STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cdo njeri pergjigjet per lumturine e tij

Shko poshtė

Cdo njeri pergjigjet per lumturine e tij Empty Cdo njeri pergjigjet per lumturine e tij

Mesazh  lutfi coka Mon Jul 05, 2021 4:37 pm

Ēdo njeri ėshtė pėrgjegjes pėr lumturinė e tij
/Lutfi coka

Gjatė njė seminari pėr ēiftet , njė gruaje i bėhet kjo pyetje :

Burri juaj ju bėn tė lumtur ? Ju bėn me tė vėrtetė tė lumtur ?

Nė atė kohė , burri i saj reagon duke ngritur kokėn , gjė qė nėnkuptonte besim .

Ai e dinte se gruaja e tij do tė thoshte Po , sepse ajo kurrė nuk ishte ankuar gjatė martesės. Megjithatė gruaja u pėrgjigj me oshėtimė : Jo !

Jo , burri im nuk mė ka bėrė tė ndihem e lumtur !

Nė kėtė moment , burri po kėrkonte me sy daljen mė tė afėrt tė sallės ..

Burri im nuk mė ka bėrė tė lumtur , nuk mė bėn tė lumtur , unė ndihem e lumtur !

Dhe vazhdoi :Fakti qė unė jam apo jo e lumtur nuk varet nga ai por , nga mua ! Lumturinė time e vendos vetėm unė !Unė vendos tė jem e lumtur !

..nė ēdo moment , nė ēdo situatė tė jetės time , nėse lumturia ime do tė varej nga dikush tjetėr , atėherė unė do kisha telashe tė mėdha !

Ēdo gjė qė ekziston nė kėtė jetė ėshtė nė evolucion tė vazhdueshėm: pasuria e njeriut ,trupi , koha ,koka ime , kėnaqėsitė , miqtė , shėndeti fizik dhe mendor .Kėshtu pa mbarim unė mund tė citoj njė listė shumė tė gjatė...

Unė vendos tė jem e lumtur !Nėse shtėpia ime ėshtė e zbrazėt apo e mbushur : Unė jam e lumtur !

Nėse dalim bashkė , apo kur dal vetėm : Unė jam e lumtur !

Nėse nė punė mė paguajnė mirė ose jo : Unė jam e lumtur !

Jam e martuar , por isha e lumtur kur isha vetėm ! Jam e kėnaqur pėr veten time !

Gjėrat e tjera , njerėzit , situatat ,apo momentet unė i quaj : Pėrvoja qė mund tė mė japin momente gėzimi apo trishtimi !

Kur mė vdes njė person i afėrt , unė jam njė person i lumtur , nė njė moment tė pashmangshėm trishtimi .

Kam mėsuar nga eksperiencat kalimtare dhe jetoj ato qė janė tė pafundme : Tė dashuroj ,tė fal , tė ndihmoj,tė pranoj , tė kuptoj ...

Ka njerėz qė thonė :Unė tani nuk mund tė ndihem i lumtur, sepse jam keq ,sepse nuk kam para , sepse bėn shumė nxehtė , sepse mė kanė fyer , sepse dikush nuk mė do mė,sepse nuk arrijnė tė mė vlerėsojnė,sepse im shoq nuk ėshtė ai qė prisja ,sepse fėmijėt e mi nuk mė bėjnė tė lumtur ,sepse punoj nė njė profesion tė rėndomtė , e kėshtu pa mbarim...

Unė e dua jetėn , jo sepse jeta ime ėshtė mė e lehtė se e tė tjerėve .Ėshtė sepse unė kam vendosur tė jem njė person i lumtur dhe jam pėrgjegjėse pėr lumturinė time !Kur kam marrė kėtė vendim e kam bėrė pėr tė vetmen arsye : T'ju heq njė barrė tė rėndė nga supet tim shoqi dhe tė tjerėve ...

Nė kėtė mėnyrė martesa ime funksionon e lumtur prej shumė vitesh.

Mos lejo askėnd tė jetė pėrgjegjės pėr lumturinė tėnde !

Tė jesh i lumtur edhe pse ėshtė nxehtė, edhe pse je sėmurė ,edhe nėse dikush tė ka lėnduar , edhe nėse nuk tė duan dhe nuk tė vlerėsojnė !

Mjafton tė kemi qetėsinė pėr tė pranuar gjėra qė nuk mund t'i ndryshojmė ,kurajėn pėr tė ndryshuar gjėrat qė mund tė ndryshohen dhe menēurinė qė tė bėjmė dallimin midis tyre !!


lutfi coka

Numri i postimeve : 25
Registration date : 26/02/2011

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi