STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ēifteve nė mesnatė - tregime...

Shko poshtė

Ēifteve nė mesnatė - tregime... Empty Ēifteve nė mesnatė - tregime...

Mesazh  Nimfa Thu Jun 26, 2008 1:17 am

Peshkatari dhe peshku...


PeshkatariNjėherė njė peshkatar zuri njė peshk me bukuri mahnitese. Dhe sapo u nis ta fusė nė strajcė dėgjoi peshkun se si e lutte:

- Bėhu i mirė. Mė kthe nė ujė... Nėse e bėn kėtė, do t'i plotėsoj te gjitha dėshirat tuaja.
Peshkatari ishte i varfėr. Mendoi se si do tė ishte qesharake ta gjuajė ne ujė njė pre kaq tė bukur. Megjithatė nė njė moment hezitimi ia ktheu peshkut lirinė.

- E premtuar e pėrmbushur - tha peshku. - Ē'dėshiron nga unė?
- Qė shtėpia ime tė bėhet e bukur dhe e nxehtė - ia ktheu peshkatari
- Le tė bėhet- tha peshku. - Kthehu nė shtėpi.
Dhe peshkatari kthehet nė shtėpinė e vet. Shtėpia ishte edhe mė e bukur se ē'kishlte ėndėrruar ndonjėherė. Aty e priste gruaja e vet. I tregoi gjithė atė ē'ndodhi.

-Me tė vėrtetė je njė budalla i madh - i thotė gruaja - a nuk munde tė kėrkosh kėshtjellė?
-Nuk mendova pėr kėtė - tha peshkatari.

Dhe ai kthehet lumit, thėrret peshkun qė nė atė ēast del nga uji. Gruaja ime mė tepėr do tė dėshironte kėshtjellė - tha peshkatari dhe u pa se ishte paksa i bezdisur.
- Le tė bėhet- tha peshku. - Kthehu nė shtėpi.
(Kėshtjella ishte aty. Dhe kėshtu pronari dhe pronarja e kėshtjellės jetuan sė bashku disa vjet nė lumturi dhe kėnaqėsi. Atėherė gruaja e peshkatarit filloi tė mėrzitet. Kėshtiella e saj i dukej e pikėlluar, i mungonin kremtimet, mungonte pallati... dėshironte tė bėhej mbretėreshė!
Dhe peshkatari i kthellet lumit.
- Gruaja ime dėshiron tė bėhet mbretėreshė - i thotė ai peshkut.
- Le tė bėhet- tha peshku. - Kthehu nė shtėpi.

Mbreti dhe mbretėresha tani kishin njė pallat tė mrekullueshėm. Ishin, pa dyshim monarkėt mė tė fuqishėm nė tėrė botėn. Megjithatė mes tėr atij ari dhe kremtimeve, mbretėresha filloi tė ankohet, duke thėnė se si atje nė Romė, ėshtė dikush edhe mė i fuqishėm se ata. Ashtu ishte, Papa kishte fuqi nė tė cilėn ata kur nuk do tė kėnaqen…
Dhe kėshtu njė mėngjes, mbreti kthehet nė lumin, nė tė cilėn njė kohė peshkonte, gjatė varfėrisė sė vet. I dukej se peshku veē e priste…
Kjo ėshtė e tmershme - tha mbreti - gruaja ime dėshiron tė bėhet qenia mė e fuqishme nė tokė. Ajo do tė donte...
- Ēka? -pyeti peshku.
- Ajo dėshiron tė bėhet Papė - pėrgjigjet peshkatari, mezi duke marrė frymė.
- Le tė bėhet- tha peshku. - Kthehu nė shtėpi.
Dhe pasi qė u bė Papė, gruaja e peshkatarit zotėronte mbi shpirtėroren dhe botėroren. Dėshira e saj mė nė fund u pėrmbush.
Por edhe kjo nuk zgjati shumė. I mbeti vetėm edhe njė dėshirė, vetėm edhe njė hap tė kalojė para se tė arijė lumturinė supreme... ndoshta peshku do tė mundej...
Dhe peshkatari nisej rrugės qė dikur e ēonte kah shtėpia e vjetėr. Arrin deri te bregu i lumit. Thėret peshkun.
- Ē'dėshiron? - pyet peshku.
- Njė dėshirė... dėshira e fundit... gruaja ime do tė dėshironte tė bėhet…
- Ēka? - pyet peshku pėrsėsi.
- Zot. - psherėtiu peshkatari.
- Kthehu nė shtėpi - tha peshku.

Peshkatari shkoi. Disa qindra metra mė tej, gruaja e priste nė pragun e shtėspisė sė tyre tė vjetėr. E dėshpėruar, keq e veshur, si nė kohėn e mjerimit tė tyre.

Nga Osho
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ēifteve nė mesnatė - tregime... Empty Re: Ēifteve nė mesnatė - tregime...

Mesazh  Nimfa Thu Jun 26, 2008 1:18 am

Pema e dashurisė...


Bhagvan Shree Rajnesh - Osho

...Ishte njėherė njė pemė shumė e bukur, degėt e sėcilės lartėsoheshin qiellit tė pafund. Kur vinte sezona e lulėzimit, tė gjithė fluturat mė tė bukura loznin si tė llastuara nė tė. Kur vinte koha e frutave, zogjė ngjyrash e vendesh tė ndryshme mblidheshin dhe ia thonin cicėrrimave...dy zemra
Njė ēunak, poashtu, vinte shpesh tė lozte nėn kurorėn e pemės. Dhe, tek ajo filloi tė shfaqej njė ndjenjė dashurie dhe respekti ndaj fėmijės. Dashuria mes tė madhit dhe tė voglit ėshtė e mundur nėse i madhi nuk ėshtė i vetėdijshėm se ėshtė i madh. Pema nuk e dinte se ėshtė e madhe; vetėm njeriu e ka kėtė lloj tė vetėnjohjes.
Djaloshi i ngazėllyer erdhi, dhe pema ia lėshoi degėt. Ajo do tė ishte tepėr mirėnjohėse nėse djaloshi do tė shijonte aromėn e luleve tė saj.
Djaloshi rritej. Duke e parė atė me kurorė lulesh nė qafė se si vallėzonte nėn degė, pema mbushej gėzim e hare. Djaloshi rritej e rritej. Filloi tė ngjitej degėve ku kėndonte pa pra.
Por, koha kalonte, ndėrsa djalin nisėn ta brengosin probleme e obligime tė tjera. Ambicioziteti shtohej. Tash, ai takohej edhe me shokė, andaj edhe nuk vinte te pema. Por, ajo priste me durim, thėrriste nga thellėsia e shpirt:"Eja, eja! Vetėm ty tė pres!" Dashuria pret ditenatė. Ajo ndihej e dėshpėruar. Dashuria ndihet e dėshpėruar nėse nuk mund tė jepet, tė ofrohet; ajo ėshtė mė e lumtura atėherė kur dorėzohet nė tėrėsi, tė dhurohet e plotė. Njė ditė, ai kaloi aty pari dhe pema nuk u durua: "Tė prita ditė tė tėra por ti nk u duke?" Djali ia ktheu: Ēfarė ke ti? Pse tė vij unė tek ti? Mos ke ndoshta para? Unė kėrkoj vetėm para!" Pema e befasuar thotė. "Ti do tė vjen nėse tė jap diēka? Ne s'vuajmė nga kjo sėmunde prandaj dhe jemi tė lumtur. Lulet lulėzojnė nė ne, frutat piqen, ofrojmė hije freskuese, zogjtė bredhin degė mė degė duke kėnduar edhepse ne s'kemi para. Jo, jo, ne s'kemi nevojė pėr para", dhe pėr njė ēast pema u ndal, pėr tė vazhduar: "Mos shko gjetkė, i dashuri miku im. Vil frutat e mia dhe shiti. Kėshtu do tė fitosh para". Djaloshi pranoi menjėherė. Hipi nė pemė dhe i voli frutat bile edhe ato tė papjekurat. Pema ishte e lumtur edhepse disa degė i theheshin. Qoftė edhe e thyer, dashuria gjithmonė gėzohet, pėrderisa egoja dėshpėrohet edhe kur mer. Djaloshi nuk u duk pėr njė kohė tė gjatė. Tash, kisht para dhe mundohej t'i dyfishonte. Pemėn e kishte harruar fare, ndonėse ajo aq e dėshironte kthimin e tij, madje, si nėna me gjinjtė plot qumėsht kur ia refuzon fėmija. Pas shumė vitesh, tashmė i pjekur, djaloshi erdhi. Pema i tha: "Eja ēunaku im. Eja tė mė pėrqafosh." Ai ia ktheu: "Pusho mė me atė sentimentalizėm. Dokrra fėmijėsh... Nuk sheh se s'jam mė fėmijė?"
Por, pema vazhdonte tė thėrriste:"Eja, eja e kėrce nėpėr degėt e mia. Vallėzo. Eja e luaj me mua."
Njeriu nuk prante:"Mjaft mė me kėto pėrrallėza qė nuk sjellin dobi. Unė duhet tė ndėrtoj shtėpi. A mund tė mė japėsh shtėpi?" Pema shpėrtheu: "Shtėpi?! Unė jetoj pa shtėpi.... Por, nejse... preji degėt e mija kėshtu do tė jesh nė gjendje tė ndėrtosh shtėpi...? Pa humbur kohė, ai i preu tė gjitha degėt. Nga gjithė ajo pemė mbeti vetėm trungu i mjerė. Njeriu as qė iu falendėrua.... Ai e ndėrtoi shtėpinė. Pastaj, sėrish kaluan vite e vite. Trungu priste. Dėshironte ta thėrriste por nuk kishte gjethe as degė qė tė paktėn pėrmes erės t'ia dėrgonte porosinė. Nė shpirtin e saj fishkėllente jehona: "Eja, eja i dashuri im. Eja..." Por, asgjėkundi gjurmė njeriu.
Koha kalonte, dhe njeriu u plak. Ashtu i kėrrysur, njė ditė kaloi skaj pemės, tashmė vetėm trung." Ē'mund tė bėj mė pėr ty? Ti erdhe sėrish pas kaq shumė kohėsh"- i tha trungu." Ē'mund tė bėsh pėr mua? Dua tė shkoj vendeve tė largėta tė fitoj. Pėr kėtė mė duhet udhėtimi me lundėr" - ia ktheu plaku.
Trungu i pėrgjigjet i lumtur: "Kėtu nuk ka vend pėr brengosje, dashuria ime. Prej trungun tim dhe ndėrto njė lundėr prej tij. Por, mos harro: unė gjithmonė do ta pres kthimin tėnd."
Njeriu edhepse i lodhur fort, e preu trungun pa pėrtesė. E ndėrtoi lundrėn dhe lundroi. Nga pema gjigante kishte mbetur vetėm njė cung i vogėl, i cili e priste tė dashurin, e priste, e priste...
Egoja nuk shkon atje ku nuk mund tė marrė gjė. Egoja ėshtė vetėm njė varfanjak (lypės) i amshushėm, pėrderisa dashuria ka mėshirė.
Njė mbrėmje, fare rastėsisht, mė ra tė pushoj afėr kėtij cungu. Ai mu ankua:" Miku im akoma s'ka ardhur. Jam shumė i brengosur pėr tė. Mos ėshtė fundosur diku nė det? Apo ndoshta ka humbur? Mund tė mos jetė gjallė? Sa mė shumė qė i afrohem fundit tė jetės sime aq mė shumė dua tė dėgjoj pėr tė, ta kem afėr. Unė s'kam ē'ti ofroj mė, ndėrsa ai e njeh vetėm gjuhėn e grabitjes".
Egoja e njeh vetėm kėtė gjuhė. Gjuha e tė dhuruarit ėshtė vetėm dashuria.
Nuk ka mbishkrim, hartė, fjalor pėr dashuri. Nuk ka udhėzime dhe parime nė dashuri.
Ē'mund tė thuhet mė pėr dashurinė?
Dashuri, vetėm dashuri.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ēifteve nė mesnatė - tregime... Empty Re: Ēifteve nė mesnatė - tregime...

Mesazh  Nimfa Thu Jun 26, 2008 1:21 am

Narcisi...


Paulo Coelho - nga Alkimisti

NarcisiKur vdiq Narcisi, erdhėn zanat e malit dhe e gjetėn liqenin, mė parė ujėmbėl, e tash tė shndėrruar nė govatė lotėsh tė njelmėta.
- Pse qan? e pyetėn zanat e malit.
- Qaj pėr Narcisin - tha liqeni.
- Ah, nuk na ēudit aspak vaji yt pėr Narcisin - vazhduan ato. - Edhe pėrkundėr asaj qė ne gjithnjė ngarendnim pas tij nėpėr mal, ti ishe i vetmi qė e pate rastin nga afėr ta shikoje bukurinė e tij.
- Pse, i bukur ishte Narcisi? - pyeti liqeni.
- E kush pos teje mund ta dijė mė mirė? - u pėrgjigjėn tė befasuara zanat. - Nė fund tė fundit, ai ēdo ditė nga brigjet tuaja pėrkulej mbi ty.
Liqeni pėr njė ēast heshti. Mė nė fund tha:
- Unė qaj pėr Narcisin, por kurrė s'kam vėrejtur se ishte i bukur.
"E vajtoj Narcisin pse, sa herė qė pėrkulej mbi mua, nė fundin e syve tė tij shihja reflektimin e bukurisė sime".
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ēifteve nė mesnatė - tregime... Empty Re: Ēifteve nė mesnatė - tregime...

Mesazh  Nimfa Thu Jun 26, 2008 1:22 am

Puthja e Cubit...


Migjeni

DILAEdhe njė prandverė ka ardhė. Prandvera e 17-tė pėr Dilen, e cila, e shtrime nė bar, ndjeu se ka taman, as mė pak as mė tepėr se 17 vjet.
- Nano! Savjet kam? - pyeti nanėn nė shtėpi.
- Tashti i mbushė 17, bijo! - I tha nana me njė dorė n'ijė e me tjetrėn mbi sy, pėr m'u mprojtė nga rrezet e diellit.
Edhe Dila, e shtrime nė bar, ndjeu se ka taman 17 vjet. Ashtu e shtrime, shikon qiellėn e kaltėrt dhe ndigjon cingaret, njė tė dashit tė grigjės ma e hollė, dhe tjetra e lopės me za ma tė trashė. Ēohet herė herė e shikon bagtinė dhe prap shtrijet, me njė dėshirė tė vokėt nė gji. Sa fort Dila qė i ndjen tė 17 vjetat nė vete! Kur nė tė kapėrthyemit e dėshirės, ven shplakėt nė krye dhe ma fort shtrihet, ndjen si nder veshė dhe nder tamtha i rreh gjaku rrjedhje tė forta dhe e ban me ndie edhe me dishrue ma tepėr. Atėherė Dila mbyllė sytė. Ashtu me sy mbyllė pret diēka. Buzėt e saj tė lagta e tė ēeluna pėr gjysė i terte flladi i lehtė.

Para ksaj prandvere bani njė dimėn acar. Bora qė tashti shifet si kunorė vetėm nder bjeshkėt e nalta, nė dimėn kish mbulue mbarė tokėn. E stuhia e tmerrshme s'kish lanė pa futė borėn deri ndėr shpella mali dhe zgavrriqe drunjsh. Nė kėt acarim dimri dhe bishėt e malit zbriten nėpėr katunde te njerėzit. Por kta nuk i priten mirė. Bashkė me bishėt e malit zbriti edhe Cubi, i cili ishte tmera pėr ata qė kishin ndigjue pėr tė e qė nuk e njifshin. Nė besė, nė buk'e krypė, i ati i Diles e mbajti cubin si mik. Dhe gjatė njė mueji sa ndenji Cubi nė shtėpi te saj, Diles iu ba se ky Cub nuk asht ai Cub pėr tė cilinflisnin se vret, grabit, pėrdhunon. me tė vėrtet po at emen kishte; por jo nuk ishte ai. Cubit mik njezetekatėrvjeēar i buzqeshej nana, i buzqeshej Prenda, e shoqja e re e vllaut, baba i fliste me za tė butė e vllau kėndonte me te. Cubi-mik ishte i mirė dhe tė gjithė e nderojshin, Dila kanjėherė me dashje dhe pa dashje e shikonte nė sy dhe kuqej, kanjėherė me dashje e pa dashje, tue bamė punė nėpėr shtėpi, nė tė kaluem e prekte me krah dhe nga kjo prekje iu rritshin gjitė.

As nga armėt e tija, rrypat me fishekė, pushka dhe revolja nga tė gjitha kėto Dila s'kish frigė. Njė ndjesi e fshehtė rritej nė zemrėn e Dilės dhe sa ma shum ditė kalojshin aq ma e madhe bahej. Dhe ndiesia u ba dėshirė, dėshirė qė tė len pa gjumė.
Por njė ditė, kur dielli sa njė pare e madhe sermi u ēfaq nė qiell, Cubi shkoi. E dila mbet vetėm me dashurinė pėr Cubin.

Asht e flakėt dėshira e Dilės nė njė ditė tė shkėlqyeshme prandvere kur, e shtrime nė bar, ndjen se si i rreh gjaku ndėr dej. Asht edhe ma e flakėt dėshira e Dilės kur i ka syt'e mbyllun e me andrim vezullues don me krijue ate qė s'ka. S'ka... Nuk u pa ma Cubi. E 17 prandvera tė saja janė 17 thirrje tė nxehta tė heshtura drejtue Cubit.
Ashtu e shtrime dhe n'andrim Dila nuk desht t'i ēeli syt' edhe se ndjeu mbi trupin e vet njė peshė dhe prishi dihatunin e nji mashkulli e mbi buzėt e veta tė pėrvlueme njė njomsi. S'i ēeli syt'. Ndoshta kish frigė tė mos prishi ekstazėn nė tė cilėn kishte ramė... E kur ndjeu lehtėsimin e trupit i ēeli syt. Por aty s'pa kend. U hodh nga ana e majt. Dila u drodh. "Ai asht! tha - Cubi!" dhe u vue nė ndjekje tė gjurmės majtas. Sie dehun, gjithnjė n'ekstazė. La grigjen, as qė i binte ndėr mend, pse kėrkonte Cubin. Doli nė rranxė tė malit shkambuer. E thirri me emėn, por bashkė me kėmbėt e saja qė pėrplaseshin prej shkambit nė shkamb, q'ashtu dhe thirrjet e saja u pėrplaseshin - kot.
Kur erdh muzgu i mbramjes nėpėr livadhe dhe nėpėr shkambijt ndigjoheshin thirrje plot idhnim dhe dhembje:
"Dilooo! Dilooo! Dilooo!"[/b]


Edituar pėr herė tė fundit nga fv nė Thu Jun 26, 2008 1:25 am, edituar 2 herė gjithsej
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ēifteve nė mesnatė - tregime... Empty Re: Ēifteve nė mesnatė - tregime...

Mesazh  Nimfa Thu Jun 26, 2008 1:23 am

Qeni...


Den Klark

Pronari i njė shitoreje mbante mbi derė mbishkrimin nė tė cilin shkruante "kėlyshėt nė shitje". Ky mbishkrim filloi t'i tėrheq fėmijėt, dhe kėshtu njė djalosh i vogėl u ndal para kėsaj shenje dhe e pyeti pronarin: "Sa para keni ndėrmend t'i shitni ata kėlyshė?"
Pronari i shitores iu pėrgjigj: "Prej tridhjetė deri nė pesėdhjetė dollarė".
Djaloshi futi dorėn nė xhep dhe nxorri ca para tė imėta: "Kam dy dollarė dhe tridhjetė e shtatė centė", tha. "A do t'mė lejonit tė hyj dhe t'i shikoj?"
Pronari i shitores buzėqeshi dhe pastaj fishkėlloi, dhe prej shtėpizės sė vogėl doli qenushja Lejdi, dhe pas saj pesė toptha tė butė lėkure. Djaloshi menjėherė vėrejti se njėri prej kėlyshėve tėrhiqej paksa zvarė dhe se mbeti larg tė vetėve. E pyeti pronarin: "Ēka nuk ėshtė nė rregull me kėtė qen tė vogėl?"
Pronari i shpjegoi se e kishte shikuar veterinari dhe kishte konstatuar se e kishte kėrdhokullėn e nxjerrur, dhe se pėrgjithmonė do tė ēalojė. Djaloshi u shqetėsua. "Dua ta blej pikėrisht kėtė kėlysh".
Pronari i shitores i tha: "Jo, ti nuk dėshiron ta blesh kėtė kėlysh. Nėse vėrtet e dėshiron, do tė ta falė".
Djaloshi u shqetėsua edhe mė tepėr. E shikoi pronarin drejt nė sy dhe, duke kėrcėnuar me gisht, tha: "Nuk dua tė ma falni. Ai kėlysh vlen njėjtė sa edhe tė tjerėt, pėr ēka do t'ju paguaj shumėn e plotė edhe pėr tė. Nė tė vėrtetė, tash do t'ju jap dy dollarė e tridhjetė e shtatė centė, ndėrsa nga pesėdhjetė centė do t'ju paguaj pėr ēdo muaj deri sa e shpaguaj".
Pronari i shitores mundohej ta bindte: "Ti vėrtet nuk ke dėshirė ta blesh kėtė kėlysh. Ai kurrė s'do tė mund tė vrapojė, tė kėrcejė dhe tė luajė me ty sikur qentė tjerė".
Atėherė djaloshi u ul, pėrvoli kėmbėzėn e pantallonave qė t'ia tregonte atij kėmbėn e pėrdredhur nė njė protezė tė madhe tė metaltė. E shikoi pronarin e shitores dhe butėsisht iu pėrgjigj: "Shihni. As unė s'mund tė vrapoj mirė, dhe atij kėlyshi i nevojitet dikush i cili do ta kuptojė!"
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ēifteve nė mesnatė - tregime... Empty Re: Ēifteve nė mesnatė - tregime...

Mesazh  Nimfa Thu Jun 26, 2008 1:26 am

Lulet...


Benet Serf

Njė njeri nė moshė i gafrruar me flokė tė shprishur rinte ulur nė autobusė duke mbajtur nė dorė buketėn e luleve tė freskėta. Nė ulėse nga ana tjetėr rinte njė vajzė e cila or e ēast e hedhte shikimin nė lulet e tija. Autobusi iu afrua stacionit ku njeriu duhej tė zbritte. Ai plotėsisht nė mėnyrė spontane ia lėshoi lulet vajzės nė krihė. "Vėrejta se i adhuroni lulet," - i sqaroi ai, - " por mendoj se edhe gruaja ime do tė gėzohej qė ju t'i merrni ato. Do t'i them asaj se juve ua dhurova." Vajza e pranoi buketėn, e pastaj vėshtronte njeriun nė moshė se si delė nga autobusi dhe kalon nėpėr derėn e varrezave tė vogla.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ēifteve nė mesnatė - tregime... Empty Re: Ēifteve nė mesnatė - tregime...

Mesazh  Nimfa Thu Jun 26, 2008 1:27 am

Krimbi...


Ajri Begu, fragment nga "Gungat"

Mė bren. Ka hyrė thellė nė mua. Kur kujtoj hapin tim mė bren ndėrgjegjia. Kam edhe frikė. Mos ėshtė kjo frika? Jo, jo, mė bren gjithēka qė quhet e kaluar. Mė frigon. Mendoj fshehurazi nga ajo dhe nga vetja. Nuk dua as ajo tė mė marrė vesh. Nuk dua tė dėgjojė. Ta befasoj? Nuk di. Kisha dėshirė, por nuk e di a do tė mė befasojė? Pėr kėtė, ajo nuk ka faj. Mund t'i kėrkoj falje. Jo, kėtė nuk guxoj ta bėjė nė asnjė mėnyrė. Do t'ia kujtoj gjithė atė pėr ēka, tė dy, shtiremi sikur e kemi harruar. Ajo, madje, mund tė mendojė se jam duke bėrė shaka. Jam shkrirė. Mė vjen keq.
E dua! Mundohem tė bij nė kontakt me veten time tė parė, por fjalėt i nxjerr pa zė. thellė nė brendi, ku jam unė vetia e dytė.
Vetja ime e parė ngreh kokėn lart. Bėhet se nuk dėgjon asgjė. Ajo mė mundon. Gjithnjė ka qenė krenare. edhe atėherė kur nuk ėshtė dashur.
Mė vjen keq pėr atė. kam qenė i keq. Kam frikė mos ngatėrrohen qėllimet. kam frikė, mos nė kėtė ngatėrrim gjen tė vėrtetėn e saj, atė pėr tė cilėn kam mė tepėr frikė. Shtrėngohem. e shikoj, ajo ka humbur diku me shikimet e saja nga njė grup fėmijėsh. Shikoj anash mos kalon dikush, ēoj kokėn dhe...
"Mė do?" e pyes mė nė fund.
Mė shikon e hutuar.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ēifteve nė mesnatė - tregime... Empty Re: Ēifteve nė mesnatė - tregime...

Mesazh  Nimfa Thu Jun 26, 2008 1:30 am

E harruar nė dashuri...


Muhamed KĖRVESHI, nga "Dritarja e hapur"

EngjulliTėrė dashurinė time atij ia fala. Ai dėshiroi t'i takojė tjetrės. E vrava sepse e dashurova marrėzisht, qė tė mos i takojė tjetrės, qė tė jetė prore pranė meje, vetėm imi.
I vdekur s'mund tė ikė prej meje!
Shumė gjėra, kur ia marrin njeriut, mund t'i kthehen, pėrveē dashurisė dhe jetės.
Ai mė mori shumė nga dashuria ime. Ēdo gjė harroi. Asgjė nuk ma ktheu me tė mirė.
Jeta pa dashuri ėshtė hiē. Dashuria pa dashuri vyshket.
Unė pa dashuri nuk munda dhe s'mund tė jetoj.
Unė e kam dėnuar veten mė rėndė se atė, se sa do tė mė dėnoni ju. E kam dėnuar me vdekjen e tij, me dashurinė time tė plagosur pėr vdekje.
Vdekja e tij ēdo ditė po shoqėrohet me mua.
Jeta ime nuk mund tė ikė nga vdekja e tij. Ajo ecėn shpejt, nėn tokė, nėpėr ujė dhe nėpėr qiell. jeta ime s'mund tė fshihet nga ajo. Kudo ajo mė sheh dhe mė njeh.
Ēdo dėnim juaj do tė jetė mė i vogėl dhe mė i lehtė se dėnimi i dashurisė sime ndaj meje.
Veproni sipas drejtėsisė sė ligjeve tuaja! Edhe dashuria ime do tė jetė e kėnaqur dhe nuk do tė kundėrshtojė.
Duket se edhe dashuria na mėson ose na detyron tė bėjmė mėkate tė mėdha, por nėse i bėjmė pėr tė, tė gjitha na i fal.
Dashuria ime e ēmendur gati ēdo lidhje me jetėn ma ka ndėrprerė.
Ēdo ditė po dal dhe po ikė nga qenia ime. Ky proces do tė dėshiroj tė mos zgjasė shumė, por tė kryhet sa mė shpejt.
Sa mė shumė tė jetoj aq mė i madh do tė jetė dėnimi pėr mua. Pėrkundrazi sa mė pak ta shoh dritėn, aq mė i vogėl do tė jetė dėnimi.
Mirė ėshtė ju nuk mė njihni sa duhet.
S'ėshtė dėm qė nuk di se ē'mendoni pėr mua, pėr dashurinė time tė pėrgjakur.
Unė mendoj se e doni dhe e respektoni drejtėsinė.
Nuk mė duhet mėshira, e mendoj armik tė dashurisė dhe tė jetės sime.
Atė dėnim qė ma ka caktuar dashuria ime, atė duhet tė ma jepni ju, shok gjykatės, porotė dhe avokatė.
Dashuria pėr dashuri.
Jeta pėr jetė.
Vdekja pėr vdekje.
Jam e harruar nė dashuri.
Askush nuk mė njeh mirė. Askė s'e njoh mirė tani. Nuk e njoha dhe s'po e njoh sa duhet as veten. Pėr kėtė mos mė bėni fajtore, mendoj se pėr kėtė ēdo faj i takon dashurisė sime.
Heshtja kurrė nuk mė ka pėlqyer, e kam urrejtur. Ai me heshtje mė mundonte dhe mė largonte nga ai, nga jeta e tij nga brigjet e jetės sime.
Kur mė tha "Jo", ma tronditi jetėn, ma plagosi rėndė dashurinė, ma paralizoi mendjen.
Unė jetoj kudo me tė nė vdekje. Pra jemi pranė njėri tjetrit. Nėse nė tė s'ėshtė e mundur tė jetohet gjatė, do tė kėrkoj njė vend tjetėr nė jetė, nė ndonjė jetė ende tė panjohur pėr ne, nėse ka diku nėn tokė, ose nė qiell.
Askund nuk do tė mė shihni, sepse jam e harruar nė dashuri.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ēifteve nė mesnatė - tregime... Empty Re: Ēifteve nė mesnatė - tregime...

Mesazh  Nimfa Thu Jun 26, 2008 1:31 am

Unė kam filluar tė harroj...


Den Milman

Sė shpejti pas lindjes sė vėllait, vėllau i vogėl filloi t'i lus prindėt qė ta lėnė vetėm me bebėn e vogėl. Prindėt frikoheshin se ndoshta, si dhe shumė katėrvjeēarė tjerė, ėshtė gjeloz dhe se dėshiron ta godas apo ta lėkund, prandaj nuk i lejuan njė gjė tė tillė. Ndėrkaē, ai nuk tregonte kurrėfarė shenje tė gjelozisė. Ndaj bebės ishte i butė dhe gjithnjė e mė shumė dėshironte tė mbetej vetėm me vėllaun e tij. Mė nė fund ia lejuan prindėt.

Gjithė gėzim dhe shend vrapoi nė dhomėn e bebės duke e mbyllur derėn, por dera pak u hap, qė mjaftonte qė prindėt kurreshtarė tė mund tė shohin e tė pėrgjojnė. Panė se si djaloshi i vogėl me lehtėsi dhe ngadalė i afrohet vėllait tė vet, e vendos fytyrėn e tij mbi tė tijėn dhe qetė fletė:

-Bebė, mė thuaj se ēka dėshiron Zoti. Unė po filloj tė harroj.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ēifteve nė mesnatė - tregime... Empty Re: Ēifteve nė mesnatė - tregime...

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi