STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TRENDĖT E TRADITĖS SONĖ KULTURORE FETARE DHE KOMBĖTARE

Shko poshtė

TRENDĖT E TRADITĖS SONĖ KULTURORE FETARE DHE KOMBĖTARE Empty TRENDĖT E TRADITĖS SONĖ KULTURORE FETARE DHE KOMBĖTARE

Mesazh  shaban cakolli Mon Aug 17, 2009 4:06 pm

Trendėt e traditės sonė kulturore fetare dhe kombėtare :

SYNETITĖ ME UNIFORMA TĖ SULLTAN PELMEZIT

Se si po i helmojmė fėmijėt tanė , qė nga zhveshja e pelenave e deri nė vdekje , duke ua mbjellė nė gjak dashurinė ndaj kulturave dhe traditave tė huaja fetare , kėtė mė sė miri e dėshmojnė ceremonitė fetare tė cilat organizohen nė rastet e synetive tė fėmijėve tanė meshkuj !

Dasmat dhe ceremonitė tė cilat zhvillohen e eksponohen para publikut tė gjerė me rastin e kėtyre synetive , janė shumė tė ēuditshme dhe ato pėrveē qė kushtojnė me ēmime marramendėse , prapa skenarėve tė tyre fshihet njė propagandė shumė e rrezikshme pėr botėn e tė rinjve , veēanėrisht fėmijėve tanė, tė cilėve qė nga hapėrimet e para nė kėtė botė, iu mbillet dashuria dhe lakmia ndaj vlerave dhe traditave tė huaja kulturore !

Pėrveē shpenzimeve marramendėse rreth organizimit tė dasmave tė synetive tek ne, duke filluar nga thirrjet e njė numri tė madh mysafirėsh , sigurimi dhe pagesat e xharrahėve , sigurimit tė hoteleve, apo restoranteve , sigurimit tė grupeve muzikore artistike (madje edhe nga dy-tri palė sish), ushqimi, pijet, ėmbėlsirat, lukset, dekoret... rėndėsia mė e madhe propaganduese publike , pa dyshim se i kushtohet fėmijės – djalit, i cili do tė bėhet synet !

Rėndėsia mė e madhe rreth pėrgatitjes sė dasmės sė synetisė, i kushtohet sigurimit tė uniformės sė djalit, uniformė kjo qė fund e krye ėshtė e dizajnuar me elemente orientale e qė ėshtė imitim i uniformave ushtarake tė sulltanėve dhe pashallarėve osmanlinj ?! Kėto uniforma qė nga kėpucėt e deri tek kapela, janė tė stolisura me simbole tė gjeneralėve tė ushtrive turke dhe me mbishkrime nė gjuhėn arabe :”Mashallah” dhe “Bismilah”!

Pėr t’ ua siguruar kėto uniforma sulltanėsh, fėmijėve tė vet, me rastin e synetive tė tyre, po qe se nuk do tė gjenden nė tregun kosovarė, shumė kush do t’ ia mėsyjė edhe Turqisė, pėr blerjen dhe sigurimin e tyre me kohė ! Jo rrallė, nė kombinim me kėto uniforma do tė vijnė edhe shpatat e stilit tė Sulltan Muratit !

Pėr ta reklamuar dhe propaganduar kėtė lloj synetie dhe djalin e veshur nė kėtė uniformė si gjeneral, tė cilin vėshtirė se do ta njohin moshatarėt e tij, angazhohen veturat mė luksoze tė zbuluara , ose edhe ēeze kuajsh, me tė cilat do tė zhvillojnė defile nėpėr tė gjitha rrugėt dhe sheshet e qytetit, me qėllim qė moshatarėt e tij, tė cilėt ende nuk e kanė kryer synetllėkun, t’ i lakmojnė atij dhe tė bėjnė trysni tek prindėrit e tyre, qė t’ i bėjnė synet edhe ata sa mė shpejt qė ėshtė e mundur, nga se i nxitė lakmia pėr uniforma gjeneralėsh dhe dhurata parash tė cilat zakonisht ua dhurojnė mysafirėt dasmorė me rastin e synetisė, duke ia mbushur kapuēin me tė holla !

Profesioni im dhe pėrvoja mė se 40 vjeēare, mė ka mundėsuar qė tė jem pjesėmarrės i drejtpėrdrejtė i kėtyre dasmave nėpėr shumė qendra, vendbanime e krahina tė ndryshme shqiptare, ku kam pa dhe mėsuar shumėēka nga traditat dhe ceremonitė e kėtij lloji! Fatkeqėsisht , kurrė nuk mė ka ndodhur qė nė dasmat e synetive dhe nė veshjet solemne tė fėmijėve tė cilėt bėhen synet, ta shoh as mė tė voglin simbol kombėtar shqiptar, si qė ėshtė flamuri kombėtarė, kostumet kombėtare dhe plisi i bardhė?!

Kėsaj dukurie tė shėmtuar , e cila nuk ka tė bėjė aspak me traditat dhe kulturėn kombėtare shqiptare, po ia shtoj edhe ca vargje tė marra nga njė parodi e imja nė formė tė kėngėve tė konagjegjit , e cila i kushtohet kėsaj problematike:

Kajė moj ēikė , kajė e kup ,

Po t’ ēojnė nuse ndėr magjup !

S’ janė magjup, po janė mefterė –

Krejt qytetin e ēojnė n’ poterė !

Kush ta bajnė ndo ‘i djalė synet –

Burrin tand vjen e ta thėrret ,

N’ kamiona e n’ traktora ,

Bien tupani e ngrihet hora !

Se kur t’ bien n’ tupan guxhumi –

Krejt qyteti ēohen prej gjumi !

Po bien t’ vjetrit “Shahadet” –

A u ba luftė , a u ba tėrmet ?!

-Nuk asht luftė, nuk asht tėrmet ,

Po e kanė ba nji djalė synet !

E kish nana , djalė hasret ,

Para tij, i kish pas edhe tetė !

Ky synet asht krejt “normal” –

Vishet djali , si “gjeneral”,

N’ ballė i shkruen “Mashallah”,

Poshtė i shkruen “Bismilah”!

...............................................


Pjesėmarrja nė “Qelime” me tri palė kapela ?!

Mė rastisi sivjet, qė tė mė ftojnė pėr tė marrė pjesė nė njė “Qelime” e cila i kushtohej njė tė vdekuri . Kėsaj thirrje iu pėrgjigja pozitivisht, nga dėshira pėr t’ia bėrė nderimet e fundit personit tė vdekur , edhe pse unė absolutisht nuk jam ithtarė e kėtyre ceremonive !

Shkova nė vendin dhe nė orėn e caktuar sipas ftesės, por qė nė hyrje tė lokalit ku ishte caktuar mbajtja e kėsaj “Qelimje”, u zhgėnjeva aq shumė sa edhe u pendova pėrse shkova?!

Po sa hyra brenda atij lokali, i pėrshėndeta tė gjithė nė gjuhėn shqipe:”Mirė dita dhe mirė se ju gjejė!” Por, asnjėri prej tyre , nuk ma ktheu pėrshėndetjen nė gjuhėn shqipe! Tė gjithė tė pranishmit mu vėrsulėn si njė kor i zhabave , duke mėrmėritur: “Merhaba!”...

Ēka me pa nė atė dhomė tė vogėl, qė nuk ishte mė e madhe se sa 8 me 4 metra, ishin grumbulluar mė se 80, apo 100 njerėz, tė rrastuar njėri pranė tjetrit, sa nuk mund t’ iu gjenin vend as kėmbėve tė veta mbi tė cilat ishin kėrrusur ! Ishte vapė e madhe. Frymėmarrja sa vinte e bėhej mė e rėndė dhe mė e ngulfatur ! Kishte shumė njerėz tė moshuar e tė sėmurė, nga goja e tė cilėve kundėrmonin lloj – lloj erėrash . Kundėrmonin edhe erėrat e kėmbėve tė cilat u ishin djersitur nga vapa e madhe dhe ngushtėsia e dhomės!...

Po sa e sodita mirė dhomėn dhe pjesėmarrėsit e “Qelimes” , mė ra nė sy diēka edhe mė e ēuditshme, nga e cila u ndjeva shumė keq nė mesin e tyre !

Pashė se nė atė mes tė mysafirėve, i vetmi isha unė qė nuk kisha kapele mbi kokė?!

Tė gjithė pjesėmarrėsit mė shikonin me ironi, si tė isha unė ndonjė ujk nė mes delesh ?!

Ajo qė mė habiti mė sė shumti nė kėtė “Qelime”, pėrveē asaj qė pashė se tė gjithė pjesėmarrėsit i kishin kokat e mbuluara me kapela, ishte njė fenomen tjetėr qė unė nuk e kisha pa mė herėt nėpėr tubimet e ngjashme ! Mbi kokat e mysafirėve tė pranishėm, reflektonin tri palė kapela dhe ato:

o Nė krye tė vendit reflektonin kapelat kuq e bardh tė njė grupi hoxhallarėsh .
o Pranė tyre, reflektonin kapelat me ngjyrė tė verdhė tė cilat i kishin vu njė numėr i madh i hanxhinjve, dhe
o Pjesa tjetėr e mysafirėve qė nuk kishin tituj fetarė , i kishin vu mbi kokė disa tėrleme tė bardha, me shumė vrima dhe qėndisje me gjilpėra !

Askush prej tyre nuk e kishte sė paku njė plis tė bardhė shqiptar mbi kokė ?!

Aty, mungonin vetėm hiramet e bardha tė pėlhurės sė arabėve !

Deri sa kori i burrave e kėndoi 72.000 herė refrenin:”La ilahe ilallah”, unė i bėja pyetje vetit:”A thua jam nė Kosovė, apo nė Mekė e Medinė?!”

Propaganda e tillė , pėrmes kapelave arabe, ua shton bindjen tė rinjve se “po nuk e pate kapelėn arabe mbi kokė, do tė llogaritėsh si njeri i pa fe dhe i pa dėshiruar nė rrethet e ceremonive tė kėtilla”!

Koncertet, festivalet dhe manifestimet kulturore – nėpėr sheshe, livadhe, fusha e male?!...

Derisa nė vitet mė tė vėshtira , kur ne nuk kishim as liritė elementare si njė popull, apo si njė komb , pėr ta jetuar jetėn tė lirė dhe tė lumtur, pėr t’i kultivuar vlerat e kulturės sonė tradicionale kombėtare , megjithatė gjendeshin forma tė ndryshme dhe nuk lejohej me asnjė kusht qė tė shuhet kultura dhe tradita jonė e lashtė dhe e begatshme kombėtare .

Nuk janė tė largėta vitet dhe kohėt kur nė qytetet dhe qendrat tona urbane , po qe se organizohej ndonjė koncert, festival apo manifestim kulturor , asnjėherė nuk shtrohej pyetja se a do tė shkohet nė ato programe, por lufta mė e madhe ishte rreth sigurimit tė vendeve dhe buletave, pa u diskutuar kurrė as ēmimi i buletave !

Nė programet e tilla muzikore, qofshin ato grupe muzikore, ansamble, apo festivale, ēmohej lartė kėnga e mirėfilltė tradicionale shqipe, ēmoheshin artistėt e kėngės popullore, ēmoheshin orkestrat, ēmohej kėnga atdhetare kombėtare dhe gjithė ai bagazh qė kishte tė bėnte me organizimin dhe kultivimin e vlerave kombėtare.

Programet e tilla kulturore : koncertet, festivalet dhe manifestimet e ndryshme muzikore , organizoheshin ekskluzivisht nėpėr sallat e ndryshme koncertale, shtėpi tė kulturės, salla tė teatrove etj. tė cilat ishin tė administruara dhe mbikėqyrura rreptėsishtė nga organet e qeverisė pushtet-mbajtėse !

Nėn ato kushte dhe rrethana tė hekurta, kėndohej e vallėzohej shqip dhe kombėtarisht, duke mos i lėnė anash asnjėherė luftėtarėt, trimat, dėshmorėt dhe heronjtė e kombit !

Ėndrra mė e madhe e ēdo shqiptari, nė atė kohė, ishte se a do tė vijė ndonjėherė dita, kur ne do t’ i kemi nė duart tona institucionet kulturore, shtėpitė e kulturės, sallat koncertale, hallat sportive...dhe a do tė vjen ndonjėherė dita, kur ne do tė kėndojmė kėngė pa censurė duke marrė frymė shqip lirisht , pa dhunė e pa ndėshkime?!

Pas derdhjes sė gjakut tė bijve dhe bijave mė tė mira tė Atdheut, kjo ėndėrr u bė zhgjėndėrr dhe liria e shumėpritur erdhi edhe pėr ne !

Por ēka po ndodhė tash me kulturėn tonė?

Kėngėt patriotike u harruan. Entuziazmi dhe amatorizmi kulturor gati se u shuan, nga se ato nuk gėzojnė kurrfarė pėrkrahjesh as morale, as materiale e as institucionale. Kėngėt tradicionale kombėtare censurohen nga kanale tė fshehura tė nėntokės .

Mbi vlerat e mirėfillta mbisundojnė antivlerat.

Sallat e koncerteve, festivaleve dhe manifestimeve tė ndryshme kulturore, sot bėjnė gjumė tė rehatshėm dhe mrizojnė nė heshtje, nga se mė atyre askush nuk ua prishė qetėsinė! Nė kėto salla, sot, le tė vjen kushdo qoftė prej artistėve, kėngėtarėve, grupeve, ansambleve, festivaleve, manifestimeve tė ndryshme kulturore, ėshtė krejtėsisht e kotė, nga se nė to, mė askush nuk do tė shkojė pėr t’ i pėrcjellė programet edhe po qe se hyrja nė salla do tė ishte gratis (pa pagesė)!

Pra, publikun e kemi humbur nė tėrėsi dhe interesimi i tij pėr shfaqjet muzikore artistike ka rėnė nė zero . Pse dhe si e kemi humbur publikun deri nė kėtė shkallė, ka shumė e shumė arsye dhe indikatorė .

Organizatorėt e programeve tė ndryshme muzikore, duke filluar nga koncertet, manifestimet e ndryshme kulturore, festivalet, duke e pa se publiku ynė, mė nuk do tė shkojė nėpėr salla pėr tė ndjekur aktivitetet e tyre, madje pėr shitjen e buletave as qė mund tė diskutohet, ia filluan qė ta aplikojnė njė formė tė re tė shfaqjes sė programeve muzikore dhe kulturo – artistike . Ata, me grupet muzikore dhe artistėt e tyre, ia filluan tė dalin nėpėr sheshe tė qyteteve pėr t’ i shfaqur programet e tyre para publikut tė gjerė, pa buleta dhe pa obligime tjera! Mendonin se pėrmes fuqisė sė altoparlantėve publike, do ta joshin publikun dhe nė shfaqjet e tyre do tė vinte e tėrė popullata i madh e i vogėl pėr t’ i pėrcjellė programet!

Kjo metodė e organizimeve tė koncerteve publike, festivaleve dhe manifestimeve tė ndryshme kulturore, zgjati njė kohė relativisht tė shkurtėr dhe publiku shumė shpejt u iritua dhe iku edhe nga kėto vend- shfaqje ! Sa pėr ilustrim, po e pėrmendim vetėm njė shembull tė kėsaj vere, kur nė sheshin e qytetit tė Gjilanit u organizua njė koncert pėrshėndetės pėr mėrgimtarėt tanė, nė tė cilin nuk erdhėn hiq mė shumė se 200 fėmijė e tė mitur, por jo edhe qytetarėt e rritur dhe mėrgimtarėt?!

Organizatorėt e programeve tė ndryshme tė jetės sonė muzikore, si qė janė ata tė koncerteve dhe festivaleve muzikore, kohėt e fundit duke e pa se publiku iu iku nga sallat e ndryshme dhe nga sheshet e qyteteve, tani kanė filluar tė organizojnė koncerte , festivale dhe manifestime tė ndryshme kulturore nėpėr livadhe, fusha dhe male tė ndryshme gjithandej fshatrave tė Kosovės !

Tani, shtrohet pyetja:- Po bėri e na iku publiku edhe nga livadhet, fushat dhe malet, ku do tė shkojė publiku dhe nga do tė shkojnė organizatorėt e manifestimeve tė ndryshme kulturore ?!

Gjilan, mė 16 Gusht 2009. Demir KRASNIQI

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi