08634_218669718149623_100000197892304_1010140_5939022_s.jpg" />
STINËT E JETËS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hektor Koçiu

Faqja 3 e 4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Shko poshtë

Hektor Koçiu - Faqe 3 Empty Re: Hektor Koçiu

Mesazh  Hektor Koçiu Sun Jun 12, 2011 5:57 pm

Hektor Koçiu
Dilema
Si do e kete fundin, ky fati jone,
kur nuk me do mua, kush pret te te doje?
Te gjitha te keqet, ti ka ajo goje,
helmin e vertete ajo do leshoje.

Sa i bytymte kam qene, moj e uruar,
sikur brodha boten, ty per te takuar,
tani verej vetveten, pse kaq i nxituar,
me shume po habitem, si te kam duruar.

I urreja sheret, ne njerez te moshuar,
me vinte shume keq, per kohen e harxhuar,
mjalti dashurise, gjithmon u ka munguar,
por u deshen vite, per ta vertetuar.
Hektor Koçiu
Hektor Koçiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hektor Koçiu - Faqe 3 Empty Re: Hektor Koçiu

Mesazh  Hektor Koçiu Sun Jun 12, 2011 6:00 pm

Hektor Koçiu
Rames:
Postjeri, zarfin tim e futi ne kutia e komshise.
I kujt eshte zarfi: imi, i komshise, apo i askujt?
Per kete gabim njerezor, ti drejtohemi drejtesise?
Do bejme konsesus, apo te rrembejme hunjte?

Kjo nuk ka zgjidhje, mendon Rama e opozita.
Dashke te me humbesh zarfin, mos te rente pika!
....Prano humbjen, s'te do shumica o i shkrete,
mundohu te vleresosh tjetrin, kur ka te drejte!

Mos i shpjere mish per top, keta nevojtare,
mekatmedhate e tua, nder ta do me i ndare.
Te gjithe ta njohin mendjen, o mjeran skizofren,
vete s'kafshon dot, ani se gjithe kohen lehn...!

Po ta marin vesh te gjithe; lekuren sa te vlen,
ke per shok; miun Braçe e Ruçin legen...
Kerkon te fitosh si me "grate", o gjynaqar,
mos do te pozosh akoma nudo o mekatar?!

te duroi shume opozita, se mire ja ke futur,
po kur te t'pine lengun, çdo kesh per te dukur?
I ben apel "presidentit", Europes e Amerikes,
qe neser... te sigurohesh, si azilant i politikes.

Shpresoj ti besh apel, shokut tend ne Elbasan,
se nje vend te sigurt, ne psiqiatriku po ta mban.
Do te kesh trajtim special, atje ne koloni,
''si thekra pa buke, qe e luvdojne si kalli ."

Po vota e Bamirit e hedhur ne kutine e gabuar,
Si i pari i vendit, t'ja leme pa shqyrtuar?
Pavaresisht se kjo vote e nxori fare zbuluar,
te pa besin, vete e drejta ka per ta denuar!!!
(H.Koçiu 23 maj '11 Montreal Ca.)


Edituar për herë të fundit nga Hektor Koçiu në Sun Jun 12, 2011 6:22 pm, edituar 1 herë gjithsej
Hektor Koçiu
Hektor Koçiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hektor Koçiu - Faqe 3 Empty Re: Hektor Koçiu

Mesazh  Hektor Koçiu Sun Jun 12, 2011 6:02 pm

Hektor Koçiu
E verteta
Mua me ke pergojuar shume
e me vjen çudi si su lodhe,
s'te mjafton dita,por naten ne gjume,
perçartje te kulluar nxore.

Jo ty, por askujt si kam rene me qafe
ç'te mundon tek mua, ma thuaj ne sy,
mos e mbaj perbrenda gjithe kete hall
e verteta kur thuhet, ben mire per te dy!
Hektor Koçiu
Hektor Koçiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hektor Koçiu - Faqe 3 Empty Re: Hektor Koçiu

Mesazh  Hektor Koçiu Sun Jun 12, 2011 6:05 pm

Hektor Koçiu
Jem i vonuar!

Sa shume endra kisha ne rini,
me nje besim si te teperuar,
me duhet te bej nje bilanc tani,
per keto vite, qe kam kaluar.

Shume e lodh koken per kete kohe.
ani,se kalon si me xhirim te shpejte.
frymemarjen, ma nderpret nje kolle,
duke me kujtuar;- tani je i vertete!

Seç mu kujtua ligji i Jaul- Lencit:
"Kundershton shkakun qe e prodhon".
E mjafton ti heqesh kripen, ujedetit,
do behej liqen, qe vetem embelson.

Nuk mund te fajesohem, vetem une,
ishim dy qe beme kete bilanc,
vetes s'duhet ti kerkojme me shume,
jemi te vonuar, per inerpelance.
Hektor Koçiu
Hektor Koçiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hektor Koçiu - Faqe 3 Empty Re: Hektor Koçiu

Mesazh  Hektor Koçiu Sun Jun 12, 2011 7:04 pm

Hektor Koçiu
Shamia milionere

I fshive hundet e me hodhe,
se ku rashe nuk me pe,
doren fare nuk e drodhe,
se çfar, per toke mbulove.

E mbeshtolla kete thesar,
duke e ruajtur fort per ty,
mund te beheshe pishman
e do ishim bashke te dy.

Me qendise me merak,
e te sherbeva sado pak,
pse s'me lave pse pertove
e rruges vajte me hodhe.

Hajde, se mbreme ra shi,
u lava e u shpelava,
diten ra dielli forte,
u thava, s'po duroj dot.

Sa po mendoja keshtu une,
te pashe kalove tek kjo rruge,
nga mua koken se ktheve,
qe su pendove, me mallengjeve.

Nje femije ulet me mer,
thirri fort, tere shend e ver:
-uau, ç'far gjeta, me gezoi shume!
Ti e ketheve koken nga une.

Buzeqeshe e the i ironizuar:
-Per shamine, qenka gezuar!
Ti me hodhe e prapa s'pe,
se ç'pasuri, nga mbrapa le.

Femija u be milionere,
per mua hapi ekspozite,
nje vend nderi mua me le,
si shkak qe u be milionere.
* * *
Nje dite, erdhe per vizite,
te parajsa ime e vertete,
sa lexove diçiduren ,
re i vdekur mbi tapete...
( H.Koçiu 2010 Montreal Ca.)
Hektor Koçiu
Hektor Koçiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hektor Koçiu - Faqe 3 Empty Re: Hektor Koçiu

Mesazh  Hektor Koçiu Sun Jun 12, 2011 11:35 pm

Hektor Koçiu
Komshinjte e mire

Me vinte si keputje e te kerkova nje kafe,
ti s'pertove fare e menjehere u ngrite
e ndertove dhe e vendose mbi stufe xhezvene,
more nje filxhan, por qenkeshe bishtprere.

-S'ka gje,- te thashe -e pi me filxhanin tend,
-megjithese kjo fjale mu duk e pa mend.
Kur filxhani i saj, sa ishte kthyer permbys,
me erdhi inat, sa veten doja ta mbys.

Por ti e shkathet, u hodhe si sorkadhe,
rembeve filxhanin dhe vajte e lave.
Edhe une kerkesen tek kafeja e gjeta,
kur buzet e tua ishin me te nxehta.

U ule ne gjunje e po me shtije kafene,
une t'shihja buzet, ato s'ma kishin ngene.
Te hodha doren ne qafe, ti syte mi ngule,
filxhani pergjysme, ti xhezven poshte e ule.

-Eshte shume e nxehte e leme te ftohet pak?
-Krahet u lakuan, buzet moren flake...
U puthem shpejt, se mos na sheh njeri,
une isha "veç nje mik", ti ne tenden shtepi.

Papritmas u ngrita, vendosa te shkoja,
te dhashe e me dhe doren e s'po ta leshoja,
ti me kurajo, me hodhe duart qafe,
kur une i pertrembur, ti mu perqase.

Qenkeshe koha jone, ndaj u "perplasem"
qenkeshim me fat, ndaj dhe u gajasem...
Te kishin lene, te mbaje hapur shtepine,
te nderoje mikun, por edhe komshine!!!
( H.Koçiu 12 qershor'11 Montreal Ca.)
Hektor Koçiu
Hektor Koçiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hektor Koçiu - Faqe 3 Empty Re: Hektor Koçiu

Mesazh  Hektor Koçiu Wed Jun 15, 2011 12:34 am


Hektor Koçiu
Lozonjares
..nga Hektor Koçiu më 2011-06-14 në orën 4:36.MD.
 

Ç'po me shohin syte, moj lule bukur,

s'do te gjeja dot, te isha dhe flutur.

Te kane hedhur boll, nektar te vertete,

sikur po punojne qindra, mijra blete.

 

Keto floke te gjata, te zes si korbi,

me kaq perkujdesje, valle kush ti mbolli?

Ne blerim te syve, brenda veson loti,

me qerpiket roje, sikur jane "zoti!"

 

Brenda buzembushur, si me leng qershije,

fytyren roze, dhurate perendie.

Kur ze e bisedon e kur me buzeqesh,

te perskuqen faqkat, nga nje vrimke ne mes!

 

Vetullat rebele, te bejne per vete,

zene peng qerpiket, qe te nxjerrin derte.

Ylber do te bejne, nga vesa e syve,

per te na çuditur, mua edhe juve!

 

Zeri jot i embel, si nje kor bilbilash,

me vuri ne gjume, ne hije merizash.

Dhembet si kristal, xixa t'xixellojne,

ngjitmi buzesh mua, gjak le te leshojne!

 

Po rripi i mezit, si fort po t'shterngon,

ta keputi belin, s'ke kush ta largon!?

S'me hiqet nga mendja, ay fundshpine

ike dreqke ike, mos me bej me hije!!!
Hektor Koçiu
Hektor Koçiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hektor Koçiu - Faqe 3 Empty Re: Hektor Koçiu

Mesazh  Hektor Koçiu Sun Jun 19, 2011 8:09 pm


Hektor Koçiu

Bardhoshet (Biondet)

Me qiell te paster,
syte u ngjasojne.
Me mire se ato,
cilat dashurojne?
 
Me ngjyre te arte,
koken e mbulojne,
vetem keto vajza,
bukur dashurojne.
 
Zjarr leshojne syte,
fort u troket zemra,
po su be e tyrja,
si u thote mendja.
 
Jane aq "çapkene",
si grere zukojne,
nen kembet e tyre,
"boten" ta shikojne.
 
Race e perzgjedhur,
gjakun se kane blu.
Por vetem e me shpirt,
Dashurohen me ju.
 
Mos me paragjykoni,
mbase s'eshte keshtu,
ju mundet ta provoni
e kontaktojme ketu...
 
Nga krijesat e natyres,
femrat jane mrekullia,
po raca me e perzgjedhur,
eshte vetem bardhesia.
 
Biondet, rreze rrezellojne,
ato dine te dashurojne!!!


Edituar për herë të fundit nga Hektor Koçiu në Sun Jun 26, 2011 2:32 am, edituar 2 herë gjithsej
Hektor Koçiu
Hektor Koçiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hektor Koçiu - Faqe 3 Empty Re: Hektor Koçiu

Mesazh  Hektor Koçiu Tue Jun 21, 2011 1:36 am

Ezmerkat

Nje gur te zi, vrojtoi "skulptori,"
me kujdes ne "studio" e solli.
Eva bardhoshe, per te pozoi.
"Dalte e çekan"mire perdori,
nje statuje femre na dhuroi.

Me doren e rudhur e bekoi,
pa dashje floket ja shkrumboi
Si i dha shpirt e la te jetonte,
kopshtin e Edenit zbukuronte.

Boll u gezua me kete veper,
ajo nder ta dukej si hije,
ishte kontrast me leverdi,
a njihej i bardhi, mos kish te zi?!

Keshtu kaluan, mijra mijra vjet,
zeska krijoi popullin e vet...
Pati evolim edhe kryqezim,
ndaj e bera kete hipotezim.

Para meje kalon nje ezmerke,
mos e shijo, te djeg si piperke!
E "mjerè", kush rri me te nje nate,
ta çon shpirtin, ne "qiell te shtate"!

( H.Koçiu 20/06/'11 Montreal Ca.)
Hektor Koçiu
Hektor Koçiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hektor Koçiu - Faqe 3 Empty Re: Hektor Koçiu

Mesazh  Hektor Koçiu Thu Jun 23, 2011 3:44 am

Hektor Koçiu

Shpeto dashurine!
S'i dua puthjet me ironi,
Edhe fjalet duken hipokrite,
dua sinqeritet ne dashuri,
o prano te t'kem vetem mike.
 
Kur debaton me mua,
pse shikon ne tjeter vend?
Edhe keshtu nuk dua,
mund te thuash jam pa mend!
 
Çiltersia eshte e verteta,
nuk me duhen lajka ore e çast.
Me pabesi s'kalohet jeta,
per mirekuptim fort do t'bertas.
 
E miratuam "njohjen me shume",
Do ishim mire ashtu si ishim,
"ligesite" i hidhnim ne lume,
do respektonim normat qe kishim.
 
Por ti, akoma s'ben vleresim,
si indiferente do ti kalosh.
Te lutem thuame, a ka kuptim,
veteveten keshtu, do e mohosh?!
 
Karakteret, jane te lindura,
ani se perpunohen ne jete.
E di qe: " kapaku gjen tenxheren",
"Gjella me kripe, kripa me lezet."
 
Te dua, me do nuk e diskutoj,
vetem se teket, s'po ti mar vesh!?
Vetem si u njohem do e pranoj
e dua mirekuptim midis nesh!
 
O te vazhdojme tamam, ashtu si duhet,
o" lamtumire!" njeri tjetrit ti thuhet...


Edituar për herë të fundit nga Hektor Koçiu në Sun Jun 26, 2011 1:33 am, edituar 1 herë gjithsej
Hektor Koçiu
Hektor Koçiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hektor Koçiu - Faqe 3 Empty Re: Hektor Koçiu

Mesazh  Hektor Koçiu Fri Jun 24, 2011 3:07 am

Hektor Koçiu

Die dhe sot

"Larg syve, larg zemres."Kete te thene,
interneti; "te shkuar" e ka lene.
Mbyllur e ka ne arkivin e kohes,
te rene pacarelave te modes.
 
Sot largesia i ofron me shume,
jo vetem fisin, por dhe shoqerine,
njohjet e reja, shtojne miqesine.
nuk pyet per racen a kombesine.
 
Sa mire shprehet, miku im Ramadan,
ate qe ja ndjen shpirti, mes miqsh e ndan.
Fjala, nuk eshte kurre me vonese,
mendimin shpirtit, jashte do ja qese.
 
I vezhgoj, miqesite qe ofrohen,
si dhe grupe te reja qe krijohen,
sipas deshirave, harmonizohen,
te tjeret, vete vetiu largohen.
 
Mos mendoni se ka vetem te mira,
bashke me njerzit, jeton egersira,
por intelegjenca do te fitoje
e ligesia veten do mallkoje.
Hektor Koçiu
Hektor Koçiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hektor Koçiu - Faqe 3 Empty Re: Hektor Koçiu

Mesazh  Hektor Koçiu Sat Jun 25, 2011 4:38 am

Hektor Koçiu

Dita e Qebekut

24 qershori dite e bekuar,
dita kur Qebeku, eshte krijuar.
Me gezim e presim, per ta festuar,
gjitheçka bukur te planifikuar.
 
Perse po bie gjithe ky shi?
Toka nuk eshte kaq e etur,
leshohet me inat e furi,
vetem pellgushka kane mbetur...!
 
Lumenjte me qef jane burrenuar,
me shtrat zbukuruar e te zmadhuar
jane bujare, ujrat i permbledhin,
oqeanit, shpejtojne t'ja derdhin.
 
Dielli s'duket, po ri e shlodhet,
ka lene qiellin, qe te shkarkohet.
Era tinezare, me rete luan,
i sjell per rreth sikur vrapojne kuaj.
 
Era e lodhur, do te qetesohet,
rete grupohen, qielli eresohet.
Harojne te gjithe, se eshte vere,
Rebeshi shkon, s'ishte asnjehere!
Hektor Koçiu
Hektor Koçiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hektor Koçiu - Faqe 3 Empty Re: Hektor Koçiu

Mesazh  Hektor Koçiu Sun Jun 26, 2011 7:14 pm

Takim mes valeve te "Liqerit"


Buze liqenit, veshtroj udhetimin e valeve

e muzgu i buzembremjes sapo kishte filluar.

Doja te ndryshoja, pauze u lashe halleve

e neper dhembe nisa nje melodi te gezuar...

 

Ulur ne bisht i zgjat duart, qe vala te mi lage,

nje luleshtrydhke me erdh ne dore,aty ka ndale

u mrekullova papritmas, si dashuri e pare,

sa isha duke kenduar, me erdhi per te qare.

 

Ç'eshte kjo luleshtrydhke, mos valeve ka mbire,

mos doni te krijoni jete... a mundet ta dime?,

nga jeta dole,se me ujin na bekoi zoti,

jeta eshte dhurate, por e gezon me i forti.

 

- Me ngjyren qe kam, personifikohet dashuria,

me shume zbukurohem, se mbart farezat e jetes,

vij pakeze e athet, qe mos vele embelsia,

si me hoje jam ndare e ngjas me hojet e bletes.

 

Ujit liqerit, takova poezi Lasgushjane,

se bashku u gezuam e se bashku qame halle,

rekomandim me dhane te vija ne doren tende,

u takuam, biseduam, tani me jep nje mendje!

 

-Jemi te barabarte ne jeten e sapo lindur,

me besim e shprese per progres, te jemi te bindur,

te dime te ruhemi nga farerat e keqia,

perveç ngjyrave te ylberit, eshte e "mavia".


(H.Koçiu 25/06/'11 Montreal Ca.)
Hektor Koçiu
Hektor Koçiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hektor Koçiu - Faqe 3 Empty Re: Hektor Koçiu

Mesazh  Hektor Koçiu Tue Jun 28, 2011 2:21 am

Hektor Koçiu

"Novatoret"

Qenkan holluar thonjezat,
jane bere si apostrof,
do i kene ngrene zogat,
ndaj gushezen e kane plot!
 
Pikat e heshtjes harojme,
here tre, i shumezojme
sa bukur kur keto pika,
ju veme kllapa, si prita!
 
Si pak jane keto shenja,
ndaj themi rrofte mendja,
te rrosh dhe ti o internet,
na pranon shpikjet pa siklet!
 
Haj! pershendet angelezi
edhe ne haj, "dime te themi..."
E shume fjale te tjera,
se ne shqipe nuk i kemi!?
 
Komentojme pa adrese,
ne faqen e tjetrit serbes,
kemi prish "shtepine" tone,
te tjetri, ç'do na thone!?
Hektor Koçiu
Hektor Koçiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hektor Koçiu - Faqe 3 Empty Re: Hektor Koçiu

Mesazh  Hektor Koçiu Wed Jun 29, 2011 2:38 am

Hektor Koçiu
Per ty...

Veç ti me jep frymezimin,
ndaj s'kam ndermend, ta braktis,
shkruaj pak e ndjell gezimin,
poezine per ty e nis.

Ti je si hyjnia ime
e une s'te meritoj,
je e re ke pretendime,
mbase shume po te kerkoj.

Do te lutem, mos me gjyko,
se je dashuria ime,
jeten pa ndrojtje ma kerko,
ta dhuroj, pa hezitime.

Sido qofte lozonjare,
mbetesh tek une perfare,
dhjete here te ringjallem,
emrit tend do i perfalem.

Do shkoj i lumtur, kur te vdes,
se dikush do me kujtoje,
qofte ne ferr, a parajse,
emrin tend do kem ne goje.

Jepme moj nje gote vere,
kam deshire te me dehe,
dhemken shpirti, te ma lere,
melhem plages te mi vere!

(H.Koçiu 28/06/'11 Montreal Ca.)
Hektor Koçiu
Hektor Koçiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hektor Koçiu - Faqe 3 Empty Re: Hektor Koçiu

Mesazh  Hektor Koçiu Wed Jul 06, 2011 12:19 am


Hektor Koçiu
E dija qe s'dija...

E dija, qe keshtu do perfundonte
e dija, se kjo gje do me lendonte
e dija, qe po nisja nje aventure
e di, qe s'do te haroj dot kurre...

E dija, se po talleshe me mua
e dija, qe shpirtin ma more hua
e dija, se lotet e tua moj femer,
do me lendonin fort ne zemer.

E dija per te dy, se kjo ish virtuale
e dija dhe pranova pa shume naze
e dija, qe as' gje nuk doja te dija,
qe kisha rene rob i ndjenjave te mija.

E di, ndaj dhe te thashe lamtumire
e di, nga mendja s'kam per te fshire
e di qe s'do shihemi ndonje here me sy
e di tani e di , se do jete mire per te dy.

(H.Koçiu 30 korrik 2010)
Hektor Koçiu
Hektor Koçiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hektor Koçiu - Faqe 3 Empty Re: Hektor Koçiu

Mesazh  Hektor Koçiu Fri Jul 08, 2011 8:46 am

Hektor Koçiu

Hija e jetes

Ajo, eshte nje projeksion vetem i drites,
ishte asgje e me lindjen e diellit, mori jete.
Eshte fotua e erret e perimetrit te cdo trupi,
qe shoqeron pa fund, deri ne egzistencen e vete.
 
Tek une erdhi sapo dola nga barku i simeje,
me shoqeroi e para, mbi gjoksin e dashurise,
hapi gojen si mua, te ushqehej, se do jetonte,
ndaj them me siguri, eshte sinonim i harmonise.
 
S'ka reshtur asnje çast, pa me shoqeruar,
me mua ka frymuar, ka qeshur, qare e kenduar,
kam hap me te barkun e s'me ka lenduar
perfekt imiton, por ankese kurre s'kam degjuar...
 
Nder te gjitha gjallesat eshte e gjalle,
besnike ne shoqeri deri ne vdekje,
ndaj s'kemi te drejte te themi, jam vetem,
kur kemi kete shoqe, besnike jete.
 
Neser, kur te kthehem ne nje trup te ngurte,
i bashkangjitet shpirtit dhe iken me te.
Te tjera projeksione me shoqerojne,
po hija e gurit mbi var, vetem s'me le.
 
Sa te pjekurohemi e te jemi gjalle,
mos bejme keq e mos pranojme ligesine,
per ta vrare tjetrin e vret e me nje fjale,
per te rritur nje jete, se çmon dot mundimne.


Edituar për herë të fundit nga Hektor Koçiu në Wed Aug 03, 2011 1:32 am, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : NENES TIME)
Hektor Koçiu
Hektor Koçiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hektor Koçiu - Faqe 3 Empty Re: Hektor Koçiu

Mesazh  Hektor Koçiu Mon Nov 21, 2011 4:24 pm

TE DY...
nga Hektor Koçiu
S'do le minute pa t'kujtuar,
s'do le ore pa t'perqafuar,
s'do le dite pa t'dashuruar,
s'do leme jave, pa bukurpushuar,
s'do leme vit, ne te njejten dite;
............... pa u rimartuar!!!
Hektor Koçiu
Hektor Koçiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hektor Koçiu - Faqe 3 Empty Hektor Koçiu

Mesazh  Hektor Koçiu Mon Nov 21, 2011 4:26 pm

ENDRAT E MIJA

Endrat i jane larguar gjumit tim,
s'me vjen mire per ç'ka po me ndodh?
Se ku e gjeten gjithe kete guxim,
apo e dine; "punet nuk jane mbrodh"?
Ato jeten, shume ma zgjatnin mua,
me nxirrnin nga kjo "vdekjevogel",
kujt ti ankohem e t'ja mar hua,
ç'po verdallosem si nje gogel?
Keshtu te gjithe jemi taksuar,
se as'gje nuk kemi ne dore,
perderisa jemi te kushtezuar,
te nderojme ç'do çast e ore!!!
Hektor Koçiu
Hektor Koçiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hektor Koçiu - Faqe 3 Empty Hektor Koçiu

Mesazh  Hektor Koçiu Mon Nov 21, 2011 4:31 pm

ENIGME...

Se pari, ma bere magjine:
e fryme harova te merja,
zemres mi ngjite aritmine,
e kembet si ndjeja ku shkelja.
 
Koka me kish mbetur drejt teje,
fytyra me kish mare flake.
Gjaku a me shkonte nder deje,
pse gryka kish mbetur e thate?
 
Do doja, keshtu mos me shifje,
do doja, ta mallkoj kete çast,
do doja, me shpejt qe te ikje
e koken mos ma ktheje nga pas!
 
Do doja, mos te 'kisha pare,
a ender e bukur te ishte,
kjo ender e gjumit te pare,
lezetin e saj mos ma prishte!
 
Zakon mu be qe ate dite,
ta rishihja ate bukuri,
ecja e veshtroja me frike,
strukur syve, imazh rrije ti.
 
Nje dite, kur beja kete rrit,
nje krah miqesor me perqafon,
nje shoku im sapo me habit,
nje surprize te re me ofron.
 
- Ju njoh me dashurine "time"! (?)
- E shkelqimin ja pashe nder sy,
Tek vajza nje ndrojtje naive(!?)
...Lumturi urova per te dy!
 
U gezova per kete bashkim,
perbrenda diçka me mundonte
(Dashuria, mos eshte zhgenjim,
nje tru dy koka a jetonte?!)
Hektor Koçiu
Hektor Koçiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hektor Koçiu - Faqe 3 Empty Hektor Koçiu

Mesazh  Hektor Koçiu Mon Nov 21, 2011 4:34 pm

TAKIMI NE ENDER

E bera nje mareveshje me naten,
takimin e lame ne "guri memec",
mund ta vazhdojme biseden qe patem,
se sa here diskutojme aty ngec.
 
U takuam para mesnate,
u pershendetem si dy "bote".
E para biseden e hape
e ulur mbi gurin e ftohte.
 
Vetem flisje e s'doje pergjigje,
une degjoja si ky guri "jone",
nuk shifja gje,veç duart ne levizje,
vetem derte nxirrje nga ajo goje.
 
Pa pritmas ta pashe fytyren,
te pashe dhe lotkat mbi faqe,
hena doli, beri detyren,
na dha mundesine per paqe.
 
U pame sy nder sy e buzeqeshem,
koken njeherazi e ngritem larte,
permallshem ne perqafime u ndeshem,
hena na veshi me ngjyren e arte.
Hektor Koçiu
Hektor Koçiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hektor Koçiu - Faqe 3 Empty Hektor Koçiu

Mesazh  Hektor Koçiu Mon Nov 21, 2011 4:36 pm

MOS U QAJ, MOJ LULE MALI!

 
Ç'ke qe qan moj lule mali,
veç per ty nuk vjen behari,
vjen i mbare per gjithesine,
vjen e fal gjithe bukurine.
 
Vjeshta vjen plot mbaresi,
per bollek ne çdo shtepi,
i zverdh pemet ,thahet bari,
vesh natyren ngjyre ari.
 
Edhe dimri s'ngel pas dore,
na gezon me lule bore,
fort pas bore ato shterngohen,
presin marsin ,qe te largohen.
 
Presin radhen t'ja u lene,
shoqeve qe kane senene.
Ngrohte pas bores rrine flene,
po e hase, ke gjet sirene!
 
Mos m'u qaj moj lule mali,
natyra ditet na i fali,
Lum kush di ti racionoje,
e miresite ti gezoje.
Hektor Koçiu
Hektor Koçiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hektor Koçiu - Faqe 3 Empty Hektor Koçiu

Mesazh  Hektor Koçiu Mon Nov 21, 2011 4:41 pm

GJEJ SHOKUN TEND!

"Tri here nga kater,
bejne dymbedhjete,
mè tè vdekte bandilli
e te marça vete..."
( pop. jugu)
Majat barit, ja ka ngrene,
ne mengjez heret me vese.
Fundrat e rrenjet ka lene,
zor stomaku tè ti trese.
 
Gjej kulloten qe te duhet,
hiqe hiqe, shkopin zvarre.
Kruaje, me ke te kruhet,
tjetrit, mos i kerko varre!
 
Kush thuri kengen i pari,
plasi zemren, nga marazi.
Kush kendoi per muhabet,
do kete qene ne "siklet"!
Hektor Koçiu
Hektor Koçiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hektor Koçiu - Faqe 3 Empty Hektor Koçiu

Mesazh  Hektor Koçiu Mon Nov 21, 2011 4:42 pm

DIALOG ME VETEN

Sa dua te t'them dy tre fjale!
Po kujt t'ja them?
"S'ka as' te vdekur as' te gjalle",
mundi s'me del!
 
Dua te shprehem, te nxjerr dhe malle!
Po me ke ta nxjerr?
Ç'u bera per te qare halle,
me kete shpirt derr!
 
Me duhet ta vras pa tjeter djalle!
Po ku mund ta gjej?
Me thane, se s'eshte i gjalle.
Po une e ndjej...
 
-Do e gjej e ne "vrimat e miut".
-E ke te kote!
Ka hyre ne shpirtin e njeriut,
kudo ne bote.
 
E Arkimedi nuk gjeti dote,
pike mbeshtetse,
do e kish zhvendosur kete bote,
mbushur me derte!
Hektor Koçiu
Hektor Koçiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hektor Koçiu - Faqe 3 Empty Hektor Koçiu

Mesazh  Hektor Koçiu Mon Nov 21, 2011 4:46 pm

ASAJ

"...Do vete ti zbuloj varre,
te shikoj, se ç'nur ka mare?...
...Do vete ti zbuloj gjine,
tii jape femijes te pije..."
(pop. jugelindja)
* * *
Vajta i zbulova varre,
syte: eshtra nuk me pane.
- Ku iken valle, ku jane?
-Parajses, me shpirtin vane.
.....
Mendohem, si ta nxjerr malle,
ish njeri e mbeti fjale?
Syve me shfaqet si Zane,
keshtu e mbaj mend te gjalle.
Hektor Koçiu
Hektor Koçiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hektor Koçiu - Faqe 3 Empty Re: Hektor Koçiu

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi