STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TAKIM LETRAR NĖ WUPERTAL

Shko poshtė

TAKIM LETRAR NĖ WUPERTAL Empty TAKIM LETRAR NĖ WUPERTAL

Mesazh  shaban cakolli Fri Oct 09, 2009 8:24 pm

Pal Sokoli



HARMONIA E SHPIRTIT GJETI SHTIGJET E DRITES QE SI ZAMBAK

LIGJĖRUAN PĖR THEMELET E JETĖS SHQIPTAR GJATĖ PROMOVIMIT TĖ KATĖR LIBRAVE TĖ RINJ NĖ WUPPERTAL

Wuppertal-04.10.2009

Nė sallėn e klubit shqiptar nė Wuppertal ishin tubuar krijues dhe artdashės nga shumė qytete tė shtetit gjerman dhe nga shtete fqinje, Holanda dhe Belgjika. Tė pranishėm ishin edhe pėrfaqėsues tė medieve tė ndryshme ndėr tė tjerė edhe tė televizionit tė RTK-sė.

Tubimin e shpalli tė hapur autori i kėtyre rreshtave (P. Sokoli)duke i pėrshėndetur tė gjithė tė pranishmit dhe sidomos pėrzemėrsisht pėrshėndeti autorėt e librave tė rinj, pastaj posaēėrisht pėrshėndeti miqtė artdashės tė cilėt kishin ardhur nga larg enkas pėr kėtė takim.

“Jam shumė i kėnaqur qe krijuesit tanė po ruajnė, po kultivojnė dhe po lejnė gjurmė tė artit dhe letėrsisė shqipe tė brezat e rinj kėtu nė mėrgatė”. Duke ju uruar mirėseardhje te pranishmėve dhe duke ju uruar suksese autorėve tė rinj fjalėn e mori udhėheqėsi i kėtij takimi z. Liman Zogaj. Liman Zogaj ftoi nė skenė te katėr autorėt e librave tė rinj dhe duke ju dėshiruar suksese tė reja, ftoj edhe referuesit e tyre.

Pėr librin “Themelet e jetės” tė poetit dhe kryetarit tė Lidhjes sė shkrimtarėve shqiptar nė gjermani, njėrit ndėr themeluesit e “Radio Kosova e lirė” dhe ish ushtarit tė bjeshkėve tė Berishės z. Martin Ēunit, foli z. Vehbi Musa.

“Te ky libėr shoh z. Martin Ēuni dhe librin e tij “Themelet e jetės”,shoh pra Martin Ēunin i cili ballafaqohet me botėn e tij nė njėrėn anė dhe me botėn e njė regjimi aktual nė anėn tjetėr”.tha z. Vehbi Musa. Tentativat e shkrimtarėve qe tė dalin nga mediokriteti dhe tė ngrit zėrin kundėr padrejtėsive pėrfundojnė nė katrahurė me pushtetin nė fuqi. Libri i Martin Ēunit “Themelet e jetės”ėshtė edhe njė pjesė e jetės se pėrjetuar nga vet autori. Autori na i sjellė si tablo tė gjitha kėto pėrjetime tė cilat janė nė korrelacion me strukturat shtetėrore tė atėhershme dhe krajatave qoftė familjare, qoftė individuale. Vehbi Musa lexoj dhe komentoj disa fragmente nga ky libėr.

Pėr Librin “Zambaku i Gjakovės” tė znj. Sabahate Byci, referoi znj. Sevėme Fetiqi- Preteni gjithashtu poete dhe anėtare e Lidhjes se shkrimtarėve shqiptar nė Gjermani. Ajo foli pėr aktivitetin e pėrbashkėt me znj. Sabahate Byci qe nga vitet e tetėdhjeta nė Kosovė e qe nga viti 1992 nė Gjermani. Sabahate Byci qe nga vitet e tetėdhjeta ishte e pranishme nėpėr revistat tona letrare e tani na vjen me librin e saj tė parė,me nje Zambak poezishė tha z. Sevėme Fetiqi- Preteni dhe lexoj njė pjesė te parathėnies se kėtij libri tė shkruar nga redaktori Besim R Cengu; .” Poezia e Sabahate Bycit ka njė tematikė dhe njė trajtim tė atij lloji qė e bėn vargun tė veēantė, teknikisht tė njė natyre tjetėr, krejt tjetėr, krahasuar me prodhimet e sotme poetike nė vendin tonė. Ajo nuk pretendon shumė tė shprehet pėrmes vargut, se sa pėrmes ndjenjės, pėrmes fjalės sė pėrmallshme qė ngjit e lė gjurmė, tė bėn tė mendosh. Kjo ka bėrė qė poezia e kėtij vėllimi ėshtė lehtėsisht e kuptueshme, nuk ka ndėrlikime tė vargut e rėndesė tė fjalės”. Dhe me tutje” Krijimet poetike tė kėtij vėllimi janė fryt i njė zemre shqiptare qė pulson shqip, emocionohet shqip, dashuron e urren shqip, janė ide qė dalin nga njė mendje qė mendon shqip, gjykon e analizon shqip, por edhe qė mundohet t’u jepet tė tjerėve nėpėrmjet njė poezie duke thirrur nė ndihmė fjalėn krenare, tė bukur e kumbuese shqipe.” .Me nė fund referuesja e pėruroj autoren Sabahate Byci pėr librin duke i uruar suksese te tjera.

Pėr librin e Liman Zogajt”Shtigjet e dritės” referoi z.Qamil Faniqi i cili kishte ardhur nga Roterdami-Holandė posaēėrisht pėr kėtė takim. Q. Faniqi pėrkujtoi edhe rėndėsinė letrare tė librit te parė tė z. Liman Zogaj “Kosovė nuk ta mora diellin” dhe duke u ndalur tanimė ne librin qe kemi nė duar”Shtigjet e Dritės”,” Liria tė bėnė udhėtar kėrkimi , shpesh dukesh si njė barkė nė oqean rrahur valėsh drejtė brigjeve pas ėndrrave e apo si shtegtar nėpėr hapėsirė i rrethuar nga shumė ngjarje tė cilat i bėhen ligjėrim poetik edhe pėr kundėr sakrificės duke mos heq dorė nga realiteti. Pra, ndonėse i dėrmuar herė herė, ai jeton me shpresėn sė e ardhmja po vjen dhe veē ka trokitur ėndrrės sė tij.

Liman Zogajn nė poezinė e tij jo rrallė e gjejmė tė ndeshur edhe me ēaste dramatike dhe sikur bėn thirrje ti bashkohemi brengave tė tij qė sa mė shpejtė ta ndezim dritėn e lirisė. Pra ai bėnė rrugė shekujve, mbi monumentet e historisė sė lavdishme tė kombit ndaj edhe s’mund tė mos bėhemi bashkudhėtar nė vargun e tij poetik“tha z.Qamil Faniqi duke lexuar edhe disa strofa poezish qe i kishin lėnė mbresa tė veēanta. z. Faniqi foli pėr brendinė e librit,konstruktit te tij si dhe tematika me shumė sfidat e jetės tė cilave poeti ju qėndron vertikalisht.

“Liman Zogajt mund tė nxirret konkludim sė nė letrat shqipe po bėhen gjurma tė cilat koha do ti vulos nė historikun e vetė letrar, nė kulturėn tonė kombėtare”.(Q. Faniqi).

Pastaj pėr librin e autorit Avni Bellaina” Harmonia e shpirtit” referoi poeti ,Shaban Cakolli. Libri i z, Bellaina ėshtė me tematikė te re nė literaturėn tonė,me tematik nga mendimi pozitiv, qe trajton ēėshtje ontologjike tė njerėzimit, ku njeriu ėshtė si qenia me e vetėdijshme e universit, njeriu ėshtė kompjuteri mė i mirė nė botė, thotė autori . Autori pėrpiqet tė na dėshmon se mendimi pozitiv ėshtė rruga me e mire qe njeriu ta zbuloi vetveten,e pastaj tė zgjidh drejt problemet e jetės.

Z. Liman Zogaj ju dha fjalėn autorėve qe tė prezantohen dhe tė lexojnė apo flasin diēka nga veprimtaria e tyre. Martin Ēuni u ndal shkurtimisht tė gjuha shqipe dhe pėrkushtimi i ynė pėr te, e sidomos kur kemi mundėsi ta pėrdorim gjuhėn tonė shqipe mos tė pėrdorim gjuhė tjetėr.

Pastaj Liman Zogaj lexoj poezi nga veprimtaria e tij, ndėrsa Avni Bellaina tha se me kėtė libėr po dėshmoj se shqiptarėt nuk janė vetėm luftėtar te mirė por edhe si njerėz qe njohin dashurinė shumė mirė. Sabahate Byci lexoj dy poezi nga libri i botuar te cilat siē tha ajo “dalin nga zemra”.Poezi nga libri “Pėrkushtime” e H. Haxhosaj kushtuar Din Mehmetit me rastin e 80-vjetorit te tij lexuan Dibran Demaku dhe Pal Sokoli. Ne fund tė takimit Kryesia e Lidhjes se shkrimtarėve nė Gjermani ju bashkua reagimit tė akademive tona shqiptare rreth Enciklopedisė sė Maqedonisė duke e quajtur provokim zyrtar tė shtetit maqedon.

Lidhja e shkrimtarėve,artistėve dhe krijuesve shqiptar,nė Gjermani gjerė me tani ka promovuar mbi pesėdhjetė libra tė autorėve tanė nė mėrgim nė ketė shtet, ka motivuar dhe po motivon autor te rinj nga mėrgata tė shkruajnė dhe tė botojnė vepra tė reja, siē ishte rasti me disa nga autoret e kėtij takimi. Veprimtarin do ta vazhdoj edhe mė tutje kemi nė program promovimin e tre librave tjerė, dy tė poetit Dibran Demaku dhe njė tė politikologės, mr. Kreshnike Mehmetaj „Kosovos Weg in die Unabhėngigkeit“(Rruga e Kosovės kah pavarėsia), deri ka fundi i kėtij viti.

“Sa lutėsh pėr dritė, mė mirė ndez njė qiri” thoshte Nėna ynė e madhe;nėna Terezė, kėshtu qe edhe nė sado pak aktivitete qe po bėjmė nė mėrgatė gjermane po lejmė gjurmė tė artit dhe letėrsisė shqipe.

Autorėve ju urojmė suksese tė reja

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi