STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

paradoksale

Shko poshtė

paradoksale Empty paradoksale

Mesazh  shaban cakolli Mon Jun 01, 2009 5:50 pm

Tė vdekurit iu shkruajnė tė gjallėve :

TITO IU SHKRUAN ISH – KOMUNISTĖVE GJILANAS

Tė dashur , ish-komunistėt e mi besnikė gjilanas !

E di qė shumė prej jush , keni qenė bashkėpunėtorė besnikė dhe lojalė tė rrugės dhe ideologjisė sime komuniste !

Mortja mė mori mu nė kohėn kur ju kishit mė sė shumti nevojė pėr pėrkrahjen , pėrkėdheljen dhe ledhatimin tim !

E di se nuk e keni tė lehtė qė t’ iu pėrballoni vuajtjeve , mallit dhe nostalgjisė pėr mua !

E di se nė kohėn mė tė vėshtirė , ju lashė jetimė , si zogjtė pa pulė !

E di se nuk e keni tė lehtė qė t’ iu pėrshtateni kėrkesave tė demokracisė dhe tė jeni tė dėgjueshėm , sepse , ju jeni mėsuar vetėm tė urdhėroni , tė komandoni , tė diferenconi , tė suspendoni , tė burgosni e tė likuidoni pa gjykime !

E di se tash e keni tė vėshtirė tė bėni gjumė tė rehatshėm , nga ata qė i keni pėrndjekur , nėpėrkėmbur, persekutuar , diskriminuar dhe likuiduar !

Por , ju lus , qė tė bėheni tė fortė , ashtu siē keni qenė tė fortė nėn ombrellėn time!

Ju , duhet tė jeni krenarė , qė i keni takuar njė epoke aq tė hekurt ! Keni prerė dhe keni qepur ashtu siē keni dėshiruar vet !

Ju , duhet tė jeni krenar , qė pėr hir tė emrit tim , veprės sime tė lavdishme dhe vizionit tim , keni bėrė edhe tė pamundshmen pėr mbrojtjen dhe kujtesėn time tė pėrjetshme !

Ju , duhet tė jeni krenarė , qė keni derdhur djersė e mund , pėr tė mbjellė nga 88 fidanė , nėpėr fshatrat , arat dhe livadhet , ku ju keni kullotur mė sė shumti bagėtinė tuaj!

Ju , duhet tė jeni krenarė , pėr mundin qė keni konsumuar , duke ma shkruar emrin tim , kudo nėpėr male , kodra , rrugė , shkolla , institucione , sheshe dhe nė zemrat tuaja !

Ato ishin lavdia dhe krenaria juaj !

Ju , duhet tė jeni krenarė , qė ende nė mesin tuaj , jetojnė dhe ngrihen lartė pėrmendoret e mia , si kala pėrjetėsie , qė nuk mund t’i rrėnojė as tėrmeti , as lufta , as furtuna , as dora e njeriut !

Ndėr pėrmendoret e kėtilla , pa dyshim , se vend meritor nė librin e historisė sime , do tė zė , ndėrtimi i shkollės fillore “Abaz Ajeti” nė Gjilan, tė cilėn e keni nisur enkas nė shenj pėrkujtimi dhe respekti ndaj meje dhe veprės sime !

E di se nuk e keni pasur tė lehtė , nga irredentistėt , nacionalistėt dhe separatistėt tuaj , qė ta ndėrtoni atė shkollė, mu nė formėn e shkronjės “T” , e cila simbolizon emrin tim – TITO !

E di se kjo ėshtė e vetmja shkollė nė Kosovė , qė e mbanė me krenari kėtė simbol edhe sot e gjithė ditėn !

E di se keni pasur dėshirė tė madhe , qė pas vdekjes sime , kėtė shkollė ta pagėzoni me emrin tim : JOSIP BROZ TITO , por pasi qė ra komunizmi , ju e pagėzuat atė, me emrin e kolegut , mikut dhe bashkėluftėtarit tim mė tė ngushtė , tė ngratit : ABAZ AJETI – BUKOVIKU .

E gėzoftė kėtė emėr !

Ju, duhet tė jeni krenarė , qė fėmijėt tuaj , marrin mėsim dhe edukim nė atė shkollė ! Sa herė qė do tė hyjnė nė oborrin e saj , sa herė qė do tė rreshtohen , do tė kujtojnė me mall e respekt emrin dhe veprėn time !

Ju , duhet tė jeni krenarė me fėmijėt tuaj , sepse sa herė qė do ta mėsojnė shkronjėn “T” , do ta kenė mė lehtė pėr ta shkruar dhe vizatuar , nga se e kanė modelin e shkollės , si mjet konkretizimi !

Pra, ju lumtė , tė dėgjueshmit dhe tė ledhatuarit e mi besnikė !

Ju lumtė , qė ishit dhe mbetėt tė paluhatshėm nė rrugėn , veprėn dhe ideologjinė time komuniste !

Bile , ju ishit shumė mė tė paepur, se sa ata bashkėpunėtorėt e mi bashkėvendės dhe bashkėkombės nga Kumrovci !

Ju pėrshėndetė me mall e pėrqafime , i juaji:JOSIP BROZ TITO !

VARREZAT SHQIPTARE I SHKRUAJNĖ BASHKĖSISĖ ISLAME TĖ GJILANIT

E nderuara , Hirėsi !

Ne , tė amshuarit, qė banojmė nė Kompleksin e Banesave tė Pėrjetėsisė, tė Varrezave tė Gjilanit, e qė i takojmė kombit shqiptar me besimin islam , sė bashku me vėllezėrit dhe motrat tjera tė po kėtij besimi , vendosėm qė t’ iu drejtohemi Juve, hirėsi , dhe t’ iu tregojmė pėr hallet tona , kėtu nė botėn e amshuar !

Hirėsi e nderuar !

Ju, e dini fare mirė , se si kemi jetuar nė atė “Dynja tė rrejshme” , gjithmonė sė bashku , nėn ombrellėn e “Vėllazėrim – bashkimit” , me popujt sllavė dhe me tė gjithė tė tjerėt qė ishin tė gjallė !

Nuk kemi mundur as dasmat , as festat e as ceremonitė e vdekjeve t’ i kryejmė pa prezencėn e “Vėllazėrim – bashkimit”!

Duke iu falėnderuar Zotit tė madhėrishėm , shokut Tito dhe disa komunistėve tė pėrbetuar , tė cilėt e jetėsonin kudo rrugėn e partisė sė tij, komuniste , ne edhe nė Banesat Kolektive tė Amshimit , u gjendėm sė bashku nė njė oborr me ata tė besimit sllavo – ortodoks , me shėrbėtorėt besnikė tė sllavokomunizmit dhe me besimtarėt e konfesionit islam !

Pra , tė madhėrishmit dhe tė lavdishmit , me pėrpjekjet e tyre vetėmohuese , na e bėnė tė mundshme , qė tė varrosemi nė njė oborr , tė jetojmė nė njė fqinjėsi tė mirė dhe ta trashim edhe nė botėn e amshuar , tė gjithė sė bashku “Vėllazėrim – bashkimin”!

Sa herė qė varrosej ndonjė pjesėtar i besimit sllavo – ortodoks , ne na hynte tymi i popave nėpėr birucat e varrezave tona dhe na tymonin pėr sė vdekuri ! Por, ne me modesti dhe respekt , i dėgjonim lutjet e tyre fetare , kėndimet, kryqėzimet dhe vajtimet qė bėheshin mbi varrezat e “Vėllazėrillėkut “ tonė !

Edhe fqinjėt tanė tė besimit sllavo – ortodoks , “kėnaqeshin “ me tallkinet qė na i kėndonin pėr ēdo ditė hoxhallarėt dhe myezinėt tanė ! Bile, shumė herė edhe ata habiteshin dhe nė vend se tė kryqėzoheshin , thirrėnin me zė tė lartė:”Allahu Ekber”!

Projektuesit , dizajnuesit dhe pushtetarėt sllavo – komunistė , nė bashkėpunim me sahanlėpirėsit e tyre besnikė shqipfolės , patėn parasysh edhe sigurinė tonė nė Botėn e Amshuar !

Patėn parasysh edhe klithjet e herė pas hershme:”Kosova – Republikė”!

Patėn parasysh protestat , demonstratat , irredentizmin , nacionalizmin dhe separatizmin e mundshėm edhe nė Botėn e Amshuar !

Dhe pėr kėtė , projektuan thurjen e Kompleksit tė Varrezave , me pllaka tė larta betoni , me dizajnime serbo-ēetnike , mbi tė cilat fshihet arti i shajkaēave serbe , sytė e mprehtė tė xhelatxhinjėve serbė dhe trupat e mbuluar me shinjellat e tyre tradicionale !

Ky dizajn i pėrdorur nė rrethojat e Varrezave Shqiptare , me pėrkatėsi fetare myslimane , na bėnė qė tė jemi krenarė dhe tė sigurt , sepse shajkaēat serbe qėndrojnė tė patrembura lartė pėrmbi kokat tona , duke na bėrė roje ditė e natė , qė tė mos dalim mė kurrė nga Banesat e Amshimit, pėr tė protestuar nėpėr rrugėt dhe sheshet e qytetit tonė – Gjilanit , pėr tė kėrkuar Republikė, Pavarėsi e Kushtetutė !...

Bedenat e forcuar prej betonit , armaturave tė ēelikta , shajkaēave serbe dhe syve tė mprehtė tė kėtyre rojeve , bėjnė qė edhe nė Botėn e Amshuar , tė mos luhatet pėr asnjė moment rruga e “Vėllazėrim – bashkimit”, komshillėku , kumbaria , pobratimllėku , miqėsia dhe ngritja e dollive tė pėrbashkėta pėr ēdo festė , dasmė dhe aheng qė na pret !

E nderuara , Hirėsi !

Nė kohėn kur po mbushet Oborri i Pėrjetėsisė sė Pėrbashkėt Multietnike , me ndėrtime tė egra leje e pa leje , druajmė se njė ditė nuk do tė gjendet mė vend pėr tė hapur asnjė banesė tė re !

Tani , shtrohet pyetja , se kur do tė gjendet trualli i sigurt , pėr ndėrtimin e Kompleksit tė Ri , tė Banesave tė Amshimit , kur nuk do tė gjenden mė dizajnues dhe projektues pėr thurjen e sigurt tė kėtij Kompleksi ?!

Ne , jetojmė me shpresė , se Hirėsia e Juaj demokratike , do tė kujdeset mė shumė pėr ndarjen e trojeve tė Amshimit, pa kurrfarė korrupsioni dhe do tė kujdeset pėr projektimin e rrethojave tė sigurta tė dizajnuara ashtu siē e meritojnė pasardhėsit tanė nė Botėn e Amshuar !

Tė fala shumė nga Stafi Drejtues i Varrezave Myslimane tė Gjilanit !

Demir KRASNIQI

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi