STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim METBALA - poezi

2 posters

Shko poshtė

Agim METBALA - poezi Empty Agim METBALA - poezi

Mesazh  agim metbala 9 Tue Jan 22, 2008 6:03 pm

Biografia e Agim Metbalės,
Jam i lindur 1953 nė Rahovec - Kosovė, kam tė kryer fakultetin juridik nė Universitetin e Kosovės dhe tani punoj si gjykatės nė Gjykatėn komunale nė Rahovec.
Pos punės profesionale, mirrem, me shkrime tė zhanreve mė tė ndryshme, qė nga bankat e shkollės fillore dhe sot nė kėt moshė qė jam, kam shtuar aktivitetin tim artistik.
Ushtroj detyrėn e kryeredaktorit e njėherit edhe botues i revistės letrare pėr fėmijė "Filizat", e cila botohet nė kuadrė tė Shoqatės sė enigmatėve "LABIRINTI" nė Rahovec, qė nga viti 1986, kryeredaktor dhe botues e dy revistave enigmatiko-zbavitėse, me po tė njėjtin emėr, (njėra me 55 faqe e tjetra 100 faqe, mujore), kryeredaktor dhe botues i revistės letrare pėr tė rritur, "JERHONĖ ANADRINIE", nė formė libri si dhe baskėpunėtor i shumė revistave, sajoj fjalėkryqa dhe shtojcėn javore pėr gazetėn ditore "INFOPRES".
Gjer mė tani, kam botuar kėto vepra:
- Koautor i pėrmbledhjes me vjersha e tregime "Si duket babai im",
- Pėrmbledhje me rrėfenjėza pėr fėmijė, "Deti nė shtėpi",
- Pėrmbledhje me vjersha , tregime dhe drama njėaktėshe pėr fėmijė, Grindja e fjalėve", si dhe
- Pėrmbledhje poetike "Kohė qieinjsh".

Sa pėr fillim, shkoqisi disa poezi nga pėrmbledhja "Kohė qirinjsh".

FENIKSI KOSOVAR

Kėtu si duke edhe dialektika
Ėshtė dehur deri nė delirium
Dhe pėrdit nė kėtė kaos urban
Lindin pikpyetjet
Nė kėtė kaos urban tė shfrenuar
Vėshtirė se do tė vetėpėrmbahet
Rolet janė ndėrruar nė mote -
Timonėt i kanė nė duar idiotėt
Tė paktė janė ata tė tjerėt
E Kosova zė nė thua me shekuj...

Si duket kėtu po perėndon
Apo po lind diē e re
Diēka si Feniks i ri kosovar
Kam frikė, kam frikė...
(kėlyshėt e parė hidhen nė lunė)...

MOS I MBYLLNI SHTIGJET

Mos e mbyllni, hapeni shtegun
Do tė shihni sa shtegėtarė ka
Qė do tė krijojnė shtigjet e reja
Pėr t'i lėnė n'harresė labirintet e trishtimit...

Mos e mbyllni, hapeni portėm
Do tė hapen pastaj tė gjitha dyert
Frikėn do ta djeg guximi
Guximi do t'i mbushė sheshet me gėzime
Frikėn ia lėmė peng historisė...

Mos e mbyllni, hapeni portėn
Pastaj do tė hapen tė gjitha zemrat
Zmra ka shumė sirtarė
Dhe nė ballė tė fėmijėrisė
Do tė ngjizet ardhmėria...

Agim METBALA

PA THONJĖ

Shumica nėpėr mote
Pjesėn e madhe tė thonjėve
I hanė pėr hiēgjė
Duke u ngjitur pėr luspat e kuēedrės
Pjesėn e mbetur i hėngrėn
Duke u grithur mes vete
Ēmendurisht...

Dhe tash kur thonjt u duhen
Pėr ta mbrojtur veMbetėn pa ta...

KOMEDI

Fjalėn nuk e frenova
Nėpėr motet plot rrebeshe
Dhe tėrmete tė fuqishme
Kur vėrshonte llava nga vullkanet
Dhe thembrat preknin majėn e kresė
Sot mė thonė do Sanēo Panēa
Ta lė fjalėn pėrgjysmė
Komedi stereotipe
E njė moti pa vlerė...


VETĖDIJĖSIMI

Edhe sot veshi
Pėrgjon dritareve
Pėr t'ia dėrguar lajmin djallit...

Edhe sot syri
Pėrbirohet portave e kapexhikėve
Pėr t'ia dėrguar djallit
Kuptimin e shpirtit...

Nga po i njėjti sy
Nga po i njėjti vesh...

Ja do ta tundim kokėn
Me gishtin tregues
Ose kafkat do t'na rreziten nė lėndinė...

14.04.2004


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Sat Feb 09, 2008 7:32 pm, edituar 3 herė gjithsej
agim metbala 9
agim metbala 9

Numri i postimeve : 2
Registration date : 22/01/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Agim METBALA - poezi Empty Re: Agim METBALA - poezi

Mesazh  xheladin Wed Jan 23, 2008 9:45 pm

shkruan: xheladin hamza

DRITĖ E PALODHSHME
(kushtuar miqėve tė mi Agim Metbalės dhe Qamil Bugarit)

Nė errėsirėn e qytetit tim
Dritė tė palodhshme
Ēdo mbrėmje bėjnė dy qirinj
Agim Metbala e Qamil Bugari

Nga njė gotė tė mbushur
Me ujė tė pastėr e tė bekuar
Ndritin kopshtin e Edenit
Nga mbrėmja gjerė nė agim

Aty pranė shoqėri u bėnė
Njė bletė bukuroshe
Fluturon prej njė lule nė tjetėr
Nektarin me kėnaqėsi mbledhė
Bilbilave ushqim amanet ua le

Karshi kopshtit tė Edenit
Ku djajtė trurin shpėrlajnė
Ndihet zhurma e xhehenemit
Edhe guri ėshtė mbushur nė vaj

I vdekuri nė varr rrokulliset
Britmėn e tė cilit nuk e ndiejnė
Se shpirt nuk kanė, eh

Dhe kėshtu ēdo natė
Qyteti im ri i mbėshtjellur
Nė vellon e errėsirės sė dendur
Pandėrprerė jetojnė dy botėra

E Edenit dhe e xhehenemit!

xheladin
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 42
Registration date : 11/07/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Agim METBALA - poezi Empty Agim METBALA - poezi

Mesazh  agim metbala 9 Mon Jan 28, 2008 7:03 pm

Agim METBALA
KARRIGA

Nėn karrige si duket
Fshihet formula Abra-kadabra
Pėr tė mos e lėshuar atė
Shkelėn plisin e bardhė
Kohėn tjetėr diferenconin tė vėllanė
Kohėn tjetėr vranė demonstrues
Kohėn tjetėr nė pusi pritėn drangonjtė tanė...

Edhe sot janė tė pregatitur
Tė ecin me cilėndo tė keqe
Vetėm pėr tė mos e lėshuar karrigen
Karrigen pėr tė mos e lėshuar o Zot

......................................................

Harrojnė se pėr nė banesėn e fundit
Do tė pėrcillen si hajdutė...

15.04.2004


MARSIN DUA TA SHOH NĖ BEHARE

Sa herė vjen marsi
I trembem rrėmujės
Dhe prangave...

Si e gjithė bota
Dua ta shoh dushkun tė ēelur
Vetėm nė gjelbėrim
Ta pushoj syrin e etur pėr bukuri
Marsin ta shoh nė behare
Ta pushoj shpirtin e mekur ndėr stuhitė
T'i kthej
Pranverat qė m'i kanė vjedhur...

16.04.2004

Agim METBALA

ME GISHTIN TREGUES
DUHET NXJERRĖ PAPĖRDHOKUN

Janė rreshtuar nė maratonė
Nė njė shteg thuase tė gjithė
Absurd i lakuriquar
Merr e vjedh, vjedh e merr
Refren si nė diskun e prishur
Merr e vjedh, vjedh e merr...
Tė tjerėt janė tė paktė
Hutimi u rri nė ball pikėpyetje
Frika i ka lėshuar zogjtė
Rrugėt nė ecje ēdokund
I kanė tė mbyllur si shishe me tapė...

Duarkryq nuk pritet vdekja e sė keqes
Me gishtin tregues duhet
Nxjerrė papėrllokun e pėrjetėsisht...

09.01.2004
agim metbala 9
agim metbala 9

Numri i postimeve : 2
Registration date : 22/01/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Agim METBALA - poezi Empty Re: Agim METBALA - poezi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi