STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DĖSHMORĖT JANĖ KRENARIA E KOMBIT!

2 posters

Shko poshtė

DĖSHMORĖT JANĖ KRENARIA E KOMBIT! Empty DĖSHMORĖT JANĖ KRENARIA E KOMBIT!

Mesazh  Nimfa Thu Apr 09, 2009 5:35 am

Fjala e Prof.Pirrakut, mbajtur nė akademinė pėrkujtimore, kushtuar tre

 dėshmorėve dhe katėr martirėve tė Malasit (ish - Malishevės)

 

DĖSHMORĖT JANĖ KRENARIA E KOMBIT!

 

Shkruan: Prof.Dr.Muhamet Pirraku - Prishtinė, 04 prill 2009
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DĖSHMORĖT JANĖ KRENARIA E KOMBIT! Empty Re: DĖSHMORĖT JANĖ KRENARIA E KOMBIT!

Mesazh  Nimfa Thu Apr 09, 2009 5:36 am

Dėshmorėt e Kombit - Jahir Mazrreku, Maliq Sopaj dhe Hysen Sopaj


 

  Pėrvoja historike e njerėzimit ka vėrtetuar se dėshmorėt janė krenari, por jo edhe pronė familjare, partiake apo krahinore. Dėshmorėt janė gjithmonė tė rinj, me jetė tė pasosme nė shėrbim tė lirisė sė Atdheut dhe tė kombit. Si sot dhjetė vjet mė parė, nė kėtė Lagje tė tė Pavdekshmėve zunė vend Dėshmorėt Jahir Mazrreku, Maliq Sopaj dhe Hysen Sopaj, e pranė tyre edhe martirėt: Hasan Sopaj, Malush Sopaj, Mehmet Gashi dhe Haki Telaku.

  Kosova e viteve tė ‘90-ta hyri nė rrugėn e lirisė sė sheshuar me sakrifica dhe me luftėn e bijve mė tė mirė tė saj, pėr t’u ngritur me ringjalljen feniksiane mbi gjakun e dėshmorėve, yje kėto tė pashuar nė qiellin e pėrflakur tė Tokave shqiptare nė tė cilat, nė rrjedhat shekullore, kulloi gjak tė shqiptarisė! Gjaku i dėshmorėve tė Luftės Ēlirimtare tė UĒK-sė - ėshtė gjak i ri i derdhur mbi gjakun stėrgjyshor nė kohė tė duhur dhe nė vend tė duhur. Ėshtė kjo Lufta jona e domosdoshme dhe e vetme e njohur ndėrkombėtarisht nė kohė tė saj, ndaj ėshtė kapuēi i tė gjitha pėrpjekjeve tona tė derisotme. 

  Vėrtet, Liria ėshtė tepėr e shtrenjtė, sepse paguhet me jetė, me jetėn e mė tė dashurve, sakrificė qė nuk ka ēmim, pos ēmimit tė Lirisė, sė kėndejmi, rėnia pėr Liri ėshtė pavdekėsi, ėshtė pėrjetė­si. Kėtu as kemi mundėsi tė ndalemi gjerė e gjatė nė jetėshkrimet e dėshmorėve dhe tė martirėve qė po i rikujtomė. Ata qė moti kanė hyrė, fisnikė, nė kujtesėn e popullit dhe nuk guxon tė na mungojnė nė mėsimin e historisė!?! Dėshmorėt nuk kanė nevojė pėr pėrvjetorėt e rėnies, as pėr akademi pėrkujtimore, sepse ata e kanė kryer detyrėn njerėzore ndaj Atdheut, ndaj popullit dhe ndaj Zotit. Por nevojė pėr pėrvjetorėt dhe akademitė kushtuar atyre kemi ne, tė gjallit dhe brezat qė do tė vijnė - pėrkujtim yni i denjė pėr ēmimin e Lirisė sė Atdheut, sepse, sa herė t’i kujtojmė sė bashku, e forcojmė besimin nė vetėn tonė dhe betimin: Shqiptaria e Kosovės ėshtė gjaku ynė qė nuk shkelet as tjetėrsohet nė malukat “kosovar” pėr hatėr tė botės antishqiptare!?! Dėshmorėt e shqiptarizmės sė Kosovės: Jahiri, Maliqi e Hyseni u lindėn, u rritėn dhe u skaliten granit nė vitet e kthesave tė mėdha pėr lirinė e Kosovės dhe tė kombit shqiptar nė pėrgjithėsi.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DĖSHMORĖT JANĖ KRENARIA E KOMBIT! Empty Re: DĖSHMORĖT JANĖ KRENARIA E KOMBIT!

Mesazh  Nimfa Thu Apr 09, 2009 5:36 am

 Kėtu, pėr minutat qė preferon momenti, nuk ka mundėsi tė shpalosim tė dhėna tė plota pėr jetėn dhe luftėn e dėshmorėve. Tė mjaftohemi vetėm me kaq: Dėshmori Jahir Shaban Mazrreku, i lindur nė Malas, mė 24 qershor 1967, nga rinia e hershme u pėrball me dhunėn policore e gjyqėsore serbe. Nė prill tė vitit 1998, sapo UĒK-ja e shtriu aktivitetin ushtarak dhe politik nė vise tė Malasit, Jahir Mazrrekun e kemi me pushkėn plotė nė radhėt e para tė luftėtarėve tė Lirisė, dhe nė vijimėsi u tregua i denjė nė detyrėn caktuar vetės, forcė morale e ushtarake nė njėsitė ku ishte i sistematizuar. Do tė plagoset, mė 8 nėntor 1998, nė sulmin qė tmerroi forcat e okupatorit nė stacionin e milicisė nė Malas, por nuk do tė mungojė, gjatė kohė, nga vija e frontit. Sapo iu pėrthanė varret, iu bashkua njėsisė sė UĒK-sė, deri nė rėnien burrėrore, duke pasur pranė dėshmorin Maliq Mehmet Sopaj, tė lindur mė 20 qershor 1969 nė fshatin Janisht tė Malasit. Maliqi Pasi e mbaroi shkollėn fillore nė Shkozė, nė mungesė tė kushteve, e ndėrpreu shkollimin e mesėm, shkoi krah pune nė Slloveni, ku e ngiti firmėn e ndėrtimtarisė “Sopaj”, por kurrė nuk e ndėrpreu lidhjen me vatrėn e lindjes dhe sapo UĒK-ja i krijoi epopetė e para, iu kthye vendlindjes dhe mė 20 qershor 1998, sė bashku me kushėririn Hysen Spojan. Sė bashku iu bashkuan Njėsitit tė UĒK-sė nė fshatin Shkozė, me bindjen e thellė qė e shqiptonte qartė: “Ne jemi mė tė fortė se shkijet, sepse ne jemi nė tokėn tonė stėrgjyshore, kurse shkijet janė okupator kėtu...!” Me kėtė bindje i ngjeshi armėt edhe dėshmori Hysen Rifat Sopaj, i lindur nė Janisht, mė 6 mars 1971, i cili shquhej nė mjeshtėri dhe me talent tė posaēėm pėr interpretimin e kėngės popullore. Aftėsitė dhe shkathtėsitė luftarake bėnė qė Hyseni, njė muaj para rėnies tė emėrohet Komandant skuadre. 
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DĖSHMORĖT JANĖ KRENARIA E KOMBIT! Empty Re: DĖSHMORĖT JANĖ KRENARIA E KOMBIT!

Mesazh  Nimfa Thu Apr 09, 2009 5:37 am

Tė tre dėshmorėt qė po i pėrkujtomė sonte: Jahiri, Maliqi dhe Hyseni, deri nė fund tė marsit 1999 pėrballuan shumė prita e konfrontime me policė e ushtarė paramilitarė tė pushtuesit. Nga fundi i marsit dhe fillimi i prillit 1999 tėrbimi i makinerisė gjakėsore serbe (pėr hakmarrje kundėr UĒK-sė, aleate kjo e NATO-s), u ngritė deri nė shkallėn e ēmendurisė kanibaliste antishqiptare. Me strategjinė serbe tė tokės shqiptare tė djegur sulmoi popullsinė civile nė qytete e nė fshatra, duke plaēkitur pasuritė e luajtshme dhe duke kallur pasuritė e paluajtshme, duke vrarė, therė e masakruar djalėrinė, pleq, plaka, gra e fėmijė shqiptarė, pėr tė shtie frikė e panik nė popullsinė duarthatė. Njė tmerr dhe panik tė tillė pėrjetoi, mė 2 prill 1999, edhe fshati Janisht, vendlindja e luftėtarėve Maliq e Hysen Sopajt, tė cilėt, tė shoqėruar nga Jahir Mazreku, rrezikuan vetėn pėr tė shpėtuar atė ēka mund tė shpėtonin. 

  Nė pamundėsi pėr t’u pėrballur me armikun, nė mungesė edhe tė municionit dhe tė forcave tė mjaftueshme pėr pėrballim, Jahiri, Maliqi dhe Hyseni, nga mesi i natės sė 2/3 prillit 1999, morėn me vete 12 civilė qė i patėn afėr dhe ia mėsyn fshatit Zotrim tė Rahavecit. Anashkaluan fshatin Arbnesh dhe iu qepėn malit drejtė Majės sė Kikės, ku ranė nė njė pusi tė okupatorit. Mė i regjuri, Jahir Mazrreku, arriti ta hidhte bombėn nė transhenė e armikut, por breshėri i plumbave korrėn atė, bashkėluftėtarėt e tij: Maliq e Hysen Sopajn dhe katėr civilė tė paarmatosur: Malush A. Sopajn (14), Hasan A. Sopajn (16), Haki I. Telakun (22) dhe Mehmet M. Gashin (24) dhe me plagė u tėrhoqėn 3 veta.

  Ky ėshtė gjaku i dėshmorėve tė Luftės Ēlirimtare tė UĒK-sė, i derdhur nė “Majėn e Kikės”, si edhe i mijėra dėshmorėve dhe martirėve tė tokės sonė arbėrore, qė na e ktheu dinjitetin e shkelur vite me radhė e, rreth njė tė tretės pjesė tė Kosovės historike prej 32.000km2 ia ktheu shqiptarėsinė gati tė humbur pėrjetėsisht, pikėrisht edhe me fajin e partive politike, imituese tė kushtetutshmėrisė, tė shtetėsisė, tė demokracisė, tė lirisė, nė rrethana tė robėrisė nėn njė pushtues shqiptarongrėnės. Po e rivė nė spikamė edhe kėtė fakt: Filozofia e historisė sė Luftės sė UĒK-sė nuk njeh kategorinė e viktimizimit “viktimė”, tė civilėve tė therė me thikė, tė shkalluar me sėpatė, tė torturuar mizorisht e tė hedhur nė puse pėr tė gjallė, tė dhunuarat e tė kallurat me zjarr, tė copėtuarit me gjyle topi nė vatra tė lindjes e me raketa nė kolonat e tė tė pėrndjekurve nga shtėpitė, nga fushat dhe nga malet e tyre. Filozofia e Luftės Ēlirimtare njeh tri kategori tė sakrificės pėr Lirinė e Atdheut: Hero, dėshmor dhe martir, por dallimi midis kėtyre kategorive tė martirizimit pėr liri nė Epokėn e Luftės Ēlirimtare tė UĒK-sė ėshtė simbolik dhe administrativ, sepse tė gjithė qėndrojnė nė themele tė Lirisė, tė gjithė jetojnė me pėrjetėsi nė Altarin e Lirisė sė Atdheut. Ndaj, ėshtė krim yni, ėshtė vrasje prej nesh, siē del nė njė konstatim gazetaresk, sot: “Rahavec, 2 prill – Nė 10-vjetorin e rėnies sė 9 dėshmorėve dhe tė 34 tė tė vrarėve, nė Hoēė tė Vogėl tė Rahavecit...”!?! Ēka janė ata “34 tė vrarė...” kriminel apo martirė!?! Pse sonte nuk i kemi ketu edhe fotografitė e katėr martirėve qė ranė me tre dėshmorėt qė po i pėrkujtojmė sė bashku. Kush ishte fajtor qė ata, martirėt, pritėn xhelatėt nė shtėpitė e tyre, tė paarmatosur, e me dinjitet tė nėpėrkėmbur. A kishin ata Qeveri e Presidencė tė zgjedhur prej tyre. A kishin komandant tė Pėrgjithshėm tė Luftės Mbrojtėse e Ēlirimtare nė bazė tė Kushtetutės sė Kaēanikut... ?!!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DĖSHMORĖT JANĖ KRENARIA E KOMBIT! Empty Re: DĖSHMORĖT JANĖ KRENARIA E KOMBIT!

Mesazh  Nimfa Thu Apr 09, 2009 5:37 am

 Kėtu, sė kėndejmi, sikur e kėrkon logjika tė ritheksojmė faktet se: Filozofia e historisė sė Luftės Ēlirimtare tė UĒK-sė pėr viktimė tė okupatorit ka konsideruar vetėm sabotuesit dhe deni­gruesit e Luftės Ēlirimtare tė UĒK-sė, ata tė cilėt qarqet e caktuara antishqiptare shekullore nė pėrbėrje tė Bashkimit Evropian dhe tė NATO-s i ktheu nė Kosovė si pushtetarė pėr tė shkėrmoqur rėndėsinė e gjakut shqiptar uēėkėistė, tė derdhur pėr Lirinė e Kosovės dhe tė viseve tė tjera shqiptare jashtė Shqipėrisė Londineze. E vėrteta gjithmonė ėshtė e hidhur pėr ata qė e ulėn ēmimin e lirisė nė pritje!?! Pėr hir tė realitetit historik duhet tė pranojmė se Liria qė sot e gėzon Kosova dhe shqiptarėt ku do nė trojet e Shqipėrisė Etnike, tė copėtuar me dhunė ndėrkombėtare, si dje edhe sot, ėshtė Liri nė pėrpjesėtim me pėrdorimin e dijes sonė pėr interesa tė kombit, nė pėrpjesėtim me gatishmėrinė e popullit shqiptar pėr sakrificė shtesė, nė pėrpjesėtim me forcėn tonė reale morale, politike dhe ushtarake. Faji pėr defaktorizimin tonė gjithėkombėtar gjendet nė mjediset tona, nė partitė tė mbiquajtura shqiptare - pozitare dhe opozitare - luftėnxitėse pėr pushtet te pa dinjitet e tė pa identitet. Shikuar tė ashtuquajturin “Lidership shqiptar” tė sotėm kam frikė se po na pėrgatitet fati i arabėve tė periudhės sė kolonializmit imperialist anglez kur, thėnė lirshėm me fjalėt e letrarit sudanez, Tajib Salih: “Njerėz tė pa identitet mbajtėn poste nė Kohėn e Anglezėve”, me pasoja historike tė pariparueshme pėr kombet arabe.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DĖSHMORĖT JANĖ KRENARIA E KOMBIT! Empty Re: DĖSHMORĖT JANĖ KRENARIA E KOMBIT!

Mesazh  Nimfa Thu Apr 09, 2009 5:38 am

 Shtrohen pyetjet: Kush ėshtė fajtor qė sot nė Kosovė pakkush e dinė emrin e rrugės sė tij nė qytet, e edhe mė pak fshatarė e dinė si quhet fshati i tij, nė ēfarė trajte administrative tė pa asnjė kuptim, kur ta zėmė edhe Karratica shekullore ėshtė bėrė “Koreticė - Koretica” e jo Gentianė , Kamarani ėshtė bėrė Komoran- Komirane e jo Bushat ēfarė ishte nė kohėn e Car Dushanit!?! Po a nuk ishte amanet i gjakut Tuaj, O Dėshmorė, qė Gllogovci tė quhet Drenas, e jo Gllogoc, qė Podujeva tė quhej Besianė, qe Suhareka tė quhej Therandė, qe Kamenica tė quhej Dardanė, qė Novobėrda tė quhej Artanė e sė fundi edhe emri i qytezės sė vendlindjes Tuaj, Malisheva, tė kthehej nė trajtėn e hershme, shqip: “Malishtė” (pėrkatėsisht Malas), i dėshmuar me burime tė shkruara serbisht e turqisht!?! Partitė nė pushtet dhe ato nė opozitė sot janė hiq prej hiēit, janė tė pa identitet politik dhe kombėtar. Liderėt preferojnė vazalėt!?!

  Sė fundi, ėshtė amanet i dėshmorėve tė konstatojmė se ardhmėnia jonė varet qartė prej nesh, prej menēurisė sonė, prej punės sonė, prej vendosmėrisė sonė. Shkallėn e lirisė sė sotme, me tė cilėn masat shqiptare nuk janė tė kėnaqura, fare, duhet ta rrisim dhe mund ta rrisim, qė sot, mbi fatkeqėsitė tona gjenocidiale serbe qė i jetuam, me pėrpjekjet tona me plot sakrifica tė reja! Pjesa demokratike e faktorit tė vendosjes, evropiane e botėrore, me ShBA-tė prijatar, nuk mund tė shkelė shlirshėm, sot e mot, vetėm mbi gjakun shqiptar, mbi gjakun e Dėshmorėve dhe tė martirėve tė periudhės sė Luftės Ēlirimtare tė UĒK-sė, sepse ka pėrgjegjėsi pėr kėtė gjak, nėse ne e mbrojmė atė me dinjitet, e kjo nuk po ndodhė!?! Vėrtet, nė peshėn e krimit serb shekullor ndaj kombit shqiptar ėshtė edhe pjesa e fajit tė Evropės pėr interesa tė pansllavizmit rus. Ndaj, mė nė fund, duhet tė zgjohemi! Duhet, njėherė e mirė, tė kuptojmė se shqiptaria dhe shqiptarėsia e Kosovės dhe e viseve tė tjera shqiptare etnike historike nuk kanė perspektivė nėse populli nuk e thotė fjalėn e tij vendimtare: Njė herė e pėrgjithmonė stop ndarjeve tė Dėshmorėve sipas interesave grupore e tarafeve politike krahinore mafioze! Ka njė Luftė Ēlirimtare tė UĒK-sė dhe jo “Epope” tė fshatrave a tė nahive tė akėcilit “komandant”!?! Pėr tė ecur shlirshėm, duhet tė thuhet: Boll ma me nėpėrkėmbjen e sakrificave titanike tė idealistėve tė kėsaj toke arbėrore qė po kryhet pėrmes zgjedhjeve partiake me rezultate tė kurdisura paraprakisht me rangim tė deputetėve nė listat zgjedhore, me ēka po ndodh qė ēiraku tė sillet nė karrigen e Mjeshtrit, e nxėnėsi nė auditorin e mėsuesit!?! Opozita tė luftojė pėr ta ndėrruar formėn e zgjedhjeve UNMIK-iane, e jo pėr ta zėvendėsuar pushtetin kukull me njė pushtet fėmijė kukulle!?! Ndaj, populli tė thėrrasė me tėrė fuqinė: Liri pėr tė drejtėn e kombit shqiptar nė vetėvendosje pėr shtetin shqiptar demokratik - Njėsi unike nė Bashkimin e Evropės Demokratike! Ky ishte Betimi i Ushtarit tė UĒK-sė dhe ėshtė amanet i Dėshmorėve tė kombit shqiptarė gjatė historisė!

 

Lavdi e pėrjetshme Gjakut tė Dėshmorėve nė themele tė Lirisė sė Shqipėrisė!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DĖSHMORĖT JANĖ KRENARIA E KOMBIT! Empty Jane harruar deshmoret e Kosoves

Mesazh  lutfi coka Thu Jun 23, 2011 9:34 pm

Kkane harruar gjakun ,kan harruar shume vite qe lufta ne Kosove mbaroi.Ajo u mbyll me qindra deshmore qe dhuruan gjen me te shtrejte,jeten,per liri,pavaresi,sovranitet,patriotizem dhe atdhedashurine.Ne zemrat e tyre shkelqente dashuria per atdhe,per nje popull te lire e te pavarur.Krahas jetes ata dhan nje amanet te shkruar me gryken e pushkes,te qendisur me gjak te paster shqipetari --"Ruajeni dhe vazhdoni luften pa diskutim.per ruajtjen e fitoreve,per mbrojtjen e atdheut,per te cilen dhe dhame jeten.Po verehet se shoket ,udheheqesit dhe bashkeluftetaret e tyre ,kane harruar luften,k ane harruar sakrificen e tyre.Jane ulur ne karrike te pushtetit qe u sigurua me gjakun e tyre,dhe nuk po shikojne prapa per te vene ne vend amanetin e tyre,,,por mendojne vetem per pasuri dhe jete mondane ne nje shoqeri te varfer.
---Nuk po behet asgje per perjetesimin e vepres se tyrre.
---Nuk po mendon kush per jetimet qe po vuajne nga mungesa e prinderve qe rane ne lufte.
-Ka shume te gjymtuar dhe te sakatosur nga lufta dhe po vuajne si nga ana shendetsore dhe nga vuajtjet ekonomike,
--Ka te tjere qe marrin pension ,ndoshta pa marre p[jese ne lufte.
Mos harroni ju qe i shpetuat luftes,shoket e nje llogorje,mos harroni amanetin e tyre,mos harroni vepren e tyre.Kjo eshte vepra me e madhe e shekullit tone qe shkruan me gryken e pushkes fjalen" Liri","pavaresi" e sovranitet kombetare.Mos harroni se ka vend per te perjetesuar vepren e tyre duke e emruar shkolla.institucione dhe vepra te tjera.Le ti kemi keto trima busull orjetues,burim frymezimi koudo nr jete e pune.per ne dhe brezat qe do te vijne....Do te ishe teper e shemtuar qe neser ta bejne kete perjetesim brezi i ardhshem dhe do te jete fatekeqesi per ato qe luftuan bashke,korren fitore bashke dhe natyra ju dhuroi ju jete,per te perjetesuar shoket qe rane per te mos vdekur kurre ne zemrar tona e te tuaja shoke te UCK.Larte gjaku i tyre,lavdi vepres se tyre, dhe urojme qe udheheqesit kosovare ti nderoijne e perjetesojne keto bije e bija te nderuar te ketij kombi sa te vuajtur aq dhe te etur per liri,pavaresi e dinjitet kombetare...Lavdi!!

lutfi coka

Numri i postimeve : 25
Registration date : 26/02/2011

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DĖSHMORĖT JANĖ KRENARIA E KOMBIT! Empty Re: DĖSHMORĖT JANĖ KRENARIA E KOMBIT!

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi