STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tirana

Shko poshtė

Tirana Empty Tirana

Mesazh  STINE Sat Aug 18, 2007 12:13 am

Pak histori
Pėr herė tė parė emri i Tiranės pėrmendet nė vitin 1418 nė njė dokument tė Venedikut. Regjistrimi i tokave tė qytetit u bė nėn pushtimin otoman nė vitet 1431-1432. Tirana u themelua nė 1614 nga Sulejman Pasha nga fshati Mullet, i cili ne fillim ndėrtoi njė xhami, njė furrė pjekje dhe njė hamam. Dy shekuj me vonė drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja. Dy lagjet mė tė vjetra tė Tiranės kanė qenė ajo e Mujos dhe e Pazarit, tė ndodhura sot nė zonėn mes qėndrės aktuale dhe rrugės sė Elbasanit. (Lexoni dhe kėtu)
Si kryeqytet i pėrkohshėm Tirana u shpall mė 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjės dhe pėrfundimisht e mori kėtė status mė 31 dhjetor 1925. Nė vitin 1990 Tirana numėronte vetėm 244.200 banorė. Aktualisht, dyndja masive e banorėve nga gjitha anėt e tjera tė vendit pėrdrejt kryeqytetit, tė cilėt shpresojnė tė gjejnė aty punė dhe jetė me tė mirė, e ka ēuar popullsinė e Tiranės nė rreth 830.000 banorė. Tirana, siē quhet dhe nga vendasit Zemra e Shqipėrisė, ėshtė qyteti qė lulėzon dhe zhvillohet mė shpejt, ai ėshtė tepėr ritmik dhe ofron mundėsi tė shumllojshme aktiviteti jo vetėm pėr banorėt vendas, por edhe atyre tė huaj.
Kultura
Tirana ka Universitetin e Tiranės (1957), Institutin e Agrokulturės (1951), Akademinė e Shkencave (1972), Bibliotekėn Kombėtare (1922), si dhe shumė muze, midis tė cilėve Muzeu i Kulturės Kombėtare, Muzeu i Shkencave tė Natyrės (1948), Muzeu i Arkeologjisė (1948) si dhe Muzeu i Historisė Kombėtare (1981). Nė Tiranė gjendet edhe aeroporti i vetėm ndėrkombėtar dhe qendra tė shumta kulturore. Nė vitin 2000 qendra e Tiranės, nga Korpusi Qendror i Universitetit dhe deri te Sheshi Skėnderbej, u shpall Ansambėl Kulturor me vlera tė veēanta dhe mbrohet nga shteti. Gjithashtu Tirana ėshtė dhe qendra kryesore e Qarkut tė Tiranės dhe e Rrethit me tė njėjtin emėr.
Gjeografia
Tirana ndodhet 110 metra mbi nivelin e detit. Qyteti shtrihet ne rrėzė tė malit tė Dajtit (1613 m mbi nivelin e detit) nė lindje dhe rreth 34 kilometra larg detit Adriatik nė perėndim. Nga jugu dhe perėndimi rrethohet nga kodra relativisht tė ulta, kurse nga ana veriperėndimore Tirana shtrihet mbi njė zonė tė rrafshėt. Nė periferinė veriore kalon lumi i Tiranės. Disa kilometra mė tutje nga ana jugore rrjedh lumi i Erzenit. Sipėrfaqja e qytetit tė Tiranės ėshtė rreth 31 km², ndėrsa sipėrfaqja e gjithė rrethit ėshtė 1288 km² dhe pėrfshin katėr qendra: Tiranėn, Vorėn, Krrabėn dhe Kamzėn si dhe 150 fshatra. Qendrėn e Tiranės e pėrshkon pėrroi i Lanės i cili nė grykėderdhje bashkohet me lumin Ishėm. Nė Tiranė mbizotėron njė klimė subtropikale-mesdhetare me rreshje dimėrore dhe me temperatura mesatare vjetore nė korrik + 24° Celcius dhe nė janar +7° Celcius.

Politikė
Qė nga tetori i vitit 2000 kryetar i bashkisė se Tiranės ėshtė piktori dhe lojtari i dikurshėm i basketbollit, si dhe pėr njė kohė tė shkurtėr ministėr i kulturės, rinisė dhe sportit, Edi Rama. Nė tetor tė vitit 2003 ai u rizgjodh sėrish pas zgjedhjeve komunale. Paraardhėsit e tij tė viteve 90' ishin kryebashkiakėt Sali Kelmendi (1992-96) dhe Albert Brojka (1996-2000) tė Partisė Demokratike (PD).
Ekonomia
Tirana ėshtė qendra mė e rėndėsishme industriale nė Shqipėri. Pėr tu pėrmendur janė industria e lehtė dhe ushqimore si dhe industria ndėrtimore, por edhe industria e ndėrtimit tė makinerive apo ajo e tekstileve dhe e pėrpunimit tė qelqit. Si nė tė gjithė vendin ashtu edhe kryeqyteti i Shqipėrisė ndodhet nė njė periudhė tranzicioni. Pas rrėzimit tė diktaturės komuniste shumė vepra tė dikurshme industriale kanė dalė pjesėrisht jashtė pėrdorimit dhe nuk funksionojnė rregullisht. Por ndėrkohė po merren masa tė shpejta pėr rimėkėmbjen dhe vėnjen sa mė tė shpejtė nė punė tė veprave ekzistuese dhe tė reja. Shumica e popullsisė janė sot tė punėsuar nė sektorin e tregėtisė dhe atė tė ndėrtimit, nė sektorin e shėrbimeve publike, atė turistik dhe si punonjės tė shtetit.
Transporti
Transporti rrugor
Tirana ndodhet rreth 40 km larg portit mė tė rėndėsishėm tė vendit, qė ndodhet nė Durrės. Qysh prej vitit 2000 dy qytetet lidhen me autostradė. Nga Tirana udhėtojnė pėrditė autobuzė pėr nė qytetet mė tė rėndėsishme tė vendit.
Transporti hekurudhor
Trena pasagjerėsh tė Hekurudhės sė Shqipėrisė udhėtojnė gjithashtu rregullisht pėr nė qytetet e Durrėsit dhe me tej pėr nė Vlorė si dhe pėr nė Pogradec dhe pėr nė Shkodėr.
Transporti ajror
Nė Rinas gjendet Aeroporti Ndėrkombėtar "Nėnė Tereza", i cili ėshtė rreth 25 km larg nga Tirana. Linjat ajrore lidhin Tiranėn direkt me metropolat e Evropės Perendimore, Evropėn Lindore dhe prej andej me mbarė botėn. Qarkullimi rrugor vitet e fundit ka pasur nje rritje tė jashtėzakonshme. Autobuzėt, makina tė shumta private dhe automjete tė rėnda transporti qarkullojnė nė mbarė vendin. Perveē kėsaj ėshtė planifikuar dhe ndėrtimi i njė linje hekurudhore, mbi tė cilėn do tė qarkullojė treni ekspres nga Tirana pėr nė aeroport dhe anasjelltas.

STINE
Administator
Administator

Numri i postimeve : 360
Age : 38
Localisation : gjithandej lale
Registration date : 07/07/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi