STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FEDERALIZIMI OSE SHPĖRBĖRJA E MAQEDONISĖ;...!

Shko poshtė

FEDERALIZIMI OSE SHPĖRBĖRJA E MAQEDONISĖ;...! Empty FEDERALIZIMI OSE SHPĖRBĖRJA E MAQEDONISĖ;...!

Mesazh  Nimfa Thu Mar 12, 2009 1:28 pm

FEDERALIZIMI OSE SHPĖRBĖRJA E „MAQEDONISĖ“...!

Ish Republika Jugosllave e Maqedonisė (IRJM) ėshtė njė krijesė artificiale e krijuar nga kreu shovinist i Beogradit, nė njė pjesė tė territorit tė Bullgarisė dhe nė njė pjesė tė Shqipėrisė Natyrale, atė tė Luginės sė Vardarit.

Ky marifet i klikės Tito-Pijade-Ēollakoviq, u bė jo pėr tjetėr pos pėr qėllime ekspansioniste, pra pretendime territoriale ndaj dy shteteve fqinje, Bullgarisė dhe Greqisė. Siē edhe dihet, kėto pretendime serbo-sllave ishin konkrete: ndaj pjesė sė Maqedonisė Antike, asaj tė Pirinit, me qendėr Sandanskin e cila ėshtė e aneksuar nga Bullgaria dhe ndaj pjesės e cila ėshtė e aneksuar nga Greqia, pra asaj tė Egjeut, me qendėr Selenikun.

IRJM fillimisht u formėsua s’i republikė e gjashtė gjatė vitit 1945, me synim qė gjatė realizimit tė projektit tė klikės tė drejtuar nga Tito dhe Pijade, atij tė Faderatės sė Ballaknit, territoret e cekura tė shteteve fqinje do gllabėroheshin, duke i inkorporuar brenda tėrėsisė sė njėsisė federale Jugosllavisė-republikės sė saj IRJM.

Duhet qartėsuar, se ata qytetar tė IRJM-sė, tė cilėt e quajnė veten maqedonė, ata nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me emėrtesėn gjeografike Maqedoni. Ata, thjesht janė produkt i njė pėrzierje serbo-vllaho-bullgare e pėrgatitur nė guzhinat e Beogradit.

Gjithashtu, duhet theksuar fuqishėm, se gjatė njė analize qoftė edhe sipėrfaqėsore tė politikės sė udhėheqjės shoviniste “maqedone” dhe tė kuislingėve tė saj shqipfolės, shihet shumė qartė se pretendimi territorial ndaj vendeve fqinje edhe sot ėshtė aktual dhe, pikėrisht pėr kėtė arėsye edhe Greqia po ia konteston emėrin „Maqedoni“ dhe i kėrkon ndryshimin e tij, sepse Greqia ėshtė shumė e sigurtė se, sapo kjo „Maqedoni“ tė pranohet nė strukturat euro-atlantike (NATO dhe BE), do tė shfaqė pretendimet e saj territoriale mbi Greqinė pėr Maqedoninė e Egjeut, gjė tė cilėn shpesh herė hapur e ka shfaqur edhe Kryetari i VMRO-DPMN, Nikolla Gruevski, aktualisht edhe Kryeministėr i „Maqedonisė“, i cili thirret nė origjinėn antike tė Tij dhe tė kėsaj krijese artificiale me emrin „Maqedoni“. Kurse, nga ana tjetėr Presidenti aktual i “Maqedonisė” Branko Cervenkovski i LSDM-sė, (parti kjo e trashėguar nga ish LKJ qė, siē cekem edhe mė lart, nė AVNOJ ( 1943) e krijoi „Maqedoninė“ s’i republikė tė gjashtė tė RSFJ-sė, e mohon origjinėn antike tė „Maqedonisė“ dhe tė popullsisė sllavo-maqedonase tė saj, tė cilėn Bullgaria e quan popullsi bullgare dhe nuk i njeh as gjuhen artificiale maqedonase, pėr tė cilėn Bullgaria thotė se ėshtė gjuhė bullgare, ashtu siē edhe Serbia nuk ia njeh as Kishėn Autoqafle Maqedonase.

A ėshtė shumicė apo ėshtė pakicė popullsia sllavo-maqedone nė „Maqedoni“?!

Bindja jonė e patundur ėshtė se, po tė bėhej njė regjistrim real dhe i mbikėqyrur nga faktori ndėrkombėtar, popullsia sllavo- maqedonase nuk do tė dilte shumicė nė „Maqedoni“, por shumicė do tė dilte ose popullsia shqiptare ose ajo bullgare, dhe popullsia sllavo-maqedonase, bashkė me atė serbe, turke, vllahe dhe tė tjerėt, do tė dilte vetėm njė pakicė kombėtare (minoritete) nė „Maqedoni“.

Themi kėshtu, sepse kemi fakte tė pakontestueshme, ndėr tė cilat ėshtė edhe ajo se, mbi 200 mijė shqiptarėve tė shpėrngulur nga Kosova ( gjatė periudhės 1952-1956) dhe tė vendosur nė qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė Lindore, kryesisht nė Shkup, nė Tetovė dhe nė Kumanovė, me ligj iu ėshtė mohuar nėnshtetėsia e „Maqedonisė“, s’i dhe mbi 200 mijė shqiptarė tė tjerė qė punojnė nė emigracion, nuk llogariten banorė tė „Maqedonisė“, dhe se kombėsia shqiptare nė „Maqedoni“ nuk ėshtė aq sa e paraqesin falsifikatoret sllavo-maqedonase (27.5%), por ajo e tejkalon 40%-shin e popullsisė sė pėrgjithshme.

Gjithashtu, e dimė edhe faktin tjetėr se, deri nė dhjetor 2008, mbi 400 mijė bullgarė tė „Maqedonisė“e kanė marrė nėnshtetėsinė e Bullgarisė, por kjo gjė nuk po publikohet nga ish Kryeministri i „Maqedonisė“ Lupco Georgievski, sepse Ai (Georgievski) pretendon qė kjo gjė tė ndodhė gjatė regjistrimit tė ardhshėm tė popullsisė nė "Maqedoni", dhe popullsinė bullgare aty ta shpalli popullsi shumicė tė "Maqedonisė" dhe pastaj tė kėrkojė.....

Pėrse mujsharėt tė cilėt e kanė uzurpuar kreun e shumicės sė partive politike shqiptare nė „Maqedoni“ po bėjnė rrolin e kolaboracionistėve servil tė politikės shoviniste sllavo-maqedonasve, duke i pranuar ata si shumicė, kur fare mirė e dinė se ajo as nuk ka qenė dhe as nuk ėshtė e tillė?!

Dhe nuk ėshtė pėr t’u ēuditur, sepse tė gjitha partitė politike „shqiptare“, jo vetėm nė IRJM, por edhe nė Kosovė, si dhe nė tė gjitha trojet shqiptare nėn ish RSFJ, pas viteve 90-tė ishin pjellė e ish LKJ-sė.

Partia e parė (PPD), ashtu si LDK nė Kosovė, ishte partia mė masovike nė „Maqedoni“ dhe kishte degėt e saj nė ēdo qytet shqiptar, si dhe kėto degė i kishin edhe nėndegėt e tyre nė ēdo fshat dhe lagje tė qyteteve shqiptare.

Pėrkundėr propozimit tonė tė atėhershėm, qė PPD(Partia pėr Prosperitet Demokratik) ta bėnte regjistrin e popullsisė shqiptare nė „Maqedoni“ dhe para gjithė opinionit kombėtar dhe ndėrkombėtar tė dilte me numrin e saktė tė popullsisė shqiptare nė „Maqedoni“, ajo nuk e bėri kėtė veprim.

Njė veprim tė tillė mė vonė nuk e bėri as PDSH (Partia Demokratike Shqiptare) dhe as BDI (Bashkimi Demokratik pėr Integrim), mosveprim ky, ashtu s’i edhe me shumė mosveprime tė tjera, partitė politike „shqiptare“ sistematikisht e kanė grymosur (llastuar) politikėn antishqiptare tė pushtueseve e kolonizatorėve tė „Maqedonisė“ qė nuk ka qenė dhe nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrveēse njė burg pėr kombėsinė shqiptare tė kėsaj pjese tė Shqipėrisė Natyrale, e cila me tė drejt quhet Lugina e Vardarit, ashtu siē dikur ishte edhe ish RSFJ, qė edhe (sic dikur ishte ish RSFJ) vazhdon tė mbetet edhe e sėmura e radhės e Ballkanit.

Ēdo tė ndodhte nėse nė zgjedhjet presidenciale, tė 22 marsit 2009, shqiptaret do tė dilnin me njė kandidat tė vetėm shqiptar?

Shqiptari nuk do tė arrinte tė zgjidhej President i “Maqedonisė”, por shqiptaret do tė arrinin qė, pėrballė faktorit vendor dhe atij tė huaj, tė shfaqnin disa vlera kombėtare tė pashfaqura deri mė tani, siē janė:

1. Pėr herė tė parė shqiptarėt e Luginės sė Vardarit, tė kėsaj pjese vitale tė Shqipėrisė Natyrale, pas gati dy dekadash do tė krijonin bllokun nacional tė tyre pėrballė bllokut nacional sllavo-maqedonas dhe do tė hidhej hapi i parė drejtė minimizimit tė pėrēarjes ndėr shqiptare, tė shkaktuar nga ndarja absurde e partive politike „shqiptare“, nė tė majtė (BDI) dhe nė tė djathtė (PDSH), njė absurditet tjetėr ky i pasuar edhe me ate, qė e majta „shqiptare“ (BDI) krijon koalicion qeverisės (kolaboracionist) me tė djathtėn ekstreme tė nacionalizmit sllavo-maqedonas tė VMRO-DPMN.

2.Gjithashtu, pėr herė tė parė votat e shqiptarėve nuk do tė shkonin te kandidati sllavo-maqedonas, siē ka ndodhur deri mė tani, por kėtė radhė votat e shqiptarėve do tė shkonin te kandidati shqiptar, i cili do tė arrinte qė nė raundin e dytė (nė balotazh) tė pėrballej me kandidatin sllavo-maqedonas.

Dhe, tė gjitha kėto, pėrballė faktorit ndėrkombėtar, kjo pjesė e kombit shqiptar nėn pushtimin e „Maqedonisė“ do ta faktorizonin edhe mė shumė nė kėto ēaste pėrpėlitjesh dhe krizash qė po pėrjeton e sėmura e Ballkanit, krijesa artificiale dhe burgu i popujve jo-sllavė me emrin „Maqedoni“.

Pikėrisht pse nuk ndodhi kjo, Fronti pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH) kėrkon nga shqiptarėt qė t’i bojkotojnė zgjedhjet presidenciale nė "Maqedoni"

A ėshtė „Maqedonia“ njė shtet i standardėve demokratike evropiane?

“Maqedonia”, ashtu si Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, ėshtė shteti mė multietnik nė Ballkan, ku krahas kombėsisė shqiptare dhe kombėsisė bullgare, qė pėrbejnė popullsitė shumicė nė “Maqedoni”, jetojnė edhe shumė pakica tjera, si: pakica serbe, turke, greke, rome dhe pakica vllahe, ku kjo e fundit as nuk figuron nė rubrikė e listave tė regjistrimit tė popullsisė nė “Maqedoni”, kur dihet fakti historik se pėrfaqėsimi nė Republikėn e Krushevės ishte kėshtu: 33% shqiptare, 33% bullgare dhe 33% vllahe.

Shtrohet pyetja se pse nė Republikėn e Kosovės, ku tė gjitha pakicat kombėtare, si: ajo serbe, turke, boshnjake, kroate, rome dhe tė tjera, qė nuk pėrbėjnė as 10%-shin e popullsisė sė pėrgjithshme tė Republikės sė Kosovės, duhet t’i gėzojnė tė gjitha tė drejtat kombėtare, bile tė jenė edhe tė privilegjuara dhe tė gėzojnė edhe mė shumė tė drejta se sa vetė kombėsia shqiptare nė Republikėn e Kosovės, dhe kėto standarde evropiane tė mos zbatohen edhe nė “Maqedoni”, as edhe nė Serbi, as nė Mal tė Zi dhe as nė Greqi?!

Gjithashtu, shtrohet pyetja se pse duhet qė pjesa e kombit shqiptar nėn “Maqedoni” tė konsiderohet si pakicė kombėtare (minoritet), kur ajo nuk ėshtė e tillė, dhe shqiptaret aty, edhe pas luftės sė vitit 2001 dhe tė ashtuquajturės “Marrėveshje e Ohėrit”, tani mė tė dėshtuar dhe inekzistente, tė vazhdohet tė trajtohen si qytetarė tė kategorisė sė dytė e tė tretė, kur dihet fakti se shqiptarėt nė “Maqedoni” janė njė shumicė absolute.

Por, nga ana tjetėr janė edhe faktet tjera mė kokėforta tė diskriminimit tė shqiptarėve tė Luginės sė Vardarit nga pushtuesi e kolonizatori sllavo-maqedonas, i cili me politikat e tilla po pėrgatitet pėr shpėrbėrjen e krijesės artificiale me emrin “Maqedoni”, ashtu siē edhe dikur vepronte edhe Serbia kundrejt popujve tė tjerė tė ish federatės jugosllave, politikė hegjemoniste serbe kjo qė, mė vonė solli edhe shpėrbėrjen ( me gjakderdhje dhe krime tė llahtarshme) tė ish RSFJ-sė, tė kėtij burgu tė popujve jo serbė dhe ku gardian i kėtij burgu tė madh ishte Serbia.

Shtrohet pyetja se pėrse komuniteti ndėrkombėtar “Maqedoninė” e pranon si njė shtet tė maqedoneve dhe pėrse ai hesht pėrballė realiteteve qė janė ndryshe?

Sepse, komuniteti ndėrkombėtar edhe nė Shek. XXI vazhdon tė zbatojė dy standarde nė Ballkan, njė standard (privilegjues) pėr sllavet dhe serbet (minoritet) nė Republikėn e Kosovės, dhe njė standard tjetėr (diskriminues) pėr shqiptarėt, qofshin kėta shqiptarėt shumicė nė Republikėn e Kosovės, apo edhe pėr kombėsinė shqiptare tė Kosovės Lindore (Preshevės, Medvegjės dhe Bujanocit) nėn Serbi dhe kombėsinė shqiptare nėn Mal tė Zi, si dhe pėr kombėsinė shqiptare tė Shqipėrisė Lindore nėn “Maqedoni”.

Kemi bindjen e patundur, se pėr sa kohė bashkėsia ndėrkombėtare do tė vazhdojė tė sillet kėshtu, tė veprojė me dy standarde, Ballkani do tė vazhdojė tė jetė njė vatėr krizash dhe luftėrash, siē edhe e kanė cilėsuar dhe e cilėsojnė edhe shumė institute analitike e politike prestigjioze kombėtare e ndėrkombėtare, prandaj.....

A ka “Maqedonia” ndonjė rrugėdalje nga ky qorrsokak ku e kanė futur pinjollėt sllavo-serbė tė Ballkanit ?!

Qė „Maqedonia“ tė shpėtojė nga shpėrbėrja e saj, njė shpėrbėrje kjo qė mund tė jetė s’i ajo shpėrbėrja e ish RSFJ-sė, qė mund tė pasohet nga gjakderdhje dhe tragjedi tė mėdha, kjo do tė varet vetėm nga shqiptarėt e Luginės sė Vardarit nėn pushtimin e “Maqedonisė”.

Dhe, qė tė ndodhte kjo gjė, shqiptarėt e kėsaj pjese tė Shqipėrisė Natyrale, duhet tė jenė tė barabartė me popullsinė bullgare nė “Maqedoni”.

Kjo barazi e shqiptarėve do tė mundet tė arrihet vetėm pėrmes federalizmit tė „Maqedonisė”, sipas modelit tė Belgjikės, e cila ėshtė shtet federal i popullsisė flamane dhe i popullsisė valone.

Kėtė konstatim, sa tė drejtė po aq edhe paralajmėrues, e kam shfaqur edhe pėrmes shkrimit tė mėhershėm, me titull:

“MAQEDONINĒ E SHPĒTON VETĒM FEDERALIZIMI I SAJ…!, tė cilėn mund ta lexoni pėrmes: www.albaniapress.com.

Nė tė kundėrtėn e kėsaj, nėse kjo nuk do tė merret shumė seriozisht nė konsideratė nga komuniteti ndėrkombėtar (OKB, BE, SHBA dhe NATO), atėherė “Maqedonia” do tė shpėrbėhet dhe nuk do tė mundet mė tė vazhdojė tė jetė njė burg pėr kombėsinė shqiptare tė Shqipėrisė Lindore nėn “Maqedoni”.

GAFURR ADILI,
Zėdhėnės Politik i FBKSH
Tiranė, mė 2 mars 2009. (Albaniapress)/04 Mar 2009/V.I.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi