STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtė

GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB - Faqe 2 Empty Re: GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB

Mesazh  Nimfa Thu Apr 09, 2009 6:13 am

 Ky vendim gjykate nė emėr tė popullit (kuptohet popullit serb) dėnonte 143 shqiptarė tė pafajshėm nga Gjakova me 1632 vjet burg, apo me 16 shekuj, tre dhjetėvjetėsha e 2 vjet burg. Njė ndėshkim i tillė s’ėshtė diēka e panjohur nė praktikėn e gjykatave serbe, qė kanė njė traditė tė gjatė nė dėnimet e shqiptarėve, tė cilat janė bėrė nė ”emėr tė popullit” dhe tė ”shtetit juridik”. Nė emėr tė kėtyre ”kategorive” serbe janė bėrė edhe shumė masakra mbi shqiptarėt, historia e tė cilave fillon qė nga themelimi i shtetit serb. Nė kėtė kontekst tė krimit serb mbi shqiptarėt mė kujtohet antropologu S.L. Washburn, njėri ndėr autoritetet mė tė njohura nė kėtė fushė, i cili duke u nisur nga premisa se njeriu nė 99% tė rasteve gjatė historisė ka jetuar si gjuetar, prandaj agresivitetin e gjen te ”psikologjia e gjuetarit” siē e quajnė disa apo siē e quan ky te ”psikologjia e bishės” (shih. E. From: Anatomia e destruktivitetit njerėzor f. 146.). Shteti serb, gjatė tėrė historisė sė tij i ka mėsuar shtetasit e vet (kuptohet serbė) tė plaēkisin, tė djegin, tė torturojnė, tė dhunojnė, poshtėrojnė, vrasin e masakrojnė qeniet njerėzore joserbe nė emėr tė shtetit dhe kombit tė tyre. Antropologu Washburn pėrsėri na pėrkujton: ”Njeriu ka psikologjinė e bishės. Ėshtė lehtė t’i mėsosh njerėzit tė vrasin, por ėshtė vėshtirė t’i mėsosh t’i kundėrvihen vrasjes”(po aty).Nė kontekst tė mendimeve tė cituara mė parė shtetin serb, nėse dėshiron t’i bashkohet esencialisht botės sė qytetėruar, e presin detyra tė vėshtira. Ai duhet tė demokratizohet dhe duhet t’i thot STOP politikės hegjemoniste tė mbėshtetur mbi elaborate pėr zhdukjen e shqiptarėve. Nė radhė tė parė ai duhet ta denacifikojė shtetin dhe kulturėn serbe. Hapi i parė nė kėtė drejtim do tė ishte qė shteti serb t’u kėrkojė zyrtarisht falje shqiptarėve pėr krimet shtetėrore tė bėra mbi ta dhe tė fillojė kompensimin e dėmeve tė shkaktuara me luftėn e vet pushtuese. Pėrndryshe, asgjė e mirė nuk do tė ndodhė derisa Serbia vazhdon, qė nga pozita e ”pafajshmėrisė” sė vet, tė akuzojė e satanizojė shqiptarėt. Ajo duhet tė fillojė ērrėnosjen e ”psikologjisė sė gjuetarit” apo ”psikologjisė sė bishės” nga qenia kolektive serbe.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB - Faqe 2 Empty Re: GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB

Mesazh  Nimfa Thu Apr 09, 2009 6:14 am

 Se sa i vėshtirė ėshtė ky proces dėshmon fakti se ēdo pėrpjekje e rrallė e ndonjė intelektuali serb pėr ta shkėputur popullin serb nga e kaluara e krimit gjykohet nė mėnyrė tė vrazhdė. Autori i librit ”Sekreti ushtarak” Vlladan Vllajkoviq ėshtė mbyllur (burgosur) tri herė me akuzė pėr publikimin e sekretit ushtarak. Kėtė libėr tė botuar nga Kėshilli i Helsinkut pėr tė Drejtat e Njeriut nė Serbi, tė botuar nė kėtė vit (2004), menjėherė e ka ndaluar dhe konfiskuar Gjykata Ushtarake. Autori i kėtij libri tė ndaluar dhe konfiskuar ndėr tė tjera thotė: ”Tmerr ėshtė tė jetohet nė Serbi, e cila ėshtė Mekė pėr kriminelėt, ku madje edhe nga Republika Serbe (e Bosnjės K.R.) kėrkojnė strehim. Tė njėjtit ata, tė cilėt i kanė groposur shqiptarėt, do tė shėtisin nesėr me fėmijėt tanė dhe ky ėshtė problemi se ēfarė do tė ndodh me Serbinė pėr 20 vjet…” (”Koha ditore” 1. 12. 2004, f.5)
Autori i librit tė ndaluar dhe konfiskuar mė tutje dėshmon se shteti serb dhe ushtria e tij janė tė lidhur ngusht me krimin: ”Kur i zbulon tė dhėnat se ushtria ua ka dhėnė helikopterin kriminelėve - kėtu dyert mbyllen”(po aty). Dėshmitė e tė burgosurve tė Grupit tė Gjakovės nė kėtė libėr, i vėrteton Vllajkoviqi nė librin e tij, i cili ndėr tė tjera thot: ”Ka pasur mjaft shqiptarė, tė cilėt kanė qenė tė zėnė robėr dhe tė transferuar nga Kosova nė burgun ushtarak” pėr tė vazhduar ”shfryhen ndaj shqiptarėve (…) ushtari i godiste tė burgosurit, tė cilėt, as nuk e kuptonin gjuhėn, as nuk e dinin pse hanin dajak. Ata i detyronin tė kėndonin kėngė tė ēetnikėve. Ka qenė edhe njė shqiptar, i cili zakonisht pas shuplakės sė parė binte pėr tokė. Gjithnjė mė kanė habitur ata policė ushtarakė ”tė guximshėm”, tė cilėt me kėnaqėsi sadiste e kanė shikuar ose kanė marrė pjesė nė keqtrajtimin e tė burgosurve tė pafuqishėm nga Kosova. (…) nuk janė ndėrrmarrė kurrfarė masash kundėr njerėzve, tė cilėt i kanė rrahur tė burgosurit pa kurrfarė shkaku” (Po aty).
Domosdoja e denacifikimit tė shtetit serb dėshmohet nė letrėn e Fondit pėr tė Drejtėn Humanitare (FDH) dėrguar Kuvendit tė Serbisė mė 24 dhjetor 2004: ”Nė secilin shtet tjetėr ata (kriminelėt K.R.) do tė ishin objekt i organeve tė hetuesisė dhe gjykatave, pėrveē nė Serbi, ku veprimet kriminale tė grupeve dhe individėve nė
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB - Faqe 2 Empty Re: GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB

Mesazh  Nimfa Thu Apr 09, 2009 6:14 am

institucione quhen patriotizėm dhe luftė pėr popullin serb” (K.D. 25. 12. 2004, f1-2). Kėto grupe kriminelėsh janė pushtetarė serbė, tė cilėt janė pėrgjegjės pėr varrezat masive tė shqiptarėve tė vrarė dhe pėr djegien e kufomave tė tyre nė shkritoren nė Bor, nė Minierėn ”Trepēa”, nė termocentralet e Obiliqit, nė furrat 4 e 5 tė fabrikės ”Maēkatica” nė Surdulicė mė 16 e 24 maj 1999.
Tė gjitha kėto krime, sipas FDH, i kanė bėrė njerėzit e ish ministrit tė policisė Vllajko Stoiloviq, ish kryeministrit Nikolla Shainoviq, kryeshefit tė sigurimit publik tė MPB Vllastimir Gjorgjeviq dhe kryeshefit tė sigurimit shtetėror tė Serbisė Rade Markoviq.
Pas njė presioni tė fuqishėm ndėrkombėtar e sidomos kushtėzimit tė ndihmave nga qeveria amerikane Serbia i liroi tė gjithė tė burgosurit e Grupit tė Gjakovės mė 25 prill 2001, tė cilėt nėn mbikqyrjen e Kryqit tė Kuq Ndėrkombnėtar u kthyen nė Gjakovė, e cila i priti me gėzim tė madh. Shumė familjeve iu kthyen djemtė, burrat, baballarėt. Ky gėzim nxori edhe mė shumė pikėllimin e familjarėve tė tė zhdukurve, tė cilėt shpresonin se tė dashurit e tyre tė zhdukur do tė ktheheshin tė gjallė nga burgjet serbe. Kjo shpresė pas kėsaj dite ėshtė zvogėluar te kėta njerėz tė mbushur me ankth, qė akuzon gjer nė qiell.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB - Faqe 2 Empty Re: GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB

Mesazh  Nimfa Thu Apr 09, 2009 6:15 am

GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB - Faqe 2 Carshianetymeflakemars9


GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB - Faqe 2 Carshiaemadheeshkaterru
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB - Faqe 2 Empty A vriten pėllumbat bre…!

Mesazh  Nimfa Thu Apr 09, 2009 7:24 am

Gjakovė, 2 Prill 

Vargu i njohur i poetit tonė mė tė njohur, Ali Podrimja, “A vriten pėllumbat bre…”, ishte moto e pėrkujtimit tė sotshėm tė 10-vjetorit tė masakrės sė madhe, qė nė lagjen e stacionit tė autobusėve nė Gjakovė u bė nė natėn e 2 prillit tė vitit 1999, kur forcat kriminale serbe vranė madje 60 civilė tė paarmatosur, nė mesin e tė cilėve kishte edhe mjaft fėmijė, gra e pleq. 
Vetėm nė shtėpinė e familjes Vejsa, nė atė natė tragjike, qė nė akademinė e sotshme pėrkujtuese u quajt “Nata e Bartollomeut”, militarėt e paramilitarėt serbė i ekzekutuan e mė pastaj i dogjėn trupat e 20 vetave, tė familjeve Vejsa, Hoxha, Caka, Byci, Haxhiavdija dhe Nuqi, nė mesin e tė cilėve 10 ishin fėmijė, mė i vogli prej tė cilėve kishte vetėm dy vjet! 

“Fundi i marsit dhe fillimi i prillit, edhe tash, 10 vjet mė vonė, nuk na lė tė qetė. Kur e kthejmė kujtimin nė atė kohė tė llahtarshme, vetėm sa bindemi se nuk ishte ajo vetėm hakmarrje e forcave serbe ndaj veprimit tė NATO-s, por ishte pjesė e projektit dhe strategjisė shtetėrore serbe pėr shfarosjen masive tė shqiptarėve dhe ndjekjen e tyre komplet nga Kosova. Ishte ai njė skenar qė nuk njihej as nė kohėn e Mesjetės. Por, gjaku i tė rėnėve, pavarėsisht nga mosha qė patėn, u bė bazament i shtetit tonė tė sotshėm, kur ligjet dhe skenarėt mė nuk na shkruajnė tė tjerėt, por i shkruajmė vetė”, ka thėnė nė kėtė akademi pėrkujtuese Pal Lekaj, kryetar i komunės sė Gjakovės. 

B.VULA
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB - Faqe 2 Empty Re: GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi