STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezitė mė tė mira tė shqipes

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtė

Poezitė mė tė mira tė shqipes - Faqe 2 Empty Re: Poezitė mė tė mira tė shqipes

Mesazh  Nimfa Thu May 29, 2008 4:07 pm

Ndre Mjedja

Vaji i bylbylit

Po shkrihet bora,
Dimri po shkon;
Bylbyl i vorfėn,
Pse po gjimon?

Pushoi murrlani
Me duhi t’vet;
Bylbyl i vorfėn,
Ēou, mos rri shkret.

Gjith’ fushėt e malet
Blerimi i mbėloi;
Livadhi e pema
Gjithkah lulzoi.

Ndėr pyje e ograja,
N’ma t’mirin vend,
Me rreze dielli
Po e gėzon gjithkend.

E tuj gjimue
Shkon rreth e rreth
Nji prrue qė veret
Rrjedh nėpėr gjeth.

A ēilė kafazi,
Bylbyl flutro;
Ndėr pyje e ograja,
Bylbyl, shpejto.

Kurrkush ma hovin
Atje s’ta pret;
Me zeher hajen
Kurrkush s’ta qet.

Kafaz ke qiellin,
Epshin pengim;
E gjith’ ku t’rreshket
Shkon fluturim.

Nėpėr lamie,
Ke me gjrtė mel;
Pėr gjith’ prendverėn
Njajo buk’ t’del.

E kur t’zit edi
Ndėr prroje pi;
Te njato prroje
Qė ti vetė di.

Tash pa frikė ēerdhen
E mban n’ndo’j lis;
Nuk je si ‘i nieri
Qė nuk ka fis.

E kur t’vij’ zhegu,
Kur dielli shkon,
Ti ke me kėndue
Si ke zakon.

Rreth e rreth gjindja
Me t’ndie rri;
Prej asi vendit
Ndahen me zi.

A ēilė kafazi,
Bylbyl, fluturo;
Ndėr pyje e ograja,
Bylbyl, shpejto.

Ndėr drandofille,
Ndėr zambakė nga;
Ku qeshte kopshti,
Idhnim mos mba.

Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfen,
Pse po gjimon?

II

Por vaj! Se ‘i dimėn tjetrė
Paske, o bylbyl i shkreti;
Pa da ty zemra t’treti
Mbas vajit qė t’rrethon.

Me lulzim t’vet prendvera
Ty s’ta pėrtrin gazmendin:
Jo kurrė s’e njifke shendin,
Bylbyl, qė po vajton.

A thue po kjan, se ēerdhen
Ta ka shkatrrue skyfteri?
A thue po kjan, o i mjeri,
Se me rrnue gjallė s’ke mel?

Ndrrojn’ edhe stinėt e motit,
E pėr ēdo herė ndron era.
Mbas dimrit vjen prendvera,
Mbas borės blerimi del.

Veē ti me idhnime t’tuja
N’zemėr gjithmonė po pihe,
E ditė e natė po shkrihe
Mbas vajit qė t’mundon.

Kur a tuj ardhun drita
Ndihet tuj kėndue shpendi,
E n’kėngė i duket shendi,
Qė zemrėn ia gazmon.

Gjetiu ndėr pem, ndėr lule
Shkon e fluturon bylbyli;
N’at erė qė jep zymbyli
Vjollca e zambaku nget.

Por ty, n’kafaz t’shtrėngueshėm,
Ty t’paska ndry mizori,
E kurrnjiherė nuk t’nxori
Me t’lėshue ku zemra t’thrret.

Ti kurr, nji kangė s’ia kėndove
Diellit kur nadje ēohet;
Zemra me vaj t’coptohet
E me pajtue nuk don.

Ndoshta kujdesi i t’tujve
Gjith’ ket hidhnim ta qiti,
E shendin ta shutiti
E vshtira qė i mundon.

T’burguem i bani gjindja
Veē pėrse donė me ndie
Njat za qė lėshojnė me hije
Qė t’knaq e qė t’ban rob.

Ēdo krajl i madh ndėr shpija
Ty t’mba m’u thanė i veti;
Vetė bukuria, o i shkreti,
Kena pėr ju nji kob.

Pėrse tu ndeja e t’mėdhajve
Nji shpend i vogėl s’ndalet;
Shpendit i kande malet,
Ēerdhen e t’parve do.

Me at zanin tand t’pėrmallshėm
Ndoshta ti ankon kėto t’vėshtira;
Derisa t’kthejn’ e mira,
Bylbyl, papra gjimo.

III

Por njaj vaj qė je tuj lėshue,
Bylbyl, zemrėn ma copton;
Ditė e natė rri tuj prigjue,
Vaj pėr mue! Kush mund t’ngushėllon?

Gjama jote a porsi ankimi
I nji fėmijės qė vetun mbet;
Gjama jote a si shungllimi
I nji t’zezės qė gja s’ pre.

Porsi dnesė me futė nė krye
Nana e shkretė qė mbet pa djelm;
Njashtu tine rri tuj shfrye
Njat idhnim qė t’u ba helm.

Puna jote, o i mjeri, m’mbyti
E kurrkund nuk m’len pushim,
Shkoi nji muej, po shkon i dyti
T’zezat t’tua s’kanė mbarim.

Tash ndėr arė lulzoi qershia
E me borė dimni po shkon:
Kurr s’mbarojn’ t’zezat e mia,
Gjama jote kurr s’mbaron.

Si t’burguemit n’ishull t’detit,
Ku tallazi i thekshėm vrret,
O t’vijė t’ftoftit, o t’vijė t’nxetit,
Vaji zemrėn ia pėlset;

E papra n’ankime t’veta
Vajton fisin qė larg la;
E tu fėmija i shkon si zgjeta
Mendja e shkretė se mbet pa ta;

Njashtu ti rri tuj vajtue
N’njat kafaz qė shungullon;
Fisin tand rri tuj mendue
T’zinė atdhe qė s’e harron.

Pėr fat tand, pėr zogj qė kishe
Ndoshta zemra, i mjeri, t’dhemb;
Me e pat dit’ tė mjerėt ku rrishe
Kėrkue t’kishin gemb mbi gemb.

Me e pasė ndie njat za qė lėshoshe,
Me e pasė ndie njat vajin tand,
Kishin ardhė kudo qė t’shkoshe,
T’kishin lypun kand e kand.

Njat vaj tandin tuj kujtue
Pa mbyllė syt’ kan’ shkue sa net;
Pveshtin hanėn tuj gjimue,
Pvetshin hyjt pėr prind tė vet.

Por aj kob qė hana e diti
E njaj vaj qė ylli pau,
T’shkretve n’vesh kurr nuk iu mbrriti,
E kurr zemra nuk ju ndau.

Me ditė hyjt me bisedue,
Me pasė sy qė me derdhė lot,
Vajin tand ju kishin prue
T’kishin kja pėr jet’e mot.

Nėpėr fush’ e nėpėr shpija,
Me kujdes qė s’nep afat,
Rreth e rreth t’kishin ardhun fėmija,
Kjamun t’kishte i ngriti fat...

IV

Por ēa ka toka, bylbyl, ndrron moti;
Ankimi e vaji nuk asht i zoti
Pėrgjithmonė zemrėn me na coptue;
Fillo me gėzue.

Mbas boret t’dimnit ēilet prendvera;
Nji ditė nuk gjindet qė s’po ndrron era;
Sendet qė patmė nuk janė tuj mbarue;
Fillo me gėzue.

Tuj dnes’ i vorfni se e mbluene t’kqijat,
Me ankime t’veta mbush rrugėt e shpijat;
Lehtsim por s’mbramit gjen tuj punue;
Fillo me gėzue.

Kjajnė fėmijn e dekun prindt e shkretnuem
Me ‘j vaj qė duket se s’ka t’pajtuem!
Por zemrėn moti jua ndrron tuj shkue:
Fillo me gėzue.

Ndėr ishujt t’detit kjan i burguemi
Pėr fmij, pėr grue qė s’shef i shuemi,
Por prap durimi ka me ja prue,
Fillo me gėzue.

Shpend tjerė burgosi sa herė mizori,
E rishtas jashtė dikur i nxori;
Ndėr fushė e male janė tuj fluturue;
Fillo me gėzue.

Flutrojnė ndėr male, flutrojnė ndėr lule,
Flutrojnė ku ēerdhen motit e ngule,
E kangėt e parshme nisin me kėndue:
Fillo me gėzue.

Ndėr zogj qė kishe ndonjėherė do t’hasin,
Ndėr pemė, ndėr lule bashkė me ta ngasin;
Pėr ty t’vorfnuemit rrijnė tuj shpnesue:
Fillo me gėzue.

Bylbyl, ky shekull or e ēas ndrrohet:
Bijnė poshtė tė naltit, i vogli ēohet;
Edhe natyra po don m’u ndrrue:
Fillo me gėzue.

Porsi motmoti ndrrojmė dhe na vetė,
Herė-herė gazmohna, herė rrijmė tė shkretė,
Por vaji e ankimi kanė pėr t’u shue;
Fillo me gėzue.

Mbas vajit t’tashėm ka me t’ardhė shendi,
Ka me ta shėndodhun zemrėn gazmendi,
Pėr mall, si motit, zanė ke me e lėshue:
Fillo me gėzue.

Kur t’shkojsh ndėr fush, kur t’shkojsh ndėr male,
Afėr shpisė seme hovin tand ndale;
Mahnit’ at zanin tand tuj prigjue
Kam pėr t’u gėzue
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezitė mė tė mira tė shqipes - Faqe 2 Empty Re: Poezitė mė tė mira tė shqipes

Mesazh  Nimfa Thu May 29, 2008 4:07 pm

Bageti e Bujqesia - Naim Frasheri

O malet' e Shqipėrisė e ju o lisat' e gjatė!
Fushat e gjėra me lule, q'u kam ndėr mėnt dit' e natė!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar!
Ēuka, kodra, brinja, gėrxhe dhe pylle tė gjelbėruar!
Do tė kėndonj bagėtinė qė mbani ju e ushqeni,
O vendėthit e bekuar, ju mėndjen ma dėfreni.
.................................................. .....................
Kur dėgjon zėthin e s'ėmės qysh e le qengji kopenė,
Blegėrin dy a tri herė edhe ikėn e merr dhenė,
Edhe nė i prefshin udhėn njėzet a tridhjetė vetė,
E ta trėmbin, ajy s'kthehet, po shkon nė mes si shigjetė,
Ashtu dhe zėmėra ime mė le kėtu tek jam mua,
Vjen me vrap e me dėshirė aty nėr viset e tua.
Tek buron ujėt e ftohtė edhe fryn veriu nė verė,
Tek mbin lulja me gas shumė dhe me bukuri e m'erė,
Ku i fryn bariu xhurasė, tek kullosin bagėtija,
Ku mėrzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.
Atje lint diell' i qeshur edhe hėna e gėzuar,
Fat' i bardh' e mirėsija nė atė vėnt janė mbluar;
Nat'atje'shtė tjatrė natė edhe dita tjatėr ditė,
Nė pyjet' e gjelbėruar, atje rrinė perėnditė
.................................................. .................
Vashė bukurosh'e bariut! qė vjen me llėrė pėrveshur,
Me zemėrė tė dėfryer e me buzėzė tė qeshur,
Me dy shqerėza ndėr duar, tė bukura si dhe vetė,
Nė sythit tėnt e shoh gazė, qė s'e kam gjetur ndė jetė.
Dashi sysk e me kėmborė, q'e ke manar, po tė vjen pas,
Dhe qeni me bes' i larmė tė ndjek me dėshir' e me gas.
Dashē Perėndinė, pa mė thua, a mos na pe bagėtinė?
- Pash' atje pas mė tė gdhirė,... ja atje pėrtej tek vinė
.................................................. ...................................
O! sa bukuri ka tufa! Sa gas bije bagėtija!
Vinė posi mblet' e plotė! I bekoftė Perėndija!
Nėpėr shesh' e nėr bregore janė pėrhapurė shqerrat,
E kecėrit nėpėr rripat dhe nė gjethet e nė ferrat;
Sa me vrap e me gas bredhin edhe lozin shok me shok,
Aty pėrhapenė me nxit aty mblidhenė prapė tok,
Edhe prapė tufė-tufė pėrhapenė duke bredhur,
Duke ikur me vrap shumė, duke lojtur, duke hedhur.
Nxitojn' e s'lodhenė kurrė edhe, kur i merr urija,
Secili futet nė tufė, suletė ne mėm' e tija,
Posa gjen mėmėn e dashur edhe me vrap i hyn nė gji,
Rri mė gjunjė dhe zė sisėn e qumėshtin e ėmbėl pi;
Pa e ėma me mall shumė, ndo dhi qoftė a ndo dele,
Bir' e vetėm e merr nė gji me gas e me pėrkėdhele.
.................................................. .............................
Sa tė mirazė ke dhėnė, Zot i math e i vėrtetė!
E ē'nom tė bekuar vure pėr ēdo gjė q'ėshtė nė jetė!

.................................................. ............................
Qielli sa ėsht' i kthiellt e sa ėshtė sbukuruar!
E dielli sa ndrin bukur mbi lulet tė lulėzuar!
Gjithė kėto lule ē'janė, qė u ngjallė menjėherė?
Ngaha qielli ke xbritur? Ver', o e bukura verė!
Ēdo lulezė ka me vehte njė emėr e njė fytyrė,
Njė bukuri, njė mirėsi, njė shtat, nj'erė e njė ngjyrė,
Si dhe ēdo dru e ēdo pemė, edhe ēdo bar e ēdo fletė;
Sa ėshtė e bukur faq' e dheut! S'tė zė syri gjė tė metė.
Gjithė kjo bukuri vallė nga dheu tė ketė mbleruar,
A me tė matht tė ti' Zoti pej parajs'e ka dėrguar?

.................................................. ...........................
Gjithė kėto farė lulesh e kėtė tė bukur erė,
Kėtė mblerim, kėto gjyrė vallė nga ē'vent'i kesh nxjerrė!
O sa e madhe bukuri! As mė thua ku e more!
O bukuroshe, t'u bėfsha, ngaha gjiri yt e nxore?
Apo me dorėt tė bukur e more nga gjir'i Zotit,
Nga qielli, nga parajsa, nga prehėr' e plotė i motit?
Kudo shkel kėmbėza jote, gėzohet vendi e mbleron,
Tekdo heth sythit e qeshur, bukuri' atje lulėzon!
.................................................. .........................
Pa lodhur e pa kėputur, pa djersė e pa mundime,
Njeriu i gjorė nė jetė nukė gjen dot as thėrrime,
Si tė punosh dit' e natė e tė bėsh ē'duhenė gjithė,
Ahere kėrko nga Zoti tė t'apė bukėz' e drithė.

Njeri, puno, mos psho kurrė dhe lark nga makutėrija,
Zėmėrnė kije tė gjerė, mos ki keq, pa t'ep Perndija.
Puna ka duk e uratė, Zot'i math e ka bekuar,
Njerinė mi faqet tė dheut e dėrgoi pėr tė punuar.
.................................................. ..........................
Qysh rroit mblet' e uruar dhe ven' e vin e lėēijnė,
Ca huallinė ndėrtojnė, ca nėpėr lule shėndijnė.
O ē'punė me mėnt punojnė, sa bukur e bėjn' e mirė!
N'apin dyllėtė, q'ep dritė, dhe mjaltė fjesht' ėmbėlsirė.
Dhe punėtorėt' e mirė m'atė mėndyrė punojnė,
Edhe gjithė njerėzija me mundimt t'atyre shkojnė;
Njėri mih, jatėri lėron, njėri mbjell, jatėri prashit,
Kush t'harr, kush korr, kush mbledh duaj, kush shin, kush sharton, kush krasit,
Njė bėn pluar' e sėpatėn, njė parmendėn, njė shtėpinė,
Njė pret e qep, njė merr e ep, njė mbath, njė shikon mullinė,
Ēdo njeri njė farė pune bėn nė mest tė shoqėrisė,
Kjo ėsht' udh' e Perėndisė, ky ė nom i gjithėsisė.
Edh' ajo miza pėrdhese, ē'i duhetė pėr tė ngrėnė,
Eshtė rrahur e pėrpjekur e me kohėz' e ka vėnė.
Ka njė punė tė punonjė si ēdo gjė q'ėshtė nė jetė,
Kshu e ka thėnė me kohė Zot'i math e i vėrtetė.
.................................................. ........................
Eshtė nj'udhėtar i gjorė, qė ka mbetur nė dėborė,
I kanė ngrirė tė mjerit vesh' e goj, e kėmb' e dorė;
Ngrihet i zot'i shtėpisė edhe tė huajthin e merr,
E vė nė kryet tė vatrės me njerėzi, me tė math nder,
Posa e shohėnė qė vjen, i ngrihen gjithė fėmija,
Se tė huajnė mė derė na e dėrgon Perėndia,
Pa i bėjnė zjarr e ngrohet edh'e mbajnė me tė mirė,
I sjellin shtresė tė flerė edhe tė ngrėn' e tė pirė.
Kėshtu tė huajt' e miqtė njeriu q'ėshtė i uruar
I pret me krahėror hapur e i pėrcjell tė gėzuar.
.................................................. ......................
Nga kjo baltė tė kam bėrė, rri kėtu, mė paē uratė,
Mos u loth e mos psho kurrė, po pėrpiqu dit' e natė,
Sheh si punon gjithėsija? Ashtu tė punosh edhe ti,
Tė mos rrish kurrė pa punė e tė vėsh duartė nė gji.
Mos u bėj i lik e i keq, i paudh' e i pabesė,
I rrem, i ndyrė, i dėmshim, i rėnduar e pa shpresė,
Mėrgohu nga tė kėqijat, pej ēdo farė ligėsije,
Pej nakari, pej lakmimi, pej vjedhjeje, pej marrėzije,
Mos vra, mos merr tek s'ke vėnė, edhe ki nom dashurinė,
Bes' e fe ki urtėsinė, tė drejtėnė, mirėsinė.
Nė bėfsh mirė, liksht s'gjen kurrė, po, nė bėfsh liksht, mos prit mirė,
Ki dėshirė pėr tė mirė dhe nė zemėrė mėshirė,
Ji i but', i urt', i vyer e mos u bėj kurrė makut,
I egėr e i mėrzitur dh'i mahnitur si madut,
Mos ju afro dhelpėrisė, po sė drejtėsė iu nis pas;
Nė dėgjofsh fjalėt' e mija, do tė jesh gjithėnjė nė gas.
.................................................. ...................................
Nga gjithė ē'pat gjithėsia, tė kam dhėnė dhe ty pjesė,
Nė u bėfsh si them, i mirė, emr'i math do tė tė mbesė.
Tė kam dhėnė mėnt tė mėsosh, tė vėrtetėn me tė ta shohē,
Dhe zėmėr' e vetėdijė, tė mir' e tė drejtėn ta njohē,
Do tė tė lė dhe nevojėn, udhėn tė tė tregonjė,
Tė tė ndihnjė mė ēdo punė, tė tė psonj' e tė tė zgjonjė.
Gjithė tė mirat qė janė, kėtu nė dhet i kam mbuluar,
Po gjėsendi nė shesh s'nxjerr dot pa dirsur e pa mundua
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezitė mė tė mira tė shqipes - Faqe 2 Empty Re: Poezitė mė tė mira tė shqipes

Mesazh  Nimfa Thu May 29, 2008 4:08 pm

Gjergj Fishta - MRIZI I ZANAVET

GJUHA SHQYPE

1. Porsi kanga e zogut t'veres,
Qi vallzon n'blerim tė Prillit;
Porsi i ambli flladi i erės,
Qi lmon gjit e drandofillit:
Porsi vala e bregut t'detit,
Porsi gjāma e rrfés zhgjetare,
Porsi ushtima e nji termetit,
Njashtū ā gjuha e jonė shqyptare.
2. Ah! po; ā, ambėl fiala e sajė,
Porsi gjumi m'nji kerthķ,
Porsi drita plot uzdajė,
Porsi gazi i pa mashtrķ;
Edhč ndihet tu kumbue,
Porsi fleta e Kerubimit,
Ka'i bjen qiellvet tue fluturue
N't'zjartat valle t'ameshimit.
3. Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
Edhč atij i u thaftė, po, goja,
Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
Flet e t'veten lźn mbas dore.
4. Nė gjuhė shqype nanat t'ona
Shģ prej djepit na kanė thānun,
Se āsht nji Zot, qi do t'a dona:
Njatė, qi jetėn na ka dhānun;
Edhč shqyp na thanė se Zoti
Per Shqyptarė Shqypnķn e fali,
se sį t'enden stina e moti,
Do t'a gzojn kta djalė mbas djali.
5. Shqyp na vetė, po pik' mā para,
N'agim t'jetės kśr kemi shkue
Tue ndjekė flutra neper ara,
Shqyp mā s'pari kemi kndue:
Kemi kndue, po armėt besnike,
Qi flakue kanė n'dorė t'Shqyptarvet,
Kah kanė dekė per besė jetike,
Kah kanė dekė kta per dhé t'Parvet.
6. Nė kėtė gjuhė edhč njaj Leka,
Qi 'i rruzllim mbretnķn s'i a xūni,
Qi kah bijte ai, shkelte deka.
Shekllit mbarė ligjė t'randė i vūni;
Nė kėtė gjuhė edhč Kastriota
U pat folė njatyne ushtrive,
Qi sa t'ndrisė e diellit rrota,
Kanė me kźnė ndera e trimnive.
7. Prį, Shqyptarė, ēdo fés qi t'jini,
Gegė e Toskė, malcķ e qyteta,
Gjuhen t'uej kurr mos t'a lini,
Mos t'a lini sį t'jetė jeta,
Por per tź gjithmonė punoni;
Pse, sa t'mbani gjuhen t'uej,
Fisi i juej, vendi e zakoni
Kanė me u mbajtė larg kambet s'huej.
8. Nper gjuhė shqype bota mbarė
Ka me u njohtė se ē'fis ju kini,
Ka me u njohtė jś per Shqyptarė:
Trima n'zą sikurse jini.
Prandej, prį, n'e doni fisin,
Mali, bregu edhč Malcija
Prej njaj goje sod t'brohrisin:
Me gjuhė t'veten rrnoftė Shqypnija!



Gjergj Fishta - MRIZI I ZANAVET

SHQYPNIJA

1. Edhč hāna do t' a dije,
Edhč dielli do t' két pį,
Se per qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk kį !
2. Fusha t' gjāna e kodra t' blera,
Zijes s' mnershme larg kū āsht droja,
Me gaz t' vet ktū i veshė Prendvera,
Si t' Parrizit t' larmet shtroja.
3. Nen nji qiellė perherė t' kullueme,
N' rreze e n' dritė pershkue unjķ,
Bjeshkė e male tė blerueme
Si vigāj shtiellen n' ajrķ.
4. Ke ato bjeshkė e ke ato male
Kroje t' kjarta e t' cemta gurra,
Tue rrėmbye nper mriza hale,
Gurgullojn nper rrājė e curra.
5. Mbi ato male e bjeshkė kreshnike
Léjn mande' ata djelm si Zāna,
Armėt e t' cillvet, p'rherė besnike,
Janė permendė nder fise t' tana.
6. Atje léjn, po Toskė e Gegė,
Si dż rreze n' flakė t' nji dielli:
Si dż rrfé, qi shkojn tue djegė,
Kśr shkrepė rźja nalt prej qielli.
7. Oh! Po, e din i prūjtė anmiku,
Se āsht rrfé zogu i Shqyptarit,
Rijtun gjakut kah ēeliku
N' dorė t' ktij shndritė per vend t' tė Parit.
8. Ato male tė madhnueshme,
Ato, po, kanė mūjtė me pį
Se sa forca e pafrigueshme
N' turr t' Shqyptarit pīt ka rį.
9. Dridhet toka e gjimon deti,
Ndezen malet flakė e shkndija,
Ka' i frigueshėm, si termeti,
Atje rrmben kū e thrret Lirija.
10. Lume e shé para atij ngelin,
I a lshojn udhen dete e male;
Mbretent fjalen s' mund t' i a shkelin,
Turrin ferri s' mund t' i a ndale.
11. Shkundu pluhnit, prį, Shqypnķ,
Ngrehe ballin si mbretneshė,
Pse me djelm, qi ngrofė ti n' gjķ,
Nuk mund t' quhesh, jo, robneshė.
12. Burrė Shqyptįr kushdo i thotė vetit,
Qi zanįt ka besė e fé,
Per Lirķ, per fron tė Mbretit
Me dhānė jeten ka bā bé.
13. Sy per sy, po, kqyr anmikun;
Perse djemt, qi ti ke ushqyue,
S' i ka pį, jo, kush tue hikun:
Friga e dekės kurr s' i ka thye,
14. Kaq tė bukur, kaq tė hieshme
Perendija t' fali i Amshueshem,
Sį 'dhe deka āsht per tż e shieshme:
N' gjķ t' and vorri āsht i lakmueshem.
15. Po, edhč hāna do t' a dije,
Edhč dielli do t' két pį,
Se per qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk kį !
16. Rrnosh e kjosh, prį moj Shqypnķ,
Rrnosh e kjosh gjithmonė si vera,
E me dije e me Lirķ
Per jetė t' jetės tė rrnoftė tż ndera
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezitė mė tė mira tė shqipes - Faqe 2 Empty Re: Poezitė mė tė mira tė shqipes

Mesazh  Nimfa Wed Jun 04, 2008 6:37 am

Shqypnia


Edhč hāna do t' a dije,
Edhč dielli do t' két pį,
Se per qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk kį !
Fusha t' gjāna e kodra t' blera,
Zijes s' mnershme larg kū āsht droja,
Me gaz t' vet ktū i veshė Prendvera,
Si t' Parrizit t' larmet shtroja.
Nen nji qiellė perherė t' kullueme,
N' rreze e n' dritė pershkue unjķ,
Bjeshkė e male tė blerueme
Si vigāj shtiellen n' ajrķ.
Ke ato bjeshkė e ke ato male
Kroje t' kjarta e t' cemta gurra,
Tue rrėmbye nper mriza hale,
Gurgullojn nper rrājė e curra.
Mbi ato male e bjeshkė kreshnike
Léjn mande' ata djelm si Zāna,
Armėt e t' cillvet, p'rherė besnike,
Janė permendė nder fise t' tana.
Atje léjn, po Toskė e Gegė,
Si dż rreze n' flakė t' nji dielli:
Si dż rrfé, qi shkojn tue djegė,
Kśr shkrepė rźja nalt prej qielli.
Oh! Po, e din i prūjtė anmiku,
Se āsht rrfé zogu i Shqyptarit,
Rijtun gjakut kah ēeliku
N' dorė t' ktij shndritė per vend t' tė Parit.
Ato male tė madhnueshme,
Ato, po, kanė mūjtė me pį
Se sa forca e pafrigueshme
N' turr t' Shqyptarit pīt ka rį.
Dridhet toka e gjimon deti,
Ndezen malet flakė e shkndija,
Ka' i frigueshėm, si termeti,
Atje rrmben kū e thrret Lirija.
Lume e shé para atij ngelin,
I a lshojn udhen dete e male;
Mbretent fjalen s' mund t' i a shkelin,
Turrin ferri s' mund t' i a ndale.
Shkundu pluhnit, prį, Shqypnķ,
Ngrehe ballin si mbretneshė,
Pse me djelm, qi ngrofė ti n' gjķ,
Nuk mund t' quhesh, jo, robneshė.
Burrė Shqyptįr kushdo i thotė vetit,
Qi zanįt ka besė e fé,
Per Lirķ, per fron tė Mbretit
Me dhānė jeten ka bā bé.
Sy per sy, po, kqyr anmikun;
Perse djemt, qi ti ke ushqyue,
S' i ka pį, jo, kush tue hikun:
Friga e dekės kurr s' i ka thye,
Kaq tė bukur, kaq tė hieshme
Perendija t' fali i Amshueshem,
Sį 'dhe deka āsht per tż e shieshme:
N' gjķ t' and vorri āsht i lakmueshem.
Po, edhč hāna do t' a dije,
Edhč dielli do t' két pį,
Se per qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk kį !
Rrnosh e kjosh, prį moj Shqypnķ,
Rrnosh e kjosh gjithmonė si vera,
E me dije e me Lirķ
Per jetė t' jetės tė rrnoftė tż ndera
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezitė mė tė mira tė shqipes - Faqe 2 Empty Re: Poezitė mė tė mira tė shqipes

Mesazh  Nimfa Wed Jun 04, 2008 6:37 am

SHQYPNIJA E LIRE
(1921)


Jo, po'a s“desht djalli Shqypni?
Jo,po a s“desht hasmi shqyptare?
Qe,pra,sod po ka Shqypni;
Qe,pra,sod po ka shqyptare.
Jo,po:ka Shqypni,per Zotin!
Ka Shqyptare,qi n“qark agzotin
Ata e bajn p“r“i kurgjasend.
Ē “merr prej kreshtet s“Velecikut
E der poshte ne Kep te Shtiellit,
P“r“inad t“djallit e t“anmikut,
Sod,si shkrue kje m“liber t“qiellit;
-Shkrue me gisht t“nji Perendije-
Flamri kuq e zi lshon hije:
Ane e kand Shqypni a ky venc.
Po, por neser,me ndihme t“zotit,
Do ta bajm prap Shqypni t“lir
prej Prevezet m“Leqe t“Hotit,
Prej Tivarit m“Monastir:
Edhe Flamuri i Shqypnis“,
Si flake mnijet t“Perendise“,
Do t“valvitet m“Kacanik.
M“Kacanik,po,do t“valvitet
Kuq e zi Flamuri i Shqyptarvet,
Perse toka,shqyp ku flitet,
Ajo vete asht,qi prej t“Parvet
Trashigimi na e kemi pase:
Mbrende i huaj,jo,ma s“do t“shklase,
Pose atehere ,kur vjen per mik.
Jo,po:na sod ktu sundojm;
Ktu s“hece fjala e tjeter kuej;
Gjall Lirin“na nuk e lshojm,
S“njohim mbret as krajl te huej.
Zoti n“qiell e na mbi toke:
Me gjithkend vllazen e shoke,
Por seicilli m“cak te vet.
Prande i huej,nįnderr m“e pa
Se vjen kurr e shklet nder ne,
Drue se keq kishte me i ra;
Pse shqyptaret kane ba nji be-
Be te madhe ata kane ba:
Per Shqypni ne lufte me rra,
Me rra n“lufte me krajl e mbret,
E kur bjen ne lufte shqyptari
Lidhe me bese ai ndermjet veti,
E din hasmi se aty pari
Shungullon toka e gjimon deti:
Se bijn krenat fushes s“mejdanit,
Si ato kokrrat e bastanit:
Shkulma-shkulma gjaku rrmben.
Edhe,besa pra,Shqypnija
Trup ne kambe ajo na asht cue;
Asht dynde fusha edhe malcija,
Kane njeshe armet e jane shterngue
-Zemren flak,synin si zhgjeta-
Hovin deka s“mund t“ua them.
Kqyr Evropa n“mend habitun,
Edhe bese nuk don me xanun,
Se kta djelmn n“Shqypni jane rritun,
Se kta besen e kane dhanun,
Gjall ke shpia mos me kthye,
Nji here hasmin per pa e thue,
Per pa e shty perdhuni m“cak
Po,por na,me arsye m“njane dore,
E me pushke ne tjetren ngrehe;
Pa fuqi nje komb s“ka Ore
E as nder t“gjalle s“ka pse me u njehe:
N“rrashte perdhuni kem“m“ia shiti,
Se i pa vu Shqypnis“kufi,
Prap Ballkat do t“lahen m“gjak.
Ka nji Zot,qi pre“Empirit,
Me sy t“drejte e t“shquet perore,
Vren mbi fise t“rodit t“nirit
Qi edhe t“ligshin s“e lshon dore:
Qi ma t“fortin n“mend harlisun,
Rrebte m“furi i Lumi tue krisun,
Per nen kambe t“ligshin ia shtron.
Ky,po,uje shkallmes s“Shqyptarit
Ka me i dhanun n“lum t“Parrizit
Qi sa here per dhe te Parit
As per dhune pleqnises`Parrizit
Ta vringlloje nder moshe te reja,
T“i ndrise n“dore,si njajo rrfeja,
Qi per mnere qiellvet veton.
M“kambe,pra nipa t“Gjergj Kastrijotit,
Me lidhe bese e armet me njeshe!
Kem“nji Atdhe de na n“dite t“sodit;
Kem“Shqypnin“na Regjineshe,
Per Shqypni na te jetojme;
Gjall Shqypnin“na mos ta lshojme:
N“mend ta kem“per jete e mot.
Por,ndodhi se vjen dita,
Qi me faj Shqypnin e darni,
Qi e Lirise u erret drita
Edhe m“t“hueje Atdhene e mvarni
As per pare as marri tjera,
Si nder kohe,qi shkuen,atehera,
U marrofte i Madhi Zot!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezitė mė tė mira tė shqipes - Faqe 2 Empty Re: Poezitė mė tė mira tė shqipes

Mesazh  Nimfa Wed Jun 04, 2008 6:38 am

ATDHEUT
(1902)



N“ty mendoj kur agon dita,
Kur bylbyli mallshem kndon,
N“ty mendoj kur soset dita,
Terri boten kur e mblon.
Vec se ty te shoh un n“anderr,
Vec se ty,cuet,t“kam n“mendim;
Nder t“veshtira ti m“je qanderr,
Per ty i lehte m“vjen cdo ndeshkim.
Tjera brigje,fusha e zalle
Un kam pa,larg tue ba shtek;
E pergjova tjera valle,
N“tjera lule syu m“u rrek
Por nji fushe ma e bleret nuk shtrohet,
Por nji mal ma bukur s“rri,
Ma i kulluet nji lum s“dikohet
Moj Shqypni,porsi i ke ti.
N“ty ma i bukur lulzon prilli,
Jane ma t“kandshme stine e mot;
N“ty bylbyli pa le dielli
Kndon ma ambel t“Madhit Zot.
Pa ty lules s“m“i vjen era,
Pa ty pema frut nuk m“bjen:
Mue pa ty nuk m“del prendvera,
Pa ty dielli nuk m“shkelxen.
Dersa t“mundem me ligjrue
E sa gjall me fryme un jam,
Kurr,Shqypni,s“kam me t“harrue.
Edhe n“vorr me t“permende kam.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezitė mė tė mira tė shqipes - Faqe 2 Empty Re: Poezitė mė tė mira tė shqipes

Mesazh  Nimfa Sat Dec 06, 2008 7:00 pm

Zef Serembe (Xhuzepe Serembe)

Kėngė malli

Mė rri e pikur me mua nuk di ē’ke,
O e sė humburės parajsė molla mė e mirė,
Thuajmė ē’tė bėra, i shkreti, qė ashtu mė le,
Sa jetėn po e shkoj pa asnjė hir!

Oh, sa tė mjera shkuan ditėt kur fare
Nuk i pash’ bebzat tė qeshnin nė ata sy,
Qė zemrėn time e bėnin aq krenare,
E gjirin ma mbushnin plot me dashuri.

Dhe ballin e stolisur rrezesh dielli
Mė te dritarja jote nuk e pashė,
As tė bukurėn buzė, si lule qielli;
Pothuaj mė su duke ti, mori vashė.

Gjin’ ma mbushi malli e zemrėn me zjarr,
E trutė seē m’u harbuan nė mendime,
Pushim dot nuk gjej e paqe mė nuk kam.
Ti, vashė, ma dėrmove jetėn time.

............

Po dėgjomė fjalėn qė zemra tė thotė:
“Do thyej prangat qė mė bėnė tė shkretė,
shpatėn do t’rrėmbej edhe mburojnė time,
nė luftė do t’vete si petrit i shpejtė.

E nė ardhtė lajmi se vdiqa unė i mjerė,
Thuaj pėr mua tė zin’ njė fjal’ me mall.
Do t’shkojnė dimėr mbi dimėr e pranverė,
Jeta do t’lulėzojė, un s’do jem i gjallė.

............

Po ti, moj vashė, qė tė kam dash’ si sytė,
kur tė mė zgjohesh mėndjekthjellėt menatė,
posa mėngjezit hyn dielli nė shtėpit,
dėrgoma kėtė kujtim brenda nė shtrat:

“I mjeri, oh! Njė ditė ish gjithė hare,
kur rrinte nė katund plot me trimėri;
si era shkoj pėr jetė, si njė re,
e tash fle nė njė vend qė unė s’e di...”

.........

Kur era tė t’pėshpėrijė si njė herė
Fjalėt qė pėr mua do dėrgojė malli,
Do t’mė ngjajė varri posi pranverė,
Varri do t’mė duket i ėmbėl si zalli
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezitė mė tė mira tė shqipes - Faqe 2 Empty Re: Poezitė mė tė mira tė shqipes

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi