STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TETOVĖ Deshmorėt qė ranė gjatė luftės sė vitit 2001 nė Tetov

Shko poshtė

TETOVĖ Deshmorėt qė ranė gjatė luftės sė vitit 2001 nė Tetov Empty TETOVĖ Deshmorėt qė ranė gjatė luftės sė vitit 2001 nė Tetov

Mesazh  Nimfa Fri Feb 18, 2011 2:31 am

Deshmorėt qė ranė gjatė luftės sė vitit 2001 nė Tetovė

Po ju paraqes te dhena per deshmoret te cilet rane gjate luftes se vitit 2001 (lufte ndermjet shqipetareve dhe sllavo-maqedonasve) ne qytetin e Tetoves apo ne rrethine te ketij qyteti:


1. Servet Ferati, i biri i Ismailit dhe Rufijes, lindur mė 23.09.1959 nė fshatin Sellcė tė Tetovės. Familjarėt e Servetit nė vitin 1963 shpėrngulen nga Sellca dhe vendosen nė fshatin e afėrm Llacė. Shkollėn fillore e kreu nė fshatin e lindjes, ngase asokohe Llaca nuk kishte shkollė. Qė nė rini Serveti mori rrugėt e emigracionit (kurbetit) nėpėr ish Jugosllavi dhe sė fundmi nė Itali. Serveti, me tė dėgjuar pushkėn e parė mė 14.mars.2001 nė Kalanė e Tetovės ishte me tė parėt luftėtarė qė u pozicionuan nė vijėn e parė tė frontit. Ra heroikisht mė 15.03.2001 nė Kalanė e Tetovės. Varoset tek varezat e fsh. Llacė dhe pėr sė dyti, prehet nė varrezat e memorialit tė dėshmorėve, nė Kluzė tė fshatit Sellcė tė Tetovės.



2. Hajredin Arifi, i biri i Izahirit dhe Besimes, lindur mė 09.02.1964 nė fshatin Sellcė tė Tetovės. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje. Pėr shkaqe ekonomike nuk pati fatin qė t’a vazhdojė shkollimin dhe iu pėrvesh punėve tė ndryshme pėr t’a ndihmuar familjen. Me fillimin e luftės sė 14 marsit tė 2001-shit, u inkuadrua dhe ishte nė shėrbim tė saj. Bombardimi i Sellcės nga tė gjitha kalibrat e armėve tė rrėnda i datave 20-25 mars tė vitit 2001, ishte fatal pėr Hajredinin ngase mė 21.mars 2001 e goditi njėra nga ato granata e cila ishte e kobshme pėr Hajredinin. Varroset tek varrezat familjare tė fshatit dhe pėr sė dyti tek memorial ii dėshmorėve nė Kluzė tė Sellcės.



3. Servet Shabani, i biri i Nuhiut dhe Shemsijes, lindur mė 25.05.1973 nė fshatin Sellcė tė Tetovės. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje. Nuk pati fatin t’a vazhdojė shkollimin, shkaku i gjendjes sė vėshtirė ekonomike. Ekzistenca e familjes e detyroi tė pranojė ēfarėdo pune qoftė pėr mbajtjen e saj. Fillimi i luftės nė Tetovė pėr Servetin ishte njė sfidė e pashmangshme dhe njė dėshirė e pritur pėr tė qenė pjesė e asaj lufte. Hyri nė luftė me njė ideal tė fuqishėm me shpresė se kishte ardhur koha pėr ditė mė tė mira pėr shqiptarėt. Ra dėshmor nė njė luftė shumė tė pabarabartė mes njėsitit tė vogėl tė UĒK-sė dhe ushtrisė dhe policisė qeveritare tė IRJM-sė tek stanet e Gurit tė Kuq. Varroset mė 12.04.2001 nė varrezat e Tetovės dhe pėr sė dyti nė varrezat e Kluzės – memoriali i dėshmorėve nė fsh. Sellcė tė Tetovės.



4. Fadil Rufati, i biri i Halilit dhe Hazizes, lindur mė 10.mars.1967 nė fshatin Lisec tė Tetovės, ndėrsa mė vonė, sėbashku me familjarėt u shpėrngulėn nė Tetovė ku edhe e kreu shkollėn fillore dhe atė tė mesme, ndėrsa studimet i vazhdoi nė Universitetin e Prishtinės, fakultetin e shkencave natyrore – dega e kimisė. Asokohe ishte vazhdimisht i ndjekur nga UDB-ja dhe ishte i detyruar t’i lėrė studimet dhe tė mėrgonte jashtė. Punoi njė kohė nė Itali dhe me fillimin e luftės nė Kosovė mori pjesė nė luftime nė vendin e quajtur Vri afėr Prizrenit, zona e Pashtrikut, nėn komandėn e Naser Berishės. Me fillimin e luftės sė vitit 2001 Fadili merr pjesė nė luftė nė segmentin luftarak tė Sharrit dhe me datė 25.03.2001, nė njė luftė shumė tė pabarabartė, te stanet e Gurit tė Kuq Fadili bie Dėshmor. Varroset nė Tetovė mė 12.Prill.2001 dhe pėr sė dyti pushon pėrjetėsisht tek memoriali i dėshmorėve nė Tetovė.



5. Zeqirja Tahiri, i biri i Mevaipit dhe i Zarifes, lindur mė 08.01.1971 nė fshatin Vicė tė Tetovės. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje. Ishte i martuar dhe prind i dy fėmijėve. Krismat e para tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare (UĒK), nė Malėsinė e Sharrit, e gjetėn tė gatshėm Zeqirjahin i cili qė nė ditėt e para iu pėrgjigj luftės ēlirimtare tė kombit shqiptar. Ishte ushtar i njesitit luftarak i cili kontrollonte pozicionet strategjike ushtarake, siē janė rajonet e: Vicės, Guri i Kuq, Livadhi i Begut etj. Rra dėshmor nė vendin e quajtur Livadhi i Begut mbi pyllin e quajtur Kabash mes fshatrave Vicė dhe Sellcė. Varroset nė varrezat e Tetovės mė 15.prill.2001 dhe pėr sė dyti, prehet nė varrezat tek memoriali i dėshmorėve nė Kluzė, tė fshatit Sellcė tė Tetovės.



6. Servet Hajredini, i biri i Hisės dhe Maxhides, lindur mė 25.07.1966 nė fshatin Sellcė tė Tetovės. Qė nė moshėn shtatėvjeēare sėbashku me prindėrit shpėrngulen nė qytetin e Tetovės, por, duke i ruajtur tiparret e malsorit. Shkollėn fillore dhe tė mesme i kreu nė Tetovė. Gjendja e vėshtirė ekonomiko – politike (vetėm pėr shqiptarėt) e detyroi Servetin tė bredh nėpėr perandorinė serbo-sllave, tani mė, tė shpėrbėrė, pėr t’a mbajtur familjen… Fillimi i luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare (UĒK) do t’a gjente Servetin nė rradhėt e para tė frontit antisllav. Gjatė luftės ishte i pozicionuar nė vijėn e frontit afėr fshatit Gajre. Rrezistenca e UĒK-sė ishte tejet e fuqishme, pėrkundėr zjarit artilerik dhe me tė gjithė arsenalin tjetėr luftarak qė posedonte armiku. Nė kėtė betejė rra heroikisht malsori Servet Hajredini. Ajo datė ishte 25 marsi i vitit 2001. Serveti varroset nė varrezat e qytetit tė Tetovės, dhe pėr sė dyti prehet tek memoriali dėshmorėve nė Tetovė, mbi teqenė Arabati Baba.



7. Hysni Xhemaili, i biri i Ramizit dhe Minires, lindur mė 12.mars.1984 nė fshatin Verbicė tė Zhegovcit, rrethi i Gjilanit. Rrjedh nga njė familje atdhetare dhe shumė fisnike. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, ndėrsa shkollėn e mesme e vazhdoi nė Lipjan, pa arritur qė t’a pėrfundojė atė. Me krismat e para nė Malet e Sharrit plak mbi Tetovė, Hysniu ishte mes ushtarėve tė parė tė UĒK-sė, duke i lėnė pas shpine bankat e shkollės...
Luftoi heroikisht deri mė 10.qershor.2001, ditė kur u plagos rrėndė nga forcat armike. Menjėherė transportohet pėrmes Sharrit nė spitalin e Prizrenit, por, nuk u rreziston plagėve tė rrėnda dhe aty nė spital ndėrron jetė, po me 10.qershor.2001. U varros me tė gjitha nderimet ushtarake nė varrezat e dėshmorėve nė qytetin e Gjilanit.



8. Rahmetulla Ameti, i biri i Miftarit dhe Salijes, lindur mė 16.maj.1961 nė fshatin Kapaēindoll tė Dėrvenit tė Tetovės. Shkollėn fillore e kreu nė fshatin Grupēin tė Tetovės. Gjendja e vėshtirė ekonomike – politike si pėr tė gjithė shqiptarėt, ashtu edhe pėr Rahmetullahin e detyroi tė bredhė rrugėve tė mėrgimit pėr t’a siguruar kafshatėn e bukės pėr familjen. Rahmetullahu ishte burrė i martuar dhe baba i dy djemve dhe tri vajzave. Ai menjėherė iu pėrgjigj kushtrimit tė lirisė dhe iu bashkangjit UĒK-sė nė frontin e Sharrit, segmenti luftarak mbi fshatin Nepreshten tė Tetovės. Ideali i fortė i Rahmetullahit ishte ēlirimi i trojeve shqiptare nga okupimi sllav. Kjo e shtyri kėtė trim qė tė luftonte dhe qėndronte stoik kundėr armiqve tė pėrbetuar, qė i urrente marėzisht… Rahmetullahi rra dėshmor mė 21 korrik tė vitit 2001 afėr fshatit Nepreshten tė Tetovės. Trupi i tij prehet nė varrezat e fshatit Kapaēindoll tė Tėtovės.



9. Skerdilajd Llagami, i biri i Bardhylit dhe Lumturies, lindur mė 31.tetor.1969 nė qytetin e Tiranės, Republika e Shqipėrisė. Ishte fėmija i parė dhe i vetmi i Bardhylit dhe Lumturies. Shkollėn fillore e kreu nė Tiranė,ndėrsa shkollėn e mesme po aty nė shkollėn “Myslym Keta”. Meqė Skerdi kishte trup tė lidhur mirė dhe me fizik shumė tė lartė, pranohet si efektiv i forcave speciale “Brisku” tė ministrisė sė punėve tė brendshme. Nė mars tė vitit 1999 Skerdi i’u bashkangjit forcave tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės si efektiv i stėrvitur nė forcat e “Briskut” dhe pastaj nė dy luftrat ēlirimtare, me eksperiencėn e tij si luftėtar dhe epror ushtarak…
Duke treguar aftėsitė e tij luftarake, u emėrtua Komandant i bataljonit nė zonėn operative tė Dukagjinit me nofkėn “Shpendi”. Pas mbarimit tė luftės nė Kosovė, Skerdi iu bashkangjit forcave tė UĒPMB-sė qė vepronte nė Luginėn e Preshevės, si epror i lartė ushtarak. Me fillimin e luftės sė vitit 2001 nė IRJM, respektivisht nė Sharrin plak mbi Tetovė, Skerdi nuk i shmanget as kėsaj lufte ēlirimtare dhe jep kontributin e vet professional si kuadėr tė Brigadės 112 “Mujdin Aliu” veproi si komandant i njisisė speciale tė saj, e cila mė vonė u emėrua me emrin e komandantit “Shpendi”, e cila shumė shpejtė u bė e njohur me sulmet e veta…
Komandant Shpendi rra dėshmor mė 29.qershor.2001, duke luftuar heroikisht afėr fshatit Bogovijė tė Tetovės. U varros me nderime tė mėdha ushtarake nė fshatin Sellca e Keēe (mbi Bogovijė) tė Tetovės. Mė vonė, me iniciativė tė Babait tė tij, Bardhylit, eshtrat e luftėtarit dhe komandantit Skerdilajd Llagami prehen nė varrezat e dėshmrėve nė Tiranė.



10. Bedri Halimi, i biri i Dautit dhe Haxheres, lindur mė 20.janar.1974 nė fshatin Nepreshten tė Tetovės, ku mbaroi me sukses tė shkėlqyeshėm shkollėn fillore. Bedriu nė vitin 1993 mbaroi gjimnazin nė Tetovė, dhe u rregjistrua nė universitetin e Tetovės, fakulteti kulturės fizike. Njihet edhe si sportist i dalluar i klubeve futbollistike “Liria” tė fshatit Zherovjan dhe “Dardania” tė fshatit Nepreshten. U martua me studenten Hasie Neziri me origjinė nga fshati Sellcė, me tė cilėn pati jetė tė lumtur bashkėshortore. Fillimi i luftės sė vitit 2001, kėtu nė trojet e lashta shqiptare (fronti i Sharrit), Bedriun e gjeti tė pėrgatitur paraprakisht i frymėzuar nga i ati, Dauti…
Rradhėve tė UĒK-sė iu bashkangjit me njė trimėri tė paparė, sy skifteri, guximtar i patrembur, dhe mbi tė gjitha atdhetar dhe i etur pėr liri e pavarėsi kombėtare. Mė 9.korrik.2001, ushtria dhe policia barbare slave e sulmonte dhe vazhdimisht bombardonte fshatin e Bedriut, Nepreshtenin. Bedriu luftonte si luan dhe shkuar luanit. Por njė plumb i armikut e goditi luanin nė krahėror. Bedriu u plagos shumė rrėndė dhe rra dėshmor. Bedriu u varros me nderime tė larta ushtarake nė varrezat e vendlindjes nė Nepreshten.

11. Shaban Saiti, i biri i Azemit dhe Illankės, lindur mė 28.02.1963 nė fshatin Xhermė tė Tetovės. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje. Ishte fėmija i dymbėdhjetė i Azemit, i cili ishte prind i pesėmbėdhjetė fėmijėve, 7 djem dhe 8 vajza. Urrejtjen ndaj okupatorėve sllavė Shabani e fitoi qė nė vitin 1994 duke u ballafaquar fyt pėr fyt me policinė gjakatare sllave, me rastin e hapjes sė Universitetit tė Tetovės (UT). Ishte i martuar me Ilvije Saitin dhe u bė prind i tre vajzave (e treta lindi pas vdekjes sė tė atit, dhe u pagėzua me emrin Ēlirime).
Me fillimin e luftės sė vitit 2001, kėtu nė Malsinė e Sharrit, Shabani ishte ndėr tė parėt i cili vullnetarisht u rradhit nė formacionet e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare si komandant i njė formacioni ushtarak tė Brigadės 112 “Mujdin Aliu”. Ishte djalė trim dhe kishte aftėsi dhe shkathtėsi luftimi dhe komandimi. Luftoi burrėrisht nė rajonet e fshatrave Pėrshevcė, Sllatinė dhe Tearcė, ku edhe rra dėshmor me datė 23.korrik.2001. U varros me tė gjitha nderimet ushtarake nė varrezat e dėshmorėve tė fshatit Xhepēisht tė Tetovės.



12. Murtezan Etemi, i biri i Merxhanit dhe Bedrijes,lindur mė 29.07.1962 nė fshatin Sllatinė tė Tetovės. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje. Njė kohė punoi nė fabrikėn e tekstilit “Teteks” tė Tetovės si pėrpunues i tekstilit. I rritur nė njė familje me ndjenja tė larta kombėtare. Murtezani i mllefosur nga robėria dhe padrejtėsitė e pushteteve sllave, luftės sė vitit 2001 iu pėrkushtua shumė fuqishėm dhe me seriozitetin mė tė madh. Krismat e para tė pushkės sė lirisė dhe ideali i fortė i Murtezanit pėr ēlirimin e trojeve shqipėtare, ia shtuan shpresėn se erdhi dita e shpėtimit nga rrobėria shekullore. Murtezani nė luftė ishte djalė trim, i shkathėt dhe merte aksione tė guximshme. Me shokėt e luftės ishte korekt, i qetė dhe rrezononte drejtė. Aksionet luftarake kundėr armikut shumė herė ishin tė repta. Me datė 23.Korrik.2001, u zhvillua luftė e rreptė me forcat ushtarako-policore qeveritare, ditė kjo e cila ishte fatale pėr Murtezanin. Ai ra dėshmor nė altarin e lirisė. U varros nė varrezat e fshatit Sllatinė tė Tetovės, me nderime tė larta ushtarake.



13. Selman Nuhiu, i biri i Ismetit dhe Zelhixhes, lindur mė 25.Prill.1965 nė fshatin Poroj tė Tetovės. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, ndėrsa tė mesmen, tė tregtisė, nė Tetovė, ku u dallua si nxėnės i zellshėm dhe shembullor.
Selmani i filloi studiimet por nga pamundėsitė ekonomike, ai u detyrua sėbashku me vėllanė e vet tė emigrojė nė Zvicėr. Selmani – babai i tre fėmijėve, djali i Mulla Ismetit, ndryshe edhe imam i fshatit, ndiqeshte nga sigurimi i shtetit dhe shumė herė ishte marrė nga policia nė tė ashtuquajturat, biseda informative, ku torturohej, fyhej dhe malltretohej psiqikisht dhe fizikisht.
Nė kohėn kur shqipėtarėve u erdhi nė majė tė hundės rrobėria, s’duruan dot. Filloi kryengritja e armatosur sė pari nė Karadak tė Shkupit dhe mė pas u pėrhap edhe nė perėndim (Sharr). Selmani s’duroi dot dhe me shumė shokė tė tjerė, nga mėrgimi erdhėn dhe iu bashkangjitėn UĒK-sė sė lavdishme…
Njėra nga betejat luftarake kundėr armiqve tanė shekullor ishte fatale pėr Selmanin. Me 24.Korrik.2001, Selmani ra dėshmor, pėr me mos vdekur kurrė. U varros nė varrezat e fshatit Poroj me nderime tė larta ushtarake dhe popullore.



14. Nexhmedin Sulejmani, i biri i Hisniqemalit dhe Latifes, lindur mė 8.Gusht.1961 nė fshatin Poroj tė Tetovės. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, por me qė ishte nga njė familje jo e pasur, mungonin kushtet pėr vazhdimin e arsimimit tė mėtutjeshėm. Por rjidhte nga njė familje shumė bujare, fisnike dhe me ndjenja tė larta atdhedashurie.
Edhepse Nexhmedini e urrente emigracionin, i detyruar nga skamja, mori rrugėn e mėrgimit, e vetmja rrugė e mbetur hapur pėr shqipėtarėt e cila ishte e preferuar dhe e organizuar nga armiqtė e shqipėtarėve. Edhe pėrkundėr tėrė kėsaj antipatie ndaj emigracionit tė zi, familja duhej mbrojtur.
Nexhmedini iu bashkua kryengritjes sė armatosur tė shqipėtarėve, aktualisht, tė IRJM-sė qė nga fillimi i saj, por me shpresė pėr ta shporur zgjedhėn nga qafa qė e rrėndonte.
Stacioni i fundit i betejave antisllave i Nexhmedinit ishte Poroi i tij i dashur. Nė kte betejė, Nexhmedini u plagos rrėndė dhe mė 24.Korrik.2001, e dha shpirtin – ndėrroi jetė.
Pushon nė varrezat e fshatit tė tij Poroj tė Tetovės qė e donte shumė/



15. Qemal Thaēi, i biri i Islamit dhe Shehadijes, i lindur mė 15.Prill.1975 nė fshatin Krivenik tė Kaēanikut. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje ku u dallua si nxėnės shembullor dhe me sukses tė shkėlqyeshėm.
Nuk pati fatin tė vazhdojė arsimimin shkaku i gjendjes ekonomiko - politike e cila gjendje mbulon mbi 90% tė popullatės shqipėtare kėtu, nė krahasim me sllavėt ardhacakė… Qemali, pėr tė mbajtur familjen, u mor me punė tė ndryshme fizike.
Mori pjesė nė luftėn e luginės sė Preshevės tė vitit 2000 kundėr hordhive serbo-ēetnike nė kuadėr tė UĒPMB-sė, duke i kryer tė gjitha obligimet ushtarake me guxim dhe diciplinė. Ishte ushtar i brigadės 115. Me fillimin e luftės sė vitit 2001, kėtu nė IRJM, Qemali pa u vonuar pėr asnjė ēast u inkuadrua nė rradhėt e ushtrisė ēlirimtare kombėtare dhe ishte njėri nga luftėtarėt mė tė guximshėm dhe trim i pa shoq. Mori pjesė nė luftime nė rrethinėn e Tetovės, nė kuadėr tė brigadės 112 “Mujdin Aliu”.
Ra dėshmor mė 28.Korrik.2001 dhe u varros nė varrezat e fshatit Nerasht tė Tetovės me tė gjitha nderimet ushtarake.



16. Burim Huseini, i biri i Nijaziut dhe Nurijes, lindur mė 25.Shkurt.1981 nė fshatin Sllatinė tė Tetovės. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje me sukses tė shkėlqyeshėm, ndėrsa shkollėn e mesme bujqėsore e mbaroi nė Tetovė si nxėnės shembullor, gjithashtu me sukses tė shkėlqyeshėm. Nė vitin 1999 vazhdon studimet nė fakultetin filologjik dega gjuhė dhe letėrsi shqipe nė universitetin e Tetovės. Burimi bazėn kombėtare dhe atdhedashurinė e mori nga babai – Nijaziu, njė arsimtar i devotshėm i cili gjithė jetėn ia pėrkushtoi, si fėmijėve tė vet, ashtu edhe nxėnėsve si edukator i tyre, i cili disa herė u pėrjashtua nga puna nė arsim, nga padronėt (udbashėt), pėr ti nėpėrkėmbur autoritetin dhe dinjitetin e tij, sikurse edhe me gjithė arsimtarėt e tjerė me procesim e famshėm tė diferencimeve moralo-politike tė kohės… Burimi, si maturant qė ishte, me atė hovin djaloshar tė tij dhe edukatėn prindėrore me tė cilėn ishte i armatosur, mori pjesė nė ēlirimin e Kosovės; Edhepse disa herė e kthyen nga kampi ushtarak “Bajram Curri” pėr shkak tė moshės sė rre… Me daljen e ushtrisė ēlirimtare kombėtare (UĒK) kėtu nė atdhe, Burimi ishte aty; Nė misionin e shenjtė, nė luftė kundėr gjakatarėve sllavė, rrobėrues tė hapėsirės-tokės shqiptare… Burimi ishte gjithėkund ku dėgjoheshin krismat e ēlirimtarėve. Ra dėshmor mė 31.Korrik.2001, si ushtar i brigadės 112 “Mujdin Aliu”. Burimi varroset nė varrezat e dėshmorėve tė fshatit Sllatinė tė Tetovės.



17. Rahim Beqiri – Rroki, i biri i Jakupit dhe ? lindur mė 1.Janar.1957 nė fshatin Kopernicė, komuna e Dardanės (Kamenicės). Rrjedh nga njė familje bujare dhe shumė patriotike. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje dhe tė mesmen nė Dardanė. U dėshmua si student i shkėlqyeshėm nė fakultetin e Elektronikės dhe fakultetin e gjuhės dhe letėrsisė shqipe nė universitetin e ? ku diplomoi me sukses. Nė vitet e 80-ta tė shek. XX ishte ndėr organizatorėt kryesorė tė demostratave kundėr okupatorėve serbė qė kėrkonin shuarjen e qeinies shqipėtare nė trojet e okupuara shqipėtare. Ishte aktiv edhe nė protestat e mėvonshme tė viteve tė 90-ta… Ka qenė disa herė i burgosur nga gjakatarėt sėrbė ku e torturonin psiko-fizikisht… U detyrua tė emigronte pėrkohėsisht nė gjermani… Rahimi ishte djali mė i vogėl i xha Jakupit, familje e cila njihet si murr i hekurt dhe shumė rrezistuese ndaj armikut serb. Rahimi ishte prind i 4 fėmijėve; 3 djem dhe 1 vajzė, tė cilėt jetojnė me kujtimin pėr babain e tyre trim, dhe tė pathyeshėm. Me fillimin e luftės ēlirimtare nė Kosovė, Rahimi inkuadrohet si epror ushtarak nė zonėn operative tė Marecit ku u dėshmua luftėtar i paepur kundėr okupatorėve serbė. Pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė dhe hyrjes sė forcave tė NATO-s nė Kosovė, Rahimi burgoset nga forcat ruse dhe torturohet fizikisht deri nė alivanosje… Rahimi njihet si organizator i luftės nė zonėn e Preshevės ku vepronte UĒPMB-ja nė vitin 2000 si dhe nė zonėn e Sharrit nė kuadėr tė UĒK-sė sė bashku me komandan Lleshin, Xhavit Hasanin etj. E njihte shumė mirė karakterin, dobėsinė dhe moralin e dobėt tė ushtrive dhe policive serbosllave dhe sllave nė pėrgjithėsi. Rahimi ishte i pėrgatitur edhe kur filloi lufta nė Tanushė… Pas njė kohe u bashkohet vėllezėrve tė tij shqipėtarė qė luftonin nė rajonet e Tetovės, si eprorė ushtarak. Veproi kryesisht nė lagjen Drenoc, periferi e qytetit tė Tetovės, ku u dėshmua si luftėtar – komandant i cili aksionet mė tė rrezikshme i ndėrmerte vetė, duke i kursyer ushtarėt pa eksperiencė. Nė njėrėn nga ato ndėrhyrje luftarake, mes breshėrive tė plumbave dhe granatave me datė 23.Korrik.2001 komandanti Rahim Beqiri – Rroki, plagoset rėndė. Me shpejtėsinė mė tė madhe ndėrmeren masat pėr ta bartur nga Tetova, nėpėrmjet Sharrit pėr Prizren, ku pėrveē shokėve ushtarė, u angazhua, edhe pse mė i vjetėr nė moshė, edhe babai i dėshmorit Mujdin Aliu, nėn flamurin e brigadės 112 ku komandonte dhe luftonte komandant Rroki. Komandant Rahimin nga Prizreni e dėrgojnė nė operacion nė Prishtinė. Por, ai nuk e pėrballon operacionin dhe me datė 1.Gusht.2001, pushon zemra e komandantit…
Me datė 2.Gusht.2001, nė prani tė shumė qytetarėve tė Dardanės, nė varrezat e dėshmorėve; prehen edhe eshtrat e komandant Rahim Beqirit, me nofkėn Komandant Rroki.
18. Fekri Fejzuli, i biri i Merselit dhe Vehides, lindur mė 9.Gusht.1971 nė fshatin Rakovec tė Tetovės. Shkollėn fillore e kreu nė fshatin e lindjes me sukses tė shkėlqyeshėm. Gjendja ekonomike familjare e Fekriut ishte e pavolitshme. Ai pėr mbrojtjen e familjes u desht tė pėrballojė punė tė ndryshme dhe tė rrėnda dhe me djersėn e ballit ta ushqejė dhe ta mbajė familjen 5 anėtarėshe. Fekriun e mundonte rėndė gjendja ekonomiko - politike e shqipėtarėve kėtu nė trojet e veta dhe e ndiente nė shpirt se gjendja ekonomike qė e pėrjetonte nė kurrizin e tij, i vinte pikėrisht, sė pari, nga rrobėria nacionale e pastaj vijnė tė tjerat…
Krismat e para nė Kalanė e Tetovės, Fekriun e trazuan. Atij iu ngjallėn shpresat se mos po vjen liria e shumėpritur. U bashkohet rradhėve tė ushtrisė ēlirimtare kombėtare me datė 17.Korrik.2001 ku dėshmohet si ushtar besnik dhe i devotshėm. Nė luftimet e zhvilluara mes ushtarėve tė lirisė dhe ushtrisė e policisė sllave, Fekriu plagoset rėndė, transferohet nė spitalin ushtarak por nuk i pėrballon plagėt e mara dhe mė 3.Gusht.2001 ndėrron jetė. Varroset nė varrezat e fshatit Rakovec tė Tetovės.



19. Haqim Selmani, i biri i Nazifit dhe Nurijes, lindur mė 4.Prill.1964 nė fshatin Jazhincė tė Tetovės. Shkollėn fillore katėrvjeēare e kreu nė Jazhincė tė Tetovės, ndėrsa 4 klasėt e dyta dhe tė fundit, nė fshatin Glloboēicė tė Ferizait. Shkollėn e mesme e kreu nė Tetovė.
Tėrė jetėn punoi punė tė ēfarėdollojshme, pėr tė mbajtur familjen 5 anėtarėshe e cila vareshte vetėm prej punės sė krahėve tė tij. Haqimi e dinte mirė se kjo varfėri, rrėnjėt i ka parasėgjithash tek robėria nacionale qė ka ardhur nga okupatorėt sllavė, dhe se deri nė pėrmbysjen e tyre, kėshtu do tė vuajė populli shqipėtar... Nė Mars tė vitit 2001 Haqimit iu ngjallėn shpresat. Por, edhe gjykoi se pa luftuar nuk flaket rrobėria pėr tė ardhur liria. Prandaj, duhet rrokur pushka dhe duhet luftuar armikun shekullor sllav.
Qė nė fillim tė luftimeve nė frontin e Sharrit, Haqimi iu drejtua shtabit suprem tė luftės sė UĒK-sė dhe u pranua si efektiv ndėr ushtarėt e lirisė, tė brigadės 112 “Mujdin Aliu”. Nė njėrėn nga betejat e kėsaj brigade, nė njė detyrė tė caktuar nga komandanti i tij, Haqimi ra dėshmor. Nė pamundėsi tė varroset nė vendlindje, ai varroset nė varrezat e Kaēanikut me nderime ushtarake.



20. Refik Ilazi, i biri i Jusufit dhe Huzeimes, lindur mė 23.Janar.1978 nė fshatin Kalishtė tė Gostivarit. Shkollėn fillore e kreu nė fshatin Kalishtė, por shkaku i varfėrisė, Refikut nuk iu dha mundėsia pėr arsimimin e mėtutjeshėm. Jusuf dhe Huzeine Ilazi kishin 10 fėmijė, 8 djem dhe 2 vajza ku jetonin mizorisht, ku mezi sigurohej kafshata e thatė e bukės... Duke mos e pėrballuar kėtė jetesė mizore, Refiku sėbashku me ca nga vėllezėrit e tij shumė herė trokitėn nė dyert e kompetentėve, me shpresėn se do t’iu ndihmojė kush, por jo pėr lėmoshė, por pėr punė qė ta fitojnė bukėn me mundin dhe krahėt e tyre. Ata ktheheshin tė zhgėnjyer, ngase nuk pėrfilleshin dhe nuk ua shiqonte hallin askush... Lufta ishte e mirėseardhur. Krismat e para tė luftės sė ushtrisė ēlirimtare kombėtare, Refikun e gjetėn nė rradhėt e saj, nė fshatin Llomnicė tė Gostivarit. Refiku mori pjesė nėpėr shumė beteja. Por, njėra nga ata ishte fatale pėr ushtarin trim nga Kalishti. Ai ra dėshmor si ushtar i brigadės 112 “Mujdin Aliu” me datė 7.Gusht.2001 nė fshatin Llomnicė. U varros me nderime ushtarake nė fshatin e lindjes – Kalishtė tė Gostivarit.



21. Ismail Mehmeti, i biri i Nuhiut (Aliut) dhe Ajshes, lindur nė Drenoc tė Tetovės mė 27.06.1982. Shkollėn fillore e kreu nė shkollėn “Migjieni” nė Tetovė, edhe tė mesmen (shkollėn teknike) e kreu nė Tetovė. Nuhi Mehmeti ka 3 vajza dhe kishte njė djalė tė vetėm. Pas mbarimit tė shkollės sė mesme, Ismaili hap njė lokal nė qytetin e Tetovės (internet-kafe), pėr sigurimin ekonomik tė familjes. Me fillimin e luftės, nė Mars tė vitit 2001 nė Tetovė dhe rrethinė, Ismaili ndėrpret punėn me internet-kafenė, si i vetmi burim egzistence qė e kishte kjo familje, dhe i bashkohet ushtrisė ēlirimtare kombėtare, e cila lindi nga gjiri i popullit tė shumė vuajtur shqipėtar.
Ismaili u reshtua nė njė luftė tė drejtė, me njė ideal tė fortė kombėtar. Ai ra dėshmor dhe u bė pjesė e historisė sė re shqipėtare, tė shkruar edhe me gjakun e tij. Gjatė gjithė kohės sė luftimeve tregoi trimėri, guxim, dhe heroizėm tė pashembullt nė fushėbeteja. U plagos rėndė dhe mė 17.Gusht.2001, ndėrroi jetė nė spitalin ushtarak nė fshatin Poroj tė Tetovės. U varros nė varrezat e fshatit Xhepēisht tė Tetovės.



22. Xhemil Abdurahmani, i biri i Hisenit dhe Halimes, lindur mė 29.Prill.1980 nė fshatin Shipkovicė tė Tetovės. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, ndėrsa tė mesmen nė Tetovė. Vazhdoi fakultetin e shkencave matematiko-natyrore nė Universitetin e Tetovės. Xhemili vjen nga njė familje me tė ardhura tė pakta ekonomike, por shumė bujare dhe me vyrtyte atdhedashurie dhe me moral tė fortė nė pėrgjithėsi. Xhemilin vazhdimisht e ndiqte brengosja pėr universitetin e Tetovės dhe mospranimin e tij nga pushtetėmbajtėsit sllavė, tė cilėt shumė janė tė angazhuar duke u preokupuar pėr ta penguar arsimimin e popullit shqipėtar nga i cili e shohin dhe rezikun e tyre... Me fillimin e luftimeve tė UĒK-sė sė lavdishme Xhemili ndjeu se kishte ardhur koha ti jepet fund shtypjes sė shqipėtarėve... Karvanit tė lirisė iu bashkua me 15.Maj.2001 nė fshatin Brodec tė Tetovės.
Mė 9.Korrik.2001, nė verilindje tė fshatit Gajre plagoset rrėndė nė kokė. Tė kota ishin pėrpjekjet e mjekėve pėr ta mbajtur nė jetė. U dėrgua deri edhe nė Stamboll (Turqi), gjoja mos po shpėton. Por mė kot. Xhemili mė 19.Nėntor.2001 ndėrroi jetė dhe u rradhit ndėr dėshmorėt e tjerė qė dhanė mė tė shtrėnjtėn – jetėn e tyre pėr liri... Nga Turqia kthehet trupi i pajetė i Xhemilit dhe varroset nė fshatin e tij tė dashur Shipkovicė, ku edhe i ngrihet lapidar.



23. Dashmir Mustafa, i biri i Dautit dhe Firkijes, lindur mė 2.Dhjetor.1968 nė fshatin Poroj tė Tetovės. Shkollėn fillore e kreu nė fshatin Poroj. Ishte i martuar dhe baba i dy djemve tė cilėt rriten jetimė por krenarė qė patėn njė baba qė e deshti popullin dhe tokėn qė na e lanė tė parėt dhe rroki pushkėn pėr me i dalė zot kėsaj toke tė shenjtė shqipėtare. Dashmiri nuk u hamend pėr asnjė ēast, por pa u hamendur iu bashkua arradhave tė luftės ēlirimtare e cila plasi me 14.Mars.2001 kėtu nė Tetovė. Dashmiri ishte njėri ndėr ata qė ndėrtuan themelet e kalasė sė qėndresės shqipėtare. Ai i kryente detyrat me pėrgjegjėsinė mė tė madhe, duke treguar qėndrim tė paluhatshėm dhe dinjitoz nė momentet e sulmeve armike. Atij nuk iu trembte syri dhe dinte ta gjuante, ta vriste ose ta zbrapte armikun. Lufta mbaroi dhe Dashmiri iu kthye familjes dhe jetės sė zakonshme. Aq sa kam tė dhėna unė, si autor i kėsaj vepre, Dashmir Mustafai u vra me datė 25.Mars.2002, afėr selisė sė “Bashkimit Demokratik Pėr Integrim”. Motivi i vrasjes pėr mua ėshtė enigmatik dhe plotėsisht i panjohur..

Te gjithe keta deshmore benin pjese ne brigaden 112 "Mujdin Aliu". Prandaj vlen te tregohen edhe disa fjale per deshmorin Mujdin Aliu:


Mujdin Aliu, djali i vetėm i Qerimit, u lind mė 15.janar.1974 nė fshatin Poroj tė Tetovės, ku kreu shkollėn fillore. Nga pamundėsia pėr tė vazhduar shkollimin e mėtutjeshėm, e ushtroi profesionin e elektriēistit. Nė shtator tė vitit 1998, Mujdini i bashkohet Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK) nė zonėn operative tė Koshares ku luftonte brigada 138 “Agim Ramadani”, ushtar i sė cilės u caktua edhe luftėtari i ri nga Tetova, Mujdin Aliu. Mujdini mori pjesė nė betejėn legjendare tė Koshares, kundėr ushtrisė fashiste serbe, duke treguar trimėri dhe heroizėm tė veēantė. Nė luftime dhe kacafytje me hordhitė armike serbe, mė 14.prill.1999, Mujdini bie dėshmor nė fushėn e nderit, shkoi nė pėrjetėsi pėr tė mos vdekur kurrė.
Varroset pėr se dyti me nderime tė larta nė varrezat e fshatit Poroj tė Tetovės, ku i ėshtė ngritur lapidar…


Keto Informacione Jane Marre Nga Libri - "Llaca Neper Shekuj" I Autorit Qazim Kurtishi-Arnori










Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi