STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ZHURMĖ ĒMENDURIE

Shko poshtė

ZHURMĖ ĒMENDURIE Empty ZHURMĖ ĒMENDURIE

Mesazh  shaban cakolli Thu Aug 06, 2009 8:02 pm

Frymėmarrja dhe vapa verore nė qytetet tona :

ZHURMĖ ĒMENDURIE

Vapa tropikale, mungesa e ujit dhe ndotja e ajrit

Kriza e thellė ekonomike, papunėsia , varfėria deri nė skajshmėri , janė vetėm disa nga segmentet e jetės , me tė cilat pėrballet popullata jonė nė pėrditshmėri dhe dekada , segmente kėto qė e ngufasin frymėmarrjen dhe i ngushtojnė kanalet e mbijetesės prej asaj qė mund tė quhet jetė normale .

Kur kėtyre segmenteve tė jetės t’ i shtohen edhe reduktimet enorme tė rrymės elektrike , mungesa dhe reduktimet e pakontrolluara tė ujit tė pijshėm , ndotja e ajrit dhe ambientit qė nxitet nga shumė faktorė , temperaturat e larta tė vapės tropikale , atėherė na del njė rezultat i mbijetesės sė dhunshme nė kėtė botė !

Tė gjitha kėtyre segmenteve qė ngufasin frymėmarrjen tonė normale , sidomos gjatė sezonit tė pushimeve verore , po i ndihmojnė mė tė gjithė mekanizmat e mundshme edhe organizimet e dasmave dhe ahengjeve tė ndryshme familjare .

Dasmat si nė kohėn e Selman Litės

“Eu, Selman Lita , ni burrė azgan ,

Darsėm t’ madhe qi po banė ,

Ka dy djem po m’ i marton ,

Treqin krushqi po i tubon ,

Tri parė surrla e tupana i ka nxanė ,

Bajraktari po tfillon ,

Treqin krushqi mas po i shkojnė,

Treqin krushqi mas janė vargue,

Shkojnė binxhijtė - atllarėt tuj lue ,

Shkojnė shejtarėt – sheja tuj gjue ,

Po shkojnė krushqit tanė tuj knue ,

Shkojnė tupanet tuj bumllue !”...

Edhe pse jemi nė shekullin e 21-tė, tė Epokės sė Re, si duket , mentaliteti i vjetėr ende frymon mbi nėn-qiellin tonė , ku as se si nuk mund tė lirohemi nga disa doke dhe zakone , tė cilat nuk kundėrmojnė asgjė mė tepėr se sa njė primitivizėm klasik .

Nė shumė veprime tona tė pėrditshme , sikur jemi tė prirė qė tė bėhemi kopje e tretė e shablloneve tė vjetra . Shembull mė tipik i kopjeve tė kėtilla , janė dasmat dhe ahengjet tona popullore , tė cilat shumė kush mundohet t’i organizojė nė stilin: ”Alla Selman Lita” dhe t’ i kopjojė skenarėt e asaj dasme tė pėrgjakshme tė asaj kohe !

Pėr derisa dikur dasmori Selman Lita, i kishte ftuar nė dasmėn e djemve tė tij, hiq mė pak se 300 krushq , tė cilėt do tė shkonin nė dasmė me kuaj e atllarė – sot , imituesit e tij, nė vend tė 300 kuajve dhe atllarėve, do t’ i ftojnė nė dasmė 300 vetura dhe 300 shoferė tė tyre !

Derisa Selman Lita , i kishte angazhuar atėherė tri palė surle e tupanė pėr argėtimin e dasmorėve tė tij, sot imituesit e tij, do t’i angazhojnė nga tri palė grupe e orkestrina popullore: surle e tupanė, rapsodė popullor , defatore dhe solistė me orkestra tė muzikės popullore .

Me rastin e nisjes sė dasmorėve pėr marrjen e nuses , nė dasmėn e Selman Litės , krushqve iu printe vetėm njė bajraktar me njė flamur kombėtar, ndėrsa nė dasmat e sotme, nė ballė tė kolonės sė dasmorėve mund t’ i shohim edhe nga dy e tre flamurė... ?!

Derisa nė dasmėn e djemve tė Selman Litės, radhiteshin nė kolonėn e dasmorėve 300 krushq , tė cilėt bėnin gara e lojėra gjatė rrugės me kuajt dhe atllarėt e tyre – sot , dasmorėt e “modernizuar” dhe tė “motorizuar” , bėjnė gara e lojėra tė rrezikshme, duke i ngarė veturat, duke bėrė gara se cili do tė zhvillojė shpejtėsi mė tė madhe dhe duke e tejkaluar njėri – tjetrin , pa e llogaritur rrezikun e mundshėm, incidentet e ndryshme dhe bllokadat totale tė cilat ua bėjnė tė tjerėve, si nė rrugėt lokale, ashtu edhe nėpėr rrugėt dhe sheshet e qytetit!

Pėr dallim tė krushqve tė Selman Litės, tė cilėt shkonin pėrgjatė rrugės pėr ta marrė nusen , duke gjuajtur nė shenj me armė tė zjarrta, sot dasmorėt e kėsaj kopje do tė shtinė me armė zjarri nėpėr rrugė e sheshe tė qytetit dhe do tė gjuajnė shenjė nėpėr odat, apo tavanet e kafeneve dhe restoranteve ku organizohen dasmat !

Derisa nė dasmėn e djemve tė Selman Litės, gjatė rrugės deri tek marrja e nuses dhe anasjelltas , kėndonin burrat – dasmorė me kėngė pėr krye krahu , sot nė vend tė burrave kėndojnė gratė dhe vajzat e azdisura , tė cilat pa fije turpi , rrezikojnė qė tė hipin mbi dritare dhe karoseri tė veturave, tė kėndojnė e tė ēirren me zėra trishtues dhe t’ iu mėshojnė defeve pėr mbulojash tė veturave , pa e llogaritur rrezikun nė komunikacion, pa e llogaritur shkeljen e rendit dhe ligjit pėr komunikacion dhe pa e llogaritur zhurmėn e pa kontrolluar deri nė ēmenduri !

Zhurmės sė vajzave kėngėtare me defe , iu bashkėngjiten edhe zhurmat e tupanėve dhe surleve tė cilat nuk kanė tė ndalur mbi rimorkiot e kamionetave , kombi-busėve, apo tė traktorėve speciale, ku krahas zhurmės sė tyre janė tė vendosur edhe altoparlantė tė fuqishėm, tė cilėt transmetojnė dhe reklamojnė incizimet e kėtyre instrumentistėve popullor !

Kur tė gjitha kėtyre zhurmave dhe ulėrimave t’iu shtohen edhe zhurmat e sirenave tė 300 veturave, tė cilat nuk pushojnė asnjėherė sė rėni qė nga nisja pėr rrugė e deri tek kthimi i tyre, atėherė mund tė merrni me mend se ēfarė kaosi bėhet nė rrugė, nė qytet e nė sheshe, sa duhet mbyllur veshėt me pambuk pėr t’i shpėtuar shurdhimit fatal !

Kur tė kihet parasysh fakti se gjatė sezonit tė pushimeve verore , organizohen aq shumė dasma, sa kolonat e dasmorėve nuk kanė tė ndalur duke defiluar para dhe pas dite nėpėr rrugėt dhe sheshet e qytetit, ku defilojnė me dhjetėra dasma e me qindra e mijėra dasmorė, me qindra e mijėra vetura, me qindra e mijėra sirena, defe, surle e tupanė, atėherė tėrė kjo zhurmė do tė kalonte nė njė ēmenduri shfrenimi !

Nė kėso rastesh, ēdo turist i huaj i cili do tė ndodhet rastėsisht mysafir tek ne, do tė pėrfitonte pėrshtypjen se ky popull po jetuaka vetėm me dasma e ahengje, me lukse tė mėdha dhe se kėtu nuk mund tė bėhet fjalė pėr papunėsinė dhe varfėrinė?!

Bllokimit total tė rrugėve dhe shesheve nėpėr qytetet tona, nga ana e dasmorėve, shpeshherė i shtohen edhe kortezhet apo funeralet e njerėzve tė vdekur, tė cilėt hasin nė pengesa dhe rezistenca serioze pėr tė arritur me kohė deri tek varrezat e qytetit dhe pėr ta varrosur me kohė tė vdekurin !

Ndėrkaq, zhurmave tė mėdha tė kolonave tė dasmorėve, sirenave tė veturave, defeve, tupanėve dhe surleve iu bashkėngjitėn edhe sirenat alarmuese tė zjarrfikėsve , tė policisė dhe tė veturave tė emergjencės . Atėherė, shkaktohet njė kakofoni aq e madhe e zėrave, alarmeve, sirenave, ahengut... sa mė nuk dihet as se ēfarė ėshtė duke ndodhur nėpėr qytet?!

Nė anėn tjetėr, qytetarėve – kalimtarė tė rastit ua shurdhojnė veshėt zhurmat e gjeneratorėve tė cilėt e zėvendėsojnė mungesėn e rrymės elektrike , duke ua ngulfatur edhe frymėmarrjen nga lirimi i gazrave tė derivateve tė naftės !

Zhurmės sė ēmendurisė nėpėr qytetet tona , i bashkėngjiten edhe dhjetėra altoparlantė shumė tė fuqishėm, tė cilėt jehojnė nga tė katėr anėt e qytetit nga minaret e xhamive , pėrmes tė cilėve hoxhallarėt nga disa herė nė ditė, qė nga orėt e hershme tė mėngjesit e deri nė orėt e vona tė mbrėmjes, paralajmėrojnė kohėt e faljeve tė namazeve , kėndojnė ezane e temxhite pėr tė vdekurit, faljet e namazeve tė xhenazeve, ceremoni tė tjera fetare, ndėr tė cilat pas luftės pėrmes altoparlaneteve ditėve tė premte, mbajnė ligjėrata publike hiq mė pak se njė orė, para se ta falin drekėn, kėshtu qė ato ligjėrata ua mbushin veshėt me zhurma edhe kur janė shumė larg xhamive !

Tė gjitha kėto zhurma anormale qė u pėrmendėn kėtu dhe shumė tė tjera qė nuk u pėrmenden , lėnė pasoja tė pa parashikueshme tek njerėzit e lodhur, njerėzit e moshuar, njerėzit e sėmurė, tė cilėt kanė nevojė pėr pushime dhe ēlodhje, por qė kjo e drejtė iu cenohet nga tė gjithė ata tė cilėt nuk japin pėrgjegjėsi as para ligjit, as para njeriut e as para Zotit !

Ndoshta do tė vjen njė kohė , kur edhe tek ne do tė mbisundojė rendi, qetėsia publike dhe ligji !

Gjilan, mė 04.08.2009. Demir KRASNIQI

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi