA AS KOSOVĖ E AS ĒAMĖRI!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent Empty Re: B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 8:40 pm

RROFTĖ SHQIPĖRIA ETNIKE E DEMOKRATIKE - IDEALI i GJITHĖ SHQIPTARĖVE KUDO QĖ JETOJNĖ NĖPĖR BOTĖ!

RROFTĖ FLAMURI KUQ E ZI !



BESĖLIDHJA KOMBĖTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE ėshtė zotuar para popullit tė vet dhe mbi gjakun e Dėshmorėve se ka pėr tė luftuar deri nė zbatimin e plotė tė misionit tė vet pėr ribashkim kombėtar e tokėsor tė Shqipėrisė sė vėrtetė - as tė “madhe”, e as tė “vogėl”, por tė asaj Shqipėrie tė trashėguar nga Besėlidhjet e deritanishme tė luftėtarėve tė lirisė dhe ky amanet patjetėr duhet realizuar.



E M I N F A Z L I J A
alias

E M I L K A S T R I O T I






















PROFESOR YMER BERISHA


UDHĖHEQĖSI DHE FARKĖTARI I DENJĖ I IDEALIT KOMBĖTAR PĖR RIBASHKIMIN E TROJEVE ETNIKE SHQIPTARE NĖ NJĖ SHTET ETNIK, DEMOKRATIK DHE PĖRPARIMTAR



Tė flasėsh dhe tė shkruash pėr figurėn e madhe, tė ndritshme dhe kolosale tė njė atdhetari tė kulluar, siē ka qenė i pavdekshmi profesor YMER BERISHA, nuk ėshtė lehtė, sepse ai ishte KOMANDANTI i FUNDIT i FORCAVE TĖ ARMATOSURA tė GUERILES kombėtare Shqiptare dhe KRYETARI i FUNDIT i Lėvizjes pėr Lirimin e Tokave Shqiptare-LpLTSH- gjėgjesisht LĖVIZJES NACIONAL-DEMOKRATIKE SHQIPTARE-(LNDSH-sė), por sidoqoftė do tė pėrpiqem qė nė kėtė Akademi Pėrkujtimore tė sė DJATHTĖS SHQIPTARE t’i paraqes disa tė dhėna, historikisht tė pamohueshme, edhe pse burimet arkivore pėr gjurmuesit nacionalistė shqiptarė kanė qenė pėr 50 vjet me rradhė tė mbyllura hermetikisht, madje edhe sot mungon vullneti te njė pakicė fare e vogėl studiuesish shqiptarė qė t’i pėrvishen kėsaj teme mjaft tė komplikuar duke iu “falenderuar” edhe disa pėshtjellimeve tė qėllimshme apo jo tė qėllimshme qė publikohen kohėve tė fundit nė shumė versione dhe krijojnė huti tė lexuesi i vėmendshėm. Do tė pėrpiqem tė jap njė kronologji tė shkurtėr mbi jetėn, veprimtarinė politike, arsimore, kulturore, humane dhe ushtarake tė tė ndritshmit atdhetar, profesor YMER BERISHĖS me fakte dhe data, sa tė jetė e mundur, tė sakta tė ngjarjeve kryesore nė jetėn e tij tė shkurtėr, por mjaft tė bujshme.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent Empty Re: B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 8:40 pm

PO KUSH ISHTE PROFESOR YMER BERISHA ?



Ymer BERISHA lindi mė 13 maj 1912, nė fshatin GJURGJEVIKU I MADH i Prekorubės sė Dukagjinit, nė pėrbėrje tė rrethit tė Pejės. Ishte i biri i SHABAN BERISHĖS dhe nėnės FAZĖ, e bija e Jetish TAFILIT, nga Turiēefci i Drenicės. Familja prej sė cilės rrjedh profesor Ymer BERISHA, ėshtė familje e vjetėr vendase - fshatare e formuar nė frymėn patriarkale me traditė, bujare e mikėpritėse, e cila ishte shembull pėr tė mirė. Pėr nga fisi ishte BERISHĖ, si na mėson edhe vet mbiemri i kėsaj familje.

I pari i gjeneratės sė pestė te mėparshme quhej ĒERKINI, prej nga po e fillojmė hartimin e kėsaj Kumtese, Ēerkini pas vetes la pasaardhės nga tė cilėt do te formohėn dy familje: ĒERKINI – MUSTAFA – HAJDINI – MUSTAFA - MUJA dhe brezi i tashėm ose i sotėm: Mustafa me vėllezėr dhe motra. Ndėrkaq zhvillimi gjenealogjik i familjes sė Ymer Berishės zhvillohet si vijon: ĒERKINI – ILIJAZI - SHABANI dhe brezi i Ymerit me vėllezėr dhe motra. Familja BERISHA merrej me punė bujqėsore dhe blegtorale. Kjo familje posedonte sipėrfaqe tė konsiderueshme toke. Ndonėse kishte tokė tė mjaftueshme, pjesa mė e madhe e saj ishte pasive, ndėrsa mė pak kishte tokė tė plleshme dhe bukėdhėnėse. Tokat e tyre nė truallin shkėmbor tė maleve tė Gllarevės, pėr tė dhėnė rendimente tė duhura, kėrkonte plehėrim dhe punė te mundimshme.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent Empty Re: B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 8:41 pm

QENDRIMI I FAMILJES BERISHA NDAJ PUSHTUESVE TĖ HUAJ


Familja Berisha e Gjurgjevikut tė Madh, ndaj ēdo pushtuesi ka mbajtur qėndrim urrejtės, vetėm pse ishin pushtues tė trojeve tona. Pinjojtė e kėsaj familje u gjetėn nė Kuvende e fronte lufte, ku kishte tė bėjė nė lidhje me ēėshtjen tonė kombėtare: nė BESĖLIDHJEN SHQIPTARE tė PRIZRENIT mė 1878-ėn, nė Kuvendet e Pejės e tė Junikut, nė atė tė Mitrovicės mė 1903 tė organizuar nga Isa BOLETINI, etj. Familjet Berisha, – ajo e SADIK RAMĖS dhe e Shaban ILIJAZIT, nuk ishin pėrkrahėse tė reformave tė osmanėve tė viteve 1902-1908, tė imponuara nga Rusia dhe Austro-Hungaria. Nė tė kundėrtėn, ata ishin shumė aktivė nė Kryengritjen e vitit 1903, nė Drenicė e Mitrovicė kundėr vendosjes sė konsullit rus, Shqerbinit nė Mitrovicė. Kėta, nė krye tė luftėtarėve tė regjionit tė Prekorubės, bashkė me Drenicėn, i hynė aksionit tė luftės nė veri. Kėtė qėndrim edhe mė armiqėsor e tė ashpėr do tė mbajnė ndaj Serbisė e Malit tė Zi gjatė Luftės sė Parė Ballkanike mė 1912 dhe gjatė Luftės sė Parė Botėrore ( 1914-1918 ), kundėr Bullgarisė. Nė veēanti urrejtja dhe qėndresa e tyre shtohet kundėr shtetit tė Mbretėrisė Serbo – kroato - sllovene dhe mė vonė, e quajtur “jugosllave”, mbretėri e cila nė tė gjitha mėnyrat shtypte popullsinė liridashėse shqiptare; u’a merrte tokat dhe ua ndante kolonistėve. Kėshtu, gjatė tėrė kohės sė sundimit tė Jugosllavisė monarkiste, familjet Berisha tė Gjurgjevikut tė Madh, e hapen frontin e luftės me kėta pushtues tė egėr. Pas vrasjes sė kryetarit serb tė Komunės sė Zllakuqanit Den RIBAĒIT nga Shaban Berisha, pėr shkak se regjimi serb me urdhėrin e kryetarit Den RIBAĒI, likuidoi familjen 23 anėtarėshe tė Zeqė Isufit nė pranverėn e vitit 1919 duke i djegur nė njė shtėpi tė ngujuar, qė e kallėn, e dogjėn kriminelėt sllavė. Familjet Berisha, deri nė rėnien e mbretėrisė jugosllave, qenė tė detyruara tė jetonin herė nė Shqipėri e herė nė Kosovė. Ndėrkaq ILIJAZI i Ēerkinit i la tre djem: ADEMIN, SHABANIN – ( babai i Ymerit ) dhe ASLLANIN. Shabani i kishte tre djem: YMERIN, BINAKUN dhe SAHITIN. Ymeri, qė kur ishte fėmijė, ishte inteligjent, i menēur dhe i shkathėt, i qetė dhe logjik. Gjithmonė fliste prajshėm, butė dhe qartė dhe nė mėnyrė tė kontrolluar. Ky ishte i dalluar nė mes tė moshatarėve tė tij. Pas vrasjes sė kriminelit me damkė DEN RIBAĒIT, Shabani u detyrua tė kalojė nė ilegalitet, mirėpo duke qenė i shqetėsuar pėr familjen e tij se mund ta pėsonte nga kriminelėt serbė, vendosi tė marrė gruan, vajzėn dhe djalin e madh, Ymerin, qė asokohe akoma nuk i kishte mbushur 7 vjet, dhe tė kalojė nė Shqipėri. Nė fillim u vendos nė Krumė e pastaj nė Fushė-Krujė. Dy vėllezėrit e vegjėl tė Ymerit: Binaku dhe Sahiti, mbetėn nė Kosovė bashkė me xhaxhallarėt, Ademin dhe Asllanin. Rrjedha jetėsore e Shaban Berishės, babait tė profesor Ymerit, ndėrlidhet me qėndrimin mohues tė regjimit serb dhe me vrasjen e kryetarit tė komunės sė Zllakuqanit. Ai u detyrua, siē u theksua mė lart, qė tė kalojė nė Shqipėri ilegalisht. Bėri njė jetė dramatike e shumė tė rėndė, por tė ndershme. Ymer Berisha, qysh si fėmijė ishte shumė i zgjuar e inteligjent. Shkollėn fillore e kreu nė Fushė-Krujė, ndėrsa Normalen nė Elbasan. Ishte nxėnės i shkėlqyeshėm dhe me prirje tė mėdha pėr aktivitete tė tjera jashtėmėsimore. Qė kur ishte nxėnės, nisi tė bashkėpunojė me fletushkėn e Shkollės - “MĖSUESI” dhe atė “NORMALISTI”. Duke mos qenė i kėnaqur vetėm me kryerjen e shkollės sė mesme, i etur vazhdimisht pėr dituri, Ymer Berisha shkoi nė Itali dhe u regjistrua nė Universitetin e Firences, nė Fakultetin e Shkencave Natyrore, ku studioi paralelisht historinė dhe Gjeografinė. Pėr shkuarjen e tij me studime nė Itali, duhet falenderuar nė radhė tė parė “Homeri” Shqiptar, pra At Gjergj FISHTA, i cili ndėrhyri pėr t’ia siguruar bursėn e shtetit Shqiptar. Ymer Berisha mė vonė, studioi edhe nė Akademinė Ushtarake nė Romė tė cilėn e kreu, poashtu, me sukses tė shkėlqyeshėm dhe u gradua me gradėn e majorit tė Ushtrisė kėmbėsore. Mė pas studioi edhe gjuhėn e Letėrsinė italiane. Ishte njėri ndėr studentėt mė tė dalluar tė brezit tė tij dhe studimet arriti t’i pėrfundojė me rezultate shumė tė larta dhe nė kohėn e caktuar. Gjatė qėndrimit tė tij nė Itali, Ymer Berisha asnjėherė nuk i shkėputi lidhjet shpirtėrore me Kosovėn. Atė e mbante nė mendje e nė zemėr. Zjarri i dashurisė, kujtimi pėr tė e digjte si prush. Ymer Berisha i mbaroi studimet nė Fakultetin e Shkencave Natyrore, Degėn e Historisė e Gjeografisė mė 1936-ėn. Supozohet se po tė njėjtin vit e ka kryer edhe Akademinė Ushtarake. Veten e konsideronte njė student tė pėrjetshėm, prandaj menjėhere shkoi nė Sorbonė tė Francės, ku studioi edhe shkencat filologjike. Nuk dimė sa qėndroi nė Universitetin e Sorbonės, por e dimė se, porsa Italia fashiste okupoi Shqipėrinė, ai i ndėrpreu studimet dhe u kthye ne Shqipėri. Nuk u inkuadrua nė Ushtrinė Shqiptare, e cila nė realitet ishte nėn komandėn e fashizmit italian, por e filloi punėn si mėsimdhėnės nė fshatrat e Fushė-Krujės, Kukėsit, Peshkopisė, Lushnjės e Beratit. Nė tė gjitha kėto lokalitete ai formoi koleksione muzeale, grumbulloi lėndė arkeologjike, mblodhi dhe botoi lėndė folklorike nė revistėn e mirėnjohur “VISARET E KOMBIT” dhe nė periodikun tjetėr shqiptar, qė akoma nuk ėshtė grumbulluar pėr tu shqyrtuar dhe studjuar nė mėnyrė shkencore. Krahas punės edukative - arsimore nė shkollė, Ymer BERISHA angazhohej me tėrė qenien pėr tė ndihmuar edhe popullatėn shqiptare nė Kosovė, e cila vuante e torturohej ēnjerėzisht nga regjimi serb. Parashikimi i tij se do tė sulmohej e pushtohej edhe Jugosllavija, doli i vėrtetė. Duke i njohur mirė rrethanat e kohės, ai u bėntė thirrje gjithė pėrfaqėsuesve tė inteligjencės shqiptare-kosovare dhe asaj mbarėkombėtare qė tė mobilizohen, tė bashkohen dhe tė punojnė tė gjithė si NJĖ pėr RIBASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE, tė cilat ishin prerė padrejtėsisht nga trungu kombėtar: Sanxhakun, Janinėn, Preshevėn, Bujanofcin, Kumanovėn, Kėrēovėn, Ohrin, Manastirin, Plavėn, Gucinė, Tivarin, Ulqinin, etj. Profesor Ymer BERISHA, i cili kishte mbaruar dy fakultete dhe dy tė tjera tė nisura e nė prag tė mbarimit, ishte pėrgatitur shumė mirė nė aspektin shkencor e politik. Ishte njėri ndėr intelektualėt mė tė respektuar. Me qėllim qė t’i ndihmojė mė shumė ēėshtjes shqiptare nė pėrgjithėsi dhe ēėshtjes sė Kosovės nė veēanti, Ymer Berisha aderoi nė KOMITETIN E KOSOVĖS. Fill pas kapitullimit tė Jugosllavisė monarkiste, kthehet nė Kosovė me disa anėtarė te Komitetit dhe me shumė mėsues, tė cilėt erdhėn kėtu me iniciativen e Ministrit tė Arsimit, Ernest KOLIQI. Nė Kosovė gjatė periudhės sė mbretėrisė karagjorgjeviēiane, nuk kishte funksionuar asnjė shkollė shqipe. Mbi 95% e popullsisė shqiptare ishte analfabete. Duke parė kėtė gjendje dhe duke ndjerė nevojėn pėr hapjen e shkollave nė gjuhen shqipe, Ymer Berisha me mėsues tė tjerė, u hyri punėve pėr shkollimin e rinisė sonė, pėr organizimin dhe ngritjen e arsimit. Pas hapjes sė Gjimnazit dhe tė Normales – (LICEUT), “SAMI FRASHĖRI” nė Prishtinė, Ymer Berisha u inkuadrua si mėsimdhėnės, ku ligjeroi dy lėndė: Gjuhėn dhe Letersinė shqipe si dhe historinė. Profesor Ymer BERISHA duke qenė njė njohės i mirė i gjuhės dhe letersisė shqipe, historisė kombėtare dhe historisė sė popujve tė tjerė tė botės, duke pasur njė diapozon shumė tė gjerė tė njohurive edhe nė fusha tė ndryshme, ishe njė pedagog i mrekullueshėm, interpretues shembullor i njohurive tė thella shkencore, poliglot, njohės i disa gjuhėve qė i fliste dhe i shkruante rrjedhshėm, si italishten, frengjishten, gjermanishten, anglishten, latinishten, greqishten, spanjishten e serbokroatishten, fitoi admirimin e nxėnėsve dhe tė gjithė atyre qė arritėn ta njohin. Ai nuk pushonte kurrė.Vazhdimisht studionte, vazhdimisht lėvizte nga njė vend nė tjetrin duke u marrė edhe me hulumtime arkeologjike. Gėrmoi nėpėr lokalitete tė vjetra, kryesisht nė fshatrat e Prekorubės - Drenicė, nė ĒABIQ dhe AĒAREVĖ. Gjatė punės hulumtuese gjeti, mblodhi dhe grumbulloi shumė eksponatė tė kulturės sonė si monedha, armė, vegla pune, stoli, etj. Kėtė thesar material dhe shpirtėror tė popullit tonė qė nga parahistoria, e mblodhi, e sistemoi dhe e studioi duke dėshmuar kėshtu pėr lashtėsinė e popullit shqiptar, autoktoninė e tij. Mblodhi e shėnoi tė dhėna historike nga kujtesa e popullit, shumė legjenda, kėngė, etj., qė dėshmojnė pėr kulturėn, besėn, trimėrinė, traditėn tonė shekullore dhe etnopsikologjinė. Rrefimet e njerėzve i shėnonte besnikėrisht, i sistemonte dhe i studionte me kujdes ato kujtime qė ishin ruajtur e ishin pėrcjellė brez pas brezi. Njerėzit me kujtesė tė fortė i konsideronte “ARKIVA TĖ GJALLA QĖ LĖVIZIN”!.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent Empty Re: B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 8:41 pm

PROFESOR YMER BERISHA NĖ KUJTESĖN E BASHKĖLUFTĖTARĖVE DHE

MOSHATARĖVE TĖ TIJ



Figurėn e shumėanėshme tė profesor Ymer Berishės mė sė miri e ka pėrshkruar njė bashkėveprimtar dhe bashkėluftėtar i tij, nėn pseudonimin “KOSOVARI”, qė nė realitet ka qenė atdhetari i mirėnjohur, Prof. ZEF NEKAJ, emigrant politik nė SHBA, i cili, me rastin e 20-Vjetorit tė vrasjes tragjike tė tė nderuarit profesor Ymer Berishės, botoi njė artikull pėrkujtimor nė Revistėn kulturore – shoqėrore – fetare, “JETA KATOLIKE SHQIPTARE” q, botohej asokohe nga atdhetari, Monsignor Dr. ZEF OROSHI. Aty, ndėrmjet tė tjerash thuhet: “...Ymer Berisha, shkurtalaq, i ngjeshun, fytyrėzeshkan i pikalosun lije, hundėshkabe e syzi, me nji vezėllim sa tė preftė e tė shpejtė, aq edhe tė ambėl e tėrhjekės; sa i pėrvujt e fjalėmatun deri nė pikėn ku njeriut i duket se po ka turp me folė, aq edhe shkamb i patrandun nė idealin e tij. Ky qe profesor Ymer Berisha nga Dukagjini dardan; ky qe malėsori i thjeshtė me tė thjeshtit, vėlla me vėllezėrit, shkollar me shkollarėt, por edhe armik me armiqtė e pėrbetuar. Ky qe njani nga prijėsat, nė mos prijėsi ma nė za, kah i cili i kishin hapė sytė e veshėt shumica dėrrmuese e kosovarėve mbas luftės sė hatashme tė Drenicės nė dimnin e vitit 1945. Kjo luftė qė kryesue prej heroit, po, prej heroit ambicioz, SHABAN POLLUZHĖS. Mu aty ku u duk se te gjitha shpresat e qėndresės kundėr brigadave hakmarrėse tė kombinueme shqiptaro - jugosllave do tė ishin tė kota, mu aty, nga rrėnojat e djegiet, e regjun nė gjak e flakė, shkrumb, fytyra e dlirtė e Profesorv Ymer BERISHĖS shkėlqeu me organizimin, strategjinė dhe largėpamėsinė e tij. Ai, si parabolė ylberore ngashėruese e mishnonte nė vetėvete idealin e kombit. Pėr kėtė ideal ai u ba si zjarrmi i pashuem i trungjeve tė nėndheshme shqiptare qė duel si te krishtenėt nga katakombėt e Romės, pėr t’a shpėrda edhe njihere dritėn e SHPRESĖS SĖ LIRISĖ...”. Kėrkush nuk ua mohon se trevat shqiptare qė u rimposhtėn nga terrori komunist jugosllavo - shqiptar gjatė 1944 e 1945-ės, nuk dhanė dėshmorė tė pavdekshėm si: HAKI TAHĖN, Ibrahim LUTFIUN, Azem MORANEN, Gjon SERREQIN, Ajet GĖRGURIN, Mulla IDRIZ GJILANIN, Ndue PĖRLLESHIN, Xhemė GOSTIVARIN, Ahmet SELACIN, Ukshin KOVAĒICĖN, Bislim BAJGORĖN, Haradin VIDISHIQIN, Halim ORANĖN, Halim SPAHINĖ, Alush SMAJLIN - QERRATANĖ, Qazim BAJRAKTARIN e Astrazubit, Marije SHLLAKUN, Atė BERNARD LLUPIN, Prof. Kolė PARUBIN, Gjergj MARTININ, Vocajt e Shalės sė Bajgorės, Mefailėt e ZAJAZVE e shumė prijėsash tė tjerė tė gjallė e tė vdekur, tė cilėt ēdo kosovar e ka pėr detyrė t’i verė nė pah pėr hir tė atdheut tė pėrbashkėt. Asnjėrit prej tyre s’duhet t’i mohohet as guximi, as flijimi, as pastėrtia e qėllimit tė shenjtė, por nė tė gjithė kėtė ARADHĖ MARTIRĖSH, prof. YMER BERISHA dallohet si mė stoiku e vetėmohuesi, si mė organizuesi e mė i urtui, mė i dashuri e mė i matuni, mė i vėndosuri e mė i pamposhturi. Pikėrisht pėr kėto veti, ai qe pranuar prej shumicės sė luftėtarėve nacionalistė, pa kqyrur anime partiake, si udhėheqėsi i PĖRGJITHSHĖM pėr ēlirimin e krahinave shqiptare nga zgjedha e re komuniste sllave. Mjerisht profilin e kėtij idealisti e luftėtari tė flakėt nuk e ka vėnė ende askush nė pah si e sa duhet. “... unė jam i bindur...”, shkruante mė 1966 – ėn, atdhetari Zef NEKAJ. "Profesor Ymer Berisha pėrmblidhte nė vetėvete cilėsite ma tė spikatuna tė dėshmorėve shqiptarė antikomunista. Atij mund t’i mvishet pa drojė, filozofia patriotike e Anton HARAPIT, urtia e Lef NOSIT, dufi shpirtėror i Kolė TROMARĖS, guximi, durimi e vetėmohimi i Alush LESHANAKUT, takti organizues e pajtues i Dr. Mark GJOMARKAJT. Ai qe shembull, si student nė atdhe e jashtė, shėmbull si profesor nė Normalen e Prishtinės dhe shembull i shembujve nė mal e nė luftė, tue u ba kėshtu prototipi i patriotit kosovar. Gjithė ata qė e njifshin e patėn fatin tė punojshin me tė nė fushėn arsimore e kombėtare, vėjshin re se ai ndryshonte nė vete parimin e moralistit tė flijuar, pėr njė ēėshtje drejtėsie e humanitare”. Krahasimi i martirizimit tė kosovarėve me martirizimin e Jezu KRISHTIT, Profesor Ymer Berisha vetė e theksonte haptazi se ishte frymėzue nga parimi i SHPETIMTARIT tė krishtėrimit, JEZU KRISHTI, tė cilin e quantė si moralistin ma tė madh qė ka pasė bota ndonjiherė. Ai e kishte bindė veten se duhej medoemos me i pėrngja kėtij moralisti – ( Jezu KRISHTIT ); prandaj parreshtun ua pėrmendte bashkėluftėtarėvet myslimanė, se rruga dhe shembulli ma i qartė i flijimit pėr njė ideal te lartė, qoftė humanitar, qoftė patriotik, ėshtė vetė KRISHTI – ( Hazreti Isaja- siē e interpretonin luftėtarėt e tij, emrin e Krishtit/E.F.). Ndėr mundimet e vuajtjet tona, pėrsėritke ai me ngulmim, na duhet nė ēdo rast me mendue Krishtin e pafaj, sepse vetėm kėshtu mund tė vdesim tė qetė si Ai, dhe vetėm kėshtu do tė fitojė drejtėsia mbi persekutorėt.

Me te vėrtetė, Profesor Ymer BERISHA tė jepte pėrshtypjen, sikur po shpėrndante rreze dashurie e vllaznimi, sikur ndrynte nė vetvete gurra tė pamata freskuese, ishte ngrohtė kur ishte ftohtė, shėndriste kur ishte terr dhe sillte hare kur mbretėronte zymtėsia. Teorinė nacionaliste, ai e kishte bėrė bindjen e tij hyjnore duke u bazuar nė njė personifikim hyjnor, dhe flijimin e kishte bėrė mjetin pėr tė arritur vėllazėrimin shqiptar e njėherėsh, pėr ta bindur armikun mbi tė drejtėn tonė, pėr tė jetuar mė vete. Ja disa veti tė kėtij udhėheqėsi kosovar nė jetėn praktike tė malit: ai gjithmonė e shtinte i mbrami ose i fundit kafshatėn e bukės nė gojė. Gjithmonė pinte ujė i mbrami.Vetė ndante gjellen a bukėn dhe vetes i linte gjithmonė mė pak se tė tjerėt. Rrinte roje vetė mė shumė se ēdokush tjetėr. I mjekonte e u rrinte te kryet tė plagosurve e tė sėmurėve dhe, nė rast rreziku, si Prometeun e lidhur i mbante vetė nė shpinė bashkė me ēantėn e rendė plot letra e shkresa. Vetė mbante mė pak se ēdo tjetėr luftėtar municion. Pėr kėtė, shokėt e vet bėnin humor duke thėnė se kishin frikė se Profesori do tė dorėzohej pa pushkė tė shtime ose pa shkrepur pushkė pasi KRISHTI s’ka qenė i zoti tė vriste as njė pulė. Ymeri mbante me vete, si punė hajmalie, disa speca tė thatė djegės dhe kur afrohej mbarimi i bukės, i shtypte dhe i fuste dy a tre kėsi specash nė mataren apo shishen (pagurėn), me ujė. Ky ishte ushqimi i tij i vetėm, ndėrsa tė tjerėve u ndante me kujdes ēka kishte mbetur nga ushqimet. Nė dimrin e vitit 1945, kur Ymeri me shokė jetonin nėpėr shpella nė rrethinė tė Istogut, pėr katėr ditė rresht vetėm me kėtė lloj lėngu specash (kos i holluar me ujė me kripė dhe me speca) e mbante shpirtin, ndėrsa tė tjerėt kishin ende diēka me pėrēapė apo pėr tė pėrtypur. Duke ia njohur pėr sė afėrmi kėto veti tė pashoqe si dhe rrezikun qė mund t’i sillte rendit te ri komunist, njė mishėrim i tillė vetėmohimi, si kryetar, thuaja, shpirtėror i luftėtarėve kosovarė, komunistėt e ndoqėn Ymer Berishėn me natė e ditė e si askėnd tjetėr. Nė rrethimin qė ra tash e 58 vjet mė parė, mė 11 korrik 1946, nė fshatin HEREQ, ndėrmjet Junikut e Skivjanit, do tė flasim mė vonė, por njė gjė ėshtė mė se e vėrtetė se ai u vra tradhėtisht nga spiunėt shqipfolės qė ishin vėnė nė shėrbim tė armikut dhe okupatorit sllavokomunist.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent Empty Re: B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 8:41 pm

PROFESOR YMER BERISHA DHE ANGAZHIMI I TIJ NE POLITIKEN KOMBĖTARE PĖR SHPETIMIN E KOSOVĖS NGA RIPUSHTIMI SLLAVOKOMUNIST



Si filloi angazhimi i Profesor Ymer Berishės nė rrjedhat e ēėshtjės politike pėr ēėshtjen e madhe kombėtare, posaēėrisht pas kthimit tė tij nga studimet jashtė vendit, pas okupimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste mė 1939-ėn dhe kthimi i tij nė Kosovė mė 1941, pas kapitullimit tė Jugosllavisė monarkiste e deri pėrfundimisht me vrasjen e tij tragjike, duhet shumė kohė dhe duhen shfletuar e studiuar me kujdes shumė dokumenta qė gjėnden nėpėr arkivat e ndryshme tė botės si dhe posaēėrisht nė ato tė Beogradit, Prishtinės, Shkupit, Zagrebit, Tiranės, Berlinit dhe Romės. Kėsaj rradhe do tė kėnaqemi ose do tė mjaftohemi vetėm me pak argumenta aq sa e lejojnė mundėsitė e njė Kumtese tė tillė. Porsa u kthye nė atdhe, Ymer Berisha njė ditė duke kalur nė njė rrugė tė Tiranės, pa pritur takon mikun e tij tė vjetėr dhe bamirėsin e madh qė ia mundesoi shkollimin jashtė vendit me ndėrhyrjen e tij te organet e duhura tė shtetit shqiptar. Pra u takua me poetin e madh At Gjergj Fishtėn, ku pasi u pėrshendetėn, Ymeri e ftoi bamirsin e tij nė njė kafe dhe Fishta pranoi dhe hyjnė kėshtu nė njė kafe, u ulėn nė njė qoshe dhe ashtu vetėm kėta tė dy ia nisin bisedės e cila qe shumė interesante dhe aq mė tepėr vendimmarrėse pėr ardhmėrinė e Ymer Berishės. Ymeri kishte miqėsi tė vjetėr me Fishtėn qė nga koha kur Ymeri ishte nxėnės nė Normalen e Elbasanit. Edhe Gjergj Fishta, qė nė takimin e parė, para shumė vitesh, me Ymerin, e kishte kuptuar apo mė drejt me thėnė: e kishte parandierė se te Ymeri fshihet njė THESAR i pallogaritshėm pėr tė mirėn e kombit dhe tė atdheut. Prandaj edhe pati ndėrhyrė qė t’ia siguronte bursėn shtetėrore nga Mbretėria Shqiptare pėr studimet e Ymerit nė Itali. Nė kėtė takim rasti nė Tiranė, Fishta nė mėnyrė miqėsore i thotė Ymerit duke pirė kafe bashkarisht: “... More Imer-djali, a po e sheh se ēka e gjetė Shypninė nga zhabaxhitė italianė dhe a po e parasheh se ēka do ta gjejė edhe Kosovėn? Lufta do tė plasi nl krejt botėn e kulshedra e kuqe e miskovit (Moskės - v. E. F) po i hapė krahėt e saj e po vjell zjarr helmues mbi krejt njerėzimin. Pra, mendo mirė nė tė ardhmen, sepse ke nji barrė tė randė mbi shpinėn tande, se je e nji DERE tė madhe, tė familjes zamadhe tė Gjurgjevikut qė e njeh jo vetėm Kosova por e njeh mbarė shyptaria. E pra, e ke pėr detyrė morale e njerėzore me u angazhue pėr shqiptarizėm, por nė radhė tė parė pėr Kosovėn. E pėr me mujtė me i dal zot kėsaj pune, ti duhet ta krijojsh nji 0rganizatė politiko-ushtarake pėr Kosovė e viset e tjera nėn robninė e kralit tė Jugosllavisė. 0rganizata e jote duhet tė jetė e tipit tė BESĖLIDHJEVE TĖ MOĒME GJITHĖSHQIPTARE, siē ka qenė BESĖLIDHJA E Haxhi Zekės, pėr mos me i pėrmend tė gjitha 0rganizatat e Besėlidhjet e ma hershme, qė mjerisht nuk i patėn krijue njerzit e shkolluem e tė pajisun me dituni jo vetėm shkencore por edhe ushtarake. Kurse Ti, biri i im, tė gjitha kėto virtyte i posedon, sepse e ke krye edhe Akademinė Ushtarake. Dhe kėtė ja ke borxh Kosovės, ja ke borxh SHYPNISĖ ETNIKE”!.

Dhe kėshtu pra, qysh mė 1939-ėn, lindi ideja pėr formimin e 0rganizatės patriotike, politiko -ushtarake, e cila do tė zerė vend pėr realizimin e kėsaj ideje vetėm mė 12 shtator, 1943-ėn, kur Ymer Berisha, bashkė me disa shokė e miq idealistė, krijoi kushtet pėr thirrjen e njė Mbledhje, thuajse nė mėnyrė ilegale nė Pejė. Dhe nė atė takim u vendos qė tė themelohet 0rganizata “BESA KOMBĖTARE”. Ndaj, me t, drejtė duhet konstatuar se “BESA KOMBĖTARE” ėshtė themeluar mė 12. 9. 1943, por nuk ėshtė publikuar askund dhe ėshtė mbajtur fshehur deri mė 28. 11. 1944 kur del nė shesh ekzistimi i kėsaj 0rganizate, pikėrisht nė fshatin Abria e Epėrme tė Skenderajt ku Ymer BERISHA me pasuesit e vet, mbajti KUVENDIN e PARĖ tė O. P. U (Ogranizata Politiko – Ushtarake) “BESA KOMBĖTARE” nė ndėrtesėn e Shkollės fillore tė kėtij fshati, pėr ēka historianėt tanė, janė tė rrallė ata qė e pėrmendin kėtė ngjarje dhe atė, vetėm shkarazi, duke mos u lėshuar nė hollėsira qė provokuan mbajtjen e kėtij Kuvendi.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent Empty Re: B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 8:42 pm

SI U FORMUA ORGANIZATA PATRIOTIKE “BESA KOMBĖTARE”



Pėr ta pėrshkruar, sadopak e nė pika tė shkurtėra, veprimtarinė atdhetare dhe politike tė Profesor Ymer BERISHĖS si gjatė LDB, po ashtu edhe pas mbarimit te saj, deri nė vrasjen e tij kobzezė pėr mbarė kombin shqiptar, duhet tė rikthehemi sė pari te MBLEDHJA E PARĖ-(Themeluese) tė 0rganizatės “BESA KOMBĖTARE”, 0rganizatė e cila sė shpejti do tė shėndrrohet nė LĖVIZJE MBARĖKOMBĖTARE qė u mbajt nė Pejė mė 12.9.1943, ku pėrveē Ymer Berishės, merrnin pjesė edhe disa figura tė shquara kombėtare si: At Bernard LLUPI, Kolė PARUBI, Marije SHLLAKU, Zhuk Haxhija, Ukė SADIKU, Mehmet Agė Rashkoci, Qazim Bajraktari i Astrazubit, Bislim Bajgora me tre shokė, Zef Gjidoda e disa tė tjerė; si dhe shkaqet apo motivet qė e detyruan Profesorin e nderuar Ymer Berishėn tė marrė njė hap tė tillė. Duke mos patur informata qė pas katėr ditėve, nė Prizren, XHAFER DEVA do ta krijonte 0rganizatėn “LIDHJA E DYTĖ E PRIZRENIT”, si dhe duke u brengosur thellėsisht nga zhvillimet e ngjarjeve politike, jo vetėm nė Kosovė, por nė tėrė Ballkanin dhe botėn dhe, duke pasur gjithmonė ndėrmend porosinė, patriotike tė Gjergj FISHTĖS, qysh nga viti 1939, kur Ymeri u kthye nga mėrgimi, vendosi, bashkė me shokėt e miqtė e sipėrpėrmendur qė kishte rreth vetės, qė t’i verė themelet 0rganizatės politiko-ushtarake “BESA KOMBĖTARE”, ku edhe u paraqit nė pika tė shkurta, PROJEKTPROGRAMI i kėsaj 0rganizate plotėsisht ilegale, i cili u aprovua nga tė pranishmit e kėsaj Mbledhje dhe qė mė vonė, kjo Mbledhje do tė hyjė nė analet e historikut tė kėsaj 0rganizate. Siē u theksua, pas katėr ditėve, filloi punimet Mbledhja historike nė Prizren pėr themelimin e LIDHJES SĖ DYTĖ TĖ PRIZRENIT, Mbledhje tė cilėn e organizoi patrioti Xhafer Deva dhe pikėrisht pėr kėtė pėr 50 vjet me radhė qe i anatemuar nga regjimi okupues i trojeve shqiptare, e besa edhe sot, disa (njė pakicė) “historianė” e politikanė shqiptarė e kanė njėfarė averzioni ndaj emrit dhe veprės sė shkėlqyer atdhetare tė Xhafer Devės. Pėrkrah kėtyre dy ngjarjeve kaq tė mėdha e me rėndėsi, pėr tė cilat, tė parėn –(BESA KOMBĖTARE) as qė u fol nė 0pinionin e atėhershėm, ndėrsa pėr Lidhjen e Dytė tė Prizrenit, forcat shoviniste sllavomadhe e posaēėrisht, ato komuniste tė Jugosllavisė dhe tė Shqipėrisė, nuk lanė gjė pa thėnė e akuzuar kėtė 0rganizatė mbarėkombėtare sė cilės i frigoheshin pėr shkak tė Planprogramit tė saj gjithėpėrfshirės tė ēėshtjes sonė kombėtare.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent Empty Re: B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 8:42 pm

MARIJE SHLLAKU DHE PROFESOR YMER BERISHA
Nuk ėshtė sqaruar deri sot se qysh u afruan dhe ēka i lidhi kėta dy persona ndėrmjet vetes aq thellė si dhe bashkėpunimin reciprok. Marije Shllaku, njė vajze e re nga Shkodra, lindur mė 22. 10. 1922, e bukur si “zana”, siē shprehet populli ynė, dinamike, trimereshė, e zgjuar, e shkolluar, studente nė Universitetin e Romės, asokohe e punėsuar nė Prizren, pasi i ndėrpreu studimet, e dashuruar nė Kosovėn - Nanė deri nė misticizėm, e vendosur tė bėhet kurban pėr lirinė e pavarėsine e trojeve etnike shqiptare, sidomos pėr Kosovėn martire tė shkėputur e tė lėnė nė kthetrat serbe. Ndėrsa Ymer Berisha aso kohe 31 vjeēar, i angazhuar tėrėsisht pas ēėshtjės kombėtare ishte i pamartuar. Por kėta tė dy nuk i lidhte kurrfarė dashurie erotike, por i lidhte dashuria e atdheut. Marija te Ymer Berisha shihte vėllanė e saj tė madh qė mund e duhet me ēdo rast t’i dalė nė ndihmė motrės sė vogėl, e motra duhet tė sakrifikohet pėr vėllanė e madh. Ndėrsa Ymeri te Marija shihte sė pari prototipin e femrės iliro-shqiptare qė ėshtė nė gjendje te bėjė ēdo sakrificė pėr ruajtjen e nderit, besės dhe trojeve etnike. Ai e shihte Marijen si njė Teutė tė diteve tona, si njė Zhan d”Ark tė Arbėrisė, si njė Luaneshė tė Sulit epirot, si njė Tringė tė Malėsisė, si njė SHOTĖ tė Drenicės dardane dhe kishte rrespektin mė tė lartė ndaj saj dhe ēmonte deri nė idolatrinė e njė atdhetari me pėrvoje tė madhe politike. Arrestimi i Marijes nga bandat sllavokomuniste pas luftės heroike nė Siēevė e goditi shumė rėndė Ymerin dhe lotoi si pėr motrėn e shpirtit duke paramenduar se ēfarė torturash do tė pėrjetojė kjo engjellushė e shqiptarizmės sė vėrtetė nga xhelatėt e pashpirt sllavokomunistė. Edhe Marija kur e mėsoi lajmin trishtues pėr vrasjen e Komandantit tė saj, qau me lotė zemre, por dhimbjen e saj e shprehu me njė kėngė kushtua Heroit kombėtar Ymer Berishės, tė cilėn e kėndonte mė zė buēitės nė qeli, nė burgun e Prizrenit. Kėta tė dy persona pėrbėnin njė simbiozė tė Shqiptarizmės qė lindin vetėm njėhere nė qindvjeēarin e krajatave kombėtare.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent Empty Re: B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 8:43 pm

S Q A R I M:



Pėr tė pėrfshirė aktivitetin e gjerė politik e kombėtar tė Prof. Ymer Berishės, duhen sqaruar rrjedhat historike kronologjikisht e qė janė tė lidhura ngushtė me Profesorin dhe 0rganizatėn e tij “BESA KOMBĖTARE”, qė e themeloi dhe udhėhoqi deri nė fund. Prandaj, kėtu do t’i paraqesim nė vija tė shkurtėra zhvillimet politike nė Kosovė dhe viset e saja. Kėtu bėhėt fjalė pėr themelimin, zhvillimin dhe aktivitetin e LĖVIZJES pėr LIRIMIN e TOKAVE SHQIPTARE - LpLTSH, respektivisht pėr LĖVIZJEN NACIONAL - DEMOKRATIKE SHQIPTARE – LNDSH-nė, tė cilėn e njohim me disa emra tė ndryshėm, por qė nė esencė bėhet fjalė pėr tė njėjtėn Lėvizje. Po fillojmė nga themelimi i kėsaj Lėvizje e deri me 1953, kur defakto pushoi rezistenca e armatosur shqiptare kundėr okupatorėve sllavokomunistė.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent Empty Re: B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 8:43 pm

KUVENDI I PARĖ I KOMITETIT NACIONAL-DEMOKRATIK

SHQIPTAR - KNDSH-sė



Mė 27 nėntor 1943, nė shtėpinė e Hasan Beg Kryeziut do tė takohen: Halim SPAHIJA, Selman RIZA, Hasan REMA dhe tre oficėrė anglezė si dhe disa burra tė tjerė. Aty do tė debatohet se ēka duhej tė bėjnė shqiptarėt pas kapitullimit tė Italisė fashiste mė 8 shtator 1943 dhe pas fillimit tė humbjeve nė frontet e Wehrmachti-t gjerman. Aty do tė bėhet fjalė edhe pėr ēėshtjen e interesave gjeostrategjike tė Fuqive tė Boshtit pėr Ballkanin, si dhe do tė pėrcaktohet taktika e luftės qė duhet tė ndjekin shqiptarėt e Kosovės pėr tė mbetur me Shqipėrinė. Pėr tė kryer kėtė mision, Tubimi merr qendrim se kush duhet tė ishte bartės i luftės pėr realizimin e zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės. U aksentua ky qėndrim: Ballistėt ( 0rganizata “BALLI KOMBĖTAR” e themeluar nė tetor 1942-ėn), Legalistėt (“LĖVIZJA E LEGALITETIT”), themeluar mė 26 dhjetor 1942 nė Zall tė Herrit dhe “LIDHJA E DYTĖ E PRIZRENIT” (e themeluar mė 16.9.1943-ėn) qenė tė lidhur nė njė mėnyrė me Fuqitė e Boshtit qė po e humbnin luftėn – insistonin oficerėt anglezė. Dhe, si humbės te luftės, “nuk do tė pyeten pėr asgjė”- theksonin me ngulm anglezėt. Pėrkundrazi, do tė shndėrrohen nė problem, si ta shpėtojnė kokėn, duke u arratisur nga vendi. Prandaj, qė tė realizohet ideja pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėri, - ju shqiptarėt duhej vepruar ndaraz: kundėr gjermanėve dhe kundėr rusve, por pro anglezėve- ngulnin kėmbė oficerėt anglezė.



Me propozimin e Selman RIZĖS, 0rganizata qė do ta merrte pėrsipėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė e qė do tė mbėshtetej nga demokracia anglo-amerikane do tė quhej: KOMITETI NACIONAL - DEMOKRATIK SHQIPTAR – ( KNDSH ). Kjo 0rganizatė pėr t’ia arritur qėllimit, do tė fokusohet pėr tė vepruar nė dy fusha. Nė fushėn politike, 0rganizata do tė drejtohet nga KOMITETI QENDROR i KNDSH-sė. Kėtė Komitet, deri sa tė mbahet KUVENDI i PĖRGJITHSHĖM, do ta kryesojnė: HALIM SPAHIJA, SELMAN RIZA dhe HASAN REMA. Ndėrkaq, nė aspektin ushtarak do tė drejtohet nga EJUP BINAKU, i cili u autorizua qė tė strukturohet me kuadro tė shkolluara nė akademitė ushtarake, duke themeluar nė fillim Grupe e Ēeta tė armatosura, krejt me qėllim qė tė ndihmohet irredenta politike shqiptare nė Kosovė. Gjithashtu, me kohė do tė shtrohet nevoja qė njė anėtar i Grupit Nismėtar pėr ndėrtimin e Komitetit Qendror tė KNDSH-sė tė punojė me inteligjencinė shqiptare nė pėrgjithėsi. Me kėtė detyrė u ngarkua SELMAN RIZA. Intelektualėt e parė qė do t’i bashkohen KNDSH-sė, nė dhjetor tė vitit 1943, qenė Sokol Dobroshi dhe Sadik TAFARSHIKU. Por sa mė tepėr qė zgjerohej veprimtaria, ēėshtja nuk shkonte si duhej, pa u siguruar mjetet financiare. Prandaj, nė janar tė vitit 1944, veprimtarisė politiko-ushtarake tė KNDSH-sė do t’i shtrohet si nevojė obligimi ndaj ēėshtjes ekonomike - financiare. Pėr kėtė u caktua Hasan REMA. Ky veprimtar politik nga Gjakova do tė drejtohet nė Pejė, ku gjeti pėrkrahje tė fuqishme te Emrush Miftari dhe Qazim Bajraktari i Astrazubit. Kėshtu, deri nė fund tė marsit 1944, pjesa e madhe e Rrafshit tė Dukagjinit do tė inkuadrohet nė aktivitete politike, ushtarake dhe ekonomiko-financiare. Nė kėto pėrmasa, Komiteti i NDSH-sė do tė marrė pozitė aktive, sidomos me inkuadrimin e Tahir DEDĖS, i cili, Komitetit tė NDSH-sė do t’i sigurojė, jo vetėm simpatizues, por edhe aktivistė tė tjerė tė denjė, nė Rahovec, Dragash, Suharekė dhe nė shumė lokalitete tė kėtyre qendrave. Veprimtaria e KNDSH-sė, nga fillimi zhvillohej nė ilegalitėt tė thellė, sepse orientimet angleze luftoheshin nga Qeveria e Rexhep Mitrovicės. Idetė e tyre luftoheshin edhe nga “Wehrmacht-i” gjerman, si dhe posaēėrisht, luftoheshin nga komunistėt e asaj kohe.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent Empty Re: B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 8:44 pm

KUVENDI I DYTĖ I KNDSH-sė



Nė saje tė inkuadrimit mė tė gjėrė politik, KNDSH nė fillim tė shkurtit do tė pėrpilojė njė elaborat, nga i cili, mė pas, do tė nxirren detyra politike, ushtarake dhe kulturore, pėr tė depėrtuar nė popull. Ky elaborat do tė paraqitet pėr aprovim nė Kuvendin e Dytė tė KNDSH-sė, tė mbajtur mė 26 ( dhe 27 ) shkurt 1944 nė shtepinė e Dan Dobroshit, nė Rogovė te Hasit. Kuvendi do tė mbahet nė kėtė vend pėr shkaqe sigurie. Nė Kuvend morėn pjesė njėmbėdhjetė pėrfaqėsues tė viseve tė ndryshme tė Kosovės, si Halim Spahija, Shefqet Shkupi, Selman Riza, Hasan Rema, Sokol Dobroshi, Sadik Tafarshiku, Hamit Emini –“Doktori”, Emrush Miftari, Rexhep Broja, Ejup Binaku dhe Tahir Deda. Kuvendin e drejtonte Halim Spahija. U shqyrtua Rendi i ditės, i cili u aprovua njėzėrit pėr debat dhe marrje vendimesh. Pasi qe konfirmuar se nė Kuvend qenė te pranishėm pėrfaqėsuesit e te gjitha rajoneve, u konstatua se mund tė punohet me vendime tė plotėfuqishme. Nė Kuvend morėn pjesė 11 pėrfaqėsues nga viset e robėruara shqiptare, tė cilat synonin tė luftojnė me ēdo mjet qė Kosova, pas mbarimit tė luftės, t’i bashkangjitet Shqipėrisė. Pėrfaqėsimi ishte bėrė me vėshtirėsi, sepse nuk kishte mundėsi tė depėrtohej sidomos nė Prishtinė dhe Veri tė Kosovės, por kėto vise i mbulonte Hamit Emini - “Doktori”, pėrfaqėsues i Arbėrisė sė Vogėl, Drenicės, qė kishte autorizimet e Adem Vocės dhe te Ahmet Selacit. Halim Spahija kishte folur shkurtėr, duke theksuar se gjermanėt po e humbin luftėn (... ). Pas diskutimit tė shkurtėr tė Halim Spahisė, fjalėn e merr Selman Riza, duke e paraqitur nė pika tė veēanta orientimin kombėtar e politik tė KNDSH-sė:

1. KNDSH do tė luftojė kundėr ēdo zaptuesi tė huaj qe ne e konsiderojmė si okupator;

2. KNDSH luftėn do ta drejtojė kundėr kufijve tė vjetėr tė Jugosllavisė tė pa drejtė, tė bėmė kundėr neve shqiptarėve dhe tokave tona stėrgjyshore;

3. Kėto dy luftėra do tė bėhėn krah pėr krah dhe jo njėra pas tjetrės.]



Nė ditėn e dytė (mė 27.02.1944 ), Kuvendi i Dytė i KNDSH-sė do tė debatojė pėr pėrpilimin e Statutit. Kėtu do tė aprovohet Statuti i KNDSH-sė. Sipas Statutit tė porsaaprovuar, u caktua qė 0rganizata tė mbajė emrin Komiteti Nacional-Demokratik Shqiptar - (KNDSH). Kuvendi mė i lartė i KNDSH-sė u vendos tė quhet Kongres. Kongresi i pėrbėrė, nga pėrfaqėsuesit e tė gjitha krahinave tė robėruara shqiptare, e zgjidhte Kryetarin dhe dhjetė – ( 10 ) anėtarė tė tjerė, tė cilėt do t’i drejtojnė resurset pėrkatėse tė punės. Veprimtaria e Komitetit Qendror tė KNDSH-sė zhvillohej, pos nė nivel tė viseve tė robėruara si tėrėsi, edhe nėpėr rrethe, komuna dhe fshatra ku do tė veprojnė Komitetet e rangut pėrkatės tė KNDSH-sė qė nė vend qė tė quhen “Degė”, “Nėndege” etj., u emėrtuan “Komitete”. Ishte vendosur qė anėtarėt e Komitetit tė NDSH-sė tė vepronin me pseudonime, pėr tė mos u zbuluar se kush janė dhe pėr ēka punojnė. Me Statut ishte caktuar qė tė mbahej evidencė e saktė pėr tė hyrat dhe tė dalat financiare tė Komitetit NDSH. Gjithashtu, Statuti pėrcaktonte, qė 0rgani i Komitetit Qendror tė KNDSH-sė tė quhej “DARDANIA”. Nė kėtė Kuvend pjesėmarrėsit u njoftuan edhe pėr inkuadrimin e Ibrahim FEHMIUT pėr anėtar tė K.Q. tė KNDSH-sė, i cili do ta autorizohet tė punojė nė lėmin e arsimimit kombėtar. Po ashtu, u njoftuan se, KNDSH ka krijuar lidhje tė ngushta bashkėpunimi me Profesor Ymer Berishėn dhe 0rganizatėn e tij “BESA KOMBĖTARE”. Tahir DEDA ishte caktuar tė punojė nė fushėn e organizimit, duke e lidhur Komitetin Qendror me Nėnkomitetet nėpėr rrethet ku do tė formohen degėt e kėsaj 0rganizate (KNDSH-sė). Maliq BALIU ishte autorizuar tė punojė nė drejtim tė sigurimit tė mjeteve pėr ekzistencė pėr tė gjitha familjet e anėtarėvė tė K. Q. tė KNDSH-sė me njė anė dhe pėr tu ndihmuar patriotėve qė dėshironin tė anėtarėsoheshin dhe atyre qė kishin shprehur simpati dhe admirim pėr NDSH-nė. Ishte vendosur gjithashtu qė Tahir DEDA tė merrej me studimin e gjendjes nė frontet e luftės, nė mėnyrė qė t’i ndihmohet Ejup Binakut tė veprojė sipas nevojės, sa mė shpejt qė e kėrkonte ajo. Por nė tė vėrtetė, ky Komitet nuk do tė pranojė tė konfrontohert me forcat gjermane nė asnjė mėnyrė, sepse dihej se do tė sulmohej edhe nga ushtria shqiptare, e cila komandohej nga Lidhja e Dytė e Prizrenit, kuptohet ne rrafshin politik. Nė fillim tė marsit 1944, Halim Spahija, me kėrkesėn e oficerėve anglo-amerikanė do tė largohet nga Prizreni dhe do tė vendoset nė Kukės. Nė tė njėjten kohė, Komiteti Qendror i KNDSH-sė do tė autorizojė anėtarin e saj Xhemil Flukun qė ky t’i organizojė Nėnkomitetet e KNDSH-sė nėpėr rrethe. Kėshtu, nė fillim Nėnkomiteti i KNDSH-sė u themelua nė Prizren, duke u drejtuar nga Xhemil FLUKU e Sefedin AHMETI (saraēė), Sylejman MALTA (tregtar), Sheh Hasani, Abdyl Hajrullahu (bukėpjekės), Sinan HAZIRI- (zdrukthėtar), dhe po ashtu, kėta themeluan Nėnkomitetet e KNDSH-sė edhe ne Suharekė, Rahovec, Zhur, Bllacė, etj.



Komiteti Qendror i KNDSH-sė me qendėr nė Prizren mori pėr obligim ta studiojė rrjetin e kriminelėve srbė qė kishin vrarė shqiptarė dhe ua kishin grabitur pronat. Komiteti ishte zotuar se do t’i hulumtojė tė gjithė ata shqiptarė qė janė spiunė tė vjetėr tė serbėve. Komiteti kishte vendosur qė anėtarėt e tij, tė futen nė pushtet dhe nė tėrėsi ta marrin “kalanė pėrbrenda”. Kėtė orientim, Komiteti Qendror i NDSH-sė do ta mbėshtesė edhe pas 23 nėntorit 1944, kur u larguan forcat gjermane nga Kosova dhe nė vend tė tyre ishte vendosur pushteti ēetniko - komunist serb. Nėnkomiteti i KNDSH-sė ne Gjakovė do tė drejtohet nga patrioti Sylejman LLESHI. Nė Pejė, fillimisht Nėnkomitetin e KNDSH-sė do ta drejtojė Emrush MIFTARI, ndėrsa pas shtatorit 1944 – At Bernard LLUPI dhe MARIJE SHLLAKU.



Komiteti i NDSH-sė nga maji i vitit 1944 nuk do tė mund tė sigurojė asnjė mundėsi qė tė zgjerohet, sepse komandėn pėr mbrojtjen e Kosovės e kishte marrė Xhafer DEVA, i cili, si ish-ministėr i Punėve tė Brendshme nė Qeverinė e Rexhep Mitrovicės do tė largohet nga Tirana e do tė vendoset nė trekėndėshin: Prizren – Gjilan - Mitrovicė. Ai do tė marrė njėherit edhe tėrė rrjetin organizativ tė “Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit” nė duart e veta, sėbashku me tre oficerė gjermanė, tė cilėt drejtonin njėsitet SS-“Scanderbeg” dhe “SCHOLZ”, ”Bredor” dhe “Langer”.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent Empty Re: B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 8:44 pm

KUVENDI I TRETĖ i KNDSH-sė


Njė sqarim:

Z. Ethem Ēeku nė librin e tij “Mendimi politik i Lėvizjes ilegale nė Kosovė 1945-1981”, nė faqen 95, flet pėr “Kuvendin e Tretė tė NDSH-sė” por nuk jep kurrė datėn se kur u mbajt ky Kuvend, vetėm se thotė: “...u mbajt nė Prizren, dhe se nė kėtė Kuvend ishin tė pranishėm 7 anėtarė tė Lėvizjes ilegale proangleze dhe dy anglezė, emrat e tė cilėve nuk janė shėnuar nė materialet arkivore qė kanė mbetur...” Sipas kėtyre te dhėnave, Kuvendin do ta drejtojė Halim Spahija me Selman RIZĖN. Pėr tė shpėtuar nga mė e keqja, Tubimi (Kuvendi, pra, i Tretė i KNDSH-sė) ishte pėrcaktuar qė aktiviteti i Komitetit tė NDSH-sė tė shtrihej nė rrafshin e Kosovės nė tė gjitha lokalitetet. Aktivitetin pėr veprim nė terren nė rajonin e Gjilanit do ta marrin Mulla Idriz Gjilani dhe pas njė kohe, i riu Hamdi Berisha. Nė rajonin e Llapit, nė Mitrovicė dhe Vushtrri, nė aktivitetin mbrojtės do tė aktivizohen: Ibrahim Lutfiu, Jahja Fusha, Ajet Gėrguri dhe Ramadan Ajvazi. Nė Prishtinė do tė pėrfitohet pėrmes profesor Ymer Berishės, autoriteti i pakontestuar intelektual i Ali Sylejmani – “Drini”, profesor, i cili do tė mbetet nė LNDSH me tėrė qenien nė tė gjitha etapat. Ky organizim do tė pėrfitojė nė cilėsi, meqė ishin lidhjet e mira me Drenicėn, pėrmes Liman Isufit, nė Kijevė pėrmes Bardhec Dodės, nė Banjė pėrmes Bislim Hajrizit, nė mėnyrė qė tė mbesin lidhjet me Kabashin afėr Prizrenit me Rexhep Avdylin.



Nė historiografinė tonė kombėtare janė krijuar disa paqartėsi, qė lexuesin e brezave tė ardhshėm e hutojnė, duke iu “falendėruar” disa historianėvė tanė qė nuk kanė bėrė dallimin ndėrmjet 0rganizatės sė Ballit Kombėtar dhe Lėvizjes pėr Lirimin e Tokave Shqiptare-LpLTSH, - gjėgjesisht: Lėvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare-LNDSH, e cila mori kėtė emėr pas pėrhapjes sė gjerė tė Komitetit Nacional-Demokratik Shqiptar, fillimisht e menduar si 0rganizatė e mė vonė si 0rgan udheheqės i tėrė Lėvizjes, kėshtu qė Kuvendet e KNDSH-sė, respektivisht tė LNDSH-sė, nė shumicėn e rasteve i quajnė “Kongreset e Ballit Kombėtar”, kur dihet botėrisht se 0rganizata “Balli Kombėtar” nė Shqipėri (por jo edhe nė Kosovė) ka mbajtur vetėm njė kongres, Kongresin e Parė tė 0rganizatės “Balli Kombėtar”, nė Berat, kurse tė dytin, tė tretin, e tė tjerėt me rradhė i ka mbajtur nė mėrgim. Kongresi i Dytė i Ballit Kombėtar ėshtė mbajtur mė 1946 nė Itali. Ndėrsa prof.dr. Muhamet Pirraku nė librin e tij “MULLA IDRIZ GJILANI DHE MBROJTJA KOMBĖTARE E KOSOVĖS LINDORE 1941-1951”, nė faqėn 323, shkruan:... “Nė gushtin e vitit 1945 Shtabi Suprem i Kosovės (i Adem Gllavicės), do ta ftojė njė takim tė pėrfaqėsuesve tė Gueriles shqiptare dhe tė 0rganizatave (duhet tė jetė: Degėve, ver.ime:E.F.) tė NDSH-sė. Takimi do tė mbahet nė Kopilakė, mė 15-16 gusht 1945, midis Moravės sė Epėrme e Karadakut tė Shkupit. Midis krerėve, nė kėtė takim shquheshin : Hysen Tėrpeza, Adem Gllavica, Ibrahim Hakiu-Kelmendi, Luan Gashi, Tefik Tanisheci, Hasan Kabashi/Vitia, Din Hoxha-Kaēaniku, Qazim Sefė Llugaxhia, Qazim Sopa-ZEKBASHA dhe rreth 25 veta tė tjerė si: Hajriz Kajolli, Sylė Hotli etj. Tė tjerėt ishin kryesisht delegatė tė 0rganizatave – ( Degėve, v.ime E.F.) te NDSH-sė, ose veprimtarė tė NDSH-sė. Komitetin e Shkupit, i konsideruar si Komiteti Qendror i NDSH-sė, e pėrfaqėsuan Kemal Aliu – Skėnderi, Mexhit Haki Zyberi dhe Xhemė Bllaca. Askund nuk bėhet fjalė se ēka ndodhi me Komitetin Qendror tė LNDSH-sė nga Prizreni, a u shua fare apo u shkri nė Komitetin e Shkupit. Kėtė sqarim, historianėt tanė ia kanė borxh lexuesve dhe 0pinionit te gjerė shqiptar (verejtja e autorit tė kėtyre rreshtave). Mė tutje, autori i lartėpėrmendur shkruan se: ĖMbledhja u mbajt nė shtėpinė e Zylbehar Kopilakut, siē konstaton Kemal Skenderi”. Ndėrsa nė lidhje me tė njėtėn ngjarje, z. Mehmet Dushku nė librin e tij “LĖVIZJA NACIONAL-DEMOKRATIKE SHQIPTARE 1943-1965”, thotė se Takimi (Kongresi) u mbajt nė shtėpinė e Tefik Tanishefcit. Sidoqoftė, tė dy pohojnė se nė Mbledhje pėrpos tė tjerėve, folėn Luan Gashi, Adem Gllavica dhe Ibrahim Kelmendi, tre intelektualė tė shquar tė kohės. Mbledhja zhvilloi punimet dy ditė, dhe pėr shkak te rėndėsisė qė pati pėr Lėvizjen e Rezistencės Shqiptare nė pėrgjithėsi, do tė konsiderohet si “Kongresi i Tretė i Ballit Kombėtar”. 0ratorėt e zėnė ngojė, siē shihet nga tė dhėnat e shtypit serb me rastin e gjykimit tė anėtarėvė tė KQ tė NDSH-sė, nė janar tė vitit 1947, i raportuan Kongresit pėr aktivitetin e Komiteteve shqiptare nė Itali dhe nė Greqi dhe pėr lidhjet e udhėheqjes sė Lėvizjes sė Rezistencės Shqiptare nė viset nėn robėrinė jugosllave, me Mit”hat Frashėrin nė ekzil. Kongresi i Kopilakės apo i Tanishefcit... mori vendime tė rėndėsishme: Emėrtimi i “Lėvizjes sė Rezistencės Shqiptare”me emrin: “LĖVIZJA pėr LIRIMIN e TOKAVE SHQIPTARE” – ( LpLTSH ); pėr shkak se emri i “Ballit Kombėtar” ėshtė kompromentuar nė sytė e aleatėve, si 0rganizatė profashiste gjatė LDB dhe kjo sėpaku pėr nga botėkuptimet e anglo-amerikanėve...”Njė ndėrhyrje e autorit tė kėtyre rreshtave: Dihet botėrisht se tėrė kohėn sa ka zgjatur sundimi komunist nė ish-Jugosllavi, propaganda e tyre sllavokomuniste, tė gjithė Luftėtarėt e Lirisė pėr tokat shqiptare i ka quajtur “ballista”, edhe ata qė kane pasur orientime majtiste dhe kjo si duket ka ndikuar te disa historianė te rinj shqiptarė qė e pėrdorin tė njėjtin term qė nė kėtė rast konkret nuk duhet tė pėrdoret - autori: Emin FAZLIJA.

Lėvizja... me emėr te ri, duhet t’i bashkojė tė gjitha 0rganizatat dhe rrymat politike antikomuniste dhe antijugosllave nėn njė Flamur- tė ēlirimit dhe tė bashkimit tė Shqipėrisė Etnike. Balli Kombėtar kėtė punė nuk mund ta realizoje” – shkruante Dr. M. Pirraku.

Ndėr vendimet e tjera tė Kongresit tė Parė te LpLTSH- LNDSH-sė janė :

1. Komiteti Qendror i LNDSH-sė nė Shkup ėshtė 0rgani politik mė i lartė i LpLTSH-sė dhe lidhje e vetme e Lėvizjes... me Komitetet shqiptare ne Greqi dhe ne Itali ;

2. Guerila shqiptare, ballistėt, etj., tė quhen : USHTRIA POPULLORE DEMOKRATIKE SHQIPTARE – UPDSH ;

3. Kongresi emėroi “Shtabin e Luftės” dhe ne saje te guximit qė tregoi ne takimin me Shefqet Peēin, Komandant Suprem i UPDSH-sė. u emėrua Hysen Tėrpeza, kurse Komandantė te Batalioneve: Hasan Kabashi - VITIA, Bajrush XHAKLI, Rexhep 0kllapi, Shaban Haliti dhe Din Hoxha-Kaēaniku. Nė Shtabin e Luftės tė UPDSH-sė ishin edhe Adem Gllacica, i ngarkuar pėr propagandė, si dhe Ibrahim Kelmendi dhe Luan Gashi ;

4. Ibrahim Kelmendi do tė delegohet pėr propagandė ne viset e Shkupit dhe Tetovės ;

5. kurse Luan Gashi ne viset e Suharekės e Prizrenit ;

6. Nė Kongresin e Kopilakės ishte i pranishėm edhe i deleguari i posaēėm i Mulla Idriz Gjilanit, pikėrisht Salih Sadik Gjyrishefci, ilegal pėr vet kongresistėt.

7. Kongresi aprovoi platformėn pėr njė THIRRJE qė SHTABI SUPREM i UPDSH-sė sė Kosovės duhej t’ia lėshonte popullit”.



Ndėrsa pėr tė njėjtėn ngjarje, pra pėr Kongresin e Parė (apo tė Tretin ? –v.E.F.) tė LpLTSH- LNDSH-sė, z. Mehmet Dushku, nė librin e tij tė lartėpėrmendur, ndėrmjet tė tjerash shkruan: “Kongresi i Parė i Lėvizjes NDSH nė Tanishec tė Shkupit, me iniciativėn e ideologėve tė LNDSH-sė: Ibrahim Lutfiut, profesor Ymer Berishės, Gjon Serreqit dhe, nė marrėveshje me anėtarėt e Komitetit ( Qendror) tė Shkupit, u vendos qė Kongresi i Parė i LNDSH-sė tė mbahet nė fillim te gushtit tė vitit 1945. Pėr vendin dhe mėnyrėn e organizimit te Kongresit tė Parė tė LNDSH-sė, u ngarkua Kemal Skėnderi, ndersa pėr rendin e ditės, programin dhe materialin e Kongresit u ngarkuan nga prof. Luan Gashi, Halim Orana dhe Azem Morana. Kongresi i Parė i LNDSH-sė u mbajt ne fillim tė muajit gusht tė vitit 1945 (nuk e jep daten e mbajtjes sė kėtij Kongresi - v. E. F.) nė fshatin Tanishefc tė komunės sė Shkupit. Ky fshat gjendet ne malin KOPILAĒĖ dhe shtrihet ne hapėsiren midis Shkupit dhe Vitisė nė Kosovė. Kongresi u mbajt nė shtepinė e Tefik TANISHEFCIT. Te pranishėm ishin 20 pjesmarrės, ndėr ta edhe: Adem Gllavica, Prof. Luan Gashi, Ibrahim Kelmendi nga Presheva, Hysen Tėrpeza, Hasan Bilalli, mėsues nga Shkupi, Hafuz Mexhit Zyberi, i lindur nė fshatin Tanishefc, me banim nė Shkup, Din Hoxha nga Kaēaniku i Vjetėr, Hasan Kabashi nga Kabashi i Vitisė, Hajriz Kajolli, i lindur nga Gjylekara e Vitisė, me banim ne Shkup, Qazim Sefė LLUGAXHIA nga fshati Llugaxhi i Lipjanit, kapiten Hysni RUDI, nga Gjakova, kapiten MEHMET BUSHI nga Mati i Shqipėrisė, Mahmut Fazliu nga Bllaca e Hanit tė Elezit dhe Xhemail Hasani, po nga Bllaca e Hanit tė Elezit, etj. Gjatė punimeve tė Kongresit, referatin pėr GJENDJEN POLITIKE AKTUALE e paraqiti prof. Luan GASHI, ndersa referatin pėr Luftėtarėt e Lirisė ne malet e Kosovės e paraqiti inxh. Adem Gllavica.

Pas mbajtjes sė kėtij Kongresi, pėr shkak tė rrethanave tė jashtėzakonshme dhe terrorit tė paparė ne Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi dhe nė Shqipėrinė komuniste, aktiviteti i Lėvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare e ndali turrin dhe u paraqit nevoja qe Kongresi i Dytė te thirret 10 muaj mė vonė. Ndėrkohė, njė pjesė e udhėheqjės se Lėvizjes NDSH dhe e FORCAVE tė saja tė ARMATOSURA u tėrhoq nė Greqi”...

Me sa u tha mė sipėr, lexuesi i vemėndshėm do tė hasė ne paqartėsira dhe mund tė krijojė njė pasqyrė te gabueshme sa u pėrket ngjarjeve historike ne trojet tona etnike gjatė Luftės sė Dytė Botėrore si dhe pas saj. Andaj apeloj te historianėt tanė, qė tė organizojnė njė TRYEZĖ TĖ RRUMBULLAKĖT pėr t’a shqyrtuar kėtė anomali dhe, nė bazė te fakteve historike tė krijojnė njė KRONOLOGJI tė qėndrueshme tė kėtyre ngjarjeve, duke i emėruar secilen sipas vleres dhe meritės sė vėrtetė, duke mos ia mveshur herė njėrės e herė tjetrės 0rganizatė politike te asaj kohe, meriten apo mosnjohjėn e saj - ( merites) asaj qe e ka merituar.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent Empty Re: B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 8:45 pm

BASHKĖPUNIMI NDĖRMJET

PROF. YMER BERISHĖS, HALIM SPAHIUT DHE FERAT DRAGĖS



Nė verė tė vitit 1944 fati i Luftės sė Dytė Botėrore dihej. Nazizmi gjerman po pėsonte humbje nė tė gjitha frontėt. Prandaj, duke synuar qė te analizohej fati i kombit shqiptar, Halim Spahija, sėbashku me prof. Ymer Berishėn do tė kėrkojnė takim me Ferat Dragėn. Ferat Draga ishte njė politikan i vjetėr me njė pėrvojė brilante, tė cilit i kishte shkuar pėr doresh qė ta amortizojė politiken kriminale serbe kundėr popullit shqiptar pėr 22 vjet me rradhė. Takimi do tė mbahet mė 1 shtator 1944 nė njė lagje tė Prizrenit. Aty do tė diskutohet pėrvoja e Partisė “Xhemijeti”- (“Bashkimi” ) nė kushte te okupimit serb 1918-1941. Aty do tė analizohet programi kombėtar i veprimit tė politikės shqiptare ne ilegalitet. Sė dyti, do tė analizohet ne detaje se njė pjesė e politikanėvė shqiptarė janė ngjizur keq me serbėt nė politikė duke propaganduar “vėllaznim-bashkimin”. Kjo shtresė politikanėsh, u tha aty, me shpirt ėshtė nacionaliste, por me fjalė ėshtė internacionaliste. Me fjalė tė tjera, kjo shtresė ėshtė kthyer nga mbeturinat e Kominternit – (ishte shuar me 1943-ėn) qė do tė thotė se bėrthama e veprimit tė kėtij establimenti politik ėshtė Rusia dhe “Serbia e Madhe” me Jugosllavinė e “vogėl” pėr tė cilėn luftojnė”... Mjerisht, nė kėtė pozicion ėshtė fuqishėm e orientuar njė shtresė, jo e vogėl, nė Shqipėrinė Bregdetare, e drejtuar nga Partia Komuniste e Shqipėrisė, e cila, pėr filozofi kombėtare ka denacionalizimin e kombit dhe internacionalizimin e interesit. Me kėtė kurthim politik, ne shqiptarėt, si komb, do te jemi asgjė nė asgjė- tha Ferat Draga. Ne kėtė takim, Halim SPAHIA ishte shprehur sė e njihte veprimtarinė e Mehmet HOXHĖS deri nė detaje, por nuk mund tė pajtohej me veprimet e tij dhe te atyre qe e rrethojnė, se Kosova me te gjitha ato plagė qė ia kishin shkaktuar serbėt, tė pajtohet edhe njė herė tė “bashkėjetojė” me sllavė, siē kishte ngjarė gjatė viteve 1912-1941. Taborri tjetėr politik qė njėherit ishte kundėrshtari i tė parit, ishin te gjithė ata shqiptarė qė rrinin pranė Gjermanisė, me qendrime pacifiste. Kėtė rol e luanin tė gjithė ata qė ishin fokusuar nė “Lidhjen e Dytė tė Prizrenit” dhe nė institucionet e saj. Meqė dihej se ēka do tė ngjajė me nazizmin dhe bashkėmendimtarėt e tij, sepse forcat anglo-amerikane po marshonin gjithnjė e mė tepėr drejt Europės Qendrore, me qėllim qė ta zhduknin nazizmin gjerman. Halim SPAHIJA ishte prononcuar se shqiptarėt si popull autokton, duhet te orientohen kah kėto forca, duke e luftuar njėherit nė rend tė parė politikisht me tėrė fuqinė orientimin prorus, duke i luftuar tė gjithė socialbolshevikėt komunistė, te cilėt nuk janė gjė tjetėr pėrpos se njė varfėrim i trurit tė njėllojtė nė politikė. Lidhur me kėtė, Halim Spahija kishte theksuar se “Aty ku ka politikė tė njėllojtė, shoqėria mund tė bartet “pėrpara” me dhunė, por pėrparim nuk ka. Sė dyti, duhet tė luftohet me tė gjitha mjetet edhe orientimi progjerman. Ne e diumė, do tė artikulojė Halim Spahija, se shqiptarėt asgjė nuk kanė te bėjnė me nazizmin, por duhet tė dihet sė shqiptarėt i respektojnė gjermanėt si popull, por i gjykojnė veprimet e nazistėve. Shqiptarėt nuk pranojnė te vritet fėmija para nėnės, plaku para familjes, gruaja para burrit dhe popullsia nė masė tė torturohet si ka ngjarė nė shumė vise tė Shqipėrisė Etnike. Prandaj, kthimi kah anglo-amerikanėt i politikės sonė kombėtare, ėshtė njė kthim qė sjell mbėshtetje tė sigurtė pėr popullin tonė

tė pėrvuajtur, si nė kohėn sa do tė zgjasin operacionet, ashtu edhe pas mbarimit tė luftės”. Nė takimin e Prizrenit, Ferat Draga, i cili ishte nė njė gjendje tė rėndė shėndetėsore kishte deklaruar: “Me komunistėt nuk bėhet punė ne asnjė lėmi. Nuk bėhet punė, sepse ata do tė na grabisin tėrė pasurinė ne emėr tė kolektivizimit, siē kanė bėrė rusėt nė viset e tyre. Sigurisht se kėta “komunistėt tanė” nuk do tė zhvillojnė politikė mė liberale. Me kolektivizimin kolonistėt serbė, masovikisht do tė aderojnė nė atė parti qė do tė ngjitet ne pushtet. Serbėt do ta zėvendėsojnė kolonizimin me kolektivizim, dhe nė kėtė mėnyrė familja jonė shqiptare do tė varfėrohet dhe do tė bėhet pesė pare. Komunistėt, me politiken e tyre, do t’i nacionalizojnė edhe tė gjitha ato pak punėtori qė janė ne Kosovė. Ata, pėr ta mbajtur Kosovėn si koloni (nga viti 1912 deri mė 1941) kurrė nuk kanė investuar asgjė, vetėm kanė marrė prej saj. Puna e tyre me pazaret qė i kanė bėrė me Trepēen (1927) na ka sjellė ne shqiptarėve shqetėsim kurdoherė se nuk do tė mundemi tė ngjitemi nė asnjė shkallė tė pėrparimit pa u varur nga Beogradi. Prandaj, konsideroj se orientimi i Lėvizjes sonė nga anglo-amerikanėt ėshtė rrugė e drejtė dhe shpėtimtare pėr popullin shqiptar nė pėrgjithėsi”.

Nė temen e orientimit tė veprimit politik tė LĖVIZJES NACIONAL-DEMOKRATIKE SHQIPTARE, i fundit nė kėtė takim ishte prononcuar profesor Ymer Berisha: “Pėr ta shkelur sjelljen e gjermanit nuk jam, por pėr te vrapuar pas tij, siē po veprojnė disa, nuk mund tė gaboj. Jam edukue nė Pėrendim, nė shkollat qė i kanė dhuruar njerėzimit kapital pėr tė jetuar njeriu i lirė nė mendime, nė veprime dhe nė jetė, nė pėrgjithėsi. Fati ynė kombėtar ėshtė njė tragjedi, tė cilėn tani pėr tani nuk mundet ta vizatojė asnjė gazetė apo libėr i shkruar. Po e thrm kėtė, sepse kurrė, me sa mė kujtohet, nuk kemi patur shtet tė mirėfilltė kombėtar, pėrpos ato vitet kur sundoi Mbreti Skėnderbe. Po, edhe ato vite ishin tė luftės dhe tė gjakut tė derdhur lumė, kuptohet pėr liri. Ju miqtė e mi tė nderuar, i dini pozicionet e mia. Do tė pajtohem me ju qė tė lidhemi pas “qerres anglo-amerikane”me njė kusht, qė ne shqiptarėt te trajtohemi si komb i ndarė e tė na jepet shansi tė jetojmė sėbashku nė tė gjitha trojet etnike shqiptare. Kjo ėshtė kėrkesa e parė. Kėrkesa e dytė ėshtė se me serbėt ne mund te jetojmė si fqinj fshati, qyteti, por jo ne si koloni e tyre. Ky parim duhet t’u thuhet anglo-amerikanėve me kujdes, sepse ata janė te ndjeshėm nė fjalėn “koloni”, e sidomos janė te ndjeshėm anglezėt. Dhe, pėr tė qenė ēėshtja mė e komplikuar, anglezėt nė viset shqiptare janė nė misionė tė dyfishta, edhe pėr tė na lėnė me Serbinė, por edhe pėr tė na lėnė me grekun, nė mėnyrė qė te mbesim koloni e dyfishtė. Mandej, duhet tė dihet sė anglezi, nesė njėhere i ke kundėrshtuar, ai nė mėnyrė indirekte tė dėnon. Anglezėt duhet ta kuptojnė se ne e kemi pėrnjėmend dhe se jemi tė dakorduar se flasim nė emėr tė ndonjė institucioni. Nė kėtė drejtim jemi vonuar. Jemi vonuar, sepse anglo-amerikanėt as nuk do tė na e pranojnė Konferencėn e Bujanit, pėr ēka komunistėt po propagandojnė parajsė nė Kosovė, e as nuk do tė na e pranojnė “LIDHJEN E DYTĖ TE PRIZRENIT”, sepse siē e dimė, nuk na e kanė pranuar as atė tė famshmen e Ymer Efendi Prizrenit me 1878. Nuk ėshtė kėtu ēėshtja e territoreve, por ėshtė ēėshtja, thjesht te pėrcaktimi i politikės angleze qė t’i plotėsojnė orientimet ruse, tė cilat i kanė pėlqyer dikur dhe ua kanė dhėnė vulėn pikėrisht pas Luftės sė Krimesė dhe qė Rusia tė mbetet padron i tė krishterėve nė Ballkan. Kjo filozofi, tė paktėn me kėtė luftė duhet tė copėtohet, por me rreshtimin e forcės sonė nė tė gjitha trojet etnike, zor se do tė ndodhė”. Profesor Ymer Berisha, nė pėrmbyllje tė diskutimit te tij kishte thėnė se: “... mendimtarisht dhe politikisht tė veprojmė me tėrė forcėn qe te ndertojmė e te lidhemi kah ‘qerrja anglo-amerikane’.... “Pėr tė dalė nga kjo gjendje qė jemi, kur Xhafer Deva po vrapon ngado e kudo nėpėr Kosovė me moton: “TA MBROJMĖ KUFIRIN”, duke i shfrytėzuar forcat e “Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit”, tė provojmė njė kontakt sado vėllazėror me ato forca, sepse kthimi i tyre kah pozicioni neutral ndaj Gjermanisė dhe aktiv ndaj Anglisė, do tė na kthente alternativisht neve si komb, nė luftė qytetare, tė cilėn ne nuk e dėshirojmė. Si ta bindim Devėn pra, vetėm duke e shtruar interesin e ngushtė kombėtar. Xhafer DEVA kishte thėnė: ”Sot ėshtė koha pėr politikė te niveleve e jo te oazave”. Por ne do t’i pėrgjigjemi me gjakftohtėsi, se Gjermanija ėshtė logjika jonė, por nuk ėshtė tani pėr tani logjika e historisė dhe politikės nga po shėnohen kthesa tė mėdha nė tėrė botėn. Do tė provojmė pra ta bindim Devėn, si kryetar tė “Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit”, jo t’i bashkangjitemi (fakt, kėtė qė nuk duhet t’ia themi), por tė na bashkangjitet, krejt me mundėsi qė ai qoftė edhe tė na prin”. Nė kėtė nyje tė bisedes, do tė ndėrhyjė Ferat DRAGA: “Po tė na prinė, por padronė janė anglezėt dhe ata e dinė sjelljen e tij. Nuk do te pajtohen”. Atėhere, do tė ndėrhyjė Prof. Ymer Berisha: “Ēėshtja e jonė kombėtare ėshtė vėnė me fajin tonė nė kurth, nė gėrshėrė, me vetė sjelljet tona politike, sjellje kėto qė i kanė tė ngjashme pak a shumė tė gjithė ballkanasit. Atėherė, e vetmja shpresė pėr ne nė Kosovė mbetet ndėrhyrja e Mbretit Ahmet ZOGU te anglezėt, pėr ta kuptuar se do tė jemi lojalė Lartmadhėrisė sė Tij, dhe kėshtu do tė shpėtojmė ate qė duhet. Partitė dhe tarafet pastaj le ta thejnė qafėn me kėrkesat e veta, por populli dhe mbretėria tė mos preken.” ...

Profesor Ymer Berisha, interesin e atdheut dhe tė kombit shqiptar i ve mbi ēdo interes tjetėr, qoftė partiak, ideologjik apo ēfarėdo tjetėr dhe ky qendrim i tij e vulos atdhetarizmin e tij te pavdekshėm si politikan, strateg dhe udhėheqės i pakompromituar.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent Empty Re: B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 8:45 pm

DISA PAQARTĖSIRA RRETH MBAJTJES SĖ KONGRESIT TE TRETĖ TĖ LNDSH - sė



Janė krijuar ne historiografinė tonė shqiptare disa paqartėsira qė historianėt tanė kosovarė nuk ja arritėn pėr 50 vjet pėr t’i sqaruar dhe argumentuar historikisht dhe kronologjikisht. Pėr mendimin tim personal, ne bazė te dokumenteve historike, Mbledhja e Komitetit Qendror tė NDSH-sė, e mbajtur ne ilegalitet tė thellė me 28 nėntor 1944, nė Prizren, duke pėrkujtuar Festen e Ditės sė Flamurit, duhet te quhet KONGRESI I TRETĖ I KNDSH-sė, mirėpo fjalėn e fundit pėr kėtė duhet ta thotė TRYEZA e RRUMBULLAKĖT e historianėvė shqiptarė ne tė ardhshmen. Argumentet e mija bazohen ne te dhėnat, punėn dhe konkluzionet e kėsaj Mbledhje, tė cilat paraqiten si vijon :



Aty, pra ne kėtė Mbledhje, do te bėhet njiherit BETIMI para FLAMURIT se do te luftohet me pendė dhe me pushkė pėr realizimin e qėllimeve politike te Nacional Demokratikes Shqiptare drejt krijimit te njė Shqipėrie tė Lirė, etnike, demokratike dhe te mosvarur. Te njėjten ditė, pra me 28 nėntor 1944, ne fshatin Abria e Epėrme tė komunės sė Skenderajt, ne ndėrtesen e Shkollės fillore te kėtij fshati, profesor Ymer Berisha, me shumė shokė e miq dhe me disa nxėnės tė Shkollės Normale-Gjimnazit “SAMI FRASHĖRI” nga Prishtina erdhėn kėtu, organizuan dhe e mbajtėn: KUVENDIN E PARĖ TĖ ORGANIZATĖS “BESA KOMBĖTARE”

· Ky Kuvend u mbajt si rrjedhojė e parapregaditjeve tė bėra qysh ne Mbledhjen konstituive – apo: themeluese te 12 shtatorit 1943-ės qė u mbajt ne Pejė, pėr ēka kemi folur mė heret. Ne Kuvendin e Drenicės- siē theksojnė disa pjesėmarrės te kėtij Kuvendi, qe akoma jetojnė edhe pse ne pleqėri te thellė, morėn pjesė shumė delegatė te Besės Kombėtare si dhe mysafirė e te ftuar, ne radhėt e te cilėve dalloheshin : kolonel Sylejman Shkoza, tribuni Shaban Polluzha, Bislim Bajgora, Ukshin Kovaēica, Ahmet Selaci, Adem Voca, Haradin Vidishiqi, Mulla Mustafė Fazliu, Sherif Tėrstena, Aziz Zhilivoda, Lahė Luboveci, Ismail Murtez Lushta, Miftar Bajraktari, Mehmet Gradica, Ndue Pėrlleshi, Qazim Bajraktari i Astrazupit, Zef Gjidoda me ēeten e tij luftarake, Marije Shllaku, heroina shkodrane, e cila edhe e mbajti Procesvėrbalin e kėtij Kuvendi si dhe mbajti njė fjalim patriotik te zjarrtė, Mehmet Gradica, ndersa Ukė Sadiku me Ēeten e tij i siguroi rojet pėr mbajtjen e kėtij Kuvendi pa pengesa. Aty ishin edhe Sadik Lutani, Rexhep Gjeli, Sadik Zeneli, Hamit Emini – “Doktorri”, Alush Smajli – “Qerrataja”, Feriz Boja, Mulla Ilijaz Broja e shumė tė tjerė e sidomos pėrfaqėsuesit e Drenicės sė Epėrme. Ne Kuvend u ftuan edhe mysafirė tė tjerė, kėshtu qė numri i pjesmarrėsve ne kėtė Kuvend arriti ne 243 veta. Ne Kuvend u vendos qe te punohej pėr shkeputjen e pėrhershme te Kosovės dhe viseve tė tjera shqiptare nga Serbia dhe Jugosllavia; te sabotohej ēarmatimi i popullit shqiptar nga pushtuesit e rinj, e qė do tė bashkohej me Ushtrinė e ardhshme kombėtare shqiptare. Kėtu, nė kėtė Kuvend u zgjodh edhe Kryesia e 0rganizatės “BESA KOMBĖTARE”, me kryetar Prof. Ymer Berishen, Sekretar Ismail Ymer THAĒI nga Zakuti i Podujeves sė Llapit si dhe funksionarė te tjerė, konform Statutit tė 0rganizatės, si dhe u aprovua njė PROGRAM i qartė kombėtar dhe u caktuan kahet e organizimit pėr shtrirjen organizative te saj, sidomos ne radhėt e rinisė kosovare.

· Shkuarja e prof. Ymer Berishės nga Prishtina nė Drenicė bashkė me njė grup nxėnėsish dhe disa mėsues, kishte pėr qėllim zhvillimin e aktivitetit politik e ushtarak nė ato fshatra, por edhe aktivizimin e lidhjeve tė vjetra tė luftės sė pėrbashkėt tė Drenicės dhe anės se rrafshit tė Dukagjinit, por edhe tė Mitrovicės, Vushtrrisė, Shalės sė Bajgorės dhe Llapit. Ndėrsa nė Prishtinė kishte vėnė lidhje edhe me ADEM GLLAVICĖN, ngaqė ai ishte kryetar komiteti. Prof. Ymer Berisha nė Prishtinė bėri pėrgatitjen e nevojshme: siguroi armatim tė nevojshėm dhe njerėz qė do tė shkonin nė Drenicė. Nė Prishtinė thyen njė depo tė ushtrisė gjermane dhe u furnizuan me armė, municion dhe veshmbathje. Bashkė me Ymerin pėr nė Drenicė shkuan:

· 1.ISMAIL Ymer THAĒI nga Zakuti ( Podujevė ), mėsues nė Podujevė prej vitit 1942 deri nė nėntor tė vitit 1944.

· 2. ADEM Ymer THAĒI nga Zakuti, xhandar nė nėnprefekturėn e Llapit, vėlla i ISMAILIT, truproje e prof. Ymer Berishės ;

· 3. SHAQIR GJATA i Bajqinės, sekretari Komunes sė Dumnicės sė Poshtme;

· 4. QAZIM STUBLLA nga Lluzhani, i cili ishte mėsues nė Lluzhan prej vitit 1942 - 44.

· 5. NUHI GASHI nga fsh. BRADASH, nxėnės i Shkollės “SAMI FRASHERI” tė Prishtinės.

· KUVENDI u mbajt nė Shkollen Fillore tė Abrisė sė Eperme te Drenicės me 28 nėntor 1944.

· Kuvendin e shpalli tė hapur Prof. Ymer Berisha. Menjėhere u zgjodh edhe KRYESIA E PUNĖS sė Kuvendit dhe u aprovua RENDI I DITĖS me kėtė pėrmbajtje:

· 1. Fjala e Prof. Ymer Berishės pėr rėndėsinė e formimit tė “BESĖS KOMBĖTARE” si 0rganizatė politike - ushtarake ;

· 2. Zgjedhja e Kryetarit dhe sekretarit tė 0rganizatės P.U. “BESA KOMBĖTARE”;

· 3. Miratimi i vendimit pėr FORMIMIN e USHTRISĖ KOMBĖTARE pėr mbrojtjen e pavarėsisė sė trojeve etnike shqiptare;

· Pas kėsaj fjale, prof. Ymer Berisha, i cili edhe e elaboroi programin e 0rganizatės, e cila u vendos tė quhej “BESA KOMBĖTARE”. Ndėrsa parulla mobilizuese e saj ishte: “BESA KOMBĖTARE - LIRIA SHQIPTARE!”. Kuvendin e pėrshendetėn pėrfaqėsuesit e kuvendeve tė krahinave shqiptare. Nė emėr tė Drenicės kuvendin e pėrshendeti atdhetari SADIK ZENELI, ndėrsa nė emėr tė rinisė sė Llapit, Kuvendin e pėrshėndeti NUHI GASHI. Filluan propozimet. Ramadan Kastrati nė emėr tė 10 shokėve. propozoi qė pėr kryetar tė zgjidhet prof. YMER BERISHA, ndėrsa pėr SEKRETAR tė zgjidhej ISMAIL THAĒI, nga Zakuti i Podujeves. Ky propoztim u pranua me duartrokitje frenetike nga tė pranishmit. Nga rajoni i Llapit nė punėn e KUVENDIT themelues tė “Besės Kombėtare” moren pjesė :

1. ISMAIL THAĒI, mėsues nga Zakuti i Podujevės,

2. 2.QAZIM STUBLLA, mėsues nga LLUZHANI,

3. SHAQIR GJATA nga Bajqina,

4. NUHI GASHI nga Bradashi,

5. EJUP HAXHA nga Lluzhani, si dhe

6. ADEM THAĒI, truprojė i Prof. Ymer Berishės.

· Ndėrsa pėr lidhjen me Lipjanin u vendos tė caktohej Nuhi Gashi, si njeri i guximshėm dhe i menēur, shkruan prof. Adem AJVAZI nė librin “NDSH-ja NĖ LLAP (1945-1949 )

· Posaēėrisht ky Kuvend historik ka mbetur nė kujtesėn popullore fjalimi i njė vajze te re shqiptare, e veshur me rroba ushtarake, e armatosur me automatik dhe pistoletė, ndėrsa mbi kokė i shėndrriste kėsula e bardhė kosovare me njė shqiponjė dykrenore. Ishte kjo heroina e Shkodrės, MARIJE SHLLAKU. Ajo tha, ndėrmjet tė tjerash :”Vllazėn, koha ka ardhė qe trojet tona te lame me gjak, vite me rradhe, te shlirohen dhe te rikthehen ne gjirin e atdheut tonė - tek NANA SHQIPNI...”! Mirėpo rrjedhat historike u zhvilluan ndryshe; gjatė gjysmės sė parė tė dhjetorit dhe ne fillim te janarit 1945, forcat partizane e vendosėn pushtetin okupues ne kėto treva. Prandaj “Besa Kombėtare”si dhe te gjitha formacionet e tjera patriotike kombėtare u detyruan te kalojnė ne ilegalitet. Veprimtarėt e 0P “BESA KOMBĖTARE” moren pjesė aktive ne Kryengritjen e Drenicės, te udhehėqur nga tribuni Shaban Polluzha, kurse pas shpartallimit tė kėsaj kryengritje, ata qė e pėrjetuan kėtė katrahurė, u riorganizuan dhe u pėrqendruan kryesisht ne Rrafshin e Dukagjinit dhe te Shalės sė Bajgorės te rradhitura ne Ēeta dhe grupe te vogla kryengritėse.



Te rikthehemi prap te Mbledhja e Komitetit Qendror te LNDSH-sė, te mbajtur ne ilegalitet tė thellė, ne Prizren me 28 nėntor 1944. Ne kėtė Tubim do te marrin pjesė: Halim Spahija, Hasan Rema, Selman Riza, Fehim Ibrahimi, Ali Riza ( nga Shqipėria), Nijazi Alishani, Shefqet Shkupi, Rexhep Broja, Rexhep Krasniqi, Haki Taha, Xhemil Fluku, Sefedin Ahmeti, Izja Shehu, Hajrullah Abdullahu, Sylejman Mallta, Tahir Deda, Kadri Ramadani, Abdullah Zanita etj. Nė kėtė Tubim ishte paraparė qe te marrin pjesė edhe disa intelektualė tė tjerė, por pėr shkak te moszbulimit, pjesmarrja e tyre ishte menjanuar. Pas tubimit, me detyra qė duhej te kryhen ne aspektin politik dhe ushtarak, me 28 nėntor 1944, do te kėrkohet nga Komitetet nėpėr rrethe dhe komuna fshatare qe ta festojne DITĖN E FLAMURIT ne mėnyrė te denjė. Ky Tubim i KQ tė LNDSH-sė, mori kėto vendime programore instruktive, politike dhe ushtarake :

PIKA E PARĖ: Grumbullimi i te gjitha te dhėnave pėr tė vrarėt dhe te pushkatuar nėpėr katunde dhe komuna, duke shėnuar emrin dhe mbiemrin, prej nga ėshtė dhe vitet e vjetėrsisė si dhe shenime tė tjera rreth ēdo rasti si ka ndodhur vrasja e tyre.



PIKA E DYTĖ : Te themelohet njė Kėshill i ngushtė prej gjashtė deri ne shtatė anėtarė, te cilėve do t’u jepen detyra aq sa munden pėr t’i kryer. Detyrat e tilla ishin: Pranimi dhe shpėrndarja e “parullave”- ( trakteve propagandistike – vėr.ime: E.F.) si nga Komiteti i Komunės, ashtu edhe nga ai i fshatit. “Parullat” – ( Traktet) duhet tė pėrmbajnė ēdo gjė qe ka qenė deri me tash dhe qe mund te ndodhė pastaj.

- Asgjė nuk guxon tė punohet nga ana e te besuarve pa

lejen e Komitetit te fshatit ose tė komunės. Veprimi

duhet te lejohet nga Qendra.

- Asnjė lėvizje nuk guxon te ndėrmerret pa u lejuar nga

Qendra dhe qendra e rrethit. Tė gjitha aksionet tona

duhet te vihen ne lidhmėri me Lėvizjen ( NDSH ) jashtė, e

cila nuk guxon te ndėrmarre asgjė, por duhet te qendrojė

ne pritje ;

- Informatat dhe ēdo lėvizje tjetėr duhet t’i vihen nė

sherbim Komitetit te Rrethit. Me kėtė detyrė duhet te

vihen ne aksion femrat e besuara.

- Te gjitha forcat qe gjenden ne mal, duhet te organizohen

nė Njėsi ushtarake: Dhjetėshe, Ēeta etj.

- Tėrė armatimi dhe ushqimi duhet te kontrollohet dhe te

vihet pėr nivelin dhe kualitetin e ēdo njėsie nga Qendra –

(KQLNDSH ) nė Prizren.



Meqė grupi i profesorėve nacionalistė ishte skajuar nga lėvizja publike, me organizimin ushtarak ne Qarkun e Kosovės do tė dallohen: Azem Bellaēefci pėr lidhje me Shalėn e Bajgorės, Ajet Gėrguri pėr lidhje me Llapin ; Hilmi Zariqi pėr lidhje me Drenicėn dhe rajonin e Pejės me tėrė Rrafshin e Dukagjinit.

Tani ngadale, por sigurt, Drenica po bėhej qendėr e luftės pėr liri. Kėshtu ne kėtė trevė do tė aktivizohen: Ahmet Selaci, pėrfaqėsues i Shalės sė Bajgorės ne kryesinė e 0P “BESA KOMBĖTARE”, Ajet Gėrguri dhe Hilmi Zariqi.Kėta pas pak kohė do tė lidhen me Sokol Ibrahimin nga Zabeli i Ultė si dhe mė Arif Shalėn e Smajl Rashidin nga Ēirezi, Sherif Tėrnaven nga Vushtrria me detyrė pėr te venė lidhje me Llapin pėrmes Fazli Ukės. Ky aktivitet mbėshtetej nė njė program, i cili ishte pėlqyer mė vone nga te gjitha Komitetet e LNDSH-sė. Komiteti Qendror i kishte njoftuar ne fillim te vitit 1945 komitetet ne terren se Lėvizja NDSH do te shtrihet edhe ne rajonin e Maqedonisė, ku shqiptarėt janė ne trojet e veta. Lėvizja NDSH atje do te drejtohet nga Komiteti i Shkupit. Por, te dy Komitetet – ( KQ i NDSH-sė i Kosovės, me qendėr ne Prizren dhe KQ i LNDSH-sė i Maqedonisė, me qendėr ne Shkup) do tė bėjnė betimin dhe do ta pajtojnė kėtė Program politiko - ushtarak
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent Empty Re: B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 8:46 pm

B E T I M I



Bėtohem ne Librin e shėnjtė, (myslimanėt ne Kuran, kurse tė krishterėt ne Biblen e shėnjtė- verejtja e autorit), nė gjakun shqiptar, ne Flamurin Kuq e zi, se do tė qėndroj dhe do tė bėhem besnik ne 0rganizaten tonė kombėtare pėr ēlirimin e atdheut. Jetėn do ta sakrifikoj nėse bie ne duar tė armikut. Pėr pjesėmarrėsit e 0rganizatės nuk do tė deklaroj asgjė! Do te mbėshtetem ne te gjitha ligjet, qė i mbeshtet 0rganizata. Me ēmim tė jetės do ta kryej ēdo detyrė qe ma parashtron 0rganizata dhe do ruaj ēdo sekret qe mė besohet! BETOHEM me BESA-BESĖN SHQIPTARE. BETOHEM!!!

Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent Empty Re: B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 8:47 pm

Nga Takimi i lartpėrmendur u aprovua edhe ky :



P R O G R A M



Luftojmė pėr Shqipėrinė Etnike dhe kufijtė e saj, pėr ekonominė dhe politikėn demokratike;

01. Luftojmė pėr demokracinė pėrmbajtėsore ;

02. Forma e regjimit, sipas deshirės sė popullit, duke e marrė parasysh shumicėn ;

03. Pakicat e ndryshme nacionale do t’i kenė te drejtat e barabarta, do tė thotė tė drejta te barabarta me ata qė e kanė ngritur shtetėsinė shqiptare ;

04. Qė te respektohet vėllazerimi i popujve tė Ballkanit;

05. Liria e kultivimit te fesė dhe tė ngjashme;

06. Rregullimi i reformės agrare ;

07. Te aplikohen reforma te cilat e pengojnė zbatimin e ligjeve kolonialiste serbe qė pengojnė pėrparimin e shoqerisė shqiptare pėr te shkuar pėrpara ne ēdo lėmi ;

08. Ndėrprehet hakmarrja rreptėsisht ;

09. Kush e pengon punėn dhe nuk angazhohet nė detyrat, te cilat i caktohen nga ana e 0rganizatės, denohet me dėnimin mė tė rėndė – ( vdekje) ;

Qė sa mė parė te kėrkohet lidhja me udhėheqėsinė qendrore – (KQ tė LNDSH-sė).



Kėto janė detyra te ēdo shqiptari, nė mėnyrė qė ta kuptojė pse lufton dhe me kėtė luftė t’i tregohet tėrė botės pėr luftėn e popullit tė Kosovės. Kėtė Program e kishte pėrpiluar Istref Sheqa dhe 0rganizatori i LNDSH-sė nė kėtė trevė Hamit EMINI, doktori i maleve tė lira tė krahinės sė Drenicės dhe Shqipėrisė Etnike. Ndėrsa grupi i Beqė Mehmetit, Qerim Ēitakut dhe Abdullah Rexhepit e kishte pėr detyrė te instruktojė Programin ne tė gjitha viset e Kosovės. Nė vend tė parė ky Program ishte distribuar ne rrethin e Llapit. Nga Llapi Programi u distribua nė Shkup.

Ne realizimin e Programit tė luftės pėr Shqipėrinė Etnike, ne Shalė tė Bajgorės kishte filluar te rekrutoheshin anėtarėt e rinj tė LNDSH-sė, sikurse edhe ne territorin e Zveēanit. Ne Shalė tė Bajgorės vepronte njė Nėnkomitet i LNDSH-sė, i cili drejtohej nga Bislim Bajgora dhe Haradin Fazliu - Vidishiqi. Dokumentet arkivore i zbulojnė personalitetet qė ishin ne krye tė LNDSH-sė, ne qarkun e Mitrovicės me te gjitha kompetencat politike dhe ushtarake. Nė krye tė Komitetit pėr rrethin e Mitrovicės ishte ende Ibrahim Lutfiu. Pėr ta luftuar rezistencėn shqiptare, Shtabi Suprem i Jugosllavisė qė drejtohej nga Josip Broz Tito, nė viset e robėruara shqiptare (Kosovė etj.) kishte angazhuar Divizionin e 46 serb, si dhe Brigadat 25, 26, 27 te cilat do te bėjnė plojė ose masakėr nėpėr fshatrat shqiptare; Divizionin 41, Divizionin 24, Divizionin 52 te Kosovės ( Brigadat I, II, IV, ) si dhe Grupin e Brigadave te Kosovės: III, V, VII, VIII dhe KNOJ-in famėkeq. Te gjitha kėto forca kishin pėr detyrė vendosjen e pushtetit serb nė Kosovė, nė mėnyrė qe ēėshtja e Kosovės te vihet para aktit tė kryer. Pėr t’u mbrojtur nga ky sulm brutal serbokomunist, Komanda Shqiptare pėr mbrojtjėn e kufijvė Etnik e kishte organizuar mbrojtjen pa asnjė ndihmė nga ndonjė fuqi aleate apo gjermane. Kėshtu i tėrė territori kufitar ishte ndarė nė katėr Zona mbrojtėse.

ZONA E PARĖ :



Zona e Parė pėrfshinte territorin kufitar nga Karadaku e deri ne Gallap dhe Jabllanicė. Nė kėtė Zonė komandonte Shefqet Shkupi. Zona, sipas dokumentevė, ishte ndarė nė tre Sektorė. Nė Sektorin e Parė: Elez-Han-Kaēanik, komandonte: Abdyl DURA. Nė Sektorin e Dytė: Karadak-Preshevė, komandonte: Mulla Idriz Gjilani. Nė Sektorin e Tretė: Hogosht-Prapashticė, komandonte Sylė ZARBINCA.



ZONA E DYTĖ :

Nė Shtabin “Mbrojtja Kombėtare” ishte cilėsuar vija kufitare nga Struga nė vargmalet lindore tė Tetovės drejt Shkupit. Me kėtė Sektor komandonte Fuad Osmani – (DIBRA). Ky Shtab i kishte nėn komandė tre batalione. Komandant i Batalonit tė Parė ishte Jusuf Gjylbeqaj, komandant i Batalionit tė Dytė ishte Sylejman Malaj nga Tepelena, komandant i Batalionit tė Tretė ishte Isan HUTI, nga Elbasani, tė gjithė oficerė karriere.

ZONA E TRETĖ:



Zona e Tretė pėrfshinte territorin kufitar tė Drenicės Veriore nga Lugina e Ibrit ne veri tė Mitrovicės – Ēakorrit - Bjeshkėt e Nemuna. Ne kėtė Zonė pėrfshihet edhe Plava e Gucia me vijėn kufitare deri ne Tivar. Ishte paraparė tė komandojė profesor Ymer Berisha, i cili njėkohėsisht kishte gradėn e majorit te ushtrisė kėmbėsore.



Ndarjen e Sektorėve e kishte bėrė Aqif Blyta me parinė e Pejės, ku fjalėn kryesore e kishin Emrush Miftari, Sefedin Begu, ish-senator, Xhevat Begu dhe Zhuk Haxhija.

ZONA E KATĖRT :



Zona e Katėrt pėrfshinte territorin kufitar nga Prapashtica - Pėrpellaci- Veriu i Shalės sė Bajgorės - Lugina e Ibrit. Me kėtė Zonė komandonte Ahmet Selaci. Ne Sektorin: Prapashticė-Pėrpellac komandonte Ramė Maqastena me Hysen Gėrdofcin dhe Rrahim Ratkocerin; me Sektorin: Pėrpellac-Shalė e Bajgorės komandonte Metė Podjeva me Lam Bajēinofcin; me Sektorin: Shalė- Lugina e Ibrit komandonte Bislim Bajgora e Adem Voca.



E tėrė forca mbrojtėse e kėtyre Zonave kufitare duhej te ishte ne njė madhėsi prej 42. 000 ushtarėsh. Rekrutimin pėr kėtė forcė duhej ta kryente Adem Gllavica, komandant i Prapavijės kufitare. Ne fakt, pėr shkak tė pėrēarjes qė pėsuan shqiptarėt, KNDSH nuk arriti tė aktivizojė as 10.000 ushtarė.



Nga kjo forcė nėpėr njėsitė ishin te sistemuara forcat e rajonit tė Prishtinės, ku ēetat i drejtonin Ajet Gėrguri, Kadri Beba, Nezė Buniaku, Azem Bellaēefci, Islam Domaneku, Shemsi Azir Mramori, Musli Dumoshi, Hakif Rimanishta. Ne rajonin e brendisė sė Mitrovicės vepronin ēetat e Ukshin Kovaēicės, Bislim Bajgorės, kapiten Ali Rizės-Zhabarit, Isuf Boletinit, Adem Vocės, Ahmet Selacit. Ne rajonin e Vushtrrisė vepronin ēetat e Aziz Zhilivodės, Osman Bunjakut dhe Hoxhė Strofcit. Ne rajonin e Llapit vepronin ēetat e Bahtir Dumnicės, Ukė Ahmet Pollatės, Jusuf Dubovės, Ukė Tovėrlanit, Mehmet Gjakės. Ne rajonin e Drenicės vepronin ēetat e Sadik Lutanit, Ukė Sadikut, Sherif Tėrstenės. Ne rajonin e Rahovecit vepronin ēetat e Mustafė Ibishit nga Kramoviku, Qazim Bajraktarit, Alush Smajlit – Qerratasė. Ne rajonin e Istogut vepronin ēetat e Ndue Pėrlleshit, Feriz Bojės, Tal Kurteshit. Ne rajonin e Pejės vepronin ēetat e Fetė Ukellės, Demė Ajdinit, Tahir Sulejmanit. Ne rajonin e Gjakovės vepronin ēetat e Metė Hasanit, Ali Bokshit, Elez Myrtės, Demė Ali Pozharit, Ejup Binakut. Ne rajonin e Prizrenit vepronin ēetat e Hysen Kabashit, Nijazi Alishanit, kapiten Ali Rizės dhe Hajdar Malokut-Planėja. Ne rajonin e Ferizajt vėpronin ēetat e Riza Gogės, Hamdi Jasharit, Hoxhė Krasniqit, Qazim Avdisė, Ahmet Ajdinit. Ne rajonin e Kaēanikut vepronin ēetat eDin Hoxhės, Sait Terisė, Arif Dragomancės, Din Durės. Ne rajonin e Gjilanit vepronin ēetat e Shyt Marefcit, Shaban Smirės, Lotė Vakės, Hetė Kokės, Hasan Kabashit-Vitia, Hasan Remnikut, Hajriz Kajollit, Ajet Kosovicės, Ali Stanecit, kapiten Bajrush Xhaklit, hoxhė Lipovicės ; Hajdar Tugjefcit, Hysen Tėrpezės, Mulla Idriz Gjilanit etj.



Njėsitė qė kanė krijuar histori te mirėfilltė mbrojtėse, sipas dokumentave, ishin kėto: Brigada e Adem Vocės ne Shalė tė Bajgorės, Brigada e Drenicės, ne krye me Shaban Polluzhėn. Njėsia e Shaban Bunjakut ne Vushtrri, njėsia e Demė Ali Pozharit dhe Mehmet Agė Rashkocit ne Bjeshkėt e Nėmuna; Njėsia e Ukė Sadikut dhe Qazim Bajraktarit ne rajonin e Rahovecit; Njėsia e Mulla Idriz Gjilanit dhe Hysen Tėrpezes ne Karadak-Ferizaj; Njėsia e Sylė Zarbincės ne Gallap. Te gjitha kėto njėsi do te luftohen ne forma te ndryshme egėrsisht nga okupatori deri mė 1953.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent Empty Re: B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 8:47 pm

VIZIONI I PROFESOR YMER BERISHĖS PĖR TE ARDHMEN E SHQIPĖRISE ETNIKE



Ymer Berisha, si profesor i gjeografisė, e donte shumė kėtė lėndė. E donte atdheun, e donte token, malet, lumenjtė, liqenet, bukuritė natyrore, etj. Ai me ėndje e vullnet u shpjegonte nxėnėsve per bukuritė natyrore te atdheut tonė, pėr kushtet e zhvillimit historik e tregtar, pėr rėndėsinė ekonomike, gjeostrategjike, etj. Gjatė orėve tė mėsimit ai u shpjegonte nxėnėsve edhe per mundėsitė e zhvillimit te turizmit detar, te turizmit malor, duke pėrmendur Durrėsin, Shėngjinin, Saranden, Brezovicėn, Alpet shqiptare, liqenin e Plavės, Ohrit, Komanit, Shkodrės, etj. Toka shqiptare ėshtė shumė e pasur me xehė ose minerale, theksonte Ymer Berisha. “Trepēa, thoshte ai, ka rezerva tė mėdha te arit, zinkut, plumbit etj., dhe shfrytėzimi i saj do ta zhvillojė atdheun tonė. Edhe ne Shqipėri gjenden vėndburime te ndryshme me bakėr, krom, plumb, hekur etj. Kėto pasuri duhet t’i shfrytėzojė shteti Shqiptar. Ato duhet t’i gėzojnė shqiptarėt, tė cilėt janė banorė te stėrlashtė te kėtyre hapėsirave. Profesor Ymer Berisha kishte njė vizion te qartė sa i pėrket ēėshtjes se ku duhet te rreshtohen shqiptarėt. Bota demokratike pėrendimore po i shtron detyra tė domosdoshmė qė Shqipėrinė ta zhvillojė ne shumė drejtime. Zhvillimi i komunikacionit ujor e tokėsor ėshtė njė nevojė shum e madhe. Qė sa herė trajtohet plani i lidhjes sė Detit Adriatik me Detin Bosfor e atė Mesdhe, duke zhvilluar komunikacionin tokėsor: Durrės - Qafė - Thanė - Kėrēovė - Gostivar - Shkup - Sofje - Stamboll; varianti i dytė: Durrės, ose Shėngjin – Prizren – Prishtinė – Shkup - Stamboll. Zhvillimi i komunikacionit do tė mundėsojė, sipas Ymer Berishės, jo vetėm zhvillimin ekonomik, por edhe do te ndikojė ne prosperitetin e shqiptarėve nė shumė drejtime: ne zhvillimin arsimor, kulturor dhe tė vetėdijėsimit kombėtar.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent Empty Re: B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 8:47 pm

ROLI I YMER BERISHĖS NĖ ORGANIZIMIN E LĖVIZJES PĖR ĒLIRIM DHE BASHKIM KOMBĖTAR



Prof. Ymer Berisha ishte njėri nder mėsimdhėnėsit mė tė pėrgatitur, ndėr edukatorėt mė tė dashur e me tė ēmuar. Ai ishte shumė i afėrt e i dashur me nxėnės. Shquhej pėr takt pedagogjik. Edhe kolegėt e tij, mėsimdhėnėsit e Gjimnazit - Normales “Sami Frashėri” nė Prishtinė, si Luan Gashi, Dr. Rexhep Krasniqi, prof. Ibrahim Kelmendi, prof.Vasil Andoni, etj., e ēmonin shumė. Ymer Berisha ishte i thellė ne mendime, kishte qartėsi politike dhe guxim intelektual pėr veprim. Me mėsimdhėnėsit e lartėpėrmendur formoi 0rganizaten Balli Kombėtar ne Shkollė dhe organizoi edhe demonstrata antifashiste. Prof.Ymer Berisha u angazhua me tėrė qenien dhe punoi pa u lodhur pėr realizimin e ēėshtjes sė ēlirimit dhe te bashkimit kombėtar. Deri me 12 shtator 1943 kur organizoi Mbledhjen e fshehtė ne Pejė pėr themelimin e 0rganizatės politiko - ushtarake “BESA KOMBĖTARE”, pra deri ne kohėn kur Italia fashiste kapitulloi, kreu detyra nga procesi politik dhe arsimor, u muar me hulumtime shkencore nga disciplina tė ndryshme, sidomos me ēėshtje te historiografisė, arkeologjisė, etnologjisė. Shkroi njė sėrė artikujsh e studime nga fusha e historisė, duke gjetur ato elemente qe lidhin kulturen shqiptare me atė te paraardhėsėve tanė ilirė. Pas kapitullimit te Italisė fashiste, Ymer Berisha u angazhua edhe mė shumė ne jetėn politike dhe luftarake.U bė njėri nder udhėheqėsit shpirtėror dhe prijsit tė Lėvizjes Kombėtare ne Kosovė. Punėn dhe angazhimin mė me pėrkushtim e imponuan disa faktorė, sidomos pėrhapja dhe shtrirja e ideologjisė komuniste. Ate e cilėsonte si mortajė te kuqe, e cila do te zhbejė popullin shqiptar nėqoftė se nuk do te parandalohej. Profesor Ymer Berisha ishte i kudondodhshėm. Vepronte jo vetėm ne Prishtinė e qytete te afėrta, por edhe ne Shkup, Kėrēovė e mjedise tė tjera si ne Rozhajė, Sjenicė, Novi Pazar, Plav e Guci, Shalė tė Bajgorės, Llap e Gollak dhe ne Preshevė. Kudo shtronte nevojėn pėr mobilizim te mirėfillte pėr ta luftuar ideologjinė komuniste. “Komunizmi proklamon demokracinė, lirinė, mirėqenijėn, ndėrsa ofron mashtrimin, tradhtinė, likuidimet, vrasjet e te gjithe atyre qė nuk e mbėshtesin, nuk e pėrhapin dhe nuk i bashkangjiten”- thoshte Ymer Berisha. Ideologjia komuniste ishte kundėr bashkimit kombėtar. Ithtarėt e saj likuiduan te gjithė kundėrshtaret, pra patriotėt te cilėt luftonin pėr bashkimin kombėtar, pra i luftonin planet pushtuese komuniste-pansllaviste, aspiraten e modifikuar te intėrnacionalizmit proletar.



Ne fillim tė dhjetorit te vitit 1944, prof. Ymer Berisha, Ukė Sadiku, Ndue Pėrlleshi dhe Feriz Boja shkuan sėbashku ne Rezallė te Drenicės. Ne kullė te Zymer Hamitit ishte vendosur Shtabi i Brigadės sė Shaban Polluzhės. Ne atė kohė, Ndue Pėrlleshi ishte endė kryetar komune nė Budisalc, por kishte ardhur tė konsultohet rreth bashkimit tė forcave nė luftė kundėr pushtuesit te ri komunist, i cili kishte filluar t-i shtrintė krihėt kudo nė Kosovė. Aty u mbajt njė takim i pėrbashkėt me Shaban Polluzhen dhe Shtabin e tij.



Ne Kuvendin e Drenicės, tė mbajtur me 20 nėntor 1944 nė fshatin Polac, i cili vazhdoi punimet deri ne janar te vitit 1945, ne kuadėr te shumė vendimeve tė tjera, u mor edhe ky: “Nė Shtabin Suprem, pėrveē anėtarėve te deritashėm te Brigadės sė Drenicės, kooptohen :1 Prof. Ymer Berisha, 2. Marije Shllaku, 3.Adem Voca nga Shala e Bajgorės, 4. Rifat Maloku nga Samadraxha, 5. Ndue Pėrlleshi nga Jagoda, 6. Ukshin Kovaēica nga Shala e Bajgorės, 7. Hashim Gjaka nga Ashlani dhe 8. Feriz Boja nga Kėrnica. Kuvendi i Drenicės i pėrfundoi punimėt me 17.01.1945, nė orėn 15:oo.



Duke parė aneksimin e Kosovės nga Serbia dhe dhuna qe ushtrohej nė ēdo formė ndaj popullatės shumicė shqiptare nga regjimi sllavo-komunist nė Kosovė, e tėrė kjo ndikoi

qė nė Kosovė te formohen dhe te veprojnė shumė Organizata patriotike – politike shqiptare. Njėra nder kėto Organizata qė zhvilloi veprimtari te dėndur, pasi doli nga ilegaliteti i thellė, qė la gjurmė, e bėri jehonė, ishte Organizata patriotike-politike “BESA KOMBĖTARE” e udhėhequr nga strategu i luftės guerile ne Kosovė dhe patrioti i nderuar, profesor Ymer Berisha. Kjo Organizatė ishte formuar kryekėput kundėr ideologjisė komuniste qė nga dita e parė e themelimit tė sajė me 12.9.1943, dhe qellimi i saj suprem ishte RIBASHKIMI I TĖ GJITHA TROJEVĖ SHQIPTARE. Pėrndryshe, fillet e kėsaj 0rganizate janė pėrshkruar mė lartė, dhe, pėr mos me ui pėrseritė gjitha ato ēka janė thėnė pėr kėtė Organizatė te rėndėsishme politike, duhet cekur rrethanat politike qė u krijuan nė vazhdimėsi te kohės. Deri ne muajin mars te vitit 1945, 0rganizata “Besa Kombėtare” si subjekt politik mė vete, kishte zhvilluar shumė pak aktivitete qe vlen te shėnohen si aktivitete te saja, me pėrjashtim te mbajtjes sė KUVENDIT tė PARĖ me 28 nėntor 1944 ne Shkollen e fshatit Abria e Epėrmė te Komunės sė Skenderajt si dhe te pjesmarrjes masive tė anėtarėvė te sajė ne Kryengritjėn e Drenicės, ku shum prej tyre u vranė dhe disa u zunė rob lufte dhe pastaj pėsuan denime drakonike nga Gjygjet sllavokomuniste, ndėrsa ne pjesen e dytė te vitit 1945 “BESA KOMBĖTARE” zhvilloi aktivitet te dėndur dhe luajti njė rol te rėndėsishėm ne aktivitetin e ilegales shqiptare. “BESA KOMBĖTARE”- Degėt e saja pėr Llapushė dhe Rrafsh te Dukagjinit bashkė me kryetarin e sajė, prof. Ymer Berishėn, mbajtėn njė Mbledhje ne njė luginė mali mbi fshatin Llapēevė, qe disa historian, kėtė Mbledhje e konsiderojnė si diten kur u krijua “BESA KOMBĖTARE”, ēka ėshtė njė gabim i pafalshėm, ne mars te vitit 1945, ku mėrrnin pjesė udhėheqėsit e Grupeve tė Armatosura te trekėndėshit : Klinė-Rahovec-Gjakovė. Mbledhjen e kryesoi prof. Ymer Berisha, ndėrkaq moren pjesė krerėt e luftės ēlirimtare: Ukė Sadiku me tė vėllanė Shabanin, Qazim Bajraktari, Alush Smajli - QERRATAJA, Ndue Pėrlleshi, Marije SHLLAKU, Mehmet Aga i Rashkocit, Demė Ali Pozhari, Feriz Boja, Mal Bashota, Zef Gjidoda dhe Ali Meta. Aktiviteti politik, patriotik e luftarak i kėsaj 0rganizate ishte tejėt i madh dhe bėri ndikim te masat e gjėra popullore shqiptare qė t’i bashkangjiten rradhėve te saj dhe ta ndihmojnė ne ēdo mėnyrė.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent Empty Re: B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent

Mesazh  Nimfa Tue Oct 07, 2008 8:48 pm

KUVENDI I DYTĖ I ORGANIZATĖS “BESA KOMBĖTARE”



0SE K U V E N D I I D O B Ė R D O L I T


NGJARJE E RĖNDĖSISHME HISTORIKE PĖR MBARĖ KOSOVĖN


Kuvendi i Dobėrdolit ėshtė njė ngjarje me rėndėsi te madhe ne historiografinė shqiptare, i ciliu mblodhi krerėt e gjithė Lėvizjes pėr Ēlirimin dhe Bashkimin e Trojevė Etnike Shqiptare. Kėtu, pėr herė tė fundit u provuan forcat gjithėshqiptare qė te riorganizohen ne luftė kundėr armikut serbo-sllav. Njė nevojė e tillė u ndie qė ne fillim te vitit 1945, sidomos pas shpartallimit te Brigadės sė Shaban Polluzhės, ne Tėrstenik te Drenicės ( 18-21 shkurt 1945 ), nė luftė me gjashtė brigadat partizane-ēetnike, luftėtarėt e sė cilės, grupe-grupe, te ndjekura kėmba-kėmbės u detyruan te kalojnė ne rajonin e Krahinės sė Llapushės, te Rrafshit te Dukagjinit, e disa te ikin edhe nė shtetin-amė. Ne kėto kushte, ishte nevojė e domosdoshmė pėr njė organizim te denjė te njė takimi tė pėrbashkėt tė tė gjithė udhėheqėsėve te ēetave kryengritėse shqiptare nė Kosovė dhe ne Shqipėrinė Verilindore, ne mėnyrė qe me forcat e pėrbashkėta t’i pėrballojnė te gjitha sulmet e brigadave partizane-ēetnike ne Kosovė dhe te brigadave partizane-komuniste nga Shqipėria. Muajt maj dhe qershor te vitit 1945 ishin plot vėshtirėsi pėr ēetat e rezistencės kombėtare shqiptare, por edhe pėr grupet mė te vogla qė ndiqeshin kėmba-kėmbės nga brigadat partizane-ēetnike, nga OZN-a dhe nga “vullnetarėt” e mobilizuar me dhunė, te ndodhur ne kėtė gjendje, popullata shqiptare e Kosovės kishte njė urrejtje ndaj partizanėvė, por edhe njė frikė se ēdo tė ndodhte ne te ardhshmen.



Pas shumė bredhjesh ilegale ne shumė rajone tė Kosovės, prof. Ymer Berisha, patriot i shquar dhe strateg i luftės guerile ne Kosovė, ne konsultim me Ukė Sadikun, prijės dhe luftėtar i njohur qė nga Lufta e Shaban Polluzhės ne Drenicė dhe mė parė ne luftėrat qė i udhėhoqi i ati i tij, Sadik Rama, ndėrmori kėtė iniciativė. Pėr ta pėrballuar armikun shumė herė mė tė fortė nė numėr njerėzish dhe me arme, duhej tė bashkohėshin krerėt shqiptarė dhe te bashkėpunonin rreth njė organizimi mė tė ngjeshur politik e ushtarak.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent Empty Re: B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Ent

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi