STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtė

Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante Empty Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante

Mesazh  Nimfa Tue Apr 21, 2009 1:27 pm

Je tepėr i shėndetshėm ? Duhet tė paguash 2 bileta nė aeroplan



Edhe nė Amerikė pasagjerėt e shėndetshėm janė tė detyruar tė paguajnė dyfish biletėn e udhėtimit. Ky rast bėn fjalė nė atė periudhė, kur biletat e avionit janė tepėr tė kėrkuara dhe kur vendet janė tė limituara, pėr faktin sepse ata do tė detyrohen tė udhėtojnė tepėr tė shtrėnguar dhe kjo gjė bėhet pėr tė lehtėsuar udhėtimin e tyre. Kėshtu tė gjithė ata persona qė janė tepėr tė shėndetshėm,

duhet tė marrin masa qė tė udhėtojnė nė kohėn kur nuk ka tepėr pasagjerė, ose tė rezervojnė biletėn e tyre shumė kohė mė pėrpara, nė tė kundėrt gjoba e shėndetit tė tyre do tė jetė dyfish. Ėshtė ky njė rregull i ri qė kanė vendosur tė gjitha kompanitė ajrore pėr pasagjerėt “extra large”. Linjat e reja tė udhėtimit ajror, kanė filluar qė nė muajin janar zbatimin e kėtij rregulli, pėr kategorinė e tretė. Pasagjerėt “standard” shpesh herė ankohen pėr mosrehati gjatė udhėtimit, pėr shkak tė pasagjerit tepėr tė shėndetshėm qė ėshtė ulur pranė tyre. Shoqėria ajrore justifikojnė vendimmarrjen e tyre nėpėrmjet kėtij rasti. Nėse avioni nuk ėshtė i mbushur plot me pasagjerė, atėherė pasagjerėt e shėndetshėm, do tė ulen nė vende tė caktuara dhe do tė duhet tė paguajnė diēka shtesė.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante Empty Re: Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante

Mesazh  Nimfa Tue Apr 21, 2009 1:29 pm

Del nė ankand poezia e Al Kapone-s



Gjashtėdhjetė vjet pas vdekjes sė gangsterit tė famshėm amerikan, Al Kapone, lindur nė Bruklin nė vitin 1899, ka dalė nė ankand njė poezi e tij, e quajtur “Madona mia”. I vėnė nė shitje nga Kenet Rendell, njė antikuar i specializuar pėr dokumente historike, ēmimi fillestar nis nga 65 mijė euro.

Sipas organizatorėve, arsyeja e nxjerrjes nė dritė tė kėsaj poezie, ėshtė se “njėri prej gangsterėve mė tė pėrgjakshėm, kishte edhe njė zemėr sensibėl dhe romantike”. Kėnga ėshtė shkruar nga Al Kapone nė vitet 30, ndėrsa vuante dėnimin pėr evazion fiskal nė Alkatraz. Poezia i dedikohej gruas sė tij, Mae, e cila i qėndroi pranė edhe nė momentet mė tė vėshtira.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante Empty Re: Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante

Mesazh  Nimfa Tue Apr 21, 2009 1:30 pm

SHBA: I vdekuri zgjidhet kryetar komune



Nė qytezėn Vinfild tė shtetit federal amerikan tė Misurit, nė zgjedhjet e fundit lokale fitoi kandidati i cili kishte njė muaj qė kishte vdekur. Fletėvotimet ishin shtypur, ndėrsa kampanja parazgjedhor kishte filluar kur gjashtėdhjetenėntėvjeēari Hari Stounbrejker, vdiq si pasoje e njė infarkti.

Nė kėto zgjedhje ai mundi tė marrė 209 vota ose 90% tė votave tė qytetarėve dhe fitoi. Pėr bashkėpunėtorėt e tij kjo pėrkrahje e lartė pėr tė nuk ishte befasi pasi Stounbrejker kishte kryer funksionin e kryetarit tė Komunės edhe nė mandatin paraprak katėrvjeēar, duke qenė shumė i respektuar dhe i dashur nga qytetarėt. Diēka e ngjashme ka ndodhur edhe nė vitin 2000 gjatė zgjedhjeve pėr Senatin amerikan. Demokrati Mel Karnahan kishte humbur jetėn nė njė aksident ajror vetėm disa javė para zgjedhjeve,por mundi ta fitoj ė kundėr kandidatin e tij kryesor.
Atėherė zgjidhja u gjet me emėrimin e gruas sė Karnahan nė vendin e fituar nga ai nė Senat. mbetet tė presim dhe tė shohim se si do tė zgjidhet rasti me kryetarin e komunės qė nuk jeton mė.
Shpėrndaje lajmin:
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante Empty Re: Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante

Mesazh  Nimfa Tue Apr 21, 2009 1:31 pm

Kush janė vendet me mjedise mė tė pastra nė botė ?



Revista e mirėnjohur ekonomike, amerikane “Forbs” ka botuar njė renditje me vendet, tė klasifikuara si mė mike tė mjedisit, nė botė. 140 vende janė klasifikuar nė bazė tė njė indeksi pėr ruajtjen e mjedisit, i pėrpunuar nga Universitetet e Kolumbias dhe Jeillit.

Zvicra vlerėsohet si shteti mė i pastėr dhe me mjedis tė pandotur, nė botė, edhe pse ėshtė vend me tė ardhura tė larta. Pas saj renditet Suedia, Norvegjia, Kosta Rika, Kolumbia, Zelanda e Re, Japonia, Kroacia dhe Shqipėria. Pėr vendin tonė nėnvizohet, se edhe pse nuk ka bėrė sa duhet pėr ekologjinė, shkaqet e pastėrtisė lidhen me industrinė e vendit, qė thuajse nuk ka punuar kurrė. Tjetėr arsye qė pėrmendet ėshtė mos-pėrdorimi i gazit, apo i lėndėve tė tjera pėr ngrohje. Gjithashtu, nė rang vendi, ndotja e ajrit mbetet ende e vogėl. Metoda e pėrdorur bazohet nė 25 kritere, qė nisin nga pastėrtia e ajrit, cilėsua e ujit, biodiversiteti dhe pėrdorimi i pasticideve.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante Empty Re: Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante

Mesazh  Nimfa Tue Apr 21, 2009 3:30 pm

Dashnoret e pasanikėve – viktimat e para tė recesionit



Nė mesin e viktimave tė krizės ekonomike botėrore janė edhe dashnoret e menaxherėve tė pasur, bėri tė ditur gazeta britanike “Dejli Telegraf”. Hulumtimi i agjencisė “Prins edn Asocishejts” tregoi se 80 pėr qind e pasanikėve nė mėnyra tė ndryshme i anuluan shpenzimet pėr tė a.q grua tjetėr.

Sipas rezultateve tė hulumtimi, thuajse gjysma e menaxherėve, brokerėve dhe ekspertėve tė ndryshėm financiar po orvaten qė tė lirohen nga dashnoret. Sipas “Dejli Telegraf” “erdhėn kohėra tė vėshtira pėr vajzat e kėnaqėsisė”.

“Sikur automobili luksoz edhe dashnorja kėrkon kohė edhe para. Andaj, kur pasaniku doemos duhet tė kursejė, dashnorja ėshtė nė mesin e gjėrave tė para prej tė cilave duhet tė heq dorė”, konsideron Xhosh Spero, agjencia e tė cilit e zbatoi hulumtimin.

Nėse pasaniku megjithatė nuk dėshiron tė heq dorė nga dashnorja, doemos duhet ta pranojė faktin se kohėrat janė tė vėshtira dhe se nuk do tė ketė mė dhurata tė shtrenjta
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante Empty Re: Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante

Mesazh  Nimfa Tue Apr 21, 2009 3:30 pm

Ndėrgjegje edhe pas moshės 65-vjeēe



Njė gjerman i cili pohon se para fundit tė Luftės sė Dytė Botėrore ka vjedhur njė biēikletė nga qyteza holandeze Nijkerk, ka vendosur qė pas 65 vitesh t`ua kompensojė dėmin pronarėve. Mediumet transmetojnė se ai e ka vjedhur biēikletėn pėr tė ikur para forcave aleate qė po hynin nė qytet.

Ai ka arritur tė shpėtojė, por bėn tė ditur se prej vitit 1945 e “brenė” ndėrgjegjia qė nė atė kohė dikujt i ka marrė mjetin e vlefshėm transportues.

Gjermani i kujdesshėm, ka tentuar me ndihmėn e kishės t`i gjejė pronarėt, por priftėrinjt kanė pėrcaktuar se nė vendin e pėrmendur ushtarėt gjermanė para pėrfundimit tė luftės kanė vjedhur mbi njė mijė biēikleta pėr tė ikur.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante Empty Re: Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante

Mesazh  Nimfa Tue Apr 21, 2009 5:08 pm

Shėruesi kinez nuk pret flokėt 60 vjet



Shėruesi kinez pohon se pacientėt e tij janė me shėndet tė mirė dhe se me sukses u shėron sėmundjet e tyre vetėm falė asaj qė nuk i qeth flokėt e tij. E as nuk i lan aq shpesh. Peng Fu, njė shėrues 79-vjeēar i cili praktikon mjekėsinė tradicionale kineze,

ka gjetur njė lidhje tė ēuditshme nė mes gjatėsisė sė flokėve tė tij dhe shėndetit tė pacientėve tė vet. Nė fakt, flokėt nuk i ka shkurtuar qė 60 vjet dhe pohon se mu pėr kėtė pacientėt e tij janė tė shėndoshė. “Kam reshtur sė shkurtuari flokėt dhe pacientėt kanė filluar tė shėrohen. Qasja ime ndaj mjekėsisė ėshtė bėrė mė e efektshme sa mė shumė qė i kam lėnė flokėt tė rriten”, ka thėnė Peng. Herėn e fundit qė i ka matur flokėt e tij ato kanė qenė tė gjata 2.7 metra. Shėruesi nga qyteti Suining nė Kinėn qendrore, afrimin e tij ndaj mjekėsisė e merr shumė seriozisht, prandaj pacientėve tė tij nuk u lejon t’ia prekin flokėt dhe i pastron shumė rrallė.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante Empty Re: Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante

Mesazh  Nimfa Tue Apr 21, 2009 5:09 pm

Pėllumbat, “kontrabandistė” celularėsh nė burg



Ngjarjet e ēuditshme nuk kanė tė mbaruar nė burgjet braziliane. Nga policia bėhet e ditur se tė burgosurit e njė burgu nė Brazilin jugperėndimor kanė pėrdorur pėllumbat pėr tė kontrabanduar celularė nė burg.

Njė roje burgu ka kapur tė mėrkurėn e kaluar njė pėllumb i cili pėr kėmbė e ka pasur tė ngjitur njė qese me pjesė tė njė celulari tė vogėl. Tė nesėrmen, ėshtė kapur pėllumbi tjetėr me njė qese nė tė cilėn ėshtė gjetur mbushėsi pėr telefonin celular. Shpezėt me gjasė janė mbajtur nė burg, kontrabanduar jashtė tij, janė pajisur me pjesė pėr celularė, e mė pas janė lėshuar pėr t’u kthyer nė burg.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante Empty Re: Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante

Mesazh  Nimfa Tue Apr 21, 2009 5:10 pm

Nė Bullgari propozojnė gomar pėr deputet



Nė qytetin bullgar Varna, pėr herė tė parė nė botė pėr kandidat pėr deputet propozohet njė gomar. Kandidatura ambicioze ėshtė propozim i partisė sė sapoformuar “PolitProstitutka-Forca Bullgaria”.

Partia e kandidoi gomarin me parullėn “240 janė pak”, duke aluduar nė numrin aktual tė deputetėve.

Lideri i partisė nė mėnyrė ironike sqaron se kandidatura e gomarit ka tė bėjė me mungesėn e nderit dhe moralit te deputetėt dhe nga ana tjetėr numrin e partive dhe idealet qė “ndėrrohen si kanale televizive”.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante Empty Re: Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante

Mesazh  Nimfa Tue Apr 21, 2009 5:11 pm

Ronaldo i apasionuar pas Facebook-it



Interneti pushton edhe Kristiano Ronaldon. Sipas gazetes “Daily Star”, asi i Mancester Junajtid eshte nje i pasionuar pas flirtit “on-line”, vecanerisht perdor “Facebook”, ose bisedon me vajzat nepermjet “MSN”. Topi i Arte nuk njeh kufij, per te folur ne internet, ku mbyllet per ore te tera ne nje vile qe kushton 4 milione sterlina.

“Ronaldos i pelqen te catoje me vajzat ne internet”, - theksoi nje vajze portugeze, e cila eshte perfshire ne listen e gjate te lojtarit te Mancester Junajtid. Sipas nje miku te Ronaldos, futbollisti perdor pseudonim gjate bisedave dhe flet shume rralle per futbollin.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante Empty Re: Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante

Mesazh  Nimfa Tue Apr 21, 2009 5:12 pm

Gjendet japonezi qė mbijetoi sulmet nė Hiroshimė dhe Nagasaki



Plaku japonez Cutomu Jamaguēi ėshtė njeriu i parė pėr tė cilin me siguri tė plotė dihet se ka mbijetuar tė dy sulmet me bombė atomike nė Japoni, atė nė Hiroshimė dhe tre ditė mė vonė nė Nagasaki.

Jamaguēi, ndonėse i rrezatuar gjatė sulmeve, arriti pleēėrinė edhe atė 93 vjet. Ai nė gusht tė vitit 1945 ka qenė nė udhėtim tregtar nė Hiroshimė, kur bombarderi amerikan B-29 hodhi bombėn atomike, ndėrsa nė Nagasaki u kthye saktė para sulmit nė kėtė qytet.

Autoritetet qytetare tė Nagasakit deklaruan se Jamaguēi ėshtė njeriu i parė qė njihet zyrtarisht si i mbijetuar nga tė dyja sulmet.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante Empty Re: Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante

Mesazh  Nimfa Tue Apr 21, 2009 5:13 pm

Papagalli shpėrblehet pasi shpėtoi jetėn njė fėmije



Njė papagall, i cili paralajmėroi pronaren e vet se fėmijėn qė e ruan po mbytet nga ushqimi, fitoi shpėrblim nga Kryqi i Kuq amerikan. Papagalli Vili me pronaren e vet Megan Hauard nė nėntor, vitin e kaluar ruanin tė voglen Hana Kuks.

Fėmija filloi tė ngulfatet nga ushqimi nė momentin kur Megani shkoi njė banjo, ndėrsa Vili, kur vėrejti se fėmija ėshtė nė rrezik thėrriti Meganin me “mami, bebja, mami, bebja”. Megani menjėherė erdhi dhe arriti ta shpėtojė fėmijėn.

Kryqi i Kuq amerikan papagallit Vili i dha ēmimin “Animal lajfseiver” i cili i ndahet kafshėve pėr ofrim tė ndihmės sė njerėzve.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante Empty Re: Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante

Mesazh  Nimfa Tue Apr 21, 2009 5:14 pm

Ishujt kroatė mė tė bukurit nė botė



Ishujt kroatė nė Detin Adriatik fituan nė kategorinė e ishujve mė tė bukur nė botė dhe fituan ēmimin pėr vitin 2009, qė e ndanė revista spanjolle Condé Nast Traveler. Siē lajmėroi Televizioni shtetėror Kroat, nė konkurrencė kanė qenė edhe ishujt grekė, Korzika, Porto Riko dhe Mauricius.

Ishujt kroatė pėr ēdo vit tėrheqin numėr tė madh tė turistėve tė huaj, ndėrsa tė magjepsin me natyrėn dhe bukurinė e tyre.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante Empty Re: Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante

Mesazh  Nimfa Tue Apr 21, 2009 5:18 pm

Fėmija gjashtė vjeēar mė intelegjent se Ajnshtajni

Djaloshi Pranav Veera ka koeficient tė intelegjences IQ 176, qė do tė thotė se mė tė lartė se tė Albert Ajnshtajnit, pėr tė cilin thuhet se koeficienti I tij ka qene IQ 160.

Amerikani me prejardhje nga India, 6- vjeēari Pranav Veera, ka koeficient tė intelegjences prej IQ 176, qė ėshtė me e lartė edhe se e Albert Ajnshtajnit pėr tė cilin besohet se intelegjenca e tij ka qenė IQ 160 . Pranav Viera ka dėshirė tė behet astronaut, kurse pėr tė thuan se nė shkollė para orėve dridhet nga emocionet se dicka tė re do tė mėsojė gjatė mėsimit.

Mėsuesja e tij nė shkollėn fillore nė qytetin Milford thotė “ Ai ėshtė njė fėmijė fantastik. Din shumė gjėra pėr moshėn qė ka. Kur mėsojm leksion tė ri, ai me tė vėrtetė dridhet nga dėshira”.

Pranav, mund nė mėnyrė kronologjike ti numėroje emrat e gjithė presidentėve tė Amerikės, sa kohė u duhet planetėve nė rrugėn e tyre reth Diellit dhe shume punė tė tjera. Prindėritė kėtė e kanė hetuar se si mund qė nė klasė tė katėrt tė jetė aq intelegjent dhe me pastaj e kanė dėrgur ne testim pėr matjen e intelegjencės, ku rezultatet kanė qenė shumė tė jashtėzakonshmė pėr tė gjithė.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante Empty Re: Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante

Mesazh  Nimfa Tue Apr 21, 2009 5:19 pm

10 shpikjet qė kanė ndryshuar jetėn moderne



Nė mėnyrė mė modeste disa shkencėtarė tė Shoqatės Shkenca Britanike kanė bėrė njė listė me 10 shpikjet mė tė mėdha qė thellėsisht ndryshuan botėn. Nė vend tė parė ėshtė Gi pi es(GPS), Sistemi botėror i pozicionit, me anė tė njė rrjet satelitor pėrcakton pozicionin e ēdokujt qė ndodhet nė planetin tonė.

Pėr herė tė parė u pėrdor nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes pėr tė lokalizimin e anijeve, zbarkimin e trupave madje edhe pėr kontrollin e konflikteve me kundėrshtarėt. Uolkmen, njė aparat pėr tė dėgjuar muzikė kudo qėndron nė vendin e dytė. Ai hyri nė treg nė vitin 1979. Por MP3 e nxorri atė pėrfundimisht nė pension. Bar kodi, leximi i shpejtė produkteve qė ka vendosur tė blejė konsumatori ėshtė nė vendin e tretė. U deshėn 20 vjet qė teoria e Norman Udland tė vėrtetohej qė ishte efikase. Darkat pėrballė TV dhe ushqimet e gatshme, nė kėtė rast mė shumė se investime duhet folur pėr vese tė kėqija tė kohės moderne. Plejstejshėn, pėr herė tė parė, doli nė Japoni, nė 1994. Me kalimin e viteve, nė botė u shitėn mbi 100 milionė tė tilla. Rrjetet sociale tė internetit, si Fejsbuk, qendrojnė nė vendin e pestė. Nė rast se tė rinjtė e viteve ‘90 i takojnė gjeneratės sė pleisteishėn, tė sotshmit mund tė quhen tė gjeneratės sė Fejsbuk, rrjetit social mė tė njohur nė botė, qė lejon komunikimin nga ēdo cep i botės. E mė pas vijnė mesazhet telefonike, jo vetėm qė i kanė detyruar njerėzit tė shkruajnė saktė, edhe pse shpesh me njė gramatike tė re, por i kanė ndihmuar tė krijojnė njė fjalor tė ri, shpesh tė pakuptueshėm. Karta e Kreditit tė quajtura ndryshe edhe para elektronike. Sot, janė paratė mė tė sigurtat, tė cilat mund t’i tėrheqim kudo qė tė jemi. Mikrovalėt dhe kėpucėt e gjimnastikės janė 2 tė fundit nė renditjen e 10 gjėrave mė tė rėndėsishme qė kanė ndryshuar jetėn e njerėzve kėto kohė.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante Empty Re: Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante

Mesazh  Nimfa Tue Apr 21, 2009 5:21 pm

Veturė speciale pėr njeriun mė tė trashė nė botė



Burri mė i trashė nė botė, meksikani Manuel Uribe ka fituar Shevrolet tė prodhimit tė viit 1989 qė ėshtė veturė speciale pėr peshėn e tij. Tani ai mund tė lėvize, pasi pėr polot 6 vite nuk ka mundur tė del nga shtrati i tijė. Uribe nė vitin 2006 ėshtė regjistruar nė librin e Ginisit, si njeriu me mė peshė nė Botė, me 560 kilogram.

Ai ka arritur tė zvogėloj peshėn e tij pėr disa kilogram, nga momenti kur ka kėrkuar ndihmė publike pėr tė rėnė nga pesha e madhe.

Meme, siē e thirrin shokėt e tij, ashtu e ka emėruar edhe veturėn e tij. “Shokėt e emėruan veturėn time Meme-Mobil, njejtė si Betmobili “ ka thėnė Uribe.

Ai planifikon tė filloj bisnes me auto pjesė, ndėrsa shoqja e tij Klaudija Solis ka thėnė se me veturėn qė e kanė planifikojn tė bėjnė plazhė diku.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante Empty Re: Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante

Mesazh  Nimfa Tue Apr 21, 2009 5:22 pm

Fjalėkryqi prej shtatė metrash sė shpejti do tė dalė nė shitje nė Kosove


Rekordi mė i ri nė enigmatikėn shqiptare ėshtė prezantuar dje nė Gjilan nga Shoqata e Enigmatėve “Ndre Mjeda”. Fjalėkryqi me autor Arbėresh Dalipin ėshtė i gjatė 7 metra dhe pėrbėhet nga 1mijė e 119 fjalė. Autori i fjalėkryqit njėherėsh edhe anėtar i Shoqatės “Ndre Mjeda”, ka thėnė se i ėshtė dashur 1 muaj punė pėr tė pėrpiluar kėtė fjalėkryq.

Tė drejtėn e botimin tė fjalėkryqit e ka e pėrditshmja kosovare “Koha Ditore”. Sipas kryetarit tė Shoqatės “Ndre Mjeda”, Zijadin Hasani, “fjalėkryqi shumė shpejt do tė jetė nė duart e zgjidhėsve tė pasionuar”. Fjalėkryqi mė i gjatė nė hapėsirat shqiptare do tė botohet nė vazhdime me “Kohėn Ditore”.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante Empty Re: Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante

Mesazh  Nimfa Tue Apr 21, 2009 5:24 pm

Ish-presidenti Bush refuzon punėn nė dyqan


George W. Bush ka refuzuar mundėsinė e parė pėr njė punė tė re qė kur u largua nga Shtėpia e Bardhė, nė njė dyqan pajisjesh ndėrtimi nė Dallas. I zoti i zinxhirit tė dyqaneve nė Teksas ia bėri ofertėn nė fillim tė muajit dhe letrėn e publikoi nė gazetėn “Dallas”.

Edhe pse nuk ka gjetur ende botues pėr librin e kujtimeve, zoti Bush e refuzoi punėn. Zoti Bush qėndroi njė orė nė dyqan, duke folur me klientėt e duke bėrė pazar. Kjo punė ėshtė “part-time”, duke i lėnė kohė zotit Bushit tė punonte me bibliotekėn dhe tė shkruante pėr dy mandatet. Puna ėshtė mė pak stresuese se ajo e fundit”, shkruan menaxheri.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante Empty Re: Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante

Mesazh  Nimfa Tue Apr 21, 2009 5:25 pm

Gratė mė rrallė humbin vendet e punės




Meshkujt nė SHBA mė shpesh humbin vendin e punės sesa femrat, tregon hulumtimi mė i ri i Qendrės liberale pėr pėrparim amerikannė Uashington.
Disa analistė tė caktuar konsiderojnė se sė shpejti do tė mund tė pritej qė nė vendet e punės tė ketė mė shumė femra sesa meshkuj.

Ekonomistėt, pėrderisa shkalla e papunėsisė shėnon rritje, zbulojnė njė trend tė ri - meshkujt humbin vendet e punės mė shpejtė se femrat.

Statistika tregon se 82 pėr qind e vendimeve pėr pėrjashtim u janė ndarė meshkujve, tė cilėt janė fuqia kryesore punėtore nė degėt ekonomike qė janė prekur rėndė nga kriza, siē janė industria dhe ndėrtimtaria.

Femrat, nga ana tjetėr, kryesisht punojnė nė sfera ku ka mė pak pėrjashtime, nė mesin e tė cilave janė mbrojtja shėndetėsore dhe arsimi.

Ekspertėt ekonomikė theksojnė se me thellimin e recesionit pritet rritje e mėtejshme e numrit tė familjeve pėr tė cilat pėrkujdesen femra.

Ky trend vetėm i rritė problemet ekonomike me tė cilat pėrballen familjet amerikane, duke marrė parasysh faktin se femrat fitojnė 20 pėr qind mė pak sesa meshkujt.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante Empty Re: Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante

Mesazh  Nimfa Tue Apr 21, 2009 5:27 pm

Nė Angli, kokaina mė e lirė se birra



“Rėnia e vazhdueshme e ēmimeve nė tregun e drogės ka bėrė qė droga tė mė e lirė sesa njė birrė nė krikėll apo njė gotė verė nė lokal”, njofton Ministria britanike e Punėve tė Brendshme. Nė raport thuhet se njė gram kokainė aktualisht kushton rreth 22 euro. Duke qenė se njė gram mjafton sa pėr 20 pėrdorime, rezulton se narkomania ėshtė bėrė mė e lirė se alkoolizmi.

Tė dhėnat janė edhe mė alarmante nėse analizohen ēmimet e kokainės sė kualitetit tė dobėt dhe me mė pak pastėrti, sepse ato janė mė tė ulėta se 50 pėr qind, qė do tė thotė se kjo drogė ėshtė nė dispozicion pėr pothuajse tė gjithė, edhe pėr ata mė tė varfrit.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante Empty Re: Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante

Mesazh  Nimfa Tue Apr 21, 2009 5:29 pm

Louvre, Monaliza shpėrthen nė lotė



Njė version gjigand dhe tepėr gri i njė Monalise nė lotė ėshtė shfaqur nė muzeun e Luvrit ngjitur me pikturėn origjinale e tė famshme tė Leonardo Da Vincit. Punimi i artistit franko kinez Yan Pei Ming titullohet funeral i Mona Lizės, dhe ėshtė njė inciativė e Luvrit pėr tė pėrballur artin kontemporan me mjeshtrat e lashtėsisė.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante Empty Re: Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante

Mesazh  Nimfa Tue Apr 21, 2009 5:32 pm

New York - Reklama




Para se edhe rrugėt e qyteteve tona tė mbushen pėrplot me reklama, tė shohim se si duket qendra e qytetit mė tė madh nė SHBA
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante Empty Re: Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante

Mesazh  Nimfa Tue Apr 21, 2009 5:33 pm

Hoteli mė i pisėt nė SHBA: Ai nė mes tė “Times Square”



Cili ėshtė hoteli mė i pisėt nė Amerikė? Sipas miliona votueseve, ēmimin e merr “Carter Hotel” nė “Times Square”, Nju Jork. Atje do tė gjeni gjithēka, qė nga minjtė, njolla tė mistershme dhe trupa tė vdekur nėn shtrat, tė cilat i kanė dhėnė kėtij hoteli me njė yll kėtė veēanti. Disa mund tė thonė se sheshi “Times Square” nuk ėshtė “Disneyfied”. Me miliona udhėtarė kanė votuar pėr hotelin

“Carter” nė perėndim tė rrugės 43, si hoteli mė i keq nė Amerikė. Manaxheri i hotelit thotė se pėr arsye se hoteli mban vetėm njė yll, atėherė edhe standardi i pastėrtisė ėshtė i dobėt. Kjo ėshtė e sigurt, por ajo qė tė bėn pėrshtypje ėshtė ēmimi, 130 dollarė pėr njė dhomė.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante Empty Re: Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante

Mesazh  Nimfa Tue Apr 21, 2009 5:36 pm

Gratė e bukura mė shumė anojnė kah tradhėtia




Gratė e bukura mė lehtė do tė lėshoheshin nė flirt ose shkelje kurore pėr shkak tė hormonit seksual qė lidhet me joshjen dhe vardisjen, tregon hulumtimi i paradokohshėm.

Gratė me sasi mė tė madhe tė estradiolit, e konsiderojnė veten si mė tėrheqėse se gratė tjera, por edhe burrat e perceprojnė nė kėtė mėnyrė.

Kėto gra shpeh herė lėshohen nė flirt dhe rregullisht i ndėrrojnė partnerėt. Po ashtu, mė pak janė tė kėnaqura nga tė dashurit e tyre dhe ndihen mė pak tė lidhur me ta.

Shkencėtarėt e Universitetit nė Teksas theksojnė se kėto gra nė mėnyrė konstante kėrkojnė “rast mė tė mirė” qė ta braktisin partnerin e tyre aktual, nėse ndonjė burrė tjetėr mė cilėsor shfaqė interesim pėr to.

“Gratė mė tėrheqėse fizikisht kėrkojnė dhe fitojnė mė shumė vėmendje, ndėrsa kanė edhe mė shumė standarde gjatė kėrkimit tė partnerit”, sqaron dr. Kristina Durante, duke shtuar se gratė shpesh herė zgjedhin mes partnerėve me mjete tė bollshme materiale dhe atyre mė superior fizikisht me gjene mė tė mira

“Gratė me sasi mė tė madhe tė estradiolit para se gjithash do tė kenė tė dashur ose do tė dalin me mė shumė burra nė tė njėjtėn kohė pėr shkak se vazhdimisht kėrkojnė bartės mė superior tė gjenit, konstaton Durante.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante Empty Re: Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante

Mesazh  Nimfa Tue Apr 21, 2009 5:38 pm

Kinezja 107 vjeēare, kėrkon burrė



Njė grua kineze 107 vjeēe, e cila gjatė njė shekulli ka pasur frikė tė martohej, ka vendosur mė nė fund tė kėrkojė njė burrė. Sipas njė gazete lokale, e moshuara kėrkon njė bashkėshort mbi tė 100-tat, duke shpresuar qė tė ketė ēfarė tė flasė me tė. Wang Guing kishte nisur tė mendonte se po u bėhej ferrė nipave tė saj, kur nė moshėn 102-vjeēe theu kėmbėn, pasi qė prej atėherė nuk mundte tė bėnte mė punėt e pėrditshme tė shtėpisė. E lindur nė provincėn Guizhou, vajza e njė tregtari kripe, Wang u rrit duke u shėrbyer xhaxhallarėve dhe tė afėrmve tė tjerė, shpeshherė duke rrahur gratė e tyre. Por mė nė fund ėshtė kujtuar se ėshtė vetė njė grua dhe duhej tė martohej, edhe pse nė moshėn 107 vjeē.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante Empty Re: Lajme te ralla- zbavitese dhe interesante

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi