STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ditari i njė luftėtari tė UĒK-sė

Shko poshtė

Ditari i njė luftėtari tė UĒK-sė Empty Ditari i njė luftėtari tė UĒK-sė

Mesazh  Nimfa Tue Apr 14, 2009 10:30 pm

Lufta pėr liri dhe mbijetesė

Ditari i njė luftėtari tė UĒK-sė Ganiu%20(Small)

“Dhe, para sė gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisė

dhe mos e harroni atė kur tė jepni mendimin tuaj!”

Hasan be Prishtina

Gani Sylė Shala ėshtė djali i madh i Sylė (Osman) Shalės nga Ruhoti, KK Pejė. Rruga e tij dhe bashkimi nė radhėt UĒK-sė, ėshtė sa e lavdishme, aq edhe shembull emblematik i njė qėndrese titanike nė luftė pėr liri, ėshtė njė histori e vuajtjeve dhe gjenocidit qė kanė bėrė shėrbimet shtetėrore militare serbe ndaj kombit shqiptar nė periudha tė ndryshme tė historisė 100-vjeēare nėn thundrėn serbe. Lufta e fundit ėshtė strumbullar kundėr njė gjenocidi me pėrmasa shkatėrruese nė masė. Kjo rezistencė-luftė ka hyrė nė analet e historisė sė luftėrave botėrore si guerilja mė e suksesshme pėr mbrojte nga shkatėrrimi i qenies njerėzore. Ushtria Ēlirimtare e Kosovės nuk ka kryer krime. Ajo ka zhvilluar luftė pėr mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare dhe ēdo tendencė pėr njollosjen e kėsaj lufte ėshtė krim. Ėshtė krim edhe ndaj atyre qė nė Hagė gjenden padrejtėsisht dhe natyrisht pėrkushtimi i tė gjithė neve ėshtė qė tė lirohen sa mė shpejt qė ėshtė e mundur”.

Burgosja e Ganiut

Syla kishte vdekur shumė herėt, mė 4 tetor 1984 nė spitalin e Beogradit, kur ishte vetėm 54-vjeē. Mungesa e tij pėr familjen ishte mjaft e vėshtirėsuar. Nė njėrėn anė ishte lufta pėr ekzistencė, nė anėn tjetėr ishte dėshira dhe pėrpjekja pėr arsimim.

Mejremi, nėna e Ganiut, e kishte pėrjetuar rėndė humbjen e kryefamiljarit, e sidomos burgosjen e Ganiut, ajo vdiq mė 16 mars 2007. Vėllai i Ganiut, Shemsiu, ka vdekur nė moshėn 51-vjeēare, mė 25 janar 2008. Gjatė leximit do tė mėsohet se Ganiu ėshtė paraqitur nė emėr tė Shemsiut dhe gjatė tėrė vuajtjeve ka qėndruar me emrin e vėllait pėr t’i pėrballuar mė lehtė reprezaljet barbare ēnjerėzore tė shėrbimit tė Milosheviqit, por kjo fatkeqėsisht ia kishte rėnduar edhe mė shumė vuajtjet, rrahjet, plagosjet, kryqėzimin, bartjen e kryqit 5 kg. nė shpinė, reprezaljet pėr marrjen e veshkės etj.

Nė burgun e Dubravės

-Fjalėt e prof. Ukshin Hotit kanė qenė udhėrrėfyese pėr qėndrim dinjitoz nė burgun e Dubravės, por fatkeqėsisht ai nuk e mbijetoi, sepse e morėn dy veta kur e kishte kryer afatin e dėnimit, kur duhej tė shkonte nė shtėpi. Janė dėgjuar tė shtėna dhe nuk dihet as gjė pėr fatin e tij! Ai, mė shtrėngoi pėr faqe dhe mė tha: ”Edhe sikur tė na vrasin tė gjithėve kėtu, Kosova ka djem e vajza qė do t’ i dalin zot Kosovės”.

Populli qė kėrkon liri ėshtė mė e fortė se krisma e gjithė topave tė Serbisė e Jugosllavisė! Veē vdekja mund ta ndajė nga Pavarėsia e Kosovės.

Ai thoshte se problemi i gjithė shqiptarizmit ėshtė si rreze dielli qė del nė mėngjes herėt mbi fijen e njė bari qė vesa e mėngjesit. Kur shqiptarėt do tė bashkohen tė gjitha trojet nė njė tė vetme, rrezet e diellit nuk do tė shkrijnė mė jo njė vesė bari, por nė gjithė trojet etnike shqiptare.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ditari i njė luftėtari tė UĒK-sė Empty Re: Ditari i njė luftėtari tė UĒK-sė

Mesazh  Nimfa Tue Apr 14, 2009 10:31 pm

Udhėtimi nėpėr labirintin e vdekjes

Ditari i Gani Sylė Shalės


Ditari i njė luftėtari tė UĒK-sė Peizazh%202%20(Small)
Edhe kėto male tė larta tė Shqipėrisė ishin tė kalueshme pėr ushtarėt e UĒK-sė

“Dhe, para sė gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisė

dhe mos e harroni atė kur tė jepni mendimin tuaj!”

Hasan Prishtina

Kėrkuam ndihmė nga junikasit dhe nga Gllogjani. Ndihma nuk vonoi tė na vinte. Dhe na ndihmuam aq sa patėm mundėsi.

U nisėm pėr nė Gjocaj, ku u takuam me Bekim Berishėn, i cili mė njoftoi se janė vrarė tetė luftėtarė tė UĒK-sė, ndėrsa njė ėshtė i humbur.

Pas shumė vjetėsh, pas lufte ėshtė gjetur i humburi. Ai ka qenė Imer Osmanaj nga Prekalla dhe ėshtė rivarrosur mė 2005 nė vendlindjen e tij.

U kthyem nė Junik. Aty mė urdhėruan qė tė kaloja tjetrės rrugė-pikė, tė nisesha pėr “trekėndėshin”. Ani baca! - Musė, i thashė.

Nisja pėr Shqipėri

I rreshtova vullnetarėt e furnizimit mė armė dhe u nisėm pėr Shqipėri. Qarkullonin informata se tė gjithėve do tė na vrasin. Ishte pėrforcuar shumė kufiri nga ushtria serbe. Ngjarja qė kishte ndodhur me grupin qė ishte para nesh pėr furnizim me armė ishte katastrofal. Siē thash mė lart, kishte tė vrarė, tė plagosur e tė humbur. U detyruam tė kthehemi prapa. Komandova si mė urdhėruan.... Kur erdhėm nė Gllogjan, na doli Ramushi pėrpara. Mė pyeti: ”Shalė, ēka u bė?” “Shok komandant, unė nėnėn nuk e kam pasur nė Junik qė tė mė furnizoj me armė, s’ka pasur armė nė Junik!” “Shalė ēomi pėr Ēollapek, se tė tjerėt po i pėrcjellim pėr Drenicė”, - mė tha komandant Ramushi. I ēova sipas urdhrit. Por, unė u ktheva pas prej Ēollapekut nė Gllogjan dhe kam bėrė rojė.

Qershor 1998

Udhėtimin e bėmė nga Kaēaniku pėr Junik-Gjocaj dhe dolėm nė Shqipėri. Gjatė rrugės ra nė minė dhe u plagos Shpend Mala, ndėrsa kali u bė copė-copė.

Mė 11 qershor 1998 me dhjetė veta kaluam kufirin ndėrmjet Koshares e Rrasės sė Zogut.

Tre korrik 1998


Nė Hereē u takova me Musė Ēetėn nga Trubuhoci. Ai ishte nisur pėr Shqipėri, ndėrsa unė isha duke u kthyer... Mbėrrina nė Gllogjan, kėrkova tė shkoja pėr Ruhot. Kur u nisa rrugės u takova me disa djem dhe biseduam pėr luftėn qė ishte zhvilluar nė Loxhė. Kur arrita nė Lumbardh, u takova me Sali Ēekun. Prapė vazhdova ta pyes pėr Loxhėn. Saliu mė tha:” Gani, mė erdhi mirė qė morėt pjesė ju Ruhoti dhe Peja nė luftėn e Loxhės”. Sali, i thashė:” Jo vetėm Ruhoti, por kanė marrė pjesė edhe Studenica, Zabllaqi, Ozdrimi i Pejės, disa nga Kapeshnica e Pejės. Saliu ma ktheu: ”Atė ditė kanė qenė mbi 1500 veta”. Saliu mė tha: Gani, duhet me u kthye pėrsėri pėr Gllogjan, me qėllimin qė unė t’ju prij pėrsėri pėr Shqipėri. Nė rregull! U kthyem dhe pas pak arritėm nė Gllogjan. Iu afrova Ramushit e i thashė: “Ramush, nuk kam asnjė pare pėr duhan”. Ramushi mė dha para.

Njė automatik - pėr dy gomarė!

Kur u ktheva nga Ramushi, e pashė njė grup nė rrugė. Iu drejtova dhe u thashė: a mundem t’ju ndihmoj diēka djem?

- Jemi nisur, thanė, pėr Shqipėri. Sa veta jeni ju? – thashė. Jemi rreth 18 veta- thanė.

Shkova pėrsėri te Ramushi, ai ishte shumė i zėnė, iu afrova Shkėlzenit, vėllait tė Ramushit, tash Hero. Ai m’i dha 1000 marka dhe mė tha: ”Shiko nėse ke mundėsi t’i grumbullosh rreth 50 veta”. Ani Shkėlzen - i thashė. Ma dha njė letėr. Nė orėn 21:00, nė mbrėmje, tė datės 5 korrik 1998, u nisėm pėr rrugė. Kur arritėm nė Junik, Musė Krasniqi dhe Gani Shehu mė kėshilluan: Gani ruaju dhe shko rrugės nė drejtim tė pikės pėr ”trekėndėsh”! Gjithashtu mė pyetėn prej nga janė kėta shokė? Unė thashė nga Doganajt e Kaēanikut.

Kur iu afruam “trekėndėshit” gdhiu dita. Mezi e kaluam kufirin, sepse ishte i minuar dhe morėm edhe ca plagė tė vogla nga shpėrthimi i minave nė kufi. Pasi kaluam na dhanė ndihmė disa barinj tė Shqipėrisė. Kur mbėrritėm afėr Tropojės, m’u desh tė blija dy gomarė, sepse dy tė lėnduarit ishin lodhur bukur shumė. Paratė nuk m’i morėn, m’u desh t’ua jepja automatikun pėr gomarė dhe kėsisoj arritėm nė Tropojė...

Korrik 1998


Nė korrik 1998 u takova pėrsėri me Musė Ēetėn, 60- vjeē. U printe fshatit Trubuhovc me 20 vullnetarė. Unė iu bashkova kėtij grupi dhe shkova tė Ēorri (Xhabir Zharku). Ai ka qenė i ngarkuar pėr shpėrndarjen e armėve. Ia tregova rastin e automatikut, ai mė tha nuk ėshtė problem pėr atė armė. Armėt qė furnizoheshim ishin nė Tropojė, nė kullėn e Berishajve.

E thirra atė dhe ai mė njohu se kanė mbetur mė shumė ushtarė. Pse ju ra Juniku? – pyeti. Qante si fėmija, prej gazepit qė s’mund tė ktheheshim pas...

Mė 10 korrik 1998 ramė nė Ujėz, por duhej tė ruheshim shumė nga prita forcave serbe. Dikush thoshte se ishin 1000 ushtarė. Kush do tė na printe? Doli Sali Veseli e na priu. Dikush thoshte janė mbi 500 veta, dikush 400. Nė Gjocaj kah ora gjashtė e mėngjesit na hetuan, na sulmuan shkiet.

Vrasja e Bekimit dhe e Bedriut

Arritėm nė Junik. Aty u takova me Bekim Berishėn dhe Bedri Shalėn. Ah, Gani, Juniku ra! Menjėherė jemi rreshtuar nė rojė, unė Ganiu, Musa, Shaipi dhe Luan Ēeta. Kjo rojė nė Berishė kishte zgjatur afro njė muaj. Takohem me Bekimin dhe i thashė qe njė muaj nė Berishė, nuk vjen kush me na ndėrrue!

Bekimi mė tha: ”Gani jemi shumė pak ushtarė, kanė ikur i kanė lėnė pikat! Sot ėshtė dhjetė gushti, nė mbrėmje e lajmėruam Junikun. Nė orėn tre u vranė dy luftėtarėt mė tė shquar tė UĒK-sė, Bedriu dhe Bekim Berisha. Musa mė tha: ”Gani lėrini pikat, ngjituni nė mal! Mbi 300 veta, rob e fėmijė, mbėrritėm t’i tėrheqim shėndosh e mirė.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ditari i njė luftėtari tė UĒK-sė Empty Re: Ditari i njė luftėtari tė UĒK-sė

Mesazh  Nimfa Tue Apr 14, 2009 10:32 pm

Rėnia nė pritė afėr Erenikut

Ditari i njė luftėtari tė UĒK-sė Ereniku%20(Small)
Afėr kėtij lumi ranė nė pritė ushtarėt e UĒK-sė, ku u vranė edhe dy pjesėtarė.

“Dhe, para sė gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisė

dhe mos e harroni atė kur tė jepni mendimin tuaj!”

Hasan Prishtina

12 gusht 1998

Mė 12 gusht, 1998 u ndamė nga grupi, i lamė armėt te Kangres Memija, dhe u nisėm pėr “Trekėndėsh” vetėm unė e Musa. Kur mbėrrimė te kufiri i luteshim Zotit qė tė na ndihmonte qė ta kalonim pa lėndime. Nė ato momente filloi njė shi me murmurimė, pastaj filloi tė bjerė breshėr. Nga ajo stuhi ishte vėshtirė tė orientoheshim, andaj e humbėm rrugėn. Vallė ēfarė tė bėjmė?! Ecnim e nuk dinim kah shkonim.

Nė mėngjesin e 14 gushtit 1998, na hetuan rojat kufitare serbe. Kėrkuan qė ne tė ndaleshim, por nuk zbatuam urdhrin e tyre. Pas vėrejtjes tjetėr filluan tė shtien me armė. Ne me njė shpejtėsi dhe mjeshtėri u larguam, iu afruam njė shkėmbi. Aty kishte qenė njė shpellė.

Tė ngujuar nė shpellė

Mezi u futėm brenda! Dėgjohej njė uturimė. Nuk u vonuan dhe arritėn tri tanke e disa ushtarė serbė. Ata u stacionuan aty. Ēka tė bėnim ne tani!? Nė atė vend, me Musė Ēetėn, mbetėm tetė ditė e tetė net. Ditėn e nėntė dėgjova duke dhėnė urdhrin pėr tėrheqje.

- O Musė, i thashė, po largohen shkiet. Nė mbrėmje dolėm nga aty dhe filluam rrugėn tonė. Dikur u takuam me ca boshnjakė. U treguam rastin. Na dhanė ndihmė.

-Ju keni qenė mė afėr bjeshkės sė Kolashinit. Shumė ēudi si keni shpėtuar!

Shkuam nė Vuthaj, na pritėn shumė mirė. Na treguan se nė Vuthaj ka shumė shqiptarė nga Kosova. Nga komuna e Deēanit dhe e Pejės, nga Deēani, Strellci, Broliqi, Rastovica, Prilepi, Ēetajt, disa familje Barani, Juniku, Vokshi, Tafajt e Dranovcit, Mazniku, Isniqi, Rozhajė, Loxha, Istogu, Vrella, Studenica, Jabllanica e Vogėl dhe e Madhja, Prigoda, Saradrani, Dubova e Madhe dhe e Vogla. Mendova se krejt Kosova paskan ikur!

U kthyem te shtėpia me Musė Ēetėn, mė 2 shtator 1998. Mora rrugėn pėr Jabllanicė dhe pėrsėri iu bashkova UĒK-sė.

Viti 1999


Mė 26 janar, nė orėn 10.45, nė Bistazhin, ramė nė pritė tė serbosllavėve. Dy veta u vranė: Kasim Shala dhe Hamdi Berisha. I varrosėm unė, Gani Shala, Nexhat, Istref Berisha dhe Emrush Ēeta.

Nga Ruhoti u nisėm mbi 20 veta pėr tė sjellė armė nga Shqipėria. Nė mesin e kėtyre vullnetarėve isha unė, Mėrgimi (djalė e babė), Kasumi djali i mixhės Rexhepit, Hamdi Ibėr Berisha etj..

Kur arritėm nė Jabllanicė tė Gjakovės, nė mėngjes, na kumtuan lajmin se nė mbrėmje duhej tė niseshim pėr Shqipėri. Kah mbrėmja na rreshtuan. Aty ishte edhe Agim Zeneli. Gjatė rreshtimit erdhi Ramushi, i cili mė tha: ”Sa herė do me shkue ti Gani nė Shqipėri? Shkon kėsaj radhe Mėrgimi”. Iu drejtova Mėrgimit, djalit tim, dhe i thashė, kur tė kthehem prej Shqipėrisė i ndjekim shkiet gjer nė Merdar. Na ēuan nė Ratkovc te Emrush Xhemajli. Ai na kėshilloi me pak fjalė: ruajuni rrugės, mos pini duhan vend e pa vend. Na thirri emėr pėr emėr: Emrush Ēeta, Gani Shala, Agush Gjoci, Daut Kelmendi, Agim Zeneli, Agron Rama dhe unė, ishim nė fund tė rreshtit, i pėrcillnim...

Pak pa u nisė mė thirri Agim Zeneli. O Gani, hajde e merre pushkėn time! E mora pushkėn dhe u nisėm!


Plagosja

Kur mbėrrimė nė Kralan, na thanė mos ecni nėpėr asfalt. Kaluam Kralanin, arritėm afėr Erenikut. Kur iu ofruam urės, Agim Zeneli mė tha: Gani merre dikė dhe kontrolloje urėn. E mora Emrush Ēetėn, tri herė e kontrolluam rreth e rreth. Nuk vėrejta gjė. Aty paskan qenė dy ura: e vjetra dhe e reja!? E thirra Agimin dhe i dhashė shenjė qė tė nisen. Agimi i kishte bėrė gjashtė rreshta dhe u ka thėnė se me shpejtėsi duhet kaluar urėn. Nė gjysmė tė urės u dėgjua njė zė. Ndalo! Agimi iu drejtua: kush je ti dhe menjėherė filluan tė shtinė nė ne.

I pari plumb mė mor mua. Rashė pėrtokė. Agim Zeneli thirri: O Shalė, a je gjallė?! Po, jam!.Gjuaj nė shkie! piskati Kasumi, o bac edhe unė u varrova! Kasumi dhe Emrushi mė kapėn dhe mė gjuajtėn nė lumė, qė tė mos zihesha i gjallė nė nga serbėt.

Mbi 200 metra shkova teposhtė ujit. Vjen njėri duke vrapuar. O Kasum ndihmomė! Nuk jam Kasumi, thotė, por jam Avni Elezi.

Vrasja e dy luftėtarėve

Gani, mė tha, Avniu dhe Kasumi janė plagosur shumė rėndė. Po tė kėrkojnė ty. U ktheva tė shkoj te Kasumi. Vjen njėri kėmbė e krye nėpėr ujė. Avniu tenton ta nxjerrė. E heton se ai kishte qenė shka! Shka i plagosur. E hoqi Avniu pistoletėn dhe ia shkrepi nja dy plumba. Gani, tha, unė e nxora veten. Shkoi Avniu, unė u nisa zhag, e kalova rrugėn, shkova tė Kasumi. Aty kishin mbėrritur edhe Emrushi dhe Agush Gjoci. Thirra: O bac! --Jam varruar shumė rėndė! Bac, nuk tė lėmė vetėm! Nė orėn 1 e dhjetė dha shpirt Kasumi! Piskati Emrushi,...mbaju Emrush, he burrė! Po Gani, edhe unė jam i plaguar. Agush Gjoci tenton me i djegė kufomat. Agim Zeneli i tha: jo Agush ! I bėmė bashkė Kasumin dhe Hamdiun dhe nisem me i ngrehė zhag deri te njė shtėpi dhe me i ruajtė gjithė natėn.

Vinė dy vėllezėrit Lleshi. Kishin kėrkuar njė karrocė nė Bistazhin, por askush nuk ua kishte dhėnė. Nė mėngjes ma morėn revolen Nexhati e Emrushi... U vonuan shumė. Vjen Nexhati duke sharė. S’ka ndihmė Gani!

Kah ora tre mbas dite vjen njėri dhe pyet: a ka njeri kėtu? Iu lajmėrova unė. Mė tha tash unė e lajmėroj OSBE-nė. Shkoi!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ditari i njė luftėtari tė UĒK-sė Empty Re: Ditari i njė luftėtari tė UĒK-sė

Mesazh  Nimfa Tue Apr 14, 2009 10:33 pm

Si mė plagosi krimineli “Vula” nė tė dy kėmbėt?

Ditari i njė luftėtari tė UĒK-sė Jjj

“Dhe, para sė gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisė

dhe mos e harroni atė kur tė jepni mendimin tuaj!”

Hasan Prishtina

Nexhati pėrsėri nuk priti, doli pėr tė kėrkuar ndihmė. Por nuk i kishte ofruar kush ndihmėn dhe ai u vonua shumė.

Ngadalė dola zhargas nė rrugė dhe kėrkova ndihmė.

...Erdhi njė grua plakė. Oj Loke, mė ndihmo!-i thashė. Po loke, si jo mė goditi, me lopatė nė krye, nė shpinė, mė shau nėnė e babė! Tradhtar! Na prishėt vendin ju myslimanėt e poshtėr...

Zhagas u largova nga ajo. Hyra brenda. Erdhi Nexhati. Nuk u vonuan... Ja erdhėn OSBE-ja.

Ndėrrimi i identitetit

Ata mė pyetėn pėr emrin. Nuk ua dhashė emrin e vėrtetė, por u thashė Shemsi mė quajnė! Nexhatit i bėnin lutje, “hajde te ne”! Mezi u bind me u afrue. Mė pėrqafoi dhe shkoi. Nexhati... Vėzhguesit e OSBE-sė filluan tė mė pyesin:

- Shemsi nga je dhe nga ėshtė shoku yt?

- Iu drejtova dhe u thashė ai ėshtė Nexhat Istref Berisha. E unė jam Shemsi Shala nga komuna e Pejės, fshati Ruhot. Kasimi e Hamdiu janė fshatarė tė mi. Na fotografuan e shkuan. S’u vonua shumė serbosllavėt e armatosur, me pizgauera... erdhėn. Komandanti urdhėroi ta dorėzoj armėn.

I ēova duart lart. U thashė se jam i palėvizshėm. Erdhėn e morėn pushkėn, pushkėmitralozin qė ua kishim marrė shkive.

Mė vendosėn nė lese tre romė, mė dėrguan te dyert tė oborrit tė romit. Me rrahėn shuplaka, tjetri mė binte nė krye me shqelma, tjetri mė pėshtynte. Nuk vonoi shumė e erdhi komandanti i Deēanit me nofkėn ”Vula”. Me vete e kishin pasur edhe kamerėn.

“Vula” ia nisi tė mė pyeste shqip. Si je ore djalė? Mirė, i thashė! Pasi qenke mirė, pse do tė shkosh pėr Shqipėri...?

(Zbrita poshtė nė katin e dytė dhe pyeta disa deēanas, kush ka qenė komandanti me nofkėn ”Vula”).

Kush ishte gjakpirėsi me nofkėn”Vula”?

Komandanti deēanas Vukmir Mirēiēka ka pasur nofkėn”Vula”.

-Jam plagosur mbrėmė.

- Po mahitesh, mė tha!

Nė duar tė kriminelėve

Mė qėlloi me shqelma. U largua “Vula” nja dhjetė metra. I shau shkau shkiet nėnė e babė. Qysh kanė qenė kaq afėr e nuk i keni diktuar! Vula mė pyeti nga jam. Jam nga komuna e Pejės. Fshati Ruhot. Si e ke emrin Shemsi? E ēeli njė bllok e mė tha pi duhan Shemsi, se kam pėr me tė vra !? Unė nuk bėzana.

Njė shka i pruri disa automatikė, pushkėmitraloza. Ma afruan kamerėn. I dėgjova duke thanė para kamere “i kemi vrarė disa terroristė dhe ca i kemi zėnė”!

“Vula”: ”Shemsi, kur tė pyes duhet tė pėrgjigjesh!” - Ani i thashė.

A ke qenė nė Shqipėri? Po, i thashė, 100 herė!

Ku janė Gani Shala -Mėrgimi, Kasimi, Muja, Nexhati, Qerimi, Ademi, Hamdiu?

Iu pėrgjigja:

-Ganiu ėshtė nė Jabllanicė, Mėrgimi nė Jabllanicė, Muja nė Jabllanicė, Qerimi nė Jabllanicė, Nexhati nė Jabllanicė, Ademi nė Jabllanicė, Kasimin e keni vrarė, Hamdiun e keni vrarė!

-“Vula”: Shemsi a i njeh Qerim Osmanin, Adem Shalėn, Tafil Avdylin nga Tresteniku e Vėllazėrim Berishėn? Iu drejtova: Po, tė gjithė i njoh.

Ai mė tha se mbrėmė tė gjithė i kemi vrarė?

Kush u ka prirė mbrėmė?, mė pyeti “Vula”.

-Unė i thashė, unė kam qenė pėrgjegjės i tėrė grupit, me Kasimin e me Hamdiun.

“Vula” mė tha shumė mirė, por ki me thėnė se mbrėmė u ka vrarė Ramush Haradinaj!

Vrasja e dytė!

E ndezi kamerėn. “Kush ju ka vrarė mbrėmė?-pyeti “Vula”.

Ju na vratė mbrėmė! E mėsheli kamerėn.

I urdhėroi romėt qė tė mė ēojnė nė livadh.

Mė ēuan nė livadh. Aty pashė Kasimin dhe Hamdiun. I kishte mbuluar bora. Ishte dimėr. Nuk pata mundėsi t’ua fshija borėn, me shkuan lotėt. M’u afrua “Vula” e mė tha: ”Shemsi, thuaja Ramushi i ka vrarė mbrėmė!” Kurrė nuk them, i thashė. Vramė! Iu afrua Kasimit me revole dhe e qėlloi pėr se vdekuri! Pastaj ashtu ia shkrepi plumbat edhe Hamdiut. “Vula” nuk mbeti i kėnaqur me kėtė, m’u afrua mua dhe m’i shkrepi dy fishekė nė kėmbėn e majtė.

Bėrtiti i nervozuar: Thuaj se i ka vrarė Ramushi!

Jo, i thashė, kriminel. Ramushi ėshtė hero. Mė goditi nė kėmbėn e djathė me tre plumba. Humba vetėdijen. Me kishin pas dėrguar nė spital nė Gjakovė!

Nė spitalin e Gjakovės

Duke mė dėrguar nė sallėn e operacionit, lakuan pėr morg. Para meje i kishin ēuar shokėt dhe bashkėluftėtarėt e mi, Kasimin, Hamdiun dhe Daut Kelmendin. Mė pyetėn pėr Kasimin. U thashė vėlla e kam.

Po Hamdiun? E kam tė katundit. Dauti ėshtė i Banjės sė Pejės.

Dėrgonie tash Shemsiun nė sallė.. Mos mujshi ju e ēojmė ne pėr Greqi ose pėr Rusi.

Selajdin Boshnjaku u tha nuk ka nevojė me e ēue pėrkund, se unė e bėj operacion. Ia shanė nėnė e babė... Dr Selajdini me tėrė stafin e vet me operuan.. .

Dr. Selajdini keshillon;

Mė dėrguan nė “dhomėn e kujdesit intensiv. Erdhėn shkiet dhe menjėherė mė lidhėn duar e kėmbė pėr krevat.

Nė mėngjes ia mbėrritėn policia me gjyqtarė-paditės-prokuror.

Gjyqtari hetues mė pyeti: Si po ndihesh tash shok komandant?!

-Nuk jam komandant!

-Mėshele gojėn kriminel!

-S’jam kriminel!

-Iu dha urdhėr me m’i zgjidhė kėmbėt e duart.

Gjykatėsi hetues mė dha njė cigare.

Si e ndeza cigaren m’u ēelėn pak sytė...

-Shemsi a ke qenė ndonjėherė nė Shqipėri?

-Po, kam qenė 100 herė dhe pėrsėri do tė shkoj si tė kem mundėsi, kur tė shėrohem.

Shemsi, ku ėshtė Ganiu?

-Nė Jabllanicė, u thashė.

-A ka shumė ushtarė? – pyetėn.

-Janė diku mbi 5000 ushtarė...

-Shemsi, kah keni ardhur deri te ura?

-Pėr Kralan, - u pėrgjigja.

-Kush ju ka prirė?

-Unė.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ditari i njė luftėtari tė UĒK-sė Empty Re: Ditari i njė luftėtari tė UĒK-sė

Mesazh  Nimfa Tue Apr 14, 2009 10:34 pm

Rrugėtimi nėpėr ferrin e vdekjes

Ditari i njė luftėtari tė UĒK-sė Gjakova
Gjakova: Nė spitalin e kėtij qyteti mė operuan...

“Dhe, para sė gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisė

dhe mos e harroni atė kur tė jepni mendimin tuaj!” - Hasan Prishtina

Krimineli “Vula” nuk prante duke mė bėrė pyetje rreth organizimit ushtarak dhe hierarkisė sonė nė UĒK.

-Atėherė, Shemsi, ti qenke komandant?

-Jo nuk jam.

-A je a s’je...?

Por, sipas tyre, unė mbeta komandant. M’i lexoi nėntė pikat: 125,136,139,142. Iu drejtova nė fund gjykatėsit: -A gjen konop qė tė mė varėsh nė Kosovė?

-Mos paēi shkoni te UĒK-ja, e ua japin!?

Mė tha se do tė shihemi nė Pejė.

Operimi

Mbas tri dite mė dėrguan nė sallėn e operacionit. Mė operuan pėr tė dytėn herė. Nė mbrėmje erdhėn shkiet, mė lidhėn pėrsėri pėr krevat. Ua shava nėnė e babė, ua shava Milosheviqin. Nuk bėzan e shkuan...

Tė nesėrmen gazetat e tyre shkruanin ēka bėnin shkiet nėpėr spitale tė Kosovės, konkretisht i Gjakovės.

Mbas dhjetė ditėsh erdhėn e me thanė se duhet tė lėshoj dhomėn e kujdesit intensiv. Mė ēuan nė tjetėr dhomė. Duke biseduar me Gjokėn, Ndrecėn, erdhi dr. Selajdini dhe mė tha: Shemsi, po duan me tė ēue pėr Pejė!?

Ia mbėrritėn disa policė, mė morėn, mė qitėn nė veturė. Njė infermiere m’i dha 25 hapa apuarin dhe mė tha me i pėrdorė pėr ēdo mbrėmje nga njė.

Ēka me pa: dhjetė vetura para, vetura e ndihmės sė shpejtė nė mes dhe aq prapa meje!? Helikopteri na pėrcillte pėrmbi! U gjallėrova-u krenova, i thashė vetes qenkam bėrė vėrtet komandant! Kur mbėrrimė nė Deēan i piva terė hapat, thashė tė vdes pa mbėrritur nė Pejė, por nuk vdiqa, nuk mė bėnė asgjė.

Te spitali njė ēetė shkie na pritnin! Ia nisėn me mė me rreh e sharė...

Fati im u doli pėrpara Mithat Jakupi, dhe u ndalėn. Mė ēuan nė dhomė. Nuk vonuan dhe ia mbėrrini gjykatėsi. Daktilografistja mė pėshtyni, shante...

Ndihma e personelit shqiptar

Gjykatės ishte Dragan Boiq. Ai mė tha: Shemsi, informatat i kemi, krejt me na tregue,

prej 56 e deri mė sot. Unė i thashė, nuk di pėr 56, por 55 vjet i kam.

-Ke qenė nė demonstrata?

-Kam qenė, u kam prirė atėherė dhe sot u kisha prirė!?

Gjykatėsi doli jashtė. Erdhi Bajram Tallamishi, dhe m’u drejtua: O Gani! Nuk jam Ganiu-, i thashė. Shok komandant ky nuk ėshtė Shemsiu, por Ganiu vetė!? Pse po rrenė maxhup, i thashė?

-Me ra shkelėm nė bark.

Mė ra hu derisa u bė copė-copė nė trupin tim. Pas tij erdhi Sylė Dollci. O Shemsi! Shok komandant ky ėshtė Ganiu!

Shkoi Syla, e prunė Zeqir Demėn, U tha se ky ėshtė vėrtet Shemsiu. U erdhi inat shkieve. I ranė Zeqirit!

Gjykatėsi m’u afrua dhe mė tha: Shalė, je i ngarkuar me kėto nėntė pika: 125, 136, 139, 142...Shkoi gjykatėsi...Nė mbrėmje ia mbėrrini Shalipuri, njė kriminel i njohur pėr shqiptarė.

Mė ra dhe mė shau. Doli. Mithat Jakupi dha opinionet se ēka bėjnė zi nė spital mbi tė plagosurit, veēmas ndaj Gani Shalės.

Tė nesėrmen ma prunė gazetėn, po unė s’e pranoja kurrsesi se isha Ganiu.

Problemet me identifikimin

Gjithashtu rrezikoi Ēelė Alia e tėrė stafi mjekėsor i Pejės, veēmas Mithat Jakupi.

Pra shquhen: Dr. M. Jakupi, Ēelė Alia, Atifete Shala, Fatime Shala, Rexhep Mavraj dhe Fatmushi nga Tėrboviqi.

Mė dėrguan njė natė nė burgun e Pejės. Mithati m’i dha teshat e veta, Atifeti ēorapet, opinionin vendės dhe tė jashtėm e informoi Mithat Jakupi.

Dėgjova shkiet duke thėnė se M. Jakupi i ka ndjekur mjekėt e Shkupit. Mua mė erdhi shumė mirė. Mithati ishte nė spital i pakorruptuar, atdhetar, pėr kėtė kisha shkruar me ditė dhe javė, muaj e vite tė tėra.

Ai bėri shumė pėr mua gjatė luftės sa nuk di ta pėrshkruaj. Unė Mithat Jakupit i pėrkulem nė gjunjė dhe e respektoj shumė pėr guximin dhe trimėrinė qė tregoi pėr mua nė njė kohė shumė tė vėshtirė. Pas lirimit nga burgu dėgjova se Mithati e kishte ngarkuar strajcėn me barna e ishte ngjitur bjeshkės, kishte kaluar kufirin dhe kishte shkuar nė Rozhajė. Atje u ka dhėnė ndihmė ushtarėve tė lirisė. Mė kėtė rast edhe njė herė e falėnderoj shumė Mithatin.

6 shkurt 1999

Nė orėn 05 tė mėngjesit erdhėn e mė morėn nga burgu i Pejės. Me qitėn nė korridor, ma futėn njė thes nė krye, mė lidhėn duarsh e kėmbėsh, me qitėn nė lese, me shtinė nė veturė dhe mė ēuan drejt Radavcit te postblloku. Mė zbritėn nė tokė, mė thanė prite Ramush Haradinajn.

Nuk bėzana!

Njė milic erdhi me mė tha: O Gani, ēka u bė bre!? Jam nxėnė duke shkuar pėr Shqipėri, - i thashė. Ai, Gani, s’mund tė tė ndihmoj gjė. Unė jam djali i Dushan Babiqit, - mė tha.

Gani, mė tha, vjen me tė marrė helikopteri. Nuk vonoi shumė ia mbėrrini helikopteri i Serbisė, mė morėn ngadalė, mė qitėn nė krevat. Nė helikopter kishin qenė tre ushtarė, piloti e njė infermiere. Mbasi u nisėm, u avit njė ushtar e mė ra shuplakė, ma ngrihte veshin, mė therte me njė tel... ēka nuk dinte tjetėr tė bėnte!?

Mbėrritėm nė kazermėn e Nishit. Zbritėm nga helikopteri unė dhe piloti dhe ushtarėt. Arritėn dy ushtarė dhe mė thanė: Ku je komandant?!... Nuk bėra zė! Shkina u tha: ky ka dashur me mė ēnjerėzue !?

Njėri ushtar ia nisi me mė rreh.

Pse e nguce motrėn? A po e shihni se jam i lidhur duarsh e kėmbėsh, qyesh e paskam ngucė unė, more kriminelė!?

Prej Nishit e deri nė burgun famėkeq tė Beogradit, nė CZ, mė kanė rreh.

Si zbritėm, dolėn mbi 50 komandantė, gardianė..Dikush me shkelma, dikush me shkelte, mė bėnė llam!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ditari i njė luftėtari tė UĒK-sė Empty Re: Ditari i njė luftėtari tė UĒK-sė

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi