STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

REFERENCA POETIKE

Shko poshtė

REFERENCA POETIKE Empty REFERENCA POETIKE

Mesazh  shaban cakolli Wed May 29, 2013 1:35 pm

REFERENCA POETIKE Cakolli_veprat

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

REFERENCA POETIKE Empty Re: REFERENCA POETIKE

Mesazh  shaban cakolli Wed May 29, 2013 1:37 pm

Shaban Cakolli, referencė poetike





Vėshtrime nga autorė tė ndryshėm mbi veprimtarinė e Shaban Cakollit

Shaban Cakolli, ėshtė njė poet qė e ka gjetur rrugėn e vet nė poezi “ecėn„ ngadal,nuk nxiton, por ecėn sigurtė, poezia e tij ka njė zė tė veēantė tė valėve kur derdhet nė detin e poezisė me gurra tė freskėta poetike.



VĖSHTRIM RRETH LIBRIT"TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI

VĖSHTRIM I SHKURTĖR

POEZI TĖ FRYMĖZIMIT E PĖRJETIMIT KONKRET



Shkruan:Bekim KRASNIQI



Rreth librit "TOKĖ DARDANE" Shaban CAKOLLI

Shaban Cakolli nė fushėn e poezisė nuk ėshtė i panjohur pėr lexuesit,nga se poezitė e tija pėrveq qė i kemi hasur nė gazetat dhe revistat tona nė Kosovė dhe diasporė,ka botuar edhe kėto pėrmbledhje poetike:

"TOKĖ DARDANE"

"LOTI I ATDHEUT"

"DETI I QIELLIT"

"KRISMA E FJALĖS"

"AGSHOLI"



Disa nga poezitė e Shaban Cakollit i gjejmė tė pėrkthyar edhe nė gjuhėn gjermane,turke dhe kroate.Ėshtė i pėrfshirė edhe nė antologjitė:

"ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE"-Anthology der modernen albanischen Lyrik

"ASHT E GJAK ARBĖRIE"-Botuar nga LSHAKSH nė Gjermani

"JEHONAE SHEKUJVE",botuar nga Sokol Demaku

"ETJE E PASHUAR"-Botuar nė Dardanė nga Hysen Kėqiku,Nexhat Rexha dhe SinanSadiku

Nė monografinė"GJIMNAZI ISMAIL QEMALI" nė Dardanė,nga XhavitKryeziu,etj......



Ne po japim njė vėshtrim tė shkurtėr rreth pėrmbledhjes sė parė poetike"TOKĖ DARDANE" tė autorit Shaban Cakolli

Libri ėshtė i ndarė nė gjashtė cikle:"Rasat e mėrgimtarit";"Bota e maskave";"Druri i Jetės";"Bylbyl i lumtur";"Fati i brezave" dhe"Tokė e premtuar.Ajo qė bie nė sy te poezitė e kėsaj pėrmbledhje ėshtė se autori nuk shkruan vetėm sa pėr tė thėnė,por shkruan kur shpirti i tij frymėzohet nga pėrjetimet konkrete,atėhere kur ndjen nevojė pėr tė shprehur mllefin ose dashurinė,pėr tė treguar se qėndron i patundur ndaj stuhive tė jetės dhe tjetėrsimit qė sjell mėrgimi.

Nė shfletimin e librit"Tokė Dardane",bindemi se na bie nė dorė njė libėr qė hapet dhe mbyllet me bukuritė me ankth tė ndrrimeve.Gjatė leximit hasim kujtimet e kaluara dhe mallin pėr vendlindje,tė trajtuara pėrmes strumullarit poetik tė poetit Cakolli,qė realizohen pėrmes konstruktit ėndrrues qė paraqitet te gjithė lirikėt,tė cilit nuk i ka shpėtuar as Cakolli,por qė nė hyrje na e bėnė tė ditur natyrėn pėrvuejtėse tė vargut tė vet,nga se nė poezinė hyrėse "KA KOHĖ " shprehet:

Ka kohė qė mė janė ngatrruar ėndrrat

dhe nuk e di kur fillon e kur mbaron Ėndrra.

Njė cikėl mjaft i realizuar ėshtė"Druri i Jetės" ku poeti ilustron humbjen e mikeshes Liliane Perrin.Si hero lirik,poeti nuk pėrton herė-herė tė prek ndoshta pafajsisht edhe terrenet sa tė drejta pėrpoezinė,siē ėshtėrasti me poezinė "Ėndrrat" ku poeti shprehet:

Vetėm njė grusht dhe Kosove

do tė na sjell

pushimin e trupit

dhe qetėsinė e shqisave tona. Si tek proza realiste e Migjenit,mbi fatin e Lukes,hasim poezinė e Cakollit"Para Xhamisė sė madhe nė Prishtinė"ku poeti dhimshprehet:

Nė Prishtinė

para Kafenesė"Besa"

Bėrlyket shpresa pėr ēdo ditė

Para Gjamisė sė madhe

tubohet mėngjeseve rinia

Pėr tė shitur rininė e vet



As me pishė as me qiri

kurkund s“gjen

mall mė tė lirė nė treg.

Tek poetiShaban Cakolli,pėrmes poezive tė tija,ndjehet fuqishėm malli rrėmbyes pėr atdheun,urrejtja ndaj robėrisė,pasojė e sė cilės poeti e sheh edhe rrugėn e mėrgimit.Plagėn e mėrgimit,e cila dhemb,trazon e mundon,e ka tė hapur nė shumicėn e poezive.Pėrmes vargjeve prekėse thur dhembjet te poezia"PLAGA E KURBETĒARIT" dhe vazhdon:

Ėshtė plagė

e nuk mbyllet kurrė

as nė zemėr

as nė shpirt.

Pėrmes vargjeve poeti paraqet poezinė si plagė,botėn e maskave pas proceseve tė ndryshme,dhe jeton me realitetin.Te poezia "BOTA E MASKAVE edhe pse mjaft e shkurtėr,poeti flet shumė dhe i vė nė pah politikajt qė pėrpiqen sipas karrikave tė luajnė flamujt.Po e japim nė tėrėsi kėtė poezi:

BOTA E MASKAVE

Ėshtė bėrė bota

si Laraska

krijon fytyra

me dy maska

njė dje,

tjetėr sot,

neser duket

si robot!

Poezinė "Pishtar Drite" ia pėrkushton Rektorit tė UT,Fadil Sylejmanit,ku me tė drejtė e emėron"Pishtar drite" ky pishtar drite nė qiellin e shqipeve,bėhet Qiri i Naimit i cili shuhet pėr tė bėrė dritė pėrvegjėlinė.

Duke bėrė njė kohė nė mėrgim ,poeti e ndjenė kėtė plagė tė hapur,endjenėkėtė jetė tė nemur e cila shtynė tė shprehet pėrmes vargjeve tė poezisė

RASAT E MĖRGIMTARIT

Njė jetė e nemur

e lakuar nėpėr rasa

Nė emrore:Iliri

nė kallėzore:Dardani

nė rrjedhore:Kosovė

thirrorja na u ėshtė zhdukur

se nėna s“na dėgjon

emri ynė

edhe sot lakohet

nėpėr histori.

Te poezia "NĖ KUJTESĖ" poeti pėrkujton rrugėn e gjatė e tė mundimshme meridianeve dhe shprehet:

Mbi kokė

pleqėria se ē“mi shkundi

borėrat e Sharrit

e duke bredhur meridianeve

ninullat e nėnės s“mu ndanė

dikush po qan

mos po qaj unė?

Si zė i zemrės qė vuan nga fati i hidhur,Cakolli i rreket njė pėllumbi tė huaj,ku pėrmes vargjeve shprehė fuqishėm pulsin poetik tė atdhedashurisė.Te poezia "PĖLLUMB I HUAJ"poeti ka dyshimin nė kėtė pėllumb pėr te i huaj dhe shprehet:

Ai nuk e njeh qiellin tim

qė e ruaj nė bebėz

di tė fluturoj vetėm mes reve me tym

qė na i ngulfasin mushkėritė tona fshatare.

Poeti bie ndesh me kėtė pėllumb tė huaj dhe mė tej shprehet:

Edhe gugatjen e ka nė gjuhė tė huaj

As dreqi si merr vesh

figurat qė bėnė

tek fluturon nėpėr qiell.

Cakolli poezinė e tij shpirttrazuar e karakterizon me pėrjetimin e thellė tė dramės historike tė popullit tonė dhe sėrish i rreket pėllumbit tė huaj e i thotė:

Mė mirė ėshtė tķa vėnė

njė degė dafine nė sqep

dhe tė lutemi tė na sjell paqe

nė kėtė globin tonė

gjysmė tokė,e gjysmė ujė loti.

Poeti Shaban Cakolli me mall,dhembje dhe dashuri i kėndon tokės shqiptare.E ndjenė dramėn e saj dhe me frymėzim poetik e trajton nė vargje veqmas te poezia"DARDANIA"

Ja kėto janė ato vise

ku pemėt piqen nė dimėr

e lulėzojnė nė verė

Duke shprehur njė pezm ndaj padrejtėsive qė u janė bėrė,poeti shprehet fuqishėm:

Fėmijėt dardanė

kėmbėzbathur ecin

nėpėr acarin e shekujve

pėr tė arritur

nė tokėn e premtuar.

Frymėzimi poetik i tij ka gjeografinė e vet specifike siē e pėrcakton vet poeti:

Kjo tokė ėshtė Dardania

e gdhendur nė atė mburojė

qė e mbajnė

luftėtarėt e saj

nėpėr betejat

qė s“i regjistroi historia.

Nė fund,nė kėrkim tė jetės,lirisė,duke u pėrpjekur pėr njė tė ardhme tė mirė,Cakolli na ēon nė tokėn e premtuar"Eldoradon" e mistershme,ku njė ditė do tė pėrfundojmė tė gjithė.U pėrpoqėm qė mes kėtij vėshtrimi tė shkurtėr tė japim sado pak njė pėrshkrim rreth pėrmbledhjes poetike"TOKĖ DARDANE" tė autorit Shaban Cakolli,tė cilėn e botoi"DODONA" Tiranė,e cila u promovua nė disa Lande tė Gjermanisė,ku u mirėprit mjaft mirė nga lexuesit dhe u shpėrnda dukshėm nė diasporė dhe hapėsirėn shqiptare.



POETI ME NJĖ MAL PIKĖLLIM

PĖRMBLEDHJA POETIKE"LOTI I ATDHEUT"Shaban Cakolli



Shkruan:Besim KRASNIQI

Periudhės kur filloi tė zhvillohet letėrsia e mėrgatės sė re(sotme) shqiptare,tė autorėve tė rinjė nga Kosova,tė cilėt qenė tė detyruar tė largoheshin nga atdheu,dhe filluan tė botojnė nė perendim nė gjuhėn amtare i takon edhe Shaban Cakolli. Si krijues i ri,Shaban Cakolli lexuesve ju paraqitet nė dhjetorin e vitit 1996,me vėllimin e parė poetik"Tokė Dardane",ndėrsa nė nėntorin 1999 doli me vėllimin e dytė"LOTI I ATDHEUT".

Tė nisėsh udhėn e poezisė nė kėto vite ishte diēka e veēantė,posaēėrisht kur nė vend mbretėronte njė klimė e ndezur politike nė mbarė endin.Poeti kėtu shihet se shtegėton me shpirtin e tij tė ndezur,tė plagosur nga padrejtėsitė e shekujve,nėpėr hapėsirėn kombėtare. Pa u zgjėruar nė shtjellimin e motiveve tė shumėta tė librit tė tij,emėrtimi"LOTI I ATDHEUT" nė kohėn tė cilen u ndodhėm,ėshtė mė se i qėlluar.Fati i keq qė si shumė krijues tjerė edhe Cakollin e nxiti rrugėve tė kurbetit,duket se motivi pėr te ėshtė mė i shprehur,siduket poeti ndjen detyrim tė mirret me kėtė temė tė cilėn e trajton shumė dhimbshėm. Qė nga Odiseja nė letėrsi ka zėnė vend qėndror Itaka si shenjėzim i atdheut tė mbetur larg dhe njeriut nė kėrkim tė tij.Qysh nė poezinė e parė tė kėtij vėllimi"Shpresė e ndrydhur",poeti Cakolli haset nė kėtė dhimbje dhe nė strofėn e fundit tė kėsaj poezie shprehet:

Rrugėtoi njomak

u moshua burrė

e nė Itakėn e vet

s“arriti kurrė,kurrė....

Nė disa kapituj tė kėtij vėllimi lexuesi mund tė hetoi qartė shprehėjen e urrejtjes ndaj robėrisė qė bėnė poeti,pasojė e sė cilės del edhe rruga e mėrgimit tė tij.Plagėn e mėrgimit Cakolli duket se e le tė hapur nė shumė poezi tė tij,plagė e cila dhemb,trazon,pikėllon dhe mundon pa pra.Por ky pėrkushton menjė angazhim tė veēantė mes poezive me pėrpjekėje tė parreshtura pėr lirinė kombėtare.Nė kapitullin"NDARJE QĖ DHEMB", Cakolli me njė poezi iu ėshtė pėrkushtuar shkrimtarit dhe poetit tė dashur e tė shquar Azem Shkrelit.Shkreli u bė dhimbje e madhe pėr te dhe pėr shumė krijues dhe atdhedashės,sepse iku nga kjo botė nė kohėn kur na u desh mė sė tepėrmi.Poeti Cakolli vdekjen e Shkrelit e sheh si vdekje qė Azemin na e mori tinėzisht,nė kohėn kur na ishte mė se i nevojshėm.Ai me disa vargje proteste vdekjen e Shkrelit e pėrshkruan kėshtu: Nė kėtė kohė t“pa kohė pėr ne plot shtėrngatė Si duket dhe vdekjet punojnė me inatė vijnė kohė e pa kohė kėrcejnė,ngatėrrojnė rendet Sulmojnė atdhetarėt dhe njerėzit e penės.

E veēanta e pezmit dhe protestės tė poetit Cakollit shihet mė hapur se kudo tjetėr te poezia "TI KOSOVĖ SOT", ku poeti me pėrkushtim trajton rreziqet e kombit tonė nėpėr shekuj,qė as sot nuk janė tė parrezikuara, por nė kėndin tjetėr vėshtron zgjimin e kėmbanave tė lirisė,tė cilat kėsaj radhe janė mė tė fuqishme se kurrė,nė rrugėn e sakrificės me hap tė pandalur shkojnė me vdekur si me lindur,sepse do tė ringjallen nė lirinė qė do i jep fund pėrgjithmonė kėmbės pushtuese tė armikut qė nė shekuj shkeli trojet tona.Pėr nė fund lexuesi gjatė vėshtrimit tė kėtij vėllimi do tė shohi mė afėr preokupimet konkrete tė autorit,laryshinė e motiveve,fragmentet e jetės sė vėshtirė tė njė mėrgimtari,tė lidhur ngusht me fatin e vendlindjes.Poashtu lexuesit nuk do tė i kaloi vėshtrimi i frymėzimit tė tij kur shprehė mllefin ose dashurinė,pėr tė treguar se po qėndron i patundur ndaj stuhive tė jetės dhe tjetėrsimit qė i sjell mėrgimi.




DETI I QIELLIT



Fėmijėve nė mėrgim tė ju ofrojmė ushqim shpirtėror qė do tė ndalojė asimilimin Vjeshtėn qė shkoi Shaban Cakolli botoi librin e tij"Deti i Qiellit" e cila ėshtė njė pėrmbledhje pėr fėmijė,e botuar nga shtėpia botuese"DORUNTINA" nė Holzminden tė Gjermanisė.Vėrtetė ėshtė ky libri im i parė pėr fėmijė,por kjo nuk do tė thotė qė unė vetėm sa kam filluar tė botoj kėtė lloj poezie.



Shkruan: Xhevat Ukshini

Fėmijėt janė ajo pjesė e mėrgatės shqiptare pėr tė cilėt do tė duhej tė kishim kujdesin mė tė madh,nėse nesėr duam tė mbijetojmė si diasporė shqiptare. Duke iu ofruar atyre njė ushqim shpirtėror shqiptar, por tė konsumueshėm e tė shijueshėm pėr rrethanat nė tė cilat jetojnė ata,ne do tė bėnim qė fėmijėt tanė tė mos i harrojnė rrėnjėt e tyre dhe gjuhėn e tyre shqipe,thotė krijuesi Shaban Cakolli.

Vjeshtėn qė shkoi Shaban Cakolli botoi librin e tij"Deti i Qiellit" e cila ėshtė njė pėrmbledhje pėr fėmijė,e botuar nga shtėpia botuese"DORUNTINA" nė Holzminden tė Gjermanisė.Vėrtetė ėshtė ky libri im i parė pėr fėmijė,por kjo nuk do tė thotė qė unė vetėm sa kam filluar tė botoj kėtė lloj poezie.

Poezi pėr fėmijė kam botuar kur isha si fėmijė,kohėn kur isha nxėnės thotė Cakolli. Konsideroj se fėmijėt janė ajo pjesė e dhimbshme e mėrgatės shqiptare pėr tė cilėt do tė duhej tė kishim kujdesin mė tė madh,nėse nesėr duam tė mbijetojmė si diasporė shqiptare. Duke ju ofruar atyre ushqim shpirtėror shqiptar,por tė konsumueshėm dhe tė shijueshėm pėr rrethanat nė tė cilat jetojnė ata,ne do tė bėnim qė fėmijėt tanė mos tė i harrojnė rrėnjėt e tyre dhe gjuhėn e tyre shqipe vazhdon Cakolli duke shpjeguar motivet e shkrimit tė tė librit tė tij pėr fėmijė.

Shaban Cakolli nė vitin 1996 botoi nė Tiranė librin e tij tė parė "TOKĖ DARDANE", kurse dy vite mėvonė pėrmbledhjen tjetėr"LOTI I ATDHEUT". Librat e Shaban Cakollit, lexuesit tanė i kanė shquar si libra mjaftė domethėnės,dhe mbresėlėnės.Pėr librin e tij tė parė"Tokė Dardane" nė ambientėt e klubit shqiptar nė Bochum u bė njė promovim madhėshtor me ērast pėr librin patėn folur ligjeruesi i letėrsisė krahasimtare nė Univerzitetin e Bochumit z.Arsim Rexhepi,letrarė tjerė si dhe Mimoza (Cika)Kelmendi e cila mes valėve tė radio"Deutsche Wele" i pati dhėnė jehonė kėtij aktiviteti letrar,kurse nė Qendrėn Kulturore Shqiptare nė Gelsenkirchen njė vėshtrim kėtij libri i pat bėrė edhe i madhi Azem Shkreli.



Shaban Cakolli



Nė vitin 2003 shkrimtari dhe pėrkthyesi i njohur Ferdinand Laholli pėrfshiu disa poezi tė kėtij libri nė gjuhėn gjermane nė vėllimin "Antologjia e poezisė moderne shqipe(Anthologie der modernen albanischen Lyrik).Cakolli ėshtė pėrkthyar edhe nė gjuhėn turke pjesėrisht,dhe kjo formė e pėrkthimit nė gjuhėt e huaja i pėlqen atij,nga se kėshtu letėrsinė tonė mė mirė do e njohin tė tjerėt thotė ai.Cakolli ka shprehur dėshirėn poezitė e tija tė i pėrkthej edhe nė gjuhėn rumune nga se atje jeton njė njohės dhe punėtor i paepur letrar qė ka dėshmuar me punėn e tij,ky ėshtė Baki Ymeri thotė Cakolli, dhe do mė pėlqente qė poezitė e mija tė pėrkthehen nga ai.Qė nga korriku i vitit 1993 Shaban Cakolli jeton dhe vepron nė Gladbeck tė Gjermanisė.

Ai ishte njėri nga iniciatorėt e themelimit tė SHKSH"ALEKSANDĖR MOISIU" nė kėtė qytet.Kjo shoqatė pėr disa vite zhvilloi njė aktivitet tė dendur politik dhe kulturor nė tė cilėn Shaban Cakolli ka njė rol tė konsiderueshėm.Duke folur pėr veprimtarinė e kėsaj shoqate,ku ai per tetė vjetishte sekretar dhe i ngarkuar pėr veprimtari kulturore nė kryesinė e saj ai thotė:Qysh nė muajt e parė tė vitit 1994 shoqata zhvilloi njė aktivitet tė madh pėr pėrfshirjen e mėrgimtarėve tanė nė dhėnjen e kontributit financiar pėr atdheun,mbėshtetjen e institucioneve paralele shqiptare,qė vepronin atė kohė karshi pushtuesit, akcionin pėr tė ndihmuar Universitetin e Tetoves, si dhe viteve 1997 shoqata"MOISIU" ishte ndėr tė parat shoqata qė vepronin atėherė qė doli publikisht nė mbėshtetjen e UĒK-sė.Veq mbėshtetjeve nė aktivitete materiale,organizative Cakolli ishte luftėtar i pendės qė me te luftoj pushtuesin nė gjitha gazetat shqipe qė botoheshin nė KOSOVė dhe diasporė Ai botoi edhe libra tjera si"KRISMA E FJALĖS" ka nė botim edhe libra tjera tani nė radhė "Me mallin e luleve"

Cakolli ėshtė pėrfshi nė disa antologji nė diasporė dhe Kosovė.Nė shkrimet e tija gjenė dashurinė e atdheut dhe plagėn e mėrgimit.Nė pyetjen qė i bėmė rreth aktiviteteve tė mėrgimit Shaban Cakolli thotė:Mendoj se aktivitetet e mėrgimtarėve vitet e fundit sė paku kėtu nė Gjermani kanė rėnė dukshėm!Mėrgata nė vitet e fundit sikur ka rėnė nė njė lloj amullieorg anizative.

Ėshtė koha tė ndėrmerret diqka qė mėrgata shqiptare tė riorganizohet nė forma moderne,sipas modeleve produktive tė emigracioneve tė kombeve tjera. Inteligjencia e re qė po formohet ne univerzitetet gjermane dhe evropiane duhet te shtohet ne klubet tona kulturore,te cilat asesi nuk bėnė tė mbeten ambiente ku pihet ēaji,tymoset dhe vendfrekuentimi i tiparėve tė dyshimtė..Tani ėshtė koha pėr njė diasporė shqiptare tė organizuar politikisht,para sė gjithash mbi baza tė kulturės sonė kombėtare,mbi baza lobimi pėr Shqipėrinė,Kosovėn dhe mbarė hapėsirėn shqiptare.

mė 10 mars 1999,nė gazetėn"Emigranti Shqiptar"



Rrustem Geci

Ese letrar pėr librin e Shaban Cakollit, „Krisma e fjalės“



KRISMA E FJALĖS
















(Njė krismė nė kėngė, ėshtė fjala, gjaku i tė rėnėve, dhimbja e sė bukurės, jetėt e mia nė kryengritje! )

Nga Rrustem Geci - Dortmund



Libri mė i ri i Shaban Cakollit, „Krisma e fjalės“ ėshtė njė prurje e re nė komunitetin letrar nė diasporė. Shpirti i trazuar i poetit lexuar pėrmes vargjeve tė tij na e afron njė shpėrthim poetik tė kohės sonė. Nė kėtė vetėsi shpėrthimesh, Cakolli guximshėm hyn thėllimave tė turbullta tė jetės ,pėr tė kap tė thellėn, tė gjerėn, tė largėten. Udha e ylbereve shkruan Cakolli pėrherė mė ka pėlqyer. Nga ajo udhė nuk kam tė shkėputur.

Pėrplasjet e jetės pėr poetėt jo rrallė e godasin, e gėrvishtin, dhe shenjėzojnė. Burra, shkruan Cakolli, / Nata ėshtė shumė poshtė / pėr ta ndjerė diellin / pėr tė bėrė mė shumė/. Asnjė dehje s“mė ndihmon. Tė gjitha dehjet i kam braktisur. Mė kot futem nė pijetore, dhimbja nuk mė del, nuk

mė ik as zemėrimi. Kėto dhe vargje tė tjera tė Cakollit tregojnė se kemi tė bėjmė me njė poet tė mirėfilltė.

Shaban Cakolli u lind mė 22 korrik 1958 nė Krilevė tė Dardanės. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, ndėrsa tė mesmen dhe studimet nė Prishtinė. Nė jetėn e ashpėr me Kosovė, pėrballja me armikun ishte e domosdoshme. Ēdo fjalė e imja nė shqip nė veshin e fqiut serb ishte njė krismė pushke . Cakolli deri mė tash ka botuar 4 libra; 1)

Tokė dardane, 2) Deti i qiellit, 3) Loti i atdheut, 4) Krisma e fjalės.

Peisazhi poetik i Cakollit ėshtė i gjerė dhe i thellė. Ėshtė e ēuditshme por e vėrtetė. Nėn krisma fjalėsh nisi poemėn time ,sa herė tė kam nė varg o Kosovė, vargje tė pathėna prej shpirtit ngrihen . Dallendyshe, shko tek kopshti im, dhe kėputė njė mollė, dy mollė,.. tri mollė…dhe na i sjell nė tryezė t“i hamė , se janė tė kopshtit tim. Pamjet e fiksuara poetik, togfjalshi I pasur, metonimia dhe ylberet e tjera tė semantikės, pėrshkojnė nė tėrėsi librin. Jo vetėm nė kėtė vepėr, por edhe nė librat e tjerė

Cakolli ka njė linjė tė pandėrprerė tė penjėve tė gjakut, qė poezisė sė tij i japin jetė. Veprimtaria poetike dhe politike e Shabanit ėshtė e gjerė.

Pėrveē pasionit tė poezisė, Cakolli shquhet edhe pėr aktivitetin e tij nėpėr forume nė internet, nė shpėrndarjen e krijimeve tė autorėve tė ndryshėm nga tė gjitha trevat shqiptare. Trazirat nė mua thotė Cakolli janė tė perėndishme. I gjithė ky gjelbėrimi ynė rrėnjėt i ka nė kozmosin e shpirtit , nė mendjen tonė tė pafjetur. Andaj, dora ėshtė pjesė e kėtij krijimi qė bėnė vetėm detyrėn. Tė krijosh nuk ėshtė lehtė. Poezia pėr Cakollin ėshtė vasha e ėndrrave, ku sa mė shumė njihesh, aq mė shumė dashurohesh.Kujtoj se botimi I “Krismės” I liron vendin njė libri qė memzi prźt tė botohet. Sukses autorit!..

KUR JETA SHKRUAN POEZI



Libri mė i ri me poezi i Shaban Cakollit"Agsholi",qė po i jepet nė dorė lexuesit shqiptar,ėshtė njė lajm i mirė pėr komunitetin tonė letrar.Nė kėtė libėr Shaban Cakolli sjell njė prush tė ri nga shpirti i tij.

Shquhet nė poezitė e tij"Kitara e fjalės","E imja ėshtė kjo tokė","Gjaku i mendimit","Vendi im" dhe nė shumė poezi tjera.

Nė vargjet:Krismė ishte ai ēast/kur lexova Naimin/himnin e kombit tim/ose tek vargjet:Nga tė gjitha muret qė i urrej shumė/janė muret qė na ndajnė gjuhėn dhe tė folmen.Kėto dhe qindra vargje tė tjera,tregojnė nivelin artistik tė poezisė sė Shaban Cakollit.Krijimtaria artistike e Shaban Cakollit ėshtė e gjėrė dhe e thellė.Hej shprehet Cakolli:Ēka shohin sytė dhe mė pėrtej/janė trojet e mia/gjaku i diellit tim/Libri i Shaban Cakollit"Agsholi", ėshtė njė prurje e re nė letėrsinė tonė tė bukur.Jam i pafjetur thotė Cakolli,se ėndrrat shtyhen tė mos i tretė marrėzia.Po,po,vazhdon Cakolli,natė pėr natė shetis,nėpėr kosmosin me hėnė,buzė lumit tė atdheut.Fuqia e njė vepre letrare matet nga tri gjėra:nga cilėsia,nga gjėrėsia dhe nga thellėsia, unė kujtoi se libri me poezi"Agsholi" i Shaban Cakollit** ngėrthen nė

vete tė gjitha kėto vlera.Shaban Cakolli ka botuar:"Tokė Dardane","Loti i Atdheut"," "Deti Qiellit","Krisma e Fjalės" dhe "Agsholi",si dhe ėshtė prezentuanė disa antologji shqipe nė Kosovė e Shqipėri,dhe nė antologji shqip-gjermanisht.

Saherė mė merr malli pėr tė mirėn Kosovė/ unė i bie trup kosmosit me hėnė deri nė Agsholin tim ,e shpreh me mall tė fuqishėm artistik,poeti i cili jeton nė mėrgim:Thėllima poetike e poezisė sė Cakollit ėshtė e pafund dhe e pa skajsh-me.Prandaj,urime zoti Cakolli pėr kėtė rreze drite.

Rrustem Geci-Dortmund

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi