STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DHJETĖ POEZI TĖ FAMSHME

Shko poshtė

DHJETĖ POEZI TĖ FAMSHME Empty DHJETĖ POEZI TĖ FAMSHME

Mesazh  xheladin Wed Jul 15, 2009 11:31 am

Edgar Allan Poe

KORBI

Njė mesnatė i trishtuar, po mendoja
I drobitur i dėrrmuar
Dhe qėndroja mbi njė vėllim tė harruar,
Me kokėn mbi tė.
Njė trokitje kam dėgjuar, njė goditje shumė
Tė lehtė.
Qė ishte gati nė tė shuar te dera, pėrmbi tė.
Ndonjė vizitor troket te dera, po mendoja
Pėr kėtė
Kjo do tė jetė, asgjė mė.
Ah e kujtoj mirė, atė natė dhjetori krejt tė nxirė.
Thėngjijtė duke u shuar, hijen linin dhe terr sillnin nė ēdo orė.
Isha nė ankth tė vinte dita, mė kot gjithė natėn Prita.
Qė librat tė qetonin plagėn pėr tė dashurėn Lenorė
Vajzėn rrezezjarrtė qė nė qiell quhet Lenorė
Po nė tokėn tonė, pa emėr pėrgjithmonė.
Perdet e purpurta, tė lehta, prej mėndafshi, me fėshfėrimė,
Po me futnin drithėrimė qė s'e kisha ndjerė kurrė, si atė.
Kur zemra dridhej krejt, qė tė ishte mė e qetė,
i thoja se njė mysafir, kėrkon tė vijė tek unė, tashmė.
Ndonjė vizitor pa shpresė, kėrkon tė hyjė tek unė tashmė.
Kjo do tė jetė, asgjė mė!

Ndėrkohė mora zemėr, tė mos prisja asgjė tjetėr.
Dhe i thashė: "Zot a zonjė s'e dėgjova atė zhurmė.
Atė trokitje aq tė lehtė, po dremisja krejt i qetė.
Kėrkoj tė falur, qė nė fillim asgjė s'dėgjova unė"
Pas kėsaj i tronditur, i habitur, derėn hapa unė.
Errėsirė, asgjė mė shumė!
Po vėshtroja i hutuar, nėpėr drithma i tmerruar.
Po dyshoja, ėndėrroja, ē'tė ishte ajo zhurmė.
Shihja ėndrra qė askush s'i kishte parė,
Nė qetėsinė e heshtur nga ē'do anė.
Veē njė tingull kisha ndjerė, qė e thoja si nė gjumė,
Dėgjoja Lenorė, si jehonė-zhurmė, qė e pėshpėrisja i pėrgjumė.
Vetėm kaq, asgjė mė shumė!
U ktheva nė dhomė, me shpirt tė pėrvėluar, i hutuar
I shqetėsuar, befas trokitje mė tė fortė dėgjoj unė.
Nė dritaren mbyllur mirė, po troket ky fatnxirė,
Do vėshtroj, qė tė gjej kush e solli kėtė zhurmė,
Ta zgjidh kėtė mister, tė qetėsohem nga kjo zhurmė.
Ėshtė era, asgjė mė shumė!
Dhe s'e zgjata, dritaren e hapa, me flatra plot me pende,
Hyn njė korb si i shenjtė, hijerėndė pa thėnė asgjė,
Pa qėndruar, si njė zot a zonjė, i lashtė si atėherė,
Mbi njė bust Palade pėrmbi derė, pa bėre gjė.
Ulet nė tė, pa njė zhurmė, pa kėrkuar tjetėr gjė.
Vetėm ulet, asgjė mė!
Ky korb plot shkėlqim, solli gaz nė tmerrin tim,
Nga kjo pamje kaq krenare qė e mban korbi me zor,
"E shoh qė tė kanė qethur, po nuk je zog i trembur,
Pa ma thuaj korb i zi, emrin tėnd mbretėror
Nė brigjet e nxira tė Plutonit, ku je zot mbretėror. "
Kėrret korbi "Nevermore"
Mbeta krejt i habitur kur dėgjoj tė ketė thėrritur,
Korbi fjalė qė dridhen brenda nė kraharor.
Askush nuk mendon tė dėgjojė zog tė zi, qė flet si njeri
Dhe kėrret pa pushuar, i tmerruar mbi bustin skulpturor,
Me zė kėngėtor, pėrmbi bustin skulpturor.
S'e ka emrin "Nevermore"
Ky korb kaq krenar qė rri vetmitar, vetėm thotė,
Ato fjalė, qė i solli nėpėr botė, nė acarin dimėror.
Ato vetėm ka nė shpirt, vetėm ato pėshpėrit.
Po do tė ikė nė agim, tė mė lėrė tė pashpresė, nė terror.
Si tė tjerė do tė shkojė, qė tė mbetem nė terror.
Kėrret korbi "Nevermore"
Tashmė i trembur nėpėr natė, qė qetėsia u prish prapė
S'ka dyshim me vete thashė, qė ky korb pa humor.
Kėto fjale vetėm di, kėtė refren kaq tė zi.
Ndonjė zotėri i shkretė, ia ka thėnė atė prorė,
Dhe tani, mbushur me melankoli, korbi thotė prorė.
Vetėm "Never, nevermore"
Ai vazhdonte atė avaz, dhe nė fytyre mė sillte gaz.
Njė kolltuk qė ngjallte shumė kujtime, nė kėtė orė.
E ēova para derės sime, i zhytur nė ėndėrrime.
Kėrkoja tė mėsoja, ē'do tė thotė ky korb-horr.
Ogurzi, i drobitur, i vrenjtur, faqezi, ky korb-horr.
Me kėrrkėrimėn "Nevermore".
E vėshtroja si i ngrirė, i zhytur nė mendime,
Korbi me sy prej vetėtime, nė dritėn e pėrkorė.
Po e digjte zemrėn time, mbi mbulesėn kadife,
Qė njė llambė e ndrinte atė atje me ndriēim shkėlqimor,
Nė ngjyrėn vjollcė thosha: ajo nė ndriēimin shkėlqimor
S'do tė ulet "Nevermore"
Papritmas kisha ndjerė, njė arome, njė si erė,
Qė njė engjėll e kish sjelle me temjanin mbretėror.
Me tingėllima, po pa u dėgjuar, mbi qilimin pushmbuluar.
Fatkeq, zoti nepenthė tė ka sjellė dhe lėng qiellor,
Lenorėn tė harrosh, pra pije tashmė lėngun qiellor!
Kėrret korbi "Nevermore"
Profet thirra shpirtnxirė, zog a djall i pamėshirė,
Po profet je, ndonėse tashmė ke nur djallėzor.
Je i trishtė, po i patrembur, ke ardhur ti tani,
Nė kėto brigje me vetmi dhe magji, nė shpirtin e gjorė,
Ne Galad a ka balsam tė qetojė zemrėn e gjorė.
Kėrret korbi "Nevermore"
Profet thirra shpirtnxirė, zog a djall i pamėshirė,
Po profet je, ndonėse tashmė ke nur djallėzor.
Pėr kėtė qiell dhe pėr kėtė zot, qė tė dy i falemi sot,
Thuaji shpirtit a do tė gjejė kur tė shkojė nė qiellin engjėllor,
Vajzėn rrezezjarrtė qė quhet Lenorė nė qiellin engjėllor.
Kerret korbi "Nevermore"
Le tė jetė kjo tingėllimė pėr ndarjen tonė, thirra nėpėr dhomė.
Shko pėrsėri, te Plutoni sterrė i zi, nėpėr terrin shkėmbor.
Pendė ti mos lėr asnjė, mos mė mashtro mė.
Lėre bustin ti tani, tė jem nė vetmi, ti korb - horr,
Hiqe sqepin nga zemra ime, hiqe formėn e mallkuar o zog - horr!
Kėrret korbi "Nevermore"
Dhe mbi bust qėndron pėrherė, pa lėvizur korbi sterrė.
Mbi Paladėn ngjyrėzbehtė, me vėshtrimin tmerr - terror,
Qėndron i hutuar, me sy tė pėrvėluar, duke ėndėrruar.
Dhe drita qė mbi tė bie, lėshon poshtė njė si hije, me valėzim drithmor.
Dhe shpirti qė mė mori theror, nė valėzimin drithmor,
S 'do te ngrihet - nevermore.

xheladin
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 42
Registration date : 11/07/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DHJETĖ POEZI TĖ FAMSHME Empty Re: DHJETĖ POEZI TĖ FAMSHME

Mesazh  xheladin Thu Jul 16, 2009 11:02 am

Sergej Esenin

Njeriu i zi

O mik, i dashur mik!
I sėmurė tashmė lėngoj!
Nuk di, kjo dhimbje nga vjen,
Era kudo fishkėllen.
Mbi fushėn e zbrazėt gjėmon!
Si lėndinat bari nė shator,
Trurin alkooli pushton!
Veshėt nė kokė mė tunden,
Si krahė zogu nė fluturim
Koka nga qafa kėrkon tė shkėputet.
Tė rrijė mė, s'ka durim.
Njeri i zi!
Njeri i zi!
Njeri i zi!
Nė shtrat je ulur tani
Njeri i zi!
Dhe gjumi s'mė vjen nė sy.
Njeriu i zi!
Sjell njė libėr - ēudi
Dhe ulet tek unė, aty
Si mbi njė murg tė ngrirė
Lexon dhe psherėtin
Pėr njė rrugaē qė s'ka nder
Dhe mall nė shpirt tė sjell
Njeri i zi!
Njeri i zi!
Dėgjo, dėgjo!
Mė thotė ai.
Nga libri mėso
Planet e ėndrrat, qė ky njeri
Pati aty!
Ku sharlatanė ka plot,
Nė atė vend-neveri.
Por dėbora nė kėtė vend tė zi,
Nė dhjetor shtrihet, plot bardhėsi.
Dhe tufanet qė fryjnė,
Sjellin gaz-lumturi
Horr i poshtėr, ish ky njeri,
Po prapė, lezet kishte plot.
Nga soji mė i mirė qė ka kjo botė.
Ishte i hijshėm,
Madje dhe poet
Mė i fuqishėm se
Njerėzit e tjerė.
Njė farė gruaje
Mbi dyzet vjet
E quante tė ndyrė. Po,
E kish miken e vet.
Njeriu i shkathėt
Ėshtė i lumtur,
Thotė ai.
Po kush e di,
Ai qė nuk ka shkathtėsi
Nuk ndjen lumturi.
Nėse guxim do tė kesh
Gazin e jetės, patjetėr do tė gjesh.
Nė shi dhe furtunė,
Nė dallgėt e jetės
Kur halle ke shumė
Qesh...dhe patjetėr,
Gėzimi vjen prapė
Ky ėshtė arti mė i lartė.
Njeri i zi!
Qėndro tani!
Ti s'ke mėsuar vėrtet
S'je zhytės qė futesh nė det.
Ē'mė duhet mua tė di,
Pėr njė skandaloz poet,
Tė lutem ik dhe shko
Njė tjetri ia thuaj kėto!
Njeri i zi!
Vėshtron me neveri.
Sytė tashmė ia mbulon
Njė vrer qė jeshilon
Sikur do tė mė thotė
Qė jam horr dhe kusar.
Qė vetė vjedh nė kėtė botė.
Pa turp, ē'ka tjetri ia marr.
O mik i dashur mik,
I sėmurė tashmė lėngoj,
Nuk e di kjo dhimbje nga vjen,
Era kudo fishkėllen,
Mbi fushėn e zbrazėt gjėmon.
Si lėndinat, bari nė shtator,
Trurin, alkooli pushton.
Nata krejt e acartė
Udhėkryqi i heshtur qėndron,
Dhe unė i vetėm n'dritare
As shok, as mik nuk kėrkoj.
Stepa krejt e mbuluar,
Me pluhur tė butė, gėlqere,
Drurėt nė kopsht kanė qėndruar
Tė heshtur, si kurrė ndonjėherė.
Tutje-tėhu dėgjohet,
Njė zog i orėve tė liga
Dhe drurėt - kalorės marrin,
Trokthin e ēmendur, nga frika.
Po ja, duket njeriu i zi,
Ulet nė kolltuk pėrsėri,
Cilindrin nga koka e heq,
Kostumin me forcė zbėrthen.
Dėgjo! Dėgjo!
Po gėrhet ai.
Mė afėr mė vjen
Tė mė shohė mė mirė
Dhe vazhdon:
Nuk kam parė njeri, mė tė poshtėr se ti
Qė pa gjė pa shkak
Tė rrijė nė gjumė, ēdo natė.
Ndoshta i gabuam jam!
Shih si duket lart hėna.
Pra lėri o mik, kėto gjėma
Lėri proēkat mėnjanė.
Ndoshta tashmė ajo vjen.
Me shalat tamam si kėrcu.
Dhe ti fillon e lexon
Vjershat qė shkruan kėtu.
Ah! Sa i dua poetėt!
Kėdo ata e zbavitin.
Sa herė takohen me njerėzit,
Avazet e tyre nisin.
Njė vajze fytyrėn me prenka
Poeti me flokė tė lėshuar
I flet pėr botė tė tjera
Pėr epshin qė s'ka tė mbaruar.
Nuk e di, aspak s'e kujtoj
Atje diku nė njė fashat
Jetonte njė djalė nė kalugė
Apo ndoshta, ish nė Rjazan.
Tashmė akoma s'e di...
I kishe sytė e kaltėr.
Dhe flokėt tė verdhė flori.
U rrit,
I hijshėm,
Madje dhe poet,
Mė i fuqishėm
Se njerėzit e tjerė.
Njė farė gruaje
Mbi dyzet vjet,
E quante tė ndyrė. Po,
E kish miken e vet.
Njeri i zi!
O mik i ndyrė
Fama jote tani
Kudo ka hyrė
Kėtė famė e ke ti,
Njeri i zi!
Me tėrbim i sulem,
Me bastun e qėlloj
Nė fytyrėn e poshtėr
Dhe krejt e dėrrmoj.
Hėna tashmė ka vdekur
Nė dritare zbardh agimi
Ah! Moj natė,
Natė e tmerrshme trishtimi!
Me cilindrin nė kokė qėndroj,
Askush nuk ėshtė me mua
I vetėm jam
Para pasqyrės, qė kam copėtuar.

xheladin
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 42
Registration date : 11/07/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DHJETĖ POEZI TĖ FAMSHME Empty Re: DHJETĖ POEZI TĖ FAMSHME

Mesazh  xheladin Mon Jul 20, 2009 10:39 am

Henri Longfellow

Rinia ime e humbur

Shpesh kujtoj njė qytet tė bukur,
Qė ndodhet te bregu nė det
Shpesh atje nė ėndrra pėrkundur,
Nė rrugėt e dashura nė qytet
Mė kujtohet rinia dhe gėzimet e saj,
Njė kėngė e Leplendit kėnduar me zjarr.
Ajo mė thotė prapė, pėrherė:
"Dėshira e fėminisė, ikėn si erė,
Kujtimet e rinisė, nė shpirt janė thellė".
Hijet e pemėve para syve mė rrinė
Duket sikur ngadovezullojnė
Dallgėt dėgjoj, nė detin - oshėtimė,
Ishujt Hesperajde qė mė thonė
Pėr ėndrrat e bukura qė ndrijnė si ar.
Ajo kėngė e vjetėr mė djeg si zjarr.
Ajo drithma mė fut kudo, pėrherė:
"Dėshira e fėminisė, ikėn si erė,
kujtimet e rinisė, nė shpirt janė thellė".
Kujtoj sorkadhe dhe zogj tė harbuar,
Dallgė deti qė sjellin gėzim.
Detarė spanjollė mustaqembuluar,
Bukurinė e anijes qė ėshtė nė lundrim.
Magjinė e detit me ngjyra si ar,
Magjinė e kėngėsplot afsh e zjarr
Atė kėngė e kujtoj pėrherė:
"Dėshirat e fėminisė, ikėn si erė,
kujtimet e rinisė, nė shpirt janė thellė".
I kujtoj dallgėt qė sulen nė det,
Fortesėn mbi kodėr qė rri mėnjanė.
Krisma gimi qė rrahin nė breg,
Qė mbushin hapėsirėn nė ēdo anė.
Mbrėmjet e bukura me ngjyra si ar,
Melodinė e kėngės kur merrte zjarr
Ajo dhe tashmė mė rrėnqeth pėrherė:
"Dėshirat e fėminisė, ikėn si erė,
kujtimet e rinisė, nė shpirt janė thellė".
Kujtoj gjithmonė betejat ditė e natė,
Gjėmime lufte si dallgė - tėrmet.
Kapitenė tė vdekur, luftėtarė pa jetė.
Nė varret qė shohin vetėm det.
Tashmė valė ka nė ēdo an'
Dhe ajo kėngė vajtimi thėnė me zjarr
Me drithma mė thotė pėrherė:
""Dėshirat e fėminisė, ikėn si erė,
kujtimet e rinisė, nė shpirt janė thellė".
Era rreh mbi kupola gjethesh tė blerta,
Hije tė zymta ka nė Pyllin e Drerėve
Miqėsi tė lashta dhe dashuri tė vjetra,
Njė kėngė sabati qė shkon drejt qiejve.
Qė kėndohej me mall nė ato an'
Mė kujton vargje me push dhe me zjarr.
Melodia e tyre mė ndjek pėrherė:
"Dėshirat e fėminisė, ikėn si erė,
kujtimet e rinisė, nė shpirt janė thellė".
Kujtoj shkėlqime dhe trishtime qė vijnė,
Nė mendimet e fėmijėve tanė nė shkollė
Heshtjen dhe kėngėt qė nė zemėr rrinė
Dhe profecitė qė mbushin shpirtin tonė
Ato janė kujtime qė shtrihen pa cak
Qė ajo kėngė m'i sjell prapė me zjarr.
Ajo kėngė qė tė shqetėson pėrherė:
"Dėshirat e fėminisė, ikėn si erė,
kujtimet e rinisė, nė shpirt janė thellė".

Pėr shumė gjėra nuk mund tė flas,
Shumė ėndrra mbetėn pa jetė..
Shumė mendime zemrėn e bėjnė tė plasė
Dhe fytyra merr ngjyrė tė zbehtė.
Para syve mjegull ka nė ēdo an'
Dhe fjalėt fatale tė asaj kėnge zjarr
Shpirtin ma zgjojnė pėr herė:
"Dėshirat e fėminisė, ikėn si erė,
kujtimet e rinisė, nė shpirt janė thellė".
Tashmė vetėm hije qė ngjallin habi,
Shoh nė qytetin tim tė vjetėr
Po nė ajėr ka shumė dashuri,
Dhe hijet e tij mė futen nė ēdo zemėr.
Drurė tė dashur shoh nė ēdo an'
Duket se kėndojnė atė kėngė zjarr.
Dhe zemrės i pėshpėrit pėrherė:
"Dėshirat e fėminisė, ikėn si erė,
kujtimet e rinisė, nė shpirt janė thellė".
Pylli i Drerėve ka shumė hijeshi,
Po gėzimi atje si dhimbje tė ngjan
Zemra ime nė ato vende rri,
Mes ėndrrash dhe endjesh qė nuk janė!
Rininė e humbur gjej nė ato an'
Dhe kėnga e bukur me magji dhe zjarr
Mes degėsh dhe fletėsh pėrsėrit pėrherė:
"Dėshirat e fėminisė, ikėn si erė,
kujtimet e rinisė, nė shpirt janė thellė".

xheladin
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 42
Registration date : 11/07/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DHJETĖ POEZI TĖ FAMSHME Empty Re: DHJETĖ POEZI TĖ FAMSHME

Mesazh  xheladin Mon Aug 24, 2009 12:36 pm

Sharl Bodler

Albatrosi

Shpesh pėr zbavitje, detarėt nė lundrim,
Marrin albatrosė, ca zogj tė mėdhenj deti
Qė ndjekin anijen me pėrtim nė rrugėtim
Kur kjo rrėshqet mbi zgavra tmerri.
Sapo mbi dėrrasa, ata i lėshojnė,
Kėta mbretėr tė hapėsirės sė kaltėr
Ulin me dhimbje flatrat qė bardhojnė,
Si lopata lundrimi nė rėrėn e lagėsht.
Ky udhėtar me krahė bėhet i plogėt
Shformohet dhe shėmtohet, s'ka mė bukuri,
Dikush i prek me llullė sqepin e dobėt,
Tjetri e pėrtall, ēalon pėrbri tij.
Poeti ngjason, me kėtė princ kaltėrsish,
Qė sfidon shigjetarin, pėrqesh stuhinė
Po kur nė tokė ai ulet sėrish
Krahėt gjigandė si pengesa i rrinė.

xheladin
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 42
Registration date : 11/07/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DHJETĖ POEZI TĖ FAMSHME Empty Re: DHJETĖ POEZI TĖ FAMSHME

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi