STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BURRNESHA

Shko poshtė

BURRNESHA Empty BURRNESHA

Mesazh  Orfe Fri May 08, 2009 11:27 am

Nezir Myrta / FEMRA BURRĖRORE (BURRNESHA)




Kėtu nuk ka tė bėj me fjalėn grua as vajzė, e nuk ka rėndėsi si spjegohet nėpėr fjalorėt skjarimi i kėtij termi, por duhet lidhur me origjinalitetin e vet personit femror, qė paraqitet nė shoqėri si njė mashkull, pėr disa shkaqe:

1. Femra e lindur me veti psiko-fizike ma shumė mashkullore, se sa femrore - lindje natyrale

2. Femra e formuar qėllimisht, apo e vetformuar me veti psiko-fizike mashkullore pėr shkaqe mungese tė mashkullit nė famijle, nė raste ku ishte lindja prore e vajzave pa asnjė djalė dhe nga shfarosja e mashkujve tė asaj familjeje nga gjakderdhjet e hakmarrjet e kohės, gjakmarrjet, luftėrat etj.


nėn 1. Femra si kuriozitet mashkullor, mund tė lindet me veti e tipare dhe karaktere e vese mashkullore, vetiu natyralisht dhe edhe kjo ėshtė pėrcaktuar shkencėrisht - por edhe respektivisht e lindur njėherit edhe me tipare fizike mashkullore - nė tė parė, pamje mashkulli. Ashtu sikur kemi lindje tė mashkujve me cilėsi tė poatilla femėrore - mashkull feminist, qė kurrė nuk bėhet burrė, as pėrnga konstrukti psiko-fizik, edhepse ėshtė mashkull.

Femra maskuliste dhe mashkulli feminist - kontraste gjenetike.
Shumė gra janė burra dhe shumė burra janė gra, nė aspektin psiko-fizik

Aty ku e lidhė dikush me fjalėn ang. woman, unė a kam nxierr kėtė fjalė me perardhje illirishte - vo+men(t), ku fjala emėr man (njėjėsi), men (shumėsi), pėr emrin - njeri-u, e lidhi me fjalėn shqipe - ment (mend), si alternim i tingullit - d=t, ku kemi fjalėt shqipe tė hershme - ment, mėntja, mėtja, qė rrjedh mbiemri shqip - i mėntshėm (tsh=ē) dhe del - i menēėm, i menēur - pra mandja pėrcaktoi njeriun, si zotėrues i botės, por jo zotėrues i natyrės dhe rrodhi nė disa gjuhė gjermanike - man ger. burrė, bashkėshort, ang. man, men, ku origjinalisht theksohet po sikurse ajo fjala shqipe e hershme pėr fjalėn - mėnd, mėndje, mėnēur, ku rrodhi nė gjermanisht - mentsch (menē) - njeri dhe man - burrė. Kurse pėr fjalėn Woman, e nxierri si njeri me vo (vezė femrore), nga fjala e hershme shqipe - vo (vezė), qė nė lat. rrodhi ndrrimi i tingujve, nga vo, nė ov dhe ashtu fjala woman, do tė thotė njeri me vo, vezė qė ēelin, krijojnė embrionin, nė onin e femres.

Kurse pėr femrėn mashkullore, burrėrore, nė gjuhėt e huaja i thonė direkt - mashkull - man, oh man!...

Nė shqip, femra e cila lindet me tipare mashkullore psiko-fizike, dallohet nga fėmijėria, kur ajo si fėmij e vajzė, rrin e luan vetėm me djem dhe krejt pak rrin me femrat, vajzat...sepse tiparet e saj nuk e lėnė tė rrij nė rrethe femrore. Ajo femėr duke u rritur, formon cilėsit e mashkullit, si nė fjalė, mendje e tė shprehur, gjeste e sjellje, poashtu edhe nė fizikun e saj, trupin e saj, qė i duket gati mashkullore. Unė kam pasė njė kushėrinė, qė gjithė fėmijėrinė e rininė e saj ishte nė shoqėri me mashkuj, e qethnin si mashkull (jo asnjėherė nuk i kishte flokėt e gjata si femėr), ruante bagėtinė e punonte me dy vllazėrit e saj edhe nė raste konkrete e veshur si mashkull dhe dilte edhe nė sakrifica mashkullore, sipas situatės... dhe kur e kanė martuar nė moshėn 29 vjeēare, iswhte e fuqishme, e zhvilluar dhe duheshin nja 10 gra tė forta duke iu ndihmuar edhe njė burrė, ta pregatisnin pėr nusėrinė, qė sot ka 7 djem, tė gjithė burra... Femėr e lindur mashkullore, 29 vjet pa futur krahėr nė flokė, veē me gishta i krehte.

JO veē vajzė e grua burrėrore, por FEMĖR BURRĖRORE, me fjalė e vepra burrėrore, me karaktere burrėrore, se ka burrė e burrė, ku as vet burrat nuk janė krejt burra, sikundėr as vet gratė, nuk janė krejt gra - sepse ka burrė e mbiburrė - ku ėshtė njė shprehje e lashtė: ashtu sikur gratė kanė burra, poashtu edhe burrat kanė burra dhe ai ėshtė burrė i burrave - pra BURRĖ I BURRAVE x.y. apo siē i kanė thėnė Ramadan Shabani i Kievės, Kosovė.

Nėn 2. Femra qė pėr shkaqe sociologjike, gjenetike, ku gjėndja sociale ishte e mjerueshme, apo nė mungesė tė lindjes sė njė djali, qė shtėpia tė ketė mashkull, e mos tė mbyllet dera me therra - apo nga hakmarrjet, gjakmarrjet, luftėrat, sėmundjet vdekjeprurėse tė gjinisė mashkullore etj. femra ka vendosur edhe me ligj e kanun edhe pa tė, tė betohet para prindit se - prej sot jam burrė nė kėtė shtėpi, familje dhe nuk ka me thanė kush, se kjo shtėpi nuk ka burrė - kjo votėr ka burrė, e ai burrė jam unė dhe e ka ndrruar edhe emrin nė emėr mashkullor edhe ka punuar e vepruAR si mashkull shtėpie derisa ka vdekė, sikurse ato dy-tre rastet e sipėrme...

Kjo formė a ky fenomen ishte i vetdetyrueshėm, me vetvullnetin e saj, pa asnjė shtymje a imponim nga askush as nga familja, por me dėshirėn e saj, pėrkundėr mungesės sė profilit natyror tė saj psiko-fizik mashkullor - e ka dhunuar vetveten personalitetin e saj qėllimisht - tė bėhet BURRĖ SHTĖPIE - BURRNESHĖ, me doke e zakone tė formuara mashkullore dhe kurrė jo qė nuk ėshtė martuar as kishte marrrėdhėnie seksuale, a dashuri me dikend - por e ka menduar vetveten gjithmonė gjatė gjith jetės - mashkull - MASHKULLORE dhe pikėrisht toponomi Mashkullore, qė ėshtė sot, duhet ta ketė prejardhjen nga ndonjė femėr mashkullore e tillė duke iu dhėnė emėrtimi krejt njė vendi...

1. Burrneshė (femėr e lindur me veti psiko-fizike mashkullore, burrėrore, e martuar, nėnė) dhe

2. Burrėreshė (femėr e formuar si mashkull, kurrė e martuar, as kurrė e dashuruar, as seks).

ka kėtu me folė gjithditenelume...

nxierre 'i kashtė, dalin gjashtėWink

(Mai. 08. 09)
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

BURRNESHA Empty Re: BURRNESHA

Mesazh  Orfe Sat May 09, 2009 10:08 pm

Nezir Myrta / GENI DHE VEPRA

... Nuk osht, vetėm tė ketė luftėra... se nuk dėshmon vetėm lufta, por edhe nė kohė paqjeje, pse ka qejf dikush, tė bėhet femėr e fuqishme - kur dihet se femra e fuqishme bėhet vetėm kur osht pushtetare e fortė, aty shihet fuqia e femrės, se kjo fjalė - e fuqishme disi nuk bėn kėtu, sepse mund tė ketė femra: tė zonja, tė famshme, e edhe heroina, e kishte e ka kombi ynė, por diktoi politika, ku shumė varre mbeten tė rrafshuara rrafshmetokė, e shumė tė humbura - dhe mendoj se vetėm njė armė e bėn femrėn tė zonjen dhe tė paharrueshme nė jetė - sikurse tek ushtari qė arma ma e fuqishme osht - morali luftarak, kjo vlenė edhe pėr femrėn - morali i lartė - fuqi morale! Nuk ėshtė me rėndėsi ēka ke - po kush je!

Personalitet i fuqishėm, mund tė jetė edhe kush ka pasuri tė madhe, anipse ajo fuqi ėshtė e pėrkohshme, po mbi tė gjitha besnikėria e morali, e ''puna e saj pėr dinjitet personal'' krijohet vetiu, rilexoni ''Femra nė retrospektivė'', se ka vetėm fuqi tė pėrkohshme dhe fuqia e pėrhershme ėshtė fuqia intelektuale, ta mbushė mendjen, thonė, e sikurse thonė pleqt tonė: me mend hahet dynjaja! E synimi pėr tu bėrė femėr e fuqishme, nė kėtė drejtim, na knaqė tė gjithve, kur shihet femra ambicioze, por realizimi mvaret nga shumė faktorė tjerė... spjegohu!

Kam ndigjuar shprehjet: mishi osht i krymbave (pėr femren), po vlen edhe pėr mashkullin, sikurse morali ushtarak edhe morali pėr punė, e dinjitet, e bėn femren tė madhe, por mbi tė gjitha njė femėr tė fuqishme e paramendoj, kur formon familje tė fuqishme, pavarėsisht kushteve e rrethanave, njė femėr mbeti madhėshtore, kur pati djem e vajza heronj, nė luftė e nė paqje! Pra, na duhen femra madhėshtore! Kjo ėshtė fuqia e femrės!

Ashtu sikurse ėshtė njeriu i lumtur, madhėshtia e fuqia njerėzore, qė mvaret ēfarė gjenerate po len, e ēfarė vepre po iu len brezėrive...! Ferma e fuqishme, krijon brez tė fuqishėm familjar, jo vetėm dinjitet personal!

Femėr e fuqishme ėshtė ajo, qė e pėrciellin nė varr bijtė vigaj, e bijat vigane!
Orfe
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi