STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NĖSE PYETNI

Shko poshtė

NĖSE PYETNI Empty NĖSE PYETNI

Mesazh  shaban cakolli Mon Dec 21, 2009 9:21 pm

NĖSE MĖ PYETNI

Nėse m’ pyetni – ku punoj?

Pa pėrgjigje nuk ju la !

Por, as vet nuk e kuptoj –

Pėr mua punė askund nuk ka ?!

Refren:

As i gjallė, as i vdekur,

As i zgjuar, as i fjetur !

N’ luftė me jetė duke u pėrpjekur,

Zemėrgurė dhe i paepur !

Nėse m’ pyetni - ku jetoj?

Do t’ ua jap pėrgjigjen hak !

Jeta ime mė kaloj -

Gjithmonė n’ burgun shtėpiak !

Nėse pyetni - ku i kam shokėt?

Ju pėrgjigjem pa ves – vese !

Tė gjithė shokėt nė kėtė botė

M’ paskan dashtė pėr interese !

Nėse pyetni - ku i kam fėmijėt?

Do t’ pėrgjigjem me siklet !

Me shumė halle e mundime,

Fėmijėt i rrita pėr kurbet !

Nėse pyetni - ku i kam nxėnėsit

Qė m’ kanė dashtė si prind tė dytė?

M’ ndau prej tyre mbesa e mishngrėnėsit ,

Pėr gjithmonė mi verbėroi sytė !

Nėse pyetni - ku e kam ditarin

Qė e kam pas si shenjtėri ?

Pse s’punova pėr tradhtarin –

Ma rrėmbyen me dinakėri !

Nėse pyetni - ku e lash kėngėn

Qė pėr mua ishte jeta?

Korbazitė nė fyt ma ndalen

Se kjo ishte e vėrteta !

Gjilan, mė 20.12.2009. Demir KRASNIQI

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi